LIGJI NR. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT
This is the preamble and title page for the Law on the Historic Center of Prizren.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-066
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title page for the Law on the Historic Center of Prizren. This article says the law sets rules for protecting, managing, and sustainably developing the Historic Center of Prizren. Administrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit duhet të bazohet në parimet e përgjithshme të përcaktuara në këtë nen. This article defines several terms used in the law. The protected historic center of Prizren is defined as an area on the map, placed under permanent protection, and any reassessment or review is done by the Kosovo Council for Cultural Heritage with competent heritage institutions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title page for the Law on the Historic Center of Prizren.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 18 KORRIK 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for protecting, managing, and sustainably developing the Historic Center of Prizren.
Neni 1 Qëllimi dhe objektivat Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohorë të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Administrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit duhet të bazohet në parimet e përgjithshme të përcaktuara në këtë nen.
Neni 2 Fushëveprimi dhe parimet e përgjithshme 1. Administrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit zhvillohet duke u bazuar në parimet e përgjithshme vijuese : 1.1. mbrojtja, ruajtja, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e karakteristikave tradicionale historike urbane të Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit bëhet sipas parametrave të elaboruar në nenet 5,6,7 dhe 8 në planin e konservimit, pjesë integrale e këtij ligji, Shtojca 1; 1.2. integrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit në të gjitha nivelet e planeve hapësinore e urbanistike zhvillimore të vendit; 1.3. rehabilitimi, restaurimi, adaptimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, monumenteve dhe mjediseve të tyre rrethuese në përputhje me standarde profesionale për konservim dhe restaurim; 1.4. elaborimi i politikës dhe planit të menaxhimit të konservimit, me përcaktim të normave, detyrave dhe mënyrave të bashkëpunimit me autoritetet e trashëgimisë kulturore, autoritetet e planifikimit hapësinor dhe zhvillimor të vendit, autoritetet e qeverisjes komunale të Prizrenit dhe popullata; 1.5. përcaktimi i të drejtave dhe obligimeve të poseduesve të pronave të trashëgimisë kulturore në mbrojtje; 1.6. pjesëmarrja në një proces transparent vendim marrjeje të palëve të ndryshme të interesit; 1.7. sigurimi i fondeve sistematike për restaurim dhe mirëmbajtje të Qendrës historike të Prizrenit duke përfshirë të gjitha elementet përbërëse të saj, përmes sigurimit të 2 lehtësirave fiskale duke bërë stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit e kushteve të jetesës. 2. Konservimi dhe mbrojtja e Qendrës Historike të Prizrenit bëhet në pajtim me parimet dhe standardet ndërkombëtare në pajtim me Ligjin e trashëgimisë kulturore, Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe dokumente ndërkombëtare të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe traktatet e BE. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Qendra Historike e Prizrenit – Zonë e mbrojtur e Qendrës Historike të Prizrenit të bazuar me këtë ligj. 1.2. Këshilli Zbatues dhe Monitorues (KZM) – Këshilli i përcaktuar sipas Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura Nr. 03/L-039/2008. 1.3. Komuna – Komuna e Prizrenit. 1.4. Zyra Komunale për Komunitete – Zyra komunale e cila ka për qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe sigurimit të shërbimeve të barabarta publike në nivel komunal. 1.5. Kërkesa për projekt - kërkesa për leje urbanistike për rekonstruim/rindërtim, restaurim, rehabilitim, revitalizim, ndërtim, rrënim, ndërhyrje në infrastrukturë ose modifikim të ndërtesave, ndërrim të destinimit të tyre, ndërmarrje të aktiviteteve të përkohshme ose të çfarëdo zhvillimeve tjera brenda Qendrës Historike të Prizrenit. 1.6. Drejtoria për Urbanizëm – Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në komunën e Prizrenit, e cila është kompetente për planifikim hapësinor dhe urbanistik. 1.7. Këshilli – Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit të themeluar me këtë ligj. 1.8. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit – Instituti kompetent për mbrojtjen e Monumenteve në Prizren. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The protected historic center of Prizren is defined as an area on the map, placed under permanent protection, and any reassessment or review is done by the Kosovo Council for Cultural Heritage with competent heritage institutions.
Neni 4 Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit 1. Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit me të gjitha elementet përbërëse të tij shtrihet në territorin me kufij të përcaktuar në hartë ku përfshihet territori i kalasë, plani i konservimit dhe lista e parcelave kadastrale, pjesë integrale e këtij ligji, shtojca 1. 2. Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit, si pronë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore, në mbrojtje të përhershme të Republikës së Kosovës. 3. Rivlerësimi apo rishikimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit me të gjitha elementet e saj bëhet nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në bashkëpunim me institucionet kompetente të trashëgimisë kulturore, me kërkesën apo propozimet e parashtruara nga persona fizik dhe juridik, si ne shtojcën 2 te këtij ligji me listën e monumenteve që gjenden në këtë shtojcë. 3 KREU II MEKANIZMAT E KONZERVITMIT - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Prizren Municipality must consult the Monument Protection Institute and then draft, approve, and implement spatial and urban planning documents for the Historic Centre of Prizren, while respecting its characteristics.
Neni 5 1. Komuna e Prizrenit në konsultim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, harton, miraton dhe zbaton dokumentet e planifikimit hapësinor dhe urbanistik që kanë të bëjnë me Qendrën Historike të Prizrenit në pajtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor Nr.2003/14, Ligjin nr. 03/L-106 për Ndryshimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor Nr.2003-14 dhe Ligjin për Trashëgiminë kulturore Nr. 02/L-88/2006. 2. Në zbatim të paragrafit 1 të këtij neni, Komuna respekton karakteristikat e Qendrës Historike të Prizrenit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: In the Historic Center of Prizren, certain activities are restricted and others are prohibited, including noisy music above 70 dB, large permanent advertising, certain building forms and heights, and some commercial uses.
Neni 6 Aktivitetet e kufizuara dhe të ndaluara në Qendrën Historike të Prizrenit Për zbatimin e nenit 6 të këtij ligji, me qëllim të mbrojtjes së autencititetit dhe integritetit të Qendrës historike të Prizrenit, kufizohen dhe ndalohen aktivitetet si në vijim: 1. Aktivitetet e kufizuara : 1.1. bashkimi i dy apo më shumë parcelave kadastrale në një njësi të vetme, përveç kur parcela është duke u kthyer në gjendjen e saj origjinale gjatë restaurimit, rindërtimit ose revitalizimit të ndërtesave tradicionale dhe monumentit që është nën mbrojtje; 1.2. vendosja e kiosqeve, tezgave, tavolinave dhe elementeve tjera montazhe, parkingjeve ose të ngjashme që do të pengonte vizurat dhe qasje të lirshme në monument si dhe vendosja e kontejnerëve dhe shportave tjera për mbeturina para dhe në afërsi të monumentit; 1.3. muzika me zë më të lartë se (shtatëdhjetë) 70 db, përveç gjatë ngjarjeve/organizimeve të natyrës publike, për të cilat merret paraprakisht leja prej Komunës; 1.4. vendosja e reklamave të përhershme, shenjave private, dekorimeve apo elementeve penguese me sipërfaqe më të madhe se një metër katror (1m 2 ) dhe pa pëlqimin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit. 2. Aktivitetet e ndaluara: 2.1. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që rezultojnë me ngritjen e një objekti të vetëm në dy apo më shumë parcela kadastrale; 2.2. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin në objekte me lartësi më të madhe se Përdhese + dy (2) etazhe (P+2); apo lartësia e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror deri në nivel të vijës së strehës, tejkalon nëntë metra e gjysmë (9.5m); apo lartësia e tërësishme e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror duke përfshirë çatinë dhe çfarëdo vazhdim tjetër fizik në objekt, tejkalon dymbëdhjetë metra e gjysmë (12.5m); 2.3. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin me objekte ku sipërfaqja e përdheses tejkalon 150m 2 , me përjashtim të rasteve të veçanta të rindërtimit apo rifunksionalizimit të objekteve publike, duke e respektuar karakteristikat e Qendrës 4 Historike, të cilat duhet të kalojnë po të njëjtat procedura të marrjes së lejes urbanistike nga Komuna dhe pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit; 2.4. aktivitetet që do të rezultonin në ndryshimin permanent të morfologjisë natyrore të terrenit; 2.5. pompat e reja të derivateve të naftës si dhe ndërtimet industriale, fabrikat ose zhvillimet e ngjashme përfshirë eksploatimin e burimeve minerale dhe furrënaltat; 2.6. aktivitetet e natyrës komerciale të cilat përfshijnë një sipërfaqe të hapësirës së brendshme më të madhe se 150m 2 duke përfshirë depot, punëtoritë mekanike, supermarketet dhe klubet e natës; 2.7. funksionimi i kazinove, bastoreve dhe veprimtarive tjera të lojërave të fatit; - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: In the Castle Zone, construction and infrastructure activities are prohibited, except for activities directly related to conservation, restoration, reconstruction, or management of the zone.
Neni 7 Zona e Kalasë Në Zonën e Kalasë, e cila është e definuar me parcelat kadastrale sipas Shtojces 1, janë të ndaluara të gjitha veprimtaritë ndërtimore dhe të infrastrukturës, përveç atyre që në mënyre të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me konservimin, restaurimin, rekonstruimin/ rindërtimin dhe menaxhimin e kësaj zone. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Work on infrastructure in the Historic Center of Prizren must be done only after the implementing project is approved by the Urbanism Directorate and consent is given by the Monuments Protection Institute.
Neni 8 Ndërhyrjet në infrastrukturë Çdo ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Historike të Prizrenit, duke përfshirë: ujësjellësin, kanalizimin, rrjetin telefonik, rrjetin elektrik apo rrjetet tjera të infrastrukturës bëhen pas miratimit të Projektit zbatues nga Drejtoria për Urbanizëm dhe pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: People and legal entities doing construction, demolition, infrastructure work, or other activities must first take all necessary measures to protect cultural and religious heritage objects from damage.
Neni 9 Mbrojtja nga dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore 1. Personi fizik dhe juridik, i cili bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo aktivitet tjetër, duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur objektin e trashëgimisë kulturore dhe fetare nga shkaktimi i çfarëdo dëmi të mundshëm, gjatë kryerjes së këtyre aktiviteteve. 2. Masat nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të ndërrmiren në koordinim me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit. 3. Personi fizik dhe juridik që bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo aktiviteti tjetër të ndaluar, paguan të gjitha shpenzimet e nevojshme për kthimin e objektit të dëmtuar të trashëgimisë kulturore dhe fetare në gjendjen para shkaktimit të dëmit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Archaeological research and excavations in the Historic Center of Prizren must be carried out in line with the Cultural Heritage Law No. 02/L-88/2006.
Neni 10 Hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike Hulumtimet dhe Gërmimet Arkeologjike në Qendrën Historike të Prizrenit bëhen në pajtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore Nr. 02/L-88/2006. 5 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Municipality must prepare a waste management plan for the Historic Center of Prizren, in consultation with the Prizren Institute for Monument Protection.
Neni 11 Pastrimi dhe mbeturinat Me qëllim të ruajtjes së monumenteve dhe tërë Qendrës Historike të Prizrenit, Komuna harton Planin e menaxhimit të mbeturinave për këtë qendër në konsultim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The competent municipal traffic authority may draw up a special transport plan and regime for Prizren’s Historic Center.
Neni 12 Lëvizja e automjeteve Organi kompetent komunal për rregullim të trafikut, harton planin dhe regjimin e posaçëm të transportit automobilistik për Qendrën Historike të Prizrenit me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lehtë dhe të vazhdueshme, duke promovuar mjetet jo-motorike të transportit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The municipality must prepare a fire and disaster protection plan for the Historic Centre of Prizren, and every location or cultural monument there must be equipped with a fire extinguisher.
Neni 13 Masat e mbrojtjes ndaj zjarrit apo fatkeqësive natyrore 1. Komuna harton planin për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit kundër zjarrit, rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. 2. Çdo lokacion, monument kulturor në pronë private apo publike brenda Qendrës Historike të Prizrenit duhet të jetë i pajisur me aparat zjarrfikës, në pajtim me ligjet në fuqi si dhe me doracakun e masave mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe të zjarrit. KREU III KONSULTIMI DHE ZBATIMI - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Prizren Municipality must establish the cultural heritage council within 4 months, and the council has rules for membership, meetings, quorum, reporting, removal, and replacement.
Neni 14 Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit 1. Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit duhet të themelohet nga Komuna e Prizrenit brenda (katër)4 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji dhe përbëhet nga shtatë (7) anëtarë: 1.1. gjashtë (6) anëtarë të shquar nga shoqëria civile e Kosovës që kanë përvojë në ruajtjen, zhvillimin dhe/ose promovimin e trashëgimisë kulturore të Prizrenit; 1.2. tre (3) anëtarë nga shoqëria civile sipas nënparagrafit 1.1. të këtij neni, do të përzgjidhen: 1.2.1. një (1) anëtar përzgjidhet nga Bashkësia Islame; 1.2.2. një (1) anëtar përzgjidhet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe 1.2.3. një (1) anëtar përzgjidhet nga Kisha Katolike; 1.3. së paku dy (2) prej anëtarëve nga shoqëria civile do të jenë ekspertë të njohur në fushën e trashëgimisë kulturore, me kualifikim apo përvoje profesionale në fushë të tillë. Preferencë do të kenë kandidatët që i përmbushin të dy kriteret; 1.4. anëtari i shtatë do të jetë përfaqësues i Zyrës Komunale përgjegjëse për Komunitete dhe Kthim. 2. Roli i Këshillit është të vëzhgojë dhe këshillojë rreth aktiviteteve në Qendrën Historike të Prizrenit për ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore. 6 3. Këshilli përbëhet nga anëtarë me kualifikime të ndryshme profesionale dhe nga palë të ndryshme të interesit, siç janë organizatat rinore, shoqatat e biznesit, arkitektët, historianët, shoqatat kulturo-artistike. 4. Përfaqësuesi i Zyrës Komunale përgjegjëse për Komunitete dhe Kthim duhet të konsultohet me komunitetet e ndryshme të cilat janë të lidhura historikisht me Qendrën Historike të Prizrenit, dhe të përfaqësojë mendimet e tyre në kuadër të Komitetit. 5. Anëtarët e Këshillit emërohen prej Kuvendit të Komunës për periudhë (tre)3 vjeçare, përmes procedurës e cila përfshin ftesë publike duke i përcaktuar kushtet për konkurrim dhe anëtarësim. 6. Asambleja Komunale emëron anëtarët e Këshillit të përzgjedhur nga Kisha Katolike, Bashkësia Islame dhe nga Kisha Ortodokse Serbe për këtë mandat. 7. Kryesuesi i Këshillit duhet të zgjidhet me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Këshillit. 8. Këshilli takohet së paku një here në çdo tre muaj dhe publikon punën e tij me informatë publike dhe për këtë punë i raporton Kuvendit Komunal. 9. Kuorumi arrihet kur janë të pranishëm (pesë) 5 anëtarë të Këshillit. 10. Shkarkimi i anëtarit të Këshillit, bëhet nga Kuvendi i Komunës pas propozimit të bërë nga Kryetari i Komunës ose me propozim të Kryesuesit të Komitetit, nëse tri herë radhazi pa arsye të vlefshme nuk ka marrë pjesë në mbledhje të Këshillit. 11. Në rast të dorëheqjes ose shkarkimit të anëtarit, emërohet anëtari i ri menjëherë pas identifikimit të kandidatit të kualifikuar në pajtim me këtë nen, por në asnjë rast jo më vonë se (nëntëdhjetë)90 ditë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Drejtoria për Urbanizëm must compile a weekly list of received project requests, make the list public and share it with Council members, and maintain the full project-request file for public access.
Neni 15 Informimi publik lidhur me kërkesat për projekt 1. Drejtoria për Urbanizëm përpilon në baza javore listën e kërkesave të pranuara për projekte. 2. Lista nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet të jetë publike dhe duhet t’u shpërndahet anëtarëve të Këshillit. 3. Dosja e plotë e kërkesave për projekte mirëmbahet dhe vihet në dispozicion për publikun nga Drejtoria për Urbanizëm. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Urbanism authorities must share project requests with the monument institute and council chair, the institute must decide on the project within 15 days, and the council must consult the owner if property is affected.
Neni 16 Konsultimi 1. Drejtoria për Urbanizëm, i dorëzon Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe Kryesuesit të Këshillit për Trashëgimi Kulturore një kopje të të gjitha kërkesave për projekte për leje urbanistike, ndërtimi, rrënimi apo ndryshimi të objekteve, për ndërrim të destinimit të tyre, zhvillim të aktiviteteve të përkohshme apo çfarëdo zhvillimi tjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit. 2. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit sipas legjislacionit për trashëgiminë kulturore, jep pëlqimin ose e refuzon kërkesën për projekt brenda(pesëmbëdhjetë)15 ditësh. 3. Këshilli duhet të konsultohet me pronarin nëse prona e tij/saj preket nga kërkesa e projektit me qëllim që të sigurohet përputhshmëria me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi për pronën. 7 4. Nëse dikush nga anëtarët e Këshillit ka ndonjë kundërshtim/vërejtje për një kërkesë për projekt, ai/ajo ka të drejtë të kërkojë konsultime shtesë. 5. Kërkesa nga paragrafi 3 i këtij neni, duhet t’i drejtohet me shkrim Drejtorisë për Urbanizëm brenda (pesëmbëdhjetë) 15 ditëve, duke i dërguar kopje Kryesuesit të Këshillit. 6. Në qoftë se pas shtyrjes prej (pesëmbëdhjete) 15 ditëve, në Drejtorinë për Urbanizëm nuk arrin asnjë kundërshtim ose kërkesë për konsultime shtesë, atëherë mund të procedohet me lëshimin e lejes. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: If an additional consultation request is sent to the Urbanism Directorate, the Council Chair must call the relevant parties to a meeting.
Neni 17 Kërkesa për konsultime shtesë 1. Në qoftë se një kërkesë për konsultime shtesë i dërgohet Drejtorisë për Urbanizëm, Kryesuesi i Këshillit thërret palët përkatëse (ku përfshihen anëtarët e Këshillit, Drejtoria për Urbanizëm, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe palën që e parashtron kërkesën) për një takim me qëllim të adresimit të shqetësimeve dhe të negocimit të ndryshimeve të mundshme në projektin e parashtruar. 2. Nëse palët pajtohen me konsensus për ndryshime në projektin fillestar, versioni i plotë i kërkesës së ndryshuar i dorëzohet Këshillit dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit për pajtimin e tyre formal para se të lëshohet leja. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: If no agreement is reached within 15 days after a request for additional consultations, the urbanism directorate must issue or refuse the permit. The permit or refusal must be sent to the applicant and specified heritage bodies. An appeal may be filed with the Ministry of Environment and Spatial Planning within 15 days of receiving a permit refusal.
Neni 18 E drejta në ankesë (Moratoriumi) 1. Në qoftë se brenda (pesëmbëdhjetë) 15 ditëve pas kërkesës për konsultime shtesë nuk arrihet marrëveshja, Drejtoria e urbanizmit lëshon lejen përkatëse ose e refuzon duke u bazuar në Planin e konservimit dhe ligjet në fuqi. 2. Leja e lëshuar apo e refuzuar nga Drejtoria e urbanizimit, i dërgohet paraqitësit të kërkesës, Institutit për mbrojtjen e monumenteve në Prizren dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit. 3. Kundër vendimit të Drejtorisë së urbanizimit sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të ushtrohet ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, brenda (pesëmbëdhjete) 15 dite nga dita e pranimit të vendimit për refuzim të lejes. 4. Vendimin sipas ankesës e merr MMPH në konsultim me Ministrinë e Kulturës, Rinis dhe Sporteve dhe Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore. 5. Në përputhje me Ligjin për Zonat e veçanta të mbrojtura, kontestet që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe, do t’i referohen KZM-së përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe nëse është e nevojshme Gjykatës Kompetente. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The municipal inspection body, working with the Prizren Institute for Monument Protection, must appoint inspectors to oversee activities and developments in the Historic Center of Prizren.
Neni 19 Mbikëqyrja inspektuese 1. Për zbatimin e këtij Ligji, organi komunal për inspektim në bashkëpunim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, cakton inspektorë për mbikëqyrjen e aktiviteteve dhe zhvillimeve në Qendrën Historike të Prizrenit. 2. Inspektorët mbulojnë fushat e urbanizmit, ndërtimit, trashëgimisë kulturore dhe shërbimeve publike. 8 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: For violations in the Historic Centre of Prizren, the fines under the Spatial Planning and Construction laws are doubled, and the sanctions in the Cultural Heritage law apply.
Neni 20 Masat ndëshkuese Gjobat e parapara me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Ligjin për Ndërtim, dyfishohen në rast të shkeljeve brenda Qendrës Historike të Prizrenit, ndërsa zbatohen masat sanksionuese të parapara në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. KREU IV ZHVILLIMI DHE PROMOVIMI - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Komuna e Prizrenit must establish an office for the Historic Centre of Prizren, and public gathering requests there are allowed only after approval by the Directorate for Public Services.
Neni 21 Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit 1. Komuna e Prizrenit, në kuadër të fushëveprimit të saj, themelon një Zyrë për Qendrën Historike të Prizrenit, me qëllim të: 1.1. koordinimit të veprimeve që lidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë asistencën ndërkombëtare; 1.2 informimit të publikut mbi rëndësinë dhe statusin e mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit. 1.3. promovimit dhe zhvillimit të Qendrës Historike të Prizrenit si destinim turistik me një trashëgimi kulturore të pasur; 1.4. nxjerrjes dhe shpërndarjes së informatave të sakta sa i përket Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë hartat informuese, listën e shërbimeve të ofruara, agjendat kulturore dhe reklamat. 2. Kërkesat për tubime publike brenda Qendrës Historike të Prizrenit lejohen pas marrjes së pëlqimit nga Drejtoria për Shërbime Publike. 3. Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit punon në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët përkatëse të interesit, përfshirë Këshillin, Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, Shoqatën e Biznesit, Zyrën Komunale për Komunitete, komunitetet fetare dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PERFUNDIMTARE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The municipality must accept needed financial means for added responsibilities related to protecting and promoting cultural and religious heritage, and it must apply fiscal relief for natural and legal persons in the Historic Center of Prizren under the cited heritage law.
Neni 22 Mjetet financiare 1. Komuna pranon mjete të nevojshme financiare për kompetencat shtesë lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare te kërkuara nga ky ligj. 2. Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni, përcaktohen në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-049/2008 për Financat e Pushtetit Lokal. 3. Komuna aplikon lehtësira fiskale për personat fizik dhe juridik brenda zonës së Qendrës Historike të Prizrenit, konform nenit 5 të Ligjit për Trashëgimin Kulturore. 9 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The municipality and relevant state authorities must ensure that laws, regulations, and spatial/urban plans applied within the Historic Centre of Prizren comply with this Law.
Neni 23 Raporti me ligjet tjera 1. Komuna dhe autoritetet përkatëse shtetërore sigurojnë që ligjet, rregulloret dhe planet hapësinore dhe urbanistike që aplikohen brenda Qendrës Historike të Prizrenit të jenë në përputhshmëri me dispozitat e këtij Ligji. 2. Asgjë në këtë Ligj nuk duhet të interpretohet si kufizim ose ndikim tjetër në të drejtat, privilegjet, statusin dhe imunitetet e dhëna nga Kushtetuta - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-066 20 Prill 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-033-2012, datë 09.07.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. LIGJI Nr. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT SHTOJCAT SHTOJCA I Qendra Historike e Prizrenit 1 2 Parcelat kadastrale të cilat përfshihen në Qendrën Historike të Prizrenit: 4883, 3667, 3671, 3672, 4882, 3670, 3669, 3668, 3662/2, 3662/1, 3660, 3661, 3656, 7685/4, 7685/3, 3645, 3654, 3655, 3657, 3659, 3634, 3622, 904163627, 3632, 3631, 3635, 3633, 90411, 3658, 3636, 3630, 3628, 3625, 3623, 3614, 3624, 3610, 3613, 3588, 3587, 3586, 3584, 3585, 3589, 3611, 3612, 3607, 90321, 3606, 3604, 3603, 3602, 3599, 3600, 3595, 3596, 3594, 3593, 3597, 3593, 3590, 3591, 3592, 3583, 3637, 3638, 3640, 3639, 3647, 3646, 3643, 3642, 3577, 90324, 3565, 3566, 3567, 3569, 3573, 3574, 3575, 3576, 3641, 3644, 3653, 90456, 3650, 90322, 3648, 3226, 3629, 3582, 3580, 3581, 4872, 3579, 3564, 90437, 3460, 3459, 3461, 3462, 3458, 3458, 3456, 3455, 3457, 3454, 3453, 3464, 3463, 90350, 3450, 3451, 3452, 3449, 90323, 90414, 3436, 3438, 3435/2, 3435, 3440, 3441, 3442, 3431, 3430, 3429, 3419/1, 3419/2, 3420/2, 3421, 3420/1, 3422, 3423, 3424, 3428, 3427, 3424, 3426, 3425, 3400, 3372, 3373, 3385, 3387, 90353, 3388, 90367, 90370, 3382, 3381, 3380, 3374, 3375, 3376, 3377, 3378, 4873, 3379, 3477, 3476, 3475, 3474, 3471, 3473, 3472, 3470, 3469, 3468, 3467, 3466, 4822, 2385, 2386, 2387, 2384, 2383, 2380, 2379, 2268, 2269, 2270, 2271, 2381, 2260, 2262, 2261, 2263, 2265, 2264, 2267, 2266, 2258, 2259, 2255, 2251, 2252, 2257, 2256, 2250, 2249, 2248, 2247, 2246, 2254, 2253, 2235, 2234, 2236, 2240, 2238, 2237, 2241, 2239, 2242, 2243, 2244, 2245, 2388, 2378, 2377, 2376, 2375, 2374, 2371/1, 2371/2, 2373, 2372, 2370, 2214, 2216, 2217, 2215, 2213, 2212, 2211, 2218, 2233, 2232, 2228, 2229, 2231, 2230, 2227, 2225, 2226, 2224, 2223, 2222, 2221, 2220, 2219, 2202, 2204, 2201, 2200, 2199, 2198, 2205, 2197/2, 2207, 2208, 2209, 2210, 1437, 1438/1, 1438/2, 1439, 1440, 1441, 1444, 1443, 1442, 1445, 1447, 1446, 1449, 1448, 1450, 1451, 1453, 1463, 1454, 1456, 1455, 1457, 1458, 1459, 1462, 1460, 1461, 2179, 2180, 2181, 2182, 2183, 2184, 2206, 2185, 2196/2, 2197/1, 2196/1, 2195, 2186, 2187, 2191, 2190, 2189, 2188, 2162, 2161, 2160, 2164, 2165, 2163, 2166, 2168, 2169, 2170, 2171, 2172, 2173, 2175, 2178, 2177, 2167, 2157, 2156, 2158, 2159, 2161, 2149, 2150, 2151, 2152/4, 2152/3, 2152/2, 2152/1, 2153/6, 2153/5, 2153/4, 2153/3, 2153/2, 2153/1, 2154/2, 2152/1, 2155, 1961, 1962, 1963, 1964, 1968, 1969, 1970, 1971, 1973, 1976, 1977, 1978, 1979, 1980, 1981, 1999, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2019, 90435, 90343, 2097, 90452, 2099, 4812, 2042, 2041, 2040, 2039, 2038, 2023, 2022, 2021, 2020, 2087, 2086, 2088, 2089, 2098, 2091, 2092, 2093, 2096, 2094, 2095, 2077, 2076, 2078, 90403, 90285, 2084, 2081, 2083, 2082, 2085, 3077, 3076, 3081, 3078, 3080, 3079, 3084, 3083, 3082, 3085, 3086, 3244, 3243, 3242, 3241, 3240, 3239, 3237, 3238, 3089, 3091, 3090, 3092, 3096, 3087, 3088, 3095, 3094, 3093, 3234, 3230, 3235, 3233, 3103, 3102, 3101, 3100, 3097, 3098, 3099, 3108, 3109, 4871, 3106, 3107, 3105, 3104, 3110, 3111, 3112, 3113, 3114, 3115, 3116, 3117, 3228, 3119, 3120, 3121, 3136, 3139, 3140, 3138, 3141, 3146, 3145, 3144, 3143, 3142, 3137, 3135, 3134, 3133, 3132, 3131, 3147, 3148, 3149, 3150, 3152, 3153, 3154, 3155, 3156, 3159, 3158, 3160, 3166/1, 3161, 90331, 3162, 3163, 3164, 3165, 3166, /2, 3173, 3174, 3175, 3176, 3177, 3178, 3179, 3180, 3181, 3182, 3232, 3231, 3225, 3224, 3223, 3219, 3218, 3220, 3226, 3222, 3227, 3221, 3217, 1663, 1332, 1330, 1659, 1944, 1658, 1668, 1670, 1667, 1671, 1676, 1677, 4833, 1675, 1669, 1672, 1673, 1674, 1942, 1941, 1942, 1940, 1939, 1938, 1685, 1686, 1687, 1688, 1684, 1679, 4833, 1683, 1681, 1680, 1937, 1936, 1934, 1943, 1917, 1918, 1932, 1931, 1930, 1928/1, 1928/2, 1929, 1928/3, 1933, 1927, 1926, 1925, 1924, 4837, 4833, 1975, 1983, 1982, 1986, 1987, 1988, 1989, 1990, 1991, 1992, 1993, 1994, 1995, 1996, 1997, 1998, 1999, 1975, 1974, 1967, 1966, 1972, 1965, 1698, 1699, 1702, 1703, 1701, 1695, 1694, 1693, 1692, 90402, 1689, 1707, 1708, 1706, 1710, 1715, 1711, 1712, 1705, 1709, 4838, 1704, 1700, 1914, 1912, 1906, 1913, 1907, 1908, 1911, 1910, 1909, 1903, 1904, 1905, 2062, 2063, 2066, 2067, 2068/1, 2068/2, 4847, 2074, 2075, 2072, 2073, 2071, 2070, 2069, 2065, 2064, 2061, 2060, 2043, 4846, 2047/1, 2047/2, 2046/2, 2046, 2045, 90287, 2044, 90289, 2048, 2049, 2050, 2051, 2052, 2053, 2054, 2059, 2055, 2058, 2056, 2057, 2035, 2034, 2036, 2033, 2032, 2037, 2030, 2031, 90288, 2029, 2028, 2027, 2026, 2024, 2025, 2272, 2273, 2274, 2366, 2369, 2364, 2363, 2362, 2361, 2358, 2360, 2359, 2276, 2277, 2283, 2284, 2285, 2282, 2281, 2280, 2279, 2365, 2275, 2278, 2357, 2356, 4850, 2354, 2353, 2352, 2351, 2290, 2287, 2294, 2355/1, 2355/2, 2291, 2289, 2288, 2296, 2297, 2298, 2295, 2347, 2346, 2344, 2299, 2349, 2286/1, 2286/2, 2350, 2348, 2345, 2300, 2301, 2343, 2342, 2341, 2340, 2303, 2304, 2305, 2309, 2306, 2307, 2308, 2302, 2310, 2311, 2312, 2314, 2313, 2319, 2320, 2323, 2315, 2318, 2322, 2316, 2317, 2324, 2325, 2335, 2326, 2328, 2329, 2321, 2337, 2336, 2330, 2338, 2333, 2331, 2332, 2134, 2133, 2132, 2135, 2136, 2137, 2138, 2139, 2005, 2005/2, 2006/3, 2128, 2127/2, 2127/1, 2148, 2147, 2146, 2145, 2004, 2144, 2005/5, 2005/4, 2005/3, 2141, 2142, 2143, 90365, 90292, 2005/1, 2006/2, 2118/1, 2118/2, 2117, 2116, 2114, 2113, 2007, 2012, 2008, 2009, 2010, 2011, 2112, 2114, 2113, 3 90429, 2103, 1651, 1652, 1947, 1948, 1951, 1952, 1949, 1950, 90286, 1960, 1953, 1946, 1945, 1657, 1656, 1653, 1650, 1654, 1655, 1954, 1955, 1956, 1657, 1958, 1660, 1665, 1664, 3850, 3847, 3845, 3843, 3844, 3842, 3846, 3849, 3848, 3839, 3838, 3835, 3836, 3837, 3833, 3832, 3828, 3827, 3830, 3829, 3831, 3827/2, 3827/1, 3730, 3731, 3729, 3733, 3732, 3734, 4881, 3695, 3696, 3697, 3722, 3728, 3727, 90326, 3725, 3724, 3723, 3721, 3698, 3699, 3702, 3694, 3693, 3690, 3691, 3692, 4874, 3350, 3351, 3352, 3715, 3716, 3717, 3841, 3840, 3842, 3717, 3718, 3719, 3720, 3700, 3701, 3707, 3708, 3709, 3706, 3705, 3704, 3367, 3366, 3365, 3363, 3361, 3360, 3362, 3357, 3356, 3359, 3358, 3355, 3354, 90371, 3714/2, 3620, 3619, 3618, 2621, 3713, 3711, 3714/3, 3714/1, 3703, 3682, 3683, 3681, 3710, 3712, 3685, 3684, 3703, 3687, 3665, 3692, 3689, 3688, 90318, 3686, 3368, 4884, 3735, 3736, 3737, 3749, 3750, 3752, 3751, 3748, 3747, 3739, 3738, 3741, 3742, 3740, 3743, 3745, 3744, 3746, 3815, 3814, 3822, 3816, 3813, 3821, 90325, 3825, 3826, 3820, 3819, 3818, 3817, 3809, 3808, 3810, 3911, 3802, 3805, 3807, 3806, 3801, 3804, 3803, 3679, 3678, 3677, 3676, 90319, 3675, 3680, 3673, 3674, 3666, 3665, 3664, 3663, 3667, 2130, 2126, 2125, 90293, 2124, 2123, 2122, 2121, 3399, 3398, 3397, 3396, 3395, 3394, 3393, 3392, 3391, 3390, 3389, 3388, 4807/2, 3443, 3445, 3446, 3444, 3448, 3447, 3418, 3415, 3417, 3414, 3416, 3411, 3413, 3410, 3412, 3407, 3409, 3406, 3408, 3405, 3403, 3402, 3404, 90332, 3172, 3170, 3171, 3169, 3168, 3167, 3183, 3184, 3186, 3185, 3130, 3129, 3128/1, 3128/2, 3127, 3126, 3122, 3123, 3228, 3236, 3229, 4867, 3297, 3216, 3215, 3212, 3211, 3210, 3208, 3207, 3209, 3206, 3205, 3204, 3203, 3201, 3202, 3200, 3199, 3198, 3214, 3188, 3187, 3189, 3190, 3191, 3192, 3193, 3213, 3194, 3195, 3196, 3197/1, 3197/2, 4864, 3371, 3369, 3370, 3306, 3299, 3298, 3300, 3301, 3302, 3303, 3307, 3296, 3295, 3294, 3293, 3290, 3289, 3288, 3287, 3286, 3282, 3283, 3284, 3285, 3919, 3918/1, 3918/2, 3917, 3916, 3915, 3292, 3291, 3914, 3291, 3913, 3912, 3910, 3305, 3897, 3898, 3899, 3901, 3900, 3902, 3903, 3904, 3905, 3906, 3907, 3908, 3909, 3924, 3857, 3855, 3309, 3316, 3315, 3314, 3854, 3853, 3311, 3312, 3313, 90418, 3852, 3851, 3858, 3860, 3859, 3870, 3896, 3895, 3893, 3894, 3892, 3889, 3886, 3867, 3868, 3862, 3861, 3863, 3864, 3873, 3874, 3871, 3869, 3872, 3878, 3888, 3887, 3879, 3880, 3881, 3882, 3883, 3884, 3865, 3866, 3338/1, 3339, 3340, 3341, 4870, 3338/2, 3337, 3336, 3335, 3333, 3334, 3332, 3331, 3330, 3329, 3328, 3327, 3326, 3325, 3324, 3342, 3343, 3344, 3345, 3346, 3347, 3348, 3349, 3323, 3322, 3320, 3321, 331, 3319, 3248/1, 3247/0, 3246/0, 3248/2, 3249/0, 3250/0, 3245/0, 3255/0, 3254/0, 3251/0, 3253/0, 3256/0, 3252/0, 3257/0, 3258/0, 3259/0, 3260/0, 3261/0, 3264/0, 3262/0, 3263/0, 3265/0, 3271/0, 3266/0, 3267/0, 3269/0, 3268/0, 3270/0, 3272/0, 3275/0, 3274/0, 3273/0, 3276/1, 3276/2,, 2544/1, 2544/1, 2544/2, 2545/0, 2547/0, 2546/0, 2548/0, 2553/0, 2552/0, 2554/0, 2551/0, 2549/0, 2550/2, 2555/0, 2550/1, 4781/0, 2558/0, 2559/0, 2556/0, 2561/0, 2542/0, 2543/2, 2557/0, 2562/0, 2569/0, 2540/0, 2539/0, 2573/0, 2538/0, 2537/0, 2574/0, 2536/0, 2535/0, 2534/0, 2570/0, 2571/2, 2576/1, 90296/0, 2576/2, 2572/0, 2571/1, 2865/0, 2874/0, 2873/0, 2881/0, 2888/0, 2878/0, 2877/0, 2879/0, 2884/0, 2876/0, 2529/0, 2875/0, 2532/0, 2531/0, 2528/0, 2527/0, 2530/0, 2524/0, 2526/0, 2525/0, 2523/0, 2522/0, 2521/0, 2520/0, 2519/0, 2885/0, 2370/0, 2516/0, 2517/0, 90406/0, 2368/0, 1312/0, 1313/0, 1314/0, 1315/0, 1316/0, 1317/0, 1318/0, 1319/0. K A L A J A 7685-1, 7675-2, 7675-4, 7675-3, 7675-1, 7676, 4840, 7683, 7684, 7688, 7681, 90460, 90243, 7678, 90442, 7674, 7677, 1902, 1901, 1900, 1899, 1898, 1897, 1896, 1895, 1894, 1889, 1890, 90291, 1892, 1888, 18889, 1890, 90290, 1886, 1885, 1887, 1884, 1883, 1882, 1881, 90361, 1880, 1879, 3434, 3435/1, 3433, 3432, 3435, 3435/2, 4880, 3568, 3570, 3572, 90413, 3561, 3560, 3557, 3559, 3558, 4877, 3537, 3538, 3544, 3545, 3546, 3554, 3553, 3552, 3550, 3551, 3549, 3548, 3547, 3543, 3539, 3542, 3541, 3500, 3501, 3504, 3503, 3502, 3500/2, 4878, 3506, 3516, 3518, 3520, 3519, 3515, 3517, 3513, 3514, 3512, 3510, 3500, 3508, 3497/2, 90372, 90412, 3507, 3497/1, 3478, 3479, 3480, 3481, 3484, 3485, 3482, 3497/1, 3496, 3494, 3495, 3498, 3492, 3481, 3484, 3482, 3487, 3489, 3488, 3490, 3491, 3505, 3521, 3522, 3528, 3525, 3524, 3526, 90415, 3527, 3534, 3535, 3533, 3532, 3531, 3530, 3529, 90360. 4 SHTOJCA II MONUMENTET KULTURORE NË QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT Nr.re O B J E K T I NR. VEND. K O H A V Ë R E J T J E 1. Xhamia Maksut-pashës 502/68 1641 Në kompleksin e Marashit 2. Xhamia Sofi Sinan-pashës 1599/48 1615 Në sheshin Shadërvan 3. Xhamia Myderiz Ali Efendiut 411/89 1581 Pranë kishës katolike 4. Xhamia Sejdi Beut XVII Te qendra zejtare 5. Xhamia Gazi Mehmed Pashës 1442/57 1573/74 Kompleksi L.SH.P-ës 6. Xhamia Emin Pashës 371/87 1831 7. minare xhamisë Jakub Evronos Zade (Arasta) 1300/70 1526 Minarja (Arasta xhamise) 8. Xhamia Haxhi Ramadanit XVIII 9. Xhamia Kukli Mehmed beut 1299/70 1534/5 lagje saraqane 10. Xhamia Iljaz Kuka 10383-29 1543 Lagjja Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi 11. Xhamia Suziut 10299-9 1513 Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës 12. Xhamia Mesxhid 10403-36 XX Pranë kishës Levishka - rr. Salajdin Braha Nr.re T E Q E T dhe T Y R B E T NR. VEND. K O H A V Ë R E J T J E 1. Halveti teqe 1001/55 1699 lagje saraqane 2. Teqe e Melamive 1858 Pranë sheshit të shadervanit 5 3. Teqe e Sadive (Axhize baba) 502/68 1743 Në Marash 4. Tyrbe e Mehmed Pashës 1442/57 1573 në oborrin e xhamisë 5. Tyrbe Axhize -Babës 502/68 1747 Në Marash Nr.re OBJEKTET E KISHËS ORTODOKSE SERBE NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë të Levishës 352/48 1306/7 2. Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë 1589/48 XIV Kompleksi Nënkalaja 3. Shkolla Ortodokse për Priftërinj e Shën Kirilit dhe Metodit (Shkolla e mesme orthodokse) 460/70 XIX Pranë lumit Lumbardhi drejtimi shadërvan-marash Nr.re KOMPLEKSI I REZIDENCËS EPISKOPIKE NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Rezidenca e Peshkopit Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike 2. Katedralja e Shën Gjergjit 02-956/64 1887-903 Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike Shadërvan 3. Kisha e Shën Gjergjit (Runovic) 02-956/64 XV Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike Shadërvan 4. Kisha e Shën Nikollës (Tutic) 02-236/1/62 XIV Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike Shadërvan 5. Kisha e Shën Nikolla Rajkut 165/74 XIV në oborrin e Sh.fill.Lidhja e Prizrenit 6. (Ob. Ipeshkvisë) (Konzullata Ruse) 460/70 1970 (Në oborrin e kishës) 7. Kisha Shën Damianit dhe Kuzmanit (magjistarit) 460/70 XIX Kompleksi Nënkalaja 6 8. Kisha e Shën Dielës 02-938/66 XIV Kompleksi Nënkalaja Nr.re MULLI DHE KROJE NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Mulliri Shotmanit 502/68 XIX (XXI) Në kompleksin e Marashit 2. Mulliri Shehzades 502/68 XIX Në kompleksin e Marashit 3. Mullirri i Tabakhanes 10418-49 XVII Kompleksi i Tabakhanes 4. Topokli (gjasht çeshme) 502/68 XIX Në kompleksin e Marashit 5. Kroi Sinan pashës 385/77 Pranë xhamisë Sinan Pashës 6. Kroi familjes Perolli XIX afër muzeut Arkeologjik 7. Krojet në xhaminë e Gazi Mehmed pashës 1442/57 1573 Oborri i xhamisë GMP 8. Tash çeshme 384/77 XIX Në oborrin muz. Arkeologjik 9. Kroi Binbashi 516/77 XIX Renovuar 1902 10. Kroi Kuvendit (Beledijes) 479/77 XX 11. Kroi Haxhi Ramadanit XIX Para xhamisë 12. Kroi sheshit shadërvanit Sheshi Shadërvan 13. Kroi i Destan Kabashit 03-3868/77 XIX Në oborrin e shtëpisë së Destan Kabashit Nr.re NISHANET NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Nishani myderiz Ali efendisë 414/89 1621 në oborrin e xhamisë 2. Nishani Emin Pashës 638/55 1839 në oborrin e xhamisë 3. Nishanet në oborrin e xh. Iljaz Kuka 10383-29 XVI-XIX Lagjja Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi 7 4. Nishanet në oborrin e xh. së Suziut 10299-9 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës 5. Nishanet e Suziut dhe Neharit 632/55 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës 6. Nishanet në oborin e xhamisë së G. Mehmed Pashës 1442/57 XVII-XIX Në oborrin e xhamisë Nr.re OBJEKTET PUBLIKE NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Hamami Gazi Mehmed pashës 380/54 1564 2. Hamami Shemsidin Beut (Muzeu Arheologjik) 1263/68 1498 3. Kompleksi Lidhjes shqiptare të Prizrenit 02-835 1967 1573-1580 Pranë xhamisë Gazi Mehmed pashës 4. 2 Trafostacionet e rrymës XX Pranë kishës katolike dhe pranë K Komunal 5. Ura e gurit 2345/50 XVI Rindërtruar 1982 6. Kalaja e Prizrenit 1585/48 IV-V 7. Objekti (puntori) për përpunimin e lëkurës 10418-49 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes 8. Kuvendi i vjetër - Beledije 10415-10 XIX Lagjja Tabakhana rr. Remzi Ademi 9. Objekti i Arkivit Rajonal 10401-44A 1934 Mes kishës katolike dhe xh. Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi 10. Objekti i ish muzeut të LNÇ-së 10401 -44B 1932 Mbrapa obj. të Beledijes - rr. Rrasat e Koshares Nr.re OBJEKTET SAKRALE KATOLIKE NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Konkatedrala Zonja Ndihëmtare 1870 Tërë kompleksi Nr.re OBJEKTET E BANIMIT NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Familja Bilurdagi (Grazhdo) XIX Shtëpi 8 2. Familja Koçbashliu XIX RR. Saraçve 3. Familja Mijiq XIX Shtëpi Rr. G. Çavdarbashi 4. Familja Grazhda 1100/55 XIX Shtëpi 5. Ymer Prizreni XIX Familja Drini 6. Zija Beut (Burgive) XIX Shtëpi 7. Familja Shpejti XIX Shtëpi 8. Destan Kabashit XIX Shtëpi 9. Ndëtsesa në Rr. G.Çavdarbashi 615/55 XVIII Shtëpi Sheh Zades 10. Mehmed Ali Xhelshynmedine XIX Shtëpi selamllëk 11. Adem aga Xhonit XIX Shtëpi 12. Familja Arapi XIX Shtëpi 13. Familja Mullafazliu XVIII Shtëpi dhe Hani 14. Familja Paqarizi XIX Shtëpi 15 Familja Perolli XIX Shtëpi 16 Sava Toskës XIX Shtëpi 17. Familja Myftiu 1860 Shtëpi 18. Sevime Dorambari 414/77 XIX selamllëk 19. Sylejman Dapko XIX Shtëpi 9 20. Vehbi Haxhiu 414/77 XIX selamllëk 21. Ramiz Pashës XIX Shtëpi 22. Shani Efendiut XIX Shtëpi 23. Shtëpia Sheh Hasanit 1298/70 XVIII Shtëpi 24. Gani Dukagjinit 414/77 XIX Shtëpi 25. Familja Doda 414/77 1930 Shtëpi 26. Familja Mashkulli 414/77 XIX Shtëpi 27. Fikret Mustafës XIX Shtëpi 28. Shani efendiut XIX Selamllëk 29. Ymer Qyse 502/68 1850 Shtëpi 30. Bedridin Celina 502/68 XIX Shtëpi 31. Familja Llokvica 502/68 XIX Shtëpi 32. Izet Bajmaku 502/68 XIX Shtëpi 33. Shën Flori nr.1 460/70 XX Shtëpi 34. Shën Flori nr.1 460/70 XX Shtëpi 35. Musa Kantarxhiut 460/70 XX Shtëpi 36. Lokali Beni 460/70 XX Lokal-Shadërvan 10 37. Lokali Rada 460/70 XX Lokal-Shadërvan 38. Tom Kashnjeti 460/70 XIX Shtëpi 39. Lazër Lumezit nr. 5 460/70 1840 460/70 40. Zef Dietarit 460/70 XIX Rr.H.Rexhepi 110 41. Tush Krasniqi 460/70 XIX Shtëpi 42. Shuaip Spahiut 957/64 1870 gërmadha 43. Hilmi Hisarit XIX Shtëpi 44. Shemsedin Kirajtani XIX Shtëpi 45. Pushkatarve nr.16 XIX Shtëpi 46. Tun Karadagut 460/70 XIX Shtëpi 47. Hamzë Futko XIX Shtëpi 48. Durmish Shero 460/70 XIX Shtëpi 49. Hasan Xhejlani 460/70 XIX Shtëpi 50. Jahir Hasanit 460/70 XX ish Komiteti Krahinor 51. Bajram Sokolit 414/77 XIX Shtëpi-selamllëk 52. Familja Bardho-selamllëk XIX Rr.Rrasat e Kosharës 53. Shtëpia e fam. Kaqamaku 10369-43 XIX Mes kishës katolike dhe xh. Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi 11 54. Shtëpia e fam. Arënliu 10401-50A XVII-XIX Mbrapa obj. të Beledijes - rr. Rrasat e Koshares 55. Shtëpia e Destan Kabashit 2 10401-44 1903/5 Afër kishës Levishka – rr. Salajdin Braha Nr.re INSTITUCIONET ARSIMORE NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Shkolla e mesme L. Antoni 460/70 XX Lagje Nënkalaja 2. Shk.fill. Lidhja e Prizrenit 460/70 XX Pranë kishës katolike 3. Shkolla mesme mjeksisë (tani gjimnazi) XIX Pranë kishës katolike 4. Leximorja (biblioteka) e Suziut 10299-9 XVI Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) – rr. Rrasat e Koshares Nr.re RARITETE NATYRORE NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Rapi i vjetër “platanus” në Marash XVI Në kompleksin Marash Nr.re KOMPLEKSET ARKITEKTURALE NR. VENDIMIT KOHA VËREJTJE 1. Mahalla e Marashit 2. Nënkalaja 3. Pantelia 4. Potokmahalla Total 104 objekte dhe 4 komplekse arkitekturale Po ashtu në kuadër të zones së vjetër janë edhe komplekse të mbrojtura me ligj dhe që kanë vendim (para lufte). Ato janë: Kompleksi Marash, Nënkalaja, Pantelia dhe Potokmahalla. Në kuadër të këtyre komplekseve përfshihen të gjitha objekte mbrenda saj dhe ato kanë automatikisht vendimin nën mbrojtje. 12 Statusi i objektit nën mbrojtje Edhe objektet e rralla ose objekte me vlerë të veçantë marrin statusin e objektit nën mbrojtje si psh. trupat ndriçuese nga shekulli XX, puntori të vjetra, kinema, etj. Andaj nuk mund të rrumbullaksohen me numra objekte me vlerë dhe se ato që nuk janë në listë nuk kanë vlerë. Nuk duhet haruar se procesi i vlersimit është në vazhdimësi dhe nuk është përfunduar.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in