LIGJI NR. 04/L-049 PËR ZJARRFIKJE DHE SHPËTIM
This text is the preamble and title of a law on firefighting and rescue in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-049
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of a law on firefighting and rescue in Kosovo. This article states that the law’s purpose is to ensure effective response mechanisms for firefighting to save people, property, and the environment in emergencies. This provision says the law sets out the duties that fire and rescue units established by the law must perform. This article defines the main terms used in the law on firefighting and rescue. This article assigns firefighting and rescue responsibilities to the Ministry, the Agency, and the Communes.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-049 PËR ZJARRFIKJE DHE SHPËTIM
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of a law on firefighting and rescue in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 TETOR 2011, PRISHTINË LIGJI NR. 04/-L-049 PËR ZJARRFIKJE DHE SHPËTIM Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR ZJARRFIKJE DHE SHPËTIM KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law’s purpose is to ensure effective response mechanisms for firefighting to save people, property, and the environment in emergencies.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është sigurimi i mekanizmave reagues efektiv për zjarrfikje, me qëllim të shpëtimit të njerëzve, pasurisë dhe mjedisit në situata emergjente. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out the duties that fire and rescue units established by the law must perform.
Neni 2 Fushëveprimi Fushëveprimi i këtij ligji është përcaktimi i detyrave të cilat duhet të përmbushen nga njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit, të themeluara me këtë ligj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the main terms used in the law on firefighting and rescue.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB); 1.2. Agjencia - Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), si agjenci ekzekutive në kuadër të MPB-së. 1.3. Organi mbikëqyrës – organi i cili bën mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave në fushëveprimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit, sipas dispozitave të këtij ligji. 1.4. Shërbimi - shërbimi i zjarrfikjes dhe shpëtimit, si shërbim publik në kuadër të agjencisë. 1.5. Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes – njësi profesionale operative që marrin pjesë në intervenimet për zjarrfikjen dhe shpëtimin e njerëzve dhe pasurisë, në situata emergjente. 1.6. Njësitë e Zjarrfikjes në Industri – njësi të zjarrfikjes dhe shpëtimit, të themeluara për të vepruar brenda mjediseve dhe ambienteve të personave juridik, sipas autorizimit të ministrisë. 2 1.7. Shoqatat Vullnetare Zjarrfikëse – një grup njerëzish të organizuar në baza vullnetare për ndërmarrjen e veprimeve të zjarrfikjes dhe shpëtimin e njerëzve dhe pasurisë, në situata emergjente. 1.8. Reagimi – veprimi i njësisë zjarrfikëse dhe shpëtimit në rastet emergjente, me qëllim të fikjes së zjarrit, shpëtimin e njerëzve dhe pasurisë. 1.9. Operacioni – tërësia e masave dhe procedurave të ndërlidhura të njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit, të angazhuara në vendin e ngjarjes me qëllim të shpëtimit të njerëzve dhe pasurisë. 1.10. Zona e përgjegjësisë - pjesë e territorit të një apo më shumë komunave, në të cilat njësia e zjarrfikjes dhe shpëtimit është e obliguar të reagojë në kohën dhe mënyrën e përcaktuar në planin e mbrojtjes nga zjarri, në nivelin qendror dhe komunal. 1.11. Zona e veprimit - pjesë e territorit të komunës, në të cilën veprojnë një apo më shumë njësi të zjarrfikjes dhe shpëtimit. 1.12. Pajisjet për zjarrfikje – të gjitha pajisjet teknike me të cilat disponon njësia e zjarrfikjes dhe shpëtimit. 1.13. Mjetet për zjarrfikje - të gjitha llojet e mjeteve që përdoren me qëllim të fikjes së zjarrit. 1.14. Komandanti – bën mbikëqyrjen e Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Njësive të Zjarrfikjes në Industri dhe Njësive të Shoqatave Vullnetare të Zjarrfikësve. 1.15. Zjarrfikës – personi i aftësuar profesionalisht për të marrë pjesë në aktivitetet për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve dhe pasurisë. 1.16. Zjarrfikës profesional - personi i trajnuar profesionalisht dhe i certifikuar për të marrë pjesë në veprimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit të njerëzve dhe pasurisë. 1.17. Zjarrfikës në industri - personi i trajnuar profesionalisht dhe i certifikuar si zjarrfikës në industri, i cili merr pjesë në veprimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit të njerëzve dhe pasurisë. 1.18. Zjarrfikës vullnetar - personi i trajnuar dhe i certifikuar, i cili merr pjesë vullnetarisht në veprimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit të njerëzve dhe pasurisë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article assigns firefighting and rescue responsibilities to the Ministry, the Agency, and the Communes.
Neni 4 Përgjegjësitë e Ministrisë, Agjencisë dhe Komunave 1. Ministria është përgjegjëse për: 1.1. krijimin e mekanizmit efikas të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.2. themelimin e njësive profesionale të zjarrfikjes; 1.3. autorizimin e themelimit të njësive të zjarrfikjes në industri; 1.4. mbikëqyrjen e ushtrimit të detyrave të agjencisë dhe njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit që veprojnë në komuna; 2. Agjencia është përgjegjëse për: 3 2.1. strukturimin, klasifikimin dhe mënyrën e funksionimit të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, dhe stafit profesional; 2.2. inkurajimin e themelimit të shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit, në përputhje me vlerësimin e rrezikut dhe planin e mbrojtjes nga zjarri; 2.3. themelimin e njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit në territoret e komunave, të cilave iu mungon numri i mjaftueshëm i njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 2.4. për zbatimin e këtij paragrafi, ministria do të nxjerr akt nënligjor. 3. Komunat janë përgjegjëse për: 3.1. inkurajimin e themelimit të një ose më shumë shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 3.2. implementimin e strukturës, organizimin, klasifikimin dhe mënyrën e funksionimit të njësive të shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit në përputhje me kërkesat e agjencisë, siç përcaktohet në paragrafin 2., dhe nën-paragrafin 2.1 të këtij neni; 3.3. përcaktimin e detyrave dhe numrin e stafit vullnetar të zjarrfikjes, mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për njësitë e shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit, në përputhje me vlerësimin komunal të rrezikut dhe planin qendror të mbrojtjes nga zjarri; 3.4. ndërmarrjen e masave për themelimin e njësive vullnetare të zjarrfikjes, nëse atyre iu mungon numri i mjaftueshëm i njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit në territorin e tyre. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article sets out three firefighting and rescue unit types and requires legal persons to establish an industrial firefighting unit when their premises or facilities pose a potential fire risk.
Neni 5 Themelimi i Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit 1. Njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit të themeluara me këtë ligj janë si në vijim: 1.1. njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.2. njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit në industri; 1.3. njësitë e shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit. 2. Njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit – janë njësi profesionale operative që marrin pjesë në intervenimet për zjarrfikje dhe shpëtimin e njerëzve, dhe pasurisë në situata emergjente. 3. Personat juridik obligohen të themelojnë njësi të zjarrfikjes në industri, duke përdorë teknikë dhe pajisje të zjarrfikjes, në qoftë se mjediset dhe objektet e tyre paraqesin rrezik potencial nga zjarri. 4. Shoqatat vullnetare të zjarrfikjes themelohen, veprojnë dhe pushojnë së vepruari në pajtim me Ligjin për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare dhe me këtë ligj. 5. Njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, njësitë e zjarrfikjes në industri dhe shoqatat vullnetare të zjarrfikjes dhe njësitë e tyre, mund të bashkohen dhe të themelojnë bashkësi të zjarrfikjes në nivel komunal, rajonal dhe qendror. 4 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Firefighting and rescue units must follow professional rules in their founding territory, voluntary association units may operate in a municipality, and every firefighting and rescue unit must take part in firefighting and rescue activities outside its own operating area when requested by its supervisor.
Neni 6 Aktivitetet e Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit 1. Njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit i kryejnë aktivitetet në pajtim me rregullat profesionale në territorin në të cilin janë themeluar në pajtim me këtë ligj. 2 .Një ose më shumë njësi të shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit, mund të veprojnë në territorin e një komune. 3. Çdo njësi e zjarrfikjes dhe shpëtimit është e obliguar të marrë pjesë në aktivitete të zjarrfikjes dhe shpëtimit edhe jashtë territorit të saj të veprimit, bazuar në kërkesën e mbikëqyrësit të saj, në përputhje me dispozitat e këtij ligji. KREU II ORGANIZIMI I BRENDSHËM I NJËSIVE TË ZJARRFIKJES DHE SHPËTIMIT - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Professional firefighting and rescue units are ministry staff and are managed by the Agency with communes; their organizational structure is set by sublegal act proposed by the Agency, with commune consent and government approval.
Neni 7 Statusi i zjarrfikësve 1. Njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, janë staf i ministrisë dhe menaxhohen nga agjencia në bashkëpunim dhe koordinim me komunat. 2. Struktura organizative e njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit përcaktohet me akt nënligjor të propozuar nga Agjencia me pëlqim nga Komunat e cila miratohet nga Qeveria. 3. Nëse njësitë e shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe njësitë e zjarrfikjes në industri, marrin pjesë në aktivitetet e zjarrfikjes dhe shpëtimit me kërkesë të agjencisë apo komunës, atëherë ato janë në mbikëqyrje të autoritetit kërkues. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: People seeking work as professional or industrial firefighters must meet listed criteria; volunteers may work if trained and physically fit.
Neni 8 Kriteret për punësimin e zjarrfikësve 1. Kriteret të cilat duhet t’i plotësoj një person për punësim si zjarrfikës profesional dhe zjarrfikës në industri, përveç kushteve të përgjithshme për themelimin e marrëdhënies së punës, duhet t’i plotësoj edhe kushtet si në vijim: 1.1. të jetë nën moshën 30 vjet; 1.2. të këtë të kryer shkollën e mesme; 1.3. të ketë aftësi psiko-fizike për të kryer aktivitetet e zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.4. të mos jetë i ndjekur penalisht. 2. Personi i cili posedon aftësi psiko-fizike dhe është i trajnuar nga institucionet e autorizuara për kryerjen e detyrave të zjarrfikjes, mund të punoj si zjarrfikës vullnetar. 3. Ministria, me propozim të agjencisë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, nxjerr akt nënligjor ku do përcakton kriteret për aftësitë psiko-fizike për zjarrfikësit në: 3.1. njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 3.2. njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit në industri, dhe 3.3. njësitë e shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit. 5 4. Ministria e Shëndetësisë me vendim do të përcaktoj institucionet shëndetësore, që do të kryejnë kontroll shëndetësor dhe do të lëshojnë certifikata në përputhje me kërkesat sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni. 5. Ministria me akt nënligjor përcakton uniformën dhe simbolin për njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Firefighters volunteers are entitled to compensation in several situations, and the municipality sets the amount by decision.
Neni 9 Kompensimi 1. Kompensimi i zjarrfikësve bëhet duke marrë për bazë punën e kryer në kushte të veçanta, në detyrat e rrezikshme, punët jashtë orarit, orarin e punës me ndërrime, punën gjatë festave apo ditëve të tjera gjatë pushimit si dhe shkathtësitë e tyre të veçanta. 2. Zjarrfikësit vullnetarë të cilët janë në marrëdhënie të punës dhe të cilët angazhohen nga komuna për pjesëmarrjen e tyre në intervenimet e zjarrfikjes, kanë të drejtë në kompensim nga ana e komunës në të cilën janë kryer intervenimet e zjarrfikjes. 3. Zjarrfikësit vullnetarë të cilët marrin pjesë në intervenim për zjarrfikje, pas orarit të tyre të rregullt të punës dhe gjatë natës për më shumë se katër (4) orë, kanë të drejtë kompensimi nga ana e komunës në të cilën edhe janë kryer intervenimet e zjarrfikjes. 4. Zjarrfikësit vullnetarë të cilët nuk janë të punësuar, por marrin pjesë në intervenimet e zjarrfikjes, gjithashtu kanë të drejtë kompensimi nga ana e komunës në të cilën janë kryer intervenimet e zjarrfikjes. 5. Kompensimi i përcaktuar në paragrafin 3. dhe 4. të këtij neni, nuk mund të jetë më i ulët se pagesa e një zjarrfikësi profesional për kryerjen e detyrave në territorin e komunës përkatëse. 6. Me vendim të komunës përcaktohet shuma e kompensimit e cila duhet të jetë në harmoni me planin komunal të mbrojtjes nga zjarri. 7. Zjarrfikësit vullnetarë që janë të punësuar në njësitë e zjarrfikjes në industri, kanë të drejtë kompensimi nga punëdhënësit e tyre. Rritja e pagave, numri i ditëve të pushimit vjetor, realizohen në bazë të ligjit të punës dhe rregulloreve të veçanta të lëshuara nga punëdhënësi i tyre. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The article sets benefit rules for firefighters, gives volunteer firefighters equal benefits in specified cases, and requires the supervising competent authority to cover funeral ceremony services if a firefighter dies in duty.
Neni 10 Benificionet 1. Për shkak të kushteve të veçanta të punës, beneficionet e zjarrfikësve profesional do t’ju llogariten në bazë të kohëzgjatjes pesëmbëdhjetë (15) muaj përvojë pune për periudhën dymbëdhjetë (12) mujore të punës aktive. 2. Zjarrfikësit vullnetarë që kryejnë detyrat e njëjta të punës në kushte të njëjta si zjarrfikësit profesional më gjatë se një muaj, kanë të drejta të njëjta në benificione si në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Përfitimet mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në shpenzimet mjekësore dhe shëndetësore, shpenzimet e trajnimit profesional dhe teknik, shpenzimet për jetesë, transferim të përkohshëm dhe pushim me pagesë. 4. Nëse zjarrfikësi humb jetën gjatë kryerjes së detyrës, shërbimet e ceremonisë së varrimit do të mbulohen nga autoriteti kompetent i cili ka qenë në mbikëqyrjen e tij. 6 5. Nëse gjatë kryerjes së veprimtarisë zjarrfikëse, zjarrfikësit i shkatohen lëndime trupore të cilat ndikojnë në kufizimin e aftësisë psiko-fizike, atëherë do të veprohet sipas ligjeve në fuqi. KREU III MBIKËQYRJA E NJËSIVE TË ZJARRFIKJES DHE SHPËTIMIT - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says who supervises firefighting units and how several commanders and deputies are selected.
Neni 11 Komandanti 1. Njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, njësitë e zjarrfikjes në industri dhe njësitë e shoqatave vullnetare të zjarrfikjes, do të mbikëqyren nga komandanti në rast të mungesës, nga zëvendësi i tij. 2. Komandanti i njësisë profesionale të zjarrfikjes dhe zëvendësi i tij, zgjidhen sipas procedurave me konkurs. 3. Komandanti i njësisë së zjarrfikjes në industri dhe zëvendësi i tij, zgjidhen nga personi juridik. 4. Komandanti dhe zëvendësi i shoqatave vullnetare të zjarrfikjes, do të zgjidhen nga autoriteti kompetent i shoqatës vullnetare të zjarrfikjes. 5. Komandanti është përgjegjës për gjendjen, aftësimin dhe gatishmërinë reaguese për intervenim të njësisë zjarrfikëse, komandon me njësinë zjarrfikëse dhe udhëheq me intervenimin në territorin ku vepron. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The agency chief coordinates emergency preparedness and emergency response nationwide, the regional coordinator does so within the relevant region, and the agency chief appoints the holder of the regional coordinator role.
Neni 12 Koordinimi i reagimit emergjent 1. Kryeshefi i agjencisë është përgjegjës dhe koordinon aktivitetet e gatishmërisë dhe reagimin emergjent të njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit në nivel vendi. 2. Koordinatori regjional është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të gatishmërisë dhe reagimin emergjent të njësive të zjarrfikjes në kuadër të regjionit përkatës. 3. Bartësin e funksionit të koordinatorit regjional e cakton kryeshefi i agjencisë. KREU IV MENAXHIMI I INTRVENIMEVE TË ZJARRFIKJES - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article assigns command and coordination duties for firefighting and rescue interventions.
Neni 13 Përgjegjësitë 1. Komandanti i njësisë së zjarrfikjes dhe shpëtimit, udhëheqë intervenimet në territorin e komunës ku është e themeluar njësia. 2. Intervenimet që kryhet në rast zjarri, shpërthimi, fatkeqësitë dhe situata apo ngjarje të tjera të rrezikshme, do të menaxhohen nga komandanti i njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit, i cili ka arritur i pari në vendin e ngjarjes. 3. Komandanti është përgjegjës për menaxhimin e suksesshëm me operacionet, të siguroj vendin e ngjarjes për mos riaktivizimin e zjarrit dhe ruajtjen e të gjitha shenjave dhe provave, që mund të çojnë në identifikimin e shkakut të zjarrit. 7 4. Komandanti i njësisë vullnetare të zjarrfikjes është i obliguar të menaxhojë me operacionet deri në arritjen e njësisë profesionale të zjarrfikjes. 5. Nëse komandanti që udhëheq operacionin vlerëson se, me forcat dhe mjetet që i ka në dispozicion nuk mund të kryej me sukses operacionin në vendin e ngjarjes, lajmëron menjëherë koordinatorin regjional. 6. Kur ngjarja nga paragrafi 2. i këtij neni tejkalon kufijtë komunal, me koordinimin e operacioneve do të merret koordinatori regjional. 7. Koordinatori regjional në koordinim me agjencinë mund të urdhëroj secilën njësi të zjarrfikjes në regjion, të marrë pjesë në reagimet zjarrfikëse për regjionin që është kompetent me një numër të caktuar zjarrfikësish dhe të furnizohet me pajisje teknike. 8. Me rastin e ngjarjes së ndodhur e cila kërkon pjesëmarrjen e forcave të dy apo më shumë regjioneve, e cila nuk i ka marrë përmasat e fatkeqësisë natyrore, me operacionin udhëheq agjencia. 9. Agjencia i menaxhon operacionet e reagimit në nivel shteti. 10. Kryeshefi i agjencisë mund të urdhëroj secilën njësi zjarrfikëse dhe shpëtimit, të merr pjesë në intervenimet në territorin e Republikës së Kosovës me numër të caktuar të zjarrfikësve, pajisjeve teknike dhe të kërkoj ndihmë të nevojshme nga organet kompetente për kryerjen e intervenimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Fire commanders may issue emergency orders to enter premises, restrict movement, evacuate people, cut utilities, use water sources, demolish endangered objects, and use transport for injured persons.
Neni 14 Autorizimi i Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në detyrë 1. Komandantët janë të autorizuar për dhënien e urdhrave njësive të tyre të zjarrfikjes dhe shpëtimit si në vijim: 1.1. të hyjnë në banesë apo në shtëpi pa pëlqimin e pronarëve nëse ekzistojnë shkaqet që paraqesin rrezikshmërinë për njerëzit dhe pasurinë e tyre; 1.2. të ndalojnë qarkullimin e automjeteve, praninë e personave të pa autorizuar në vendngjarje ku bëhet intervenimi derisa të arrij policia; 1.3. të njoftojnë policinë për të siguruar vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjen e masave të tjera për evitimin e dëmeve dhe pasojave që mund të ndodhin; 1.4. të evakuojnë dhe largojnë personat dhe gjësendet nga vendi i ngjarjes si dhe përreth tyre, të cilat janë të rrezikuara nga zjarri i shkaktuar; 1.5. të ndërprejnë furnizimin me energji elektrike, gaz dhe burime të tjera të energjisë; 1.6. të ndërprejnë pjesërisht ose tërësisht rrjetin e ujësjellësit në zonën apo vendbanimin ku ka ndodhur zjarri, me qëllim të sigurimit të sasisë së nevojshme të ujit për shuarjen e zjarrit; 1.7. shfrytëzojnë ujin nga të gjitha burimet, pa marrë parasysh se kujt i përket pa ndonjë kompensim; 1.8. të rrënojnë pjesërisht apo tërësisht objektet nga ana e të cilit mund të përhapet zjarri, nëse përhapja e tij nuk mund të evitohet në ndonjë mënyrë tjetër; 8 1.9. të shfrytëzojnë mjetet e tjera të transportit për bartjen e personave të lënduar nga vendi i ngjarjes deri në Qendrën Shëndetësore më të afërt. 2. Komandanti i Njësisë Zjarrfikëse, mund të lejoj apo kërkoj nga personat e moshës madhore të kryejnë punë të caktuara ndihmëse gjatë operacionit të zjarrfikjes, kur vlerëson se jeta dhe prona e qytetarëve është rrezikuar. 3. Me kërkesë të komandantit ose zëvendësit të tij, nëse ngjarja nuk ka marrë përmasa të fatkeqësisë natyrore e cila kërkon angazhimin e një numri më të madh të personave dhe pajisjeve, atëherë kryetari i komunës përkatëse apo personi të cilin e autorizon ai në territorin ku ka ndodhur fatkeqësia do të: 3.1. kërkoj pjesëmarrjen e të gjithë personave të aftë të moshës mbi tetëmbëdhjetë (18) vjeçare brenda territorit të komunës, për të ndihmuar gjatë intervenimit për qëllime të shpëtimit të njerëzve dhe pronës së rrezikuar; 3.2. të kërkoj për t’i vënë në dispozicion të gjitha veglat teknike, mjetet transportuese dhe pajisjet tjera të nevojshme për kryerjen e operacionit dhe 3.3. të angazhoj njerëz dhe të siguroj pajisje për përdorim gjatë operacionit. KREU V KOMPENZIMI PËR NJËSITË E ZJARRFIKJES GJATË INTERVENIMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Fire and rescue units that assist in rescue operations outside their own area may receive material compensation for related expenses and damages.
Neni 15 Kompensimi për shpenzimet e njësive të zjarrfikjes 1. Njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit, të cilat marrin pjesë në operacionet për shpëtimin e njerëzve dhe të pasurisë së rrezikuar jashtë zonës së tyre të përgjegjësisë, kanë të drejtë të kompensimit material për shpenzimet dhe dëmet e shkaktuara gjatë pjesëmarrjes në operacion. 2. Shpenzimet dhe kompenzimet për dëmet e shkaktuara sipas paragrafit 1. të këtij neni, i bartë komuna në të cilën është kryer operacioni. 3. Pjesa e mbetur e kompensimeve dhe shpenzimeve të bëra sipas paragrafit 2. të këtij neni, në pamundësi për t’i mbuluar nga komuna mund të barten nga buxheti i Republikës së Kosovës. 4. Vendimi për kompensimet dhe shpenzimet sipas paragrafit 3. të këtij neni do të merret nga Qeveria e Republikës së Kosovës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The costs of firefighter interventions are paid by the person, legal or natural, whose fault caused the event, based on a final court decision.
Neni 16 Kompensimi nga personat juridik dhe fizik 1. Kompensimi i shpenzimeve për intervenimin e zjarrfikësve do të paguhet nga personi juridik apo fizik, që me fajin e tij ka shkaktuar këtë ngjarje, në bazë të vendimit të plotfuqishëm gjyqësor. 2. Për shpëtimin e personave që janë të nënshtruar nga rreziku i drejtpërdrejt, nuk mund të kërkohet kompensimi për shpenzimet e bëra. 3. Kompensimi për shpenzimet e bëra për shkak të rregullimit të rrugëve dhe trafikut hekurudhor, gjatë ndërhyrjes së zjarrfikjes do të mbulohen nga personat juridik dhe përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve. 4. Forma dhe mënyra e kompenzimit, dhe lartësia e taksës, do të rregullohen me akt nënligjor. 9 5. Për çdo punë tjetër shtesë të angazhuar jashtë veprimtarisë së njësive të zjarrfikjes, kompensimi për shpenzimet e bëra do të rregullohet me vendim të komunës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Training and professional development for firefighting and rescue personnel are regulated by the Fire Protection Law.
Neni 17 Trajnimi dhe ngritja profesionale Trajnimi dhe ngritja profesionale e personave për zjarrfikje dhe shpëtim, rregullohet sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtje nga Zjarri. KREU VI FINANCIMI - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Agency must prepare the budget plan and budget program for the professional firefighting and rescue units.
Neni 18 Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit 1. Mjetet për financimin e veprimtarisë së rregullt të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, ndahen nga buxheti i Republikës së Kosovës. 2. Agjencia nxjerr planin dhe programin buxhetor për njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A legal person must cover the financing of regular industrial firefighting and rescue unit activities under the central fire protection plan and the Fire Protection Law.
Neni 19 Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Industri Mjetet për financimin e aktiviteteve të rregullta të njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit në industri, do të mbulohen nga personi juridik në pajtim me planin qendror të mbrojtjes nga zjarri, sipas Ligjit për Mbrojtje nga Zjarri. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Komuna siguron financimin dhe, kur i themelon shoqatat, furnizimin me mjete dhe pajisje për shoqatat vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit.
Neni 20 Shoqatat Vullnetare të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit 1. Mjetet për financimin e shoqatave vullnetare të zjarrfikjes dhe shpëtimit sigurohen nga donacionet dhe buxheti i komunës, në rastet kur kërkohet angazhimi i tyre. 2. Furnizimi me mjete dhe pajisje për shuarjen e zjarrit për shoqatat vullnetare zjarrfikëse sigurohen nga buxheti i komunës në harmoni me planin dhe masat e veçanta për mbrojtje nga zjarri kur komuna i themelon. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Funds allocated to professional fire units and volunteer fire associations may be used only for specified firefighting-related purposes.
Neni 21 Shfrytëzimi i fondeve Mjetet të cilat ndahen për njësitë profesionale zjarrfikëse, shoqatat vullnetare zjarrfikëse, për veprimtarinë e tyre në pajtim me ligjin, mund të shfrytëzohen vetëm për material harxhues, investime për ndërtim, furnizim me pajisje për operacione të zjarrfikësve. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Some firefighting and rescue units are exempt from taxes on firefighting equipment, tools, and spare parts. Community utility costs for certain firefighting units are charged at household tariffs.
Neni 22 Lirimi dhe lehtësimi nga tatimet 1. Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Industri dhe Njësitë e Shoqatave Vullnetare të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, janë të liruara nga taksat për pajisje, mjetet dhe pjesët rezervë për zjarrfikje. 2. Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shoqatat Vullnetare Zjarrfikëse, shpenzimet komunale i kryejnë sipas tarifave si në amvisëri. 10 KREU VII DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons and their responsible person when listed fire-protection related violations occur.
Neni 23 Gjobat 1. Me gjobë prej dymijë (2.000) deri në pesëmijë (5.000) Euro, për kundërvajtje do të dënohen personat juridik nëse: 1.1. njësia e zjarrfikjes nën përgjegjësinë e saj nuk merr pjesë në aktivitete të zjarrfikjes dhe shpëtimit jashtë territorit të saj, siç kërkohet nga mbikëqyrësi i saj, nuk ka një shpjegim të arsyeshëm sipas paragrafi 3. të nenit 6 të këtij ligji; 1.2. ajo themelon një njësi të zjarrfikësve në industri pa autorizimin e ministrisë, sipas nën-paragrafit 1.3, të paragrafit 1. të nenit 3 të këtij ligji; 1.3. nëse punët e zjarrfikësit profesional i kryen personi i cili nuk i plotëson kushtet sipas paragrafi 1. të nenit 8 të këtij ligji; 1.4. nëse punët e zjarrfikësit vullnetar i kryen personi i cili nuk i posedon aftësitë psiko- fizike dhe nuk është i trajnuar për kryerjen e detyrave të zjarrëfikjes sipas paragrafi 2. të nenit 8 të këtij ligji; 1.5. nëse njësia zjarrfikëse nën përgjegjësinë e saj nuk vë në dispozicion mjetet e transportit, mjetet teknike dhe mjetet tjera për shpëtimin e njerëzve dhe pasurisë së rrezikuar, sipas nën-paragrafit 3.2. paragrafi 3. të nenit 14 të këtij ligji; 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni, personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej pesëqind (500) deri dymijë (2.000) Euro. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Professional fire units must operate within the relevant ministry or agency after this law enters into force.
Neni 24 1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, njësitë profesionale zjarrfikëse funksionojnë në kuadër të ministrisë përkatësisht agjencisë. 2. Personeli i njësive profesionale të zjarrfikësve që veprojnë në territorin e një komune të caktuar, nuk do të zvogëlohet përderisa vlerësimi i rrezikut dhe plani komunal i mbrojtjes nga zjarri sipas nën-paragrafi 3.3. paragrafi 3. të nenit 4 të këtij ligji, nuk parasheh ndryshime. 3. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për themelimin, strukturën dhe funksionimin e njësive të zjarrfikjes të cilat veprojnë në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Ministry must issue subordinate acts to implement this law within 6 months after the law enters into force.
Neni 25 Aktet nënligjore Ministria për zbatim e këtij ligji do të nxjerr akte nënligjore në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 11 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-049 22 shtator 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-039-2011, datë 07.10.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-049 PËR ZJARRFIKJE DHE SHPËTIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in