LIGJI NR. 04/L-041 PËR PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT
This part identifies Kosovo Law No. 04/L-041 on the production, collection, processing, and trade of tobacco.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-041
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This part identifies Kosovo Law No. 04/L-041 on the production, collection, processing, and trade of tobacco. This provision says the law regulates the production, collection, processing, and trade of unprocessed tobacco and its products in Kosovo. This article sets the scope of the law for legal relations, procedures, rights, and duties involving subjects engaged in tobacco production, collection, processing, and trade. This article defines key terms used in the law on tobacco. Tobacco producers must register in the official register of MBPZHR, and tobacco collectors and industrial processors must be licensed by MBPZHR.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-041 PËR PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT
Showing 39 of 39
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This part identifies Kosovo Law No. 04/L-041 on the production, collection, processing, and trade of tobacco.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 25 NËNTOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-041 PËR PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the production, collection, processing, and trade of unprocessed tobacco and its products in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohet prodhimi, grumbullimi, përpunimi, tregtimi i duhanit të pa përpunuar dhe produkteve të tij në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law for legal relations, procedures, rights, and duties involving subjects engaged in tobacco production, collection, processing, and trade.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike që kanë të bëjnë me procedurat, të drejtat dhe detyrat e subjekteve që merren me prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on tobacco.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdoruara në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Duhan - gjethin e bimës së kultivuar nga lloji Nicotiana tabacum dhe Nicotiana rustica; 1.2. Fermentim - procesin biokimik të domosdoshëm për ta kthyer duhanin në produkt të gatshëm për pirje; 1.3. Prodhimet e duhanit - prodhimet e bëra vetëm nga duhani, të modifikuara apo të modifikuara gjenetikisht, apo pjesërisht nga duhani e që përdoren për të pirë, tërheq me hundë, thithë apo përtypë; 1.4. Përpunimi i duhanit dhe produkteve të tij - teknologjia nëpër të cilin kalon duhani; 1.5. Përpunimi industrial - klasifikimi, manipulimi, heqja e kërcellit, fermentimi dhe përgatitja e duhanit për tregtim; 1.6. Paketim - ambalazhimi i duhanit dhe prodhimeve të tij me qëllim të vendosjes në treg për shitje; 2 1.7. Tregtimi - shitja me pakicë dhe shumicë, eksportin dhe importin e prodhimeve të duhanit dhe produkteve të tij; 1.8. Vargu - një sasi të duhanit të pa fermentuar dhe të pa përpunuar; 1.9. Tuba - bashkimi i dy apo më shumë vargjeve të duhanit; 1.10. Dengu - bashkimi i dy apo më shumë tubave të duhanit; 1.11. Furra - vendi ku bëhet terja e duhanit Virxhinia dhe llojet tjera. 1.12. Grumbulluesi i duhanit - pranimin e duhanit të pa fermentuar në vendet e grumbullimit, vendosjen, dhe ruajtjen për përpunim të mëtutjeshëm; 1.13. Cigare – duhani i mbështjellur me gjatësi standarde, duke mos llogaritur filtrin; 1.14. Pure - mbështjellëse nga duhani e cila është e dedikuar për pirje me mbështjellëse të brendshme ose të jashtme të punuara nga duhani natyral për pirje; 1.15. Etiketa - përmbajtje e shkruar, e shtypur, e gdhendur e deklarimit e cila i bashkëngjitet një malli”; 1.16. Duhani për pirje - duhani i grirë pas përpunimit industrial që dedikohet për pirje; 1.17. Katran - mbetja e thatë të tymit të duhanit pa nikotinë; 1.18. Nikotinë - alkaloidi i cili gjendet në duhan dhe ka veprim helmues në sistemin nervor autonom; 1.19. Monoksid karboni - gazi toksik që është pjesë përbërëse e tymit të duhanit; 1.20. Subjekt-et - personi fizik apo juridik, të cilët merren me prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit; 1.21. Banderola - pulla fiskale që i ngjitet çdo njësie të zakonshme të prodhimeve të duhanit, si dëshmi e pagesës së akcizës; 1.22. MBPZHR - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; 1.23. AUV - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari; 1.24. MTI - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; 1.25. MF - Ministria e Financave. KREU II PRODHIMI I DUHANIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Tobacco producers must register in the official register of MBPZHR, and tobacco collectors and industrial processors must be licensed by MBPZHR.
Neni 4 Regjistrimi dhe licencimi 1. Të gjithë prodhuesit e duhanit, duhet të regjistrohen në regjistrin zyrtar të MBPZHR-së. 2. Të gjithë grumbulluesit dhe përpunuesit industrial të duhanit, duhet të licencohen në MBPZHR-së. 3 3. Formën, përmbajtjen dhe mënyrën e dhënies së licencës nga paragrafi 2 i këtij neni e përcakton me akt nënligjor MBPZHR. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Subjektet që lidhin një kontratë të shkruar për prodhimin dhe grumbullimin e duhanit duhet t’ia paraqesin MBPZHR-së prodhimin e planifikuar deri më 31 mars të vitit vijues.
Neni 5 Lidhja e kontratës 1. Subjektet me rastin e lidhjes së kontratës në formë të shkruar për prodhimin dhe grumbullimin e duhanit me koperuesit, prodhuesit, obligohen që të paraqesin prodhimin e planifikuar të duhanit të vitit prodhues më së voni deri më 31 mars të vitit vijues në MBPZHR. 2. Subjekteve nga paragrafi 1. i këtij neni MBPZHR-ja i lëshon licencë për të gjitha ngastrat e verifikuara nga inspektorët fitosanitar ku prodhohet duhani. 3. Formën, përmbajtjen dhe mënyrën e dhënies së licencës nga paragrafi 2. i këtij neni MBPZHR e përcakton me akt nënligjor. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Subjektet mund të shpërndajnë farërat dhe materialin fidanor të duhanit vetëm pasi të dëshmojnë certifikatën fitosanitare dhe dokumentet përcjellëse.
Neni 6 Farërat dhe materiali fidanor Farërat dhe materiali fidanor i duhanit shpërndahet nga subjektet pas dëshmimit me certifikatën fitosanitare dhe dokumenteve përcjellëse. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: When producing tobacco seedlings, only seeds produced and certified under the applicable seed-production legislation may be used.
Neni 7 Prodhimi i farës së certifikuar Për prodhimin e fidanëve të duhanit, përdorën vetëm farërat që janë prodhuar dhe certifikuar në pajtim me legjislacionin në fuqi për prodhimin e farërave bujqësore të vendit dhe të vendeve të jashtme. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Tobacco producers must submit a written declaration to MBPZHR by 30 June and register tobacco types and class in MBPZHR’s register.
Neni 8 Deklarimi 1. Prodhuesit e duhanit, në fillim të vitit, deri më 30 qershor, bëjnë deklarimin me shkrim, në MBPZHR- së, me të dhënat faktike për vendin e prodhimit, sipërfaqen, tipin, llojin, klasën dhe prodhimin e planifikuar të duhanit. 2. Regjistri i prodhuesve të duhanit dhe i sipërfaqeve të kultivuara me këtë kulturë mbahet në MBPZHR. 3. Prodhuesit regjistrojnë tipet dhe klasën e duhanit në regjistrin e MBPZHR-së. 4. Tipin, llojin, klasën dhe kriteret për vlerësimin e duhanit, përmbajtja dhe puna e Komisioneve profesionale, përcaktohet me akt nënligjor nga MBPZHR. KREU III KONTRATA PËR PRODHIMIN DHE GRUMBULLIMIN E DUHANIT - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: For tobacco production, the producer must make a written contract with a collector or tobacco processor, and there are limits on contracting with multiple collectors in the same season.
Neni 9 Forma e kontratës 1. Për prodhimin e duhanit, prodhuesi lidh kontratë me shkrim me grumbulluesin, ose përpunuesin e duhanit. 2. Për prodhimin dhe grumbullimin e duhanit brenda një sezone, prodhuesi për të njëjtin prodhim, nuk mund të lidh kontratë me më tepër se një grumbullues të licencuar nga MBPZHR-së. 4 3. Grumbulluesi nuk mund të lidh kontratë për sasitë e duhanit, për të cilat prodhuesi ka lidhur kontratë me grumbulluesin tjetër brenda një sezone prodhuese për të njëjtin prodhim. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Çdo grumbullues i duhanit duhet të vërtetojë me vulë sasinë e kontraktuar dhe numrin e kontratës në regjistrin e vërtetuar të prodhuesit të duhanit.
Neni 10 Regjistrimi Çdo grumbullues i duhanit, duhet të vërteton me vulë sasinë e kontraktuar dhe numrin e kontratës në regjistrin e vërtetuar të prodhuesit të duhanit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The collector must declare information about collected tobacco, including quantity and quality, and the information is registered in the MBPZHR register.
Neni 11 Të dhënat Të dhënat për duhanin e grumbulluar, në sasi dhe cilësi, deklarohen nga grumbulluesi dhe regjistrohen në regjistrin e MBPZHR-së. KREU IV PËRPUNIMI INDUSTRIAL I DUHANIT DHE PRODUKTEVE TË TIJ - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Industrial tobacco processing is carried out by domestic and foreign entities that have a processing license from MBPZHR.
Neni 12 Përpunimi industrial 1. Përpunimi industrial i duhanit, deri në finalizim kryhet nga subjektet, vendor dhe të huaj, të pajisur me licencë përpunimi nga MBPZHR-ja. 2. Licenca nga paragrafi 1. i këtij neni u jepet subjekteve, vendor dhe të huaj, që i plotësojnë kushtet teknike dhe teknologjike për përpunimin industrial të duhanit dhe produkteve të tij. 3. Kriteret, mënyra dhe forma e dhënies së licencës nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni përcaktohen me akt nënligjor nga MBPZHR-së. KREU V TREGTIMI I DUHANIT - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Tobacco and fermented shredded tobacco products are traded in packaged form, depending on the specific type of product.
Neni 13 Duhani dhe produktet e duhanit Duhani dhe produktet e duhanit të fermentuar të grirë tregtohen të paketuar varësisht nga specifikat e tipit të produktit të tij. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The producer trades dried tobacco prepared in bundles and other products, as well as fresh Virginia-type tobacco. Export of unfermented and unprocessed tobacco is prohibited.
Neni 14 Tregtimi i duhanit të tharë 1. Prodhuesi tregton duhanin e tharë të përgatitur në vargje – dengje dhe produkteve tjera si dhe duhanin e freskët të tipit virgjinia. 2. Ndalohet eksporti i duhanit të pa fermentuar dhe të pa përpunuar. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Tobacco products sold in Kosovo must carry labels with tar, nicotine, and carbon monoxide information, and certain imported products may show manufacturer details or “made in the EU.”
Neni 15 Etiketa 1. Produktet e duhanit për qarkullim në tregun e Kosovës, duhet të përmbajnë etiketën me të dhënat për përmbajtjen e katranit, nikotinës dhe monoksidit të karbonit të përcaktuara sipas Ligjit Nr.02/L-36 për duhan dhe standardeve të Bashkësisë Evropiane. 5 2. Produktet e duhanit të cilat importohen nga vende anëtare të BE-së, mund të përmbajnë të shënuar ose emrin dhe adresën e prodhuesit, ose emrin e prodhuesit dhe shënimin “prodhuar në BE”. Importuesi i produkteve të duhanit sipas këtij paragrafi nuk përjashtohet nga detyrimi për të paraqitur pranë MTI deklaracionin e saktë të produkteve të importuara, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. 3. Produktet nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet të përmbajnë banderolën e ngjitur në vendin e dukshëm në ambalazhin në brendi të paketimit të tejdukshëm dhe të përmbajnë të dhëna në përputhje me Ligjin për duhanin. KREU VI NDALIMI I TREGTIMIT TE DUHANIT DHE PRODUKTEVE TË TIJ - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Ndalohet tregtimi i duhanit dhe produkteve të tij në treg kur kryhet nga subjektet e pa licencuar ose kur produkti nuk plotëson kushtet e përcaktuara.
Neni 16 Ndalimi 1. Ndalohet tregtimi i duhanit dhe i produkteve të tij në treg, nëse: 1.1. kryhet nga subjektet e pa licencuar; 1.2. duhani apo produktet e tij me defekte ulin cilësinë përdoruese; 1.3. duhani është i grirë por i pa paketuar; 1.4. nuk ka etiketën dhe nuk kanë të dhëna, si përcaktohen në Ligjin për Duhanin. KREU VII LICENCIMI I SUBJEKTEVE QË TREGTOJNË DUHANIN DHE PRODUKTET E TIJ - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Tobacco traders must have the relevant licence from MTI, and registered traders must apply to AUV for an import permit.
Neni 17 Licencimi 1. Subjektet që merren me tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij pajisen me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti nga MTI. 2. Asnjë subjekt, vendor apo i huaj nuk mund të tregtoje duhanin apo produktet e tij pa u pajisur me licencën përkatëse. 3. Subjektet që zhvillojnë aktivitete tregtare, pasi të jenë të regjistruar në MTI sipas këtij ligji, duhet të aplikojnë për lejen e importit të duhanit dhe produkteve të tij në AUV. 4. Kriteret dhe kushtet për dhënien e licencës së subjekteve që zhvillojnë aktivitete të biznesit nga paragrafi 3. i këtij neni rregullohen me akt nënligjor nga MTI. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: MTI may revoke a tobacco trading/production license for procedural non-compliance, must revoke the license and permanently stop tobacco import/export activity if the subject is convicted of contraband, and may prohibit the activity if the subject is a recidivist.
Neni 18 Ndalimi i veprimtarisë 1. Kur subjekti nuk i përmbahet zbatimit të dispozitave procedurale të këtij ligji, mund ti merret licenca për tregtimin dhe prodhimin e duhanit nga MTI. 2. Nëse subjekti dënohet për kontrabandë me tregtimin e duhanit dhe prodhimeve të tij, MTI i merr licencën dhe ndalon përherë aktivitetin për import dhe eksport të prodhimeve të duhanit. 6 3. Nëse subjekti nga paragrafi 1. i këtij neni është recidivist, mund ti ndalohet ushtrimi i kësaj veprimtarie. KREU VIII SHITJA ME PAKICË - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Retail sales must be carried out in designated places in line with applicable legislation, and tobacco sales to or by minors are prohibited and sanctioned.
Neni 19 Vendet për shitje për pakicë 1. Shitja me pakicë ushtrohet në vende të caktuara në përputhje me legjislacionin në fuqi. 2. Ndalohet dhe sanksionohet shitja e duhanit nga të miturit dhe për të mitur. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Retail sale prices for tobacco products sold on the market must be set in line with free market principles.
Neni 20 Përcaktimi i çmimeve Çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të duhanit, që shiten në treg, përcaktohen në pajtim me parimet e tregut të lirë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Tobacco products made and sold in Kosovo may protect their trademark, and they must carry a product label and product declaration with specified information.
Neni 21 Regjistrimi i markës tregtare dhe deklaracioni i mallit 1. Produktet e duhanit që prodhohen dhe tregtohen në Kosovë, mund ta mbrojnë markën tregtare sipas Ligji Nr.02/L-54 për Markat Tregtare. 2. Në produktet e prodhuara dhe tregtuara të duhanit në Kosovë, duhet të vendoset etiketa e mallit në të cilin prodhuesi, importuesi, distributori dhe shitësi obligohet t’i siguroi konsumatorit të dhënat përkatëse për atë mall. 3. Produktet e duhanit qe prodhohen në Kosove, duhet të jenë të shoqëruara me deklaratën e mallit e cila përmban: Emrin e mallit, llojin, origjinën, importuesin, eksportuesin, distributorin, njësia matëse, data e prodhimit dhe adresa, selia dhe numri i telefonit të prodhuesit, importuesit, eksportuesit dhe distributorit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Tobacco products moved through Kosovo customs areas must have the required customs and export-origin documents; in certain customs areas and free zones, selling, transporting without documents, or buying unmarked tobacco products is not allowed.
Neni 22 Dokumentacioni 1. Produktet e duhanit nga neni 21 paragrafi 3. i këtij ligji, kur transportohen nëpër hapësirat doganore të Kosovës, duhet të jenë të shoqëruara me dokumente përkatëse doganore si dhe dokumente tjera nga të cilat shihet se ato produkte janë të parapara për eksport dhe me dokumente prej nga janë marrë. 2. Në zonat doganore të Kosovës, në shitoret e lira doganore, në depot e furnizimit dhe në zonat e lira, nuk është e lejuar shitja e produkteve të duhanit, transporti i tyre pa dokumente prej nga janë marrë, përkatësisht të eksportohen, e as të blihen, nëse nuk janë të shënjuara me marka kontrolli. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Tobacco product producers must submit a written request to have banderoles printed.
Neni 23 Banderolat 1. Prodhuesit e produkteve të duhanit janë të obliguar t’a paraqesin kërkesën me shkrim për shtypjen e banderolave pranë MF-ve. 2. Vendosja pa autorizim apo falsifikimi i banderolës konsiderohet vepër penale dhe sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi. 7 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Certain tobacco-product producers, exporters, and importers who receive banderols for the first time must provide a bank guarantee or similar instrument covering all fiscal obligations.
Neni 24 Garancitë bankare Prodhuesit, eksportuesit dhe importuesit, eksportuesit e produkteve të duhanit të cilët i marrin për herë të parë banderolat janë të obliguar ta japin garancinë bankare apo ndonjë instrument tjetër me të cilin sigurohet pagesa e të gjitha obligimeve fiskale për produktet e duhanit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Subjektet që prodhojnë, grumbullojnë, eksportojnë, importojnë ose tregtojnë produkte të duhanit duhet të mbajnë evidenca ditore për prodhimin, qarkullimin dhe gjendjen e tyre.
Neni 25 Evidentimi 1. Subjektet të cilët prodhojnë, grumbullojnë, eksportojnë, importojnë dhe tregtojnë produkte të duhanit janë të obliguar të mbajnë evidenca ditore për prodhimin, qarkullimin dhe gjendjen e tyre. 2. Në faturë për produktet e duhanit të parapara për eksport, duhet shënuar numrin dhe datën e lejes për eksport. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Importers must prepare and submit monthly and annual reports to MF on tobacco-product imports, exports, stocks, sales, and related domestic sales. Business entities must also submit an export report with copies of export documents by the end of the following month.
Neni 26 Raportet 1. Importuesit janë të obliguar t’i hartojnë dhe t’ia paraqesin MF-ve raportet mujore dhe vjetore për importimin, eksportimin e produkteve të duhanit, për stoqet në depot doganore, shitjen në shitoret e lira doganore, depot e furnizimit dhe zonat e lira si dhe për shitjet brenda vendit. 2. Subjektet afariste, deri në fund të muajit për muajin paraprak, duhet t’ia paraqesin MF-ve raportin me kopjet e dokumenteve të eksportit, nga të cilat shihet se në cilin pikë të vendkalimit kufitar produktet e duhanit kanë dalë nga Kosova. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Public advertising and promotion of tobacco trading and tobacco products is prohibited.
Neni 27 Reklamimi Ndalohet reklamimi dhe promovimi publik i çdo forme të tregtimit të duhanit dhe prodhimeve të tij. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Phytosanitary inspection and the market inspectorate oversee implementation of this law and its implementing provisions.
Neni 28 Mbikëqyrja Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe dispozitave të nxjerra në bazë të tij, bëhet përmes Inspekcionit fitosanitar, dhe Inspektoratit të tregut sipas legjislacionit në fuqi. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Inspeksioni fitosanitar can prohibit tobacco production and circulation when listed compliance failures are found.
Neni 29 Inspekcioni fitosanitar 1. Inspeksioni fitosanitar merr Vendim me të cilin e ndalon prodhimin dhe qarkullimin e duhanit nëse: 1.1. konstaton se grumbulluesi para se të lidh kontratë për prodhim nuk e paraqet prodhimin e duhanit të vitit prodhues në MBPZHR sipas nenit 4 të këtij ligji; 1.2. prodhuesi i duhanit nuk përdor farërat që janë prodhuar dhe certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për prodhimin e farërave bujqësore sipas nenit 6 të këtij ligji; 1.3. konstaton se prodhuesi i duhanit bënë prodhimin e duhanit pa lidhur kontratë për prodhimin dhe grumbullimin e duhanit me grumbulluesin sipas nenit 9 të këtij ligji; 8 1.4. grumbulluesi i duhanit nuk e deklaron sasinë dhe vlerën e tij sipas regjistrit të regjistruar në MBPZHR sipas nenit 11 të këtij ligji. 1.5. përpunimi industrial dhe grumbullimi i duhanit kryhet nga subjektet të pa licencuara sipas nenit 12 të këtij ligji. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Inspektorati i tregut mund të ndalojë tregtimin e produkteve të duhanit kur mungon etiketa e përmbajtjes së duhanit, licenca e kërkuar, ose të dhënat për markën tregtare.
Neni 30 Inspektori i tregut 1. Inspektorati i tregut merr vendim për ndalimin e tregtimit të produkteve të duhanit nëse: 1.1. janë në tregun e Kosovës dhe nuk e posedojnë etiketën për përmbajtjen e duhanit në bazë të nenit 15 të këtij ligji; 1.2. subjektet që merren me tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij që nuk janë të pajisur me licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie sipas nenit 17 të këtij ligji; 1.3. produktet e duhanit që prodhohen dhe tregtohen, nuk i posedojnë të dhënat për markën tregtare sipas nenit 21 të këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Tobacco producers, collectors, processors, and traders must let the relevant inspector do their job, provide needed data and information, and give free access to relevant registers and documents.
Neni 31 Qasja e inspektorit në dokumentacion Prodhuesit, grumbulluesit, përpunuesit dhe tregtuesit e duhanit dhe produkteve të tyre kanë për detyrë që inspektorit përkatës ti mundësojnë kryerjen e detyrës dhe ti ofrojnë të dhënat dhe informatat e nevojshme si dhe qasje të lirë në regjistrat dhe dokumentacion relevant. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: A party may file a written complaint to the head of the relevant inspectorate within 15 days, and that head must reply in writing within 30 days. The party may then file a case in the competent court within 30 days of the relevant decision.
Neni 32 Ankesa 1. Kundër vendimit të inspektorit nga neni 29 dhe 30 të këtij ligji, mund të paraqitet ankesë me shkrim udhëheqësit të inspektoratit përkatës, në afat prej pesëmbëdhjetë(15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 2. Përgjigjja në ankesën e paraqitur nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet të jepet me shkrim në afat prej tridhjetë (30) ditësh. 3. Kundër vendimit të udhëheqësit të inspektorit përkatës, pala mund të paraqes padi në Gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh. KREU IX DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article sets fines for several tobacco-related offences and non-compliance with registration, licensing, labeling, reporting, and contract requirements.
Neni 33 Kundërvajtjet 1. Me gjobë prej tremijë (3.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dënohet për kundërvajtje subjekti fizik përkatësisht juridik, nëse: 1.1. nuk e përdorë fidanët-farërat që janë prodhuar dhe certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për prodhimin e farërave bujqësore të vendit dhe nuk janë të regjistruara sipas nenit 6 të këtij ligji; 1.2. të dhënat për duhanin e tregtuar në sasi dhe cilësi nuk janë deklaruar nga grumbulluesi dhe nuk janë të regjistruar në regjistrin e MBPZHR-së sipas nenit 11 të këtij ligji; 9 1.3. nuk është i pajisur me licencë për tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij sipas nenit 17 të këtij ligji; 1.4. vepron në kundërshtim me nenin 31 të këtij ligji. 2. Me gjobë prej treqind (300) deri në pesëqind (500) Euro për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet edhe subjekti përgjegjës i personit juridik. 3. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në pesëmijë (5.000) Euro për kundërvajtje dënohet personi fizik - juridik, nëse: 3.1. nuk është i regjistruar në regjistrin e duhanit të cilin e mbanë MBPZHR-ja sipas nenit 12 të këtij ligji; 3.2. nuk përmban etiketën me të dhënat për përmbajtjen e katranit dhe nikotinës sipas nenit 15 të këtij ligji; 3.3. subjektet nuk janë të pajisura me licencë dhe leje të importit apo eksportit të produkteve të duhanit sipas nenit 17 të këtij ligji. 3.4. produktet e duhanit që prodhohen dhe tregtohen nuk i posedojnë të dhënat për regjistrimin e markës tregtare, deklaracionin dhe shenjen e kontrollit sipas nenit 21 të këtij ligji. 4. Me gjobë prej dyqind (200) deri në pesëqind (500) Euro dënohet subjekti fizik dhe juridik, nëse: 4.1. nuk i paraqet në MBPZHR të dhënat faktike për vendin e prodhimit, sipërfaqen, llojin, tipin, dhe prodhimin e planifikuar të duhanit sipas nenit 8 të këtij ligji; 4.2. merret me prodhimin e duhanit pa lidhur kontratë për prodhimin dhe grumbullimin e duhanit me grumbulluesin sipas nenit 9 të këtij ligji; 4.3. nuk paraqet Raportet mujore dhe vjetore për importin dhe eksportin e produkteve të duhanit sipas nenit 26 të këtij ligji. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The subject may be subject to confiscation of tobacco and tobacco products used in the contravention, and confiscation of property gained from the contravention, in addition to the punishment under article 33.
Neni 34 Masat mbrojtëse Përveç dënimit për kundërvajtje nga neni 33 i këtij ligji, subjektit mund ti shqiptohet masa mbrojtëse konfiskimi i duhanit dhe produkteve të tij që është përdorë për kryerjen e kundërvajtjes si dhe masa mbrojtëse për konfiskimin e pasurisë e cila është arritur si rezultat i kundërvajtjes. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: All payments and tax revenues from this law are deposited into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 35 Pagesat dhe të hyrat Të gjitha pagesat që rrjedhin nga zbatimi i dispozitave ndëshkuese të këtij ligji si dhe të hyrat nga taksat, derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KREU X DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: MBPZHR and MTI must issue secondary acts to implement this law within 12 months from its entry into force.
Neni 36 Zbatimi Për zbatimin e këtij ligji obligohet MBPZHR, dhe MTI për nxjerrjen e akteve nënligjore në afat prej dymbëdhjetë (12) muajve, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 10 - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the conflicting provisions of the Tobacco Law and other conflicting laws are repealed.
Neni 37 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen dispozitat e Ligjit mbi duhanin (Gazeta Zyrtare e KSAK nr.39/72) si dhe dispozitat e ligjeve të tjera që janë në kundërshtim me këtë ligj. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Neni 38 Hyrja në fuqi Ky ligj hynë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-041 21 tetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-048-2011, datë 15.11.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-041 PËR PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in