LIGJI NR. 04/L-047 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
This is the title and preamble of a law on protective measures in imports.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-047
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the title and preamble of a law on protective measures in imports. This provision says the law sets out principles and procedures for protective measures when imported products come into Kosovo in large quantities and cause, or threaten to cause, serious harm to domestic producers of similar or identical goods. This provision says the law applies to safeguards on imports and protection of domestic producers when imports seriously harm or threaten to harm them, but it does not apply to certain prohibited, restricted, or separately controlled imported goods. This article defines key terms used in the law. Safeguard measures must be ad valorem and may be applied through a tariff quota for imports of the investigated product, but only after an investigation shows the required import volume and harmful market conditions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-047 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
Showing 31 of 31
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the title and preamble of a law on protective measures in imports.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 16 SHTATOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-047 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out principles and procedures for protective measures when imported products come into Kosovo in large quantities and cause, or threaten to cause, serious harm to domestic producers of similar or identical goods.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon parimet dhe procedurat lidhur me marrjen e masave mbrojtëse në rastet kur një produkt importohet në Kosovë në sasi të mëdha sa që shkakton dëm apo kërcënim për dëm serioz të prodhuesve vendor të mallrave të ngjashme ose identike me kusht që këto masa të jenë të përkohshme dhe të vazhdueshme. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to safeguards on imports and protection of domestic producers when imports seriously harm or threaten to harm them, but it does not apply to certain prohibited, restricted, or separately controlled imported goods.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për aplikimin e masave mbrojtëse në import edhe mbrojtjen e prodhuesve vendorë në rastet kur ata dëmtohen apo kërcënohen për dëmtim serioz nga importi i mallrave të cilat ndikojnë në çrregullimin e tregut. 2. Përjashtimisht ky ligj nuk zbatohet në mallrat që ndalohen, kufizohen ose masat e kontrollit të zbatuara ndaj produkteve të importuara sipas ligjeve tjera të Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizime 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Prodhues vendor - prodhues komercial të mallrave të cilat janë të njëjta apo drejtpërdrejt konkurruese me produktin nën hetim, të vendosura në territorin e Republikës së Kosovës, produkti i njëjtë i të cilave përbën më shumë se gjysmën e prodhimit të përgjithshëm të produkteve të njëjta apo drejtpërdrejt konkurruese në Republikën e Kosovës; 1.2. Hetim - procedurë për gjetjen e fakteve dhe efektin e importeve të një produkti të caktuar në sasi aq të mëdha saqë mund të paraqesë kërcënim apo dëm serioz për industrinë vendore që prodhon produkte të ngjashme apo drejtpërdrejt konkurruese; 1.3. Palët e interesuara janë: 1.3.1. eksportuesit e jashtëm ose prodhuesit e produktit nën hetim; 1.3.2. importuesit e produktit nën hetim; 2 1.3.3. shoqatat tregtare apo të biznesit, shumica e anëtarëve të të cilave janë prodhues ose eksportues të produktit nën hetim; 1.3.4. qeveria apo qeveritë e vendit eksportues apo vendeve eksportuese; 1.3.5. prodhuesit e produktit të njëjtë apo drejtpërdrejt konkurrues të regjistruar në Republikën e Kosovës; 1.3.6. shoqatat tregtare apo të biznesit, shumica e anëtarëve të të cilave janë prodhues ose importues të produktit të njëjtë ose drejtpërdrejt konkurrues në Republikën e Kosovës; 1.3.7. shoqatat e konsumatorëve; 1.3.8. përdoruesit industrial të produktit nën hetim; 1.4. Produkt i hetuar - produkti i importuar në Republikën e Kosovës ndaj të cilit është përfunduar procedura e hetimit me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse; 1.5. Produkt nën hetim - produkti ndaj të cilit është duke u zhvilluar hetimi; 1.6. Dëm serioz - dëm i rëndë dhe i përgjithshëm i pozitës së prodhuesit të produkteve të ngjashme ose identike në Republikën e Kosovës; 1.7. Kuotë tarifore - zbatimi i normave të ndryshme tarifore në importimin e një produkti varësisht nga sasia e importit të atij produkti; 1.8. Kërcënimi për dëm serioz - dëm serioz që është qartazi i parashikueshëm dhe i pashmangshëm; 1.9. Ministria - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; 1.10. Ad valore - kuota në vlerë: 1.11. TARIK” – Tarifa e Integruar e Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Safeguard measures must be ad valorem and may be applied through a tariff quota for imports of the investigated product, but only after an investigation shows the required import volume and harmful market conditions.
Neni 4 Masat mbrojtëse dhe kushtet e zbatimit të tyre 1. Masat mbrojtëse duhet të përbëjnë një detyrim mbrojtës ad valorem të llogaritur sipas vlerës së produktit të importuar e cila mund të zbatohet përmes kuotës tarifore në importet e produktit të hetuar. 2. Masat mbrojtëse në produktet e importuara në territorin e Republikës së Kosovës zbatohet vetëm nëse është përcaktuar, përmes një hetimi të kryer sipas dispozitave të këtij ligji që produkti i hetuar është importuar në territorin e Republikës së Kosovës në sasi të mëdha dhe në kushte të tilla që i shkaktojnë ose kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze prodhuesve të mallrave të njëjta në Kosovë ose që shkakton çrregullime në një sektor të ekonomisë të cilat do të mund të sillnin përkeqësim të gjendjes ekonomike të këtij sektori në Kosovë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Zyrtarët e Ministrisë, në bashkëpunim me institucionet relevante dhe sipas rastit, kryejnë fillimin, ndërprerjen, përfundimin e hetimeve dhe shqiptimin e masave mbrojtëse.
Neni 5 Procedura për marrjen e masave mbrojtëse Fillimin e hetimeve, ndërprerjen, përfundimin e hetimeve dhe shqiptimin e masave mbrojtëse e bëjnë zyrtarët e Ministrisë në bashkëpunim me institucionet relevante varësisht prej rasteve. 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article says the Ministry and producers may hold consultations on safeguard measures, and those consultations must happen within 10 days of a written request. It also requires consultations during the safeguard measure period, no later than the middle of that period.
Neni 6 Konsultimet me prodhuesit vendor 1. Konsultimet për masat mbrojtëse, ndërmjet Ministrisë dhe prodhuesve mund të bëhen para inicimit të një hetimi me rastin e një kërkesë me shkrim nga prodhuesit apo me inicimin e Ministrisë. 2. Konsultimet bëhen brenda dhjetë (10) dite nga dorëzimi në Ministri i kërkesës me shkrim sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Çështjet rreth trendëve dhe kushteve të importimit të produktit të hetuar për gjendjen ekonomike dhe komerciale të lidhur me të si dhe për masat që do të zbatohen duhet të shqyrtohen gjatë konsultimeve. 4. Konsultimet duhet të bëhen gjithashtu edhe gjatë zbatimit të masës mbrojtëse. Konsultimet e tilla duhet të organizohen jo më vonë se nga mesi i afatit të periudhës së zbatimit të një mase mbrojtëse dhe duhet të mbulojnë çështjet si në vijim: 4.1. efektet e masës; 4.2. proceset dhe mënyrat e liberalizimit të masës; 4.3. nevoja e zbatimit të mëtutjeshëm të masës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Hetimet për masat mbrojtëse fillojnë me kërkesë me shkrim nga ose në emër të prodhuesve vendorë që plotësojnë kushtet e përfaqësimit dhe prodhimit; Ministria mund të nisë hetim edhe pa kërkesë, kur ka dëshmi të mjaftueshme.
Neni 7 Procedura për fillimin e hetimeve 1. Procedurat e zbatimit të masave mbrojtëse iniciohet me anë të kërkesës me shkrim nga apo në emër të një apo më shumë prodhuesve të mallrave të ngjashme apo identike të regjistruara në Republikën e Kosovës, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të industrisë vendore, në rastet kur vlerësohet se një produkt importohet në sasi të mëdha dhe në kushte të tilla që do të mund të shkaktonin dëme ose të paraqitnin rrezik për dëme serioze ndaj prodhuesit apo prodhuesve vendor që prodhojnë produkte të ngjashme ose drejtpërdrejt konkurruese. 2. Kërkesa me shkrim konsiderohet si e dorëzuar nga ose në emër të prodhuesve vendore vetëm nëse: 2.1. përkrahet nga prodhuesit vendor të cilët së bashku përbëjnë mbi 50% të prodhimit të përgjithshëm të produkteve të ngjashme apo identike; 2.2. një prodhues vendor, i cili kërkon inicimin e hetimeve, prodhon jo më pak se 25% prodhimit të përgjithshëm të produkteve të ngjashme apo identike. 3. Ministria mund të iniciojë hetim pa pasur kërkesë me shkrim nga ose në emër të prodhuesit vendor dhe kjo bëhet në bazë të dëshmive të mjaftueshme - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The applicant’s request form must include specified information, the applicant may withdraw the request before an investigation starts, and the Ministry can request extra information and must decide on initiation based on sufficient facts.
Neni 8 Formulari i kërkesës dhe inicimi i hetimeve 1. Formulari i kërkesës për zbatimin e masës mbrojtëse duhet të përfshijë informatat si në vijim: 4 1.1. emrin dhe mbiemrin e aplikuesit ose përfaqësuesit të autorizuar të tij; 1.2. veprimtaria kryesore e biznesit; 1.3. emrat dhe mbiemrat e të gjithë prodhuesve të njohur për parashtruesin e kërkesës që funksionojnë në territorin e Republikës së Kosovës, të cilët prodhojnë produkte të njëjta apo drejtpërdrejt konkurruese; 1.4. sasia dhe vlerat e prodhimit vendor të produktit të njëjtë ose drejtpërdrejt konkurrues dhe pjesa e tregut e produktit të parashtruesit të kërkesës krahasuar me prodhimin e përgjithshëm vendor; 1.5. sasia dhe vlerat e produkteve të importuara; 1.6. një përshkrim i natyrës, karakterit thelbësor, specifikimet, cilësisë, vlerës, vendit të origjinës dhe të çdo informate tjetër relevante që ka të bëjë me produktin e importuar, krahasuar me përshkrimin e produktit vendor të ngjashëm ose identik, përfshirë karakteristikat teknike dhe përdorimin; 1.7. informacioni në lidhje me pozicionet konkurruese, kapacitetin vendor, shfrytëzimit të kapacitetit vendor, produktivitetit, punësimit dhe pagave, rezervave, shitjes, ndryshimeve në çmim, humbjeve dhe trendëve në pjesët e tregut të produkteve të importuara dhe vendore; 1.8. informacioni në lidhje me ekzistencën e ndonjë dëmi serioz të drejtpërdrejtë ose kërcënimit për dëm serioz që i atribuohen sasive të importuara, para zbatimit për inicim të hetimit; 1.9. faktet që kanë të bëjnë më dëshminë e ndërlidhjes mes rritjes së importeve të produktit të caktuar dhe dëmit serioz të shkaktuar apo kërcënimit për dëm serioz ndaj prodhuesve vendor; 1.10. dëshminë se e vetmja arsye apo arsyeja kryesore e dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz ndaj prodhuesve vendor të produkteve të ngjashme apo drejtpërdrejtë konkurruese është një rritje e paraqitur e importeve. 2. Në bazë të fakteve të mjaftueshme, Ministria do të iniciojë hetimin me qëllim të përcaktimit të ekzistencës së dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz të shkaktuar ndaj prodhuesit vendor të mallrave të njëjta në Kosovë, si edhe lidhjen shkakore midis dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz dhe importit, në sasi të rritur dhe sipas kushteve të caktuara të produktit për të cilin është kërkuar hetimi. 3. Një hetim mund të iniciohet në rast të kompletimit të informacionit të përmendur në paragrafin 2. të këtij neni, nëse informacioni i dorëzuar në Ministri dhe informacioni që tashmë është në dispozicion të saj është i mjaftueshëm për të iniciuar një hetim dhe për të arritur në konstatime të duhura. 4. Në mënyrë që të vërtetojë ekzistencën e fakteve të mjaftueshme për të iniciuar një hetim, Ministria duhet të shqyrtojë saktësinë e fakteve të dorëzuara dhe atyre tashmë në dispozicion të saj, si dhe mund të kërkojë informacion shtesë nga parashtruesi i kërkesës brenda dhjetë (10) dite nga dita e pranimit të kërkesës me shkrim. 5. Pas pranimit të kërkesës me shkrim për informacione shtesë nga Ministria, parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë në Ministri informatat e kërkuara. 5 6. Një kërkesë me shkrim mund të tërhiqet nga parashtruesi i kërkesës para inicimit të hetimit. Në rast të tillë do të konsiderohet se aplikacioni nuk është dorëzuar. 7. Kur Ministria vendos për të mos iniciuar një hetim, një vendim me shkrim në lidhje me këtë duhet t”i dorëzohet parashtruesit të kërkesës brenda tridhjetë (30) ditë nga dita e kërkesës si dhe arsyen për mos inicim. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: When the Ministry decides to start an investigation, it must notify all interested parties in writing and make public notices containing the listed investigation details.
Neni 9 Njoftimi për inicimin e hetimit 1. Kur Ministria vendos të fillojë një hetim duhet që formalisht dhe drejtpërdrejt ti njoftojë me shkrim të gjitha palët e interesuara. 2. Shpallja publike dhe njoftimet tjera duhet të përmbajnë informatat në vijim: 2.1. njoftimi për inicimin e procedurave të hetimit për masa mbrojtëse; 2.2. përshkrimin e produkteve vendore të njëjta apo drejtpërdrejt konkurruese duke përfshirë karakteristikat teknike dhe përdorimin e tyre; 2.3. emrat dhe adresat e parashtruesit të kërkesës dhe prodhuesve të produkteve vendore të njëjta apo drejtpërdrejt konkurruese të cilët janë të njohur për Ministrinë; 2.4. vendet e origjinës së produktit të hetuar; 2.5. përmbledhje të informacionit të pranuar në lidhje me çështjen, në të cilin bazohet njoftimi për rritje të sasisë së importeve, dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz; 2.6. informacion për mundësinë e zbatimit të një mase të përkohshme mbrojtëse; 2.7. adresat apo mjetet për kontaktimin e përfaqësuesve të të gjitha palëve të interesuara; 2.8. datën e fillimit të hetimit; 2.9. kohën e kryerjes së hetimit, përfshirë: 2.9.1. afatin kohor te propozuar për zbatimin e masës së përkohshme mbrojtëse; 2.9.2. afatin kohor te propozuar për inicimin dhe përfundimin e hetimit; 2.9.3. afatin kohor kur palët e interesuara duhet ta informojnë komisionin për mundësinë e tyre për pjesëmarrje në hetim; 2.9.4. afatin kohor deri kur palët e interesuara duhet të dorëzojnë faktet e tyre me shkrim në komision; 2.9.5. afatin kohor deri kur munden palët pjesëmarrëse të interesuara të parashtrojnë kërkesë në ministri për konsultime. 2.9.6. hetimi duhet të fillojë në datën e shpalljes publike. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The investigation must be completed within 90 days. In an emergency, the Ministry may extend that period by up to 60 days, and if it does so it must publish an official notice stating the reasons and length of the extension.
Neni 10 Kohëzgjatja e hetimit 1. Hetimi bëhet brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh. 6 2. Në rast emergjence, Ministria mund ta zgjasë këtë afat periudhë më së shumti edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë. 3. Në rast të zgjatjes së afatit, periudhës, Ministria duhet të publikojë një njoftim zyrtar, në të njëjtën mënyrë si te shpallja e hetimit, duke treguar arsyet dhe kohën e zgjatjes. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Interested parties may be heard by the Ministry if they submit a written request on time and meet the stated conditions.
Neni 11 Hetimet 1. Të gjitha palët e interesuara do të dëgjohen nga ana e Ministrisë në rast se paraqesin një kërkesë me shkrim brenda afatit të përcaktuar në njoftimin publik, duke treguar interesimin e tyre për rezultatin përfundimtar të hetimeve dhe kanë arsye të veçanta për t’u dëgjuar. 2. Ministria mund të organizojë seanca individuale apo të përbashkëta dëgjimore. Informacionet gojore të paraqitura nga palët e interesuara do të merren parasysh nga Ministria me kusht që këto informata të paraqiten edhe në formë të shkruar. Palët e interesuara, të cilat janë informuar në kohën e përshkruar në shpalljen publike, munden, me anë të kërkesës me shkrim, të shqyrtojnë informacionin në dispozicion në lidhje me hetimin, duke marrë parasysh konfidencialitetin e informacionit. 3. Pas kërkesës me shkrim Ministria duhet të krijojë mundësi që palët e interesuara të takohen për të shprehur pikëpamjet dhe argumentet kundërshtuese. Nuk ka asnjë obligim për palët që të marrin pjesë në mbledhje të tilla dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të shkaktojë paragjykime për asnjërën palë sa i përket çështjes. 4. Kur informacioni nuk paraqitet brenda periudhës kohore të përcaktuar nga Ministria ose hetimi është penguar, Ministria do të vijë në përfundim duke u bazuar në faktet që ka në dispozicion në atë kohë. Në rastet kur Ministria vjen në përfundim se palët e interesuara kanë paraqitur informata jo të besueshme, ky informacion nuk do të merret parasysh. 5. Në rastet kur një kërkesë është tërhequr gjatë procesit të hetimit Ministria duhet të vlerësojë situatën dhe të vendosë për mbylljen e hetimit, me përjashtim të rasteve kur hetimi është në interes të Republikës së Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry may gather information during an investigation by sending questionnaires, requesting extra information, and doing verification inspections; it must give at least 30 days for responses and decide within 180 days.
Neni 12 Mbledhja e informatave 1. Gjatë një hetimi Ministria mund t’u dërgojë pyetësorë palëve të interesuara, të cilat ajo beson se mund të kenë informacion të vlefshëm në lidhje me hetimin, përfshirë këtu prodhuesit vendorë, importuesit, eksportuesit, prodhuesit e huaj dhe qeveritë e vendeve eksportuese drejtpërdrejt të interesuara për produktet të cilat janë nën hetim. 2. Ministria do t’u japë së paku tridhjetë (30) ditë eksportuesve, prodhuesve të huaj dhe vendeve të interesuara që pranojnë pyetësorin për të dhënë përgjigjet e tyre. Ky afat kohor do të fillojë nga data kur pyetësori i është dërguar pranuesit ose i është dorëzuar misionit diplomatik të vendit eksportues. 3. Një zgjatje të afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditë mund ti jepet palës për dorëzim të përgjigjeve dhe do të aprovojë zgjatjen e afatit nëse ka arsye të bazuar. 4. Gjatë hetimeve Ministria mund përmes pyetësorëve apo kërkesës me shkrim për sqarim apo për më shumë informacione, të kërkojë informata shtesë nga palët e interesuara. Këto kërkesa e kanë një afat kohor, të përcaktuar në këtë nen. 7 5. Ministria mund të kryejë inspektime verifikimi, me qëllim të verifikimit të informacionit të dhënë nga palët e interesuara. Palët do të njoftohen për llojin e informacioneve që do të verifikohen gjatë inspektimeve për verifikim, edhe pse kjo nuk duhet ta parandalojë atë nga bërja e kërkesave për detaje të mëtejshme për sqarimin e informacionit të marrë. 6. Ministria do të japë vlerësimin e saj në afat prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve për ekzistencën e rritjes së importit duke u bazuar në të dhënat që i referohen periudhës së caktuar, periudhë kjo për të cilën kërkohen informatat. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry must organize consultations when interested participating parties request them, and the parties must file a written request within 45 days of an investigation starting or provisional safeguard measures being applied.
Neni 13 Konsultimet me kërkesë të palëve të interesuara pjesëmarrëse 1. Ministria me kërkesë të palëve të interesuara pjesëmarrëse, do të organizojë konsultime ku të gjitha palët e interesuara pjesëmarrëse do të mund t’i paraqesin informatat dhe argumentet. Kërkesa me shkrim për konsultime duhet të dorëzohet jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë nga inicimi i një hetimi dhe/ose nga zbatimi i masave të përkohshme mbrojtëse. 2. Palët e interesuara pjesëmarrëse do t’i dorëzojnë Ministrisë listën e përfaqësuesve që do të marrin pjesë në konsultime së paku shtatë (7) ditë para datës së konsultimeve. 3. Konsultimet do të drejtohen nga një përfaqësues i autorizuar i Ministrisë, i cili do të sigurojë se konfidencialiteti i informatave që paraqesin sekret tregtar apo shtetëror (zyrtar) do të ruhet, si dhe do të ofrojë mundësi të barabarta të gjitha palëve për të paraqitur pikëpamjet e tyre. Ministria do të bëjë protokollet e konsultimeve, të cilat menjëherë do të vendosen në dosjen publike, me përjashtim të informatave konfidenciale, sipas nenit 26 të këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Interested participating parties may submit written arguments and remarks within the stated deadlines, depending on whether consultations were held or a temporary protective measure is being considered.
Neni 14 Argumentet e shkruara 1. Në rastet kur janë mbajtur konsultime, çdo palë e interesuar pjesëmarrëse mund të dorëzojë argumente të shkruara dhe vërejtje për çdo çështje që ka lidhje me hetimin, jo më vonë se dhjetë (10) ditë para datës së caktuar për konsultime. Brenda dhjetë (10) ditëve pas konsultimeve, palët pjesëmarrëse në konsultime mund të dorëzojnë argumente dhe vërejtje tjera me shkrim në përgjigje të informacionit dhe argumenteve të paraqitura gjatë konsultimeve. 2. Në rastet kur nuk janë mbajtur konsultime, çdo palë e interesuar pjesëmarrëse mund të dorëzojë në Ministri argumente të shkruara që kanë të bëjnë me hetimin, jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë pas inicimit të hetimit. Brenda dhjetë (10) dite pas përfundimit të afatit përfundimtar për paraqitjen e argumenteve të shkruara, palët pjesëmarrëse të interesuara mund të dorëzojnë argumente të shkruara shtesë në përgjigje të argumenteve të shkruara të dorëzuara nga palët tjera. 3. Në rast të shqyrtimit të mundësisë për zbatimin e një mase të përkohshme mbrojtëse, palët pjesëmarrëse të interesuara mund të dorëzojnë në Ministri argumentet e tyre të shkruara që kanë të bëjnë me hetimin, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry makes findings and decides based on the information it has available.
Neni 15 Informacioni dhe faktet në dispozicion Ministria konstaton dhe merr vendim në bazë të informatave që i ka në dispozicion. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Ministry must investigate and determine serious injury or a threat of serious injury, including whether increased imports caused it.
Neni 16 Konstatimi i dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz 8 1. Ministria përmes një hetimi, do të konstatojë dëmin serioz ose kërcënimin për dëm serioz, përfshirë gjithashtu edhe lidhjen shkakore midis dëmit serioz ose kërcënimit për dëm serioz dhe importit në sasi të rritura dhe nën kushte ekzistuese të produktit të hetuar. Konstatimi i Ministrisë duhet të bazohet në faktorët relevant për këtë çështje që kanë ndikim në situatën, veçanërisht: 1.1. sasia e produktit të hetuar dhe norma e rritjes së tij; 1.2. pjesa e tregut vendor e pushtuar nga rritja e importit të produktit të hetuar; 1.3. çmimet e produkteve të importuara; 1.4. ndikimi, i importeve, në sasi të rritura dhe në kushte të caktuara, të produktit të hetuar, duke marrë parasysh faktorët në vijim: 1.4.1. vëllimet e prodhimit vendas; 1.4.2. shfrytëzimin e kapacitetit të prodhimit; 1.4.3. inventarin e produktit, 1.4.4. pjesën e tregut, 1.4.5. nivelin e shitjes, 1.4.6. punësimin dhe pagat, 1.4.7. çmimet e produktit në tregun vendor; 1.4.8. fitimet dhe humbjet; 1.5. faktorët, që nuk kanë të bëjnë me rritjen e importit të produktit të hetuar, që shkaktojnë ose kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze prodhuesit. 2. Në rast të kërcënimit për dëm serioz, Ministria përveç faktorëve të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, do të marrë parasysh edhe faktorët në vijim: 2.1. kapacitetet eksportuese të produktit të hetuar në vendet eksportuese ose në vendet e origjinës; 2.2. mundësitë e rritjes së importeve të produkteve të hetuara në territorin e Republikës së Kosovës; 2.3. faktorët tjerë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry must notify interested parties, publish notice of the final decision, and include specified findings and reasons when concluding the investigation.
Neni 17 Përfundimi i hetimit 1. Nëse me anë të hetimeve, Ministria konstaton se masat mbrojtëse nuk janë të nevojshme, Ministri merr vendim për përfundimin e hetimit. 2. Vendimi për përfundimin e hetimit në bazë të rekomandimit të ministrisë duhet të përfshijë konstatimet e bëra si rezultat i hetimit dhe një përshkrim të shkurtër mbi bazën e konstatimeve. 3. Ministria duhet të informojë formalisht me shkrim të gjitha palët e interesuara, tridhjetë (30) ditë para marrjes së vendimit përfundimtar, duke respektuar konfidencialitetin e informatave, për 9 faktet thelbësore të shqyrtuara, të cilat ofrojnë bazën për marrjen e vendimit për shqiptim të masave mbrojtëse. 4. Hetimi duhet të përfundojë me një miratim apo mosmiratim përfundimtar të vendimit. Ministria duhet të publikojë një njoftim publik mbi vendimin përfundimtar, në përputhje me procedurat e njoftimit për fillimin e një hetimi. 5. Njoftimi për vendimin duhet të përfshijë të gjitha informacionet, përkatëse mbi faktet dhe arsyet deri në marrjen e vendimit, duke pasur parasysh konfidencialitetin e informatave dhe veçanërisht: 5.1. emrat e eksportuesve të njohur dhe prodhuesve të produktit nën hetim; 5.2. përshkrimin e plotë të produktit nën hetim, që kërkohet për qëllime doganore, përfshirë klasifikimin tarifor të bazuar në TARIK; 5.3 sasinë e rritur të importeve; 5.4. faktorëve që kanë ndikuar në përcaktimin e dëmit dhe shkakun e lidhur, duke përfshirë informacionet për këta faktorë, përveç rritjes së importeve që janë marrë parasysh; 5.5. çdo arsye tjetër që ka sjellë deri te vendimi përfundimtar; 5.6. arsyet e marrjes parasysh apo refuzimit të argumenteve, ose akuzave përkatëse të ngritura nga eksportuesit apo importuesit; dhe 5.7. masat mbrojtëse që do të aplikohen. 6. Njoftimi për përfundimin e hetimit duhet të publikohet në ueb-faqen e Ministrisë dhe në gazetat me shpërndarje të gjerë në Republikën e Kosovës dhe duhet t’u dërgohen të gjitha palëve të interesuara që janë të përfshira në masën mbrojtëse, si dhe të gjitha palëve tjera të interesuara. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry must hold direct consultations with interested countries before a safeguard measure, and immediately after a temporary safeguard measure starts, when asked in writing.
Neni 18 Konsultimet shtesë 1. Para zbatimit të një mase mbrojtëse dhe në rast të zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse, menjëherë pas hyrjes në fuqi të masës, në përgjigje të kërkesës zyrtare me shkrim, Ministria duhet të kryejë konsultime direkt me vendet e interesuara prej nga rrjedh produkti i hetuar. 2. Gjatë konsultimeve duhet të shqyrtohen çështjet në vijim: 2.1. trendet dhe kushtet e importit të produktit të hetuar, situata ekonomike dhe tregtare e lidhur me; 2.2. mundësitë për zbatimin e masave të pranueshme reciprocikisht me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese; 2.3. masat që do të zbatohen dhe efektet e mundshme të tyre. 3. Në pritje të një zgjidhje Ministria merr masa të cilat i sheh të nevojshme. 4. Në mungesë të rekomandimit brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike pasi çështja i është referuar ministrisë ose nëse praktika që kundërshtohet nuk është objekt i një kompensimi të negociuar brenda një periudhe të fiksuar nga Ministria dhe nëse dëmi serioz vazhdon, Ministria miraton masa të përshtatshme mbrojtëse të nevojshme për të rregulluar situatën. 10 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Minister may impose temporary protective measures under strict conditions, and they are limited to 90 days.
Neni 19 Masat të përkohshme mbrojtëse 1. Masat e përkohshme mbrojtëse të vendosen me vendim të Ministrit nëse rekomandohen nga ministria menjëherë sapo të iniciohet hetimi dhe duhet të zbatohen vetëm në rrethana kritike kur ka fakte evidente që demonstrojnë se rritja e importeve të produktit të hetuar ka shkaktuar ose kërcënuar të shkaktojë dëme serioze prodhuesit apo prodhuesve në Kosovë, kur një veprim i tillë i shpejtë kërkohet për parandalim apo kompensim. 2. Masat e përkohshme mbrojtëse duhet të zbatohen në formë të një detyrimi mbrojtës shtesë të përkohshëm i cili do të zbatohet në produktet e importuara me normat e përshtatura në çmim e ndarë nga norma e tarifës normale nëse ka, e zbatuar mbi importet e produktit. Kohëzgjatje e masave të përkohshme mbrojtëse nuk mund të kalojë nëntë dhjetë (90) ditë nga dita e vendosjes së masës. 3. Vendimi për zbatimin e masave të përkohshme mbrojtëse nuk do të miratohet para inicimit të hetimit dhe jo më vonë se nëntëdhjetë ditë (90) pas datës së inicimit të hetimit. 4. Produkti i cili është objekt i një mase të përkohshme mbrojtëse mund të importohet në territorin e Republikës së Kosovës për qarkullim të lirë pas pagimit të detyrimeve të përkohshme mbrojtëse të vendosura me vendim të ministrisë, apo pas dhënies së garancionit apo garantimit tjetër ekuivalent të pagesës. 5. Ministria duhet të vazhdojë hetimin gjatë zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse në mënyrë që të përcaktojë nevojën për zbatimin e mëtejshëm të masës mbrojtëse. 6. Në qoftë se pas hetimeve të mëtejshme, Ministria arrin në përfundim që rritja e importeve të produktit të hetuar në territorin e Republikës së Kosovës nuk shkakton ose nuk kërcënon të shkaktojë dëme serioze prodhuesit vendor, shumat e paguara si detyrime të përkohshme mbrojtëse gjatë kohës së zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse do tu kthehen paguesve brenda tridhjetë (30) ditëve pas vendimit të ministrisë. 7. Në qoftë se, pas hetimeve të mëtejshme, Ministria arrin në përfundim që rritja e importeve të produktit të hetuar në territorin e Republikës së Kosovës shkakton ose kërcënon të shkaktojë dëme serioze prodhuesit vendor, shumat e paguara si detyrime të përkohshme mbrojtëse gjatë kohës së zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse duhet menjëherë të shndërrohen në statusin e detyrimeve mbrojtëse. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry must publish a public notice to apply a safeguard measure if an investigation finds imported products are arriving in large quantities and causing or threatening serious harm.
Neni 20 Masat mbrojtëse përfundimtare 1. Nëse Ministria pas një hetimi të kryer sipas dispozitave të këtij ligji, konstaton se produkti i hetuar është duke u importuar në territorin e Republikës së Kosovës në sasi të mëdha dhe në kushte të tilla që shkaktojnë ose kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze ndaj prodhuesit, Ministria duhet të nxjerr një njoftim publik për zbatimin e masës mbrojtëse. 2. Masat mbrojtëse përfundimtare zbatohen në rast të konstatimit të një hetimi kur një produkt importohet në sasi të madhe dhe në kushte të tilla sa që shkakton ose kërcënon të shkaktojë dëm serioz prodhuesve vendor që prodhojnë produkte të ngjashme apo drejtpërdrejt konkurruese. Kur merret vendim për masa mbrojtëse përfundimtare duhet të merren parasysh këto: 2.1. kostot afatmesme dhe afatgjata ekonomike dhe sociale si pasojë e zbatimit të masës; 2.2. kostoja e moszbatimit të masës mbrojtëse; 11 2.3. ndikimi i masës mbrojtëse në konsumatorë dhe në konkurrencën në tregun vendor. 3. Në të gjitha rastet masat mbrojtëse duhet të përcaktohen dhe zbatohen: 3.1. deri në masën e nevojshme për të parandaluar ose mënjanuar dëmin serioz dhe për të lehtësuar përshtatjen e prodhuesve vendor në pajtim me planin e hartuar nga Ministria së bashku me prodhuesit e prekur vendor. 3.2. për kohën e nevojshme për të parandaluar ose përmirësuar dëmin e shkaktuar ndaj industrisë vendore dhe për të lehtësuar adaptimin e prodhuesve vendor. 4. Për zbatimin e një mase mbrojtëse duhet të përcaktohen: 4.1. produkti i cili është objekt i masës dhe kodi i tij tarifor; 4.2. periudha fillestare për zbatimin e masës mbrojtëse; 4.3. skema për një liberalizim progresiv të masës; 4.4. kushtet për zbatimin e masës mbrojtëse; dhe 4.5. baza për zbatimin e masës mbrojtëse. 5. Lejimi i produkteve për qarkullim të lirë në territorin e Republikës së Kosovës mund të lejohet vetëm pas pagesës së detyrimeve mbrojtëse. 6. Shqiptimi i masave mbrojtëse nuk do të parandalojë lejimin e produkteve, në territorin e Republikës së Kosovës, të cilat janë eksportuar apo do të eksportohen në Republikën e Kosovës sipas kushteve dhe afateve të një kontrate e cila formalisht është bërë para datës së shqiptimit të detyrimeve mbrojtëse. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry and affected producers in Kosovo must draft a plan to help domestic producers compete with imports.
Neni 21 Plani për masat mbrojtëse në importe 1. Ministria së bashku me prodhuesit e prekur në Kosovë hartojnë një plan me qëllim të përshtatjes apo zhvillimit të prodhuesve në mënyrë që prodhuesit e mallrave të njëjta në Kosovë të mund të konkurrojnë me importet nga jashtë të mallrave të njëjta në një treg të hapur. 2. Një plan i tillë duhet të përfshijë masa për ta bërë prodhuesin vendor konkurrent me prodhuesit e huaj të prodhimeve të ngjashme dhe po ashtu mund të përfshin teknika të reja prodhimi, përmirësimin në aplikimin e teknologjive informative dhe komunikuese, trajnim teknik të stafit të përfshirë drejtpërdrejtë në prodhim si dhe veprime të tjera për të përmirësuar produktivitetin vendor. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A primary safeguard measure cannot last more than 4 years, and the total safeguard measure period cannot exceed 8 years.
Neni 22 Kohëzgjatja e masave mbrojtëse 1. Kohëzgjatja e një mase mbrojtëse fillestare nuk duhet t’i kalojë katër (4) vite përfshirë kohëzgjatjen e masës mbrojtëse të përkohshme sipas nenit 19 paragrafi 2. të këtij ligji nëse nuk ka pas efekt të parandalimit te dëmit ose kërcënimit për dëm. 2. Periudha e përmendur mund të zgjatet nëse Ministria përcakton me anë të hetimeve të mëvonshme të kryera sipas dispozitave të këtij ligji, se zbatimi i masës mbrojtëse vazhdon të jetë i nevojshëm për të parandaluar ose eliminuar dëmin serioz dhe nëse ka dëshmi se gjendja sa i 12 përket prodhimtarisë së prodhuesit ose kushtet ekonomike janë duke u përmirësuar si pasojë e zbatimit të masës mbrojtëse. 3. Hetimi në lidhje me zgjatjen e periudhës së masës mbrojtëse do të iniciohet së paku nëntëdhjetë (90) ditë para fundit të periudhës të zbatimit të masës fillestare mbrojtëse që është duke u zbatuar. 4. Kohëzgjatja e përgjithshme e një mase mbrojtëse përfshirë edhe kohëzgjatjen e masës së përkohshme dhe kohëzgjatjet e masave fillestare dhe zgjatjet e tyre nuk duhet t’i tejkalojë tetë (8) vite. 5. Zgjatja e periudhës së masës mbrojtëse duhet të mbulojë produktet e njëjta në të cilat është zbatuar masa mbrojtëse fillestare. Kushtet e masave mbrojtëse të zgjatura nuk duhet të jenë më kufizuese se ato në fund të periudhës së zbatimit të masës mbrojtëse fillestare. 6. Nëse kohëzgjatja e masës mbrojtëse e tejkalon një vit, kushtet e zbatimit të masës do të liberalizohen periodikisht përgjatë gjithë periudhës së zbatimit, si dhe gjatë periudhës së zgjatjes së masës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Ministria must review a safeguard measure halfway through a period that lasts more than three years and decide whether to continue, stop, or change it.
Neni 23 Rishikimi i masave mbrojtëse 1. Kur kohëzgjatja e zbatimit të masës mbrojtëse kalon tre (3) vite, Ministria duhet jo më vonë se në mes të kësaj periudhe, të kryejë një rishikim të gjendjes aktuale, veçanërisht sa i përket efekteve të masës mbrojtëse të prodhuesit si dhe me zbatimin e planit që ka për qëllim përshtatjen, rregullimin ose zhvillimin e prodhuesve për t’u ballafaquar me konkurrencën nga jashtë. Ministria duhet përmes rishikimit, të përcaktojë nevojën për vazhdimin apo pushimin e zbatimit të masës mbrojtëse, apo modifikimit të kushteve të zbatimit të saj. 2. Ministria në procedurën e rishikimit do të shqyrtojë nëse masat mbrojtëse vazhdojnë të jenë të nevojshme për të parandaluar ose rregulluar dëmin serioz dhe për të siguruar se ka dëshmi se prodhuesit vendor janë duke u përshtatur. 3. Ministria merr vendim për të proceduar zbatimin e masës ose për ta tërhequr masën. 4. Ministria duhet të publikojë një njoftim për rezultatet e rishikimit dhe për konstatimet dhe vendimet e dala nga kjo. 5. Hetimet rreth shqyrtimit duhet të kryhen sipas procedurës hetimore të vendosur në këtë ligj. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A safeguard measure on a specific imported product may be applied again only after set waiting periods and repetition limits are met.
Neni 24 Zbatimi i sërishëm i një mase mbrojtëse 1. Zbatimi i një masë mbrojtëse mund të përsëritet sërish në importin e një produkti të caktuar, vetëm një (1) vit pas skadimit të masës mbrojtëse të zbatuar. 2. Sipas dispozitës së paragrafit 1. të këtij neni kur kohëzgjatja e masës mbrojtëse të zbatuar nuk i tejkalon nëntëdhjetë (90) ditë, një masë mbrojtëse me kohëzgjatje prej apo më pak se nëntë dhjetë (90) ditë mund të zbatohet sërish ndaj importit të një produkti të caktuar, nëse: 2.1. së paku një (1) vit ka kaluar që nga data e paraqitjes së një mase mbrojtëse për importin e këtij produkti, dhe 2.2. masat mbrojtëse nuk janë zbatuar ndaj produktit të njëjtë më shumë se dy herë në periudhën pesë-vjeçare duke procesuar menjëherë datën e zbatimit të sërishëm të masës. 13 - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Ministria must open a public file for each investigation and make specified materials available to the public, except confidential data.
Neni 25 Dosja publike dhe e drejta për informim 1. Ministria do të hap për secilin hetim nga një dosje publike ku do të vendosen të gjitha konstatimet, vendimet, njoftimet, protokollet dhe konsultimet, argumentet e shkruara të dorëzuara në Ministri, që kanë të bëjnë me çështjen dhe çdo dokument tjetër të cilin Ministria si objekt i kërkesave për ruajtjen e konfidencialitetit e konsideron të përshtatshëm për t’ia zbuluar publikut. 2. Për ruajtjen e informatave të besueshme, kohë pas kohe në dosje duhet të përfshihen: 2.1. të gjitha raportet publike të lidhura me një hetim apo rishikim; 2.2. të gjitha materialet, përfshirë pyetësorët, përgjigjet dhe njoftimet me shkrim të paraqitura në Ministri; 2.3. të gjitha informacionet tjera të formuluara apo të marra nga Ministria, përfshirë raportet e verifikimeve të kryera, dhe 2.4. dokumentet tjera të cilat konsiderohet se janë konfidenciale për t’u publikuar. 3. Materialet e dosjes publike përpos në të dhënat konfidenciale duhet të jenë në dispozicion të publikut të përgjithshëm, për t’u njohur me to dhe për kopjim. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Ministry must keep trade secret information confidential, investigation information may be used only for investigation purposes, and Ministry employees must not publish, share, or use official information for personal gain.
Neni 26 Ruajtja e konfidencialitetit 1. Ministria duhet në formë të rregullt ligjore të ruaj konfiencialitetin e çdo informate që paraqet sekret tregtar dhe e cila është marrë gjatë ushtrimit të autoritetit të saj të dhënë me këtë ligj. 2. Informacioni i pranuar gjatë një hetimi do të përdoret vetëm për qëllime të hetimit. 3. Punonjësit e Ministrisë nuk kanë të drejtë të publikojnë, të shpërndajnë apo të shfrytëzojnë për përparësi personale asnjë informatë të besueshme dhe zyrtare të marrë gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare. 4. Dispozitat e lartpërmendura nuk do të ndërhyjnë me përdorimin e informacionit të mbledhur gjatë hulumtimit për një hetim apo rishikim dhe në veçanti për bazën e vendimeve të marra në përputhje me këtë ligj. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This provision says the law does not stop certain import restrictions, foreign-exchange measures, treaty obligations, or other import-related laws that are not contrary to the law.
Neni 27 Dispozitat përjashtuese 1. Ky ligj nuk parandalon zbatimin e: 1.1. kufizimit a po ndalimit të importit të bazuar në moralin publik, rendin publik dhe sigurinë; mbrojtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve, kafshëve dhe bimëve; mbrojtjen e pronës artistike, historike dhe vlerave arkeologjike apo mbrojtjen e pronës intelektuale, industriale dhe tregtare; 1.2. veprimeve në lidhje me shkëmbimin e valutave të huaja; 1.3. obligimeve që dalin nga traktatet ndërkombëtare; ose 1.4. akteve ligjore dhe nënligjore për importet dhe legjislacioni tjetër lidhur me importet që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. 14 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Një palë e interesuar mund të ankohet në gjykatën kompetente kundër një veprimi ose vendimi të Ministrisë dhe duhet ta paraqesë ankesën brenda 45 ditëve kalendarike nga njoftimi.
Neni 28 Procedura e shqyrtimit gjyqësor Çdo palë e interesuar që ka marrë pjesë në një procedurë hetimi, apo që i’u ka refuzuar kërkesa, apo rishikimi të kryer nga Ministria ka të drejtë të paraqesë ankesë në Gjykatën kompetente me të cilën kërkon nga gjykata rishikimin e një veprimi ose vendimi të Ministrisë. Ankesa duhet të dorëzohet brenda dyzetepesë (45) ditësh kalendarike pas pranimit nga pala e interesuar të njoftimit për veprimin ose vendimin përkatëse. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry is the competent authority for implementing this law and may issue subordinate acts for that purpose.
Neni 29 Dispozita kalimtare 1. Kompetente për zbatimin e këtij ligji është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. 2. Për zbatimin e këtij ligji Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mund të nxjerr akte nënligjore. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 30 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-047 31 gusht 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-024-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-047 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in