LIGJI NR. 04/L-052 PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts Law No. 04/L-052 on International Agreements, based on Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-052
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts Law No. 04/L-052 on International Agreements, based on Article 65(1) of the Constitution. This provision says the law sets the procedure for concluding, signing, ratifying, reserving, declaring, amending, supplementing, withdrawing from, and implementing international agreements of Kosovo. This provision says the law is consistent with generally accepted rules and principles of international law. This article defines key terms used in the law, including accession, authorization, declaration, international agreement, inter-institutional cooperation agreement, initialling, ratification, reservation, and withdrawal from an agreement. State organs of Kosovo have the right to initiate international agreements. Initiatives coming from ministries are approved in principle by the Government after a recommendation from the Ministry of Foreign Affairs.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-052 PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE
Showing 24 of 24
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts Law No. 04/L-052 on International Agreements, based on Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 / 16 DHJETOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-052 PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the procedure for concluding, signing, ratifying, reserving, declaring, amending, supplementing, withdrawing from, and implementing international agreements of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton procedurën e lidhjes, nënshkrimit, ratifikimit, rezervave dhe deklaratave, ndryshimit dhe plotësimit, tërheqjes nga marrëveshja, si dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law is consistent with generally accepted rules and principles of international law.
Neni 2 Pajtueshmëria me rregullat dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare Ky ligj është në pajtim me rregullat dhe parimet e pranuara universale të së drejtës ndërkombëtare, që rregullojnë lidhjen dhe ekzekutimin e traktateve ndërkombëtare, të kodifikuara në Konventën e Vjenës të 23 majit 1969 për të Drejtën e Traktateve, dhe Konventën e Vjenës të 21 marsit 1986 për të Drejtën e Traktateve ndërmjet Shteteve dhe Organizatave Ndërkombëtare ose ndërmjet Organizatave Ndërkombëtare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including accession, authorization, declaration, international agreement, inter-institutional cooperation agreement, initialling, ratification, reservation, and withdrawal from an agreement.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Aderim - akt me të cilin Kuvendi ose Presidenti i Republikës së Kosovës jep miratimin që Republika e Kosovës të jetë palë në një traktat ose marrëveshje ndërkombëtare, e cila nuk është nënshkruar prej saj; 1.2. Agjencitë shtetërore ose agjencitë shtetërore përkatëse - institucion fusha e kompetencave e të cilit mbulon fushëveprimin e marrëveshjes; 1.3. Autorizim - dokument që lëshohet nga autoriteti kompetent përmes të cilit emëron një ose disa persona që përfaqësojnë atë në zhvillimin e bisedimeve ose nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare; 1.4. Deklaratë - deklaratë e njëanshme, të bërë nga organi kompetent shtetëror, në kohën e nënshkrimit, ratifikimit, aderimit ose miratimit të një marrëveshjeje me anën e së cilës shprehet një kuptim ose interpretim i marrëveshjes, që nuk synon të përjashtojë ose modifikojë efektet ligjore të dispozitave të caktuara; 1.5. Marrëveshje ndërkombëtare - një marrëveshje ndërkombëtare përkatësisht traktat i lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të huaja ose organizatave ndërkombëtare në formë të shkruar, e rregulluar me të drejtën ndërkombëtare pavarësisht nga emërtimi dhe nga përfshirja në një, dy apo më shumë instrumente të ndërlidhura. 2 1.6. Marrëveshje për bashkëpunim ndër-institucional - një marrëveshje ose memorandum e lidhur në emër të, dhe në bazë të kompetencave të ministrive apo agjencive shtetërore dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës me institucionet dhe organizatat përkatëse të shteteve të huaja, që nuk lidhet në emër të shtetit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nuk është subjekt i ratifikimit. Ky lloj i marrëveshjes ka kryesisht karakter teknik; 1.7. Parafim - akt me të cilin personat e autorizuar vënë inicialet për të treguar se kanë rënë dakord për tekstin përfundimtar të marrëveshjes; 1.8. Ratifikim - akt me të cilin Republika e Kosovës në nivelin ndërkombëtar jep pëlqimin e vet të lidhë marrëveshje ndërkombëtare, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës; 1.9. Rezervë - deklaratë e njëanshme, të bërë nga organi kompetent shtetëror, në kohën e nënshkrimit, ratifikimit, aderimit ose miratimit të një marrëveshjeje me anën e së cilës synon të përjashtojë ose modifikojë efektet ligjore të dispozitave të caktuara; 1.10. Tërheqja nga marrëveshja - akt me të cilin Kuvendi, Presidenti ose Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh heqjen dorë nga një traktat ose marrëveshje ndërkombëtare. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: State organs of Kosovo have the right to initiate international agreements. Initiatives coming from ministries are approved in principle by the Government after a recommendation from the Ministry of Foreign Affairs.
Neni 4 E drejta e nismës për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare 1. Të drejtën e nismës për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare e kanë organet shtetërore të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosoves dhe ligjin në fuqi. 2. Nismat për marrëveshjet ndërkombëtare që vijnë nga ministritë miratohen në parim nga Qeveria, pas rekomandimit nga Ministria e Punëve të Jashtme. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Draft international agreements must be sent for review by the relevant ministries or state agencies, and the Ministry of Foreign Affairs reviews them only after the relevant bodies have already reviewed and agreed to them.
Neni 5 Procedura e shqyrtimit të projektmarrëveshjeve ndërkombëtare 1. Teksti i projektmarrëveshjes ndërkombëtare i hartuar nga një ministri ose agjenci shtetërore në gjuhët shqipe dhe serbe, si dhe në gjuhët e huaja përkatëse, i dërgohet ministrive ose agjencive shtetërore përkatëse për shqyrtim. 2. Projekti i tekstit të marrëveshjes ndërkombëtare i dërgohet Ministrisë së Punëve të Jashtme për shqyrtim vetëm pasi të jetë shqyrtuar dhe të jetë arritur pajtimi nga ministritë dhe agjencitë shtetërore përkatëse. Projekti i tekstit të marrëveshjes ndërkombëtare i dërgohet Ministrisë së Punëve të Jashtme bashkë me kopjet e opinioneve të pranuara nga ministritë ose agjencitë shtetërore përkatëse gjatë procedurës së shqyrtimit. 3. Ministria ose agjencia shtetërore përkatëse siguron përkthimin e projektit të tekstit të marrëveshjes ndërkombëtare në gjuhën shqipe dhe serbe ose në gjuhën e huaj përkatëse. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë u jep Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të drejtën të kryejnë veprimet për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe u jep edhe disa përfaqësuesve diplomatikë të drejtën të negociojnë ose të miratojnë tekstin në rrethana të caktuara. Personat e tjerë mund të veprojnë vetëm nëse kanë fuqi të deleguara sipas ligjit dhe procedurës së nenit 6.
Neni 6 Kompetenca për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare 1. Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme kanë të drejtën e kryerjes së të gjitha veprimeve të ndërlidhura me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve. 2. Shefi i misionit diplomatik të Republikës së Kosovës ose përfaqësuesi i autorizuar i Republikës së Kosovës në një konferencë ndërkombëtare, organizatë ndërkombëtare ose një prej organeve të tyre ka të drejtën e negociimit të lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose të miratojë tekstin me shtetin në të cilin është akredituar ose në konferencën ndërkombëtare, organizatën ndërkombëtare ose një prej organeve të tyre. 3 3. Personat tjerë, mund të kryejnë veprime drejt lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës vetëm me kusht që kanë fuqi të deleguara në bazë të ligjit në fuqi dhe procedurës së përcaktuar në nenin 6 të këtij ligji. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Article 7 sets out who may authorize steps to conclude international agreements, and requires approvals from the President, the Government, or the Foreign Affairs Ministry depending on the case.
Neni 7 Procedura për dhënien e autorizimit për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare 1. Kompetenca për kryerjen e veprimeve të ndërlidhura me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës që kanë të bëjnë me fushat e përcaktuara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji autorizohet nga Presidenti pas rekomandimit nga Qeveria. 2. Kompetenca për të kryer veprimet e ndërlidhura me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, përveç atyre sipas paragrafit 1. të nenit 10 të këtij ligji, autorizohen nga Ministri i Punëve të Jashtme. 3. Kompetenca për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, të cilat hyjnë në fuqi në datën e nënshkrimit, autorizohen nga Presidenti pas rekomandimit të ministrisë ose agjencisë shtetërore, kompetencë e së cilës është hartimi i marrëveshjes ndërkombëtare, me kusht që Ministria e Punëve të Jashtme të ketë dhënë pëlqimin paraprak për marrëveshjen përkatëse. 4. Kërkesës drejtuar Qeverisë për dhënien e autorizimit nga Presidenti për të kryer veprime që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të referuara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, ministria ose agjencia shtetërore përkatëse i bashkëngjet dokumentet në vijim: 4.1. projektin e tekstit të marrëveshjes ndërkombëtare në gjuhët shqipe dhe serbe dhe, sipas nevojës, në gjuhën e huaj përkatëse; 4.2. opinionet e dorëzuara nga ministritë ose agjencitë shtetërore gjatë periudhës së shqyrtimit. 5. Vendimi nxirret nga Qeveria për të kërkuar dhënien e autorizimit nga Presidenti. Vendimi i Qeverisë specifikon nenet ose paragrafët përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të këtij ligji. 6. Kërkesës drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme për dhënien e autorizimit për të kryer veprime të ndërlidhura me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, përveç atyre të referuara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, ministria ose agjencia shtetërore përkatëse i bashkëngjet dokumentet në vijim: 6.1. projektin e tekstit të marrëveshjes ndërkombëtare në gjuhët shqipe dhe serbe dhe, sipas nevojës, në gjuhën e huaj përkatëse; 6.2. opinionet e dorëzuara nga ministritë ose agjencitë shtetërore gjatë periudhës së shqyrtimit. 7. Kërkesës së drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit për kryerjen e veprimeve të ndërlidhura me lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare, e cila hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit, ministria ose agjencia shtetërore i bashkëngjiten dokumentet në vijim: 7.1. teksti i projekt marrëveshjes ndërkombëtare në gjuhët shqipe dhe serbe dhe, sipas nevojës, në gjuhën e huaj përkatëse; 7.2. opinionet e dorëzuara nga ministritë ose agjencitë shtetërore gjatë periudhës së shqyrtimit; 7.3. vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për afatin kohor të lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare. 4 8. Presidenti dhe Ministria e Punëve të Jashtme japin autorizim, brenda afatit kohor prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pune nga data e pranimit të kërkesës nga Qeveria, respektivisht ministria ose agjencia shtetërore përkatëse. Autorizimet nënshkruhen nga Presidenti dhe Ministri i Punëve të Jashtme. 9. Informatat për autorizimet nga Presidenti dhe Ministri i Punëve të Jashtme ruhen dhe administrohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Before international negotiations start, the relevant ministry or state agency must propose the delegation, time, and place after obtaining consent from the Ministry of Foreign Affairs.
Neni 8 Negociatat për marrëveshje ndërkombëtare 1. Para fillimit të negociatave, ministria ose agjencia shtetërore përkatëse propozon përbërjen e delegacionit, kohën dhe vendin ku do të zhvillohen negociatat, pasi të jetë marrë më parë pëlqimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. 2. Ministria e Punëve të Jashtme me rastin e dhënies së pëlqimit për fillimin e negociatave, jep pëlqimin edhe për përbërjen e delegacionit, kohën dhe vendin ku do të zhvillohen ato. 3. Pas çdo faze të negociatave të marrëveshjeve ndërkombëtare, ministria ose agjencia shtetërore përkatëse raporton rreth përparimit dhe rezultateve të negociatave tek Ministria e Punëve të Jashtme. Çdo korrespondencë me organizatat e huaja shtetërore dhe ndërkombëtare rreth marrëveshjeve ndërkombëtare shkëmbehet vetëm përmes kanaleve diplomatike. 4. Çdo propozim i bërë gjatë negociatave për bërjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të mëdha në projektin e tekstit të marrëveshjes ndërkombëtare i nënshtrohet procedurës së shqyrtimit nga ministritë ose agjencitë shtetërore. Negociatat mund të vazhdojnë nëse ministritë ose agjencitë shtetërore përkatëse pajtohen për ndryshimet dhe propozimet e bëra gjatë procedurës së shqyrtimit. 5. Nëse ministritë ose agjencitë shtetërore përkatëse nuk pajtohen për ndryshimet ose plotësimet e propozuara në projektin e tekstit të marrëveshjes ndërkombëtare, atëherë me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme plotësimet dhe ndryshimet shqyrtohen dhe vendosen nga Qeveria. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Bilateral international agreements must be printed in the parties’ languages, and the parties may agree to add another mutually accepted foreign language.
Neni 9 Forma dhe Gjuha 1. Teksti i marrëveshjes dypalëshe ndërkombëtare shtypet në gjuhët e palëve që lidhin marrëveshje ose edhe në gjuhën tjetër sipas marrëveshjes së tyre: 1.1. në alternatin dhe në letrën e vet; 1.2. në alternatin dhe në letrën e palës tjetër. 2. Palët mund të merren vesh që për çdo kopje origjinale të përdoret edhe një gjuhë e huaj e pranuar bashkërisht. 3. Pas kësaj, shkëmbehen alternatet sipas nën-paragrafëve 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni. Në këtë mënyrë secila palë ka dy kopje të ekzemplarit të vet në gjuhën e të dyja palëve. 4. Në raste të veçanta, marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe mund të hartohen edhe vetëm në një gjuhë të huaj të tretë, të pranuar bashkërisht nga të dyja palët. Në këtë rast, ministria ose agjencia shtetërore depoziton në Ministrinë e Punëve të Jashtme, krahas origjinalit të marrëveshjes, edhe përkthimin në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Certain international agreements must be ratified by the Assembly with a two-thirds vote of all deputies.
Neni 10 Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: 5 1.1. territori, paqja, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; 1.2. të drejtat dhe liritë fundamentale; 1.3. anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare; 1.4. marrja e obligimeve financiare nga Republika e Kosovës. 2. Marrëveshjet ndërkombëtare të referuara në paragrafin 1. të këtij neni ratifikohen me ligj të votuar nga dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 3. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës të referuara në paragrafin 1. të këtij neni i dorëzohen Kuvendit me iniciativë të vet ose pas propozimit nga Qeveria. 4. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, përveç atyre në paragrafin 1. të këtij neni, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti. 5. Paragrafi 4. i këtij neni nuk vlen për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës të nënshkruara nga Presidenti. 6. Instrumentet e ratifikimit hartohen në bazë të ligjit, përkatësisht dekretit të paraparë në paragrafët 2. dhe 4. të këtij neni ose në bazë të paragrafit 5. të këtij neni. 7. Në rastet e nismës së procedurës së ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të referuara në paragrafin 1. të këtij neni, ministria ose agjencia përkatëse harton, nis procedurën e shqyrtimit në bazë të nenit 5 të këtij ligji dhe dorëzon në Qeveri, bashkë me tekstin e marrëveshjes ndërkombëtare dhe letrën shpjeguese për marrëveshjen ndërkombëtare, këto dokumente: 7.1. projektin e vendimit të Qeverisë përmes të cilit kërkohet nga Presidenti që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Kosovës ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare; 7.2. projektin e dekretit të Presidentit për marrëveshjen ndërkombëtare që i propozohet për ratifikim Kuvendit të Kosovës; 7.3. projektligjin e Republikës së Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare. 8. Kërkesa për ratifikimin e marrëveshjeve, të cilat nuk janë të parapara në paragrafin 1. të këtij neni, dërgohet nga Ministria e Punëve të Jashtme te Presidenti. 9. Kërkesës për ratifikim i bashkëngjitet teksti i marrëveshjes ndërkombëtare dhe letra shpjeguese e marrëveshjes ndërkombëtare. 10. Dekreti i ratifikimit të marrëveshjes nga Presidenti i Republikës së Kosovës thirret në dispozitat përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në bazë të të cilave marrëveshja ndërkombëtare duhet të ratifikohet. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: If there are reservations or declarations about an international agreement, the relevant ministry or state agency must report them, include them in the ratification draft, and translate them into the relevant foreign language.
Neni 11 Rezervat dhe deklaratat 1. Në qoftë se ekzistojnë rezerva dhe/ose ka deklarata rreth marrëveshjes ndërkombëtare, ministria ose agjencia shtetërore përkatëse i raporton këto te ministritë dhe agjencitë qeveritare relevante gjatë procedurës së shqyrtimit në bazë të nenit 5 të këtij ligji. 2. Ministria ose agjencia shtetërore përkatëse përfshinë tekstin e rezervave dhe/ose deklaratave në projektligjin e Republikës së Kosovës rreth ratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare ose projektin e 6 dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare dhe bën përkthimin e këtyre rezervave dhe/ose deklaratave në gjuhën e huaj përkatëse. 3. Tërheqja nga marrëveshja ose amendamentimi i rezervave dhe/ose deklaratave në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare duhet t’i nënshtrohet kërkesave të nenit 10 të këtij ligji. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Ministries and state agencies may make certain agreements or memoranda with foreign states or international organizations, but only under stated conditions and with Foreign Ministry review and written consent.
Neni 12 Lidhja e marrëveshjeve për bashkëpunim ndërinstitucional 1. Ministritë dhe agjencitë shtetërore mund të lidhin, brenda fushës së tyre të kompetencave, marrëveshje apo memorandume me shtetet e huaja ose organizatat ndërkombëtare vetëm nëse marrëveshjet e tilla nuk përmbajnë obligime të detyrueshme për Qeverinë. Këto marrëveshje mund të lidhen me shkëmbim notash, pa zhvilluar bisedime me delegacione. 2. Këto marrëveshje mund të lidhen vetëm nëse nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe aktet tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe zotimet e saja ndërkombëtare, dhe nëse zbatimi i marrëveshjeve të tilla nuk kërkon financim shtesë nga buxheti shtetëror i Republikës së Kosovës. 3. Projekti i teksteve të marrëveshjeve të tilla i dërgohet Ministrisë së Punëve të Jashtme për shqyrtim. 4. Pasi Ministria e Punëve të Jashtme të japë pëlqimin me shkrim për lidhjen e marrëveshjes, marrëveshja nënshkruhet nga Ministri i ministrisë përkatëse, udhëheqësi i agjencisë shtetërore ose ndonjë institucioni tjetër shtetëror ose nga ndonjë person i autorizuar nga udhëheqësi i ministrisë, agjencisë shtetërore ose institucionit tjetër përkatës. 5. Një kopje e shtypur dhe një elektronike e tekstit të marrëveshjes i dorëzohen Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila ruan dhe administron marrëveshjet e tilla. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The relevant ministry or state agency may draft a standard text for an international agreement, must send the draft for review and submit the Albanian/Serbian version and approval decision to the Foreign Ministry, and the standard text is approved by the Government.
Neni 13 Projekti standard i tekstit të marrëveshjeve ndërkombëtare 1. Ministria ose agjencia shtetërore përkatëse mund të hartojë tekstin standard për marrëveshje ndërkombëtare. Projektet e teksteve të tilla për marrëveshje ndërkombëtare i dërgohen ministrive dhe Qeverisë ose agjencive shtetërore për shqyrtim në përputhje me nenin 5 të këtij ligji. 2. Ministria ose agjencia shtetërore përkatëse dorëzon në Ministrinë e Punëve të Jashtme projektin standard të tekstit të marrëveshjes ndërkombëtare në gjuhët shqipe dhe serbe si dhe projektin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e projektit të tekstit standard për marrëveshje ndërkombëtare. 2.1. projekti standard i tekstit për marrëveshje ndërkombëtare miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 2.2. projekti standard i tekstit për marrëveshje ndërkombëtare mund t’i dërgohet shteteve të huaja ose organizatave ndërkombëtare pa kaluar nëpër procedurën shtesë të shqyrtimit në bazë të nenit 5 të këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ministry of Foreign Affairs must handle the documentation, deposit, notification, reporting, and other steps linked to international agreements entering into force and being implemented.
Neni 14 Kompetenca e Ministrisë së Punëve të Jashtme në procesin e hyrjes në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës 1. Aktet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me hyrjen në fuqi, vlefshmërinë dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, përfshirë përgatitjen dhe depozitimin e dokumenteve të nevojshme për hyrje në fuqi të marrëveshjes ndërkombëtare me depozitues, njoftimin për suspendim të zbatimit ose njoftimin për shfuqizimin, dhe raportimin për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare bëhen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. 7 2. Ministria e Punëve të Jashtme harton instrumentet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, njoftimet për përfundimin e procedurave të brendshme ligjore dhe instrumentet tjera të domosdoshme për hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje ndërkombëtare, depoziton këto dokumente dhe siguron dërgimin e këtyre dokumenteve në institucionet relevante ndërkombëtare e të huaja, si dhe shkëmbimin e këtyre instrumenteve. 3. Ministria e Punëve të Jashtme depoziton marrëveshjet ndërkombëtare tek një depozitues ose duhet të veprojë vet si depozitues, nëse ashtu është paraparë në marrëveshjen ndërkombëtare. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: International agreements of Kosovo that are in force are binding in Kosovo, and they prevail over conflicting legal rules. The Government must send Parliament a suitable draft law or take another legal act when implementing such an agreement.
Neni 15 Karakteri detyrues i marrëveshjeve ndërkombëtare 1. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës që kanë hyrë në fuqi janë të detyrueshme në Republikën e Kosovës. 2. Nëse një marrëveshje ndërkombëtare në fuqi e Republikës së Kosovës vendos norma të tjera, përveç atyre të vendosura me ligje ose akte të tjera ligjore të Republikës së Kosovës që janë në fuqi në momentin e lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare ose të cilat kanë hyrë në fuqi pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes ndërkombëtare, atëherë dispozitat e marrëveshjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës mbizotërojnë. 3. Nëse një ligj ose ndonjë akt tjetër ligjor miratohet me qëllim të zbatimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, Qeveria dorëzon në Kuvend, në bazë të procedurës së paraparë, një projekt të ligjit adekuat ose duhet të miratojë një vendim të Qeverisë ose siguron miratimin e ndonjë akti tjetër ligjor në bazë të kompetencave përkatëse. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Neni 16 Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës 1. Qeveria siguron zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. 2. Një marrëveshje ndërkombëtare e Republikës së Kosovës mund të përcaktojë gjithashtu rregulla të veçanta për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: An international agreement of the Republic of Kosovo may be amended or supplemented under international law and the procedure set by this law, unless the agreement says otherwise.
Neni 17 Ndryshimi dhe plotësimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës Një marrëveshje ndërkombëtare e Republikës së Kosovës mund të ndryshohet ose plotësohet në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të procedurës së përcaktuar në këtë ligj për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, përveç nëse parashihet ndryshe me marrëveshje ndërkombëtare. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for withdrawing Kosovo’s international agreements or suspending their implementation.
Neni 18 Tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose suspendimi i zbatimit të tyre 1. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës mund të tërhiqen dhe zbatimi i tyre të suspendohet vetëm në bazë të dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare, normave të së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të procedurës së vendosur përmes këtij ligji. 2. Vendimi në lidhje me tërheqjen nga një marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose suspendimin e zbatimit të saj në bazë të normave universale të së drejtës ndërkombëtare, të referuara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, merret nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me dy të tretat (2/3) e votave pas rekomandimit të Presidentit, me iniciativë të tij ose pas propozimit nga Qeveria. 8 3. Vendimi për tërheqjen nga një marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose për suspendimin e zbatimit të saj në bazë të normave universale të së drejtës ndërkombëtare, përveç atyre të parapara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, merret nga Presidenti, me iniciativë të tij ose me rekomandim të Qeverisë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry of Foreign Affairs keeps and manages information on international agreements, and the relevant ministry, the Government, or a state agency must send the signed original and supporting documents to it within 10 working days.
Neni 19 Informimi rreth marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës 1. Informacioni për të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë lidhur nga Republika e Kosovës ruhen dhe administrohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pavarësisht nga publikimi në Gazetën Zyrtare. 2. Kopja origjinale e marrëveshjes ndërkombëtare të nënshkruar përcillet brenda dhjetë (10) ditëve të punës, nga ministria përkatëse ose Qeveria ose agjencia shtetërore, te Ministria e Punëve të Jashtme për arkivim. Bashkë me marrëveshjen ndërkombëtare, ministria përkatëse ose Qeveria apo agjencia shtetërore dorëzon një dokument ku përshkruhet se kush, ku dhe kur e ka nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare si dhe versionin elektronik të marrëveshjes ndërkombëtare në gjuhët shqipe dhe serbe, si dhe në gjuhën e huaj relevante nëse është në dispozicion. 3. Ministria e Punëve të Jashtme certifikon vërtetësinë e origjinalit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe i përcjell kopjet e origjinalit të marrëveshjeve te institucionet relevante shtetërore. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Marrëveshjet ndërkombëtare publikohen në Gazetën Zyrtare, dhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet të dërgojë materialet për botim si dhe të publikojë kumtesa për hyrjen e tyre në fuqi.
Neni 20 Publikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës 1. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës publikohen në Gazetën Zyrtare, pas dërgimit të tyre nga Zyra e Presidentit, respektivisht Kuvendi i Republikës së Kosovës. 2. Për të publikuar një marrëveshje ndërkombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme dërgon një kopje të printuar dhe një elektronike të marrëveshjes ndërkombëtare në gjuhët shqipe dhe serbe në Gazetën Zyrtare të Republikë së Kosovës. Nëse marrëveshja ndërkombëtare është bërë vetëm në një gjuhë të huaj, atëherë Ministria e Punëve të Jashtme i dërgon Gazetës Zyrtare përkthimin në kopje të printuar dhe në version elektronik të marrëveshjes ndërkombëtare në gjuhët shqipe dhe serbe të bërë dhe verifikuar sipas kërkesave të paragrafit 3. të nenit 5 të këtij ligji. 3. Ministria e Punëve të Jashtme publikon, në Gazetën Zyrtare dhe faqen e saj elektronike, kumtesa informative për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: After an international agreement of Kosovo enters into force, the Ministry of Foreign Affairs must send it to the UN Secretariat for registration.
Neni 21 Regjistrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, ato i dërgohen Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara për regjistrim nga Ministria e Punëve të Jashtme. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës may issue the necessary sublegal acts to implement this law, based on a proposal from the Ministry of Foreign Affairs.
Neni 22 Qeveria e Kosovës sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme nxjerr aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e këtij ligji. 9 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 23 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-052 14 nëntor 2011 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-052 PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in