LIGJI NR. 04/L – 067 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI DHE SIGURIA BËRTHAMORE
This is the preamble introducing the law establishing the Kosovo Agency for Radiation Protection and Nuclear Safety.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-067
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble introducing the law establishing the Kosovo Agency for Radiation Protection and Nuclear Safety. This article establishes the Kosovo Agency for Radiation Protection and Nuclear Safety as an executive agency. This article defines key terms used in the law on radiation protection and nuclear safety. The Agency is an independent, specialized body and a legal person. Agjencia is a separate budget program within the Office of the Prime Minister’s budget and manages its budget independently under applicable law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L – 067 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI DHE SIGURIA BËRTHAMORE
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble introducing the law establishing the Kosovo Agency for Radiation Protection and Nuclear Safety.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 03 KORRIK 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L – 067 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI DHE SIGURIA BËRTHAMORE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI DHE SIGURIA BËRTHAMORE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article establishes the Kosovo Agency for Radiation Protection and Nuclear Safety as an executive agency.
Neni 1 Qëllimi i ligjit 1. Me këtë ligj, themelohet Agjencia e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, (në tekstin e mëtutjeshëm - Agjencia) si Agjenci ekzekutive e Qeverisë përkatësisht Zyrës së Kryeministrit. 2. Ky ligj përcakton statusin detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë, si dhe hartimin dhe zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on radiation protection and nuclear safety.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Agjencia - Agjencia e Kosovës për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore; 1.2. Rrezatimi - Rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues; 1.3. Person zyrtar - personi zyrtar i definuar në Kodin Penal të Kosovës; 1.4. Person përgjegjës - personi përgjegjës i definuar në Ligjin për Mbrojtje nga rrezatimi jo- jonizues, jonizues dhe siguria bërthamore; 1.5. Material nuklear - materiali i cili rrezaton rreze radioaktive alfa, beta, gama, neutrone etj.; 1.6. Burime të rrezatimit - materiet, pajisjet (aparaturat) dhe objektet të cilat emetojnë ose mund të emetojnë rrezatim; 1.7. Material radioaktiv - materiali i cili përmban një ose më shumë radionuklide që paraqesin burim të radioaktivitetit; 1.8. Mbeturinë radioaktive - produkti i punës me material radioaktiv ose në proceset e ndryshme industriale dhe në laboratorët që trajtojnë materialet radioaktive; 2 1.9. Objekt bërthamor - reaktori hulumtues dhe nuklear, elektranat nukleare, impiantet për përpunimin e lëndëve djegëse nukleare dhe impiantet për përpunimin e lëndës djegëse nukleare të shfrytëzuar dhe instrumentet për trajtimin e mbeturinave radioaktive; 1.10. Siguri bërthamore – një varg masash të përcaktuara organizative, teknike dhe teknologjike të cilat sigurojnë planifikim optimal kundër ekspozimit dhe rrezikut nga rrezatimi si pasojë e shfrytëzimit të burimit të rrezatimit jonizues; 1.11. Rrezik radioaktiv – masa me të cilën shprehet rreziku, dëmi ose mundësia e dëmtimit apo lëndimit të cilat janë pasojë e ekspozimit potencial nga rrezatimi jonizues dhe është proporcionale me gjasat për paraqitjen e efektit të caktuar të dëmshëm si dhe intensitetin e efektit të tillë; 1.12. Ngjarje e jashtëzakonshme - ngjarje e papritur, ku mund të vijë apo ka ardhur deri te rrezatimi i popullatës, personave dhe mjedisit, mbi dozat e lejuara; 1.13. Licenca - akt i shkruar të cilin Agjencia ua lëshon kërkuesve të licencës si dëshmi që janë plotësuar të gjitha kushtet e përshkruara për kryerjen e aktiviteteve që lidhen me mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, me afat të caktuar; 1.14. Autorizimi - akt i shkruar të cilin Agjencia ua lëshon personave fizik apo juridik për kryerjen e aktiviteteve profesionale që lidhen me mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, të përcaktuara me ligj dhe aktet tjera nënligjore; 1.15. Leja - akt i shkruar të cilën e lëshon Agjencia për qarkullim të veçantë të një ose më shumë burimeve të rrezatimit, materialeve radioaktive dhe bërthamore; 1.16. Personeli - kuadri profesional që ka kryer specializimin e fizikës mjekësore, radiologjisë, radioterapisë, mjekësisë nukleare dhe aftësimet përkatëse subspecialistike për punë në zona me rrezatim me licencim përkatës; 1.17. Vendim - akt i shkruar të cilin Agjencia ia lëshon personit juridik dhe fizik i cili i plotëson kushtet për kryerjen e punëve për mbrojtje nga rrezatimi në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.18. Monitorim - të gjitha matjet e rrezatimit dhe parametrave të tjerë që rezultojnë nga rrezatimi për vlerësimin dhe kontrollin e ekspozimit të popullatës dhe mjedisit; 1.19. Administrimi me mbeturina radioaktive - përmbledhje e aktiviteteve administrative dhe operative në përdorimin, trajtimin, magazinimin, transportimin. KREU II AGJENCIA E KOSOVËS PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMI DHE SIGURIA BËRTHAMORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Agency is an independent, specialized body and a legal person.
Neni 3 Statusi i Agjencisë 1. Agjencia është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave dhe standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore. 2. Agjencia është person juridik. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Agjencia is a separate budget program within the Office of the Prime Minister’s budget and manages its budget independently under applicable law.
Neni 4 Buxheti i Agjencisë 1. Agjencia është program i veçantë buxhetor në kuadër të buxhetit të Zyrës së Kryeministrit. Buxheti i 3 Agjencisë shqyrtohet dhe miratohet në procesin e rregullt buxhetor, në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. 2. Agjencia menaxhon buxhetin në mënyrë të pavarur në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Agency must carry out a wide set of regulatory tasks on radiation protection and nuclear safety.
Neni 5 Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë 1. Për të përmbushur qëllimet dhe objektivat rregullator te përcaktuara nga ky ligj, Agjencia ushtron detyrat e mëposhtme: 1.1. ndihmon Qeverinë e Republikës së Kosovës në zhvillimin e politikave kombëtare dhe masat për kontrollin rregullator të aktiviteteve dhe praktikave që rregullohen nga ky ligj; 1.2. nxjerr rregullore, udhëzime dhe vendime të nevojshme për zbatimin e këtij ligji; 1.3. vendos standarde për mbrojtjen e individëve, publikut dhe mjedisit nga efektet e mundshme negative të rrezatimit; 1.4. lëshon, ndryshon, pezullon ose revokon licencat, autorizimet, lejet, pëlqimet dhe vendos kushte për praktikat dhe aktivitetet që përfshijnë rrezatimin dhe sigurinë bërthamore; 1.5. inspekton, monitoron dhe kryen vlerësimin e aktiviteteve dhe praktikave, me qëllim të verifikimit të pajtueshmërisë me ligjet në fuqi, aktet nënligjore të zbatueshme, afatet dhe kushtet e licencave, autorizimeve, lejeve dhe pëlqimeve; 1.6. merr masat në rast të mospërputhjes së aktiviteteve dhe praktikave me ligjet në fuqi, aktet nënligjore, afatet dhe kushtet e licencave, autorizimeve, lejeve dhe pëlqimeve; 1.7. përcakton detyrimet, duke përfshirë edhe ato financiare, për personat fizik dhe juridik të autorizuar për të ushtruar veprimtari ose praktika; 1.8. siguron ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese në situatat ku paraqiten gjendje të pasigurta ose potencialisht të pasigurta, në vendet ku janë zbuluar aktivitetet e autorizuara; 1.9. vërteton kompetencat e personelit përgjegjës për operimin e sigurt të një objekti, veprimtarie ose praktike; 1.10. përcakton një skemë të tarifave ose pagesave për licencat, autorizimet dhe lejet në përputhje me procedurat dhe rregullat financiare të Republikës së Kosovës; 1.11. mbledh këshillat apo mendimet e ekspertëve të nevojshme për kryerjen e funksioneve të saj, nëpërmjet angazhimit të konsulentëve, kontraktimit te projekteve të veçanta apo krijimin e organeve të përhershme ose organeve këshilluese ad-hock; 1.12. krijon dhe mirëmban regjistrin kombëtar të burimeve të rrezatimit; 1.13. krijon dhe mirëmban regjistrin kombëtar të personave të autorizuar për të kryer aktivitete ose praktika sipas këtij ligji; 1.14. bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në zbatimin e masave mbrojtëse, në përputhje me Marrëveshjen e masave mbrojtëse, dhe çdo protokolli të saj, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, duke përfshirë edhe kryerjen e inspektimeve dhe vizitave, qasjeve komplementare dhe sigurimin e ndonjë ndihme apo informacioni që kërkohet nga inspektorët e IAEA; 4 1.15. krijon dhe mirëmban një sistem të kontabilitetit shtetëror për kontrollin e materialeve bërthamore dhe një sistem kombëtar për regjistrimin e licencave për materiale bërthamore për krijimin e raportimit të nevojshëm të mbajtjes së shënimeve për kërkesat në përputhje me Marrëveshjen për Ruajtjen e Sigurisë, si dhe çdo protokolli të saj, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike; 1.16. në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me institucionet qeveritare krijon dhe zbaton, sistemin e kontrollit të eksportit dhe importit të materialeve bërthamore dhe radioaktive, burimet, pajisjet, përcaktimi i teknologjive të domosdoshme dhe informimi për zbatimin e zotimeve ndërkombëtare; 1.17. përcakton masat rregullator për sigurimin e materialeve bërthamore e radioaktive, si dhe objektet e tyre përcjellëse, duke përfshirë masat për zbulimin, parandalimin dhe përgjegjësinë për aktet e paautorizuara; 1.18. merr pjesë në identifikimin e vlerësimit bazë të rrezikshmërisë për zbatimin e masave të sigurisë; 1.19. bashkëpunon me agjencitë e tjera relevante të Republikës së Kosovës në krijimin dhe mirëmbajtjen e planit të gatishmërisë për reagim ndaj emergjencave që përfshijnë materiale bërthamore apo radioaktive në përputhje me planin e reagimit kombëtar; 1.20. komunikon drejtpërdrejtë me organet e tjera qeveritare në të gjitha rrethanat qe e konsideron të nevojshme për ushtrimin efektiv të funksioneve të saj; 1.21. kryen ose aranzhon hulumtimet për sigurimin dhe sigurinë radioaktive të nevojshme për zbatimin e funksioneve të saj; 1.22. bashkëpunon me organet e tjera qeveritare ose jo-qeveritare që kanë kompetencë në fusha të tilla si shëndetësia dhe siguria, mbrojtja e mjedisit, sigurinë dhe transportin e mallrave të rrezikshme; 1.23. shkëmben informacion dhe bashkëpunon me organet rregullator të shteteve tjera dhe me organizatat relevante ndërkombëtare lidhur me çështjet që rrjedhin nga ushtrimi i funksioneve të saj; 1.24. krijon mekanizma të përshtatshëm dhe harton procedurat për informimin dhe këshillimin e publikut dhe akterëve të tjera në lidhje me procesin rregullator dhe sigurinë, aspektet shëndetësore dhe mjedisore të aktiviteteve rregullative dhe praktikave duke përfshirë edhe incidentet, aksidentet dhe ngjarjet e pazakonshme; 1.25. merr informacione, dokumente dhe opinione nga organizatat private dhe publike apo personave që mund të jenë të nevojshme dhe të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të saj; 1.26. informon institucionet vendore, ndërkombëtare relevante edhe publikun për gjendjen në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore. 1.27. përcakton formën dhe mënyrën e informimit, të cilën Agjencia e rregullon me akt të veçantë; 1.28. kryen funksione të tjera që i konsideron të nevojshme për mbrojtjen e njerëzve dhe mjedisit në Republikën e Kosovës. 5 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Agency may set up advisory committees and hire outside experts when needed, within budget limits, and must avoid conflicts of interest or improper influence.
Neni 6 Organet këshilluese dhe këshilltarët 1. Agjencia sipas nevojës krijon komitete si organe këshilluese, që mund të jenë të dobishme dhe të përshtatshme për kryerjen e përgjegjësive të veta rregullator, sipas mundësive buxhetore të lejuara me Ligjin vjetor të buxhetit. 2. Agjencia sipas nevojës angazhon ekspertë nga jashtë si këshilltarë, konsulentë ose auditor për të ndihmuar në kryerjen e përgjegjësive të veta rregullator, sipas mundësive buxhetore të lejuara me Ligjin vjetor të buxhetit. 3. Përdorimi i organeve këshilluese ose ekspertëve të jashtëm nuk e privon Agjencinë nga përgjegjësitë e tij sipas këtij ligji, ligjet tjera relevante dhe rregulloret në fuqi të Republikës së Kosovës. 4. Agjencia siguron që mbështetja teknike e marrë nga organet e jashtme ose ekspertët, nuk paraqet ndonjë konflikt të interesit apo ndikimi të papërshtatshëm në vendimmarrjen e tij rregullator. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The agency is led by its Chief Executive, and the Chief Executive’s duties and responsibilities are set by subordinate act.
Neni 7 Kryeshefi 1. Agjencia udhëhiqet nga Kryeshefi i Agjencisë (në tekstin e mëtutjeshëm - Kryeshefi). 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit të Agjencisë caktohen me akt nënligjor. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Chief Executive of the Agency is appointed under the Civil Service Law and the relevant regulation on senior management positions.
Neni 8 Kryeshefi i Agjencisë Kryeshefi i Agjencisë emërohet sipas Ligjit nr. 03/L-149 për shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores nr. 06/2012 për pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Chief Executive’s function ends if the term ends, permanent incapacity occurs, the person resigns, is finally convicted of a criminal offense with a sentence above 6 months’ imprisonment, holds incompatible functions, is dismissed by the Government for failing to meet the legal mandate, or dies.
Neni 9 Përfundimi i Mandatit të Kryeshefit 1. Funksioni i Kryeshefit përfundon: 1.1. me përfundimin e mandatit të paraparë me këtë ligj; 1.2. me humbjen e përhershme të aftësisë për të kryer funksionin e tij; 1.3. me dorëheqje; 1.4. nëse me vendim të plotfuqishëm gjyqësor është dënuar për vepër penale, për të cilën ligji parasheh dënimin mbi gjashtë (6) muaj burgim; 1.5. nëse ushtron funksione që janë në papajtueshmëri me funksionin e tij sipas ligjit në fuqi; 1.6. me shkarkim nga Qeveria për shkak të dështimit në përmbushjen e mandatit ligjor; 1.7. me vdekje. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Chief Executive must lead and organize the Agency, supervise its staff, represent it, manage its budget, make cooperation agreements within applicable law, decide on outside experts, perform other legal duties, and appoint a deputy to cover temporary absence or incapacity.
Neni 10 Përgjegjësitë dhe kompetencat e Kryeshefit 6 1. Kryeshefi ka përgjegjësitë e mëposhtme: 1.1. udhëheq dhe organizon punën e Agjencisë; 1.2. mbikëqyr punën e nëpunësve të Agjencisë; 1.3. përfaqëson Agjencinë brenda dhe jashtë vendit; 1.4. menaxhon Buxhetin e Agjencisë dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të tij; 1.5. lidh marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare, në pajtim me ligjet në fuqi; 1.6. vendos për angazhimin e ekspertëve jashtë Agjencisë; 1.7. ushtron edhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj. 2. Kryeshefi cakton Zëvendësin e tij ose saj, i cili do ta zëvendësojë gjatë mungesës ose paaftësisë së përkohshme. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Chief Executive must issue a subordinate act on the Agency’s internal organization and functioning, in line with the applicable law.
Neni 11 Organizimi i brendshëm i Agjencisë Në pajtim me ligjin përkatës në fuqi, Kryeshefi nxjerr akt nënligjor për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Agjencisë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Agjencia must submit its annual work report for the previous year to the Assembly of Kosovo, through the Government, by 31 March at the latest.
Neni 12 Raportimi për punën e Agjencisë Agjencia përmes Qeverisë, paraqet raport vjetor të punës për vitin paraprak në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më së voni deri më datën 31 mars. KREU III STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI DHE SIGURIA BËRTHAMORE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Agjencia must draft a radiation protection and nuclear safety strategy, submit it to the Kosovo Assembly through the Government, and the responsible institutions must implement the policies in it.
Neni 13 Strategjia për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore 1. Agjencia, në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet e tjera qeveritare dhe joqeveritare harton strategjinë për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore. 2. Agjencia përmes Qeverisë paraqet për miratim Strategjinë për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore në Kuvendin e Kosovës, dokument i cili përmban politikat për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore që duhet të zbatohen nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Agjencia must draft and monitor the action plan for radiation protection and nuclear safety, and responsible institutions must implement the plan’s measures and report to Agjencia every six months and whenever requested.
Neni 14 Plani i veprimit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore 1. Në zbatim të Strategjisë kombëtare për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, Agjencia harton Planin e Veprimit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, dokument i cili përmban masat konkrete për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore që duhet të zbatohen nga institucionet si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. 7 2. Plani i veprimit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore mund të ndryshohet dhe plotësohet në bazë të propozimeve nga institucionet përgjegjëse ose me iniciativën e Agjencisë. 3. Agjencia monitoron zbatimin e Planit të veprimit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore nga institucionet e Kosovës si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Për zbatimin e masave për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, institucionet përgjegjëse i raportojnë Agjencisë në mënyrë periodike një herë në gjashtë muaj si dhe kurdo që kjo kërkohet nga Agjencia. 4. Në raportin vjetor të Agjencisë raportohet edhe për ecurinë e zbatimit të strategjisë dhe Planit të veprimit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore. KREU IV NJOFTIMI, LICENCIMI, AUTORIZIMI, LEJA DHE INSPEKTIMI - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë që duan të kryejnë një aktivitet ose praktikë duhet të njoftojnë Agjencinë.
Neni 15 Njoftimi Çdo person fizik dhe juridik i cili dëshiron të angazhohet në një aktivitet ose praktikë, dorëzon njoftim te Agjencia për qëllimin e tij për të kryer një aktivitet të tillë ose praktikë në formën dhe brenda afatit të kërkuar nga Agjencia. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: People and legal entities may not carry out activities or practices in radiation protection and nuclear safety unless the Agency licenses, authorizes, and permits them.
Neni 16 Licenca, autorizimi dhe leja 1. Asnjë person fizik dhe juridik nuk mund të kryejë një aktivitet apo praktikë në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, përveç kur licencohet, autorizohet dhe lejohet nga Agjencia. 2. Procedura, forma dhe mënyra e licencimit, autorizimit dhe lejes për veprimtari në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore përcaktohet nga Agjencia me akt te veçantë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Agency must establish the relevant inspectorate for supervising radiation protection and nuclear safety, subject to annual budget limits.
Neni 17 Inspektimi 1. Për mbikëqyrjen e realizimit të masave mbrojtëse nga rrezatimi dhe siguria bërthamore sipas mundësive buxhetore të lejuara me Ligjin vjetor të buxhetit, Agjencia do të themeloj inspektoratin përkatës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektoratit rregullohen me akt të veçantë nga Agjencia në pajtim me ligjet ne fuqi. KREU V MBROJTA E TË DHËNAVE, RUAJTJA E SHËNIMEVE DHE FSHEHTËSIA E INFORMACIONIT - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Agency officials, Agency employees, and people who learn an official secret through cooperation with the Agency must keep confidential information secret. The Agency must also protect data, information, and documentation obtained under this law.
Neni 18 Sekreti zyrtar 1. Zyrtarët e Agjencisë, çdo person i punësuar nga Agjencia, si dhe të gjithë personat që vihen në dijeni për sekretin zyrtar gjatë bashkëpunimit me Agjencinë, janë të detyruar ta ruajnë si sekret çdo informacion që e kanë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, që konsiderohet informacion sekret. 2. Në kuptim të këtij ligji informacione sekrete konsiderohen: 2.1. të dhënat nga data baza qendrore e Agjencisë që kanë të bëjnë me sigurinë bërthamore; 2.2. informacionet tjera publikimi i të cilave mund të rrezikoj sigurinë kombëtare, të krijoj panik 8 tek qytetarët apo të dëmtojë personin juridik ose fizik. 3. Agjencia është e detyruar të ruaj të dhënat, informacionin dhe dokumentacionin e marrë në bazë të këtij ligji dhe në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi. KREU VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the relevant unit of the Ministry of Environment and Spatial Planning must transfer staff, workplaces, budget, and inventory to the Agency.
Neni 19 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, personeli, vendet e punës, buxheti dhe inventari nga njësia përkatëse e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor barten në Agjenci. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This provision repeals Articles 6 and 7 of another law when this law enters into force.
Neni 20 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen neni 6 dhe neni 7 i Ligjit nr. 03/L-104 për mbrojtje nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe sigurinë nukleare. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 21 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-067 24 maj 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-028-2012, datë 08.06.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L – 067 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI DHE SIGURIA BËRTHAMORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in