LIGJI NR. 04/L-048 PËR TREGTI ME JASHTË
This provision identifies a Kosovo Official Gazette publication for Law No. 04/L-048 on foreign trade and states that the Assembly adopts the law based on Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-048
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies a Kosovo Official Gazette publication for Law No. 04/L-048 on foreign trade and states that the Assembly adopts the law based on Article 65(1) of the Constitution. This provision states the law’s purpose: to set general rules for cross-border trade between persons inside and outside Kosovo. Tregtia me jashtë mund të kryhet nga persona fizikë dhe juridikë; tregtia komerciale lejohet vetëm për persona të regjistruar për veprimtari ekonomike në Kosovë. This article defines the main terms used in the law. Public authorities and normative acts may not impose restrictions, bans, or conditions on foreign trade activity, except where this law specifically allows otherwise.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-048 PËR TREGTI ME JASHTË
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies a Kosovo Official Gazette publication for Law No. 04/L-048 on foreign trade and states that the Assembly adopts the law based on Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 / 16 DHJETOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-048 PËR TREGTI ME JASHTË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TREGTI ME JASHTË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: to set general rules for cross-border trade between persons inside and outside Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është të përcaktojë rregullat e përgjithshme për ushtrimin e tregtisë me jashtë ndërmjet personave të vendosur brenda dhe jashtë territorit të Kosovës në përputhshmeri me praktikat më të mira ndërkombëtare. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Tregtia me jashtë mund të kryhet nga persona fizikë dhe juridikë; tregtia komerciale lejohet vetëm për persona të regjistruar për veprimtari ekonomike në Kosovë.
Neni 2 Fusha e zbatimit Aktivitetet e tregtisë me jashtë mund të realizohen nga personat fizik dhe juridik, mirëpo tregtia për qëllime komerciale mund të realizohet vetëm nga personat e regjistruar për realizimin e aktivitetit ekonomik në Kosovë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the main terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; 1.2. Ministër - Ministër i Tregtisë dhe Industrisë; 1.3. OBT- Organizata Botërore e Tregtisë; 1.4. Eksport ose eksportim - procedurat doganore që aplikohen për mallrat të cilat janë në qarkullim të lirë në Kosovë, dhe e lëshojnë territorin e Kosovës me destinim të përhershëm në territoret jashtë Kosovës; 1.5. Import ose Importim – procedurat doganore që aplikohen për mallrat të cilat hyjnë për qarkullim të lirë në territorin e Kosovës; 1.6. Person – personat fizikë dhe juridikë, ku përfshihen korporatat, shoqëritë më përgjegjësi të kufizuar, ortakëritë, dhe në rastet kur rregullat në fuqi lejojnë, bashkimi i personave të cilëve u është njohur zotësia për kryerjen apo ndërmarrjen e veprimeve juridike, përveç nëse konteksti e përcakton ndryshe. Gjithashtu, nëse rrethanat e përcaktojnë një tjetër synim, fjalët të cilat përshkruajnë një gjini nënkuptojnë edhe gjininë tjetër, si dhe ato te prezentuara në njëjës nënkuptojnë edhe në shumës, dhe anasjelltas; 1.7. Rezident – nënkupton dhe përfshinë çdo njërën nga këto në vijim: 2 1.7.1. personin fizik i cili që është qytetar i Kosovës, apo ka vendbanim të përhershëm në territorin e Kosovës; 1.7.2. ndërmarrjen, përveç një dege apo një zyre të ndërmarrjes nëse ndërmarrja e tillë është regjistruar në pajtim me aktet normative të aplikuara në Kosovë, dhe nëse ka selinë qendrore, emrin kryesor të biznesit, librat dhe regjistrat në territorin e Kosovës; dhe 1.7.3. degën apo zyrën e ndërmarrjes, pa marrë parasysh nëse një ndërmarrje e tillë është apo jo rezidente, nëse dega e tillë ose zyra është themeluar dhe regjistruar në pajtim me aktin normativ aplikativ të Kosovës, administrimi ditor dhe menaxhimi i degës apo zyrës së tillë kryhet faktikisht në adresën e regjistruar në Kosovë, dhe librat e veçanta dhe regjistrat mbi veprimtarinë e degës së tillë ose zyrës udhëhiqen në adresën e njëjtë. 1.8. Licencë - autorizimi administrativ që leshohet pasi aprovohet aplikimi i dorëzuar nga personi i interesuar në autoritetin publik relevant si parakusht për importimin dhe eksportimin e mallrave. Ne mbështetje te aplikimit mund te kërkohen dokumentacione të ndryshme nga ato që kërkohen për doganat. 1.9. Kuotë - kufizim numerik, sasior, ose në vlerë që vendoset në çfarëdo lloji të aktivitetit të tregtisë së jashtme. “Kuota” përfshin çdo masë tjetër qe mund te çojë ose të këtë pasoja të njejta me këto kufizime; 1.10. Mallra – përfshijnë produkte, ngarkesë, bagazh, prodhime, mallra komerciale, kafshë, materiale, artikuj, furnizime, sende, mjete transporti, pronë dhe valutë; 1.11. Dogana –Doganat e Republikës së Kosovës. 1.12. Autoritet Licencues - çdo autoritet publik, autoritet ekzekutiv qeveritar, institucion publik, ministri, departament, agjension, apo ndonjë njësi tjetër e cila ka kompetenca ekzekutive, legjislative, dhe administrative në territorin e Kosovës, dhe e cila është e autorizuar dhe ka përgjegjësinë që buron nga ky ligj apo aktet e tjera normative për të lëshuar Licencë për Eksport apo Import; 1.13. Qeveria – Qeveria apo ndonjë organ publik (agjencion shtetëror) në territorin e shtetit të origjinës ose eksportit. 1.14. Importues – çdo person i cili në momentin e importimit: 1.14.1. është pronar i mallrave të importuara; 1.14.2. bartë rrezikun për mallrat e importuara; 1.14.3. përfaqëson apo prezantohet sikur ai/ajo është importuesi apo pronari i mallrave të importuara; 1.14.4. realisht sjellë mallra në Kosovë; 1.14.5. në një formë apo tjetër ka interesa financiare në çfarëdo malli të importuar. 1.14.6. Bart përgjegjësinë përfundimtare ligjore të definuar sipas këtij ligji për importimin e mallrave. 1.15. Eksportues - çdo person, i cili, në momentin e eksportimit: 1.15.1. është pronar i mallrave të eksportuara; 3 1.15.2. bartë rrezikun për mallrat e eksportuara; 1.15.3. përfaqëson apo prezantohet sikur ai/ajo është eksportuesi apo pronari i mallrave të eksportuara; 1.15.4. realisht nxjerrë apo tenton të nxjerrë mallra nga Kosova; 1.15.5. në një formë apo tjetër ka interesa financiare në çfarëdo malli të eksportuar; 1.15.6. bartë përgjegjësinë përfundimtare ligjore të definuar sipas këtij ligji për eksportimin e mallrave. 1.16. Trajtimi kombëtar – ofrimi i të gjitha mundësive konkurruese, përfshirë edhe qasjen në treg, mallrave dhe personave të huaj njëjtë sikur që iu ofrohen mallrave dhe personave në Kosovë; 1.17. Tranziti – transporti i mallrave, me origjinë nga shtetet jashtë Republikës së Kosovës që hyjnë dhe kalojnë përmes territorit doganor të Kosovës me destinacion jashtë këtij territori; 1.18. Masë restriktive – kufizim, kërkesë apo masë e përshkruar në nenin 5 të këtij ligji; 1.19. Ndërmarrje - çdo person juridik, organizatë biznesi, ortakëri, ndërmarrje e përbashkët, ndërmarrje publike, shoqatë, projekt, degë, zyrë apo organizata tjera; 1.20. Kombi më i favorizuar – koncepti siç parashikohet ne nenin 16 të këtij ligji; 1.21. Jorezident - përfshinë çdo njërën nga këto në vijim: 1.21.1. personin fizik i cili nuk është banor dhe nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë; 1.21.2. një ndërmarrje e cila nuk i përmbush kërkesat e caktuara në nën-paragrafin 1.7.2. të përkufizimit “Rezident”; 1.21.3. një degë apo zyrë përfaqësuese e një ndërmarrje rezidente, nëse dega e tillë apo zyra përfaqësuese që gjendet në një territor tjetër, nuk i përmbushë kërkesat e përcaktuara në nën-paragrafin 1.7.3. të përkufizimit “Rezident”. 1.22. Mallërat e ndaluara – janë mallrat të cilat nuk lejohen të importohen në apo të eksportohen prej Kosove. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Public authorities and normative acts may not impose restrictions, bans, or conditions on foreign trade activity, except where this law specifically allows otherwise.
Neni 4 Parimi i tregtisë së lirë Autoriteti publik apo aktet normative nuk mund të vendosin kufizime, ndalime ose kushtëzime në asnjë aktivitet tregtar me jashtë, të dëmtojne apo te vendosin kushte mbi aftësinë apo të drejtën e cilitdo resident apo jo-rezident për tu përfshirë apo për tu marrë me aktivitete tregtare me jashtë, përveç në rastet kur ky ligj e përcakton në mënyrë specifike apo e lejon të kundërtën. Gjithashtu, një autoritet publik apo akti normativ nuk mund të vendosë masa të tilla që prodhojnë kërkesa specifike, kufizuese, dhe ndaluese, përveç në rastet kur ky ligj e përcakton në mënyrë specifike apo e lejon të kundërtën. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë akt normativ për nisjen e një mase kufizuese kur ligji e kërkon ose e lejon dhe kur është e nevojshme.
Neni 5 Masat kufizuese për ushtrim të tregtisë 1. Nëse dispozita e këtij ligji kërkon apo autorizon vendosjen e masës mbrojtëse që ndryshe do të ishte në kundërshtim me nenin 4 të këtij ligji, Qeveria e Kosovës, kur është e nevojshme, do të nxjerrë akt 4 normativ mbi inicimin e masës së tillë kufizuese; me kusht që, çdo masë e tillë kufizuese e iniciuar kështu duhet të jetë në pajtim me kriteret vijuese: 1.1. duhet të jetë qartë e lejuar dhe në pajtim me dispozitën përkatëse të këtij ligji; 1.2. duhet të jetë qartësisht i domosdoshëm dhe në lidhje më arritjen e qëllimit të përcaktuar me një dispozitë të tillë; 1.3. qëllimi dhe përfshirja e saj të jetë e kufizuar deri në minimumin e nevojshëm për arritjen e këtij qëllimi; 1.4. implementimi i saj të bëhet në atë mënyrë që të krijoj përzierjen sa më të vogël të mundshme dhe paraqet barrën më të vogël të mundshme në aktivitetet e tregtisë me jashtë dhe lirinë e përgjithshme të veprimtarisë ekonomike; 1.5. nuk do të jetë në kundërshtim me asnjë marrëveshje ndërkombëtare e cila e obligon Kosovën. 2. Masa mbrojtëse nuk mund të ndikojë negativisht në kryerjen e obligimeve ekzistuese kontraktuale në kohën kur masa e tillë restriktive është aprovuar, përveç kur arritja e qëllimeve të një mase të tillë kufizuese nuk do të rrezikohej dukshëm nga performanca e obligimit të tillë: 3. Masa kufizuese do të shfuqizohet, ose fusha e zbatimit të saj do të ngushtohet aq dhe deri sa arsyet që justifikojnë ekzistencën ose qëllimin e zbatimit pushojnë së ekzistuari ose përndryshe bëhen të parëndësishme. 4. Nëse një masë mbrojtëse, ose metoda e implementimit të saj, nuk ka elemente diskriminuese, jo- konkurruese, ose mbrojtëse të tregtisë, apo prodhon efekte të cilat nuk janë në tërësi të qarta për arritjen e qëllimit të dispozitës përkatëse të këtij ligji, masa e tillë apo mënyra e implementimit të saj do të jetë çoftë e shmangshme, ose nëse është e mundshme me përpikëri të interpretohet dhe zbatohet në mënyrë që të eliminoj ose zvogëloj deri në minimum një element apo efekt të tillë të parëndësishëm diskriminues, anti-konkurrues apo tregtar kufizues. 5. Të gjitha masat mbrojtëse duhet të hartohen, zbatohen dhe publikohen në një mënyrë krejtësisht transparente. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo may ban imports and exports of specific goods by subordinate acts, and must set which licensing authorities or competent agencies may implement protective measures.
Neni 6 Autoriteti për zbatimin e masave kufizuese 1. Qeveria e Kosovës përmes akteve nënligjore mund të ndalojë importin dhe eksportin e mallrave specifike. 2. Qeveria e Kosovës përmes akteve nënligjore do të përcaktojë se cilat autoritete licencuese apo agjencionet kompetente mund të implementojnë masat mbrojtëse. 3. Qeveria e Kosovës do të sigurojë që MTI dhe autoritetet tjera publike që kanë interes legjitim dhe të dukshëm në përgatitjen dhe implementimin e masës restriktive, të bashkëpunojnë lidhur me përgatitjen e procedurës, kritereve dhe mekanizmave të kërkuar për implementimin e duhur të saj. Sidoqoftë, MTI do të jetë përgjegjëse për të siguruar që aktivitetet e tilla të zhvillohen në përputhshmëri me këtë ligj dhe çdo akt apo akte të tjera normative. 4. MTI do të sigurojë që përgatitja dhe zbatimi i të gjitha masave kufizuese të realizohet dhe të bashkërendohet në mënyrë efiçente duke shmangur procedurat dhe kërkesat e duplifikuara dhe të tepërta. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Rregullat për licencat e importit dhe eksportit: autoriteti licencues duhet t’i lëshojë licencën kur kërkohet me ligj, por mund ta refuzojë vetëm në kushte të caktuara; refuzimet dhe rishqyrtimet kërkojnë arsye të shkruara.
Neni 7 Rregullat e përgjithshme lidhur me licencat për eksport dhe import 5 1. Nese ky ligj apo ndonjë akt tjetër normativ i nxjerrë në përputhje me këtë ligj përcakton që kërkohet licencë importi apo eksporti për kryerjen dhe ekzekutimin e një transaksioni të eksportit apo importit, autoriteti përkatës licencues i lëshon licencën e kërkuar aplikuesit përkatës, përveçse në rastet që parashikohen në paragrafin 2. të këtij neni. 2. Autoriteti licencues do të refuzojë aplikacionin për dhënien e licencës për import apo eksport vetëm nëse ky ligj apo akt tjetër normativ përcakton se duhet refuzuar, apo autoriteti licencues i shpreh qartë me shkrim arsyet bindëse që provojnë se dhënia e licencës së kërkuar aplikuesit përkatës do të rrezikonte materialisht qëllimin e dispozitës e cila përcakton nevojën e licences. 3. Në rast se autoriteti licencues refuzon një aplikacion për licencë të importit apo eksportit, autoriteti licencues duhet t’i japë aplikuesit përkatës përgjigjen e detajuar me shkrim mbi shkaqet dhe bazën ligjore për refuzimin e aplikacionit. 4. Akti normativ i nxjerrë në pajtim me këtë ligj, sa është e lejuar me këtë ligj, mundet të përcaktojë kritere të vecanta dhe ta kushtëzojë lëshimin e një licence për import apo eksport nga aftësia e aplikantit për të plotësuar këto kritere; me kusht që, të gjitha këto kritere të jenë transparente dhe qartësisht e kryesisht të nevojshme për arritjen e qëllimit publik që theksohet në licencën gjegjëse për import dhe eksport. 5. Brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e refuzimit te aplikacionit për licencë të importit apo eksportit nga autoriteti licencues, aplikuesi përkatës mund të bëjë kërkesën për rishqyrtim tek autoriteti licencues. Autoriteti licencues do t’i konfirmojë me shkrim aplikuesit përkatës kohën dhe datën e marrjes së kërkesës për rishqyrtim. 6. Autoriteti licencues do të merr vendim mbi kërkesën për rishqyrtimin e refuzimit të kërkesës për licencë importi apo eksporti brenda tridhjetë (30) ditësh nga marrja e kërkesës për rishqyrtim. Në rast se autoriteti licencues refuzon kërkesën për rishqyrtim të licencës për import apo eksport, autoriteti licencues duhet të lëshojë nje deklaratë të detajuar me shkrim ku do të prezentohet baza ligjore dhe arsyet për një refuzim të tillë. 7. Brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e refuzimit të kërkesës për rishqyrtim nga autoriteti licencues, në bazë të këtij neni, parashtruesi i kërkesës mund të bëjë kërkesë në MTI për rishqyrtimin e vendimit të autoritetit licencues. MTI do t’i konfirmojë me shkrim parashtruesit të kërkesës kohën dhe datën e marrjes së kërkesës për rishqyrtim. Ky nen nuk do të aplikohet në rastet kur autoritet licencues është vetë MTI. 8. MTI do të marrë vendim mbi kërkesën e parashtruar për rishqyrtimin e vendimit të autoritetit licencues brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e marrjes së kërkesës për rishqyrtim. Në rast se MTI refuzon kërkesën për rishqyrtimin e vendimit të autoritetit licencues, MTI duhet të ofrojë arsyet në një deklaratë të detajuar me shkrim ku do të prezentohet baza ligjore dhe arsyet për refuzim. 9. Vendimi i MTI në bazë të këtij neni do të rishikohet nga organet gjyqësore në pajtim me ligjet në fuqi. 10. Asnje person apo ndërmarrje që është e autorizuar me një licencë eksporti apo importi nuk lejohet që të bartë licencën në personin apo ndërmarrjen tjetër. 11. Licencat për import dhe eksport do të jenë valide për periudhën e specifikuar në legjislacionin në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article allows restricted import measures, requires controlled import/export lists and non-discriminatory licensing criteria, and assigns licensing authorities responsibility for the license application process.
Neni 8 Kushtet për caktimin e masave kufizuese 1. Masat kufizuese në importe mund të vendosen me qëllim të: 1.1. mbrojtjes së jetës së njerëzve, kafshëve, dhe bimëve; 6 1.2. zbatimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara; 1.3. mbrojtjes të bilancit të pagesave; 1.4. mbrojtjes së moralit publik; 1.5. kontrollimit të trafikut me armë, municion, paisje për luftë, material radioaktiv. 2. MTI, në bashkëpunim me autoritetin licencues do të krijojnë “Listën e importeve të kontrolluara” si dhe “Listën e eksporteve të kontrolluara” për importet dhe eksportet e kufizuara, për importin dhe eksportin e të cilave duhet licencë. Qeveria e Kosovës mund të përfshijë në një listë të tillë lloje apo kategori të mallrave vetëm nëse ka arsye të qarta themelore dhe të vërteta të cilat arsyetojnë domosdoshmërinë për kontrollimin e importimit të atyre llojeve apo cilësive të mallrave, në mënyrë që esencialisht të bëhet përparim në arritjen e qëllimeve vijuese: 2.1. të evitojë shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale; 2.2. të implementoj kufizimet në transaksionet që përfshijnë këmbimet në ari; 2.3. të mbroj kafshët dhe bimët; 2.4. të mbrojë gjësendet të deklaruara si pasuri kombëtare, dhe që trajtohen si me vlerë të veçantë artistike, arkeologjike, dhe historike; 2.5. të implementoj dispozitat e obligueshme në marrëveshjet ndërkombëtare; 2.6. të implementoj masat e nevojshme për ruajtjen e burimeve natyrore te shterrshme; 2.7. të implementoj masat e përkohshme për sigurimin e mallrave ushqimore esenciale dhe vitale; 2.8. të vendosë kouta të aplikuara nga vendet tjera; 2.9. të kufizoj tregtinë në armë, pajisje ushtarake, dhe material radioaktiv, për arsyet e sigurisë nacionale; dhe, 2.10. të zbatoj kërkesat, siç janë sanksionet, të vendosura nga Kombet e Bashkuara. 3. Kriteret për marrjen e licencës për import dhe eksport duhet të jenë jodiskriminuese. Licenca për lloje apo kategori të caktuara të mallrave do të i jepet vetëm bartësit të licencës për aktivitetin e caktuara, në rastet kur diçka e tillë kërkohet bazuar në ligjet në fuqi. 4. Autoritetet licencuese do të jenë përgjegjëse për përcaktimin e formës dhe mënyrës së aplikimit për licencë. 5. Me përjashtim të mallrave të specifikuara në Listën e importeve dhe eksporteve të kontrolluara, sipas këtij neni, për importin dhe eksportin e mallrave në Kosovë nuk duhet licencë tjetër nga asnjë autoritet tjetër publik. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The holder of an import or export license may import or export specified quantities of restricted goods, including through multiple shipments, while the license remains valid.
Neni 9 Licencat për dërgesa të shumëfishta Poseduesi i licencës së importit apo eksportit, për produktet e specifikuara në Listën e importeve dhe eksporteve të kontrolluara, do të lejohet të importoj apo eksportoj, siç e paraqet rasti, sasi të specifikuara të mallrave të kufizuara në çdo kohë dhe me dërgesa të shumëfishta për periudhën sa është valide licenca. 7 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Import and export licenses may include conditions that limit how imported goods may be used.
Neni 10 Kufizimet në shfrytëzimin e mallërave të importuara dhe të eksportuara Licenca për import dhe eksport mund të përmbajë kushtet të cilat e kufizojnë shfrytëzimin dhe përdorimin tjetër që mund të i bëhet në lidhje me mallin e importuar, nëse është qartë e nevojshme për të plotësuar qëllimet e kufizimit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: License requirements, criteria, and procedures must be prepared, approved, and implemented in line with WTO rules on import licensing for non-automatic licensing.
Neni 11 Përputhshmëria me kërkesat e OBT-së Përgatitja, miratimi dhe implementimi i të gjitha kërkesave për licencë, kriteret dhe procedurat do të jenë në përputhshmëri me dispozitat e marrëveshjes së OBT-së mbi Procedurat e Licencimit të Importimeve që mbulojnë licencimin jo automatik. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Public authorities generally may not set or apply quotas for foreign trade activities, unless another law or normative act expressly allows it.
Neni 12 Ndalimi, disfavorizimi dhe caktimi i kuotave 1. Asnjë autoritet publik apo akt normativ nuk mund të vendosë, zbatojë apo akordojë ndonjë kuotë në ndonjë lloj të aktiviteteve të tregtisë me jashtë, përveç kur në mënyrë të veçantë ose shprehimisht përcaktohet nga ky ligj apo dispozitë e ndonjë akti tjetër normativ. 2. Nëse një dispozitë e tillë shprehimisht dhe qartë autorizon vendosjen, implementimin apo caktimin e kuotës e cila do të ishte në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij neni, kjo kuotë nuk duhet të vendoset apo implementohet nëse, sipas rrethanave të përcaktuara është praktikisht e mundshme që të arrihet qëllimi i njëjtë, përmes vendosjes së ngarkesave tatimore shtesë të cilat janë të kalkuluara në mënyrë të arsyeshme me qëllim të arritjes së synimit mbrojtës të nivelit i cili është i barabartë me përdorimin e një kuote të tillë. 3. Nëse, në pajtim me këtë ligj, akti normativ që vendos një kuotë të importit apo eksportit, apo e cakton pjesëmarrjen e Kosovës në një kuotë të importit apo eksportit të vendosur nga një qeveri tjetër dhe nevoja për një licencë importi apo eksporti vendoset në lidhje me implementimin apo akordimin e një kuote të tillë, autoriteti përkatës do të akordojë autorizime të tilla për të gjithë aplikantët e kualifikuar në bazë të kritereve objektive, racionale dhe transparente. Kriteret e tilla nuk mund të vendosen apo të implementohen nëse si mbështetje kanë qëllimin diskriminues apo antikonkurrues. Kushtet të cilat aplikanti duhet t’i përmbushë për tu kualifikuar për marrjen e një autorizimi të tillë duhet të jenë reale, të arsyeshme dhe transparente dhe nuk do të zbatohen nëse kanë për qëllim diskriminimin apo dëmtimin e konkurrencës. 4. Personi të cilit i është përcaktuar kuota për import apo eksport apo një leje që përfaqëson një akordim të tillë nuk i lejohet që ta bartë apo të lejojë që leja e dhënë të përdoret nga një person apo ndërmarrje tjetër. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Public authorities must coordinate with customs to harmonize positions and set technical rules for proper implementation of the law.
Neni 13 Harmonizimi me legjislacionin e doganave 1. Dispozitat e këtij ligji duhet të jenë të harmonizuara me legjislacionin doganor të Kosovës, për procedurat dhe mënyrën e zbatimit të Ligjit për tregti të jashtme. 2. Autoritetet publike obligohen që së bashku me doganën t’i harmonizojnë qëndrimet dhe t’i përcaktojnë rregullat teknike për zbatim të drejtë të dispozitave ligjore ne fuqi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës must implement international agreements linked to this law, and it may adopt a normative act to impose a restrictive measure when an international agreement clearly requires it, even if that would otherwise conflict with Article 4.
Neni 14 Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare 8 1. Qeveria e Kosovës është e obliguar të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me këtë ligj. 2. Nëse Kosova është e obliguar të implementojë dispozitën e ndonjë marrëveshje ndërkombëtare e cila qartë kërkon vendosjen e një mase restriktive e cila përndryshe do të ishte në kundërshtim me nenin 4 të këtij ligji, Qeveria e Kosovës mund të aprovoj, sipas të këtij neni, një akt normativ i cili do të vendosë një masë të tillë. 3. Çdo masë kufizuese e vendosur në këtë formë, duhet të jetë plotësisht në përputhje me kërkesat e nenit 5 të këtij ligji dhe deri në atë masë sa është në përputhje me përmbushjen e obligimit përkatës, do t’i nënshtrohet çfarëdo dispozite tjetër të zbatueshme të këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Imported goods in Kosovo must receive treatment no less favorable than goods produced in Kosovo or of Kosovo origin.
Neni 15 Trajtimi vendor për mallrat e importuara Mallrat e importuara në territorin e Kosovës do të kenë tretman jo më pak të favorshëm se sa mallrat e prodhuara apo me origjinë kosovare. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Kosova must give imported goods treatment no less favorable than like domestic goods, with MFN-related exceptions and treaty-based adjustments.
Neni 16 Trajtimi i kombit më të favorizuar 1. Kosova do tu jap mallrave që importohen tretmanin i cili nuk është më pak i favorshëm se tretmani i dhënë prodhimeve të ngjashme që prodhohen apo e kanë origjinën në Kosovë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, tretmanin në lidhje me shkallën dhe zbatimin e të gjitha tatimeve dhe tarifave të tjera të brendshme, tretmanin që ndikon në shitjen, blerjen, transportimin, përpunimin, shpërndarjen apo përdorimin e mallrave; përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj apo me një akt normativ që nxirret në përputhje me këtë ligj. 2. Nëse e drejta ndërkombëtare e detyron Kosovën të zbatojë një marrëveshje ndërkombëtare, bilaterale apo multilaterale, në fuqi, e cila e detyron Kosovën t’i japë tretmanin e kombit më të favorizuar mallrave të importuara nga zona të caktuara të huaja, Kosova do tua japë këtë status këtyre importeve, përveç kur parashihet ndryshe me këtë ligj ose aktin normativ të nxjerrë në bazë të këtij ligji apo me një akt normativ që nxirret në përputhje me këtë ligj. 3. Kur importeve iu është dhënë tretmani i kombit më të favorizuar sipas paragrafit 2. të këtij neni Kosova do t’i japë të njëjtin tretman, i cili është i barabartë me tretmanin më të favorizuar çdo malli të ngjashëm me origjinë nga çdo territor i jashtëm. Çdo përparësi, favor, privilegj ose imunitet i dhënë nga Kosova çdo malli të importuar, do t’i jepet drejtpërdrejtë dhe në kushte të njëjta çdo malli të ngjashëm të prodhuar në Kosovë ose që ka të drejtë ne e tretmanit të kombit më të favorizuar sipas paragrafit 2. të këtij neni. 4. Në përcaktimin e shkallës së tretmanit të kombit më të favorizuar, të kërkuar sipas paragrafit 2. dhe 3. të këtij neni nuk do të merret parasysh asnjë tretman favorizues dhënë importeve nga vende të caktuara jashtë Kosovës nëse ky tretman i favorizuar, i privilegjuar ose në çdo mënyre më i favorshëm kërkohet me ndonjë dispozitë obliguese të një marrëveshjeje bilaterale apo multilaterale për zonë të lirë ose union doganor, ose me një marrëveshje bilaterale apo multilaterale të përkohshme që ka për qëllim mbështetjen dhe formimin e zonës së lirë tregtare, të cilin e drejta ndërkombëtare kërkon që Kosova ta respektojë. 5. Asgjë në paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni nuk do të interpretohet si ndalim ose dhënie e tretmanit të kombit më të favorizuar mallrave të importuara me origjinë nga territoret e jashtme të cilat nuk përfshihen në ndonjë marrëveshje bilaterale apo multilaterale. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Imported goods must meet sanitary, phytosanitary, veterinary, technical, and quality-standard requirements.
Neni 17 Kërkesat Teknike për Mallrat e Importuara 1. Mallrat e importuara duhet të plotësojnë kërkesat sanitare, fitosanitare, dhe veterinere, rregullat teknike, dhe të kenë konformitet sipas standardeve të kualitetit të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. 9 2. Mallrat e importuara duhet të plotësojnë kërkesat specifike të kualitetit para zhdoganimit, në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article allows non-commercial import and export of goods for individuals, with limits set by government decision, and requires licenses for sending goods of national, artistic, cultural, or heritage value. It also requires the Kosovo Government to adopt sublegal acts on shipment procedures.
Neni 18 Importet dhe eksportet jokomerciale dhe përjashtimet tjera 1. Personat fizik vendor dhe të huaj mund të importojnë dhe eksportojnë mallra për nevoja jo komerciale konform sasisë, vlerës së importeve dhe eksporteve të përcaktuara me vendim të Qeverisë. 2. Rezidentet e Kosovës mund të eksportojnë lirshëm gjësende personale për shfrytëzim personal apo familjar, dhe gjësende tjera për shfrytëzim shtëpiak në sasi dhe vlerë në përputhje me qëllimet jo- komerciale. 3. Rezidentet e Kosovës mund të dërgojnë mallra me vlerë kombëtare, artistike, kulturore, dhe të trashëgimisë, vetëm pasi të jenë pajisur me licencë të lëshuar në bazë të legjislacionit në fuqi. 4. Qeveria e Kosovës është e obliguar të aprovoj akte nënligjore në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni, për të përcaktuar procedurat e kërkuara për realizimin e dërgesave jashtë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Kosovo’s Government must manage generally applicable services-trade measures reasonably, objectively, and impartially, and give services and suppliers immediate, unconditional treatment no less favourable than that given to other countries. It may also give preferential treatment to border-country services to help local border-area exchange.
Neni 19 Tregtia në shërbime 1. Qeveria e Kosovës do të siguroj që të gjitha masat e aplikimit të përgjithshëm që kanë të bëjnë me tregtinë e shërbimeve të administrohen në mënyrë të arsyeshme, objektive dhe te paanshme. 2. Qeveria e Kosovës do t’i ofrojë menjëherë dhe pa kushte shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve të një vendi trajtim jo më pak të favorshëm sesa çfarë u ofrohet të gjitha vendeve tjera. 3. Qeveria e Kosovës mund tu ofrojë trajtim preferencial apo përparësi të tjera shërbimeve apo ofruesve te shërbimeve te vendeve kufitare me qëllim të lehtësimit të këmbimit të shërbimeve të cilat prodhohen dhe konsumohen lokalisht në zonat kufitare. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Trade coordination mechanisms of the Kosovo Government must work to shape and apply trade policy, simplify and standardize foreign-trade procedures, and ensure transparency. The Ministry of Trade and Industry must approve the operational procedures for those mechanisms.
Neni 20 Koordinimi i politikës tregtare dhe mekanizmat lehtësues 1. Mekanizmat koordinues te Qeverisë së Kosovës për tregtinë do të funksionojnë me qëllim që të formulojnë, zbatojnë, rishikojnë politikat tregtare dhe legjislacionin e ndërlidhur me tregtinë ndërkombëtare që të thjeshtojnë, harmonizojnë, dhe standardizojnë procedurat në transaksionet e tregtisë së jashtme; dhe të sigurojnë transparencën në të gjitha çështjet e ndërlidhura me tregtinë. 2. MTI do të aprovojë procedurat operacionale të mekanizmave koordinues. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Violations of this law or its implementing regulations/decisions will be punished under the applicable legal provisions.
Neni 21 Dispozitat Ndëshkuese Për çdo shkelje të dispozitave e këtij ligji ose çdo rregullore apo vendimi të nxjerrë në zbatim të tij do të shqiptohen masa ndëshkuese sipas dispozitave ligjore në fuqi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Government and MTI must issue sublegal acts within 6 months after this law enters into force.
Neni 22 Dispozitat Kalimtare 1. Dispozitat e përfshira në këte ligj dhe aktet tjera ligjore si dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me tregti të jashtme janë të plotëfuqishme dhe duhet të jenë konform rregullativës së OBTsë. 10 2. Qeveria dhe MTI janë te detyruara të nxjerrin akte nënligjor në afat prej gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Deri në hyrjen në fuqi të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji, do të zbatohen aktet nënligjore të nxjerra sipas Ligjit për Aktivitetin e Tregtisë me Jashtë nr. 2002/6. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article repeals the cited law when this law enters into force.
Neni 23 Dispozita Shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji për Aktivitetin e Tregtisë me Jashtë nr. 2002/6. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-048 14 nëntor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-050-2011, datë 02.12.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-048 PËR TREGTI ME JASHTË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in