LIGJI NR. 04/L-039 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
This text is the preamble/title of a law on technical requirements for products and conformity assessment.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-039
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble/title of a law on technical requirements for products and conformity assessment. This article says the law sets how technical requirements for products are determined, how conformity is assessed, and how competent ministries issue regulations. This article sets the scope for market surveillance and conformity documents, requires products placed on the market or in use to comply with applicable rules, and places conformity and information responsibilities on economic operators. This article defines key terms used in the law on products, market placement, conformity assessment, inspections, and related bodies. This article sets technical requirements for products, taking account of safety and protection of human life and health, pets, plants, the environment, and nature.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-039 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
Showing 40 of 40
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble/title of a law on technical requirements for products and conformity assessment.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 9 SHTATOR 2011, PRISHTINË Ligji Nr. 04/L-039 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT Kuvendi i Republikës së Kosovës Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets how technical requirements for products are determined, how conformity is assessed, and how competent ministries issue regulations.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj rregullohet mënyra e përcaktimit të kërkesave teknike për produkte, procedurat e vlerësimit të konformitetit me kërkesat e përcaktuara si dhe nxjerrjen e rregulloreve nga ana e Ministrive kompetente. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për produkte të caktuara ose grupet e produkteve, të paktën rregullojnë një nga elementet e mëposhtme: 1.1. kërkesat teknike që duhet plotësuar produktet që vendosen në treg ose në përdorim; 1.2. të drejtat dhe detyrimet e subjekteve ekonomike të cilët i vendosin produktet në treg ose në përdorim; 1.3. procedurat e vlerësimit të konformitetit; 1.4. të drejtat dhe detyrimet të trupave që kryejnë procedurat e vlerësimit të konformitetit të produkteve me kërkesat teknike (në tekstin e mëtejmë trupat për vlerësim të konformitetit); 1.5. dokumentacioni për konformitet: 1.5.1. dokumentet për konformitetin; 1.5.2. raportin e testimit, 1.5.3. vërtetimin-certifikatën e konformitetit ose një raport-vërtetim për inspektimin; 1.5.4. deklaratën e konformitetit dhe dokumentacionin e kërkuar teknik për të vërtetuar konformitetin e produkteve që duhet të jenë në dispozicion të organeve kompetente; 1.6. mënyra e shënjimit të produkteve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope for market surveillance and conformity documents, requires products placed on the market or in use to comply with applicable rules, and places conformity and information responsibilities on economic operators.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Me këtë ligj rregullohet edhe mbikëqyrja e tregut (në tekstin e mëtejmë mbikëqyrja inspektuese) dhe vlefshmëria e dokumenteve të konformitetit të lëshuara jashtë vendit. 2. Produkti që vendoset në treg ose në përdorim duhet të jetë në përputhje me dispozitat e rregulloreve në fuqi që kanë të bëjnë me atë produkt. 3. Subjekti ekonomik që e vendos produktet në treg ose në përdorim është përgjegjës për konformitetin e tyre në pajtim me nenet 6, 7, 8 dhe 9 të këtij ligji. 4. Subjektet ekonomike janë përgjegjëse për saktësinë dhe plotësinë e informacioneve në lidhje me produktet e tyre si dhe detyrohet të sigurojnë që këto të dhëna të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara për ato produkte. 5. Ky ligj nuk zbatohet për përcaktimin e kërkesave teknike dhe zbatimin e procedurave të vlerësimit të konformitetit për produkte të cilat janë të rregulluara me ligje të veçanta. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on products, market placement, conformity assessment, inspections, and related bodies.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Produkt - materialet, gjysmë produktet ose mallrat e prodhuara në procesin e prodhimit me përjashtim të ushqimit për njerëz, ushqimit për kafshë, bimëve të gjalla dhe kafshëve, produkteve me origjinë njerëzore si dhe produkteve bimore dhe shtazore që janë drejtpërdrejt të lidhura me riprodhimin-shumëzimin e tyre në të ardhmen; 1.2. Subjekt ekonomik - prodhuesi, përfaqësuesi i autorizuar, importuesi dhe distributori; 1.3. Prodhues - çdo person fizik ose juridik i cili e prodhon produktin, ose i cili e ka formësuar ose prodhuar produktin dhe e vendos në treg me emrin ose shenjën tregtare të tij; 1.4. Përfaqësuesi i autorizuar - çdo person fizik ose juridik i themeluar në Republikën e Kosovës i autorizuar me shkrim nga prodhuesi për detyra të caktuara, të përcaktuara si detyrime të prodhuesit, të cilat i kryen në emër të tij; 1.5. Importuesi - çdo person fizik ose juridik i regjistruar në Republikën e Kosovës që importon produkte dhe i vendos në tregun e Kosovës; 1.6. Distributori - çdo person fizik apo juridik në zinxhirin e furnizimit, i ndryshëm nga prodhuesi apo importuesi që vendosë produktin në dispozicion të tregut; 1.7. Vendosja në treg - vendosjen e parë të produktit në dispozicion për tregun e Republikës së Kosovës; 1.8. Vënia në dispozicion - e produkteve në treg është çdo porosi e produkteve për shpërndarje, konsum ose përdorim në tregun e Republikës së Kosovës në kuadër të veprimtarisë tregtare me ose pa pagesë; 1.9. Specifikimi teknik - dokumenti me të cilin përcaktohen kërkesat teknike të cilat duhet t’i plotësoj produkti, procesi ose shërbimi, 1.10. Standard Evropian - standardi në dispozicion të publikut i miratuar nga organizmat evropian për standarde; 1.11. Standardi i harmonizuar Evropian - standardi evropian i miratuar në bazë të kërkesës së Komisionit Evropian dhe shenjës së referencave të cilat janë publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian; 1.12. Standard i Kosovës - standardi në dispozicion të publikut dhe i miratuar nga Agjencia Kosovare e Standardizimit; 1.13. Akreditimi - procedurën e njohjes zyrtare nga një organizëm i autorizuar, të kompetencës së një trupi për vlerësimin e konformitetit me standardet dhe rregullat teknike për të kryer detyra të tilla si: testim, kalibrim, certifikim, inspektim; 1.14. Vlerësim i konformitetit - procedura me të cilën vërtetohet se kërkesat e përcaktuara që kanë të bëjnë me produktet, proceset, personin, sistemin apo trupin janë plotësuar; 1.15. Shenja e konformitetit të produkteve - shenja me të cilën prodhuesi tregon se produkti është konform me të gjitha kërkesat e përcaktuara në dispozitat të cilat përshkruajnë vendosjen e saj; 1.16. Trupi për vlerësim të konformitetit - trupi që kryen punët e vlerësimit të konformitetit, duke përfshirë, matjet, testimet, vërtetimet dhe kontrollet; 1.17. Trupi i autorizuar për vlerësim të konformitetit - trupi për vlerësim të konformitetit që kryen punët e vlerësimit të konformitetit në bazë të vendimit për autorizim të cilin e miraton ministria kompetente sipas nenit 1 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.18. Trupi i lajmëruar - trupi i autorizuar për vlerësim të konformitetit të cilin ministria kompetente ia ka lajmëruar Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së si një palë të tretë të pavarur për të kryer vlerësimin e konformitetit për një fushë të caktuar; 1.19. Kthimi i produktit - çdo masë e ndërmarrë e drejtuar në arritjen e kthimit të një produkti të rrezikshëm i cili veç është në dispozicion të përdoruesit të fundit; 1.20. Tërheqja e produktit - çdo masë të ndërmarr për tërheqjen e produktit nga tregu në gjithë zinxhirin furnizues; 1.21. Mbikëqyrja inspektuese - aktivitetet dhe masat që ndërmarrin ministritë kompetente për t’u siguruar që produktet e vendosura në treg plotësojnë kërkesat e përcaktuara sipas legjislacionit përkatës të Republikës së Kosovës; 1.22. Organi kompetent inspektues - organi i ministrisë kompetente të Republikës se Kosovës përgjegjës për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese në Republikën e Kosovës, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë që dalin nga dispozitat për organizimin dhe fushëveprimin e punës së ministrive kompetente dhe dispozitave tjera të cilat përcaktojnë kompetencat e tyre; 1.23. Organi për koordinimin e mbikëqyrjes inspektuese - Komisioni që themelohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës për koordinimin e mbikëqyrjes inspektuese për produkte; 1.24. Lëshimi në qarkullim - procesi i lëshimit të mallrave në qarkullim të lirë në përputhje me dispozitat doganore; 1.25. Legjislacioni i harmonizuar i Komunitetit - çdo legjislacion të Komunitetit me të cilin harmonizohen kushtet për vendosjen e produkteve në treg. 1.26. Komunitet - Komuniteti Evropian. 1.27. RAPEX – sistemin për shkëmbim të shpejtë të informacionit në lidhje me masat dhe veprimet në veçanti për produktet të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets technical requirements for products, taking account of safety and protection of human life and health, pets, plants, the environment, and nature.
Neni 4 Përcaktimi i kërkesave teknike Bazuar në nenin 1 paragrafi 1. i këtij ligji përcaktohen kërkesat teknike për produkte duke marrë parasysh sigurinë e tyre, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve, të kafshëve shtëpiake dhe bimëve, mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës dhe të tjera që janë vendimtare për rregullimin e fushës me të cilën kanë të bëjnë dispozitat. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ministritë kompetente duhet të nxjerrin dhe miratojnë akte nënligjore për kërkesat teknike të produkteve dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit, si dhe të publikojnë dhe njoftojnë disa veprime lidhur me standardet.
Neni 5 Detyrimet për nxjerrjen e akteve nënligjore 1. Ministritë kompetente në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësit e tyre nga fushë veprimtaria e tyre e punës nxjerrin akt nënligjor në përputhje me legjislacionin e harmonizuar të Bashkimit Evropian me të cilat përcaktohen kërkesat teknike për produkte ose grup produktesh si dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit përfshirë kontrollin e rregullt dhe të jashtëzakonshme të produkteve në përdorim kur ajo është e përcaktuar, me qëllim të: 1.1. sigurisë; 1.2. mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, kafshëve shtëpiake dhe bimëve; 1.3. mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës; 1.4. mbrojtjes së konsumatorëve dhe përdoruesve tjerë. 2. Për nxjerrjen e aktit sipas paragrafit 1. të këtij neni, merren parasysh parimet ndërkombëtare dhe detyrimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare me qëllim të parandalimit të pengesave të panevojshme për tregtinë ndërkombëtare. 3. Me përcaktimet nga paragrafi 1. i këtij neni, konsiderohet që produktet janë konform me kërkesat themelore të dispozitave në fuqi nëse produktet janë në pajtim me standardet kosovare të cilat janë të miratuara dhe harmonizuara me standardet evropiane. 4. Regjistri i standardeve kosovare nga paragrafi 3. i këtij neni publikohet në Ueb faqen Zyrtare të ministrive të cilat janë kompetente për nxjerrjen e dispozitave në bazë të nenit 1 paragrafi 1. i këtij ligji, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Standarde. 5. Në rastet kur konsiderohet se standardi nga paragrafi 3. i këtij neni apo ndonjë pjesë e tij nuk i përmbush plotësisht kërkesat e përcaktuara themelore, ministritë kompetente përgjegjëse i dorëzojnë Komisionit Evropian kontestimin formal të arsyetuar për standardin. 6. Ministritë kompetente nga paragrafi 1. i këtij neni do të informojë menjëherë publikun për aktivitetet nga paragrafi 5. i këtij neni duke publikuar në Ueb faqen Zyrtare në përputhje me ligjin që rregullon të drejtën e qasjes në dokumentet zyrtare. 7. Ministritë kompetente miratojnë akte nënligjore sipas paragrafit 1. të këtij neni në përputhje me kompetencat e tyre. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Prodhuesi duhet të sigurojë që produktet të jenë në përputhje me kërkesat, të mbajë dokumentacionin dhe të reagojë kur ka rrezik ose jokonformitet.
Neni 6 Detyrimet e prodhuesve 1. Kur produkti vendoset në treg, prodhuesi obligohet të garantoj se produkti i tij është projektuar dhe prodhuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në dispozitat që lidhen me atë produkt. 2. Në rastet kur dispozitat e nenit 1 paragrafi 1. të këtij ligji e kërkojnë, prodhuesi është i detyruar të përgatis dokumentacionin e nevojshëm teknik dhe të zbatoj ose të garantoj zbatimin e procedurave të zbatueshme për vlerësimin e konformitetit të produkteve. 3. Kur me procedurat e vlerësimit të konformitetit, nga paragrafi 2. i këtij neni, dëshmohet se produkti është konform me kërkesat e përcaktuara, prodhuesi është i detyruar të hartoj deklaratën e konformitetit në përputhje me nenin 13 këtij ligji dhe të vendos shenjën e konformitetit të përcaktuar në nenin 14 të këtij ligji. 4. Prodhuesi detyrohet të ruajë dokumentacionin teknik dhe deklaratën e konformitetit të produktit edhe pasi që produkti është vendos në treg, në afatin kohor të përcaktuar me dispozitat nga neni 1 paragrafi 1. i këtij ligji. 5. Prodhuesi detyrohet të garantojë procedurat në mënyrë që të ruhet konformiteti i serisë së produkteve. Duhet që në mënyrë adekuate të merren parasysh ndryshimet në formën ose karakteristikat e produktit si dhe ndryshimet në standardet e aplikueshme ose specifikimeve teknike të shënuara në deklaratën e konformitetit të produktit. 6. Prodhuesi detyrohet që, varësisht nga rreziqet që paraqet produkti dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, të kryej testimin e mostrave të produkteve që vendosen në treg, të hetoj dhe nëse është e nevojshme të mbaj librin e ankesave për produktet jokonforme dhe tërheqjen e produkteve nga tregu dhe për këtë duhet ta njoftojë distributorin. 7. Prodhuesi detyrohet të garantoj se produkti i tij bartë numrin e tipit, grupit-serisë të tipeve, apo ndonjë elementi tjetër që mundëson identifikimin e tyre. Në qoftë se ajo nuk lejohet nga madhësia apo natyra e produktit, informacioni i tillë duhet të vendoset në paketim ose në dokumentet shoqëruese të produktit. 8. Prodhuesi detyrohet që në produkt ose kur ajo nuk është e mundur, në paketimin e tij ose në një dokument që shoqëron produktin, të jep emrin e vet, emrin tregtar të regjistruar ose markën tregtare të regjistruar dhe adresën ku është në dispozicion. Adresa kërkohet të tregoj pikën unike në të cilën prodhuesi është në dispozicion. 9. Kur për produkte të caktuara kërkohet sipas dispozitave nga neni 1 paragrafi 1. i këtij ligji, prodhuesi duhet të sigurojë që produkti të jetë i shoqëruar me udhëzues dhe të dhënat e sigurisë në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës 10. Kur prodhuesi konsideron ose ka arsye të besojë se produkti që është vendosur në treg nuk është në përputhje me dispozitat që zbatohen për atë produkt, është i detyruar që menjëherë të ndërmarrë veprimet e nevojshme korrigjuese, me qëllim të përshtatjes së produktit me atë dispozitë në të kundërtën të tërheqë produktin nga tregu dhe të parandaloj shpërndarjen e tij. Kur produkti paraqet rrezik prodhuesi detyrohet që pa vonesë të informoj organet kompetente inspektuese duke specifikuar të dhënat, veçanërisht për jokonformitetin e produktit si dhe të gjitha veprimet e ndërmarra korrigjuese. 11. Prodhuesi është i detyruar që me kërkesën e arsyetuar të organeve kompetente inspektuese, ti siguroj këtij organi të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm në gjuhën zyrtare për të dëshmuar konformitetin e produkteve. Prodhuesi detyrohet që me kërkesë të organeve kompetente inspektuese të bashkëpunoj në çdo veprim të ndërmarrë për të eliminuar rreziqet që paraqet produkti i vendosur në treg. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A manufacturer may appoint a written authorized representative in Kosovo, and that representative must carry out the tasks set out in the authorization and cooperate with inspection authorities.
Neni 7 Përfaqësuesit e autorizuar 1. Prodhuesi mundet të autorizoj me shkrim një person fizik ose juridik të themeluar në Republikën e Kosovës si përfaqësues i autorizuar i tij. 2. Detyrimet nga neni 6 paragrafi 1. i këtij ligji dhe përgatitja e dokumentacionit teknik nuk mund të jetë përgjegjësi e përfaqësuesit të autorizuar. 3. Përfaqësuesi i autorizuar është i detyruar të kryej detyrat të cilat janë të specifikuara në autorizimin e dhënë nga prodhuesi. Me këtë autorizim përfaqësuesit të autorizuar duhet t’i mundësohet së paku që: 3.1. të mbaj deklaratën e konformitetit dhe dokumentacionin teknik në dispozicion të organeve kompetente inspektuese në afatin kohor të përcaktuar në dispozitën qe zbatohet për atë produkt; 3.2. t’u siguroj organeve kompetente inspektuese, të gjitha të dhënat dhe dokumentet e nevojshme për të dëshmuar konformitetin e produktit bazuar në kërkesën e arsyetuar të atyre organeve; 3.3. të bashkëpunojë me organet kompetente inspektuese sipas kërkesës të tyre për çdo veprim të ndërmarrë me qëllim të eliminimit të rrezikut që paraqet produkti. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Importers must place only compliant products on the market and keep them properly documented, labeled, stored, and monitored.
Neni 8 Detyrimet e importuesve 1. Importuesi është i detyruar që në tregun e Republikës së Kosovës të vendos vetëm produktet që janë në pajtim me dispozitat e përcaktuara për atë produkt. 2. Para se të vendos produktin në treg, importuesi detyrohet të sigurohet, që produkti është i shoqëruar me dokumentacionin e kompletuar teknik dhe mban shenjën e përcaktuar të konformitetit ose shenja të tjera. Produkti gjithashtu duhet shoqëruar me dokumentacionin e përcaktuar dhe që ka përmbushur kriteret e përcaktuara në nenin 6 paragrafi 7. dhe 8. të këtij ligji. 3. Kur importuesi konsideron ose ka arsye të besojë se produkti nuk është në përputhje me dispozitat në fuqi që zbatohen për atë produkt nuk duhet të vendos në treg atë produkt, derisa nuk behët harmonizimi me atë dispozitë. Kur produkti paraqet rrezik, importuesi detyrohet të njoftojë prodhuesin dhe organet kompetente inspektuese. 4. Importuesi detyrohet që në produkt ose kur ajo nuk është e mundur, në paketimin e tij ose në një dokument që shoqëron produktin, të jep emrin e vet, emrin tregtar të regjistruar ose markën tregtare të regjistruar dhe adresën ku është në dispozicion. 5. Kur për produkte të caktuara kërkohet sipas dispozitave nga neni 1 paragrafi 1. i këtij ligji, importuesi duhet të sigurojë që produkti të jetë i shoqëruar me udhëzues dhe të dhënat e sigurisë në gjuhën zyrtare. 6. Importuesi është i detyruar që derisa produkti është nën përgjegjësinë e tij të sigurohet që kushtet e magazinimit ose transportit nuk e rrezikojnë konformitetin e produktit me kërkesat e përcaktuara. 7. Kur ajo konsiderohet e përshtatshme varësisht nga rreziqet që paraqet produkti, importuesi është i detyruar me qëllim të mbrojtjes të shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, të kryej testimin e mostrave të produkteve të cilat synon ti vendos në treg, të hulumtoj dhe nëse është e nevojshme të mbajë librin e ankesave që kanë të bëjnë me jo konformitetin e produkteve si dhe tërheqjen e produkteve nga tregu dhe për këtë ti informoj distributorët. 8. Kur importuesi konsideron ose ka arsye të besojë se produktin të cilin e ka vendosur në treg nuk është në përputhje me dispozitat që zbatohen për atë produkt, është i detyruar që menjëherë të ndërmarrë veprimet e nevojshme korrigjuese, me qëllim të përshtatjes së produktit me atë dispozitë në të kundërtën të tërheqë produktin nga tregu ose të parandaloj distribuimin e tij. Kur produkti paraqet rrezik importuesi detyrohet që pa vonesë të informoj organet kompetente inspektuese duke specifikuar të dhënat, veçanërisht për jokonformitetin e produktit si dhe të gjitha veprimet e ndërmarra korrigjuese. 9. Kur për produkte të caktuara kërkohet sipas dispozitave nga neni 1 paragrafi 1. i këtij ligji, importuesi është i detyruar që për afatin kohor të përcaktuar me dispozitë që zbatohet për atë produkt, të ruaj kopjen e deklaratës së konformitetit më qëllim të vënies në dispozicion të organeve kompetente inspektuese dhe të siguroj që dokumentacioni teknik është në dispozicion të organeve kompetente të kontrollit sipas kërkesës së tyre. 10. Importuesi është i detyruar që me kërkesën e arsyetuar të organeve kompetente inspektuese, ti siguroj këtij organi të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm në gjuhën zyrtare për të dëshmuar konformitetin e produkteve, si dhe të bashkëpunoj me organin inspektues në çdo veprim të ndërmarrë për të eliminuar rreziqet që paraqet produkti i vendosur në treg. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Distributors must act with due care, check conformity and documentation before putting a product on the market, and take immediate corrective action or stop distribution if they suspect non-compliance or risk.
Neni 9 Detyrimet e distributorëve 1. Kur produkti vendoset në dispozicion të tregut, distributori detyrohet të veprojë me kujdesin e duhur në lidhje me kërkesat e përcaktuara. 2. Para se të vendoset produkti në treg, distributori detyrohet të verifikoj që produkti të jetë i shënjuar me shenjat e përcaktuara të konformitetit apo me shenjat tjera dhe që i njëjti është i shoqëruar me dokumentacionin e përcaktuar, udhëzuesit dhe të dhënat e sigurisë në gjuhën zyrtare. Distributori gjithashtu verifikon nëse prodhuesi dhe importuesi i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në nenin 6 paragrafi 7. dhe nenin 8 paragrafi 4. të këtij ligji. 3. Kur distributori konsideron ose ka arsye të besojë se produkti nuk është në përputhje me dispozitat që zbatohen për atë produkt, nuk lejohet të vendoset në dispozicion të tregut derisa produkti të mos jetë i harmonizuar me atë dispozitë. Kur produkti paraqet rrezik distributori detyrohet menjëherë të informoj prodhuesin dhe importuesin si dhe organet kompetente inspektuese. 4. Derisa produkti është nën përgjegjësinë e tij, distributori duhet të sigurohet që kushtet e magazinimit ose transportit nuk e rrezikojnë konformitetin e produktit me kërkesat e përcaktuara. 5. Kur distributori konsideron ose ka arsye të besojë se produkti që është vendosur në treg nuk është në pajtim me dispozitat që zbatohen për atë produkt, është i detyruar që menjëherë të ndërmarrë veprimet e nevojshme korrigjuese, me qëllim të përshtatjes së produktit me atë dispozitë, në të kundërtën të tërheqë produktin nga tregu ose të parandaloj distribuimin e tij. Kur produkti paraqet rrezik distributori duhet që pa vonesë të informoj organet kompetente inspektuese duke specifikuar të dhënat, veçanërisht për jokonformitetin e produktit si dhe të gjitha veprimet e ndërmarra korrigjuese. Nëse produkti është i vendosur në tregun e vendeve anëtare të BE-së, distributori është i detyruar në të njëjtën mënyrë të informoj organet kompetente inspektuese të atyre vendeve. 6. Distributori është i detyruar që më kërkesën e arsyetuar të organeve kompetente inspektuese, t’i siguroj këtij organi të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm në gjuhën zyrtare për të dëshmuar konformitetin e produkteve. Distributori detyrohet që me kërkesë të organeve kompetente inspektuese të bashkëpunoj në çdo veprim të ndërmarrë për të eliminuar rreziqet që paraqet produkti i vendosur në treg. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Importers or distributors are treated as manufacturers if they sell a product under their own name/brand or modify it in a way that may affect conformity; they then fall under the manufacturer obligations in Article 6.
Neni 10 Rastet në të cilat detyrimet e prodhuesve zbatohen për importuesit dhe distributorët Nëse importuesi apo distributori e vendos produktin në treg me emrin ose markën e tij tregtare apo nëse e modifikon produktin e vendosur në treg në atë mënyrë që ai mund të ndikojë në konformitet me kërkesat e përcaktuara për atë produkt, konsiderohet si prodhues dhe do t’ju nënshtrohet detyrimeve të prodhuesve në përputhje me nenin 6 të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Çdo subjekt ekonomik duhet t’i japë, me kërkesë të organit kompetent inspektues, informacione për identitetin e çdo subjekti ekonomik që i ka furnizuar produktin.
Neni 11 Identifikimi i subjekteve ekonomike Çdo subjekt ekonomik duhet që brenda afatit kohor të përcaktuar me dispozita që zbatohen për produktin e caktuar, me kërkesë të organit kompetent inspektues, të ofrojë informacione për identitetin e çdo subjekti ekonomik që i ka ofruar atyre produktin. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article says that the law’s conformity assessment procedure is set out for each product or group of products covered by the law.
Neni 12 Vlerësimi i konformitetit Me dispozitat e nenit 1 paragrafi 1. të këtij ligji përcaktohet procedura e vlerësimit të konformitetit për çdo produkt apo grup produktesh për të cilat zbatohen dispozitat. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The producer must give a declaration of conformity for the product, and the declaration must meet language and content requirements.
Neni 13 Deklarata e konformitetit 1. Prodhuesi e merr përgjegjësinë për konformitetin e produktit duke dhënë deklaratën e konformitetit. Deklarata e konformitetit duhet të hartohet në gjuhën zyrtare nëse produkti vendoset në tregun e Republikës së Kosovës, gjegjësisht e përkthyer në gjuhën ose gjuhët e kërkuara nga vendi anëtar i BE në të cilin produkti vendoset në treg apo në dispozicion. 2. Në deklaratën e konformitetit duhet të specifikohet se janë plotësuar kërkesat teknike të përcaktuara me dispozita që zbatohen për një produkt të caktuar. 3. Deklarata e konformitetit duhet të përmbajë elementet e përcaktuara në dispozitat e nenit 1 paragrafi 1. i këtij ligji që zbatohen për një produkt të caktuar. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The competent ministry may set the form, content, appearance, and use of the conformity mark; when required, placing the mark makes the producer responsible for product conformity.
Neni 14 Shenja e konformitetit 1. Në rastet kur dispozitat e nenit 1 paragrafi 1. të këtij ligji kërkojnë vendosjen e shenjës së konformitetit në produktet të cilat janë në konformitet me të gjitha dispozitat që zbatohen për ato produkte, shenja e përcaktuar e konformitetit duhet të vendoset para vendosjes së produktit në treg. Shenja e konformitetit duhet të vendoset në produktet për të cilat është e paraparë vendosja e saj dhe nuk lejohet të vendoset në produktet e tjera. Nëse nuk është e mundur që shenja e konformitetit të vendoset në produkt ose në pllakën për shenjim, atëherë kjo vendoset në paketim dhe në dokumentet shoqëruese, kur dispozita që zbatohet për atë produkt parasheh dokumente të tilla. 2. Ministria kompetente me akt nënligjor përcakton formën, përmbajtjen, pamjen dhe mënyrën e përdorimit të shenjës së konformitetit. 3. Me vendosjen e shenjës së konformitetit kur dispozitat kërkojnë atë, prodhuesi e merr përsipër përgjegjësinë për konformitetin e produktit me kërkesat e përcaktuara me dispozitat që zbatohen për atë produkt. 4. Ndalohet vendosja e shenjave, simboleve apo mbishkrimeve tjera në produkte, forma dhe përmbajtja e të cilave mund të kuptohet nga pala e tretë si shenjë e konformitetit. Lejohet vendosja e shenjave tjera në produkte, me kusht që me këtë nuk zvogëlohet dukja dhe lexueshmëria e shenjës së konformitetit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The competent ministry may issue subordinate rules for conformity assessment bodies, including special requirements, how to meet them, and possible supervision measures for non-compliance.
Neni 15 Trupat për vlerësim të konformitetit dhe kërkesat të cilat duhet ti plotësojnë ato 1. Bazuar në dispozitat e nenit 1 paragrafit 1. të këtij ligji, Ministria kompetente nxjerr akte nënligjore me të cilat përcaktohen edhe kërkesa të veçanta që duhet ti plotësojnë trupat për vlerësim të konformitetit. 2. Me akte nënligjore të nxjerra sipas paragrafit 1. të këtij neni, përcaktohen edhe mënyrat e plotësimit për të gjitha kërkesat e përcaktuara për trupat që zbatojnë procedurat për vlerësim të konformitetit. 3. Bazuar në dispozitat e nenit 1 paragrafi 1. të këtij ligji mund të përcaktohen procedurat e mbikëqyrjes të trupave për vlerësim të konformitetit dhe masat që duhen ndërmarrë në rast të mospërmbushjes së kërkesave të përcaktuara në paragrafin 1. i këtij neni dhe nenit 16 të këtij ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Trupat për vlerësim të konformitetit duhet të plotësojnë kërkesa minimale për personel, hapësira/pajisje, pavarësi, sekret profesional dhe sigurim përgjegjësie, dhe nuk mund të jenë subjekt ekonomik për produktet që vlerësojnë ose të përfshihen drejtpërdrejt në aktivitetet lidhur me ato produkte.
Neni 16 Kërkesat minimale 1. Kërkesat minimale që duhet t’i plotësojnë trupat për vlerësim të konformitetit janë: 1.1. përgatitja profesionale e personelit në fushën adekuate për të cilën është i autorizuar trupi për vlerësim të konformitetit; 1.2. hapësirat dhe pajisjet e nevojshme, 1.3. pavarësia dhe paanshmëria në procedurat e vlerësimit të konformitetit; 1.4. ruajtja e sekreteve të punës; 1.5. sigurimi nga përgjegjësia për periudhën e autorizimit, përveç rasteve kur shteti e merr përgjegjësinë e tyre. 2. Trupi për vlerësim të konformitetit nuk mund të jetë subjekt ekonomik për ato produkte të cilat janë objekt i vlerësimit të tij, si dhe nuk mund të jetë i përfshirë direkt në projektimin, prodhimin, përpunimin, tregtimin, instalimin, përdorim dhe mirëmbajtje të atyre produkteve. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A conformity assessment body may carry out conformity assessment work only on the basis of an authorization decision issued by the competent ministry.
Neni 17 Autorizimi i trupave për vlerësim 1. Trupi për vlerësim të konformitetit mund të kryej punët e vlerësimit të konformitetit, të cilat janë përcaktuar me dispozitat e nenit 1 paragrafi 1. i këtij ligji, vetëm në bazë të vendimit për autorizim të cilin e nxjerr Ministria e fushës përkatëse. 2. Kur trupi për vlerësim të konformitetit dëshmon përputhshmërinë e tij me kërkesat e përcaktuara në standardet kosovare të miratuara konform me standardet e harmonizuara evropiane, atëherë konsiderohet se trupi i plotëson kërkesat e nenit 15 paragrafi 1. dhe nenit 16 të këtij ligji. Certifikata e akreditimit që lëshohet nga organi akreditues i Kosovës mund të konsiderohet se është dëshmi plotësuese e përputhshmërisë së trupave për vlerësimin e konformitetit me kërkesat e përcaktuara në standardet kosovare të miratuara konform me standardet e harmonizuara evropiane. 3. Vendimi nga paragrafi 1. i këtij neni mund të ketë afat të caktuar kohor apo të vlejë deri në shfuqizim. 4. Trupi për vlerësim të konformitetit duhet të plotësojë kërkesat gjatë tërë kohëzgjatjes se autorizimit sipas dispozitave nga neni 15 paragrafi 1. dhe nenit 16 të këtij ligji. 5. Nëse vërtetohet se gjatë afatit të vlefshmërisë së autorizimit, trupi për vlerësimin e konformitetit nuk vazhdon të përmbush kërkesat e përcaktuara, ministri i Ministrisë së fushës përkatëse i cili ka nxjerrë aktin nga neni 1 paragrafi 1. të këtij ligji, nxjerr vendim me të cilin shfuqizon autorizimin për pjesën në të cilën trupi nuk vazhdon ti përmbush kushtet. 6. Kundër vendimit nga paragrafi 1. dhe 5. të këtij neni, mund të iniciohet konflikt administrativ. 7. Ministritë përkatëse në pajtim me kompetencat e tyre, i raportojnë Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE për trupat për vlerësim të konformitetit që i kanë autorizuar dhe numrat identifikues të ndarë nga Komisioni Evropian, dhe për çdo ndryshim në lidhje me autorizimet dhe për atë të njoftoj ministrinë përkatëse. 8. Procedurat e raportimit sipas paragrafi 7. të këtij neni, si dhe kërkesat që kanë të bëjnë për organet të cilët kryejnë raportimet si dhe kërkesat që kanë të bëjnë me organet e lajmëruara, përcaktohen me akt nënligjor nga ministria përkatëse. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The authorized conformity assessment body carries out conformity assessment procedures when requested by the manufacturer or its authorized representative and the competent inspectorate body.
Neni 18 Zbatimi i detyrave ne procedurë të vlerësimit të konformitetit 1. Trupi për vlerësim të konformitetit i autorizuar për të zbatuar detyrat në kuptim të dispozitave të këtij ligji, kryen procedurat e vlerësimit të konformitetit, në bazë të kërkesës së prodhuesit ose përfaqësuesit të tij të autorizuar dhe organit kompetent inspektues. 2. Trupi për vlerësim të konformitetit dhe parashtruesi i kërkesës rregullon me marrëveshje në formë të shkruar, të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella në lidhje me zbatimin e procedurave të vlerësimit të konformitetit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Competent ministries must recognize certain foreign-issued conformity and inspection documents when the stated conditions are met.
Neni 19 Vlefshmëria e dokumentit të konformitetit të lëshuara jashtë vendit 1. Në Republikën e Kosovës vlejnë dokumentet e konformitetit të lëshuara jashtë vendit, nëse janë dhënë në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare që i ka lidhur Republika e Kosovës. 2. Ministritë kompetente ne pajtim me këtë ligj do te njohin dokumentet e konformitetit, raportin e testimit, vërtetimin-certifikatën e konformitetit dhe raportin ose vërtetimin e inspektimit të lëshuara jashtë vendit, nëse në mënyrë kumulative janë përmbushur këto kushte: 2.1. është përcaktuar se procedurat e vlerësimit të konformitetit për produktin në fjalë i ka kryer trupi i autorizuar për vlerësim të konformitetit; 2.2. në Republikën e Kosovës nuk ka trup të autorizuar për vlerësim të konformitetit; 2.3. vlerësimet e konformitetit janë kryer nga trupat për vlerësim të konformitetit, të cilat shtete anëtare të Bashkimit Evropian i kanë lajmëruar në Komisionin Evropian, regjistri i të cilave është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian". 3. Evidentimin e dokumenteve të pranuara të konformitetit të lëshuara jashtë vendit dhe të trupave të regjistruara të vlerësimit të konformitetit, dokumentet e të cilave janë të pranueshme i udhëheqin Ministritë përkatëse të cilat janë kompetente për nxjerrjen e dispozitave sipas nenit 1 paragrafi 1. të këtij ligji. Regjistri i trupave të lajmëruara për vlerësim të konformitetit, dokumentet e të cilave janë të pranuara, është libri publik i cili udhëhiqet, azhurnohet dhe publikohet në Ueb faqet zyrtare të ministrisë kompetente. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Qeveria e Republikës së Kosovës përcakton me rregullore mënyrat dhe procedurat e shkëmbimit të informacionit me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.
Neni 20 Shkëmbimi i informatave më vendet tjera Mënyrat dhe procedurat e shkëmbimit të informacionit me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare në fushën e standardeve, rregullave teknike dhe rregulloreve për informimin e shërbimeve shoqërore, me rregullore i përcakton Qeveria e Republikës së Kosovës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Inspection supervision must prevent, stop, or limit the placing on the market of unsafe or non-compliant regulated products, and it must notify the public, the European Commission, and Member States about measures taken.
Neni 21 Mbikëqyrja inspektuese 1. Me kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese sigurohet që produktet e vendosura në treg ose në dispozicion i plotësojnë kërkesat që garantojnë nivel të lartë të mbrojtjes së interesave publike të tilla si: shëndetin dhe sigurinë e përgjithshme, mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë në vendin e punës, mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e mjedisit dhe të sigurisë. 2. Mbikëqyrja inspektuese duhet të siguroj që të parandalohet shpërndarja ose të ndalojë apo kufizojë vendosjen në treg të produkteve që janë të rregulluara me legjislacionin në fuqi, i cili është në pajtim me ligjet e Bashkimit Evropian edhe në rastet kur produktet përdoren në pajtim me qëllimin e dedikuar ose në kushte të cilat mund të parashihen, si dhe kur janë instaluar dhe mirëmbajtur siç kërkohet, por që arsyeshëm parashikohet se mund të rrezikojnë shëndetin e përdoruesit ose në ndonjë mënyrë tjetër nuk janë konform me kërkesat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi. 3. Mbikëqyrja inspektuese në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të njoftoj opinionin, Komisionin Evropian dhe Shtetet Anëtare për masat e ndërmarra në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni. 4. Dispozitat e mbikëqyrjes inspektuese zbatohen edhe për produktet të cilat montohen ose prodhohen për përdorim personal të prodhuesit, kur kjo është e përcaktuar me ligj të veçantë ose akte tjera. 5. Dispozitat e mbikëqyrjes inspektuese zbatohen nëse nuk ka dispozita të veçanta për të njëjtin qëllim në legjislacionin tjetër në fuqi i cili është në pajtueshmëri me legjislacionin e Bashkimit Evropian. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Inspektorët kompetent mbikëqyrin zbatimin e ligjit dhe duhet t’i kryejnë detyrat në mënyrë të pavarur, të ndershme dhe të paanshme, duke ruajtur fshehtësinë e të dhënave kur kërkohet.
Neni 22 Paanshmëria e inspektorit 1. Mbikëqyrja inspektuese për zbatimin e këtij ligji dhe akteve nënligjore të miratuara sipas këtij ligji, kryhet nga inspektorët kompetent në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që dalin nga aktet që rregullojnë organizimin dhe fushëveprimin e punës së ministrive kompetente si dhe akteve tjera që përcaktojnë kompetencat e tyre. 2. Inspektorët janë të detyruar të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur, të ndershme, të paanshme, të pandikuar dhe të ruajnë fshehtësinë e të dhënave kur kërkohet për të mbrojtur sekretet e punës ose të ruajnë të dhënat personale në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Inspection measures affecting market placement, distribution, or withdrawal of products must be proportional and clearly state their legal basis.
Neni 23 Njoftimi për masat e ndërmarra 1. Të gjitha masat që ndërmerren gjatë kryerjes e mbikëqyrjes inspektuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili është në pajtueshmëri me legjislacionin e Bashkimit Evropian, e me të cilat masa ndalohet ose kufizohet vendosja e produkteve në treg, parandalohet distribuimi i produktit ose produkti tërhiqet nga tregu, duhet të jenë proporcionale dhe të specifikojnë saktë bazën ku ato janë referuar. 2. Subjekti ekonomik njoftohet me shkrim për çdo masë të ndërmarrë, si dhe mjetet juridike që janë në dispozicion të tij dhe për afatet e parashtrimit të tyre. 3. Para ndërmarrjes së masave, subjektit ekonomik i mundësohet që të deklarohet në afatin kohor jo më pak se dhjetë (10) ditë, përveç kur kjo nuk është e mundur për shkak të urgjencës në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin ose sigurinë në lidhje me interesat publike të përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi. 4. Nëse masa është ndërmarr dhe subjektit ekonomik nuk i është lejuar që paraprakisht të deklarohet, duhet t'i jepet mundësia e deklarimit sipas legjislacionit në fuqi. 5. Të gjitha masat e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, do të ndërpriten ose të ndryshohen pasi që subjektit ekonomik ti ketë kryer detyrimet. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The inspection authority may run and update sectoral inspection surveillance programs and carry out related monitoring and reporting tasks.
Neni 24 Kompetencat e organeve inspektuese 1. Organi inspektues në kuadër të kompetencave të veta: 1.1. sjellë, periodikisht azhurnon dhe zbaton programe sektoriale të mbikëqyrjes inspektuese në sektorët për të cilat është përgjegjës për kryerjen e mbikëqyrjes së tregut; 1.2. përcjellë ankesat dhe raportet që kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me rreziqet të cilat dalin në lidhje me produktet; 1.3. përcjellë të dhënat për aksidentet dhe dëmtimin e shëndetit që dyshohet të jetë shkaktuar nga këto produkte; 1.4. verifikon nëse janë marrë masat korrigjuese nga subjekti ekonomik; 1.5. përcjellë zhvillimet shkencore dhe teknike që lidhen me çështjen e sigurisë; 1.6. rregullisht kryen shqyrtimin dhe vlerësimin e funksionimit të sistemit të mbikëqyrjes inspektuese dhe efektivitetin e saj, me kërkesë rishikon dhe kur është e nevojshme revidon qasjet e tanishme si dhe organizimin e mbikëqyrjes inspektuese; 1.7. njofton Komisionin Evropian dhe Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian me të gjitha të dhënat të cilat subjekti ekonomik duhet ti sigurojë në përputhje me nenin 23 paragrafi 3. të këtij ligji. Të gjitha të dhënat e mëvonshme duhet të përcaktohen qartë në lidhje me të dhënat e ofruara më parë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Several public authorities must notify, share, and publish inspection-related information, including through websites and electronic communication.
Neni 25 Njoftimi dhe informimi 1. Ministritë kompetente në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre njoftojnë publikun për organet inspektuese përmes Ueb faqes se tyre, në pajtim me ligjin që rregullon të drejtën e qasjes në informata. 2. Organi për koordinimin e mbikëqyrjes inspektuese do të: 2.1. informojë Komisionin Evropian për organet inspektuese, fushë veprimtarinë dhe kompetencat e tyre; 2.2. informojë Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së për programet sipas nenit 24 i këtij ligji, dhe të njëjtat ti vendos në dispozicion të publikut përmes komunikimeve elektronike dhe kur është e nevojshme edhe në forma tjera; 2.3. për rezultatet e kontrollit dhe verifikimin e funksionimit të sistemit të mbikëqyrjes inspektuese dhe efikasitetin e tyre të informojë Komisionin Evropian të paktën një herë në katër (4) vjet. Rezultatet duhet të jenë në dispozicion të publikut përmes komunikimit elektronik dhe kur është e nevojshme edhe në forma tjera. 3. Organet kompetente inspektuese të Republikës së Kosovës bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacione me organet kompetente inspektuese të Shteteve Anëtare të BE dhe me Komisionin Evropian, për programet e tyre të mbikëqyrjes së tregut dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me produktet që paraqesin rrezik. 4. Organet kompetente inspektuese të Republikës së Kosovës do t’u ofrojnë asistencë organeve të mbikëqyrjes së tregut të vendeve të tjera anëtare të BE në shkallë adekuate duke i furnizuar me të dhëna ose dokumentacion, duke kryer hetime të duhura ose ndonjë masë tjetër të nevojshme dhe duke asistuar në hetimet e iniciuara nga shtetet e tjera anëtare. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article requires the market inspectorate contact point to provide available information to the European Commission about risky products through the RAPEX rapid information exchange system.
Neni 26 Sistemi për shkëmbim të shpejtë 1. Procedura e njoftimit të Komisionit Evropian në lidhje me gjysmë produktet jo konsumuese qe mbulohen nga legjislacioni i harmonizuar i Komunitetit që paraqet një rrezik serioz dhe kërkon ndërhyrje të shpejtë, përfshirë rrezikun serioz pasojat e të cilit nuk janë të menjëhershme, kryhet përmes sistemit për shkëmbim të shpejte të informacionit në lidhje me masat dhe veprimet në veçanti për produktet të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve- në tekstin e mëtejmë RAPEX. 2. Selia e Inspektoriatit të tregut është vendi si pikë kontakti për komunikim me Komisionin Evropian për të gjitha të dhënat zyrtare që disponojnë të cilat dërgohen dhe pranohen përmes RAPEX-it. 3. Pika kontaktuese sipas paragrafit 2. të këtij neni do ti ofroj Komisionit Evropian informatat ne dispozicion për produktet që paraqesin rrezik, në veçanti, identifikimin e produkteve, prejardhja- origjina dhe zinxhirin furnizues të produkteve, identifikimin e rreziqeve, rezultatet e testimit të kryer, natyrën dhe kohëzgjatjen e masave të ndërmarra, masat e ndërmarra vullnetare, kontaktet me subjektet ekonomike në fjalë dhe justifikimin për veprim ose mosveprim dhe në lidhje me çdo ndryshim ose tërheqje të masave të ndërmarra. 4. Pikat kontaktuese janë rrjet i organeve shtetërore të cilat dërgojnë njoftimet zyrtare të pikës së kontaktit sipas paragrafit 2. të këtij neni dhe të cilat marrin njoftime zyrtare nga pika e kontaktit referuar në paragrafin 2. të këtij neni. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Inspektorati kompetent must give the public information about product risks, keep data secret when needed to protect business secrets or personal data, cooperate with economic entities on product risk prevention, and notify the relevant economic entity if a product is withdrawn.
Neni 27 Sekreti i të dhënave 1. Organi kompetent inspektues i vendos në dispozicion të publikut informatat që i disponon për rreziqet që lidhen me produktin, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga lëndimi ose dëmeve të tjera. 2. Organet inspektuese e ruajnë sekretin e të dhënave kur është e nevojshme për të mbrojtur sekretet e biznesit apo të ruajnë fshehtësinë e të dhënave personale në pajtim me dispozitat në fuqi, në raport me kërkesat që ato të dhëna të janë sa më të plota dhe publike me qëllim që të mbrohen interesat e përdoruesve në Republikën e Kosovës. 3. Organi kompetent inspektues dhe subjektet ekonomike bashkëpunojnë për të parandaluar apo zvogëluar rrezikun e shkaktuar nga produktet që këto subjekte ekonomike i kanë vendosë në treg ose dispozicion. 4. Kur organi kompetent inspektues vendos të tërheq ndonjë produkt, për këtë e njofton subjektin ekonomik të cilit i përket produkti në adresën e shënuar në produkt, në paketimin e tij ose në dokumentin që shoqëron atë produkt. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Inspektorët may request documents, enter premises when necessary and reasonable, take product samples, and order inspections or market measures against non-compliant or dangerous products.
Neni 28 Autorizimet e inspektorëve 1. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese inspektorët kanë autorizim të kërkojnë nga subjektet ekonomike t’ia vejnë në dispozicion dokumentet dhe të dhënat e nevojshme, të hyjnë në repartet e subjekteve ekonomike nëse ajo është e nevojshme dhe e arsyeshme, si dhe të marrin mostrat e nevojshme të produkteve. 2. Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, inspektori kryen verifikimin adekuat të karakteristikave të produkteve në masën adekuate përmes verifikimit të dokumenteve të përcaktuara të konformitetit, përmes kontrolles vizuale dhe kur ajo është në përputhje me vërtetimin fizik dhe laboratorik në bazë të mostrave adekuate, duke marrë parasysh parimet e vërtetuara të vlerësimit të rrezikut, kundërshtimet dhe të dhënat tjera. 3. Kur subjektet ekonomike paraqesin raportet e testimit apo vërtetimet - certifikatat e konformitetit të lëshuara nga trupat për vlerësim të konformitetit të akredituar, organi kompetent inspektues do të marrë parasysh ato raporte, vërtetime - certifikata. 4. Në qoftë se gjatë mbikëqyrjes inspektuese me arsye dyshohet se produkti nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara teknike edhe pse janë kryer procedurat e vlerësimit të konformitetit, inspektori do të marrë mostrat adekuate të produktit dhe do t’ia përcjellë në testim trupave për vlerësim të konformitetit, i cili nuk ka qenë i përfshirë në testim dhe vlerësim të konformitetit të të njëjtit produkt para vendosjes në treg ose në përdorim. 5. Kur inspektori gjatë mbikëqyrjes inspektuese verifikon karakteristikat e produktit dhe ka dyshim të bazuar se produkti mund të jetë i rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve, konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë, respektivisht me qëllim të mbrojtjes së interesave të tjera publike në bazë të nenit 21 paragrafi 1. të këtij ligji, me vendim ndalon përkohësisht, për një afat siç parashikohet me akt nënligjor për kontrollime të ndryshme, të vërtetimit dhe vlerësimit të sigurisë, dërgesës, ofrimin e dërgesës, promovimit ose ekspozimit të produktit. 6. Inspektori pas kontrolles vizuale dhe fizike të karakteristikave të produktit, respektivisht pas kryerjes së procedurës testuese, nëse vërteton se produkti nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara teknike, merr vendim me të cilin subjektit ekonomik i ndalon vendosjen në treg, kufizimin e vendosjes në treg, ndalon distribuimin ose përdorimin, urdhëron tërheqjen, respektivisht kthimin e produktit nga tregu ose përdorimi. Në qoftë se është vërtetuar se produkti paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë, respektivisht me qëllim të mbrojtjes së interesave të tjera publike në bazë të nenit 21 paragrafi 1. të këtij ligji, inspektori do të urdhërojë edhe asgjësimin e produkteve në kushte adekuate ose në ndonjë mënyrë tjetër ti bëjë të papërdorshme dhe për këtë do ta njoftoj opinionin publik. 7. Sipas paragrafit 6. të këtij neni inspektori i ofron organeve kompetente dëshmitë për jo konformitetin si në vijim: 7.1. dështimi për të përmbushur kërkesat themelore sipas nenit 2 të këtij ligji; 7.2. jokonformiteti me standardet e zbatueshme të përcaktuara për llojin e produktit në fjalë; 7.3. zbatimin e gabuar të standardeve të përcaktuara për llojin e produktit në fjalë; 7.4. mangësitë në standardet e përcaktuara për të cilat është vërtetuar se nuk i plotësojnë në tërësi kërkesat themelore për llojin e produktit në fjalë. Ministria kompetente do të njoftojë Komisionin Evropian për masat e ndërmarra sipas nën- paragrafit 7.1. të këtij paragrafi pa vonesë duke cekur arsyet për ndërmarrjen e atyre masave. 8. Vendimi se a paraqet produkti rrezik serioz duhet të bazohet në vlerësimin adekuat të rrezikut i cili merr parasysh shkallën e rrezikut dhe mundësinë e shfaqjes së tij me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin përkatës në fuqi në Republikën e Kosovës, apo në legjislacionin përkatës të harmonizuar të Komunitetit. Mundësia e arritjes së niveleve të larta të sigurisë ose ekzistimi i produkteve të tjera që paraqesin shkallë më të ulët të rrezikut nuk mund të jetë bazë për paragjykimin që produkti paraqet një rrezik serioz. 9. Inspektori urdhëron subjektin ekonomik që ti evitoj parregullsitë dhe cakton afatin e zbatimit për evitimin e parregullsive, në rast se vërteton që produkti është vendosur në treg ose në dispozicion të tregut- produkt me mangësi formale: 9.1. pa shenjat e përcaktuara ose i shënuar në mënyrë jo ligjore; 9.2. pa dokumentet e konformitetit, raportet e testimit, vërtetimet-certifikatat e konformitetit, raportet apo vërtetimet e inspektimit dhe deklaratë e konformitetit ose deklarata e konformitetit jo e plotë; 9.3. pa ose me dokumentacione jo të plota teknike, ose kur dokumentacioni teknik nuk është në dispozicion; 9.4. pa udhëzime të përcaktuara dhe të dhënat për sigurinë e produktit, apo në qoftë se udhëzimet dhe të dhënat e përcaktuara për siguri nuk e shoqërojnë produktin; 9.5. pa informacion të produktit në gjuhën zyrtare. 10. Nëse subjekti ekonomik nuk eviton parregullsitë brenda afatit të caktuar në paragrafin 9. të këtij neni, inspektori merr vendim me të cilin ndalon vendosjen në treg, distribuimin ose përdorimin e produkteve me mangësi formale. 11. Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, inspektori me vendim urdhëron evitimin e parregullsive apo mangësive të vërtetuara dhe cakton afatin e zbatimit për të cilin parregullsitë, mangësitë kërkohet të evitohen. 12. Kur inspektorët marrin masa sipas këtij neni, kërkohet të veprojnë ashtu që të zbatojnë këto masa në mënyrë proporcionale me seriozitetin e rrezikut dhe duke marrë parasysh parimin e kujdesit, respektivisht që masa e marrë është në proporcion me natyrën e rrezikut ose të rrezikut të mundshëm. 13. Ankesa kundër vendimit të inspektorit nga paragrafët 5., 6., 10. dhe 11. të këtij neni nuk e shtyn ekzekutimin e tij. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: An economic entity must bear the costs of testing and conformity assessment for a product that does not meet technical requirements.
Neni 29 Shpenzimet e procedurës inspektuese Shpenzimet e testimit, vlerësimit të konformitetit të produktit, mbulohen nga subjekti ekonomik i cili e ka vendos në treg ose në dispozicion të tregut produktin që nuk është konform kërkesave teknike. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Inspektuese bodies may cooperate with competent authorities of third countries on information exchange, technical support, access to European systems, and support for conformity assessment, inspection supervision, and accreditation.
Neni 30 Bashkëpunimi ndërkombëtar Organet inspektuese mund të bashkëpunojnë me organet kompetente të vendeve të treta në fushën e shkëmbimit të informacionit, mbështetjes teknike, mbështetjes dhe lehtësimit të hyrjes në sistemet Evropiane si dhe mbështetjes së aktiviteteve që kanë të bëjnë me vlerësimin e konformitetit, mbikëqyrjen inspektuese dhe akreditimin. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Customs may verify products before free circulation and may temporarily stop further customs procedures if certain risks or documentation/marking problems are found.
Neni 31 Verifikimi i produkteve para importimit me qëllim të vendosjes në treg 1. Para se të miratohet hyrja e produktit në qarkullim të lirë, shërbimi doganor apo zyra kompetente doganore është e autorizuar për të kryer verifikimin adekuat të karakteristikave të produktit që hyjnë në territorin doganor të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 28 paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij ligji. 2. Dogana përkohësisht ndalon zbatimin e procedurave të mëtejme doganore të kërkuara me qëllim të lejimit të produktit në qarkullim të lirë, nëse gjatë kryerjes së verifikimit të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni vërtetohet se: 2.1. produkti ka karakteristika që çojnë në dyshimin se produkti përkatës kur është instaluar në rregull, mirëmbajtur dhe përdorur, paraqet rrezik serioz për sigurinë, shëndetin, mjedisin dhe natyrën, apo interesa të tjera publike sipas nenit 21 paragrafi 1. të këtij ligji; 2.2. produktin nuk e shoqëron dokumentacioni i shkruar ose elektronik që kërkohet me dispozitat për atë produkt; 2.3. produkti nuk është shënjuar konform me dispozitat në fuqi; 2.4. që shenja e konformitetit në produkt është vendosur në mënyrë të gabuar ose mashtruese. 3. Dogana detyrohet të njoftoj me shkrim organin kompetent inspektues për çdo pezullim-ndalim të përkohshëm. 4. Në rast të ndalimit të përkohshëm të zbatimit të mëtejshëm të procedurave doganore që kanë të bëjnë me produktet që prishen lehtë, atëherë dogana konform mundësive lejon magazinimin e produkteve ose për automjete të cilat përdoren për transport bëhet akomodimi-vendosje në pajtim me kërkesat domosdoshme për ruajtjen e atyre produkteve. 5. Kur subjektet ekonomike tregojnë raportet e testimit, vërtetimin-certifikatën e konformitetit të lëshuara nga trupat e akredituara për vlerësim të konformitetit, doganat do të marrin në konsideratë ato raporte, vërtetime-certifikata. 6. Dispozitat e nenit 25 paragrafi 3. dhe 4., nenit 31, 32 dhe 33 të këtij ligji zbatohen në shërbimet doganore pa sjellë në pikëpyetje zbatimin e akteve të cilat rregullojnë sistemet specifike të bashkëpunimit në mes shërbimeve doganore. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Dogana duhet të lejojë qarkullimin e lirë të produkteve kur plotësohen kushtet e përcaktuara dhe, në një rast, kur nuk merr njoftim me shkrim brenda 3 ditëve të punës.
Neni 32 Lejimi për qarkullim të lirë të produkteve 1. Dogana do të aprovojë lejimin në qarkullim të lirë të produkteve për sa i përket ndalesës së përkohshme në zbatimin e mëtejmë të procedurave të kërkuara doganore sipas nenit 31 të këtij ligji, nëse dogana në afatin prej tri (3) ditë pune nga dita e masës së përkohshme të ndalimit nuk merr njoftim zyrtar me shkrim për procedurat e ndërmarra nga organi kompetent inspektues si dhe nëse janë plotësuar kushtet tjera të përcaktuara për vendosjen e produkteve përkatëse në raport me procedurat e kërkuara doganore. 2. Dogana do të aprovoj lejimin e qarkullimit të lirë të produkteve sipas nenit 31 paragrafi 2. dhe 3. të këtij ligji, nëse organi kompetent inspektues vërteton se produkti nuk paraqet rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë ose që nuk është në kundërshtim me dispozitat e akteve në fuqi për atë produkt, nëse janë plotësuar kushtet tjera të përcaktuara për vendosjen e produkteve përkatëse në raport me procedurat e kërkuara doganore. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Inspektoriati kompetent mund të ndalojë vendosjen në treg të një produkti të rrezikshëm dhe mund të urdhërojë asgjësimin ose masa të tjera; dogana duhet të mos lejojë qarkullimin e lirë kur kërkohet, dhe importuesi mund të detyrohet të mbulojë shpenzimet e asgjësimit.
Neni 33 Vendosja e vërejtjes 1. Organi kompetent inspektues do të marrë masa që të ndaloj vendosjen e produktit në treg, nëse vërteton se produkti paraqet rrezik serioz dhe do të kërkojë nga dogana kompetente me verifikim në faturë dhe në çdo dokumentacion tjetër relevant që shoqëron produktin ose kur shqyrtimi i të dhënave kryhet në formë elektronike, në sistemin e shqyrtimit përkatës të të dhënave vendos vërejtjen në vijim: "Produkt i rrezikshëm-nuk lejohet malli në qarkullim të lirë - Ligji për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit". 2. Organi kompetent inspektues do të marrë masa adekuate të mundshme nëse ajo kërkohet duke përfshirë ndalimin e vendosjes së produktit në treg, nëse vërteton që produktet nuk i plotësojnë kërkesat e përcaktuara teknike. Organi kompetent inspektues i cili ndalon vendosjen e produkteve në treg, kërkon nga dogana kompetente të mos aprovoj lejimin e të njëjtit në qarkullim të lirë dhe qe me verifikim në faturë dhe në çdo dokumentacion tjetër relevant që shoqëron produktin ose kur shqyrtimi i të dhënave kryhet në formë elektronike, në sistemin e shqyrtimit përkatës të të dhënave vendos vërejtjen në vijim: "Produkt i rrezikshëm- nuk lejohet malli në qarkullim të lirë- Ligji për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit". 3. Në rast se produkti sipas paragrafit 1. ose 2. të këtij neni deklarohet më vonë për procedurë doganore, ndryshe nga lejimi në qarkullim të lirë dhe nëse organi inspektues kompetent nuk e kundërshton, shënimet në formë të vërejtjeve në kuptim të dispozitave të paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni sipas kushteve të njëjta vërtetuese bartën në dokumente të cilat paraqiten që kanë të bëjnë me atë procedurë. 4. Kur organi kompetent inspektues e konsideron si të nevojshme dhe proporcionale mund të urdhërojë shkatërrimin ose në mënyrë tjetër të bëjë të papërdorshme produktet që paraqesin rrezik serioz. 5. Nëse në afatin e caktuar kohor importuesi nuk vepron konform paragrafit 4. të këtij neni, organi kompetent inspektues mund të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme përfshirë edhe marrjen e vendimit për konfiskimin e produkteve për asgjësim të cilin e organizon dhe kryen organi kompetent inspektues dhe shpenzimet për këtë i bartë importuesi i cili duhet të paguajë ato brenda tetë (8) ditëve nga data e njoftimit për kryerjen e asgjësimit, në të kundërtën shpenzimet do ti paguaj përmes mënyrës detyruese. Mënyra detyruese kryhet nga administrata kompetente tatimore sipas selisë së njësive ose sipas vendbanimit të importuesit në bazë të dispozitave për zbatimin e pagesës së detyrueshme të borxhit tatimor. 6. Organet kompetente inspektuese informojnë doganën për llojet e produkteve për të cilat është vërtetuar rreziku serioz i jokonformitetit sipas dispozitave të paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni si dhe për punët e ndërmarra dhe vendimet e marrura sipas dispozitave të këtij neni. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, responsible persons of legal persons, and certain natural persons if they breach the listed product-compliance and market-surveillance rules.
Neni 34 Dispozitat ndëshkuese 1. Me gjobë dënohet personi juridik prej njëmijepesëqind (1.500) deri njëzetmijë (20.000) Euro nëse: 1.1. nuk zbatojnë dispozitat sipas neni 5 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.2. nuk zbatojnë dispozitat nga neni 36 paragrafi 2. dhe 3. të këtij ligji; 1.3. vendos në treg ose dispozicion një produkt në kundërshtim me nenin 2 të këtij ligji; 1.4. vendos në treg një produkt në kundërshtim me nenin 6 dhe 8 të këtij ligji; 1.5. nuk vepron në përputhje me nenin 7 paragrafi 3. të këtij ligji; 1.6. vendos në dispozicion një produkt në kundërshtim me nenin 9 të këtij ligji; 1.7. nuk vendos shenjën e përcaktuar të konformitetit, sipas nenit 14 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.8. në kundërshtim me nenin 14 paragrafi 4. të këtij ligji, shënjon produktet me shenja që janë të ngjashme me shenjat e konformitetit deri në atë masë që mund të krijojë konfuzion në treg ose i mashtron konsumatorët; 1.9. në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji, kryen punët e trupave për vlerësim të konformitetit në procedurat e vlerësimit të konformitetit; 1.10. në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 11. nenin 8 paragrafi 10., nenin 9 paragrafi 6. të këtij ligji, organit kompetent inspektues nuk i siguron të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm në gjuhën zyrtare për të dëshmuar konformitetin e produkteve apo nuk bashkëpunojnë me organet inspektuese me qëllim të evitimit apo shmangies së rreziqeve që paraqesin produktet e vendosura në treg ose në dispozicionin e tregut; 1.11. në kundërshtim me nenin 11 të këtij ligji, nuk i ofron organit kompetent inspektues të dhëna për identifikimin e subjekteve ekonomike; 1.12. në kundërshtim me nenin 28 paragrafi 1. të këtij ligji, i pamundëson inspektorit kompetent marrjen e mostrave të nevojshme të produktit për verifikim laboratorik, 1.13. në kundërshtim me nenin 28 paragrafët 5., 6., 8., 9. dhe 10. të këtij ligji, nuk vepron në pajtim me vendimet ekzekutive të organeve kompetente të mbikëqyrjes së tregut; 1.14. nuk vepron në përputhje me nenin 33 paragrafi 4. të këtij ligji. 2. Sipas paragrafit 1. të këtij neni, dënohet edhe personi përgjegjës i personit juridik me gjobë prej njëqind (100) deri tremijë (3.000) Euro. 3. Sipas paragrafit 1 të këtij neni dënohen personat fizik të cilët janë tregtar/zejtar dhe personat e angazhuar në aktivitete tjera të pavarura tregtare/zejtare për ecurinë e veprimtarisë së tyre të pavarur me gjobë prej dyqind (200) deri pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The competent inspector must not file a complaint for a product with formal deficiencies if the economic operator fixes the identified irregularities during inspection or within 10 days after inspection.
Neni 35 Mangësitë formale 1. Inspektori kompetent nuk do të paraqesë padi sipas nenit 34 paragrafit 1. të këtij ligji, për produktin me mangësitë formale: 1.1. pa shenja të përcaktuara ose shënjimin e parregullt; 1.2. pa dokumente të konformitetit - raportet e testimit, vërtetimet- certifikata e konformitetit, raportet ose certifikatat e inspektimit dhe deklaratën e konformitetit ose deklarata e konformitetit kur nuk është i kompletuar; 1.3. pa dokumentacion teknik, dokumentacion teknik i pa kompletuar ose që nuk është në dispozicion; 1.4. pa udhëzime të përcaktuara dhe të dhëna që kanë të bëjnë me sigurinë e produktit ose kur udhëzimet e përcaktuara dhe të dhënat e sigurisë nuk e shoqërojnë produktin; 1.5. Pa të dhëna për produktin në gjuhën zyrtare, nëse gjatë mbikëqyrjes inspektuese apo më se voni dhjetë (10) ditë nga dita e mbikëqyrjes inspektuese, subjekti ekonomik i eviton parregullsitë e vërtetuara gjatë mbikëqyrjes inspektuese në bazë të cilave inspektori ka vërtetuar se subjekti ekonomik i ka kryer ato herën e parë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Relevant ministries must issue a subordinate act.
Neni 36 Nxjerrja e akteve nënligjore Bazuar në dispozitat e nenit 17 paragrafi 8. të këtij ligji, ministritë përkatëse janë të detyruara të nxjerrin akt nënligjor në afat prej dymbëdhjetë (12) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Certain provisions of this law start to apply when Kosovo joins the EU, or when the ACAA enters into force for covered products; Article 19(2)-(3) stops applying on EU accession.
Neni 37 Dispozitat kalimtare 1. Dispozitat e nenit 5 paragrafi 5. dhe 6., neni 17 paragrafi 7., neni 25 paragrafët 2., 3. dhe 4., neni 26 dhe neni 31 paragrafët 5. dhe 6. të këtij ligji që do të hyjnë në fuqi më pranimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, ose nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vlerësimin e Konformitetit dhe Pranimi i prodhimeve industriale (ACAA) për produktet e mbuluara nga kjo marrëveshje. 2. Në datën e pranimit të Republikës së Kosovë në Bashkimin Evropian pushojnë së zbatuari dispozitat e neni 19 paragrafit 2. dhe 3. të këtij ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals two named laws.
Neni 38 Dispozitat shfuqizuese 1. Me e hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr.02/L-20 Për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit dhe Ligji Nr.03/L-092 Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.02/L-20 Për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 39 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-039 29 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-033-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-039 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in