LIGJI NR. 04/L-070 PËR DHËNIEN E DEKORATAVE NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This part identifies the law on awarding decorations by the President of the Republic of Kosovo and introduces the general provisions chapter.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-070
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This part identifies the law on awarding decorations by the President of the Republic of Kosovo and introduces the general provisions chapter. This article says the law regulates how decorations are granted and revoked by the President of Kosovo. This article sets the procedures and criteria for granting and revoking decorations by the President of the Republic of Kosovo, and covers the rights and duties of decorated persons. This article defines key terms used in the law, including “Decoration” and “Revocation of a decoration.” Decorations may be awarded to several categories of persons and entities; the same decoration cannot be given twice to the same person; an award may include cash compensation set by the President.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-070 PËR DHËNIEN E DEKORATAVE NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This part identifies the law on awarding decorations by the President of the Republic of Kosovo and introduces the general provisions chapter.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 02 / 20 JANAR 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-070 PËR DHËNIEN E DEKORATAVE NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR DHËNIEN E DEKORATAVE NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates how decorations are granted and revoked by the President of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është rregullimi ligjor i dhënies dhe revokimit të dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, për qytetarët e Republikës së Kosovës, personat juridik, qytetarët e huaj dhe organizatat e ndryshme që shquhen për merita të veçanta ndaj Republikës së Kosovës dhe interesave të saj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the procedures and criteria for granting and revoking decorations by the President of the Republic of Kosovo, and covers the rights and duties of decorated persons.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon procedurat dhe kriteret për dhënien dhe revokimin e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe të drejtat dhe detyrat e të dekoruarve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including “Decoration” and “Revocation of a decoration.”
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Dekorata - urdhrat, medaljet, çmimet, mirënjohjet dhe titujt e nderit që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës. 1.2. Revokim i dekoratës - heqja e së drejtës dikujt, për bartjen e Dekoratës së dhënë nga Presidenti i Republikës së Kosovës. KREU II DEKORATAT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Decorations may be awarded to several categories of persons and entities; the same decoration cannot be given twice to the same person; an award may include cash compensation set by the President.
Neni 4 Dhënia e dekoratave 1. Dekoratat mund tu jepen qytetarëve të Republikës së Kosovës, personaliteteve të njohura publike, personave juridikë dhe subjekteve tjera. 2 2. Dekoratat mund tu jepen qytetarëve edhe pas vdekjes. 3. Dekoratat mund tu jepen shtetasve të huaj, personaliteteve të njohura botërore dhe organizatave ndërkombëtare. 4. E njëjta dekoratë nuk mund t’i jepet dy herë të njëjtit person. 5. Dhënia e dekoratave mund të shoqërohet me një shpërblim në të holla, sipas kritereve që do të caktojë Presidenti i Republikës së Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The President of the Republic of Kosovo determines the types of decorations by a special regulation.
Neni 5 Llojet e dekoratave Presidenti i Republikës së Kosovës përcakton llojet e Dekoratave me rregullore të veçantë. KREU III PROCEDURAT DHE KRITERET E DHËNIES SË DEKORATAVE NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Presidenti i Republikës mund t’u japë dekorata, me vetiniciativë, disa zyrtarëve dhe personave të tjerë të listuar.
Neni 6 Dhënia e dekorata me vetiniciativë 1. Presidenti i Republikës me vetiniciativë mund të dekoroj: 1.1. Kryetarin e Kuvendit; 1.2. Kryeministrin; 1.3. Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese; 1.4. Kryetarin e Gjykatës Supreme; 1.5. Kryeprokurorin e Republikës së Kosovës; 1.6. Ministrat e Qeverisë të Republikës së Kosovës; 1.7. Komandantin e Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës; 1.8. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë; 1.9. Personalitetet nga fusha të ndryshme të jetës, shoqëria civile dhe organizata tjera; 1.10. Shtetasit e huaj me funksione të larta në vendin e tyre; dhe 1.11. Shtetasit e huaj që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Several listed officials, bodies, and certain foreign citizens may submit proposals for decorations to the President of Kosovo.
Neni 7 Dhënia e propozimit për dekorata 1 .Presidentit të Republikës së Kosovës, propozim për dekorata mund t’i paraqesin: 1.1. Kryetari i Kuvendit; 1.2. Kryeministri; 3 1.3. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese; 1.4. Deputeti i Kuvendit të Kosovës; 1.5. Kryetari i Gjykatës Supreme; 1.6. Kryeprokurori i Republikës së Kosovës; 1.7. Ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës; 1.8. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës; 1.9. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë; 1.10. Kryetari i Komunës; 1.11. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës; 1.12. Rektorët e Universiteteve publike të Kosovës; 1.13. Personi me reputacion publik dhe organizata të tjera. 2. Shtetasit e huaj që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A decoration proposal is complete only if it is submitted two months before the relevant event, signed by the head of the proposing institution, and accompanied by supporting reasons and biography; some proposals are made by the employer institution or by the Prime Minister and Foreign Minister.
Neni 8 Kriteret që duhet t’i plotësojë propozimi për dekoratë 1. Propozimi për dekoratë është i plotë nëse i plotëson kriteret e mëposhtme: 1.1. dërgohet dy (2) muaj para veprimtarisë, përvjetorit apo ngjarjeve historike që i përket personit apo institucionit; 1.2. nënshkruhet nga titullari i institucionit që ka të drejtën e propozimit; 1.3 shoqërohet me arsyetimin përkatës ku paraqiten arritjet dhe meritat e veçanta të të propozuarit me biografi të personit të propozuar. 2. Propozimet për Dekoratë të shtetasit të huaj që ndodhet në shërbim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës bëhen nga institucioni ku është i punësuar. 3. Propozimin për dekorim të shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe personalitete të huaja që kanë dhënë apo japin ndihmë për Republikën e Kosovës dhe imazhin e saj e bën Kryeministri dhe Ministri i jashtëm. 4. Propozimit për dekoratë të pjesëtarit të policisë përveç arsyetimit të propozuesit duhet bashkangjitur edhe mendimin e Ministrisë përkatëse për punë të brendshme. 5. Propozimit për dekoratë të ushtarakut përveç arsyetimit të propozuesit duhet bashkangjitur edhe mendimin e Ministrisë përkatëse për Forcën e Sigurisë së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The award evaluation commission has 5 members, with at least one member from a non-majority community in Kosovo, and the President appoints the members and sets the commission’s work by special regulation.
Neni 9 Komisioni vlerësues për dhënien e dekoratave 1. Komisioni vlerësues për Dekorata përbëhet nga personalitete eminente që emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës. 4 2. Komisioni përbëhet prej pesë (5) anëtarëve, prej të cilëve së paku njëri anëtar duhet të jetë nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë. 3. Anëtari/ët nga radhët e komuniteteve jo-shumicë propozohen nga Këshilli Konsultativ për Komunitete. 4. Komisioni i analizon propozimet, arsyetimet për dhënien e Dekoratës. 5. Arsyetimet për revokimin e Dekoratës dhe së bashku me sugjerimin e tyre për propozimin ia dërgojnë Presidentit të Republikës së Kosovës. 6. Presidenti i Republikës së Kosovës përcakton punën e Komisionit Vlerësues për Dekorata me një rregullore të veçantë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The President of Kosovo has the right to approve decoration proposals and may approve, reject, award a different decoration, or reformulate the reasoning.
Neni 10 Miratimi i propozimeve për dekorata 1. Miratimi i propozimeve për dekorata është e drejtë e Presidentit të Republikës së Kosovës. 2. Presidenti vlerëson propozimin, e miraton ose nuk e miraton, vendos për të dhënë dekoratë tjetër nga ajo që është propozuar ose e riformulon arsyetimin. 3. Dhënia e dekoratave nga Presidenti publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në ueb- faqen zyrtare të Presidentit të Kosovës. KREU IV DHËNIA E DEKORATAVE, TË DREJTAT DHE DETYRAT E TË DEKORUARVE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article sets who organizes decoration ceremonies and who may present the decoration, including special rules for ceremonies held abroad or at the President’s seat.
Neni 11 Ceremonia e dhënies së Dekoratave 1. Ceremonia e dhënies së dekoratës organizohet nga institucioni që ka propozuar dekorimin në bashkëpunim me Sekretarin e Zyrës së Presidentit, ku Dekoratën e jep Presidenti i Republikës, ose persona të deleguar personalisht nga Presidenti. 2. Në raste të veçanta, për personalitete me merita shumë të veçanta ceremonia e dekorimit organizohet në selinë e Presidentit, ku Presidenti i Republikës e jep vetë dekoratën. 3. Ceremonia e dhënies së Dekoratës jashtë shtetit organizohet nga Përfaqësia e diplomatike e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me propozuesin, ku Dekoratën e jep Presidenti, personi i deleguar apo përfaqësuesi më i lart diplomatik i Republikës së Kosovës në atë shtet. 4. Nëse i dekoruari nuk pranon ta merr Dekoratën atëherë veprohet sikurse Dekorata të mos ishte dhënë fare. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: After the recipient’s death, the decoration is given to specified family members; if there are no family members, the award is published in the Official Gazette and the President’s website; the President may decide to place the decoration in a museum.
Neni 12 Dhënia e Dekoratës pas vdekjes 1. Dhënia e Dekoratës pas vdekjes së të dekoruarit i bëhet familjarëve të tij: bashkëshortit/tes, fëmijët, të adoptuarit, nipat/mbesat, prindërit, adoptuesit, vëllezërit dhe motrat e të dekoruarit. 2. Nëse i dekoruari nuk ka anëtar të familjes sipas paragrafit 1. të këtij neni dhënia e Dekoratës publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në ueb-faqen zyrtare të Presidentit të Kosovës. 3. Me vendim të Presidentit, Dekorata jepet në muze që të ruhet si pasuri kulturore e vendit. 5 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Only the decorated person may wear the decoration, and a bearer cannot wear it while serving a sentence.
Neni 13 Bartja e Dekoratave 1. Dekoratën e bartë vetëm i dekoruari. 2. Dekoratat zakonisht barten gjatë kohës së festave shtetërore dhe në manifestime tjera shtetërore. 3. Bartësi i dekoratës që pa fajin e tij e ka humbur Dekoratën, apo Dekorata e tij është dëmtuar ka të drejtë të kërkoj kopjen e Dekoratës. 4. Bartësi i dekoratës gjatë kohës sa është në mbajtje të dënimit nuk ka të drejt ta bart Dekoratën. 5. Nëse bartësi i Dekoratës vdes dhe nuk ka pasardhës ligjor, Dekorata kthehet te Presidenti i cili me vendim e jep në muze që të ruhet si pasuri kulturore e vendit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The President may revoke a decoration if the decorated person acts against public order or morality, or becomes unworthy of holding it.
Neni 14 Revokimi i Dekoratave 1. Të dekoruarit, mund ti revokohet Dekorata nëse vepron në kundërshtim me rendin publik, moralin dhe kryen vepra tjera që e bëjnë të pa denjë për bartjen e Dekoratës. 2. Presidenti me vendim revokon Dekoratën për personin sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Propozimin për revokimin e Dekoratës mund ta bëj propozuesi për Dekoratë. 4. Presidenti mund ta revokoj Dekoratën me vet iniciativë. 5. Vendimi për revokimin e Dekoratës publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në ueb-faqen zyrtare të Presidentit të Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The designated decorations officer in the President’s Office must support the evaluation commission and keep records about decorations and revocations. Kosovo citizens must notify that officer if they receive a decoration from a foreign state or an international organization.
Neni 15 Zyrtari për Dekorata 1. Zyrtari përkatës për dekorata në kuadër të Zyrës së Presidentit e mbështet Komisionin Vlerësues për Dekorata. 2. Zyrtari përkatës për Dekorata në kuadër të Zyrës së Presidentit mban evidencën për emrin dhe mbiemrin e personit të dekoruar, llojin e Dekoratës, propozuesin, arsyetimin dhe shënime tjera për dhënien e Dekoratës, gjithashtu mban evidencë edhe në rast të revokimit së Dekoratës. 3. Zyrtari përkatës për Dekorata në kuadër të Zyrës së Presidentit mban evidencën edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë marr Dekorata nga shtetet tjera ose organizata ndërkombëtare. 4. Shtetasi i Republikës së Kosovës duhet ta njoftoj zyrtarin përkatës për Dekorata në kuadër të Zyrës së Presidentit nëse merr Dekoratë nga ndonjë shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare. KREU V DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Making, selling, carrying, or other handling of items that imitate the decorations of the Republic of Kosovo is prohibited and punishable by law.
Neni 16 Sanksionet 6 Punimi, shitja, bartja e sendeve tjera që imitojnë Dekoratat e Republikës së Kosovës është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: People decorated before this law took effect are entitled to carry their decorations; revocation of decorations is handled under this law.
Neni 17 Dekoratat e mëparshme Të dekoruarit që janë dekoruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë të drejtë t’i bartin Dekoratat e tyre, por revokimi i Dekoratave bëhet sipas këtij ligji. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The President of the Republic of Kosovo must issue subordinate acts to implement this law within 90 days after the law enters into force.
Neni 18 Organi përgjegjës për nxjerrjen e akteve nënligjore Presidenti i Republikës së Kosovës nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji në afat prej nëntëdhjetë (90) ditëve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: From the law’s entry into force, any provisions that conflict with it stop operating.
Neni 19 Dispozitat shfuqizuese Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji pushojnë së vepruari të gjitha dispozitat që bien në kundërshtim me këtë ligj. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 20 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-070 21 dhjetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-002-2012, datë 06.01.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-070 PËR DHËNIEN E DEKORATAVE NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in