LIGJI NR. 04/L-051 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
This is the preamble of a law on preventing conflict of interest in the exercise of public office.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-051
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of a law on preventing conflict of interest in the exercise of public office. This article says the law aims to prevent conflicts between public and private interests of high officials in performing public duties. This article states that the law sets rules, subjects, responsibilities, and competences for identifying, handling, and resolving cases of conflict between public and private interests of a senior official while performing public duties. This article defines key terms used in the law, including public interest, private interest, conflict of interest, related person, trusted person, active ownership, passive ownership, case-by-case conflict, and the Agency. This article defines “Zyrtar i lartë” (high official) by listing the public office holders included in that term.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-051 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of a law on preventing conflict of interest in the exercise of public office.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 14 SHTATOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-051 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK Kuvendi i Republikës së Kosovës Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to prevent conflicts between public and private interests of high officials in performing public duties.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është parandalimi i konfliktit ndërmjet interesit publik dhe interesit privat të zyrtareve të lartë në ushtrimin e funksionit publik . - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article states that the law sets rules, subjects, responsibilities, and competences for identifying, handling, and resolving cases of conflict between public and private interests of a senior official while performing public duties.
Neni 2 Objekti Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, subjekteve, përgjegjësive dhe kompetencave për identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve ndërmjet konfliktit të interesit publik dhe interesit privat të zyrtarit të lartë gjatë ushtrimit të funksionit publik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including public interest, private interest, conflict of interest, related person, trusted person, active ownership, passive ownership, case-by-case conflict, and the Agency.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Interes publik - besimi dhe pritja e publikut për sa i përket vendimmarrjes së paanshme dhe të drejtë të zyrtarëve të lartë në ushtrimin e funksionit publik. 1.2. Interes privat - interesi privat pasuror ose personal jo pasuror i zyrtarit të lartë që mund të ndikojnë në vullnetin e tij në vendimmarrje gjatë ushtrimit të funksionit publik. 1.3. Konflikt i interesit - konflikti i interesit publik dhe interesit privat të zyrtarit të lartë në kuptim të nenit 6 të këtij ligji. 1.4. Person i afërt me zyrtarin – bashkëshorti ose personi që bashkëjeton , të afërmit në vijë të drejtë të gjakut pa kufizime, të afërmit në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt, adaptuesi, i adaptuari, në gjini të krushqisë deri në shkallën e dytë. 1.5. Person i besueshëm”- personi që ka ose ka pasur marrëdhënie pasurore ose biznesi me zyrtarin e lartë, apo raporte tjera që do të vente në dyshim vendimmarrjen e paanshme të zyrtarit publik. 1.6. Zotërimi aktiv i aksioneve ose pjesëve në kapital - ushtrimi i plotë i të gjitha të drejtave që burojnë nga pronësia mbi aksionet ose pjesët në kapital. 1.7. Zotërimi pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital - gjendja në të cilën pronari ruan të drejtën e përfitimit të fryteve të pronësisë, por nuk mund të ushtroj vet asnjë veprim tjetër mbi këtë pronë. Të gjitha veprimet tjera si administrimi, zotërim, kryhen nga personi i besuar nga pronari. 1.8. Konflikti rast për rast i interesave private të zyrtarit - gjendje me konflikt interesi që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë. 1.9. Agjencion – Nënkupton Agjencionin Kundër Korrupsionit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines “Zyrtar i lartë” (high official) by listing the public office holders included in that term.
Neni 4 Zyrtar i lartë publik 1. Zyrtar i lartë në kuptim të këtij ligji, janë këta ushtrues të funksionit publik: 1.1. Presidentin e Republikës së Kosovës, anëtarët e kabinetit të Presidentit, Sekretarin si dhe Drejtorët e Departamenteve në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. 1.2. Deputetët e Kuvendit, si dhe të gjithë personat e zgjedhur apo te emëruar nga Kuvendi apo Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës. 1.3. Kryeministri, Zëvendës Kryeministrat, Ministrat, Zëvendës Ministrat, Këshilltarët politik Shefat e kabineteve si dhe të gjithë te emëruarit nga ta. 1.4. Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive; dhe ai Zyrës së Kryeministrit; Kryeshefat e Agjencive të themeluara me ligj apo me ndonjë akt tjetër. 1.5. Drejtori, Zëvendës Drejtori dhe Drejtorët Regjional të Administratës Tatimore të Kosovës; Drejtori i përgjithshëm si dhe Drejtorët e Departamenteve të Doganës. 1.6. Auditorët në Zyrën e Auditorit Gjeneral dhe të gjithë auditorët e brendshëm te institucioneve. 1.7. Kryetari dhe anëtaret e Komisionit Qendror Zgjedhor. 1.8. Anëtarët e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, anëtarët e Bordeve të Rregullatorëve, të Komisioneve apo Agjencive tjera të themeluara me ligj apo me ndonjë akt tjetër. 1.9. Anëtarët e Bordit, Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Bankës Qendrore. 1.10. Kryetarët dhe Zëvendës Kryetarët e Komunave, Kryesuesit, Zëvendës Kryesuesit, Këshilltarët e Asambleve Komunale si dhe të gjithë Drejtorët e Drejtorive Komunale. 1.11. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, anëtarët e Këshillit Prokurorial, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Auditori Gjyqësor, Prokurori Disiplinor. 1.12. Gjyqtarët dhe Prokurorët, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Gjykatës Kushtetuese. 1.13. Drejtorët e të gjitha Departamenteve, Udhëheqësit e Financave dhe Prokurimit publik në të gjitha institucionet publike. 1.14. Ambasadorët, Konsujt, Zëvendës Konsujt, Sekretarët e Ambasadave apo Konsullatave te Republikës se Kosovës. 1.15. Rektoret dhe Prorektorët e Universiteteve Publike, Dekanët dhe Prodekanët, si dhe Sekretaret e Universiteteve Publike dhe Njësive Akademike. 1.16. Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendës Drejtoret dhe Drejtoret rajonal të Policisë së Kosovës, Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës. 1.17. Komandanti, Zëvendës Komandanti i Forcës së Sigurisë se Kosovës. 1.18. Drejtori, Zëvendës Drejtori si dhe Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. 1.19. Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij. 1.20. Kryeinspektorët dhe inspektoret e nivelit qendror dhe lokal. 2. Të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryeministri si dhe Ministrat, e që nuk përmendën shprehimisht me këtë ligj. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision requires high public officials to prevent conflicts between public and private interests while performing their duties.
Neni 5 Fushëveprimi i ligjit Dispozitat e këtij ligji përcaktojnë rregulla të detyrueshme për zyrtaret e lartë publik qe gjatë ushtrimit te funksionit te parandalojnë konfliktin e interesit të tyre në mes të interesave publike dhe privatë, si dhe përcakton kufizimet bazë për zyrtaret e lartë publik për ushtrimin e funksionit publik dhe funksioneve tjera që nuk janë të natyrës publike. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A conflict of interest exists when a senior official’s public duty conflicts with direct or indirect private interests.
Neni 6 Konflikti i interesit Konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, te cilat ndikojnë, mund te ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Zyrtari i lartë duhet të veprojë në interes publik, me ndershmëri dhe transparencë, dhe nuk duhet të përdorë funksionin për përfitim privat ose të lejojë konflikt interesi.
Neni 7 Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit 1. Zyrtari i lartë gjatë ushtrimit të funksionit publik duhet të veproj në mbrojtje të interesit publik dhe nuk ka të drejtë që interesin e tij privat ta vërë para interesit publik, për mbrojtjen e të cilit është zgjedhur apo emëruar. 2. Zyrtari i lartë ushtron funksionin e tij në pajtim me ligjin dhe kodin e mirësjelljes. 3. Zyrtari i lartë duhet ta kryej punën e tij me ndershmëri, ndërgjegje, paanshmëri, të ruajë autoritetin e zyrtarit të lartë dhe institucionit dhe me punën e tij të rrisë besimin e qytetarëve në institucione. 4. Zyrtari i lartë përgjigjet personalisht për veprimet e tij gjatë ushtrimit të funksionit në të cilin është emëruar apo zgjedhur nga institucioni apo qytetarët. 5. Zyrtari i lartë nuk ka të drejt të shfrytëzojë funksionin publik për përfitim të kundërligjshëm për vete apo për të tjerët. 6. Zyrtari i lartë gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejtë të krijojë marrëdhënie varësie nga persona tjerë që do të mund të ndikonin në paanshmërinë dhe shprehjen e vullnetit të lirë në vendimmarrje. 7. Zyrtari i lartë për punën që kryen në ushtrimin e funksionit nuk ka të drejtë të pranojë apo kërkojë shpërblim tjetër përveç kompensimit qe i lejohet në bazë te dispozitave ligjore ne fuqi. 8. Zyrtari i lartë nuk duhet të lejoj që interesat e tij private të bien në konflikt me funksionin e tij. Ai duhet të shmang konfliktin e interesit pavarësisht nëse ai është real, apo i mundshëm. 9. Zyrtari i lartë gjatë ushtrimit të funksionit të tij duhet të veprojë me transparencë duke respektuar të drejtën e organeve përfaqësuese dhe të drejtën e qytetarëve që të informohen për veprimet e zyrtarit si personalitet publik. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Zyrtarët e lartë dhe drejtuesit përkatës duhet të parandalojnë dhe zgjidhin konfliktet e interesit; në disa raste duhet të këshillohen ose t’i drejtohen Agjencisë.
Neni 8 Detyrimi i zyrtarit të lartë për parandalimin e konfliktit të interesit 1. Zyrtari i lartë ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë brenda afatit ligjor, dhe në mënyrën më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit të tij të interesit. 2. Në rast se zyrtari i lartë është në dyshime për ekzistencën apo jo të një konflikti interesi të lidhur me të, ai duhet të këshillohet sa më parë me udhëheqësin e drejtpërdrejtë apo organin udhëheqës. 3. Çdo udhëheqës dhe institucion udhëheqës duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit. 4. Me rastin e marrjes se vendimeve që kanë te bëjnë me përbërjen e komisioneve për proceset tenderuese, drejtuesi i institucionit ose i autorizuari i tij duhet ta njoftoj Agjencinë me shkrim, për anëtaret e atij komisioni, dhe agjencia ka te drejtë të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit ne punën e atij komisioni. 5. Në rast se udhëheqësi apo institucioni udhëheqës nuk është i bindur për ekzistimin e konfliktit të interesit apo dyshon se edhe ai ka ose mund të ketë konflikt të interesit atëherë i drejtohet Agjencisë, për marrje të vendimit për rastin. 6. Zyrtarët udhëheqës të institucioneve, që nuk kanë udhëheqës të drejtpërdrejt për situatën e përshkruar në paragrafin 2 të këtij neni i drejtohen Agjencisë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A senior public official is prohibited, while performing public functions, from seeking or accepting rewards, favors, or influence for personal or related-person benefit, or from using office for private gain.
Neni 9 Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë 1. Gjatë ushtrimit të funksionit publik zyrtarit të lartë i ndalohen këto veprime: 1.1. të kërkojë apo pranoj shpërblim, premtim shpërblimi lidhur me veprimin e ndërmarr apo mosveprimin që është i obliguar ta ndërmerr në kuadër të ushtrimit të funksionit publik; 1.2. të fitojë ndonjë të drejtë, apo të pranoj premtim për fitimin e saj, në rastet kur shkelet parimi i barabarësisë para ligjit; 1.3. të kërkojë, përvetësojë, pranojë, shpërblime apo shërbime për vete ose për tjetrin si kompensim të votës së tij në vendimmarrje; 1.4. të ndikojë në vendimin e ndonjë zyrtari apo organi për arsye të përfitimit material personal apo personit në lidhje me të; 1.5 të premtojë punësim apo ndonjë të drejtë tjetër në ndërrim për dhuratë apo dhuratë të premtuar; 1.6. të ndikojë në marrje - dhënie të punëve apo furnizimeve publike për përfitime personale; 1.7. të shfrytëzojë informatat e besueshme që i ka në dispozicion apo të marra në mirëbesim në ushtrimin e funksionit për përfitime personale apo për përfitime të personave të afërt apo te besueshëm; 1.8 të ndikojë në vendimmarrje të organeve legjislative, gjyqësore apo ekzekutive duke shfrytëzuar pozitën e zyrtarit më qëllim të përfitimit personal apo të personave të afërt apo te besueshëm; 1.9. të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit personal të tij apo interesit të personave të afërt apo te besueshëm; 1.10. të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten apo do të favorizonin interesin privat të ndonjë personi tjetër në dëm të interesit publik. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Zyrtari i lartë i zgjedhur si përfaqësues i partisë politike ruan të drejtën për të ushtruar funksionin në parti, përveç nëse ligji i veçantë thotë ndryshe.
Neni 10 Ushtrimi i veprimtarive tjera nga zyrtari i lartë 1. Zyrtari i lartë i zgjedhur si përfaqësues i partisë politike ruan të drejtën e ushtrimit të funksionit në parti politike nëse me ligj të veçantë nuk është paraparë ndryshe. 2. Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari i lartë mund të ushtrojë punë nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare, nëse nuk parashihet ndryshe me ligje tjera. 3. Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari i lartë mund të realizojë fitime në bazë të drejtave të autorit, patentat dhe të drejtave të ngjashme. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A senior official may serve on the governing body of certain NGOs without pay, except travel-cost reimbursement. An NGO with such a board member may not receive Kosovo budget funds if that official has direct or indirect influence on the funding decision.
Neni 11 Anëtarësia e zyrtarit të lartë në organizata joqeveritare 1. Zyrtari i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues të organizatës joqeveritare nga lëmi i veprimtarisë humanitare, të kulturës, sportit dhe të ngjashme pa të drejtë pagese, përjashtimisht kompensimit për shpenzime të udhëtimit, dhe të ngjashme. 2. Organizata joqeveritare me anëtar të organit drejtues nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të përfitoj mjete nga buxheti i Kosovës nëse anëtari i organit drejtues të organizatës joqeveritare, në cilësinë e zyrtarit, ka ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në vendimmarrje, me rastin e vendosjes për Organizatat Joqeveritare përfituese nga mjetet e buxhetit të Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A high public official must report attempts to influence their will and must refuse, identify, and report certain offers or gifts; a decision made against the official’s will may be declared invalid.
Neni 12 Tentimi dhe Ndikimi në vullnetin e zyrtarit të lartë 1. Nëse ekziston tentimi i ndikimit në vullnetin e ti, zyrtari i lartë publik duhet ta lajmëroj me shkrim udhëheqësin apo institucionin udhëheqës të organit që e ka zgjedhur apo emëruar në mënyrë që të mënjanohet çdo ndikim në vullnetin e ti. 2. Nëse ndaj zyrtarit të lartë gjatë dhe lidhur me ushtrimin e funksionit publik ushtrohet ndikim i drejtpërdrejt apo i tërthortë, haptazi apo në mënyrë anonime për të votuar apo për të marrë vendim konkret, deri e njofton me shkrim institucionin që e ka zgjedhur apo emëruar si dhe Agjencinë e cila pas shqyrtimit do të vendos nëse ka nevojë të lajmërohen organet e ndjekjes. 3. Në rast tentimi apo ushtrimit të ndikimit për ta ndryshuar vullnetin e zyrtarit të lartë, zyrtari i lartë duhet : 3.1. të refuzojë ofertën; 3.2. të provojë identifikimin e ofertuesit nëse oferta është anonime; 3.3. nëse është fjala për dhuratë e cila për shkak të rrethanave nuk mund të kthehet, zyrtari i lartë duhet menjëherë ta njoftojë me shkrim dhe ta dorëzojë dhuratën të udhëheqësi mundësisht sa më shpejt, maksimalisht deri në pesë (5) ditë; 3.4. të tregojë dëshmitarët e ndodhisë nëse kjo është e mundur. 4. Nëse konstatohet se votimi dhe vendimi është në kundërshtim me vullnetin e zyrtarit të lartë, duhet të shpallet i pavlefshëm nga institucioni ku është nxjerr. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Zyrtari i lartë duhet të deklarojë paraprakisht, rast për rast, interesat private që lidhen me një vendimmarrje dhe ta bëjë këtë me shkrim si rregull kur është i përfshirë në vendimmarrje.
Neni 13 Deklarimi rast për rast i interesave private te zyrtarit të lartë 1. Çdo zyrtar i lartë gjatë ushtrimit të funksionit të tij publike, në bazë të njohurive të tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vet deklarimin paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesit të tij private lidhur me vendimmarrjen në një çështje të caktuar, që mund të bëhen shkak për lindjen e një konflikti të interesit. 2. Deklarimi rast për rast i interesave private bëhet çdo herë nga zyrtari i lartë, kur kjo kërkohet nga eprori ose nga institucioni mbikëqyrës. Deklarimi si rregull duhet kërkuar dhe bërë paraprakisht. Kur kjo nuk është e mundur ose kur nuk ka ndodhur, deklarimi duhet të kërkohet të bëhet sa me shpejt që të jetë e mundur. 3 . Vetë deklarimi si rregull bëhet me shkrim, kur zyrtari i lartë përfshihet në një vendimmarrje për ndonjë çështje të caktuar. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Some senior officials and related owners must transfer company management rights to a trusted person while serving publicly.
Neni 14 Transferimi i të drejtave në drejtimin e ndërmarrjes 1. Personi, Zyrtari i lartë, pronari i aksioneve, gjegjësisht pjesës së kapitalit në një ndërmarrje, gjatë ushtrimit të funksionit publik, duhet t’i transferojë të drejtat e administrimit ose menaxhimit,apo drejtimit tё ndërmarrjes tek ndonjë person të besuar. 2. Personi Zyrtar i lartë, është i obliguar qe në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga zgjedhja, vendosja ose emërimi në detyrë me post zyrtar, të bëjë transferimin e të drejtave në udhëheqjen e ndërmarrjes në personin e besuar kurse brenda afatit prej pesë (5) ditë nga data e transferimit se këtyre te drejtave ta njoftoj me shkrim Agjencinë. 3. Personi i besuar nga paragrafi 1. i këtij neni do të veprojë në drejtim të realizimit të drejtave të zyrtarit të lartë dhe të drejtave nga kapitali në emër të tij por për llogari të zyrtarit. 4. Nëse personi i besuar krijon marrëdhënie afariste me institucionet e qeverisjes qendrore, lokale, ndërmarrjet publike apo me ndërmarrjet private ku kapitali i pronës publike ka më shumë se pesë (5)% të kapitalit apo aksioneve, është i detyruar që të njoftoj zyrtarin e lartë lidhur me marrëdhëniet e tilla afariste. 5. Gjatë kohës derisa të drejtat për administrim me ndërmarrjen i janë transferuar personit tjetër, zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të jap informata, udhëzime, urdhëresa apo në ndonjë mënyrë tjetër të qëndroj në lidhje me personin e besuar ashtu që të ketë ndikim në realizimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrave që dalin nga të drejtat e anëtarëve të ndërmarrjeve të tilla. 6. Zyrtari i lartë ka të drejtë të informohet për ecuritë dhe gjendjen në ndërmarrjen ku ka pronësi, ose pjesë të pronësisë. 7. Zyrtari i lartë ka të drejtë të rikthej të drejtat ne administrimin apo menaxhimin e ndërmarrjes nga personi i besuar, kur sipas këtij ligji kushtet që diktuan këtë veprim nuk ekzistojnë më. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Zyrtari i lartë nuk mund të mbajë role drejtuese ose mbikëqyrëse në ndërmarrje private dhe ka kufizime për kompensimet dhe marrëdhëniet kontraktore me institucione ku ka rol vendimmarrës.
Neni 15 Mos pajtueshmëria me ushtrimin e funksionit publik 1. Zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, anëtar i ndonjë organi menaxhues apo kontrollues i ndërmarrjeve private. 2. Zyrtari i lartë në cilësinë e anëtarit të organit drejtues të ndërmarrjes në pronësi publike apo shoqërisë aksionare me pronë publike, mirëpo nuk ka të drejtë kompensimi me pagë të rregullt, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të nevojshme. 3. Zyrtari i lartë në cilësinë e anëtarit të organeve drejtuese dhe mbikëqyrës i personave juridik jo fitimprurës dhe personave juridik tjerë te cilat kryejnë pune nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarive humanitare, por nuk ka të drejtë te pranimit te kompensimit te shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera te nevojshme, për veç nëse nuk parashihet ndryshe me ligje tjera. 4. Zyrtari i lartë i cili ushtron veprimtari te pavarur në ndërmarrje apo veprimtari tjetër fitimprurëse, është i detyruar te veproj ne pajtim me dispozitat e këtij neni. 5. Ndërmarrja ne të cilën zyrtari i lartë ka pronësi apo pjesë të pronësisë, e drejtuar nga personi i besuar, nuk ka të drejtë te lidhi kontratë ose te përfitoj ndihmë nga institucionet qendrore ose lokale, ne të cilat zyrtari i lartë është në pozitë vendimmarrëse. 6. Nëse zyrtari i lartë bie në kundërshtim me paragrafin 5. të këtij neni, atëherë Agjencia duhet të kërkoj nga organi kompetent anulimin e kontratës me ndërmarrjen apo kthimin e çfarëdo përfitimi material të ndërmarrjes nga Institucioni ne të cilin zyrtari i lartë është ne pozitë vendimmarrëse. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A senior public official must not hold management roles in for-profit or non-profit organizations, do certain private professions or services, or actively exercise ownership rights in an enterprise.
Neni 16 Kufizimi i zyrtarit të lartë në ushtrimin e funksioneve tjera krahas ushtrimit të funksionit publik 1. Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizata fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak te funksionit. 2. Zyrtari i lartë publik nuk mund të ushtrojë veprimtari private, si; avokatisë, noterisë, ekspert të licencuar, konsulent, agjent apo përfaqësues të organizatave të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Zyrtari i lartë publik nuk mund te ushtrojë ne mënyrë aktive të drejtën e pronësisë ose pjesë të pronësisë në një ndërmarrje, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë se saj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A senior official is barred for one year after leaving public office from taking a leadership job or getting involved in control of public or private enterprises, if their last two years of duties were directly tied to supervising or controlling those enterprises.
Neni 17 Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të funksionit publik Zyrtari i lartë i cili përfundon ushtrimin e funksionit publik nuk ka të drejtë për një vit të punësohet ose të emërohet në pozitë udhëheqëse, apo të përfshihet në kontrollin e ndërmarrjeve publike apo private, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen apo kontrollin e afarizmit të atyre ndërmarrjeve. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Agency handles conflict-of-interest cases, can start a procedure from a report, must inform the senior official, keep the procedure confidential, and may seek dismissal steps if incompatible activity continues.
Neni 18 Procedura administrative e Agjencisë për rastet e konfliktit te interesit 1. Procedura në Agjenci fillon zyrtarisht me kërkesën e zyrtarit të lartë dhe pas aprovimit nga udhëheqësi i tij. 2. Agjencia mund ta fillojë procedurën në bazë të lajmërimit të ndonjë personi tjetër apo lajmërimit anonim. 3. Agjencia e informon zyrtarin e lartë për fillimin e procedurës dhe me kërkesën e tij e njofton me faktet qe posedon Agjencia. 4. Procedura e Agjencisë është konfidenciale. Agjencia i bën të njohura vetëm rezultatet përfundimtare të procedurës së zhvilluar. 5. Agjencia në rast të dyshimit të arsyeshëm për ekzistimin e konfliktit të interesit do të njoftoj zyrtarin e lartë se ka bërë shkelje të dispozitave të përcaktuara me këtë ligj. 6. Agjencia në mënyrë të pavarur i vërteton faktet, ndërsa institucionet tjera në kuadër të kompetencave të tyre janë të detyruara që pa shtyrje, sipas kërkesës së Agjencisë t’i vejnë në dispozicion faktet dhe të dhënat e kërkuara. 7. Nëse pas zgjedhjes, emërimit, ose konfirmimit te mandatit, personi zyrtar i lartë vazhdon te kryej një aktivitet apo funksion qe ky ligj e përcakton si te papajtueshëm me funksionin e ri, Agjencia e paralajmëron personin zyrtar të lartë dhe vendose një afat sipas te cilit atij do t’i kërkohet te ndërpresë aktivitetin apo te heqë dore nga posti. 8. Ne rast se personi zyrtar i lartë vazhdon te kryej aktivitete apo funksione te papajtueshme sipas këtij ligji, pavarësisht nga paralajmërimi i Agjencisë, atëherë Agjencia i kërkon institucionit ku zyrtari i lartë ushtron funksionin qe të filloj procedurën për shkarkimin e tij. 9. Organi kompetent ku personi zyrtar i lartë vazhdon te kryej një aktivitet ose funksion te papajtueshëm me këtë ligj, duhet të filloj procedurën për shkarkimin nga funksioni sipas kërkesës së Agjencisë. 10. Kur deputeti i Kuvendit ushtron aktivitet të papajtueshëm me këtë ligj, Agjencia e njofton kryetarin e kuvendit, dhe kërkon fillimin e procedurave ndaj tij. 11. Agjencia brenda afatit të pacaktuar duhet të njoftohet nga organet kompetente për veprimet e tyre të ndërmarra. 12. Të gjitha vendimet që i nxjerr Agjencia lidhur me konfliktin e interesit bëhen publike në web faqen zyrtare të Agjencisë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Agency is the central authority for supervising implementation of this law’s conflict-of-interest rules and carries out related duties and responsibilities.
Neni 19 Kompetencat e Agjencisë lidhur me konfliktin e interesit 1. Agjencia ne cilësinë e autoritetit qendror për mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji, kryen detyra dhe ka këto përgjegjësi: 1.1. drejtimin dhe përmirësimin e politikave dhe te mekanizmave te parandalimit dhe shmangies se konfliktit te interesave; 1.2. ofrimin e ndihmës profesionale dhe teknike për këshillimin dhe mbështetjen e nismave ligjore dhe nënligjore, te ndërmarra nga institucionet publike, për parandalimin e konfliktit të interesave; 1.3. ofrimin e rekomandimeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vlerësimin e projektligjeve që kanë te bëjnë me çështjen e konfliktit te interesave, kur kjo kërkohet nga ky institucion; 1.4. forcimin e kapaciteteve për administrimin e konfliktit te interesave ne institucionet publike; 1.5. këshillimin e zyrtarëve të lartë te veçantë, te eproreve, te institucioneve eprore, me kërkesën e tyre, për raste te caktuara te shfaqjes se konfliktit te interesave, dhe për çështje te etikës të lidhura me to, si dhe për regjistrimin rast për rast te interesave; 1.6. ofron opinione dhe ndërmerr të gjitha masat tjera ligjore me qëllim të parandalimit të konfliktit të interesit dhe te korrupsionit në tërësi. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article sets fines for breaches of the law and allows a court to impose a temporary ban on holding public office in some cases.
Neni 20 Sanksionet për shkeljet e dispozitave të këtij ligji 1. Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj, kur nuk paraqet vepër penale, paraqet kundërvajtje dhe dënohet me gjobë sipas kufijve të përcaktuar si në vijim: 1.1. Për shkelje të nenit 8 paragrafët: 1., 2. dhe 6., nenit 9; nenit 11; nenit 12 paragrafët 1, 2. dhe 3. nën – paragrafët 3.1. dhe 3.3., nenit 13; nenit 14 paragrafët 1., 2. dhe 5.; nenit 15 paragrafët 1., 2. dhe 3., nenit 16 dhe nenit 17 të këtij ligji, zyrtari i lartë publik dënohet për kundërvajtje me gjobë nga pesëqind (500) deri dymijepesëqind (2500) Euro; 1.2. Për shkelje të nenit 14 paragrafët 3. dhe 4. si dhe nenit 15 paragrafi 5. të këtij ligji, personi i besuar dënohet për kundërvajtje me gjobë nga shtatëqind (700) Euro deri në dymijepesëqind (2.500) Euro; 1.3. Për shkelje të nenit 8 paragrafët 3., 4. dhe 5. të këtij ligji, udhëheqësi ose udhëheqësi i institucionit dënohet për kundërvajtje me gjobë nga njëmijë (1000) deri në dymijepesëqind (2.500) Euro. 2. Për shkelje të detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj, zyrtarit të lartë publik, udhëheqësit apo drejtuesit të institucionit udhëheqës, përveç dënimit gjykata mund ti shqiptojë edhe masën mbrojtëse: ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj deri në një (1) vit - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The law does not remove disciplinary or criminal responsibility of a senior official, and the agency must file a criminal complaint with the competent prosecutor when it reasonably suspects a criminal offense.
Neni 21 Mos përjashtimi i përgjegjësive tjera ligjore 1. Dispozitat e këtij ligji nuk përjashtojnë përgjegjësinë disiplinore dhe penale të zyrtarit të lartë sipas legjislacionit ne fuqi. 2. Çdoherë kur agjencia ka dyshim te arsyeshëm, se me shkeljen e dispozitave te këtij ligji, ka elemente te ndonjë vepre penale, detyrohet qe te paraqes kallëzimin penal në prokurorinë kompetente. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The central authority responsible for supervising implementation of this law is the Agency.
Neni 22 Përgjegjësia për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji Autoriteti qendror përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji është Agjencia. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals two specified laws on conflict of interest in public office.
Neni 23 Dispozitat e fundit dhe kalimtare Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 02/L - 133 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe Ligji Nr. 03/L- 155 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-133 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says the law starts 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-051 31 gusht 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-029-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-051 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in