LIGJI NR. 04/L-064 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR FORENZIKË
This is the preamble to the Law on the Kosovo Forensics Agency.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-064
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Law on the Kosovo Forensics Agency. This article says the law regulates the establishment, mission, organization, functions, tasks, responsibilities, and financing of the Kosovo Forensics Agency. AKF must provide impartial, objective scientific forensic analyses and carry out actions when ordered or requested by the listed authorities. This article defines key terms used in the law. The Kosovo Forensics Agency is established as an independent executive agency within the Ministry of Internal Affairs, is a legal person, and has a guaranteed right to objective and impartial activity.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-064 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR FORENZIKË
Showing 26 of 26
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Law on the Kosovo Forensics Agency.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 14 NËNTOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-064 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR FORENZIKË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR FORENZIKË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the establishment, mission, organization, functions, tasks, responsibilities, and financing of the Kosovo Forensics Agency.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon themelimin, misionin, organizimin, funksionet, detyrat, përgjegjësitë dhe financimin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: AKF must provide impartial, objective scientific forensic analyses and carry out actions when ordered or requested by the listed authorities.
Neni 2 Fushëveprimi 1. AKF-ja është institucioni përgjegjës për ofrimin e paanshëm, të analizave objektive shkencore forenzike. 2. AKF-ja i kryen veprimet me urdhër të gjykatës, prokurorisë apo me kërkesë të agjencive të zbatimit të ligjit. 3. AKF-ja ofron shërbime edhe për organet shtetërore sipas ligjit përkatës në fuqi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. MPB - Ministria e Punëve të Brendshme; 1.2. Ministri – Ministër i Punëve të Brendshme; 1.3. AKF – Agjencia e Kosovës për Forenzikë; 1.4. Policia - Policia e Kosovës; 1.5. Agjencitë për zbatim të ligjit - të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit të themeluara me ligj; 1.6. Ekspert – personeli i Agjencisë së Forenzikës që kryen hulumtim, hetim, gjurmim, vlerësim apo studim të provuar nga personeli i specializuar i AKF-së; 2 1.7. Personel i specializuar shkencor - punonjësi i specializuar teknik dhe menaxhues që kryejnë, udhëheqin apo verifikojnë ekspertimet kriminalistike, si dhe asistojnë në shikimin apo rikonstruimin e vendit të ngjarjes; 1.8. Personel mbështetës - punonjësi administrativ të personelit, logjistikës, prokurimit, financave dhe mirëmbajtësve teknik; 1.9. Personel me kohë të pjesshme dhe me kontratë – personeli i jashtëm të kontraktuar nga AKF për konsulencë apo ekspertizë; 1.10. Shkenca e Forenzikës - aplikimi i shkencave (kimi, biologji, fizikë, matematikë, inxhinieri, makineri, kriminalistikë, etj.) për gjetjen, identifikimin, individualizimin, analizimin dhe vlerësimin e dëshmive fizike (provave materiale) për çështje ligjore penale dhe civile; 1.11. Ekspertizë - hulumtimi, hetimi, gjurmimi, vlerësimi apo studimi i provuar, përfshirë edhe raportet nga këto aktivitete, konstatimet dhe rezultatet që kërkojnë njohuri specifike dhe të cilat kryhen nga ekspertë për të vërtetuar dhe dhënë mendimin mbi faktet e caktuara; 1.12. Urdhëresë për ekspertim - urdhëresa e gjyqtarit apo prokurorit për kryerjen e ekspertizës; 1.13. Kërkesë për ekspertim - kërkesa e agjencive për zbatimin e ligjit apo institucioneve tjera shtetërore për kryerjen e shërbimeve; 1.14. Formulari/kërkesa –formulari i AKF-së për ekspertim; 1.15. Dëshmi - dokumenti, prova që dëshmon ndonjë fakt të caktuar; 1.16. Provë – vërtetimi i të dhënave që duam të njohim a ta studiojmë më thellë: eksperiment që bëhet për të marrë të dhëna për diçka, për të kontrolluar saktësinë e diçkaje, veprim paraprak që bëhet për të kontrolluar apo vërtetuar saktësinë e një lloji, një gjëje, a mase të diçkaje, duke u mbështetur në fakte a dëshmi. Prova është e dhënë që vërteton ose mohon diçka; 1.17. Të dhënat relevante - baza e të dhënave të cilat mbahen nga AKF-ja; 1.18. Zinxhiri i ruajtjes - zinxhiri i ruajtjes dhe evidentimit të dëshmisë fizike në rastin e pranim- dorëzimit të dëshmisë në AKF; 1.19. Këshilli për cilësi, kualifikim dhe rikualifikim - këshilli në nivel të AKF-së në përbërje të kryeshefit ekzekutiv, drejtorëve të departamenteve dhe menaxherit të cilësisë; 1.20. Procedurat e brendshme teknike - procedurat e brendshme shkencore të AKF-së. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Kosovo Forensics Agency is established as an independent executive agency within the Ministry of Internal Affairs, is a legal person, and has a guaranteed right to objective and impartial activity.
Neni 4 Themelimi i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë 1. Agjencia e Kosovës për Forenzikë themelohet si agjenci e pavarur ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 2. Agjencia e Kosovës për Forenzikë është person juridik. 3. Agjencisë së Kosovës për Forenzikë i garantohet e drejta për veprimtari objektive dhe të paanshme. 4. Selia kryesore e AKF-së është në regjionin e Prishtinës. 3 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Kosovo Forensics Agency’s mission is to provide quality forensic services in line with applicable law and local and international standards.
Neni 5 Misioni Misioni i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së saj, të ofroj shërbime forenzike cilësore në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet vendore dhe ndërkombëtare. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: AKF employees must follow AKF’s ethics code and the civil servants’ code of conduct principles, and they must respect fundamental human rights and freedoms when carrying out their duties.
Neni 6 Parimet 1. Punonjësit e AKF-së duhet të respektojnë Kodin e etikës së AKF-së dhe parimet që parashihen me Kodin e mirësjelljes për nëpunësit civil. 2. Punonjësit e AKF-së, në përmbushje të detyrave të tyre, do të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: AKF’s coat of arms is proposed by the Chief Executive of AKF and approved by the minister.
Neni 7 Simbolet AKF ka stemën e cila propozohet nga Kryeshefi i AKF-së dhe miratohet nga ministri. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: AKF employees must have an identification card, which serves as authorization to act in AKF.
Neni 8 Kartela e identifikimit 1. Punonjësit e AKF-së janë të pajisur me kartelë identifikimi që shërben si autorizim për veprim në AKF-ë. 2. Forma, pajisja dhe mënyra e përdorimit të dokumentit të identifikimit rregullohet me një akt normativ që nxirret nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: AKF’s budget is a separate budget line within the Ministry of Internal Affairs’ budget and must be reviewed and approved through the regular budget process.
Neni 9 Buxheti AKF-ja është zë i veçantë buxhetor në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Buxheti i AKF-së duhet të shqyrtohet dhe miratohet në procesin e rregullt buxhetor, në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: AKF laboratories must be accredited and maintained according to international standards.
Neni 10 Akreditimi 1. Laboratorët e AKF-së duhet të akreditohen dhe mirëmbahen sipas standardeve ndërkombëtare. 2. Procedurat për akreditim konform standardeve ndërkombëtare dhe afatet për akreditim do të rregullohen me udhëzim administrativ nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The AKF chief must report to and work with the minister, and the minister may request reports, information, and other documents about AKF administration and management.
Neni 11 Ministri 1. Kryeshefi i AKF-së i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt ministrit për administrimin dhe menaxhimin e AKF-së-së. Kryeshefi i AKF-së bashkëpunon me ministrin dhe i ofron atij informatat dhe raportet e nevojshme për administrimin dhe menaxhimin e AKF-së. 4 2. Në lidhshmëri me paragrafin 1. të këtij neni, informata qe ka të bëjë me çështje hetimore apo ndonjë ekspertizë, mund te ofrohet vetëm me urdhër te gjykatës kompetente apo prokurorisë. 3. Ministri mund të kërkoj raporte, informacione dhe dokumente të tjera, që lidhen me detyrat e AKF-së lidhur me administrimin dhe menaxhimin e AKF-së, duke mos ndërhyrë në veprimtarinë e AKF-së siç është paraparë ne paragrafin 2. të këtij neni. KREU II ORGANIZIMI DHE FUNKSIONET - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: AKF’s internal organizational structure is proposed by its Chief Executive and approved by the minister.
Neni 12 Struktura organizative e AKF-së Struktura e brendshme organizative e AKF-së propozohet nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së dhe miratohet nga ministri. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The AKF Chief Executive is the top administrative, technical, and operational authority and is responsible for overall administration, staffing, administrative guidance, decisions, and resource management.
Neni 13 Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së 1. Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së është autoriteti ekzekutiv apolitik në kuadër të AKF-së dhe autoriteti më i lartë administrativ, teknik dhe operacional i AKF-së. 2. Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së është përgjegjës për: 2.1. administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm te AKF-së; 2.2. organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe marrjen e vendimeve për çështjet që i përkasin funksioneve të AKF-së; 2.3. menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë besuar AKF-së. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article sets eligibility criteria for the AKF Chief Executive and requires the Minister to form a 5-member selection committee and appoint the Chief Executive from the committee’s proposed candidates.
Neni 14 Kriteret për emërim dhe përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv të AKF-së 1. Kriteret për emërim të Kryeshefit Ekzekutiv të AKF-së janë: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë diplomuar në një nga universitetet e pranuara dhe akredituara në fushat që kanë të bëjnë me shkencën e forenzikës; 1.3. të ketë të paktën tri (3) vjet përvojë pune në pozitë menaxheriale në fushat që kanë të bëjnë me shkencën e forenzikës; 1.4. të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë; 1.5. të mos jetë ndëshkuar për shkelje të rënda disiplinore ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së AKF-së, brenda dhjetë (10) viteve të fundit, gjatë të cilave ka punuar në institucione shtetërore; 1.6. të mos ketë konflikt interesi me detyrën apo siç parashihet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. 5 2. Ministri themelon një komision të veçantë për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv i cili duhet të jetë pesë (5) anëtarësh. 3. Komisioni nga paragrafi 2. i këtij neni, pas përzgjedhjes i propozon ministrit tre (3) kandidatë për Kryeshef Ekzekutiv të AKF-së. Ministri e emëron Kryeshefin Ekzekutiv bazuar në kandidaturat e propozuar nga komisioni. 4. Përbërja e komisionit si dhe procedura e përzgjedhjes rregullohet me akt nënligjor që nxirret nga ministri. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The AKF Chief Executive is appointed for 5 years, may be renewed every 5 years, and gets an automatic 2-year extension if the term ends in a general election year.
Neni 15 Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv të AKF-së 1. Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së emërohet për një periudhë kohore prej pesë (5) vjetësh, me mundësi vazhdimi pas çdo pesë (5) vjetësh. 2. Nëse Kryeshefit Ekzekutiv të AKF-së i përfundon mandati në vitet kalendarike të zgjedhjeve të përgjithshme, atëherë qëndrimi i tij në detyrë do të zgjatet në mënyrë automatike për dy (2) vjet. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The minister may dismiss, relieve, suspend, or discipline the AKF Executive Chief for specified reasons, and must appoint an acting chief in those cases for no longer than six months.
Neni 16 Lirimi dhe shkarkimi nga detyra i Kryeshefit Ekzekutiv të AKF-së 1. Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së lirohet apo shkarkohet nga detyra nga ministri për njërën nga arsyet e mëposhtme: 1.1. është dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; 1.2. arrin moshën për pension; 1.3. jep dorëheqje; 1.4. për shkak të pamundësisë për ushtrimin e detyrës për një periudhë kohore më të gjatë se gjashtë (6) muaj; 2. Ministri i shqipton Kryeshefit Ekzekutiv të AKF-së, masat disiplinore vërejtje me shkrim apo shkarkim nga detyra, për njërën nga arsyet e mëposhtme: 2.1. kryerja e një shkelje të rëndë të disiplinës, siç është e paraparë në rregulloren e disiplinës; 2.2. pas një vlerësimi negativ të dokumentuar të punës, për ndonjë shkelje të rregullave të integritetit apo mosrespektim i akteve nënligjore për disiplinën dhe personelin; 2.3. ka shfaqur mungesë të theksuar angazhimi, të argumentuar, në përmbushjen e objektivave strategjike dhe në kryerjen e detyrave sipas nenit 13 të këtij ligji. 3. Kur ekziston dyshim i arsyeshëm për të besuar se Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së, ka kryer vepër penale apo për ndonjërën nga arsyet e parapara në paragrafin 2. të këtij neni, ministri mund të suspendojë menjëherë Kryeshefin Ekzekutiv të AKF-së. 4. Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të Kryeshefit Ekzekutiv të AKF-së, ministri menjëherë emëron njërin nga drejtorët e departamenteve të AKF-së, si ushtrues detyrë të Kryeshefit Ekzekutiv deri në përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të AKF-së, jo më gjatë se gjashtë (6) muaj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: AKF personnel are divided into three grading/function categories, and the grading procedure and conditions are set by an administrative instruction issued by the minister on the proposal of the AKF Chief Executive.
Neni 17 Gradat dhe funksionet e punonjësve të AKF-së 6 1. Personeli i AKF-së ndahet në tri (3) kategori të gradimit dhe funksioneve: 1.1. personeli i specializuar- shkencor; 1.2. personeli mbështetës; 1.3. pozitat ekzekutive. 2. Procedurat dhe kushtet e gradimit do të rregullohen me një udhëzim administrativ që nxirret nga ministri me propozimin e Kryeshefit të AKF-së. KREU III KOMPETENCAT DHE PËRGJEGJËSITË E AKF-së - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: AKF must carry out forensic work and related assistance tasks, keep relevant data, maintain an arms collection for its activity, and follow rules set by administrative instructions and international agreements for data sharing.
Neni 18 Veprimtaria e AKF-së 1. AKF kryen ekspertime të dëshmive, sipas kodit të procedurës penale dhe legjislacionit në fuqi. 2. AKF dëshmon në gjykatë apo prokurori ashtu siç është paraparë në Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionit në fuqi. 3. AKF-ja bazuar në kodin e procedurës penale del në vend të ngjarjes për asistencë në shikimin e vendit të ngjarjes. 4. AKF-ja bazuar në kodin e procedurës penale do të asistoj në rikonstruimin e vendit të ngjarjes. 5. AKF-ja përkrah ose ndihmon në hetimin e incidenteve në bazë të kërkesës së institucioneve shtetërore. 6. AKF në sisteme manuale apo sisteme të digjitalizuara, mban dhe mirëmban të dhëna relevante për qëllime krahasimore. 7. Administrimi i të dhënave relevante dhe shkëmbimi i tyre me agjenci apo institucione tjera brenda vendit si dhe aspekte tjera lidhur me të dhënat e personave do të rregullohen me udhëzim administrativ nga Kryeshefi i AKF-së, i cili duhet të jetë në përputhshmëri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 8. Shkëmbimi i të dhënave të AKF-së me vendet tjera do të rregullohet përmes marrëveshjes ndërkombëtare në mes të MPB-së dhe autoriteteve të huaja shtetërore, apo organizatave tjera të huaja. 9. AKF do të mbaj koleksion të armëve për qëllim të kryerjes së veprimtarisë së saj. Koleksioni i armëve do mbahet në përputhshmëri me Ligjin për Armët. 10. AKF përmes këshillit për cilësi, kualifikim dhe rikualifikim autorizon punonjësit shkencor për fillim dhe vazhdim të kryerjeve të ekspertimeve. Ky këshill merr vendime për cilësinë e shërbimeve shkencore në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e AKF-së. 11. Procedura dhe kushtet e funksionimit të këshillit për cilësi, kualifikim dhe rikualifikim do të rregullohen me një udhëzim administrativ që do të nxirret nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së. 12. AKF do të kryej hulumtime shkencore forenzike. 13. Procedurat dhe kushtet e hulumtimit, trajnimit dhe bashkëpunimit në fushën e forenzikës do të rregullohen me një udhëzim administrativ i cili do të nxirret nga Kryeshefi Ekzekutiv. 7 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Evidence sent to AKF for expertise must be complete, and AKF staff must keep the expertise confidential.
Neni 19 Administrimi i provave 1. Dëshmitë, respektivisht lëndët të cilat dërgohen për ekspertim në AKF, duhet të jenë të kompletuara. Lënda e kompletuar duhet të përmbaj urdhëresën për ekspertim, formularin/kërkesën e plotësuar të AKF-së për ekspertim, dëshmitë fizike që duhet ekzaminuar dhe zinxhirin e ruajtjes. 2. AKF është e obliguar që të kryej me kohë ekspertizën e dëshmisë dhe krahas dëshmisë, dosjes t’ia bashkëngjit raportin gjithëpërfshirës, në të cilin duhet të jepet mendimi profesional lidhur me ekspertizën e kryer. 3. AKF në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera për zbatimin e ligjit do të përcaktojë procedurën për marrjen, dokumentimin, evidentimin, ruajtjen dhe transportimin e provave materiale. 4. Punonjësit e AKF-së janë të obliguar që ta ruajnë fshehtësinë dhe sekretin lidhur me ekspertizën e kryer. Personave të paautorizuar nuk u lejohet të nxjerrin në shesh, shpallin-publikojnë raportet, dokumentet apo veprimet tjera lidhur me ekspertimin e kryer, e as të japin deklarata për opinion pa lejen e autoriteteve kompetente. KREU IV TE DREJTAT E PERSONELIT DHE DISIPLINA - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: AKF employees have rights to permanent employment until retirement conditions are met, pay and benefit rules set by administrative instruction, a yearly bonus if they meet the stated conditions, and salary support for their family if they die in the line of duty; they also cannot strike or act against AKF’s depoliticized nature.
Neni 20 Të drejtat e punonjësve të AKF-së 1. Punonjësit e AKF-së kanë të drejtë për punësim të përhershëm deri në plotësimin e kushteve për pensionim, me përjashtim të individëve të cilët janë të punësuar në bazë të kontratës për shërbim për një periudhë fikse, si dhe atyre që shkarkohen me arsye, në bazë të legjislacionit në fuqi. 2. Paga bazë, rritjet në paga, shtesat dhe dobitë e tjera përfshirë edhe skemën e pensionit dhe sigurimin për punonjësit e AKF-së do të përcaktohen me udhëzim administrativ nga ministri, ku do të përfshijnë shtesat por nuk kufizohen në pagesa për rrezikshmërinë në punë, pagesa për punë jashtë orarit dhe gjatë festave, pagesa për shujtë ditore, pagesa për veshmbathje, pagesa për detyrat speciale dhe shkathtësitë speciale. 3. Punonjësit e AKF-së të cilët kanë marrë vlerësim të kënaqshëm dhe të cilët nuk kanë qenë subjekt i ndonjë veprimi disiplinor, përfitojnë si shpërblim 50% të pagës së rregullt mujore dhe atë vetëm një herë në vit. 4. Në rast të vdekjes në detyrë apo nëse një punonjës i AKF-së është vrarë për shkak të ushtrimit të detyrave të tij në kuadër të AKF-së, ministria do t’i paguajë familjes së punonjësit të ndjerë apo trashëgimtarit(ve) ligjor të tij pagën mujore të punonjësit të AKF-së, për një periudhë kohore prej një (1) viti nga vdekja e punonjësit te AKF-së. 5. Procedura, kushtet e punësimit dhe të punës për punonjësit e AKF-së rregullohen me udhëzim administrativ të nxjerrë nga Kryeshefi i AKF-se, që përfshin por nuk do të kufizohet në ngritjen në karrierë, trajnimin dhe konfliktin e interesit. 6. Punonjësit e AKF-së nuk kanë të drejtë greve apo çdo veprim tjetër që pengon apo ndërhyn në ushtrimin e veprimtarisë së AKF-së. 8 7. Punonjësit e AKF-së nuk duhet të shprehin qëndrime apo të ndërmarrin aktivitete që cenojnë natyrën e depolitizuar të AKF-së. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The annual leave rules for AKF employees are set by an administrative instruction issued by the Chief Executive Officer.
Neni 21 Pushimet e punës Pushimet e punës të punonjësve të AKF-së rregullohen me një udhëzim administrativ që nxirret nga Kryeshefi Ekzekutiv. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The minister may regulate disciplinary measures, disciplinary breaches, suspension, and disciplinary procedure for AKF employees by administrative instruction.
Neni 22 Disiplina në AKF Masat, shkeljet disiplinore, suspendimi si dhe procedura disiplinore për punonjësit e AKF-së, rregullohen me udhëzim administrativ nga ministri. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The minister and the AKF Executive Chief may issue sub-legal acts for AKF administration, staff procedures, data procedures, and related matters. Certain former and current forensic-lab employees also keep or receive specific employment-related rights.
Neni 23 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Për zbatimin e këtij ligji, ministri do të miraton aktet nënligjore për të përcaktuar: 1.1. stemën identifikuese të AKF-së; 1.2. strukturën organizative të AKF-së; 1.3. procedurën e vlerësimit për punonjësit e AKF-së; 1.4. përcaktimin e pagës bazë, rritjet në pagë, shtesat dhe dobitë tjera për punonjësit e AKF- së; 1.5. procedurën dhe kushtet e punësimit dhe të punës për punonjësit e AKF-së; 1.6. procedurën për shkeljet disiplinore, suspendimin si dhe procedurën disiplinore për punonjësit e AKF-së; 1.7. procedurat dhe kushtet e gradimit dhe pozitave në kuadër të AKF-së. 2 Për zbatimin e këtij ligji, Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së, do të miraton aktet nënligjore për: 2.1. formën, pajisjen dhe mënyrën e përdorimit të dokumentit të identifikimit; 2.2. procedurat shkencore për akreditim konform standardeve ndërkombëtare dhe afatet për akreditim; 2.3. procedurën për administrimin e të dhënave relevante dhe shkëmbimi i tyre me agjenci apo institucione tjera brenda vendit si dhe aspekte tjera lidhur me të dhënat relevante; 2.4. procedurën për sigurinë e të dhënave; 2.5. procedurën e funksionimit të këshillit për cilësi, kualifikim dhe rikualifikim; 2.6. procedurat dhe kushtet e hulumtimit, trajnimit dhe bashkëpunimit në fushën e forenzikës; 9 2.7. pushimet nga marrëdhënia e punës për punonjësit e AKF-së. 3. Punonjësit e ish-Laboratorit të Forenzikës –Policia e Kosovës që do të vazhdojnë të punojnë në AKF, gëzojnë të drejtën e stazhit të fituar në Policinë e Kosovës. 4. Punonjësit aktual të uniformuar dhe civil të ish-Laboratorit të Forenzikës-Policia e Kosovës kanë të drejtë që përmes një deklarimi vullnetarë të zgjedhin vazhdimin e punës në kuadër të AKF apo të kthehen në kuadër të strukturave të Policisë së Kosovës. 5. Punonjësit aktual të uniformuar të ish-Laboratorit të Forenzikës-Policia e Kosovës gëzojnë të drejtën e kthimit në gradën aktuale në kuadër të Policisë së Kosovës ashtu siç është paraparë në Ligjin për Policinë. 6. Për zbatimin e këtij ligji mund të nxirren edhe akte tjera nënligjore nga Ministri apo Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any provisions that conflict with it are repealed.
Neni 24 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi te këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat që bien në kundërshtim me të. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 25 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-064 14 tetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-042-2011, datë 01.11.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-064 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR FORENZIKË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in