LIGJI NR. 04/L-028 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
This text identifies Law No. 04/L-028 on Industrial Design and states that the Assembly adopts it.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-028
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies Law No. 04/L-028 on Industrial Design and states that the Assembly adopts it. This article says the law sets the conditions and procedures for registering industrial designs and for enforcing the rights that come from registration, including community design. This provision says the law applies to all industrial designs that go through registration at the Industrial Property Office, including community designs and international design registrations valid in Kosovo. This article defines key terms used in the law on industrial designs. The Industrial Property Office is responsible for the registration procedure and protection of industrial designs under this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-028 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Showing 86 of 86
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies Law No. 04/L-028 on Industrial Design and states that the Assembly adopts it.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 22 GUSHT 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-028 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the conditions and procedures for registering industrial designs and for enforcing the rights that come from registration, including community design.
Neni 1 Qëllimi Me ketë ligj përcaktohen kushtet dhe procedurat për regjistrimin e dizajnit industrial, të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave dhe dizajni komunitar. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all industrial designs that go through registration at the Industrial Property Office, including community designs and international design registrations valid in Kosovo.
Neni 2 Fusha e Zbatimit Ky ligj zbatohet për të gjitha dizajnët industriale të cilat i nënshtrohen procedurës së regjistrimit në Zyrën për Pronësi Industriale, përfshirë dizajnët komunitare dhe regjistrimet ndërkombëtare të dizajnit që vlejnë në Republikën e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on industrial designs.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; 1.2. Ministër - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë; 1.3. Zyra e Pronësisë Industriale (ZPI) - Zyra - zyra e pavarur për pronësi industriale e themeluar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë; 1.4. Dizajn - dukja e jashtme të produktit në tërësi apo të një pjese të tij, i cili rezulton nga karakteristikat e produktit, veçanërisht nga forma, trajta, ngjyra, vijat, konturat, tekstura ose materiali i vet produktit ose ornamentet e tij; 1.5. Produkt - çdo lëndë industriale apo artizanate, duke përfshirë edhe pjesët e dedikuara për vendosje në tërësinë e produktit kompleks, paketimit, pajisjet për libra, simbolet grafike dhe format tipografike të shkronjave, duke përjashtuar programet kompjuterike; 1.6. Produkt kompleks - produkti i cili është i përbërë prej më shumë pjesëve të cilat mund të zëvendësohen në atë mënyrë që është e mundur ndarja dhe ribashkimi i sërishëm i produktit; 2 1.7. Konventa e Parisit - Konventa e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale të datës 20 mars 1883, të ndryshuar në Bruksel më 14 dhjetor 1900, në Uashington më 2 qershor 1911, në Hagë më 6 nëntor 1925, në Londër më 2 qershor 1934, në Lisbonë më 31 tetor 1958 dhe në Stokholm më 14 korrik 1967, e ndryshuar më 28 shtator 1979; 1.8. Marrëveshja e Lokarnos - Marrëveshja e Lokarnos me të cilën themelohet klasifikimi ndërkombëtar për dizajnet industriale, të nënshkruar në Lokarno më 8 tetor 1968, e ndryshuar më 28 shtator 1979; 1.9. Klasifikim ndërkombëtar - klasifikimi ndërkombëtar për dizajnet Industriale, i themeluar me Marrëveshjen e Lokarnos; 1.10. Marrëveshja e Hagës - Marrëveshja e Hagës për depozitimin ndërkombëtar të Dizajneve Industriale të datës 6 nëntor 1925, e ndryshuar në Hagë më 28 nëntor 1960 (Akti i vitit 1960), të plotësuar në Stokholm më 14 korrik 1967, me ndryshimet e datës 28 shtator 1979 (Akti Plotësues i vitit 1967) dhe Akti i Gjenevës së marrëveshjes së Hagës për regjistrimin ndërkombëtar të dizajneve industriale, të miratuar në Gjenevë më 2 korrik 1999 (Akti i Gjenevës i vitit 1999) dhe dispozitat e Rregulloreve zbatuese të marrëveshjes së Hagës; 1.11. Zyra Ndërkombëtare - Zyra ndërkombëtare të organizatës botërore të pronësisë Intelektuale; 1.12. Rregullorja për dizajnin komunitar - Rregullorja e Këshillit (KE) nr.6/2002 për Dizajnin e Komunitetit dhe ndryshimet e tij; 1.13. Dizajni komunitar - dizajni i regjistruar dhe të paregjistruar konform Rregullores për dizajnin komunitar; 1.14. Aplikimi për dizajn komunitar - procedura për regjistrim të dizajnit komunitar, sipas dispozitave të Rregullores për dizajnet komunitare; 1.15. Dizajni kombëtar - dizajni industrial të fituar në Zyrën e pronësisë industriale, sipas procedurës dhe në pajtim me dispozitat e këtij ligji; 1.16. Aplikimi për dizajn kombëtar - procedura për regjistrim të dizajnit kombëtar në Zyrën për pronësi industriale, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 1.17. E drejta ekskluzive nga dizajni- të drejtën e pronarit të dizajnit industrial për përdorimin e dizajnit të regjistruar dhe pengimin e personave të tjerë në përdorimin e dizajnit pa lejen e tij; 1.18. Licenca ekskluzive- licenca e lëshuar nga pronari i dizajnit me të cilën barten të drejtat ekskluzive nga dizajni industrial. 1.19. Licencë joekskluzive – licenca e lëshuar nga pronari i dizajnit me të cilën barten vetëm të drejtat e përcaktuara nga pronari i dizajnit; 1.20. Nënlicenca- licenca e lëshuar nga fituesi i licencës te paraparë me kontratën e licencës. 1.21. Certifikata e përparësisë - certifikata më të cilët vërtetohet e drejta e përparësisë së aplikimit për dizajn. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Industrial Property Office is responsible for the registration procedure and protection of industrial designs under this law.
Neni 4 Zyra e Pronësisë industriale 3 Zyra e Pronësisë Industriale (në tekstin e mëtejmë Zyra) është përgjegjëse për procedurën e regjistrimit dhe mbrojtjen e dizajnit industrial sipas këtij ligji. KREU II KUSHTET PËR MBROJTJEN E DIZAJNIT INDUSTRIAL - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Industrial design protection applies only to designs that are new and have individual character.
Neni 5 Mbrojtja e dizajnit industrial 1. Me të drejtën e dizajnit industrial mbrohet dizajni në atë shkallë në të cilën është i ri dhe i cili ka karakter individual. 2. Dizajni i cili është zbatuar në produkt, apo është pjesë përbërëse e produktit, i cili po ashtu është pjesë përbërëse e produktit tjetër kompleks konsiderohet i ri dhe me karakter individual në këto raste: 2.1. nëse pjesa përbërëse e vendosur në produktin kompleks, mbetet e dukshme gjatë përdorimit normal të produktit; 2.2. kur shkalla e dukshmërisë së pjesës përbërëse karakteristike, i plotëson pavarësisht kushtet e risisë dhe karakterit individual. 3. Sipas paragrafit 2 nën-paragrafit 2.1. të këtij neni është përdorim nga ana e përdoruesit të produktit i cili nuk përfshinë mirëmbajtjen, servisimin ose riparimin e produktit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A design is considered new only if it is not identical to any design made available to the public before the application date, or before the priority right is recognized if priority is claimed.
Neni 6 Risia e dizajnit 1. Dizajni konsiderohet i ri nëse nuk është identik me asnjë dizajn të vënë në dispozicion të publikut para datës së aplikimit për regjistrimin e dizajnit, e nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së njohjes së të drejtës së përparësisë. 2. Dizajnet konsiderohen identike nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në detaje të pa rëndësishme. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A design has individual character if its overall impression on the informed user differs from other designs already available to the public before the filing date, or before priority is recognized if priority is claimed.
Neni 7 Karakteri individual i dizajnit 1. Dizajni konsiderohet se ka karakter individual nëse përshtypja e përgjithshme që krijon tek shfrytëzuesi i informuar ndryshon nga përshtypja që në atë shfrytëzues ka lënë çfarëdo dizajni tjetër që ka qenë në dispozicion të publikut para datës së paraqitjes së aplikacionit për dizajn, apo nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së njohjes së të drejtës së përparësisë. 2. Gjatë vlerësimit të karakterit individual të dizajnit, merret parasysh shkalla e lirisë së krijimit të dizajnit nga ana e dizajnuesit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A design is treated as made public if it was published, displayed, used in trade, or otherwise disclosed, subject to stated exceptions.
Neni 8 Shpalosja e dizajnit 1. Në pajtim me nenin 6 dhe 7 të këtij ligji, konsiderohet se dizajni ka qenë në dispozicion të publikut nëse është publikuar pas procedurës së regjistrimit, është ekspozuar, përdorur në tregti apo është shpalosur në forma të tjera, përveç atëherë kur mund të jetë shpalosur për shkaqe të arsyeshme në veprimtari afariste të specializuara në sektorin përkatës, brenda territorit të Republikës së Kosovës, para datës së paraqitjes së aplikacionit për regjistrim ose nëse kërkohet përparësia, data e përparësisë. 2. Nuk konsiderohet se dizajni është shpalosur apo është bërë i njohur për publikun edhe nëse nën kushtet e konfidencialitetit është shpalosur për personin e tretë. 4 3. Shpalosja e dizajnit sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk do të merret parasysh nëse dizajni për të cilin kërkohet mbrojtja ka qenë i njohur për publikun dhe atë: 3.1. nga dizajnuesi, trashëgimtari i tij ligjor apo personi i tretë, si rezultat i të dhënave të lëshuara apo aktiviteteve të ndërmarra nga dizajnuesi apo trashëgimtari i tij ligjor; 3.2. gjatë periudhës prej dymbëdhjetë (12) muajve, para datës së paraqitjes së aplikacionit për dizajnin industrial, apo nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, nga data e përparësisë. 4. Dispozitat nga paragrafi 3. i këtij neni do të zbatohen edhe në rastet kur dizajni është bërë publik si pasojë e keqpërdorimit në dëm të dizajnuesit apo të trashëgimtarit të tij. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Industrial design protection does not cover product appearance features that are dictated by technical function or needed for exact reproduction so products can mechanically fit together.
Neni 9 Dizajni i kushtëzuar nga funksioni teknik dhe dizajni i ndërlidhur 1. Me dizajnin industrial nuk mund të mbrohen karakteristikat e formës së jashtme të produktit: 1.1. të cilat janë të kushtëzuara me funksione teknike; 1.2. për të cilat është i nevojshëm reprodukimi në formën dhe dimensionin e njëjtë, në mënyrë që produkti në përbërjen e të cilit është dizajni mund të bashkohet në mënyrë mekanike me produktin tjetër dhe mund të vendoset në të, apo bashkë me produktin tjetër rreth tij, ashtu që të dy produktet të mund të kryejnë funksionet e veta. 2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. nënparagrafit 1.2. të këtij neni, dizajni do të ekzistoj, konform nenit 6 dhe 7 të këtij ligji, edhe në dizajnin dedikimi i të cilit do të mundësoj lidhjen e pjesëve të ndërrueshme të një produkti. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A design that conflicts with the public interest and moral principles cannot be protected.
Neni 10 Dizajni kundër interesit publik dhe parimeve morale Dizajni i cili është në kundërshtim me interesin publik dhe parimet morale nuk mund të mbrohet. KREU III E DREJTA NË DIZAJNIN INDUSTRIAL - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A designer is the natural person who created the industrial design. Someone who only gave technical help is not considered a designer.
Neni 11 Dizajnuesi 1. Dizajnues është personi fizik i cili ka krijuar dizajnin industrial. 2. Personi i cili ka ofruar vetëm ndihmë teknike në krijimin e dizajnit, nuk konsiderohet dizajnues. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article says who has the right to start the procedure to obtain an industrial design and when that right belongs to an employer, client, or applicant.
Neni 12 E drejta në dizajnin industrial dhe e drejta e pronarit të supozuar 1. Dizajnuesi apo trashëgimtari i tij kanë të drejtë për fillimin e procedures për fitimin e dizajnit industrial në pajtim me këtë ligj. 2. Nëse dizajnuesi nuk është edhe paraqitës i aplikacionit për fitimin e së drejtës së dizajnit, paraqitësi i aplikacionit ka të drejtë të filloj procedurën për fitimin e dizajnit industrial në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni derisa të mos dëshmohet e kundërta. 3. Nëse dizajni është krijuar në bazë të kontratës me porosi, e drejta për dizajnin i takon porositësit të dizajnit nëse me kontratë nuk është paraparë ndryshe. 5 4. Nëse dizajnin e ka krijuar dizajnuesi gjatë kryerjes së detyrave të punës si i punësuar apo duke i zbatuar këshillat e punëdhënësit, punëdhënësi ka të drejtën për fillimin e procedurës për fitimin e dizajnit industrial, nëse me kontratë nuk është e paraparë ndryshe. 5. Personi në emër të të cilit është regjistruar dizajni industrial ose personi në emër të të cilit është paraqitur aplikacioni para regjistrimit, konsiderohet të jetë personi i cili ka të drejtë në të gjitha procedurat që zhvillohen në Zyrë lidhur me dizajnin. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: When several designers jointly create a design, the industrial design right belongs to them or their legal heirs.
Neni 13 Krijimi i përbashkët i dizajnit industrial 1. Nëse dizajni është krijuar nga puna e përbashkët e disa dizajnuesve, e drejta për dizajnin industrial u takon atyre respektivisht trashëgimtarëve të tyre ligjor dhe konsiderohet se ata kanë të drejtë në dizajnin industrial në pajtim me këtë ligj. 2. Pjesa e secilit dizajnues në dizajnin e krijuar në mënyrë të përbashkët, përcaktohet në bazë të kontributit të secilit dizajnues, përveç nëse përcaktohet ndryshe me kontratë. 3. Nëse kontributi i dizajnuesve nuk përcaktohet në kontratë dhe nuk mund të përcaktohet në bazë të kontributit të secilit dizajnues, ata konsiderohen të barabartë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The designer has the right to be named as designer in all documents during public display of the design, and this moral right cannot be transferred.
Neni 14 Të drejtat morale të dizajnuesit 1. Dizajnuesi ka të drejtë të ceket si dizajnues në të gjitha dokumentet gjatë ekspozimit publik të dizajnit të tij, pavarësisht se a është paraqitës i aplikacionit apo bartës i së drejtës. 2. E drejta morale e dizajnuesit nuk mund të bartet. 3. Nëse disa dizajnues kanë marrë pjesë në krijimin e dizajnit, e drejta nga paragrafi 1. i këtij neni u takon të gjithë dizajnuesve, pavarësisht kontributit në krijimin e dizajnit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Natural and legal persons, whether domestic or foreign, have equal rights to obtain and protect industrial designs under this law.
Neni 15 Barazia në të drejtën e dizajnit industrial Personat fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj gëzojnë të drejta të barabarta për fitimin dhe mbrojtjen e dizajnit sipas këtij ligji. KREU IV EFEKTET E DIZAJNIT INDUSTRIAL TË REGJISTRUAR - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: An industrial design is acquired when the registration decision is issued and the design is registered in the register.
Neni 16 Fitimi i dizajnit industrial 1. Dizajni industrial fitohet me nxjerrjen e vendimit për regjistrim dhe regjistrimin e dizajnit në regjistër. 2. Data e regjistrimit në regjistër është e njëjtë me datën e nxjerrjes së vendimit për fitimin e së drejtës së dizajnit industrial. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The industrial design owner has exclusive rights to use the registered design and to stop others from using it without permission.
Neni 17 Të drejtat ekskluzive nga dizajni industrial 1. Pronari i dizajnit industrial ka të drejtën ekskluzive për përdorimin e dizajnit të regjistruar dhe pengimin e personave të tjerë në përdorimin e dizajnit pa lejen e tij. 6 2. Përdorimi, konform paragrafit 1. të këtij neni përfshinë përpunimin, ofertën, vënien në qarkullim, importin, eksportin, tranzitin apo përdorimin e produktit në përbërjen e të cilit është përfshirë dizajni apo komercializimin e këtij produkti për këto qëllime. 3. Nëse publikimi i dizajnit industrial të regjistruar është shtyrë konform nenit 45 të këtij ligji, gjatë kohës sa vlen shtyrja, pronari ka të drejtë të pengoj personat e tretë në përdorimin e dizajnit sipas paragrafit 2. të këtij neni, vetëm nëse ky përdorim është rezultat i kopjimit të dizajnit të regjistruar. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: E drejta ekskluzive për dizajnin nuk mund të ushtrohet kundër disa veprimeve private, eksperimentale, ose të riprodhimit për citim dhe edukim, me kushte për burimin dhe mosdëmtimin e përdorimit normal.
Neni 18 Kufizimet e të drejtave ekskluzive 1. E drejta ekskluzive nuk mund të realizohet ndaj: 1.1. veprimeve të ndërmarra për qëllime private dhe jotregtare; 1.2. veprimeve të ndërmarra për qëllime eksperimentale; 1.3. veprimeve të reprodukimit të ndërmarra me qëllim të citimit apo edukimit, nëse kjo është në pajtim me rregullat e mirësjelljes në afarizëm dhe nuk shkakton dëm gjatë përdorimit normal të dizajnit si dhe të ceket burimi. 2. Me veprimet e cekura në paragrafin 1. të këtij neni, të drejtat ekskluzive që dalin nga dizajni industrial pas regjistrimit nuk mund të realizohen lidhur me: 2.1. pajisjet e fluturakeve të regjistruara në shtetin tjetër, kur ato përkohësisht hyjnë në territorin e Kosovës; 2.2. importin e pjesëve rezervë në Kosovë, me qëllim të riparimit të fluturakeve; 2.3. realizimin e riparimeve të fluturakeve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Një person i tretë mund të përdorë një dizajn në bazë të përdorimit të mëhershëm vetëm nëse plotëson kushtet e përmendura; ai nuk mund t’u japë licencë të tjerëve, dhe e drejta zakonisht nuk bartet.
Neni 19 E drejta në bazë të përdorimit të mëhershëm të dizajnit 1. Të drejtën në dizajn në bazë të përdorimit të mëhershëm e ka personi i tretë, i cili mund të argumentoj se para datës së paraqitjes së aplikacionit për dizajn, apo para datës së përparësisë nëse është kërkuar, në territorin e Republikës së Kosovës ka filluar në mirëbesim përdorimin e dizajnit apo ka kryer përgatitje paraprake me qëllim të përdorimit dhe nëse dizajni i tillë nuk është krijuar me kopjimin e dizajnit të mbrojtur më parë. 2. Personi i tretë, në bazë të përdorimit të mëhershëm, ka të drejtën e përdorimit të dizajnit për qëllime për të cilat është përdorur para datës së paraqitjes të aplikacionit për dizajn apo para datës së njohjes së të drejtës së përparësisë, nëse përparësia është kërkuar. 3. Personi i cili ka të drejtë në dizajn në bazë të përdorimit të mëhershëm nuk mundet që personave të tjerë t’u lëshoj licencë për përdorimin e dizajnit. 4. E drejta në bazë të përdorimit të mëhershëm nuk mund të bartet, përveç kur personi i tretë është një ndërmarrës dhe dizajni bartet bashkë me bartjen e ndërmarrjes në kuadrin e së cilës janë ndërmarr veprimet e përdorimit apo të zbatimit sipas paragrafit 1. të këtij neni. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The owner’s right to stop use of a design-bearing product ends when the product is placed on the Kosovo market by the owner or with the owner’s permission.
Neni 20 Shuarja e së drejtës për ndalimin e përdorimit të dizajnit 1. E drejta për ndalimin e përdorimit të produktit i cili përmban dizajnin industrial, shuhet me vënien e tij në tregun e Republikës së Kosovës nga ana e vet pronarit të dizajnit apo pas lejimit nga ana e pronarit. 7 2. Shuarja e të drejtës nga paragrafi 1. i këtij neni mund të zgjerohet edhe për territorin jashtë Kosovës, nëse një gjë e tillë është e përcaktuar me marrëveshjet ndërkombëtare që e detyrojnë Republikën e Kosovës. KREU V DIZAJNI INDUSTRIAL SI OBJEKT I PRONËSISË - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Një dizajn industrial mund t’u transferohet personave të tjerë; transferimi regjistrohet dhe publikohet me kërkesë të njërës nga palët, sipas marrëveshjes paraprake.
Neni 21 Transferimi 1. Dizajni industrial mund të transferohet tek personat e tjerë. 2. Transferimi regjistrohet në regjistër dhe publikohet në buletinin e Zyrës me kërkesë të ndonjërës nga palët në bazë të marrëveshjes paraprake në mes tyre. 3. Transferimi ka efekt ndaj personave të tretë pas regjistrimit në regjistër. Para regjistrimit, transferimi ka efekt ndaj personave të tretë të cilët kanë qenë në dijeni për aktin e tillë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The design owner may grant exclusive or non-exclusive licences, but the licence contract must be written and signed, and registration is required for effect against third parties.
Neni 22 Licenca 1. Pronari i dizajnit industrial mund të lëshoj licencë ekskluzive apo jo ekskluzive për shfrytëzimin e së drejtës së dizajnit në tërësi apo pjesërisht, e cila mund të vlejë për tërë territorin e Republikës së Kosovës apo për një pjesë të tij. 2. E drejta për shfrytëzimin e dizajnit industrial fitohet në bazë të kontratës së licencës dhe ka efekt ndaj personave të tretë pas regjistrimit të licencës në Regjistër. 3. Kontrata për licencën duhet të jetë në formë të shkruar dhe e nënshkruar nga ana e palëve kontraktuese. 4. Pronari i dizajnit mund t’i realizojë të drejtat nga dizajni ndaj fituesit të licencës i cili shkelë ndonjë dispozitë të kontratës për licencën, e veçanërisht në lidhje me kohëzgjatjen e licencës dhe kufijtë e përdorimit të dizajnit. 5. Fituesi i licencës mund të inicioj kontest gjyqësor në pikëpamje të shkeljes së të drejtave që rrjedhin nga dizajni industrial vetëm nëse pronari i dizajnit industrial pajtohet me këtë. 6. Fituesi i licencës mund të lëshoj nën licencë vetëm nëse kjo përcaktohet në kontratë. 7. Regjistrimi i licencës bëhet me kërkesën e pronarit të dizajnit ose të fituesit të licencës, me kusht që Zyrës t’i parashtrohet kopja e kontratës për licencën. 8. Regjistrimi i licencës publikohet në buletinin e Zyrës. 9. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e licencës përcaktohet me akt nënligjor. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Industrial design can be made the object of a pledge, and one of the parties may request registration of that right in the Register.
Neni 23 E drejta e pengut në dizajnin industrial 1. Dizajni industrial mund të jetë objekt i pengut. 2. Me kërkesën e njërës nga palët, e drejta nga paragrafi 1. i këtij neni regjistrohet në Regjistër. 8 3. Regjistrimi i pengut publikohet në buletinin e Zyrës. 4. Pengu krijon pasoja juridike ndaj personave të tjerë pas regjistrimit në regjistër. 5. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e pengut përcaktohet me akt nënligjor. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: An industrial design may be subject to enforcement; on a party’s request, the related right is registered and published.
Neni 24 Procedura e përmbarimit 1. Dizajni industrial mund të jetë objekt i përmbarimit. 2. Me kërkesën e njërës nga palët, e drejta nga paragrafi 1. të këtij neni regjistrohet në Regjistër dhe publikohet. 3. Procedura e përmbarimit krijon pasoja juridike ndaj personave të tretë pas regjistrimit në regjistër. 4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e përmbarimit përcaktohet me akt nënligjor. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: If an industrial design is included in bankruptcy proceedings, the relevant data is registered and published in the Office bulletin at the request of the competent body.
Neni 25 Falimentimi Nëse dizajni industrial është përfshirë në procedurën e falimentimit, me kërkesë të organit kompetent kjo e dhënë regjistrohet dhe publikohet në buletinin e Zyrës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Rules in Articles 21–25 also apply to applications to register industrial designs.
Neni 26 Aplikimi për regjistrimin e dizajnit industrial si objekt i pronësisë Dispozitat e neneve 21, 22, 23, 24 dhe 25 zbatohen edhe për aplikacionet për regjistrim të dizajnëve industriale si objekte të pronësisë. KREU VI APLIKIMI PËR REGJISTRIMIN E DIZAJNIT INDUSTRIAL - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The procedure for registering an industrial design begins when an application is submitted to the Office.
Neni 27 Inicimi i procedurës për regjistrimin e dizajnit industrial Procedura për regjistrimin e dizajnit industrial fillon me paraqitjen e aplikacionit në Zyrë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: An industrial design application must include specified information and fee evidence, and it may include several optional details.
Neni 28 Përmbajtja e aplikacionit 1. Aplikacioni për dizajnin industrial duhet të përmbajë: 1.1. kërkesën për regjistrimin e dizajnit industrial; 1.2. të dhënat për paraqitësin e aplikacionit; 1.3. dukjen e dizajnit e cila duhet të jetë e përshtatshme për reprodukim. Nëse lënda e aplikacionit është dizajn dy dimenzional, ndërsa aplikacioni përmban kërkesën për shtyrjen e publikimit në pajtim me nenin 45 të këtij ligji, atëherë paraqitja e dizajnit mund të bëhet me mostër. 2. Aplikacioni i dizajnit industrial duhet të përmbaj edhe: 2.1. emërtimin e produktit në të cilin zbatohet dizajni; 9 2.2. të dhënat për përfaqësuesin e autorizuar, autorizimin nëse paraqitësi i aplikacionit e posedon; 2.3. nëse është paraqitur aplikacioni i përbashkët, të dhënat për përfaqësuesin e përbashkët. 3. Aplikacioni i dizajnit industrial mund të përmbaj: 3.1. përshkrimin me të cilin shpjegohet dukja apo mostra e dizajnit; 3.2. kërkesën për shtyrjen e publikimit të dizajnit të regjistruar në pajtim me nenin 45 të këtij ligji; 3.3. klasifikimin e produktit respektivisht shënimin e klasës, në të cilin dizajni duhet të jetë pjesë përbërëse apo në të cilin dizajni duhet zbatuar, në pajtim me Marrëveshjen e Lokarnos, duke u bazuar në klasifikimin ndërkombëtar; 3.4. të dhënat për dizajnuesin apo dizajnuesit apo shënimet se dizajnuesi apo dizajnuesit nuk dëshirojnë të ceken; 3.5. të dhënat për dëshmitë për përparësinë sipas nenit 33 dhe 34 të këtij ligji. 4. Forma dhe përmbajtja e aplikacionit për dizajn industrial dhe të gjitha pjesët tjera përbërëse të aplikacionit përcaktohen me akt nënligjor. 5. Të dhënat në aplikacionin për dizajn industrial të cekura në paragrafin 2. dhe paragrafin 3. nën- paragrafi 3.1. dhe 3.3. të këtij neni, nuk ndikojnë në vëllimin e mbrojtjes së dizajnit. 6. Aplikacioni përmban dëshmi për pagimin e tarifës së regjistrimit dhe të publikimit, ndërsa nëse është kërkuar shtyrja e publikimit sipas paragrafit 3. nën-paragrafi 3.2. të këtij neni, dëshminë për pagesën e tarifës për shtyrje. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A multiple industrial design application must group all included designs by class, state how many designs are covered, allow each design to be dealt with separately, and pay an extra registration and publication fee.
Neni 29 Aplikacioni i shumëfishtë i dizajnit industrial 1. Nëse aplikacioni përmban disa dizajne, të gjitha produktet në të cilat dizajni është pjesë përbërëse, apo në të cilat dizajni do të zbatohet, klasifikohen në një klasë, në bazë të klasifikimit ndërkombëtar. 2. Në aplikacionin e shumëfishtë shënohet numri i dizajneve për të cilat kërkohet mbrojtja. 3. Ndaj çdo dizajni që është përfshirë në aplikacionin e shumëfishtë, mund të veprohet ndaras, me qëllim të zbatimit të dispozitave të këtij ligji. Dizajni në rastet e tilla mund të jetë lëndë e realizimit të të drejtave nga kontrata për licencë, hipotekës apo pengut, procedurës përmbaruese, falimentimit, bartjes së të drejtave, shtyrjes së publikimit apo shpalljes së pavleshme të dizajnit. 4. Aplikimi i shumëfishtë i nënshtrohet pagesës së tarifës shtesë të regjistrimit dhe publikimit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The applicant may split a multiple application into two or more applications, and each split application may include one or more product designs.
Neni 30 Ndarja e aplikacionit të shumëfishtë 1. Paraqitësi i aplikacionit mund të ndajë aplikacionin e shumëfishtë në dy apo më tepër aplikacione, ashtu që çdo njëri mund të përmbajë një apo më tepër dizajne të produktit. 2. Secili aplikacion i ndarë nga aplikacioni i shumëfishtë e fiton përparësinë e aplikacionit të shumëfishtë. 3. Kushtet për ndarjen e aplikacionit të shumëfishtë përcaktohen me akt nënligjor. 10 - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The application date for an industrial design is the date the required documents are submitted to the Office by the applicant.
Neni 31 Data e aplikimit Data e aplikimit për dizajnin industrial është data kur Zyrës i janë paraqitur dokumentet që përmbajnë të dhënat e përcaktuara në nenin 28 paragrafi 1. të këtij ligji, nga ana e aplikuesit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: An applicant can get priority for an industrial design filing from the filing date if the application complies with articles 28 and 29, and applications under a relevant international agreement get priority under that agreement.
Neni 32 E drejta e përparësisë e fituar me aplikim 1. Nëse aplikacioni për regjistrim të dizajnit industrial është paraqitur konform nenit 28 dhe 29 të këtij ligji, aplikuesi që nga data e paraqitjes të aplikacionit, ka të drejtën e përparësisë ndaj çdo aplikuesi tjetër, i cili paraqet më vonë aplikacion për regjistrim të dizajnit të njëjtë industrial. 2. Aplikacioni i paraqitur sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare nënshkruese e së cilës është Republika e Kosovës, fiton të drejtën e përparësisë sipas dispozitave të marrëveshjes. 3. E drejta e përparësisë e kërkuar konform nenit 33 dhe 34 të këtij ligji, ka efekt ashtu që data e përparësisë llogaritet si data e paraqitjes së aplikaconit për dizajn industrial me qëllim të përcaktimit të të drejtave të cilat kanë përparësi në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: An industrial design applicant may claim priority from an earlier filing if the first filing was in a Paris Union member and the Kosovo filing is made within 6 months.
Neni 33 E drejta e përparësisë 1. Nëse aplikuesi për dizajn industrial ka paraqitur aplikacionin për herë të parë në ndonjë vend anëtar të Unionit të Parisit të themeluar me Konventën e Parisit për mbrojtjen e pronës industriale, me rastin e aplikimit për të njëjtin dizajn industrial në Republikën e Kosovës, mund të thirret në datën e aplikimit të parë, me kusht që aplikimin në Kosovë ta bëjë brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga kjo datë. 2. Aplikuesi që thirret në të drejtën e përparësisë sipas paragrafit 1. të këtij neni, Zyrës do ti paraqesë të dhënat themelore për aplikimin në të cilin thirret, shtetin, datën dhe numrin e aplikacionit, brenda afatit prej tre (3) muajsh nga data e aplikimit në Zyrë, duke prezantuar përshkrimin e aplikiacionit të parë të vërtetuar nga organi i autorizuar i shtetit anëtar të Unionit të Parisit si dhe përkthimin e përshkrimit. 3. Nëse paraqitësi i aplikacionit nuk i përmbush kushtet konform paragrafit 1. të këtij neni, konsiderohet se e drejta e përparësisë nuk është kërkuar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Applicant may claim priority from the first exhibition date if the design product was shown at a qualifying exhibition and the Kosovo filing is made within 6 months.
Neni 34 E drejta e përparësisë nga ekspozimi 1. Nëse aplikuesi ka bërë ekspozimin e produktit që përbën dizajn industrial në ndonjë ekspozitë zyrtare ose në ndonjë ekspozitë ndërkombëtare zyrtarisht të pranuar në Kosovë ose në ndonjë shtet anëtar të Unionit të Parisit, mund të kërkoj që si datë e aplikimit të parë ti pranohet data e parë e ekspozimit të produktit, me kusht që paraqitjen e aplikacionit në Kosovë ta bëjë brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga data e ekspozimit. 2. Aplikuesi i cili thirret në të drejtën e përparësisë në bazë të datës së ekspozimit të produktit, është i detyruar që krahas aplikacionit në Zyrë të paraqes edhe vërtetimin e lëshuar nga ana e organit kompetent të shtetit anëtar të Unionit të Parisit, në të cilin vërtetohen të dhënat për llojin e ekspozitës, vendin e mbajtjes së ekspozitës, datën e hapjes dhe mbylljes, ditën e parë të ekspozimit të produktit të emërtuar në aplikacion si dhe dëshmi për dizajnin e produktit të paraqitur në ekspozitë. 3. Nëse paraqitësi i aplikacionit nuk i përmbush kushtet konform paragrafit 2. të këtij neni, konsiderohet se e drejta e përparësisë nuk është kërkuar. 11 - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Office issues the priority certificate when the applicant or industrial design owner requests it and the prescribed fee has been paid.
Neni 35 Certifikata e përparësisë Me kërkesë të aplikuesit ose pronarit të dizajnit industrial dhe pas pagesës së tarifës së caktuar, Zyra lëshon certifikatën e përparësisë. KREU VII REGJISTRIMI I DIZAJNIT - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Zyra must keep the application and industrial design registers, keep the registers public, withhold information before publication when publication is deferred, and issue an extract on request after the fee is paid.
Neni 36 Regjistri 1. Zyra mban regjistrin e aplikacioneve, në të cilin regjistrohen aplikacionet për regjistrim të dizajneve industriale të cilat i plotësojnë kushtet konform nenit 28 i këtij ligji dhe të cilave u është pranuar data e paraqitjes sipas nenit 31 të këtij ligji, si dhe regjistrin e dizajneve industriale, në të cilin regjistrohen dizajnet industriale për të cilat nuk është refuzuar regjistrimi sipas nenit 42 të këtij ligji. 2. Përmbajtja e regjistrave përcaktohet me akt nënligjor. 3. Regjistri është publik. 4. Nëse aplikacioni përmban kërkesën për shtyrje të afatit të publikimit të regjistrimit konform nenit 45 të këtij ligji, informata për këtë aplikacion ose regjistrim nuk është publike para publikimit të regjistrimit në pajtim me nenin 44 të këtij ligji. 5. Me kërkesë të palës së interesuar dhe pas pagesës së tarifës përkatëse, Zyra lëshon një ekstrakt nga regjistri. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The office must publish its bulletin with the data required by this law and subordinate acts.
Neni 37 Buletini i Zyrës Zyra publikon buletinin e saj me të dhënat e përcaktuara me këtë ligji dhe akte nënligjore. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Fees must be paid for the procedures covered by this law.
Neni 38 Tarifat 1. Për të gjitha procedurat e parapara me këtë ligj paguhen tarifa përkatëse. 2. Llojet e tarifave dhe lartësia e tyre përcaktohen me akt nënligjor. 3. Nëse tarifat e parapara nuk janë paguar, aplikimi apo kërkesa refuzohet, kurse në rast të mos pagesës së tarifave për vazhdimin e mbrojtjes së dizajnit industrial, i njëjti pushon të vlejë. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: On request and after payment of the fixed fee, the Office must provide services including novelty searches for registered designs in force in Kosovo.
Neni 39 Kërkimi i risisë së dizajnit Me kërkesë të palës së interesuar dhe pas pagesës së tarifës së caktuar, Zyra do të ofrojë shërbime që përfshijnë kërkimin e risisë së dizajneve të regjistruara që janë në fuqi në Republikën e Kosovës. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The office checks an industrial design application after receipt, may ask the applicant to fix deficiencies or provide fee proof within set deadlines, and later cannot expand the design’s protection through changes.
Neni 40 Përcaktimi i datës së paraqitjes së aplikacionit për dizajnin industrial 1. Pas pranimit të aplikacionit, Zyra për përcaktimin e datës së aplikimit, shqyrton aplikacionin se a i plotëson kushtet konform nenit 28 paragrafi 1. të këtij ligji. 12 2. Nëse aplikacioni nuk i plotëson kushtet për pranimin e datës së aplikacionit, Zyra fton aplikuesin që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, nga dita e marrjes së ftesës t’i plotësoj këto mangësitë. 3. Nëse paraqitësi i aplikacionit, në afatin e caktuar i plotëson mangësitë e aplikacionit në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni, Zyra përcakton si datë të pranimit të aplikacionit datën e plotësimit të mangësive. 4. Nëse paraqitësi i aplikacionit, në afatin e përcaktuar nuk vepron në bazë të ftesës së Zyrës, aplikacioni refuzohet me vendim. 5. Pas përcaktimit të datës së aplikimit Zyra fton aplikuesin i cili nuk ka paraqit dëshmi për pagesën e tarifës, që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ftesës, t’i ofroj Zyrës dëshmi për pagesën. 6. Pas përcaktimit të datës së aplikimit, nuk mund të ndryshohet aplikacioni duke zgjeruar fushëveprimin e mbrojtjes së dizajnit. 7. Me kërkesë të aplikuesit ose pronarit të dizajnit të regjistruar, lejohet ndryshimi, korrigjimi i emrit ose adresës së aplikuesit, pronarit të dizajnit ose përmirësimi i gabimeve të tjera teknike me kusht që objekti i mbrojtjes nuk zgjerohet dhe pasi të jetë paguar tarifa shtesë. 8. Përmbajtja e kërkesës për ndryshimet sipas paragrafit 7. të këtij neni përcaktohet me akt nënligjor. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Office checks whether an industrial design application meets the legal requirements. If it is incomplete, the applicant gets 60 days to fix it, with a possible 60-day extension if requested and the extra fee is paid. If the applicant does not respond to the invitation, the application is rejected.
Neni 41 Shqyrtimi formal i aplikacionit për dizajn industrial 1. Me anë të shqyrtimit formal të aplikacionit, Zyra vërteton se aplikacioni i paraqitur i plotëson kushtet konform nenit 28 paragrafi 1. të këtij ligji, respektivisht kushtet sipas nenit 29 të këtij ligji për aplikacionin e shumëfishtë. 2. Nëse aplikacioni nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni, Zyra e fton aplikuesin që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, të plotësoj mangësitë në aplikacion. 3. Me kërkesën e paraqitësit të aplikacionit, afati nga paragrafi 2. i këtij neni mund të zgjatet më së shumti edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë të tjera, me kusht që të jetë paguar tarifa shtesë. 4. Nëse paraqitësi i aplikacionit për dizajn nuk vepron në bazë të ftesës, aplikacioni refuzohet me vendim. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Office must refuse industrial design registration in listed cases, may partially refuse some applications, and must not issue a refusal decision unless the applicant was first informed in writing and invited to respond or withdraw.
Neni 42 Refuzimi i regjistrimit të dizajnit industrial 1. Zyra me vendim refuzon regjistrimin e dizajnit industrial nëse: 1.1. dizajni nuk është dizajn sipas kuptimit të nenit 3. paragrafi 1. nën-paragrafi 1.4. të këtij ligji; 1.2. dizajni nuk i plotëson kërkesat e përmendura në nenin 10 të këtij ligji; 1.3. dizajni përbën përdorim të paautorizuar të produkteve, emërtimeve, emblemave, pllakatave dhe mbishkrimeve të ndryshme, të parapara me nenin 6b të Konventës së Parisit, e të cilat janë me interes të veçantë publik për Republikën e Kosovës. 2. Zyra refuzon pjesërisht kërkesën për regjistrimin e dizajnit sipas paragrafit 1. nën-paragrafit 1.2. dhe 1.3. të këtij neni, nëse plotësohen kushtet për regjistrim, ruhet forma dhe identiteti i dizajnit. 13 3. Vendimi për refuzim të regjistrimit të dizajnit nuk lëshohet nëse aplikuesi nuk është informuar paraprakisht me shkrim lidhur me arsyet e refuzimit dhe nuk është ftuar që të tërheqë aplikacionin ose të deklarojë me shkrim opinionin e tij për arsyet e refuzimit. 4. Paraqitësi i aplikacionit për regjistrim të dizajnit ka të drejtë që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të njoftimit me shkrim konform paragrafit 3. të këtij neni, të sjell dëshmi për të dhënat e reja që do të mund të ndikonin në vendimin përfundimtar të Zyrës. 5. Me kërkesë të aplikuesit, afati kohor i cekur në paragrafin 4. të këtij neni mund të vazhdohet edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë me pagesën e tarifës shtesë. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: If the design application meets the legal conditions, has not been refused, and the first five-year maintenance fee has been paid, the Office registers the design by decision.
Neni 43 Regjistrimi i dizajnit Nëse aplikacioni i plotëson kushtet për regjistrimin e dizajnit sipas nenit 41 të këtij ligji, deri në atë masë në të cilën aplikimi nuk është refuzuar sipas nenit 42 të këtij ligji, Zyra me vendim regjistron dizajnin, me kusht që të jetë paguar tarifa e mirëmbajtjes për periudhën e parë pesë (5) vjeçare të mbrojtjes së dizajnit industrial. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: A registered design is published in the Office’s bulletin, and the content of published design data is set by a sublegal act.
Neni 44 Publikimi i dizajnit 1. Dizajni i regjistruar publikohet në buletinin e Zyrës. 2. Përmbajtja e të dhënave të dizajnit të cilat publikohen në buletinin e Zyrës përcaktohen me akt nënligjor. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: An applicant may ask to delay publication of a registered design for 12 months, and the Office must publish the request and later invite the applicant or design owner to submit design images within 30 days after the invitation.
Neni 45 Shtyrja e publikimit 1. Aplikuesi, me rastin e paraqitjes së aplikacionit, mund të kërkoj që publikimi i dizajnit të regjistruar të shtyhet për një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga data e paraqitjes së aplikacionit ose nëse kërkohet e drejta e përparësisë, nga data e pranimit të saj. 2. Pas kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni dhe plotësimit të kushteve të caktuara, dizajni regjistrohet, por të dhënat për dizajnin dhe asnjë e dhënë nga dosja e aplikacionit nuk janë publike. 3. Zyra publikon në buletinin e saj kërkesën për shtyrjen publikimit të dizajnit të regjistruar, të cilës i bashkëngjiten të dhënat për pronarin e dizajnit të regjistruar, data e paraqitjes së aplikacionit dhe të dhënat tjera që përcaktohen me akt nënligjor. 4. Në rastet nga paragrafi 1. i këtij neni, Zyra pas skadimit të afatit për shtyrjen e publikimit, fton paraqitësin e aplikacionit apo pronarin e dizajnit, që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ftesës, të paraqes fotografitë dhe paraqitjet grafike të dizajnit, në pajtim me nenin 28 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3. të këtij ligji. 5. Nëse pronari i dizajnit nuk vepron në pajtim me ftesën e përmendur në paragrafin 4. të këtij neni ose nëse tarifa e mirëmbajtjes për periudhën e parë pesë (5) vjeçare të mbrojtjes së dizajnit nuk është paguar, konsiderohet se dizajni nuk ka prodhuar efekte juridike. 6. Në rast të paraqitjes së aplikacionit të shumëfishtë sipas nenit 29, dispozitat e paragrafit 1. dhe 3. të këtij neni mund të zbatohen gjithashtu për disa prej dizajneve të përfshira në atë aplikacion. 14 - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Office must issue an industrial design certificate when the owner requests it and pays the relevant fee.
Neni 46 Certifikata e dizajnit industrial 1. Me kërkesë të pronarit të dizajnit industrial dhe pas pagesës së tarifës përkatëse, Zyra i lëshon certifikatë për dizajnin industrial. 2. Përmbajtja e certifikatës përcaktohet me akt nënligjor. KREU VIII VËLLIMI DHE KOHËZGJATJA E MBROJTJES SË DIZAJNIT - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Industrial design protection covers designs that do not create a different impression on the consumer.
Neni 47 Vëllimi i mbrojtjes 1. Mbrojtja e cila rrjedh nga dizajni industrial përfshin çdo dizajn i cili tek konsumatori nuk lë përshtypje të ndonjë dizajni tjetër. 2. Gjatë përcaktimit të vëllimit të mbrojtjes, do të merret parasysh shkalla e lirisë të cilën e ka pasur dizajnuesi gjatë krijimit të dizajnit. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Industrial design protection lasts 5 years from the filing date and can be extended, up to a maximum of 25 years from filing.
Neni 48 Kohëzgjatja e mbrojtjes 1. Mbrojtja e dizajnit industrial zgjatë pesë (5) vite, duke llogaritur nga data e paraqitjes së aplikacionit për dizajnin industrial. 2. Mbrojtja e dizajnit industrial mund të zgjatet për periudhën shtesë prej pesë (5) vitesh, e më së tepërmi për periudhën prej njëzetepesë (25) vitesh duke llogaritur nga data e paraqitjes së aplikacionit. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The industrial design owner must file a renewal request with the Office during the last year of protection, or no later than 6 months after the protection period ends, and pay an extra fee.
Neni 49 Vazhdimi i regjistrimit 1. Pronari i dizajnit industrial i cili kërkon vazhdimin e mbrojtjes së dizajnit, duhet që gjatë vitit të fundit të vlefshmërisë apo më së voni gjashtë (6) muaj pas kalimit të periudhës së vlefshmërisë, t’i paraqes Zyrës kërkesën për vazhdimin e mbrojtjes së dizajnit industrial, me kusht që të paguaj tarifën shtesë. 2. Periudha e re e mbrojtjes fillon me datën e kalimit të afatit të periudhës së mëparshme të mbrojtjes. 3. Regjistrimi i vazhdimit të mbrojtjes së dizajnit industrial publikohet në buletinin e Zyrës. 4. Të dhënat të cilat duhet t’i përmbaj kërkesa për vazhdimin e regjistrimit të dizajnit industrial përcaktohen me akt nënligjor. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: People may appeal Office decisions within 15 days, the appeals commission must decide within 30 days and notify the party, and a court case may be filed against the commission’s decision within 30 days.
Neni 50 Shqyrtimi i vendimeve të Zyrës 1. Kundër vendimeve të Zyrës lejohet ankesa në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 2. Ankesa i drejtohet komisionit të ankesave, i cili në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të ankesës, vendos në lidhje me ankesën dhe njofton palën. 3. Komisioni i shqyrtimit të ankesave formohet me vendim të Ministrit. 15 4. Kundër vendimit të komisionit mund të parashtrohet padi në Gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh. 5. Kompetencat, mandati dhe puna e komisionit rregullohen me akt nënligjor. KREU IX PËRFUNDIMI I VLEFSHMËRISË DHE ANULIMI I DIZAJNIT INDUSTRIAL - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Dizajni industrial pushon së vlejturi kur skadon afati i tij ose kur pronari heq dorë me deklaratë me shkrim të dorëzuar në Zyrë.
Neni 51 Përfundimi i vlefshmërisë së dizajnit industrial 1. Dizajni industrial pushon të vlejë në rastet si në vijim: 1.1. me skadimin e afatit të vlefshmërisë së dizajnit industrial në kuptim të nenit 49 këtij ligji; 1.2. në bazë të deklaratës së pronarit për heqjen dorë nga dizajni, i cili nuk është i vlefshëm nga data e dorëzimit të deklaratës për heqjen dorë në formë të shkruar të dorëzuar në Zyrë. 2. Përfundimi i vlefshmërisë së dizajnit regjistrohet në regjistër dhe publikohet në buletinin e Zyrës. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: A design waiver must be made by the owner in writing to the Office and becomes effective after registration; partial waiver is allowed only if the changed design still meets protection conditions and keeps its identity.
Neni 52 Heqja dorë nga dizajni 1. Heqja dorë nga dizajni bëhet përmes deklaratës me shkrim nga pronari, drejtuar Zyrës. Deklarata prodhon efekte juridike pas regjistrimit në regjistër. 2. Në rast të heqjes dorë nga dizajni i cili i nënshtrohet shtyrjes së afatit të publikimit, vlerësohet se dizajni nuk ka prodhuar efektet e caktuara me këtë ligj. 3. Pronari mund të heqë dorë pjesërisht nga dizajni me kusht që forma e tij e ndryshuar të jetë në përputhje me kushtet për mbrojtje dhe nëse ruhet identiteti i dizajnit. 4. Nëse licenca është e regjistruar, heqja dorë futet në regjistër vetëm nëse pronari i dizajnit dëshmon se ai e ka informuar të licencuarin për synimet e tij për të hequr dorë nga dizajni. 5. Nëse është paraqitur kërkesë në gjykatë lidhur me dizajnin, konform nenit 71 të këtij ligji, Zyra nuk e regjistron heqjen dorë në regjistër pa pëlqimin e paraqitësit të kërkesës. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Zyra mund të anulojë një dizajn industrial të regjistruar, tërësisht ose pjesërisht, nëse plotësohen kushtet e listuara në këtë nen.
Neni 53 Anulimi i plotë apo i pjesërishëm i dizajnit industrial të regjistruar 1. Zyra me vendim anulon në tërësi apo pjesërisht dizajnin industrial të regjistruar, nëse: 1.1. dizajni nuk është në pajtim me nenin 3 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.4. të këtij ligji; 1.2. dizajni nuk i plotëson kërkesat sipas neneve 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 të këtij ligji; 1.3. aplikuesi ose pronari i dizajnit të regjistruar nuk është pronari i tij; 1.4. Dizajni është në kontest me ndonjë dizajn paraprak i cili është bërë publik pas datës së paraqitjes së aplikacionit, ose në rastet kur kërkohet përparësia, pas datës së përparësisë së pranuar, dizajni mbrohet nga data e cila ka ekzistuar para datës së regjistrimit të dizajnit ose para aplikimit për një të drejtë të tillë; 16 1.5. përdoret ndonjë shenjë dalluese në dizajnin pasues, ndërsa pronari i së drejtës së shenjës dalluese ka të drejtë ta ndalojë përdorimin e tillë; 1.6. dizajni përbën përdorim të paautorizuar të punës së mbrojtur sipas ligjit për të drejtën e autorit; 1.7. dizajni përbën përdorim të pa autorizuar të produkteve, emërtimeve, emblemave, pllakateve dhe mbishkrimeve të ndryshme, të parapara me nenin 6b të Konventës e Parisit, e të cilat janë me interes të veçantë publik për Republikën e Kosovës. 2. Në rastet kur dizajni industrial anulohet pjesërisht, mund të mirëmbahet në formën e ndryshuar, nëse në atë formë është në përputhje me kërkesat për mbrojtje dhe nëse ruhet identiteti i dizajnit. 3. Pas marrjes së vendimit mbi anulimin, Zyra e deklaron të pavlefshëm dizajnin industrial. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: A design cancellation request must be filed in writing with the Office, and the request will not be examined until the relevant fee is paid.
Neni 54 Kërkesa për anulimin e dizajnit 1. Kërkesa për anulimin e dizajnit sipas nenit 53 të këtij ligji, i paraqitet Zyrës me shkrim. 2. Kërkesa për anulimin e dizajnit mund të paraqitet gjatë periudhës së mbrojtjes. Kërkesa mund të paraqitet edhe pas ndërprerjes së efektit të dizajnit, nëse paraqitësi i kërkesës dëshmon se kanë filluar procedurat për vërtetimin e shkeljes së të drejtës së dizajnit, apo nëse paraqitësi i kërkesës ka filluar procedurën në gjykatë për të vërtetuar se ai nuk ka i shkelur në asnjë rast të drejtat e dizajnit industrial. 3. Kërkesa e pranuar sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk do të shqyrtohet derisa të mos jetë paguar tarifa përkatëse. 4. Përmbajtja e kërkesës për anulim do të përcaktohet me akt nënligjor. 5. Arsyet për anulimin e dizajnit industrial të përcaktuara sipas nenit 53 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3. dhe 1.5. të këtij ligji mund të kërkohen vetëm nga pronari i dizajnit. 6. Arsyet për anulimin e dizajnit industrial të përcaktuar sipas nenit 53 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.4. të këtij ligji, mund të kërkohen vetëm nga aplikuesi ose bartësi i së drejtës së përparësisë që është në kontest. 7. Arsyet për anulimin e dizajnit industrial të përcaktuar sipas nenit 53 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.6. të këtij ligji mund të kërkohen vetëm nga personi të drejtat e të cilit janë shkelur. 8. Përveç rasteve të përcaktuara në paragrafët 5., 6., 7. të këtij neni, kërkesa për anulimin e dizajnit industrial mund të paraqitet edhe nga cilido person fizik ose juridik. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Zyra reviews cancellation requests for a design, asks the parties for data within 60 days, and may extend that period by another 60 days if a party requests it and pays the fee.
Neni 55 Shqyrtimi i kërkesës për anulimin e dizajnit 1. Zyra shqyrton kërkesën për anulimin e dizajnit. 2. Nëse Zyra konstaton se kërkesa është e pranueshme, atëherë Zyra vlerëson nëse arsyet për anulim, të përmendura në kërkesë, paragjykojnë vlefshmërinë e dizajnit industrial. 3. Gjatë shqyrtimit të kërkesës, Zyra i fton palët për të paraqitur të dhënat në lidhje me kërkesën, në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të ftesës me shkrim. 4. Me kërkesë të palës, afati kohor i përmendur në paragrafin 3. të këtij neni mund të vazhdohet edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë, pas pagesës së tarifës përkatëse. 17 5. Në rastet kur Zyra vlerëson se nuk janë përmbushur kushtet për anulimin e dizajnit sipas nenit 53 të këtij ligji, atëherë Zyra me vendim e refuzon kërkesën për anulimin e dizajnit. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: This article allows a third party and the cancellation applicant to join as parties in a registered design cancellation case in specified circumstances, and requires the joint request to be written and state reasons.
Neni 56 Bashkimi i kërkesave për anulimin e dizajnit 1. Në rast të parashtrimit të kërkesës për anulimin e dizajnit të regjistruar, të paraqitur gjatë periudhës së mbrojtjes dhe derisa Zyra nuk ka marrë ende vendim, personi i tretë i cili dëshmon se kundër tij është filluar procedurë gjyqësore për shkak të shkeljes së dizajnit të njëjtë si dhe parashtruesi i kërkesës për anulim, mund të bashkohen si palë në procedurën për anulimin e dizajnit, me kërkesë të parashtruar Zyrës. 2. Bashkimi i palëve në procedurë sipas paragrafit 1. të këtij neni, zbatohet edhe në rastet kur pala e tretë dëshmon që pronari i të drejtës së dizajnit industrial ka kërkuar që ai të ndërpresë shkeljen e dyshuar të dizajnit dhe se pala e tretë ka filluar procedurën për të vërtetuar se ai nuk ka shkelur dizajnin. 3. Kërkesa e përbashkët e palëve paraqitet me shkrim dhe përfshinë deklarimin e arsyeve të kërkesës. Kërkesa nuk do të shqyrtohet derisa të mos jetë paguar tarifa e përcaktuar në nenin 54 paragrafi 3. të këtij ligji. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: If an industrial design is annulled or declared invalid, all legal effects arising from the registered design are invalid.
Neni 57 Efektet juridike të anulimit Nëse dizajni industrial anulohet apo shpallet i pavlefshëm, të gjitha efektet juridike që rrjedhin nga dizajni i regjistruar janë të pavlefshme. KREU X REGJISTRIMI NDËRKOMBËTAR - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Application for international registration of an industrial design must be filed directly with the International Bureau.
Neni 58 Regjistrimi ndërkombëtar i dizajnit industrial 1. Regjistrimi ndërkombëtar i dizajnit bëhet në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes së Hagës. 2. Aplikacioni për regjistrim ndërkombëtar të dizajnit industrial paraqitet drejtpërdrejtë në Zyrën Ndërkombëtare. 3. Tarifat për regjistrim ndërkombëtar të dizajnit paguhen drejtpërdrejtë në Zyrën Ndërkombëtare. 4. Në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes së Hagës, dispozitat e këtij ligji zbatohen sipas parimeve të përgjithshme për kërkesat për vazhdim të regjistrimit ndërkombëtar në Republikën e Kosovës, me përjashtim të neneve 40 dhe 41 të këtij ligji. 5. Kërkesa për vazhdim nga paragrafi 4. i këtij neni, zëvendësohet me kohëzgjatje të afatit kohor konform nenit 42 paragrafi 4. i këtij ligji në afat prej katër (4) muajsh. 18 KREU XI DIZAJNI KOMUNITAR - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Applications for community designs and protected designs made before Kosovo’s accession to the European Union have legal effect in Kosovo.
Neni 59 Efektet e dizajnit komunitar Aplikacionet për dizajn komunitar dhe dizajnet komunitare të mbrojtura para datës së hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian kanë efekt juridik në Republikën e Kosovës. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: This article says certain community design applications and protected community designs are treated as prior designs against later national design applications and registered national designs after Kosovo joins the EU.
Neni 60 Dizajni komunitar si dizajn i mëhershëm Konform neneve 6, 7, 8 dhe 53 të këtij ligji, aplikimet për regjistrim të dizajnit komunitar dhe dizajneve komunitare të mbrojtura konsiderohen si dizajne të mëhershme në raport me aplikimet për dizajne kombëtare dhe dizajneve kombëtare të regjistruara pas hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The community design application is submitted to the Office after the relevant fee is paid.
Neni 61 Kalimi i aplikacionit të dizajnit komunitar Aplikacioni për dizajn komunitar i paraqitet Zyrës, në pajtim me nenin 32 paragrafi 2. të Rregullores për dizajnin komunitar, pasi të paguhet tarifa përkatëse. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The owner of a national design may start a procedure to stop use of a community design in Kosovo and to extend the design right in Kosovo if the community design conflicts with an earlier registered national design or application.
Neni 62 Ndalimi i përdorimit të dizajnit komunitar Nëse përdorimi i dizajnit komunitar, efekti i të cilit është përcaktuar në nenin 59 të këtij ligji, është në kundërshtim me përdorimin e dizajnit kombëtar të regjistruar para hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, ose me aplikimin për dizajn kombëtar të regjistruar para hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, pronari i dizajnit kombëtar mund të fillojë procedurën për ndalimin e përdorimit të dizajnit komunitar në Republikën e Kosovës dhe zgjerimin e së drejtës së dizajnit në territorin e Republikës së Kosovës. Pronari dëshmon që dizajni komunitar është në kundërshtim me dizajnin kombëtar. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: If community design rights are infringed, the rules for protecting the national design apply, and the competent court for national design decides the cases.
Neni 63 Mbrojtja e dizajnit komunitar 1. Në rast të shkeljes së të drejtave të dizajnit komunitar zbatohen dispozitat për mbrojtjen e dizajnit kombëtar. 2. Për të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të dizajnit komunitar vendos gjykata kompetente për dizajn kombëtar. KREU XII MBROJTJA CIVILO-JURIDIKE E DIZAJNIT DHE ZBATIMI I SË DREJTËS - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: For cases involving infringement of industrial design rights, the competent court decides under the applicable legal provisions.
Neni 64 Gjykata kompetente për dizajn industrial Për të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të dizajnit industrial vendos gjykata kompetente sipas dispozitave ligjore në fuqi. 19 - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The design owner, an exclusive license holder under the contract, and the holder of the design right may bring a lawsuit for infringement of design rights under this law.
Neni 65 Subjektet që kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të dizajnit Padinë në rast të shkeljes së të drejtave të dizajnit sipas këtij ligji kanë të drejtë ta ushtrojnë pronari i dizajnit dhe pronari i licencës ekskluzive sipas kontratës apo bartësi i së drejtës së dizajnit. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: The design owner may start court proceedings against a person who infringed the design without authorization.
Neni 66 Procedura për konstatimin dhe ndalimin e shkeljes së dizajnit 1. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë në gjykatë për vërtetimin e shkeljes së të drejtave të dizajnit të tij, kundër personit i cili ka shkelur të drejtën e dizajnit, duke kryer pa autorizim ndonjë prej veprimeve të përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji. 2. Pronari i dizajnit industrial mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka shkelur dizajnin duke kryer pa autorizim ndonjë prej veprimeve të përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji, duke kërkuar ndalimin e shkeljeve të tilla ose të ngjashme në të ardhmen. 3. Pronari i dizajni mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka ndërmarrë veprime pa autorizim, që kanë shkelur apo përbëjnë tentim serioz për shkelje të dizajnit dhe kërkon ndalimin e veprimeve të tilla. 4. Procedura sipas paragrafit 1. 2. dhe 3. të këtij neni mund të iniciohet kundër personit i cili gjatë aktivitetit afarist kryen shërbime që përdoren në veprimet që shkelin dizajnin ose nga i cili mund të pasojë shkelja e dizajnit. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: The design owner may sue an infringer and ask for infringing products to be removed from the market, confiscated, or destroyed; the court orders that measure unless there are special reasons not to.
Neni 67 Kërkesa për konfiskim dhe shkatërrim të produkteve 1. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka shkelur dizajnin duke kryer pa autorizim ndonjë prej veprimeve sipas nenit 17 të këtij ligji, dhe të kërkoj që produktet që shkelin dizajnin të hiqen nga tregu, të konfiskohen ose të shkatërrohen me shpenzimet të atij personi. 2. Gjykata urdhëron masën e përcaktuar sipas paragrafit 1. të këtij neni, me shpenzime të të paditurit përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të veçanta që të mos ndërmerret një veprim të tillë. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Pronari i dizajnit mund të ngrejë padi për dëme dhe të kërkojë kompensim kundër personit që ka vepruar pa autorizim sipas nenit 17.
Neni 68 Kërkesa për kompensim të dëmit 1. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili i ka shkaktuar dëm duke kryer pa autorizim veprimet sipas nenit 17 të këtij ligji, dhe të kërkoj kompensim për dëmin e shkaktuar. 2. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka kryer pa autorizim veprimet sipas nenit 17 të këtij ligji, duke kërkuar kompensimin në shumën që ai/ajo ka kërkuar në kontratën për licencën, nëse ajo ekziston. 3. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka kryer pa autorizim veprime sipas nenit 17 të këtij ligji, ka përfituar pa bazë ligjore duke shkel dizajnin e huaj, dhe të kërkoj kthimin apo kompensimin e përfitimeve pa bazë. 4. Kërkesat sipas paragrafit 1., 2. dhe 3. të këtij neni nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The design owner may ask the court to publish the judgment confirming a full or partial design-right infringement in public media, at the defendant’s expense.
Neni 69 Kërkesa për publikimin e aktgjykimit 1. Pronari i dizajnit mund të kërkojë që aktgjykimi i gjykatës me të cilin vërtetohet shkelja e plotë apo pjesshme e së drejtës së dizajnit, të publikohet në mjetet e informimit publik, me shpenzimet e të paditurit. 20 2. Gjykata vendos brenda kufijve të kërkesës për publikimin e tërësishëm ose pjesërishëm të aktgjykimit dhe mjetin e informimit se ku do të bëhet publikimi. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Pronari i dizajnit industrial që ka nisur mbrojtjen për shkelje mund të kërkojë informacion për origjinën dhe shpërndarjen e produkteve ose shërbimeve që dyshohet se shkelin dizajnin.
Neni 70 Kërkesa për informacione 1. Pronari i dizajnit industrial, i cili ka filluar procedurën për mbrojtjen e dizajnit në rastet e shkeljes, mund të kërkojë informacionet për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve që shkelin dizajnin. 2. kërkesa sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të paraqitet në formë të padisë ose për marrjen e masave të përkohshme kundër: 2.1. personit kundër të cilit është ngritur padi sipas paragrafit 1. të këtij neni; 2.2. personit i cili në kuadër të aktivitetit të tij afarist posedon produkte për të cilat ekziston dyshimi se kanë shkelur dizajni; 2.3. personit i cili gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij afarist ofron shërbime, për të cilat dyshohet se shkelin dizajnin; 2.4. personave të cilët gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre afarist ofrojnë shërbime apo përdorin shërbimet e ofruara në aktivitetet e dyshuara që shkelin dizajn; 2.5. personit për të cilin dëshmohet se është përfshirë në prodhimin ose shpërndarjen e produkteve ose ofrimin e shërbimeve të dyshuara se shkelin dizajnin. 3. Kërkesa për informacione për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të përfshijë në veçanti: 3.1. informatat për emrat dhe adresat e prodhuesve, shpërndarësve, furnitorëve dhe pronarëve të tjerë të mëparshëm të produkteve dhe shërbimeve, shitësve me shumicë dhe pakicë; 3.2. informatat për sasitë e prodhuara, shpërndara, pranuara dhe porositura, si dhe çmimin për produktet dhe shërbimet; 4. Nëse personi në fjalë refuzon të ofrojë informacione pa arsye bindëse, ai/ajo është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi. 5. Dispozitat e këtij neni nuk vlejnë për përdorimin e informacioneve të fshehta. 6. Dispozitat e këtij neni nuk vlejnë për ruajtjen dhe sigurimin e dëshmive të përcaktuar në nenet 73 dhe 74 të këtij ligji. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Personi i autorizuar mund t’i kërkojë gjykatës transferimin e dizajnit ose regjistrimin e tij si dizajnues nëse aplikimi/ regjistrimi është bërë në kundërshtim me ligjin; gjykata njofton Zyrën dhe mund të njohë përdorim jo ekskluziv në kushte të caktuara.
Neni 71 Kërkesa për transferimin e të drejtave të dizajnit përmes Gjykatës 1. Nëse aplikacioni për dizajn është paraqitur nga personi i paautorizuar apo është regjistruar në regjistër në emrin e personit në kundërshtim me dispozitat e neneve 11, 12, 13 dhe 14 të këtij ligji, personi i autorizuar mund të paraqes në gjykatë kërkesë për transferimin e dizajnit industrial, ose kërkesën që të regjistrohet në regjistër si dizajnues në pajtim me nenin 15 të këtij ligji. 2. Personi i autorizuar sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të inicioj procedurë në gjykatë për transferim të dizajnit, gjatë tërë kohëzgjatjes së mbrojtjes së dizajnit. 21 3. Gjykata informon Zyrën për aktgjykimin për transferim, me qëllim të regjistrimit në regjistër dhe për publikim. 4. Nëse dizajni transferohet përmes aktgjykimit, licenca dhe të drejtat e tjera që janë në favor të personave të tretë pushojnë në ditën e hyrjes në regjistër të transferimit. 5. Nëse para regjistrimit të transferimit gjyqësor të dizajnit, bartësi i paautorizuar i dizajnit ose i licencuari e kanë përdorur dizajnin ose kanë bërë përgatitje për ta përdorur atë në mirëbesim, gjykata mund t’ua njohë atyre të drejtën jo ekskluzive për përdorim dhe atë pas kërkesës së parashtruar në gjykatë jo më vonë se tre (3) muaj nga dita e regjistrimit të transferimit. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë masa të përkohshme për shkeljen e dizajnit, me kërkesë të pronarit të dizajnit dhe me provë të shkeljes ose tentimit të shkeljes.
Neni 72 Masat e përkohshme në rast të shkeljes së dizajnit 1. Me kërkesën nga pronari i dizajnit, i cili dëshmon se dizajni i tij është shkelur ose është tentuar të shkelet, gjykata mund të urdhërojë marrjen e masës së përkohshme me qëllim që t’i japë fund ose të parandalojë shkeljen dhe në veçanti: 1.1. të urdhërojë shkelësin e supozuar t’i ndërpresë veprimet e shkeljes së dizajnit industrial, të lëshojë urdhër të tillë kundër ndërmjetësuesit, shërbimet e të cilit të përdorura nga personat e tretë shkelin dizajnin; 1.2. të urdhërojë konfiskimin ose heqjen nga tregu të produkteve të cilat shkelin dizajnin. 2. Me kërkesën e pronarit të dizajnit, i cili dëshmon se dizajni i tij është shkelur në veprimtari afariste me qëllim të sigurimit të përfitimit material dhe shkelja e tillë ka tentuar që t’i shkaktojë atij dëm të pariparueshëm ose vështirë të riparueshëm, gjykata përveç masave të përkohshme të përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, mund të urdhërojë konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme të palës kundërshtuese, e cila nuk është drejtpërdrejt e lidhur me shkeljen, duke përfshirë edhe ngrirjen e llogarive të tij/saj bankare. 3. Me qëllim të caktimit dhe ekzekutimit të masës së përkohshme sipas paragrafit 2. të këtij neni, gjykata kërkon nga pala kundërshtare ose personat e tjerë, paraqitjen e informacioneve bankare, financiare dhe informacioneve të tjera ekonomike, ose vënien në disponim të informacioneve dhe dokumenteve të tjerë në lidhje me to. Gjykata siguron mbrojtjen e konfidencialitetit të informacioneve të tilla dhe e ndalon shpërdorimin e tyre. 4. Masa e përkohshme sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të urdhërohet pa informuar palën kundërshtare, nëse paraqitësi i kërkesës dëshmon se masat e tjera nuk do të ishin efektive, ose ekziston rreziku i shkaktimit i dëmit të pariparueshëm ose vështirë të riparueshëm. Masa e përkohshme sipas paragrafit 2. të këtij neni mund të urdhërohet pa informuar palën kundërshtare, nëse paraqitësi i kërkesës për masën, dëshmon se nuk do të ishte efektive ose, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, kjo do të ishte e nevojshme. 5. Në vendimin për masën e përkohshme, gjykata cakton kohëzgjatjen e masës së tillë dhe nëse është urdhëruar ndonjë masë para fillimit të procedurës, periudhën brenda së cilës paraqitësi i kërkesës për masën inicion procedurë për të arsyetuar masën, në afat prej njëzet (20) ditë pune dhe jo më e gjatë se tridhjetenjë (31) ditë kalendarike, nga data e shqiptimit të masës së përkohshme. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The court may order provisional measures to preserve evidence for an alleged or threatened design infringement.
Neni 73 Masat e përkohshme për ruajtjen e dëshmisë 1. Sipas kërkesës së pronarit të dizajnit, i cili pohon se i është shkelur e drejta e dizajnit, ose ekziston rreziku të shkelet dhe ekziston mundësia që dëshmia e shkeljes ose rrezikut në fjalë nuk mund të merret ose bëhet e vështirë të merret, gjykata urdhëron marrjen e masës së përkohshme për ruajtjen e dëshmisë. 22 2. Përmes masës së përkohshme sipas paragrafit 1. të këtij neni, gjykata urdhëron: 2.1. përshkrimin e hollësishëm të produkteve dhe shërbimeve, të cilat mund të shkelin dizajnin me ose pa marrjen e mostrave; 2.2. konfiskimin e produkteve të cilat rrezikojnë të shkelin dizajnin; 2.3. konfiskimin e materialeve dhe mjeteve të përdorura gjatë prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve që mund të shkelin dizajnin si dhe dokumentacionin që ka të bëjë me të. 3. Masa e përkohshme e përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, mund të urdhërohet pa informuar palën kundërshtare, nëse paraqitësi i kërkesës për marrjen e masës pohon se ekziston rreziku që dëshmia të shkatërrohet ose mund të shkaktohet dëm i pariparueshëm ose vështirë i riparueshëm. 4. Në vendimin që urdhëron masën e përkohshme, gjykata cakton kohëzgjatjen e masës edhe nëse procedura nuk është iniciuar, me kusht që kërkesa është paraqitur në afatin kohor i cili nuk do të jetë më i shkurtë se njëzet (20) ditë pune dhe jo më gjatë se tridhjetenjë (31) ditë kalendarike nga paraqitja e kërkesës. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The court may ask the opposing party to produce evidence within a set time, and may take evidence if the invited party refuses to confirm it belongs to them or is under their control.
Neni 74 Sigurimi i dëshmive gjatë procedurës 1. Kur pala në procedurë kërkon dëshmi që i përkasin palës kundërshtare, gjykata e fton palën kundërshtare ti paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor. 2. Pronari i dizajnit në cilësinë e paditësit, i cili pretendon se shkelja e dizajnit është kryer në veprimtari afariste me qëllim të përfitimit material dhe për këtë paraqet dëshmi gjatë procedurës: si dokumente bankarë, financiare ose dokumente të tjera afariste apo dëshmi që pohojnë se ato i përkasin palës kundërshtare, gjykata e fton palën kundërshtare të paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor. 3. Nëse pala e ftuar që të paraqesë dëshmitë, refuzon që dëshmitë i përkasin asaj ose janë nën kontrollin e saj, gjykata mund t’i marrë dëshmitë për të vërtetuar një fakt të tillë. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Design infringement proceedings should be expedited. On request by the court or the initiating party, the Office must accept a request to cancel or declare invalid the decision on a registered design and handle it quickly.
Neni 75 Procedurat e përshpejtuara 1. Procedura në lidhje me shkeljen e dizajnit duhet të jetë e përshpejtuar. 2. Me kërkesë të gjykatës ose të palës që ka iniciuar procedurën në lidhje me shkeljen e së drejtës së dizajnit, Zyra pranon kërkesën për anulimin apo shpalljen e pavlefshëm të vendimit për dizajnin e regjistruar, të paraqitur para ose gjatë procedurës dhe do të veproj në procedurë të shpejtë. Gjykata duke marrë parasysh rrethanat mund të vendos ndërprerjen e procedurës deri te vendimi përfundimtar. KREU XIII PËRFAQËSIMI - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: People or legal entities in Kosovo may exercise their rights through an authorized representative registered in the representatives’ register; foreign persons without residence or a business seat in Kosovo may do so in Office procedures only through such a registered representative.
Neni 76 Përfaqësimi nga përfaqësuesit e autorizuar 1. Personat fizikë ose juridik që kanë vendbanimin ose selinë e veprimtarisë në Republikën e Kosovës mund t’i realizojnë të drejtat e tyre sipas këtij ligji edhe përmes përfaqësuesve të autorizuar, të cilët janë të regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve, që e mban Zyra. 23 2. Personat fizikë ose juridik të huaj, që nuk kanë vendbanimin ose seli të veprimtarisë në Republikën e Kosovës, mund t’i realizojnë të drejtat sipas këtij ligji në procedurat në Zyrë vetëm përmes përfaqësuesve të autorizuar të cilët janë të regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve që e mban Zyra. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: Authorized representatives may represent natural or legal persons before the Office if they are registered by the Office.
Neni 77 Përfaqësuesit e autorizuar 1. Përfaqësimi i personave fizikë apo juridikë para Zyrës, mund të bëhet nga përfaqësues të autorizuar të regjistruar me vendim të Zyrës në Regjistrin e përfaqësueseve që e mban Zyra. 2. Zyra e regjistron dhe e ç’regjistron personin në Regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar, varësisht nëse ai person i plotëson apo nuk i plotëson kushtet të cilat përcaktohen me akt nënligjor. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: An authorized industrial-design representative may act for a natural or legal person before the Office if the person has issued authorization.
Neni 78 Autorizimi i përfaqësuesëve të autorizuar 1. Përfaqësuesi i autorizuar për dizajn industrial mund të përfaqësojë një person fizik apo juridik para Zyrës në bazë të autorizimit të lëshuar nga personi fizik apo juridik. 2. Autorizimi mund të jepet për një ose më shumë aplikime apo regjistrime të dizajneve industriale, si për ato ekzistuese ose për të ardhmen. 3. Autorizimi që lidhet me të gjitha aplikimet dhe regjistrimet e dizajneve industriale të një personi fizik apo juridik njihet si autorizim i përgjithshëm. 4. Autorizimi mund të jetë i kufizuar vetëm për disa veprime të përcaktuara që ndërmerren pranë Zyrës. 5. Në rast se hiqet dorë nga dizajni industrial, autorizimi duhet të përmbajë qartë kërkesat e cekura nga pronari i dizajnit. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: The design owner may withdraw a design representative’s authorization at any time.
Neni 79 Tërheqja e autorizimit 1. Pronari i dizajnit mund ta tërheqë autorizimin e dhënë për përfaqësuesin e dizajnit në çdo kohë. 2. Pasi të informohet për ndryshimin e përfaqësuesit, Zyra vazhdon të komunikojë me përfaqësuesin e ri për dizajn apo drejtpërdrejt me pronarin e dizajnit. 3. Pronari i dizajnit i cili ka dhënë dy apo më shumë autorizime përfaqësuesve të ndryshëm për të njëjtin dizajn, është i vlefshëm autorizimi i fundit. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: If an industrial design representative claims authority but does not file the authorization with the Office, the representative is invited to submit a valid authorization within 60 days.
Neni 80 Dorëzimi i autorizimit 1. Përfaqësuesi i dizajnit industrial që pohon së është i autorizuar për të përfaqësuar pronarin para Zyrës, por nuk i dorëzon Zyrës autorizimin për të argumentuar, ftohet që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e pranimit të ftesës të paraqesë një autorizim të vlefshëm. 2. Me kërkesën e përfaqësuesit për dizajn industrial, afati kohor mund të vazhdohet edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë të tjera nga data e skadimit të afatit të cekur në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Nëse përfaqësuesi për dizajn industrial nuk i dorëzon Zyrës autorizimin e vlefshëm brenda afatit kohor dhe vazhdon të veprojë në emrin e vet, veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi konsiderohen sikur të mos ishin ndërmarrë fare. 24 KREU XIV DISPOZITAT NDËSHKUESE - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, responsible persons, and natural persons that use products or services violating rights under Article 17.
Neni 81 Dispozitat ndëshkuese 1. Me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) deri tetëmijë (8000) Euro ndëshkohet personi juridik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime që shkelin të drejtat e përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji. 2. Me gjobë në shumë prej dymijë (2000) deri tremijë (3000) ndëshkohet personi përgjegjës i personit juridik sipas paragrafit 1. i këtij neni. 3. Me gjobë në shumë prej tremijë (3000) deri katërmijë (4000) Euro ndëshkohet personi fizik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime që shkelin të drejtat e përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji. 4. Në rastet kur dizajni përdoret në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, me të cilin supozohet se është kryer vepër penale, zbatohen dispozitat e kodit penal të Kosovës. KREU XV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: Article 82 is a transitional provisions article.
Neni 82 Dispozitat kalimtare 1. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: This article sets when parts of the law start applying, covers certain pending design-registration procedures, changes one wording in Article 8 on Kosovo’s EU-entry day, and requires the Minister of Trade and Industry to issue by-laws within 12 months.
Neni 58 i këtij ligji do të zbatohet nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Hagës nga ana e Republikës së Kosovës si dhe neni 59, 60, 61, 62 dhe 63 të këtij ligji do të zbatohen nga dita e hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. 2. Për të gjitha procedurat për regjistrim të dizajneve industriale, të filluara para ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, e për të cilat Zyra nuk e ka filluar ekzaminimin, procedurat lidhur me anulimin apo shfuqizimin e dizajneve si dhe për procedurat lidhur me aplikimet për regjistrimin e dizajneve industriale të rivaliduara zbatohen dispozitat e këtij ligji. 3. Në nenin 8 paragrafi 1. të këtij ligji, fjalët “territori i Republikës së Kosovës” do të zëvendësohen me fjalët “Bashkim Evropian”, në ditën e hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. 4. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij ligji, do të nxjerrë akte nënligjore, ne afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh, nga hyrja ne fuqi e këtij ligji. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Industrial Design Law No. 02/L-45 and other conflicting acts are repealed.
Neni 83 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr.02/L-45 për Dizajnin Industrial, si dhe aktet tjera që janë në kundërshtim më këtë ligj. 25 - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 84 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-028 29 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-013-2011, datë 09.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-028 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in