LIGJI NR. 04/L-035 PËR RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË CAKTUARA DHE PASURISË SË TYRE
This provision is the preamble to a law on reorganizing certain enterprises and their property, and it introduces Part I on scope and definitions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-035
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law on reorganizing certain enterprises and their property, and it introduces Part I on scope and definitions. This article says the law sets rules and procedures for reorganizing and liquidating certain enterprises and their assets and liabilities under AKP authority, with the Special Chamber handling those procedures for the covered enterprises. This article defines key terms used in the law and sets rules for reading references, including later amendments, replacements, and plural/gender forms. Agjencia mund t’i paraqesë gjykatës kërkesë për nisjen e riorganizimit të një ndërmarrjeje kur plotësohen kushtet e caktuara; kërkesa dhe provat duhet të dorëzohen në formën e përcaktuar nga Gjykata. Gjykata duhet të regjistrojë kërkesën për riorganizim, t’i njoftojë palët dhe të ndjekë afatet për urdhër, korrigjim, pranim ose refuzim të kërkesës.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-035 PËR RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË CAKTUARA DHE PASURISË SË TYRE
Showing 52 of 52
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law on reorganizing certain enterprises and their property, and it introduces Part I on scope and definitions.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 TETOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/-L-035 PËR RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË CAKTUARA DHE PASURISË SË TYRE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË CAKTUARA DHE PASURISË SË TYRE PJESA I FUSHËVEPRIMI DHE PËRKUFIZIMET
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules and procedures for reorganizing and liquidating certain enterprises and their assets and liabilities under AKP authority, with the Special Chamber handling those procedures for the covered enterprises.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kornizës legjislative që përcakton rregullat dhe procedurat për riorganizimin dhe likuidimin e Ndërmarrjeve të caktuara dhe aseteve dhe obligimeve të tyre nën autoritetin administrativ të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) apo paraardhëses së saj Agjencisë Kosovare e Mirëbesimit, për ta mundësuar rehabilitimin e këtyre ndërmarrjeve dhe rikthimin e qëndrueshmërisë së tyre si biznese të vazhdueshme dhe për t‟i sjellë përfitime ekonomisë së Republikës së Kosovës. 2. Me këtë ligj përcaktohen rregullat dhe procedurat për riorganizimin dhe likuidimin e të gjitha ndërmarrjeve për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit apo paraardhësja e saj Agjencia Kosovare e Mirëbesimit ka paraqitur kërkesë për riorganizim pranë Dhomës së Posaçme. 3. Procedurat e riorganizimit apo likuidimit të këtyre Ndërmarrjeve do të udhëhiqen nga Dhoma e Posaçme, vetëm për këto ndërmarrje të caktuara dhe vetëm në pajtim me këtë ligj. Këto procedura vlejnë për të gjithë asetet e këtyre Ndërmarrjeve. Asnjë procedurë tjetër e riorganizimit apo likuidimit nuk do të ketë kurrfarë ndikimi mbi këto Ndërmarrje apo asetet e tyre, pavarësisht se ku zhvillohen. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law and sets rules for reading references, including later amendments, replacements, and plural/gender forms.
Neni 2 Përkufizimet dhe referencat 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Kërkesa për shpenzime administrative - kërkesa për shpenzime administrative të cilat janë kryer dhe janë të domosdoshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e aseteve të Ndërmarrjes, përfshirë, por pa kufizuar, shpenzimet e domosdoshme për operim të vazhdueshëm të Ndërmarrjes pas datës së Vendimit të Moratoriumit dhe kreditë e marra nga Administratori, në pajtim me nenin 13 të këtij ligji. 1.2. Data e fundit për parashtrimin e kërkesave për shpenzime administrative - data e përcaktuar në nën-paragrafin 2.1. të paragrafit 2. të nenit 28 të këtij ligji. 1.3. Administrator - Agjencia që vepron në cilësinë e administratorit, në pajtim me këtë ligj. 2 1.4. Agjencia - Agjencia Kosovare e Privatizimit. 1.5. Dispozitat për shpallje dhe njoftime - dispozitat lidhur me shpalljet në nenin 43 të këtij ligji. 1.6. Plan Alternativ i Riorganizimit - propozim alternativ për Riorganizimin e Ndërmarrjes, i dorëzuar nga kreditori i kualifikuar apo nga grupi i kualifikuar i kreditorëve. 1.7. Data e caktimit - data nga e cila Agjencia merr përsipër detyrat e Administratorit, sipas këtij ligji, dhe e cila, për të gjitha Ndërmarrjet që u janë nënshtruar procedurave të riorganizimit në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2005/48, do të jetë data e hyrjes së fuqi të këtij ligji. 1.8. Aset - një aset i Ndërmarrjes dhe përfshin të gjitha pronat dhe të drejtat ligjore, të të gjitha llojeve, të prekshme dhe të paprekshme, të cilat i gëzon Ndërmarrja dhe/apo për të cilat ndërmarrja ka të drejtë shfrytëzimi, pronësie, posedimi apo kontrolli. 1.9. Ditë pune - të gjitha ditët përveç të shtunave dhe të dielave dhe ditëve të pushimit për Qeverinë. 1.10. Ditë - ditë kalendarike. 1.11. Kërkesa - e drejta e pretenduar për pagesë apo veprim nga ndërmarrja. 1.12. Afati i kërkesës - data e përcaktuar në pajtim me nën-paragrafin 1.3. të paragrafit 1. të nenit 17 të këtij ligji. 1.13. Njoftimi i afatit të kërkesës - njoftimi i përcaktuar në paragrafin 1. të nenit 17 të këtij ligji. 1.14. Plan i vërtetuar i riorganizimit - Plani i Riorganizimit ose Plani Alternativ i Riorganizimit i vërtetuar nga gjykata, në pajtim me nenin 26 të këtij ligji. 1.15. Korporatë - korporata e themeluar nga Agjencisë apo paraardhësja e saj Agjencia Kosovare e Mirëbesimit apo në emër të tyre, në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi në kohën e themelimit. 1.16. Gjykata ose Dhoma e Posaçme - Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, apo kolegji, nën- kolegji i specializuar apo gjyqtari i vetëm i saj që është ngarkuar me zhvillimin e procedurave sipas këtij ligji. 1.17. Komisioni i kreditorëve - Komisioni i kreditorëve i caktuar nga Gjykata në pajtim me nenin 20 të këtij ligji. 1.18 Përfaqësuesi i punëtorëve - personi i emëruar në pajtim me nën-paragrafin 3.2. të paragrafit 3. të nenit 12 të këtij ligji. 1.19. Ndërmarrje - Ndërmarrja nën autoritetin administrativ të Agjencisë dhe nënkupton e përfshin të gjitha asetet e kësaj Ndërmarrjeje. 1.20. Mbledhja e parë e kreditorëve - mbledhja e kreditorëve e mbajtur në pajtim me nenin 19 të këtij ligji. 1.21. Interes - pronësi e pretenduar mbi Ndërmarrjen apo mbi një aset të Ndërmarrjes. 3 1.22. Ligji për AKP-në - Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. 1.23. Mbajtja me qira - e drejta në pronë ashtu siç është përshkruar në Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut 2003/13 të datës 9 maj 2003 mbi kalimin e të drejtës së përdorimit të pronës shoqërore. 1.24. Peng - e drejtë apo interes në një pronë të caktuar me të cilën garantohet pagimi i borxhit apo kryerja e detyrimit, pavarësisht nëse është krijuar përmes veprimit të ligjit apo përmes kontratës. 1.25. Autoriteti për likuidim - autoriteti i caktuar për udhëheqjen e procedurës së likuidimit, në pajtim me ligjin për AKP-në. 1.26. Menaxhmenti në lidhje me një Ndërmarrje - zyrtarët, zyrtarët e lartë ekzekutivë, menaxherët dhe drejtorët e ndërmarrjes. 1.27. Vendim i Moratoriumit - vendim i gjykatës për të pranuar kërkesën për riorganizim të ndërmarrjes, i lëshuar në pajtim me këtë ligj apo me legjislacionin e mëhershëm. 1.28. Njoftimi për moratorium - njoftimet e specifikuara në paragrafët 4. dhe 5. të nenit 5 të këtij ligji. 1.29. Person - person fizik, sipërmarrje apo autoritet publik. 1.30. Plani – Plani i Riorganizimit apo Planin Alternativ të Riorganizimit. 1.31. Autoriteti publik - të gjitha autoritetet qeveritare ekzekutive, organet publike, ministritë, departamentet, agjencitë apo autoritetet e ngjashme që ushtrojnë pushtet ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, gjyqësor apo të administratës publike. Termi “autoritet publik” përfshin edhe organizatat apo ndërmarrjet private deri në masën që ato ushtrojnë ndonjërin prej pushteteve të mësipërme si rrjedhojë e ndonjë bartjeje të autorizimeve në bazë të ndonjë akti normativ apo nën normativ, apo në bazë të delegimit të autorizimeve nga një autoritet tjetër publik. 1.32. Dëshmia e kërkesës - dokumenti i dorëzuar nga një kreditor potencial i ndërmarrjes në formën e përshkruar nga gjykata dhe i cili ofron informatat dhe detajet mbi kërkesën e pretenduar të përshkruar me nenin 17 të këtij ligji. 1.33. Dëshmia e interesit - dokumenti i dorëzuar nga një pronar pretendues i ndërmarrjes apo i pasurisë së ndërmarrjes, në formën e përshkruar nga gjykata dhe i cili ofron informatat dhe detajet mbi interesin pronësor të pretenduar të përshkruar me nenin 17 të këtij ligji. 1.34. Kreditor i kualifikuar - kreditori i cili ka dorëzuar një apo më shumë dëshmi të kërkesës në lidhje me kërkesat të cilat individualisht apo së bashku përbëjnë një shumë të kalkuluar në euro, e cila është e barabartë me pesë për qind (5%) të vlerës së supozuar të gjithëmbarshme të obligimeve të papaguara të ndërmarrjes, të kalkuluara nga administratori në bazë të informatave në dispozicion në momentin e caktuar; kjo bëhet me kusht që të gjitha aspektet e kërkesës të cilat janë refuzuar apo mohuar në pajtim me këtë ligj të mos përfshihen dhe të mos kalkulohen gjatë përcaktimit të kësaj mase. 1.35. Grup i kualifikuar i kreditorëve - dy apo më shumë kreditorë që kanë dorëzuar dëshmi të kërkesave lidhur me kërkesat të cilat individualisht apo së bashku përbëjnë një 4 shumë të kalkuluar në euro, e cila është e barabartë me pesë për qind (5%) të vlerës së supozuar të gjithëmbarshme të obligimeve të mbetura të ndërmarrjes, të kalkuluara nga administratori në bazë të informatave në dispozicion në momentin e caktuar; kjo bëhet me kusht që të gjitha aspektet e kërkesës të cilat janë refuzuar apo mohuar në pajtim me këtë ligj të mos përfshihen dhe të mos kalkulohen gjatë përcaktimit të kësaj mase. 1.36. Kreditor i regjistruar - personi i cili ka dorëzuar dëshmi të kërkesës dhe është pranuar nga Administratori në tërësi apo pjesërisht; por që mund ta humbë statusin e “kreditorit të regjistruar” ne qoftë së dhe në momentin që Gjykata urdhëron qe ajo Dëshmi Kërkesë të refuzohet tërësisht. Personi, Dëshmia e Kërkesës së të cilit është hedhur poshtë në tërësi nga Administratori mund të bëhet “Kreditor i Regjistruar” vetëm në qoftë se dhe në momentin që Gjykata urdhëron Administratorin që të pranojë tërësisht apo pjesërisht këtë Dëshmi të Kërkesës. 1.37. Bartës i regjistruar i interesit - personi i cili ka parashtruar dëshmi të interesit që është pranuar nga administratori në tërësi apo pjesërisht; me kusht që ai person të humb statusin e bartësit të regjistruar të interesit në rast se, si dhe kurdo që, gjykata rrjedhimisht lëshon urdhër për të hedhur poshtë në tërësi atë dëshmi të interesit. Personi, dëshmia e interesit së të cilit është refuzuar në tërësi nga administratori, mund të bëhet bartës i regjistruar i interesit vetëm nëse gjykata e urdhëron administratorin që të pranojë tërësisht apo pjesërisht dëshminë e interesit në fjalë. 1.38. Riorganizim - ristrukturimi profesional i borxheve dhe/apo i operacioneve afariste të një Ndërmarrjeje që në mënyrë te arsyeshme pritet se do të kthejë qëndrueshmërinë e Ndërmarrjes si një e tërë në të ardhmen dhe që do të mundësojë shlyerjen e kërkesave dhe interesave, në pajtim me këtë ligj. 1.39. Plan i riorganizimit - propozimi i administratorit për riorganizimin e një ndërmarrjeje. 1.40. Kërkesë e siguruar - çdo kërkesë e cila është siguruar në mënyrë të rregullt dhe të ligjshme kundrejt cilitdo aset të Ndërmarrjes në formë të pengut, hipotekës ose ndonjë mjeti tjetër për sigurimin e ekzekutimit të detyrimeve. 1.41. Ofrues i shërbimeve profesionale - personi që ofron shërbime profesionale për administratorin. 1.42. Sipërmarrje - çdo ndërmarrje, partneritet, ndërmarrje e përbashkët, person juridik, shoqatë, projekt, degë, zyrë apo organizatë tjetër (pa marrë parasysh pronësinë, vendndodhjen, vendin e themelimit apo selinë e biznesit). 1.43. Ofrues i shërbimeve publike - furnizuesi apo ofruesi i shërbimeve komunale, përfshirë, mes tjerash, ofruesit e shërbimeve të energjisë elektrike, gazit, ngrohjes, ujësjellësit, mbeturinave, shërbimeve postare apo të telekomunikacionit. 2. Përveç rasteve kur konteksti kërkon interpretim tjetër, të gjitha referencat që ky ligj u bën ligjeve, rregulloreve apo akteve tjera nën normative, apo dispozitave të caktuara të tyre, do të interpretohen duke përfshirë amandamentimet e tyre të mëpasshme. Nëse këto ligje, rregullore apo akte nën normative anulohen apo zëvendësohen me legjislacion tjetër që rregullon të njëjtën fushë, këto referenca do të interpretohet se i përkasin legjislacionit të mëvonshëm dhe, në rastet kur kjo është e mundshme, dispozitave analoge të tyre. 3. Fjalët që në këtë ligj kanë trajtën e njërës gjini do të përfshijnë edhe gjininë tjetër dhe fjalët në trajtën njëjës do të përfshijnë edhe trajtën shumës ndërsa ato në trajtën shumës përfshijnë edhe trajtën njëjës. 5 PJESA II FILLIMI I RIORGANIZIMIT DHE I MORATORIUMIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Agjencia mund t’i paraqesë gjykatës kërkesë për nisjen e riorganizimit të një ndërmarrjeje kur plotësohen kushtet e caktuara; kërkesa dhe provat duhet të dorëzohen në formën e përcaktuar nga Gjykata.
Neni 3 Kërkesa për riorganizimin e një ndërmarrjeje 1. Agjencia mund të parashtrojë para gjykatës kërkesë për fillimin e procedurës së riorganizimit të një Ndërmarrjeje, në rast se: 1.1. Ajo Ndërmarrje nuk është në gjendje që të përmbushë detyrimet e pakontestuara që duhen paguar në një periudhë gjashtëmujore apo ka obligime të pakontestuara që kalojnë vlerën e Aseteve të saj, dhe 1.2. Agjencia ka baza të arsyeshme për të besuar se Ndërmarrja mund të vazhdojë apo të rinisë veprimtarinë e vet afariste në mënyrë të leverdishme si rezultat i riorganizimit. 2. Kërkesa për fillimin e procedurës së riorganizimit duhet të dorëzohet në formën e përshkruar nga Gjykata për këtë qëllim dhe asaj duhet t‟i bashkëngjiten dëshmi dokumentare që dëshmojnë se njëra nga kushtet e specifikuara në nën-paragrafin 1.1. të paragrafit 1. të këtij neni është përmbushur. 3. Kjo kërkesë dhe dëshmitë përkatëse duhet t‟i dorëzohen Gjykatës nga Agjencia, ose nga Ndërmarrja, nëse këtë e ka autorizuar Agjencia. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të regjistrojë kërkesën për riorganizim, t’i njoftojë palët dhe të ndjekë afatet për urdhër, korrigjim, pranim ose refuzim të kërkesës.
Neni 4 Procedimi i kërkesës nga Gjykata; Vendimi i Moratoriumit 1. Gjykata e regjistron kërkesën për riorganizim pas pranimit të saj, pavarësisht nga mangësitë në kërkesë apo në dokumentet përcjellëse, e shënon kohën dhe datën e pranimit në faqen e kërkesës dhe menjëherë i dërgon vërtetim regjistrimi Agjencisë dhe Ndërmarrjes në fjalë. 2. Nëse kërkesa nuk është në përputhje me kërkesat në nenin 3 të këtij ligji, Gjykata lëshon urdhër brenda shtatë (7) ditëve nga dita kur kërkesa është pranuar në gjykatë, duke i përcaktuar mangësitë dhe duke kërkuar nga parashtruesi i kërkesës që ato t‟i korrigjojë brenda një periudhe të caktuar kohore nga dita kur urdhri i tillë i dorëzohet parashtruesit të kërkesës. Nëse Gjykata nuk lëshon urdhër të tillë brenda shtatë (7) ditëve nga dita kur kërkesa është pranuar nga Gjykata, kërkesa konsiderohet se nuk ka mangësi dhe e pranuar nga Gjykata. 3. Gjykata e refuzon kërkesën me anë të vendimit të cilin ia dërgon Agjencisë dhe Ndërmarrjes në fjalë nëse parashtruesi i kërkesës nuk i përmbahet tërësisht dhe brenda kohës së caktuar urdhrit të lëshuar nga Gjykata në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni apo nëse kërkesa nuk i plotëson kushtet e nenit 3 të këtij ligji. 4. Nëse parashtruesi i kërkesës i ka korrigjuar mangësitë sipas afateve të urdhëruara nga Gjykata në bazë të paragrafit 2. të këtij neni apo nëse nuk është dhënë urdhër për korrigjimin e mangësive brenda kohës së caktuar, dhe Gjykata nuk e ka refuzuar kërkesën sipas paragrafit 3. të këtij neni, Gjykata merr vendim për pranimin e kërkesës dhe këtë vendim ia dërgon menjëherë Agjencisë dhe ndërmarrjes (Vendimi i Moratoriumit). Ky Vendim i Moratoriumit nxirret: 4.1. nëse Gjykata nuk e ka lëshuar me kohë urdhrin në bazë të paragrafit 2. të këtij neni, brenda tridhjetë (30) ditësh nga pranimi i kërkesës në fjalë;ose 4.2. nëse gjykata e ka lëshuar me kohë një urdhër të tillë, brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh parashtruesi i kërkesës ka vepruar në pajtim të plotë dhe me kohë me atë urdhër. 6 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Gjatë moratoriumit, disa veprime ndaj ndërmarrjes dhe aseteve të saj pezullohen; veprime të caktuara mund të bëhen vetëm me leje të gjykatës, ndërsa Agjencia duhet të publikojë njoftime brenda afateve të caktuara.
Neni 5 Moratoriumi 1. Nga data e Vendimit të Moratoriumit të gjitha veprimet, procedurat apo aktet e çdo lloji që synojnë përcaktimin e vlefshmërisë, zbatimin apo përmbushjen e ndonjë kërkese apo interesi ndaj Ndërmarrjes në fjalë apo Aseteve të saj do të pezullohen dhe do të vazhdojnë vetëm me lejen e gjykatës. 2. Këto veprime, procedura dhe akte të pezulluara përfshijnë, por jo vetëm, të gjitha veprimet, procedurat apo vendimet, përfshirë veprimet, procedurat apo vendimet gjyqësore: 2.1. në lidhje me grumbullimin, kthimin apo zbatimin e kërkesave për borxhe, taksa, dënime apo obligime të çfarëdo lloji; 2.2. në lidhje me krijimin, njohjen, modifikimin, shtimin, përkryerjen, regjistrimin apo zbatimin e të gjitha kërkesave apo interesave në apo ndaj Ndërmarrjes apo aseteve të saj; 2.3. të gjitha aktet për të realizuar, marrë apo shitur pasurinë e lënë peng, të hipotekuar apo të ngarkuar në ndonjë mënyrë apo për të ushtruar pronësi ose kontroll mbi ndonjë Aset të Ndërmarrjes; dhe 2.4. procedurat apo veprimet rregullative lidhur me parandalimin apo sanksionimin e ndonjë shkeljeje të dispozitave rregullative, të rregullave apo vendimeve, deri në masën që këto përbëjnë pretendime monetare ndaj Ndërmarrjes. 3. Pezullimi i veprimeve, i procedurave apo i akteve të çfarëdo lloji nuk vlen për: 3.1. padinë e ngritur nga Ndërmarrja ose në emër të saj kundër palës së tretë; 3.2. procedurat penale kundër Ndërmarrjes apo një apo më shumë anëtarëve të menaxhmentit të saj; 3.3. transferin ose shitjen e Aseteve të ndërmarrjes gjatë veprimtarisë së zakonshme të Ndërmarrjes, duke përfshirë edhe transaksionet e parapara në këtë ligj, veçanërisht në këtë nen; 3.4. procedurat apo veprimet rregullative lidhur me parandalimin apo sanksionimin e ndonjë shkeljeje të dispozitave rregullative, të rregullave apo vendimeve, deri në masën që ato nuk përbëjnë pretendime monetare ndaj Ndërmarrjes; dhe 3.5. inspektimet dhe kërkesat për inspektim të bëra nga titullarët e hipotekave të regjistruara, të pengjeve të regjistruar apo ngarkesave të ngjashme lidhur me Asetet e Ndërmarrjes. 4. Brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga data e Vendimit të Moratoriumit, Agjencia do të publikojë njoftimin që përmban informatat e specifikuara në paragrafin 5. të këtij neni (Njoftimi i Moratoriumit). Publikimi i Njoftimit të Moratoriumit do të bëhet në pajtim me dispozitat e lajmërimeve të këtij ligji. 5. Njoftimi i Moratoriumit përfshin informatat në vijim: 5.1. datën dhe përshkrimin e vendimit të Moratoriumit; 7 5.2. referimin ndaj këtij ligji dhe një përshkrim të përgjithshëm të të drejtave të personave që kanë Kërkesa apo Interesa; 5.3. deklaratën se Agjencia do të shërbejë si Administrator i Ndërmarrjes, në pajtim me nenin 7 të këtij ligji; 5.4. një deklaratë se, në pajtim me nenin 17 të këtij ligji, Agjencia do të publikojë brenda treqindegjashtëdhjetë (360) ditëve të ardhshme një njoftim tjetër (njoftimin mbi afatin përfundimtar të kërkesave) në të cilin do të ofrohen detaje mbi metodën e parashtrimit të Dëshmive të Kërkesave dhe Dëshmive të Interesit, si dhe në të cilin caktohet afati për parashtrimin e tyre; dhe 5.5. një deklaratë se vetëm Kreditorët e Regjistruar, të përcaktuar në pajtim me këtë ligj, do të kenë mundësi të votojnë Planin e Riorganizimit të Ndërmarrjes. 6. Agjencia mund të përfshijë edhe informacione të tjera Njoftimin e shpallur nëse i konsideron të duhura. 7. Nga dita e Vendimit të Moratoriumit deri në datën e konfirmimit të riorganizimit, Administratori kërkon leje paraprake me shkrim nga Gjykata në mënyrë që Ndërmarrja të mund të realizojë ligjërisht transaksionet vijuese: 7.1. shitjen, disponimin, blerjen, bartjen apo dhënien dhe marrjen me qira të pronave të paluajtshme apo aseti kapital të Ndërmarrjes; 7.2. krijimin e pengut, hipotekave dhe garancive te tjera të siguruara kundrejt pronave të ndërmarrjes; 7.3. arritjen e ndonjë marrëveshjeje për hua; 7.4. anulimin apo përfundimin e kontratave apo marrëveshjeve; 7.5. fillimin apo përfundimin e procedurës ligjore ose të arbitrazhit; 7.6. heqjen dorë nga të drejtat apo nga titullaria; 7.7. veprime të tjera të përcaktuara nga Gjykata; dhe 7.8. pagimin e rrogave të punëtorëve. 8. Gjykata mund të përcaktojë çfarëdo kushti që e konsideron të arsyeshëm, pas miratimit të dhënë në pajtim me paragrafin 7. të këtij neni. Gjykata mund t‟ia bartë Agjencisë autoritetin dhe përgjegjësinë për të kryer shitjen apo disponimin me pronën e paluajtshme apo asetet kapitale të Ndërmarrjes në pajtim me nën-paragrafin 7.1. të paragrafit 7. të këtij neni. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Public service providers must keep services running for the enterprise in the stated reorganization and moratorium situations, and the enterprise must pay for public services provided after the moratorium decision date.
Neni 6 Obligimet e Ofruesve të Shërbimeve Publike 1. Ofruesi i shërbimeve publike nuk mund të ndryshojë, të refuzojë apo të ndërpresë shërbimet e tilla për Ndërmarrjen për shkak të dorëzimit të kërkesës për Riorganizim të Ndërmarrjes, nxjerrjes së Vendimit të Moratoriumit që vlen për kreditorët e ndërmarrjes, apo vërtetimin e Planit të Riorganizimit. 2. Nëse është nxjerrë Vendimi i Moratoriumit që vlen për kreditorët e një Ndërmarrjeje, ofruesit e shërbimeve publike nuk mund të ndryshojnë, refuzojnë apo ndërpresin ofrimin e shërbimeve për Ndërmarrjen për shkak se ndërmarrja në fjalë nuk ka paguar shërbimet para datës së Vendimit të 8 Moratoriumit. Ndërmarrja është e obliguar t‟i paguajë shërbimet publike të ofruara pas datës së vendimit për moratorium. PJESA III ADMINISTRATORI - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Agjencia shërben si administrator i ndërmarrjes gjatë riorganizimit dhe, kur përdor para publike ose buxhetore për shërbime profesionale, duhet të shpallë tender publik konkurrues dhe të vendosë kushtet përkatëse.
Neni 7 Administratori 1. Agjencia do të shërbejë si Administrator i Ndërmarrjes që nga data e Vendimit të Moratoriumit. Agjencia e ushtron këtë detyrë gjatë tërë procesit të riorganizimit. 2. Agjencia mund të angazhojë, apo të sigurojë në çfarëdo mënyre shërbimet e Ofruesve të Shërbimeve Profesionale sipas nevojës për të siguruar përfaqësim adekuat të Ndërmarrjes në procedurën e riorganizimit. Agjencia mund t‟ia delegojë përgjegjësitë e veta si administrator një apo më shumë Ofruesve të Shërbimeve Profesionale; megjithatë, ky delegim nuk e liron Agjencinë nga pozita apo detyrat si Administrator apo obligimi për te siguruar se të gjitha përgjegjësitë e deleguara do të përmbushen në mënyrë profesionale, te kujdesshme dhe të ligjshme nga Ofruesi(t) i Shërbimeve Profesional(ë) i(të) në fjalë. 3. Agjencia mund të shfrytëzojë burimet e veta buxhetore apo paratë publike për të angazhuar shërbimet e këtyre Ofrues(ve) të Shërbimeve Profesionale. Në këtë rast Agjencia duhet të shpallë një tender publik konkurrues sa më shpejt që praktikisht të jetë e mundur, në pajtim me Ligjin për Prokurimin Publik në Kosovë. Gjatë realizimit të tenderit të tillë, Agjencia përcakton kërkesat minimale të kualifikimit dhe kushtet e kontratës të cilat i vlerëson si të domosdoshme për të siguruar që vetëm Personat me kualifikimin e përshtatshëm të mund të tenderojnë, si dhe që detyrat e Ofruesit të Shërbimeve Profesionale të jenë të përshkruara plotësisht dhe në mënyrën e duhur në tender dhe kontratë. Agjencia gjithashtu siguron që kontrata të kërkojë nga ofertuesi fitues dhënien e garancisë së kërkuar me paragrafin 2. të nenit 10 të këtij ligji, e cila do të shërbejë si garanci për kryerje të mirëfilltë të detyrave të specifikuara me kontratë. 4. Personi që ka ndonjë interes financiar apo material specifik në kundërshtim me interesat e Agjencisë, Ndërmarrjes apo Kreditorëve të Regjistruar dhe Bartësve të regjistruar të interesit nuk ka të drejtë të dorëzojë tender apo të angazhohet si Ofrues i Shërbimeve Profesionale dhe nuk lejohet t‟i ofrojë këshilla apo ndihmë Administratorit apo Ndërmarrjes. 5. Përveç sigurimit të pajtueshmërisë me të gjitha dispozitat e zbatueshme të Ligjit për prokurim publik, Agjencia informon të gjithë tenderuesit potencialë mbi kushtet dhe kufizimet e specifikuara në paragrafin 4. të këtij neni dhe në këtë paragraf përmes njoftimit të kontratës dhe dokumenteve të tenderimit. Agjencia i njofton të gjithë tenderuesit potencialë edhe me mundësinë e largimit të tyre nga Gjykata në pajtim me nenin 8 të këtij ligji; dhe se ky largim do të ketë si rrjedhojë konfiskimin e garancisë së kërkuar me paragrafin 2. të nenit 10 të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Qualified creditors or the creditors committee may ask the court to remove a person responsible for the administrator role, but only on listed grounds.
Neni 8 Largimi i personave që bartin përgjegjësitë e administratorit 1. Në çdo kohë Kreditorët e Kualifikuar apo Komisioni i Kreditorëve mund të parashtrojë kërkesë në Gjykatë me të cilën kërkohet largimi i personit që bart përgjegjësitë e Administratorit. 2. Të gjitha kërkesat për largimin e personave të tillë mund të parashtrohen vetëm në bazë të asaj se personi në fjalë: 2.1. ka demonstruar paaftësi në kryerjen e mirëfilltë të detyrave të administratorit apo në sigurimin e kryerjes adekuate të tyre; 2.2. ka dështuar vazhdimisht dhe materialisht në kryerjen e mirëfilltë të detyrave të administratorit apo në sigurimin e kryerjes së mirëfilltë të tyre; 9 2.3. ka dëshmuar qartë anësi të pajustifikueshme për apo kundër një kreditori të regjistruar apo bartësi të regjistruar të interesit; 2.4. është angazhuar në veprime joligjore apo të dënueshme në lidhje me sjelljen profesionale apo si administrator për ndërmarrje ose sipërmarrje tjetër; apo 2.5. ka interes financiar apo interes tjetër material që mund të identifikohet në mënyrë specifike që është materialisht në kundërshtim me ato të Agjencisë, Ndërmarrjes apo kreditorëve të regjistruar apo bartësve të regjistruar të interesave. 3. Të gjitha kërkesat që kërkojnë largim të tillë duhen përcjellë me dëshmi që ofrojnë bazën e sfidimit të tillë, siç përcaktohet me paragrafin 2. të këtij neni. Gjykata do t‟i ofrojë personit në fjalë mundësi të arsyeshme për t‟iu përgjigjur kërkesave të parashtruara. 4. Nëse Gjykata urdhëron largimin e personave të tillë, dhe nëse ky largim pritet të shkaktojë vonesa në kryerjen e detyrave të Administratorit, Gjykata mund të pezullojë procedurat e riorganizimit për aq kohë sa është e nevojshme për t‟i mundësuar Agjencisë zëvendësimin e atij Personi. Personi qe është urdhëruar te largohet: 4.1. do t‟i përmbahet udhëzimeve të dhëna nga Gjykata në lidhje me realizimin e detyrave të tij, deri në caktimin e zëvendësimit nga Agjencia; dhe 4.2. pas caktimit të zëvendësimit nga Agjencia, do të bashkëpunojë me zëvendësuesin për aq sa zëvendësuesi do të ketë nevojë, përfshirë sigurimin e bartjes të rregullt dhe profesionale të regjistrave dhe llogarive lidhur me administrimin e ndërmarrjes. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Court approval is required for administrator and professional service provider payments and expenses, and the court should not withhold approval without reason when article 34 requirements apply.
Neni 9 Pagesa dhe shpenzimet e administratorit dhe ofruesve të shërbimeve profesionale 1. Pagesa apo shpenzimet e administratorit apo të Ofruesve të Shërbimeve Profesionale do t‟i nënshtrohen miratimit nga Gjykata, i cili nuk do të mbahet pa arsye nëse pagesa dhe shpenzimet do t‟i nënshtrohen kërkesave sipas nenit 34 të këtij ligji. 2. Pagesat dhe shpenzimet e tilla do të paguhen nga paratë e gatshme të Ndërmarrjes apo nga te ardhurat nga shitjet e aseteve të Ndërmarrjes apo i interesave të pronësisë në Ndërmarrje, në pajtim me prioritetin e caktuar në nën-paragrafit 1.1.2. të paragrafit 1. të nenit 34 të këtij ligji. 3. Agjencia apo ndonjë palë e tretë mund t‟i paguajnë tërësisht apo pjesërisht pagesat dhe shpenzimet e Ofruesit të Shërbimeve Profesionale të miratuara nga Gjykata; dhe në rast të tillë, Agjencia apo pala e tretë do të ketë të drejtë ta kompensojë vlerën e paguar në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni në vend të Ofruesit të Shërbimeve Profesionale në fjalë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets duties for the administrator and related service provider, requires records and progress reports, and gives affected persons a right to seek monetary compensation after a sale or disposal of property.
Neni 10 Detyrimet, llogaridhënia dhe raportimi 1. Cilido Person që kryen detyrat e Administratorit: 1.1. duhet t‟i kryeje ato në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale; dhe 1.2. duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta në mirëbesim, me besnikërinë dhe kujdesin më të lartë profesional. 2. Ofruesi i Shërbimeve Profesionale që është angazhuar nga agjencia në pajtim me kontratën e fituar sipas Ligjit për Prokurim Publik, sipas dispozitave të nenit 7 të këtij ligji, do t‟i dorëzojë 10 agjencisë një obligacion në një vlerë të mjaftueshme për të shërbyer si garanci për realizimin adekuat të kontratës nga ai Ofrues dhe për kryerjen e detyrave të Administratorit që përcaktohen me këtë ligj. Vlera e këtij obligacioni do të caktohet nga Agjencia. 3. Administratori dhe Ofruesit e shërbimeve profesionale nuk do të jenë përgjegjës për: 3.1. dëmet që i janë shkaktuar Ndërmarrjes apo personave te tjerë si rezultat i vendimeve apo veprimeve të ndërmarra e të pandërmarra gjatë kryerjes së detyrave të tyre, përveç në rastet kur këto dëmtime janë shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë të qëllimtë apo për shkak të ndonjë neglizhence të theksuar nga ana e Administratorit apo Ofruesit të shërbimeve profesionale gjatë zbatimit të përgjegjësive të tyre në pajtim me kushtet e specifikuara në paragrafin 1. të këtij neni; ose 3.2. dëmet që shfaqen për shkak të pamundësisë së Ndërmarrjes për të përmbushur obligimet e përcaktuara me ligje apo rregullore apo në pajtim me to. 4. Në pajtim me nën-paragrafët 2.4.-2.6. të paragrafët 2. të nenit 11 të këtij ligji, Administratori mund të marrë dhe/ose disponojë të gjitha asetet nëse Administratori, pasi ushtron kujdes dhe maturi të arsyeshme, arrin tek përfundimi se ka baza të arsyeshme ligjore për të besuar se aseti në fjalë është aset i Ndërmarrjes. Nëse ai aset është shitur apo disponuar në mënyrë tjetër, ndërsa më vonë nga Gjykata vendoset se ndonjë person tjetër dhe jo Ndërmarrja ka gëzuar në momentin e shitjes apo sistemimit të drejtë valide dhe të zbatueshme mbi pasurinë sipas ligjeve të Kosovës, Administratori nuk do të jetë përgjegjës për humbjet apo dëmet e pësuara nga cilido si rrjedhojë e shitjes; megjithatë, të gjithë personat që pretendojnë të kenë interes legjitim mbi atë aset do të gëzojnë të drejtat e specifikuara në paragrafin 5. të këtij neni. 5. Të gjithë personat që pretendojnë se kanë interes legjitim mbi një pronë që është shitur apo në ndonjë mënyrë disponuar nga Administratori, mund të parashtrojnë pranë gjykatës kërkesën për kompensim adekuat monetar brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas shitjes apo disponimit. Nëse gjykata vendos në favor të personit, gjykata do të urdhërojë pagimin e kompensimit monetar adekuat për personin i cili është dëmtuar nga shitja apo disponimi, për një vlerë të arsyeshme dhe të barasvlershme me interesin e tij në pronë. Ky kompensim do të paguhet nga te ardhurat e marra nga shitja apo disponimi i pronës në fjalë. 6. Administratori mban rregullisht shënime për kryerjen e funksioneve të tij. Administratori menjëherë shënon në ato shënime një përshkrim të hollësishëm të secilit veprim të tij në lidhje me ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave sipas nenit 11 të këtij ligji dhe me administrimin e Ndërmarrjes, 7. Administratori i paraqet Komisionit te kreditoreve dhe Gjykatës raportin e progresit çdo gjashtë (6) muaj, i cili përfshin kopje te dokumenteve (regjistrave) te Administratorit (administrator‟s records). Administratori, i siguron kopje te këtij raporti edhe çdo kreditori të regjistruar pasi ka dorëzuar kërkesën me shkrim. 8. Pa paragjykuar dispozitat e mësipërme, administratori ofron kohë pas kohe informata dhe të dhëna të azhurnuara shtesë në lidhje me veprimtarinë e tij, sipas kërkesës së arsyeshme të Gjykatës, e cila vepron me nismë vetanake apo pas kërkesës së parashtruar nga Komisioni i kreditorëve. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Administratori ka kompetenca të gjera për të drejtuar ndërmarrjen gjatë riorganizimit, përfshirë udhëzimin e menaxhmentit dhe punonjësve, me disa veprime që kërkojnë miratim paraprak të gjykatës.
Neni 11 Përgjegjësitë dhe kompetencat e përgjithshme të administratorit 1. Administratori do të ketë autoritetin për ta udhëzuar menaxhmentin dhe/apo punonjësit e ndërmarrjes për të ndërmarrë veprimet të cilat administratori i konsideron të domosdoshme apo të këshillueshme. Administratori mund të kërkojë edhe urdhra nga gjykata nëse kjo është e domosdoshme për të siguruar pajtueshmëri me udhëzimet e tilla. 11 2. Duke iu përmbajtur të gjitha dispozitave tjera specifikisht të zbatueshme sipas këtij ligji, administratori do të ketë përgjegjësi dhe autoritet për të ndërmarrë të gjitha veprimet që mund të jenë të domosdoshme apo adekuate për të menaxhuar veprimtarinë, afarizmin dhe pronën e ndërmarrjes me qëllim të promovimit të riorganizimit të ndërmarrjes, përfshirë, por pa u kufizuar ne sa vijon: 2.1. përfaqësimin dhe kryerjen e punëve të ndërmarrjes; 2.2. krijimin dhe plotësimin e regjistrit të të gjitha aseteve dhe detyrimeve të ndërmarrjes dhe degëve të saj vartëse; 2.3. përgatitjen dhe mirëmbajtjen e regjistrave dhe korrespondencës afariste të ndërmarrjes; 2.4. marrjen në posedim, mbledhjen, rifitimin dhe ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për realizimin e aseteve të ndërmarrjes dhe, për këtë qëllim, pjesëmarrjen në procedurë apo fillimin e procedurave që administratori i sheh të dobishme; 2.5. me miratim paraprak të gjykatës, pasi që kërkesa me shkrim t‟i jetë dorëzuar gjykatës dhe një kopje e saj t‟u jetë dërguar komisionit të kreditorëve dhe palëve tjera me interes të cilat mund të përcaktohen nga gjykata: shitjen, dhënien me qira apo disponimin tjetër të aseteve të ndërmarrjes apo interesave të saj, përmes tenderit publik (i cili do të realizohet nga Agjencia) apo përmes kontratës private, përfshirë shitjen e aseteve pa kurrfarë ngarkimi apo pengu; megjithatë, me kusht që miratimi paraprak i gjykatës të mos kërkohet nëse: 2.5.1. shitja, dhënia me qira apo disponimi është pjesë e veprimtarisë së rëndomtë të ndërmarrjes, dhe administratori ia siguron gjykatës kopjet e dokumenteve të transaksionit në fjalë dhe një dokument me të cilin përmblidhen të gjitha kushtet materiale të transaksionit, përshkruhen arsyet afariste dhe metodat apo arsyet për zgjedhjen e palës tjetër të transaksionit; ose 2.5.2. ekziston një Plan i Vërtetuar te Riorganizimit që autorizon këtë shitje, dhënie me qira apo disponim, dhe kushtet e atij transaksioni dhe metoda apo arsyeja e përzgjedhjes së palës tjetër të transaksionit janë autorizuar përmes Planit të Vërtetuar të Riorganizimit apo janë në pajtueshmëri me kushtet e të njëjtit; 2.6. me miratim paraprak të gjykatës, pasi që kërkesa me shkrim t‟i jetë dorëzuar Gjykatës dhe një kopje e saj t‟u jetë siguruar komisionit të kreditorëve dhe palëve tjera me interes të cilat mund të përcaktohen nga Gjykata, apo që mund të përcaktohen përmes Planit të Vërtetuar të Riorganizimit: dhënien apo pranimin e qiradhënies apo përdorimit të ndonjë aseti të ndërmarrjes dhe marrjen apo përdorimin e ndonjë prone që është e domosdoshme apo e përshtatshme për veprimtarinë afariste të ndërmarrjes; 2.7. me miratim paraprak të gjykatës, pasi që kërkesa me shkrim t‟i jetë dorëzuar gjykatës dhe një kopje e saj t‟u jetë siguruar komisionit të kreditorëve dhe palëve tjera me interes të cilat mund të përcaktohen nga gjykata, apo që mund të përcaktohen përmes Planit të Vërtetuar të Riorganizimit: duke iu përmbajtur dispozitave të nenit 13 të këtij ligji, marrja apo huazimi i parave dhe dhënia palëve te treta e interesave te siguruar ne një ose me shume asete te të Ndërmarrjes; 2.8. ekzekutimi i të gjitha kontratave, akteve, faturave dhe dokumenteve tjera në emër të Ndërmarrjes; 12 2.9. hartimi, pranimi, barazimi dhe miratimi i kambialeve dhe dëftesave të borxhit në emër të Ndërmarrjes; 2.10. operimi, hapja, mbyllja dhe konsolidimi i llogarive bankare të Ndërmarrjes dhe kryerja apo autorizimi i kryerjes së të gjitha pagesave të rastësishme ose të nevojshme për kryerjen e detyrave të Administratorit; 2.11. duke vepruar në pajtim me nenet 7, 9 dhe 10 të këtij ligji, angazhimi apo sigurimi i shërbimeve të ofruesve të shërbimeve profesionale që mund t‟i nevojiten administratorit si ndihmesë në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të administratorit në pajtim me këtë ligj; 2.12. me miratim paraprak të gjykatës, pasi që kërkesa me shkrim t‟i jetë dorëzuar gjykatës dhe një kopje e saj t‟u jetë siguruar komisionit të kreditorëve dhe palëve tjera me interes të cilat mund të përcaktohen nga gjykata, apo që mund të përcaktohen përmes Planit të Vërtetuar të Riorganizimit: arritjen, mbrojtjen dhe lidhjen e ndonjë marrëveshje ose kompromisi për të shmangur apo për t‟i dhënë fund çfarëdo veprimi ose procedure ligjore në emër të dhe në interes të ndërmarrjes kur kjo është e nevojshme ose e këshillueshme për të mbrojtur apo shtuar vlerën e ndërmarrjes apo aseteve të saj apo interesave tjerë dhe për funksionimin e mëtejmë dhe/ose riorganizimin e ndërmarrjes; 2.13. emërimin e ndonjë agjenti për të kryer afarizmin e nevojshëm të ndërmarrjes, të cilin Administratori nuk është në gjendje ta kryejë vetë ose që është më e përshtatshme të kryhet nga një agjent,; 2.14. punësimin dhe përjashtimin e punëtorëve; 2.15. sigurimin, përfundimin ose ruajtjen e kontratave të sigurimit lidhur me biznesin dhe asetet e Ndërmarrjes; 2.16. mbrojtjen dhe kërkimin e të drejtave ligjore që Ndërmarrja mund të ketë ndaj cilitdo person, që i detyrohet apo ka çfarëdo lloj detyrimesh ndaj Ndërmarrjes, dhe të ushtrojë të gjitha të drejtat e Ndërmarrjes si kreditor i personave të tillë; 2.17. paraqitjen ose mbrojtjen e një kërkese për likuidimin e Ndërmarrjes në pajtim me këtë ligj; 2.18. themelimin apo ndryshimin e selisë së Ndërmarrjes apo agjentëve të regjistruar të saj; 2.19. vlerësimin e Dëshmive të Kërkesave dhe Dëshmive të Interesit të parashtruara në pajtim me këtë ligj dhe refuzimi apo kundërshtimi i tyre i plotë apo i pjesshëm para Gjykatës, në rastet kur ka bazë të arsyeshme për të sfiduar ato pjesërisht apo tërësisht; 2.20. shitja e mallrave të prishshme që kërkojnë shpenzime të theksuara për mirëmbajtje, sipas vlerësimit të Administratorit. 2.21. ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera të nevojshme për ushtrimin e aktiviteteve të përmendura apo veprimeve tjera që mund të urdhërohen nga gjykata 3. Me miratim paraprak të gjykatës, pasi që kërkesa me shkrim t‟i jetë dorëzuar gjykatës dhe një kopje e saj t‟u jetë siguruar komisionit të kreditorëve dhe palëve tjera me interes të cilat mund të përcaktohen nga gjykata, Administratori mund t‟ia dorëzojë bartësit të interesave të siguruara atë aset që përcaktohet si objekt i interesit të siguruar të vlefshëm, ose nëse besohet arsyeshëm që vlera e këtij aseti e tejkalon shumë sasinë e borxhit në fjalë, ta shesë këtë aset nëpërmjet tenderit publik konkurrues (qe duhet te zhvillohet nga Agjencia) dhe të përdoren të ardhurat e marra për 13 të paguar këtë borxh; çfarë mbetet nga këto të ardhura pasi kryhet kjo pagese duhet të trajtohet sipas udhëzimeve të Gjykatës. 4. Me miratimin paraprak të Gjykatës, pasi t‟i jetë dorëzuar kërkesa me shkrim Gjykatës dhe një kopje e saj t‟i jetë dërguar Komisionit të Kreditoreve, dhe palëve të tjera me interes siç mund të përcaktohen nga Gjykata, Administratori mund të heqë dorë nga këto asete të Ndërmarrjes: 4.1. çdo Aset problematik apo jofitimprurës, që sipas mendimit të arsyeshëm të administratorit nuk ka mundësi të ketë realizim fitimprurës; 4.2. çdo aset, mbi të cilën sipas mendimit të arsyeshëm të Administratorit, nuk mund të ushtrohet kontroll efikas nga ndërmarrja, administratori apo Gjykata. 5. Gjykata nxjerrë vendim për të gjitha kërkesat e parashtruara nga Administratori në bazë të këtij neni jo më parë se njëzet (20) ditë dhe jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditësh pas datës së parashtrimit të kërkesës në gjykatë dhe pas dorëzimit të një kopjeje të saj në Komisionin e Kreditorëve dhe palëve tjera siç mund të udhëzojë Gjykata. Të gjitha palët që kundërshtojnë kërkesat në fjalë duhet të regjistrojnë shkresat e tyre brenda njëzet (20) ditësh pas pranimit të kërkesës. Administratori do t‟i ketë njëzet (20) ditë prej ditës së pranimit të kundërshtimeve për t‟iu përgjigjur shkresave në fjalë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The administrator must get court consent for listed asset, contract, arbitration, rights, and security-interest actions during the reorganization period.
Neni 12 Veprimet specifike të administratorit 1. Ndërmjet datës së caktimit dhe datës kur Gjykata vërteton Planin e Riorganizimit për veprimet e mëposhtme të Administratorit kërkohet pëlqimi i gjykatës: 1.1. shitjen, disponimin, tjetërsimin, bartjen apo dhënien me qira të ndonjë aseti të ndërmarrjes, si tërësi apo pjesërisht, përfshirë çfarëdo bartje për përmbushjen e detyrimeve ekzistuese mbi vlerën prej njëqindmijë (100.000) Euro, apo në rast të dhënies me qira të pronës, pagesat e qirasë mbi vlerën prej dhjetëmijë (10.000) Euro në muaj; 1.2. anulimin ose zgjidhjen e çfarëdo kontrate apo marrëveshje mbi vlerën prej njëqindmijë (100.000) Euro, përveç zgjidhjes se kontratave të marrëdhënies së punës,; 1.3. nisjen apo ndërprerjen e procedurave të ligjshme të arbitrazhit; 1.4. çfarëdo heqje dorë nga të drejtat apo titullarët mbi vlerën prej njëqindmijë euro (100.000) Euro; 1.5. krijimin e pengjeve apo hipotekave ose interesa të tjerë të siguruar ndaj ose kundrejt cilitdo aset të Ndërmarrjes; 1.6. veprimet tjera jashtë veprimtarisë së rëndomtë afariste të ndërmarrjes, sipas përcaktimit nga gjykata. 2. Gjykata do të merr vendim për të gjitha kërkesat e parashtruara nga administratori për miratim të gjykatës të akteve të specifikuara në paragrafin 1. të këtij neni jo më parë se njëzet (20) ditë dhe jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas datës së parashtrimit të kërkesës në gjykatë dhe pas dorëzimit të një kopjeje të saj në komisionin e kreditorëve dhe palëve tjera për të cilat gjykata mund të udhëzojë se duhen informuar. Të gjitha palët që kundërshtojnë kërkesat në fjalë duhet të regjistrojnë shkresat e tyre brenda njëzet (20) ditësh pas pranimit të kërkesës. Administratori do t‟i ketë njëzet (20) ditë prej ditës së pranimit të kundërshtimeve për t‟iu përgjigjur shkresave në fjalë. 14 3. Në përgatitje të publikimit të njoftimit të afatit për kërkesat dhe mbajtjes së mbledhjes nismëtare të kreditorëve administratori i ndërmerr këto veprime: 3.1. rishqyrtimin e përciptë të dokumentacionit në dispozicion dhe kalkulimin e vlerës së përgjithshme të të gjitha detyrimeve që duhet të paguhen nga ndërmarrja, duke u bazuar në vlerësimin më të mirë pas këtij rishqyrtimi; 3.2. konsultimin me përfaqësuesit e punëtorëve të ndërmarrjes të cilët priten, me arsye, të pretendojnë të jenë kreditorë të ndërmarrjes dhe përfaqësuesve të çfarëdo sindikate të njohur për administratorin dhe që janë në dispozicion, në mënyrë që të identifikohen jo më shumë se pesë (5) individë që do të emërohen nga Administratori qe të marrin pjesë në mbledhjen nismëtare të kreditorëve ku të përfaqësojnë punëtorët dhe të votojnë në emër të punëtorëve; dhe 3.3. fillimin e hartimit të planit për riorganizim të ndërmarrjes. 4. Pas datës së emërimit, sa më shpejtë që praktikisht të jetë e mundshme, administratori i merr të gjitha veprimet e përshtatshme në rrethanat ekzistuese për të lokalizuar, për të marrë në posedim, për të mbyllur, për të mbrojtur me kujdes dhe për të zbatuar masat e arsyeshme të nevojshme për mirëmbajtjen e pronës së ndërmarrjes. 5. Administratori do t‟u lëshojë njoftime të gjitha palëve të treta që shfrytëzojnë apo posedojnë një pasuri të ndërmarrjes duke kërkuar nga ta që të heqin dorë nga shfrytëzimi apo posedimi dhe t‟ia kthejnë pasurinë administratorit. Nëse është e domosdoshme, administratori do të kërkojë nga gjykata lëshimin e urdhrave për të zbatuar këtë kërkesë. Nëse pasuria në fjalë gjendet jashtë Kosovës, administratori mund të parashtrojë kërkesë para cilësdo gjykatë që ka juridiksion mbi pronën dhe ka autoritet për të zbatuar kërkesën, ose administratori mund të kërkojë nga gjykata që të nxjerr kërkesë për bashkëpunim juridik ndërkombëtar sipas nenit 19 të Rregullores së përgjithshme të punës së gjykatës të përcaktuar në shtojcën e Ligjit të Odës së Posaçme. Nëse zbatimi i kërkesës së tillë dëshmohet se është i pasigurt, jopraktik dhe jo i përshtatshëm për rrethanat, administratori mund t‟ia dorëzojë gjykatës një kërkesë me shkrim, në pajtim me paragrafin 4. të nenit 11 të këtij ligji, për të hequr dorë apo për ta sistemuar në ndonjë mënyrë tjetër interesin e ndërmarrjes mbi atë aset. 6. Administratori, duke shfrytëzuar informatat më të mira në dispozicion të tij, do të përgatisë një regjistër të tërë aseteve të ndërmarrjes (të prekshme dhe jo të prekshme) dhe të obligimeve të ditura (përfshirë obligimet e mundshme) të të gjitha llojeve dhe përshkrimeve. Regjistri do të përfundohet para publikimit të njoftimit për afatin e kërkesave dhe do të azhurnohet më pastaj me pranimin e informatave të reja, përfshirë informatat mbi pronat e marrë nga administratori në emër të Ndërmarrjes apo të blerë nga ndërmarrja si rrjedhojë e veprimtarisë së zakonshme afariste të saj. Regjistri i aseteve dhe obligimeve nuk do të përfshijë „pasurinë pensionale‟ apo „të drejtat e fituara” të definuara në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/35 për Pensionet në Kosovë. 7. Administratori do t‟u dërgojë me shpejtësi njoftime formale Regjistrit të Bizneseve të Kosovës, Regjistrit të Pengjeve të Kosovës, Regjistrit të Hipotekave të Kosovës dhe Administratës Tatimore për të gjitha ndryshimet e mëposhtme menjëherë pas realizimit të tyre, ndërsa këto organe do të jenë përgjegjëse për tu siguruar se kopjet e këtyre njoftimeve do të vendosen në dosjet që ato i mbajnë për ndërmarrjen apo asetet e tyre: 7.1. lëshimi i Vendimit të Moratoriumit; 7.2. konfirmimi i planit të riorganizimit nga gjykata; dhe 7.3. përmbyllja e procedurave të riorganizimit dhe planin e konfirmuar i riorganizimit. 15 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Administratori mund të marrë kredi të pagarantuar dhe të japë garanci mbi asetet e ndërmarrjes vetëm sipas kushteve të këtij neni, me miratim të gjykatës ku kërkohet.
Neni 13 Marrja e kredisë së garantuar dhe të pagarantuar 1. Administratori mund të marrë kredi të pagarantuar gjatë veprimtarisë së rregullt afariste të Ndërmarrjes. Kjo kredi duhet të miratohet nga gjykata dhe në rast të miratimit do të konsiderohet kërkesë për shpenzime administrative dhe do të paguhet në pajtim me prioritetet e përcaktuara në nenin 34 të këtij ligji. 2. Administratori mund të ngarkojë ose të japë si garanci një interes mbi pronën ose asetet e ndërmarrjes në rast se duhet të marrë hua për te vazhduar afarizmin e ndërmarrjes. 3. Administratori mund të japë si garanci një interes në një aset të e ngarkuar por që konsiderohet i një rangu më të lartë se ngarkesat dhe interesat e siguruara nga ai aset që para Vendimit te Moratoriumit, me kusht që: 3.1. gjykata të ketë dhënë pëlqimin e saj, të cilin gjykata do ta japë vetëm nëse siguron mbrojtje adekuate të ngarkesave dhe interesave të siguruar më parë (nga ky aset); dhe 3.2. Ndërmarrja nuk mund të sigurojë të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër. 4. Gjykata do të marrë vendim për të gjitha kërkesat e parashtruara nga Administratori për miratim të akteve të specifikuar në paragrafët 1. – 3. të këtij neni, jo më parë se njëzet (20) ditë dhe jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditësh pas datës së parashtrimit të kërkesës në gjykatë dhe pas dorëzimit të një kopjeje të saj në komisionin e kreditorëve dhe palëve tjera për të cilat gjykata mund të udhëzojë se duhen informuar. Të gjitha palët që kundërshtojnë kërkesat në fjalë duhet të regjistrojnë shkresat e tyre brenda njëzet (20) ditësh pas pranimit të kërkesës. Administratori do t‟i ketë njëzet (20) ditë prej ditës së pranimit të kundërshtimeve për t‟iu përgjigjur shkresave në fjalë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Administratori may, with court approval, accept, reject, or transfer certain pre-moratorium contracts, and the court must decide related requests within set time limits.
Neni 14 Pranimi dhe refuzimi i kontratave 1. Me miratim të gjykatës dhe para vërtetimit të Planit të Riorganizimit, Administratori mund të pranojë apo refuzojë kontratat të cilat ndërmarrja i ka lidhur para Vendimit të Moratoriumit dhe të cilat ende nuk janë realizuar plotësisht nga pala tjetër, me kusht që refuzimi i këtyre kontratave nga Administratori mund të paraqesë bazë për kërkesë të pasiguruar të dëmshpërblimit nga ana e palës tjetër, dhe kërkesat e tilla do të klasifikohen dhe do t‟ju përcaktohet prioriteti në pajtim me nën-paragrafin 1.5. të paragrafit 1. të nenit 34 të këtij ligji. 2. Nëse Ndërmarrja ka dështuar në zbatim apo ka shkelur ndonjë kusht substancial të kontratave të tilla, Administratori, me miratimin e gjykatës, mund ta pranojë kontratën vetëm nëse: 2.1. dështimi apo shkelja që mund të sanohet, me kushtin që dështimi apo shkelja nuk është e nevojshme të sanohen nëse bazohen në statusin insolvent të Ndërmarrjes, parashtrimin e kërkesës për riorganizim të Ndërmarrjes apo mos aftësinë e Ndërmarrjes për të paguar dënimin; 2.2. pala tjetër mund të kompensohet për dëmet të cilat janë shkaktuar nga shkelja apo dështimi i tillë;dhe 2.3. pala tjetër merr sigurimet adekuate sa i përket realizimit të kontratës nga ndërmarrja në të ardhmen. 3. Nëse Administratori, me miratim të gjykatës, e pranon kontratën, dhe e refuzon atë kontratë më vonë qoftë përmes Planit të Vërtetuar të Riorganizimit apo para hyrjes në fuqi të Planit të Vërtetuar të Riorganizimit, pala tjetër do të paraqesë Kërkesë për dëme, e cila do të klasifikohet 16 si Kërkesë për shpenzime administrative dhe të cilës do t‟i përcaktohet prioriteti në pajtim me nën-paragrafin 1.1.5 të paragrafit 1. të nenit 34 të këtij ligji. 4. Vlera e dëmeve të cilat mund të kërkohen përmes kërkesës së parashtruar sipas këtij neni do të përcaktohet në pajtim me dispozitat e kontratës dhe të ligjit të zbatueshëm për caktimin e dëmeve të tilla. 5. Pa marrë parasysh dispozitat kontraktuese që ndalojnë transferimin, Administratori, me miratimin e gjykatës, mund të pranojë dhe më pastaj të transferojë cilëndo kontratë ku palë është Ndërmarrja. Nëse Ndërmarrja ka shkelur apo ka dështuar të zbatojë dispozitat e një kontrate, transferimi mund të bëhet vetëm pasi që Administratori t‟i plotësojë kushtet e përcaktuara në nën- paragrafët 2.1. dhe 2.2. të paragrafit 2. të këtij neni dhe nëse pala pranuese i ofron palës tjetër siguri sa i përket zbatimit të kontratës në të ardhmen. Pas transferimit, Ndërmarrja do të lirohet nga të gjitha përgjegjësitë sa i përket shkeljes së kontratës nga pranuesi. 6. Gjykata do të miratojë të gjitha propozimet e Administratorit për të refuzuar, pranuar apo transferuar kontratat, nëse propozimet e tilla bazohen në gjykime të arsyeshme, në mirëbesim të Administratorit, nëse propozimi në dukje i sjell përfitime ndërmarrjes dhe nëse janë përmbushur kushtet e zbatueshme nga ky nen. 7. Gjykata do të marrë vendim për të gjitha kërkesat e parashtruara nga Administratori për miratim të akteve të specifikuar në këtë nen, brenda jo më pak se njëzet (20) ditësh dhe jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditësh pas datës së parashtrimit të kërkesës në gjykatë dhe pas dorëzimit të një kopjeje të saj në komisionin e kreditorëve dhe palëve tjera për të cilat gjykata mund të udhëzojë se duhen informuar. Të gjitha palët që kundërshtojnë kërkesat në fjalë duhet të regjistrojnë shkresat e tyre brenda njëzet (20) ditësh pas pranimit të kërkesës. Administratori do t‟i ketë njëzet (20) ditë prej ditës së pranimit të kundërshtimeve për t‟iu përgjigjur shkresave në fjalë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të anulojë disa transfere, transaksione ose kontrata që prekin asetet ose kapitalin e Ndërmarrjes, nëse plotësohen kushtet e renditura në nen.
Neni 15 Anulimi i transaksioneve 1. Pas parashtrimit të kërkesës nga Administratori apo cilido kreditor apo bartës i interesit, Gjykata do të lëshojë urdhër për të anuluar transferet, transaksionet apo kontratat që prekin asetet apo kapitalin e Ndërmarrjes, të kryera nga periudha 22 mars 1989 deri në datën e Vendimit të Moratoriumit (dhe për të refuzuar dhe mohuar të gjitha Dëshmitë e Kërkesave dhe Dëshmitë e Interesit që bazohen në to), nëse, në frymën e dëshmive në dispozicion dhe rrethanave në atë kohë, Gjykata vendos se transferi, transaksioni apo kontrata në fjalë, ose pagesa dhe furnizimi i ndërlidhur me të: 1.1. është bërë vlerë më të ulët se vlera e drejtë; 1.2. ka zvogëluar asetet e përgjithshme të Ndërmarrjes; 1.3. ka pasur për qëllim apo ka rezultuar në dëmtimin e interesave të kreditorëve; 1.4. ka pasur për qëllim apo ka rezultuar në shkatërrimin, shtyrjen ose pengimin e aftësisë së kreditorëve për të mbledhur ankesa duke ia transferuar asetet një pale të tretë në rastet kur pala e tretë ka qenë në dijeni ose është dashur të jetë në dijeni për qëllimin apo rezultatin e tillë; 1.5. ka qenë rezultat i një transaksioni me një kreditor përmes së cilës kreditori ka marrë më shumë se pjesën proporcionale të aseteve të Ndërmarrjes dhe transaksioni është bërë në kohën kur kreditori është dashur ta dijë se Ndërmarrja nuk ka qenë ose nuk do të ishte në gjendje t‟i plotësojë obligimet e saj ose; 17 1.6. ka shkelur ndonjë prej rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ose të Rregullores së Këshillit të Bashkimit Evropian (EC) që shqiptojnë sanksione ndërkombëtare, pavarësisht që transferi i tillë mund të jetë pranuar me vendim të gjyqit ose me vendim të arbitrazhit, ose 1.7. është i pavlefshëm apo i pazbatueshëm në bazë të dispozitave të nenit 30 të këtij ligji apo të cilësdo baze tjetër ligjore. 2. Transfer sipas këtij neni përfshin çdo mënyrë (të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, absolute apo të kushtëzuar, të vullnetshme apo të pavullnetshme) të bartjes, të shitjes, të këmbimit, të dhurimit, të pagimit, të disponimit, të dhënies së pengut, të hipotekës ose të drejtave të tjera. 3. Gjykata do të marrë vendim për të gjitha kërkesat e parashtruara sipas paragrafit 1. të këtij neni, brenda jo më pak se njëzet (20) ditësh dhe jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditësh pas datës së parashtrimit të kërkesës në gjykatë dhe pas dorëzimit të një kopjeje të saj në Komisionin e kreditorëve dhe palëve tjera për të cilat gjykata mund të udhëzojë se duhen informuar. Të gjitha palët që kundërshtojnë kërkesat në fjalë duhet të regjistrojnë shkresat e tyre brenda njëzet (20) ditësh pas pranimit të kërkesës. Administratori do t‟i ketë njëzet (20) ditë prej ditës së pranimit të kundërshtimeve për t‟iu përgjigjur shkresave në fjalë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The company, its management and workers, former workers, relevant persons, and public authorities must cooperate with the Administrator and give access to relevant documents and information.
Neni 16 Detyrimi për të bashkëpunuar me administratorin Ndërmarrja, menaxhmenti, punëtorët e Ndërmarrjes, duke përfshirë punëtorët e mëparshëm, dhe të gjithë personat përkatës, duke përfshirë të gjitha autoritetet publike, duhet të bashkëpunojnë me Administratorin dhe të sigurojnë qasje në të gjitha dokumentet dhe informatat lidhur me aktivitetet dhe veprimet e Ndërmarrjes, duke përfshirë, por pa u kufizuar, të gjitha informatat lidhur me Kërkesat, pagesat, transferet ose tjetërsimet e pronave dhe aseteve të Ndërmarrjes dhe të gjitha pagesat, transferet ose marrëveshjet afariste me Ndërmarrjen. PJESA IV KREDITORËT, TAKIMET E KREDITORËVE DHE PLANI PËR RIORGANIZIM - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Administrator must publish a claims notice within 360 days, notify prior claim/interests notice recipients, and later answer or request supporting information about filed claims or interests.
Neni 17 Njoftimi i kreditorëve dhe Dëshmitë e Kërkesës apo Interesit 1. Jo më vonë se treqindegjashtëdhjetë (360) ditë pas publikimit të parë të njoftimit të Moratoriumit në mënyrën e specifikuar me dispozitat e njoftimeve, Administratori do të publikojë një tjetër njoftim të quajtur “Njoftimi për Afatin e Kërkesave”. Njoftimi për afatin e kërkesave: 1.1. do të titullohet qartë “Njoftim për afatin e kërkesave; [emri i Ndërmarrjes]” 1.2. do të përfshijë referimin ndaj këtij ligji dhe do të specifikojë adresën dhe detajet tjera kontaktuese që do të shfrytëzohen për të dorëzuar Dëshmitë e Kërkesave dhe Dëshmitë e Interesit dhe komunikimet tjera me Administratorin; 1.3. do të përfshijë një deklaratë të qartë se të gjithë personat që pretendojnë se kanë Kërkesa dhe/apo Interesa ndaj një Ndërmarrjeje apo aseti të saj ftohen t‟i parashtrojnë Dëshmitë e Kërkesave dhe/apo Dëshmitë e Interesit në formën adekuate deri në kohën dhe datën e caktuar (“Afati i Kërkesave”) që duhet të jetë jo më vonë se në ora 16.00 (ora në Kosovë) të ditës së punës që bie jo më parë se gjashtëdhjetë (60) ditë dhe jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pas datës së publikimit të plotë të Njoftimit për Afatin e Kërkesave, në pajtim me dispozitat e njoftimeve. 18 1.4. do të përfshijë një deklaratë të qartë me shkronja të theksuara që thotë se të gjithë personat që pretendojnë se kanë Kërkesa apo Interesa në apo ndaj Ndërmarrjes apo aseti të saj duhet t‟i përmbahen kërkesave të specifikuara në njoftim, pa marrë parasysh nëse ata e kanë informuar më parë Gjykatën, Agjencinë apo paraardhësen e Agjencisë (Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit) sa i përket kësaj. 1.5. do të përfshijë një deklaratë të qartë me shkronja të theksuara që thotë se të gjitha Kërkesat dhe Interesat që nuk janë paraqitur në mënyrë adekuate brenda Afatit të Kërkesave do të refuzohen përgjithmonë dhe nuk do të mund të kenë efekt juridik. 1.6. do të përfshijë një indikacion të qartë lidhur me atë se ku dhe kur një person mund të marrë formularët dhe udhëzimet standarde për plotësimin e Dëshmisë së Kërkesës dhe Dëshmisë së Interesit; 1.7. do të përfshijë një indikacion të qartë lidhur me atë se ku dhe kur një person mund të marrë listën e aseteve të Ndërmarrjes. 1.8. do të ofrojë afatet e menduara paraprakisht në lidhje me detyrat e Administratorit sipas këtij ligji. 1.9. do të përfshijë një deklaratë që përcakton se Administratori është përgjegjës për hartimin dhe shpërndarjen e Planit të propozuar të Riorganizimit të Ndërmarrjes në fjalë; 1.10. do të përfshijë një njoftim që përcakton se Kreditorët e Kualifikuar apo Grupi i Kualifikuar i Kreditorëve, të përkufizuar në nenin 2 të këtij ligji, do të kenë të drejtë të parashtrojnë një propozim alternativ për riorganizimin e ndërmarrjes (“Plani Alternativ i Riorganizimit), në pajtim me dispozitat e nenit 22 të këtij ligji; dhe 1.11. do të ofrojë informata tjera relevante të cilat Administratori i konsideron adekuate. 2. Brenda dhjetë (10) ditësh nga data e publikimit të parë të njoftimit të afatit të kërkesave në pajtim me dispozitat e lajmërimeve, Administratori i poston një kopje të njoftimit të gjithë personave të cilët paraprakisht e kanë njoftuar me shkrim Agjencinë apo Gjykatën për ekzistimin e Kërkesës apo Interesit të pretenduar ndaj Ndërmarrjes apo ndonjë aseti të saj, Agjencia do të përfshijë një letër me të cilën theksohen kërkesat e specifikuara në nën-paragrafin 1.4. të këtij neni. Kërkesa sipas këtij paragrafi nuk do të zbatohet nëse adresa e personave në fjalë apo e përfaqësuesve ligjorë të tyre nuk mund të gjendet në regjistrat e Agjencisë apo të Gjykatës në lidhje me Ndërmarrjen e caktuar. 3. Mes tridhjetë (30) dhe dyzet (40) ditësh nga publikimi i parë i njoftimit të afatit të kërkesave, agjencia do të publikojë sërish njoftimin në pajtim me dispozitat e lajmërimeve. Për të shmangur dyshimet, ky publikim nuk do të ndryshojë datën dhe kohën e Afatit të Kërkesave, të cilat do të mbesin ato të specifikuarat në njoftimin e publikuar fillimisht. 4. Formulari i Dëshmisë së Kërkesës do të kërkojë informatat vijuese: 4.1. emrin dhe adresën, përfshirë të dhënat e tjera për kontakt të kreditorit pretendues; 4.2. shumën e plotë monetare të Kërkesës (me interes të identifikuar ndarazi) dhe një përshkrim të natyrës së Kërkesës që e shpjegon si dhe kur është shfaqur Kërkesa e pretenduar dhe që shpjegon nëse Kërkesa është e drejtuar kundër një aseti të caktuar të Ndërmarrjes në fjalë ose nëse kërkon që Ndërmarrja ta plotësojë një obligim të caktuar të ndryshme nga pagesa monetare për pretenduesin; 4.3. përshkrimin e detajuar të të gjitha veprimeve paraprake juridike të ndërmarra nga kreditori pretendues për të vërtetuar apo mbrojtur Kërkesën; 19 4.4. hollësitë lidhur me kursin e këmbimit të parave, nëse ka; 4.5. kopje të ndonjë kontrate të shkruar apo dokumenteve të tjerë në bazë të të cilit mund të provohet Kërkesa. 4.6. veçoritë e kolateralit të mbajtur, vlerën e këtij kolaterali, datën kur është krijuar dhe detajet e regjistrimit apo veprimeve tjera që janë të nevojshme për të vërtetuar validitetin e interesit të kreditorit kundër palëve të treta; dhe 4.7. të gjitha informatat tjera relevante në lidhje me Kërkesën, të cilat kreditori pretendues dëshiron t‟i dorëzojë. 5. Formulari i Dëshmisë së Interesit do të kërkojë informatat vijuese: 5.1. emrin dhe adresën, përfshirë të dhënat tjera për kontakt të bartësit pretendues të interesave; 5.2. natyrën e interesit të pretenduar dhe një përshkrim të asaj se si dhe kur është shfaqur Interesi i pretenduar, dhe nëse Interesi i kërkuar pretendohet se ekziston në Ndërmarrje apo në ndonjë aset specifik të Ndërmarrjes; 5.3. një përshkrim të detajuar të të gjitha veprimeve juridike të ndërmarra nga bartësi i pretenduar i interesit për të vërtetuar apo mbrojtur interesin në fjalë. 5.4. kopje të ndonjë kontrate të shkruar apo dokumenteve të tjerë në bazë të të cilit mund të provohet Interesi i pretenduar; 5.5. të gjitha informatat tjera relevante në lidhje me interesat e pretenduar që bartësi i interesit dëshiron t‟i dorëzojë. 6. Administratori dhe Gjykata kanë të drejtë të kërkojnë nga personi që ka dorëzuar Dëshminë e Kërkesës apo Dëshminë e Interesit që të ofrojë informata apo dokumente të cilat Administratori apo Gjykata i konsideron të domosdoshme apo adekuate për të vërtetuar validitetin e Kërkesës apo Interesit. 7. Kërkesat që nuk janë maturuar apo të cilave nuk ju ka ardhur afati do të konsiderohet se janë maturuar në datën e Vendimit të Moratoriumit për qëllime të dorëzimit të Dëshmisë së Kërkesës. 8. Nëse personi në fjalë ofron arsyetim të qëndrueshëm për dorëzim të mëvonshëm, Gjykata mund të pranojë sipas vlerësimit të saj Dëshmi të Kërkesës apo Dëshmi të Interesit të cilat dorëzohen brenda tridhjetë (30) ditësh pas skadimit të Afatit të Kërkesave. 9. Agjencia ose ndonjë palë e tretë që ka paguar shpërblimin dhe/ose shpenzimet e miratuara nga Gjykata të Administratorit dhe/apo të Ofruesit të Shërbimeve Profesionale, obligohen ta dorëzojnë Dëshminë e Kërkesës për këto pagesa vetëm kur tu kërkohet nga Administratori apo Gjykata. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e obliguar që të dorëzojë dëshmi të interesit sa i përket pronësisë së Republikës së Kosovës mbi Ndërmarrjen dhe/apo asetet e saj, sikurse parashikohet nga neni 159, paragrafi 2. i Kushtetutës së Kosovës. 10. Brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas pranimit të Dëshmisë së Kërkesës apo Dëshmisë së Interesit apo brenda kohës shtesë që mund të lejohet nga Gjykata, Administratori njofton personin që ka dorëzuar Dëshminë e Kërkesës apo Dëshminë e Interesit në fjalë për të gjitha vërejtjet që ka në lidhje me to. 11. Regjistri i të gjitha Dëshmive të Kërkesave dhe Dëshmive të Interesit do të mbahet nga Administratori dhe do të ofrohet për inspektim nga Ndërmarrja, Kreditorët e Regjistruar, Agjencia 20 apo cilado palë tjetër e cila potencialisht ka interes të drejtpërdrejtë financiar në Ndërmarrje apo në Planin e Vërtetuar të Riorganizimit të Ndërmarrjes. Do të bëhen aranzhime përkatëse në mënyrë që të gjithë personat përkatës të mund të shqyrtojnë apo fotokopjojnë regjistrin gjatë orarit të rregullt të punës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A registered creditor may ask the court for an order after the appointment date if it has proper evidence that the administrator is managing the business or assets unfairly and harming creditors’ interests.
Neni 18 Mbrojtja e interesave të kreditorëve 1. Kurdo pas Datës së Emërimit dhe me të ofruar dëshmi të përshtatshme dhe të duhura, Kreditori i Regjistruar i Ndërmarrjes mund të kërkojë nga Gjykata një urdhër që, biznesi dhe asetet e ndërmarrjes po menaxhohen ose janë menaxhuar nga Administratori në mënyrë të padrejtë e të dëmshme për interesat e kreditorëve në përgjithësi ose për disa prej kreditorëve dhe së paku për kandidatin për kreditor të regjistruar ose që ndonjë veprim a propozim aktual i ndërmarrë apo i pandërmarrë nga administratori është apo do të ishte padrejtësisht i dëmshëm. 2. Gjykata nxjerrë vendim për kërkesat e tilla jo më herët se njëzet (20) ditë dhe jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas datës së dorëzimit të kërkesës në gjykatë dhe pasi që një kopje e saj t‟i jetë dërguar Administratorit, komisionit të kreditorëve dhe palëve të tjera sipas udhëzimit të gjykatës. Administratori mund të parashtrojë shkresë për kundërshtimin e kërkesës brenda njëzet (20) ditëve pasi që të ketë marrë kërkesën. Parashtruesi i kërkesës ka njëzet (20) ditë për t‟u përgjigjur në shkresat e kundërshtimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Rregullat për mbledhjen e parë të kreditorëve: administratori cakton datën, dërgon njoftimin me afat, dhe pjesëmarrja në takim është e kufizuar te personat e lejuar nga neni.
Neni 19 Mbledhja e parë e kreditorëve 1. Administrator cakton datën për mbledhjen e parë të kreditorëve jo më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditëve pas afatit për parashtrimin e kërkesave. Me kërkesë të Administratorit, Gjykata mund të zgjasë periudhën kohore për mbajtjen e mbledhjes së parë të kreditorëve për tridhjetë (30) ditë shtesë. 2. Së paku dhjetë (10) ditë para mbledhjes së parë të kreditorëve, Administratori i dërgon njoftimin për mbledhje të gjithë kreditorëve që kanë parashtruar dëshmi të kërkesës brenda Afatit të Kërkesave, me kusht që, me përjashtim të përfaqësuesve të punonjësve, Administratori nuk është i obliguar të ofrojë këtë njoftim për kreditorët e punonjësve që kanë parashtruar dëshmi të kërkesës të kategorizuar në nën-paragrafin 1.3. të paragrafit 1. të nenit 34 të këtij ligji. 3. Mbledhja do të mbahet në ditë pune gjatë orarit të punës në lokacion brenda Kosovës të caktuar nga Gjykata. Njoftimi saktëson datën, vendin dhe kohën e takimit. 4. Mbledhja e parë e kreditorëve kryesohet nga Gjykata. Administratori merr pjesë në takim, bashkë me Ofruesit Shërbimeve Profesionale që asistojnë Administratorin. 5. Përveç personave të saktësuar në paragrafin 4. të këtij neni, vetëm personat që kanë të drejtë në pranimin e njoftimit sipas paragrafit 2. të këtij neni mund të marrin pjesë në takim. Personat e tillë që nuk janë në gjendje të marrin pjesë mund të autorizojnë një përfaqësues të merr pjesë në emër të tyre. Këta persona kanë të drejtë të ngritin dhe diskutojnë çdo çështje që ka të bëjë me administrimin apo riorganizimin e ndërmarrjes. Personat e tillë, gjithashtu, kanë të drejtë t‟i paraqesin mendimet e tyre para Gjykatës në lidhje me përbërjen e propozuar të komisionit të kreditorëve. 6. Asnjë person tjetër përveç atyre të cekur në paragrafët 4. dhe 5. të këtij neni nuk mund të jenë të pranishëm në takim. 7. Administratori kohë pas kohe, mund të mbajë mbledhje të tjera të Kreditorëve të Regjistruar nëse konsideron se janë të nevojshme për t‟i vërtetuar mendimet e Kreditorëve të Regjistruar. 21 Njoftimi për takim, mbajtja dhe zhvillimi i takimit bëhen në pajtim me të njëjtat rregulla që qeverisin Mbledhjen e Parë të Kreditorëve të cekur në paragrafët 2.-6. të këtij neni. 8. Administratori mund të shtyjë mbledhjen e parë të kreditorëve dhe takimin pasues të kreditorëve të regjistruar deri në njëzet (20) ditë dhe jo më shumë se dy herë. Nëse, menjëherë para shtyrjes së takimit, administratori informon pjesëmarrësit për datën, vendin dhe kohën e atij takimi që do të mblidhet sërish, administratori nuk është i obliguar të japë njoftim të mëtejmë në lidhje me të. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The court appoints the creditors’ committee, can issue orders about how it works, and may remove or replace a member if a removal request is accepted.
Neni 20 Komisioni i kreditorëve 1. Komisioni i kreditorëve caktohet nga gjykata gjatë mbledhjes së parë të kreditorëve. Komisioni i kreditorëve përbëhet nga një grup personash që mund të konsiderohen në mënyrë të arsyeshme si përfaqësues të të gjithë kreditorëve. Komisioni i Kreditorëve përshin dy (2) Përfaqësues të Punonjësve dhe së paku tre (3) por jo më shumë se shtatë (7) kreditorë tjerë jo- punonjës që kanë parashtruar Dëshmi të Kërkesës në kohë pranë Administratorit brenda Afatit të Kërkesave. Nëse Dëshmi të Kërkesës kanë paraqitur një apo më shumë autoritete publike të Kosovës, Ministri i Financave apo përfaqësuesi i tij/saj përfshihen si kreditorë jo-punonjës në Komisionin e Kreditorëve. 2. Gjykata ka autoritet të nxjerrë urdhra që konsideron se janë të nevojshëm apo të këshillueshëm në lidhje me funksionimin apo përfaqësimin e komisionit të kreditorëve, përfshirë edhe urdhrin për caktimin e palës së kualifikuar dhe të pavarur të tretë për të vepruar në emër të të gjithë kreditorëve nëse komisioni i kreditorëve dështon të funksionojë si duhet apo në mënyrë efektive. 3. Anëtarët e komitetit të kreditorëve kanë të drejtat dhe obligimet në vijim: 3.1. të drejtën për të pranuar kopje të raporteve të Administratorit, në të njëjtën kohë me Gjykatën, raportet e tilla sigurohen nga administratori çdo gjashtë (6) muaj; 3.2. të drejtën për të pranuar kërkesa për veprim të Gjykatës; 3.3. të drejtën për t‟i kërkuar Administratorit të përgjigjet në pyetje që kanë të bëjnë me Ndërmarrjen; 3.4. të kërkojë nga administratori që të ndërmarrë veprime për anulimin e transaksioneve sipas nenit 15 të këtij ligji ose ta refuzojë kërkesën sipas nenit 30 të këtij ligji; 3.5. të ndajë me të gjithë Kreditorët e Regjistruar qasjen në informatat e marra për Ndërmarrjen.; 3.6. të drejtën për të kërkuar kompensim për shpenzime të arsyeshme të udhëtimeve dhe shpenzime të shkaktuara për të marrë pjesë të takimet e komisionit të kreditorëve; 3.7. nëse kërkohet nga Administratori, të veprojë si grup konsultimi për Ndërmarrjen dhe Administratorin në proceset e tyre vendimmarrëse; dhe 3.8. të drejtat dhe obligimet e tjera të përcaktuara me këtë ligj apo me urdhër të gjykatës. 4. Administratori mund të kërkojë largimin e një anëtari të komisionit të kreditorëve nëse Administratori ka baza të arsyeshme për të besuar se ai largim është i domosdoshëm apo i dëshirueshëm. Këto baza mund të përfshijnë, mes tjerash, ekzistimin e fakteve që mund të dëshmojnë se ai anëtar është duke e përdorur statusin e anëtarit në komisionin e kreditorëve për të minuar procesin e riorganizimit apo për të dëmtuar Ndërmarrjen. Largimi i tillë gjithashtu mund 22 të kërkohet nga shumica e anëtarëve të tjerë të komisionit të kreditorëve. Në cilindo rast, kërkesa për largim do të parashtrohet në gjykatë. Nëse kërkesa pranohet, gjykata largon anëtarin dhe e zëvendëson atë me një tjetër kreditor të regjistruar. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article lists what a reorganization plan must include and what it may do.
Neni 21 Kërkesat për plan të riorganizimit 1. Plani për riorganizim përmban informata të mjaftueshme për t‟ia mundësuar një personi të arsyeshëm afarist të bëjë një zgjidhje të bazuar për votimin apo mos votimin në favor të një plani të tillë. Plani për riorganizim: 1.1. përfshin një parathënie të shkurtër që: 1.1.1. përshkruan në mënyrë të përgjithshme veprimtarinë afariste të Ndërmarrjes, rrethanat aktuale financiare dhe rrethanat që kanë çuar në vështirësinë e saj financiare; 1.1.2. përmbledh aspektet thelbësore të planit; 1.1.3. paraqet një shpjegim të shkurtër duke krahasuar trajtimin që plani i bën çdo klase të Kërkesave dhe Interesave si dhe trajtimin që çdo klasë e tillë me gjasë do ta merrte pas Likuidimit të Ndërmarrjes, i cili do të bazohet në mendimin apo raportin e një eksperti të pavarur të vlerësimit në lidhje me vlerën e likuidimit të aseteve të Ndërmarrjes, si dhe ky mendim apo raport i bashkëngjitet planit. 1.2. cakton klasat e Kërkesave dhe klasën apo klasat e Interesit; 1.3. identifikon çdo klasë të Kërkesave apo Interesave të cilat nuk do të ndikohen negativisht nga plani; 1.4. përshkruan në hollësi trajtimin e çdo klase të Kërkesave apo Interesave që do të preken negativisht nga plani; 1.5. trajton njëjtë çdo Kërkesë apo Interes të një klase të veçantë, përveç nëse kërkuesi apo bartësi i interesit pajtohen për trajtim më pak të pafavorshëm të Kërkesës apo Interesit të tillë; 1.6. siguron mjete adekuate për realizimin e planit, siç janë (elementet në vijim janë vetëm ilustrative): 1.6.1. mbajtja, shitja apo çdo lloj disponimi nga Ndërmarrja i aseteve të saj në tërësi apo pjesërisht; 1.6.2. bartja e aseteve të Ndërmarrjes pjesërisht apo në tërësi në një apo më shumë subjekte (përfshirë subjektin apo subjektet që janë themeluar në pajtueshmëri me Planin pas vërtetimit të tij); 1.6.3. shkrirja apo konsolidimi i Ndërmarrjes me një apo më shumë subjekte (përfshirë subjektin apo subjektet që do të themelohen në pajtueshmëri me Planin pas vërtetimit të tij); 1.6.4. shitja e aseteve të Ndërmarrjes, pjesërisht apo në tërësi, objekt ose jo i ndonjë pengu, apo shpërndarja e aseteve, pjesërisht apo në tërësi, te personat që aktualisht kanë të drejta të vlefshme dhe të zbatueshme mbi këto asete sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë; 23 1.6.5. përmbushja apo modifikimi i ndonjë pengu; 1.6.6. anulimi apo modifikimi i obligimeve të borxhit, kontratës apo instrumenti të ngjashëm; 1.6.7. sanimi apo heqja dorë nga ndonjë dështimit; 1.6.8. zgjatja e datës së maturimit apo ndryshimi në një normë të kamatës apo afati a kushti tjetër të një borxhi të papaguar të instrumenteve apo letrave me vlerë; 1.6.9. ndryshimi i statutit të Ndërmarrjes apo statutit të subjektit të cekur në nën- paragrafin 1.6.2. apo 1.6.3. të këtij paragrafi; dhe/apo 1.6.10. lëshimi i letrave me vlerë të Ndërmarrjes apo subjekti tjetër të cekur në nën-paragrafin 1.6.2. apo 1.6.3. të këtij paragrafi për para të gatshme, pronë apo mjete tjera me vlerë, apo në këmbim për Kërkesa apo Interesa, apo për qëllime tjera të përshtatshëm; 1.7. siguron përfshirjen në statut apo dokumente të themelimit të Ndërmarrjes, apo të subjektit të cekur në nën-paragrafin 1.6.2. apo 1.6.3. të paragrafit 1.6. të këtij neni, të dispozitave: 1.7.1. që ndalojnë lëshimin e aksioneve pa të drejtë vote apo interesave të tjerë të pronësisë, dhe 1.7.2. që sigurojnë, nëse ka më shumë se një klasë të aksioneve apo interesave të pronësisë që kanë të drejtë vote, shpërndarje adekuate të këtyre të drejtave të votës te ato klasa; duke përfshirë, nëse një klasë e aksioneve apo interesave të pronësisë ka preferencë mbi një klasë tjetër për sa i përket dividendëve, dispozitat adekuate për zgjedhjen e drejtorëve që përfaqësojnë klasat e tilla të preferuara në rast të dështimit të pagesave të këtyre dividendëve. 1.8. përmban një përshkrim të strukturës së propozuar të menaxhimit për Ndërmarrjen dhe hollësitë e kompensimit të propozuar të tyre; 1.9. përmban një përshkrim të strukturës së propozuar të punësimit në Ndërmarrje duke përfshirë një përshkrim të shkurtimeve të propozuara; 1.10. përmban një përshkrim të metodave të propozuara për shitjen e aseteve apo subjekteve, përfshirë një përshkrim të nivelit që administratori synon të përdorë metodat dhe burimet e Agjencisë për të kryer shitjet e tilla, dhe kriteret që do të përdoren për përzgjedhjen e ofertuesit fitues; 1.11. siguron një deklaratë në lidhje me periudhat e përafërta kohore për përfundimin e planit dhe një orar të përafërt për realizimin e komponentëve më të rëndësishëm të tij; dhe 1.12. në rastin e Planit të administratorit për riorganizim, përcakton njoftimin e obligueshëm sipas paragrafit 7. të nenit 22 të këtij ligji. 2. Varësisht nga paragrafi 1. i këtij neni, plani mund të: 2.1. ndikojë negativisht apo të lërë të paprekur çfarëdo klase të Kërkesave, të siguruara apo të pasiguruara, apo të Interesave; paraqet një shpjegim të përgjithshëm se si 24 vërtetimi dhe zbatimi i planit, për çdo klasë të kreditorëve, do të rezultojë me trajtim të barabartë apo më të mirë sesa trajtimi i klasave të tilla në likuidimin e Ndërmarrjes. 2.2. përcaktojë pranimin, refuzimin apo transferimin e kontratave apo marrëveshjeve të qiramarrjes të paskaduara të Ndërmarrjes të cilat më parë nuk janë refuzuar nga administratori sipas nenit 14 të këtij ligji; 2.3. kujdeset për: 2.3.1. zgjidhjen apo përshtatjen e kërkesës apo interesit që i përket Ndërmarrjes; apo 2.3.2. mbajtjen dhe zbatimin e Ndërmarrjes apo Administratorit të një kërkese apo interesi; 2.4. përcaktojë shitjen e të gjitha apo ndonjë aseteve të Ndërmarrjes, si dhe shpërndarjen e të hyrave të asaj shitjeje te bartësit e kërkesave apo interesave të vlefshme në pajtim me prioritetet e cekura në nenin 34 të këtij ligji; 2.5. modifikojë të drejtat e bartësve të kërkesave të siguruara, përveç kërkesave të siguruara vetëm me interes (të siguruar) në pronë të paluajtshme që është banimi kryesor i debitorit, apo bartëseve të kërkesave të pasiguruara, apo t‟i lë të paprekura të drejtat e bartësve të cilësdo klasë të kërkesave; dhe 2.6. përfshijë dispozita të tjera të duhura që nuk janë në papajtueshmëri me dispozitat e aplikueshme të këtij titulli. 3. Pavarësisht paragrafit 1. të këtij neni, nëse në plan propozohet sanimi i një dështimi, shuma e nevojshme për sanim të dështimit përcaktohet në pajtim me marrëveshjen themelore dhe ligjin e aplikueshëm për të. 4. Një klasë e kërkesave konsiderohet të jetë prekur negativisht nga plani përveç nëse, për sa i përket secilës kërkesë apo interes në atë klasë, plani: 4.1. nuk i ndryshon të drejtat ligjore dhe kontraktuese të bartësit përkitazi me atë kërkesë apo interes; apo 4.2. pavarësisht dispozitave ligjore apo kontraktuese që i japin të drejtë bartësit të asaj Kërkese apo Interesi të kërkojë apo pranojë pagesa të përshpejtuara për atë Kërkesë apo Interes pas ndodhjes së dështimit: 4.2.1. sanon dështimin e tillë që ka ndodhur para apo pas fillimit të procesit të riorganizimit sipas këtij ligji; 4.2.2. rivendos maturitetin e asaj kërkese apo interesi që kishte ekzistuar para dështimit; 4.2.3. kompenson bartësin e Kërkesës apo Interesit për dëmet e shkaktuara si rrjedhojë e mbështetjes së arsyeshme nga ai bartës në atë dispozitë dhe 4.2.4. nuk ndryshon në mënyra tjera të drejtat ligjore apo kontraktuese të bartësit në lidhje me Kërkesat apo Interesat e tillë. 25 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Administratori duhet të përgatisë dhe të dorëzojë planin e propozuar për riorganizim brenda 9 muajve, me disa njoftime dhe afate të lidhura për kreditorët e kualifikuar dhe planet alternative.
Neni 22 Plani i administratorit për riorganizim; Plani alternativ për riorganizim 1. Brenda nëntë (9) muajve pas datës së publikimit të Njoftimit për afatin e parashtrimit të kërkesave në pajtim me nenin 17 të këtij ligji, administratori përgatit Planin e Propozuar për Riorganizim dhe e dorëzon atë para Komisionit të kreditorëve. Një kopje e këtij plani i dorëzohet në të njëjtën kohë gjykatës. Gjykata mund të zgjasë periudhën nëntëmujore në maksimalisht pesëmbëdhjetë (15) muaj pas një apo më shumë kërkesave të dorëzuara në Gjykatë nga Administratori, përfshirë arsyet për një kërkesë të tillë. 2. Në të njëjtën kohë që administratori dorëzon Planin e tij për Riorganizim, ai dërgon njoftim me shkrim te të gjithë kreditorët e regjistruar që nuk janë në komisionin e kreditorëve për t‟i informuar ata lidhur me këtë fakt, si dhe duke iu siguruar atyre informata se si mund të marrin kopje të planit, si dhe cakton njoftimin e obligueshëm sipas paragrafit 7. të këtij neni; me kusht që administratori nuk obligohet të dërgojë këtë njoftim te asnjë kreditor i regjistruar që ka parashtruar vetëm kërkesë të punonjësve të klasifikuar në nën-paragrafin 1.3. të paragrafit 1. të nenit 34 të këtij ligji. 3. Brenda tridhjetë (30) ditëve pas dorëzimit të Planit të propozuar të Administratorit për Riorganizim, çdo kreditor i kualifikuar apo grup i kualifikuar i kreditorëve që planifikon të përgatisë dhe dorëzojë një Plan Alternativ për Riorganizim i dërgojë Komisionit të kreditorëve, Administratorit dhe Gjykatës “Njoftimin e qëllimit për dorëzimin e Planit Alternativ për Riorganizim.” Njoftimet e tilla shoqërohen me dëshmi përkatëse që dëshmojnë se personi apo personat që paraqesin njoftim të tillë përmbushin përkufizimin e “Kreditorit të kualifikuar” apo “Grupit të kualifikuar të kreditorëve” të saktësuar në nenin 2 të këtij ligji. 4. Çdo Kreditor i kualifikuar apo grup i kualifikuar i kreditorëve që dorëzon njoftim e cekur në paragrafin 3. të këtij neni në kohë, mund të dorëzojë Plan Alternativ për Riorganizim te Komisioni i kreditorëve dhe Administratori brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve pas datës në të cilën administratori ka dorëzuar planin e administratorit për riorganizim. Çdo plan alternativ për riorganizim njëkohësisht regjistrohet në gjykatë dhe i dorëzohet Administratorit. Gjykata mund të zgjasë periudhën e cekur gjashtëdhjetë ditësh (60) për tridhjetë (30) ditësh shtesë, pas kërkesës së dorëzuar në Gjykatë nga ana e Kreditorit të kualifikuar apo Grupit të kualifikuar të kreditorëve duke i cekur arsyet për kërkesë të tillë. 5. Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me përgatitjen, dorëzimin dhe regjistrimin e një Plani Alternativ për Riorganizim paguhen nga kreditori i kualifikuar apo grupi i kualifikuar i kreditorëve. 6. Plani për Riorganizim i Administratorit dhe Plani Alternativ për Riorganizim duhet të jenë në pajtim me nenin 21 të këtij ligji. 7. Veç kësaj, Plani për Riorganizim i Administratorit vendos njoftimin në ballinë, apo në faqen vijuese, në shkronja të theksuara, i cili: 7.1. nënvizon se çdo Kreditor i Kualifikuar apo Grup i Kualifikuar i kreditorëve ka të drejtë të dorëzojë Plan Alternativ për Riorganizim në pajtim me dispozitat e këtij neni; 7.2. përsërit kushtet që duhet plotësuar për ushtrimin e asaj të drejte; 7.3. përsëritë përkufizimet e “Kreditorit të kualifikuar” dhe “Grupin e kualifikuar të kreditorëve” të specifikuar në nenin 2 të këtij ligji; 7.4. paraqet vlerësimin më të përafërt të atëhershëm të Administratorit lidhur me vlerën totale të të gjitha obligimeve të pashlyera të Ndërmarrjes sipas afateve dhe kushtet e atyre përkufizimeve; dhe 26 7.5. paraqet emrat dhe adresat e të gjithë Personave të specifikuar në paragrafin 4. të këtij neni të cilëve u duhet dorëzuar apo siguruar Plani Alternativ për Riorganizim. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The administrator must give written notice and voting materials when the specified Article 22 deadline passes or, in the alternative case, after the earlier of two later events.
Neni 23 Njoftimi për mbledhjen për vërtetim 1. Nëse skadon periudha tridhjetë (30) ditore e cekur ne paragrafin 3. të nenit 22 të këtij ligji dhe asnjë Kreditor i kualifikuar apo Grup i kualifikuar i kreditorëve nuk ka paraqitur njoftimin e cekur në atë paragraf, administratori menjëherë: 1.1. dorëzon njoftim me shkrim në Gjykatë, te anëtarët e Komisionit të Kreditorëve, si dhe personat që kanë regjistruar Dëshmi të kërkesës apo interesit, duke e cekur datën, kohën e fillimit dhe lokacionin e takimit për vërtetim të Planit për Riorganizim të Administratorit. Data e cekur në njoftimin për seancën për vërtetim duhet të jetë ditë pune, jo më herët se njëzet (20) ditë dhe jo më vonë se tridhjetë (30) pas datës së vendosjes së njoftimit. Koha e fillimit e cekur në njoftim duhet të jetë kohë në kuadër të orarit të zakonshëm të punës dhe lokacioni i cekur në njoftim duhet të jetë lokacion në Kosovë i caktuar nga gjykata; dhe 1.2. i siguron secilit kreditor të regjistruar formularin për votim përmes përfaqësuesit si dhe shpjegimin e hollësishëm se si të ushtrohet e drejta e tyre për votim përmes përfaqësuesit dhe afatin për dorëzim, të përcaktuar në pajtim me paragrafin 1. të nenit 24 të këtij ligji. 2. Nëse një kreditor i kualifikuar apo grup i kualifikuar kreditorësh kanë dhënë njoftimin e cekur në paragrafin 3. të nenit 22 të këtij ligji brenda periudhës tridhjetë (30) ditore të cekur në atë paragraf, administratori duhet të japë njoftimin dhe formularin për votim përmes përfaqësuesit të cekur në nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni menjëherë pas asaj që ndodh më herët se: 2.1. data në të cilën janë dorëzuar të gjithë Planet Alternativë për Riorganizim të njoftuar; apo 2.2. data në të cilën skadon periudha për dorëzim e planeve të tillë, në pajtim me paragrafin 4. të nenit 22 të këtij ligji. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Only registered creditors may vote at the verification meeting, and proxy voting forms must be received by the administrator at least 5 days before the meeting.
Neni 24 Mbledhja për vërtetim; Votimi i planit për riorganizim 1. Në mbledhjen për vërtetim, vetëm kreditorët e regjistruar kanë të drejtë vote, sipas klasave dhe shumica përcaktohet nga vlera, qoftë në rast votimi personalisht apo votim përmes përfaqësuesit. Të gjithë formularët për votim përmes përfaqësuesit nënshkruhen nga kreditori i regjistruar apo person i autorizuar nga kreditori i regjistruar. Formularët e votimit përmes përfaqësuesit që nuk janë pranuar nga administratori së paku pesë (5) ditë para takimit për vërtetim konsiderohen të pavlefshëm dhe nuk llogariten dhe nuk merren parasysh. 2. Në rast se një apo më shumë Plane alternative për riorganizim janë dorëzuar në mënyrë të rregullt dhe në kohë në përputhje me nenin 22 të këtij ligji, administratori së pari paraqet një analizë krahasuese të dallimeve materiale ndërmjet Planit për riorganizim të administratorit dhe secilit Plan alternativ për riorganizim. 3. Administratori regjistron votat në favor dhe kundër secilit plan në bazë të vlerës së votave, me kusht që vlera e çdo vote llogaritet në pajtim me vlerën e Kërkesave të dorëzuara në Dëshminë e kërkesës nga kreditori i regjistruar, duke i marrë parasysh zbritjet e arsyeshme të gjykatës pas kundërshtimit të kërkesës. 27 4. Vlera e secilës kërkesë për qëllime të votimit është kalkulimi i arsyeshëm i Administratorit në pajtim me nenin 31 të këtij ligji. Administratori mund ta zvogëlojë ose ndryshojë shumën e ndonjë Kërkese të dorëzuar në Dëshminë e kërkesës për qëllime të votimit nëse me arsye mendon se kërkesa e tillë nuk e paraqet vlerën e vërtetë dhe të pranueshme të kërkesës së tillë pasi janë marrë parasysh të gjitha dëshmitë në dispozicion të administratorit dhe administratori e njofton kreditorin për ndonjë vendim të tillë me shpejtësi të arsyeshme sipas të gjitha rrethanave. 5. Çdo person i prekur nga vendimi i administratorit në pajtim me këtë nen mund të bëjë kërkesë në gjykatë për ta kundërshtuar mendimin e administratorit, me kusht që kërkesa e tillë të bëhet brenda shtatë (7) ditëve të punës prej datës kur pranohet njoftimi për vendimin e administratorit. gjykata e refuzon vendimin e administratorit vetëm nëse administratori qartazi ka vepruar në mënyrë të paarsyeshme. 6. Për t‟iu shmangur dyshimit, çdo vendim i marrë nga administratori lidhur me pranimin ose me refuzimin e kreditorit të mundshëm si kreditor i regjistruar ose me zvogëlimin e vlerës së kërkesës si kreditor i regjistruar me qëllim të përcaktimit të pjesëmarrjes ose të të drejtave të votimit në seancën për vërtetim, bëhet pa e paragjykuar të drejtën e administratorit për ta pranuar ose refuzuar kërkesën e njëjtë ose për ta bërë një vlerësim ndryshe për vlerën e kërkesës me qëllim të pranimit të përfitimeve sipas planit të vërtetuar për riorganizim. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të nxjerrë urdhër për planet e paraqitura brenda 14 ditëve pas takimit për vërtetim; propozuesi i planit mund të paraqesë ndryshime me shkrim para ose gjatë takimit.
Neni 25 Vërtetimi i planit nga gjykata 1. Para ose gjatë takimit për vërtetim, propozuesi i planit mund të parashtrojë ndryshime me shkrim në Planin për riorganizim apo planin alternativ për riorganizim. Pasi që propozuesi i planit të parashtrojë kërkesën për ndryshim të planit në gjykatë, plani i ndryshuar bëhet Plani i propozuesit. Çdo kreditor i regjistruar që ka pranuar apo refuzuar planin konsiderohet se e ka pranuar apo refuzuar atë plan të ndryshuar, përveç nëse brenda kohës së caktuar nga gjykata kreditori i regjistruar formalisht dhe me shkrim njofton Administratorin ndryshe. Duke pasur parasysh diskutimin dhe votimin në takim për vërtetim, gjykata lëshon mendim për Planin për riorganizim dhe për Planet e mundshme alternative për riorganizim të dorëzuar në kohë. 2. Gjykata e përpilon një urdhër për të gjitha planet e dorëzuara brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve pas përmbylljes së takimit për vërtetim. Në atë urdhër merren parasysh si vijon: 2.1. votimi i kreditorëve të regjistruar; 2.2. mendimet e administratorit; 2.3. nëse sipas planit riorganizimi i propozuar i ndërmarrjes arrin kthim më të madh për kreditorët sesa likuidimi i ndërmarrjes; 2.4. niveli në të cilin plani mund të pritet në mënyrë të arsyeshme të ruajë apo krijojë mundësi të punësimit. 3. Gjykata mund ta përpilojë një urdhër të tillë sipas nevojës, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në: 3.1. miratimin e një plani ashtu siç është hartuar apo me ndryshimet e bëra nga administratori, nga komisioni i kreditorëve apo të konsideruara nga gjykata si të nevojshme me iniciativë të gjykatës; 3.2. refuzimin e planit për riorganizim dhe të ndonjë plani alternativ për riorganizim dhe kërkimin e një plani të korrigjuar për riorganizim nga administratori brenda një periudhe të caktuar kohore; ose 28 3.3. refuzimin e planit për riorganizim ose të ndonjë plani alternativ për riorganizim dhe kërkesa që Agjencia ta paraqesë ndërmarrjen për likuidim në pajtim me nenin 41 të këtij ligji. 4. Gjykata ka autoritet të vërtetojë Planin për riorganizim pas kundërshtimit të një apo më shumë kreditorëve mospajtues apo klasave të kërkesave dhe/apo interesave nëse: (i) së paku një klasë e kërkesave e prekur negativisht nga plani ka pranuar planin dhe/ose (ii) nëse plani nuk diskriminon në mënyrë të padrejtë, dhe është i drejtë dhe barabartë, për sa i përket të gjitha klasave të kërkesave apo interesave që janë prekur negativisht nga plani dhe nuk e kanë pranuar planin. 5. Një klasë e kërkesave apo interesave nuk ndikohet negativisht nga plani nëse, për sa i përket çdo kërkese apo interesi në atë klasë, plani nuk ndryshon të drejtat ligjore, të paanshme dhe kontraktuese të cilat kërkesa apo interesa i japin të drejtën bartësit në atë kërkesë apo interes. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A confirmed reorganization plan changes how claims, rights, and enterprise obligations are handled, and the enterprise, its management, and the administrator must follow and oversee the plan.
Neni 26 Ndikimet e planit të vërtetuar për riorganizim 1. Prej ditës kur gjykata e nxjerrë urdhrin me të cilin përcaktohet plani për riorganizimin e një ndërmarrjeje dhe ndonjë ndryshimi të tij (plani i vërtetuar për riorganizim), të gjitha kërkesat dhe të drejtat e kreditorëve dhe të palëve të tjera të interesuara dhe detyrimet e ndërmarrjes ashtu siç janë saktësuar në planin e vërtetuar për riorganizim riformulohen dhe trajtohen sipas kushteve të theksuara brenda planit të vërtetuar për riorganizim. 2. Asnjë veprim i Ndërmarrjes nuk duhet të jetë në kundërshtim me planin e vërtetuar për riorganizim. Menaxhmenti i Ndërmarrjes i ndërmerr të gjitha masat e parashtruara në Planin e Vërtetuar për Riorganizim dhe cilado masë e ndërmarrë nga menaxhmenti është në përputhje dhe në pajtim me dispozitat përkatëse të Planit të vërtetuar për riorganizim. Administratori do të mbikëqyrë pajtueshmërinë me dispozitat e planit të vërtetuar. 3. Plani i vërtetuar për riorganizim apo urdhri i Gjykatës mund të transferojë apo mundësojë transferimin e çdo aseti të ndërmarrjes te një palë e tretë, përveç nëse transferimi i ati aseti është specifikisht dhe shprehimisht i ndaluar me aspekte tjera të ligjeve në fuqi. 4. Nëse një aset i ndërmarrjes është një interes mbi një pronë të paluajtshme që është përcaktuar të ketë qenë në pronësi shoqërore para datës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës ndërsa tani është në pronësi të Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 159.2 të Kushtetutës, plani i vërtetuar për riorganizim apo urdhri i gjykatës mund të transferojnë apo mundësojnë transferimin te një palë e tretë të kontratës qiramarrjes së siguruar dhe transferueshme të asaj prone të paluajtshme. Kontrata e tillë e qiramarrjes ka afat prej nëntëdhjetenëntë viteve dhe ka të drejtat e cekura në nenin 2.1. të Rregullores së UNMIK-ut 2003/13. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A creditor or affected party may notify the court of a material breach of a verified reorganization plan. The court must send the notice to the enterprise and administrator within 7 days and schedule a hearing within 14 days after sending it.
Neni 27 Shkelja e planit të verifikuar për riorganizim 1. Kreditori ose pala tjetër e prekur nga mosrespektimi material i dispozitave të planit të vërtetuar për riorganizim nga ana e Ndërmarrjes, mund të njoftojë Gjykatën për shkeljen materiale të planit të vërtetuar për riorganizim. Gjykata ia dorëzon një kopje të njoftimit Ndërmarrjes dhe Administratorit brenda shtatë (7) ditëve pas pranimit të kërkesës dhe e cakton seancën e shqyrtimit lidhur me çështjen jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditëve pasi e ka dërguar kopjen e njoftimit. 2. Në rastin kur Gjykata zbulon se ka pasur shkelje materiale të planit të verifikuar për riorganizim, ajo sipas nevojës lëshon fletë urdhëresën, duke përfshirë si vijon: 29 2.1. udhëzimin që shkelja të sanohet brenda periudhës kohore të saktësuar nga gjykata dhe nëse nuk e bën këtë ndërmarrja mund t‟iu nënshtrohet procedurave të likuidimit; 2.2. dhënien e urdhrit për përfundimin e procedurës së riorganizimit dhe udhëzimin e ndërmarrjes që t‟iu nënshtrohet procedurave të likuidimit në pajtim me nenin 41 të këtij ligji; 2.3. lejimin e ndërmarrjes ose të administratorit t‟i dorëzojnë ndryshimet për planin e vërtetuar për riorganizim i cili shqyrtohet më tej nga gjykata; ose 2.4. nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër për ta rregulluar shkeljen i cili është në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi. PJESA V KËRKESAT, PRIORITETET, SHPËRNDARJA - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Administratori must publish a notice within 7 working days after the verified reorganization plan is filed and inform creditors about the court order and its date.
Neni 28 Njoftimi i kreditorëve dhe data e skadimit të kërkesës për shpenzime administrative 1. Brenda shatë (7) ditëve të punës prej datës së parashtrimit të planit të vërtetuar për riorganizim, administratori e publikon një njoftim në pajtim me dispozitën për njoftim me të cilin i informon të gjithë kreditorët për urdhrin e tillë të gjykatës dhe për datën në të cilën gjykata e ka nxjerrë urdhrin. 2. Në njoftimin e publikuar administratori do të: 2.1. kërkojë parashtrimin e kërkesës për shpenzime administrative; 2.2. këshillojë të gjithë kreditorët dhe kërkuesit e mundshëm se mos parashtrimi i kërkesës për shpenzime administrative në apo para datës së fundit për dorëzimin e kërkesës për shpenzime administrative do të rezultojë në pamundësimin e këtyre kreditorëve dhe parashtruesve të kërkesave për të marrë pjesë dhe për të përfituar nga plani i vërtetuar i riorganizimit si dhe në shlyerjen e kërkesave në pajtim me nenin 40 të këtij ligji. 2.3. nëse kreditori ofron arsyetim të mjaftueshëm për parashtrim të vonuar, gjykata në diskrecionin e vet mund të pranojë kërkesën për shpenzime administrative të dorëzuar pas afatit për dorëzimin e kërkesave për shpenzime administrative, me kusht që ndërmarrja të ketë fonde të mjaftueshme për përmbushjen e një kërkese të tillë shtesë për llojin përkatës të kreditorëve. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The administrator must assess administrative expense claims after the filing deadline, may ask for extra information, and must notify affected creditors in writing if a claim is rejected or reduced. The affected creditor may ask the court to review the decision within 30 days, and the court must schedule and decide the review within set time limits.
Neni 29 Regjistrimi dhe vlerësimi i kërkesave për shpenzime administrative 1. Menjëherë pas datës së fundit për dorëzimin e kërkesave për shpenzime administrative, administratori vlerëson vlefshmërinë, përmasat dhe prioritetin e kërkesave për shpenzime administrative, me kusht që kërkesat për shpenzime administrative që janë të parakohshme apo që nuk lejohen nuk kanë të drejtë të marrin pjesë dhe përfitojnë nga plani i vërtetuar për riorganizim. 2. Administratori mund të kërkojë informata dhe dëshmi të këtilla plotësuese sipas nevojës për ta bërë vlerësimin. 3. Nëse administratori hedh poshtë, në tërësi apo pjesërisht, ose shkurton një pjesë të kërkesës së dorëzuar për shpenzime administrative, ai do ta njoftojë me shkrim sa më shpejtë që të jetë e 30 mundur kreditorin e prekur, duke dhënë sqarimin për refuzim ose shkurtimin e kërkesës, si dhe njofton kreditorin për të drejtën e tij në ankimim sipas paragrafit 4. të këtij neni. 4. Bartësi i prekur i kërkesës së tillë për shpenzime administrative ka të drejtë të kërkojë nga gjykata shqyrtim të vendimit të administratorit brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të njoftimit. 5. Gjykata e cakton seancën dëgjimore jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë pas dorëzimit të kërkesës për shqyrtim dhe nxjerr vendim për kërkesën jo më vonë se shtatë (7) ditë pas dëgjimit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Administratori mund të refuzojë, plotësisht ose pjesërisht, një kërkesë për interes të pretenduar në kapital ose pronësi kur plotësohen kushtet e këtij neni.
Neni 30 Kërkesat e pavlefshme dhe të parregullta 1. Administratori hedh poshtë, tërësisht apo pjesërisht, vlefshmërinë e kërkesës për interes të pretenduar në kapital apo pronësi nëse ajo hedhje poshtë është e obligueshme apo e lejuar me këtë ligj apo elemente tjera të ligjeve në fuqi apo urdhrit të gjykatës pas procedurave përkatëse. 2. Pa kufizuar fushëveprimin apo zbatueshmërinë e paragrafit 1. të këtij neni, elementet në vijim përbëjnë baza të mira dhe të mjaftueshme ligjore sipas këtij ligji për refuzimin e një Kërkese apo interesi të pretenduar të kapitalit apo pronësisë: 2.1. kërkesa apo pretendimi është i pas afatshëm sipas kufizimeve kohore të aplikueshme; 2.2. dokumentacioni për kërkesën apo interesin e pretenduar i parashtruar nga kërkuesi apo bartësi i interesit të pretenduar është i paplotë edhe pas kërkesës së administratorit për dokumente apo dëshmi shtesë; apo 2.3. ndonjë aspekt i dokumentacionit të paraqitur është mashtrues apo ka dëshmi të mira dhe materiale për të besuar se kërkesa apo interesi i pretenduar është mashtrues; apo 2.4. ka arsye të besohet se transaksioni: 2.4.1. nuk është miratuar përmes procedurave të rregullta të brendshme të ndërmarrjes; 2.4.2. është ekzekutuar në emër të ndërmarrjes nga persona pa autorizim të vërtetë ligjor; 2.4.3. nuk do të miratohej po të ishte dorëzuar për një miratim të rregullt të brendshëm, përfshirë këtu edhe vetëm kontratat, të cilat është dashur të miratohen nga ana e menaxhmentit apo zyrtarit të ndërmarrjes në kohën përkatëse por që nuk janë miratuar apo; 2.4.4. është bërë në kohën përkatëse në kundërshtim me mirëbesimin ose detyrim tjetër ndaj ndërmarrjes nga ana e menaxhmentit ose zyrtarit sipas ligjit në fuqi në atë kohë; apo 2.4.5. ka shkelur rregulloret e OKB-së ose rregulloret apo aktet e ngjashme të lëshuara nga organet e autorizuara nga Bashkimi Evropian;dhe, për secilin rast të cekur në nën-paragraf. më lart kreditori apo kërkuesi i interesit në fjalë ishte në dijeni apo që, me ushtrimin e kujdesit të arsyeshëm profesional, do të duhej të ishte në dijeni për shkeljen e tillë, apo mungesën e autoritetit. 2.5. në kohën kur është bërë transaksioni, kreditori ishte në dijeni apo gjatë ushtrimit të kujdesit të arsyeshëm profesional është dashur të jetë në dijeni se ndërmarrja ka 31 falimentuar dhe se transaksioni ka rezultuar në vënien e kreditorit në pozitë më të volitshme se kreditorët e tjerë; 2.6. transaksioni është bërë në një vlerë materialisht më të vogël sesa vlera e tregut në atë kohë; 2.7. pagesa ose furnizimi në lidhje me transaksionin ka qenë në kundërshtim me një apo më shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ose të rregulloreve të Bashkimit Evropian lidhur me sanksione ndërkombëtare; apo 2.8. kërkesa i referohet një transaksioni të bërë jashtë Kosovës dhe që (i) ka të bëjë me subjektin apo subjektin e supozuar, ose njësinë e biznesit që në kohën e planit të vërtetuar për riorganizimit është menaxhuar në mënyrë të pavarur nga ndërmarrja në Kosovë dhe (ii) administratori ka përcaktuar se nuk është praktike që në emër të ndërmarrjes të konfiskohet prona apo pasuria e një subjekti të tillë. Çdo transaksion i tillë i mbyllur në emër të ndërmarrjes do të përfshijë transaksionet për të cilat qëllimi i biznesit është kufizuar në subjektin e pavarur apo njësinë e biznesit. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article overrides conflicting arrangements, sets rules for converting non-euro claims into euro, caps interest on claims, and gives the administrator powers to object to or convert claims under stated conditions.
Neni 31 Kalkulimi dhe kompensimi i kërkesave 1. Dispozitat e këtij neni shfuqizojnë çdo dispozitë kundërthënëse në kontratë, në ujdi, në marrëveshje, në vendim apo në ndonjë rregullim tjetër autoritativ të bërë nga ndërmarrja, në emër të saj apo në lidhje me të. 2. Kërkesat për para të cilat janë të shprehura në valutë të ndryshme prej euros, do të konvertohen në euro duke përdorur shkallën e këmbimit të datës së vendimit të moratoriumit. Kërkesat për para të shprehura në valuta që më nuk ekzistojnë apo janë zëvendësuar nga valuta të tjera në datën kur është lëshuar Vendimi i Moratoriumit apo më herët do të konvertohen në valutën apo valutat pasardhëse duke përdorur shkallën e duhur të këmbimit në kohën kur valuta ose valutat e tilla janë ndërruar dhe pas kësaj do të konvertohen në euro duke përdorur shkallën e këmbimit në fuqi të datës kur është lëshuar vendimi i moratoriumit. 3. Të gjitha kërkesat e bëra kundër ndërmarrjes mund të përfshijnë kamatën në shumën fillestare të mbledhur prej datës së Vendimit për Moratorium, me kusht që një kamatë e tillë të mos kalojë dhjetë përqindëshin (10%) e shumës fillestare. 4. Përveç bazave tjera për kundërshtim të një kërkese, administratori po ashtu, pa kufizime, ka të drejtë të: 4.1. shndërrojë çfarëdo kërkese të bazuar në kontratë, në tërësi apo pjesërisht, në kërkesë për kompensim monetar; 4.2. kundërshtojë një kërkesë, në tërësi apo pjesërisht, në baza që kërkesa është përmbushur në mënyra tjera; dhe, 4.3. kundërshtojë një kërkesë, në tërësi apo pjesërisht, sipas nevojës për të kompensuar kërkesën me shumën e detyruar për ndërmarrjen, me kusht që: 4.3.1. ka pasur marrëveshje reciproke ndërmjet ndërmarrjes dhe personit që parashtron kërkesë apo paraardhësit të personit që ka interes; 4.3.2. shuma në fjalë të përbëjë shuma të likuiduara; 32 4.3.3. shumat në fjalë të mos jenë shfaqur përmes caktimit apo transferimit si rrjedhojë e transaksionit që është bërë brenda tre (3) muajve pas datës së Vendimit për Moratorium; dhe 4.3.4. shumat në fjalë ishin të detyruara dhe të pagueshme para datës së vendimit për moratorium. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Administratori duhet t’i drejtohet gjykatës për heqje dorë ose ushtrim autoriteti mbi pronë/aset të ngarkuar, dhe gjykata duhet të bindet për nevojën e kësaj mase.
Neni 32 Kërkesat e siguruara 1. Çfarëdo kërkese e siguruar nga një ngarkesë, siç është garancia e pagesës, pengu, pagesa, hipoteka apo siguri tjetër mbi çdo pronë apo aset të ndërmarrjes (kërkesë e siguruar) nuk do ta pengojë administratorin të heqë dorë a të ushtrojë autoritetin e tij mbi këtë pronë apo aset, apo ta pengojë personin e tretë nga marrja e kësaj prone ose aseti të lirë nga çdo ngarkesë apo interes i siguruar me kusht që: 1.1. për çdo heqje dorë apo ushtrim të autoritetit të administratorit, administratori t‟i drejtohet gjykatës dhe të mund të kërkojë që heqja dorë e propozuar apo ushtrimi i autoritetit të administratorit të përfshihet në planin për riorganizim dhe, 1.2. gjykata duhet të bindet që heqja dorë apo ushtrimi i autoritetit të administratorit mbi pronën a asetin e ngarkuar është e nevojshme për zbatimin efikas të planit të vërtetuar për riorganizim. 2. Nëse prona apo aseti i ngarkuar shitet apo në mënyra te tjera bëhet subjekt i ushtrimit të autoritetit të administratorit, kërkesa e siguruar e kreditorit do të ketë prioritet të njëjtë siç do të kishte në lidhje me atë pronë apo aset (nga e cila u hoq dorë apo iu nënshtrua autoritetit të administratorit), po qe se administratori ‟i ndërmori këto veprime thjesht për krijimin e të ardhurave për t‟ua shpërndarë kreditorëve. 3. Në rast se heqja dorë apo ushtrimi i autoritetit të administratorit mbi pronën ose asetin e ngarkuar ka krijuar, apo vlerësohet të krijojë fonde likuide që nuk janë të mjaftueshme të kënaqin plotësisht kërkesën e siguruar, pjesa e mbetur e kërkesës së siguruar apo që vlerësohet se do të mbetet e pakënaqur do të konsiderohet si kërkesë e pasiguruar. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The administrator must prepare and submit the final list of claims to the court within 90 days after all claims are assessed.
Neni 33 Lista e kërkesave përfundimtare 1. Jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pas vlerësimit të të gjitha kërkesave, duke përfshirë edhe përcaktimin e vërejtjeve kundër vendimit të Administratorit nga ana e kreditorit të prekur lidhur me refuzimin apo zvogëlimin e kërkesave për shpenzime administrative në pajtim me nenin 29 të këtij ligji, administratori përpilon dhe i dorëzon gjykatës listën përfundimtare të kërkesave, duke treguar sasinë dhe statusin e tyre në pajtim me kategoritë prioritare të cekura në nenin 34 të këtij ligji. 2. Një kopje e listës përfundimtare të kërkesave i dërgohet ndërmarrjes, Agjencisë dhe Komisionit të kreditorëve dhe vihet në dispozicion për kreditorët pas dorëzimit të kërkesës te administratori. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Creditors’ claims are ranked by priority classes and paid in that order.
Neni 34 Prioritetet e kërkesave dhe interesave 1. Kërkesat e kreditorëve klasifikohen në klasat prej 1.1. deri 1.6. dhe përmbushen sipas renditjes vijuese: 1.1. kërkesat prioritare, sipas renditjes vijuese: 33 1.1.1. kredia e siguruar e marrë në pajtim me paragrafin 2. të nenit 13 të këtij ligji në atë masë që kërkesat e tilla ndërlidhen vetëm me realizimin e aseteve, të cilat siguronin kredinë; 1.1.2. pagesat dhe shpenzimet e administratorit, të Ofruesve të Shërbimeve Profesional që ndihmojnë Administratorin, të aprovuara nga Gjykata, përfshirë pagesat e bëra nga qeveria, kreditori apo nga cilado palë e tretë për financimin e pagesave dhe shpenzimeve të tilla; 1.1.3. shpenzimet e gjykatës; 1.1.4. shpenzimet administrative të Agjencisë, të cilat dëshmohen të jenë të lidhura drejtpërsëdrejti me mbështetjen e administratorit; 1.1.5. kërkesat për shpenzime administrative; 1.1.6. shpenzimet e lejuara të Komisionit të kreditorëve në pajtim me nën- paragrafin 3.6. të paragrafit 3. të nenit 19 të këtij ligji; 1.1.7. nëse aplikohet, të drejtat e punonjësve sipas nenit 10 të Rregullores së UNMIK-ut 2003/13 të datës 9 maj 2003 për mbi Transformimin e së drejtës për përdorimin e pronës së patundshme në pronësi shoqërore; 1.1.8. kërkesat e siguruara nëse realizohen nga pasuritë që sigurojnë kërkesat e tilla dhe në shumën e kërkesës së tillë të siguruar; 1.2. kërkesat e bazuara në pronësinë e aseteve specifike; 1.3. kërkesat për paga të punëtorëve, të cilët kanë mbetur të papaguara deri në datën e Vendimit të Moratoriumit, të kufizuara në pagë tremujore bruto për person; 1.4. kërkesat e pasiguruara për tatime, gjoba dhe borxhe tjera të detyruara ndaj autoriteteve publike; 1.5. kërkesat e pasiguruara, përfshirë kërkesat për paga dhe pensione që nuk i nënshtrohen trajtimit të prioritetit më të lartë; 1.6. kërkesat e pronarëve, aksionarëve, themeluesve, pjesëmarrësve ose partnerëve të ndërmarrjes. 2. Kërkesat brenda një klase apo rendi klasifikohen në mënyrë të barabartë pavarësisht nga koha e paraqitjes së kërkesave të tilla. 3. Nëse një person ka ofruar fonde që janë shfrytëzuar, me dijeni të Ndërmarrjes dhe pajtimin e nënkuptuar apo të shprehur, për t‟i paguar pagat apo pensionet e punonjësve të ndërmarrjes apo borxheve tjera të ndërmarrjes, ai person mund të parashtrojë kërkesë në shkallën e njëjtë, dhe atë në vend të punonjësve apo kreditorëve të tjerë që kanë përfituar nga ato pagesa. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Claims and interests are paid according to the priority order set in Article 34, and lower-priority claims may be handled only after full review of higher-priority ones.
Neni 35 Përmbushja e kërkesave dhe interesave 1. Kërkesat përmbushen sipas prioritetit të klasës dhe rendit të përcaktuar në nenin 34 të këtij ligji. 34 2. Përmbushja e kërkesave dhe interesave të cilat i takojnë një nënklase me prioritet më të ulët mund të fillojë vetëm pas shqyrtimit të plotë dhe të tërësishëm të kërkesave të klasës së mëparshme me prioritet më të lartë. 3. Nëse fondet janë të pamjaftueshme për t‟i përmbushur të gjitha kërkesat apo interesat e një klase apo të rendit të caktuar, kërkesat e asaj klase apo rendi do të përmbushen në përpjesëtim të shumës së secilës kërkesë. 4. Procedurat e pagesës apo përmbushjes së kërkesave dhe interesave përcaktohen nga plani i vërtetuar për riorganizim. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The administrator may set aside liquid funds, money, or other assets into a separate trust fund held by a court-appointed trust agent.
Neni 36 Fondet e rezervuara 1. Administratori mund të ndajë fonde likuide, para apo pasuri të tjera në një fond të ndarë të mirëbesimit, që mbahet nga një agjent i mirëbesimit i emëruar nga Gjykata për përmbushjen e: 2. Kërkesave të cilat janë në kontest dhe nuk janë zgjidhur akoma nga Gjykata; 3. kërkesave për pagesë që u nënshtrohen shpengimit, për të cilat kërkohet dorëzimi i dokumenteve, identifikimi apo kuponët, përfshirë letra me vlerë të konvertueshme , obligacionet apo instrumente të ngjashme; 4. shpenzimeve në të ardhmen që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e pronave apo aseteve të caktuara të Ndërmarrjes dhe 5. kërkesave që me siguri do të paraqiten në të ardhmen por që në kohën e datës së fundit për dorëzimin e kërkesave ishin të papërcaktuara. PJESA VI PËRMBYLLJA E RIORGANIZIMIT - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: After the confirmed reorganization plan is completed, the administrator must submit a final report to the court and the creditors committee.
Neni 37 Raporti përfundimtar i administratorit 1. Pas përfundimit të planit të vërtetuar për riorganizim, administratori dorëzon raportin përfundimtar në gjykatë dhe komisionin e kreditorëve. Në raportin përfundimtar shënohen në hollësi të gjitha çështjet me rëndësi që kanë ndodhur qëkur gjykata ka lëshuar planin e vërtetuar për riorganizim. 2. Duke u bazuar në raportin përfundimtar, administratori mund t‟i drejtohet gjykatës për urdhërimin e mbylljes së procedurave të riorganizimit dhe planit të vërtetuar për riorganizim. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article says the court must close the reorganization case and confirmed plan within 14 days after receiving the final report and the administrator’s request, if the plan obligations have been met. It also provides for dissolution of the creditors committee.
Neni 38 Përmbyllja e planit të vërtetuar për riorganizim 1. Pas pranimit të raportit përfundimtar dhe kërkesës së administratorit për mbylljen e procedurave të riorganizimit dhe të planit të vërtetuar për riorganizim, brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve gjykata lëshon urdhër me shkrim për mbylljen e procedurave dhe të planit të vërtetuar për riorganizim, me kusht të jetë e kënaqur se janë kryer të gjitha obligimet apo janë kryer në masë të konsiderueshme, të planit të vërtetuar për riorganizim. Ky urdhër gjithashtu përcakton shpërbërjen e komisionit të kreditorëve. 2. Në çdo fazë të procedurës së riorganizimit, në rast se fondet e ndërmarrjes janë të pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të kërkesave prioritare të cekura në nenin 34 të këtij 35 ligji, dhe pas dorëzimit të kërkesës së administratorit në gjykatë, administratori mund ta dorëzojë menjëherë raportin përfundimtar dhe pas miratimit të tij gjykata lëshon vendim për mbylljen e procedurave duke bërë një urdhër tjetër nëse gjykata e konsideron të nevojshme. 3. Në rast se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e kreditorëve deri në skadimin e Afatit të Kërkesave, Administratori menjëherë dorëzon raportin përfundimtar dhe pas miratimit të tij gjykata nxjerr vendim për mbylljen e procedurës së riorganizimit dhe planit të vërtetuar për riorganizim. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: When the court closes reorganization proceedings and confirms a reorganization plan, it may include an order releasing the administrator from remaining duties, except unfinished final distributions, and approving final unpaid compensation and expenses.
Neni 39 Shkarkimi i administratorit 1. Në çdo urdhër për mbylljen e procedurave të riorganizimit dhe të planit të vërtetuar për riorganizim Gjykata përfshin dispozitën për: 1.1. lirimin e administratorit nga çfarëdo detyre tjetër lidhur me ndërmarrjen dhe procedurat e riorganizimit, përveç detyrës për shpërndarjet përfundimtare që nuk kanë mbetur pa u kryer dhe 1.2. miratimin e pagesës përfundimtare të çdo kompensimi të papaguar dhe shpenzimeve të administratorit. 2. Çfarëdo urdhri i tillë i gjykatës nuk e kufizon përgjegjësinë e administratorit për veprime apo mosveprime të paligjshme gjatë mandatit të tij si administrator. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: After the reorganization plan is closed and approved, the enterprise is treated as financially recovered and may keep operating without further limits or supervision.
Neni 40 Shlyerja e borxheve dhe riaftësimi i ndërmarrjes 1. Pas mbylljes së procedurave të riorganizimit dhe të planit të vërtetuar për riorganizim nga gjykata, të gjitha borxhet e papaguara të ndërmarrjes që janë bërë para datës së Vendimit të Moratoriumit shlyhen në bazë të ligjit dhe ndalohet çdo veprim për mbledhjen e këtyre borxheve të shlyera, përveç nëse gjykata urdhëron para mbylljes apo në urdhrin për mbyllje të procedurave të riorganizimit dhe të planit të vërtetuar për riorganizim. 2. Pas mbylljes së planit të vërtetuar për riorganizim, ndërmarrja konsiderohet financiarisht e riaftësuar dhe mund të vazhdojë aktivitetet afariste pa kufizim apo mbikëqyrje të mëtejshme. PJESA VII LIKUIDIMI - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The court must start liquidation proceedings if any listed reorganization conditions are met, and then the administrator must submit the final report and the Agency must begin liquidation.
Neni 41 Kalimi në likuidim 1. Gjykata lëshon vendim për fillimin e procedurave të likuidimit në bazë të ligjit të ndryshuar për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në rast se: 1.1. nuk është dorëzuar plani i riorganizimit nga administratori brenda afateve kohore të parapara në nenin 22 të këtij ligji; 1.2. nuk është vërtetuar plani i riorganizimit nga gjykata sipas paragrafit 4. të nenit 25 të këtij ligji; apo 1.3. ndërmarrja shkel materialisht kërkesat e planit të vërtetuar për riorganizim dhe nuk propozohet apo nuk pranohet asnjë zgjidhje e kënaqshme nga gjykata sipas nenit 27 të këtij ligji. 36 1.4. Administratori kërkon fillimin e procedurave të likuidimit para lëshimit të planit të vërtetuar për riorganizim dhe nuk është dorëzuar asnjë plan alternativ për riorganizim. 2. Me vendimin e gjykatës për fillimin e procedurave të likuidimit: 2.1. administratori urdhërohet ta dorëzojë raportin përfundimtar sipas paragrafit 1. të nenit 37 të këtij ligji; dhe 2.2. Agjencia urdhërohet të fillojë procedurën e likuidimit në pajtim me dispozitat e ligjit për AKP-në. PJESA VIII DISPOZITA TË NDRYSHME - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The court may give instructions in reorganization cases, and the administrator or qualified creditor may ask for them; the court also has related powers over deadlines, notices, and its own orders.
Neni 42 Udhëzimet nga gjykata 1. Në çdo kohë gjatë procedurës së riorganizimit, Administratori ose Kreditori i kualifikuar mund të kërkojë udhëzime nga Gjykata lidhur me ndonjë pikë të ligjit në fuqi, përfshirë por duke mos u kufizuar vetëm në çështjen e përputhjes me këtë ligj apo interpretimin e planit të vërtetuar për riorganizim. Administratori njëkohësisht siguron kopje të kërkesës së tillë te komisioni i kreditorëve dhe palët tjera të interesuara sipas udhëzimit të gjykatës. Gjykata nxjerr vendim për kërkesa të tilla brenda njëzet (20) ditëve pas dorëzimit. 2. Pas marrjes së kërkesës sipas paragrafit 1. të këtij neni, gjykata e njofton palën e cila drejtpërdrejt është e prekur nga kërkesa e tillë, dhe palës së tillë i lejon të paraqesë informacione në gjykatë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pranimit të njoftimit. 3. Gjykata mund të nxjerrë urdhër, proces apo aktgjykim që është i arsyeshëm i nevojshëm apo i duhur për zbatimin e dispozitave të këtij ligji apo për të avancuar riorganizimin apo likuidimin e ndërmarrjes. 4. Gjykata mund të zgjasë çdo kufizim kohor të përcaktuar me dispozita të këtij ligji, përveç nëse dispozita në fjalë përbën kufizim specifik të autoritetit të gjykatës në lidhje me kufizimin e tillë. 5. Nëse gjykata zgjat afatin kohor të specifikuar në këtë ligj, gjykata, nëse konsideron se është e nevojshme në ato rrethana, urdhëron administratorin që të publikojë njoftim që informon publikun lidhur me zgjatjet dhe ndikimet e mundshme në të drejtat apo obligimet e personave që mund të kenë kërkesa apo interesa. 6. Asnjë dispozitë e këtij ligji që përcakton ngritjen e një çështjeje nga cilado palë nuk konsiderohet se parandalon gjykatën nga ndërmarrja në vetë-iniciativë e veprimeve apo përcaktimeve të nevojshme apo të duhura për zbatimin apo implementimin e urdhrave apo vendimeve të gjykatës, apo parandalimin e abuzimit të procesit. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Official notices under this law must be published in specified languages and outlets.
Neni 43 Njoftimet dhe shpalljet publike 1. Çfarëdo njoftimi zyrtar sipas këtij ligji do të botohet të paktën në sa vijon; 1.1. në gjuhën shqipe dhe serbe në gazeta me tirazh të madh në Kosovë; 1.2. në gjuhën serbe në një apo më shumë gazeta serbe me tirazh të madh në Serbi dhe në Mal të Zi; dhe 37 1.3. në publikime në gjuhën angleze që kanë tirazh të madh në Evropë. 2. Versionet e ndryshme gjuhësore të njoftimeve specifike publikohen sa më njëkohësisht, sipas rrethanave. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Certain documents must be submitted or made available in Albanian, Serbian, and English, and other communications with the administrator may be in any of those languages.
Neni 44 Gjuhët e dokumenteve kryesore 1. Dëshmitë e kërkesave dhe dëshmitë e interesit duhet të dorëzohen në shqip, serbisht ose anglisht, dhe komunikimet tjera me administratorin mund të bëhen në cilëndo gjuhë të lartcekur. 2. Plani i propozuar për riorganizim apo plani alternativ për riorganizim duhet të dorëzohet në të tri gjuhët. Kjo kërkesë aplikohet edhe në raportin e administratorit. 3. Dokumentet standarde të komunikimit formal, ftesat dhe formularët e përgatitur nga administratori duhet të jenë në dispozicion në shqip, serbisht dhe anglisht. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Court requests filed after the moratorium decision for the enterprise or administrator are exempt from applying Articles 29.1 and 30.2 of the AKP Law.
Neni 45 Përjashtimet nga ligji në fuqi Kërkesat e parashtruara në gjykatë pas datës së vendimit për moratorium kundër ndërmarrjes apo administratorit sipas këtij ligji bëjnë përjashtim nga zbatimi i neneve 29.1. dhe 30.2. të Ligjit për AKP-në. PJESA IX SANKSIONET ADMINISTRATIVE - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Anyone who knowingly submits false or misleading statements or documents in proceedings under this law can be fined up to €100,000 per case; individuals may also face criminal prosecution.
Neni 46 Parashtrimi i dokumenteve të rrejshme në kërkesë 1. Çdo person që me vetëdije parashtron deklarata të rrejshme a mashtruese me shkrim apo me gojë, në lidhje me procedurat e sipas këtij ligji, apo që qëllimisht parashtron dokumente në procedura që përmbajnë deklarata të tilla të rrejshme dhe mashtruese, apo që me vetëdije ndihmon apo nxit një person tjetër të kryej akt të tillë do të jetë përgjegjës për gjobë administrative që nuk kalon shumën prej njëqindmijë (100.000) Euro për secilin rast. Nëse bëhet fjalë për ndonjë person fizik, personi i tillë mund t‟i nënshtrohet edhe ndjekjes penale në pajtim me dispozitat e aplikueshme të Kodit të Përkohshëm Penal. 2. Çdo person që me vetëdije parashtron kërkesë a dokument të rrejshëm apo bën deklaratë të rrejshme në një dokument të parashtruar në gjykatë gjatë procedurës sipas këtij ligji do të jetë përgjegjës për gjobë administrative që nuk kalon shumën prej njëqindmijë (100.000) Euro për secilin rast. Nëse bëhet fjalë për ndonjë person fizik, personi i tillë mund t‟i nënshtrohet edhe ndjekjes penale në pajtim me dispozitat e aplikueshme të Kodit të Përkohshëm Penal. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: This article imposes administrative fines of up to EUR 100,000 for knowingly misusing, destroying, damaging, stealing, transferring, hiding, or failing to return enterprise documents, property, or assets.
Neni 47 Përvetësimi i paligjshëm dhe fshehja e pasurisë 1. Çdo person që vepron në cilësinë e Administratorit ose që është i punësuar të punojë nën mbikëqyrjen e Administratorit, të Autoritetit për likuidim, të Agjencisë ose të Ndërmarrjes, Administratori, anëtari i Autoritetit për likuidim ose Ndërmarrja që me vetëdije keqpërdor, shkatërron, dëmton, vjedh në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë ndonjë dokument, pronë ose aset të Ndërmarrjes, është përgjegjës për gjobë administrative e cila nuk kalon shumën prej njëqindmijë (100.000) Euro për secilin rast. Nëse bëhet fjalë për ndonjë person fizik, personi i tillë 38 mund t‟i nënshtrohet edhe ndjekjes penale në pajtim me dispozitat e aplikueshme të Kodit të Përkohshëm Penal. 2. Çdo person që me vetëdije transferon, fsheh apo nuk kthen dokument, pronë apo aset të ndërmarrjes Administratorit, Autoritetit për likuidim, ndonjë personi që vepron në cilësinë e Administratorit ose përfaqësues i tij ose si përfaqësues i Autoritetit për likuidim ose gjykatës, për t‟iu ikur proceseve ose procedurave të këtij ligji, është përgjegjës për gjobë administrative që nuk kalon shumën prej njëqindmijë (100.000) Euro për secilin rast. Nëse bëhet fjalë për ndonjë person fizik, personi i tillë mund t‟i nënshtrohet edhe ndjekjes penale në pajtim me dispozitat e aplikueshme të Kodit të Përkohshëm Penal. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A person who knowingly fails to comply with any provision of the law may be fined up to 5,000 Euro for each case.
Neni 48 Mosrespektimi i kësaj Rregulloreje me vetëdije Çdo person i cili me vetëdije nuk respekton ndonjë dispozitë të këtij ligji do të jetë përgjegjës për gjobë administrative e cila nuk kalon shumën prej pesë mijë (5.000) Euro për secilin rast. PJESA X DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This provision repeals UNMIK Regulation 2005/48.
Neni 49 Shfuqizimi i legjislacionit të mëparshëm Ky ligj shfuqizon Rregulloren e UNMIK-ut 2005/48. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Agjencia must publish a moratorium notice within 14 days after this law enters into force in the specified reorganization cases.
Neni 50 Dispozitat kalimtare: Procedurat e pakryera Për çdo procedurë të riorganizimit sipas Rregullores së UNMIK-ut në të cilën është nxjerrë vendimi për moratorium mirëpo nuk është caktuar administratori, Agjencia brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, publikon Njoftimin për moratorium përkitazi me atë vendim në pajtueshmëri me dispozitat e nenit 5 të këtij ligji; kjo dispozitë aplikohet pavarësisht nëse njoftimi i ngjashëm tanimë është publikuar sipas dispozitave të Rregullores së UNMIK-ut 2005/48. Pas publikimit të këtij Njoftimi për Moratorium, procedurat e riorganizimit në fjalë tani e tutje qeverisen dhe drejtohen në pajtim me dispozitat procedurale dhe materiale të këtij ligji, me kusht që dispozitat e nenit 3 të këtij ligji të mos jenë të aplikueshme dhe Vendimi për moratorium konsiderohet se është lëshuar sipas nenit 4 të këtij ligji. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This law enters into force after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 51 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-035 22 shtator 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-038-2011, datë 07.10.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-035 PËR RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË CAKTUARA DHE PASURISË SË TYRE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in