LIGJI NR. 04/L-050 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK DHE DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E DHURATAVE PËR TË GJITHË PERSONAT ZYRTARË
This preamble identifies the law on declaring, the origin of, and controlling assets of high public officials, and declaring, the origin of, and controlling gifts for all official persons.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-050
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the law on declaring, the origin of, and controlling assets of high public officials, and declaring, the origin of, and controlling gifts for all official persons. This provision says senior public officials must declare their assets, income, and origin, and all officials must declare gifts and their origin. This article says the law regulates asset declaration and control, income and obligations of high public officials and their family members, plus the specified sanctions; it also regulates declaration and control of gifts and their origin for all officials. This article defines key terms used in the law, including public officials, family members, the anti-corruption agency, the registry, the contact person, and an official person. Each institution must appoint a contact officer from the Personnel Office and carry out several reporting and register duties.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-050 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK DHE DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E DHURATAVE PËR TË GJITHË PERSONAT ZYRTARË
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the law on declaring, the origin of, and controlling assets of high public officials, and declaring, the origin of, and controlling gifts for all official persons.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 14 SHTATOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-050 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK DHE DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E DHURATAVE PËR TË GJITHË PERSONAT ZYRTARË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK DHE DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E DHURATAVE PËR TË GJITHË PERSONAT ZYRTARË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says senior public officials must declare their assets, income, and origin, and all officials must declare gifts and their origin.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj i përcakton detyrimet e zyrtarëve të lartë publikë për ta deklaruar pasurinë, të hyrat dhe prejardhjen, detyrën e Agjencisë për ta kontrolluar deklarimin dhe kontrollin e pasurisë si dhe detyrimet e të gjithë personave zyrtarë për të deklaruar dhuratat dhe prejardhjen e tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law regulates asset declaration and control, income and obligations of high public officials and their family members, plus the specified sanctions; it also regulates declaration and control of gifts and their origin for all officials.
Neni 2 Fusha e Veprimit Ky ligj rregullon, procedurën e deklarimit dhe kontrollin e pasurisë, të hyrat dhe detyrimet e zyrtarëve të lartë publik, anëtarët e familjes si dhe sanksionet e përcaktuara. Ky ligj po ashtu rregullon procedurën e deklarimit, kontrollit për dhuratat dhe prejardhjen e tyre të pranuara nga të gjithë personat zyrtarë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including public officials, family members, the anti-corruption agency, the registry, the contact person, and an official person.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Zyrtar i Lartë Publik - janë: 1.1.1. Presidentin e Republikës së Kosovës, anëtarët e kabinetit të Presidentit, Sekretarin si dhe Drejtorët e Departamenteve Profesionale në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës; 1.1.2. Deputetët e Kuvendit, të gjithë personat e zgjedhur apo të emëruar nga Kuvendi, Kryesia, Kryetari i Kuvendit si dhe Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës; 1.1.3. Kryeministri, Zëvendës Kryeministri, Ministrat, Zëvendës Ministrat, Këshilltarët politik, Shefat e kabineteve si dhe të gjithë te emëruarit nga ta; 1.1.4. Sekretarët e Përgjithshëm të Qeverisë, Kryeshefat e Agjencive të themeluara me ligj apo me ndonjë akt tjetër, Drejtori dhe Zëvendës Drejtori, Drejtorët regjional të Administratës Tatimore të Kosovës, Drejtori i përgjithshëm si dhe Drejtorët e Departamenteve të Doganës; 1.1.5. Auditorët në Zyrën e Auditorit Gjeneral dhe të gjithë auditorët e brendshëm te institucioneve; 1.1.6. Anëtarët e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, anëtarët e Bordeve të Rregullatorëve, të Komisioneve apo Agjencive tjera të themeluara me ligj apo me ndonjë akt tjetër; 1.1.7. Anëtarët e Bordit, Drejtori dhe Zëvendës Drejtori i Bankës Qendrore; 1.1.8. Kryetarët e Komunave dhe Zëvendës Kryetarët, Kryesuesit, Zëvendës Kryesuesit, Keshilltarët e Asambleve Komunale si dhe të gjithë Drejtorët e Drejtorive Komunale; 1.1.9. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Auditori Gjyqësor, Prokurori Disiplinor; 1.1.10. Gjyqtarët dhe Prokurorët, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Gjykatës Kushtetuese; 1.1.11. Drejtorët e të gjitha Departamenteve, Udhëheqësit e Financave dhe Prokurimit publik në të gjitha institucionet publike; 1.1.12. Ambasadorët, Konsujt, Zëvendës Konsujt, Sekretarët e Ambasadave apo Konsullatave të Republikës se Kosovës; 1.1.13. Rektori dhe Prorektorët e Universitetit Publik, Dekanët dhe Prodekanët, si dhe Sekretari i Universitetit Publik dhe Njësive Akademike; 1.1.14. Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendës Drejtoret dhe Drejtoret rajonal të Policisë së Kosovës, Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës; 1.1.15. Komandanti, Zëvendës Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.1.16. Drejtori, Zëvendës Drejtori si dhe Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës; 1.1.17. Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij; 1.1.18. Kryeinspektorët e Inspektorive të nivelit qëndror dhe lokal. 1.2. Anëtarët e familjes – prindërit, adoptuesi, bashkëshortët, fëmijët dhe i adoptuari deri në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. 1.3. Agjencia- Agjencia kundër korrupsionit. 1.4. Regjistri - Regjistri i deklarimit dhe prejardhjes së pasurisë, të hyrave, përfitimeve materiale dhe detyrimeve financiare. 1.5. Zyrtar Kontaktues - personi të cilin Institucioni ku ai punon e cakton si koordinator i punëve me Agjencinë. 1.6. Person zyrtar - personi zyrtar të definuar në Kodin penal të Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Each institution must appoint a contact officer from the Personnel Office and carry out several reporting and register duties.
Neni 4 Detyrat e zyrtarit kontaktues 1. Secili institucion cakton një zyrtar kontaktues i cili duhet të jetë nga Zyra e Personelit. 2. Secili institucion ka detyrat si në vijim: 2.1. përcjell listën me emrat e zyrtarëve të lartë publik dhe njofton Agjencinë për ndryshimet në listë brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor; 2.2. njofton zyrtarët e lartë për deklarim të pasurisë; 2.3. regjistron dhuratat e pranuara nga personat zyrtar në regjistrin e institucionit dhe dorëzon kopjen e regjistrit tek Agjencia, deri më datë 31 mars të secilit vit kalendarik. KREU II DEKLARIMI I PASURISË, TË ARDHURAVE, PËRFITIMEVE MATERIALE DHE DETYRIMEVE FINANCIARE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Zyrtarët e lartë publikë duhet të deklarojnë pasurinë dhe të ardhurat e tyre, si edhe disa të dhëna për detyrimet financiare dhe, kur zbatohet, pasurinë e familjarëve të regjistruar veçmas.
Neni 5 Deklarimi i pasurisë 1. Deklarimi në lidhje me gjendjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë dhe anëtarët e familjes së tyre, përmban informacione rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, si: 1.1. paluajtshmëria; 1.2. pasuri e luajtshme në vlerë mbi pesëmijë (5 000) Euro; 1.3. zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri tregtare; 1.4. letra me vlerë; 1.5. para të kursyera në bankë dhe në institucione tjera financiare; 1.6. detyrime financiare ndaj personave fizik dhe juridik dhe 1.7. të hyrat vjetore. 2. Kur pasuria e pjesëtarëve të familjes është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas për çdo anëtarë i familjes me pasuri të regjistruar në emër të tij dhe i bashkëngjitet deklaratës së personit që ka detyrimin për deklarimin. 3. Në deklaratën për pasurinë e të ardhurave dhe detyrimeve financiare, zyrtari i lartë publik cek shumën, llojin dhe burimin e secilës të ardhur, shumën dhe llojin e detyrimeve financiare duke përfshirë edhe emrin e kreditorit si person fizik apo juridik, ndërsa publikimi i emrit të kreditorit bëhet vetëm për personat juridik. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Senior public officials must submit the declarations covered by this article to the Agency, either themselves or through authorized persons.
Neni 6 Deklarimi sipas këtij ligji 1. Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e lartë publik mund të jetë: 1.1. deklarimi me marrjen e detyrës; 1.2. deklarimi i rregullt vjetor; 1.3. deklarimi sipas kërkesë së Agjencisë; 1.4. deklarimi pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni; 2. Deklarimi i dhuratave për personat zyrtarë publik; 3. Deklarimet e parapara në këtë nen, i paraqiten Agjencisë nga vetë zyrtari i lartë publik apo nga personat e autorizuar nga ai. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: When a senior public official takes office, they must declare existing assets, their source, and liabilities within 30 days.
Neni 7 Deklarimi me rastin e marrjes së detyrës së zyrtarit të lartë publik Me fillimin e funksionit, zyrtari i lartë publik deklaron pasurinë ekzistuese, burimin dhe detyrimet brenda afatit tridhjetë (30) ditor, sipas nenit 5 të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Zyrtarët e lartë publik duhet të deklarojnë pasurinë çdo vit nga 1 deri më 31 mars, dhe pastaj të deklarojnë edhe çdo ndryshim në gjendjen e pasurisë; Agjencia e mbikëqyr këtë në bazë të formularit të saj të posaçëm.
Neni 8 Deklarimi i rregullt vjetor 1. Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë nga neni 6, paragrafi 1., nën-paragrafi 1.1. i këtij ligji, bëhet gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik nga data 1 mars deri më 31 mars të çdo viti kalendarik. 2. Pas deklarimit të pasurisë, zyrtari i lartë publik brenda afatit të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni deklaron çdo ndryshim në gjendjen e pasurisë në përputhje me nenin 5 të këtij ligji. 3. Agjencia mbikëqyrë pasurinë e zyrtarit të lartë publik në bazë të informacionit të dorëzuar nga zyrtari i lartë publik në një formular të posaçëm, i cili do të përcaktohet nga Agjencia. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Agjencia mund të kërkojë në çdo kohë që zyrtari i lartë publik të dorëzojë informacionin e kërkuar sipas nenit 5.
Neni 9 Deklarimi sipas kërkesës së Agjencisë Agjencia në çdo kohë mund të kërkojë nga zyrtari i lartë publik që ta dorëzojë informacionin e kërkuar sipas nenit 5 të këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: After leaving or being dismissed from public office, a senior public official must file an asset declaration within 30 days.
Neni 10 Deklarimi pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni 1. Pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni publik, zyrtari i lartë publik brenda tridhjetë (30) ditëve paraqet deklarimin e pasurisë ashtu siç është paraparë në nenin 5 të këtij ligji. 2. Agjencia mund të kërkojë nga zyrtari i lartë publik deklarimin e pasurisë sipas nenit 5, por jo më vonë se një (1) vit pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni publik. KREU III DHURATAT - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Public officials generally may not ask for or accept gifts or favors linked to official duties, except protocol gifts and occasional gifts.
Neni 11 Pranimi i dhuratave 1. Personi zyrtar nuk mund të kërkojë ose të pranojë dhurata ose favore të tjera për vete, as për anëtarët e familjes, që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrave zyrtare dhe të cilat ndikojnë, ose mund të ndikojnë në ushtrimin e detyrave zyrtare, përveç dhuratave protokollare dhe dhuratave të rastit. 2. Dhuratat protokollare konsiderohen dhuratat e sjella nga përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare gjatë vizitave dhe rasteve të tjera dhe dhuratat e sjella në kushte të ngjashme. 3. Zyrtari nuk mund të marrë më shumë se një dhuratë në vit nga i njëjti person, apo institucion. 4. Personi zyrtar nuk mund të pranojë dhurata monetare. 5. Menjëherë pas pranimit, ose pas kthimit në vend, zyrtari duhet të paraqesë dhuratën. 6. Personi zyrtar duhet ta informojë me shkrim eprorin e tij, nëse i është ofruar ose dhënë një dhuratë pa paralajmërim dhe në rrethana specifike. Në rast se personi zyrtar është drejtues institucioni, ai duhet ta informojë Agjencinë. 7. Nëse dhurata e rastit nuk është e karakterit personal, ajo menjëherë bëhet pronë e institucionit në të cilën personi zyrtar ushtron detyrën. 8. Dhuratat protokollare bëhen pronë e institucionit në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. 9. Dhuratat protokollare si: simbolet shtetërore, medaljet dhe shenjat protokollare, mund të përdoren gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Dhuratat e pranuara, vlera e tyre dhe dhuruesit duhet të regjistrohen; institucionet duhet të caktojnë përgjegjësit, të lejojnë qasje publike dhe t’i dërgojnë kopjet vjetore Agjencisë.
Neni 12 Regjistrimi i dhuratave 1. Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen në regjistrin e dhuratave nga personi zyrtar që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. 2. Institucionet sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t’i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave dhe duhet ta informojnë Agjencinë për emrat dhe pozitat e personave përgjegjës. 3. Me kërkesën e personit zyrtar që ka pranuar dhuratën, Agjencia me vendim mund të lejojë të merret dhurata nëse ekzistojnë arsye bindëse se dhurata i është dhënë për qëllime personale dhe nuk ndikon ose nuk duhet të ndikojë në kryerjen e detyrës zyrtare. 4. Regjistri i dhuratave është publik. Institucionet përkatëse janë të obliguara të sigurojnë qasjen e publikut në regjistër, në pajtim me procedurat e përcaktuara më Ligjin për qasjen në dokumentet zyrtare. 5. Institucionet publike që janë të obliguara të mbajnë regjistër të dhuratave duhet t’i dërgojnë në Agjenci kopjet e regjistrave të vitit paraprak, por jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim. 6. Agjencia kontrollon regjistrat e dhuratave dhe në rast të ndonjë devijimi, u kërkon institucioneve të marrin masa për zbatimin e plotë të këtij ligji. 7. Nëse Agjencia konstaton se personi zyrtar i ka shkelur dispozitat e këtij ligji dhe nëse shkelja nuk dyshohet se përbën vepër penale, informon institucionin në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën dhe kërkon që ndaj shkelësit të merren masa disiplinore. Institucioni përkatës duhet ta informojë Agjencinë për masat disiplinore që janë marrë ndaj personit zyrtar. 8. Në raste dyshimi për vepër penale, Agjencia pas hetimeve të kryera, ia paraqet kallëzimin penal prokurorisë kompetente. KREU IV REGJISTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E DEKLARIMEVE TË PASURISË - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Senior public officials’ asset-declaration data must be published on the Agency website within 60 days after the declaration deadline, and non-public data may only be used for specified anti-corruption purposes.
Neni 13 Regjistri i Deklarimeve 1. Të dhënat e deklarimit të pasurisë së zyrtarit të lartë publik përfshin: emrin, mbiemrin, pozitën, emri i institucionit, adresa e institucionit, data e emërimit në funksion, data e dorëzimit të formularit, funksionet apo aktivitetet tjera që i ushtron zyrtari krahas funksionit publik, pasurinë e paluajtshme dhe llojin e saj, sipërfaqen, prejardhjen, vlerën e saj të paragjykuar dhe në pronësi të kujt është, pasurinë e luajtshme dhe llojin e saj, prejardhjen, viti i përfitimit, vlera e saj të paragjykuara, dhe në pronësi te kujt është, aksionet në shoqëritë tregtare apo në ndonjë institucion tjetër, posedimi i letrave me vlerë, para të gatshme, detyrimet financiare që i ka zyrtari ndaj personave fizik dhe juridik dhe të hyrat vjetore, të gjitha këto duhet të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e kalimit të afatit për deklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik. 2. Qasja në të dhënat që nuk bëhen publike e që kanë të bëjnë me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 3. Çdo kush mund të paraqes informacione me shkrim tek Agjencia të cilat informacione kanë të bëjnë me deklarimin e bërë nga zyrtarët e lartë publik, me qëllim që të vërtetohet se ai deklarim është apo nuk është i saktë. 4. Të dhënat të cilat nuk publikohen sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të përdoren dhe procedohen tutje vetëm për qëllime të hetimit dhe parandalimit të korrupsionit apo kontrollit të konflikteve të mundshme të interesit të zyrtarit të lartë publik në lidhje me ushtrimin e funksioneve publike. 5. Përpunimi i të dhënave personale që gjenden në regjistër bëhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Agency administers and maintains the register, receives and records declarations, keeps certain senior public officials’ asset-declaration data for 10 years after leaving office or dismissal, and then destroys that data.
Neni 14 Autoriteti Kompetent 1. Autoritet kompetent i cili administron dhe mirëmban regjistrin është Agjencia. 2. Administrimi dhe mirëmbajtja e regjistrit përfshin: 2.1. pranimin dhe regjistrimin e deklarimeve të bëra; 2.2. Agjencia i arkivon të dhënat e zyrtarëve të lartë publik për deklarimin e pasurisë në periudhën prej dhjetë (10) vitesh nga koha e mbarimit apo shkarkimit nga funksioni. Pas kalimit të këtij afati Agjencia i shkatërron këto të dhëna. KREU V KONTROLLI I TË DHËNAVE TË DEKLARUARA - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Agjencia must review property-declaration forms for high public officials, and the person who filed a form must correct material errors, wrong completions, or missing information within 15 days after notice.
Neni 15 1. Agjencia bënë kontrollin e deklarimit të gjendjes së pasurisë të zyrtarëve të lartë publik. 2. Kontrolli paraprak kryhet për çdo formular për të vërtetuar ekzistimin apo jo të gabimeve materiale ose plotësimet të gabuara të formularit. 3. Kur nga përpunimi paraprak vërtetohen gabime materiale ose plotësime të gabuara, apo jo të plota Agjencia njofton subjektin që ka paraqitur këto deklarime, i cili brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga marrja e njoftimit, është i detyruar t' i përmirësoj ato. 4. Kontrolli i plotë kryhet për të verifikuar vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara në formular. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Agency may request and verify asset-declaration data, and banks and other financial businesses must provide certain data on request within 15 days.
Neni 16 Detyrimi për ofrimin e të dhënave 1. Agjencia kërkon deklarimin e pasurive dhe burimet e krijimit të tyre si dhe mund të bëjë kontrollin për saktësinë e këtyre deklarimeve. 2. Gjatë kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të të dhënave të deklarimit të pasurisë, Agjencia mund të kërkojë apo shfrytëzojë të dhënat nga të gjithë personat fizik dhe juridik, konform Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. 3. Me kërkesë të Agjencisë, Bankat dhe subjektet e tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Kosovë, detyrohen të japin të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga personat që sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim. 4. Subjektet e cekura në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, janë të detyruara të vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga paraqitja e kërkesës me shkrim nga Agjencia. KREU VI DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets fines for public high officials who fail to declare assets in the required situations, and gives the Agency powers to notify institutions, publish names, and file a criminal complaint if the breach is a criminal offence.
Neni 17 1. Kushdo që shkelë detyrimet e përcaktuara me këtë ligj, që nuk janë vepra penale, zyrtari i lartë publik bënë kundërvajtje dhe dënohet si: 1.1. me gjobë prej njëmijë (1000) deri dymijë e pesëqind (2500) Euro, dënohet për kundërvajtje zyrtari i lartë publik për mos deklarim të rregullt vjetor të pasurisë; 1.2. me gjobë prej njëmijë (1000) deri dymijë e pesëqind (2500) Euro, dënohet për kundërvajtje zyrtari i lartë publik për mos deklarim të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës; 1.3. me gjobë prej njëmijë e pesëqind (1500) deri dymijë e pesëqind (2500) Euro, dënohen për kundërvajtje zyrtarët e lartë publikë për mos deklarim të pasurisë me kërkesën e Agjencisë; 1.4. me gjobë prej njëmijë (1000) deri në dymijë e pesëqind (2500) Euro, dënohen për kundërvajtje zyrtarët e lartë publikë për mos deklarim të pasurisë pas largimit nga funksioni; 1.5. me gjobë prej njëmijë (1000) deri në dymijë e pesëqind (2500) Euro, dënohet për kundërvajtje subjekti që sipas kërkesës së Agjencisë nuk vepron në pajtim me paragrafin 3. të nenit 15 të këtij ligji. 2. Për inicimin e procedurës për kundërvajtje, Agjencia e njofton udhëheqësin ose institucionin në të cilin zyrtari i lartë publik punon ose ka punuar, 3. Agjencia publikon emrat e zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk e kanë dorëzuar formularin mbi gjendjen e pasurisë, ashtu siç është paraparë në këtë ligj. 4. Krahas dënimeve me gjobë mund të shqiptohen edhe masat për mbrojtje si: 4.1. ndalimi i ushtrimit të funksionit deri në një (1) vit. 5. Nëse shkelja e detyrimeve të përcaktuara nga ky ligj përbën vepër penale, Agjencia ushtron kallëzim penal. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Agjencia mund të paraqesë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kur ka dyshim të bazuar.
Neni 18 Procedura Kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse mund të parashtrohet nga Agjencia nëse ekziston dyshimi i bazuar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Deri më 31.12.2012, procedurat për kundërvajtje dhe gjobat trajtohen nga Gjykata për Kundërvajtje; pas asaj date, procedura zhvillohet pranë Gjykatës Themelore.
Neni 19 Dispozitat Kalimtare Deri me datë 31.12.2012, procedura për kundërvajtje dhe gjobat shqiptohen nga Gjykata për Kundërvajtje, pas datës 31.12.2012, procedura për kundërvajtje zhvillohet pranë Gjykatës Themelore. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette, and it repeals Law No. 03/L-151 when it enters into force.
Neni 20 Hyrja në fuqi 1. Me hyrjen në të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-151, për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publik. 2. Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-050 31 gusht 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-028-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-050 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK DHE DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E DHURATAVE PËR TË GJITHË PERSONAT ZYRTARË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in