LIGJI NR. 04/L-024 PËR NDIHMËN SHTETËRORE
This provision is the preamble to the Law on State Aid of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-024
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Law on State Aid of Kosovo. This provision says the law sets the principles and procedures for allowing and controlling state aid. This article says the law applies to all production and service sectors operating in Kosovo, except agriculture and fishing. This article defines key terms used in the law on state aid. State aid from state resources is prohibited if it directly or indirectly distorts competition by favoring one or more undertakings or certain products, except as provided by this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-024 PËR NDIHMËN SHTETËRORE
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Law on State Aid of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 1 SHTATOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/-L-024 PËR NDIHMËN SHTETËRORE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton: LIGJ PËR NDIHMËN SHTETËRORE DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the principles and procedures for allowing and controlling state aid.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj përcaktohen parimet dhe procedurat, në përputhje me të cilat lejohet dhe kontrollohet ndihma shtetërore, me qëllim që të mbështetet zhvillimi ekonomik dhe social, të zbatohen parimet e funksionimit të ekonomisë së tregut, të mbrohet konkurrenca, si dhe të përmbushen detyrimet e dala nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, ku përfshihen dispozitat për ndihmën shtetërore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to all production and service sectors operating in Kosovo, except agriculture and fishing.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për të gjithë sektorët e prodhimit dhe shërbimeve që veprojnë në Republikën e Kosovës, me përjashtim të sektorëve të bujqësisë dhe të peshkimit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on state aid.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ndihma shtetërore - çdo ndihmë e dhënë nga burimet shtetërore në cilëndo formë, që përfshinë por nuk kufizohet në: grantet dhe subvencionet; lirimin, uljen dhe diferencimin e taksave; faljen e pagesave të prapambetura dhe gjobave; faljen e borxheve ose mbulimin e humbjeve; garancitë mbi kreditë ose dhënien e kredive me norma interesi të ulta; uljen e detyrimeve të sigurimeve shoqërore; uljen e çmimit të mallrave dhe shërbimeve të ofruara, ose shitjen e pronës shtetërore nën çmimin e tregut, ose blerjen e mallrave dhe shërbimeve me çmim më të lartë se ai i tregut; zmadhimin e kapitalit shtetëror tek ndërmarrjet ose ndryshim të vlerës së tij, në rrethana që nuk janë të pranueshme për një investitor privat që vepron në kushte ekonomike normale. 1.2. Dhënësit e ndihmës shtetërore - të gjitha organet e administratës qendrore dhe të qeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, apo autoritetet që veprojnë në emër të shtetit dhe japin përfitim për ndërmarrje apo sektorë të veçantë. 1.3. Ndërmarrje - çdo person fizik ose juridik, privat ose publik, që kryen veprimtari ekonomike. 2 1.4. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme - ndërmarrje të klasifikuara sipas legjislacionit në fuqi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 1.5. Skema e ndihmës - akti normativ mbi bazën e të cilit, në formë të përgjithshme dhe pa pasur nevojë për akte tjera zbatuese mund të planifikohet apo jepet ndihma shtetërore. 1.6. Ndihma individuale - çdo ndihmë që i jepet një përfituesi të veçantë për një rast, ose kur vlera e ndihmës qe i jepet një përfituesi te vetëm, në kuadër të një skeme të ndihmës, është më e lartë se kufiri minimal i lejuar. 1.7. Ndihmë e paligjshme - çdo ndihmë shtetërore që jepet dhe zbatohet në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë, me këtë ligj ose në kundërshtim me vendimet e marra nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore. 1.8. Palët e interesuara- palët që ju është ndarë ndihma, si dhe ndërmarrjet ose shoqatat konkurrente, interesat e të cilave mund të preken nga dhënia e ndihmës. 1.9. Ndihma për riskun e kapitalit - financimi, që u bëhet ndërmarrjeve, si dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nëpërmjet pjesëmarrjes në kapital në formën e kuotave, të aksioneve ose obligacioneve të konvertueshme në aksione, në fazat e para të rritjes themelimit dhe administrimit të tyre. 1.10. Njoftimi për ndihmë - kërkesa që paraqitet nga dhënësi i ndihmës, për miratimin e planit të ndihmës shtetërore, e shoqëruar me të gjithë dokumentacionin e përcaktuar në këtë ligj dhe aktet në zbatim të tij. 1.11. Ndihma de minimis - ndihma që nuk kalon shumën e paraparë me dispozitat e këtij ligji brenda periudhës tri (3) vjeçare, pavarësisht nga forma e ndihmës ose nga qëllimi për të cilin është dhënë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: State aid from state resources is prohibited if it directly or indirectly distorts competition by favoring one or more undertakings or certain products, except as provided by this law.
Neni 4 Ndalimi i ndihmës shtetërore Përveç, rasteve të parashikuara në këtë ligj, ndalohet çdo ndihmë e dhënë nga burimet shtetërore, në çfarëdo lloj forme e cila, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, shtrembëron ose kërcënon të shtrembërojë konkurrencën duke dhënë përparësi për një ose disa ndërmarrje të caktuara ose për prodhimin e produkteve të caktuara. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article allows certain kinds of aid, including social aid, aid for natural disasters or national security, and de minimis aid up to 30,000 Euro over any 3-year period if several conditions are met.
Neni 5 Ndihma e lejueshme 1. Është e lejueshme: 1.1. ndihma e karakterit social, që u ndahet konsumatorëve individual, nëse nuk bën diskriminime që lidhen me origjinën e prodhimeve, 1.2. ndihma në rastet e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ose për raste të veçanta që lidhen me sigurinë kombëtare. 1.3. ndihma “de minimis”, nëse shuma e saj nuk kalon vlerën prej tridhjetëmijë (30000) Euro, brenda cilësdo periudhe tri (3) vjeçare, pavarësisht nga forma e ndihmës ose qëllimi për të cilin jepet e, në të njëjtën kohë, që nuk jepet për veprimtaritë e eksportit, nuk kushtëzohet me përdorimin e prodhimeve vendase kundrejt atyre të importuara dhe përfituesi nuk është një ndërmarrje në vështirësi. 3 2. Ndihma financiare, buxhetore ose ndonjë ndihmë tjetër që i jepet partneritetit publiko-privat në pajtim me Ligjin për partneritetin publiko-privat, nuk i nënshtrohet këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The provision lists types of state aid that may be allowed.
Neni 6 Ndihma shtetërore që mund të lejohet 1. Mund të lejohet ndihma: 1.1. që jepet për të promovuar zhvillim ekonomik në rajonet e Republikës së Kosovës ku standardi i jetesës është jashtëzakonisht i ulët apo ku papunësia është shumë e lartë. 1.2. që jepet për të mënjanuar çrregullime serioze në ekonominë e Republikës së Kosovës apo nxitë realizimin e një projekti të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, 1.3. që lehtëson zhvillimin e veprimtarive të caktuara ekonomike ose zhvillimin e zonave të caktuara ekonomike deri në masën e cila nuk ndikon negativisht në kushtet tregtare, dhe nuk është në kundërshtim me interesin e përbashkët sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës; 1.4. që nxit kulturën dhe ruajtjen e trashëgimisë, deri në atë masë sa kjo ndihmë nuk ndikon ndjeshëm në kushtet e tregtisë dhe në konkurrencë; 1.5. ndihma tjetër që është në përputhje me dispozitat e këtij ligji. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The state aid office is set up within the Kosovo Competition Commission, has up to six civil-service officials, and reports its work to the Commission.
Neni 7 Zyra e ndihmës shtetërore 1. Zyra e ndihmës shtetërore, tani e tutje Zyra, është njësia administrative për kontrollin e ndihmës shtetërore dhe krijohet në kuadër të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. 2. Zyra është përgjegjëse për marrjen, analizën dhe mbikëqyrjen e njoftimeve dhe të dhënave të tjera në lidhje me skemat e ndihmës dhe ndihmat individuale. Ajo përgatit raportet vlerësuese të ndihmave shtetërore dhe vendimet e Komisionit. 3. Zyra do të ketë më së shumti gjashtë (6) zyrtarë të cilët do të kenë statusin e shërbyesit civil dhe do t’i nënshtrohen dispozitave ligjore për Shërbyesit Civil, duke përfshirë edhe pagat. Pavarësisht kësaj numri i zyrtarëve në Zyrë mund të rritet vetëm pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës. 4. Zyra për punën e vet i raporton Komisionit Kosovar të Konkurrencës. Raporti vjetor për mbikëqyrjen e aplikimit të ndihmave shtetërore, do t’i bashkëngjitet raportit vjetor të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo appoints the State Aid Commission on the Ministry of Finance’s proposal, and commissioners serve for four years.
Neni 8 Komisioni i Ndihmës Shtetërore 1. Organi vendimmarrës për ndihmë shtetërore është Komisioni i Ndihmës Shtetërore, (tani e tutje Komisioni). Komisioni vepron mbi baza “Ad hoc” dhe është i pavarur në vendimmarrje dhe ushtrimin e funksioneve të tij. 2. Komisioni përbëhet nga pesë (5) anëtarë ne përbërje të: 2.1. Ministri i Financave, Kryesues; 2.2. Ministri për Integrime Evropiane; 4 2.3. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë; 2.4. Shoqëria Civile një (1) anëtar; dhe 2.5. Kryetari i asociacionit të Komunave. 3. Komisioni emërohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës bazuar në propozimin e Ministrisë së Financave. 4. Anëtarët e Komisionit emërohen për një periudhë prej katër (4) vjetësh me vendim të Qeverisë së Kosovës. 5. Komisioni i ndihmës shtetërore, i përkrahur nga Zyra, gjithashtu do të kryej funksionet e përcaktuara me ligjet tjera. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Punonjësit e Zyrës dhe anëtarët e Komisionit duhet t’i mbajnë sekret informacionet dhe të dhënat me karakter sekret të nxjerra gjatë procedurave për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e ndihmës shtetërore, edhe pas përfundimit të funksioneve ose marrëdhënies së punës.
Neni 9 Ruajtja e sekretit Informatat dhe të dhënat e karakterit sekret që nxirren gjatë procedurave për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e ndihmës shtetërore, punonjësit e Zyrës dhe anëtarët e Komisionit, janë të detyruar t’i mbajnë sekret edhe pas përfundimit të funksioneve të tyre apo pas përfundimit të marrëdhënieve të tyre të punës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Dhënësi i ndihmës duhet t’i paraqesë Zyrës njoftimin e plotë për të gjitha planet e ndihmës shtetërore; në disa raste Zyra kërkon informata shtesë, dhe njoftimi mund të tërhiqet para vendimit të Komisionit.
Neni 10 Njoftimi për ndihmë 1. Për të gjitha planet e ndihmës shtetërore, dhënësi i ndihmës duhet t’i paraqesë Zyrës njoftimin e plotë. Nëse brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës nga marrja e njoftimit për ndihmën shtetërore të propozuar (apo informata shtesë, Zyra nuk kërkon nga dhënësi i ndihmës shtetërore informacion shtesë të mëtejshëm, do të konsiderohet se Zyra ka të gjitha informatat e duhura për vlerësimin e ndihmës shtetërore. 2. Njoftimi duhet të përmbajë: 2.1. të dhënat e plota për planin e ri të ndihmës shtetërore apo modifikimin e ndihmës shtetërore, të miratuar më parë nga Komisioni. 2.2. të dhënat për ndihmën shtetërore ekzistuese, e cila ka filluar para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe vazhdon të ofrohet edhe pas hyrjes në fuqi të tij. 2.3. formati i njoftimit është i përcaktuar në aneksin I të aktit nënligjor “Për procedurat dhe formatin e njoftimit”, i cili nxirret nga Ministria e Financave. 3. Njoftimi nuk është i domosdoshëm në rastin kur ndihma individuale është dhënë sipas skemës të cilën Komisioni e ka miratuar me vendim sipas nenit 11 paragrafit 3. të këtij ligji, përveç rasteve kur vlera e ndihmës individuale duhet të njoftohet në përputhshmëri me rregullat e veçanta të vendimit të Komisionit, sa i përket ndihmës shtetërore për industritë e veçanta. 4. Aty ku njoftimi për ndihmë shtetërore nuk është kompletuar, Zyra, brenda një periudhe prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i njoftimit, duhet të kërkojë të gjitha informatat shtesë. 4.1. dhënësi i ndihmës shtetërore, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës nga marrja e kërkesës së Zyrës, duhet t’i dorëzojë asaj të gjitha informatat shtesë të kërkuara. 5 4.2. në rastin kur dhënësi i ndihmës shtetërore nuk i paraqet informatat e kërkuara apo informatat e paraqitura nuk janë të plota, Zyra, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës, do të përsërisë kërkesën, duke lejuar një periudhë shtesë të përshtatshme deri në pesëmbëdhjetë (15) ditë pune, gjatë të cilave informatat e kërkuara do të paraqiten pranë Zyrës. 4.3. njoftimi quhet i tërhequr, nëse informatat e kërkuara nuk janë dhënë brenda afatit të parashikuar, përveç rasteve kur: 4.3.1. para përfundimit të kësaj periudhe, afati është zgjatur me miratimin e Zyrës dhe të dhënësit, 4.3.2. dhënësi paraqet me shkrim argumentet, nëpërmjet të cilave, i kërkon Zyrës ta vlerësojë njoftimin të plotë, për shkak se informatat shtesë të kërkuar nuk janë të disponueshme ose janë dhënë ndërkohë. Nëse njoftimi quhet i tërhequr, Zyra duhet të njoftojë me shkrim dhënësin për këtë fakt. 4.4. dhënësi mund të tërheqë vetë njoftimin përpara se Komisioni të ketë marrë një vendim, sipas nenit 11 paragrafit 4. të këtij ligji. Kur dhënësi tërheq njoftimin, Komisioni, me vendim, duhet të mbyllë procedurën. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article sets out how Zyra and the Commission assess notified state aid, including information requests, decision-making, deadlines, and publication.
Neni 11 Procedurat për vlerësim 1. Pas pranimit të njoftimit për ndihmë shtetërore, Zyra do të vlerësojë ndihmën shtetërore, për të parë a është në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Zyra ka të drejtë që të kërkojë nga të gjithë ata që ofrojnë ndihmë shtetërore, si dhe nga ata që i pranojnë këto ndihma, të gjitha informacionet për të vlerësuar ndihmën shtetërore. Informatat e siguruara nga një palë e interesuar mund të shfrytëzohen, nëse të gjitha palët e interesuara të një procedure për vlerësim kanë mundur të japin komentet e tyre. 3. Komisioni, pasi shqyrton raportin vlerësues të paraqitur nga Zyra, vendos për miratimin me ose pa kushte të ndihmës shtetërore të njoftuar, ose për të mos e miratuar atë. 4. Vendimi i Komisionit merret: 4.1. brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve kalendarike, në rastet e shqyrtimit të planeve të reja për ndihmë shtetërore; 4.2. brenda tridhjetë (30) ditëve të punës në rastet e ndihmës së industrive të veçanta (ndihma individuale), të dhënë nën skemën e ndihmës shtetërore, që është miratuar më parë nga Komisioni; 4.3. brenda njëzet (20) ditëve të punës në rastet e modifikimit të skemave ekzistuese të ndihmës shtetërore. 5. Afati kohor i paraqitur në paragrafin 4. të këtij neni do të fillojë të llogaritet që në ditën vijuese, pas konfirmimit me shkrim nga Zyra, se e ka pranuar njoftimin e plotë. 6. Kur Komisioni nuk merr vendim gjatë periudhave të përcaktuara në paragrafin 4. të këtij neni dhe nuk e ka zgjatur periudhën e vlerësimit, dhënësi i ndihmës shtetërore ka të drejtë të vërë në zbatim planin e ndihmës shtetërore, pasi, për këtë, të ketë njoftuar me shkrim Zyrën. 7. Vendimi i Komisionit merret me shumicën e votave të anëtarëve të tij. 6 8. Vendimet e Komisionit i dorëzohen dhënësit të ndihmës dhe publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: When the Office has doubts about state-aid compatibility, it must notify the aid grantor, request extra information, invite public written comments, and ask the Commission to decide. The grantor may respond to the Office within one month after being told about the comments, unless a longer period is agreed.
Neni 12 Përputhshmëria 1. Aty ku Zyra ka dyshim në përputhshmërinë e ndihmës shtetërore me këtë ligj ajo: 1.1. njofton, për këtë, dhënësin e ndihmës dhe i kërkon informata shtesë brenda afatit të caktuar kohor; 1.2. fton publikisht palët e interesuara që t’i paraqesin komentet e tyre në formë të shkruar tek Zyra, brenda një (1) muaji nga data e publikimit ; dhe 1.3. kërkon nga Komisioni të marrë vendim sipas nenit 13 paragrafi 4. të këtij ligji. 2. Komentet dhe mendimet e marra nga palët e interesuara, sipas nën-paragrafit 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni, do të paraqiten tek dhënësi i ndihmës shtetërore, nëse kërkohet, edhe pa e zbuluar identitetin e autorit të tyre. Dhënësi i ndihmës shtetërore mund t’i paraqes argumentet e tij Zyrës brenda një periudhe një (1) mujore pasi është vënë në dijeni për komentet e palëve të interesuara, apo nëse arrin marrëveshje me Zyrën, për një periudhë më të gjatë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Office starts illegal-aid proceedings and can ask for information or repeat requests; the Commission can ask for suspension or order recovery of unlawful aid with interest.
Neni 13 Ndihma e paligjshme 1. Nëse dhënësi i ndihmës shtetërore ndërmerr veprime, të cilat janë të lidhura me zbatimin e projektit për ndihmë shtetërore para se Komisioni të miratojë vendimin sipas nenit 11 paragrafi 4. të këtij ligji, Zyra fillon procedurat për ndihmë të paligjshme. 2. Nëse Zyra, me iniciativën e saj, me kërkesë të Komisionit, apo në bazë të informatave nga palët e interesuara, merr të dhëna për ndihmën e paligjshme, ajo do të kërkojë nga dhënësi i ndihmës shtetërore të paligjshme të paraqesë të gjitha të dhënat për ndihmën në fjalë brenda afatit kohor prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës. 3. Në rast se për ndihmën e ndarë nga dhënësi i ndihmës, nuk paraqiten të dhëna të nevojshme, të përcaktuara nga Zyra ose nëse ofrohen informacione jo të mjaftueshme, atëherë Zyra do ta përsërisë kërkesën për paraqitjen e informacioneve të domosdoshme, duke vendosur edhe një afat të ri kohor prej pesëmbëdhjetë (15) ditë pune. 4. Komisioni ka të drejtë të kërkojë nga dhënësi i ndihmës shtetërore që të pezullojë dhënien e ndihmës, nëse ajo është ndarë në mënyrë të paligjshme, deri sa të merret ndonjë vendim sipas nenit 11 paragrafit 4. të këtij ligji. 5. Dhënësi i ndihmës shtetërore, pasi të ketë pranuar kërkesën e Komisionit për pezullim të ndihmës shtetërore, duhet të ndërpresë dhënien e ndihmës dhe, për këtë, të informojë me shkrim Zyrën. 6. Komisioni urdhëron kthimin e ndihmës, në rast se vlerësohet se ndihma shtetërore nuk është në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 7. Kthimi i ndihmës së paligjshme bëhet së bashku me interesat, të cilat llogariten nga dita e dhënies së këstit të parë të saj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Commission may revoke an approved state-aid decision if it later finds the decision relied on inaccurate information from the provider. Before revoking and making a new decision, it must verify the provider’s and interested parties’ arguments.
Neni 14 Revokimi i vendimit 7 1. Komisioni mund të revokojë vendimin për miratimin e një ndihme shtetërore, në se pas miratimit është vërejtur se ai është mbështetur në informata të pasakta të dhënësit, që kanë qenë të rëndësishme në marrjen e vendimit. 2. Përpara revokimit të vendimit dhe marrjes së vendimit të ri, Komisioni duhet të verifikoj argumentet e dhënësit dhe të palëve të interesuara. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Dhënësit e ndihmës duhet t’i paraqesin Zyrës të dhënat për skemat ekzistuese të ndihmës brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Komisioni mund të propozojë masa, të kërkojë ndërprerjen e ndihmës dhe të fillojë hetime në rrethana të caktuara, si edhe të shqyrtojë ankesa dhe të marrë vendim.
Neni 15 Skemat ekzistuese të ndihmës 1. Dhënësit e ndihmës janë të detyruar, që brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të paraqesin pranë Zyrës, të gjitha të dhënat për skemat ekzistuese të ndihmës. 2. Komisioni ka të drejtë të propozojë masa të caktuara që të bashkërendojë çfarëdo skeme ekzistuese të ndihmës në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Sipas kësaj, Komisioni mund të kërkojë ndërprerjen e ndihmës ekzistuese dhe të vendosë për fillimin e hetimeve lidhur me këtë ndihmë nëse: 2.1. informacionet shtesë shtojnë dyshimin për mospërputhje të ndihmës shtetërore me dispozitat e këtij ligji dhe dhënësi i ndihmës nuk i zbaton masat e nevojshme të propozuara nga Komisioni. 2.2. ndihma shtetërore është ndarë jo sipas kushteve të përcaktuara në vendimin e Komisionit që është miratuar sipas nenit 13 paragrafi 4. të këtij ligji: 2.3 dhënësi i ndihmës shtetërore nuk siguron informacione shtesë brenda një afati të përshtatshëm kohor të caktuar nga Zyra. 3. Komisioni, pasi shqyrton ankesat e parashtruara me shkrim nga palët e interesuara, si dhe të dhënat tjera lidhur me ndihmën shtetërore, verifikon të dhënat që përfshihen, vlerëson rëndësinë e këtyre informacioneve dhe merr vendimin, sipas nenit 11 paragrafi 4. ose sipas nenit 13 paragrafi 6. të këtij ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A notifier must wait at least one month after notice of the Commission’s decision before requesting review; the Commission then has one month to review and decide, and appeals may be filed in the competent court within one month after the decision.
Neni 16 Procedura për rishqyrtim të vendimit 1. Para se të parashtrohen ankesat, kërkohet një procedurë për shqyrtim, me çka rishikohet ligjshmëria dhe përshtatshmëria e skemës së ndihmës apo ndihmës individuale me dispozitat e këtij ligji dhe akteve në zbatim të tij. 2. Njoftuesi duhet të aplikojë për këtë procedurë së paku një muaj pas njoftimit mbi vendimin që ka marrë Komisioni. Komisioni do të ketë edhe një (1) muaj kohë për të rishikuar rastin dhe të marrë vendimin. 3. Ankesat kundër vendimit të marrë nga Komisioni, sipas paragrafit 1. të këtij neni, mund të parashtrohen në afat prej një (1) muaji, pas marrjes të vendimit, në Gjykatën Kompetente. 4. Ankesa në gjykatë, sipas paragrafit 3. të këtij neni, nuk do të ndalojë ekzekutimin e vendimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Dhënësi i ndihmës shtetërore duhet të paraqesë raportin vjetor brenda 2 muajve pas mbarimit të vitit kalendarik; Zyra mund të kërkojë të dhëna që mungojnë deri më 31 mars; Komisioni për ndihmë shtetërore i dorëzon raportin vjetor Qeverisë dhe Kuvendit më 30 qershor.
Neni 17 Raporti vjetor 1. Dhënësi i ndihmës shtetërore, brenda dy (2) muajve pas mbarimit të vitit kalendarik, gjatë të cilit është ndarë ndihma shtetërore, duhet t’i paraqesin Zyrës raportin vjetor lidhur me ndarjen e ndihmës gjatë atij viti kalendarik. Formati i raportit vjetor është i caktuar në Aneksin 2, të aktit nënligjor “Për procedurat dhe formatin e njoftimit” të cilin e nxjerr Ministria e Financave. 8 2. Në rast se Zyra, pas shqyrtimit të të dhënave të raportit vjetor ose çfarëdo informacioni që paraqitet nga dhënësi i ndihmës shtetërore, dyshon se ndihma nuk është dhënë në pajtim me dispozitat e këtij ligji, atëherë do të kërkon nga ai të sigurojë të dhënat që mungojnë. Zyra përcakton se cilat të dhëna kërkohen dhe kërkojë paraqitjen e tyre deri më 31 mars. 3. Komisioni për ndihmë shtetërore, çdo vit me 30 qershor, i dorëzon Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës raportin e ndihmave shtetërore për vitin e kaluar, ku përfshihen informacione për vendimet e marra nga Komisioni, shumën e përgjithshme të ndihmës së dhënë, si dhe shpërndarjen e ndihmës nëpërmjet skemave të ndihmës shtetërore dhe ndihmave individuale. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Dhënësi i ndihmës shtetërore duhet ta miratojë dhe ta paraqesë planin e ndihmës shtetërore si zë të veçantë në buxhet, pasi të marrë miratimin paraprak nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore.
Neni 18 Planifikimi i Ndihmës Shtetërore Dhënësi i ndihmës shtetërore, duhet ta aprovojë planin për ndihmë shtetërore në buxhetin e tij dhe ta paraqesë si pozicion të veçantë buxhetor, pasi të ketë marrë miratimin paraprak nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry of Finance must issue subordinate acts to implement the law within 6 months after it enters into force.
Neni 19 Dispozitat kalimtare Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria e Financave, në afat prej gjashtë (6) muajsh nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e tij. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Related institutions must follow the case law of the EU Court of Justice and the European Commission when applying this law.
Neni 20 Pajtueshmëria Për zbatimin e këtij ligji si në përmbajtje ashtu edhe procedura, institucionet e ndërlidhura duhet që t’i përmbahen praktikës gjyqësore të Gjykatës të Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force on 1 January 2012.
Neni 21 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi me 1 janar 2012. Ligji Nr. 04/ L-024 29 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-022-2011, datë 12.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-024 PËR NDIHMËN SHTETËRORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in