LIGJI NR. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This law is for official statistics in Kosovo and says they should be regulated in line with international standards.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-036
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law is for official statistics in Kosovo and says they should be regulated in line with international standards. This article says the law sets basic principles and the legal basis for organizing, producing, and publishing Kosovo’s official statistics. This article defines terms used in the law on official statistics. Kjo dispozitë përcakton parimet që udhëheqin statistikat zyrtare dhe i ngarkon ASK-së koordinimin e sistemit shtetëror të statistikave dhe harmonizimin e të dhënave zyrtare. Official statistics must be developed, produced, and disseminated using uniform standards and harmonized methods, and ASK and other authorities must provide quality reports to competent EU bodies when requested.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 52 of 52
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law is for official statistics in Kosovo and says they should be regulated in line with international standards.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 25 NËNTOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Me qëllim të rregullimit të statistikave zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me standardet ndërkombëtare për statistikat, Miraton LIGJ PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets basic principles and the legal basis for organizing, producing, and publishing Kosovo’s official statistics.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1. Qëllimi i këtij ligji është të përcaktojë parimet themelore dhe të krijojë bazën ligjore për organizimin, prodhimin dhe publikimin e statistikave zyrtare të Kosovës. 2. Qëllimi i statistikave zyrtare është mbledhja, përpunimi dhe shpërndarja e të dhënave për qëllime statistikore për aktivitetet ekonomike, sociale dhe kushtet e përgjithshme në Kosovë, si dhe i sigurojnë Kosovës përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në prodhimin dhe publikimin e statistikave zyrtare. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law on official statistics.
Neni 2 Përkufizime 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Statistikat - informata përfundimtare të dala nga përpunimi dhe analizimi i të dhënave, të cilat karakterizojnë fenomene kolektive për një popullim të dhënë; 1.2. Statistika zyrtare - informata të dala nga procedimi i të dhënave me qëllim të karakterizimit të fenomeneve kolektive në popullatë brenda kornizës së zbatimit të programit të statistikave zyrtare, që është nën autoritetin e Agjencisë të Statistikave të Kosovës (në tekstin në vijim si ASK-ja), Banka Qendrore e Kosovës dhe Ministria kompetente Financave; 1.3. Prodhim statistikor - të gjitha veprimtaritë e nevojshme për përgatitjen, grumbullimin, përpunimin, analizimin, interpretimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e të dhënave statistikore; 1.4. Hulumtim statistikor - metodë përmbajtjesore e vjeljes dhe e grumbullimit të dhënave me të cilën bartësit e statistikave zyrtare i grumbullojnë të dhënat drejtpërdrejt nga njësia raportuese statistikore ekskluzivisht për qëllime statistikore; 1.5. Formulari statistikor - çdo shënim-dokument i shkruar në letër ose në formë elektronike me të cilin grumbullohen të dhënat nga njësitë raportuese statistikore; 2 1.6. Grumbullimi i të dhënave - aktivitete për zbatimin e hulumtimeve statistikore, shfrytëzimin nga bartësit e statistikave zyrtare të të dhënave administrative dhe të dhënave të grumbulluara përmes metodave të përcjelljes dhe vëzhgimit, për qëllime të statistikave zyrtare; 1.7. Njësia raportuese - te gjitha njësitë që mund të nxjerrin të dhëna statistikore siç janë: institucionet e ndryshme qeveritare, joqeveritare, personat fizike, ekonomitë familjare, ndërmarrjet apo operatorët ekonomik ku, në rast se kërkohen të dhëna nga ASK-ja ato njësi do të bashkëpunojnë dhe do ti raportojnë ASK-së. 1.8. Njësia statistikore - njësia themelore e mbikëqyrjes, respektivisht një person fizik, ekonomi shtëpiake, operator ekonomik dhe ndërmarrje të tjera, të referuara nga të dhënat; 1.9. Veprimtari tjetër statistikore - veprimtaria statistikore, që nuk është përfshirë në Program; 1.10. Identifikuesit - emrat, adresat ose ndonjë kod tjetër i përcaktuar qartë, që është në gjendje të zbulojë identitetin e një njësie raportuese statistikore; 1.11. Shpërndarje - të gjitha aktivitetet për qasje në të dhëna statistikore për të gjithë shfrytëzuesit, përveç rasteve të ndaluara me dispozita ligjore; 1.12. Shfrytëzuesi i të dhënave - çdo person fizik dhe juridik, institucionet shtetërore, ato shkencore dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, të cilat i shfrytëzojnë të dhënat statistikore; 1.13. Regjistrat statistikorë - listat nominale të njësive raportuese, të cilat në vazhdimësi përditësohen dhe shfrytëzohen ekskluzivisht për qëllime statistikore; 1.14. Lënda statistikore - grumbulli i dokumenteve, të cilat përmbajnë: bazat metodologjike, formularët statistikorë, udhëzuesit, raportet, studimet dhe analizat statistikore, pasqyrat përmbledhëse, rezultatet, publikimet dhe aktet e tjera, të cilat rezultojnë nga kryerja e punëve të statistikave zyrtare; 1.15. Plani testues - plani për një test gjatë një hulumtimi statistikor; 1.16. Frekuenca - afatet kohore për një veprim. KREU II PARIMET THEMELORE TË STATISTIKAVE ZYRTARE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë përcakton parimet që udhëheqin statistikat zyrtare dhe i ngarkon ASK-së koordinimin e sistemit shtetëror të statistikave dhe harmonizimin e të dhënave zyrtare.
Neni 3 Parimet e statistikave zyrtare 1. Për të siguruar cilësinë e statistikave zyrtare dhe për të ruajtur besimin e opinionit të gjerë, si dhe për organizimin dhe zbatimin e Programit, statistikat zyrtare, sipas këtij ligji, udhëhiqen nga parimet e mëposhtme: 1.1. Parimi i relevancës: Të dhënat statistikore duhet patjetër t`i plotësojnë kërkesat e caktuara sa i përket informimit të qartë e që kanë të bëjnë me qëllimin e statistikave zyrtare. Kërkesat përcaktojnë fushat, afatet dhe përfshirjen e statistikave, të cilat duhet të përfshijnë ndryshimet e reja demografike, ekonomike, bujqësore, arsimore, sociale dhe ambientale në çdo kohë. Mbledhja e të dhënave duhet të kufizohet në nevojën për arritje të rezultateve të pritura. Të dhënat statistikore duhet të verifikohen në mënyrë periodike, ndërsa nevojat e rëndësishme për të dhënat statistikore duhet të identifikohen me kohë; 3 1.2. Parimi i paanshmërisë, nënkupton se statistikat duhet të zhvillohen, prodhohen dhe shpërndahen në mënyrë të paanshme dhe se të gjithë shfrytëzuesit duhet të trajtohen njësoj; 1.3. Parimi i objektivitetit, nënkupton se statistikat duhet të zhvillohen, prodhohen dhe shpërndahen në mënyrë sistematike, të besueshme dhe të paanshme; përfshin shfrytëzimin profesional dhe standardet etike, d.m.th se politikat dhe praktikat janë transparente për shfrytëzuesit dhe respondentët e anketave; 1.4. Parimi i besueshmërisë, përfshin metodat dhe procedurat, të cilat kanë të bëjnë me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave statistikore. Ato caktohen në bazë të standardeve profesionale, metodave shkencore dhe parimeve të etikës profesionale; 1.5. Parimi i ekonomizimit të mjeteve financiare publike/Kosto-efektiviteti: Shfrytëzimi optimal i të gjitha resurseve të disponueshme dhe minimizimi i barrës së njësive raportuese. 1.6. Parimi i pavarësisë profesionale: Statistikat zyrtare zhvillohen, prodhohen dhe shpërndahen në mënyrë të pavarur, sidomos sa i përket zgjedhjes së teknikave, përkufizimeve, metodologjive, burimeve që do të shfrytëzohen, kohës dhe përmbajtjes së të gjitha formave të shpërndarjes, të lira nga çfarëdo presioni nga grupet e interesit apo grupet politike, nga autoritetet kombëtare, pa cenuar vendosjen institucionale ose buxhetore apo përkufizimet e nevojave statistikore; 1.7. Parimi i transparencës: E drejta e njësive raportuese statistikore që të jenë të njoftuara me detyrim ligjor, që të japin të dhëna, si dhe marrjen e masave për mbrojtjen e të dhënave statistikore. Po ashtu, transparenca nënkupton se rezultatet e statistikave zyrtare duhet të jenë në dispozicion të të gjithë shfrytëzuesve; 1.8. Parimi i fshehtësisë statistikore, nënkupton mbrojtjen e të dhënave statistikore, që janë mbledhur direkt ose indirekt. Fshehtësia statistikore përfshin edhe ndalim - shfrytëzimin e të dhënave statistikore të mbledhura për qëllime jostatistikore dhe publikimin kundërligjor të të dhënave statistikore; 1.9. Parimi i koordinimit dhe harmonizimit: ASK-ja koordinon sistemin shtetëror të statistikave dhe është përgjegjëse për harmonizimin e të dhënave zyrtare statistikore; 1.10. Parimi i shfrytëzimit i të dhënave individuale ekskluzivisht për qëllime statistikore, nënkupton se të dhënat individuale statistikore të grumbulluara me zbatimin e aktiviteteve statistikore mund të shfrytëzohen vetëm në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit tjetër në fuqi lidhur me këtë çështje. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Official statistics must be developed, produced, and disseminated using uniform standards and harmonized methods, and ASK and other authorities must provide quality reports to competent EU bodies when requested.
Neni 4 Cilësia e statistikave zyrtare 1. Në mënyrë që të garantohet cilësia e rezultateve, statistikat zyrtare duhet të zhvillohen, prodhohen dhe shpërndahen në bazë të standardeve të njëjta dhe metodave të harmonizuara. Në këtë aspekt, do të aplikohen kriteret e cilësisë si në vijim: 1.1. “relevanca”, e cila i referohet shkallës deri në të cilën statistikat i plotësojnë nevojat e mundshme dhe aktuale të shfrytëzuesve; 1.2. “saktësia”, e cila i referohet afërsisë së vlerësimeve për vlerën e drejtë të panjohur; 1.3. “afatet”, i referohen periudhës ndërmjet disponueshmërisë së informatave dhe ngjarjes apo fenomenit që përshkruhet; 4 1.4. “përpikëria”, e cila i referohet vonesës ndërmjet datës së lëshimit të të dhënave dhe datës së planifikuar (data kur duhet të dorëzohen të dhënat); 1.5. “qasja” dhe “qartësia”, e cila iu referohet kushteve dhe modaliteteve, sipas të cilave shfrytëzuesit mund të marrin, të shfrytëzojnë apo të interpretojnë të dhënat; 1.6. “krahasueshmëria”, e cila i referohet masës së ndikimit të diferencës në konceptet e aplikuara statistikore, mjeteve matëse dhe procedurave ku statistikat krahasohen ndërmjet zonave gjeografike, domeneve sektoriale dhe kalimit të kohës, 1.7. “koherenca”, e cila i referohet përshtatshmërisë së të dhënave që do të kombinohen në mënyra të ndryshme dhe për përdorime të ndryshme. 2. ASK-ja dhe autoritetet të tjera, në rast se kërkohet, u japin raport mbi cilësinë e të dhënave të transmetuara organeve kompetente të BE-së. KREU III ORGANIZIMI, POZITA, PUNËT DHE KOORDINIMI I SISTEMIT TË STATISTIKAVE ZYRTARE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Official statistics work is carried out by designated holders of official statistics.
Neni 5 Bartësit e statistikave zyrtare 1. Punët e statistikave zyrtare i kryejnë bartësit e caktuar të statistikave zyrtare: 1.1. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK-ja); 1.2. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës; 1.3. Ministria kompetente e financave; 1.4. Organet e tjera të autorizuara të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të caktuara me Program. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: ASK operates as an independent professional statistics institution and may hire special-service workers in special cases under applicable law.
Neni 6 Statusi dhe financimi i ASK-së 1. ASK-ja është institucion profesional, i pavarur, bartës dhe shpërndarës i statistikave zyrtare dhe koordinator i statistikave zyrtare të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM-ë). 2. Organizimi i ASK-së miratohet nga Kryeministri, pas propozimit të ASK-së. 3. Të punësuarit e ASK-së kanë statusin e paraparë me dispozitat ligjore për Shërbimin Civil. 4. Rekrutimi i punëtorëve të ASK-së bëhet sipas rregullave në fuqi për shërbimin civil të Kosovës. 5. ASK-ja, për raste të veçanta, ka të drejtë të angazhojë punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta në pajtim me legjislacionin në fuqi. 6. ASK-ja financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga donatorët, sipas ligjit të aplikueshëm. 7. ASK-ja është organizatë buxhetore autonome me kod të vet buxhetor. 8. ASK-ja krijon të hyra vetanake nga shërbimet e parapara me ligj, të cilat menaxhohen sipas legjislacionit në fuqi. 5 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: ASK has broad responsibilities to produce official statistics, and it may request data from reporting units, ministries, and other institutions.
Neni 7 Përgjegjësitë dhe të drejtat e ASK-së 1. ASK-ja ka përgjegjësi të përgjithshme në prodhimin e statistikave zyrtare dhe për çështje që parashihen në Programin e statistikave zyrtare. 2. Detyrat e ASK-së janë: 2.1. të përgatisë Projekt programin dhe Planin vjetor të statistikave zyrtare, në konsultim me Këshillin e Agjencionit të Statistikave të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Këshilli); 2.2. të përgatisë dhe të organizojë përmbushjen e aktivitetit zyrtar të caktuar me Program; 2.3. të përcaktojë dhe të zhvillojë metodologjinë statistikore, klasifikimin dhe standardet për prodhimin e statistikave zyrtare; 2.4. të mbledhë të dhëna të nevojshme statistikore, të zbërthejë, të analizojë, të publikojë dhe të shpërndajë rezultatet statistikore; 2.5. të ofrojë ndihmë profesionale dhe shpjegime teknike të rezultateve për të evituar interpretimin e gabueshëm të të dhënave të ofruara nga statistikat zyrtare; 2.6. të ndërmarrë studime dhe hulumtime për zhvillimin e mëtejshëm të metodologjisë dhe teknologjisë statistikore; 2.7. të monitorojë zbatimin e detyrave statistikore të ngarkuara nga autoritete të tjera me Programin statistikor; 2.8. ti paraqesë, përmes Kryeministrit, për miratim Qeverisë dhe Kuvendit raportin mbi zbatimin e planit, programit dhe shfrytëzimin e mjeteve buxhetore. Raporti vjetor i miratuar publikohet; 2.9. të rrisë aftësinë dhe njohuritë statistikore dhe njohuritë e nëpunësve për fushën e statistikave zyrtare; 2.10. të bashkëpunojë me Universitete për promovimin e njohurive për statistikat; 2.11. të bashkëpunojë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare kompetente për statistikat zyrtare, për të mundësuar krahasimin e statistikave zyrtare me statistikat e prodhuara në sisteme të tjera statistikore. 3. Gjatë kryerjes së detyrave ASK-ja ka të drejtë: 3.1. të kërkojë nga njësitë raportuese statistikore të japin të dhëna për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Program; 3.2. të kërkojë të dhëna administrative dhe statistikore nga ministritë apo nga institucionet e tjera; 3.3. të ndërmarrë çfarëdo aktiviteti tjetër për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrat, siç parashihen me këtë ligj. 3.4. të dhënat statistikore, të parapara sipas këtij neni, janë të obliguara t‟i ofrojnë të gjitha njësitë e institucioneve, përveç nëse parashihet ndryshe me ndonjë akt tjetër ligjor. 6 - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Chief Executive of ASK is appointed under the applicable law and must report directly to the Prime Minister. The office also has listed management and representation duties.
Neni 8 Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së 1. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së emërohet sipas legjislacionit në fuqi për emërimin e zyrtarëve të lartë civilë. 2. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së për punën e vet i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit. 3. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së është përgjegjës për: 3.1. administrimin dhe kryerjen e detyrave të ASK-së; 3.2. propozimin e strukturës organizative të ASK-së; 3.3. përfaqësimin e ASK-së me palët e treta si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar; 3.4. përgatitjen për çdo vit të propozimeve për ndryshime dhe plotësime të Programit, duke u bazuar në këshillat që i jep Këshilli; 3.5. udhëheqjen në mënyrë efikase dhe efektive me mjetet që i ofrohen ASK-së nga Buxheti i Kosovës ose nga çfarëdo burimesh të tjera; 3.6. pjesëmarrje dhe diskutim në të gjitha mbledhjet e Këshillit dhe 3.7. zbatimin e detyrave të tjera, që përcaktohen me Program, me Plan dhe me vendime Zyrës së Kryeministrit dhe të Qeverisë së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets out who sits on the Statistical Council, who appoints its members, and that all members serve for five years.
Neni 9 Përbërja e Këshillit Statistikor 1. Këshilli përbëhet nga kryetari dhe dymbëdhjetë (12) anëtarë. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së është anëtar i Këshillit. Anëtarë të Këshillit janë nga një përfaqësues i: 1.1. Ministrisë kompetente të Financave; 1.2. Ministrisë kompetente të Tregtisë dhe të Industrisë; 1.3. Ministrisë kompetente të Arsimit; 1.4. Ministrisë kompetente të Shëndetësisë; 1.5. Zyrës për Planifikim Strategjik; 1.6. Bankës Qendrore të Kosovës; 1.7. Administratës Tatimore; 1.8. Ministrisë kompetente të Punës dhe Mirëqenies Sociale; 1.9. Ministrisë kompetente të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; 1.10. Universiteti, ekspert i njohur për hulumtime në fushën e statistikave; dhe 1.11. shoqërisë civile, që përfaqëson organizatat e qendrave kërkimore, dhe 1.12. Komunitetit të Biznesit. 7 2. Anëtarët e Këshillit caktohen nga institucionet e cekura në paragrafin 1. të këtij neni. Eksperti i njohur për hulumtime në fushën e statistikave emërohet nga Universiteti, nga radhët e personelit akademik të institucionit përkatës, në bazë të kritereve të përcaktuara nga ASK-ja, ndërsa anëtarët që përfaqësojnë organizatat e qendrave kërkimore dhe komunitetin e biznesit emërohen nga vetë Këshilli. 3. Anëtarët e Këshillit nga institucionet emërohen nga radhët e shërbyesve civilë të institucionit përkatës, në bazë të kritereve të përcaktuara nga ASK-ja. 4. Anëtarët e Këshillit caktohen në bazë të kualifikimit profesional. 5. Të gjithë anëtarët e Këshillit emërohen për një periudhë pesë (5) vjeçare. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Council is established to advise on the preparation and implementation of the official statistics program and the general development and functioning of ASK.
Neni 10 Funksionet dhe detyrat e Këshillit 1. Këshilli themelohet për të dhënë këshilla për përgatitjen dhe zbatimin e Programit të statistikave zyrtare dhe për zhvillimin e përgjithshëm dhe funksionimin e ASK-së. 2. Në përmbushje të mandatit, Këshilli kryen këto detyra: 2.1. jep rekomandime për përgatitjen e Projekt programit të statistikave zyrtare, jep mendime dhe këshilla për ndryshimet, plotësimet e Programit dhe të Planit Vjetor; 2.2. ofron mendime dhe këshilla për amendamentet, shtesat e Programit dhe të Planit Vjetor; 2.3. krijon grupe punuese për zhvillimin e direktivave statistikore, për bashkimin e fushave statistikore në sistemin statistikor të Kosovës; 2.4. thërret seanca në lidhje me progresin e arritur nga grupet punuese; 2.5. monitoron, vlerëson dhe jep këshilla për zbatimin e Programit; 2.6. jep mendime për ligjet dhe akte të tjera ligjore, që kanë të bëjnë me aktivitetet apo prodhuesit e statistikave zyrtare; 2.7. jep mendime për zhvillimin e sistemit të statistikave zyrtare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar; 2.8. jep mendime për çështje të tjera me rëndësi për punën e statistikave zyrtare; 2.9. komenton situatën buxhetore të zbatimit të Programit; 2.10. Këshilli paraqet raportin vjetor për punën e tij në Zyrën e Kryeministrit dhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Council must choose representatives, approve procedural rules within 3 months of establishment, and appoint its chair and vice-chair. ASK provides technical/administrative support and funds the Council from its own budget.
Neni 11 Organizimi i Këshillit Statistikor 1. Në takimin e parë, Këshilli vendos për përfaqësuesin e shoqërisë civile dhe të komunitetit të biznesit. 2. Këshilli vepron në bazë të Rregullave Procedurale, të cilat miratohen brenda tre (3) muajve pas themelimit të Këshillit. 3. Këshilli emëron kryesuesin dhe një zëvendëskryesues nga radhët e anëtareve të tij. 8 4. ASK-ja mbështet teknikisht dhe përmes administratës veprimtarinë e Këshillit. 5. ASK-ja financon aktivitetet e Këshillit nga buxheti i vet. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Other bodies may be entrusted to implement official statistics, and ASK sets their methods, classifications, and standards; ASK, the Central Bank, and the Finance Ministry publish the results in their own publications.
Neni 12 Zbatimi i statistikave zyrtare nga autoritetet e tjera 1. Për të zbatuar statistika zyrtare, përveç ASK-së, Bankës Qendrore të Kosovës dhe Ministrisë kompetente të Financave me Programin e Statistikave Zyrtare, mund të ngarkohen edhe organe të tjera. 2. Metodat, klasifikimet dhe standardet e përdorura nga këto organe përcaktohen nga ASK-ja, në pajtim me Programin e Statistikave Zyrtare dhe me Planin Vjetor. 3. ASK-ja, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Ministria kompetente e Financave i shpallin rezultatet në publikimet e veta. KREU IV MASAT PLANIFIKUESE, PROGRAMUESE DHE ZBATUESE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Article 13 sets the framework for the official statistics program, including drafting by ASK, approval by the Government, and publication in the Official Gazette.
Neni 13 Programi i Statistikave Zyrtare 1. Programi i Statistikave Zyrtare siguron kornizën për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare në Kosovë. 2. Projekt programin e statistikave zyrtare e harton ASK-ja, me rekomandimin e Këshillit dhe në konsultim me shfrytëzuesit dhe me prodhuesit e statistikave zyrtare për një periudhë, e cila nuk mund të jetë më e shkurtër se pesë (5) vjet dhe në harmoni me Programin Statistikor të Bashkësisë Evropiane. 3. Programin e statistikave zyrtare e aprovon Qeveria dhe ai shpallet në “Gazetën Zyrtare”. 4. Programi përfshin hulumtimet statistikore, të nevojshme për sigurimin e të dhënave mbi gjendjen demografike, sociale, ekonomike, bujqësore dhe mjedisore në Kosovë, duke u përqendruar në fenomene thelbësore për vendimmarrësit, si dhe duke respektuar të drejtën e qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale. 5. ASK-ja harton Projekt propozimin e Programit për periudhat që janë të krahasueshme me periudhat e përcaktuara në Programin Statistikor të Bashkësisë Evropiane. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The assigned units must provide the information needed to produce the relevant statistics, unless the Program provides otherwise.
Neni 14 Përmbajtja e Programit 1. Programi, për secilin element të tij specifikon përfshirjen, llojin, frekuencën dhe temat e karakteristikave, që duhet të nxirren nga burime të rëndësishme. 2. Nëse nuk parashikohet ndryshe në Program, kërkimet dhe anketimet do të zbatohen drejtpërdrejt nga Programi dhe njësitë e ngarkuara obligohen të ofrojnë informatat e nevojshme për prodhimin e statistikave përkatëse. 9 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: ASK must prepare each year’s draft annual plan by 31 May for the following year, consulting users and official statistics producers. The Government of Kosovo approves the annual plan, which is then published in the Official Gazette.
Neni 15 Plani vjetor 1. Për të përmbushur Programin, ASK-ja harton për çdo vit propozimin e Planit Vjetor deri më 31 maj për vitin e ardhshëm. 2. Propozimin e Planit e harton ASK-ja, në konsultim me shfrytëzuesit dhe me prodhuesit e statistikave zyrtare. 3. Me Planin Vjetor caktohet skema e resurseve të përgjithshme, të nevojshme e të parapara me Buxhetin e Republikës së Kosovës. 4. Planin vjetor e aprovon Qeveria e Kosovës dhe ai shpallet në “Gazetën Zyrtare”. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article lists what statistical surveys include.
Neni 16 Hulumtimet statistikore 1. Hulumtimet statistikore përfshijnë: 1.1. bartësin e statistikave zyrtare, 1.2. emërtimin e kërkimit statistikor, 1.3. periudhën e kërkimit, 1.4. njësitë raportuese statistikore, 1.5. mënyrën e grumbullimit të të dhënave, 1.6. afatet e grumbullimit të të dhënave, 1.7. detyrimin e ofrimit të të dhënave, 1.8. lidhjen me rezultatet ose aktivitetet përbrenda Programit, 1.9. afatet dhe niveli i shpalljes së rezultateve, dhe 1.10. standardet relevante ndërkombëtare. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: ASK-ja harton raportin për zbatimin e Planit Vjetor.
Neni 17 Raportimi Raportin mbi zbatimin e Planit Vjetor e harton ASK-ja në pajtim me kërkesat e Ministrisë dhe Qeverisë për përgatitjen e raporteve vjetore. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: In extraordinary cases, ASK may carry out statistical activities after Government approval.
Neni 18 Aktivitetet e jashtëzakonshme statistikore 1. Në rastet e jashtëzakonshme, pas miratimit nga Qeveria, ASK-ja do të kryejë aktivitetet statistikore, të cilat nuk janë përcaktuar me Programin dhe Planin Vjetor. 2. Të dhënat e fituara nga zbatimi i aktiviteteve statistikore nga paragrafi 1. i këtij neni janë të dhëna statistikore zyrtare. 10 KREU V GRUMBULLIMI I TË DHËNAVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: ASK-ja ka të drejtë të marrë të dhënat e nevojshme për statistikat zyrtare dhe të përcaktojë burimet e të dhënave që kërkohen.
Neni 19 Burimet e të dhënave 1. ASK-ja ka të drejtë të nxjerrë të dhënat e nevojshme për statistikat zyrtare nga të gjitha burimet e kërkuara nga njësitë statistikore, prej dokumentacionit administrativ apo prej parashikimeve, bazuar në informacionin që disponon ASK-ja. 2. Burimet e të dhënave që kërkohen nga njësitë statistikore përcaktohen nga ASK-ja, duke u bazuar në cilësi, afate, kosto dhe në barrën e përgjegjësve. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Statistical units asked to provide information for official statistics have the right to be informed about the purpose, scope, legal basis, secrecy measures, and their rights and duties.
Neni 20 E drejta në informim Njësitë statistikore, të cilave u kërkohet informacion për statistikat zyrtare, kanë të drejtë të informohen për qëllimin dhe shtrirjen e kërkimit apo anketimit, bazën juridike, masat e marra për sigurimin e fshehtësisë statistikore të kërkimit si dhe për të drejtat dhe detyrimet e tyre. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Certain statistical units, natural and legal persons must provide accurate, complete, and up-to-date information to ASK and official statistics producers, free of charge, subject to the form and content set by the official statistics holder.
Neni 21 Obligimi i dhënies së informatave 1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pa marrë parasysh nëse janë apo jo persona juridikë, janë të obliguar t‟u japin ASK-së dhe prodhuesve të statistikave zyrtare informata të sakta, të plota dhe të përditësuara, pa kompensim, me përmbajte dhe formë, të cilat i cakton bartësi i statistikave zyrtare. 2. Për kërkimet testuese, dhënia e informatave i obligon vetëm ato njësi që përfshihen në planin testues me qëllim të kontrollimit të cilësisë së testeve. 3. Plani testues përpunohet nga ASK-ja, duke marrë parasysh përfaqësimin dhe kufizimin e barrës së përgjegjësve. 4. Askush nuk është i detyruar të ofrojë të dhëna nëse kërkimet statistikore nuk janë përcaktuar me Planin Vjetor, me Program ose me vendimin e Qeverisë së Kosovës sipas këtij ligji, përkatësisht nëse obligimi i dhënies së të dhënave nuk është paraparë me këtë ligj ose me ligj tjetër. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Statistical units must correct and complete their data if it is not accurate, complete, and up to date.
Neni 22 Përmirësimi i informatave të dhëna Nëse të dhënat pasqyruese të njësive statistikore nuk janë të sakta, të plota dhe të përditësuara, njësitë statistikore janë të detyruara t‟i përmirësojnë ato, përkatësisht t‟i plotësojnë, siç kërkohet me udhëzime dhe brenda afateve të parapara. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Organet e administratës publike duhet t’i japin ASK-së qasje në burimet e të dhënave administrative për statistika zyrtare, pa vendosur barrë mbi njësitë përkatëse.
Neni 23 Qasja në të dhënat administrative 1. Të gjitha organet e administratës publike janë të detyruara t‟i lejojnë ASK-ës qasje në burimet e të dhënave administrative nga sistemi i administratës publike si: informatat e mbledhura, të përpunuara dhe të ruajtura në regjistra dhe dosje të tjera të të dhënave nën fushëveprimin dhe kompetencën e tyre për nevoja të prodhimit të statistikave zyrtare, njëkohësisht duke evituar imponimin e barrës mbi njësitë në fjalë. 11 2. Të dhënat për qëllime statistikore mund të nxirren edhe nga regjistrat publikë dhe nga burimet administrative të të dhënave, në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: ASK and other official statistics holders may conduct test research, with authorization from the Chief Executive of ASK, when needed to assess methodology and data-source quality.
Neni 24 Kërkimet testuese 1. Në rastet kur duhet të bëhet vlerësimi i metodologjisë dhe i cilësisë së burimeve të të dhënave, të cilat synohen të mblidhen me kërkime statistikore, ASK-ja dhe bartësit e tjerë të statistikave zyrtare, me autorizimin e Kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, mund të bëjnë kërkime, testuese edhe në ato raste kur kërkimet nuk janë paraparë me Planin Vjetor ose me ndonjë ligj tjetër të veçantë. 2. Të dhënat e grumbulluara nga kërkimet statistikore, që parashihen në paragrafin 1. të këtij neni, nuk janë të dhëna statistikore zyrtare dhe ato nuk kanë të bëjnë me dispozitat e këtij ligji mbi opinionin dhe shpërndarjen e të dhënave, por aplikohen dispozitat e besueshmërisë. KREU VI PËRPUNIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE STATISTIKORE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Official statistics holders must separate identifiers from content variables after processing and coding collected or administrative data used to update statistical registers.
Neni 25 Përpunimi i të dhënave statistikore Bartësit e statistikave zyrtare janë të detyruar që pas përfshirjes, rregullimit dhe kodimit të të dhënave të grumbulluara, ose të dhënave të marra nga burimet administrative dhe shfrytëzimit të atyre për përditësimin e regjistrave statistikorë, t‟i veçojnë identifikuesit prej variabëlve të përmbajtjes. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Bartësit e statistikave zyrtare duhet të ruajnë dhe mbrojnë formularët statistikore në letër dhe të dokumentojnë/arkivojnë lëndën statistikore; materialet duhet të ruhen kundër shkatërrimit, keqpërdorimit, tjetërsimit, keqinterpretimit dhe zbulimit.
Neni 26 Ruajtja e të dhënave statistikore 1. Bartësit e statistikave zyrtare janë të obliguar që formularët statistikorë prej letre, të cilët përmbajnë të dhëna të grumbulluara në kërkimet statistikore, ruhen dhe mbrohen në përputhje me Ligjin për qasje në dokumente zyrtare, pasi të ketë përfunduar faza e përfshirjes, rregullimit, koordinimit dhe e përpunimit të të dhënave. 2. Lëndën statistikore e dokumentojnë dhe e arkivojnë bartësit e statistikave zyrtare të Kosovës. 3. Materiali statistikor ruhet në mënyrë që të pengohet shkatërrimi, keqpërdorimi, tjetërsimi, keqinterpretimi dhe zbulimi i tij, bazuar në ligjin në fuqi mbi materialin arkivor dhe arkivat. 4. Zyra e Kryeministrit nxjerr akte nënligjore me të cilat rregullon mënyrën e ruajtjes, kohën, teknikën dhe organizimin e ruajtjes së lëndës statistikore bazuar në ligjin në fuqi mbi materialin arkivor dhe arkivat. KREU VII REGJISTRAT STATISTIKORË - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: ASK is responsible for creating, keeping, and maintaining the listed statistical registers.
Neni 27 Regjistrat statistikorë 1. ASK-ja është përgjegjëse për krijimin, ruajtjen dhe mbajtjen e këtyre regjistrave statistikorë: 1.1. regjistrin e popullsisë, 1.2. regjistrin e ekonomive familjare, 12 1.3. regjistrin e shtëpive dhe të banesave, 1.4. regjistrin e bizneseve, 1.5. regjistrin e njësive hapësinore, 1.6. regjistrin e ekonomive bujqësore dhe të regjistrave të tjerë në pajtim me planet dhe vendimet. 2. Krijimi, ruajtja, mbajtja dhe shfrytëzimi i të dhënave të regjistrave statistikorë sipas paragrafit 1. të këtij neni rregullohet me akte nënligjore, të cilat i nxjerr Institucioni kompetent për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Data from statistical registers may be used only for statistical purposes and for preparing summary data; it must not be given to users in a way that allows identification of the unit it relates to.
Neni 28 Shfrytëzimi i të dhënave nga regjistrat statistikorë 1. Të dhënat nga regjistrat statistikorë shfrytëzohen ekskluzivisht për qëllime statistikore, përkatësisht me qëllim të përgatitjes së të dhënave përmbledhëse. 2. Të dhënat nga regjistrat statistikorë nuk duhet t`u jepen shfrytëzuesve në formën dhe mënyrën e cila iu mundëson zbulimin e njësisë me të cilën kanë të bëjnë të dhënat. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: ASK-ja may use and adapt statistical data, assign unique identifiers, approve research forms, and official statistics bodies must implement the new international classification product.
Neni 29 Standardet e klasifikimit 1. ASK-ja i shfrytëzon të dhënat nga burimet administrative të të dhënave, nga regjistrimet, nga kërkimet statistikore dhe nga të dhënat të mbledhura me metodën e anketimit, vrojtimit dhe të përcjelljes për qëllime statistikore, siç është modeli dhe korniza e zgjeruar për hulumtime statistikore. 2. ASK-ja ka të drejtë të bëjë përshtatjen e të dhënave të fituara nga burimet administrative të të dhënave në mënyrë që ato t`i harmonizojë me përkufizimet dhe klasifikimet që përdoren për regjistrat statistikorë të cilët i mban. 3. Të dhënat e caktuara nga regjistrat statistikorë mund t‟u jepen bartësve të tjerë të statistikave zyrtare, nëse ato përdoren vetëm për identifikimin e njësive përgjegjëse për përfshirje në hulumtime statistikore në përgjegjësinë e tyre. Format përkatëse të hulumtimeve duhet të aprovohen nga ASK-ja. 4. ASK-ja bën ndarjen e shifrës numerike si identifikues unik për çdo njësi në regjistrin statistikor, pavarësisht nga shifra e cila shfrytëzohet nga subjektet e tjera për të dhënat e tyre administrative. 5. Zyra e Kryeministrit nxjerr akte nënligjore me të cilat përcakton rregullat mbi standardet e klasifikimit për aktivitete ekonomike dhe prodhime, për njësitë statistikore për vrojtim dhe analiza të sistemit të prodhimit dhe për krijimin e regjistrave biznesor për qëllime statistikore. 6. Obligohen njësitë statistikore dhe të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të implementojnë produktin e ri të klasifikuar ndërkombëtar në sistemin e brendshëm të të dhënave të kërkuar nga ASK- ja. 13 KREU VIII SHPËRNDARJA DHE PËRDORIMI I STATISTIKAVE ZYRTARE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Official statistics must be distributed by official statistical authorities within their компетence and in line with statistical principles.
Neni 30 Masat e shpërndarjes 1. Shpërndarja e statistikave zyrtare bëhet në pajtim të plotë me parimet statistikore, sipas nenit 3 të këtij ligji, e në veçanti në lidhje me ruajtjen e fshehtësisë statistikore dhe sigurimin e qasjes së barabartë sipas parimit të paanësisë. 2. Autoritetet e statistikave zyrtare bëjnë shpërndarjen e statistikave brenda fushës përkatëse të kompetencave të tyre. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: ASK-ja dhe autoritet e tjera duhet të shpërndajnë statistikat zyrtare në mënyrë që përdoruesit të kenë akses të barabartë dhe mbështetje për cilësinë; përdoruesit duhet të tregojnë burimin e të dhënave.
Neni 31 Qasja në të dhëna statistikore 1. ASK-ja dhe autoritet e tjera duhet të sigurojnë që statistikat zyrtare të shpërndahen në mënyrë të tillë që të gjithë shfrytëzuesit të kenë mbështetjen e nevojshme për sigurimin e cilësisë në qasjen e barabartë, në përputhje me rezultatet e specifikuara në Program, sipas llojit, formës dhe datës së publikimit. 2. Statistikat, për të cilat shpërndarja nuk specifikohet në Program, duhet t`u vihen në dispozicion të gjithë shfrytëzuesve menjëherë pas prodhimit. 3. Ndalohet shpërndarja e të dhënave zyrtare statistikore para shpërndarjes zyrtare të tyre. 4. Të dhënat statistikore duhet të përmbajnë shpjegime në mënyrë që të interpretohen më lehtë dhe të mund t`u ofrohet ndihma profesionale shfrytëzuesve në interpretimin dhe vlerësimin e tyre. 5. Shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, gjatë shfrytëzimit të tyre, duhet të cekin burimin e të dhënave. 6. Format mediatike mund të shfrytëzohen në mënyrë që shfrytëzuesit të mund t`i sigurojnë ato të dhëna. Këto forma mund të jenë: publikimet e ASK-së apo të prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare, masmediat apo cilado formë tjetër e adresimit të grupeve individuale të shfrytëzuesve. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Bartësit e statistikave zyrtare must hartojnë dhe publikojnë kalendarin e shpalljes së të dhënave statistikore; ndryshimet në afatet e këtij kalendari duhet gjithashtu të bëhen publike.
Neni 32 Kalendari i publikimit të të dhënave statistikore 1. Bartësit e statistikave zyrtare janë të detyruar ta hartojnë dhe ta bëjnë publike kalendarin e shpalljes së të dhënave statistikore, i cili përmban datën e shpalljes së të dhënave statistikore. Këtë duhet ta bëjnë më së paku tre muaj, para periudhës me të cilën ka të bëjë Plani Vjetor përkatës. 2. Çdo lëvizshmëri e afateve të dhëna në kalendar nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të bëhet publike. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: On request, official statistics holders may provide specially processed data, but they must respect legal confidentiality limits. The requesting user bears the costs of the special processing.
Neni 33 Përpunimi i veçantë i statistikave zyrtare 1. Me kërkesën e një shfrytëzuesi, bartësit e statistikave zyrtare mund të japin të dhëna të fituara me përpunime të veçanta, duke pasur parasysh kufizimet e fshehtësisë që parasheh ligji. 2. Shpenzimet e përpunimeve të veçanta nga paragrafi 1. i këtij neni i bartin shfrytëzuesit, të cilët kanë kërkuar përpunime të tilla. 3. Kushtet dhe mënyra e dhënies së të dhënave nga paragrafi 1. i këtij neni, si dhe lartësia e shpenzimeve të përpunimeve të veçanta, caktohen me udhëzim administrativ. 14 KREU IX FSHEHTËSIA DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE STATISTIKORE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Secret data may be used only for statistical purposes, with limited exceptions, and official statistics bodies must take measures to protect their physical and electronic security.
Neni 34 Fshehtësia e të dhënave 1. Të dhënat e fshehta përdoren vetëm për qëllime statistikore dhe është e ndaluar zbulimi i tyre i kundërligjshëm. 2. Të dhënat e fshehta të marra vetëm për prodhimin e statistikave zyrtare përdoren nga autoritetet e statistikave zyrtare vetëm për qëllime statistikore, përveç nëse njësia statistikore jep pëlqimin e qartë të saj për përdorimin e tyre për qëllime të tjera. 3. Rezultatet statistikore, të cilat e bëjnë të mundur identifikimin e njësisë statistikore mund të shpërndahen në rastet e veçanta si në vijim: 3.1. kur kushtet dhe modalitetet përcaktohen me një akt të veçantë dhe kur rezultatet statistikore janë ndryshuar në atë mënyrë që shpërndarja e tyre nuk dëmton fshehtësinë statistikore, kurdo që njësia statistikore e kërkon një gjë të tillë, ose 3.2. kur njësia statistikore është pajtuar qartë për zbulimin e të dhënave. 4. ASK-ja dhe prodhuesit e tjerë të statistikave zyrtare, brenda fushëveprimit të tyre të kompetencave të tyre, ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore, administrative, teknike dhe organizative për të siguruar mbrojtjen fizike dhe elektronike të të dhënave të fshehta. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Public-source data is not treated as secret data.
Neni 35 Të dhëna nga burimet publike Të dhënat e nxjerra nga burimet publike nuk konsiderohen si të dhëna të fshehta. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Secret data may be used only for producing statistics or for scientific purposes, in line with this law.
Neni 36 Shfrytëzimi i të dhënave të fshehta Të dhënat e fshehta shfrytëzohen ekskluzivisht për prodhimin e statistikave apo për qëllime shkencore në përputhje me dispozitat e këtij ligji. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Secret data may be accessed only by official-statistics staff, and only as far as needed to produce statistics; certain secret data may also be given to statistical researchers under a special confidentiality agreement.
Neni 37 Qasja në të dhëna të fshehta 1. Qasja në të dhëna të fshehta iu lejohet vetëm personave që kanë për detyrë prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë masë që këto të dhëna të jenë të nevojshme për prodhimin e statistikave. 2. Qasja në të dhënat e fshehta, të cilat lejojnë vetëm identifikimin e tërthortë të njësive statistikore, mund t‟u jepen studiuesve të cilët kryejnë analiza statistikore, në sferat e tyre përkatëse të kompetencës në bazë të marrëveshjes së posaçme për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Chief Executive of ASK may grant permission to use certain data for scientific research if the request is written and the data do not directly identify people or institutions; if permission is refused, interested parties may appeal.
Neni 38 Kërkimet shkencore 1. Pas kërkesës me shkrim, që përcakton qëllimin e shfrytëzimit të të dhënave, Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së mund t‟ua japë lejen për shfrytëzimin e të dhënave, të cilat nuk lejojnë identifikim direkt të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare ose të personave që paraqesin projekte për qëllime shkencore, rezultatet e të cilave nuk iu referohen njësive të identifikueshme individuale. 15 2. Leja për shfrytëzimin e të dhënave, të cilat nuk lejojnë identifikim direkt, jepet vetëm nëse plotësimi i standardeve të mbrojtjes së të dhënave të fshehta brenda projektit kërkimor sigurohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Në rast të refuzimit të lejes për shfrytëzimin e të dhënave, të paraparë në paragrafin 1. të këtij neni, palët e interesuara kanë të drejtë ankese. 4. Ankesën e shqyrton një komision i pavarur, i cili themelohet me vendim të Kryeministrit. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Producers of official statistics must register users and record the purpose for which statistical data is used.
Neni 39 Regjistrimi për shfrytëzimin shkencor të të dhënave Prodhuesit e statistikave zyrtare duhet t‟i regjistrojnë shfrytëzuesit si dhe të regjistrojnë qëllimin e shfrytëzimit të të dhënave statistikore. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Official statistics must not be shared if they contain or reveal secret data. Aggregated data must include at least three units and no single unit may exceed 85% of the total.
Neni 40 Shpërndarja e të dhënave të fshehta 1. Statistikat zyrtare nuk duhet të shpërndahen, nëse ato përmbajnë apo zbulojnë të dhëna të fshehta. Për këtë qëllim, të dhënat e grumbulluara (agreguara) duhet të përmbledhin së paku tri (3) njësi dhe ndarja e një njësie në një agregat nuk mund të tejkalojë 85 % të tërë masës, të shumës së njësisë. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni informatat rreth situatës ekonomike të mbledhura nga personat juridikë dhe fizikë apo mbi gjendjen e ambientit, mund të shpërndahen edhe nëse rezultatet nuk i përmbushin kërkesat e grumbulluara të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, në rastet kur është e nevojshme të sigurohen informata të rëndësishme bazike dhe kur me programin statistikor parashihet shpërndarja e informatave të tilla. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Competent authorities must take all necessary regulatory, administrative, technical, and organizational measures to protect secret data from unlawful access.
Neni 41 Masat mbrojtëse 1. Të gjitha masat rregulluese, administrative, teknike dhe të natyrës organizative, të nevojshme për të mbrojtur të dhënat e fshehta nga qasjet joligjore, duhet të merren nga autoritetet kompetente për prodhimin e statistikave zyrtare. 2. Mbrojtja e të dhënave statistikore të grumbulluara në përputhje me Programin dhe Planin Vjetor përfshin veprimet e natyrës teknike dhe organizative, si dhe veprime të tjera logjistike-teknike përkatëse me të cilat sigurohen hapësira dhe pajisja informatike, shpërndarja e të dhënave statistikore dhe përcaktimi i mënyrës, kohës dhe i qëllimit të përpunimit. 3. Mënyrën e mbrojtjes së të dhënave statistikore në paragrafin 1. të këtij neni e propozon Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së dhe ajo aprovohet me vendim nga Zyra e Kryeministrit. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: People who access confidential data while carrying out official statistical duties must not use that data for personal needs or for work for other people.
Neni 42 Shfrytëzimi i të dhënave të fshehta gjatë kryerjes së detyrave të statistikave zyrtare 1. Personat të cilët gjatë kryerjes së detyrave të statistikave zyrtare kanë qasje në të dhëna të fshehta, nuk mund t„i shfrytëzojnë të dhënat e tilla për nevoja personale ose për kryerjen e punëve për persona të tjerë. 2. Detyrimi i personave të cilët gjatë kryerjes së detyrave të statistikave zyrtare kanë qasje në të dhëna të fshehta, sipas paragrafit 1. të këtij neni, vazhdon edhe pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës. 3. Personi, i cili vepron në kundërshtim me këtë nen, do të ndëshkohet sipas nenit 46 të këtij ligji. 16 KREU X BASHKËPUNIMI STATISTIKOR NDËRKOMBËTAR - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Official statistics holders must compare statistics with other European countries, apply international standards, and actively take part in developing Kosovo’s official statistics at the international level.
Neni 43 Aplikimi i standardeve ndërkombëtare Në kryerjen e obligimeve ndërkombëtare bartësit e statistikave zyrtare duhet të sigurojnë krahasimin e statistikave me vendet e tjera evropiane, t`i respektojnë dhe aplikojnë standardet ndërkombëtare dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në zhvillimin e statistikave zyrtare të Kosovës në nivel ndërkombëtar. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: ASK and other official statistics holders may exchange statistical results and methodological bases internationally, and anonymized individual statistical data may be shared under confidentiality conditions and approvals.
Neni 44 Bashkëpunimi ndërkombëtar 1. ASK-ja organizon shkëmbimin e rezultateve dhe të bazave metodologjike të statistikave zyrtare me vendet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare. 2. Bartësit të tjerë të statistikave zyrtare, bëjnë shkëmbimin e rezultateve dhe të bazave metodologjike të statistikave zyrtare me vendet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare, pas miratimit nga ASK-ja. 3. ASK-ja dhe bartësit e tjerë të statistikave zyrtare, sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, mund t‟ua bartin të dhënat statistikore individuale pa identifikues, në pajtim me dispozitat e këtij ligji, për fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave statistikore. 4. Të dhënat statistikore individuale pa identifikues mund t`iu jepen shërbimeve statistikore të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, nëse shfrytëzuesit e tillë garantojnë fshehtësinë statistikore, pas aprovimit të Kryeshefit të Agjencisë. 5. Çdo bartje e të dhënave statistikore të dhëna në paragrafin 1. të këtij neni duhet të evidencohet, duke shënuar vendin, përkatësisht organizatën ndërkombëtare së cilës i janë dërguar të dhënat. 6. ASK-ja dhe shërbimi statistikor i organizatës ndërkombëtare, i cili kërkon të dhëna statistikore të cekura në paragrafin 2. të këtij neni, duhet të japin deklaratë me shkrim me të cilën vërtetojnë se këto të dhëna statistikore do të shfrytëzohen ekskluzivisht për qëllime statistikore dhe do ta kenë besueshmërinë statistikore. KREU XI DISPOZITAT NDËSHKUESE - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Ndalohet shkelja e fshehtësisë së të dhënave statistikore dhe bashkimi i tyre me informata të tjera për të identifikuar persona, ndërmarrje ose institucione jashtë qëllimeve të parashikuara me ligj.
Neni 45 Shkelja e fshehtësisë 1. Shkelja e fshehtësisë të të dhënave statistikore, e paraparë me këtë ligj, është e ndaluar. 2. Ndalohet bashkimi apo kombinimi i të dhënave statistikore individuale me informata të tjera me qëllim të referimit të personave, ndërmarrjeve apo institucioneve të ndryshme për qëllime të tjera, përveç atyre të parashikuara me këtë ligj. 3. Personat përgjegjës për shkelje të dispozitave sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni do të dënohen sipas dispozitave ligjore në fuqi. 17 - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: A person who uses statistical data for personal purposes or material gain while carrying out delegated duties may be fined or imprisoned.
Neni 46 Shfrytëzimi i paligjshëm i të dhënave Çdo person që shfrytëzon të dhëna statistikore për qëllime personale apo për përfitime materiale gjatë ushtrimit të deleguar të detyrës nga prodhuesi i statistikave zyrtare do të dënohet më gjobë apo me burgim sipas dispozitave ligjore në fuqi. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Personat e obliguar me ligj mund të gjobiten nëse nuk japin të dhëna statistikore, japin të dhëna të pasakta, nuk respektojnë afatet, ose i përdorin të dhënat në kundërshtim me ligjin.
Neni 47 Sanksionet kundërvajtëse 1. Çdo person i obliguar me ligj, që refuzon të ofrojë të dhëna statistikore, që ofron të dhëna jo të sakta, apo nuk respekton afatin e dorëzimit të të dhënave, do të dënohet me gjobë në shumën prej pesëqind (500) deri pesëmijë (5.000) Euro, për rastet në vijim: 1.1. nëse nuk i dërgon të dhënat e sakta, të plota dhe të përditësuara për nga përmbajtja dhe brenda afateve sipas nenit 21 të këtij ligji; 1.2. nëse nuk lejon qasjen në të gjitha burimet administrative të të dhënave të parapara me ligj, përveç nëse me ligjin e veçantë nuk është paraparë ndryshe sipas nenit 23 të këtij ligji; 1.3. nëse të dhënat statistikore të grumbulluara i shfrytëzon në kundërshtim me këtë ligj. 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohet me të holla në shumë prej treqind (300) deri tremijë (3.000) Euro edhe personi përgjegjës i personit juridik. 3. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohet personi fizik me të holla në shumë prej treqind (300) deri njëmijë (1.000) Euro. 4. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohen subjektet e tjera të autorizuara nga subjektet përkatëse juridike prej pesëqind (500) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro. 5. Me dënimin me të holla në shumë prej pesëqind (500) deri pesëmijë (5.000) Euro do të dënohet për kundërvajtje personi zyrtar dhe çdo person tjetër fizik i bartësit të statistikave zyrtare nga neni 5 i këtij ligji nëse vepron në kundërshtim me nenin 31. paragrafi 3. dhe në kundërshtim me nenet 34-41 të këtij ligji, si dhe do t‟i nënshtrohet ndjekjes penale sipas ligjit në fuqi. 6. Të hyrat nga gjobat e shqiptuara do të derdhen në Buxhetin e Kosovës. KREU XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Council members must be appointed within 3 months after this law enters into force, and certain institutions must be notified within 1 month. The Prime Minister may issue the decision establishing the Council after the members are appointed.
Neni 48 Emërimet 1. Anëtarët e Këshillit duhet të emërohen në afatin prej tre (3) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Institucionet të cilat duhet t`i kenë anëtarët në Këshill, sipas nenit 9 të këtij ligji, duhet të njoftohen në afatin prej një (1) muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 3. Kryeministri nxjerr vendim për themelimin e Këshillit, pas caktimit të anëtarëve të Këshillit nga institucionet në pajtim me nenin 9 paragrafi 1., nën-paragrafët 1.1 deri 1.10 të këtij ligji. 18 - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Zyra e Kryeministrit must approve secondary acts for ASK within 6 months after this law enters into force.
Neni 49 Zbatimi i ligjit Zyra e Kryeministrit në afatin prej gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton aktet nënligjore për ASK-në për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij ligji, për të siguruar organizimin e brendshëm dhe detyrat e detajuara në këtë ligj. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: This article repeals Regulation No. 2001/14 on the Establishment of the Statistical Entity of Kosovo.
Neni 50 Ligji në fuqi Ky ligj shfuqizon Rregulloren nr.2001/14 për Themelimin e Entit Statistikor të Kosovës (UNMIK/REG/2001/14, 2 korrik 2001). - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 51 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-036 21 tetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-047-2011, datë 15.11.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in