LIGJI NR. 04/L-017 PËR NDIHMЁ JURIDIKE FALAS
This preamble identifies the law as the Law on Free Legal Aid in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-017
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the law as the Law on Free Legal Aid in Kosovo. This article says the law is intended to create a functioning system of free legal aid in civil, criminal, administrative, and minor-offence proceedings so people without enough money can access justice effectively. This article says the law sets the types, scope, users, and providers of free legal aid, and establishes the Council and Agency for free legal aid. This article defines key terms used in the law on free legal aid. Free legal aid is available throughout Kosovo for civil, criminal, administrative, and misdemeanor proceedings.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-017 PËR NDIHMЁ JURIDIKE FALAS
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the law as the Law on Free Legal Aid in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 03 / 22 SHKURT 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-017 PËR NDIHMЁ JURIDIKE FALAS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR NDIHMЁ JURIDIKE FALAS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law is intended to create a functioning system of free legal aid in civil, criminal, administrative, and minor-offence proceedings so people without enough money can access justice effectively.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim të krijoj një sistem funksional për ndihmë juridike falas në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse, me anë të të cilit sigurohet qasje efektive në drejtësi për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law sets the types, scope, users, and providers of free legal aid, and establishes the Council and Agency for free legal aid.
Neni 2 Fushëveprimi Me këtë ligj përcaktohen, llojet, shtrirja, shfrytëzuesit dhe ofruesit e ndihmës juridike falas, themelimi i Këshillit dhe Agjencisë për ndihmë juridike falas, kompetencat, procedura dhe kushtet për realizimin e ndihmës juridike falas, dhe financimi i ndihmës juridike falas. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on free legal aid.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ndihmë juridike falas - e drejtë në shërbime profesionale juridike falas për qytetarët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me këtë ligj; 1.2. Kërkuesi - personi i cili kërkon ndihmë juridike falas; 1.3. Përfituesi - personi i cili e realizon të drejtën në ndihmë juridike falas në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë ligj; 1.4. Ofrues - çdo person fizik apo juridik i cili në përputhje me këtë ligj ofron ndihmën juridike falas, si i punësuar apo i kontraktuar nga Agjencia ose në partneritet me të; 1.5. Avokat - anëtar i Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës. 1.6. Lista e avokatëve - nënkupton listën e avokatëve të përgatitur nga Oda e Avokatëve të Kosovës; 1.7. Të ardhura të përgjithshme familjare - të ardhurat e kërkuesit dhe të gjithë anëtarëve të familjes së tij, duke përfshirë të ardhurat e realizuara nga puna dhe angazhimet tjera profitabile, 2 shitja e pasurisë, trashëgimia, dhuratat dhe të gjitha të ardhurat apo përfitimet tjera të fituara në Kosovë ose jashtë saj, por duke përjashtuar pasurinë e cila sipas Ligjit mbi Procedurën Përmbarimore është e liruar nga përmbarimi i detyrueshëm apo tjetërsimi; 1.8. OJQ në partneritet - organizatë jo-qeveritare që hynë në partneritet me Agjencinë. KREU II DISPOZITAT THEMELORE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Free legal aid is available throughout Kosovo for civil, criminal, administrative, and misdemeanor proceedings.
Neni 4 Shtrirja dhe llojet e ndihmës juridike falas 1. Ndihma juridike falas ofrohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Ndihma juridike falas ofrohet në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse. 3. Ndihma juridike falas jepet për këto lloje: 3.1. informatat dhe këshillat juridike lidhur me procedurat ligjore; 3.2. përpilimin e shkresave dhe tërë asistencën tjetër teknike, që ka të bëjë me kompletimin e lëndës; dhe 3.3. përfaqësimin në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision lists the authorized free legal aid services covered by primary and secondary legal aid.
Neni 5 Shërbimet e autorizuara 1. Shërbimet e autorizuara të ndihmës juridike falas ofrohen në kuadër të ndihmës juridike primare dhe sekondare. 2. Ndihma juridike primare përfshin shërbimet vijuese: 2.1. informatat dhe këshillat juridike lidhur me procedurat ligjore; 2.2. përpilimin e shkresave dhe tërë ndihmën tjetër teknike që ka të bëjë me kompletimin e lëndës; 2.3. përfaqësimin në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse; 2.4. mbrojtjen dhe përfaqësimin në të gjitha fazat e procedurës penale; 2.5. informatat dhe këshillat juridike lidhur me procedurat kundërvajtëse; 2.6. informatat, këshillat juridike dhe ndihma në procedurat e ndërmjetësimit, arbitrazhit ashtu siç është paraparë me ligjet në fuqi. 3. Ndihma juridike sekondare mbulon shërbimet të cilat janë paraparë në nën-paragrafin 2.2. dhe 2.3. të paragrafit 2. të këtij neni. 3 KREU III SHFRYTËZUESIT E NDIHMËS JURIDIKE FALAS - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Free legal aid is available to all persons who meet the stated criteria.
Neni 6 Kriteret për dhënien e ndihmës juridike falas 1. Ndihma juridike falas i ofrohet të gjithë personave të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara si në vijim: 1.1. kriteri kualifikues; 1.2. kriteri financiar; dhe 1.3. kriteri juridik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Some persons are entitled to free legal aid.
Neni 7 Kriteri kualifikues 1. Sipas kriterit kualifikues, në ofrimin e ndihmës juridike falas kanë të drejtë: 1.1. shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët janë me vendbanim në territorin e Republikës së Kosovës; 1.2. të gjithë personave me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kosovës; 1.3. personat e tjerë të përcaktuar me ligj, apo me rregullat e të drejtës ndërkombëtare, të cilat e obligojnë Republikën e Kosovës; 1.4. personat të cilëve ju ofrohet ndihma juridike falas në bazë të reciprocitetit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton kriterin financiar për ndihmën juridike dhe tregon kush mund të marrë ndihmë juridike primare ose sekondare.
Neni 8 Kriteri financiar 1. Sipas kriterit financiar, ofrohet ndihma juridike: 1.1. primare; dhe 1.2. sekondare. 2. Ndihma juridike primare u ofrohet të gjithë personave të cilët përfitojnë të drejtën nga ndihma sociale, ose janë në situatë të ngjashme me personat që përfitojnë të drejtën nga ndihma sociale. 3. Ndihma juridike sekondare u ofrohet të gjithë personave, të ardhurat e përgjithshme familjare të të cilëve janë më të vogla se sa të ardhurat mesatare familjare. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Legal aid is assessed under a legal criterion by looking at the case’s merits.
Neni 9 Kriteri juridik 1. Sipas kriterit juridik, ofrohet ndihma juridike duke vlerësuar bazueshmërinë e rastit si; 1.1. vlerën reale të kërkesës; 1.2. fuqia argumentuese e provave të prezantuara nga kërkuesi; dhe 4 1.3. mundësia e suksesit të kërkesës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: In urgent cases, immediate free legal aid is provided to all persons arrested or detained by the police, even if they do not meet the criteria required by the law.
Neni 10 Ndihma juridike falas e menjëhershme Përjashtimisht në rastin urgjent, ndihma juridike falas e menjëhershme ofrohet për të gjithë personat e arrestuar apo të ndaluar, në polici, pavarësisht përmbushjes së kritereve të cilat kërkohen me këtë ligj. KREU IV KËSHILLI PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Council for free legal aid is established as an independent institution, has seven members, and the Assembly elects the members from nominated candidates.
Neni 11 Themelimi dhe përbërja e Këshillit për ndihmë juridike falas 1. Për sigurimin e ndihmës juridike falas, formohet Këshilli për ndihmë juridike falas (në tekstin e mëtejmë Këshilli), si institucion themelor i cili kryen funksionet e tij në mënyrë të pavarur nga institucionet e tjera publike dhe pa udhëzime dhe ndërhyrje nga asnjë person, si dhe ushtron mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Agjencisë. 2. Këshilli përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët janë profesionistë të kualifikuar, e që kanë njohuri për sistemin e drejtësisë. 3. Anëtarët e Këshillit zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës nga radhët e kandidatëve të propozuar nga institucionet e mëposhtme: 3.1. Ministria e Drejtësisë; 3.2. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 3.3. Ministria për Kthim dhe Komunitete; 3.4. Ministria e Financave; 3.5. Oda e Avokatëve të Kosovës; 3.6. Gjykata Supreme; 3.7. Këshilli, bënë ftesë publike për anëtarët e OJQ-ve, ku nga të gjithë kandidatët i përzgjedh tre (3) prej tyre, të cilët i propozon para Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhje. 4. Secili institucion, i paraparë në nën-paragrafin 3.1. deri 3.6. të paragrafit 3. të këtij neni, duhet të propozojnë tre (3) kandidat ku njëri prej tyre do të zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 5. Ministria për Kthim dhe Komunitete, duhet t’i propozojë kandidatet nga radhët e Komuniteteve në Kosovë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article sets deadlines and steps for proposing and appointing Council members, and requires the Council to have a chairperson.
Neni 12 Procedura e propozimit dhe zgjedhjes 1. Inicimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit nga institucionet relevante e bënë Këshilli me kërkesë, jo më vonë se gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit të anëtarëve aktual të Këshillit. 5 2. Institucionet relevante i përgjigjen Këshillit me listën e kandidatëve të propozuar në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të kërkesës së Këshillit. 3. Këshilli ia dërgon listën me emrat e propozuar, komisionit përkatës të Kuvendit të Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Këshillit, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e dorëzimit të listës së të propozuarve. 4. Procedura e emërimit të anëtarëve të Këshillit zbatohet konform rregullave të brendshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 5. Nëse mandati i anëtarit të Këshillit përfundon para skadimit të afatit për të cilin është zgjedhur, procedura e propozimit dhe emërimit të anëtarit të ri zbatohet konform dispozitave të këtij ligji. 6. Gjatë procedurës së propozimit dhe zgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit, duhet të sigurohet përfaqësimi etnik dhe gjinor. Këshilli duhet të ketë një kryesues. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Council makes policies and rules for free legal aid, oversees the Agency and the system, sets priorities based on available financial resources, may create special committees, and must report annually to the Assembly and publish the report online.
Neni 13 Kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit 1. Kompetencat e Këshillit janë: 1.1. hartimi i politikave dhe rregullave për ofrimin e ndihmës juridike falas, që sigurojnë sistem efektiv, efikas, gjithëpërfshirës, fleksibil dhe të qëndrueshëm; 1.2. ushtrimi i mbikëqyrjes së punës së Agjencisë dhe funksionimit gjithëpërfshirës të sistemit të ndihmës juridike falas; 1.3. identifikimi i prioriteteve në ofrimin e ndihmës juridike falas në varësi të burimeve dhe mjeteve financiare në dispozicion. 2. Këshilli sipas nevojës themelon komisione të veçanta për ushtrimin e kompetencave të parashtruara në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Këshilli themelon, me vendim, Komisionin për ankesa, që vendos në shkallë të dytë për ankesat e ushtruara ndaj vendimeve të nxjerra nga zyrat rajonale. 4. Këshilli i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës një herë në vit për punën e Agjencisë dhe publikon Raportin në faqen zyrtare të Agjencionit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Council members must elect only persons who meet the listed eligibility conditions.
Neni 14 Kushtet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit 6 1. Anëtarët e Këshillit zgjedhën personat që i plotësojnë këto kushte: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë arsimim Universitar; 1.3. të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë; 1.4. të ketë përvojë dhe njohuri në sistemin e drejtësisë; 1.5. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës; 1.6. të mos ushtroj funksion në ndonjë parti politike, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës apo anëtarë i Kabinetit Qeveritar. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Council members serve for 3 years and cannot be re-elected; the chair serves for 1.5 years, cannot be re-elected, and represents and leads the council.
Neni 15 Mandati i Anëtarëve të Këshillit 1. Anëtarët e Këshillit zgjedhën për mandat tre (3) vjeçar pa të drejtë rizgjedhje. 2. Kryesuesi i Këshillit zgjidhet nga përbërja e Këshillit për një mandat një vit e gjysmë pa të drejtë rizgjedhjeje. 3. Kryesuesi i Këshillit përfaqëson Këshillin, thërret dhe udhëheq mbledhjet e këshillit dhe kryen përgjegjësi të tjera të përcaktuar me këtë ligj dhe me Rregulloren e punës që e nxjerr Këshilli. 4. Kryesuesi i Këshillit do të ketë zëvendësin, i cili caktohet nga radhët e Këshillit sipas sistemit të rotacionit me mandat një (1) vjeçar. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A Council member’s function ends if they resign, their term ends, they stop being a member or end employment with the nominating institution, or they die.
Neni 16 Përfundimi i ushtrimit të funksionit të anëtarit të Këshillit 1. Anëtari i Këshillit përfundon ushtrimin e funksionit kur: 1.1. jep dorëheqje; 1.2. përfundon mandatin; 1.3. pushon anëtarësimin apo ndërpret marrëdhënien e punës me institucionin që e ka propozuar; 1.4. me vdekje. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo may dismiss a Council member if the member has mental or physical incapacity that prevents the function, is finally convicted of a criminal offense, or behaves contrary to the function.
Neni 17 Shkarkimi i Anëtarit të Këshillit 1. Anëtari i Këshillit shkarkohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në rast të: 1.1. Paraqitjes së paaftësisë mendore apo fizike e cila e pengon në ushtrimin e funksionit; 1.2. Shqiptimit të dënimit për vepër penale me aktgjykim të plotfuqishëm; 1.3. Sjellja personale në kundërshtim me ushtrimin e funksionit. 7 2. Procedura e shkarkimit të Anëtarëve të Këshillit zbatohet konform rregullave të brendshme të Kuvendit të Kosovës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë në mëditje për mbledhjet e rregullta sipas nevojës, por jo për mbledhjet e tjera punuese.
Neni 18 Pagesa e Anëtarëve të Këshillit 1. Anëtarët e Këshillit mbajnë mbledhje të rregullt sipas nevojës për të cilën gëzojnë të drejtë në mëditje. 2. Për mbledhjet tjera punuese, të Këshillit, anëtarët e saj nuk gëzojnë të drejtën në mëditje. 3. Anëtarët e Këshillit marrin mëditje për çdo mbledhje të mbajtur por jo më shumë se një herë në muaj. KREU V THEMELIMI, PËRBËRJA DHE ORGANIZIMI I AGJENCISË - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article establishes the Free Legal Aid Agency and says it is an independent public institution and the only institution responsible for organizing and providing free legal aid in Kosovo.
Neni 19 Themelimi dhe Statusi i Agjencisë 1. Me këtë ligj themelohet Agjencia për ndihmë juridike falas ( në tekstin e mëtejmë Agjencia). 2. Agjencia është institucion i pavarur publik i cili ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në pajtim me këtë ligj. 3. Agjencia është institucion i vetëm në territorin e Republikës së Kosovës përgjegjës për organizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike falas. 4. Organet e Agjencisë janë: 4.1. drejtori Ekzekutiv; 4.2. zyrat rajonale për ndihmë juridike falas ( në tekstin e mëtejmë Zyrat rajonale), të cilat përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit. 5. Selia e Agjencisë është në Prishtinë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Drejtori Ekzekutiv është organ i Agjencisë and has powers to manage staffing, planning, reporting, contracting, training, awareness campaigns, and records.
Neni 20 Drejtori Ekzekutiv 1. Drejtori Ekzekutiv është organ i Agjencisë. 2. Kompetencat e Drejtorit Ekzekutiv janë: 2.1. koordinimi i punës të sistemit të ndihmës juridike falas; 2.2. përgatitja e propozimit për buxhet vjetor të Agjencisë; 2.3. propozimi i strukturës organizative të Agjencisë për miratim nga Këshilli; 2.4. punësimin dhe mbikëqyrjen e punonjësve të Agjencisë; 2.5. kontraktimi i mallrave dhe shërbimeve për funksionimin e sistemit të ndihmës juridike falas; 8 2.6. organizimi i trajnimit për ofruesit e ndihmës juridike falas; 2.7. udhëheqja e fushatave të vetëdijesimit për sistemin e ndihmës juridike falas; 2.8. përgatitja e raporteve të rregullta vjetore dhe raporteve të tjera sipas kërkesës së Këshillit; 2.9. mbajtja e regjistrave dhe ruajtja e dokumenteve dhe të dhënave lidhur me funksionimin e Agjencisë. 3. Drejtori ekzekutiv për punën e tij i përgjigjet Këshillit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Council must select the Agency’s Executive Director, and candidates must meet listed eligibility conditions.
Neni 21 Zgjedhja e Drejtorit Ekzekutiv 1. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë zgjidhet nga Këshilli, në përputhje me dispozitat e Ligjit në fuqi mbi Shërbimin Civil. 2. Kushtet për Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë janë: 2.1. të jetë Shtetas i Republikës së Kosovës; 2.2. të jetë jurist i diplomuar me përvojë profesionale të paktën pesë (5) vite në lëmin e drejtësisë; 2.3. të ketë njohuri të gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës; 2.4. të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë; 2.5. të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës; 2.6. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale; 2.7. të mos jetë anëtar i asnjë partie politike, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës apo anëtar i kabinetit Qeveritar. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Regional offices must provide free legal aid in the municipalities they cover, using mobile offices.
Neni 22 Zyrat rajonale për ndihmë juridike falas 1. Zyrat rajonale, mbulojnë dhënien e ndihmës juridike falas në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Zyrat rajonale janë të obliguara që të ofrojnë ndihmë juridike falas në komunat të cilat i mbulon ajo zyrë rajonale, përmes zyrave mobile. 3. Kompetencat e Zyrës rajonale janë: 3.1. pranimi i kërkesave për ndihmë juridike falas; 3.2. angazhimi i ofruesve të ndihmës juridike falas; 9 3.3. ofrimi i shërbimeve të ndihmës juridike falas në pajtim me autorizimet e përcaktuara me këtë ligj; 3.4. mbajtja e evidencës për kërkuesit, përfituesit dhe shërbimet juridike të ofruara; 3.5. koordinimi me institucionet lokale për ofrimin e ndihmës juridike efikase; 3.6. organizimi i fushatave për vetëdijesimin juridik. 4. Kompetencat e përcaktuara nga paragrafi 3. i këtij neni kryhen nga zyrtarët, kualifikimi i të cilëve përcaktohet me akt nënligjor. 5. Zyrat rajonale për punën e vet i përgjigjen Drejtorit Ekzekutiv. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The agency’s civil personnel are civil servants, and the Agency Director selects and dismisses them in line with the civil service law.
Neni 23 Personeli i Agjencisë 1. Personelin civil të Agjencisë e përbëjnë nëpunësit civil në pajtim me Ligjin për shërbyesit civil të Republikës së Kosovës. 2. Personelin Civil të Agjencisë, e zgjedh dhe e shkarkon Drejtori i Agjencisë në pajtim me Ligjin për shërbyesit civil të Republikës së Kosovës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The work of the Council and the Agency is based on public-service principles such as legality, transparency, publicity, responsibility, efficiency, economy, and professional impartiality.
Neni 24 Parimet e Punës Puna e Këshillit dhe Agjencisë, bazohet në parimet në të cilat bazohet puna e organeve të shërbimeve shtetërore si ligjshmërisë, transparencës, publicitetit, përgjegjësisë, efikasitetit, ekonomicitetit, dhe paanshmërisë profesionale. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The beneficiary of free legal aid is entitled to guaranteed legal aid without discrimination, and legal aid officials/providers must not publicly comment on matters relating to the case being handled or yet to be handled.
Neni 25 Mosdiskriminimi dhe Konfidencialiteti 1. Përfituesi i ndihmës juridike falas ka të drejtë në ndihmën juridike të garantuar sipas këtij ligji, pa marrë parasysh origjinën e tij kombëtare, përkatësisht etninë, racën, ngjyrën, gjuhën, religjionin apo përkatësinë politike, identitetin gjinor, orientimin seksual, gjendjen shëndetësore, aftësinë e kufizuar, shtetësinë apo vendbanimin. 2. Zyrtarët e ndihmës juridike dhe ofruesit e ndihmës juridike falas nuk shprehin në opinion , mendimet e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me rastin që është duke u trajtuar apo mbetet për t’u trajtuar para organit Gjyqësor apo Administrativ. Ata po ashtu përmbahen nga bërja e komenteve publike që mund të cenonte privatësinë e njërit apo tjetrit subjekt. KREU VI OFRUESIT E NDIHMËS JURIDIKE FALAS - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article lists who provides free legal aid.
Neni 26 1. Ofruesit e ndihmës juridike falas janë: 1.1. zyrat Rajonale; 10 1.2. zyrat Mobile për ndihmë Juridike Falas; 1.3. avokatët; 1.4. organizatat jo-qeveritare në rastet kur hyjnë në partneritet me Agjencinë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Regional offices are bodies that operate throughout the territory of the Republic of Kosovo, as set out in article 22 of the law.
Neni 27 Zyrat Rajonale Zyrat rajonale janë organe që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ashtu siç është përcaktuar në nenin 22 të këtij ligji. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Mobile free legal aid offices are established by the Council on the Executive Director’s proposal and operate in municipalities where free legal aid offices have not been established.
Neni 28 Zyrat mobile për ndihmë juridike falas 1. Zyrat mobile për ndihmë juridike falas themelohen nga Këshilli me propozimin e Drejtorit Ekzekutiv. 2. Zyrat mobile për ndihmë juridike falas si formë e organizimit të shërbimeve juridike, veprojnë në Komunat në të cilat zyrat e ndihmës juridike falas nuk janë themeluar. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Lawyers provide authorized legal services for primary and secondary legal aid, and only lawyers may provide authorized representation and defense in court proceedings.
Neni 29 Avokatët 1. Avokatët ofrojnë shërbime juridike të autorizuara në kuadër të ndihmës juridike primare dhe sekondare. 2. Oda e Avokatëve të Kosovës përgatitë dhe dorëzon tek Agjencia listën e avokatëve të cilët shprehin gatishmërinë për ofrimin e ndihmës juridike falas. 3. Agjencia lidhë kontratë individuale me avokatët e gatshëm për ofrimin e ndihmës juridike falas. 4. Avokatët ofrojnë shërbimet e autorizuara të ndihmës juridike falas sipas tarifës mbi kompensimet e përcaktuara nga Agjencia me akt nënligjor. 5. Zyrat rajonale për rastet të cilat duhet ti përfaqësojnë pranë gjykatave dhe organeve tjera, përfituesit e ndihmës juridike falas, caktojnë avokatin nga lista e azhurnuar prej Odës së Avokatëve. 6. Procedura për angazhimin e avokatëve rregullohet me akt nënligjor. 7. Shërbimet e autorizuara të përfaqësimit dhe të mbrojtjes në procedura gjyqësore ofrohen vetëm nga avokatët. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: OJQ-të mund të ofrojnë shërbime juridike të autorizuara sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli, me propozim të Drejtorit të Agjencisë.
Neni 30 Organizatat Jo-Qeveritare OJQ-të ofrojnë shërbime juridike të autorizuara në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli, me propozim të Drejtorit të Agjencisë. KREU VII PROCEDURA PËR REALIZIMIN E NDIHMËS JURIDIKE FALAS - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: To start a free legal aid procedure, the applicant submits a request to the nearest free legal aid office and must provide supporting documents; office staff must assist and complete the form.
Neni 31 Inicimi i Procedurës 11 1. Procedura për realizimin e ndihmës juridike falas iniciohet me paraqitjen e kërkesës në zyrën më të afërt për ndihmë juridike falas. 2. Forma dhe përmbajtja e formularit për paraqitjen e kërkesës për ndihmë juridike falas rregullohet me akt nënligjor. 3. Paraqitësi i kërkesës ka për obligim që të ofrojë dokumentacionin e kërkuar për të provuar bazueshmërinë e kërkesës për ndihmë juridike falas. 4. Në mungesë të dokumentacionit përkatës për kategorinë e viktimave të dhunës, si bazueshmëri e kërkesës merret deklarata me shkrim e mbrojtësit të viktimave. 5. Zyrtarët e zyrës për ndihmë juridike falas obligohen që të këshillojnë paraqitësin e kërkesës për të parashtruar kërkesën e ndihmës juridike falas. 6. Formulari i kërkesës plotësohet nga zyrtarët e zyrës për ndihmë juridike falas. 7. Në rast se kërkuesi i ndihmës juridike paraqet deklarata jo të vërteta, mbi bazën e të cilave bazohet ndihma juridike falas, zyrtarët e ndihmës juridike falas kanë të drejtë që të hulumtojnë gjendjen financiare të përfituesit, duke kërkuar pranë çdo organi publik dhënien e informacioneve mbi gjendjen financiare të tij. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The free legal aid office decides requests, usually within 5 working days after complete documents are submitted.
Neni 32 Vendimi 1. Vendimi lidhur me kërkesën për ndihmë juridike falas merret në zyrën për ndihmë juridike falas në të cilën është parashtruar kërkesa. 2. Në rastin e marrjes së vendimit për ndihmë juridike falas, zyrtarët e ndihmës juridike falas vlerësojnë kriteret e parapara me këtë ligj. 3. Zyra për ndihmë juridike falas merr vendim për lejimin ose refuzimin e kërkesës për ndihmë juridike falas. 4. Vendimi për lejimin ose refuzimin e kërkesës merret brenda pesë (5) ditëve pune nga dita e dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar. 5. Vendimi për lejimin e ndihmës juridike falas përcakton shërbimet e autorizuara për ndihmë juridike falas të cilët ofrohen në lidhje me kërkesën e aprovuar. 6. Shërbimet e autorizuara të përfaqësimit apo të mbrojtjes para gjykatës, referohen te avokati. 7. Përfituesi i ndihmës juridike falas obligohet që menjëherë të njoftojë zyrën për ndihmë juridike falas për ndryshimin e rrethanave të përcaktuara me këtë ligj, të cilat kanë ndikuar në marrjen e vendimit për lejimin e ndihmës juridike falas. 8. Nëse konstatohet që përfituesi i ndihmës juridike falas në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar ose vazhdon të përfitojë nga ndihma juridike falas, zyra për ndihmë juridike falas me vendim ndërprenë menjëherë shërbimet e autorizuara të ndihmës juridike falas dhe obligon përfituesin që të kompensojë të gjitha shpenzimet e krijuara nga ofrimi i ndihmës juridike falas, ku të gjitha këto të hyra kalojnë në Buxhetin e Kosovës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: If this law does not fully regulate the procedure for deciding an application for free legal aid, the Administrative Procedure Law applies.
Neni 33 Aplikimi subsidiar 12 Në qoftë se me këtë ligj nuk është rregulluar në tërësi procedura e vendosjes sipas kërkesës për lejimin e ndihmës juridike falas, aplikohen dispozitat e Ligjit të procedurës administrative. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The applicant may appeal a refusal of free legal aid to the Appeals Commission.
Neni 34 Ankesa kundër vendimit mbi refuzimin e ndihmës juridike falas 1. Kundër vendimit me të cilën refuzohet kërkesa për lejimin e ndihmës juridike falas, paraqitësi i kërkesës ka të drejtë ankese, komisionit për ankesa (më tej Komisioni). 2. Ankesa i paraqitet Komisionit në afat prej tetë (8) ditëve nga dita e pranimit të vendimit mbi refuzimin e ndihmës juridike falas. 3. Komisioni vendos në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës për ndihmë juridike falas. 4. Vendimi i Komisionit është përfundimtar. 5. Komisioni duke vendosur për ankesën merr vendim si në vijim: 5.1. hedhë ankesën si të palejuar; 5.2. aprovon ankesën si të bazuar, prish vendimin me të cilin është refuzuar ndihma juridike falas dhe lejon ndihmën juridike falas , dhe 5.3. refuzon ankesën si të pabazuar. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Përfituesi i ndihmës juridike falas ka të drejtë të ankohet për shërbime juridike joprofesionale ose jo etike.
Neni 35 Ankesa kundër ofruesit të ndihmës juridike falas 1. Përfituesi i ndihmës juridike falas ka të drejtë ankese kundër shërbimeve juridike joprofesionale dhe jo etike të ofruara nga ofruesit e ndihmës juridike falas. 2. Procedura ankimore sipas këtij neni zhvillohet pranë Komisionit për ankesa të Këshillit ashtu siç është paraparë në nenin 13 paragrafi 3. i këtij ligji. 3. Komisioni vendosë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të ankesës në zyrën e pranimit të ankesave të ndihmës juridike falas. 4. Komisioni pas shqyrtimit të ankesës vendos si vijon: 4.1. nëse ankesa e aprovuar është drejtuar kundër avokatit, Këshilli e njofton Odën e Avokatëve të Kosovës për ndërmarrjen e masave disiplinore në përputhje me rregulloret e brendshme të Odës së Avokateve; 4.2. nëse ankesa e aprovuar është drejtuar kundër zyrtarit të zyrës për ndihmë juridike falas, Këshilli autorizon veprimet disiplinore të përcaktuara me akt nënligjor të Agjencisë; 4.3. nëse ankesa e aprovuar është drejtuar kundër organizatës jo-qeveritare, Këshilli autorizon masat e përcaktuara me kontratën për shërbime me organizatën përkatëse si dhe të njoftojë Ministrinë e Administratës Publike. KREU VIII FINANCIMI DHE MBIKËQYRJA - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Agency is financed from the budget of the Republic of Kosovo, manages its budget independently, and is subject to internal and external audit under the law.
Neni 36 Financimi nga Buxheti i Republikës së Kosovës 13 1. Agjencia financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës në pajtim më Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. 2. Agjencia menaxhon në mënyrë të pavarur me buxhetin e saj dhe i nënshtrohet auditimit të brendshëm dhe të jashtëm në përputhje me ligjin në fuqi. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Agjencia may accept additional donations and must report donated funds to the Assembly of the Republic of Kosovo every year.
Neni 37 Donacionet Agjencia mund të pranojë donacione shtesë nga donacionet vendore dhe ndërkombëtare. Fondet e pranuara nga donacionet i raportohen Kuvendit të Republikës së Kosovës në baza vjetore, në përputhje me ligjin në fuqi. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This transitional article sets deadlines for forming the Council, choosing its executive director, and adopting internal rules and bylaws.
Neni 38 Dispozitat Kalimtare 1. Brenda tre (3) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, zgjedhën anëtarët e Këshillit në pajtim me këtë ligj. 2. Brenda tre (3) muajve pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, Këshilli zgjedh Drejtorin ekzekutiv. 3. Inicimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit e bënë Komisioni për Ndihmë Juridike Falas, jo më vonë se një (1) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 4. Brenda tre (3) muajve pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, Këshilli nxjerr Rregulloren e brendshme të punës. 5. Brenda tre (3) muajve pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, Këshilli nxjerr aktet nënligjore në pajtim me këtë ligj. 6. Komisioni për ndihmë juridike falas vazhdon punën me hyrjen në fuqi të këtij ligji, në pajtim me fushëveprimin e përcaktuar me këtë ligj, si Këshill për ndihmë juridike falas deri në emërimin e anëtarëve të Këshillit. 7. Pas themelimit të Këshillit për ndihmë juridike falas dhe gjithë nëpunësit e Komisionit për ndihmë juridike falas kalojnë në Agjencion, si dhe të drejtat, detyrimet, lëndët, pajisjet, mjetet për punë dhe arkiva e cila është e nevojshme për kryerjen e përgjegjësive nga fushëveprimi i tij. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: When this law enters into force, UNMIK Regulation No. 2006/36 is repealed.
Neni 39 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut nr.2006/36. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Neni 40 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-017 14 2 shkurt 2012 Shpallur me dekretin Nr. DL-005-2012, datë 14.02.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-017 PËR NDIHMЁ JURIDIKE FALAS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in