LIGJI NR. 04/L-021 PËR AKCIZËN NË PRODUKTET E DUHANIT
This preamble says Kosovo Law No. 04/L-021 on excise in tobacco products is adopted by the Assembly under Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-021
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says Kosovo Law No. 04/L-021 on excise in tobacco products is adopted by the Assembly under Article 65(1) of the Constitution. This provision says the law’s purpose is to regulate the special excise payment on tobacco products produced, imported, and sold in Kosovo’s customs territory. This article says the law governs excise on tobacco products, including taxpayers’ rights and duties and the rules for collection and administration by Kosovo Customs. This article defines key terms used in the law on excise and tobacco products. This provision sets the excise tax calculation base for tobacco products and related measurement rules.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-021 PËR AKCIZËN NË PRODUKTET E DUHANIT
Showing 26 of 26
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says Kosovo Law No. 04/L-021 on excise in tobacco products is adopted by the Assembly under Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 14 NËNTOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-021 PËR AKCIZËN NË PRODUKTET E DUHANIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AKCIZËN NË PRODUKTET E DUHANIT
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to regulate the special excise payment on tobacco products produced, imported, and sold in Kosovo’s customs territory.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim rregullimin e pagesës së veçantë të akcizës në produktet e duhanit që janë prodhuar, importuar dhe shitur në territorin doganor të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law governs excise on tobacco products, including taxpayers’ rights and duties and the rules for collection and administration by Kosovo Customs.
Neni 2 Fusha e veprimit Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike, që kanë të bëjnë me përcaktimin e akcizës në produktet e duhanit, të kushteve, procedurave, të drejtave dhe detyrimeve që u nënshtrohen tatimpaguesit e akcizës, si dhe çështjet që lidhen me rregullat për mbledhjen dhe administrimin e tatimit të akcizës në produktet e duhanit nga Dogana e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on excise and tobacco products.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Tatimpagues i akcizës - është çdo person, i autorizuar ose jo, që kryen një tregti ose veprimtari ekonomike, që është subjekt i dispozitave të këtij ligji ose që konsiston dhe përfshin prodhimin, blerjen, shitjen, importimin, eksportimin, trajtimin ose përdorimin e çdo prodhimi të duhanit, të çdo cilësie ose përshkrimi, që është subjekt i akcizës; 1.2. Akciza në produktet e duhanit - është tatimi i vendosur mbi mallrat e prodhuara, importuara dhe shitura në territorin doganor të Kosovës; 1.3. Objekti i akcizës - është ngarkesa që i nënshtrohet tatimit të akcizës; 1.4. Banderolë - nënkupton pullën fiskale që do t’i ngjitet çdo njësie të zakonshme të produkteve të duhanit, si dëshmi e pagesës së akcizës sipas këtij ligji; 1.5. Duty free shop ( dyqane të lira)- veçanërisht në aeroport ku mallrat mund të blihen pa tatim nga ana e blerësve në dalje të territorit doganor të Kosovës; 1.6. Cigare - është çdo role duhani, që mund të pihet siç është dhe që nuk përfshihet në përkufizimin e puros; 1.7. Puro dhe cigarillos - janë fletët e duhanit të përshtatshme për pirje, të cilat janë të mbështjella me fletë mbrojtëse ose me fletë mbështjellësin mbrojtës; 2 1.8. Duhani për pirje - është duhan i grirë i imtësuar, presuar ose i shtypur në folio, i përshtatshëm për pirje pa përpunimin e mëtutjeshëm industrial; 1.9. Duhan për nuhatje - është duhani pluhur ose në trajte granulash, i cili nuk është i përshtatshëm për pirje, por vetëm për nuhatje; 1.10. Duhan për përtypje - është duhani në formë role, shkopinj, gjalme, kubëza apo si folio dhe produktet e tjera të duhanit të përgatitura në atë mënyrë, që nuk janë të përshtatshme për pirje, apo për përdorim tjetër; 1.11. Prodhues - është cilido person që prodhon produkte të duhanit të tatueshme me akcizë, qoftë ky person i autorizuar apo jo; 1.12. Kthim parash - nënkupton kthimin e plotë apo të pjesërishëm të akcizës që është paguar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision sets the excise tax calculation base for tobacco products and related measurement rules.
Neni 4 Baza për llogaritjen e tatimit të akcizës 1. Baza për llogaritjen e tatimit të akcizës është njësia e zakonshme siç është përcaktuar në vijim: 1.1. për cigare, një (1) kilogram i peshës së zakonshme; çdo cigare konsiderohet të ketë një (1) gram të peshës së zakonshme dhe rrjedhimisht, njëmijë (1.000) cigare konsiderohet se peshojnë një (1) kilogram; çfarëdo cigare më e gjatë se nëntë (9) centimetra (duke përjashtuar filterin apo pipëzën), do të trajtohet sikur nëntë (9) centimetrat apo pjesa e saj të ishin një cigare e veçantë; 1.2. për cigaret puro dhe në cigarillos për njësi matëse; 1.3. për ndonjë lloj tjetër të duhanit, një (1) kilogram; - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Excise tax for tobacco products is paid under the Kosovo Excise Rate Law.
Neni 5 Tatimi i akcizës Tatimi i akcizës për produkte të duhanit paguhet sipas Ligjit për Normën e Akcizës në Kosovë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Excise tax is due on tobacco products when they are produced in Kosovo or imported into Kosovo.
Neni 6 Detyrimi për akcizë 1. Detyrimi për të paguar tatimin e akcizës në produkte të duhanit vendoset: 1.1. me rastin e prodhimit të tyre në territorin e Kosovës; 1.2. me rastin e importimit në territorin e Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit duhet të paguajnë akcizën për produktet e duhanit brenda afatit të paraparë për pagesën e detyrimeve doganore.
Neni 7 Afati për pagesën e akcizës Tatimin e akcizës për produktet e duhanit, tatimpaguesit duhet ta paguajnë brenda afatit kohor të paraparë për pagesë të detyrimeve doganore të përcaktuara me Kodin Doganor dhe të Akcizave. 3 - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lists methods for compulsory collection of excise and related payments.
Neni 8 Arkëtimi i detyruar 1. Arkëtimi i detyruar i akcizës dhe pagesave të tjera lidhur me to, bëhet si në vijim: 1.1. mjetet në llogaritë e arkëtueshme dhe llogaritë bankare; 1.2. konfiskimi i pronës dhe kufizimet mbi të drejtat e pronësisë në pronë; 1.3. shitja e pasurisë në ankande publike, dhe 1.4. kthimi i mjeteve nga palët e treta, duke i përfshirë bankat apo institucionet e tjera financiare. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Akciza nuk paguhet për disa produkte të duhanit, përfshirë eksportet me licencë, asgjësimin nën mbikëqyrje doganore, disa dërgesa diplomatike dhe furnizime të caktuara ndërkombëtare.
Neni 9 Lirimet nga akciza 1. Tatimi i akcizës nuk paguhet në produktet e duhanit, si në vijim: 1.1. produktet e duhanit të cilat eksportohen në bazë të Licencës së lëshuar nga Dogana e Kosovës, së bashku me dëshmitë e eksportit; 1.2. tatimi i akcizës nga nën-paragrafi 1.1. i këtij paragrafi, nuk do të paguhet nëse eksportuesi i plotëson këto kushte: 1.2.1. një kopje të deklaratës doganore të eksportit; 1.2.2. certifikatën e zyrës kompetente doganore ku është kryer eksporti, dhe 1.2.3. produktet e duhanit të cilat largohen nga territori doganor i Kosovës; 1.3. produktet e duhanit të cilat nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, asgjësohen ose bëhen të papërdorshme për shitje; 1.4. produktet të cilat importohen, hyjnë ose pranohen nga bota e jashtme për të cilat me Kodin Doganor dhe të Akcizave është paraparë lirim nga detyrimet doganore; 1.5. produktet e destinuara për analizë të kualitetit ose produktet për hulumtime shkencore, analiza dhe eksperimente për qëllime industriale, në sasi të nevojshme, të përcaktuara me akt nënligjor; 1.6. produktet e duhanit të cilat i dërgohen përfaqësive diplomatike, konsullore dhe personelit të tyre mbi bazën e reciprocitetit, praninë ndërkombëtare ushtarake, si dhe personelin e tyre, përveç personelit vendor, duke u bazuar në vërtetimin e organit të autorizuar; 1.7. produktet e duhanit që janë dërguar për personat të cilët në bazë të vërtetimit të organit të autorizuar janë të liruar nga pagesa e akcizës kur parashihet me marrëveshje ndërkombëtare; 1.8. produktet e duhanit të cilat dërgohen nga magazina doganore në depot e dyqaneve të lira (duty free shop), me qëllim të shitjes udhëtarëve që largohen jashtë vendit, duke prezantuar biletën dalëse; 1.9. produktet e duhanit që dërgohen nga zonat e lira dhe magazinat doganore në depo për furnizim të avionëve në trafikun ndërkombëtar. 4 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry of Finance must issue a subordinate act about the confiscation and disposal of tobacco products.
Neni 10 Konfiskimi dhe asgjësimi Për konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve të duhanit, Ministria e Financave nxjerr akt nënligjor. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Importers and tobacco producers in Kosovo must have a valid license.
Neni 11 Licenca për importin dhe eksportin e produkteve të duhanit 1. Pavarësisht nga përjashtimet e parapara sipas ligjit në fuqi, çdo person që importon produkte të duhanit në Kosovë dhe çdo prodhues i produkteve të duhanit në Kosovë, duhet të posedojë licencë të vlefshme. 2. Licencat i lëshon Dogana e Kosovës dhe për të paguhet taksë administrative. 3. Ministria e Financave nxjerr akt nënligjor, për caktimin e procedurave për lëshimin e licencës dhe shumës së taksës Administrative. 4. Importimin dhe eksportimin e produkteve të duhanit, për furnizimin e aeroporteve dhe aeroplanëve, të cilët fluturojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare, dyqaneve të lira free shop mund ta kryejnë personat në bazë të autorizimit për shfrytëzimin e procedurave të caktuara doganore. 5. Nëse një person juridik i referuar në paragrafin 1. të këtij neni nuk i përmbahet apo shkel me qëllim në mënyrë të përsëritur dispozitat e këtij ligji, Dogana mund t’ia revokoj apo anulojë licencën. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Transport of tobacco products is allowed only with an accompanying invoice, a specified destination, and under customs supervision; retail-sale packages must not contain non-tobacco items.
Neni 12 Transportimi i produkteve të duhanit 1. Transportimi i produkteve të duhanit është i lejuar me faturë përcjellëse dhe destinacion të caktuar nën mbikëqyrje doganore. 2. Pakot për shitje me pakicë nuk duhet të përmbajnë gjësende që nuk janë produkte të duhanit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Retail sale prices for tobacco products sold in Kosovo are set in line with free market principles.
Neni 13 Caktimi i çmimit me pakicë Çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të duhanit, që shiten në tregun e Kosovës, përcaktohen në pajtim me parimet e tregut të lirë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Tobacco products in Kosovo’s customs territory must be marked with a fiscal banderole, and excise taxpayers must place it under the plastic layer on retail packs.
Neni 14 Vendosja e banderolave fiskale 1. Produktet e duhanit, që janë në qarkullim në territorin doganor të Republikës së Kosovës shënohen me banderolë fiskale me mbishkrim "Republika e Kosovës - Ministria e Financave, e cila krahas mbishkrimit duhet të përmbajë shenjën në shkronja të serisë dhe numrin. 2. Tatimpaguesve të akcizës të cilët nuk i paguajnë banderolat e pranuara fiskale dhe akcizën e përllogaritur brenda afatit, nuk do tu lëshohen banderolat fiskale. 3. Produktet vendore të duhanit që eksportohen, shiten në dyqane të lira doganore në aeroporte, aeroplanë që fluturojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare, munden me pëlqimin e Doganës të mos shënohen me banderolën fiskale, por duhet të kenë të shënuar fjalët për eksport në gjuhën zyrtare në Kosovë apo në ndonjë gjuhë tjetër. 4. Tatimpaguesit e akcizës në prodhimet e duhanit duhet t’i vendosin banderolat fiskale në pako për shitje me pakicë nën shtresën e plastifikuar, që të duket edhe me rastin e hapjes së pakos e cila duhet të dëmtohet. 5 5. Produktet e duhanit pa banderola fiskale konsiderohen si produkte në të cilat nuk është përllogaritur dhe inkasuar taksa e akcizës, andaj lëshimi i tyre në qarkullim të lirë, si dhe blerja konsiderohen vepër penale. 6. Përjashtimisht, produktet të cilat eksportohen mund të jenë të shënuara me etiketë të kërkuara nga vendi importues, që mund të dëshmohet me provën mbi pranimin e banderolave fiskale ose të dokumentit tjetër përkatës. 7. Produktet e duhanit, kur transportohen nëpër territorin doganor të Kosovës nën mbikëqyrje doganore, duhet të përcillen nga dokumentacioni i përcaktuar doganor ose dokumente tjera nga të cilat shihet që ato produkte janë të destinuara për eksport me dokumentacionin mbi furnizimin. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit e akcizës duhet të aplikojnë për banderola fiskale në Doganë, dhe importuesit duhet të paraqesin dokumente për pagesën e shtypjes kur kërkojnë shtypje të banderolave.
Neni 15 Pajisja me banderola fiskale 1. Tatimpaguesit e akcizës janë të detyruar të aplikojnë për banderola fiskale në Doganë. 2. Importuesit, krahas kërkesës për shtypje të banderolave fiskale duhet ta prezantojnë një kopje të urdhërpagesës për çmimin e shtypjes ose dokumentet për të siguruar pagimin e shpenzimeve të shtypjes së banderolave fiskale. 3. Përpunimi i paautorizuar i banderolave fiskale, shtypja dhe shpërndarja e tyre e paautorizuar paraqet vepër penale. 4. Pranimi i banderolave fiskale të porositura nga shtypshkronja, si dhe dërgesa e tatimpaguesit të akcizës bëhet nga zyrtarë të autorizuar doganor. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit e akcizës që merren me produktet e duhanit duhet të mbajnë shënime, të lëshojnë fatura, dhe të dorëzojnë raporte dhe dokumente te Dogana sipas afateve të caktuara.
Neni 16 Evidenca e të dhënave, faturimi dhe raportimi 1. Tatimpaguesit e akcizës që prodhojnë, eksportojnë, importojnë ose i shesin produktet e duhanit janë të obliguar të mbajnë shënime të përditshme për prodhimin e tyre, qarkullimin dhe stoqet. 2. Tatimpaguesit e akcizës për çdo qarkullim të realizuar të produkteve të duhanit duhet të lëshojnë një faturë për blerësin mbi llojin, sasinë, çmimin për njësi dhe për vlerën e përgjithshme të këtyre produkteve. 3. Në faturë të produkteve të duhanit të destinuara për eksport, tatimpaguesit e akcizës duhet të specifikojnë numrin dhe datën e autorizimit për eksport. 4. Prodhuesit e produkteve të duhanit janë të obliguar që t’i dorëzojnë Doganës një raport vjetor mbi stoqet, furnizimet, konsumin dhe shitjen e duhanit, si dhe raportet mujore dhe vjetore të prodhimit, shitjes dhe gjendjen e stoqeve të produkteve të duhanit veç e veç. 5. Importuesit janë të detyruar që t’i dorëzojnë Doganës raportet mujore dhe vjetore për importin e produkteve të duhanit, të stoqeve në magazinat doganore, shitjes në dyqane të lira, magazinave furnizuese, të zonave të lira, si dhe të shitjes në vend. 6. Raportet nga paragrafi 4. dhe 5. të këtij neni, duhet të dorëzohen deri më datën 15 të muajit për muajin paraprak, ndërsa raportin vjetor deri më 31 janar për vitin paraprak. 7. Raportit vjetor sipas paragrafit 6. të këtij neni duhet t’i bashkëngjitet edhe lista e përcaktuar e regjistrimit të stoqeve të duhanit dhe prodhimeve të duhanit me gjendjen deri më 31 dhjetor. 6 8. Tatimpaguesit e akcizës janë të obliguar që deri në fund të muajit, për muajin paraprak t’i dorëzojnë Doganës raport mbi eksportin të dëshmuar me dokumentacionin e eksportit, nga i cili shihet se në cilin vendkalim doganor e kanë lëshuar territorin doganor të Kosovës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry of Finance may issue subordinate regulations on fiscal banderols and the form and content of the report referred to in Article 16.
Neni 17 Banderolat fiskale dhe raporti Për shtypjen, përcjelljen, evidentimin dhe përdorimin e banderolave fiskale si dhe formës dhe përmbajtjes së raportit nga neni 16 të këtij ligji, Ministria e Financave nxjerr akte nënligjore. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Excise tax is refunded for tobacco products if they are destroyed under customs supervision, exported, or used only for research or experiments.
Neni 18 Kthimi i akcizës 1. Tatimi i akcizës do të kthehet për produktet e duhanit kur; 1.1. janë asgjësuar nën mbikëqyrje doganore, 1.2. janë eksportuar, dhe 1.3. kur janë shfrytëzuar vetëm për qëllime kërkimore apo për eksperimente. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Dogana e Kosovës oversees and controls tobacco imports, production, and distribution, and customs officers may confiscate tobacco products.
Neni 19 Mbikëqyrja dhe kontrolli 1. Importimin, prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të duhanit, e mbikëqyr dhe kontrollon Dogana e Republikës së Kosovës në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizës. 2. Dogana e Kosovës ka kompetenca të nevojshme për zbatimin e këtij ligji, për mallrat që i nënshtrohen kontrollit doganor, duke përfshirë, por pa u kufizuar në ekzaminimin e mallrave, verifikimin e dokumentacionit, kontrollimin e llogarive, kontrollimin e shënimeve të veprimtarive të tjera afariste, kontrollimin e objekteve dhe vendeve të tjera, si dhe kontrollimin e mjeteve të transportit të personave dhe mallrave, bashkë me mallrat e tjera që barten me to, me ose pa njerëz. 3. Kompetencat për konfiskimin e produkteve të duhanit i kanë oficerët doganor. Zyrtarët tatimorë, policia dhe çdo autoritet tjetër nëse hasin në produkte të duhanit pa banderola apo që dyshohet se janë në qarkullim të lirë në kundërshtim me këtë ligj duhet të njoftojnë Doganën e Kosovës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A person who sells, offers, displays, handles, imports, exports, possesses, or transports products without banderoles or customs consent can be fined and have the products confiscated.
Neni 20 Dispozitat ndëshkuese 1. Çdo person i cili, në kundërshtim me këtë ligj shet ose ofron për shitje, ekspozon apo në ndonjë formë tjetër merret me produktet që nuk kanë banderola apo pa pëlqimin e doganës, do t’i nënshtrohet dënimit me gjobë deri në pesë (5) herë të shumës së akcizës të paevidencuar apo të papaguar dhe konfiskimit të produkteve. 2. Çdo person i cili në kundërshtim me këtë ligj importon apo eksporton, posedon ose transporton produkte të duhanit pa banderola apo pa pëlqimin e Doganës i nënshtrohet dënimit me gjobë deri në shtatë (7) herë të shumës së akcizës të paevidencuar apo të papaguar dhe konfiskimit të produkteve. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Dogana e Kosovës udhëheq procedurën kundërvajtëse.
Neni 21 Procedurat kundërvajtëse Procedura kundërvajtëse do të udhëhiqet nga Dogana e Kosovës në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizës. 7 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Një person i pakënaqur mund të kërkojë rishqyrtim të vendimit te Dogana e Kosovës brenda 30 ditëve; ankesa nuk pezullon pagesën e akcizës së vlerësuar.
Neni 22 Procedura ankimore 1. Personi i pakënaqur me vendimin e Doganës për vlerësimin, konfiskimin e bërë apo dënimin e shqiptuar, mund të ushtrojë kërkesë për rishqyrtim të vendimit në Doganën e Kosovës. 2. Kërkesa për rishqyrtim duhet të bëhet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve nga dita kur ankuesi është njoftuar për vendimin. 3. Kërkesa e ankuesit për rishqyrtimin e vendimit nga Dogana e Kosovës e parashtruar në pajtim me këtë nen nuk e pezullon detyrimin e personit për të paguar akcizën e vlerësuar. 4. Prona e konfiskuar nga Dogana e Kosovës në pajtim me kompetencat e tij për arkëtimin e detyruar, nuk mund të shitet apo të tjetërsohet brenda periudhës prej tridhjetë (30) ditëve pas konfiskimit, ose gjatë çdo procedure të rishqyrtimit të paraparë me këtë nen. 5. Në rast se një çështje zgjidhet përfundimisht në favor të ankuesit, Dogana e Kosovës do t’ia kthejë çdo lloj shume të akcizës së paguar, bashkë me kamatën e akumuluar derisa të zgjidhet çështja. Nëse çështja është zgjidhur përfundimisht në favor të Doganës së Kosovës, ankuesi duhet të paguajë tatimin e papaguar, dënimet dhe kamatën e akumuluar deri në momentin kur është zgjidhur çështja. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit akcizor dhe ndërmjetësuesit në shitjen e produkteve të duhanit duhet të regjistrojnë stoqet e cigareve dhe të përgatisin procesverbal, përfshirë edhe në dyqane të lira, magazina dhe zona të lira, pastaj ta dorëzojnë te Dogana e Kosovës brenda afatit të caktuar prej saj.
Neni 23 Dispozitat kalimtare 1. Në ditën e fillimit të zbatimit të Ligjit për Akcizën në Produktet e Duhanit, tatimpaguesit akcizor dhe ndërmjetësuesit në shitjen e produkteve të duhanit janë të detyruar të kryejnë regjistrimin e stoqeve të cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit dhe mbi këtë gjendje të përpilojnë procesverbal sipas llojeve, sasive dhe çmimeve të cigareve, si dhe produkteve të tjera të duhanit. 2. Regjistrimi i stoqeve nga paragrafi 1. i këtij neni patjetër duhet të bëhet edhe nëpër dyqane të lira, magazina dhe zonat e lira. 3. Procesverbali nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni duhet t’i dorëzohet Doganës së Kosovës brenda afatit të caktuar nga Dogana. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: When this law enters into force, UNMIK Regulation 2003/23 and the subordinate acts implementing it are repealed.
Neni 24 Dispozitat shfuqizuese Me datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen Rregullorja e UNMIK-ut 2003/23 dhe aktet nënligjore në zbatim të saj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 25 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-021 14 tetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-043-2011, datë 01.11.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-021 PËR AKCIZËN NË PRODUKTET E DUHANIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in