LIGJI NR. 04/L-030 PËR PERGJEGJËSINË E PERSONAVE JURIDIK PËR VEPRA PENALE
This provision is the preamble to a law on the responsibility of legal persons for criminal offences.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-030
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law on the responsibility of legal persons for criminal offences. This article says the law governs the criminal responsibility of legal persons, the criminal sanctions that may apply to them, and the special criminal procedure rules for them. This article defines key terms used in the law. Legal persons are generally subject to the Criminal Code of Kosovo and the Criminal Procedure Code of Kosovo unless this law says otherwise. This article says which legal persons the law applies to and sets exceptions to liability.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-030 PËR PERGJEGJËSINË E PERSONAVE JURIDIK PËR VEPRA PENALE
Showing 35 of 35
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law on the responsibility of legal persons for criminal offences.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 14 SHTATOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-030 PËR PERGJEGJËSINË E PERSONAVE JURIDIK PËR VEPRA PENALE Kuvendi i Republikës së Kosovës Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PERGJEGJËSINË E PERSONAVE JURIDIK PËR VEPRA PENALE KREU I DISPOZITAT THEMELORE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law governs the criminal responsibility of legal persons, the criminal sanctions that may apply to them, and the special criminal procedure rules for them.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohet përgjegjësia e personave juridik për vepra penale, sanksionet penale të cilat mund të zbatohen ndaj personave juridik dhe dispozitat e posaçme që e rregullojnë procedurën penale të zbatueshme ndaj personit juridik. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Person Përgjegjës - personi fizik në kuadër të personit juridik, i cili ka besimin për kryerjen e detyrave të caktuara, ose autorizimin për të vepruar në emër të personit juridik si dhe ekziston bazueshmёria e lartë se është i autorizuar të veproj në emër të personit juridik. 1.2 Personi juridik - subjekti juridik i vendit apo i huaj, i cili sipas legjislacionit Kosovar nё fuqi konsiderohet si person juridik. 1.3 Sanksionet penale - masat e dhunës të karakterit penalo-juridik që shqiptohen ndaj personit juridik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Legal persons are generally subject to the Criminal Code of Kosovo and the Criminal Procedure Code of Kosovo unless this law says otherwise.
Neni 3 Zbatimi i legjislacionit penal 1. Në qoftë se me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe, ndaj personave juridik aplikohen dispozitat e Kodit Penal të Kosovës dhe të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. 2. Personat juridik mund të përgjigjen për vepra penale nga pjesa e veçantë e Kodit Penal të Kosovës edhe për vepra tjera penale, nëse janë plotësuar kushtet për përgjegjësinë e personit juridik të paraparë me këtë ligj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says which legal persons the law applies to and sets exceptions to liability.
Neni 4 Vlefshmëria territoriale (hapësinore) e ligjit 1. Ky ligj aplikohet ndaj: 1.1. personit juridik të vendit dhe të huaj i cili është përgjegjës për vepër penale të kryer në territorin e Republikës së Kosovës; 1.2. personit juridik të huaj i cili është përgjegjës për vepër penale të kryer jashtë shtetit në dëm të Republikës së Kosovës, shtetasit të saj apo të personit juridik të vendit; 1.3. personit juridik të vendit (vendor) i cili është përgjegjës për veprën e kryer penale jashtë vendit. 2. Në rastin nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.2. dhe 1.3. të këtij neni, ky ligj nuk aplikohet nëse janë plotësuar kushtet e veçanta për ndjekje penale nga dispozitat përkatëse të Kodit Penal të Kosovës. 3. Republika e Kosovës, organet e administratës shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale dhe organizatat e huaja qeveritare që veprojnë në Republikën e Kosovës nuk mund të jenë përgjegjëse për vepër penale, por personi përgjegjës mban përgjegjësi penale. 4. Personi juridik të cilit me ligj i është besuar kryerja e autorizimeve juridike nuk është përgjegjës për veprën penale e cila është kryer gjatë ushtrimit të atyre autorizimeve. KREU II SUPOZIMET E FAJËSISË - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A legal entity is liable for a criminal offense committed by a responsible person acting on its behalf and within their authority, if the offense was intended to benefit the entity or caused damage.
Neni 5 Baza dhe kufiri i përgjegjësisë së personave juridik 1. Personi juridik është përgjegjës për vepër penale të personit përgjegjës i cili duke vepruar në emër të personit juridik në kuadër të autorizimeve ka kryer vepër penale me qëllim që për atë personi juridik të realizoj ndonjë dobi ose ka shkaktuar dëme. Përgjegjësia e personit juridik ekziston edhe atëherë kur veprimi i atij personi juridik ka qenë në kundërshtim me politikën afariste apo urdhrat e personit juridik. 2. Nën kushtet e parapara në paragrafin 1. të këtij neni, personi juridik është përgjegjës për vepër penale edhe nëse personi përgjegjës i cili ka kryer veprën penale nuk është dënuar për atë vepër penale. 3. Përgjegjësia e personit juridik bazohet në fajësinë e personit përgjegjës. 4. Elementet subjektive të veprës penale të cilat ekzistojnë vetëm te personi përgjegjës do të çmohen në raport me personin juridik, nëse është realizuar baza e përgjegjësisë nga paragrafi 1. i këtij neni. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A legal person may still be fined, placed under security measures, or have unlawful gain confiscated if it ceases to exist before the criminal procedure ends and its liability was already determined.
Neni 6 Përgjegjësia në rast ndryshimi të statusit dhe falimentimit të personit juridik 1. Nëse personi juridik pushon së ekzistuari para se procedura penale të përfundoj, dënimi në të holla, masat e sigurisë dhe të konfiskimit të dobisë pasurore mund t’i shqiptohen personit juridik, në qoftë se më parë është përcaktuar përgjegjësia e personit juridik i cili ka pushuar së ekzistuari. 2. Kur personi juridik pushon së ekzistuari pas përfundimit të plotfuqishëm të procedurës, dënimi në të holla, masat e sigurisë dhe të konfiskimit të dobisë pasurore përmbarohen në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni. 3. Personi juridik në falimentim dënohet për vepra penale të kryera para ngritjes apo gjatë procedurës së falimentimit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A legal person can be liable for attempted criminal offences, and it is punished under the law’s penalty for the offence; it may be punished more leniently. If it voluntarily prevented completion of the offence, it may be released from punishment.
Neni 7 Tentativa e veprës penale 1. Personi juridik është përgjegjës edhe për vepër penale në tentativë sipas kushteve nga paragrafi 1. i nenit 5 të këtij ligji, në qoftë se me ligj është paraparë se tentativa është e dënueshme. 2. Personi juridik (personi përgjegjës) për tentativë do të dënohet me dënimin e paraparë me këtë ligj për vepër penale, ndërsa mund të dënohet edhe më butë. 3. Personi juridik i cili vullnetarisht e ka penguar përfundimin e veprës penale mund të lirohet nga dënimi. KREU III DËNIMET DHE SANKSIONET E TJERA PENALO JURIDIKE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This provision lists possible sanctions for criminal offences, including penalties, conditional penalties, and security measures. For criminal offences by a legal person, the penalties listed are a fine and dissolution of the legal person.
Neni 8 Llojet e sanksioneve 1. Për vepra penale mund të shqiptohen këto sanksione: dënimet, dënimet me kusht dhe masat e sigurisë. 2. Llojet e dënimeve që mund të shqiptohen për vepra penale të personit juridik janë: dënimi me gjobë dhe pushimi i personit juridik. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets fine limits for legal persons and gives the court power to impose fines within different ranges depending on the imprisonment term linked to the offence.
Neni 9 Dënimi me gjobë 1. Për veprat penale të personave juridik dënimi i paraparë me gjobë nuk mund të jetë më i vogël se njëmijë (1.000) Euro dhe më i lartë se njëqindmijë (100.000) Euro. 2. Dënimi me gjobë shqiptohet në shumat si vijon: 2.1. për veprat penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim nga pesëmbëdhjetë (15) ditë deri në tri (3) vite, Gjykata mund te shqiptoj dënim me gjobë, nga njëmijë (1.000) gjer në pesëmijë (5.000) Euro; 2.2. për veprat penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim nga tri (3) deri në tetë (8) vite, Gjykata mund të shqiptoj dënim me gjobë, nga pesëmijë (5.000) gjer në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro; 2.3. Për veprat penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim nga tetë (8) deri në njëzet (20) vite, gjykata mund të shqiptoj dënim me gjobë nga pesëmbëdhjetëmijë (15.000) gjer në tridhjetepesëmijë (35.000) Euro; 2.4. Për veprat penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim afatgjatë, gjykata mund të shqiptoj dënim me gjobë, nga tridhjetepesëmijë (35.000) Euro deri në njëqindmijë (100.000) euro. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The court must set a fine for a legal person within the legal limits for the offence, and may reduce or increase the sentence in specific cases.
Neni 10 Matja e dënimit me gjobë 1. Gjykata do t’ia matë dënimin me gjobë personit juridik brenda kufijve të parashikuar me ligj për atë vepër, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat që ndikojnë që dënimi të jetë më i madh ose më i vogël (rrethanat rënduese dhe lehtësuese), e sidomos: 1.1. matjen e veprës penale, të kryer; 1.2. pasojat që kanë lindur ose që kanë mundur të lindin; 1.3. rrethanat në të cilat është kryer vepra penale; 1.4. fuqinë ekonomike dhe madhësinë e personit juridik; 1.5. pozitën dhe numrin e personave përgjegjës në personin juridik të cilët kanë kryer vepër penale; 1.6. sjellja e personit juridik pas kryerjes së veprës penale; 1.7. masat të cilat i ka ndërmarr personi juridik me qëllim të pengimit dhe zbulimit të veprës penale; 1.8. raporti ndaj viktimës së veprës penale; 1.9. sjellja e personit juridik ndaj veprës së kryer penale, duke përfshirë dhe pranimin e përgjegjësisë për veprën e kryer penale. 2. Gjatë caktimit të dënimit gjykata në veçanti do të merr parasysh se a është dënuar personi juridik për vepër penale, vepra penale e kryer më parë, a është e njëllojtë me veprën e re penale dhe sa kohë ka kaluar nga dënimi i mëparshëm. 3. Gjykata mund të japë dënimin edhe nën masën e parashikuar për vepër penale (zbutja e dënimit) kur këtë gjë e parashikon ky ligj ose dispozita me të cilën caktohet vepra penale, apo në qoftë se ekzistojnë rrethanat veçanërisht lehtësuese. Dënimi mund të zbutet deri në masën më të vogël të parashikuar në nenin 12 paragrafi 1. të këtij ligji. 4. Gjykata mund t’ia ashpërsojë dënimin personit juridik ose personit përgjegjës të parashikuar për vepër penale të kryer në dyfishin e shumës së masës më të lartë të dënimit, në qoftë se kryesi është recidivist i shumëfishtë. 5. Recidivi i shumëfishtë për personin juridik sipas paragrafit 4. të këtij neni ekziston në qoftë se: 5.1. personi juridik ka qenë të paktën dy herë i dënuar për vepër penale të ngjashme me mbi tridhjetepesëmijë (35.000) Euro dhe nëse prej dënimit të fundit që është dhënë në formë të prerë nuk kanë kaluar më tepër se pesë (5) vjet; 5.2. për veprat e ngjashme penale ka qenë të paktën dy herë i dënuar me burg ose me gjobë prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro, nëse prej dënimit të fundit me burg, përkatësisht prej dënimit të fundit me gjobë të formës së prerë që i është caktuar nuk kanë kaluar më tepër se pesë (5) vjet dhe nëse kryesi tregon prirje për kryerjen e veprave të tilla penale. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A legal person may have its activity ceased if it was set up to commit criminal offences or mainly used for that purpose; local self-government units and political parties cannot receive this punishment, and liquidation follows after the judgment becomes final.
Neni 11 Pushimi i personit juridik 1. Dënimi me pushim të veprimtarisë së personit juridik, mund të shqiptohet nëse personi juridik është themeluar me qëllim të kryerjes së veprave penale apo veprimtarinë e ka shfrytëzuar kryesisht për kryerjen e veprave penale. 2. Dënimi i pushimit të personit juridik nuk mund t’i shqiptohet njësive të vetëqeverisjes lokale dhe partive politike. 3. Pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit për pushimin e personit juridik zbatohet likuidimi i personit juridik në pajtim me ligjin. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i japë personit juridik një dënim me kusht, me një shumë deri në 50,000 euro dhe një periudhë verifikimi 1–2 vjet.
Neni 12 Dënimi me kusht 1. Personit juridik për vepër penale gjykata mund t’ia caktojë dënimin me kusht. 2. Me dënimin me kusht gjykata mund t’i përcaktojë personit juridik dënimin deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, por që ajo të mos ekzekutohet në qoftë se personi juridik i dënuar për kohën në të cilën e cakton gjykata, e që nuk mund të jetë më e shkurtër se një dhe as më e gjatë se dy (2) vjet (koha e verifikimit), nuk kryen ndonjë vepër të re penale që ka elementet e veprës penale në kuptim të nenit 5 të këtij ligji. 3. Në dënimin me kusht gjykata mundet të caktoj se dënimi do të zbatohet edhe nëse personi juridik i dënuar në afatin e caktuar nuk e kthen dobinë pasurore të marr me kryerjen e veprës penale, nuk e kompenson dëmin të cilin e ka shkaktuar me veprën penale apo nuk i plotëson detyrimet e tjera të parapara në dispozitat penalo-juridike. Afati për plotësimin e këtyre detyrimeve e përcakton gjykata në suaza të afatit të caktuar të verifikimit. 4. Në pikëpamje të caktimit të dënimit me kusht, të kushteve për shqiptimin e dënimeve, të efektit të tij dhe revokimit të dënimit vihen përshtatshmërisht në zbatim dispozitat e neneve 42 deri 48 të Kodit Penal të Kosovës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Courts may impose security measures against legal persons responsible for offences, including banning certain activities, taking items, confiscating illicit gain, and publishing the judgment.
Neni 13 Masat e sigurisë 1. Për vepra penale për të cilat janë përgjegjës personat juridik mund të caktohen këto masa të sigurisë: 1.1. ndalimi i kryerjes së veprimtarive dhe punëve të caktuara; 1.2. marrja e sendit; 1.3. konfiskimi e dobisë pasuror; 1.4. shpallja publikisht e aktgjykimit. 2. Ndalimi i kryerjes së veprimtarive dhe punëve të caktuara mund të caktohet: 2.1 në lidhje me një apo të më shumë veprimtarive dhe punëve me kryerjen e së cilës është kryer vepra penale; 2.2 personit juridik në kohëzgjatje deri në tre (3) vjet duke llogaritur që nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nëse kryerja e mëtejme e veprimtarive dhe punëve të caktuara do të ishte e rrezikshme për jetën, shëndetin dhe sigurinë e njerëzve apo pasurinë, ose në qoftë se personi juridik tanimë ka qenë i dënuar për veprën e njëjtë apo të njëllojtë penale. 3. Masa e sigurisë e konfiskimin të sendit ka të bëjë me sendet që janë përdorur ose që janë destinuar për kryerjen e veprës penale, ose që janë krijuar nga kryerja e veprës penale, të cilat mund të merren nga personi juridik, në qoftë se janë në pronësi të personit juridik. 4. Sendet nga paragrafi 1. i këtij neni mund të merren edhe kur ato nuk disponohen nga personi juridik – kryesi i veprës penale, nëse këtë gjë e kërkojnë interesat e ruajtjes së jetës e të shëndetit të njerëzve, siguria e qarkullimit, interesat e tjera të ekonomike, ose arsyet e moralit, por me këtë gjë të mos preket në të drejtën e personave të tretë për shpërblimin e dëmit. 5. Me ligj mund të caktohet medoemos masa sigurisë e konfiskimit së sendit. 6. Masa sigurisë, konfiskimi i përfitimit pasuror realizohet si vijon: 6.1. personi juridik nuk mund të mbajë për vete përfitimin pasuror të fituar me vepër penale; 6.2. dobia pasurore merret me vendimin gjyqësor me të cilin është konstatuar kryerja e veprës penale; 6.3. nëse personi juridik të cilit i është caktuar masa e konfiskimit së dobisë pasurore pas aktgjykimit të formës së prerë ka pushuar së ekzistuari, përfitimi pasuror do të merret nga personi juridik i cili ka marrë mbi vete pasurinë që ai e ka pasur në dispozicion – deri në shumën e kësaj pasurie; 6.4. nëse konstatohet pamundësia e konfiskimit të përfitimit pasuror e cila përbëhet nga të holla, të drejta apo sende, gjykata do ta detyrojë personin juridik për të paguar kundërvlerën në euro, ndërsa me rastin e caktimit të shumës do të merret parasysh vlera e tregut e sendeve dhe të drejtave në kohën e marrjes së vendimit. 7. Masën e sigurisë të shpalljes publikisht të aktgjykimit gjykata do ta japë në qoftë se e vlerëson se do të ishte e dobishme që publiku të njihet me aktgjykimin, e sidomos nëse shpallja e aktgjykimit do të kontribuonte që të mënjanohet rreziku për jetën ose për shëndetin e njerëzve apo që të mbrohet siguria e qarkullimit ose interesi tjetër ekonomik. 8. Gjykata vendos sipas rëndësisë së veprës penale dhe nevojës së njoftimit të publikut, nëse aktgjykimi do të shpallet me anë të shtypit, televizionit apo të radios ose me anë të mjeteve të informimit si dhe nëse arsyetimi i aktgjykimit do të shpallet në tërësi ose në ekstrakte, duke pasur parasysh që mënyra e shpalljes të bëjë të mundur njoftimin e të gjithëve në interesin e të cilëve duhet të shpallet aktgjykimi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article sets limitation periods for criminal prosecution and enforcement of penalties and protective measures, including special periods for items located abroad.
Neni 14 Parashkrimi 1. Parashkrimi i ndjekjes penale të personit juridik llogaritet sipas dënimit të paraparë për personin juridik i cili ka kryer veprën penale. 2. Ndjekja penale nuk mund të ndërmerret kur kalon afati i parashkrimit i paraparë në nenin 90 të Kodit Penal të Kosovës. 3. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit për vepër penale fillon kur të kenë kaluar tre (3) vjet nga data kur aktgjykimi të ketë marrë formën e prerë. 4. Parashkrimi i ekzekutimit të masës mbrojtëse fillon: 4.1. kur të kenë kaluar gjashtë (6) muaj nga dita kur vendimi mbi shqiptimin e masës së sigurisë është bërë i formës së prerë. Në rast se sendi gjendet jashtë vendit, afati parashkrimit është tetëmbëdhjetë (18) muaj nga dita kur vendimi është bërë i formës së prerë; 4.2. kur të kenë kaluar tre (3) vjet nga dita kur të ketë marrë formën e prerë aktgjykimi me të cilën është caktuar kjo masë e sigurisë; 4.3. kur të kenë kaluar tre(3) muaj nga data kur aktgjykimi të ketë marrë formën e prerë me të cilën është caktuar masa mbrojtëse shpallja publikisht e aktgjykimit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Gjykata e shkallës së parë mban evidencën për dënimet e personave juridikë; të dhënat jepen vetëm në raste dhe kushte të caktuara.
Neni 15 Evidenca për dënimet e shqiptuara 1. Evidencën mbi dënimet e personave juridik për vepra penale e mbanë gjykata e shkallës së parë në territorin e së cilës gjendet selia e personit juridik vendor, përkatësisht selia e përfaqësisë apo degës së personit juridik të huaj. 2. Evidenca mbi dënimet e personave juridik për vepra penale përmban këto të dhëna: 2.1 emërtimin, selinë dhe veprimtarinë e personit juridik; 2.2 numrin e regjistrimit dhe numrin amë; 2.3 të dhënat për veprën e kryer penale, mbi dënimin, dënimin me kusht, masën e sigurisë; 2.4 të dhënat mbi personin përgjegjës i cili ka kryer veprën penale për të cilën është dënuar personi juridik; 2.5 ndryshimet e mëvonshme të të dhënave të përmbajtura në evidencën mbi dënimet; 2.6 të dhënat mbi dënimin e ekzekutuar dhe anulimin e evidencës për dënimin e gabuar. 3. Të dhënat nga evidenca për personat juridik të dënuar mund të ofrohen vetëm në qoftë se për këtë gjë ekzistojnë shkaqet e arsyeshme. 4. Të dhënat nga evidenca e dënimeve mund t’i epen vetëm gjykatës, prokurorit dhe policisë lidhur me procedurën penale që zhvillohet kundër personit juridik i cili më herët ka qenë i dënuar, organit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe organit i cili merr pjesë në procedurën e dhënies së faljes apo të vendosjes të pasojave juridike të dënimit, kur kjo është e nevojshme për kryerjen e punëve nga kompetenca e tyre. 5. Me kërkesë të arsyetuar të organit shtetëror apo të personit juridik mund të ofrohen të dhënat nga evidenca e dënimeve në qoftë se zgjasin gjithnjë pasojat juridike të dënimit apo masat e sigurisë dhe në qoftë se për këtë gjë ekziston interesi i arsyeshëm i bazuar në ligj. 6. Personit juridik, me kërkesën e tyre, mund t’u ofrohen të dhënat mbi dënimin ose mos dënimin e tyre vetëm në qoftë se këto të dhëna u nevojiten për realizimin e të drejtave të tyre. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Për personin juridik, pasojat juridike të dënimit mund të fillojnë kur është caktuar dënimi me gjobë.
Neni 16 Pasojat juridike të dënimit dhe pushimi i tyre 1. Pasojat juridike të dënimit për personin juridik mund të fillojnë kur është caktuar dënimi me gjobë. Për personin juridik mund të fillojnë këto pasoja juridike të dënimit: 1.1. ndalimi i kryerjes së veprimtarisë në bazë të lejes, autorizimit apo të koncesionit të lëshuar nga e organeve shtetërore; 1.2. ndalimi i marrjes së lejes, autorizimit apo të koncesionit të cilat i lëshojnë organet shtetërore. 2. Pasojat juridike nga paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2. i këtij neni mund të parashihen në kohëzgjatje më së shumti deri në pesë (5) vjet, duke llogaritur që nga dita kur aktgjykimi të ketë marrë formën e prerë. 3. Pasi të kenë kaluar tre (3) vjet nga dita e dënimit të ekzekutuar apo të parashkruar, gjykata në bazë të lutjes së personit juridik të dënuar mund të vendos që të pushojë pasoja juridike e të dënuarit që ka të bëjë me ndalimin e fitimit të drejtës së caktuar. 4. Me rastin e vendosjes për pushimin e pasojave juridike të dënimit gjykata merr parasysh sjelljen e personit juridik të dënuar, se a e ka bërë kompensimin e dëmit të shkaktuar me veprën penale dhe kthyer përfitimin pasuror të fituar me kryerjen e veprës penale, si dhe rrethana tjera të cilat bëjnë me dije për arsyeshmërinë e pushimit të pasojave juridike të dënimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Dispozitat e pjesës së përgjithshme të Kodit Penal të Kosovës zbatohen përshtatshmërisht për personat juridik.
Neni 17 Zbatimi subsidiar i dispozitave të pjesës së përgjithshme të Kodit Penal 1. Për personat juridik përshtatshmërisht do të zbatohen dispozitat e pjesës së përgjithshme të Kodit Penal të Kosovës për: 1.1. veprën penale; 1.2. veprës së rëndësisë së vogël; 1.3. nevojës ekstreme; 1.4. shtytjes; 1.5. ndihmës; 1.6. kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim; 1.7. mënyra e kryerjes së veprave penale; 1.8. koha e kryerjes së veprave penale; 1.9. vendi i kryerjes së veprave penale; 1.10. qëllimi i dënimit me kusht; 1.11. revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprave penale të kryera më parë; 1.12. revokimi i dënimit me kusht për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve të caktuara; 1.13. afatet për revokimin e dënimit me kusht; 1.14. fillimi dhe ndërprerja e afateve të parashkrimit të ndjekjes penale; 1.15. fillimi dhe ndërprerja e afateve të parashkrimeve të ekzekutimit të dënimeve; 1.16. domethënia e shprehjeve. KREU IV PROCEDURA - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: For a criminal act involving a legal person and a responsible person, a single procedure is initiated and conducted, and one judgment is issued.
Neni 18 Procedura unike 1. Për veprën penale të personit juridik dhe të personit përgjegjës ngritët dhe zbatohet procedura unike dhe nxirret një aktgjykim. 2. Në qoftë se për shkaqe ligjore dhe shkaqe tjera nuk mund të ngritët apo zbatohet procedura penale kundër personit përgjegjës, procedura do të filloj dhe zbatohet vetëm kundër personit juridik. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Article 19 sets which court has territorial competence for criminal cases.
Neni 19 Kompetenca territoriale 1. E kompetencë territoriale, sipas rregullit, është gjykata në territorin e së cilës është kryer apo tentuar të kryhet vepra penale. 2. Në qoftë se nuk dihet vendi i kryerjes së veprës penale apo ai vend është jashtë territorit të Republikës së Kosovës, kompetent është gjykata në territorin e së cilës ndodhet selia e personit juridik të pandehur. Në rast dyshimi, selia konsiderohet vendi ku ndodhen organet e qeverisjes së personit juridik. 3. Në qoftë se për vepër penale gjykohet personi juridik i huaj me kompetencë territoriale është gjykata në zonën e së cilës në Republikën e Kosovës ndodhet përfaqësia apo dega e këtij personi juridik. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The court must verify the identity and authorization of the legal person’s representative in criminal proceedings. The representative may act on behalf of the accused legal person, but cannot be a witness in the same case or a person being prosecuted for the same or another offense, except where that person is the only member of the legal person.
Neni 20 Përfaqësuesi i personit juridik të pandehur 1. Në procedurën penale personin juridik të pandehur e përfaqëson përfaqësuesi i personit juridik i cili është i autorizuar t’i ndërmarrë të gjitha veprimet që mund t’i ndërmarrë i pandehuri në procedurën penale. 2. Përfaqësues i personit juridik të pandehur është personi që është i autorizuar ta përfaqësojë këtë person juridik në bazë të ligjit, të aktit të organit shtetëror kompetent apo të statutit, përkatësisht të aktit tjetër të përgjithshëm të personit juridik. 3. Gjykata vërteton identitetin e përfaqësuesit të personit juridik të pandehur dhe autorizimin e tij për pjesëmarrje në procedurë. 4. Përfaqësuesi i personit të huaj të pandehur juridik është personi që drejton përfaqësinë, përkatësisht degën e këtij personi juridik në Republikën e Kosovës. 5. Përfaqësues i personit juridik të pandehur nuk mund të jetë personi i cili në të njëjtën çështje juridike është ftuar si dëshmitar. 6. Përfaqësues i personit juridik të pandehur nuk mund të jetë personi përgjegjës kundër të cilit zhvillohet procedura penale për vepër të njëjtë penale apo veprën tjetër, përpos në rastin në qoftë se ai person është i vetmi anëtar i atij personi juridik. 7. Organi i qeverisjes apo menaxhimit të personit juridik të pandehur për përfaqësues mund të caktoj personin tjetër nga radhët e anëtarëve të vet. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A defendant legal person must appoint a representative within 8 days of receiving the summons; if it does not, the court appoints one.
Neni 21 Caktimi i përfaqësuesit 1. Gjykata para së cilës zhvillohet procedura, në thirrjen e parë të saj e njoftojë personin juridik të pandehur se është i detyruar që të caktojë përfaqësuesin në afat prej tetë (8) ditësh nga data e pranimit të thirrjes. Nëse personi juridik nuk e cakton përfaqësuesin në afatin e caktuar, gjykata do ta caktojë njërin nga ata për përfaqësues. 2. Në qoftë se personi juridik i pandehur pushon të ekzistojë para përfundimit të procedurës penale me vendim të formës së prerë, pasardhësi i tij juridik cakton përfaqësuesin e tij në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pushimit të personit juridik, në të kundërtën përfaqësuesin do t’a caktojë gjykata para së cilës zhvillohet procedura. 3. Përfaqësuesin e personit juridik të pandehur e cakton kryetari i gjykatës me vendim e cila i dërgohet personit i cili është caktuar për përfaqësues të atij personi juridik. Personat e tillë kanë të drejtë ankese kundër vendimit, por ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e tij. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Documents for an accused legal person are to be sent to its representative’s address or to the legal person’s headquarters or branch.
Neni 22 Dërgimi i vendimeve dhe shkresave personit juridik Të gjitha vendimet, thirrjet, komunikimet dhe letrat e tjera për personin juridik të pandehur dërgohen në adresën përfaqësuesit të tij apo në selinë e personit juridik, përkatësisht të degës së saj. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: If the duly summoned representative of the accused legal person does not answer the summons, the court conducting the proceedings may order that the person be brought in by force.
Neni 23 Sjellja e përfaqësuesit Në qoftë se përfaqësuesi i thirr me rregull i personit juridik të pandehur nuk i përgjigjet thirrjes, gjykata që zhvillon procedurën mund të urdhërojë që ai të sillet me detyrim. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says who pays a representative’s costs in criminal procedure, including advance payment by the procedure authority and later reimbursement, and it also puts some costs on the accused legal person.
Neni 24 Shpenzimet e përfaqësuesit 1. Shpenzimet e përfaqësuesit të personit juridik të pandehur hyjnë në shpenzimet e procedurës penale. 2. Shpenzimet e nevojshme të përfaqësuesit të caktuar në procedurën për vepra penale për të cilat bëhet ndjekja sipas detyrës zyrtare paguhen që më parë nga mjetet e organit i cili zhvillon procedurën penale, ndërsa paguhen më vonë nga personat të cilët janë të detyruar që t’i kompensojnë sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. 3. Personi juridik i pandehur i heq vet shpenzimet e procedurës që i ka shkaktuar me fajin e vet përfaqësuesit të tij. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A legal person accused in a case may have a defense lawyer, but it cannot share one defense lawyer with a responsible person accused for the same offence. The mandatory-defense rules in Kosovo’s criminal procedure code do not apply to the accused legal person.
Neni 25 Mbrojtësi 1. Personi juridik i pandehur mund të ketë avokatin mbrojtës. 2. Personi juridik i pandehur dhe personi përgjegjës i pandehur për veprën e njëjtë penale nuk mund të kenë avokatin mbrojtës të përbashkët. 3. Për personin juridik të pandehur nuk zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurën Penale të Kosovës për mbrojtjen e detyrueshme. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The prosecutor may refuse a criminal complaint when there is no basis for the legal person’s liability under this law. If there is no basis to pursue a criminal offence, the prosecutor must notify the injured person within eight days and explain that they may pursue the case themselves; the court must do the same if it ends proceedings because the prosecutor withdrew.
Neni 26 Refuzimi i kallëzimit penal 1. Prokurori, përveç bazës për refuzim të kallëzimit penal nga neni 208 paragrafi 1. i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, refuzon kallëzimin penal edhe në rastin kur nuk ekziston baza e përgjegjësisë së personit juridik të paraparë nën nenin 5 të këtij ligji. 2. Në qoftë se prokurori gjen se nuk ka bazë për ndjekje për vepër penale, është i detyruar që, në afat prej tetë ditësh, për atë ta njoftojë të dëmtuarin dhe ta udhëzojë se vet mund të ndërmerr ndjekjen. Kështu do veproj edhe gjykata nëse ka nxjerrë vendim për ndërprerjen e procedurës për shkak të heqjes dorë të prokurorit nga ndjekja. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: An indictment against an accused legal person must also include specific identifying details about the legal person and its representative.
Neni 27 Përmbajtja e aktakuzës Aktakuza kundër personit juridik të pandehur përveç pjesëve të parapara me Kodin e Procedurës Penale duhet të përmbajë edhe emërtimin e personit juridik të pandehur, selinë dhe veprimtarinë e personit juridik, numrin e regjistrimit të personit juridik, emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit të tij, datën e lindjes dhe adresën e banimit dhe shtetësinë, shteti i dhënies së dokumentit të udhëtimit dhe numri i dokumentit të udhëtimit nëse është i huaj. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Rules for the main hearing: the responsible accused person is heard first, then the representative of the accused legal person; a representative who has not yet been questioned may not take part in the hearing of the accused legal person, and the court may order confrontation if their statements conflict on important facts.
Neni 28 Seanca kryesore 1. Në seancën kryesore së pari dëgjohet personi përgjegjës i pandehur, e pastaj dëgjohet përfaqësuesi i personit juridik të pandehur. Në dëgjimin e personit juridik të pandehur nuk mund të merr pjesë përfaqësuesi i personit juridik të pandehur i cili nuk është marrë në pyetje ende. 2. Gjykata mund të urdhërojë që përfaqësuesi i personit juridik të pandehur dhe personi përgjegjës i pandehur të ballafaqohen në qoftë se thëniet e tyre nuk pajtohen në faktet e rëndësishme. 3. Pas mbarimit të procedurës provuese, e pas fjalës së paditësit dhe të dëmtuarit, i epet fjala mbrojtësit të personit juridik të pandehur dhe përfaqësuesit të këtij personi, e pastaj mbrojtësit të personit përgjegjës të pandehur dhe personit përgjegjës të pandehur. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A written judgment must include specified details about the accused legal person and, in the dispositive part, repeat its name, seat, activity, and registration number.
Neni 29 Përmbajtja e aktgjykimit 1. Aktgjykimi i hartuar me shkrim, përpos pjesëve të parapara me Kodin për Procedurën Penale përmban: 1.1. në hyrjen e aktgjykimit emërtimin e personit juridik të pandehur, selinë dhe veprimtarinë e personit juridik të pandehur, numrin e regjistrimit, emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit të tij, datën e lindjes dhe adresën e banimit dhe të shtetësisë, shtetin e dhënies së dokumentit të udhëtimit dhe numrin e fletë udhëtimit në qoftë se është i huaj; 1.2. në dispozitiv të aktgjykimit emërtimin, selinë dhe veprimtarinë e personit juridik të pandehur, numrin e regjistrimit të personit juridik të pandehur. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The first-instance court may annul a judgment only in the part that concerns either the accused legal person or the accused responsible person, if that part can be separated without harming a fair trial.
Neni 30 Anulimi i pjesshëm i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë Gjykata e shkallës së parë mund të anuloj aktgjykimin në pjesën që i përket vetëm personit juridik të pandehur apo vetëm personit përgjegjës të pandehur, në qoftë se ajo pjesë e aktgjykimit mund të ndahet pa dëm për gjykim të rregullt. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The court must impose precautionary measures on an accused legal person when special circumstances create fear of повтор reoffending, completing an attempted offence, or committing a threatened offence.
Neni 31 Masat e kujdesit ndaj personit juridik 1. Në qoftë se rrethanat e veçanta arsyetojnë frikën se personi juridik i pandehur do të përsëritë veprën penale apo do të përfundoj veprën penale të tentuar apo se do të kryej vepër penale me të cilën kërcënon, gjykata do t’i caktoj këto masa të kujdesit: 1.1. ndalimi i kryerjes së veprimtarive dhe punëve të caktuara; 1.2. ndalimi i afarizmit me llogaritë shtetërore dhe lokale; 1.3. ndalimi i fitimit të lejeve, autorizimeve, koncesioneve dhe subvencioneve. 2. Gjykata mund të caktoj masën e kujdesit nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1 i këtij neni edhe nëse kryerja e mëtejme e veprimtarive apo punëve të caktuara do të ishte e rrezikshme për jetën, shëndetin apo sigurinë e njerëzve apo pasurinë, ose për ekonominë. Kjo masë nuk mund t’iu shqiptohet njësive lokale të vetëqeverisjes, partive politike dhe sindikatave. 3. Nëse kundër personit juridik është ngritur procedura penale, gjykata mundet, sipas propozimit të prokurorit shtetëror apo sipas detyrës zyrtare, të ndaloj ndryshimet statusore të cilat kishin mund të sjellin deri te pushimi i personit juridik të pandehur. Ndalesa do të regjistrohet në regjistrin gjyqësor apo regjistrin tjetër të cilin e mban organi kompetent shtetëror. 4. Vendimi për caktimin e masës së kujdesit regjistrohet sipas detyrës zyrtare në regjistrin gjyqësor apo regjistrin tjetër të cilin e mbanë organi kompetent komunal. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Unless this law says otherwise, the Criminal Procedure Code and the law on execution of penal sanctions apply appropriately to proceedings on the liability of accused legal persons and to execution of penal sanctions.
Neni 32 Zbatimi i Kodit për Procedurën Penale dhe të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale Në qoftë se me dispozitat e këtij ligji nuk është caktuar ndryshe, në procedurën për përgjegjësinë e personave juridik të pandehur dhe në zbatimin e sanksioneve penale, përshtatshmërisht do të zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitat e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Economic delicts covered by special laws become misdemeanors when this law enters into force.
Neni 33 Përfundimi i lëndëve 1. Deliktet ekonomike të parapara me ligjet e veçanta me hyrjen në fuqi të këtij ligji bëhen kundërvajtje. 2. Procedurat për deliktet ekonomike të ngritura deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do të kryhen në gjykatën ku ka filluar procedura, ndërsa sipas dispozitave në bazë të cilave janë ngritur, më së voni deri më 31.12.2012. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article says the cited economic offences law stops applying when this law enters into force, and that this law enters into force on 1 January 2013.
Neni 34 Pushimi dhe hyrja në fuqi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushon të vlejë Ligji për deliktet ekonomike (Teksti i spastruar) (“Gazeta Zyrtare e RSFJ” nr. 10/86). 2. Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2013. Ligji Nr. 04/L-030 31 gusht 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-030-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-030 PËR PERGJEGJËSINË E PERSONAVE JURIDIK PËR VEPRA PENALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in