LIGJI NR. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE
This text is the preamble to a Kosovo law on the civil use of explosives.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-022
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble to a Kosovo law on the civil use of explosives. This article sets the purpose and scope of the law on explosives and fireworks, including rules for making, trading, importing, exporting, transporting, storing, using, and disposing of them. This article defines key terms used in the law on explosives and related products. The Ministry issues licenses and permits for explosives and fireworks, oversees related procedures, and can set lists, exceptions, inspections, records, and compliance checks. Inspektorët e departamentit përgjegjës në ministri bëjnë inspektimin dhe kanë të drejtë të marrin masa dhe të kërkojnë informacion gjatë inspektimit.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE
Showing 57 of 57
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble to a Kosovo law on the civil use of explosives.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 22 GUSHT 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article sets the purpose and scope of the law on explosives and fireworks, including rules for making, trading, importing, exporting, transporting, storing, using, and disposing of them.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj përcaktohen kushtet dhe kriteret e prodhimit, tregtimit, importit, eksportit, transitit, transferimit, deponimit, përdorimit dhe asgjësimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve si dhe kriteret për mbikëqyrjen dhe aplikimin e këtij ligji me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, pasurisë dhe mjedisit. 2. Ky ligj zbatohet për të gjithë eksplozivët për përdorim civil dhe fishekzjarrët brenda Republikës së Kosovës dhe çfarëdo aktiviteti ku aplikohet Marrëveshja Evropiane, për bartjen ndërkombëtare të mallrave të rrezikshme përmes rrugës (ADR), dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare për bartje siç janë: 2.1. Marrëveshja Ndërkombëtare për bartjen e mallrave të rrezikshme në hekurudhë (RID); 2.2. Organizata Ndërkombëtare për Aviacion Civil (ICAO); 2.3. Kodi Ndërkombëtar për bartjen e mallrave të rrezikshme përmes detit (IMDG). 3. Ky ligj përfshinë eksplozivët e lejuar, nitratin e amoniumit dhe lëndë tjera, të cilat vetvetiu nuk janë eksplozivë, siç janë agjentët oksidues dhe lëndët djegëse. Por ky ligj nuk përfshinë lëndët eksplozive të prodhuara si pjesë e procesit të përpunimit, i cili pastaj i ripërpunon ato për të prodhuar ndonjë lëndë apo përgatitje e cila nuk është lëndë eksplozive. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on explosives and related products.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Përdorimi civil i eksplozivëve - përdorimi i eksplozivëve nga personat juridik të autorizuar nga organi kompetent të cilët posedojnë leje për shpërthim dhe leje të lëshuara nga KPMM apo Ministria; 1.2. Eksplozivët që përdoren për qëllime komerciale - çdo eksploziv, detonator apo mjet tjeter kimik apo teknik, të cilët përdoren apo kanë qëllim që të përdoren për aktivitete minimi në lidhje me çdo kërkim, minierë apo gurore sipas Ligjit për Miniera dhe Minerale; 2 1.3. Iniciuesit e eksplozivëve - të gjitha llojet e kapsollave, ndezësve dhe shkopinjve, fitilat si dhe mjetet piroteknike të cilat shfrytëzohen gjatë inicimit të eksplozivëve pa marrë parasysh mënyrën e aktivizimit para minimeve; 1.4. Baruti - eksplozivi i cili digjet me mjetet përçuese termale. 1.5. Produktet e mbushura me eksplozivë - produktet të cilat përmbajnë ose janë të mbushura me eksplozivë, në të cilat bazohet efikasiteti i tyre; 1.6. Produktet Piroteknike - çdo produkt që përmban substancë apo përzierje të substancave të dizajnuara që lirojnë nxehtësi,dritë, zhurmë, gaz, tym apo kombinimi i tyre sjellë efekte përmes reaksioneve kimike, ekzotermike të vetë qëndrueshme për zbavitje dhe qëllime të tjera të cilat emërtohen si fishekzjarrë. 1.7. Substancat eksplozive - substanca të ngurta ose të lëngëta apo përzierjet e tyre të gatshme që mund të përdoren për reaksion kimik që lirojnë gazra, temperaturë dhe shtypje shpejtësia e të cilave mund të shkatërrojë ambientin; 1.8. ADR - Marrëveshja Evropiane për bartjen ndërkombëtare të mallrave të rrezikshme përmes rrugës; 1.9. RID - Marrëveshja Ndërkombëtare për bartjen e mallrave të rrezikshme në hekurudhë; 1.10. ICAO - Organizata Ndërkombëtare për Aviacion Civil; 1.11. IMDG - Kodi Ndërkombëtar për bartjen e mallrave të rrezikshme përmes detit; 1.12. PUN - Prezenca Ushtarake Ndërkombëtare; 1.13. Shitja - shitja e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve nga personi juridik të licencuar për tregti, dhe personit juridik apo personit fizik i pajisur me leje për shitjen e fishekzjarrëve të, kategorisë 2 dhe 3; 1.14. Tregtim - qarkullimi i eksplozivëve në treg nga personat e autorizuar; 1.15. Prodhim - prodhimi, përpunimi ose modifikimi i eksplozivëve; 1.16. Furnizues – personi i autorizuar i cili nxjerr eksplozivët në treg; 1.17. Përdorim i eksplozivëve – trajtimi i drejtpërdrejt ose aktivizimi i eksplozivëve; 1.18. Përdorim i fishekzjarrëve - veprimi me fishekzjarrë; 1.19. Trajtim - paketimi, ngarkimi, shkarkimi, transferimi dhe asgjësimi i eksplozivëve; 1.20. Deponim - vendosja e eksplozivëve apo fishekzjarrëve në objekte të destinuara për deponim të eksplozivëve, ku duhet të ofrohen kushtet adekuate të sigurisë; 1.21. Import - transportimi dhe lëvizja e eksplozivëve apo fishekzjarrëve në territorin e Kosovës; 1.22. Eksport - transportimi i eksplozivëve apo fishekzjarrëve nga territori i Kosovës; 1.23. Transit - transportimi i eksplozivëve apo fishekzjarrëve përmes territorit të Kosovës; 1.24. Transferim - lëvizja fizike e eksplozivëve apo fishekzjarrëve brenda territorit të Kosovës; 3 1.25. Numri i KB-së - numri identifikues dhe shkallën e rrezikshmërisë së materieve të rrezikshme, lehtë ndezëse dhe shpërthyese, të renditura në tabelën e Marrëveshjes Evropiane për Transportimin Ndërkombëtar të Mallrave të Rrezikshme; 1.26. Përpunimi i eksplozivit apo fishekzjarrëve - procesi i prodhimit të eksplozivit apo fishekzjarrëve, ribërja, përpunimi i eksplozivit, natyra fizike apo kimike e eksplozivit, dhe çmontimi apo montimi i eksplozivit; 1.27. Klasifikimi i rrezikshmërisë i KB-së - substancat dhe materiet që paraqesin: 1.27.1. rrezikshmëri nga eksplodimit masiv, (ndarja 1.1); 1.27.2. rrezikshmëri nga shpërthimi, por nuk paraqet rrezikshmëri të eksplodimit masiv, (ndarja 1.2); 1.27.3. rrezikshmëri për shkaktimin e zjarrit apo një shpërthimi të vogël paraqet rrezikshmëri të vogël të rrezikut apo të dyja, por nuk paraqet rrezikshmëri të eksplodimit masiv, (ndarja 1.3); 1.27.4. rrezikshmëri jo të rëndësishme, (ndarja 1.4); 1.27.5. substanca të ndjeshme që paraqesin rrezikshmëri të eksplodimit masiv, (ndarja 1.5); 1.27.6. produkte të ndjeshme që nuk paraqesin rrezikshmëri të eksplodimit masiv, (ndarja 1.6). 1.28. Paketim - çdo mbyllje apo fiksim dhe mbështjellës që ka për qëllim të mundësojë manipulimin, sigurinë dhe transportin e tij por që nuk përfshinë: 1.28.1. çdo zarf, kuti apo pajisje që formojnë pjesë të një artikulli; 1.28.2. çdo lloj djepi, kuti, enë e mallrave, enë aeroplani, enë me paletë integrale, paletë e aeroplanit apo automjet. 1.29. Paketim i brendshëm dhe paketim i jashtëm – paketimi i brendshëm do të thotë paketimi që në mënyrë direkte rrethon eksplozivin përveç kur paketimi është pjesë përbërëse e materialit eksploziv, dhe paketimi i jashtëm i cili në mënyrë direkte rrethon ndonjë material të eksplozivit dhe i cili është i vetmi paketim. 1.30. Municion - pajisja komplete, predha, gëzhoja, mina, pajisjen për demolim të mbushur me eksploziv, shtytës, mjete piroteknike, përzierje iniciuese apo material nuklear, biologjik ose kimik për përdorim, në lidhje me sulmin, mbrojtjen, ose trajnimin apo qëllime të cilat nuk janë operative, përfshirë edhe pjesët e sistemeve të armës të cilat përmbajnë eksploziv; 1.31. Detonim - reagimi i cili lëviz nëpër materialin e eksplozivit me shpejtësinë tejzanore. Në materialin e reaguar, ndryshimi i shpejtë i eksplozivëve në produkte gazi me anë të një valë shoku që kalon përmes eksplozivit, një valë ekzotermike që vijon dhe mban një shok tejzanor para një eksplozivi, reaksioni i zbërthimit në të cilën zona e reaksionit kimik përhapet nëpërmjet mesit fillestar në shpejtësi tejzanore prapa shokut frontal; 1.32. Eksplozivë - eksplozivët për përdorim civil, mjetet për inicim të eksplozivëve, ashkël, produkt i mbushur me eksploziv, substancat piroteknike dhe materialet e papërpunuara me karakter eksploziv; 4 1.33. ANFO – lloji i eksplozivit që fitohet me përzierjen e ammonium nitratit dhe naftës; 1.34. Nitrometani - karburanti më efikas që përdoret në këtë lloj eksplozivi ANFO. Ky lloj eksplozivi është eksplozivi që është përdorur në miniera qymyri, gurore, miniera metali, dhe ndërtime civile. Ky karburant, shërben për mjete shpërthyese të improvizuara, ku është e njohur si bombë e plehrave; 1.34. Nitrat Ammonium - materia kimike e cila ka pikën e shkrirjes 170 gradë celsius dhe zbërthehet mbi 210 gradë celsius dhe me këtë ligj është kategorizuar në nivelin 1 të kategorizimit të klasifikimit të rrezikshmërisë së KB-së; 1.35. Inert - një municion që nuk përmban eksploziv, piroteknikë, lotsjellës apo substanca tjera radioaktive, kimike, biologjike ose toksike; 1.36. SNSH - sasia neto shpërthyese të njohur edhe si përmbajtje neto shpërthyese ose peshë neto shpërthyese, e dërgesës së municioneve të veçanta; 1.37. PSO - Procedurat Standarde të Operimit; 1.38. Shënjimi CE - shënjimin e njohur e cila është shenjë e detyrueshme e përputhshmërisë në shumë produkte në tregun e vetëm në Zonën Ekonomike Evropiane - ZEE; 1.39. Ministria - Ministrinë e Punëve të Brendshme; 1.40. KPMM – Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale të Kosovës; 1.41. Licencë – autorizimi i lëshuar nga organi Kompetent personit juridik me të cilën mbajtësi i saj autorizohet që të angazhohet në një lloj të veçantë biznesi apo aktiviteti tjetër në pajtim me kushtet e përcaktuara në licencë sipas këtij ligji; 1.42. Leja - autorizimi i lëshuar nga organi kompetent personit juridik për të ushtruar një aktivitet specifik operacional sipas këtij ligji. KREU II AUTORITETET - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry issues licenses and permits for explosives and fireworks, oversees related procedures, and can set lists, exceptions, inspections, records, and compliance checks.
Neni 3 Kompetencat dhe përgjegjësitë 1. Ministria lëshon licencat për: prodhim, import, eksport, transit, tregtim, përdorim, deponim, asgjësim, shitje dhe transferim, dhe udhëheq procedurat për përcaktimin e lokacioneve të ngarkimit, shkarkimit dhe asgjësimit të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve jashtë objekteve të personit juridik. 2. Ministria lëshon lejet për import, eksport, transit, transferim, përdorim dhe asgjësim të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve. 3. Ministria lëshon lejet për dyqanet e shitjes me pakicë për shitjen e fishekzjarrëve. 4. Ministria është përgjegjëse për: 4.1. dhënien e udhëzimeve dhe pëlqimin për përdorimin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve; 4.2. mbajtjen e listës së përditësuar të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve; 5 4.3. udhëheqjen e procedurave për lëshimin e licencave për prodhimin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve, importin, eksportin, transitin, tregtimin, deponimin asgjësimin dhe përdorimin e tyre; 4.4. bashkëpunimin për përgatitjen e njohurive profesionale dhe aftësive standarde të personelit, i cili sipas këtij ligji duhet të jetë profesionalisht i kualifikuar; 4.5. mbajtjen e evidencave për eksplozivët dhe fishekzjarrët dhe ofrimin e tyre organeve kompetente; 4.6. mbledhjen, elaborimin, ruajtjen, ofrimin dhe përdorimin e të dhënave në pajtim me këtë ligj; 4.7. bashkëpunimin me organet dhe organizatat ndërkombëtare në aktivitetet e ndërlidhura me eksplozivë; 4.8. kërkimin e informatave në lidhje me shkeljen e këtij ligji nga ana e organeve mbikëqyrëse; 4.9. ndalimin e prodhimit, importit, eksportit, transitit, tregtimit, deponimit asgjësimit dhe përdorimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve në kundërshtim me këtë ligj. 5. Ministria cakton listën shtetërore, me eksplozivet dhe fishekzjarrët e lejuar dhe të ndaluar me akt nënligjor. 6. Ministria është përgjegjëse dhe sigurohet që përdoruesi i fundit posedon certifikatë. 7. Ministria do të bashkëpunojë me KPMM-në për lejet e minimit. 8. Ministria do të formojë një ekip të përbashkët inspektimi në rast hetimi të incidentit me një inspektor miniere të KPMM-së dhe Policisë së Kosovës. 9. Ministria është përgjegjëse për verifikimin e shënjimit CE të produkteve gjatë kohës së importit. 10. Ministria do të përcaktojë me akt nënligjor përjashtimet në listën shtetërore të eksplozivëve për qëllim të analizave laboratorike, testimin, demonstrimet, eksperimentet, shfaqjet teatrale, produktet farmaceutike dhe rimbushjen e municioneve të armëve të vogla, siç është përcaktuar në Ligjin për Armë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Inspektorët e departamentit përgjegjës në ministri bëjnë inspektimin dhe kanë të drejtë të marrin masa dhe të kërkojnë informacion gjatë inspektimit.
Neni 4 Autoriteti i përgjithshëm i inspektimit 1. Inspektimi për zbatimin e këtij ligji bëhet nga inspektorët e departamentit përgjegjës në ministri. 2. Inspektori nga paragrafi 1. i këtij neni ka të drejtë të: 2.1. kërkoj dokumentet; 2.2. të hyjë dhe kontrolloj hapësirat; 2.3. lëshoj njoftime për përmirësim; 2.4. paralajmëroj; 2.5. informoj policinë; 2.6. caktoj afatin kohor për eliminimin e parregullsive dhe të ndaloj përkohësisht prodhimin, qarkullimin, ngarkimin, shkarkimin dhe përdorimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve; 6 2.7. propozoj organeve kompetente revokimin e licencave të prodhimit dhe tregtisë; 2.8. kërkoj shpjegime me shkrim në lidhje me subjektin e inspektimit nga personat përgjegjës apo personat tjerë; 2.9. propozoj ndjekjen penale dhe kundërvajtëse tek autoritetet kompetente; 2.10. marrë pjesë në hetime lidhur me incidentet. 3. Përmbajtja dhe mënyra e provimit për certifikimin e inspektorit përcaktohet nga ministria me akt nënligjor. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision gives inspectors broad powers to enter, inspect, examine, test, copy, sample, seize, and order or stop activities involving explosives and fireworks.
Neni 5 Autorizimet e inspektorëve 1. Autorizimet e inspektorit janë si në vijim të: 1.1. hyjë dhe të kontrolloj hapësirat; 1.2. hyjë edhe pa pëlqim të shfrytëzuesit; 1.3. aplikoj për urdhër dhe të lëshoj urdhra; 1.4. ketë qasje në sendet e konfiskuara; 1.5. kërkoj emrin dhe adresën; 1.6. kërkoj shoqërimin e personave para inspektorit për t’iu përgjigjur pyetjeve; 1.7. kërkoj ofrimin e fakteve; 1.8. japë udhëzime për kundërvënie; 1.9. japë udhëzime në situata të rrezikut; 1.10. të parandaloj lëndimet dhe dëmtimet duke ndërmarrë veprime direkte; 1.11. ekzaminoj dokumentacionin në lidhje me eksplozivët apo fishekzjarrët, të hyjë, kontrolloj dhe ekzaminoj objektet, vend-punishtet në të cilat eksplozivët apo fishekzjarrët prodhohen, deponohen, tregtohen, barten, përdoren dhe asgjësohen; 1.12. urdhëroj eliminimin e parregullsive; 1.13. ekzaminoj dokumentet që vërtetojnë kualifikimin profesional të personelit; 1.14. ndaloj përkohësisht aktivitetet në lidhje me prodhimin, tregtimin, deponimin dhe përdorimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve, nëse kriteret e përcaktuara me ligj nuk plotësohen; 1.15. ndaloj prodhimin, tregtimin, deponimin dhe përdorimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve, nëse zbulohen parregullsi të masave të sigurisë; 1.16. ndaloj përdorimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve, nëse kriteret e përcaktuara në këtë ligj nuk janë të përmbushura; 7 1.17. ndaloj përdorimin e objekteve të deponimit të cilat nuk i plotësojnë kushtet për deponimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve; 1.18. ndaloj prodhimin dhe tregtimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve, kur përdoret paketimi i papërshtatshëm; 1.19. ndaloj përdorimin e objekteve për deponim dhe objektet për ngarkim dhe shkarkim, kur kriteret e përcaktuara me këtë ligj nuk përmbushen; 1.20. urdhëroj masa të tjera të domosdoshme për mbrojtjen e njerëzve, e pasurisë dhe mjedisit. 2. Përveç paragrafit 1. të këtij neni, inspektori ka autorizimet si në vijim të: 2.1. ekzaminoj, testoj, matë, fotografoj apo filmoj çdo gjë në lokacion që ka ta bëjë me eksplozivë apo fishekzjarr; 2.2. marr mostrat në lokacion; 2.3. heq eksplozivin apo përbërësin e eksploziveve apo të fishekzjarrëve për ekzaminim apo testim; 2.4. kopjoj dokumentin; 2.5. marr afër apo brenda lokacionit ndonjë person, pajisje dhe material që në masë të arsyeshme i nevojiten inspektorit për ushtrimin e detyrës së tij. 3. Autorizimet e inspektorit mund të kufizohen: 3.1. sipas kushteve të emërimit të veçantë; 3.2. me njoftim me shkrim të dhënë nga ministria për inspektorin; 3.3. me njoftim me shkrim të dhënë nga kryeinspektori për inspektorin. 4. Ankesa kundër çdo mase të përcaktuar në këtë nen nuk e ndalon ekzekutimin e saj. 5. Për përdorim, asgjësim dhe deponimin e eksplozivëve për nevojat e minierave nëntokësore, inspektimin e bën inspektori i minierave dhe mineraleve në bazë të autorizimeve që ka, sipas Ligjit për Miniera dhe Minerale. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Ministry appoints inspectors who have the required qualification and have passed the inspector exam, issues a decision defining their delegated powers, and provides appointed inspectors with official ID cards.
Neni 6 Emërimi i inspektorëve 1. Ministria emëron për inspektor personat që kanë kualifikim përkatës për të vënë në fuqi dispozitat përkatëse brenda fushës së përgjegjësive të tyre, të cilët e kanë të dhënë provimin për inspektor. 2. Emërimi i inspektorëve sipas paragrafit 1. të këtij neni, bëhet me vendim i cili përcakton autorizimet e bartura tek inspektorët sipas dispozitave përkatëse që do të ushtrohen nga personi i emëruar. 3. Inspektorët e emëruar, do të pajisen me kartelat zyrtare të identifikimit. 4. Procedura e emërimit të inspektorëve dhe detajet tjera, përcaktohen me akt nënligjor të lëshuar nga ministria. 8 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Policia e Kosovës mbikëqyr vlefshmërinë e dokumenteve dhe përcjell transportin e eksplozivëve ose fishekzjarrëve gjatë transportit dhe kalimit kufitar.
Neni 7 Mbikëqyrja nga Policia e Kosovës 1. Policia e Kosovës bën mbikëqyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve që i përkasin tregtisë, importimit, eksportimit, transitit, bartjes, deponimit dhe përdorimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve, gjatë transportit dhe gjatë kalimit kufitar. 2. Policia e Kosovës bën përcjelljen për çdo import, eksport, transit, dhe transfer të eksplozivëve apo fishekzjarrëve, nga pika e nisjes deri në destinacionin e fundit në bashkëpunim të ngushtë me departamentin përgjegjës të ministrisë. 3. Procedurat e kërkesave dhe përcjelljes së eksplozivëve apo fishekzjarrëve, si dhe ekzekutimi i tyre së bashku me shpenzimet e përcjelljes, do të rregullohen me akt nënligjor nga ministria. KREU III PERSONAT E AUTORIZUAR - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Only authorised and qualified persons may use or store explosives or fireworks for licensed legal persons, and the Ministry issues qualification certificates under set conditions.
Neni 8 Kriteret e përgjithshme 1. Vetëm personat e autorizuar dhe kualifikuar mund të përdorin dhe deponojnë eksplozivë apo fishekzjarrë për personat juridik të licencuar. 2. Personi i autorizuar nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet të përmbushë kriteret si në vijim: 2.1. të ketë së paku njëzetenjë (21) vjet; 2.2. të posedoj aftësi psiko-fizike; 2.3. të ketë përvojë dhe ekspertizë përkatëse; 2.4. të mos jetë i ndjekur penalisht; 2.5. të mos jetë i evidentuar si përdorues i lëndëve narkotike dhe psikotrope; 2.6. të jetë profesionalisht i kualifikuar. 3. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, nxjerr akt nënligjor ku përcakton kushtet dhe kriteret për vërtetimin e aftësisë psiko-fizike dhe procedurat për lëshimin e certifikatës. 4. Ministria lëshon dy lloje të certifikatave të kualifikimit, sipas kërkesës së aplikuesit. 4.1. certifikata e kualifikimit i vërteton poseduesit të licencës, se personi është i kualifikuar për: 4.1.1. transportimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve; 4.1.2. deponimin dhe mbajtjen e eksplozivëve apo fishekzjarrëve. 5. Ministria duhet t’ia lëshoj certifikatën për kualifikim aplikuesit nëse: 5.1. ka kontratë të vlefshme; 5.2. i përmbush kushtet nga paragrafi 2. i këtij neni; 9 5.3. është korporatë biznesi në të cilën personi përgjegjës, sekretari i korporatës apo partneri tjetër ne subjektin afarist nuk është person i ndaluar, që nënkupton personin i cili është ligjërisht i autorizuar të posedoj apo përdor eksploziv apo fishekzjarr. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Personat e autorizuar duhet të sigurojnë trajtim të sigurt të eksplozivëve ose fishekzjarrëve dhe të japin identifikim e njohuri të mjaftueshme për sigurinë; tregtia dhe përdorimi lejohen vetëm për personat profesionalisht të kualifikuar.
Neni 9 Obligimet e personave të autorizuar 1. Personat e autorizuar, brenda kompetencave dhe përgjegjësive të përcaktuara, sigurojnë prodhimin, tregtimin, përdorimin, trajtimin, deponimin dhe asgjësimin e sigurt të eksplozivëve apo fishekzjarrëve në pajtim me këtë ligj. 2. Tregtia dhe përdorimi i eksplozivëve apo fishekzjarrëve ju lejohet vetëm personave profesionalisht të kualifikuar. Kualifikimi vërtetohet me anë të certifikatës së kualifikimit. 3. Personi i autorizuar është i obliguar të ofroj informata apo dokumente për vërtetimin e identitetit të tij, si dhe të ketë njohuri adekuate mbi praktikat e sigurisë në përdorimin dhe trajtimin e eksplozivit apo fishekzjarrëve. 4. Edukimi, kriteret, kualifikimet profesionale, programet e trajnimit profesional si dhe certifikimi profesional, përcaktohen me akt nënligjore nga ministria. KREU IV ARTIKUJT E LEJUAR DHE TË NDALUAR - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article defines which explosives and fireworks may be allowed, bars certain pyrotechnic mixtures, and assigns the ministry responsibility for listing and classifying permitted items.
Neni 10 Eksplozivët apo fishekzjarrët e lejuar dhe të ndaluar 1. Materialet eksplozive sipas këtij ligji janë: 1.1. eksplozivët komercial; 1.2. mjetet për inicimin e eksplozivëve; 1.3. baruti; 1.4. produktet e mbushura me eksplozivë; 1.5. substancat piroteknike; 1.6. lëndët e para me përbërje eksplozive. 2. Eksplozivët lejohen sipas një vlerësimi i cili përcakton nëse i përgjigjet, apo përjashtohet, nga klasa 1 e skemës së klasifikimit të KB-së për transportimin e mallrave të rrezikshme, dhe sipas numrit serik të Kombeve të Bashkuara, kodit të rrezikshmërisë dhe grupit të përputhshmërisë. 3. Departamenti përgjegjës i ministrisë përcakton eksplozivin si eksploziv të lejuar sipas këtij ligji. 4. Nëse përbërja apo cilësia e një eksplozivi të lejuar ndërron, atëherë eksplozivi nuk do të jetë eksploziv i lejuar. 5. Departamenti përgjegjës i ministrisë përcakton në listën shtetërore eksplozivet e lejuar si dhe kategorizimin e tyre. 6. Departamenti përgjegjës i ministrisë shpall në listë të veçantë fishekzjarrët e lejuar dhe kategorizimin e tyre. 10 7. Sipas paragrafit 6. të këtij neni, asnjë substancë piroteknike e cila përmban squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate tjera, apo që përmban njërën nga përzierjet e tilla, nuk do të lejohet. 8. Për të parashtruar kërkesë për lejimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve të cilat nuk janë në listën shtetërore të eksplozivëve apo fishekzjarrëve, aplikuesi ia parashtron kërkesën ministrisë. 9. Kërkesa nga paragrafi 8. i këtij neni duhet të jetë në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 13 paragrafi 2. dhe 3. të këtij ligji si në vijim: 9.1. SNE - sasinë neto të eksplozivit të një produkti; 9.2. kategorinë e rrezikshmërisë së KB-së; 9.3. përbërjen e eksplozivëve apo fishekzjarrëve; 9.4. tiparet e eksplozivëve apo fishekzjarrëve. 10. Klasifikimi i rrezikshmërisë së KB-së dhe grupeve të pajtueshmërisë do të rregullohen me akt nënligjor nga ministria. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article lists exemptions from the explosives law and sets limits for some small-scale uses.
Neni 11 Përjashtimet 1. Përjashtimet nga ky ligj kanë të bëjnë me: 1.1. aktivitetet e lejuara me eksplozivë të zbatuara nga FSK, PK dhe Dogana e Kosovës dhe OJQ të autorizuara për deminim sipas ligjeve në fuqi; 1.2. mjetet shpërthyese nukleare dhe biologjike; 1.3. eksplozivët që përdoren për inflatorët e “jastëkëve me ajër” 2. Prodhimin e eksplozivëve për qëllime të analizave laboratorike, testimeve, demonstrimeve apo eksperimentimeve, por jo për përdorim praktik apo shitje, aty ku sasia totale e eksplozivëve që prodhohet në çfarëdo kohe, nuk tejkalon njëqind (100) gram. 3. Sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk mund të lejohet marrja apo mbajtja e eksplozivëve për të cilët kërkohet certifikata për eksplozivë sipas këtij ligji. 4. Prodhimi apo asgjësimi i municionit të armëve të vogla, apo përgatitja e fishekëve për përdorim me armë zjarri që përdoren në inskenimet e ngjarjeve historike, ku sasia e përgjithshme e kapsollës dhe shtytësit e përdorur për një herë nuk tejkalon dy (2) kilogramë, si dhe për këto qëllime, sasia e shtytësit të përdorur përfshinë shtytësin e hequr nga fishekët. 5. Përgatitja, montimi dhe aktivizimi i fishekzjarrëve në vendin e planifikuar për përdorim të fishekzjarrëve në sasi prej jo më shumë se dhjetë (10) kilogram gjatë një periudhe kohore, në një lokacion për të cilin personi ka licencë apo regjistrim për deponim të eksplozivëve, për qëllime të lëshimit të fishekzjarrëve, që do të bëhet po nga ai person. 6. Përgatitja, montimi dhe aktivizimi i eksplozivëve për përdorim me efekte speciale teatrale, televizive apo në kinema. 7. Ripërpunimi i eksplozivit për të formuar një produkt farmaceutik i cili në vetvete nuk është eksploziv. 11 8. Leja e lëshuar nga ministria për përdorim të eksplozivëve sipas këtij ligji nuk e përfshinë lejen për minim për përdorim në miniera dhe gurore e cila është përgjegjësi e KPMM-së, sipas Ligjit për Miniera dhe Minerale. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry must prepare storage guidance for ammonium nitrate and other nitrogen-containing fertilizers, and it must set a minimum explosion-risk level by subordinate act; it may also reduce risks from oxidation and toxic gas release in fires.
Neni 12 Nitrat Amoniumi 1. Rreziku nga zjarri apo shpërthimi, zmadhohet në masë të madhe nëse nitrat amoniumi përzihet me materie djegëse ose të papajtueshme, si metale pluhur, metale alkali, urea, krom ose kripëra bakri, materiale organike dhe të qymyrgurit, squfur, nitritet, alkalet, acidet, klorik dhe agjentë reduktues. 2. Ministria përgatitë udhëzues për deponimin e nitrat amoniumit dhe llojeve tjera të plehrave kimike që përmbajnë azot. 3. Ministria me akt nënligjor përcakton minimumin e rrezikut të shpërthimit, gjithashtu mund të zvogëloj rreziqet që lidhen me oksidimin dhe lirimin e gazrave toksike në zjarr. 4. Plehrat që përmbajnë 28% apo më pak azot, zakonisht nuk paraqesin rrezik shpërthimi ku për këtë arsye për të identifikuar masat e nevojshme, ammonium nitrati në plehra mund të ndahen në dy grupe: 4.1. plehrat që përmbajnë më shumë se 28% azot. Shumica e këtyre janë lloje të pastra të nitrat amoniumit, edhe pse ato përfshijnë një numër të vogël të përzierjeve të plehrave; 4.2. plehrat që përmbajnë 28% apo më pak azot. Përzierja e plehrave formon proporcion të madh të këtij grupi. Llojet e pastra të azotit janë zakonisht përzierje e nitrateve të ammoniumit me gurë gëlqeror ose materiale të ngjashme inerte. KREU V PLASIMI NE TREGUN E KOSOVËS - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The responsible person of a legal entity may supply explosives or fireworks only for distribution, use, or import if safety, state-list, CE marking, packaging, labeling, and language requirements are met, and re-export outside Kosovo is excepted.
Neni 13 Kriteret e përgjithshme 1. Personi përgjegjës i personit juridik duhet të furnizoj me eksplozivë apo fishekzjarrë, personin tjetër, me qëllim të shpërndarjes, përdorimit dhe importit, përveç ri-eksportit jashtë Republikës së Kosovës nëse: 1.1. eksplozivët apo fishekzjarrët përmbushin kriteret thelbësore të sigurisë që zbatohen ndaj atyre eksplozivëve apo fishekzjarrëve në përputhje me këtë ligji; 1.2. eksplozivet dhe fishekzjarrët duhet të jenë në përputhje me listën shtetërore. 1.3. shënjimi CE-së duhet të jetë i vendosur në eksploziv apo fishekzjarrë në pajtim me rregulloret përkatëse; 1.4. përveç shënjimit CE, pakoja për eksploziv apo fishekzjarr është paraparë me shënjimet e mëposhtme: 1.4.1. klasifikimin e KB-së për rrezikshmëri; 1.4.2. emri dhe adresa e prodhuesit; 1.4.3. vendi i prodhimit; 1.4.4. viti i prodhimit; 12 1.4.5. emrin dhe llojin e produktit. 1.5. Përveç shënjimit CE, në fishekzjarrët duhet të vendoset etiketa me shenjat e mëposhtme: 1.5.1. emri dhe adresa e prodhuesit; 1.5.2. vendi i prodhimit; 1.5.3. viti i prodhimit; 1.5.4. emri dhe lloji i produktit; 1.5.5. mosha minimale e personave të cilëve iu lejohet blerja; 1.5.6. distanca minimale e sigurisë; 1.5.7. këshilla sigurie, nëse ka ndonjë. 1.6. udhëzuesit e eksplozivëve apo fishekzjarrëve hartohen në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Eksplozivët apo fishekzjarrët mund të vihet në treg dhe përdorim, pasi prodhuesi ose furnizuesi të merr leje paraprakisht dhe udhëzuesin për përdorim dhe asgjësim të sigurt nga ministria. 3. Prodhuesi ose furnizuesi duhet ti dorëzon organit kompetent deklaratën mbi përputhshmërinë e produktit sipas direktivës se BE-se, për plasimin e eksploziveve dhe fishekzjarrëve në treg. 4. Ministria me akt nënligjor përcakton procedurat dhe format për vendosjen në treg të eksplozivëve apo fishekzjarrëve, si dhe kriteret për shënjimin CE-së dhe shënimin e pakove. KREU VI SHITJA E EKSPLOZIVËVE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Permitted explosives may be sold only under the law’s transfer and permit criteria, and the Ministry may sample explosives, suspend sales in certain risk or non-compliance cases, and set technical criteria by subordinate act.
Neni 14 Shitja e eksplozivëve të lejuar 1. Gjatë shitjes së eksplozivëve të lejuar do të aplikohen të gjitha kriteret për transferim dhe leje në pajtim me këtë ligj. 2. Personi juridik i licencuar mund të shes eksplozivë vetëm nëse poseduesi i licencës mban licencë apo leje për shitje të eksplozivëve. 3. Ministria mund të marr mostra të eksplozivëve në treg për të bërë ekzaminime në periudha të caktuara dhe të pacaktuara kohore, për të vërtetuar përshtatshmërinë e tyre. 4. Ministria mund të marr mostra eksplozivësh për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre me kriteret e përcaktuara teknike. 5. Në rast se përdorimi i mëtutjeshëm i një eksplozivi paraqet rrezik për jetën e njerëzve dhe mjedisit, ministria mund të ndalojë përkohësisht shitjen e eksplozivëve deri në kryerjen e një verifikimi të përshtatshmërisë. 6. Nëse mostrat e marra nuk janë në pajtim me kriteret e përcaktuara teknike, ministria duhet të ndalojë shitjen e eksplozivëve të tillë. 7. Prodhuesi apo furnizuesi duhet të mbuloj shpenzimet e ekzaminimit. 13 8. Dokumentet dhe shenjat e huaja të përshtatshmërisë, janë të vlefshme në Republikën e Kosovës, pasi që të vërtetohen nga inspektorati për eksploziv i Ministrisë sipas kritereve teknike të Kosovës për eksploziv. Inspektorati për eksploziv gjatë këtij procesi, nëse është e nevojshme, mund të mbështet nga laboratori i kriminalistikës së Policisë së Kosovës. 9. Ministria me akt nënligjor përcakton kriteret teknike për eksplozivët dhe procedurat e vlerësimit të përshtatshmërisë, të përcaktuara në paragrafët 4. deri në 8. të këtij neni, si dhe procedurat dhe kriteret për pranimin e dokumenteve të huaja mbi përshtatshmërinë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Fishekzjarrët may be sold only by authorized and licensed persons; manufacturers must classify fireworks by use, purpose, risk and noise level; suppliers must keep records of deliveries over 50 kg for at least 3 years.
Neni 15 Shitja e fishekzjarrëve 1. Fishekzjarrët shiten vetëm nga personat e autorizuar dhe të licencuar për tregti ose për shitje me pakicë për fishekzjarrë. 2. Fishekzjarrët duhet të kategorizohen nga prodhuesi sipas llojit të përdorimit, apo qëllimit dhe nivelit të rrezikut, duke përfshirë nivelin e zhurmës si në vijim: 2.1. fishekzjarrët e kategorisë 1 që paraqesin rrezik shumë të ulët dhe nivel të zërit të papërfillshëm, dhe të cilët kanë për qëllim të përdoren në vende të izoluara, duke përfshirë fishekzjarr që kanë për qëllim të përdoren brenda vendbanimeve; 2.2. fishekzjarrët e kategorisë 2 që paraqesin rrezik të ulët dhe nivel të ulët të zërit dhe që kanë për qëllim të përdoren në vende të hapura dhe të izoluara; 2.3. fishekzjarrët e kategorisë 3 që paraqesin rrezik të mesëm, të cilët kanë për qëllim të përdoren në vende të hapura dhe të mëdha, dhe që kanë nivel të zhurmës e cila nuk dëmton shëndetin e njeriut; 2.4. fishekzjarrët e kategorisë 4 që paraqesin rrezik të lartë, që kanë për qëllim të përdoren vetëm nga personat me përgatitje të specializuar, zakonisht njihen si fishekzjarrë për përdorim profesional dhe të cilët kanë nivel të zhurmës që nuk e dëmton shëndetin e njeriut. 3. Substancat piroteknike teatrale ndahen si në vijim: 3.1. substancat piroteknike për përdorim në skenë që paraqesin rrezik të ulët të kategorisë T1; 3.2. substancat piroteknike për përdorim në skenë që kanë për qëllim të përdoren vetëm nga persona me përgatitje të specializuar të kategorisë T2; 4. Substancat piroteknike të tjera ndahen si në vijim: 4.1. substancat piroteknike që nuk iu takojnë fishekzjarrëve apo substancave piroteknike teatrale dhe që paraqesin rrezik të ulët të kategorisë P1; 4.2. substancat piroteknike që nuk iu takojnë fishekzjarrëve apo substancave piroteknike teatrale, të cilat kanë për qëllim të përdoren vetëm nga persona me përgatitje të specializuar të kategorisë P2 . 5. Fishekzjarrët prodhohen në lloje të ndryshme por zakonisht ju takojnë llojeve si në vijim: 5.1. F1 Torta është fishekzjarr i konstruktuar nga shumë gypa të kartonit të ngjitur së bashku. Secili gyp përmban një gjuajtje, dhe këto të gjitha janë të lidhura me fitil të brendshëm. Në momentin kur torta ndizet, fitili digjet nga gypi në gyp, duke ndezur çdo gjuajtje me radhë. Pra, torta me 16 gjuajtje do të ketë 16 gypa të tjerë. Tortat janë të prodhuara të vendosen në tokë. Ato qëndrojnë në tokë por secila gjuajtje godet jashtë gypit lartë në ajër. 14 5.2. F2 Qiri është emër tradicional për fishekzjarrët të cilët janë të pranishëm me shekuj. Në formën më të thjeshtë, është vetëm gyp nga kartoni me guaskë të vendosur brenda. Fitili është i vendosur në gypin dhe ndez mbushjen e ngritjes, duke hedhur guaskën jashtë nga kulmi i hapur në ajër, ku dhe pëlcet me efektin e tij. Vetë qiri mbetet në tokë. 5.3. F3 Raketa përbëhet nga tri pjesë kryesore. Koka, zakonisht përbëhet nga kartoni apo plastika, përmban vetë efektin. Kjo ngritët në kulmin e “motorit” cilindrik, e cila ndizet me fitil. Motori përmban lëndë ndezëse të ngurtë shtytëse dhe mund ta nxitoj raketën me qindra milje në orë në disa raste. Kur motori digjet, mbushja e kthyer pëlcet në kokën, duke ndezur ngarkesë. Këto komponente vendosen në shkop të gjatë, të prodhuar nga druri apo kunji. Shkopi vendoset në gypin hedhës i cili është zakonisht copë e plastikës e mprehtë apo kanal. 5.4. F4 Shatërvanët kanë formë të vullkanit. Të gjithë shatërvanët krijojnë rend të shkënditjeve, nga niveli tokësor, përveç pjesës së krisjes, janë të qetë në veprim dhe lirojnë vetëm zhurmën “roar”. 5.5. F5 Mina është fishekzjarri më i fuqishëm që mund të blihet, shkaku se e gjithë përbërja pëlcet përnjëherë. Ndërsa përbërja e tortës, qiriut apo të tjerave fishekzjarrëve, pëlcet “pjesë pjesë”. Në minë sasia në vrimë është e paketuar lirshëm në një gyp të kartonit. Fitili ndez këtë dhe plasja godet jashtë pjesës së skajshme të gypit në ajër dhe paraqitet nga niveli tokësor. 5.6. F6 Rrota është disk nga kartoni apo plastika me një numër të goditësve apo shatërvanëve që i përngjajnë raketave të vendosura rreth perimetrit. Secila ndizet për të shkaktuar shkënditje dhe goditje, duke e rrotulluar rrotën. Lëvizja e shpejtë e më shumë rrotave zmadhon efektin. 5.7. F7 “Sib” (Kuti e vetme ndezëse) është vetëm një tortë shumë e madhe me numër më të madh të efekteve. Gypat e jashtëm janë të vendosur lehtë, pra kutia mbulon pjesën e majtë dhe të djathtë të vendit të ekspozuar. 5.8. F8 Të tjerat përfshijnë shkëndues, shtizë, ujvarë dhe pëllumba. 5.9. Eksplozivët e ulët janë përzierje ku niveli i zbërthimit vazhdon përmes materialit më të ulët të shpejtësisë së zërit. 5.10. Barut, po ashtu i quajtur barut i zi, është përzierje nga squfuri, qymyr druri dhe kalium nitrati. Digjet shpejt, duke prodhuar volum të nxehtësisë së ngurtë dhe gazra që mund të përdoren si shtytës në armë të zjarrit dhe si përbërje e piroteknikave në fishekzjarre. Baruti për përdorim të armëve të zjarrit përjashtohet nga ky ligj dhe do të rregullohet sipas Ligjit për Armë. 6. Fishekzjarrët e kategorisë 1, 2 dhe 3 të paragrafit 2. të këtij neni, mund t’ju shiten personave prej moshës si në vijim: 6.1. kategoria 1: dymbëdhjetë (12) vjet; 6.2. kategoria 2: gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; 6.3. kategoria 3: tetëmbëdhjetë (18) vjet; 6.4. kategoria T1 dhe P1: tetëmbëdhjetë (18) vjet. 7. Fishekzjarrët e kategorisë 4 sipas paragrafit 2 të këtij neni, të kategorisë T2 sipas paragrafit 3. dhe P2, paragrafi 4. të këtij neni mund të shiten vetëm nga personat e autorizuar dhe të licencuar. 8. Furnizuesit e fishekzjarrëve mbajnë evidencat për çdo furnizim që tejkalon pesëdhjetë (50) kg së paku tri (3) vite. 15 KREU VII MASAT E SIGURISË - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: License holders handling explosives or fireworks must protect people, property, and the environment, prepare emergency plans, train workers every 6 months, and keep unauthorized people out.
Neni 16 Kriteret e përgjithshme 1. Sipas dispozitave të këtij ligji, gjatë përdorimit të eksplozivit apo fishekzjarrëve, ndërmerren të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit, jetës së njerëzve, pronës dhe mjedisit. 2. Poseduesi i licencës që është i përfshirë në aktivitetet e prodhimit, tregtisë, përdorimit, deponimit dhe asgjësimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve, duhet të garantoj sigurinë e personave dhe pronës, si dhe duhet të ndërmarr të gjitha masat e parashikuara ne pajtim me nenin 28 të këtij ligji. 3. Masat nga paragrafi 2. i këtij neni definohen me dokumentacionin gjegjës të përcaktuar me nenin 40 të këtij ligji. 4. Poseduesi i licencës përgatit planin e masave në rast të aksidenteve apo rasteve tjera emergjente, siç janë: eksplodimi, zjarret dhe prishjet. 5. Planet do të përmbajnë informatat relevante kontaktuese për agjencitë lokale emergjente përgjegjëse. 6. Poseduesi i licencës informon të gjithë personat e përfshirë në çdo aktivitet që ka të bëjë me eksploziv lidhur me masat e sigurisë të dorëzuara me dokumentet e përgjithshme, planin për masat që do të ndërmerren, si dhe të siguroj trajnimin e tyre për t’u përballë me aksidentet dhe rastet tjera emergjente. 7. Trajnimet duhet të mbahen çdo gjashtë (6) muaj për të gjithë punonjësit apo personat e involvuar në punët me eksplozivë. 8. Objektet e planifikuara për prodhimin, tregtimin dhe deponimin e eksplozivëve duhet të jenë fizikisht dhe teknikisht të sigurta, si dhe duhet të jenë jashtë zonave urbane me përjashtim të depove të lejuara për vendet e shitjeve për fishekzjarrë. Kriteret për vendosjen e objekteve duhet të definohen dhe dorëzohen tek ministria për aprovim, që të sigurojnë vendosjen e duhur të depove për eksplozivë. 9. Secili posedues i licencës i përfshirë në aktivitetet e përdorimit të eksplozivëve në çfarëdo mënyre, organizon dhe mbikëqyrë ekzekutimin e masave dhe kushteve të përcaktuara me ligj. 10. Secili posedues i licencës që është i përfshirë në aktivitetin e prodhimit, tregtisë dhe përdorimit të eksplozivëve, është i obliguar të informojë menjëherë stacionin më të afërt të policisë mbi llojin dhe sasinë e eksplozivëve të humbur apo të vjedhur. 11. Secili posedues i licencës që prodhon apo deponon eksploziv apo fishekzjarr, do të marrë masat e nevojshme, që të shmangë rrezikun ndaj sigurisë dhe shëndetit të personave apo pronës. 12. Secili posedues i licencës që deponon eksplozivë në një lokacion, duhet të sigurojë që distanca ndarëse e përcaktuar, të mbahet në mes depos dhe objektit apo vendeve tjera jashtë atij lokacioni, mbi të cilin vlen ajo skemë. 13. Ministria me akt nënligjor do të përcaktoj kriteret për distancat e depove për eksplozivë dhe kriteret e sigurisë për deponimin dhe vendosjen e eksplozivëve. 14. Secili posedues i licencës do të sigurojë që qasja për personat e paautorizuar tek eksplozivët është e ndaluar. 16 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: License holders who produce or store explosives must keep fire-safety PSO documents and follow the listed warehouse fire-prevention rules.
Neni 17 Mbrojtja nga zjarri 1. Çdo posedues i licencës që prodhon ose është përgjegjëse për deponimin e materialeve të eksplozivëve duhet të hartojë dhe mirëmbajë dokumentet me rregullat e PSO për mbrojtjen nga zjarri, si në vijim: 1.1. ndalohet pirja e duhanit në 20 m nga depoja. JO DUHANI / JO DRITA TË ZHVESHURA, shenjat të jenë të dukshme dhe të jenë të vendosura përreth depos; 1.2. bari duhet prerë poshtë dhe të mirëmbahet shkurt, përreth depos; 1.3. flaka dhe pajisjet që prodhojnë shkëndija nuk duhet të përdoren brenda njëzet (20) m nga depoja. Kur këto pajisje janë të nevojshme për rregullimin e depos, të gjithë eksplozivët duhet larguar; 1.4. ngjyrat, vajrat, benzina si dhe materialet e tjera të ndezshme ndalohet të deponohen me eksplozivë. Materialet e autorizuara për pastrim mund të përdoren në depo për mirëmbajtje por duhet të largohen kur nuk janë në përdorim; 1.5. kontejnerët e zbrazur të çdo lloji nuk duhet të deponohen me eksplozivë; 1.6. së paku dy aparate për zjarrfikje me ujë, duhet të jenë në vende të dukshme jashtë çdo depoje të eksplozivëve; 1.7. të gjitha pajisjet e zjarrfikjes duhet të jenë të mirëmbajtura dhe të servisuara; 1.8. duhet të vendoset rrufepritës sipas standardeve të BE-së EN 62305; 1.9. tabela me artikujt të cilët nuk janë të lejuar në depo, duhet të jetë e vendosur në vend të dukshëm në hyrje të depos. Detajet e artikujve të ndaluar duhet të jenë si në vijim: 1.9.1. fanar, llampat me vaj, dhe stufat, si dhe të gjitha pajisjet që shkaktojnë shkënditje apo flakë; 1.9.2. shkrepëset, ose ndonjë gjë portative që shkakton shkënditje ose flakë; 1.9.3. pirja e duhanit. 1.9.4. lëngjet ndezëse dhe tretësit përveç atyre të lejuar për mirëmbajtje të kontejnerëve apo të cilët gjenden në rezervuarin e automjetit; 1.9.5. ushqimi dhe pijet; 1.9.6. të gjitha llojet e radio pajisjeve, duke përfshirë edhe telefonat mobil; 1.9.7. armët e zjarrit përveç atyre që mbahen nga rojet; 1.9.8. barërat përveç atyre që janë në kutinë e ndihmës së parë; 1.9.9. municioni që nuk është i lejuar të deponohet; 1.9.10. çdo burim i pambrojtur i energjisë elektrike. 17 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: License holders at explosive locations must take necessary precautions to prevent incidents and must display a clear, visible warning notice.
Neni 18 Mbrojtja e eksplozivëve nga eksplodimet 1. Secili posedues i licencës në kontroll apo në punë, në lokacionet për eksploziv duhet të marrë masa të nevojshme dhe të jetë i kujdesshëm për të parandaluar incidentet me eksplozivë në atë lokacion. 2. Poseduesi i licencës vendos njoftimin që paralajmëron personat në fabrikë mbi përgjegjësinë për kundërvajtje, i cili duhet të jetë i vendosur në vend të dukshëm i lexueshëm qartë, ashtu që çdokush që hyn në lokacion të mund ta shoh dhe ta lexoj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Explosives depots and retail fireworks shops must be licensed by the ministry, and operators must follow safety, storage, spacing, training, and facility-security requirements.
Neni 19 Deponimi 1. Depot e eksplozivëve dhe dyqanet e shitjes me pakicë të fishekzjarrëve licencohen nga ministria. 2. Personi juridik duhet të përmbush kriteret nga neni 16 i këtij ligji. 3. Secili person që deponon eksplozivë, duke përfshirë trajtimin, transportin brenda lokacionit dhe testimin e eksplozivëve që lidhet me atë deponim, do te marr të gjitha masat e nevojshme si në vijim: 3.1. parandalimin e zjarreve apo eksplodimeve të paplanifikuara; 3.2. kufizimin e nivelit të zjarrit apo eksplodimit, duke përfshirë masat për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe komunikimin e eksplodimeve nga një vend në tjetrin; 3.3. për mbrojtjen e personave nga efektet e zjarrit apo eksplodimit. 4. Personat juridik duhet të informojnë të gjithë personat e përfshirë në çfarëdo aktiviteti me eksplozivë mbi masat e sigurisë të paraqitura me dokumentet e veta të përgjithshme, në planin e masave, si dhe të sigurojë trajnimin për t’u përballë me aksidentet apo rastet tjera emergjente. 5. Secili person që deponon eksplozivë në një lokacion do të sigurojë që distanca e ndarjes së jashtme apo e brendshme, të mbahet në mes të eksplozivëve dhe deponisë si dhe objekteve apo vendeve të tjera jashtë atij lokacioni. Kriteret e vendosjes së eksplozivëve dhe distancave për deponim do të përcaktohen nga ministria me akt nënligjor sipas nenit 28 të këtij ligji. 6. Objektet për prodhim dhe deponim duhet të jenë të ndërtuara dhe të pajisura në atë mënyrë që të sigurojnë mbrojtjen e njerëzve, pasurisë dhe mjedisit. 7. Eksplozivët deponohen në objekte statike apo mobile të dedikuara për deponim. 8. Objektet për prodhim dhe deponim duhet të jenë të sigurta ndaj qasjes së pa autorizuar. 9. Ministria do të përcaktojë me akt nënligjor kriteret e objekteve për prodhim dhe deponim, si dhe kriteret për lokacionet e ngarkimit dhe shkarkimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve. 10. Dyqanet me pakicë të fishekzjarrëve duhet po ashtu të përmbushin kriteret e veçanta teknike dhe të sigurisë, të cilat përcaktohen në Ligjin për Mbrojtje nga Zjarri. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: People using premises for storing explosives or fireworks must take all measures to prevent unauthorized access.
Neni 20 Dizajni i depos Shfrytëzuesit e objekteve për deponimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve, duhet të marrin të gjitha masat për parandalimin e qasjes ndaj eksplozivëve apo fishekzjarrëve nga personat e paautorizuar. 18 - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Separation distances for depot construction must be based on risk classification and the quantity of explosives stored.
Neni 21 Zonat e rrezikut të eksplodimit dhe distancat ndarëse - siguria Distancat ndarëse në ndërtimin e depove duhet të bazohen në klasifikimin e rrezikut dhe sasinë e eksplozivëve në depo. Kriteret e distancave ndarëse dhe të vendosjes së depove, janë të cekura në udhëzuesin për siguri të eksplozivëve ose udhëzuesin për siguri të fishekzjarrëve. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Depots and explosive/fireworks production sites must be protected from unauthorized access, and entry without the license holder’s permission is prohibited.
Neni 22 Qasja e paautorizuar 1. Objektet e prodhimit dhe deponimit duhet të jenë të sigurta nga qasja e paautorizuar. 2. Asnjë person nuk duhet të hyjë pa lejen e poseduesit të licencës në: 2.1. depo, brenda apo jashtë lokacionit; 2.2. objektin e shfrytëzuar për prodhimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve brenda apo jashtë lokacionit; 2.3. lokacion me kufij qartë të shënjuar, në të cilin deponohen apo prodhohen eksplozivët apo fishekzjarrët. 3. Personi që posedon armë të zjarrit nuk mund të hyjë në depo. 4. Paragrafi 2. i këtij neni nuk aplikohet për depot e eksplozivëve që janë nën mbikëqyrjen e ministrisë. 5. Autorizimi mund t’ju lëshohet vetëm inspektorëve për eksplozivë të ministrisë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Inspektori, ofruesi i sigurisë ose poseduesi i licencës duhet ta njoftojë menjëherë policinë nëse dikush hyn ilegalisht ose mban armë zjarri në lokacionet e licencuara për eksplozivë ose fishekzjarrë.
Neni 23 Nëse personi futet ilegalisht ose mban armë të zjarrit në lokacionet e licencuara për eksplozivë apo fishekzjarrë, inspektori, ofruesi i sigurisë ose poseduesi i licencës duhet menjëherë ta informojë policinë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article requires safe handling and licensing controls for explosives and fireworks, with ministry permission and qualified personnel required for certain use and disposal.
Neni 24 Manovrimi dhe përdorimi i eksplozivëve të përgjithshëm 1. Para se punëdhënësi të lejoj punëtorin që të manovroj ose përdor eksplozivë apo fishekzjarrë, punëdhënësi duhet të sigurojë se ai person është personi përkatës. 2. Një person i cili është duke kryer ndonjë veprim që përfshinë eksplozivë apo fishekzjarrë, duhet të ndërmerr masa të arsyeshme dhe të kujdeset për të shmangur rrezikun e sigurisë, shëndetit ose pronës. 3. Personat juridik mund të përdorin eksplozivët apo fishekzjarrët, vetëm në lokacione dhe për qëllime të përcaktuara në licencën për përdorimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve. 4. Përdorimi i eksplozivëve apo fishekzjarrëve në ndonjë lokacion, duhet të bëhet vetëm me lejen e ministrisë, masat e zbatuara nga ministria do të rregullohen me akt nënligjor. 5. Përjashtimisht nga paragrafi 3. i këtij neni, në raste të veçanta ministria mund të vendos ndryshe. 6. Eksplozivët apo fishekzjarrët mund të asgjësohen vetëm në lokacionet ku lejohet asgjësimi, nëse sasia SNSH e eksplozivëve nuk tejkalon pesëdhjetë (50) kg apo sasinë e përcaktuar sipas udhëzuesit të prodhuesit. 19 7. Eksplozivët apo fishekzjarrët asgjësohen vetëm nga personeli i kualifikuar profesional, pas marrjes së pëlqimit nga ministria. 8. Eksplozivët e papërdorur që janë sjellë në lokacionin ku është bërë shpërthimi nga vendi i deponimit, nuk do të kthehen prapa në vendin e deponimit por do të asgjësohen në lokacionin e autorizuar për shpërthim. 9. Lokacionet për ngarkim dhe shkarkim të eksplozivëve jashtë objekteve të prodhuesit ose furnizuesit përcaktohen nga ministria në marrëveshje me komunat. 10. Personi juridik duhet të përmbush kriteret nga neni 16, paragrafët 1. deri 10. të këtij ligji. 11. Mospajtimi me këtë nen mund të jetë bazë për pezullim ose anulim e mbajtësit të autoritetit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A person must not prepare, handle, or use explosives or fireworks except as prescribed by this law.
Neni 25 Manovrimi dhe përdorimi Personi nuk duhet të përgatis eksplozivët apo fishekzjarrët për përdorim të manovroj ose të përdorë eksplozivë apo fishekzjarrë në ndonjë mënyrë tjetër nga mënyra e përcaktuar me këtë ligj. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Explosives must be transported only in line with the agreements referred to in Article 1(2).
Neni 26 Transporti i Eksplozivëve - Siguria Eksplozivët duhet të transportohen vetëm në pajtim me marrëveshjet nga paragrafi 2. i nenit 1 të këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A person disposing of explosives/fireworks or decontaminating contaminated goods must take reasonable steps to ensure they are disposed of or decontaminated safely.
Neni 27 Hedhja dhe asgjësimi 1. Personi i cili hedh eksplozivët apo fishekzjarrët ose dekontaminon mallrat e kontaminuara me eksplozivë, duhet të siguroj derisa të jetë praktikisht e arsyeshme, se ato do të hedhen ose dekontaminohen në mënyrë të sigurt. 2. Përdorimi i njërës nga katër metodat që janë djegia, detonimi, shpërbërja ose tretja me një tretës ose shkatërrim kimik, do të varet nga përbërja e eksplozivit, rreziqet e tij, lloji dhe pozita e lokacionit për hedhje. Groposja dhe hedhja në det nuk janë metoda të përshtatshme të hedhjes së eksplozivëve apo fishekzjarrëve. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry must set additional safety measures by subordinate act.
Neni 28 Kriteret e sigurisë shtesë 1. Ministria me akt nënligjor do të përcaktojë masat e mëposhtme të sigurisë, dhe më tej do të quhen Udhëzuesit për Siguri të Eksplozivëve USE respektivisht Udhëzues për Siguri të Fishekzjarrëve USF. 1.1. udhëzuesi për siguri të eksplozivëve përmban sigurinë për: 1.1.1. parandalimin e zjarrit; 1.1.2. parandalimin e shpërthimit; 1.1.3. sigurinë për prodhim; 1.1.4. siguria për zonat e rrezikut të shpërthimit dhe ndarjen në distancë; 1.1.5. qasje të eksplozivëve; 1.1.6. largimin e personave që hyjnë pa leje; 20 1.1.7. trajtimin dhe përdorimin e eksplozivëve; 1.1.8. transportim të eksplozivëve; 1.1.9. hedhjen dhe asgjësimin. 1.2. udhëzuesi për siguri të fishekzjarrëve përmban sigurinë për: 1.2.1. parandalimin e zjarrit; 1.2.2. siguria për parandalimin e shpërthimit; 1.2.3. siguria për prodhim; 1.2.4. zonat e rrezikut të shpërthimit dhe ndarjen në distancë; 1.2.5. qasje të fishekzjarrëve; 1.2.6. largimin e personave që hyjnë pa leje; 1.2.7. trajtimin dhe përdorimin e fishekzjarrëve; 1.2.8. transportim të fishekzjarrëve; 1.2.9. hedhjen dhe asgjësimin. KREU VIII LICENCAT DHE LEJET - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Ministria lëshon licencën e përgjithshme me kërkesë të aplikuesit dhe mund të lëshojë leje për disa veprimtari me eksplozivë dhe fishekzjarrë.
Neni 29 Specifikimet e përgjithshme 1. Licenca e përgjithshme lëshohet nga ministria me kërkesën e aplikuesit. 2. Licenca e përgjithshme lëshohet për personat juridik që aplikojnë në lëmitë si në vijim: 2.1. licenca për prodhimin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve; 2.2. licenca për import, eksport, transit dhe transferim të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve; 2.3. licenca për përdorimin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve. 3. Lejet e mëposhtme mund të lëshohen për personat juridik që aplikojnë për: 3.1. leje për import, eksport, transit ose transferimin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve; 3.2. leje për shitje me pakicë të fishekzjarrëve; 3.3. leje për deponim; 3.4. leje për asgjësim; 3.5. leje për prodhim; 3.6. leje për përdorimin e fishekzjarrëve; 21 3.7. leja për objektet ku bëhet prodhimi i eksplozivëve; 3.8. leja për përdorim (leja për minim); 4. Kriteret e përgjithshme për kërkesën e personit juridik që aplikon për licencat nga paragrafi 1. i këtij neni, janë si në vijim. 5. Kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i bashkangjiten dokumentet si në vijim: 5.1. certifikata e biznesit; 5.2. certifikata nga gjykata se personit juridik nuk i është ndaluar ose ndërprerë aktiviteti me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente; 5.3. garancioni bankar pesë (5) vjeçar me vlerë të dhjetëmijë (10.000) Euro. 6. Ministria do të përgjigjet brenda tridhjetë (30) ditësh në lidhje me kërkesën për licencë. 7. Ministria do të përgjigjet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh në lidhje me kërkesën për leje. 8. Ankesa bëhet sipas ligjit për procedurën administrative dhe ligjet e tjera relevante. 9. Licencat janë të vlefshme për një periudhë prej pesë (5) vjetësh. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Foreign legal persons may apply for a licence in Kosovo if they meet the same criteria as domestic applicants and comply with this law and other relevant laws in force.
Neni 30 Personat juridik të huaj Personat juridik nga vendet e huaja, kanë të drejtë të aplikojnë për licencë në Republikën e Kosovës, me kusht që ata të plotësojnë kriteret e njëjta si aplikantët vendor në përputhje me këtë ligj dhe ligjet tjera relevante në fuqi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Një person juridik mund të prodhojë eksplozivë ose fishekzjarrë vetëm pasi të marrë licencën dhe lejen nga ministria.
Neni 31 Licenca dhe leja për prodhim 1. Personi juridik mund të filloj prodhimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve, pasi që i është lëshuar licenca dhe leja për prodhim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve nga ministria. 2. Licenca për prodhim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve vlen pesë (5) vite nga data e lëshimit, me kohë të kufizuar dhe me kufizime tjera me qëllim që të sigurojë mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së personave, si dhe mbrojtjen e pronës dhe mjedisit. 3. Kërkesës për licencë për prodhim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve të përcaktuara nga paragrafi 1. i këtij neni duhet ti bashkëngjiten si në vijim: 3.1. të dhënat për llojin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve që planifikohen të prodhohen; 3.2. të dhënat për procesin dhe teknologjinë e prodhimit; 3.3. certifikata e personave të autorizuar ose të kualifikuar; 4. Para fillimit të prodhimit individual të një produkti eksploziv ose fishekzjarr, personi juridik i licencuar për prodhim do të kërkojë leje për prodhimin e eksplozivëve ose fishekzjarrëve. 5. Kërkesës nga paragrafi 4. i këtij neni duhet bashkëngjitur dokumentet si në vijim: 5.1. kopjen e licencës për prodhimin; 22 5.2. lejen për depo të sigurt; 5.3. lejen për objektet ku prodhohen eksplozivët; 5.4. planin emergjent; 5.5. planin e sigurisë së lokacionit. 6. Në bazë të licencës së lëshuar për prodhim, eksplozivi i prodhuar i nënshtrohet testimit pas gjashtë (6) muajve në vitin e parë dhe vazhdon për çdo dymbëdhjetë (12) muaj. 7. Kriteret nga paragrafi 1. dhe 4. i këtij neni nuk vlejnë për: 7.1. prodhimin e eksplozivëve për qëllime të analizave laboratorike, testimin, demonstrimin ose eksperimentin ku sasia totale e eksplozivëve që prodhohet në çdo kohë nuk tejkalon njëqind (100) gram; 7.2. prodhimin ose asgjësimin e municionit të armëve të vogla ose përgatitjen e fishekëve për përdorim me armë zjarri, që do të përdoren për shënim të ngjarjeve historike, ku sasia totale e mbushësit dhe shtytësit të përdorur në çdo kohë nuk tejkalon dy (2) kilogram, dhe për këto qëllime sasia e shtytësit të përdorur përfshinë shtytësin e larguar nga fisheku; 7.3. përgatitja e mbushjeve për shkrepje në lidhje me përdorimin e tyre; 7.4. përgatitja, montimi, çmontimi dhe vërja e kapsollës në përdorimin e fishekzjarrëve në vendet e planifikuara për përdorim; 7.5. përgatitja, montimi dhe aktivizimi i kapsollës së fishekzjarrëve, në sasitë prej jo mbi dhjetë (10) kilogram në çdo kohë, në lokacion në lidhje me të cilin personi juridik posedon licencën për deponim të eksplozivëve për qëllime të përdorimit të fishekzjarrëve që do të ofrohet nga ai person përgjegjës i personit juridik; 7.6. përgatitja, montimi dhe aktivizimi i kapsollës së eksplozivëve për përdorim në shfaqje teatrale, televizive ose kinema; 7.7. ripërpunimi i eksplozivëve për të formuar një produkt farmaceutik që në vete nuk është eksploziv; 7.8. përzierja për përdorim të menjëhershëm të nitrat amoniumit me karburant ose lëndë shpërthyese nga nitrat amoniumi me substancë tjetër në minierë ose gurëthyes, për të prodhuar eksplozivë që nuk hyn në funksion me kapsollë; 7.9. përdorimi i eksplozivëve të pandjeshëm në prodhim të produkteve të cilët nuk janë eksplozivë; 7.10. prodhimi i eksplozivëve nga një kompani që është pronë vartëse e një kompanie tjetër në lokacion, në lidhje me të cilën kompania tjetër mban licencën për prodhim të eksplozivëve, dhe prodhimi i tillë është pronë vartëse në pajtim me kushtet e asaj licence. 8. Leja për prodhimin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve është e vlefshme për dymbëdhjetë (12) muaj. 23 - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Explosives and fireworks may be placed on the market only if the stated criteria are met, and import/export/transit/transfer requires the required permit and supporting documents.
Neni 32 Licenca, dhe leja për import, eksport, transit dhe transferim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve 1. Eksplozivët apo fishekzjarrët mund të vendosen në treg nëse përmbushen kriteret nga neni 13 paragrafi 2. të këtij ligji. 2. Përveç kritereve të përcaktuara në nenin 13 paragrafi 1. dhe 2. të këtij ligji, për vendosjen e eksplozivëve apo fishekzjarrëve në treg duhet të përmbushen kriteret si në vijim: 2.1. shenja CE duhet të fiksohet në eksploziv dhe në paketim: 2.1.1. të natyrës së qëndrueshme ashtu që do të mbesin të dukshme, lehtë të lexueshme dhe të pashlyeshme gjatë transportit normal ose deponimit; 2.1.2. të është vendosur në eksplozivë ose kur nuk është praktike, vendoset në tiketën identifikuese që ngjitet për eksploziv dhe që është dizajnuar ashtu që pamundëson ripërdorimin e tij; 2.1.3. kur asnjëra nga të mësipërmet nuk janë praktike, atëherë ngjitet tiketa identifikuese në paketimin e eksplozivëve; 3. Kërkesës për licencë për import, eksport, transit ose transferimin e eksplozivëve ose fishekzjarrëve, duhet t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: 3.1. certifikata për regjistrim të biznesit; 3.2. certifikata ADR. 4. Para importimit, eksportimit, transitit ose transferimit të një produkti, eksplozivi apo fishekzjarri, personi juridik i licencuar për import, eksport, transit ose transferim duhet të kërkojë lejen për import, eksport, transit ose transferimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve. 5. Kërkesa nga paragrafi 3. i këtij neni përmban si në vijim: 5.1. emrin dhe adresën e personit juridik dhe personit përgjegjës; 5.2. emrin e eksplozivit dhe numrin identifikues të KB-së; 5.3. emrin dhe adresën e prodhuesit; 5.4. emrin dhe adresën e shitësit ose dërguesit të eksplozivit dhe emrin dhe adresën e blerësit ose pranuesit të eksplozivit; 5.5. emrin dhe adresën e vozitësit të automjetit, tipin e automjetit dhe numrin e targave të automjetit; 5.6. sasinë e eksplozivëve; 5.7. tabelën e të dhënave të sigurisë; 5.8. informatat identifikuese të eksplozivëve apo fishekzjarrëve; 5.9. datën dhe kohën e importit, eksportit dhe transitit; 5.10. kohën dhe vendin e ndalesave të parashikuara; 24 5.11. hyrjen dhe daljen në kalimin kufitar dhe rrugën e transportit. nëse është e aplikueshme; 5.12. qëllimi i transferimit nëse është i aplikueshme. 6. Kërkesës nga paragrafi 5. i këtij neni duhet t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: 6.1. kopja e licencës për import, eksport, transit ose transferim; 6.2. licencën e importit ose transitit të vendit në të cilin eksplozivët janë duke u eksportuar ose përmes së cilit është duke u bërë transiti i eksplozivëve; 6.3. certifikatën e përdoruesit të fundit. 7. Do të kërkohet dëshmia e kushteve adekuate për transport në përputhje me normat ndërkombëtare. 8. Ministria përcakton masat e veçanta të sigurisë për import, eksport apo kalim transit nëpër territorin e Republikës së Kosovës. 9. Personat përgjegjës të personave juridik të cilët janë duke transportuar eksplozivët apo fishekzjarrët obligohen që licencën për import, eksport, transit apo transferim ta posedojnë me vete dhe duhet t’ia prezantojnë Policisë së Kosovës me kërkesën e tyre. 10. Eksporti i eksplozivëve mbikëqyret nga ministria në pajtim me ligjet relevante në fuqi. 11. Leja për eksport, import, transit ose transferim vlen në afatin kohor prej tridhjetë (30) ditësh, për negocimin dhe kontraktimin dhe mund të shfrytëzohet vetëm për një ditë dhe atë për ditën kur transportohet artikulli. 12. Në rast të rrezikimit të sigurisë publike dhe për të parandaluar posedimin dhe përdorimin ilegal të eksplozivëve, ministria mund të kufizoj ose të ndaloj importin eksportin transitin ose transferimin e eksplozivëve. 13. Ministria përkohësisht mund të kufizojë ose të ndalojë transferimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve në tërë territorin, ose në një pjesë të territorit të Kosovës, më qëllim të ruajtjes së sigurisë publike. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Legal persons may use explosives or fireworks only with a ministry license; some fireworks permits are issued by ministry or local police, with required documents and decision deadlines.
Neni 33 Licenca dhe leja për përdorimin e eksplozivëve ose fishekzjarrëve 1. Personat juridik mund të përdorin eksplozivë apo fishekzjarrë, nëse i është lëshuar licenca për përdorimin e eksplozivëve ose fishekzjarrëve nga ministria. 2. Licenca për përdorimin e eksplozivëve ose fishekzjarrëve është e vlefshme pesë (5) vjet nga data e lëshimit, duke qenë afat kohor i kufizuar dhe subjekt i kufizimeve të tjera me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së e shëndetit dhe jetës së njerëzve, pronës dhe mjedisit. 3. Kërkesës për licencë për përdorimin e eksplozivëve ose fishekzjarrëve duhet t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: 3.1. të dhënat për llojin e eksplozivëve ose fishekzjarrëve, të cilat janë planifikuar të përdoren; 3.2. të dhënat për procesin dhe teknologjinë e përdorimit; 3.3. certifikata e personave të autorizuar ose të kualifikuar. 25 4. Para përdorimit të një produkti, eksplozivi ose fishekzjarrëve, personi juridik i licencuar për prodhim, duhet të parashtroj kërkesë për leje për përdorimin e eksplozivëve, dhe leje të kategorisë 4 apo T2. 5. Kërkesës nga paragrafi 4. i këtij neni duhet t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: 5.1. kopjen e lejes për deponimin e sigurt; 5.2. planin emergjent; 5.3. planin e sigurisë së lokacionit; 6. Leja për përdorim të eksplozivëve është e vlefshme për një periudhë të kufizuar kohore (koha e nevojshme për procesin). 7. Leja për përdorimin e fishekzjarrëve të kategorisë 2 dhe 3 për një person fizik mund të lëshohet nga stacioni i policisë lokale sipas kërkesës. 8. Kërkesës nga paragrafi 7. i këtij neni i bashkëngjitet harta e lokacionit. 9. Policia lokale do të vendosë mbi kërkesën brenda tetë (8) ditëve. 10. Leja për përdorimin e fishekzjarrëve të kategorisë 4, T1 dhe T2, mund të lëshohet për personin juridik të licencuar nga ministria, sipas kërkesës. 11. Kërkesës nga paragrafi 10. i këtij neni i bashkëngjitet harta e lokacionit. 12. Ministria do të vendosë mbi kërkesën brenda tetë (8) ditëve. 13. Leja është e vlefshme për një ditë ose numrin e ditëve të miratuar nga ministria. 14. Ministria ka të drejtë me njoftim publik të ndalojë përdorimin dhe shitjen e fishekzjarrëve për kategoritë 2, 3 dhe 4, kur është e nevojshme gjatë periudhave të thatësirave klimatike dhe kur rreziku i zjarrit është në nivel shumë të lartë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Lejet për shitjen e eksplozivëve ose fishekzjarrëve jepen nga ministria sipas kërkesës.
Neni 34 Leja për shitjen e eksplozivëve ose fishekzjarrëve 1. Në bazë të kërkesës leja për shitjen e eksplozivëve ose fishekzjarrëve lëshohet nga ministria: 1.1. për shitjen e eksplozivëve për personat juridik, dhe në mes personave juridik vetëm në raste të veçanta; 1.2. për shitjen e fishekzjarrëve për dyqanet me pakicë. 2. Kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: 2.1. kopja e certifikatës së biznesit; 2.2. certifikatën nga gjykata se ndaj personit juridik nuk është duke u zhvilluar proces gjyqësor apo është ndërprerë me vendim të formës së prerë nga gjykata kompetente; 2.3. kopja e lejes për deponim; 2.4. kopja e certifikatës e personit të kualifikuar sipas nenit 8 të këtij ligji; 2.5. plani emergjent; 26 2.6. plani i sigurisë së lokacionit. 3. Ministria do të vendosë brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me lejet për shitje për eksplozivë apo për fishekzjarrë. 4. E drejta për ankesë aplikohet në përputhje me ligjin për procedurën administrative. 5. Leja për shitjen e eksplozivëve është e vlefshme për pesë (5) vjet. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Personat juridikë mund të depozitojnë eksplozivë ose fishekzjarrë vetëm me leje deponimi dhe duke i plotësuar kushtet e lejes; disa sasi të vogla përjashtohen.
Neni 35 Leja për deponim 1. Personi juridik duhet të deponojë eksplozivë ose fishekzjarrë vetëm nëse posedon leje për deponim dhe përmbush kushtet e kësaj leje. 2. Përjashtimet nga paragrafi 1. i këtij neni janë: 2.1. barut i zi deri në pesë (5) kg, barut konvencional; 2.2. fishekzjarrë të kategorisë 2 dhe 3 deri në një (1) kg. 3. Leja mund t'ju lëshohet personave juridik në bazë të kërkesës. 4. Kërkesës për leje nga paragrafi 3. i këtij neni i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: 4.1. kopja e lejes për tregti, prodhim ose përdorim të eksplozivëve ose fishekzjarrëve; 4.2. plani i projektit sipas neneve 19, 20 dhe 21 të këtij ligji; 4.3. ekstrakti nga plani i kadastrës së komunës lokale (1:25.000); 4.4. skema e hollësishme në vendin e deponimit në 1:1000; 4.5. lloji i propozuar i eksplozivëve KB Grupi i rrezikshmërisë dhe SNSH; 4.6. vlerësimi i rrezikut. 5. Ministria do të vendosë brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën. 6. Leja për deponim është e vlefshme për pesë (5) vjet. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Disposal must follow the procedures in Articles 24 and 27. A disposal permit may be granted on request to certain licensed legal persons. The Ministry must decide on the request within 30 days.
Neni 36 Leja për asgjësim 1. Asgjësimi duhet të jetë në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenin 24 dhe 27 të këtij ligji. 2. Leja për asgjësim nuk aplikohet për procedurat e zbatuara në vendin e licencuar të caktuar për shpërthim, ku asgjësohen eksplozivët që kanë mbetur të pa përdorur pasi që janë larguar nga depoja. 3. Leja për asgjësim mund t’i jepet personit juridik të licencuar për prodhim ose përdorim, ose personit juridik të lejuar për tregti në bazë të kërkesës. 4. Kërkesa nga paragrafi 3. i këtij neni duhet të përmbajë si në vijim: 4.1. kopjen e licencës apo lejes përkatëse; 27 4.2. vendin e asgjësimit; 4.3. procedurën e propozuar për asgjësim. 5. Ministria do të vendos brenda tridhjetë (30) ditësh në lidhje me kërkesën. 6. Leja për asgjësim është e vlefshme për një ditë ose për numrin e ditëve të miratuara nga ministria. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Legal persons may be granted a permit for explosive/fireworks facilities if they apply by request.
Neni 37 Leja e objekteve për prodhimin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve 1. Leja mund t'iu lëshohet personave juridik të cilët aplikojnë në bazë të kërkesës. 2. Kërkesa nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të përmbajë si në vijim: 2.1. kopjen e lejes, për prodhimin apo përdorimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve; 2.2. planin e projektit sipas neneve 19, 20 dhe 21 të këtij ligji; 2.3. ekstrakt nga plani i kadastrës së komunës lokale (1:25.000); 2.4. skemën e hollësishme të vendit të deponimit në 1:1000; 2.5. lloji i propozuar i eksplozivëve KB grup i rrezikshmërisë dhe SNSH; 2.6. vlerësimin e rrezikut; 2.7. vendosjen e sistemit të sigurisë elektrike sipas standardeve evropiane. 3. Ministria do të vendosë brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën. 4. Leja për deponim është e vlefshme për pesë (5) vjet. KREU IX NDRYSHIMI DHE REVOKIMI I LICENCËS DHE LEJES - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Ministry may change a license or permit, and the holder may apply for changes and must be notified in writing if the change is refused.
Neni 38 Ndryshimi i licencave dhe lejeve 1. Ministria mund të ndryshojë licencën ose lejen: 1.1. kur ndryshon distanca e ndarjes sipas nenit 21 të këtij ligji; 1.2. kur ndryshimi është i nevojshëm për të ofruar sigurinë; 1.3. kur ka ndryshime në të dhënat e personit juridik. 2. Licenca apo leja mund të ndryshohet nga ministria, pa pajtim të të licencuarit. 3. Poseduesi i licencës mund të aplikojë në ministri për ndryshim të licencës ose lejes në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh para se aplikuesi ta kërkoj ndryshimin e lejes apo licencës në mënyrë që të prodhoj efekte. 28 4. Ministria mund të ndryshojë licencën ose lejen vetëm nëse përcakton se ndryshimi është në interes të administrimit efektiv të këtij ligji,me ç’rast të licencuarin e njofton me shkrim në lidhje me vendimin dhe ndryshimin. 5. Nëse ministria vendos për mos ndryshimin e licencës ose lejes duhet menjëherë ta njoftoj me shkrim poseduesin e licencës në lidhje me: 5.1. vendimin; 5.2. arsyetimin për vendimin; 5.3. të drejtën e mbajtësit për ankesë sipas Ligjit për Procedurën Administrative. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Ministry must revoke a license or permit if the listed grounds occur, and the license holder must return the license and remove explosives within set deadlines.
Neni 39 Revokimi i licencës dhe lejeve 1. Ministria do të revokojë licencën ose lejen e lëshuar nëse: 1.1. ka pasur ndryshim në vend ose nëse vendi në të cilin eksplozivët prodhohen apo deponohen nuk është më i përshtatshëm për prodhimin ose deponimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve; 1.2. Ministria, merr informata se poseduesit të licencës, të cilit i është lëshuar licenca ose leja, është person i pa aftë për atë lloj të lejes apo licencës; 1.3. në marrëveshje me poseduesin e licencës ose personin përgjegjës; 1.4. poseduesi i licencës nuk i përmbush më kriteret e përcaktuara me këtë ligj; 1.5. nëse poseduesi i licencës nuk ushtron veprimtarinë e prodhimit të eksplozivëve brenda një (1) viti nga lëshimi i licencës për prodhimin e eksplozivëve, ose ndërpret veprimtarinë e tij për më shumë se dy (2) vjet. 2. Personit të cilit i është revokuar licenca do të sigurojë që të gjithë eksplozivët janë larguar nga vendi brenda njëzet (20) ditëve pas revokimit të licencës: 3. Licenca duhet t’i kthehet ministrisë në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga data që revokimi hyn në fuqi. 4. Të gjitha, evidenca të cilat janë mbajtur në bazë të dispozitave të këtij ligji, i dërgohen ministrisë nga të licencuarit, jo më vonë se tetë (8) ditë pasi që vendimi për revokim të bëhet i plotfuqishëm. 5. Në rast të revokimit të licencës konfiskimi behet sipas Kodit Penal, nëse personi juridik nuk bashkëpunon me organin kompetent. KREU X EVIDENCA DHE MBAJTJA E TË DHËNAVE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Ministria must keep specified records about explosives and fireworks, and licence holders must notify the ministry when production, trade, use, or related processes start, stop, or change.
Neni 40 Mbajtja e të dhënave 1. Ministria duhet të mbaj regjistrin e të dhënave si në vijim: 1.1. emrin dhe adresën e të licencuarit dhe personit përgjegjës; 1.2. adresën e lokacionit ku prodhohen, deponohen, ose përdoren eksplozivët; 29 1.3. llojin e rrezikut dhe sasinë maksimale të eksplozivëve apo fishekzjarrëve që mund të deponohen njëkohësisht; 1.4. natyrën e poseduesit të licencës dhe qëllimin e përdorimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve; 1.5. llojin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve të prodhuar ose të deponuar; 1.6. planin në shkallë të lejuar për të treguar distancat ndarëse ose kushtet e licencës që duhet të mbahen rreth depove dhe objekteve ku prodhohen eksplozivët ose fishekzjarrët; 1.7. hartën në shkallë të mjaftueshme që tregon lokacionin e depove; 1.8. llojin e depove, përfshirë materialin nga i cili është ndërtuar. 2. Poseduesit e licencës për prodhim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve obligohet që të njoftojnë ministrinë për çdo fillim ose ndërprerje të procesit të prodhimit, tregtisë apo përdorimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve. 3. Poseduesit e licencës obligohen që të njoftojnë ministrinë për çdo ndryshim në procesin e prodhimit, tregtisë apo përdorimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve. 4. Ministria me qëllim të posedimit të të dhënave, mban evidencat si në vijim: 4.1. evidencën për licencat e lëshuara për prodhim, tregti, import, eksport, transit, transferim, deponim dhe përdorim; 4.2. evidencën për licencat e revokuara për prodhim, tregti, import, eksport, transit, transferim, deponim dhe përdorim; 4.3. evidencën për mostrat e marra të eksplozivëve; 4.4. evidencën e eksplozivëve me udhëzuesit për përdorim, për të cilën është dhënë leja nga ministria; 4.5. evidencën e lejeve të lëshuara. 5. Ministria me akt nënligjor përcakton mënyrën e mbajtjes së evidencës, formatin dhe përmbajtjen e të dhënave. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: License holders dealing with explosives or fireworks must keep updated, secure records and retain them for the stated periods; the ministry may inspect related documents for investigations.
Neni 41 Të dhënat për prodhim, tregti, shitje dhe përdorim 1. Çdo posedues i licencës që kërkon posedimin ose mbajtjen e ndonjë eksplozivi ose fishekzjarri, do të vendosë dhe do të mirëmbajë të dhënat e përditësuar në vend të sigurt për njëzet (20) vite nga data e futjes së të dhënave të fundit. 2. Çdo posedues i licencës që është prodhues i eksplozivëve apo fishekzjarrëve, do të mbajë evidenca për llojin dhe sasinë e eksplozivëve apo fishekzjarrëve të prodhuar, të shitur dhe asgjësuar. Të dhënat duhet të ruhen së paku tridhjetë (30) vite. 3. Çdo posedues i licencës që është angazhuar në aktivitetin e tregtisë, importit, eksportit, transitit, transferimit dhe përdorimit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve, duhet patjetër të mbajë evidencë për llojet dhe sasinë e eksplozivëve apo fishekzjarrëve të blerë, shitur asgjësuar dhe, të kthyer. 30 4. Mënyra e mbajtjes së evidencës, formati dhe përmbajtja e të dhënave, do të përcaktohen me akt nënligjor nga ministria. 5. Ministria mund të inspektojë dokumentin ose artikujt, dhe të bëj kopje, fotografi, ose të merr ekstrakte nga dokumenti ose artikulli, nëse është e nevojshme për hetimin. 6. Për çdo lloj të eksplozivit apo fishekzjarrëve, poseduesi i licencës duhet të mbajë: 6.1. deklaratën e përshtatshmërisë; 6.2. specifikat teknike; 6.3. udhëzuesit për përdorim, deponim dhe asgjësim; 6.4. shënjimin e klasës së produkteve eksplozive piroteknike; 6.5. shenjën me të dhënat për siguri. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: License holders handling explosives or fireworks must report any loss immediately to the ministry and Kosovo Police.
Neni 42 Raportimi i eksplozivëve të humbur 1. Çdo posedues i licencës që posedon, mban, mbush, zbraz ose transporton eksplozivë apo fishekzjarrë, do të sigurojë se humbja e çfarëdo eksplozivi apo fishekzjarrëve të raportohet menjëherë në ministri dhe Polici të Kosovës: 1.1. datën dhe kohën kur është zbuluar humbja për herë të parë; 1.2. vendin ku është zbuluar; 1.3. përshkrimin e çdo lloji të eksplozivit apo fishekzjarrëve që është humbur; 1.4. për çdo lloj eksplozivi apo fishekzjarri të humbur, numrin e artikujve të humbur dhe peshën totale nominale. KREU XI INCIDENTE DHE AKSIDENTE - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Licence holders for explosives or fireworks who are involved in an incident must immediately notify the Ministry and the Kosovo Police.
Neni 43 Raportimi i incidenteve Poseduesit e licencës së eksplozivëve apo fishekzjarrëve, të cilët janë përfshirë në incident me eksplozivë apo fishekzjarrë, duhet menjëherë ta njoftojnë Ministrinë dhe Policinë e Kosovës, me njoftimin verbal të përcjellur me shkrim për incidentin dhe humbjen e jetës, lëndimet personale ose dëmtimet e pronës, të shkaktuara nga incidenti. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Inspektori must hetojë incidentet me eksplozivë ose fishekzjarrë me Policinë e Kosovës dhe KPMM; poseduesi i licencës must mos lejojë ndërhyrje në vendin e incidentit derisa të regjistrohen të dhënat; ministria duhet ta rregullojë këtë hetim me akt nënligjor.
Neni 44 Hetimi i incidenteve me eksplozivë 1. Inspektori duhet të hetojë incidentin me eksplozivë apo fishekzjarrë në bashkëpunim me inspektorët e Policisë së Kosovës dhe KPMM-së, në rast të incidentit me eksplozivë në vendin e minimit. 2. Poseduesi i licencës duhet të siguroj se në vendin e incidentit nuk është ndërhyrë derisa të gjitha të dhënat rreth incidentit kanë qenë të regjistruara: 2.1. duhet të fotografohet vendi; 31 2.2. të merren matjet e mjaftueshme për të lejuar zhvillimin e një plani të saktë të vendit; 2.3. lista e dëshmitarëve të cilët kanë qenë pjesë e incidentit. 3. Hetimi i aksidenteve dhe incidenteve me eksplozivë duhet të rregullohet me akt nënligjor nga ministria. KREU XII PROCEDURAT E VEÇANTA - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Certain legal persons controlling locations with explosives or fireworks must carry out a risk assessment.
Neni 45 Vlerësimi i rrezikut 1. Çdo person juridik që ka nën kontroll lokacionin me eksploziv apo fishekzjarr, duhet të bëj vlerësimin e rrezikut. 2. Ministria mund të lëshojë njoftim me shkrim duke kërkuar nga personat që janë në kontroll ose që punojnë në ato lokacione, që të ndërmarrin hapa të nevojshëm për të parandaluar, larguar ose zvogëluar rrezikun. 3. Njoftimi nga paragrafi 2. i këtij neni duhet të përmbaj si në vijim: 3.1. situatën që inspektori vlerëson se shkakton rrezik; 3.2. arsyet për krijimin e situatës. 4. Ministria do të përcaktoj me akt nënligjor mënyrën për vlerësimin e rrezikut. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Operatorët e lokacionit duhet të përgatisin një plan emergjent, ta përditësojnë çdo vit dhe ta testojnë çdo vit. Autoriteti lokal duhet të sigurojë pjesëmarrjen e shërbimeve emergjente gjatë testimit.
Neni 46 Procedurat emergjente 1. Çdo operator i lokacionit duhet të përgatis planin emergjent në lokacion. 2. Plani emergjent, duhet të përditësohet çdo vit. 3. Plani emergjent duhet të testohet çdo vit; 4. Autoriteti lokal është përgjegjës për të siguruar pjesëmarrjen e shërbimeve emergjente gjatë testimit të përcaktuara në paragrafin 3. të këtij neni. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Ministry and KPMM must coordinate with the competent aviation security authority for each special case of civil use of explosives.
Neni 47 Mbrojtja e hapësirës ajrore 1. Ministria dhe KPMM-ja do të sigurojnë koordinim me organin kompetent për sigurinë e aviacionit për çdo rast të veçantë të përdorimit civil të eksplozivëve. 2. Procedurat e veçanta për ruajtjen e sigurisë së aviacionit do të përcaktohet me akt nënligjor nga ministria. 32 KREU XIII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A legal person can be fined for a range of explosives-related violations, with higher fines for more serious conduct, and confiscation of explosives is ordered for certain minor offenses.
Neni 48 Gjobat 1. Personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri shtatëmijë (7000) Euro nëse: 1.1. nuk e informon stacionin më të afërm të policisë rreth eksplozivëve të vjedhur ose të humbur, sipas paragrafit 8. të nenit 16 të këtij ligji; 1.2. nuk i dërgon evidencat ministrisë në afatin e caktuar sipas paragrafi 3. të nenit 39 të këtij ligji; 1.3. nuk informon ministrinë për fillimin ose ndërprerjen e prodhimit sipas paragrafit 2. nenit 40 të këtij ligji; 1.4. nuk e tregon licencën me kërkesë të zyrtarit të policisë sipas paragrafit 8. të nenit 32 të këtij ligji; 1.5. nuk mban evidenca sipas nenit 41 këtij ligji. 2. Personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) deri pesëmbëdhjetëmijë (15000) Euro nëse: 2.1. nxjerr eksplozivët në treg apo fillon të përdor eksplozivët para se ministria t’i ketë lëshuar lejen dhe udhëzuesin për përdorim dhe asgjësim sipas paragrafit 2. të nenit 13 të këtij ligji; 2.2. prodhon eksplozivë apo fishekzjarrë pas skadimit të afatit të licencës në kundërshtim me paragrafin 2. të nenit 31 të këtij ligji; 2.3. nuk posedon të dhënat e përcaktuara në paragrafin 6. të nenit 41 të këtij ligji; 2.4. shet eksplozivë në kundërshtim me paragrafin 2. të nenit 14 të këtij ligji; 2.5. transferon eksplozivë apo fishekzjarrë në kundërshtim me paragrafin 1. dhe 3. të nenit 32 të këtij ligji; 2.6. përdorimi i eksplozivëve në kundërshtim me paragrafin 4. nenin 24 të këtij ligji. 3. Personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10000) deri tridhjetepesëmijë (35000) Euro nëse: 3.1. nuk siguron mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve, pronës dhe mjedisit sipas paragrafit 1. dhe 2. të nenit 16 të këtij ligji; 3.2. nuk garanton objekte të sigurta fizikisht dhe teknikisht për prodhim, tregtim dhe deponim të eksplozivëve sipas paragrafit 6. të nenit 16 të këtij ligji; 3.3. nxjerr eksplozivë në treg ose fillon përdorimin e eksplozivëve në kundërshtim me paragrafin 1. të nenit 13 të këtij ligji; 3.4. lejon përdorimin e eksplozivëve nga personeli i pakualifikuar në kundërshtim me nenin 9 të këtij ligji; 33 3.5. prodhon eksplozivë apo fishekzjarrë në kundërshtim me nenin 31 paragrafin 1. dhe 3. të këtij ligji; 3.6. prodhon eksplozivë apo fishekzjarrë në kundërshtim me paragrafin 2. të nenit 31 të këtij ligji; 3.7. përdorë eksplozivët në kundërshtim me paragrafin 4. nenin 24 të këtij ligji; 3.8. eksporton eksplozivët apo fishekzjarrët në kundërshtim me paragrafin 1., 3. dhe 4. neni 32 të këtij ligji; 3.9. importon eksplozivët apo fishekzjarrët në kundërshtim me nenin 32 të këtij ligji; 3.10. transferon eksplozivë apo fishekzjarrë në kundërshtim me kufizimet sipas paragrafit 11. të nenit 32 të këtij ligji; 3.11. nuk siguron mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve sipas paragrafit 5. të nenit 24 të këtij ligji; 3.12. nuk asgjëson eksplozivët e papërdorur sipas paragrafit 10. të nenit 24 të këtij ligji; 3.13. asgjëson eksplozivët në kundërshtim me paragrafin 7. të nenit 24 të këtij ligji; 3.14. asgjëson eksplozivë në kundërshtim me paragrafin 8. të nenit 24 të këtij ligji; 3.15. deponon eksplozivët apo fishekzjarrët në kundërshtim me paragrafin 1. të nenit 35 të këtij ligji; 3.16. lejon që eksplozivët të përdoren nga personel i pakualifikuar në kundërshtim me paragrafin 2. të nenit 9 të këtij ligji; 3.17. nuk e informon ministrinë sipas paragrafit 3. neni 40 të këtij ligji. 4. Konfiskimi i eksplozivëve duhet të urdhërohet si një sanksion dytësor për kundërvajtje të vogla nga nën-paragrafët 2.4 të paragrafit 2. dhe nën-paragrafit 3.7 të paragrafit 3. të këtij neni. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Workers of authorized bodies can be fined for certain explosive/fireworks offences, and police may temporarily seize related products.
Neni 49 1. Punëtorët e organeve të autorizuara dënohen për kundërvajtje me gjobë në shumën prej njëqind (100) deri pesëqind (500) Euro nëse: 1.1. prodhon eksplozivë apo fishekzjarrë në kundërshtim me paragrafin 1. dhe 3. të nenit 31 të këtij ligji; 1.2. shet eksplozivë apo fishekzjarrë në kundërshtim me paragrafin 2. të nenit 14 të këtij ligji; 1.3. përdorimi i eksplozivëve në kundërshtim me paragrafin 4. nenin 24 të këtij ligji. 2. Zyrtari i policisë në pajtim me legjislacionin penal konfiskon përkohësisht produktet nga nën-paragrafi 1.3 i paragrafit 1. të këtij neni në vendin e ndodhjes së kundërvajtjes. 3. Konfiskimi i eksplozivëve mund të urdhërohet si sanksion dytësor për kundërvajtje nga ky nen. 34 - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: An authorized-body worker is fined 100 Euro if they do not present a license when requested by a police officer.
Neni 50 Punëtori i organeve të autorizuara dënohet me gjobë në shumën prej njëqind (100) Euro në vendin e kryerjes së kundërvajtjes, nëse nuk e prezanton licencën me kërkesën e zyrtarit policor. KERU XIV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: A ministry may set specific terminology for civil explosives by subordinate act, using the cited EU standard.
Neni 51 1. Memorandumi i Mirëkuptimit mund të nënshkruhet që të fitohen njohuri profesionale në rastet kur nevojiten ekspertizat e veçanta. 2. Terminologjia specifike për eksplozivë për përdorim civil sipas standardeve të BE-së 13857 -1: 2003 përcaktohet me akt nënligjor nga ministria. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: All funds realized under this law must be paid into the budget of the Republic of Kosovo.
Neni 52 Të gjitha mjetet e realizuara në bazë të këtij ligji derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Ministria, policia, doganat dhe organet tjera mbikëqyrëse e inspektuese mbikëqyrin zbatimin e këtij ligji, secila sipas kompetencave të veta.
Neni 53 Mbikëqyrja Mbikëqyrja për zbatimin e këtij ligji bëhet nga ministria, policia, doganat dhe organet tjera mbikëqyrëse dhe inspektuese, secila në pajtim me kompetencat e veta. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Old licences or permits stay valid if they were valid and have not expired or been lawfully ended. Pending licence/permit applications submitted before the law starts must be processed under this law, and the relevant licences or permits are determined six months after entry into force.
Neni 54 Licencat Ekzistuese 1. Licenca apo leja e lëshuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji duhet të vazhdojë të jetë e vlefshme nëse: 1.1. është e vlefshme; 1.2. nuk ka skaduar apo ndryshe në mënyrë të vlefshme dhe ligjërisht është përfunduar në përputhje me termat dhe kushtet e saj. 2. Kërkesa për licencë apo leje e cila është parashtruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, dhe për të njëjtën nuk ka përfunduar procedura e vendosjes, duhet të procedohet dhe t’i nënshtrohet dispozitave të këtij ligji. 3. Licencat apo lejet sipas paragrafit 1. dhe 2. përcaktohen gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals Law on Civil Use of Explosives No. 03/L-005.
Neni 55 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji për Përdorim Civil të Eksplozivëve nr. 03/L-005. 35 - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: This law enters into force 6 months after publication in the Official Gazette.
Neni 56 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-022 29 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-014-2011, datë 09.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in