LIGJI NR. 04/L-043 PËR MBROJTJEN E INFORMATORËVE
This text identifies the law as the Law on the Protection of Informants.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-043
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies the law as the Law on the Protection of Informants. This article says the law’s purpose is to create a legal basis for encouraging officials to report unlawful acts. This article defines key terms used in the law. Informants who report unlawful acts in good faith get protection, including anonymity, and employees may seek court reinstatement and compensation if dismissed for reporting. Public institutions and public or private enterprises must support whistleblowers, accept reports of unlawful acts, follow the law’s procedure, and keep evidence.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-043 PËR MBROJTJEN E INFORMATORËVE
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies the law as the Law on the Protection of Informants.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 9 SHTATOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-043 PËR MBROJTJEN E INFORMATORËVE Kuvendi i Republikës së Kosovës Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR MBROJTJEN E INFORMATORËVE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to create a legal basis for encouraging officials to report unlawful acts.
Neni 1 Fushëveprimi dhe qëllimi Qëllimi i këtij ligji është krijimi i bazës ligjore për cytjen e zyrtarëve për paraqitjen e veprimeve kundërligjore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Informator- çdo person, i cili si qytetar apo i punësuar, informon në mirëbesim autoritetin përkatës brenda institucioneve publike në nivelin qendror apo lokal, institucione, ndërmarrje publike apo private për çdo dyshim të arsyeshëm për ekzistimin e veprimit kundërligjor; 1.2. Institucionet publike në nivelin qendror dhe lokal - janë: 1.2.1. Institucionet e larta të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës); 1.2.2. Autoritetet gjyqësore dhe prokuroriale (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykatat, Prokuroritë); 1.2.3. Autoritetet e larta të administratës shtetërore (Qeveria si tërësi, Kryeministri, Zëvendës Kryeministrat dhe ministrat); 1.2.4. Organet e larta të administratës shtetërore (Zyra e Kryeministrit dhe ministritë); 1.2.5. Organet qendrore të administratës shtetërore (organet vartëse të administratës shtetërore të cilat kryejnë funksione jo ministrore ose funksione tjera administrative); 1.2.6. Organet lokale të administratës shtetërore (organet komunale të administratës shtetërore); 1.2.7. Organet e pavarura të administratës shtetërore (personat juridik që ushtrojnë veprimtari shtetërore administrative për të cilën kërkohet shkallë e lartë e pavarësisë në interes publik); 1.2.8. Institucionet e pavarura të parapara në Kapitullin XII të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe 1.2.9. Institucionet e tjera publike të themeluara me ligj; 1.3. Institucion - institucioni publik apo privat arsimor, shëndetësor etj, të themeluar me ligj; 1.4. Ndërmarrjet publike dhe private - ndërmarrjet publike dhe private të themeluara sipas Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Ligjit për shoqëri tregtare; 1.5. Personi zyrtar për mbikëqyrjen e parregullsive - personi të cilin punëdhënësi në institucionin publik të nivelit qendror dhe lokal, institucione, ndërmarrje publike apo private, me vendim të veçantë mund ta autorizojë për të vepruar lidhur me informatën e informatorit. 1.6. Veprim kundërligjor - çdo veprim apo mosveprim i personit me të cilin cenohen dispozitat ligjore në fuqi, qoftë në formë të veprës penale, apo kundërvajtjes. 1.7. Informata në interes të publikut - çfarëdo informate në lidhje me shkeljen e ligjeve, rregullave të etikës profesionale dhe parimet e administrimit të hartuara në mirëbesim në mënyrë që të ruhen interesat e shtetit apo interesi i përgjithshëm publik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Informants who report unlawful acts in good faith get protection, including anonymity, and employees may seek court reinstatement and compensation if dismissed for reporting.
Neni 3 Parimet themelore 1. Informatori për informatën e dhënë në mirëbesim, për veprimet kundërligjore të zyrtarëve apo personave përgjegjës brenda institucioneve publike në nivelin qendror dhe lokal apo brenda institucioneve, ndërmarrjeve publike apo private, kanë të drejtë në mbrojtjen e të drejtave të tyre. 2. Informatori në informimin e veprimeve kundërligjore është i detyruar që të veproj në mirëbesim, atëherë kurr me arsye supozon se faktet dhe informacionet të cilat janë objekt i informimit janë të vërteta. 3. Ndaj informatorit për shkak të informimit qëllim mirë të veprimeve kundërligjore, nuk mund të ndërmerren masa të dënimit apo disiplinore, pushimit nga puna, largimit të përkohshëm (suspendimit) nga puna apo të ekspozimit të diskriminimit. 4. Informatori në cilësinë e të punësuarit, i cili u është nënshtruar masave diskriminuese në vendin e punës, duke përfshirë edhe pushim nga puna, ka të drejtë që t’i drejtohet gjykatës kompetente, e cila, nëse provon se informatori në cilësinë e të punësuarit ka qenë i pushuar nga puna për shkak të dhënies së informacionit, do të vendos që atë ta kthej në vendin e tij të punës dhe do ta urdhëroj institucionin publik në nivelin qendror apo lokal, institucione, ndërmarrje publike apo private që t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar. 5. Informatorit i garantohet e drejta në mbrojtjen e anonimitetit. 6. Nëse në rastin e zbulimit të informacionit për kryerjen e një vepre të rëndë penale, ekziston rreziku i mundshëm për integritetin dhe sigurinë e informatorit apo të anëtarëve të afërt të familjes së tij dhe në masa të mëdha edhe për pasurinë, mbrojtja e informatorit bëhet në pajtim me Ligjin e veçantë për mbrojtjen e dëshmitarëve, në mënyrën e paraparë me atë ligj. 7. Institucioni publik, në kryerjen e mbikëqyrjes për parimet e ligjshmërisë dhe administrimit të mirë, kryen kontrollin në rastin e paraqitjes së informatës nga ana e informatorit për shkak të kryerjes së veprimit të kundërligjshëm. 8. Pavarësisht prej formës dhe përmbajtjes, informimi i veprimit të kundërligjshëm nga informatorët do të konsiderohet si akt i parashtresës. Në dhënien e përgjigjes informatorit lidhur me informimin përshtatshmërisht zbatohen procedurat e dhënies së përgjigjeve palëve lidhur me parashtresat e paraqitura organeve të administratës shtetërore. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Public institutions and public or private enterprises must support whistleblowers, accept reports of unlawful acts, follow the law’s procedure, and keep evidence.
Neni 4 Përgjegjësitë e institucioneve publike në nivelin qendror dhe lokal, institucionet, ndërmarrjet publike apo private 1. Institucionet publike në nivelin qendror apo lokal, institucionet, ndërmarrjet publike apo private janë përgjegjëse të: 1.1. krijojnë kushte për punë të pavarur dhe të papengueshme të personit i cili i ka informuar veprimet potenciale të kundërligjshme; 1.2. të krijoj kushte të mbrojtjes së integritetit, të drejtat dhe interesat e informatorëve të cilët informojnë për veprimet e kundërligjshme; 1.3. të pranojnë informatën në lidhje me veprimet e kundërligjshme dhe të zbatojnë procedurën në pajtim me këtë ligj; 1.4. të ruaj provat materiale dhe personale me të cilat vërtetohet veprimi i kundërligjshëm. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Informators who suspect unlawful acts must submit the information; employers or supervisors must protect the informant’s safety, anonymity, and integrity, unless the informant knowingly and maliciously provides false information.
Neni 5 Informimi dhe vendosja për veprimin e kundërligjshëm 1. Informatorët të cilët dyshojnë për veprimet kundërligjore duhet të paraqesin informatën. 2. Punëdhënësi ose njëri prej eprorëve, informatorit, i cili ka informuar për veprim të kundërligjshëm duhet t’i sigurojë mbrojtje, anonimitet dhe integritet nga çfarëdo forme e keqtrajtimit. 3. Mbrojtja nga paragrafi 2. i këtij neni përjashtohet nëse informatori me qëllim të keq dhe më vetëdije paraqet të pavërteta. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The informer must send information about an unlawful act to the official supervising irregularities or another superior, and the information must be understandable and include the relevant person’s details and known facts.
Neni 6 Dërgimi i informatës 1. Informatori, informatën për veprim të kundërligjshëm ia dërgon personit zyrtar për mbikëqyrje të parregullsive, ose ndonjë eprori tjetër. 2. Informata duhet të jetë e kuptueshme dhe duhet të përmbaj të dhënat e personit kundër të cilit paraqitet, si dhe faktet të cilat i disponon. 3. Veprimet kundërligjore mund të paraqiten: 3.1. me shkrim; 3.2. me postë apo e-mail; dhe 3.3. gojarisht. 4. Kur informata paraqitet gojarisht, zyrtari e përpilon informatën me shkrim dhe të njëjtën e nënshkruan informatori dhe zyrtari. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Çdo epror ose zyrtar duhet të evidentojë informacionin e pranuar për veprime kundërligjore.
Neni 7 Pranimi dhe evidentimi i informatës për veprime kundërligjore 1. Çdo epror ose zyrtar evidenton informatën e pranuar për veprime kundërligjore. Evidentimi duhet të përmbajë: 1.1. datën e pranimit; 1.2. emrin dhe mbiemrin; 1.3. adresën; 1.4. institucioni i paraqitësit të informatës, dhe 1.5. përmbajtjen e shkurtër të informatës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: After receiving information about an unlawful act, a superior or official must inform the relevant institution.
Neni 8 Vërtetimi dhe përpunimi i informatës Pas pranimit të informatës për veprim kundërligjor, eprori apo personi zyrtar informon institucionin përkatës që duhet të merret me çështjen konform ligjeve në fuqi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Personi zyrtar ose eprori duhet ta njoftojë me shkrim informatorin për procedurat e ndjekura dhe ta informojë drejtuesin e institucionit për rezultatin dhe përfundimet.
Neni 9 Raportimi për informatat e veprimeve kundërligjore 1. Personi zyrtar apo eprori, për parregullsitë, është i obliguar që me shkrim ta njoftojë informatorin për procedurat e ndjekura lidhur me informatën. 2 Personi zyrtar apo eprori e informon drejtuesin e institucionit për rezultatin e procedurës së zbatuar dhe për të gjitha përfundimet. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The head of the institution must archive all information about irregularities in the institution they lead, and the materials must be kept for at least 5 years.
Neni 10 Arkivimi i dokumenteve Udhëheqësi i institucionit merr masa për arkivimin e të gjitha informatave për parregullsitë në institucionin që ai drejton. Materialet duhet të ruhen së paku pesë (5) vjet. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 11 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-043 31 gusht 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-031-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-043 PËR MBROJTJEN E INFORMATORËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in