LIGJI NR. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
This is the preamble to a law on copyright and related rights.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-065
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a law on copyright and related rights. This article says the law covers copyright, related rights, their administration and protection, and applies to foreign persons. Measures under this law must be applied according to the general rules of administrative and judicial procedure. This article says protection for related rights does not affect copyright protection, and several copyright rules apply similarly to related rights. This article defines key terms used in the law, including audiovisual media service, collective society, office, phonogram producer, and database.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
Showing 207 of 207
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a law on copyright and related rights.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 27 / 30 NËNTOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law covers copyright, related rights, their administration and protection, and applies to foreign persons.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1. Ky ligj rregullon: 1.1. të drejtat e autorit që, në bazë të pronës intelektuale, u takojnë autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit, në vijim e drejta e autorit; 1.2. të drejtat që, në bazë të pronës intelektuale, janë të përafërta me të drejtat e autorit, në vijim të drejtat e përafërta, u takojnë: 1.1.1. interpretuesve përkitazi me interpretimet e tyre; 1.1.2. prodhuesve të fonogrameve përkitazi me fonogramet e tyre; 1.1.3. producentëve të filmit përkitazi me videogramet e tyre; 1.1.4. shërbyesit medial Audiovizuel përkitazi me transmetimet e tyre; 1.1.5. prodhuesve të bazave të të dhënave përkitazi me bazat e tyre të të dhënave; 1.1.6. botuesve përkitazi me botimet e tyre; 1.3. administrimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta; 1.4. mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta; 1.5. zbatimin e këtij ligji ndaj personave të huaj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Measures under this law must be applied according to the general rules of administrative and judicial procedure.
Neni 2 Parimet e zbatimit Masat administrative, inspektimi, mbrojtja juridiko-civile dhe penale, të përcaktuara me këtë ligj, zbatohen në përputhje me rregullat e përgjithshme të procedurës administrative dhe gjyqësore. 2 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says protection for related rights does not affect copyright protection, and several copyright rules apply similarly to related rights.
Neni 3 Marrëdhënia midis të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta 1. Mbrojtja e parashikuar me këtë ligj për të drejtat e përafërta nuk prek dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në mbrojtjen e të drejtës së autorit. 2. Dispozitat e këtij ligji lidhur me: 2.1. elementet e të drejtës së autorit, me supozimin e autorësisë; 2.2. me bashkautorët dhe autorët e veprës së gërshetuar; 2.3. me përmbajtjen e të drejtave pasurore të autorit dhe të drejtën në kompensim të veçantë për riprodhim privat ose tjetër vetanak; 2.4. me marrëdhënien midis të drejtës së autorit dhe të drejtës së pronësisë mbi ekzemplarin e veprës; 2.5. me kufizimet e të drejtës së autorit, përfshirë dhe përfshirjen e kufizimeve; 2.6. me llogaritjen e fillimit dhe efektin e mbarimit të kohëzgjatjes së mbrojtjes të së drejtës së autorit, si dhe kalimin e të drejtës së autorit; 3. Zbatohen ngjashëm dhe sa u takon mutatis mutandis edhe ndaj të drejtave të përafërta. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including audiovisual media service, collective society, office, phonogram producer, and database.
Neni 4 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Shërbimi medial audiovizual - shërbimi i cili është nën përgjegjësinë editoriale të ofruesit të shërbimeve programore dhe parim kryesor i së cilës është ofrimi i programeve me qëllim që të informojnë, argëtojnë apo të edukojnë gjithë publikun përmes rrjeteve të komunikimeve elektronike. 1.2. Shoqata kolektive - ka kuptimin e asociacionit të formuar në pajtim me dispozitat e kreut III të këtij Ligji, në mënyrë që të zbatojë detyrat dhe aktivitetet e administrimit kolektiv të së drejtës së autorit apo të drejtave të përafërta; 1.3. Shkalla komerciale - veprimet e një personi, që zbatohen për përfitim pasuror të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë, duke mënjanuar veprimet e zbatuara nga shfrytëzuesit e fundit që veprojnë në mirëbesim; 1.4. Publikim - kur një vepër e mbrojtur me të drejta të autorit apo me të drejta të përafërta i është vënë në dispozicion publikut me pëlqimin e bartësit të të drejtës; 1.5. Të drejtat morale - të drejtat ekskluzive të cilat mbrojnë integritetin e veprës së mbrojtur të autorit dhe personalitetin e autorit të saj; 1.6. Zyrë - Zyra për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, e cila funksionon në pajtim me dispozitat e këtij ligji; 1.7. Posedues - personi fizik apo personi juridik i cili posedon një vepër origjinale apo kopjen e veprës; 3 1.8. Publik - një numër më i madh njerëzish të cilët janë jashtë rrethit të zakonshëm të familjes apo jashtë rrethit të njerëzve që njihen personalisht; 1.9. Botim - kur një numër i mjaftueshëm i kopjeve të një vepre të mbrojtur me të drejtën e autorit, apo një objekt të të drejtave të përafërta, i është ofruar publikut, ose është vënë në qarkullim me pëlqimin e bartësit të të drejtës. 1.10. Videogram - incizim i veprës audiovizuele apo i sekuencave të fotografive me apo pa zë shoqërues dhe fiksimi i tyre, në bartës të fotografisë ose të fotografisë dhe zërit. 1.11. Vepër audiovizuele - janë: filmat kinematografikë, televizivë dhe vizatimorë, filmat e shkurtër videomuzikorë, filmat reklamues, filmat dokumentarë si dhe veprat tjera audiovizuele, të shprehura në formë të vargut të pamjeve lëvizëse të ndërlidhura, të shoqëruara me zë apo pa të, pavarësisht nga lloji i mbajtësit lëndor ku janë të fiksuara. 1.12. Programet kompjuterike - janë programet e shprehura në çfarëdo forme kompjuterike, duke përfshirë edhe materialin e disejnuar të përgatitur për krijimin e tyre. 1.13. Interpretues - janë aktorët, këngëtarët, muzikantët, vallëzuesit dhe personat e tjerë, që me anë të aktrimit, këndimit, gjuhës së gjesteve apo të lëvizjeve, recitimit apo ndonjë mënyre tjetër interpretojnë vepra të autorit ose shprehje të folklorit, pastaj regjisori i shfaqjes teatrore, dirigjenti i orkestrës, dirigjenti i korit, mjeshtri i tonit dhe artistët e cirkut e të varietesë. 1.14. Prodhues i fonogramit - personi fizik apo juridik i cili me iniciativën dhe përgjegjësinë e vet bën i pari fiksimin e tingujve të ndonjë interpretimi ose të tingujve të tjerë si dhe shprehjeve tjera zanore. Konsiderohet se është prodhues i fonogramit të caktuar personi, emri i të cilit, firma, pseudonimi apo marka është e shënuar në mënyrë të zakonshme si e tillë në fonogram ose është treguar me rastin e publikimit të fonogramit, derisa nuk provohet ndryshe. 1.15. Fonogrami - fiksim i tingujve të ndonjë interpretimi ose të tingujve apo shprehjeve të tjera zanore, përveç në formën e fiksimit që është inkorporuar në veprën audiovizuele. 1.16. Fiksimi - vendosja e tingujve ose e shprehjeve zanore në bartës nga i cili mund të dëgjohen, reprodukohen ose komunikohen përmes ndonjë pajisjeje. 1.17. Producent i filmit - personi fizik apo juridik i cili, me iniciativën dhe nën përgjegjësinë e vet, e fikson i pari një vepër audiovizuele në videogram. Konsiderohet se producent i filmit është personi emri i të cilit, firma ose marka në mënyrë të zakonshme është shënuar në videogram si i tillë ose është treguar me rastin e publikimit të videogramit, derisa nuk provohet ndryshe. 1.18. Baza e të dhënave - koleksion i veprave të mëvetësishme, të të dhënave dhe materialeve tjera të çfarëdo forme, të rregulluara në mënyrë sistematike ose metodike që kanë qasje veç e veç nëpërmjet mjeteve elektronike apo mjeteve tjera, me ç’rast marrja, verifikimi apo paraqitja e përmbajtjeve të saj nga ana kualitative dhe kuantitative si dhe kualitative ose kuantitative kërkon investim thelbësor. 1.19. Prodhues i bazës së të dhënave - personi fizik apo juridik i cili me iniciativën dhe nën përgjegjësinë e vet bën i pari investim thelbësor në kuptim të nën-paragrafit 1. të këtij paragrafi. Konsiderohet se prodhues i bazës së caktuar të të dhënave është personi, emri i të cilit, firma, pseudonimi apo marka është shënuar në mënyrë të zakonshme në atë bazë të dhënash ose është treguar me rastin e publikimit të asaj baze, derisa nuk provohet ndryshe. 4 KREU II NËNKREU A E DREJTA E AUTORIT - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Authors of literary, scientific, and artistic works are protected regarding their works and their exploitation, under this law.
Neni 5 Autorët e veprave në lëmin e letërsisë, shkencës dhe të artit gëzojnë mbrojtjen lidhur me veprat e veta dhe shfrytëzimin e tyre, në përputhje me këtë ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Copyright is an indivisible right in a protected work and belongs to the author.
Neni 6 1. E drejta e autorit është e drejtë e pandashme e një vepre, e cila i takon autorit si subjekt i pronës intelektuale për veprën e mbrojtur. 2. E drejta e autorit përmban: 2.1. autorizimet ekskluzive personale për të mbrojtur pacenueshmërinë e veprës së autorit dhe personalitetin e autorit, në vijim: të drejtat morale të autorit; 2.2. autorizimet ekskluzive pasurore për të mbrojtur interesat pasurore të autorit, në vijim: të drejtat pasurore të autorit; 2.3. autorizimet tjera të autorit, në vijim: të drejtat tjera të autorit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Copyright belongs to the author when the work is created, and no prior administrative formality is required for protection.
Neni 7 1. E drejta e autorit i takon autorit me vetë faktin e krijimit të veprës. 2. Për të gëzuar mbrojtjen e të drejtës së autorit nuk kërkohet plotësim paraprak i çfarëdo formaliteti administrativ. NËNKREU B VEPRAT E AUTORIT DHE KUSHTET E MBROJTJES - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This provision defines what counts as an author’s work and lists examples of protected works.
Neni 8 Veprat e mbrojtura 1. Vepra të autorit janë krijimet intelektuale origjinale në lëmin e letërsisë, të shkencës dhe artit, që janë të shprehura në çfarëdo mënyre, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe. 2. Vepra të autorit konsiderohen në veçanti: 2.1. veprat gojore, siç janë fjalimet, leksionet, tregimet dhe vepra të ngjashme të shprehura gojarisht; 2.2. veprat e shkruara, siç janë tekstet në libra, broshurat, gazetat ditore dhe tekste të tjera në lëmin e letërsisë, literaturës shkencore e profesionale, si dhe programe kompjuterike; 2.3. veprat muzikore, me ose pa tekst, pavarësisht a janë të shprehura përmes notave apo në ndonjë formë tjetër; 2.4. veprat teatrore teatrore-muzikore dhe të kukullave, përfshirë dhe radiodramat; 5 2.5. veprat koreografike dhe të pantomimës; 2.6. veprat filmike dhe veprat e tjera audiovizuele; 2.7. veprat fotografike dhe veprat e bëra me një proces të ngjashëm si ai i fotografisë, siç janë fotografitë artistike, fotomontazhet, fotoafishet, fotografitë e reporterëve; 2.8. veprat e artit figurativ në lëmin e pikturës, skulpturës, grafikës, vizatimit; 2.9. veprat e arkitekturës, siç janë skicat, planet, maketat dhe objektet e ndërtuara të veprave arkitekturore dhe të inxhinierisë nga fusha e arkitekturës, urbanizmit, arkitekturës së peizazhit dhe rregullimit të enterierit; 2.10. veprat skenografike; 2.11. veprat e artit aplikativ si dhe të dizajnit industrial e grafik; 2.12. veprat kartografike në lëmin e gjeografisë dhe topografisë; 2.13. prezantimet shkencore, edukative ose teknike siç janë vizatimet teknike, grafikonet, tabelat, ekspertizat, demonstrimet tredimensionale. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Unfinished works, original constituent parts of a work, and original titles are protected like the work itself.
Neni 9 Elementet e veprës së autorit 1. Vepra e pambaruar e autorit, pjesët përbërëse të veprës si dhe titulli i veprës së autorit, që janë vetvetiu krijime intelektuale origjinale, gëzojnë mbrojtje si edhe vetë vepra. 2. Nuk është e lejuar të shfrytëzohet si titull i veprës një titull i cili është shfrytëzuar më parë për llojin e njëjtë të veprës, nëse një titull i tillë shkakton konfuzion në lidhje me autorësinë e veprës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article treats certain derivative works as authors’ works if they meet Article 8(1) conditions, lists examples of derivative works, protects some legal-text translations unless for official publication, and says existing authors’ rights are not infringed by processing those works.
Neni 10 Veprat e prejardhura 1. Vepër e autorit konsiderohet edhe vepra e prejardhur e përpunuar ose e formësuar, nëse i plotëson kushtet nga paragrafi 1. i nenit 8 të këtij ligji. 2. Vepra të prejardhura janë përkthimet, përshtatjet, aranzhmanet, orkestrimet muzikore dhe përpunimet tjera të një vepre ekzistuese apo materiali tjetër. 3. Mbrojtje gëzojnë edhe përkthimet e teksteve ligjore, vendimeve të gjykatave dhe akteve administrative, nëse ato nuk janë bërë për botim zyrtar. 4. Të drejtat e autorëve të veprave tashmë ekzistuese nuk shkelen me rastin e përpunimit të këtyre veprave ekzistuese. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article treats certain collections and databases as protected works if their selection, adaptation, or arrangement is original.
Neni 11 Koleksionet e veprave 1. Vepër e autorit konsiderohet koleksioni i veprave ekzistuese të autorit ose materialeve të tjera që për nga përzgjedhja, përshtatja dhe bashkërenditja e përmbajtjeve të tyre paraqet krijim origjinal intelektual, përkatësisht vepër të mëvetësishme siç janë: enciklopeditë, antologjitë, koleksionet e kuotimeve, e poezive apo veprave në prozë, përmbledhja e shprehjeve folklorike, e dokumenteve dhe vendimeve gjyqësore. 2. Koleksion konsiderohet edhe baza e të dhënave të veprave të mëvetësishme, të dhënave ose 6 materialeve tjera të rregulluara, të sistematizuara në mënyrë metodike e që qasen veç e veç me mjete elektronike apo me mjete të tjera. 3. Mbrojtja sipas këtij neni nuk zbatohet ndaj programeve kompjuterike të përdorura për bërjen apo funksionimin e bazës elektronike të të dhënave përveç nëse janë krijime origjinale. 4. Me ngërthimin e veprave ekzistuese në koleksion nuk mund të shkelen të drejtat e autorëve të këtyre veprave autoriale. Me ngërthimin në koleksion, materiali ekzistues nuk bëhet vepër e mbrojtur. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Copyright protection does not cover the listed categories of ideas, official texts, official translations, procedural filings, public information materials, folklore expressions, or routine news reporting.
Neni 12 Krijimet pa mbrojtje 1. Mbrojtja juridike e të drejtave të autorit nuk përfshin: 1.1. idetë, parimet, udhëzimet, procedurat, zbulimet ose konceptet matematikore si të tilla. 1.2. ligjet, aktet nënligjore dhe rregullativat tjera. 1.3. materialet zyrtare dhe botimet e organeve parlamentare, qeveritare dhe të organizatave tjera që kryejnë funksione publike. 1.4. përkthimet zyrtare të rregullativave dhe materialeve tjera zyrtare, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe instrumenteve tjera. 1.5. parashtresat dhe aktet tjera në procedurat administrative ose gjyqësore. 1.6. materialet zyrtare të botuara për informim të publikut. 1.7. shprehjet folklorike. 1.8. lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme që kanë karakter të raportimeve të rëndomta të mediave. NËNKREU C AUTORI - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: An author is the natural person who created the work.
Neni 13 Personi fizik Autor është personi fizik i cili e ka krijuar veprën. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article presumes authorship based on the name, firm, pseudonym, or sign shown on the work or its publication, and lets a publisher exercise copyright in anonymous pseudonymous works until the author is identified.
Neni 14 Supozimi i autorësisë 1. Personi, emri, përkatësisht firma, pseudonimi apo shenja e të cilit është shënuar në ekzemplarin e veprës ose është theksuar me rastin e publikimit të veprës, supozohet që është autor i veprës, respektivisht bartës i të drejtës, përderisa nuk provohet e kundërta. 2. Të drejtat e autorit në veprat e publikuara me pseudonim apo shenjë, autori i të cilave është anonim, supozohet se është i autorizuar t’i realizojë botuesi, përderisa nuk zbulohet identiteti i autorit. Nëse edhe botuesi mbetet anonim supozohet se të drejtat e njëjta është i autorizuar t’i realizojë personi që ka bërë publikimin e veprës. 3. Paragrafi 2. i këtij neni pushon së zbatuari, nëse provohet identiteti i autorit. 4. Bartësi i të drejtës sipas paragrafit 2. të këtij neni, duhet t’ia përcjellë autorit përfitimet e dala nga të 7 drejtat e autorit, nëse nuk është paraparë ndryshe me kontratë. Të drejtat e fituara nga personat e tretë mbesin në fuqi. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article says that people who create an indivisible work together are coauthors, copyright in the work belongs to all coauthors, and coauthors must not object without reason or manage the rights separately unless they have an agreement.
Neni 15 Bashkautorët 1. Nëse vepra përbën tërësi të pandashme është krijuar në bashkëpunim të dy apo më shumë personave ata konsiderohen bashkautorë të veprës. 2. E drejta e autorit mbi veprën e bashkautorëve u takon të gjithë bashkautorëve dhe administrohet me pëlqimin e tyre, nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj ose me kontratë. 3 Bashkautori nuk mund të kundërshtojë pa ndonjë arsye dhënien e pëlqimit të vet, për publikim ose shfrytëzim të veprës. 4. Bashkautorët nuk mund t’i administrojnë të drejtat në mënyrë të ndarë, nëse nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes tyre. 5. Marrëdhëniet e bashkautorëve përkitazi me pjesët e tyre të përfitimit pasuror nga shfrytëzimi i veprës përcaktohen në përpjesëtim me kontributet e secilit prej tyre në krijimin e veprës, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe me kontratë. 6. Nëse ndonjëri nga bashkautorët heq dorë nga pjesa e tij në përfitimet pasurore shtohen pjesët e koautorëve të tjerë në përpjesëtim me madhësitë fillestare. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: When two or more authors combine their works for joint exploitation, each author has copyright in their own contribution.
Neni 16 Autorët e veprave të gërshetuara 1. Kur dy a më shumë autorë i bashkojnë veprat e tyre me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët ose për disa forma të shfrytëzimit, secili prej tyre gëzon të drejtën e autorit lidhur me kontributin e vet. 2. Marrëdhëniet midis autorëve të veprave të gërshetuara rregullohen me kontratë. 3. Dispozitat e nenit 15, paragrafëve 3. deri në 6. të këtij ligji, zbatohen në mënyrë analoge mutatis mutandis, edhe ndaj autorëve të veprave të gërshetuara. NËNKREU D TË DREJTAT MORALE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to decide if, when, and how the work is first published.
Neni 17 E drejta e publikimit të parë 1. Autori ka të drejtë ekskluzive për të vendosur nëse, kur dhe në çfarë mënyre do të publikohet për herë të parë vepra e tij. 2. Autori ka të drejtën ekskluzive për t’ia komunikuar publikut apo për t’ia përshkruar përmbajtjen e veprës së tij përderisa vepra nuk është bërë e ditur me autorizimin e tij. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Autori ka të drejtë të njihet dhe të shënohet si autor i veprës, dhe mund të vendosë si të shfaqet autorësia e tij.
Neni 18 E drejta e njohjes së autorësisë 1. Autori ka të drejtën ekskluzive të njihet dhe të shënohet si autor i veprës. 2. Autori ka të drejtë të vendosë nëse autorësia e tij duhet të tregohet me emër, pseudonim apo shenjë. 8 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to oppose deformation, other intervention in the work, and use of the work if it could harm the author’s creative reputation and respect.
Neni 19 E drejta në integritet të veprës Autori ka të drejtë ekskluzive ta kundërshtojë çfarëdo deformimi, apo intervenimi tjetër në veprën e tij, si dhe çfarëdo shfrytëzimi të veprës së tij, nëse një ndërhyrje e tillë do të mund ta paragjykonte reputacionin e tij kreativ dhe respektin. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The author may revoke a transferred patrimonial right for serious moral reasons, but must compensate the holder for actual damage.
Neni 20 E drejta e pendimit 1. Autori mund ta revokojë të drejtën pasurore që ia ka kaluar tjetrit, nëse për këtë ka arsye serioze morale, me kusht që bartësit të së drejtës t’ia kompensojë dëmin real të shkaktuar nga revokimi i tillë i të drejtës. 2. Me rastin e zbatimit të të drejtës së pendimit e drejta pasurore e bartësit të të drejtës shuhet. Ky zbatim ndodh me pagesën e kompensimit. 3. Bartësi i të drejtës duhet që brenda tre (3) muajve nga dita e paralajmërimit për revokimin e të drejtës ta njoftojë autorin për masën e dëmit të pësuar nga revokimi i të drejtës. Nëse bartësi i të drejtës nuk vepron kështu e drejta e pendimit zbatohet me mbarim të afatit. 4. Nëse autori më vonë dëshiron që përsëri të bëjë kalimin e të drejtave lidhur me shfrytëzimin e veprës së tij, dhe nëse nuk kanë kaluar dhjetë (10) vjet nga përdorimi i të drejtës së pendimit, duhet së pari dhe në kushte të mëparshme t’ia ofrojë këto të drejta së pari bartësit të mëparshëm të të drejtave. 5. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për programet kompjuterike, veprat audiovizuele dhe për baza të të dhënave. NËNKREU E TË DREJTAT PASURORE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to exploit the work and may allow or forbid others to use it, unless this law provides otherwise.
Neni 21 E drejta e shfrytëzimit dhe format e saj 1. Autori ka të drejtë ekskluzive për shfrytëzimin pasuror të veprës së tij në çfarëdo forme, si dhe t’ia lejojë apo ndalojë personave të tjerë shfrytëzimin e veprës së tij, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe. 2. Personat tjerë mund të shfrytëzojnë veprën e autorit vetëm në bazë të autorizimit të autorit për kalimin e të drejtave ekskluzive dhe me kushtet e vendosura prej tij, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe. 3. Për çdo kalim të të drejtës për shfrytëzimin e veprës, autorit i takon kompensimi, nëse me këtë ligj ose me kontratë nuk parashihet ndryshe. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The provision says an author’s work may be used in material, non-material, and modified form.
Neni 22 Shfrytëzimi i veprës 1. Vepra e autorit mund të shfrytëzohet në formë lëndore, jolëndore dhe të modifikuar. 2. Shfrytëzimi i veprës në formën lëndore përfshin në veçanti të drejtat ekskluzive të autorit si në vijim: 2.1. të drejtën e riprodhimit; 9 2.2. të drejtën e shpërndarjes; 2.3. të drejtën e qiradhënies; 3. Shfrytëzimi i veprës në formë jolëndore përfshin në veçanti të drejtat ekskluzive të autorit si në vijim: 3.1. të drejtën e interpretimit publik; 3.2. të drejtën e shfrytëzimit nga “Shërbyesit medial audiovizual”; 3.3. të drejtën e komunikimit publik me anë të fonogrameve dhe videogrameve; 3.4. të drejtën e shfaqjes publike; 3.5. të drejtën e vënies së veprës në dispozicion të publikut. 4. Shfrytëzimi i veprës në formën e modifikuar përfshin në veçanti të drejtat ekskluzive si në vijim: 4.1. të drejtën e përpunimit; 4.2. të drejtën e përshtatjes audiovizuele. NËNKREU F SHFRYTËZIMI I VEPRËS NË FORMËN LËNDORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or stop reproduction of the work.
Neni 23 E drejta e riprodhimit 1. E drejta e riprodhimit është e drejtë ekskluzive e autorit që të lejojë apo ndalojë fiksimin e veprës së tij ose të ekzemplarit të veprës në mbajtës lëndor, të bërë drejtpërdrejt apo tërthorazi, përkohshëm apo përhershëm, në çfarëdo mënyrë apo formë, në tërësi apo pjesërisht dhe pavarësisht nga numri i ekzemplarëve. 2. Vepra është e reprodukuar kur bëhet përmes shumëzimit grafik, riprodhimit tredimensional, shkrirjes, fotografimit, fiksimit audio ose video, regjistrimit elektronik. 3. Ndërtimi i objektit arkitekturor sipas projektit konsiderohet akt reprodukimi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to authorize or stop distribution of the work or copies through sale or other transfer of ownership, including offering them to the public.
Neni 24 E drejta e shpërndarjes 1. E drejta e shpërndarjes është e drejtë ekskluzive e autorit për ta autorizuar apo ndaluar vënien në qarkullim të veprës origjinale apo kopjet e veprës së tij përmes shitjes apo ndonjë forme tjetër të bartjes së pronësisë, përfshirë ofrimin e tyre publikut për qëllim të tillë. 2. Me shitjen e parë ose bartjen në formë tjetër të pronësisë për origjinalin apo kopjen e veprës, të bërë nga autori ose me pëlqimin e tij, e drejta e shpërndarjes për atë origjinal apo kopje të veprës shteret për territorin e Republikës së Kosovës. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or forbid rental of the original or copies of the work for a fixed period in exchange for direct or indirect financial benefit.
Neni 25 E drejta e qiradhënies 1. E drejta e qiradhënies është e drejtë ekskluzive e autorit ta lejojë apo ta ndalojë që origjinali apo ekzemplarët e veprës së tij të jepen në shfrytëzim për afat të caktuar, përmes përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasuror. 10 2. Dispozitat nga paragrafi 1. i këtij neni nuk zbatohen për shfrytëzimin e: 2.1. veprës së ndërtuar arkitekturore; 2.2. origjinalit ose të ekzemplarëve të Veprave të arteve aplikative dhe të dizajnit industrial; 2.3. veprës në rast të shikimit të atypëratyshëm, origjinalit ose të kopjeve të saj në hapësira të institucionit. 3. Autori i cili të drejtën e vet të qiradhënies ia ka kaluar prodhuesit të fonogrameve apo producentit të filmit mban të drejtën e kompensimit të drejtë nga qiradhënia. NËNKREU G SHFRYTËZIMI I VEPRËS NË FORMËN JOLËNDORE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or forbid public recitation, public musical performance, or public display of the author’s work.
Neni 26 E drejta e interpretimit publik 1. E drejta e interpretimit publik është e drejtë ekskluzive e autorit për ta lejuar ose ndaluar recitimin publik, ekzekutimin muzikor publik ose shfaqjen publike të veprës së vet. 2. E drejta e recitimit publik është e drejta e komunikimit të veprave të shkruara apo gojore përmes recitimit apo leximit drejtpërdrejtë para publikut. 3. E drejta e ekzekutimit muzikor publik është e drejta e komunikimit të veprës muzikore përmes ekzekutimit të drejtpërdrejt para publikut. 4. E drejta e shfaqjes publike është e drejta e komunikimit të veprave skenike drejtpërdrejt para publikut. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or stop public transmission of recitations, interpretations, or performances of the work.
Neni 27 E drejta e transmetimit publik E drejta e transmetimit publik është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë apo të ndalojë që recitimet, interpretimet ose shfaqjet e veprës së tij t’i transmetohen përmes altoparlantit, ekranit ose një mjeti tjetër, publikut që gjendet jashtë vendit ose hapësirës burimore. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or prohibit public communication of a work fixed in a phonogram or videogram.
Neni 28 E drejta e komunikimit publik me fonogramet ose videogramet E drejta e komunikimit publik me anë të fonogrameve ose videogrameve është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë apo ndalojë që vepra e tij, e cila është fiksuar në fonogram apo videogram, t’i komunikohet publikut me anë të mjeteve teknike për riprodhim audiovizuel. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or forbid public communication of specified works by technical means.
Neni 29 E drejta e paraqitjes publike E drejta e paraqitjes publike është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë apo ndalojë që me anë të mjeteve teknike t’i komunikohet publikut vepra e tij audiovizuele, vepra fotografike, vepra figurative, vepra e arteve aplikative dhe dizajnit industrial, vepra koreografike dhe prezantimet shkencore apo teknike. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Licensed audiovisual media services, cable operators, and other audiovisual providers must transmit and retransmit programs on the basis of valid copyright agreements.
Neni 30 Transmetimi dhe ritransmetimi i përmbajtjeve programore audiovizuale 11 1. Shërbimet mediale audivizuale të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Media - KPM si edhe operatorët kabllorë dhe operatorët tjerë që pavarësisht teknologjisë së përdorur ofrojnë përmbajtje audiovizuale, obligohen të bëjnë transmetimin dhe ritransmetimin e programeve bazuar në marrëveshjet valide për të drejtën e autorit. 2. Marrëveshjet mbi të drejtën e autorit që kanë të bëjnë me transmetimin dhe ritransmetimin e programeve audiovizuale do të jenë të vlefshme vetëm pasi ato të jenë regjistruar nga shoqatat për administrim kolektiv të të drejtave të cilat licencohen nga Zyra për të drejtën e autorit pranë Ministrisë së Kulturës, në pajtim me nenin 171 të këtij ligji. 3. Të gjitha ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës së autorit gjatë transmetimit dhe ritransmetimit të programeve nga ana e shërbimeve me përmbajtje audiovizuale do të procedohen tek Komisioni i Pavarur për Media (KPM). 4. Mos përmbushja e obligimeve dhe përgjegjësive nga ana e shërbimeve mediale audiovizuale për transmetimin dhe ritransmetimin e programeve, siç përcaktohen me këtë ligj, do të shqyrtohet nga KPM-ja në pajtim me dispozitat e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: If programme signals are coded, public communication by satellite or other platforms is allowed only when decoding means are made available to the public by the audiovisual media service or with its consent.
Neni 31 Programet e koduara Nëse sinjalet që bartin programin janë të koduara, komunikimi për publikun me anë të satelitit, apo platformave tjera, bëhet me kusht që mjetet për dekodim të transmetimit sigurohen për publikun nga shërbimi medial audiovizual apo me pëlqimin e tij. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or forbid public communication of a broadcast work or a work made available to the public by loudspeaker, screen, or similar means.
Neni 32 E drejta në emetim sekondar E drejta e emetimit sekondar është e drejtë ekskluzive e autorit ta lejojë apo ta ndalojë komunikimin për publikun të një vepre emetuese apo veprës që i është vënë në dispozicion publikut përmes altoparlantit, ekranit ose një mjeti të ngjashëm. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The author has an exclusive right to allow or prohibit making the work available to the public.
Neni 33 E drejta e vënies së veprës në dispozicion të publikut E drejta e vënies së veprës në dispozicion të publikut është e drejtë ekskluzive e autorit ta lejojë apo ta ndalojë që vepra e tij t’i vihet në dispozicion publikut përmes përcjelljes lineare dhe jolineare, në mënyrën e cila i mundëson individit që veprës t’i qaset nga vendi dhe në kohën që ai e zgjedhë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The author has exclusive rights to allow or stop certain changes to their work, including translation, stage adaptation, musical adaptation, other processing, and audiovisual adaptation.
Neni 34 Shfrytëzimi i veprës në formën e ndryshuar 1. Shfrytëzimi i veprës në formën e ndryshuar përfshin: 1.1. të drejtën e përpunimit 1.1.1. e drejta e përpunimit është e drejtë e autorit të lejojë apo të ndalojë përkthimin, përshtatjen skenike, përshtatjen muzikore apo përpunimin e veprës së tij në mënyrë tjetër, me qëllim të krijimit të një vepre të prejardhur; 1.1.2. e drejta e parashikuar në paragrafin 1. të këtij neni zbatohet edhe në rastet kur vepra e autorit, në formë të pandryshuar, përfshihet apo ngërthehet në një vepër të re. 1.1.3. autori i veprës burimore mban të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e veprës së tij në versionin e përpunuar, nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj ose 12 me kontratë. 1.2. të drejtën e përshtatjes audiovizuele 2. E drejta e përshtatjes audiovizuele është e drejtë ekskluzive e autorit ta lejojë apo ta ndalojë që vepra e tij të përshtatet apo të shfrytëzohet për t’u fiksuar në vepër audiovizuele. KREU III TË DREJTAT E TJERA TË AUTORIT - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Autori ka të drejtë të qaset ose të kërkojë dorëzimin e përkohshëm të veprës së tij për riprodhim, përpunim ose ekspozim, me kushte që mbrojnë zotëruesin.
Neni 35 E drejta e qasjes dhe e ekspozimit 1. Autori ka të drejtë t’i qaset origjinalit apo ekzemplarit të veprës së tij që është në zotërim të personit tjetër, kur kjo i nevojitet për ta riprodhuar apo përpunuar veprën, nëse nuk preken thelbësisht interesat e arsyeshme të zotëruesit. 2. Autori ka të drejtë të kërkojë nga zotëruesi i origjinalit të veprës së tij figurative ose fotografike që t’ia dorëzojë atë përkohësisht, me qëllim të ekspozimit. 3. Dhënien përkohësisht të origjinalit, në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni, zotëruesi mund ta kushtëzojë me dhënien e garancionit monetar të mjaftueshëm, ose me lidhje të kontratës për sigurim në lartësi të vlerës në treg të origjinalit. 4. Autori është i detyruar të kujdeset që mënyra e qasjes së veprës ose ekspozimi i saj të rezultojë në sa më pak shqetësime për zotëruesin. Ne rast se dëmtohet origjinali ose ekzemplari i veprës, autori mban përgjegjësi objektive edhe pa qenë i fajshëm për dëmtimin. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The author has the right to be informed of resale and to receive compensation when an original artistic work is resold after the author’s first transfer.
Neni 36 E drejta në rishitje-droit de suit 1. Në rast të rishitjes së origjinalit të veprës artistike pas tjetërsimit të parë të saj nga ana e autorit autori ka të drejtë të jetë i njoftuar për rishitje, si dhe të drejtë në kompensim në shumën e përcaktuar me këtë nen. 2. Detyrimin e kompensimit sipas paragrafit paraprak e përmbushin në mënyrë solidare: shitësi, blerësi dhe ndërmjetësuesi që merret me shitjen e veprave artistike. 3. Vepra artistike origjinale, sipas paragrafit 1. të këtij neni, konsiderohen: pikturat, kolazhet, vizatimet, tapiceritë, skulpturat, krijimet nga qeramika dhe qelqi, fotografitë si edhe vepra të tjera artistike. Kopjet e veprave të këtilla konsiderohen origjinale nëse janë të krijuara ose të autorizuara nga vetë autori si dhe të bëra në numër të kufizuar dhe sipas rregullit të numëruara dhe të firmosura nga autori. 4. Kompensimi për të drejtën e rishitjes paguhet në përqindje të çmimit shitës të origjinalit në treg, duke mos llogaritur tatimin, por me kusht që çmimi shitës të kalojë dymijë (2.000) Euro. 5. Përqindja nga paragrafi 4. i këtij neni përcaktohet sipas njësive pasuese të çmimit, me atë që shuma e përgjithshme e kompensimit nuk mund të jetë më e lartë se dymbëdhjetëmijë e pesëqind (12.500) Euro: 5.1. 4% nga pjesa e çmimit shitës mbi dymijë (2.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro; 5.2. 3% nga pjesa e çmimit shitës mbi pesëdhjetëmijë (50.000) deri në dyqind mijë (200.000) Euro; 13 5.3. 1% nga pjesa e çmimit shitës mbi dyqind mijë (200.000) deri në treqind e pesëdhjetëmijë (350.000) Euro; 5.4. 0.5% nga pjesa e çmimit shitës mbi treqind e pesëdhjetëmijë (350.000) deri në pesëqind mijë (500.000) Euro; 5.5. 0.25% nga pjesa e çmimit shitës mbi pesëqind mijë (500.000) Euro 6. E drejta e rishitjes nuk mund të jetë lëndë e braktisjes ose e kalimit, gjatë jetës së autorit, e as lëndë e përmbarimit të detyrueshëm. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The author has a right to reasonable compensation when a work is lent through a public institution for a fixed time and without financial gain, with listed exceptions.
Neni 37 E drejta e huazimit publik 1. E drejta e huazimit publik është e drejtë e autorit në kompensim të arsyeshëm, kur origjinali ose ekzemplari i veprës së tij vihet në dispozicion përmes institucionit publik, për t’u përdorur për kohë të caktuar dhe pa përfitim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasuror. 2. Paragrafi 1. i këtij neni nuk zbatohet për përdorim të: 2.1. origjinalit ose të ekzemplarëve të Veprës në bibliotekat e shkollave të të gjitha niveleve; 2.2. veprave të ndërtuara arkitekturore; 2.3. origjinalit ose ekzemplarëve të Veprës së arteve aplikative dhe dizajnit industrial; 2.4. origjinalit ose ekzemplarëve të Veprës në hapësirat e institucionit publik për qëllim të shikimit të atypëratyshëm; 2.5. qëllimit të huazimit ndërmjet institucioneve publike. 3. Huazimi publik i origjinalit ose i ekzemplarëve të programeve kompjuterike dhe bazave të të dhënave është e drejtë ekskluzive e autorit të tyre. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The author is entitled to a share of special compensation for certain private reproductions of the work, and that compensation right cannot be waived, transferred, or subject to compulsory enforcement during the author’s lifetime.
Neni 38 E drejta për kompensim të veçantë 1. Në rastet kur vepra e autorit, varësisht nga natyra e saj, mund të riprodhohet edhe për përdorim privat në kuptim të nenit 44 të këtij ligji në formë të realizimit të fiksimit audiovizuel, autori ka të drejtë në një pjesë të kompensimit të veçantë për një riprodhim të tillë të veprës së tij. 2. Kompensimi i veçantë nga paragrafi 1. i këtij neni për fiksim audiovizuel paguhet me rastin e shitjes së parë ose importimit të bartësve të rinj të zbrazët të tingullit ose të pamjes. 3 Kompensimi i veçantë nga paragrafi 1. i këtij neni për fotokopjim duhet të paguhet: 3.1. me rastin e shitjes së parë ose Importimit të aparateve të reja për fotokopjim; 3.2. për secilën fotokopje, nëse është bërë me pagesë, duke marrë parasysh numrin e mundshëm të tyre gjatë një viti. 4. Me termat audio ose videofiksim, si dhe fotokopjim, nga ky nen, nënkuptohen edhe teknikat e tjera të ngjashme të riprodhimit. 5. E drejta në kompensim të veçantë nuk mund të braktiset apo të tjetërsohet gjatë jetës së autorit, dhe nuk mund të jetë as objekt i përmbarimit të detyrueshëm. 14 - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Certain producers, sellers, importers, and some photocopying-device holders must pay a special compensation, with export and some personal-use imports exempted. Relevant persons must also provide sales/import data on request.
Neni 39 Pagesa e kompensimit të veçantë 1. Kompensimin e veçantë në kuptim të nenit paraprak 38 të këtij ligji e paguajnë: prodhuesit e pajisjeve për fotokopjim, prodhuesit e bartësve të zbrazët të zërit ose të pamjes, si dhe zotëruesit e aparateve fotokopjuese që ofrojnë ose bëjnë shërbime fotokopjimi me pagesë. Krahas prodhuesve debitorë solidarë janë shitësit dhe importuesit e pajisjeve të tilla dhe të mbartësve të zbrazët të tingullit ose pamjes, përveç kur importimi i tyre bëhet për përdorim privat ose jokomercial, si pjesë e bagazhit personal, de minimis imports. 2. Prodhuesit nga paragrafi paraprak 1. i këtij neni nuk janë të detyruar të paguajnë kompensim të veçantë për ato aparate ose bartës të zbrazët të tingullit apo të pamjes të cilat prodhohen për eksport. E njëjta vlen edhe për importuesit e pajisjeve apo bartësve të zbrazët të tingullit apo të pamjes të cilat janë të importuara në Republikën e Kosovës, dhe eksportohen pa i ofruar së pari për shitje në territorin e Republikës së Kosovës. 3. Personat nga paragrafi 1. i këtij neni duhet, sipas kërkesës së Shoqatës për administrim kolektiv të këtyre të drejtave, të dorëzojnë të dhëna në lidhje me llojin dhe numrin e aparateve dhe të bartësve të zërit ose të pamjeve që i kanë shitur ose importuar, si dhe të dhënat për numrin e fotokopjeve të shitura, të cilat nevojiten për të llogaritur kompensimin e veçantë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës miraton shumat e përgjithshme të kompensimeve të veçanta, ndërsa tarifat e veçanta mund të caktohen me kontratë të posaçme midis shoqatës së administrimit kolektiv dhe shfrytëzuesve.
Neni 40 Shumat e kompensimit të veçantë 1. Shumat e përgjithshme të kompensimeve të veçanta sipas nenit 38 të këtij ligji, që u takojnë të gjithë bartësve të të drejtave, sipas këtij ligji, i miraton Qeveria e Kosovës. Me kontratë të posaçme në mes të Shoqatës për administrim kolektiv të këtyre të drejtave dhe shfrytëzuesve, mund të caktohen tarifat e veçanta të këtyre kompensimeve. 2. Shumat e kompensimeve të veçanta nga paragrafi paraprak caktohen ndaras: për çdo lloj të bartësve të fiksimit të tingullit ose pamjeve në varësi me kapacitetin e mundshëm dhe qëndrueshmërinë e fiksimit përfshirë CD-ROM, DVD dhe bartësit e ngjashëm, për çdo aparat fotokopjimi përfshirë faks- aparatet, skanerët etj., në varësi me kapacitetin e tyre, numrin e kopjeve në minutë dhe mundësinë e fotokopjimit me ngjyra në shumën e dyfishuar nga kopjimi bardh e zi, si dhe për çdo faqe të kopjuar. 3. Shumat nga paragrafi 1. i këtij neni caktohen në vlera nominale të parasë. Me rastin e caktimit të lartësisë së tyre merret parasysh shtrirja e mundshme e pranisë së masave mbrojtëse efektive teknologjike në treg. KREU IV KUFIZIMET E TË DREJTËS SË AUTORIT - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Copyright limitations here allow certain uses of a work without the author’s permission; some uses are free, while others require compensation.
Neni 41 Kufizimet e të drejtës së autorit 1. Kufizimet e të drejtës së autorit nënkuptojnë se një vepër mund të shfrytëzohet: 1.1. pa leje të autorit dhe pa pagesë të Kompensimit përkatës, në vijim: shfrytëzim i lirshëm; 1.2. pa leje të autorit, por me pagesë të kompensimit përkatës. 2. Kufizimet e të drejtës së autorit vlejnë vetëm në rastet e parapara shprehimisht në këtë nen, ndërkaq vëllimi dhe mënyra e shfrytëzimit kufizohet me synimin të cilit i shërben, me kusht që të mos 15 jetë në kundërshtim me shfrytëzimin normal të veprës dhe të mos shkelen në mënyrë të paarsyeshme interesat e ligjshme të autorit. 3. Në rastet kur shfrytëzimi i veprave lejohet sipas dispozitave të këtij neni, duhet patjetër të shënohet emri i autorit dhe burimi, përveç kur kjo është objektivisht e pamundur ose kur shprehimisht e përjashton ky ligj. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The work may be used freely for public security needs or for ordinary administrative, parliamentary, or judicial reporting and procedures, and it does not have to name the author or source.
Neni 42 Shfrytëzimi i lirshëm dhe zbatimi i procedurave zyrtare Është i lirshëm shfrytëzimi i veprës për nevoja të sigurimit publik ose për rrjedhat e rregullta të veprimit apo raportimit në procedurat administrative, parlamentare ose gjyqësore, pa qenë e domosdoshme të shënohet emri i autorit dhe burimi prej nga është marrë vepra. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Teaching-related use in schools is allowed for non-commercial purposes, subject to specific conditions.
Neni 43 Mësimdhënia 1. Vetëm për qëllim të ilustrimit të mësimdhënies nëpër shkollat e të gjitha niveleve, ndërsa në suazë të synimit jokomercional, është i lirshëm: 1.1. interpretimi publik i veprave të publikuara nëse kjo është formë e drejtpërdrejtë e mësimdhënies në shkollë; 1.2. interpretimi publik i veprave të publikuara në kremtimet shkollore pa pagesë, me kusht që interpretuesit nuk kompensohen për këtë. 1.3. komunikimi i veprave nga fonogramet dhe videogramet për qëllime të mësimdhënies; 1.4. riprodhimi i pjesëve të shkurta të veprave të publikuara, për qëllime të mësimdhënies së drejtpërdrejtë ose për provime; 1.5. emetimi i mëtejmë audiovizuel i emisioneve shkollore; 1.6. riprodhimi i emisioneve shkollore audiovizuele në fonograme ose videograme, vetëm për qëllime të mësimdhënies së drejtpërdrejtë në hapësirat e institucionit shkollor. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Private copying and certain institutional reproductions are allowed, but full reproduction of specified works is generally not allowed except for stated exceptions.
Neni 44 Riprodhimi privat dhe vetanak 1. Në kuptim të nenit 38 të këtij ligji, riprodhimi i veprave të publikuara është i lirshëm nëse bëhet deri në tre ekzemplarë dhe nëse janë përmbushur kushtet sipas paragrafit 2. dhe 3. të këtij neni. 2. Personi fizik mund të riprodhojë lirshëm një vepër: 2.1. në çfarëdo bartësi, nëse këtë e bën për përdorim privat dhe pa interes të drejtpërdrejtë apo të tërthortë komercial, si dhe nëse ekzemplarët e tillë nuk do t’i shpërndahen apo komunikohen publikut; 2.2. në letër apo në bartës tjetër të ngjashëm, me përdorim të fotokopjimit ose të një teknike të ngjashme fotografike; 3. Bibliotekat publike, arkivat publike, muzetë dhe institucionet arsimore apo shkencore, mund të riprodhojnë lirshëm veprën në çfarëdo bartësi lëndor, nëse riprodhimin e bëjnë nga ekzemplari që zotërojnë dhe pa interes komercial të drejtpërdrejtë apo të tërthortë; 4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1., 2. dhe 3. të këtij neni, nuk lejohet riprodhimi i veprës së shkruar në vëllim të plotë të librit, partiturave muzikore, bazës elektronike të të dhënave, programeve 16 kompjuterike dhe në formë të veprave të ndërtuara arkitektonike, nëse nuk parashihet ndryshe në këtë ligj ose me kontratë. 5. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 4. të këtij neni, por në përputhje me kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni, lejohet: 5.1. riprodhimi i plotë i një libri, nëse ekzemplarët e shtypur janë të shitur të paktën dy (2) vjet më parë; 5.2. transkriptimi i partiturave muzikore me shkrim dore. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: An audiovisual media service provider with a licence to broadcast a work may make a recording for its own use, may broadcast that recording only once, must delete it within one month after broadcasting, and may deliver it to an official archive if it has exceptional documentary value.
Neni 45 Incizimet kalimtare 1. Shërbyesi medial audiovizual i cili ka leje për të transmetuar një vepër mund të bëjë incizimin e kësaj vepre lirshëm, me mjete vetanake dhe për nevoja të veta. 2. Shërbyesi medial audiovizual mund të transmetojë incizimin e referuar sipas paragrafit 1. të këtij neni vetëm një herë, dhe duhet ta fshijë atë jo më vonë se brenda një (1) muaji pas transmetimit. 3. Incizimi, i referuar në paragrafin 1. të këtij neni, mund të dorëzohet në një arkiv zyrtar, me kusht që ai të ketë karakter të jashtëzakonshëm dokumentues. Shërbyesi medial audiovizual duhet të njoftojë menjëherë bartësin e të drejtës në lidhje me dorëzimin e tillë. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Use of a published work is allowed for the benefit of persons with special needs, only as much as their special need requires.
Neni 46 Personat me nevoja të veçanta Është i lejueshëm riprodhimi, shpërndarja dhe komunikimi i veprës së publikuar në dobi të personave me nevoja të veçanta, por në masën që dikton nevoja e veçantë. Shfrytëzimi i këtillë është i lejueshëm me kusht që të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë me personat me nevoja të veçanta, si dhe që të mos bëhet për interes të drejtpërdrejtë apo të tërthortë komercial. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Use of the work is permitted during religious ceremonies and official celebrations organized by the public authority.
Neni 47 Ceremonitë dhe festimet Është i lirshëm shfrytëzimi i veprës gjatë ceremonive fetare dhe në festimet zyrtare që organizohen nga autoriteti publik. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Some temporary reproductions of a work are allowed if they are only incidental or transient, are essential to a technological process, have no independent economic value, and serve only to enable network transmission through an intermediary or lawful use.
Neni 48 Rastet e veçanta të shfrytëzimit të lirshëm 1. Janë të lirshme aktet e riprodhimit të përkohshëm të një vepre të cilat janë kalimtare ose përcjellëse, që janë pjesë përbërëse dhe thelbësore e ndonjë procesi teknologjik, që nuk kanë rëndësi të pavarur ekonomike dhe kanë të vetmin qëllim të mundësojnë që vepra: 1.1. të transmetohet në rrjet midis palëve të treta nëpërmjet ndërmjetësuesit; ose 1.2. të shfrytëzohet ligjshëm. 2. Është i lirshëm shfrytëzimi i veprës së publikuar në material tjetër, nëse aty përfshihet rastësisht dhe nuk paraqet element thelbësor të atij shfrytëzimi. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This provision says public-information use is free and lists several allowed uses of public content.
Neni 49 E drejta e informimit publik 1. Për të pasur qasje të lirë në informim të karakterit publik është i lirshëm: 17 1.1. riprodhimi, shpërndarja dhe komunikimi për publikun i veprës audiovizuele që paraqet pjesë përbërëse të ngjarjes për të cilën raportohet, por pa kaluar masën e raportimit për ngjarjen e ditës; 1.2. riprodhimi dhe komunikimi për publikun, në mënyrë të shkurtër, në formë recensioni apo ndonjë referim tjetër i përmbajtjes së veprave të publikuara të autorit. 2. Shfrytëzimi i pjesëve të shkurtra të shkëputura nga komente të ndryshme dhe artikuj të tjerë të publikuar në media publike, në formë të pasqyrimit të temave të ditës; 3. Shfrytëzimi i fjalimeve politike dhe i fjalimeve të tjera të mbajtura në debate publike, në masën e qëllimit informativ. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: It allows using excerpts from a published foreign work, or the whole foreign work in certain visual/design fields, in the author’s own work when linked to criticism or discussion and consistent with conscience and honesty.
Neni 50 Citimet Është i lejueshëm shfrytëzimi në veprën vetanake i pjesëve të shkëputura nga një vepër e huaj e publikuar, ose vepra e plotë e huaj e publikuar në lëmin e fotografisë, të arteve figurative, dizajnit industrial, arkitekturës, arteve aplikative dhe kartografisë, nëse kjo ka të bëjë me kritikën apo shtjellimet në veprën e vetë autorit, me kusht që kjo të jetë në përputhje me parimet e vetëdijes dhe ndershmërisë. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The work’s processing is allowed in certain cases.
Neni 51 Përpunimet e lirshme 1. Përpunimi i veprës është i lejueshëm: 1.1. nëse ka të bëjë me përpunim privat apo tjetër vetanak, i cili nuk është në dispozicion të publikut; 1.2. për përpunim në parodi apo karikaturë, nëse kjo nuk krijon apo nuk mund të krijojë huti në lidhje me burimin; 1.3. nëse përpunimi përkon me shfrytëzim të lejueshëm dhe me qëllimin e ligjshëm. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Catalogues may reproduce and distribute certain exhibited works, as long as it is not for any direct or indirect commercial interest.
Neni 52 Katalogët Është i lirshëm riprodhimi dhe shpërndarja në katalogë i veprave të ekspozuara të arteve figurative, arteve aplikative dhe dizajnit industrial, si dhe i veprave fotografike që botohen nga organizatori për të promovuar ekspozitën ose ankandin, duke përjashtuar çfarëdo interesi komercial të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Works placed in public spaces or other places open to general public access may be used freely, but not in three-dimensional form, not for the same purpose as the source work, and not for direct or indirect commercial interest.
Neni 53 Veprat e vendosura në vende publike 1. Veprat e vendosura në hapësira publike dhe në vende të tjera ku është e lejuar qasja e përgjithshme publike shfrytëzohen lirshëm. 2. Shfrytëzimi i veprave nga paragrafi 1. të këtij neni nuk është i lejueshëm të bëhet në formë tredimensionale ose për qëllim të njëjtë si vepra burimore, e as për interes komercial të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Në punëtori, shitore, panaire dhe ofiçina riparimi lejohet riprodhimi i veprës në fonogram ose video dhe komunikimi i veprave për publikun, vetëm sa është e domosdoshme për demonstrimin e pajisjeve.
Neni 54 Demonstrimi i pajisjeve Në punëtori, shitore, panaire dhe ofiçina të riparimit është i lejueshëm riprodhimi i veprës në fonogram 18 apo video, si dhe komunikimi i veprave për publikun, por vetëm në masën e domosdoshme për demonstrimin e punës së pajisjeve që prodhohen, shiten ose riparohen në hapësira të tilla. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A lawful user of a published database, or a copy of it, may freely reproduce or modify it when needed to access and normally use the content.
Neni 55 Bazat e të dhënave 1. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave ose i ekzemplarit të saj mundet lirshëm ta riprodhojë ose të bëjë ndryshime në atë bazë të të dhënave, me kusht që kjo të jetë e nevojshme për t’iu qasur përmbajtjes së saj dhe shfrytëzimit normal të kësaj përmbajtjeje. Kur shfrytëzuesi është i autorizuar që të shfrytëzojë vetëm një pjesë të bazës së të dhënave, kjo dispozitë zbatohet vetëm në lidhje me atë pjesë. 2. Çdo dispozitë kontraktuale në kundërshtim me paragrafin 1. i këtij neni është i pavlefshëm. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Reproducing and taking excerpts from published works is allowed in readers and textbooks, if the corresponding compensation is paid.
Neni 56 Librat e leximit dhe tekstet shkollore Me pagesë të kompensimit përkatës është i lejueshëm riprodhimi dhe marrja e pjesëve të shkëputura të veprës së publikuar të autorit, respektivisht i veprave të publikuara veç e veç nga lëmi i arteve figurative, fotografisë, arkitekturës, arteve aplikative dhe dizajnit industrial, si dhe i kartografisë, në libra leximi dhe tekste shkollore që përmbajnë vepra të më shumë autorëve dhe që i dedikohen mësimdhënies në shkolla të të gjitha niveleve. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: After payment, press reproduction and public communication/making available of certain published articles or broadcast works is allowed unless the right holder has expressly reserved the use.
Neni 57 Komentet e Shërbyesve medial audiovizual dhe artikujt e shtypit Pas pagesës përkatëse, duhet të jetë e lejueshme riprodhimi nga ana e shtypit, komunikimi publikut apo vënia në dispozicion të publikut e artikujve të publikuar mbi temat aktuale ekonomike, politike apo fetare, apo të veprave të transmetuara, ose temave të tjera të karakterit të njëjtë, përveç nëse përdorimi i tillë është shprehimisht i rezervuar nga bartësi i të drejtës. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Transmetuesi lejohet të emetojë vepra nga fonogramet e botuara vetëm nëse, para emetimit, ka lidhur kontratë me Shoqatën kolektive për lartësinë, mënyrën dhe afatin e pagesës së kompensimit.
Neni 58 Emetimi i veprës nga fonogramet e botuara I lejohet transmetuesit emetimi i veprave nga fonogramet e botuara, me kusht që, para emetimit, me Shoqatën kolektive të ketë lidhur kontratë për lartësinë, mënyrën dhe afatin e pagesës së kompensimit. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Institucionet sociale si shtëpitë e pleqve, spitalet dhe burgjet mund të riprodhojnë dhe të ritransmetojnë emisione audiovizuale, nëse paguajnë kompensimin përkatës.
Neni 59 Institucionet sociale Me pagesë të kompensimit përkatës, është i lejueshëm riprodhimi dhe emetimi i mëtejmë i emisioneve të Shërbyesve medial audiovizual në shtëpitë e pleqve, në spitale, burgje dhe institucione të ngjashme sociale. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: If a rights holder uses technological measures, they must provide means to use the copyright limitations on request within 14 days, subject to necessity and lawful access conditions. If they do not, users or user associations may go to the competent court.
Neni 60 Sigurimi i kufizimeve të të drejtave 1. Nëse bartësi i të drejtave zbaton masa teknologjike në kuptim të dispozitave të këtij ligji ai është i detyruar që përfituesit e kufizimeve të të drejtave nga nenet 42 deri 46 dhe nenit 59 të këtij ligji, me kërkesën e tij, por jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e paraqitjes së saj, t’i vërë në dispozicion mjetet për shfrytëzim të këtyre kufizimeve, por me kusht që ato të përdoren vetëm në masën e domosdoshme dhe që përfituesi të këtë qasje të ligjshme në veprën e mbrojtur apo në objekt të të drejtave të përafërta. 2. Nëse bartësi i të drejtave nuk e përmbush detyrimin sipas paragrafit 1. të këtij neni shfrytëzuesi ose shoqatat e shfrytëzuesve mund t’i drejtohen gjykatës kompetente. 19 3. Paragrafët e mësipërm të këtij neni nuk zbatohen: 3.1. nëse bartësi i të drejtës, vullnetarisht ose sipas kontratës, i ka vënë shfrytëzuesit në dispozicion mjetet për të shfrytëzuar kufizimet e të drejtave të këtilla, në masë të kënaqshme dhe të domosdoshme; 3.2. ndaj masave teknologjike të zbatuara gjatë përmbushjes së detyrimeve të titullarëve të të drejtave nga paragrafët e mësipërm të këtij neni; 3.3. ndaj veprave të vëna në dispozicion të publikut sipas kushteve të kontraktuara, në mënyrën që pjesëtarëve të publikut u është bërë e mundur qasja nga vendi dhe në kohën që ata e zgjedhin individualisht. KREU V KUFIZIMET E KOHËZGJATJES TË SË DREJTËS SË AUTORIT - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: This article sets the copyright term for different kinds of works, generally using a 70-year period tied to death or lawful disclosure.
Neni 61 Afati i kohëzgjatjes 1. E drejta e autorit zgjat gjatë gjithë jetës së autorit dhe shtatëdhjetë (70) vjet pas vdekjes së tij. 2. E drejta e autorit në veprat anonime dhe me pseudonim do të vazhdojë për shtatëdhjetë (70) vjet pas zbulimit të ligjshëm të veprës. Kur pseudonimi nuk lë dyshim në lidhje me identitetin e autorit, ose nëse autori zbulon identitetin e tij gjatë periudhës shtatëdhjetë (70) vjeçare pas zbulimit të ligjshëm të veprës, e drejta e autorit do të vazhdojë në përputhje me dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni. 3. E drejta e autorit në veprën e bashkautorëve do të zgjasë për shtatëdhjetë (70) vjet nga data e vdekjes së bashkautorit të fundit që ka jetuar. 4. E drejta e autorit në veprat kolektive zgjat për shtatëdhjetë (70) vjet pas zbulimit të ligjshëm të veprës, përveç nëse personat fizikë që kanë krijuar veprën janë identifikuar si të tillë në versione të veprës të cilat i janë zbuluar publikut. 5. Në rast të identifikimit të autorëve që përfshihen në vepra të tilla, aplikohen dispozitat e paragrafit 1. dhe 3. të këtij neni. 6. Kur afati nuk rrjedh që nga vdekja e autorit, ndërsa vepra nuk ka qenë ligjshëm e publikuar, e drejta e autorit zgjat shtatëdhjetë (70) vjet nga vdekja e tij. 7. Kur afati i mbrojtjes llogaritet nga dita e zbulimit ose publikimit të ligjshëm të veprës, dhe kur vepra publikohet në vëllime, pjesë, kapituj, numra apo episode, afati i mbrojtjes vazhdon për secilën artikull, si të ndarë. 8. Ndryshimet jo qenësore gjatë përzgjedhjes, korrigjimit apo renditjes së përmbajtjes së koleksionit të veprave nuk e zgjasin afatin e mbrojtjes të së drejtës në koleksion. 9. Afatet nga ky nen llogariten që nga 1 janari i vitit që pason vitin në të cilin ndodh ngjarja e cila është relevante për fillimin e afatit. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: When the protection term ends, the copyrighted work enters the public domain and may be freely used.
Neni 62 Efekti i mbarimit të afateve Me mbarimin e afateve të kohëzgjatjes së mbrojtjes, siç përcaktohet në këtë kapitull, vepra e mbrojtur me të drejtën e autorit kalon në domenin publik dhe është e lirë për t’u shfrytëzuar. 20 - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The author’s publication and withdrawal rights last for as long as the author is alive.
Neni 63 E drejta e publikimit dhe e drejta e tërheqjes E drejta e publikimit dhe e drejta e tërheqjes, që i referohet nenit 17 dhe nenit 20 të këtij ligji, zgjasin derisa autori të jetë gjallë. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The obligation to respect copyright and the integrity right of the work lasts without a time limit.
Neni 64 E drejta e autorësisë dhe e integritetit të veprës Pavarësisht nga dispozitat e neneve 61 dhe 62 të këtij ligji, detyrimi për respektimin e të drejtës së autorit, neni 18, dhe të drejtës së integritetit të veprës, neni 19, zgjat pa kufizim kohor. KREU VI KALIMI I TË DREJTAVE TË AUTORIT - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The author may not transfer his moral rights to another person.
Neni 65 Autori nuk mund t’ia kalojë të drejtat morale të tij personit tjetër. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Economic rights and other rights, and the post-death exercise of moral rights, pass according to inheritance rules.
Neni 66 Trashëgimi i të drejtës së autorit Të drejtat ekonomike dhe të drejtat tjera, si dhe zbatimi i të drejtave morale që zgjasin pas vdekjes së autorit, kalohen në përputhje me dispozitat për trashëgimi. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Property rights and other author rights may be transferred legally.
Neni 67 Kalimi i të drejtave pasurore të autorit Të drejtat pasurore dhe të drejtat e tjera të autorit janë pjesë përbërëse e pasurisë së bartësit të tyre dhe mund të jenë objekt i kalimit juridik. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The author is the first holder of the property rights and other rights over their work, and those rights can also belong to a natural or legal person to whom they are transferred by law or a legal act.
Neni 68 Bartësi i të drejtave pasurore 1. Autori është bartësi i parë i të gjitha të drejtave pasurore dhe të drejtave tjera mbi veprën e vet. 2. Përveç autorit, bartësi i të drejtave nga paragrafi 1. i këtij neni mund të jetë edhe personi fizik apo juridik të cilit i kalohen këto të drejta mbi bazë ligjore ose me veprim juridik. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Rights recognized to the author by law, including judicial protection, pass to another rights holder to the extent and type transferred by law or legal act, unless this law provides otherwise.
Neni 69 Zotërimi juridik Të drejtat të cilat autorit i njihen me ligj, përfshirë këtu edhe mbrojtjen e tyre gjyqësore, i takojnë bartësit tjetër të të drejtave, në masën dhe sipas llojit që i barten me ligj apo me veprim juridik, përveç nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Copyright, unfinished works, unpublished originals, and a work’s manuscript cannot be subject to execution; only pecuniary benefits from copyright may be subject to execution.
Neni 70 Përmbarimi 1. E drejta e autorit, vepra e pakryer, origjinalet e pa publikuara dhe dorëshkrimi i veprës nuk mund të jenë objekt i përmbarimit. 2. Lëndë e përmbarimit mund të jenë vetëm përfitimet pasurore nga e drejta e autorit. 21 - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Copyright is separate from ownership of the physical item carrying the work, unless this law says otherwise.
Neni 71 Marrëdhënia e të drejtës së autorit me të drejtën e pronësisë 1. E drejta e autorit është e pavarur nga e drejta e pronësisë mbi sendin ku është e përfshirë vepra e autorit, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe. 2. Kalimi veç e veç i të drejtave pasurore të autorit dhe të drejtave tjera mbi veprën e autorit nuk ndikon në të drejtën e pronësisë mbi sendin ku është përfshirë vepra e autorit, nëse në këtë ligj apo me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 3. Kalimi juridik i sendit ku është e përfshirë vepra e autorit nuk ndikon në të drejtat e veçanta pasurore dhe të drejtat e tjera të autorit mbi atë vepër, nëse me këtë ligj apo me kontratë nuk parashikohet ndryshe. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Only economic benefits from exploiting copyright count as joint marital property.
Neni 72 Në pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve bien vetëm përfitimet pasurore që dalin nga shfrytëzimi i të drejtës së autorit. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The owner of an architectural built work may process that work freely.
Neni 73 Pronari i veprës së ndërtuar arkitekturore mund ta përpunojë lirshëm atë vepër. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The owner generally may not destroy the author’s original work before offering it to the author, and the author has specific rights if an architectural work is destroyed.
Neni 74 1. Pronari që synon ta asgjësojë origjinalin e veprës së autorit dhe kur ka bazë të supozojë se autori ka interes të arsyeshëm në ruajtjen e origjinalit nuk mund ta asgjësojë origjinalin e këtillë para se t’ia ketë ofruar atë autorit. Pronari nuk mund të kërkojë më tepër se që është vlera reale e materialit. 2. Nëse është e pamundur të kthehet origjinali, pronari mund ta asgjësojë atë, por duhet t’ia mundësojë autorit bërjen e kopjes së veprës në shpenzime të autorit. 3. Pronari i veprës së ndërtuar arkitekturore mund ta asgjësojë atë vepër, por autori ka të drejtën ta fotografojë dhe të kërkojë t’i dorëzohen kopjet e planeve në shpenzime të veta. 4. Dispozitat e këtij neni nuk ndikojnë në mbrojtjen e veprës sipas dispozitave të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: The author may transfer the economic rights to use the work by contract or another legal act, unless this law provides otherwise.
Neni 75 Kontrata për të drejtat e autorit 1. Autori mund t’ia kalojë personit tjetër të drejtat pasurore për shfrytëzim të veprës së tij, përmes lidhjes së kontratës apo veprimit tjetër juridik, përveç nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj. 2. Kontrata e të drejtës së autorit përmban në veçanti: emrat e palëve kontraktuese, titullin, përkatësisht identifikimin e veprës që është si objekt i kontratës, të drejtat, përkatësisht format e shfrytëzimit që janë objekt i kalimit, format e kompensimit të autorit, kufizimet eventuale të përmbajtjes, kufizimet e mundshme në shtrirje territoriale, kohëzgjatjen. 3. Ndaj kontratës së të drejtës së autorit zbatohen dispozitat e të drejtës së detyrimeve, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë ligj. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: This article lets a rights transfer be limited by content, territory, and duration, and distinguishes exclusive from nonexclusive transfers.
Neni 76 Vëllimi i kalimit të të drejtave 22 1. Kalimi i disa të drejtave pasurore apo të drejtave tjera vetanake të autorit mund të bëhet me kufizime në përmbajtje, territor dhe kohëzgjatje. 2. Kalimi i të drejtave pasurore mund të jetë ekskluziv ose joekskluziv: 2.1. kalimi ekskluziv e autorizon vetëm marrësin e të drejtës që, në mënyrën e përcaktuar me kontratë, të shfrytëzojë veprën e autorit, duke përjashtuar të gjithë personat tjerë, përfshirë edhe autorin; 2.2. kalimi joekskluziv e autorizon marrësin e të drejtës që, në mënyrën e përcaktuar me kontratë, të shfrytëzojë veprën e autorit, krahas autorit dhe cilit do person tjetër që është titullar i të drejtës së autorit. 3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve të këtij neni, kalimi ekskluziv i të drejtave të shfrytëzimit të veprës së caktuar nuk e ndalon autorin ta shfrytëzojë atë vepër në koleksion të veprave të zgjedhura të tij, apo në koleksion të të gjitha veprave të tij. 4. Kalimi joekskluziv, të cilin autori e ka lejuar para se të ketë bërë kontratë për kalim joekskluziv, mbetet i vlefshëm ndaj marrësit të së drejtës ekskluzive, nëse me kontratë midis autorit dhe marrësit të së drejtës ekskluzive nuk është parashikuar ndryshe. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: If a law or contract does not say otherwise, a transfer of rights is presumed to be non-exclusive, limited to Kosovo, and limited to the rights and extent needed to achieve the contract’s purpose.
Neni 77 Supozimi i masës së kalimit të të drejtave 1. Nëse me ligj apo me kontratë nuk është specifikuar se kalimi i të drejtave është ekskluziv ose joekskluziv konsiderohet se kalimi është joekskluziv. 2. Nëse me ligj apo me kontratë nuk është specifikuar shtrirja territoriale, konsiderohet se kalimi vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës. 3. Nëse me ligj apo me kontratë nuk është specifikuar se cilat të drejta veç e veç kalohen, ose në çfarë mase kalohet një e drejtë, konsiderohet se janë kaluar ato të drejta dhe vetëm deri në atë masë që është thelbësore për t’i arritur synimet e kontratës. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: A person who acquired copyright-related rights by transfer generally may not transfer them again to a third party without the author’s permission, unless the contract says otherwise or the transfer follows sale, bankruptcy, or orderly liquidation of the rights-holder company.
Neni 78 Kalimi i mëtejmë i të drejtave 1. Personi që me anë të kalimit ka fituar të drejtën pasurore ose një të drejtë tjetër të autorit nuk mundet pa leje të autorit të bëjë kalim të mëtejmë të të drejtave të tilla në një person të tretë, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. 2. Leja sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk është e nevojshme, në rast se kalimi i mëtejmë është pasojë e shitjes, bankrotit ose likuidimit të rregullt të personit juridik i cili është bartës i të drejtës. 3. Kalimi i të drejtës së caktuar për të shfrytëzuar veprën nuk nënkupton edhe kalimin e të drejtës në kompensim të autorit, në rastet kur shfrytëzimi i veprës së autorit mund të bëhet pa leje të autorit, por me detyrim të pagesës së kompensimit të autorit. 4. Nëse kalimi i mëtejmë, pa pajtim të autorit, është i lejueshëm me ligj apo me kontratë marrësi i parë i të drejtës dhe bartësi i ri i të drejtës mbajnë përgjegjësi solidare ndaj autorit për përmbushjen e detyrimeve nga kontrata për kalim. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: Kur transferohet një e drejtë e autorit, kjo zakonisht nuk prek të drejtat e tjera; kur transferohet e drejta për riprodhim, nuk kalojnë automatikisht edhe disa të drejta të tjera. Autori ka të drejtë kompensimi për çdo qiradhënie dhe nuk mund të heqë dorë nga kjo e drejtë.
Neni 79 Rregulla e kalimeve të veçuara 23 1. Kalimi i një të drejte pasurore ose i një të drejte tjetër të autorit nuk ndikon në kalimin e të drejtave të tjera, nëse me ligj apo me kontratë nuk parashihet ndryshe. 2. Me rastin e kalimit të të drejtës për riprodhim të veprës nuk kalohet edhe e drejta e regjistrimit të saj në formën elektronike si dhe e drejta për fiksim të zërit apo të pamjeve, nëse me këtë ligj apo me kontratë nuk parashihet ndryshe. 3. Me rastin e kalimit të të drejtës për qiradhënie të fonogramit, përkatësisht videogramit të veprës së autorit, autori mban të drejtën në kompensim për çdo qiradhënie të veprës. Autori nuk mund të heqë dorë nga kjo e drejtë. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: If the right to reproduce a work is transferred, the right to distribute copies is also treated as transferred, unless the contract says otherwise.
Neni 80 Supozimi i kalimit të bashkëlidhur Me rastin e kalimit të të drejtës për riprodhimit të veprës, konsiderohet se është kaluar edhe e drejta për shpërndarjen e ekzemplarëve të saj, përveç nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: If an author transfers rights by including a work in a periodically published collection, the publisher is treated as having the exclusive right to reproduce and distribute the work.
Neni 81 Kalimi i të drejtës për botime periodike 1. Nëse autori i kalon të drejtat e veta në formë të përfshirjes së veprës së tij në koleksionin që botohet periodikisht, konsiderohet se botuesi ka fituar të drejtën ekskluzive të riprodhimit dhe shpërndarjes së veprës. 2. Në rastin nga paragrafi 1. i këtij neni kalimi bëhet ekskluziv pas një viti nga dita e botimit të koleksionit periodik. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: Contract terms that transfer certain listed author rights are void.
Neni 82 Pavlefshmëria 1. Konsiderohen të pavlefshme përcaktimet kontraktuese me të cilat autori bën kalimin e të drejtave të mëposhtme: 1.1. të drejtën e autorit si tërësi; 1.2. të drejtat morale; 1.3. të drejtat pasurore mbi të gjitha veprat e ardhshme të tij; 1.4. të drejtat pasurore për forma ende të panjohura të shfrytëzimit të veprës së tij. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: Contracts and other legal acts transferring copyright-related property rights, or allowing use of a work, must be in writing unless the law provides otherwise.
Neni 83 Formaliteti 1. Të gjitha kontratat dhe veprimet tjera juridike me anë të të cilave bëhet kalimi i të drejtave pasurore dhe të drejtave tjera të autorit, ose jepen autorizime për shfrytëzim të veprës, bëhen në formë të shkruar, nëse me ligj nuk parashihet ndryshe. 2. Në rast të mospajtimit me paragrafin 1. të këtij neni, të gjitha definimet e diskutueshme apo të paqarta të marrëveshjes gojore interpretohen në favor të autorit. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: Author compensation may be set as a lump sum or according to use, economic effect, work size or quality, and if not agreed by contract it must follow usual payments and use conditions.
Neni 84 Kompensimi i autorit 1. Kompensimi i autorit mund të caktohet: në shumë të njëhershme, në varësi me masën e shfrytëzimit të veprës, në varësi me efektet ekonomike të shfrytëzimit të veprës, në varësi me madhësinë apo cilësinë e veprës ose me kombinimin e këtyre metodave, si dhe duke marrë parasysh edhe kushtet 24 tjera që mund të ndikojnë në lartësinë e tij. 2. Nëse kompensimi i autorit nuk është caktuar me kontratë duhet të caktohet sipas pagesave të zakonshme për llojin e veprës, sipas masës dhe kohëzgjatjes së shfrytëzimit të veprës si dhe rrethanave tjera. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Nëse fitimi nga shfrytëzimi i veprës është dukshëm më i madh se kompensimi i njëhershëm i kontraktuar, autori ka të drejtë të kërkojë ndryshim të kontratës për një pjesë më të drejtë në fitim.
Neni 85 E drejta në revizionin e kompensimit të shpërpjesëtuar 1. Në rast se fitimprurja nga shfrytëzimi i veprës është në shpërpjesëtim të dukshëm me kompensimin e kontraktuar në shumë të njëhershme autori ka të drejtë të kërkojë ndryshimin e kontratës, në kuptim të caktimit më të drejtë të hises në fitim. 2. E drejta nga paragrafi 1. i këtij neni parashkruhet në afat prej dy (2) vjetësh nga dita e marrjes së njohurisë për ekzistimin e kompensimit të shpërpjesëtuar, por më së largu në afat prej dhjetë (10) vjetësh pas kalimit të të drejtës së shfrytëzimit të veprës së autorit. 3. Autori nuk mund të heqë dorë nga e drejta e tij sipas paragrafit 1. të këtij neni. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Kur compensationi varet nga fitimi i shfrytëzimit të veprës, shfrytëzuesi duhet të mbajë libra dhe evidenca kontabiliteti, t’ia lejojë kontrollin autorit ose përfaqësuesit të tij, dhe të dërgojë raporte të sakta për të ardhurat, të paktën një herë në vit dhe sipas afateve të caktuara.
Neni 86 Detyrimi për mbajtjen e evidencës 1. Në rast kur kompensimi është përcaktuar në varësi me fitimin e realizuar nga shfrytëzimi i veprës shfrytëzuesi i të drejtës së autorit duhet patjetër të mbajë librin përkatës dhe evidencat tjera të kontabilitetit, prej ku është e mundur të konstatohen të ardhurat e realizuara. 2. Shfrytëzuesi i veprës është i detyruar që autorit apo përfaqësuesit të tij t’ia mundësojë kontrollin e evidencave nga paragrafi 1. i këtij neni, ndërsa në afatet e caktuara dhe të paktën një herë në vit t’i dërgojë edhe raporte të sakta lidhur me realizimin e të ardhurave. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: The author may revoke a granted exploitation right only under stated conditions and time limits, and must fairly compensate the right-holder for damage caused by revocation.
Neni 87 Revokimi i të drejtës pasurore 1. Autori mund ta revokojë të drejtën pasurore të dhënë për shfrytëzim, nëse bartësi i të drejtës e ka shfrytëzuar atë të drejtë në masë të pamjaftueshme ose nuk e ka shfrytëzuar fare, me çka janë dëmtuar dukshëm interesat e arsyeshme të autorit, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe. 2. Autori nuk mund të vë në veprim të drejtën e revokimit para se të kenë kaluar dy (2) vite nga dita kur ka bërë kalimin e të drejtës së shfrytëzimit ose ka dorëzuar ekzemplarin e veprës, nëse ky dorëzim është bërë pas lidhjes së kontratës. Nëse ka të bëjë me artikull për shtypin ditor ky afat është tre (3) muaj, ndërsa për shtypin periodik është një (1) vit. 3. Autori mund të vë në veprim të drejtën e revokimit, vetëm pasi ta ketë paralajmëruar marrësin e të drejtës për revokim pasues dhe t’i ketë lënë një afat shtesë dhe të arsyeshëm për të shfrytëzuar të drejtën e dhënë. 4. Me rastin e bërjes së revokimit e drejta e dhënë për shfrytëzim të veprës shuhet. 5. Autori duhet që marrësit të të drejtës t’ia kompensojë në mënyrë të drejtë dëmin e shkaktuar me revokimin e të drejtës. 6. Autori nuk mund të heqë dorë nga e drejta e revokimit sipas këtij neni. 25 KREU VII KONTRATAT E VEÇANTA PËR TË DREJTËN E AUTORIT - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: A publishing contract transfers certain reproduction and distribution rights to the publisher, who must reproduce and distribute the work and pay the author compensation.
Neni 88 Objekti i kontratës së botimit 1. Me kontratë botimi autori ia kalon të drejtën botuesit për të riprodhuar veprën e tij me anë të shtypshkrimit dhe të drejtën për shpërndarje të ekzemplarëve të veprës, ndërkaq botuesi merr për detyrim të bëjë riprodhimin dhe shpërndarjen e veprës si dhe për këtë t’i paguajë autorit kompensimin. 2. Në rastin kur vepra nuk është e publikuar me kontratë për botim të veprës konsiderohet se është dhënë pëlqimi edhe për publikimin e saj. 3. Me kontratë për botim botuesi mund të autorizohet edhe për përkthim të veprës në një gjuhë tjetër, si dhe për riprodhim dhe shpërndarje të saj. 4. Kontrata për botimin, objekt i së cilës është botimi i artikujve, vizatimeve, karikaturave dhe kontributeve tjera të autorit në shtypin ditor dhe atë periodik, nuk është e domosdoshme të bëhet në formë të shkruar. 5. Përfaqësuesi i autorit mund të lidhë kontratë për botim vetëm për ato vepra që janë caktuar shprehimisht në autorizimin e autorit. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: This article says a publishing contract should set key terms like manuscript delivery, release timing, print run, later editions, and layout.
Neni 89 Përmbajtja e kontratës 1. Kontrata për botim të veprës përmban, në veçanti: 1.1. afatin brenda të cilit autori detyrohet t’ia dorëzojë botuesit dorëshkrimin ose një ekzemplar tjetër të veprës, në mënyrë që botuesit t’ia mundësojë botimin e veprës. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, ky afat është një (1) vit nga dita e lidhjes së kontratës; 1.2. afatin brenda të cilit botuesi detyrohet të nisë nxjerrjen në treg të ekzemplarëve të veprës. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, ky afat është një (1) vit që nga dita e pranimit të dorëshkrimit a të një ekzemplari tjetër të rregullt të veprës; 1.3. numrin e botimeve të cilat botuesi është i autorizuar t’i nxjerrë. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, botuesi ka të drejtë në një botim; 1.4. afatin brenda të cilit botuesi, pas shterjes së botimit të parë, është i detyruar të nisë nxjerrjen në treg të ekzemplarëve të botimit të ardhshëm, nëse kjo është paraparë në kontratë. Nëse në kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, ky afat është një (1) vit që nga dita kur autori ka kërkuar një gjë të tillë; 1.5. dukjen dhe faqosjen teknike të ekzemplarëve të veprës. 2. Nëse kompensimi është i caktuar në përqindje nga çmimi me pakicë i ekzemplarëve të shitur, në kontratën për botim të veprës duhet të caktohet tirazhi i botimit të parë. Nëse kjo nuk është caktuar, supozohet se vepra është botuar në të paktën pesëmijë (5.000) ekzemplarë. 3. Nëse kompensimi është caktuar në shumë të njëhershme, në kontratë duhet patjetër të caktohet tirazhi i përgjithshëm i ekzemplarëve që do të shtypen. Nëse kjo nuk është caktuar apo nuk rezulton nga qëllimi i kontratës doket profesionale apo rrethanat tjera botuesi mund t’i riprodhojë dhe t’i shpërndajë deri në pesëqind (500) ekzemplarë. 26 - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: Botuesi duhet të kujdeset për shitjen e ekzemplarëve, t’i japë autorit korrekturën kur ai e kërkon dhe t’i lejojë ndryshimet për botimet e ardhshme, me kushtet e përcaktuara.
Neni 90 Detyrimet e botuesit 1. Botuesi ka për detyrë: 1.1. të kujdeset për shitjen e ekzemplarëve dhe për këtë ta informojë herë pas here autorin, me kërkesën e tij; 1.2. që autorit, me kërkesën e tij, në fazën përkatëse të procesit teknik të shumëzimit t’ia mundësojë korrekturën; 1.3. që, me rastin e përgatitjes së çdo botimi të ardhshëm të veprës, t’i mundësojë autorit futjen e ndryshimeve përkatëse, me kusht që kjo të mos e ndryshojë karakterin e veprës dhe që, duke pasur parasysh tërësinë e kontratës për botim të veprës, të mos paraqet shpërpjesëtim në pikëpamje të detyrimeve të botuesit. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: A publisher must return a manuscript or other original copy to the author, unless it is an article, drawing, or other contribution in daily or periodical press, or the contract says otherwise.
Neni 91 Detyrimi për kthimin e dorëshkrimit Dorëshkrimi ose ekzemplari tjetër origjinal që i është dorëzuar botuesit duhet patjetër t’i kthehet autorit, përveç artikujve, vizatimeve dhe kontributeve tjera në shtypin ditor dhe në atë periodik, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: A publisher with book-publication rights has priority to publish the work electronically if offers are equal.
Neni 92 E drejta e përparësisë së botuesit 1. Botuesi i cili ka marrë të drejtën për botimin e veprës në formë të librit, ka të drejtën e përparësisë që, krahas ofertuesve tjerë të barabartë, ta botojë atë vepër në formë elektronike. 2. E drejta e përparësisë nga paragrafi 1. i këtij neni zgjat tre vjet që nga dita e kontraktimit të datës së botimit të veprës. Botuesi duhet të deklarohet në formë të shkruar brenda tridhjetë (30) ditësh që nga dita e marrjes së ofertës me shkrim nga autori. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: If a publisher plans to sell unsold copies of a work as waste paper, the publisher must first offer the purchase to the author if the author is ordinarily reachable.
Neni 93 Shkatërrimi i ekzemplarëve të pa shitur Nëse botuesi synon që ekzemplarët e pa shitur të veprës t’i shesë si letër të vjetër, është i detyruar që blerjen paraprakisht t’ia ofrojë autorit, nëse rëndom është i arritshëm, sipas çmimit për letër të thjeshtë. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: If force majeure destroys the only existing copy, the author is entitled to compensation. If force majeure destroys the whole prepared print run before it is put on the market, the publisher may prepare a new edition and the author is compensated only for the destroyed edition. If part of the print run is destroyed before market release, the publisher may reprint the destroyed copies without extra compensation.
Neni 94 Shkatërrimi i veprës nga fuqia madhore 1. Nëse i vetmi ekzemplar ekzistues i veprës shkatërrohet nga shkaku i fuqisë madhore pasi t’i jetë dorëzuar botuesit, autori ka të drejtë në kompensim, siç do t’i takonte po të ishte botuar vepra. 2. Nëse nga shkaku i fuqisë madhore është shkatërruar i tërë tirazhi i përgatitur i veprës, para se të jetë nxjerrë në treg, botuesi ka të drejtë të përgatisë botimin e ri, ndërsa autorit i takon kompensimi vetëm për botimin e shkatërruar. 3. Nëse nga shkaku i fuqisë madhore është shkatërruar një pjesë e tirazhit të veprës, para se të jetë nxjerrë në treg, botuesi ka të drejtë pa pagesë shtesë të kompensimit të shumëzojë po aq ekzemplarë sa janë shkatërruar. 27 - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: Kontrata e botimit përfundon në disa raste të caktuara, përfshirë vdekjen e autorit para përfundimit të veprës, shitjen e të gjitha ekzemplarëve të tirazheve të kontraktuara, skadimin e afatit të kontratës, ose zgjidhjen e saj sipas Ligjit mbi detyrimet.
Neni 95 Përfundimi i kontratës 1. Kontrata e botimit përfundon: 1.1. nëse autori vdes para përfundimit të veprës; 1.2. nëse ekzemplarët e të gjitha tirazheve të kontraktuara janë shitur; 1.3. me skadimin e afatit të kohëzgjatjes së kontratës; 1.4. me zgjidhjen e kontratës në përputhje me Ligjin mbi detyrimet. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: The author may end the publishing contract if the publisher does not publish the work on time, and the publisher may end the contract if the author does not deliver the manuscript or another copy on time.
Neni 96 Zgjidhja e kontratës 1. Nëse botuesi nuk e boton veprën brenda afatit të kontraktuar ose brenda afatit nga paragrafi 1. i nenit 89 të këtij ligji, autori ka të drejtë ta zgjidhë kontratën e botimit, të mbajë, përkatësisht të kërkojë pagesën e kompensimit të caktuar, si dhe të kërkojë dëmshpërblimin. 2. Autori mund ta zgjidhë kontratën e botimit në rast se botuesi, pasi të jetë shitur tirazhi i botimit paraprak ndërkaq kontrata përmban detyrimin për ribotime, nuk fillon të nxjerrë në treg ekzemplarët e botimit të ardhshëm brenda afatit nga paragrafi 1. të nenit 89 të këtij ligji. 3. Botuesi mund të zgjidhë kontratën e botimit nëse autori nuk ia dorëzon dorëshkrimin ose një ekzemplar tjetër të veprës brenda afatit nga paragrafi 1. të nenit 89 të këtij ligji. 4. Konsiderohet se tirazhi i botimit është shitur nëse numri i ekzemplarëve të pa shitur është më i vogël se njëqind (100). - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: This article says the author gives the user the right to publicly perform or interpret the work, and the user must do so within the agreed time, manner, and contract conditions, and pay compensation to the author.
Neni 97 Kontrata e shfaqjes dhe kontrata e interpretimit Me kontratën për shfaqjen, përkatësisht kontratën për interpretimin e veprës, autori ia kalon shfrytëzuesit të drejtën për të shfaqur, përkatësisht për të interpretuar publikisht veprën e tij, ndërsa shfrytëzuesi merr detyrimin që atë vepër ta shfaqë, përkatësisht ta interpretojë publikisht në afatin e caktuar, në mënyrën dhe nën kushtet e përcaktuara me kontratë, dhe për këtë t’i paguajë autorit kompensimin. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: Autori mund t’ia kalojë njëkohësisht të drejtën e shfaqjes ose të interpretimit publik të veprës disa personave, përveç nëse kontrata parashikon ndryshe.
Neni 98 Të drejtën e shfaqjes, përkatësisht të drejtën e interpretimit publik të veprës, autori mund ta kalojë njëkohësisht në disa persona, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: The rights holder for public performance or interpretation of a theatre, musical-theatre, or choreographic work may also enter into contracts for theatre direction, choreography, scenography, and costume design.
Neni 99 Bartësi i të drejtës në shfaqjen apo interpretimin publik të veprës teatrore, teatrore-muzikore dhe koreografike lidhë edhe kontratë për regjinë teatrore, koreografinë, skenografinë dhe kostumografinë. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: If the author does not deliver the work within the agreed deadline, the user may terminate the contract and claim compensation.
Neni 100 Nëse autori nuk ia dorëzon shfrytëzuesit veprën, brenda afatit të kontraktuar, shfrytëzuesi mund të zgjidhë kontratën dhe të kërkojë dëmshpërblim. 28 - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: The manuscript, score, or other original copy of the contracted work is returned to the author unless the contract says otherwise.
Neni 101 Dorëshkrimi, partitura ose origjinali tjetër i veprës që është objekt i kontratës i kthehen autorit, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: The user must let the author follow the preparation for the performance/interpretation, ensure proper technical conditions, send the program to the author or their representative, and inform them from time to time about revenues.
Neni 102 Shfrytëzuesi detyrohet t’ia mundësojë autorit përcjelljen dhe ecurinë e përgatitjeve për shfaqjen, përkatësisht interpretimin e veprës, të kujdeset për kushtet përkatëse teknike për shfaqjen, përkatësisht interpretimin e veprës, si dhe t’i dërgojë autorit ose përfaqësuesit të tij programin dhe herë pas here ta informojë për të ardhurat nga shfaqja, përkatësisht interpretimi i veprës. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: Nëse shfrytëzuesi nuk e shfaq ose nuk e interpreton veprën brenda afatit të kontraktuar, autori mund ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë dëmshpërblim, si edhe të mbajë kompensimin e paguar ose të kërkojë pagesën e kompensimit të kontraktuar.
Neni 103 Nëse shfrytëzuesi nuk e shfaq, përkatësisht nuk e interpreton veprën në afatin e kontraktuar, autori mund ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë dëmshpërblim, e pos kësaj mund të mbajë kompensimin e paguar, respektivisht të kërkojë pagesën e kompensimit të kontraktuar. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: A contract for adapting an author's work lets the author transfer the right to have the work adapted.
Neni 104 Kontrata e përpunimit të veprës Me kontratën për përpunimin e veprës së autorit, autori e kalon të drejtën për t’u përpunuar vepra e tij në formën e përshtatjes skenike, përshtatjes audiovizuele ose për mënyra të tjera të shfrytëzimit të veprës në formë të ndryshuar. - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: For commissioned author works, the author must create and deliver the work, and the commissioner must pay compensation.
Neni 105 Kontrata e porosisë së veprës së autorit 1. Me kontratën për porosi të veprës së autorit, autori merr detyrimin që për porositësin të krijojë veprën e autorit dhe t’ia dorëzojë origjinalin ose ekzemplarin e veprës, ndërsa porositësi merr detyrimin që autorit t’ia paguajë kompensimin. 2. Porositësi mund të mbikëqyrë procesin e krijimit të veprës dhe të japë udhëzime, por duke mos ndërhyrë në lirinë e shprehjes artistike apo shkencore të autorit. 3. Porositësi gëzon të drejtën e publikimit dhe të shpërndarjes së veprës, ndërsa autori ruan të drejtat tjera, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. 4. Dispozitat e këtij neni zbatohen ngjashëm dhe aq sa i takon mutatis mutandis edhe ndaj veprës që autori e ka krijuar si fitues i konkursit publik. 5. Ndaj kontratës për porosi të veprës së autorit zbatohen dispozitat e përgjithshme të të drejtës së detyrimeve, në mënyrë analoge, që kanë të bëjnë për kontratë për vepër, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe. - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: A collective work must be covered by a special contract; the commissioner may publish and use the work in their own name, and each copy must include the list of participating authors.
Neni 106 Kontrata e veprës kolektive të autorit 1. Vepra kolektive e autorit është vepër e krijuar në bashkëpunim të disa autorëve, duke gërshetuar kontributet e tyre veç e veç në një tërësi siç janë: enciklopeditë, leksikonet, bazat e të dhënave, programet kompjuterike, koleksionet dhe veprat tjera të ngjashme me iniciativën dhe nën drejtimin e një personi fizik apo juridik si porositës i veprës. 2. Për krijimin e një vepre kolektive lidhet kontratë e veçantë. Nëse nuk janë plotësuar kushtet nga 29 paragrafi 1. i këtij neni kontrata e tillë është e pavlefshme. 3. Konsiderohet se porositësit i është bërë kalimi i pakufizuar dhe ekskluziv i të gjitha të drejtave pasurore dhe i të drejtave tjera të autorit në veprën kolektive, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. 4. Porositësi i veprës kolektive të autorit gëzon të drejtën për ta publikuar dhe shfrytëzuar veprën në emrin e vet, por në çdo ekzemplar të veprës duhet patjetër të jetë vënë lista e autorëve pjesëmarrës në krijimin e veprës kolektive. KREU VIII DISPOZITA TË VEÇANTA PËR DISA VEPRA TË AUTORIT - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: The author transfers audiovisual adaptation rights to the film producer, but keeps certain exclusive rights and compensation claims.
Neni 107 E drejta e përshtatjes audiovizuele 1. Me kontratë të përshtatjes audiovizuele të veprës së autorit, autori ia kalon producentit të filmit të drejtën ekskluzive të përpunimit të veprës së tij burimore, për ta xhiruar dhe shfrytëzuar si vepër audiovizuele. 2. Konsiderohet se autori i veprës burimore ia kalon ekskluzivisht dhe pa kufizime producentit të filmit të drejtën e përshtatjes së veprës burimore në vepër audiovizuele, të gjitha të drejtat pasurore dhe të drejtat e tjera të autorit në atë vepër audiovizuele, përkthimet si dhe përshtatjet audiovizuele të saj, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. 3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 2. të këtij neni autori i veprës burimore ruan: 3.1. të drejtën ekskluzive për përpunim të mëtejmë të veprës audiovizuele në një formë tjetër artistike. 3.2. të drejtën ekskluzive për të lejuar një përshtatje të re audiovizuele të veprës burimore të tij, por pasi të kenë kaluar dhjetë (10) vjet që nga dita e lidhjes së kontratës nga paragrafi 2. i këtij neni. 3.3. të drejtën e kompensimit përkatës nga producenti i filmit, për çdo qiradhënie të videogrameve të veprës audiovizuele. 4. Autori i veprës burimore nuk mund të heqë dorë nga e drejta e tij sipas paragrafit 3. të këtij neni. - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: If a work has multiple co-authors and only one has granted the audiovisual adaptation right, the other co-author is treated as having given that right implicitly.
Neni 108 Supozimi i kalimit Nëse një vepër burimore është krijuar nga dy apo më shumë bashkautorë, dhe vetëm njëri prej tyre e ka dhënë të drejtën e përshtatjes audiovizuele, ndërsa bashkautori tjetër vetëm ka marrë pjesën e vet të pagesës së kompensimit, konsiderohet se edhe bashkautori tjetër e ka dhënë në heshtje të drejtën e tij. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: The author’s authorization is not needed for a further transfer of the acquired adaptation right when the film producer cannot successfully complete the work.
Neni 109 Për kalimin e mëtejmë të të drejtës së fituar për përshtatje nuk nevojitet autorizimi i autorit në rastet kur producenti i filmit nuk është në gjendje ta përfundojë me sukses veprën. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: The film producer may use the adapted work’s title as the audiovisual work’s title unless the contract says otherwise, and the original author may request that their name and a notice of adaptation be shown on posters, cinema programmes, and other advertising materials.
Neni 110 1. Nëse me kontratë nuk është parashikuar ndryshe, konsiderohet se producenti i filmit ka të drejtë që titullin e veprës së përshtatur ta përdorë për titull të veprës audiovizuele. 30 2. Autori i veprës burimore, nëse kërkon, ka të drejtë që emri i tij dhe njoftimi se vepra audiovizuele është bërë sipas veprës së tij, të shënohen në afishe, programe të kinemasë dhe mjete të tjera reklamuese. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: An audiovisual adaptation contract may include a clause giving the author of the source work the right to see the script before production starts.
Neni 111 Kontrata e përshtatjes audiovizuele mund të përmbajë klauzolën mbi atë se autori i veprës burimore ka të drejtë ta shikojë skenarin para fillimit të produksionit. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: This provision defines who counts as a co-author of an audiovisual work and when certain contributors are treated as co-authors or as authors of their own contributions.
Neni 112 Bashkautorët e veprës audiovizuele 1. Vepra audiovizuele është tërësi e mëvetësishme e kontributeve krijuese të bashkautorëve që kanë bashkëpunuar në bërjen e saj, si dhe vepër në të cilën mishërohen kontributet e autorëve të tjerë, por që nuk konsiderohen si bashkautorë. 2. Bashkautorë të veprës audiovizuele konsiderohen: autori i përshtatjes, autori i skenarit, autori i dialogjeve, drejtori i fotografisë dhe regjisori kryesor. 3. Nëse muzika është kompozuar enkas për atë vepër bashkautor i veprës është edhe kompozitori. 4. Nëse animacioni përbën element thelbësor të veprës audiovizuele bashkautor i kësaj vepre konsiderohet edhe animatori kryesor. 5. Kompozitori i muzikës dhe animatori, përkatësisht vizatuesi që nuk konsiderohen bashkautorë të veprës sipas paragrafit 3. dhe 4. të këtij neni, si dhe skenografi, kostumografi, piktori i grimit dhe montazheri, konsiderohen autorë të kontributeve përkatëse në veprën e autorit. - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: A film production contract governs the relationship between the producer, audiovisual authors, and contribution authors, including transfer of rights and compensation.
Neni 113 Kontrata e prodhimit të filmit 1. Marrëdhëniet e ndërsjella të producentit të filmit me autorët e veprës audiovizuele dhe autorët e kontributeve, si dhe marrëdhëniet midis vetë bashkautorëve rregullohen me anë të kontratës për prodhim të filmit. 2. Me kontratën e prodhimit të filmit autorët e veprës audiovizuele dhe autorët e kontributeve marrin përsipër detyrimin ndaj producentit të filmit për të bashkëpunuar në mënyrë krijuese në krijimin e veprës audiovizuele, dhe ia kalojnë të gjitha të drejtat e tyre pasurore mbi atë vepër, ndërkaq producenti i filmit merr përsipër detyrimin për t’iu paguar kompensimin e autorit. 3. Me lidhjen e kontratës për prodhimin e filmit, konsiderohet se bashkautorët dhe autorët e kontributeve, në mënyrë ekskluzive dhe pa kufizime, ia kalojnë producentit të filmit të gjitha të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera të autorit mbi veprën audiovizuele, përkthimet e saj në gjuhë të tjera dhe përpunimet tjera audiovizuele si dhe fotografitë që kanë të bëjnë me veprën, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. 4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 3. të këtij neni: 4.1. bashkautorët ruajnë të drejtën ekskluzive deri në përpunimin e mëtejmë të veprës audiovizuele në një formë tjetër artistike; 4.2. autorët e kontributeve e ruajnë të Drejtën ekskluzive që kontributet e tyre në veprën audiovizuele, pas përfundimit të veprës, t’i shfrytëzojnë ndaras nga vepra audiovizuele, nëse me këtë nuk do të shkelen të drejtat e producentit të filmit; 4.3. bashkautorët dhe autorët e kontributeve ruajnë të drejtën e kompensimit përkatës nga Producenti i filmit, për çdo qiradhënie të videogrameve të veprës audiovizuele. 31 5. Bashkautorët dhe autorët e kontributeve nuk mund të heqin dorë nga të drejtat sipas paragrafit 4. të këtij neni. - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: Bashkautorët e një vepre audiovizuele kanë të drejtë për kompensim të autorit veçmas për të drejtat që i kanë kaluar producentit, dhe producenti duhet t’i informojë të paktën një herë në vit për të ardhurat dhe t’u japë qasje në të dhënat për ato të ardhura.
Neni 114 Kompensimi i autorit 1. Bashkautorëve të veprës audiovizuele u takon kompensimi i autorit ndaras për secilën të drejtë pasurore, apo të drejtë tjetër të autorit që ia kanë kaluar producentit të filmit. 2. Producenti i filmit detyrohet që, të paktën një herë në vit, t’i informojë bashkautorët e veprës audiovizuele lidhur me të ardhurat e realizuara për secilën formë të autorizuar të shfrytëzimit të veprës, si dhe t’u mundësojë të njihen me të dhënat që u referohen të ardhurave. - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: An audiovisual work is treated as finished when the chief director and the film producer agree the first standard copy is complete.
Neni 115 Përfundimi i veprës audiovizuele 1. Vepra audiovizuele konsiderohet e përfunduar kur mes regjisorit kryesor dhe producentit të filmit arrihet pëlqimi se kopja e parë standarde është e përfunduar. 2. Çfarëdo ndryshimi i kopjes së parë standarde nga paragrafi 1. i këtij neni nuk lejohet të bëhet pa pëlqimin e arritur ndërmjet regjisorit kryesor dhe producentit të filmit. 3. Nuk lejohet shkatërrimi i kopjes së parë standarde të veprës audiovizuele. 4. Po qe se një nga bashkautorët apo autorët e kontributeve nuk dëshiron përfundimin e plotë të kontributit të vet në veprën audiovizuele ose kur nuk ka mundësi për të vazhduar bashkëpunimin nuk mund ta kundërshtojë shfrytëzimin e kontributit të tij të deriatëhershëm për qëllim të përfundimit të plotë të veprës. Në rast të këtillë autori gëzon të drejtat lidhur me kontributin e tij të deriatëhershëm. - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: Bashkautorët mund ta zgjidhin kontratën nëse producenti nuk e përfundon veprën brenda 3 vjetëve, dhe mund të kërkojnë dëmshpërblim nëse shfrytëzimi nuk nis brenda 1 viti, përveç kur kontrata parashikon ndryshe.
Neni 116 Zgjidhja e kontratës 1. Nëse producenti i filmit nuk ka arritur ta përfundojë veprën audiovizuele për tri (3) vite, që nga dita e lidhjes së kontratës për veprën filmike, bashkautorët kanë të drejtë të zgjidhin kontratën, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. 2. Përveç të drejtës për zgjidhjen e kontratës, bashkautorët e veprës audiovizuele kanë të drejtë në dëmshpërblim, nëse producenti i filmit nuk fillon shfrytëzimin e veprës së përfunduar audiovizuele brenda një (1) viti që nga dita e përfundimit të kopjes së parë standarde, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. 3. Në rastet nga paragrafët 1. dhe 2. tё këtij neni, bashkautorët dhe autorët e kontributeve mbajnë të drejtën e pagesës së kompensimit. - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: When the film production contract is concluded, the director of photography is deemed to have transferred to the film producer all exploitation rights in photographs made during production.
Neni 117 Të drejtat mbi fotografitë Me lidhjen e kontratës për prodhimin e filmit konsiderohet se drejtori i fotografisë ia ka kaluar producentit të filmit të gjitha të drejtat e shfrytëzimit të fotografive që janë bërë gjatë prodhimit të veprës audiovizuele. - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: Some authors involved in audiovisual works do not have the right of remorse or the right to revoke economic rights in this situation.
Neni 118 Kufizimi i të drejtave Autori i veprës burimore, i cili ka kaluar të drejtën për përshtatje audiovizuele, si dhe bashkautorët e 32 veprës audiovizuele dhe autorët e kontributeve në veprën audiovizuele nuk gëzojnë të drejtën e pendimit neni 20 si dhe të drejtën e revokimit të të drejtave ekonomike neni 87 të këtij ligji. - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: Ideas and principles that form the basis of any part of a computer program, including its interface, are not protected.
Neni 119 Programet kompjuterike Nuk gëzojnë mbrojtje idetë dhe parimet që përbëjnë bazën e cilitdo element të programit, duke përfshirë edhe ato që përbëjnë bazën e ndërfaqes. - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: Computer-program rights are treated as transferred to the employer or commissioning party when the author created the program in the course of work or under instructions, unless the contract says otherwise.
Neni 120 Nëse autori ka bërë program kompjuterik duke përmbushur detyrat e tij të punës ose sipas udhëzimeve të punëdhënësit të tij, përkatësisht nëse autori ka bërë program kompjuterik në bazë të kontratës për porosi të veprës, konsiderohet se të gjitha të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera të autorit mbi atë program kompjuteri i janë kaluar ekskluzivisht dhe pa kufizime punëdhënësit, përkatësisht porositësit të programit, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: The author of a computer program has the exclusive right to allow or forbid copying, translation/adaptation, and distribution of the program.
Neni 121 Të drejtat e autorit 1. Autori i programit kompjuterik ka të drejtë ekskluzive të lejojë apo të ndalojë, në veçanti: 1.1. riprodhimin e pjesëve përbërëse apo të programit kompjuterik në tërësi, me çfarëdo mjeti apo në çfarëdo forme, pa marrë parasysh a është i përkohshëm apo përhershëm. Në rast se vendosja, ekspozimi, vënia në punë, transmetimi ose deponimi i programit kërkon riprodhimin e tij, për të kryer këto veprime duhet patjetër leja e autorit; 1.2. përkthimin, përshtatjen, rregullimin ose ndonjë përpunim tjetër të programit kompjuterik, si dhe riprodhimin e rezultateve të ndryshimeve të tilla, por pa prekur të drejtat e personit i cili ka bërë ato ndryshime; 1.3. shpërndarjen e origjinalit të programit kompjuterik ose të ekzemplarëve të tij në çfarëdo forme, duke përfshirë edhe qiradhënien. 1.4. autori mundet, gjithashtu, të kalojë të drejtat nga nën-paragrafi 1.3. i këtij paragrafi në personat e tretë edhe me kontratë për dhënien e licencës. - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: Certain lawful users of computer software may do limited acts without the author’s authorization, including backup copying and checking how the program works, and contrary contract terms on those permissions are invalid.
Neni 122 Kufizimet e të drejtave të autorit 1. Nëse me kontratë nuk përcaktohet ndryshe, zotëruesi i ligjshëm i programit kompjuterik pa autorizimin e autorit mund t’i kryejë veprimet sipas nën-paragrafëve 1.1. dhe 1.2., të paragrafit 1. të nenit 121 të këtij ligji, duke përfshirë edhe korrigjimin e gabimeve, por në masën që është e domosdoshme për shfrytëzimin e programit kompjuterik në përputhje me qëllimin e tij. 2. Personi që gëzon të drejtën për të shfrytëzuar programin kompjuterik, pa autorizimin e autorit, mund të bëjë një kopje rezervë të programit kompjuterik, nëse kjo është e nevojshme për shfrytëzimin e tij. 3. Personi që gëzon të drejtën për të shfrytëzuar kopjen e programit kompjuterik, pa autorizimin e autorit, mund të vëzhgojë, studiojë ose të provojë funksionimin e programit kompjuterik, për të forcuar idetë dhe parimet që janë themel i cilitdo element të programit kompjuterik, nëse këtë e bën gjatë veprimit të vendosjes, ekspozimit, vënies në punë, transmetimit ose deponimit të programit për të cilin ka autorizim. 4. Ndaj programeve kompjuterike nuk zbatohen dispozitat lidhur me të drejtën e pendimit sipas nenit 20, të drejtën e kompensimit të veçantë sipas nenit 38 dhe të drejtën për reprodukim privat ose tjetër vetanak sipas neni 44 të këtij ligji. 33 5. Përcaktimet kontraktore që janë në kundërshtim me dispozitat nga paragrafi 2. dhe 3. të këtij neni janë të pavlefshme. - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: For interoperability, code may be reproduced or its forms translated without the author’s permission if the listed conditions are met.
Neni 123 Zbërthimi 1. Nuk është e domosdoshme leja e autorit, në kuptim të nën-paragrafit 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të nenit 121 të këtij ligji, për të bërë riprodhimin e kodit apo përkthimin e formave të tij, kur riprodhimi apo përkthimi i tillë është i domosdoshëm për të nxjerrë të dhënat për arritjen e ndërveprimit të programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur, me programet tjera ose mekanizmin e kompjuterit, nëse plotësohen kushtet në vijim: 1.1. që këto veprime të bëhen nga zotëruesi i licencës ose shfrytëzuesi tjetër i autorizuar ose në emër të tyre, nga një person tjetër; 1.2. që informacioni i nevojshëm për ndërveprim nuk ka qenë më parë i kapshëm në mënyrë të lehtë për personat nga nën-paragrafi 1.1. i këtij paragrafi; 1.3. që këto veprime të kufizohen vetëm në ato pjesë të programit ekzistues që janë të domosdoshme për arritjen e ndërveprimit. 2. Është e ndaluar që informacionet e nxjerra me veprimet nga paragrafi 1. i këtij neni: 2.1. të përdoren për qëllime të tjera, përveç për arritjen e ndërveprimit të programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur; 2.2. t’iu jepen personave të tjerë, përveç kur kjo është e domosdoshme për arritjen e ndërveprimit të programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur; 2.3. të përdoren për krijimin, prodhimin ose nxjerrjen në treg të programit tjetër kompjuterik, i cili për nga shprehja e tij është thelbësisht i ngjashëm, ose për çfarëdo veprimi me të cilin shkelet e drejta e autorit. 3. Dispozitat nga paragrafi 1. i këtij neni nuk mund të interpretohen në atë mënyrë që do të lejojë zbatimin e tyre në kundërshtim me përdorimin normal të programit kompjuterik ose duke cenuar të drejtat e ligjshme të autorit. 4. Përcaktimet kontraktore që janë në kundërshtim me dispozitat e këtij neni janë të pavlefshme. - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: This article treats certain acts involving illegal copies of computer programs as copyright infringement.
Neni 124 Masat e veçanta të mbrojtjes 1. Cenim i të drejtës së autorit mbi programin kompjuterik konsiderohet: 1.1. çdo shpërndarje, duke përfshirë edhe ofertën për shfrytëzimin e një a më shumë ekzemplarëve të programit kompjuterik, për të cilin dihet ose do të mund të dihej se është ekzemplar i paligjshëm. 1.2. zotërimi për qëllime komerciale i ekzemplarit të programit kompjuterik, për të cilin dihet ose do të mund të dihej se është ekzemplar i paligjshëm. - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: This article says the law’s rules on computer programs do not override other laws on computer programs.
Neni 125 Zbatimi i dispozitave të tjera ligjore Dispozitat e këtij ligji lidhur me programet kompjuterike nuk prekin dispozitat tjera ligjore lidhur me 34 programet kompjuterike, siç janë ato për patentën, markën e prodhimit, mbrojtjen e gjysmëpërçuesve, mbrojtjen nga konkurrenca jolojale, sekretin zyrtar, si dhe të drejtës së detyrimeve. - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: Rregullat se kur vepra krijohet nga një i punësuar, të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera kalojnë te punëdhënësi për 10 vjet, me disa përjashtime dhe të drejta të mëvonshme të autorit të punësuar.
Neni 126 Vepra e autorit nga marrëdhënia e punës 1. Kur vepra e autorit krijohet nga i punësuari gjatë marrëdhënies së punës, duke përmbushur detyrat e veta të punës ose sipas udhëzimeve të punëdhënësit, konsiderohet se të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera të autorit i janë kaluar ekskluzivisht dhe pakufizime punëdhënësit, për një periudhë dhjetëvjeçare që nga përfundimi i veprës, nëse me kontratën e punësimit apo me një akt tjetër të shkruar me punëdhënësin nuk është parashikuar ndryshe. 2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, të drejtat do t’i kthehen autorit të punësuar para mbarimit të afatit të tillë, në rast të vdekjes së punëdhënësit, përkatësisht në rast të likuidimit të punëdhënësit si person juridik. 3. Nëse punëdhënësi fare nuk i shfrytëzon të drejtat pasurore mbi atë vepër, ose i shfrytëzon në masë të papërfillshme, autori i punësuar ka të drejtë të kërkojë nga punëdhënësi që ky t’ia kalojë ato të drejta kundrejt kompensimit të shpenzimeve. 4. Nëse nuk është kontraktuar ndryshe në mes autorit dhe punëdhënësit, i punësuari si autor i veprës gëzon të drejtën të kërkojë nga punëdhënësi kompensim shtesë, nëse paga e tij është në shpërpjesëtim të dukshëm me fitimet apo kursimet e realizuara në saje të shfrytëzimit të veprës. - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to include their work in a collection of selected works or in a collection of all their works.
Neni 127 Pavarësisht nga dispozitat tjera të këtij ligji autori i veprës ruan të drejtën ekskluzive për të përfshirë veprën e vet në koleksion të veprave të zgjedhura të tij ose në koleksion të të gjitha veprave të tij. - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: Copyright and other rights in a database or collective work created during employment are treated as transferred to the employer, unless the contract says otherwise.
Neni 128 Të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera të autorit që kanë të bëjnë me bazën e të dhënave ose me veprën kolektive të krijuar gjatë marrëdhënies së punës konsiderohen se i janë kaluar punëdhënësit ekskluzivisht dhe pa kufizime, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: Educational institutions may include complete works or parts of their own pupils’ or students’ works in school collections, and may reproduce and distribute those collections.
Neni 129 Veprat e krijuara gjatë shkollimit Institucionet arsimore kanë të drejtë që vepra të plota të autorëve ose pjesë të veprave të nxënësve apo studentëve të vet t’i përfshijnë në koleksione veprash shkollore të nxënësve apo studentëve të vet, si dhe këto koleksione t’i reprodukojnë dhe shpërndajnë. KREU IX TË DREJTAT E PËRAFËRTA ME TË DREJTËN E AUTORIT NËNKREU A TË DREJTAT E INTERPRETUESVE - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: Performers have an exclusive right to have their name, pseudonym, or sign shown when their performance is used, and to object to distortions or other uses that may harm their honor or reputation.
Neni 130 Të drejtat morale të interpretuesve 1. Interpretuesit kanë të drejtë ekskluzive: 1.1. që emri, pseudonimi apo shenja e tyre të tregohet me rastin e shfrytëzimit të interpretimit të tyre; 35 1.2. të kundërshtojnë çdo deformim, shëmtim apo shfrytëzim të interpretimit që mund të cenojnë nderin dhe namin e tyre. 2. Nëse interpretimin e bën ansambli i interpretuesve të drejtën nga nën-paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të këtij neni e mban ansambli si tërësi, solistët dhe udhëheqësi artistik. 3. Me rastin e vlerësimit nëse me një formë konkrete të shfrytëzimit cenohen nderi dhe respekti i interpretuesit merret parasysh masa e arsyeshme e ndjeshmërisë së interpretuesit. - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: The performer has the right to authorize or prohibit certain uses of their live or fixed performance.
Neni 131 Të drejtat pasurore të interpretuesve 1. Interpretuesi ka të drejtë të lejojë apo të ndalojë: 1.1. fiksimin e interpretimit të tij drejtpërdrejt; 1.2. riprodhimin e interpretimit të tij në fonograme dhe videograme; 1.3. shpërndarjen e fonogrameve dhe të videogrameve që përmbajnë interpretimin e tij; 1.4. qiradhënien e fonogramit ose të videogramit që përmban interpretimin e tij; 1.5. emetimin radioteleviziv të interpretimit të tij në të gjallë; 1.6. transmetimin publik të interpretimit të tij në të gjallë; 1.7. përpunimin e interpretimit të tij tashmë të fiksuar; 1.8. vënien e interpretimit të tij në dispozicion publikut. - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: Interpretuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në kompensim në disa raste dhe nuk mund të heqin dorë nga kjo e drejtë.
Neni 132 E drejta e kompensimit 1. Interpretuesit kanë të drejtën e hises në kompensimin që merr prodhuesi i fonogramit, për komunikimin publik të interpretimit të tyre nga fonogrami i botuar për qëllime komerciale. 2. Interpretuesit që ia kalojnë të drejtën e qiradhënies prodhuesit të fonogramit ose producentit të filmit ruajnë të drejtën e kompensimit përkatës nga qiradhënia. Interpretuesit nuk mund të heqin dorë nga kjo e drejtë. 3. Interpretuesi ka të drejtën e hises në kompensim të veçantë nga paragrafi 2. i nenit 38 të këtij ligji. - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: When a film production contract is concluded, the performer is presumed to have transferred all property rights in the performance to the film producer, unless the contract says otherwise or paragraph 3 applies.
Neni 133 Supozimi i kalimit 1. Me lidhjen e kontratës për prodhimin e filmit supozohet se interpretuesi ekskluzivisht dhe pa kufizime ia ka kaluar producentit të filmit të gjitha të drejtat e veta pasurore lidhur me interpretimin, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe, përjashtimisht siç është përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni. 2. Për secilën të drejtë pasurore që do ta ketë kaluar sipas paragrafit 1. të këtij neni, interpretuesi ka të drejtë të kompensimit përkatës nga ana e producentit të filmit. 3. Interpretuesi nuk mund të heq dorë nga e drejta e referuar në paragrafin 2. të këtij neni. - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: If a performer refuses or cannot finish their contribution to an audiovisual work, they cannot object to the use of what they have already contributed to complete the work.
Neni 134 Përfundimi i veprës audiovizuele 36 Nëse interpretuesi refuzon përfundimin e kontributit të vet për veprën audiovizuele ose nuk ka mundësi ta përfundojë atë, nuk mund të kundërshtojë që kontributi i tij tashmë i dhënë të shfrytëzohet për përfundimin e plotë të veprës. Interpretuesi gëzon të drejtat përkatëse për kontributin e deriatëhershëm. - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: The ensemble is represented by a person writtenly authorized by a majority of its members. If non-member conductors, soloists, or principal role holders take part, all of them must consent unless their contract says otherwise.
Neni 135 Përfaqësuesi i ansamblit të interpretuesve 1. Lidhur me administrimin e të drejtave të interpretuesve ansamblin e përfaqëson personi që është i autorizuar me shkrim nga shumica e anëtarëve të ansamblit. 2. Nëse në interpretim të veprës pos ansamblit marrin pjesë dirigjenti, solistë dhe bartësit e roleve kryesore, të cilët nuk janë njëkohësisht anëtarë të ansamblit, për administrimin e të drejtave nga ky ligj është i domosdoshëm pajtimi i të gjithë këtyre personave, nëse në kontratë midis tyre dhe ansamblit nuk parashihet ndryshe. 3. Dispozitat e paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni nuk kanë të bëjnë me dirigjentët, solistët dhe regjisorët e shfaqjeve teatrore. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: Interpretations made while carrying out work duties or following the employer’s instructions during employment are treated under the same rules, mutatis mutandis, as works created during employment.
Neni 136 Interpretimi nga marrëdhënia e punës Në lidhje me interpretimet që janë rezultat i përmbushjes së detyrave të punës ose udhëzimeve të punëdhënësit gjatë kohëzgjatjes së punësimit, ngjashëm dhe sa u takon mutatis mutandis zbatohen dispozitat e këtij ligji, që u referohen veprave të autorit të krijuara gjatë marrëdhënies së punës. - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: Të drejtat pasurore të interpretuesit zgjasin 50 vjet, me një rregull të veçantë nëse interpretimi i fiksuar botohet ose i komunikohet publikut brenda asaj periudhe; të drejtat morale zgjasin pa kufizime kohore.
Neni 137 Kohëzgjatja e mbrojtjes 1. Të drejtat pasurore të interpretuesit zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga interpretimi i bërë. Nëse interpretimi i fiksuar brenda kësaj periudhe është botuar në mënyrë të ligjshme ose i është komunikuar publikut, të drejtat e interpretuesit zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga dita e botimit të parë ose e komunikimit të parë të tillë, varësisht se cili veprim është bërë më përpara. 2. Të drejtat morale të interpretuesit zgjasin pa kufizime kohore. NËNKREU B TË DREJTAT E PRODHUESVE TË FONOGRAMEVE - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: Producers of phonograms have the exclusive right to permit or stop reproduction, distribution, rental, making available to the public, and processing of their phonograms.
Neni 138 Të drejtat e prodhuesve të fonogrameve 1. Prodhuesit e fonogrameve kanë të drejtë ekskluzive të lejojnë apo të ndalojnë: 1.1. riprodhimin e fonogrameve të veta; 1.2. shpërndarjen e fonogrameve të veta; 1.3. qiradhënien e fonogrameve të veta; 1.4. vënien e fonogrameve të veta në dispozicion të publikut; 1.5. përpunimin e fonogrameve të veta. - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: The phonogram producer has a right to compensation when the phonogram is publicly communicated, and must pass half of that compensation to the performers unless the contract says otherwise.
Neni 139 E drejta e kompensimit për komunikimin e fonogrameve publikut 37 1. Prodhuesi i fonogramit ka të drejtën e kompensimit për komunikim të publikut të fonogramit të tij të botuar për qëllime komerciale. 2. Nëse me kontratë mes prodhuesit të fonogramit dhe interpretuesve nuk është parashikuar ndryshe, prodhuesi i fonogramit është i detyruar që gjysmën e kompensimit nga paragrafi 1. i këtij neni t’ua përcjellë interpretuesve, interpretimet e të cilëve gjenden në fonogramin e tij. 3. Në kuptim të këtij neni, fonogramet të botuara për qëllime komerciale konsiderohen fonogramet e vëna në dispozicion të publikut. - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: Producers of phonograms are entitled to a share of the special compensation mentioned in Article 38(1).
Neni 140 E drejta në kompensim të veçantë Prodhuesit e fonogrameve kanë të drejtën e hises në kompensimin e veçantë nga paragrafi 1. i nenit 38 të këtij ligji. - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: The rights of phonogram producers last 50 years, starting from fixation unless the phonogram is lawfully published or lawfully communicated to the public within that period.
Neni 141 Kohëzgjatja e të drejtave Të drejtat e prodhuesit të fonogrameve zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga koha e fiksimit. Nëse brenda kësaj kohe fonogrami është botuar ligjshëm, të drejtat zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga botimi i tij i parë. Nëse gjatë kësaj periudhe fonogrami nuk është botuar ligjshëm, por i është komunikuar ligjshëm publikut, të drejtat zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga dita e komunikimit të parë të ligjshëm për publikun. NËNKREU C TË DREJTAT E PRODUCENTËVE TË FILMIT - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: Film producers have an exclusive right to allow or forbid certain uses of their own videograms.
Neni 142 Të drejtat e producentëve të filmit 1. Producentët e filmit kanë të drejtë ekskluzive të lejojnë apo të ndalojnë: 1.1. riprodhimin e videogrameve të veta; 1.2. shpërndarjen e videogrameve të veta; 1.3. qiradhënien e videogrameve të veta; 1.4. shfaqjen publike të videogrameve të tyre; 1.5. vënien e videogrameve të veta në dispozicion të publikut. - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: Film producers have the right to a share in special compensation under Article 38(2).
Neni 143 E drejta në kompensim të veçantë Producentët e filmit gëzojnë të drejtën e hises në kompensim të veçantë nga paragrafi 2. i nenit 38 të këtij ligji. - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: Film producers’ rights last 50 years from the first fixation of the videogram, or earlier from the first publication or lawful communication to the public if that happens during that period.
Neni 144 Kohëzgjatja e të drejtave Të drejtat e producentëve të filmit zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga fiksimi i parë i videogramit. Nëse gjatë kësaj periudhe videogrami është botuar ose i është komunikuar ligjshëm publikut, të drejtat e producentit të filmit zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga dita e botimit të parë ose e komunikimit të parë publikut, varësisht se cili veprim është bërë më përpara. 38 NËNKREU D TË DREJTAT E SHËRBYESVE MEDIAL AUDIOVIZUEL - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: Shërbyesi medial audiovizuel ka të drejtë ekskluzive të lejojë ose të ndalojë disa përdorime të emisioneve të veta.
Neni 145 Të drejtat e shërbyesve medial audiovizuel 1. Shërbyesi medial audiovizuel ka të drejtë ekskluzive të lejojë apo të ndalojë: 1.1. fiksimin e emisioneve të veta; 1.2. riprodhimin e emisioneve të veta të fiksuara; 1.3. shpërndarjen e fiksimeve të emisioneve të veta; 1.4. riemetimin radioteleviziv të emisioneve të veta; 1.5. emetimin e mëtejmë të emisioneve të veta, kur kjo bëhet në ato vende ku hyrja e publikut është me pagesë; 1.6. vënien në dispozicion publikut të emisioneve të veta të fiksuara. - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: The rights of audiovisual media service providers last 50 years from the first television/radio broadcast of the program.
Neni 146 Kohëzgjatja e të drejtave Të drejtat e shërbyesve medial audiovizuel zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga dita e emetimit të parë radioteleviziv të emisionit të tyre. NËNKREU E TË DREJTAT E PRODHUESVE TË BAZAVE TË TË DHËNAVE - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: Database protection applies even if the database or its contents are otherwise protected by copyright or other legal protection.
Neni 147 Mbrojtja e bazës së të dhënave Mbrojtja e bazës së të dhënave apo e përmbajtjeve të saj zbatohet pavarësisht nga mbrojtja autor- juridike ose mbrojtja tjetër juridike. Të drejtat që ekzistojnë lidhur me materialin e ngërthyer në bazën e të dhënave dhe të shfrytëzimit të tij mbeten të paprekshme. - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: This article says database protection covers the whole database, substantial parts of it, and certain repeated systematic use of non-substantial parts; it does not cover computer programs used to make or run the database.
Neni 148 Objekti i mbrojtjes 1. Mbrojtja e bazës së të dhënave në kuptim të këtij kapitulli zbatohet: 1.1. ndaj tërë përmbajtjes të bazës së të dhënave; 1.2. ndaj çdo pjese thelbësore kualitative dhe kuantitative, si dhe kualitative ose kuantitative të përmbajtjes së saj; 1.3. ndaj pjesëve jothelbësore kualitative dhe kuantitative, si dhe kualitative ose kuantitative të përmbajtjes së saj, kur ato përdoren në mënyrë të përsëritur dhe sistematike, për çka bie ndesh me shfrytëzimin normal të kësaj baze të të dhënave ose me këtë preken së tepërmi interesat ekzistuese të ligjshme të prodhuesit të bazës së të dhënave. 2. Në kuptim të këtij kapitulli, mbrojtja nuk përfshin programet kompjuterike të përdoruara për bërjen 39 ose funksionimin e bazës elektronike të të dhënave. - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: The database producer has the exclusive right to allow or prohibit certain uses of the database.
Neni 149 Të drejtat e prodhuesve të bazave të të dhënave 1. Prodhuesi i bazës së të dhënave ka të drejtë ekskluzive të lejojë apo ndalojë: 1.1. riprodhimin e bazës së tij të të dhënave; 1.2. shpërndarjen e bazës së tij të të dhënave; 1.3. qiradhënien e bazës së tij të të dhënave; 1.4. vënien e bazës së tij të të dhënave në dispozicion të publikut; 1.5. çfarëdo formë tjetër të komunikimit të bazës së vet të të dhënave për publikun. - 150 Verify source ↗
Neni 150
AI-assisted research summary: A lawful user of a published database or its copy may use non-essential parts freely, but must not act against normal exploitation, infringe the producer’s rights, or violate copyright and related rights; contrary contract terms are void.
Neni 150 Të drejtat dhe detyrimet e shfrytëzuesve të ligjshëm 1. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave ose të ekzemplarit të saj mund të shfrytëzojë lirshëm në mënyrë kualitative dhe kuantitative, si dhe kualitative ose kuantitative, pjesët jothelbësore të përmbajtjeve të saj, për çfarëdo qëllimi. Në rast se shfrytëzuesi është i autorizuar të përdorë vetëm një pjesë të caktuar të bazës së të dhënave dispozitat e këtij neni do të zbatohen vetëm për atë pjesë. 2. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave ose i ekzemplarit të saj nuk mund të bëjë veprime që janë në kundërshtim me shfrytëzimin normal të asaj baze të të dhënave ose me çka pa arsye do të prekeshin të drejtat e prodhuesit të asaj baze të të dhënave. 3. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave ose i ekzemplarit të saj nuk mund të shkelë të drejtën e autorit ose të drejtat e përafërta për veprat ose lëndët e ngërthyera në atë bazë të dhënash. 4. Çdo përcaktim kontraktor në kundërshtim me këtë nen është i pavlefshëm. - 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: Nëse një bazë të dhënash krijohet nga një i punësuar gjatë detyrave të punës ose sipas udhëzimeve të punëdhënësit, ose krijohet sipas kontratës së porosisë, supozohet se të gjitha të drejtat kalojnë ekskluzivisht dhe pa kufizime te punëdhënësi ose porositësi, përveç nëse ligji ose kontrata parashikon ndryshe.
Neni 151 Punësimi dhe kontrata e porosisë Kur baza e të dhënave është bërë nga personi i punësuar duke përmbushur detyrat e tij të punës ose sipas udhëzimeve të punëdhënësit, ose kur është bërë në bazë kontratës së porosisë, supozohet se të gjitha të drejtat për atë bazë të të dhënave i janë kaluar ekskluzivisht dhe pa kufizime punëdhënësit, përkatësisht porositësit, nëse me këtë ligj apo me kontratë nuk parashihet ndryshe. - 152 Verify source ↗
Neni 152
AI-assisted research summary: A lawful user of a published database may freely use substantial parts of its contents for limited private/internal use, educational or scientific illustration with source attribution, non-commercial use as allowed by law, and public-security or fair administrative, parliamentary, or judicial proceedings needs.
Neni 152 Kufizimet e të drejtave 1. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave mund të përdorë lirshëm pjesë thelbësore të përmbajtjes së saj: 1.1. për përdorim privat ose përdorim tjetër të brendshëm, nëse ka të bëjë me bazë jo elektronike të të dhënave; 1.2. për nevojat e ilustrimit të mësimdhënies ose hulumtimeve shkencore, me kusht që të përmendet burimi, për qëllim jokomercial deri në masën e lejuar me ligj; 40 1.3. për nevojat e sigurimit publik ose për të siguruar ecurinë e drejtë të veprimeve dhe raportimeve në procedurat administrative, parlamentare dhe gjyqësore. - 153 Verify source ↗
Neni 153
AI-assisted research summary: Të drejtat e prodhuesit të bazës së të dhënave zgjasin 15 vjet, zakonisht nga përfundimi i saj; nëse publikohet ligjërisht gjatë kësaj periudhe, afati llogaritet nga publikimi i parë.
Neni 153 Kohëzgjatja e mbrojtjes 1. Të drejtat e prodhuesit të bazës së të dhënave zgjasin pesëmbëdhjetë (15) vjet që nga bërja e plotë e saj. Nëse baza e të dhënave është publikuar në mënyrë të ligjshme gjatë kësaj periudhe, të drejtat zgjasin pesëmbëdhjetë (15) vjet që nga publikimi i parë i saj. 2. Çdo ndryshim thelbësor kualitativ dhe kuantitativ si dhe kualitativ ose kuantitativ i përmbajtjes së bazës së të dhënave që rezulton me investim të ri thelbësor kualitativ dhe kuantitativ si dhe kualitativ ose kuantitativ do ta kualifikojë atë bazë të dhënash me kohëzgjatje të re të mbrojtjes. Si ndryshim thelbësor i përmbajtjes konsiderohen edhe shtojcat e njëpasnjëshme, fshirjet ose ndryshimet e tjera të bazës së të dhënave. NËNKREU F TË DREJTAT E BOTUESVE - 154 Verify source ↗
Neni 154
AI-assisted research summary: Publishers have a right to a share of special compensation.
Neni 154 E drejta e hises për kompensim të veçantë 1. Botuesit kanë të drejtën e hises në kompensim të veçantë nga neni 38 paragrafi 3. i këtij ligji. 2. E drejta nga paragrafi 1. i këtij neni zgjatë pesëdhjetë (50) vjet që nga botimi i ligjshëm i veprës. - 155 Verify source ↗
Neni 155
AI-assisted research summary: The first lawful publisher or public communicator of an unpublished work in the public domain gets the same protection as property and other copyright rights.
Neni 155 Veprat e papublikuara në domenin publik 1. Personi që për herë të parë boton në mënyrë të ligjshme ose i komunikon publikut veprën ende të pa publikuar dhe e cila bie në domenin publik gëzon mbrojtje të njëjtë siç është për të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera të autorit. 2. Të drejtat në kuptimin e paragrafit 1. të këtij neni zgjasin njëzetepesë (25) vjet që nga botimi i parë i ligjshëm, përkatësisht komunikimi i veprës për publikun. - 156 Verify source ↗
Neni 156
AI-assisted research summary: Scientific publications that meet the stated conditions receive copyright-like protection, and the rights last 30 years from the first lawful publication.
Neni 156 Botimet shkencore 1. Botimet që përbëhen nga vepra dhe tekste për të cilat ka mbaruar mbrojtja gëzojnë mbrojtje të njëjtë siç është për të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera të autorit, nëse janë rezultat i përpjekjeve shkencore dhe dallohen dukshëm nga botimet e njohura paraprake të këtyre veprave, përmes rimës, thyerjes dhe karakteristikave tjera redaktuese. 2. Të drejtat në kuptimin e paragrafit 1. të këtij neni zgjasin tridhjetë (30) vjet që nga botimi i parë i ligjshëm i veprës. KREU X NËNKREU A ADMINISTRIMI I TË DREJTAVE - 157 Verify source ↗
Neni 157
AI-assisted research summary: The copyright or related-rights holder may manage those rights individually or collectively.
Neni 157 1. Bartësi i të drejtës së autorit ose i të drejtave të përafërta mund t’i administrojë të drejtat e tij në mënyrë individuale ose kolektive. 41 2. E drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta administrohen në mënyrë individuale, kur për çdo vepër të autorit ose lëndë nga të drejtat e përafërta administrimi bëhet veç e veç. 3. E drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta administrohen në mënyrë kolektive, kur administrimi mbulon një sërë veprash të autorit ose lëndësh nga të drejtat e përafërta dhe njëkohësisht një sërë bartësish të të drejtave të lidhura me to. NËNKREU B ADMINISTRIMI INDIVIDUAL I TË DREJTAVE - 158 Verify source ↗
Neni 158
AI-assisted research summary: The rights holder may manage rights personally or through an authorized representative, based on the relevant authorization.
Neni 158 1. Administrimin individual të të drejtave bartësi i të drejtave e ushtron personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij në bazë të autorizimit përkatës. 2. Punët e përfaqësuesit të autorizuar mund t’i kryej personi fizik apo juridik. NËNKREU C ADMINISTRIMI KOLEKTIV I TË DREJTAVE - 159 Verify source ↗
Neni 159
AI-assisted research summary: This article says collective management of copyright and related rights covers non-exclusive transfers, claiming and collecting compensation, distributing collected compensation to rights holders, monitoring users’ contractual and legal duties, and representing rights in court and before other bodies.
Neni 159 Suazat e administrimit kolektiv të të drejtave 1. Administrimi kolektiv i të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta përfshin: 1.1. kalimin joeksluziv të të drejtave për kategoritë e caktuara të të drejtave të autorit dhe të lëndëve të të drejtave të përafërta; 1.2. parashtrimin e kërkesave dhe mbledhjen e kompensimeve për shfrytëzimin e kategorisë së caktuar të veprave të autorit ose lëndëve nga të drejtat e përafërta; 1.3. shpërndarjen e kompensimeve të mbledhura bartësve të të drejtave; 1.4. ushtrimin e kontrollit lidhur me përmbushjen e detyrimeve kontraktore e ligjore nga ana e shfrytëzuesve; 1.5. përfaqësimi në realizimin e mbrojtjes së të drejtave para gjykatave dhe organeve të tjera. - 160 Verify source ↗
Neni 160
AI-assisted research summary: Collective management is allowed only for listed copyrighted works and related uses, and cable-retransmission rights must be exercised through the collective rights management association, except for a service provider’s own broadcasts.
Neni 160 Sfera e administrimit kolektiv të të drejtave 1. Administrimi kolektiv i të drejtave lejohet vetëm lidhur me lëndët e mbrojtura tashmë të publikuara dhe në rastet që kanë të bëjnë me: 1.1. komunikimin publikut të veprave muzikore joskenike dhe të veprave të shkruara, të drejtave të vogla; 1.2. rishitjen e origjinalit të veprave të arteve figurative, droits de suite; 1.3. huadhënien publike të origjinaleve ose kopjeve të veprave; 1.4. kompensimin për shfrytëzim privat apo tjetër vetanak dhe fotokopjimin jashtë masës siç përcaktohet në dispozitat e këtij ligji; 42 1.5. ritransmetimin kabllovik të lëndëve të mbrojtura, përveç emisioneve vetanake të shërbyesve medial audiovizuel, pa marrë parasysh nëse ka të bëjë me të drejtat e tyre vetanake apo të drejtat e kaluara nga bartësit e tjerë të të drejtave. 1.6. riprodhimin e lëndëve të mbrojtura në fonogram dhe videograme, të drejtat mekanike; 1.7. qiradhënien e fonogrameve dhe videogrameve; 1.8. riprodhimin e lëndëve të mbrojtura nëpër libra leximi dhe Tekste shkollore për qëllime të mësimdhënies; 1.9. rishtypjen e artikujve aktual në botimet ditore dhe periodike; 1.10. riprodhimin e veprave të arteve të bukura figurative, fotografive, vizatimeve dhe skicave në botimet ditore dhe periodike; 1.11. rishtypjen e pjesëve të veprave apo veprave të shkurtra letrare në botimet ditore dhe periodike; 1.12. riprodhimin dhe komunikimin publikut të lëndëve të mbrojtura, në kuadër të reklamave që nuk zgjasin më shumë se gjashtëdhjetë (60) sekonda; 1.13. riprodhimin për qëllime komerciale të veprave që ndodhen në vende ku publiku ka qasje. 2. Të drejtat nga ritransmetimi kabllor të lëndëve të mbrojtura ushtrohet vetëm përmes shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave, përveç transmetimeve vetanake të shërbyesve medial audiovizuel , pavarësisht nëse ka të bëjë me të drejtat e tyre vetanake apo të drejtat e kaluara nga bartësit e tjerë të të drejtave. - 161 Verify source ↗
Neni 161
AI-assisted research summary: Collective rights management may be carried out by rights-holder associations, but they need an Office permit, and some rights can be managed without authorisation.
Neni 161 Shoqatat për administrim kolektiv të të drejtave 1. Administrimi kolektiv i të drejtave mund të bëhet përmes shoqatave të bartësve të të drejtave të cilat, për kryerjen e veprimtarisë së këtillë, kanë leje nga Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. 2. Për realizimin e të drejtave të caktuara të autorit dhe bartësve të të drejtave nga shoqatat për administrim kolektiv të të drejtave nga paragrafi 1. i këtij neni, nevojitet autorizimi nga autori apo nga bartësi tjetër i të drejtave. 3. Të drejtat e autorit në shfaqjet publike të veprave muzikore apo letrare joperformuese të njohura si të drejta të vogla, mund të administrohen nga shoqatat për administrim kolektiv të të drejtave edhe pa autorizimin e autorit dhe bartësit të së drejtës. 4. Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, në tekstin e mëtejmë Zyra, do t’i lëshojë leje shoqatave për administrim kolektiv të të drejtave, të cilat i përmbushin kriteret profesionale dhe ligjore të përcaktuara nga Zyra. 5. Nëse shoqatat për administrim kolektiv të të drejtave nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara për kryerjen e aktiviteteve të këtilla Zyra e anulon lejen e dhënë. - 162 Verify source ↗
Neni 162
AI-assisted research summary: The collective management association must administer and protect copyright and related rights, and its collective management activity is its only activity.
Neni 162 Veprimtaria dhe statusi 43 1. Në kuadër të veprimtarisë dhe të autorizimeve, shoqata për administrim kolektiv të të drejtave, kujdeset për administrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, të bartësve vendorë dhe të huaj të të drejtave në Kosovë, si dhe bartësve vendorë të këtyre të drejtave jashtë Kosovës. 2. Administrimi kolektiv i të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta është veprimtari e vetme e shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave. - 163 Verify source ↗
Neni 163
AI-assisted research summary: The collective management association must have its seat in Kosovo.
Neni 163 1. Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave është subjekt juridik, i regjistruar për të administruar në mënyrë kolektive të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta në Kosovë dhe qeveriset nga anëtarët e saj. 2. Shoqata për administrimin kolektiv të të drejtave ka statusin e organizatës joqeveritare dhe jo për përfitim. 3. Shoqata për administrimin kolektiv të të drejtave vepron në emër të vet dhe për llogari të bartësve të të drejtave. 4. Selia e Shoqatës për administrimin kolektiv të të drejtave duhet të jetë në Kosovë. - 164 Verify source ↗
Neni 164
AI-assisted research summary: The collective rights management association operates independently and may take the organizational and other necessary measures for its functioning. It must also ensure conditions for effective management of rights and interests, including staff, technical equipment, and organizational arrangements.
Neni 164 1. Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave është e pavarur në ushtrimin e veprimtarisë së vet dhe ndërmarrjen e masave organizative e të masave të tjera të nevojshme për funksionimin e saj dhe përmbushjen e detyrimeve kontraktore e ligjore. 2. Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave është e detyruar të sigurojë kushtet për një administrim efektiv e pasuror të të drejtave dhe të interesave të bartësve të të drejtave, duke përfshirë këtu personelin, pajisjet teknike dhe skemat e organizimit. - 165 Verify source ↗
Neni 165
AI-assisted research summary: The collective rights management association is governed by its members through its organs and in line with its statute.
Neni 165 Qeverisja 1. Shoqata për administrimin kolektiv të të drejtave qeveriset nga anëtarët, nëpërmjet organeve të saj dhe në përputhje me statutin. 2. Organet e shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave janë: Kuvendi, Këshilli Drejtues, Drejtori dhe Këshilli Mbikëqyrës. 3. Kuvendin e shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave e përbëjnë të gjithë anëtarët e saj. 4. Kuvendi i shoqatës për administrimin kolektiv të të drejtave i miraton vendimet në seancë të përgjithshme të anëtarëve me shumicën e thjeshtë të votave. 5. Forma dhe mënyra e vendimmarrjes në Kuvend, përcaktohet me statutin e shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave. - 166 Verify source ↗
Neni 166
AI-assisted research summary: The association’s statute is its top governing act; other legal acts must comply with it, the Assembly approves it, and it is subject to the Office’s consent.
Neni 166 Statuti 1. Statuti është akti juridik më i lartë dhe themeltar që rregullon organizimin dhe funksionimin e shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave. 2. Të gjitha aktet tjera juridike duhet të jenë në përputhje me statutin e shoqatës sipas paragrafit 1. të këtij neni. 44 3. Statuti i Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave përmban dispozitat të cilat rregullojnë sidomos: 3.1. objektivat dhe detyrat e Shoqatës për administrimin kolektiv të të drejtave; 3.2. llojin e të drejtave që administrohen në mënyrë kolektive; 3.3. marrëdhëniet me bartësit e të drejtave dhe me shfrytëzuesit e të drejtave; 3.4. marrjen dhe humbjen e cilësisë së autorit; 3.5. kategoritë identike të bartësve të të drejtave dhe kategoritë e anëtarësisë; 3.6. të drejtat e anëtarëve dhe mënyrën e votimit sipas kategorisë së anëtarësisë; 3.7. detyrimet e anëtarëve dhe rregullat e mirësjelljes; 3.8. sistemin e qeverisjes së Shoqatës; 3.9. parimet themelore për shpërndarjen e të ardhurave, bartësve të të drejtave; 3.10. sistemin e mbikëqyrjes së administrimit financiar dhe ekonomik; 3.11. detyrimin e llogaridhënies ndaj bartësve të të drejtave dhe ndaj Zyrës; 3.12. informimin e anëtarëve dhe të publikut. 4. Statutin e miraton Kuvendi i Shoqatës për administrim të të drejtave në seancë të përgjithshme. 5. Statuti i nënshtrohet pëlqimit të Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. - 167 Verify source ↗
Neni 167
AI-assisted research summary: General compensation tariffs are set for users of protected works, proposed by the Association’s board, approved by its Assembly, and, if no agreement is reached, may require mediation and government approval.
Neni 167 Tarifat e përgjithshme dhe marrëveshjet tarifore 1. Shumat e kompensimit që duhet të paguajnë shfrytëzuesit për format e ndryshme të shfrytëzimit të lëndëve të mbrojtura caktohen me tarifa të përgjithshme. 2. Tarifat e përgjithshme i propozon bordi drejtues i Shoqatës dhe i miraton Kuvendi i Shoqatës. 3. Tarifat e përgjithshme të propozuara nga paragrafi 2. i këtij neni i nënshtrohen negociatave me organizatat e shfrytëzuesve të llojit të njëjtë të lëndëve të mbrojtura. 4. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjatë negociatave të parapara në paragrafin 3. të këtij neni, palët e përfshira në negociata janë të obliguara të propozojnë ndërmjetësuesin. 5. Në rast se ndërmjetësimi i paraparë në paragrafin 4. të këtij neni nuk rezulton me arritje të marrëveshjes, tarifat e përgjithshme sipas këtij neni i nënshtrohen miratimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 6. Në rast se nuk ekziston organizata e shfrytëzuesve të llojit të njëjtë të lëndëve të mbrojtura, shfrytëzuesi individual i nënshtrohet tarifave të përgjithshme të miratuara. 7. Tarifat e përgjithshme të aprovuara botohen në Gazetën Zyrtare të Kosovës. 45 - 168 Verify source ↗
Neni 168
AI-assisted research summary: Compensimet e mbledhura nga shfrytëzuesit e lëndëve të mbrojtura duhet të shpërndahen te bartësit e të drejtave, dhe kjo shpërndarje duhet të bëhet të paktën një herë në vit.
Neni 168 Rregullorja për shpërndarjen e të ardhurave 1. Kriteret dhe mënyra e shpërndarjes së kompensimeve që mblidhen nga shfrytëzuesit e lëndëve të mbrojtura parashikohen me rregulloren për shpërndarjen e kompensimeve. 2. Kompensimet e mbledhura u shpërndahen bartësve të të drejtave, në përpjesëtim me hisen reale nga shfrytëzimi i lëndëve të tyre të mbrojtura në kompensimet gjithsej që shoqatat i kanë mbledhur nga shfrytëzimet e lëndëve të mbrojtura. 3. Me rastin e përcaktimit të hises së bartësve të të drejtave në kompensimet e mbledhura gjithsej merret parasysh kategoria e lëndëve të mbrojtura, rëndësia e tyre për zhvillimin kulturor e historik të shoqërisë, format dhe masat e shfrytëzimit të lëndës së mbrojtur si dhe faktorët e tjerë që do të pasqyronin në mënyrë sa më të përpiktë madhësinë e saj. 4. Rregulloren për shpërndarjen e kompensimeve e aprovon Kuvendi i Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave. 5. Shpërndarjen e kompensimeve të mbledhura nga shfrytëzuesit e lëndëve të mbrojtura Shoqata e realizon së paku një herë në vit. 6. Shpërndarja duhet të mbështetet në të dhënat e sakta. Në mungesë të tyre, ose kur sigurimi i tyre do të ishte barrë e tepërt organizative dhe financiare, është e lejueshme mbështetja në vlerësimet e bazuara që rezultojnë në faktet e besueshme relevante. - 169 Verify source ↗
Neni 169
AI-assisted research summary: The association must set aside part of collected income to cover its expenses, create a fund for certain cultural, health, and social purposes, and allocate 10% of collected funds to that fund within one year from users of protected works.
Neni 169 Kostoja e Shoqatës për administrimin kolektiv të së drejtës 1. Në përputhje me statutin dhe në bazë të vendimit të bordit drejtues veçohet një pjesë e të ardhurave të grumbulluara për mbulimin e shpenzimeve të Shoqatës kolektive për administrim të të drejtave. 2. Shoqata në përputhje me statutin dhe vendimet e Kuvendit të Shoqatës themelon fondin për qëllime të aktiviteteve kulturore të rëndësisë së veçantë, kujdesit për shëndetin dhe statusin social të anëtarëve të vet. 3. Për fondin e paraparë në paragrafin 2. të këtij neni Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave ndan 10% nga shuma e tërësishme e mjeteve të grumbulluara, brenda një viti, nga shfrytëzuesit e lëndëve të mbrojtura. - 170 Verify source ↗
Neni 170
AI-assisted research summary: Shoqata për administrimin kolektiv të të drejtave duhet të mbajë evidenca dhe llogari, të përgatisë raport vjetor dhe ta vërë atë në dispozicion të anëtarëve.
Neni 170 Evidenca dhe llogaria 1. Shoqata për administrimin kolektiv të të drejtave obligohet të mbajë dhe të ruaj evidencat dhe dokumentet shoqëruese për të gjitha faktet relevante lidhur me mbledhjen e kompensimeve si dhe llogaritjen e hyrjeve dhe daljeve. 2. Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave i mban llogaritë sipas standardeve përkatëse. 3. Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave është e obliguar që për çdo vit të mëparshëm të hartojë raport vjetor të punës me të dhëna të sakta dhe gjithëpërfshirëse si dhe pasqyrimin e fakteve relevante. Ky raport iu vihet në dispozicion anëtarëve. 4. Të paktën tridhjetë (30) anëtarë të Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave mund të kërkojnë që një apo me shumë auditorë të pavarur të bëjnë auditimin financiar të punës së Shoqatës. 46 - 171 Verify source ↗
Neni 171
AI-assisted research summary: The Copyright and Related Rights Office is an administrative body with powers to license, withdraw licenses, supervise collective management associations, inform stakeholders, and follow international legislation.
Neni 171 Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta 1. Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta është organ administrativ i cili është themeluar dhe funksionon në kuadër të Ministrisë përkatëse për Kulturë. 2. Veprimtaria themelore e Zyrës përfshin: 2.1. dhënien e lejes shoqatave për administrim kolektiv të të drejtave; 2.2. marrjen e lejes së dhënë Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave në rast të mos përmbushjes së kritereve të parapara me ligj; 2.3. mbikëqyrjen e veprimtarisë dhe aktiviteteve të shoqatave për administrim kolektiv të të drejtave; 2.4. promovimin dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për dhënien e informatave të duhura autorëve, bartësve të të drejtave dhe opinionit të gjerë lidhur me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta; 2.5. përcjelljen e legjislacionit ndërkombëtar dhe dhënien e rekomandimeve përkitazi me fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta. - 172 Verify source ↗
Neni 172
AI-assisted research summary: The copyright office issues a collective-rights management permit to an association that meets specified conditions.
Neni 172 Dhënia e lejes për administrim kolektiv të të drejtave 1. Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta i lëshon leje për administrimin e të drejtave kolektive shoqatës e cila: 1.1. ka selinë në Republikën e Kosovës; 1.2. posedon hapësirën përkatëse të punës si dhe shërbimin profesional më së paku një të punësuar me fakultet juridik të kryer; 1.3. administrimin kolektiv të të drejtave e ushtron si veprimtari të vetme; 1.4. administron të drejtat në emër të vet dhe për llogari të bartësve të të drejtave; 2. Kundër vendimit për mosdhënien e lejes nga ana e Zyrës, shoqata nuk ka të drejtë ankese, mirëpo në gjykatën kompetente mund të ngritët padi sipas dispozitave të procedurës administrative. - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: Zyra may withdraw a license from collective rights management associations if serious-violation circumstances exist, but it must first explain the reasons and give at least 30 days to fix the cause.
Neni 173 Marrja e lejes 1. Marrjen e lejes së dhënë shoqatave për administrimin kolektiv të të drejtave Zyra e bën nëse paraqiten rrethanat të cilat mund të jenë shkak për shkelje të rëndë të dispozitave të këtij ligji. Para marrjes së lejes Zyra e njofton Shoqatën për administrim kolektiv të të drejtave për arsyet dhe i jep afat kohor jo më pak se tridhjetë (30) ditë për të eliminuar shkakun për marrje të lejes. 2. Kundër vendimit për marrjen e lejes nga ana e Zyrës, Shoqata nuk ka të drejtë ankese, mirëpo në gjykatën kompetente mund të ngritët padi sipas dispozitave të procedurës administrative. - 174 Verify source ↗
Neni 174
AI-assisted research summary: Several users and operators must report information to the collective rights management association, and some uses require prior permission from it.
Neni 174 Detyrimi i shfrytëzimit për dhënien e informatave 47 1. Shfrytëzuesit e lëndëve të mbrojtura si dhe detyruesit e pagesës së kompensimit të veçantë janë të detyruar t’i mundësojnë Shoqatës për administrimin kolektiv të të drejtave dhe të kontrollojë përmbushjen e përpiktë dhe me kohë të kontratave të lidhura për administrim kolektiv. 2. Shfrytëzuesit e lëndëve të mbrojtura janë të detyruar ta njoftojnë Shoqatën për administrim kolektiv të të drejtave për titullin e lëndës së mbrojtur, shpeshtësinë dhe vëllimin e shfrytëzimit të saj si dhe për rrethanat tjera ndikuese në llogaritjen e detyrimit të kompensimit që paguhet sipas tarifës, pavarësisht se lënda e mbrojtur shfrytëzohet në bazë të lejes së marrë apo në bazë të këtij ligji. 3. Në rastet kur nevojitet leja sipas këtij ligji, organizatorët e shfaqjeve publike, kulturore, artistike apo zbavitëse si dhe shfrytëzuesit e tjerë të lëndëve të mbrojtura, detyrohen të marrin leje paraprake nga Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave. 4. Nëse organizatori i shfaqjeve publike, kulturore, artistike apo zbavitëse si dhe shfrytëzuesit e tjerë të lëndëve të mbrojtura nuk posedon leje në kuptimin e paragrafit 3. të këtij neni organi kompetent i policisë së Republikës së Kosovës, me kërkesë të bartësit të së drejtës ose Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave, do të ndalojë shfaqjen publike, respektivisht shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur. 5. Shfrytëzuesit e lëndëve të mbrojtura, kur ato mund të shfrytëzohen pa qenë e nevojshme të bëhet kalimi i të drejtës, janë të detyruar që një herë në muaj t’i dërgojnë Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave të dhënat për çdo formë dhe për çdo shpeshtësi të shfrytëzimit. 6. Shërbyesit medial audiovizuel janë të detyruara t’i dërgojnë Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave, një herë në muaj, raporte lidhur me emetimin e lëndëve të mbrojtura gjatë muajit të mëparshëm, duke paraqitur njëkohësisht listën e autorëve, të interpretuesve dhe të prodhuesve, titujt e lëndëve të mbrojtura si dhe shpeshtësinë e shfrytëzimit të tyre. 7. Nëse organizatori i shfaqjeve publike, kulturore, artistike apo zbavitëse si dhe shfrytëzuesit tjerë të lëndëve të mbrojtura, përkatësisht shërbyesve medial audiovizuel, nuk i dorëzon informacionet në kuptim të paragrafit 5. dhe 6. të këtij neni, konsiderohet se ka shkelur të drejtat të cilat i administron Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave. 8. Pronari i veprës origjinale të arteve figurative, shtëpia aksionare, galeria ose agjenti tjetër detyrohet t’ia dërgojë Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave të dhënat për origjinalin e tjetërsuar, autorin e veprës, shitësin dhe pronarin e ri të veprës si dhe çmimin e shitjes së origjinalit, brenda tridhjetë (30) ditëve që nga dita e rishitjes. - 175 Verify source ↗
Neni 175
AI-assisted research summary: Zyra supervises collective management associations and may request documents, inspect records, order an audit report, appoint representatives, and issue binding instructions.
Neni 175 Mbikëqyrja administrative e punës së Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave 1. Zyra do të mbikëqyrë nëse Shoqata kolektive kryen funksionet e veta në pajtim me dispozitat e ligjit. 2. Zyra në çdo kohë mund të kërkojë nga Shoqata kolektive çfarëdo lloj informatash ose dokumentesh lidhur me Shoqatën kolektive apo administrimin kolektiv të të drejtave, në përgjithësi apo në lidhje me një autor të caktuar, një vepër të caktuar ose përdorues, dhe mund të inspektojë librat ose çfarëdo dokumenti tjetër lidhur me Shoqatën kolektive ose administrimin kolektiv të të drejtave, përfshirë funksionimin dhe shpenzimin e fondeve speciale nëse ekzistojnë. 3. Zyra mund të urdhërojë Shoqatën kolektive të sigurojë raportin e kompanisë së auditimit lidhur me ndonjë çështje specifike dhe brenda një fushëveprimi të përcaktuar nga Zyra, por jo më shumë se një herë në vit, me shpenzime të Shoqatës kolektive. 4. Zyra mund të emërojë një ose më shumë përfaqësues të vet, të cilët marrin pjesë në takimet e asamblesë dhe organeve tjera të shoqatave kolektive me të drejtën për të folur, por pa pasur të drejtë të votojnë. 48 5. Zyra mund t’i lëshojë shoqatave kolektive udhëzime obligative. - 176 Verify source ↗
Neni 176
AI-assisted research summary: This article lets certain collective associations and user representatives propose mediation in listed disputes, and sets rules for the mediator, the parties, and the Office.
Neni 176 Ndërmjetësimi 1. Shoqatat kolektive dhe përfaqësuesit e përdoruesve në bazë të një marrëveshjeje ndërmjetësuese mund të propozojnë ndërmjetësim në një kontest: 1.1. lidhur me konkludimet e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse; 1.2. lidhur me konkludimet e një marrëveshjeje për ritransmetimin kabllor të transmetimeve; 1.3. lidhur me: 1.3.1. përdorimin për të mirë të personave me të meta; 1.3.2. përdorimin me qëllim të mësimit; 1.3.3. riprodhimin privat apo të brendshëm; 1.3.4. performancën e punimeve zyrtare; dhe 1.3.5. incizimet kalimtare të bëra nga organizatat transmetuese; 1.3.6. marrëveshjen lidhur me përcaktimin e tarifave të përgjithshme. 2. Ndërmjetësuesi duhet të jetë i pavarur, i paanshëm dhe jo i obliguar me instruksione. 3. Ndërmjetësuesi duhet të sigurojë se të gjitha palët kryejnë negociata me qëllim të mirë dhe nuk i pengojnë ato pa justifikime valide. 4. Ndërmjetësuesi palëve mund t’iu paraqesë propozime lidhur me zgjedhjen e konfliktit. Propozimi për zgjedhje duhet të synojë të jetë i pranuar nëse palët arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ose marrëveshje për ritransmetim, brenda tre muajve pas pranimit të propozimit. 5. Konfidencialiteti duhet të sigurohet gjatë procedurave të ndërmjetësimit. 6. Palët bashkërisht do të zgjedhin ndërmjetësuesin nga lista e ndërmjetësuesve të caktuar nga Zyra. 7. Zyra duhet të ofrojë ndihmë administrative për ndërmjetësuesin. 8. Palët duhet ta kompensojnë ndërmjetësuesin për punën e tij. 9. Zyra duhet të definojë në hollësi procedurat e ndërmjetësimit, nivelin e kompetencës profesionale të ndërmjetësuesit si dhe kushtet tjera që duhet të përmbushë. KREU XI MBROJTJA E TË DREJTAVE NËNKREU A PERSONAT QË GËZOJNË MBROJTJE - 177 Verify source ↗
Neni 177
AI-assisted research summary: A person whose rights protected by this law are violated may seek protection of those rights and compensation linked to the violation.
Neni 177 1. Personi, të cilit i janë shkelur të drejtat që mbrohen me këtë ligj, mund të kërkojë mbrojtjen e të 49 drejtave të tij dhe zhdëmtim përkatës në varësi me shkeljen. 2. Mbrojtje e njëjtë e të drejtave mund të kërkohet edhe kur është i dukshëm rreziku i shkeljes së të drejtave të mbrojtura me këtë ligj. 3. Mbrojtja e parashikuar nga dispozitat tjera ligjore mbetet e paprekur. - 178 Verify source ↗
Neni 178
AI-assisted research summary: Kur ka më shumë se një bartës të një të drejte të shkelur, secili prej tyre mund të kërkojë mbrojtjen e plotë të asaj të drejte. Kur ka më shumë se një shkelës, secili përgjigjet për dëmin e tërësishëm.
Neni 178 Solidarësia e palëve 1. Kur janë më shumë se një bartës i një të drejte që u është shkelur e që njihet nga ky ligj secili prej tyre mund të kërkojë mbrojtjen e të drejtës së tillë në tërësinë e saj. 2. Kur ekzistojnë më shumë se një shkelës të një të drejte të bartësit të të drejtës që njihet nga ky ligj secili prej tyre përgjigjet për dëmin e tërësishëm. - 179 Verify source ↗
Neni 179
AI-assisted research summary: A person must not evade effective technological measures or deal in tools, programs, or services mainly meant for that purpose.
Neni 179 Mbrojtja e masave teknologjike 1. Konsiderohet se një person ka shkelur të drejtat ekskluzive që njihen nga ky Ligj nëse ka bërë çfarëdo veprimi për t’i shmangur masat teknologjike efektive. 2. Konsiderohet se një person ka shkelur të drejtat ekskluzive që njihen nga ky ligj, në rast se i punon, importon për shpërndarje, shet, jep me qira, reklamon për shitje a qiradhënie ose mban për qëllime komerciale teknologji, mjete ose programe kompjuterike, ose pa autorizim kryen shërbime, të cilat: 2.1. reklamohen a tregtohen enkas për shmangien e masave teknologjike efektive; 2.2. kanë qëllim të dukshëm komercial ose përdorim vetëm në aspektin e shmangies së masave teknologjike efektive; 2.3. janë dizajnuar, prodhuar, përshtatur apo punuar para së gjithash për shmangien e masave teknologjike efektive. 3. Në kuptim të paragrafit 2. të këtij neni, masë teknologjike është çdo teknologji, program kompjuteri a një mjet tjetër i cili është parashikuar që gjatë veprimit të vet normal të parandalojnë ose të pengojnë shkeljen e të drejtave të mbrojtura. Këto masa do të konsiderohen efektive aty ku hyrja ose përdorimi i veprës së autorit ose i lëndës nga të drejtat e afërta kontrollohet nëpërmjet proceseve të mbrojtjes me të cilat, në mënyrë operative dhe të besueshme dhe me autorizimin e bartësve të të drejtave, arrihen qëllimet e mbrojtjes. 4. Ky nen do të aplikohet ngjashëm dhe aq sa i takon mutatis mutandis edhe ndaj çdo teknologjie, mjeti apo programi kompjuterik, me të cilin informacionet elektronike të administrimit të të drejtave hiqen ose ndryshohen. - 180 Verify source ↗
Neni 180
AI-assisted research summary: This article treats certain acts involving rights-management information as infringement of protected exclusive rights.
Neni 180 Mbrojtja e informacioneve të realizimit të të drejtave 1. Konsiderohet se një person ka shkelur të drejtat ekskluzive që mbrohet nga ky ligj kur bën një nga veprimet e mëposhtme, me të cilin nxit, mundëson, lehtëson ose fsheh shkeljet e të drejtave nga ky ligj siç janë: 1.1. heqja ose ndryshimi i cilit do informacion elektronik lidhur me administrimin e të drejtave; 1.2. riprodhimi, importi për shpërndarje, qiradhënia ose komunikimi publikut të një lënde të mbrojtur, në të cilën informacioni elektronik i administrimit të të drejtave është hequr apo 50 ndryshuar pa autorizim përkatës. 2. Informacion i administrimit të të drejtave në kuptimin e paragrafit 1. të këtij neni konsiderohet çdo informacion i futur nga ana e bartësit të të drejtës, me të cilin identifikohet lënda që është objekt i të drejtave, autori, bartësi i të drejtës, kohëzgjatja dhe kushtet e përdorimit, si dhe numrat dhe kodet e tyre përkatëse që shënohen në ekzemplarin e lëndës së mbrojtur ose që shfaqen me rastin e komunikimit të lëndës së mbrojtur. NËNKREU B MBROJTJA GJYQËSORE - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: If exclusive rights under this law are infringed, the rights holder may ask a court for findings of infringement, an order to stop and prevent repeat infringement, removal and destruction of infringing goods and related materials, damages, publication of the judgment, and related relief.
Neni 181 Kërkesëpaditë 1. Në rast të shkeljes së të drejtave ekskluzive të përcaktuara me këtë ligj, bartësi i të drejtës mund të kërkojë: 1.1. gjetjen e ekzistimit të shkeljes së të drejtave; 1.2. lëshimin e një vendimi, që ndalon vazhdimin e shkeljes dhe të shkeljeve të përsëritura në të ardhmen, si edhe disa akte përgatitore për shkeljet e tilla periodike; 1.3. mallrat që krijohen si rezultat i shkeljes së të drejtave, materialet dhe mjetet kryesisht të përdorura në krijimin apo fabrikimin e mallrave që shkelin të drejtat do të kërkohet që definitivisht të largohen nga tregu dhe të shkatërrohen, me shpenzime të shkelësit; 1.4. kompensim të dëmit material që nënkupton dëmin aktual dhe fitimin e humbur, ose zhdëmtim të posaçëm. 1.5. kompensim të dëmit jomaterial të shkaktuar si rezultat i shkeljes të të drejtave morale; 1.6. të bëhet shpallja e plotë apo pjesërisht e aktgjykimit nga gjykata, në masmedia, me shpenzime të shkelësit. 2. Dispozitat e nën-paragrafit 1.3. të paragrafit 1. të këtij neni, për aq sa ndërlidhen me shkatërrimin, nuk aplikohen për objekte arkitekturore, përveç kur shkatërrimi i objektit arsyetohet nga rrethanat e rastit. - 182 Verify source ↗
Neni 182
AI-assisted research summary: The right holder may claim special compensation from an infringer, including the infringer’s profits or a double or triple amount in specified cases.
Neni 182 Zhdëmtimi i posaçëm 1. Në vend të kompensimit të dëmit material, bartësi i të drejtës mund të kërkojë që shkelësi t’ia dorëzojë gjithë fitimin e arritur me shkeljen e të drejtës. 2. Kur e drejta ekskluzive e paraparë me këtë ligj është shkelur me dashje apo nga pakujdesia e rëndë, bartësi i të drejtës mund të kërkojë pagesë të një shume apo shpërblim të caktuar për këtë lloj përdorimi, dhe atë në vlerë të dyfishtë nga kjo shumë, pa marrë parasysh, nga dëmi aktual i shkaktuar nga ai si pasojë e kësaj shkeljeje. Nëse një shkelje e tillë është kryer për qëllim të përfitimit pasuror, bartësi i të drejtës mund të kërkojë pagë apo shpërblim në vlerë të trefishtë nga shuma e tillë. 3. Nëse dëmi material është më i madh se zhdëmtimi në kuptimin e paragrafëve paraprak titullari i të drejtës ka të drejtë të kërkojë diferencën deri në kompensim të plotë të dëmit. - 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: The author or performer may request fair monetary compensation for violations of their moral rights, regardless of any material compensation from the infringer.
Neni 183 Zhdëmtimi monetar i dëmit jomaterial 51 Pa marrë parasysh zhdëmtimin material nga ana e shkelësit, autori apo interpretuesi ka të drejtë të kërkojë zhdëmtim të duhur monetar për shkak të shkeljeve të të drejtave morale të tij. - 184 Verify source ↗
Neni 184
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë masa paraprake, përfshirë konfiskim të përkohshëm, bllokim llogarish bankare dhe sekuestrim dokumentesh, kur bartësi i të drejtës paraqet prova të bazuara për shkelje dhe rrezik për zhdëmtim.
Neni 184 Masat paraprake 1. Në rast se bartësi i të drejtës paraqet provat e bazuara se e drejta e tij ekskluzive sipas këtij ligji është shkelur dhe se zhdëmtimi ka gjasa të rrezikohet gjykata mundet, me kërkesë të bartësit të së drejtës, të urdhërojë konfiskimin e përkohshëm të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pandehur, duke përfshirë edhe bllokimin e llogarive të tij bankare dhe pasuritë tjera. 2. Kjo masë përfshin edhe mundësinë e gjykatës që të urdhërojë dhe sekuestrojë dokumentet bankare financiare apo dokumentet komerciale të shkelësit, apo qasje të duhur në informatë përkatëse. 3. Në rast se bartësi i të drejtës ka prova të bazuara se vonesa në marrjen e masave të përkohshme nga paragrafi 1. dhe 2. mund t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm, apo nëse këto masa mund të mos jenë efektive më vonë, gjykata mund të urdhërojë dhe të ekzekutojë masa të tilla pa njoftim paraprak dhe dëgjim të palës tjetër inaudita altera parte. 4. Procedura lidhur me masat paraprake zbatohet brenda tri (3) ditëve pas parashtrimit të kërkesës. - 185 Verify source ↗
Neni 185
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë masa të përkohshme për të mbrojtur një të drejtë të pretenduar të shkelur, dhe në disa raste mund t’i marrë ato pa njoftim paraprak.
Neni 185 Masat e përkohshme 1. Në rast se bartësi i të drejtës paraqet prova te bazuara së i është shkelur e drejta e tij në përputhje me këtë ligj, apo nëse ekziston rreziku i pashmangshëm nga shkelja, gjykata mundet, me kërkesë të bartësit të të drejtës, të urdhërojë ndonjë masë të përkohshme e cila është e pranueshme për të siguruar kërkesën e bartësit të të drejtës: 1.1. ndalesën e shkeljeve të pritura apo ndalesën e vazhdimit të kryerjes së shkeljes së supozuar; 1.2. konfiskimin ose heqjen nga qarkullimi të mallrave, të dyshuar për shkeljen e një të drejte sipas këtij ligji, për të parandaluar hyrjen e tyre në treg; 1.3. konfiskimin ose heqjen nga qarkullimi të materialeve dhe mjeteve që kryesisht përdoren në punimin apo fabrikimin e mallrave të dyshimta që shkelin të drejtën sipas këtij ligji. 2. Në rast se bartësi i të drejtës paraqet prova të bazuara se vonesa në marrjen e masave të përkohshme nga paragrafi 1. i këtij neni ka gjasa që atij t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm, apo nëse këto masa mund të mos jenë efektive më vonë, gjykata mund të urdhërojë dhe të ekzekutojë ato masa pa njoftim paraprak dhe dëgjim të palës së tretë inaudita altera parte. 3. Procedurat për urdhëresën e masave parandaluese janë të përshpejtuara. Gjykata urdhëron ndërmarrjen e masave të përkohshme brenda shtatë (7) ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës. 4. Në rast të kërkesëpadisë për shkak të mos pagesës së kompensimit, gjykata mund të nxjerrë si masë të përkohshme ndalesën e shfrytëzimit të mëtutjeshëm të lëndës së mbrojtur. - 186 Verify source ↗
Neni 186
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë ruajtjen dhe sigurimin e provave me kërkesë të bartësit të së drejtës kur ka rrezik që provat të shkatërrohen ose të mos sigurohen më vonë.
Neni 186 Sigurimi i provave 1. Me kërkesë të bartësit të së drejtës, i cili ka prova të bazuara se i është shkelur e drejta ekskluzive që njihet nga ky ligj dhe që ekziston rreziku i mundshëm që provat për shkeljen e të drejtës të shkatërrohen ose që më vonë të jetë e pamundur të sigurohen, gjykata mund të urdhërojë ruajtjen dhe 52 sigurimin e provave. 2. Masat për ruajtjen e provave mund të përfshijnë përshkrimin e hollësishëm të mallrave që shkelin të drejtat, marrjen e mostrave, ose konfiskimin fizik të mallrave që shkelin të drejtat, inspektimin e vendeve, inspektim ose konfiskimin e dokumenteve, inventarit, bazat e të dhënave ose artikuj të tjerë që kanë vlerë dëshmuese në lidhje me shkeljen, ekzaminimin e dëshmitarëve, emërimin dhe ekzaminimin e ekspertëve. 3. Nëse bartësi i të drejtës ka prova të bazuara për vonesë të marrjes së masave nga paragrafi 2. i këtij neni dhe ka gjasa që atij t’i shkaktohet dëm i pariparueshëm, apo se ekziston rreziku evident për shkatërrim të provës, gjykata mund të urdhërojë dhe të ekzekutojë masat e tilla pa njoftim paraprak dhe dëgjim të palës tjetër inaudita altera parte. 4. Urdhri i gjykatës për caktimin e masave për ruajtjen e provave pa njoftim paraprak dhe dëgjim të palës së tretë i dorëzohet palës tjetër në kohën kur këto masa të ekzekutohen apo, nëse kjo do të jetë e mundur, sa më parë pas ekzekutimit të masave. 5. Procedurat lidhur me sigurimin e provave zbatohet brenda shtatë (7) ditësh pas parashtrimit të kërkesës. 6. Në rastet kur konstatohet se kërkesa e bartësit të të drejtës për ruajtjen e provës ka qenë e pa bazuar, apo se bartësi i të drejtës nuk e ka arsyetuar atë, pala tjetër ka të drejtë të kërkojë: 6.1. kthimin e sendeve të sekuestruara; 6.2. ndalimin e përdorimit të informatës të marrë përmes ekzekutimit të masave sipas këtij neni; 6.3. kompensimin për çfarëdo lëndimi të shkaktuar nga ato masa. 7. Në procedurat për ruajtjen e provës sipas këtij neni, gjykata do të kujdeset që informata konfidenciale e palëve të mbrohet, dhe se procedurat e tilla të mos përdoren për qëllime të këqija, me të vetmin qëllim që të merret informata konfidenciale nga pala tjetër. - 187 Verify source ↗
Neni 187
AI-assisted research summary: Për procedurat për shkeljen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, gjykata duhet ta caktojë seancën e parë të dëgjimit jo më vonë se 3 muaj nga pranimi i kërkesëpadisë.
Neni 187 Shpejtimi i procedurës Procedura lidhur me shkeljen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta është e shpejtë. Gjykata do të caktojë seancën e parë të dëgjimit jo më vonë se brenda tre (3) muajve që nga dita e pranimit të kërkesëpadisë. - 188 Verify source ↗
Neni 188
AI-assisted research summary: Competent courts decide cases about infringement of copyright and related rights.
Neni 188 Kompetenca Për proceset lidhur me shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta vendos gjykata kompetente. NËNKREU C MASAT PËR ZBATIMIN E MBROJTJES - 189 Verify source ↗
Neni 189
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë dhënien e informacionit për origjinën dhe rrjetet e shpërndarjes në çështje për shkelje të të drejtave.
Neni 189 Detyrimi për dhënie informacioni 1. Gjatë procedurave përkitazi me shkeljet e të drejtave të njohura me këtë ligj, dhe në përgjigje të kërkesës së arsyetuar nga parashtruesi i kërkesës, gjykata mund të urdhërojë që shkelësi të jep 53 informacion të plotë mbi origjinën dhe rrjetet e shpërndarjes së mallrave ose shërbimeve ndëshkuese. 2. Gjykata mund të urdhërojë që informacioni, që i referohet paragrafit 1. të këtij neni, të sigurohet edhe nga ndonjë person tjetër i cili: 2.1. posedon mallrat që shkelin të drejtat në shkallë komerciale; 2.2. shfrytëzon shërbime që shkelin të drejtat në shkallë komerciale; 2.3. ofron shërbime në shkallë komerciale në shfrytëzim të aktiviteteve që shkelin të drejtat; 2.4. paraqitet nga ana e cilitdo person nga nën-paragrafët 2.1., 2.2. dhe 2.3. të këtij paragrafi, që është i përfshirë në prodhimin, shpërndarjen e mallrave apo dhënien e shërbimeve që shkelin të drejtat. 3. Secili person që nuk plotëson obligimin në ofrimin e informacionit sipas dispozitave të këtij neni do të jetë përgjegjës për dëmet që do të mund të shkaktohen nga dështimi për të përmbushur detyrimin. KREU XII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 190 Verify source ↗
Neni 190
AI-assisted research summary: A legal person using an author's work or related rights material without permission can be fined, and the responsible person can also be fined.
Neni 190 1. Me gjobë prej dymijë (2.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dënohet personi juridik, nëse në kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta. 2. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro dënohet personi përgjegjës i personit juridik kur kryen kundërvajtjen e përmendur në paragrafin 1. të këtij neni. - 191 Verify source ↗
Neni 191
AI-assisted research summary: A legal person can be fined for evading technological protection measures or altering/removing electronic rights-management information; a person who commits that misdemeanor can also be fined.
Neni 191 1. Me gjobë prej pesëmijë (5.000) deri në njëzetepesëmijë (25.000) Euro dënohet për kundërvajtje çdo person juridik, nëse në kuadër të veprimtarisë ose bashkëpunimin të biznesit: 1.1. kryen cilindo veprim të shmangies të masave efektive teknologjike të mbrojtjes; 1.2. kryen veprimin e heqjes apo të ndryshimit të informacionit elektronik të realizimit të të drejtave. 2. Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri pesëmijë (5.000) Euro dënohet personi i cili kryen kundërvajtjen e përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni. - 192 Verify source ↗
Neni 192
AI-assisted research summary: Legal persons can be fined if they do not submit required information or reports to the competent collective society; a person who commits that contravention can also be fined.
Neni 192 1. Me gjobë prej jo më pak se pesëqind (500) deri njëzetepesëmijë (25.000) Euro dënohet për kundërvajtje çdo person juridik: 1.1. që nuk i dorëzon shoqatës kolektive kompetente informacionin lidhur me llojet dhe numrin e pajisjeve të shitura ose të importuara për fiksime vizuele ose të zërit, pajisjet fotokopjuese, transmetuesit bosh të zërit apo të imazhit, si dhe informacionin mbi fotokopjet e shitura të cilat janë të nevojshme për llogaritjen e kompensimit të veçantë; 1.2. që nuk i dorëzon shoqatës kolektive kompetente raporte ose informacione apo programe në mënyrën dhe afatet, siç është përcaktuar nga ky ligj, të rëndësishme për llogaritjen 54 e kompensimit të veçantë; 2. Me gjobë prej jo më së paku se njëmijë (1.000) deri në pesëmijë (5.000) Euro dënohet personi që kryen kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni. - 193 Verify source ↗
Neni 193
AI-assisted research summary: A collective rights management association can be fined if it mishandles records, fails to pass on income to rights holders, ignores independent audit requirements, or does not follow orders from the Office.
Neni 193 1. Me gjobë prej së paku katërmijë (4.000) deri në njëzetmijë (20.000) Euro, dënohet për kundërvajtje Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave, nëse: 1.1. nuk mban apo në mënyrë neglizhente operon me të dhënat dhe kontabilitetin; 1.2. nuk ia përcjellë bartësit të të drejtës të ardhurat që i takojnë nga kompensimet e mbledhura prej shfrytëzuesve të lëndëve të mbrojtura; 1.3. nuk e zbaton kërkesën për auditimin e veprimtarisë financiare nga ana auditorëve të pavarur; 1.4. nuk i kryen detyrimet ndaj Zyrës ose nuk i zbaton masat që kjo Zyrë i ka urdhëruar për mënjanimin e parregullsive në punë. 2. Me gjobë prej jo më pak se njëmijë (1.000) deri pesëmijë (5.000) Euro, dënohet për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni edhe personi përgjegjës i Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave. - 194 Verify source ↗
Neni 194
AI-assisted research summary: Property obtained through the misdemeanours mentioned in the earlier articles is confiscated.
Neni 194 Gjësendet e përfituara me kryerjen e kundërvajtjeve nga nenet e lartcekura konfiskohen. - 195 Verify source ↗
Neni 195
AI-assisted research summary: A misdemeanour procedure starts when one of the listed requesters asks for it.
Neni 195 Procedura për kundërvajtje fillon me kërkesën e organit të inspektimit, policisë, palës së dëmtuar, Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave ose të Zyrës. KREU XIII MBROJTJA E PERSONAVE TË HUAJ - 196 Verify source ↗
Neni 196
AI-assisted research summary: Foreign persons get the same copyright and related-rights protection as local persons if an international agreement or this law so provides, or if there is actual reciprocity.
Neni 196 1. Personat e huaj fizikë ose juridikë gëzojnë mbrojtjen e njëjtë të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta sikurse edhe personat vendas, nëse kështu parashihet me marrëveshje ndërkombëtare apo më këtë ligj, ose në rast se ekziston reciprociteti faktik. 2. Autorët dhe interpretuesit e huaj gëzojnë mbrojtje të njëjtë të të drejtave morale që njihen nga ky ligj. 3. Autorët e huaj të veprave të artit gëzojnë mbrojtjen e këtij ligji sa i përket rishitjes të të drejtës vetëm në rast se ekziston reciprociteti faktik. - 197 Verify source ↗
Neni 197
AI-assisted research summary: Foreign authors are protected under this law if they meet the listed residence and publication conditions.
Neni 197 Autorët 1 Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzojnë autorët e huaj: 1.1. të cilët kanë vendbanim të përhershëm në Kosovë; 1.2. përkitazi me veprat e tyre të publikuara për herë të parë në Kosovë apo brenda tridhjetë 55 (30) ditëve pasi të jenë publikuar në ndonjë vend tjetër; 1.3. përkitazi me veprat e publikuara për herë të parë në Kosovë; 1.4. përkitazi me veprat e arkitekturës dhe të arteve figurative, të cilat në territorin e Republikës së Kosovës janë patundshmëri ose janë pjesë integrale e një patundshmërie. 2. Nëse vepra e autorit është krijuar nga disa autorë, ata të gjithë gëzojnë mbrojtje sipas këtij ligji edhe kur vetëm njëri prej tyre i plotëson kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni. - 198 Verify source ↗
Neni 198
AI-assisted research summary: Interpretuesit e huaj gëzojnë mbrojtje sipas këtij ligji nëse plotësojnë kushtet e përmendura; kur interpretimi krijohet nga disa interpretues, të gjithë gëzojnë mbrojtje edhe nëse vetëm njëri e plotëson kushtin.
Neni 198 Interpretuesit 1. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzojnë interpretuesit e huaj: 1.1. që kanë vendbanim të përhershëm në Kosovë; 1.2. interpretimi i tyre bëhet në territorin e Republikës së Kosovës; 1.3. interpretimi i të cilëve është i fiksuar në fonograme, i cili gëzon mbrojtje me këtë ligj; 1.4. interpretimi i tyre i pafiksuar në fonogram është përfshirë në emision radioteleviziv që gëzon mbrojtje sipas këtij ligji; 2. Nëse interpretimi është krijuar nga disa interpretues ata të gjithë gëzojnë mbrojtje sipas këtij ligji, edhe kur vetëm njëri prej tyre i plotëson kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni. - 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: Disa foreign holders of related rights, and certain phonogram, film, publisher, broadcaster, and database producers, get protection under this law if the stated Kosovo-related conditions are met.
Neni 199 Bartësit tjerë të huaj të të drejtave të përafërta 1 Mbrojtjen me këtë ligj e gëzojnë bartësit e tjerë të huaj të të drejtave të përafërta që kanë vendbanim të përhershëm apo seli të korporatës të regjistruar në Republikën e Kosovës. 2. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzon prodhuesi i fonogramit, përkatësisht producenti i filmit nëse fonogrami ose filmi i tyre është bërë së pari në Republikën e Kosovës. 3. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzon botuesi sa i përket të drejtave të tyre të përafërta, nëse edicioni i tij është publikuar së pari në Republikën e Kosovës ose brenda tridhjetë (30) ditëve pas publikimit në një vend tjetër. 4. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzon transmetuesi emisionet e të cilit transmetohen nëpërmjet rrjetit transmetues që është në territorin e Republikës së Kosovës. 5. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzon prodhuesi i bazës së të dhënave nëse kjo bazë është bërë për herë të parë në Republikën e Kosovës. - 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: Authors and related-rights holders get protection for satellite communication of their works or subject matter under the stated Kosovo-linked conditions.
Neni 200 Komunikimi me publikun përmes satelitit 1. Mbrojtje sipas këtij ligji gëzojnë autorët dhe bartësit e të drejtave të përafërta kur vepra e tyre ose lënda nga të drejtat e përafërta i komunikohet publikut me anë të satelitit nga territori i Republikës së Kosovës dhe nën kontrollin dhe përgjegjësinë e shërbyesit medial audiovizuel dërgohen sinjalet përkatëse të programit në një zinxhir të pashkëputur komunikimi që shpie deri te sateliti dhe prapa në tokë. 2. Mbrojtja sipas këtij ligji ekziston edhe kur nuk përmbushet kushti nga paragrafi 1. i këtij neni, me 56 kusht që: 2.1. në Kosovë gjendet pika e lidhjes marrëse nga e cila drejtohet transmetimi i sinjaleve të programit; ose 2.2. shërbyesve medial audiovizuel që e kryen komunikimin me publikun përmes satelitit e ka selinë e korporatës të regjistruar në Kosovë. - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: For foreign holders of related rights protected under this law, the protection term follows this law but ends no later than the date protection ends in their country of nationality, residence, or seat.
Neni 201 Krahasimi i afateve të mbrojtjes Për bartësit e huaj të të drejtave të përafërta që gëzojnë mbrojtje sipas këtij ligji vlejnë afatet e mbrojtjes të caktuara me këtë ligj, por skadojnë më së voni në ditën kur skadon mbrojtja në shtetin që i përkasin si shtetas ose ku kanë vendbanimin apo selinë dhe nuk mund të zgjasin më shumë se afatet e parapara sipas këtij ligji. - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: Some authors and related-rights holders without verified nationality get the same protection as domestic rights holders if they have permanent or temporary residence in Kosovo; if they have neither, they are protected in Kosovo like citizens of their residence state.
Neni 202 Personat pa shtetësi dhe refugjatët 1. Autorët dhe bartësit e të drejtave të përafërta që nuk kanë shtetësi ose kur ajo nuk mund të verifikohet, gëzojnë mbrojtje të njëjtë sikurse bartësit vendorë të të drejtave, nëse kanë vendbanim të përhershëm në Kosovë. 2. Nëse nuk kanë vendbanim të përhershëm apo vendbanimi nuk mund të verifikohet gëzojnë mbrojtje të njëjtë sikurse bartësit vendorë të të drejtave, nëse kanë vendbanim të përkohshëm në Kosovë. 3. Nëse në Kosovë nuk kanë as vendbanim të përhershëm dhe as vendbanim të përkohshëm gëzojnë mbrojtje në Kosovë sikurse qytetarët e shtetit në të cilin e kanë vendbanimin e përhershëm apo të përkohshëm të tyre. 4. Dispozitat e këtij neni vlejnë njëjtë si për autorët ashtu edhe për bartësit e të drejtave të përafërta, të cilët në përputhje me traktatet ndërkombëtare ose me Ligjin e Kosovës gëzojnë statusin e refugjatit. - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: The person who relies on reciprocity must prove it.
Neni 203 Reciprociteti faktik Reciprocitetin duhet ta dëshmojë ai i cili thirret në të. KREU XIV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: This article sets the law’s transitional scope for copyright-related works, recordings, broadcasts, software, and databases, and gives collective management associations six months to align their rules.
Neni 204 1. Ky ligj zbatohet ndaj të gjitha veprave të autorit, ndaj të gjitha interpretimeve të interpretuesve si dhe të gjitha emitimeve të të gjithë shërbyesit medial audiovizuel që, deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë gëzuar mbrojtje në bazë të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtave të Përafërta nr.2004/45. 2. Ky ligj zbatohet ndaj fonogrameve dhe incizimeve të fiksuara mbi të, nëse nga fiksimi, përkatësisht botimi ligjor si dhe nga vënia në dispozicion publikut, nuk kanë kaluar pesëdhjetë (50) vite, duke llogaritur nga fillimi i vitit kalendarik në të cilin ka hyrë në fuqi ky ligj. 3. Ky ligj zbatohet ndaj videogrameve, emisioneve të shërbyesve medial audiovizuel dhe botimeve të botuesve, nëse për herë të parë janë fiksuar, transmetuar ose botuar në mënyrë të ligjshme pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 57 4. Procedurat e filluara por të papërfunduara lidhur me mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta do të vazhdojnë sipas dispozitave procedurale të këtij ligji. 5. Kontratat për kalimin e të drejtave, të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk mund të ndryshohen me justifikim se duhet të jenë në përputhje me këtë ligj. 6. Të gjitha të drejtat e fituara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbeten të paprekshme, kurse aktet normative të shoqatave për administrimin kolektiv të të drejtave zbatohen edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe harmonizohen me dispozitat e të njëjtit në afat prej gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi. 7. Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me programet kompjuterike dhe bazat e të dhënave zbatohen edhe në programet kompjuterike dhe në bazat e të dhënave që janë krijuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nëse me këtë nuk preken kontratat e lidhura dhe të drejtat e fituara para kësaj dite. 8. Me pranimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, shfrytëzimi i të drejtës për shpërndarje, e referuar në paragrafin 2. të nenit 24 të këtij ligji, do të aplikohet për çfarëdo shitje të parë ose transfer tjetër të pronësisë në një kopje origjinale ose kopje të punës, të bërë kudo në Bashkimin Evropian ose në Zonën Ekonomike Evropiane. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals all provisions of Law No. 2004/45 on Copyright and Related Rights and the subordinate acts made under that law.
Neni 205 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore të Ligjit për të drejtat e Autorit dhe të drejtat tjera të përafërta Nr. 2004/45 si dhe aktet nënligjore që burojnë nga ky ligj. - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 206 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-065 21 tetor 2011 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in