LIGJI NR. 04/L-62 PËR FSHATIN HOÇË E MADHE
This text is the preamble and title of a law for the village of Hoçë e Madhe in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-062
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of a law for the village of Hoçë e Madhe in Kosovo. This article says the law sets rules for protecting, administering, and developing the village of Hoçë e Madhe as a cultural and religious heritage property under permanent protection and classified as a special protected zone. The law gives the limited authority of Hoçë e Madhe Village the right to protect and promote cultural and religious heritage and rural planning, subject to the laws in force. This article defines key terms used in the law. The Municipal Assembly establishes and organizes the Village Council, and the Council must meet quorum and elect its chair under the stated rules.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-62 PËR FSHATIN HOÇË E MADHE
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of a law for the village of Hoçë e Madhe in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 18 KORRIK 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-62 PËR FSHATIN HOÇË E MADHE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR FSHATIN HOÇË E MADHE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for protecting, administering, and developing the village of Hoçë e Madhe as a cultural and religious heritage property under permanent protection and classified as a special protected zone.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohor të fshatit Hoçë e Madhe si pronë e trashëgimisë kulturore dhe fetare në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si zonë e veçantë e mbrojtur. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The law gives the limited authority of Hoçë e Madhe Village the right to protect and promote cultural and religious heritage and rural planning, subject to the laws in force.
Neni 2 Fushëveprimi Me ketë ligj përcaktohet e drejta e autoritetit të kufizuar e Fshatit Hoçë e Madhe për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare si dhe te planifikimit rural në pajtim me ligjet në fuqi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Trashëgimia kulturore - trashëgimia arkitekturale, trashëgimi arkeologjike, trashëgimi e luajtshme dhe trashëgimia shpirtërore, siç është përcaktuar në Ligjin Nr. 02/L-88/2006 për Trashëgiminë Kulturore. 1.2. Planifikimi Rural - planifikimi për shfrytëzimin, mbrojtjen, rregullimin dhe menaxhimin e hapësirës ose territorit të përkufizuar si “Fshat” me Ligjin për Planifikimin Hapësinor Nr. 2003/14. 1.3. Promovimi - aktivitetet reklamuese për të propaganduar vlerat e një monumenti të trashëgimisë kulturore me qëllim të rritjes së numrit të vizitorëve dhe njohurinë për të. 1.4. Mbrojtja - është një nomenklaturë e masave të mbrojtjes të natyrës juridike me qëllim të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, siç është parashikuar me Ligjin Nr. 02/L-88/2006 për Trashëgiminë Kulturore. 1.5. Konservimi - krijimi i kushteve të përshtatshme dhe marrjen e masave paraprake për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke përfshirë edhe mirëmbajtjen, siç parashihet me Ligjin Nr. 02/L-88/2006 për Trashëgiminë Kulturore. 1.6. Plani i Konservimit - dokumenti i planifikimit hapësinor për konservimin, përdorimin dhe zhvillimin në të ardhmen të një hapësire me vlera të trashëgimisë kulturore. 2 1.7. IKMM - Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. 1.8. Fshati - fshati Hoçë e Madhe të Komunës së Rahovecit. 1.9. ZVM - Zona e veçantë të mbrojtur e fshatit Hoçë e Madhe, siç përkufizohet me Ligjin Nr. 03/L-039/2008 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. 1.10. Këshilli - Këshilli për fshatin Hoçë e Madhe, të themeluar nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit në pajtim me këtë Ligj. 1.11. Komuna - Komuna e Rahovecit ashtu siç është përcaktuar me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. 1.12. Kuvendi i Komunës - organi më i lartë të Komunës së Rahovecit që përbëhet prej anëtarëve të tij të zgjedhur siç është përkufizuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. 1.13. KZM - Këshilli për Zbatim dhe Monitorim siç përkufizohet me Ligjin Nr. 03/L- 039/2008 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. 1.14. PZHK - Plani Zhvillimor i Komunës së Rahovecit. 1.15. Autoriteti i kufizuar - autoriteti që ushtrohet nga Këshilli pa paragjykim ndaj Ligjit për ZVM. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Municipal Assembly establishes and organizes the Village Council, and the Council must meet quorum and elect its chair under the stated rules.
Neni 4 Këshilli 1. Këshilli përfaqëson interesat e Fshatit në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore dhe në fushën e planifikimit rural. 2. Këshillin e themelon Kuvendi i Komunës në pajtim me nenin 51.2 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. 3. Këshilli përbëhet prej pesë (5) anëtarëve: 3.1. dy (2) anëtarë zgjedhën nga Kuvendi i Komunës; 3.2. dy (2) anëtarë zgjedhën drejtpërdrejtë nga banorët e fshatit Hoçë e Madhe; 3.3. një anëtarë (1) zgjidhet nga Kisha ortodokse serbe, i cili duhet të jetë anëtarë i fshatit Hoçë e Madhe. 4. Zgjedhja e Këshillit organizohet nga Kuvendi i Komunës përmes ftesës publike në pajtim me legjislacionin në fuqi. 5. Anëtarët e Këshillit zgjedhën me mandatin e njëjtë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës me të drejtë rizgjedhjeje. 6. Kuorumi për të gjitha takimet e Këshillit përbëhet prej së paku gjysmës së Anëtarëve të Këshillit. 7. Këshilli mund të marr vendim nëse për të voton shumica e anëtarëve që janë të pranishëm. 8. Këshilli e zgjedh Kryesuesin nga anëtarët e tij, i cili duhet të jetë banor i fshatit, zgjedhja e të cilit bëhet me vota të fshehta të Këshillit. 3 9. Këshilli dhe Kryesuesi i Këshillit ushtrojnë veprimtaritë e tyre në bazë të vendimeve të nxjerra nga Kuvendi i Komunës dhe në bazë të autorizimeve që ua jep ky Ligj. 10. Buxheti për themelimin dhe funksionimin e Këshillit ndahet në pajtim me Ligjin mbi Financat lokale, i cili i ofrohet Komunës si grand për kompetencat e shtuara. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Komuna, autoriteti qendror dhe Këshilli kanë detyra bashkëpunimi për shqyrtimin e propozimeve, hartimin e dokumenteve të planifikimit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Neni 5 Marrëdhënia ndërmjet Këshillit dhe Autoriteteve Komunale dhe Qendrore 1. Komuna ose autoriteti qendror i shqyrtojnë kontributet, vlerësimet dhe propozimet/rekomandimet e Këshillit siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. 2. Komuna, në konsultim me institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore dhe në bashkëpunim me Këshillin hartojnë dhe miratojnë dokumentet e planifikimit për Fshatin në përputhje me legjislacionin relevant: Ligjin Nr. 2003/14 për Planifikimin Hapësinor dhe Ligjin Nr. 03/L-106 për Ndryshimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor Nr. 2003/14 dhe Ligjin Nr. 02/L- 88/2006 për Trashëgiminë Kulturore dhe fetare, Konventën e UNESCO për trashëgimi kulturore dhe natyrore, Deklaratën universale të UNESCO për diversitetin kulturor dhe traktatet relevante të BE. 3. Me qëllim të zbatimit të paragrafit 2 të këtij neni, Komuna zhvillon një qasje të integruar ndaj ZVM-së dhe rrethinës së saj, duke respektuar strukturën dhe karakterin e saj. 4. Këshilli, sipas nevojës, mund të kërkojë mbështetje nga Kuvendi i Komunës dhe Qeveria Qendrore të cilat sigurojnë mbështetje për zbatimin e të drejtave dhe autorizimeve sipas këtij Ligji. 5. Ne rast te mosmarrëveshjeve në mes të Këshillit dhe autoriteteve komunale, për çështjet që kanë të bëjnë me ushtrimin e autoritetit të kufizuar të fshatit sipas neneve 6,7 dhe 9 të këtij Ligji, palët i referojnë në KZM, dhe nëse është e arsyeshme në institucionet kompetente qendrore dhe në Gjykatën kompetente, për shqyrtim. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Këshilli ka të drejtë, në konsultim dhe bashkëpunim me organet kompetente të Komunës, të ushtrojë aktivitete për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore.
Neni 6 Autoriteti i kufizuar lidhur me aktivitetet për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore 1. Këshilli ka të drejtë që në konsultim dhe bashkëpunim me organet kompetente të Komunës të ushtrojë aktivitetet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore: 1.1. organizimit, kontribuimit dhe monitorimit të aktiviteteve gjatë hartimit të planit për konservim të Fshatit, në bashkëpunim me IKMM dhe në pajtim me Ligjin Nr. 02/L- 88/2006 për Trashëgiminë Kulturore, si dhe me Konventën e UNESCO-së për trashëgiminë kulturore dhe natyrore, deklaratën universale të UNESCO-së për diversitetin kulturor dhe Traktatet relevante të BE. 1.2. monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes së trashëgimisë kulturore në Fshat. 1.3. propozimit IKMM -së të masave që duhet ndërmarrë për mbrojtje, promovim dhe zhvillim të trashëgimisë kulturore në pajtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. 1.4. hartimit të programeve promovuese për trashëgiminë kulturore në bashkëpunim me IKMM-në. 4 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Këshilli ka të drejtë të ushtrojë autoritet të kufizuar për planifikimin rural, në konsultim dhe bashkëpunim me organin kompetent të Komunës.
Neni 7 Autoriteti i kufizuar për aktivitetet në fushën e planifikimit rural 1. Këshilli ka të drejtë, që në konsultim dhe në bashkëpunim me organin kompetent të Komunës të ushtrojë autoritet të kufizuar në aktivitetet e fushës së planifikimit rural përmes: 1.1. pjesëmarrjes në hartimin e dokumenteve të planifikimit rural të Fshatit; 1.2. pjesëmarrjes në hartimin e PZHK-së. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: In the village conservation area, several construction, land-use, industrial, and advertising activities are prohibited or restricted to protect the village’s structure and character.
Neni 8 Konservimi i strukturës dhe karakteristikave të Fshatit 1. Me qëllim të ruajtjes së strukturës dhe karakteristikës së veçantë të fshatit me planin e konservimit, ndalohen përkatësisht kufizohen këto aktivitete: 1.1. ndërtimet apo zhvillimet industriale, siç janë kërkimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerare dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve transite; 1.2. ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin ose ndotjen e mjedisit; 1.3. urbanizimi i tokës bujqësore; 1.4. aktivitetet që do të rezultojnë në ndryshimin e përhershëm të profilit fizik të peizazhit natyror; 1.5. ndërtimi i pompave të benzinës; 1.6. bashkimi i dy ose më shumë parcelave kadastrale në një tërësi, e cila do të rezultonte me ngritjen e një objekti me sipërfaqe më të madhe se 90 m 2 ; 1.7. aktivitetet e ndërtimit ose transformimit që do të rezultonin në objekte që tejkalojnë lartësinë P +1 ose lartësia e të cilave është më e madhe se 7 m kur matet nga terreni natyror deri në nivelin e vijës së kulmit; ose lartësia e përgjithshme e të cilit kur matet nga terreni natyror, duke përfshirë vijën e kulmit dhe anekset e tjera fizike të ndërtesës, tejkalon 9.5 m; 1.8. aktivitetet e ndërtimit ose transformimit që do të rezultonin në objekte sipërfaqja e katit përdhese e të cilave tejkalon 90 m 2 , me përjashtim të rasteve të veçanta të rindërtimit ose rifunksionalizimit të objekteve, duke respektuar karakterin e ZVM-së; 1.9. vendosja e ekspozimeve të përhershme reklamuese, tabelave private, dekorimeve ose elementëve të tjerë pengues me sipërfaqe më të madhe se 1m 2 . - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for reviewing permit requests in ZVM, including municipal submission to the Council, Council review, and a 15-day response period.
Neni 9 Procedura e shqyrtimit të kërkesave për leje në kuadër të ZVM 1. Përveç kushteve për dhënie të lejeve që kërkohen sipas legjislacionit në fuqi, procedura për dhënien e kërkesave për leje në ZVM përfshin edhe ndërmarrjen e këtyre veprimeve: 1.1. Komuna i dorëzon Këshillit të gjitha kërkesat e shqyrtuara për leje brenda ZVM-së me rekomandimet e saj profesionale; 5 1.2. Këshilli i shqyrton të gjitha rekomandimet për leje në përputhje me ligjet në fuqi; 1.3. Këshilli mund të mos pajtohet me një rekomandim për leje vetëm nëse konsideron se ajo nuk është në përputhje me planet hapësinore dhe urbane dhe ligjet në fuqi; 1.4. Këshilli i shqyrton rekomandimin për leje, dhe e informon Komunën për pëlqimin ose refuzimin nga ana e tij brenda 15 ditësh; 1.5 Komuna i shqyrton rekomandimet e Këshillit në të gjitha rastet; 1.6. nëse Këshilli nuk përgjigjet brenda 15 ditësh, konsiderohet se rekomandimi i Komunës ka marrë pëlqimin nga Këshilli. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Council members must be elected within 6 months after this Law enters into force, and they continue in office until the next elections held with local elections.
Neni 10 Dispozitat kalimtare 1. Anëtarët e Këshillit zgjedhën brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij Ligji dhe vazhdojnë mandatin deri në zgjedhjet e ardhshme që zhvillohen në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale. 2. Asgjë në ketë Ligj nuk do të interpretohet si kufizim ose ndikim tjetër në të drejtat dhe imunitetet e garantuara me Kushtetutë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 11 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-062 20 Prill 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-034-2012, datë 09.07.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-62 PËR FSHATIN HOÇË E MADHE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in