LIGJI NR. 04/L-053 PËR AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE
This is the preamble to the law on the Kosovo Academy for Public Safety.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-053
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the law on the Kosovo Academy for Public Safety. This article states that the purpose of the law is to establish the Kosovo Academy for Public Safety. The Academy of Kosovo for Public Safety is responsible for training, higher education, implementing training and higher-education policies and strategies, and developing capacity in public security. This article defines several terms used in the law. Academy personnel and attendees must comply with the ethics code.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-053 PËR AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the law on the Kosovo Academy for Public Safety.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 25 NËNTOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-053 PËR AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the purpose of the law is to establish the Kosovo Academy for Public Safety.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është themelimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Academy of Kosovo for Public Safety is responsible for training, higher education, implementing training and higher-education policies and strategies, and developing capacity in public security.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Akademia e Kosovës për Siguri Publike (në tekstin e mëtejmë Akademia) është institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit, arsimimit të lartë si dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike. 2. Akademia ofron shërbimet nga paragrafi 1. i këtij neni për të gjitha institucionet e sigurisë publike por pa u kufizuar vetëm në: 2.1. Policinë e Kosovës; 2.2. Shërbimin Korrektues; 2.3. Shërbimin Sprovues; 2.4. Doganën e Kosovës; 2.5. Agjencinë e Menaxhimit Emergjent; 2.6. Inspektoratin Policor të Kosovës. 3. Akademia gjithashtu ofron shërbimet nga paragrafi 1. i këtij neni edhe për personat privat fizik dhe juridik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria – Ministria e Punëve të Brendshme. 2 1.2. Akademia - Akademia e Kosovës për Siguri Publike. 1.3. Institucionet e Sigurisë Publike – nënkupton por nuk kufizohet vetëm në: 1.3.1. Policinë e Kosovës; 1.3.2. Shërbimin Korrektues; 1.3.3. Shërbimin Sprovues; 1.3.4. Doganën e Kosovës; 1.3.5. Agjencinë e Menaxhimit Emergjent; 1.3.6. Inspektoratin Policor të Kosovës. 1.4. Drejtor – Drejtori i përgjithshëm i Akademisë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Academy personnel and attendees must comply with the ethics code.
Neni 4 Kodi i Etikës Personeli dhe vijuesit e akademisë duhet t`i përmbahen kodit të etikës, i cili miratohet nga Qeveria e Kosovës me propozim të ministrisë. KREU II AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Akademia is an executive agency that operates under the ministry.
Neni 5 Statusi Akademia është agjenci ekzekutive, e cila vepron në vartësi të ministrisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Academy is managed by a Director General appointed under the procedure for senior executives, and the Director General reports directly to the minister.
Neni 6 Udhëheqja e Akademisë 1. Akademia menaxhohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, i cili emërohet në pajtim me procedurën për emërimin e nëpunësve të lartë drejtues. 2. Drejtori i përgjigjet drejtpërsëdrejti ministrit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The academy’s seat is in Vushtrri.
Neni 7 Selia Selia e akademisë është në Vushtrri. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The academy has an identifying flag and emblem, which are approved by the minister.
Neni 8 Simbolet 1. Akademia ka flamurin dhe stemën identifikuese, të cilat miratohen nga ministri. 2. Përzgjedhja e flamurit dhe stemës së akademisë bëhet përmes konkursit publik, pas të cilit drejtori do t’i ofrojë tri propozime ministrit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Academy’s budget is secured by the Ministry, paid services, and donations.
Neni 9 Buxheti i Akademisë 3 Buxheti i Akademisë sigurohet nga Ministria, shërbimet e ofruara me pagesë dhe nga donacionet. KREU III ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The academy’s organizational structure is regulated by a subordinate act proposed by the ministry and approved by the Government.
Neni 10 Struktura organizative Struktura organizative e akademisë rregullohet me akt nënligjor të propozuar nga ministria dhe të miratuar nga Qeveria. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The article classifies academy staff, requires most training and teaching staff to be permanent, allows temporary engagement through memorandums with Public Security Institutions for up to 3 years, and gives certain staff salary rights and transfer arrangements.
Neni 11 Personeli i Akademisë 1. Personeli i akademisë ndahet në: 1.1. personel menaxhues; 1.2. personel mbështetës; 1.3. personel trajnues dhe mësimdhënës. 2. Shumica e personelit trajnues dhe mësimdhënës nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3. i këtij neni, duhet të jenë staf i përhershëm i akademisë, ndërsa pjesa tjetër është staf i angazhuar, i përbërë nga ekspertë të fushave përkatëse. 3.Drejtori nënshkruan memorandume të mirëkuptimit me Institucionet e Sigurisë Publike, për angazhim të stafit trajnues nga këto institucione në akademi, në periudha kohore deri në tri (3) vjet. 4. Personeli nga paragrafi 2. i këtij neni, gëzon të drejtën në pagë nga institucioni të cilit i takon si dhe shtesë në pagë nga akademia. 5. Personeli i Institucioneve të Sigurisë Publike nga paragrafi 2. i këtij neni, mund të transferohet në akademi, në pajtim me memorandumin e mirëkuptimit dhe menaxhohet nga akademia. 6. Marrëdhënia e punës, lidhur me personelin nga paragrafi 1. i këtij neni, i nënshtrohet dispozitave ligjore në fuqi. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Payments for training staff, teachers, and functional-field experts are set by a bylaw proposed by the ministry and approved by the government.
Neni 12 E drejta në pagë dhe në shpërblim Pagesat për personelin trajnues dhe mësimdhënës si dhe ekspertëve të fushave funksionale, përcaktohen me akt nënligjor të propozuar nga ministria dhe të miratuar nga Qeveria. KREU IV FUNKSIONET DHE PËRGJEGJËSITË - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Article 13 lists the Public Security Academy’s functions, including curriculum development, training, research, coordination, quality control, record-keeping, and cooperation.
Neni 13 Funksionet e Akademisë 1. Funksionet e akademisë janë si në vijim: 1.1. zhvillimin e kurrikulave specifike dhe ofrimin e trajnimeve themelore, të avancuara dhe të specializuara. 4 1.2. zhvillimin e kurrikulave dhe ofrimin e trajnimeve edhe arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike përmes programeve të akredituara nga ana e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve apo Agjencisë Kosovare për Akreditim; 1.3. funksionon si institucion kërkimor në sferën e sigurisë publike, duke përfshirë por pa u kufizuar në hulumtime në fushën e zhvillimit të trajnimeve dhe arsimit të lartë për siguri publike; 1.4. përgatit dhe trajnon, por pa u kufizuar në instruktorët e Agjencive të Sigurisë Publike dhe të Akademisë; 1.5. ofrimin e shërbimeve mbështetëse për nevojat e trajnimit dhe arsimimit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në infrastrukturën fizike, teknologjinë informative dhe logjistikën; 1.6. koordinimin e programeve të donatorëve për trajnimin, arsimimin dhe zhvillimin në fushën e sigurisë publike; 1.7. kontrollin dhe sigurimin e brendshëm të cilësisë, aprovimin, monitorimin dhe vlerësimin e programeve trajnuese dhe titujve; 1.8. mban të dhëna për trajnime dhe programe që realizohen në akademi; 1.9. shqyrton dhe vlerëson periodikisht nevojat e institucioneve të sigurisë; 1.10. bashkëpunon me institucionet tjera. 1.11. Akademia e Kosovës për Siguri Publike mund të bashkëpunojë me Organizata ndërkombëtare dhe me institucione edukative në fushën e sigurisë, për të mundësuar lëvizjen e studentëve dhe trajnuesve në pajtim me ligjin në fuqi, apo me marrëveshjet ndërkombëtare, nënshkrues i të cilave është shteti i Kosovës. 1.12. pas çdo trajnimi në Akademi, qoftë bazik qoftë të avancuar, Akademia jep vlerësime dhe preferenca për sistemime dhe avancime në detyrë, lidhur me përformancën e vijuesit të treguar gjatë trajnimit, kur ketë e kërkojnë nevojat e institucioneve të sigurisë. 1.13. me qëllim të avancimit të planeve dhe programeve të trajnimit, Akademia bënë testime, anketa, sondazhe dhe metoda tjera të mbledhjes së informatave për verifikimin e njohurive dhe shkathtësive të marra në Akademi dhe në punën e përditshme të institucioneve të sigurisë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The General Director is responsible for running the academy, managing staff and finances, ensuring non-discriminatory staffing practices, preparing reports, and developing a long-term strategic plan.
Neni 14 Përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për: 1.1. administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të akademisë dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij; 1.2. rekrutimin me personel dhe organizimin e akademisë, si dhe nxjerrjen e vendimeve dhe akteve nënligjore për çfarëdo çështje që lidhet me funksionet e tij; 1.3. menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare që i ndahen akademisë; 1.4. zbatimin e politikës jodiskriminuese për personelin e akademisë, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe për të siguruar që përbërja e stafit reflekton karakterin shumetnik të Kosovës; 1.5. sigurimin që rekrutimi i stafit është i bazuar në kualifikimet profesionale, aftësitë e tyre, i cili bëhet përmes konkursit të hapur dhe të drejtë, në pajtim me ligjin në fuqi; 5 1.6. përgatit raporte periodike dhe vjetore mbi punën e akademisë, të cilat raporte i dorëzohen ministrit të Punëve të Brendshme dhe Bordit; 1.7. zhvilluar planin strategjik afatgjatë për administrimin efektiv dhe efikas të akademisë. KREU V PLANIFIKIMI I TRAJNIMEVE - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Academy must prepare training plans with public security institutions and other partners, identify training needs, and public security institutions must coordinate training donations with the Academy when such donations are offered. Details and procedures are to be set by a subordinate act proposed by the Director and approved by the Government.
Neni 15 Plani i trajnimeve 1. Akademia përgatit plane për trajnimet në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet e Sigurisë Publike dhe partnerët tjerë. 2. Me qëllim të hartimit të planeve për trajnimet nga paragrafi 1. i këtij neni, akademia bën identifikimin e nevojave për trajnim. 3. Të gjitha institucionet e Sigurisë Publike, në rastet kur atyre u ofrohet donacion nga donatorët për trajnime, të cilat organizohen dhe mbahen në akademi, obligohen t’i koordinojnë këto donacione me akademinë. 4. Detajet dhe procedurat tjera për zbatim të këtij neni, do të rregullohen me akt nënligjor të propozuar nga drejtori dhe miratuar nga Qeveria. KREU VI ARSIMIMI I LARTË PËR SIGURINË PUBLIKE NË AKADEMI - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Qeveria miraton akt nënligjor për rregullimin e zhvillimit, misionit dhe çështjeve të tjera për funksionalizimin e arsimit të lartë në akademi, pas propozimit të ministrit.
Neni 16 Arsimimi i lartë 1. Zhvillimi, misioni dhe çështjet tjera, që kanë të bëjnë me funksionalizimin e arsimit të lartë në akademi, rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga qeveria pas propozimit të ministrit. 2. Arsimi i lartë për siguri publike në akademi, zhvillohet në pajtim me rregullat dhe procedurat përkatëse për akreditim sipas ligjit në fuqi për arsimin e lartë. KREU VII RAPORTET DHE PËRGJEGJËSITË E NDËRSJELLA TË INSTITUCIONEVE DHE AKADEMISË - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article establishes the Kosovo Public Safety Board and says its functioning and administrative procedures are regulated by a subordinate act proposed by the ministry and approved by the Government.
Neni 17 Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike 1. Me qëllim të vendosjes së minimumit bazë të standardeve profesionale, politikave që kanë të bëjnë me trajnimet në fushën e sigurisë publike, edukimin e specializuar dhe të avancuar të Institucioneve për siguri publike në Akademi themelohet Bordi i Kosovës për siguri publike. 2. Bordi përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrive përkatëse apo Agjencitë të cilat janë të autorizuara nga Qeveria e Kosovës për të siguruar sigurinë publike. 3. Funksionimi, dhe çështjet tjera që lidhen me procedurat administrative rregullohet me akt nënligjor të propozuar nga ministria dhe të miratuar nga Qeveria. 6 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Akademia dhe institucionet e sigurisë publike duhet të bashkëpunojnë, të shkëmbejnë informacione shkencore dhe të zbatojnë reciprocitetin për financimin e trajnimeve; Akademia ka të drejta për pronësinë intelektuale.
Neni 18 Bashkëpunimi 1. Akademia dhe Institucionet e Sigurisë Publike, me qëllim të realizimit të trajnimeve në fushën e sigurisë publike, duke mos u kufizuar vetëm në zhvillimin e programeve trajnuese dhe stafin e trajnuesve, obligohen të ofrojnë: 1.1. ndihmë reciproke dhe bashkëpunim në mes tyre; 1.2. shkëmbim të rregullt të informacioneve të tyre shkencore në fushën e sigurisë publike, por duke mos u kufizuar vetëm në hulumtime, botime, revista periodike, kongrese, seminare dhe konferenca. 2. Zbatimin e parimit të reciprocitetit dhe modaliteteve ligjore për mundësitë e financimit të trajnimeve të agjencive nga akademia sipas dispozitave të këtij ligji. 3. Çështjet e veçanta të raporteve dhe përgjegjësive të ndërsjella në mes të akademisë dhe agjencive që nuk janë të rregulluara me këtë ligj, mund të rregullohen me marrëveshje bashkëpunimi në mes tyre. 4. Akademia gëzon të gjitha të drejtat, lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale në pajtim me legjislacionin në fuqi. KREU VIII KUSHTET DHE KRITERET PËR OFRIMIN E TRAJNIMEVE DHE SHËRBIMEVE TJERA PËR PERSONAT FIZIK DHE JURIDIK NË AKADEMI - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Akademia ofron trajnime për siguri publike dhe shërbime të tjera me pagesë për persona fizikë dhe juridikë; kushtet, shërbimet dhe mënyrat e pagesës caktohen me akt nënligjor të propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të miratuar nga Ministri i Punëve të Brendshme.
Neni 19 Trajnimet dhe shërbimet tjera me pagesë 1. Akademia ofron trajnime nga fusha e sigurisë publike dhe shërbime të tjera me pagesë për persona fizik dhe juridik. 2. Trajnimet, shërbimet dhe mënyrat e pagesës sipas paragrafit 1. të këtij neni, përcaktohen me akt nënligjor me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, akt ky që miratohet nga Ministri i Punëve të Brendshme. KREU IX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Subordinate acts needed to implement this law must be issued within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 20 Aktet nënligjore Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji, nxirren brenda afatit kohor prej gjashtë (6) muajsh, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article repeals Administrative Order No. 2008/3 and any conflicting provisions, while keeping Regulation No. 2008/18 in force until it is replaced by another legal act.
Neni 21 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Urdhëresa Administrative nr. 2008/3, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj. 2. Rregullorja nr. 2008/18 për Themelimin e Bordit Kosovar mbi Standardet e Sigurisë Publike dhe Arsimin mbetet në fuqi, derisa të mos zëvendësohet me ndonjë akt tjetër juridik. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 22 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-053 21 tetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-045-2011, datë 15.11.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-053 PËR AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in