LIGJI NR. 04/L-023 PËR PERSONA TË ZHDUKUR
This text is the preamble to the Kosovo law on missing persons and introduces the law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-023
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble to the Kosovo law on missing persons and introduces the law. Ky nen thotë se ligji mbron të drejtat dhe interesat e personave të zhdukur dhe të familjarëve të tyre, veçanërisht të drejtën e familjarëve për të ditur fatin e tyre. This article defines key terms used in the law about missing persons. Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre kanë të drejta të barabarta dhe nuk mund të diskriminohen. Të drejtat dhe interesat e personit të zhdukur nuk duhet të cenohen për shkak të statusit të tij si person i zhdukur.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-023 PËR PERSONA TË ZHDUKUR
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble to the Kosovo law on missing persons and introduces the law.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 14 SHTATOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-023 PËR PERSONA TË ZHDUKUR Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PERSONA TË ZHDUKUR KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji mbron të drejtat dhe interesat e personave të zhdukur dhe të familjarëve të tyre, veçanërisht të drejtën e familjarëve për të ditur fatin e tyre.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Ky ligj ka për qëllim të mbrojë të drejtat dhe interesat e personave të zhdukur dhe familjarëve të tyre, në veçanti të drejtën e familjarëve për të ditur fatin e personave të zhdukur, të cilët u zhdukën gjatë periudhës 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, si pasojë e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. 2. Me këtë ligj, po ashtu, përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law about missing persons.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Person i zhdukur është personi vendndodhja e të cilit është e panjohur për familjarët dhe kërkuesit e tij/saj dhe i cili në bazë të informacionit të besueshëm, është zhdukur në periudhën mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, si pasojë e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. 1.2. Familjar i personit të zhdukur nënkupton pjesëtarin e familjes së një personi të zhdukur të përcaktuar me dispozitat e Ligjit për Familjen i Kosovës nëse nuk specifikohet ndryshe, për qëllime të këtij ligji. 1.3. Regjistri Qendror i Personave të Zhdukur nënkupton bazën kryesore të të dhënave të mbledhura në lidhje me procesin e kërkimit, gjetjes, identifikimit të personave të zhdukur dhe të drejtave tjera për personin apo familjarët e tij/saj. 1.4. Informacion i besueshëm konsiderohet informacioni nga i cili është e mundur të arrihet në mënyrë të besueshme në përfundimin se vendndodhja e një personi të caktuar është e panjohur për familjarët e tij/saj ose në rastin e atyre që nuk kanë familjarë, personi nuk gjendet në vendin e tij/saj të përhershëm apo të përkohshëm të banimit. 1.5. Të dhënat minimale për personin e zhdukur – përbëhen nga emri, emri i prindit dhe mbiemri i personit, gjinia, vendi dhe data ose vetëm viti i lindjes, vendi dhe data ose vetëm viti i supozuar i zhdukjes dhe rrethanat e zhdukjes. 2 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre kanë të drejta të barabarta dhe nuk mund të diskriminohen.
Neni 3 Ndalimi i Diskriminimit Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre gëzojnë të drejta të barabarta dhe përjashtohen nga çdo formë e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. KREU II TË DREJTAT E PERSONIT TË ZHDUKUR DHE FAMILJARËVE TË TIJ - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Të drejtat dhe interesat e personit të zhdukur nuk duhet të cenohen për shkak të statusit të tij si person i zhdukur.
Neni 4 Të drejtat e personit të zhdukur Të drejtat dhe interesat e personit të zhdukur nuk paragjykohen për shkak të statusit të tij si person i zhdukur. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë të informohen për fatin e tyre, dhe Komisioni duhet t’i njoftojë me shkrim e t’i shqyrtojë kërkesat.
Neni 5 E drejta e familjarëve për t’u informuar për fatin e personave të zhdukur 1. Çdokush ka të drejtë të dijë rreth fatit të familjarit(ëve) të tij/saj të zhdukur, duke përfshirë vendndodhjen ose në rast se ata kanë vdekur, rrethanat e vdekjes së tyre dhe vendin e varrosjes, nëse vendi dihet, dhe po ashtu kanë të drejtën e marrjes së mbetjeve mortore. 2. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (në tekstin e mëtejmë: Komisioni) informon me shkrim familjarët në lidhje me rezultatet e kërkesave për gjurmim. 3. Komisioni shqyrton të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me zhdukjen e personave, duke përfshirë kërkesat e përmendura në paragrafin e mësipërm. 4. Askush nuk mban përgjegjësi penale dhe nuk i nënshtrohet kërcënimeve, dhunës apo ndonjë forme tjetër të kanosjes kur kërkon të dijë rreth fatit apo vendndodhjes së familjarëve të zhdukur. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article gives family members of a missing person certain court-related permissions and covers guardianship, temporary property management, support payments, and burial costs.
Neni 6 Të drejtat e familjarëve në lidhje me statusin juridik të personave të zhdukur 1. Statusi civil i bashkëshortit/es të një personi të zhdukur nuk ndryshohet deri sa të bëhet identifikimi i mbetjeve mortore të personit të zhdukur dhe të lëshohet certifikata e vdekjes, ose të bëhet shpallja e personit të zhdukur për të vdekur nga gjykata sipas Ligjit për Procedurën Jokontestimore. 2. Në rastin kur të dy prindërit raportohen në Komision si të zhdukur, caktohet organi i kujdestarisë në pajtim me Ligjin për Familjen i Kosovës. Kujdestaria mbron interesin më të mirë të fëmijës. 3. Familjari i personit të zhdukur mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendbanimit të fundit të personit të zhdukur, që të marrë autorizim për të menaxhuar përkohësisht pronën dhe pasurinë e personit të zhdukur. Gjykata mund ta japë këtë autorizim nëse kërkesa është në interesin më të mirë të personit të zhdukur. Në rastin kur personi i zhdukur shpallet i vdekur, sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Jokontestimore, familjari i personit të zhdukur mund të caktohet si kujdestar sipas të njëjtit ligj. 4. Familjari i personit të zhdukur, i cili mund ta provojë varësinë materiale të tij/saj nga të ardhurat e personit të zhdukur, mund të aplikojë në gjykatën kompetente të vendbanimit të fundit të 3 personit të zhdukur që t’i jepet një pagesë e marrë nga pasuritë e personit të zhdukur në mënyrë që familjarët të përmbushin nevojat e tyre. 5. Shpenzimet e rivarrimit pas identifikimit të mbetjeve mortore të personit të zhdukur i bart Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Requests to start the missing-person procedure go to the Governmental Commission for Missing Persons, and the request may be filed by family members, other persons, or competent bodies.
Neni 7 Fillimi dhe ndërprerja e kërkimit 1. Kërkesa për fillimin e procedurës për personin e zhdukur i drejtohet Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur. Kërkesën për personin e zhdukur mund ta paraqesë familjari i personit të zhdukur, personat e tjerë, organet kompetente. 2. Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat minimale për vërtetimin e identitetit të personit të zhdukur siç parashihet me nenin 2, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.5. të këtij ligji. Në mungesë te të dhënave minimale për vërtetimin e identitetit tё personit tё zhdukur, Komisioni me qëllim të sigurimit të informatave shtesë, nё afat sa më të shkurtër kohor, duhet tё kontaktojë paraqitësin e kërkesës për fillimin e procedurës. 3. Kërkimi i personit të zhdukur konsiderohet i përfunduar kur të jetë gjetur personi i zhdukur ose kur të jenë identifikuar mbetjet mortore të tij. 4. Kërkimi i personit të zhdukur nuk ndërpritet edhe në qoftë se personi i zhdukur shpallet i vdekur sipas Ligjit për Procedurën Jokontestimore. 5. Kërkimi i personit të zhdukur vazhdon derisa fati dhe/apo nëse është e mundur, vendndodhja e personit të zhdukur të raportuar të jetë përcaktuar dhe familja e autoritetet përkatëse të jenë informuar në mënyrë adekuate. 6. Procedurat për ndërprerjen e kërkimit rregullohen me akte nënligjore, te propozuara nga Ministria përkatëse për Drejtësi dhe të aprovuara nga Qeveria. KREU III KOMISONI QEVERITAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Commission for Missing Persons leads and coordinates activities on clarifying the fate of missing persons, may accept donations if they do not affect its work or independence, and the Government may choose its successor body.
Neni 8 Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur 1. Komisioni, është organ qeveritar i cili, udhëheq, mbikëqyrë, bashkërendon dhe koordinon aktivitetet me institucionet vendore, bashkëpunon me Institucionet dhe Organizatat ndërkombëtare dhe akterët tjerë, në lidhje me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur si rezultat i luftës të viteve 1998-1999, pavarësisht përkatësisë etnike, religjionit apo statusit ushtarak apo civil. 2. Komisioni funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, apo në subjektin pasardhës që vendos Qeveria. 3. Komisioni mund të marrë donacione me kusht që të mos ndikojnë në punën dhe pavarësinë e saj. 4. Qeveria mund të vendosë cili do të jetë subjekti pasardhës i Komisionit të cilit i jepet i njëjti mandat ashtu si përkufizohet në dispozitat e këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets out the composition of the Commission and requires its government members to cooperate and provide information and assistance.
Neni 9 Anëtarët e Komisionit 1. Anëtarët e Komisionit përfshijnë, por nuk kufizohen në përfaqësues nga: 4 1.1. Zyra e Kryeministrit-Kryesues dhe Zëvendëskryesues ; 1.2. Ministria e Drejtësisë -anëtar; 1.3. Departamenti për Mjekësi Ligjore-anëtar; 1.4. Ministria për Punë të Brendshme-anëtar; 1.5. Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal-anëtar; 1.6. Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale-anëtar; 1.7. Ministria për Punë të Jashtme-anëtar; 1.8. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës –anëtar, dhe 1.9. Anëtarët tjerë, përfshirë edhe tre përfaqësues të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës, ku njeri nga anëtaret duhet të jetë nga komuniteti jo shumicë. 2. Anëtarët Qeveritar të Komisionit bashkëpunojnë duke ofruar informacione në dispozicion dhe ndihmë për Komisionin. 3. Kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi, do të emërohen nga kryeministri, zëvendëskryesuesi duhet të jetë nga radhët e komuniteteve joshumicë. 4. Anëtarët e Komisionit do të jenë të përfaqësuar nga radhët e nivelit të nëpunësve të lartë civil, përkatësisht sekretarët e përgjithshëm apo drejtoret e departamenteve gjegjëse të ministrive përkatëse dhe të institucioneve tjera. 5. Zyra e Kryeministrit apo subjekti pasardhës i siguron Komisionit mbështetjen administrative dhe financiare. 6. Në kuadër të Komisionit funksion njësia përkatëse administrative, e cila i ndihmon Komisionin në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij. 7. Udhëheqësi dhe nëpunësit e njësisë janë nëpunës civil. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Commission is empowered to protect the rights and interests of missing persons and their families, coordinate data collection, create a central register, inform families, cooperate with associations, and carry out other related activities.
Neni 10 Kompetenca e Komisionit 1. Komisioni mbron të drejtat dhe interesat e personave të zhdukur dhe familjarëve të tyre. 2. Komisioni bashkërendon aktivitetet në mbledhjen e të dhënave në lidhje me personat e zhdukur. 3. Komisioni krijon Regjistrin Qendror të Personave të Zhdukur. 4. Komisioni i informon familjarët e personave të zhdukur dhe bashkëpunon me shoqatat e tyre duke i njoftuar familjarët për fatin e personave të zhdukur, ngritjen e ndërgjegjes (vetëdijesimit) dhe përkrahë iniciativat që kanë të bëjnë me personat e zhdukur duke raportuar publikisht për rezultatet e gjetjeve të tij. 5. Komisioni ushtron aktivitete tjera të rëndësishme në lidhje me personat e zhdukur. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Commission must cooperate with domestic, international, and regional institutions and authorities, and public authorities must assist it within their responsibilities.
Neni 11 Bashkëpunimi i Komisionit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare 1. Komisioni ushtron aktivitetin e vet në bashkëpunim të plotë me Institucionet vendore, Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, Prokurorinë Publike, Gjykatat dhe strukturat tjera përgjegjëse që kanë autorizime sipas ligjit për të mbledhur të dhëna për personat e zhdukur. 5 2. Komisioni bashkëpunon me organizatat dhe shoqatat vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të personave të zhdukur dhe familjarëve të tyre. 3. Komisioni bashkëpunon me autoritetet relevante të vendeve në rajon në lidhje me personat e zhdukur, në pajtim me ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi në Kosovë. 4. Komisioni ose subjektit pasardhës të cilit i jepet i njëjti mandat, bashkërendon aktivitetet me institucionet vendore, ndërkombëtare dhe akterët tjerë, në lidhje me ndërtimin e monumentit apo nismat tjera që kanë të bëjnë me nderimin e personave të zhdukur. 5. Autoritetet publike përkatëse të punëve të jashtme, drejtësisë, punëve të brendshme dhe pushtetit lokal, brenda përgjegjësive të tyre bashkëpunojnë me Komisionin duke ofruar informatat që kanë në dispozicion dhe duke ofruar ndihmë për realizimin e detyrave të tij. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Commission’s work rules, complaint procedure, internal organization, and staffing arrangement are to be set by the Commission’s work regulation. The Commission proposes that regulation, the Government approves it within six months after the law enters into force, and the governmental commission prepares periodic and annual work reports for the Government of Kosovo.
Neni 12 Rregullorja e Komisionit Kompetencat tjera dhe procedurat e Komisionit, duke përfshirë edhe procedurën e parashtrimit të ankesave, Organizimin e Brendshëm si dhe Sistematizimi i vendeve të Punës të njësisë përkatëse administrative të Komisionit përcaktohen me Rregullore të punës së Komisionit. Rregullorja e punës, propozohet nga Komisioni dhe miratohet nga Qeveria, në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Komisioni qeveritar harton raportin periodik dhe vjetor të punës dhe i raporton Qeverisë së Republikë së Kosovës. KREU IV REGJISTRI QENDROR I PERSONAVE TË ZHDUKUR - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Commission must create and keep a central register for missing persons.
Neni 13 Regjistri Qendror i Personave të Zhdukur 1. Për të siguruar zbatimin e mandatit të tij dhe zbardhjes së fatit të personave të Zhdukur, Komisioni krijon dhe mban Regjistrin Qendror për personat e Zhdukur. 2. Në Regjistrin Qendror të tij, Komisioni mbledh dhe centralizon të dhënat e personave të zhdukur, të cilat janë marrë nga të gjitha burimet në dispozicion për të ndihmuar gjatë gjetjes së identitetit të tyre, si dhe vendit dhe rrethanave të zhdukjes së tyre. 3. Të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë shkëmbehen me organizatat përkatëse shtetërore kur është e nevojshme për qëllim të gjurmimit, identifikimit të personave të Zhdukur ose gjetjen e mbetjeve mortore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Commission must decide on requests for data from the Central Register within 15 days. Access to the register’s information must be enabled for families, legal representatives of missing persons, and other authorised organisations, subject to personal data protection rules.
Neni 14 Qasja në Regjistrin Qendror 1. Me qëllim të zbatimit të drejtave të përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji, qasja në informacionet të cilat gjenden në Regjistrin Qendror duhet tu mundësohet familjarëve ose përfaqësuesve ligjor të personave të Zhdukur dhe organizatave tjera, që e kanë mandatin për të kryer kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e personave të Zhdukur. Këto të dhëna do të jenë në dispozicion në pajtim me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale. 2. Kërkesa për ofrimin e të dhënave nga regjistri për personat e Zhdukur mund t’i dërgohet Komisionit nga ana e familjarëve të personit të Zhdukur ose nga organet Shtetërore që nuk janë të përfaqësuara në Komision. Komisioni shqyrton kërkesën dhe merr vendim brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të saj. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Komisioni miraton rregulloren për përdorimin, regjistrimin, përjashtimin, shkëmbimin, verifikimin dhe menaxhimin e të dhënave në Regjistrin Qendror.
Neni 15 Përpunimi dhe trajtimi i të dhënave personale në Regjistrin Qendror 6 1. Të dhënat e mbajtura në Regjistrin Qendror përpunohen dhe trajtohen në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligjin për klasifikimin e informacionit dhe verifikimin e sigurisë si dhe me obligimet tjera ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale. 2. Komisioni miraton rregulloren e cila përcakton procedurën për shfrytëzimin, regjistrimin, përjashtimin dhe shkëmbimin e të dhënave, verifikimin dhe menaxhimin e tyre, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligjin për klasifikimin e informacionit dhe verifikimin e sigurisë dhe rregullat e sigurisë si dhe me obligimet tjera ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale. KREU V DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Requests about disappearances filed before this law takes effect are treated as valid and as submitted under the law if they include the minimum required data.
Neni 16 Kërkesat para hyrjes në fuqi të ligjit Të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me zhdukjen e personave të cilat janë dorëzuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji konsiderohen si të vlefshme dhe të paraqitura në pajtim me dispozitat e këtij ligji, nëse ato i përmbajnë të dhënat minimale të kërkuara. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Office of the Prime Minister of Kosovo supervises implementation of this law.
Neni 17 Mbikëqyrja Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji e bënë Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: After this law enters into force, any legal provisions that conflict with it are repealed.
Neni 18 Pas hyrjes ne fuqi të këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This law starts 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-023 31 gusht 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-023-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-023 PËR PERSONA TË ZHDUKUR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in