LIGJI NR. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE
This text identifies Law No. 04/L-44 on the Independent Media Commission and says it is adopted by the Assembly of the Republic of Kosovo based on Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-044
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies Law No. 04/L-44 on the Independent Media Commission and says it is adopted by the Assembly of the Republic of Kosovo based on Article 65(1) of the Constitution. This article says the law’s purpose is to define the powers of the Independent Media Commission (KPM) to promote a healthy audiovisual media services market for all citizens of Kosovo. This article defines key terms used in the law on audio-visual media and broadcasting. KPM regulates and supervises broadcasting frequencies, licenses broadcasters and audiovisual services, may sanction licence breaches, and must submit an annual report by 31 March of the following year. KPM-ja ka juridiksion mbi ofruesit e shërbimeve mediale që janë të themeluar dhe kanë vendimet redaktuese në Republikën e Kosovës, si edhe kur kanë zyrën qendrore në Kosovë por vendimet redaktuese merren në BE ose vende të tjera.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE
Showing 50 of 50
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies Law No. 04/L-44 on the Independent Media Commission and says it is adopted by the Assembly of the Republic of Kosovo based on Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 05 PRILL 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to define the powers of the Independent Media Commission (KPM) to promote a healthy audiovisual media services market for all citizens of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e kompetencave të Komisionit të Pavarur të Mediave (në tekstin e mëtejmë: KPM) me qëllim të promovimit të zhvillimit të një tregu të shëndoshë të shërbimeve mediale audiovizuele që u shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on audio-visual media and broadcasting.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Shërbimi medial audiovizuel - shërbimi i cili është nën përgjegjësinë editoriale të ofruesit të shërbimeve programore dhe parim kryesor i së cilës është ofrimi i programeve me qëllim që të informojnë, argëtojnë apo të edukojnë gjithë publikun përmes rrjeteve të komunikimeve elektronike. 1.2. Ofrues i shërbimit medial - personi fizik ose juridik i cili ka përgjegjësi redaktuese për përzgjedhjen e përmbajtjes audiovizuele të ofruesit të shërbimit medial dhe përcaktimin e mënyrës së organizimit të tij. 1.3. Program - një pako e fotografive lëvizëse me ose pa zë që përbën një njësi të vetme brenda orarit ose katalogjeve të programeve të vendosur nga ofruesi i shërbimit medial forma e të cilit është e krahasueshme me formën dhe përmbajtjen e transmetimit televiziv. Shembujt e programeve përfshijnë filmat e metrazhit të gjatë, ngjarjet sportive, komeditë, dokumentarët, programet për fëmijë dhe dramat origjinale. 1.4. Përgjegjësia redaktuese – ushtrimi i kontrollit efektiv mbi përzgjedhjen e programeve dhe mjeteve për ushtrimin e kontrollit efektiv mbi përzgjedhjen dhe organizimin e tyre në radhitje kronologjike në rastin e transmetimit televiziv, ose në katalog në rastin e shërbimit medial audiovizuel në bazë të kërkesës. 1.5. Transmetim - emetimi burimor i programit me valë difuzive nëpërmjet të transmetuesit tokësor, rrjetit kabllor, transmetimit digjital, satelitor ose me pajisje të tjera elektronike, të koduar apo të pakoduar, që i destinohen për shfrytëzim publikut që pranohen me radio, televizion ose pajisje elektronike të veçanta për emetim, duke mos përfshirë komunikimet individuale; 2 1.6.Transmetues - personi juridik që ka përgjegjësi redaktuese për përbërjen e shërbimeve programore televizive dhe të radios për pranim nga publiku i përgjithshëm dhe që i transmeton ato apo bën që ato të transmetohen të tëra e të pandryshuara nga pala e tretë. 1.7.Transmetim televiziv - një shërbim medial audiovizuel i ofruar nga ofruesi i shërbimit medial për shikim të njëkohshëm të programeve në bazë të një orari të programit. 1.8.Digjitalizimi - procesi i kalimit nga transmetimi analog i programeve në atë digjital/numerik. 1.9.Operator i rrjetit - personi juridik, i cili ofron çfarëdo forme të rrjetit për transmetim të programeve ose një shërbim transmetimi për publikun, posedimin dhe korrespondimin e licencave ose autorizimin e lëshuar nga KPM-ja. 1.10. Plani i frekuencave të transmetimit - plani i frekuencave të radio transmetimit ose të transmetimit televiziv të caktuara nga autoriteti kompetent për telekomunikim për Komisionin e Pavarur për Media dhe që menaxhohet nga Komisioni i Pavarur për Media. 1.11.Spektri i frekuencave të transmetimit - frekuencat që janë në dispozicion për caktimin e radio transmetueseve dhe transmetuesve televizivë për përdorim të tyre në pajtueshmëri me standardet e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, që nuk përfshin frekuencat që i përdorin: 1.11.1. bartësit e rëndomtë të telekomunikimit, si, për të dhënat, për audio dhe video materiale, siç janë telefonia mobile dhe pejxheri; si dhe, 1.11.2. transmetimet që nuk janë për opinion të gjerë, siç janë: policia, ushtria dhe kanalet e emergjencës; 1.12.Komunikimi komercial audiovizuel - pamjet me ose pa zë të cilat janë prodhuar për qëllim të promovimit, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të mallrave, të shërbimeve apo pamjeve të një subjekti fizik apo juridik i cili zhvillon aktivitet ekonomik. Pamjet e tilla bashkërenditen apo janë të përfshira në program me pagesë në vlerë monetare ose në barasvlerë tjetër. Format e komunikimit komercial audiovizuel përfshijnë, në mes tjerash, komunikimin komercial audiovizuel televiziv, sponsorimin, teleshopingun dhe vendosjen e produkteve. 1.13.Reklamim - çfarëdo shpallje publike e transmetuar me pagesë apo shpërblim të ngjashëm, për qëllime të vetë promovimit, që është i destinuar për promovimin e shitjes, blerjes apo qiradhënies së një prodhimi apo shërbimi, për ta shtyrë përpara ndonjë ide apo çështje, ose për të shkaktuar disa efekte tjera të dëshiruara nga reklamuesi apo nga vet transmetuesi; 1.14.Sponzorim - kontribut i ndonjë ndërmarrje publike ose private ose personi fizik që nuk është i angazhuar në veprimtaritë transmetuese apo në produksionin e veprave audiovizuele, në financimin direkt apo indirekt të ndonjë programi, por që synon promovimin e emrit, shenjës, imazhit apo aktiviteteve të atij personi; 1.15.Teleshoping - transmetimi i drejtpërdrejtë i ofertave publikut me qëllim të ofrimit të mallrave apo shërbimeve, duke përfshirë patundshmërinë, të drejtat apo detyrimet, si shpërblim për pagesë; 1.16.Vendosja e produkteve - çdo formë të komunikimit komercial audiovizuel që përmban apo i referohet një produkti, shërbimi apo shenje dalluese që është e paraqitur brenda programit, zakonisht në shkëmbim me pagesë në vlerë monetare apo barasvlerë tjetër. 1.17.Mbrojtja e të miturve në transmetimet televizive – garantimi i mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e programeve të cilat mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e tyre 3 fizik, mental, emocional dhe moral, dhe në veçanti ato që prezantojnë pornografinë dhe dhunën e paarsyeshme. 1.18.Mbrojtja e të drejtës së autorit - respektimi i të drejtës dhe praktikës ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e të drejtës se autorit duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në audio dhe video materialet argëtuese. 1.19.Video sipas kërkesës - shërbimet e mediave jolineare audiovizuele - shërbimi medial audio vizuel që sigurohet nga ofruesi i shërbimeve mediale për programet pamore në çastin e caktuar nga përdoruesi dhe kërkesa e individit e bazuar në katalogun e programeve të zgjedhura nga ofruesi medial i shërbimeve. 1.20.Subjekt Transmetues privat - çdo shërbim medial audiovizuel apo operator i rrjetit i licencuar qoftë si OJQ apo biznes tregtar; 1.21.Transmetuesi Publik - Radio Televizioni i Kosovës. 1.22.Produksion i pavarur - çdo subjekt i regjistruar biznesor, që ka statusin e personit juridik i cili në pajtim me ligjin realizon projekte dhe vepra përkatëse audiovizuele, në interes të publikut. KREU II KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: KPM regulates and supervises broadcasting frequencies, licenses broadcasters and audiovisual services, may sanction licence breaches, and must submit an annual report by 31 March of the following year.
Neni 3 Kompetencat e KPM-së 1. KPM-ja është organ i pavarur i cili është kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit. KPM-ja rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele. 1.1. KPM-ja përgatit Strategjinë për kalim ne transmetim Digjital ne Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuele, për miratim nga Qeveria. 2. Komisioni i Pavarur i Mediave, përveç kompetencave të përcaktuara në Kushtetutë, ushtron edhe këto kompetenca: 2.1. licencon transmetuesit publik e privat dhe i ripërtërin licencat, duke iu dhënë subjekteve të autorizuara të drejtën e përdorimit të frekuencave në Spektrin e Frekuencave të Transmetimit si dhe licencon të gjitha shërbimet mediale audiovizuele; 2.2. vendosjen e sanksioneve për subjektet e licencuara të cilat bëjnë shkeljen e rregulloreve të komisionit apo të kushteve dhe termeve të licencës; 2.3. shqyrton në mënyrë periodike Planin e frekuencave të transmetimit, do të bëjë ndryshime të nevojshme si dhe njofton autoritetin përkatës – ART-në në lidhje me çdo ndryshim të planit frekuencor; 2.4. aprovon kushtet për licencim dhe vendos në lidhje me aplikimet për licencat dhe për rilicencim si dhe dhënien e të drejtës së përdorimit të frekuencave sipas planit të Spektrit të Frekuencave të Transmetimit; 2.5. mbledh taksat për shfrytëzimin e frekuencave transmetuese nga subjektet e licencuara për shërbime mediale audiovizuele dhe nga operatorët e rrjeteve; 4 2.6. nxjerr akte nënligjore për rregullimin e transmetimit dhe të shërbimeve mediale audiovizuele, të cilat nevojiten për të kryer funksionet e saj në pajtim me standardet ndërkombëtare; 2.7.shqyrton propozimin për buxhetin vjetor të KPM-së dhe përmes Ministrisë përkatëse e dërgon në Kuvend për miratimin e tij përfundimtar; 2.8. i paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës, deri me 31 mars te vitit vijues një raport vjetor, duke përfshirë edhe të dhënat e plota në lidhje me përcaktimin dhe zbatimin e politikës së transmetimit, dhënien e licencave dhe të ankesave, sanksionet që zbatohen dhe vendimet në lidhje me to, aktivitetet financiare, aktivitetet e tjera të transmetimit si dhe objektivat për vitin e ardhshëm. Raporti vjetor duhet të bëhet publik pas miratimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 2.9. emëron Kryeshefin e Zyrës Ekzekutive në pajtim me nenin 17 të këtij ligji; 2.10.nxjerr Kodin e Etikës për anëtarët dhe personelin e KPM-së; 2.11.nxjerr akte nënligjore që janë të nevojshme për zbatimin e këtij ligji. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: KPM-ja ka juridiksion mbi ofruesit e shërbimeve mediale që janë të themeluar dhe kanë vendimet redaktuese në Republikën e Kosovës, si edhe kur kanë zyrën qendrore në Kosovë por vendimet redaktuese merren në BE ose vende të tjera.
Neni 4 Juridiksioni i KPM-së 1. KPM-ja ka juridiksion mbi ofruesit e shërbimeve mediale si vijon: 1.1. të cilat janë të themeluara dhe që vendimet redaktuese janë nxjerrë në Republikën e Kosovës;dhe 1.2. kur ofruesi i shërbimit medial ka zyrën qendrore në Republikën e Kosovës por, vendimet redaktuese janë marrë në vendet e BE-së apo në vendet e tjera. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: KPM-ja duhet të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin, rregullimin dhe menaxhimin e spektrit të transmetimit, të kontribuojë në profesionalizimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe të mbështesë lirinë dhe pluralizmin e tyre.
Neni 5 Detyrat dhe përgjegjësitë e KPM-së 1.Detyrë dhe përgjegjësi e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare. 2.Objektiv shtesë i KPM-së i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj, është të kontribuojë në profesionalizimin e shërbimeve mediale audiovizuele. 3.Pa paragjykuar arritjen e këtyre objektivave, KPM-ja mbështet lirinë dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audiovizuele. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: KPM members and staff must not take instructions from others, including government entities, and no one may influence them in carrying out their duties.
Neni 6 Pavarësia e KPM-së Anëtarët e KPM-së si dhe personeli i KPM-së, nuk marrin udhëzime nga ndonjë person apo subjekt tjetër, duke përfshirë edhe subjektet qeveritare. Pavarësia e KPM-së respektohet në çdo kohë dhe asnjë person apo subjekt nuk lejohet të ndikojë tek anëtarët e KPM-së në realizimin e detyrave të tyre. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: KPM-ja must offer the public access to its licenses, bylaws, related public decisions, documentation, case notes, and board decisions, and its meetings are open to the public except in specific cases set by law.
Neni 7 Transparenca 1.KPM-ja përmes një procesi transparent i ofron publikut mundësi për qasje në licencat dhe aktet nënligjore të nxjerra nga KPM-ja, si dhe vendimet publike që rezultojnë nga këto akte nënligjore. 5 2.KPM-ja duhet t’i ofrojë mundësinë publikut që të ketë qasje në dokumentacionin, shënimet për rastet dhe vendimet e KPM-se dhe Bordit të Ankesave. 3.Qasja e publikut në dokumentacionin e KPM-së duhet të mbështetet në Ligjin për Qasje në dokumentet publike si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. 4.Të gjitha mbledhjet e KPM-së janë të hapura për publikun, përveç nё rastet specifike kur është përcaktuar ndryshe me legjislacionin në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Before approving the strategy, licensing plan, and implementing bylaws, KPM must make draft decisions/bylaws available to interested subjects, give the public and interested parties at least 15 working days to comment, and consider public comments.
Neni 8 Konsultimet publike 1. Para miratimit të strategjisë, planit të licencimit dhe të akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji, KPM-ja është e obliguar që vendimet, përkatësisht draftet e akteve nënligjore t’ia vë në disponim një spektri të gjerë të subjekteve të interesuara. 2. Publiku dhe palët e interesuara duhet të kenë jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë pune në disponim për të komentuar draftin. KPM-ja duhet t’i marrë parasysh mendimet e publikut mbi aktet e propozuara. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: KPM-ja must set the broadcasting policy in line with international standards, EU and Kosovo law, and promote local, educational, diverse, fair, and non-monopolistic broadcasting.
Neni 9 Politika e transmetimit 1. Politika e transmetimit e përcaktuar nga KPM-ja duhet të jetë në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me Direktivën e Komisionit Evropian AVMS duke respektuar plotësisht demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. 2. Politika e transmetimit duhet të jetë në pajtim me legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe praktikat më të mira ndërkombëtare. 3. Politika e transmetimit, e përcaktuar nga KPM-ja, duhet të mbrojë dhe promovojë produksionin vendor, të promovojë shërbime cilësore të shumëllojshme duke përfshirë shtrirjen gjeografike në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, të nxisë programe edukative cilësore, të promovojë qëndrueshmëri financiare dhe cilësi teknike të transmetimit në Kosovë, të promovojë përdorimin e teknologjisë së re, si dhe të reagojë në të drejtën e publikut për të ditur dhe për t’u njoftuar përmes promovimit të programeve të sakta dhe informative. 4. Politika e transmetimit do të promovojë transmetimin e programeve vendore me karakter edukativ, arsimor dhe kulturor sidomos për të rinjtë. Programet duhet të pasqyrojnë kërkesat për barazi mes qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. 5. Politika e transmetimit promovon produksione Evropiane me origjinë nga Shtetet anëtare si dhe produksione me origjinë nga shtetet e treta Evropiane të përfshira në Konventën Evropiane për Televizionin pakufi të Këshillit të Evropës. 6. Politika e transmetimit, do të promovojë zbatimin e dispozitave të cilat parandalojnë monopolizimin e transmetimit në Kosovë duke promovuar konkurrencë të drejtë për ofrimin e shërbimeve mediale audiovizuele. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: KPM has 7 members, and its members must meet qualification, independence, and conduct requirements.
Neni 10 Përbërja e KPM-së 1. KPM-ja përbëhet nga shtatë (7) anëtarë. 6 2. Anëtarët e KPM-së duhet të jenë personalitete të dalluara të fushave të ndryshme si: kultura, arti, drejtësia, kinematografia, gazetaria, biznesi, menaxhmenti, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, media dhe teknologjia informative. 3. Anëtarët e KPM-së duhet të jenë individë me kredibilitet dhe autoritet të lartë njerëzor, profesional dhe moral. Gjatë punës së tyre, anëtarët e KPM-së duhet të jenë plotësisht të përkushtuar, objektiv dhe të paanshëm. 4. Anëtarët e KPM-së emërohen dhe veprojnë në kapacitetin e tyre personal dhe nuk përfaqësojnë asnjë interes jashtë KPM-së. Atyre nuk u lejohet të kërkojnë apo pranojnë asnjë udhëzim në lidhje me aktivitetet e KPM-së nga asnjë person apo subjekt jashtë KPM-së. 5. Përbërja e anëtarëve të KPM-së pasqyron karakterin shumetnik dhe gjinor të Kosovës. Së paku dy (2) anëtarë të KPM-së emërohen nga radhët e komuniteteve joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore. Të paktën dy (2) anëtarë të KPM-së duhet të kenë kualifikime profesionale në fushën e financimit, menaxhimit biznesor dhe të drejtësisë. 6. Anëtarëve të KPM-së u ndalohet keqpërdorimi i pozitës së tyre për përfitim personal apo të familjes së tij të ngushtë, të ndonjë pale apo të entitetit tjetër. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: KPM must publish a public notice for member selection, an ad hoc Assembly commission reviews candidates and recommends two per vacancy, and the Assembly elects one of the recommended candidates by majority vote.
Neni 11 Zgjedhja e anëtarëve të KPM-së 1.Anëtarët e KPM-së emërohen nga Kuvendi i Kosovës në bazë të procedurave të hapura dhe transparente. 2.Kandidatët për anëtarë të KPM-së zgjedhen sipas procedurave të mëposhtme: 2.1. brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh para kalimit të mandatit të anëtarit të KPM-së apo pas shpalljes së vendit të lirë për arsye të tjera, KPM nxjerr shpalljen publike, brenda një periudhe jo më të shkurtër se afati i përcaktuar me ligj; 2.2. kandidaturat e pranuara shqyrtohen nga një Komision ad –hoc i Kuvendit të Kosovës; 2.3. brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni ad-hoc, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të KPM-së, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, përgatitjes profesionale integritetit dhe përkushtimit të tyre për fushëveprimin e KPM-së; 2.4. Bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Some people are not allowed to be KPM members, and KPM members or their close family members must not do business with the KPM institution.
Neni 12 Papajtueshmëria për të qenë anëtar i KPM-së 1. Personat që nuk mund të jenë anëtarë të KPM-së janë: 1.1. nëpunësit e KPM-së dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre; 1.2. ish- nëpunësit e punësuar në KPM në dy (2) vitet e fundit; 1.3. personat që mbajnë post publik të zgjedhur dhe të emëruar (funksionarët publik) apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit; 7 1.4. është anëtar i organit udhëheqës të një partie politike apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit; 1.5. është anëtar i organit udhëheqës të ndonjë ndërmarrje publike; 1.6. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose përfaqëson këtë interes, punon ose ka punuar në ndonjë transmetues në punët e telekomunikimit ose të transmetimit dhe në KPM në dy (2) vitet e fundit; 1.7. të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj; 1.8. pronarët apo bashkëpronarët e medieve transmetuese ose bizneseve reklamuese si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre apo edhe të punësuarit në këto media; 1.9. është i angazhuar në aktivitete që mund të konsiderohen të jenë në kundërshtim dhe paraqesin konflikt të interesit me funksionet në KPM-ë, siç është përcaktuar me ligjin në fuqi për parandalimin e konfliktit te interesit. 2. Anëtari i KPM-së ose anëtari i ngushtë i familjes së tij nuk guxon të ushtroj veprimtari afariste me institucionin e KPM-së. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article sets the mandate lengths for KPM members and says the chairperson and deputy chairperson serve for two years, with one possible re-election term.
Neni 13 Mandati i Anëtarëve të KPM-së 1. Mandati i anëtarëve të KPM-së do të jetë si në vijim: 1.1. dy (2) anëtarë të KPM-së do të emërohen me mandat dy (2) vjeçar, 1.2. tre (3) anëtarë me mandat tre (3) vjeçar dhe 1.3. dy (2) anëtarë me mandat katër (4) vjeçar. 2. Kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve bëhet me short. 3. Mandati i kryetarit dhe nënkryetarit të KPM-së është dy (2) vite dhe me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat. 4. Anëtarët të KPM-së janë të angazhuar sipas detyrave dhe përgjegjësive që kanë dhe në bazë të seancave dhe takimeve të KPM-së. 5. Anëtarët e KPM-së mund të ri-rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: KPM members may be dismissed on specified grounds, and the Assembly of Kosovo decides on dismissal by simple majority.
Neni 14 Shkarkimi nga KPM dhe sjellja e anëtarëve 1. Shkarkimi i anëtarit të KPM-së, bëhet kur vërtetohet se ka ndonjë bazë për largim që parashihet me nën-paragrafët 3.3., 3.4. dhe 3.5. të paragrafit 3. të këtij neni dhe që mund të zbatohet për anëtarin përkatës. 2. Shkarkimi i një anëtari të KPM-së, do të bëhet sipas procedurës në vijim: 2.1. propozimi për shkarkim vie nga KPM me kërkesën e shumicës së thjeshtë të numrit të anëtarëve të KPM-së ose /edhe të ndonjë iniciative tjetër nga jashtë. 2.2. Kuvendi i Kosovës me shumicë të thjeshtë do të vendos për shkarkimin ose jo të anëtarit të KPM-së. 8 3. Shkarkimi i anëtarëve të KPM-së mund të bëhet sipas këtyre kushteve: 3.1. paaftësisë profesionale - nëse në mënyrë të dëshmuar dhe në vazhdimësi dështon ti përmbushë detyrat e anëtarit të KPM-së; 3.2. paaftësisë mentale apo fizike për të kryer detyrat e anëtarit; 3.3. ka dështuar në realizimin e detyrave të tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre (3) muaj pa aprovim nga KPM-ja; 3.4. nëse anëtari është dënuar për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg; 3.5. nëse anëtari nuk i përmbush kushtet nën-paragrafëve 1.3., 1.4. dhe 1.5. të paragrafit 1. nenit 12 të këtij ligji. 3.6. mungesës në punë mbi një (1) muaj pa arsye; 3.7. ka marrë pjesë aktive në aktivitete politike pasi që është emëruar si anëtar i KPM-së. 4. Anëtarët e KPM-së mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim KPM-në të paktën tre (3) muaj përpara. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Rregullohen procedurat e punës së KPM-së, përfshirë thirrjen e mbledhjes së parë, kuorumin, votimin, raportimin dhe udhëheqjen e mbledhjeve.
Neni 15 Procedurat e punës së KPM-së 1. Anëtari më i vjetër i KPM-së e thërret mbledhjen e parë të KPM-së sa më parë që është e mundur, e më së voni pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e emërimit të anëtarëve të KPM-së. 2. KPM-ja konsiderohet se është konstituar nëse në mbledhjen e parë janë të pranishëm së paku dy të tretat (2/3) e anëtarëve të KPM-së. 3. Kryetari i KPM-së, të paktën një herë në muaj, thërret mbledhjet e rregullta të KPM-së. Mbledhjet e KPM-së mund të caktohen edhe me kërkesën e së paku katër (4) anëtarëve të KPM-së. Sipas nevojës mbledhjet e KPM-së mund të caktohen edhe më shpesh. 4. Kuorumi i mbledhjeve të KPM-së është katër (4) anëtarë. 5. Mbledhjet e KPM-së i udhëheq kryetari në pajtim me Rregulloren e punës të KPM-së. 6. Në mungesë të kryetarit të KPM-së, mbledhjet i udhëheqë nënkryetari i KPM-së. 7. Procesi i punës së KPM-së dhe votimi gjatë vendimmarrjes është i hapur, përderisa nuk vendoset ndryshe. 8. KPM-ja, sipas këtij ligji është i detyruar që për punën e vet t’i raportoj, themeluesit të tij, në mënyrë të rregullt dhe të jashtëzakonshme. 9. Raportimi i rregullt i KPM-së për punën e tij, bëhet në mënyrë periodike – një (1) herë në çdo tre (3) muaj dhe në fund të çdo viti. Raportimi i jashtëzakonshëm, bëhet sipas kërkesës së themeluesit. 10. Procedurat tjera për punën e KPM-së përcaktohen me Rregulloren e punës së KPM-së. 11. Në mbledhjen e parë anëtarët e KPM-së me shumicë të thjeshtë votash, zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e tij nga radha e anëtarëve të KPM-së, nëse në mbledhjen e parë janë të pranishëm së paku dy të tretat (2/3) e anëtarëve të KPM-së. 9 12. Votimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së, bëhet me vota të fshehta. 13. Jo më shumë se dy (2) herë, anëtarët e KPM-së, mund të propozojnë dhe votojnë kandidatin e njëjtë për kryetar dhe /ose nënkryetar të KPM-së. 14. Kushtet, kriteret dhe procedurat e mëtejme për punën e KPM-së, rregullohen me Rregulloren e punës së KPM-së. 15. Kryeshefi Ekzekutiv merr pjesë në mbledhjet e KPM-së, si vëzhgues pa të drejtë vote. KREU III ZYRA EKZEKUTIVE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Executive Office works within the KPM, helps the Commission, and must carry out KPM-assigned duties within its budget frame.
Neni 16 Funksionet e Zyrës Ekzekutive 1. Në kuadër të KPM-së funksionon Zyra Ekzekutive e cila ndihmon Komisionin në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të KPM-së. 2.Zyra Ekzekutive udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv i cili i përgjigjet drejtpërdrejtë KPM-së dhe Kryetarit. 3. Kryeshefi Ekzekutiv dhe nëpunësit e Zyrës Ekzekutive janë nëpunës civil. 4. Nën drejtimin e Kryeshefit, Zyra Ekzekutive duhet të zbatojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga KPM-ja brenda kornizës së buxhetit të caktuar në pajtim me këtë ligj. 5.Zyra Ekzekutive përgatit propozimin për buxhetin vjetor të KPM-së të cilin ia paraqet KPM-së për miratim. 6. Zyra Ekzekutive është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive tjera të caktuar me akt të veçantë të KPM-së. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Executive Chief of the Executive Office is responsible for managing staff, finances, advice, implementation, monitoring, information flow, coordination, and other tasks assigned by KPM, this law, or other laws and bylaws.
Neni 17 Kryeshefi Ekzekutiv i Zyrës Ekzekutive 1. Kryeshefi Ekzekutiv përveç detyrave tjera është përgjegjës për: 1.1. menaxhimin e nëpunësve civilë në KPM-ë; 1.2. menaxhimin me financat dhe me burimet tjera të financimit; 1.3. ofrimin e këshillave dhe politikave për KPM-në; 1.4. sigurimin e zbatimit të vendimeve, politikave dhe masave tjera të KPM-së në mënyrë efikase dhe efektive; 1.5. që masat zbatuese të KPM-së të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave; 1.6. menaxhimin e rrjedhës së informacionit në KPM-ë; 1.7. bashkëpunimin dhe koordinimin e punëve me institucionet tjera, si dhe 1.8. detyrat dhe përgjegjësitë tjera të caktuara nga KPM-ja, ky ligj ose ligjet apo aktet tjera nënligjore. 10 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: KPM appoints its Chief Executive Officer, in line with civil service legislation.
Neni 18 Emërimi i Kryeshefit Ekzekutiv 1. Emërimi i Kryeshefit Ekzekutiv bëhet nga KPM-ja në pajtim me dispozitat e legjislacionit për shërbimin civil. 2. Të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues në shërbimin civil vlejnë në mënyrë të përshtatshme edhe për Kryeshefin Ekzekutiv të KPM-së. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Some people cannot be appointed Chief Executive of KPM if they have certain political, financial, media, advertising, or conflict-of-interest links, except where Civil Service law provides exceptions.
Neni 19 Papajtueshmëria për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KPM-së 1. Përveç përjashtimeve të parapara me legjislacionin për Shërbimin Civil, nuk mund të emërohet për Kryeshef Ekzekutiv, personi që: 1.1. është anëtar i organit udhëheqës të një partie politike apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit; 1.2. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose përfaqëson këtë interes, punon ose ka punuar në ndonjë transmetues në punët e telekomunikimit ose të transmetimit në dy (2) vitet e fundit; 1.3. është pronar apo bashkëpronar i medieve transmetuese ose bizneseve reklamuese si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tij; 1.4. është i angazhuar në aktivitete që mund të konsiderohen të jenë në kundërshtim dhe paraqesin konflikt të interesit me funksionet në KPM-ë, siç është përcaktuar me ligjin në fuqi për parandalimin e konfliktit te interesit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Kryeshefi punëson personelin e Zyrës Ekzekutive të KPM-së me shpallje, proces të hapur dhe konkurrues, brenda buxhetit dhe sipas ligjit për Shërbimin Civil. Kryeshefi Ekzekutiv dhe stafi i Zyrës Ekzekutive nuk duhet të marrin udhëzime nga autoritete të tjera, përveç KPM-së dhe Bordit të Ankesave për Media, përveç nëse ligji parashikon ndryshe.
Neni 20 Personeli i Zyrës Ekzekutive 1. Kryeshefi, në kuadër të buxhetit të KPM-së, pas shpalljes dhe nëpërmjet një procesi të hapur dhe konkurrues, në pajtim me legjislacionin për Shërbimin Civil punëson personelin e Zyrës Ekzekutive të KPM-së. 2. Kryeshefit Ekzekutiv dhe personelit të Zyrës Ekzekutive të KPM-së i ndalohet të kërkojnë ose pranojnë udhëzime në ushtrimin e detyrave të tyre nga ndonjë autoritet tjetër përveç KPM-së dhe Bordit të Ankesave për Media, përveç në rast se parashihet ndryshe me ligj. KREU IV LICENCIMI I SHËRBYESVE MEDIAL AUDIOVIZUEL - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Broadcast transmission in Kosovo requires a transmission license issued by KPM, and licensed subjects must follow the listed standards and license terms.
Neni 21 Licenca e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre 1.Për të ushtruar transmetim në Kosovë sipas kushteve të këtij ligji kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon KPM-ja. 2.Licencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre bëhet për një afat shtatë (7) vjeçar për radio transmetime, ndërsa afati dhjetë (10) vjeçar është për shërbime mediale audiovizuele dhe për operatorët e rrjeteve për ofrimin e shërbimeve mediale me përmbajtje audiovizuele. 3.Licencat nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së. 11 4.Subjektet e licencuara duhet të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, në përputhje me politikat transmetuese, në pajtueshmëri të plotë më të gjitha aktet nënligjore si dhe me kushtet dhe termet e licencës, siç janë të përcaktuara nga KPM-ja. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Broadcast licence applications must be made to KPM under the law and KPM’s published procedures.
Neni 22 Aplikimet për licencat e transmetimit 1.Aplikimet për licencat e transmetimit do të bëhen në KPM-ë në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe me procedurat që do të përcaktohen dhe publikohen nga KPM-ja. 2.Licenca e transmetimit mund t’i lëshohet vetëm personit juridik që përmbush kërkesat e parashikuara në këtë ligj dhe kritereve të cilat KPM-ja mund t’i përcaktojë sipas një procedure të drejtë dhe të hapur të konkurrimit. 3.Licenca e transmetimit nuk i lëshohet ose nuk do të vazhdoj t’i jepet: 3.1. partisë politike, bashkësisë fetare, grupit ose organizatës e cila menaxhohet nga individi i cili mban post të zgjedhur ose është anëtar i një organi ekzekutiv të një partie politike; 3.2. personit juridik i cili menaxhohet nga një individ, i cili është i dënuar në një proces në përputhje me standardet ndërkombëtare, për krime që kanë të bëjnë me dhunë apo mashtrime, të cilat nuk i janë falur ligjërisht atij ose asaj. 4. KPM-ja me rastin e vlerësimit të aplikacioneve të parashtruara për licencat e transmetimit, do të marrë parasysh kriteret e mëposhtme: 4.1. kapacitetin për zhvillimin e programit vetanak; 4.2. prejardhjen dhe shkallën e burimeve financiare të aplikantit; 4.3. realizueshmërinë financiare të propozimit të aplikantit; 4.4. kapacitetin teknik të aplikantit për të ofruar transmetim cilësor; 4.5. nevojën për të siguruar program të shumëllojshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës; 5. KPM-ja me akt nënligjor, mund të miratojë dhe aplikojë edhe kritere tjera për licencim dhe përtëritje të licencës varësisht prej llojit dhe kategorisë së licencës që do të lëshojë. 6. Zyra Ekzekutive duhet të mbajë një regjistër të licencave të transmetimit, ku përfshihen kushtet e aplikueshme për secilën licencë. Regjistri i licencave duhet të jetë në dispozicion për publikun. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: KPM must publish notice for new audiovisual media licences, decide licence applications within 30 days, may extend that deadline up to 60 days in extraordinary cases, and the Executive Office must notify applicants/public and give applicants/interested parties an effective chance to present.
Neni 23 Lëshimi i licencave për shërbime mediale audiovizuele 1. Kur KPM-ja vendos të lëshojë licenca të reja për shërbime mediale audiovizuele, do ta publikojë gjerësisht një njoftim për këtë qëllim përmes Zyrës Ekzekutive. Në njoftim përfshihet i tërë informacioni përkatës për licencat e propozuara të shërbimeve mediale audiovizuele, procesi për dorëzimin e aplikacioneve, informacioni që kërkohet nga kandidatët, metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e aplikacioneve për licencat e shërbime mediale audiovizuele, dhe tarifat e përcaktuara për aplikacionin dhe për kategorinë e licencës. 2. KPM-ja, përmes licencimit, duhet që të ndajë frekuenca të mjaftueshme, të disponueshme sipas planit frekuencor për Kosovën, për Transmetuesin Publik për t’i mundësuar që t’i ofrojë popullsisë së Kosovës një mbulim radio televiziv deri në masën maksimale të mundshme. 12 3. KPM-ja, brenda tridhjetë (30) ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e konkurrimit se a do t’ia lëshojë licencën një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara në nenet 21 dhe 22 të këtij ligji. 4. Në rrethana të jashtëzakonshme, KPM-ja mund të zgjasë afatin e kufizimit deri në maksimum gjashtëdhjetë (60) ditësh. Kur data e përfundimit zgjatet, Zyra Ekzekutive i informon të gjithë aplikantët dhe publikun për zgjatjen e afatit dhe arsyet për këtë. 5. Zyra Ekzekutive, aplikantëve dhe palëve të interesuara, u ofron mundësinë efektive që të bëjnë paraqitjen e tyre para KPM-së. 6. Aktiviteti i ofrimit të shërbimeve mediale audio dhe/apo audiovizuele me porosi mund të kryhet nga personat juridikë apo fizikë të cilët i përmbushin kushtet e përcaktuara në aktet nënligjore të nxjerra nga KPM-ja. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The licensing process for audiovisual media services and license renewals must be fair and transparent. KPM must give written reasons for refusal or non-renewal decisions and deliver them to applicants through the Executive Office.
Neni 24 Procesi i licencimit 1.Procesi i vlerësimit të aplikacioneve për licencë të shërbimeve mediale audiovizuele dhe ripërtrirja e licencave duhet të jetë i drejtë dhe transparent. 2.Vendimet e KPM-së mbi refuzimin ose mosripërtrirjen e licencës për ofruesin e shërbimit media audiovizuel duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe ato u dorëzohen aplikantëve nëpërmjet Zyrës Ekzekutive. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A candidate may request renewal of the license from the Executive Office within the stated pre-expiry window, unless the KPM decides the license should not be renewed because of a material breach by the private audiovisual media service provider.
Neni 25 Ripërtëritja e licencave Përveç rasteve kur KPM-ja konsideron se licenca nuk duhet të ripërtëritet për shkak të shkeljes së dispozitave materiale nga ana e ofruesit të shërbimit medial audiovizuel privat për sa u përket kushteve dhe kritereve të licencimit, kandidati ka të drejtë të kërkojë përtëritjen e licencës nga Zyra Ekzekutive brenda gjashtë (6) muajve para skadimit të datës së licencës ekzistuese dhe minimum gjashtëdhjetë (60) ditë para skadimit të licencës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: KPM sets annual license fee schemes for broadcasting licences, keeps fees uniform within each licence category, and may review and change the scheme every two years.
Neni 26 Tarifat vjetore të licencës 1.KPM-ja cakton një skemë për tarifat e licencës, për kategori të ndryshme të licencave të transmetimit që do të paguhen për çdo vit nga të licencuarit. Në caktimin e nivelit të pagesës vjetore për licencë, KPM i merr parasysh kushtet mbizotëruese të tregut. 2.Tarifa e licencës do të jetë e njëjtë në kuadër të çdo kategorie të licencave. 3.KPM-ja e rishikon dhe mund të bëjë ndryshime në skemën e tarifave të licencave çdo dy (2) vjet. 4.Tarifat vjetore të licencave mblidhen nga Zyra Ekzekutive. Paratë e mbledhura do të plotësojnë buxhetin e KPM-së dhe do të depozitohen në tërësi në një xhirollogari të KPM-së që caktohet nga autoriteti qeveritar kompetent për çështjet fiskale. 5.Zyra Ekzekutive do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e shënimeve për të gjitha pagesat e tarifave të licencave. Ky proces do t’u nënshtrohet procedurave normale të revizionit, ashtu siç parashihen nga autoriteti qeveritar kompetent për çështjet fiskale. 13 - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Article 27 sets rules for audiovisual commercial communications, including bans on hidden advertising, subconscious techniques, tobacco and prescription-medicine advertising, and several protections for minors.
Neni 27 Komunikimet Komerciale 1.Komunikimet audiovizuele duhet të jenë lehtësisht të identifikueshme si të tilla. Spotet e izoluara reklamuese dhe të teleshopingut, përveç atyre në transmetimin e ngjarjeve sportive, mbeten përjashtim. 2.Komunikimi i fshehtë audiovizuel komercial është i ndaluar. 3.Komunikimet audiovizuele komerciale nuk mund të përdorin teknikat e subkoshiencës. 4.Komunikimet audiovizuele komerciale nuk mund të paragjykojnë: 4.1. respektin për dinjitetin njerëzor; 4.2. diskriminimin në baza gjinore, racore, prejardhjes etnike, kombëtare, religjionit apo besimit, aftësive të kufizuara, moshës dhe orientimit seksual; 4.3. sjellje paragjykuese ndaj shëndetit apo sigurisë apo mbrojtjes së mjedisit. 5.Ndalohen të gjitha format e komunikimeve audiovizuele komerciale lidhur me cigaret dhe produktet tjera të duhanit. 6.Komunikimet audiovizuele komerciale lidhur me pijet alkoolike nuk duhet të jenë të drejtuara në mënyrë specifike për të rinjtë dhe nuk inkurajojnë konsumim të tepërt të pijeve të tilla. 7.Ndalohet komunikimi audiovizuel komercial për produktet medicinale dhe trajtimet mjekësore që mund të merren vetëm me recetë të mjekut. 8.Komunikimet audiovizuele komerciale nuk: 8.1. shkaktojnë dëm fizik apo moral ndaj të miturve; 8.2. i inkurajojnë drejtpërsëdrejti të miturit për të blerë apo marrë me qira një produkt apo shërbim përmes shfrytëzimit të papërvojës apo lehtëbesimin e tyre; 8.3. inkurajojnë drejtpërsëdrejti të miturit për t’i bindur prindërit a tyre apo tjerët që të blejnë mallrat apo shërbimet të cilat reklamohen; 8.4. shfrytëzojnë besimin e veçantë që të miturit e kanë te prindërit, mësimdhënësit apo personat tjerë; 8.5. paraqesin në mënyrë të paarsyeshme të miturit në situata të rrezikshme. 9. Reklamat dhe teleshopingu në programe audiovizuele futen mes programeve. Spotet reklamuese dhe teleshopingu mund të futen edhe gjatë programeve audiovizuele, por vetëm në mënyrë të tillë që integriteti i programeve, duke marrë parasysh pauzat e natyrshme brenda, si dhe kohëzgjatjen dhe natyrën e programit, si dhe të drejtat e bartësve të të drejtave, nuk paragjykohen. 10. Asnjë reklamë apo teleshoping nuk futet brenda transmetimit të shërbesave fetare. 11. Programet e fëmijëve, kur kohëzgjatja e tyre është më pak së tridhjetë (30) minuta, nuk ndërpritet me spote reklamuese dhe/ose teleshoping. Programet e fëmijëve mund të ndërpriten me reklama apo/dhe teleshoping një herë për secilën periudhë të përcaktuar prej së paku tridhjetë (30) minutash, me kusht që kohëzgjatja e paraparë e programit të jetë më e madhe sesa tridhjetë (30) minuta. 12. Teleshopingu për medikamente, produkte mjekësore dhe trajtime mjekësore është i ndaluar. 14 13. Reklamimi dhe teleshopingu për alkool dhe pije alkoolike duhet të jetë në përputhje me kriteret në vijim: 13.1.nuk mund të jenë të orientuara veçanërisht kah të miturit, apo në veçanti, që të paraqesin të miturit duke konsumuar ato pije; 13.2.nuk mund të lidhin konsumimin e alkoolit me performancë më të mirë fizike apo me vozitjen; 13.3.nuk duhet të krijojnë përshtypjen që konsumimi i alkoolit kontribuon në suksese në shoqëri apo suksese seksuale; 13.4.nuk duhet të pretendojë që alkooli ka cilësi terapeutike apo që është stimulues, qetësues apo mënyrë e zgjidhjes së konflikteve personale; 13.5.nuk duhet të inkurajojë konsumim të pakujdesshëm të alkoolit, apo të paraqesë abstinencën apo përmbajtjen nga konsumi në mënyrë negative; 13.6.nuk duhet të vërë theksin në shkallën e lartë alkoolike si cilësi pozitive e pijeve. 14.Kohëzgjatja e spoteve të reklamave dhe spoteve të teleshopingut brenda një ore kohore të caktuar, me përjashtim të kanaleve televizive ekskluzivisht të përkushtuara ndaj reklamimit dhe teleshopingut, si dhe kanaleve televizive ekskluzivisht të përkushtuara ndaj vetë-promovimit, nuk mund të jetë më e gjatë sesa dymbëdhjetë (12) minuta. Kohëzgjatja e reklamimit dhe teleshopingut për Transmetuesin Publik rregullohet me aktet nënligjore të nxjerra nga KPM-ja. 15.Dispozita e paragrafit 14. të këtij neni nuk vlen për njoftimet e bëra nga transmetuesi televiziv në lidhje me programet e veta dhe produktet anësore që rrjedhin drejtpërdrejt nga këto programe, njoftimet e sponsorizimit dhe vendosjet e produkteve. 16.Hapësirat e teleshopingut duhet të jenë qartësisht të identifikuara si të tilla me mjete optike dhe akustike, si dhe duhet të kenë kohëzgjatje të pandërprerë së paku prej pesëmbëdhjetë (15) minutash. 17.Programet audiovizuele ose radiofonike të cilat mund të dëmtojnë rëndë zhvillimin fizik, mendor apo moral të të miturve, sidomos programet që përfshijnë pornografi apo dhunën e paarsyeshme, janë të ndaluara. 18.Transmetimi i programeve audiovizuele apo radiofonike që kanë mundësi të pengojnë zhvillimin fizik, mendor apo moral të të miturve janë të ndaluara, përveç në rastet kur sigurohen nga transmetuesi televiziv apo radiofonik, duke zgjedhur kohën e transmetimit, apo me ndonjë masë teknike, që të miturit në zonën e transmetimit nuk do të dëgjojnë apo shohin transmetimet e tilla. Kur ato programe transmetohen në formë të pakoduar, transmetuesi duhet të sigurojë që ato paraprihen nga një vërejtje zanore apo të jenë të identifikuara me praninë e simboleve vizuale përgjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre. 19.KPM-ja do të përcaktojë me akte nënligjore sjelljen e transmetuesit në rastin e përmendur në paragrafin 17.dhe 18. të këtij neni. 20.Dispozitat e këtij ligji vlejnë mutatis mutandis për kanalet programore televizive ekskluzivisht të përkushtuara ndaj reklamimit dhe teleshopingut, si dhe për kanalet programore televizive ekskluzivisht të përkushtuara ndaj vetë-promovimit, me përjashtim të paragrafit 14. të këtij neni. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Licensed audiovisual media services must submit an annual report to KPM, and KPM generally must not disclose sensitive commercial or financial information from that report.
Neni 28 Kërkesat për raportim 1. Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj. 15 2. Raportet vjetore duhet të dorëzohen në KPM-ë jo më larg se me datë 31 mars të vitit vijues, për vitin paraprak. 3. KPM-ja mund të kërkojë informacion të mëtejshëm nëse konsideron se informacioni i paraqitur në raportet vjetor nuk është i plotë. 4. KPM-ja nuk do t’ia publikojë asnjë personi informacionin e ndjeshëm komercial dhe financiar që paraqitet në raportin vjetor të të licencuarve, përveç në rastet kur me ligj kërkohet të veprohet ndryshe. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: KPM monitors audiovisual media services, handles complaints about licence-condition breaches, and must notify the broadcaster and give it a fair chance to respond. After investigation, KPM issues a decision. The service provider may appeal KPM decisions to the Appeals Board within 30 days.
Neni 29 Shkelja e kushteve të licencës 1. KPM-ja monitoron shërbimet mediale audiovizuele dhe mund të iniciojë dhe të pranojë ankesa përkitazi me mosveprimin në përputhje me kushtet e licencës, kodit të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj. 2. KPM-ja do t’i shqyrtojë ankesat që pohojnë shkeljen e kushteve të licencës, kodit të sjelljes dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj. 3. KPM-ja përmes Zyrës Ekzekutive e njofton subjektin transmetues me shkrim për çdo pohim lidhur me shkeljen e kushteve të licencës, kodit të sjelljes dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj, dhe siguron që subjekti transmetues të ketë mundësi të arsyeshme për të bërë prezantim dhe për të paraqitur dëshmi. 4. Pas përfundimit të hetimit, KPM-ja nxjerr vendim duke marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit përkatës. 5. Kundër vendimeve të KPM-së, ofruesi i shërbimit medial audiovizuel ka të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditësh në Bordin e Ankesave. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: KPM may warn licensed entities and impose sanctions for license or conduct breaches, including fines, suspension, licence changes, or non-renewal.
Neni 30 Sanksionet 1. Për shkelje të kushteve të licencës, kodit të sjelljes dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj, KPM-ja mund t’u lëshojë të licencuarve vërejtje me shkrim ose t’u shqiptojë një apo më shumë prej këtyre sanksioneve: 1.1. t’i urdhërojë subjektit tё licencuar që t’i transmetojë publikisht detajet e natyrës dhe shkallës së shkeljes së kushteve të licencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj; 1.2. të kërkojë nga i licencuari që të transmetojë korrigjimin ose të kërkojë falje përmes transmetimit; 1.3. t’i vendosë një gjobë në vlerë jo më pak se njëmijë (1.000) Euro dhe jo më shumë se njëqindmijë (100.000) Euro. 1.4. të kërkojë pezullimin e një pjese ose gjithë programin e të licencuarit për një periudhë të caktuar kohore; 1.5. t’ia ndryshojë kushtet e licencës së transmetuesit; 1.6. t’ia ndërpresë apo refuzojë vazhdimin e licencës së transmetimit. 2. Vendimi i KPM-së për të vënë një apo më shumë sanksione të paraqitura në nenet me lartë, zbatohet atëherë kur: 16 2.1. asnjë ankesë e pranueshme kundër vendimit të KPM-së nuk është bërë brenda periudhës kohore të lejuar për ankesa në Bordin e Ankesave në bazë të paragrafit 5. të nenit 29 të këtij ligji; dhe 2.2. një ankesë e pranueshme paraqitet brenda afatit të caktuar dhe vendimi i nxjerrë nga Bordi për Ankesa e mbështet vendimin e KPM-së. Megjithatë në raste të veçanta, nëse vendoset nga KPM-ja, sanksioni i vënë duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. 3. Kur transmetuesi nuk e respekton sanksionin, KPM-ja mund të marrë masa të nevojshme të lejuara nga ligji i zbatueshëm dhe me ndihmën e organeve kompetente të zbatoj vendimin përkatës. 4. Gjobat që paguhen sipas nën-paragrafit 1.3. të paragrafit 1. të këtij neni derdhen në Buxhetin e Kosovës. 5. Kushdo që operon pa leje transmetuese valide i konfiskohet aparatura përkatëse për transmetim. Subjekti i tillë transmetues nuk mund të ankohet tek Bordi për Ankesa. 6. Sanksionet e përcaktuara në nën-paragrafët 1.4., 1.5. dhe 1.6. të paragrafit 1. të këtij neni nuk vlejnë për transmetuesin publik. 7. Të gjitha vendimet e KPM-së të nxjerra sipas këtij neni, duke përfshirë çfarëdo sanksionesh të shqiptuara, do të publikohen. 8. KPM-ja për kryerjen e funksioneve të saj si dhe zbatimin e vendimeve bashkëpunon me organet kompetente për zbatimin e ligjit në Kosovë. KREU V DISPOZITAT E APLIKUESHME PËR TË GJITHË SHËRBIMET AUDIOVIZUELE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Sponsored audiovisual media services and sponsored programs must meet the sponsorship rules in this article.
Neni 31 Sponzorizimet 1.Shërbimet audiovizuele mediale dhe programet që sponsorizohen duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim: 1.1. përmbajta e tyre dhe, në rast të transmetimit televiziv, orari i tyre në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohet ashtu që të prekë përgjegjësinë dhe pavarësinë editoriale të ofruesit të shërbimit medial; 1.2. ata nuk do të inkurajojnë drejtpërsëdrejti blerjen apo huamarrjen e mallrave apo shërbimeve, posaçërisht duke iu bërë referencë të veçantë promovuese këtyre mallrave apo shërbimeve; 1.3. shikuesit do të njoftohen në mënyrë të qartë për ekzistimin e një marrëveshjeje sponsorizimi; 1.4. programet e sponsorizuara do të identifikohen në mënyrë të qartë nëpërmjet emrit, logos dhe/apo çfarëdo simboli tjetër të sponsorit, si për shembull një referencë për produktin(t) ose shërbimit(ve) të tij apo një shenje dalluese që gjendet aty në një mënyrë të duhur për programet në fillim, gjatë dhe/apo pas përfundimi të programeve. 2.Shërbimet mediale audiovizuele apo programet nuk do të sponsorizohen nga personat fizik a juridik, veprimtaria kryesore e së cilëve është prodhimi apo shitja e duhanit apo produkteve tjera të duhanit. 3.Sponsorizimi i shërbimeve mediale audiovizuele apo i programeve nga personat fizikë a juridikë, veprimtaria e së cilave përfshin prodhimin apo shitjen e produkteve mjekësore dhe trajtimin mjekësor, 17 mund të promovojë emrin apo pamjen e personave fizikë apo juridikë por nuk do të promovojë produktet e veçanta mjekësore apo trajtimet mjekësore në dispozicion vetëm me përshkrim. 4.Programet e lajmeve dhe ngjarjeve aktuale nuk do të sponsorizohen. 5.Ndalohet paraqitja e logove sponsorizuese gjatë programeve për fëmijë dhe programeve fetare. 6.Dispozitat e këtij neni do të zbatohen mutatis mutandis për shërbimet mediale të radiove. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Ndalon vendosjen e produktit në programet audiovizuele, me disa përjashtime dhe kushte.
Neni 32 Vendosja e produktit 1. Ndalohet vendosja e produktit. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, vendosja e produkteve lejohet: 2.1. në veprat kinematografike, filma dhe seritë që krijohen për shërbimet e mediave audiovizuele, programet e sportit dhe programet e lehta argëtuese, përveç programeve për fëmijët, ose 2.2. kur nuk ka pagesë por vetëm dispozita për mallra apo shërbime të ofruara pa pagesë, si skena produkti dhe shpërblimet, me qëllim të përfshirjes së tyre në një program audiovizuel. 3. Programet audiovizuele që përmbajnë vendosje të produktit do t’i plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme: 3.1. përmbajtja e tyre dhe, në rast të transmetimit televiziv, orari i tyre në asnjë rrethanë nuk do të ketë një ndikim të atillë sa për të ndikuar në përgjegjësinë dhe pavarësinë editoriale të ofruesit të shërbimeve mediale; 3.2. ato nuk do të inkurajojnë drejtpërdrejtë blerjen apo huamarrjen e mallrave apo të shërbimeve, në veçanti duke iu referuar promovimit të posaçëm të atyre mallrave apo shërbimeve; 3.3. ato nuk do t’i japin rëndësi të tepruar produktit në fjalë; 3.4. shikuesit do të informohen në mënyrë të qartë për ekzistimin e vendosjes së produktit, 3.5. ato do të identifikohen në mënyrë të duhur në fillim dhe në mbarim të programit, si dhe kur një program vazhdon pas pauzës së reklamave për të shmangur çfarëdo hutimi të shikuesit. 4. Përjashtimisht nën-paragrafëve 3.4 dhe 3.5 të paragrafit 3. të këtij neni nuk do të zbatohen kur programet audiovizuele përmbajnë vendosjen e produkteve që as nuk janë prodhuar, as miratuar nga ofruesi i shërbimeve mediale apo nga një kompani e ndërlidhur me ofruesin e shërbimeve mediale. 5. Në çdo rast, programet audiovizuele nuk do përmbajnë vendosjen e produktit të: 5.1. produkteve të duhanit apo cigareve ose vendosjen e produktit nga personat fizik a juridik, veprimtaria kryesore e së cilave është prodhimi ose shitja e duhanit dhe produkteve tjera të duhanit, ose 5.2. produktet e veçanta mjekësore apo trajtimet mjekësore që jepen vetëm me përshkrim. 6. Dispozitat e këtij neni do të zbatohen vetëm për programet audiovizuele të prodhuara pas datës 19 dhjetor 2009. 18 - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: KPM must take measures to protect minors from TV and paid audiovisual content that could seriously harm their physical, mental, or moral development.
Neni 33 Mbrojtja e fëmijëve dhe e të miturve 1. KPM-ja do të ndërmarrë masat e duhura për të siguruar që transmetuesit televiziv nga transmetuesit nën juridiksionin e tyre nuk përfshijnë asnjë program i cili mund të dëmtonte në mënyrë serioze zhvillimin fizik, mental dhe moral të të miturve, në veçanti programet më përmbajtje pornografike ose dhunë ekstreme. 2. Masat e ofruara nga paragrafi 1 kanë efekt po ashtu në programet tjera të cilat do të mund ta dëmtonin zhvillimin fizik, mental dhe moral të të miturve me përjashtim të rasteve kur është siguruar, me anë të selektimit të kohës nga transmetuesi ose nga ndonjë masë teknike, që të miturit në hapësirën e transmetimit nuk do ta shohin ose dëgjojnë transmetimin e tillë. 3. Në ndërkohë, kur programet e tilla transmetohen në formë të pakoduar, KPM-ja do të sigurojë që ato janë të shoqëruara nga një vërejtje akustike ose janë të identifikuara me prezencën e një simboli pamor gjatë kohëzgjatjes së tyre. 4. Shërbimet mediale audiovizuele me pagesë që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor apo moral të të miturve vihen në dispozicion vetëm në atë mënyrë që siguron se të miturit, në rrethana normale, nuk do t’i shohin apo dëgjojnë shërbimet e tilla mediale audiovizuele me pagesë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: KPM-ja should encourage audiovisual service providers to make their services gradually accessible to people with hearing or visual impairments.
Neni 34 Qasja e personave me aftësi të kufizuar KPM-ja do të inkurajojë ofruesit e shërbimeve audiovizuele që të sigurojnë që shërbimet e tyre në mënyrë graduale bëhen të qasshme për njerëzit apo personat me paaftësi dëgjimi dhe të të pamurit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The right to correct broadcast information or reply to a broadcast information is exercised according to the Ethical Code of Broadcasters.
Neni 35 E drejta e reagimit në transmetimin televiziv E drejta e korrigjimit të informatave të transmetuara, apo replikës ndaj një informate të transmetuar, ushtrohet në pajtim me Kodin Etik të Transmetuesve. KREU VI BORDI PËR ANKESA - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Complaints Board is independent and can review appeals against certain KPM decisions, including permit decisions, permit conditions, sanctions, and similar matters.
Neni 36 Përgjegjësitë 1.Bordi për Ankesa (tash e tutje “Bordi i Ankesave”) është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. 2.Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së që drejtpërdrejtë i nënshtrohen vendimit përsa i përket: 2.1. dhënies, refuzimit, mosripërtёrirjes ose revokimit të lejes transmetuese; 2.2. vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike; 2.3. shqiptimit të sanksioneve; dhe 2.4. çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në aktet nënligjore. 3.Bordi i Ankesave mund të mbështes, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës. 19 - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Appeals Board must have three members, and candidates and appointed members must meet specified qualification and integrity requirements.
Neni 37 Përbërja e Bordit për Ankesa 1. Bordi për Ankesa përbëhet prej tre (3) anëtarёve. 2. Kandidatët për anëtarë të Bordit për Ankesa duhet të kenë: 2.1. provimin e jurisprudencës. 2.2. të kenë minimum pesë (5) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështje gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative; 3. Anëtarët e emëruar në Bordin për Ankesa duhet të jenë figura eminente me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri dhe integritet, dhe të cilët posedojnë një përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly appoints Board for Appeals members through open and transparent procedures, with a public call, committee review, recommendations, and a final vote.
Neni 38 Zgjedhja e anëtarëve të Bordit për Ankesa 1. Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen nga Kuvendi i Kosovës në bazë të procedurave të hapura dhe transparente. 2. Kandidatët për anëtarë të Bordit për Ankesa zgjedhen sipas procedurave të mëposhtme: 2.1. brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh para kalimit të mandatit të anëtarit të Bordit apo pas shpalljes së vendit të lirë për arsye të tjera, Kuvendi i Kosovës në pajtim me Rregulloren e punës nxjerrë shpalljen publike, brenda një periudhe jo më të shkurtër se afati i përcaktuar me ligj; 2.2. kandidaturat e pranuara shqyrtohen nga një Komision ad –hoc i Kuvendit të Kosovës; 2.3. brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të Bordit për Ankesa, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, përgatitjes profesionale, integritetit dhe përkushtimit të tyre; 2.4. bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Certain people cannot serve on the Board for Complaints, and board members (or their close family members) may not do business with the KPM institution.
Neni 39 Papajtueshmëria për të qenë anëtar i Bordit për Ankesa 1. Personat në vijim nuk mund të jenë anëtarë të Bordit për Ankesa: 1.1. nëpunësit e KPM-së dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre; 1.2. ish- nëpunësit e punësuar në KPM në dy (2) vitet e fundit; 1.3. personat që mbajnë post publik të zgjedhur dhe të emëruar (funksionarët publik) apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit; 1.4. është anëtar i organit udhëheqës të një partie politike apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit; 1.5. është anëtar i organit udhëheqës të ndonjë ndërmarrje publike; 20 1.6. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose përfaqëson këtë interes, punon ose ka punuar në ndonjë transmetues në punët e telekomunikimit ose të transmetimit; 1.7. të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj; 1.8. pronarët apo bashkëpronarët e medieve transmetuese ose bizneseve reklamuese si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre apo edhe të punësuarit në këto media; 1.9. është i angazhuar në aktivitete që mund të konsiderohen të jenë në kundërshtim dhe paraqesin konflikt të interesit me funksionet në Bordin për Ankesa, siç është përcaktuar me ligjin në fuqi për parandalimin e konfliktit te interesit. 2. Anëtari i Bordit për Ankesa ose anëtari i ngushtë i familjes së tij nuk guxon të ushtroj veprimtari afariste me institucionin e KPM-së. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen për 3 vjet, Kryetari zgjidhet nga Kuvendi nga radhët e tyre, dhe anëtarët mund të rizgjidhen vetëm edhe për një mandat tjetër.
Neni 40 Mandati i Anëtarëve të Bordit për Ankesa 1. Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat tre (3) vjeçar. 2. Nga radhët e anëtarëve të Bordit për Ankesa, Kuvendi zgjedh Kryetarin e Bordit për Ankesa. 3. Anëtarët e Bordit për Ankesa, mund të ri-rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This article sets out when a member of the Board for Complaints may be dismissed and how the dismissal decision is made. It also lets Board members resign with 3 months’ written notice.
Neni 41 Shkarkimi nga Bordi për Ankesa dhe sjellja e anëtarëve 1.Shkarkimi i anëtarit të Bordit për Ankesa, bëhet kur vërtetohet se ka ndonjë bazë për largim që parashihet me nën-paragrafët 3.3., 3.4. dhe 3.5. të paragrafit 3. të këtij neni dhe që mund të zbatohet për anëtarin përkatës. 2. Shkarkimi i një anëtari të Bordit për Ankesa, do të bëhet sipas procedurës në vijim: 2.1. propozimi për shkarkim vie nga Bordi për Ankesa, me kërkesën e shumicës së thjeshtë të numrit të anëtarëve të KPM-së ose /edhe të ndonjë iniciative tjetër nga jashtë. 2.2. Kuvendi i Kosovës me shumicë të thjeshtë do të vendos për shkarkimin ose jo të anëtarit të Bordit për Ankesa. 3. Shkarkimi i anëtarëve të Bordit për Ankesa, mund të bëhet sipas këtyre kushteve: 3.1. paaftësisë profesionale - nëse në mënyrë të dëshmuar dhe në vazhdimësi dështon ti përmbushë detyrat e anëtarit të Bordit për Ankesa; 3.2. paaftësisë mentale apo fizike për të kryer detyrat e anëtarit; 3.3. ka dështuar në realizimin e detyrave të tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi për Ankesa; 3.4. nëse anëtari është dënuar për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg; 3.5. nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nën-paragrafëve 1.3., 1.4. dhe 1.5. të paragrafit 1. nenit 12 të këtij ligji; 3.6. mungesës pa arsye më tepër se dy (2) herë në mbledhje radhazi; 21 3.7. ka marrë pjesë aktive në aktivitete politike pasi që është emëruar si anëtar i Bordit për Ankesa. 4. Anëtarët e Bordit për Ankesa, mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim Bordit për Ankesa, të paktën tre (3) muaj përpara. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Complaints Board chair, together with the Executive Office, calls Board meetings; the Board must approve and publish fair, impartial hearing procedures and may delegate certain complaint-admissibility and evidence functions to the Executive Office under Board supervision.
Neni 42 Procedurat e Bordit për Ankesa 1. Kryetari i Bordit për Ankesa, në bashkëpunim me Zyrën Ekzekutive, thërret takimet e Bordit për Ankesa. 2. Bordi për Ankesa duhet që të miratojë me shumicë votash dhe të publikojë një kornizë procedurale për seancat, e cila do të garantoj seanca të ndershme dhe të paanshme. Kjo kornizë duhet të përfshijë edhe dispozitat mbi procedurën e parashtrimit të ankesave, hulumtimet nga ana e Bordit për Ankesa si dhe llojin e provave që mund të jenë të pranueshme gjatë seancave. Kjo informatë duhet të bëhet publike. Këto rregulla, ndonjë rregull e re apo ndryshim, mund të ndryshohen apo të zëvendësohen me votim unanim të Bordit për Ankesa dhe duhet të bëhen publike. 3. Bordi për Ankesa mund t’ia delegojë funksionet e tij Zyrës Ekzekutive në lidhje me pranueshmërinë e ankesave dhe materialit dëshmues, nën mbikёqyrjen e Bordit për Ankesa. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Appeals must be filed in writing with the Board for Appeals within 15 days of receiving the KPM decision, and should include requested documents or evidence.
Neni 43 Dorëzimi i Ankesës 1. Ankesat i parashtrohen Bordit për Ankesa brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i vendimit të KPM-së. Ankesa bëhet me shkrim dhe duhet të përcillet me dokumente ose dëshmi që mund të kërkohen nga Bordi i Ankesave në pajtim me paragrafin 2. të nenit 42 të këtij ligji. 2. Bordi për Ankesa do t’i merr parasysh vetëm ankesat e bazuara në informacione ligjërisht relevante të cilat nuk ishin të disponueshme në kohën e marrjes së vendimit të KPM-së, apo të bazuara në mundësi se ekzistonte gabim procedural dhe material i bërë nga ana e KPM-së gjatë marrjes së vendimit. 3. Bordi për Ankesa mundet që pa dëgjim të hedh poshtë ankesat të cilat nuk janë të bazuara në njërën nga këto dy mundësi, apo të cilat, nën dispozitat e vendosura nga Bordi për Ankesa në pajtueshmëri me paragrafin 2. të nenit 42 të këtij ligji janë të papranueshme sepse janë të pa vlera keqdashëse apo të pabaza. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Bordi për Ankesa duhet të nxjerrë vendim përfundimtar me shkrim për ankesat e mediave dhe ta dorëzojë e publikojë atë.
Neni 44 Vendimet e Bordit të Ankesave 1. Bordi për Ankesa, lidhur me ankesat e parashtruara nga mediat, nxjerr vendimin përfundimtar me shkrim. Ky vendim u dorëzohet palëve dhe publikohet nëpërmjet Zyrës së Kryeshefit. 2. Vendimet e Bordit për Ankesa janë përfundimtare dhe u nënshtrohen vetëm shqyrtimit procedural të Gjykatës Supreme të Kosovës, në pajtim me ligjin në fuqi. 22 KREU VII FINANCIMI I KPM-së - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: KPM-ja is financed from the Kosovo budget, may accept donor contributions under applicable law, and must notify the Assembly about accepted donor contributions.
Neni 45 Burimet e financimit 1.KPM-ja financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. KPM-ja ka vijën e vetë buxhetore e cila i garanton pavarësinë, dhe këto mjete i lejohen për shfrytëzim pas një plani paraprakisht të përgatitur për zhvillimin e aktiviteteve të rregullta vjetore të tij. 2.KPM-ja mund të marr kontribute nga donatorët në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe ato nuk duhet të ndikojnë në pavarësinë e KPM-së. 3.Për kontributet e donatorëve që pranohen, duhet te njoftohet Kuvendi. 4.Niveli i kompensimit të kryetarit dhe anëtarëve të KPM-së dhe anëtarëve të Bordit për Ankesa, caktohet në pajtim me Ligjin për pagat e zyrtarëve të lartë. KREU VIII DISPOZITAT E PËRKOHSHME DHE PËRFUNDIMTARE - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The current commission, complaints board, and KPM management must keep carrying out the law’s tasks until new members are elected, and KPM must issue secondary rules within six months of the law taking effect.
Neni 46 Vazhdimësia e punës 1.Që nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Komisioni aktual, bordi i ankesave dhe menaxhmenti i KPM-së do të vazhdojnë t'i kryejnë detyrat e përcaktuara nga ky ligj deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj sipas këtij ligji por më së largu brenda tre (3) muajve. 2.Të gjitha licencat të lëshuara nga KPM-ja në pajtim me legjislacionin e mëparshëm do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në ditën e skadimit të tyre të rregullt. Licencat aktuale, pas skadimit të tyre do të përsëriten në pajtim me këtë ligj dhe aktet e tjera nënligjore te lëshuara nga KPM-ja. 3.Brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, KPM-ja do të nxjerrë aktet nënligjore në pajtim me këtë ligj. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The transition to digital transmission will be regulated by a special law.
Neni 47 Digjitalizimi Procesi i kalimit në transmetim digjital do të rregullohet me ligj të veçantë. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article says the cited media law is repealed when this law enters into force.
Neni 48 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji nr.02/L-15 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin. 23 - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 49 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn nё fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-044 2 mars 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-009-2012, datë 26.03.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in