LIGJI NR. 04/L-071 PËR SISTEMIN E ADRESAVE
This provision identifies the law on the address system of Kosovo and introduces the general provisions chapter.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-071
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies the law on the address system of Kosovo and introduces the general provisions chapter. This article says the law sets the rules for creating and administering the Address System and for identifying buildings, objects, and vacant cadastral parcels in Kosovo. This article says the law sets out the municipalities’ competences and responsibilities, and the Government’s duties, for creating and administering the Address System in Kosovo. This article defines key terms used in the law, including address, ministry, municipality, address registers, official languages, roads, address signs, and the Kosovo Cadastral Agency. This provision lists the required elements of an address.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-071 PËR SISTEMIN E ADRESAVE
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies the law on the address system of Kosovo and introduces the general provisions chapter.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 29 / 27 DHJETOR 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-071 PËR SISTEMIN E ADRESAVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR SISTEMIN E ADRESAVE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rules for creating and administering the Address System and for identifying buildings, objects, and vacant cadastral parcels in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është të përcaktojë dhe rregulloj mënyrën e krijimit dhe të administrimit të Sistemit të Adresave, përcaktimin e kritereve dhe identifikimin e çdo ndërtese, objekti dhe çdo parcele kadastrale të lirë në territorin e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law sets out the municipalities’ competences and responsibilities, and the Government’s duties, for creating and administering the Address System in Kosovo.
Neni 2 Fusha e Zbatimit Ky ligj përcakton kompetencat, përgjegjësitë e Komunave dhe detyrat e Qeverisë në krijimin dhe administrimin e Sistemit të Adresave në territorin e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including address, ministry, municipality, address registers, official languages, roads, address signs, and the Kosovo Cadastral Agency.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Adresa - përpilimi i fjalëve, numrave, dhe shenjat drejtshkrimore të gjuhës, të renditura sipas një qëllimi të caktuar, duke treguar vendndodhjen e saktë të një ndërtesë dhe një parcele kadastrale të lirë. Ajo është e përbërë nga shkronjat në gjuhët zyrtare dhe numrat Arab. 1.2. Ministria - Ministria përgjegjëse për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. 1.3. Komuna - përcaktimi i komunës, siç parashikohet në Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale Nr. 03/L-040. 1.4. Regjistri Komunal i Adresave - regjistri zyrtar që përmban të gjitha elementet e adresave për Komunën e caktuar dhe i cili regjistër mirëmbahet dhe përditësohet vazhdimisht nga Komuna. 1.5. Regjistri Shtetëror i Adresave - regjistri zyrtar i cili përmban të dhëna nga të gjitha Regjistrat Komunal të Adresave i cili regjistër mirëmbahet dhe përditësohet vazhdimisht nga Ministria përgjegjëse për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, përkatësisht Agjencia Kadastrale e Kosovës. 2 1.6. Gjuhët Zyrtare - gjuhët zyrtare të përcaktuara me Ligjin për përdorimin e gjuhëve (Ligji nr 02/L-37). 1.7. Hapësirë e Lirë - parcela kadastrale e lirë. 1.8. Zona e Qarkullimit Publik - emërtohet pjesa e territorit publik, të tilla si bulevardet, rrugët, rrugicat, sheshet, parqet dhe unazat rrugore të cilat do të shërbejë si një referencë për të përshkruar vendndodhjen e saktë të një objekti, ndërtese dhe një parcele kadastrale të lirë brenda Komunës apo fshatit të komunës së njëjtë në territorin e Republikës së Kosovës. 1.9. Rrugët - përcaktohen në pajtim me Ligjin mbi rrugët (ligji nr 2003/11) 1.10. Tabela e Adresave – emërtimet, numërtimet dhe shenjat e adresave të cilat vendosen në tabelë. 1.11. Agjencia Kadastrale e Kosovës - Agjencia qendrore përgjegjëse për Kadastrin në Kosovë, ashtu siç është e paraparë më Ligji nr. 2003/25 për Kadastrin. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision lists the required elements of an address.
Neni 4 Elementet e Adresave 1. Elementet e një adrese janë si më poshtë: 1.1. emri i Komunës; 1.2. emri i Fshatit; 1.3. emri i Zonës së Qarkullimit Publik në të cilin objekti ka një dalje; 1.4. numri i Ndërtesës; 1.5. numri i Hyrjes; 1.6. numri i Katit; 1.7. numri i Banesës; dhe 1.8. kodi postar. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The address system applies to every type of vacant object, building, or cadastral parcel in Kosovo, regardless of its intended use.
Neni 5 Sistemi i Adresave Sistemi i Adresave aplikohet për çdo lloj objekti, ndërtese apo parcele kadastrale të lirë, pavarësisht nga qëllimi i shfrytëzimit të saj në Republikën e Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Address System must be implemented using Kosovo’s official languages.
Neni 6 Gjuhët e përdorura për zbatimin e Sistemit të Adresës Sistemi i Adresave duhet të zbatohet duke përdorur gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Kjo dispozitë zbatohet për përcaktimin e emrave të zonave të qarkullimit publik për prodhimin dhe instalimin e shenjave emërtuese të adresave. 3 KREU II KRITERET PËR EMËRTIM - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Municipal bodies decide and manage the naming of public circulation zones, with the responsible municipal directorate proposing names, assigning a unique code, and keeping an updated alphabetical list.
Neni 7 Emërtimi i Zonave të Qarkullimit Publik 1. Vendimi për emrat e zonave të qarkullimit publik, merret nga Kuvendi i Komunës nën juridiksionin e të cilave ndodhen ato. 2. Emrat për zonat e qarkullimit publik propozohen nga drejtoria komunale përgjegjëse. Emrat vendosen me vendim të Kuvendit të Komunës. Emrat e zonave të qarkullimit publik synojnë të ruajnë vazhdimësinë dhe homogjenitetin në aspektin kulturor dhe historik që synojnë të jenë të propozuara duke marrë në konsideratë procesin konsultativ me komunitetet që jetojnë në zona të veçanta. Emrat e zonave të qarkullimit publik regjistrohen në Regjistrin Komunal të Adresave. 3. Drejtoria komunale përgjegjëse gjithashtu cakton një kod unik për çdo zonë të qarkullimit publik në kuadër të komunës. Kodi regjistrohet në Regjistrin Komunal të Adresave. 4. Drejtoria komunale përgjegjëse obligohet të krijoj, mbajë dhe të rifreskojë vazhdimisht një listë alfabetike të të gjithë emrave të zonave të qarkullimit publik. Lista konsultohet gjatë procesit të emërtimit për të shmangur dyfishimin e emrave në të njëjtin fshat apo Komunë dhe e njëjta bëhet publike. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Public circulation areas must have distinct names, and certain single-exit roads or alleys must follow specific naming rules.
Neni 8 Kriteret e Emërtimit 1. Çdo zonë e qarkullimit publik ka një emër të veçantë në kuadër të të njëjtit fshat apo Komunës së njëjtë. 2. Në rrugën me një dalje vendoset emër i veçantë nga emri i rrugës kryesore nëse kur në të ka mbi dhjetë (10) banesa-shtëpi ose kur në planin rregullues parashikohet dalje në një rrugë tjetër. E njëjta gjë zbatohet edhe në fshatra. 3. Për rrugicat me një dalje ose me më pak se dhjetë (10) banesa-shtëpi përdoret emri i njëjtë i rrugës ku ato kanë dalje. 4. Nëse ka arsye për të përcaktuar emra të ndryshëm për të njëjtën zonë të qarkullimit publik përgjatë përfshirjes së saj, emri mund të ndryshojë vetëm në një udhëkryq, urë, kryqëzimin hekurudhor ose në ndonjë vend të njohur historik. Kjo dispozitë nuk do të thotë se i njëjti segment i zonës së qarkullimit publik mund të ketë emra të ndryshëm. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Certain kinds of names must not be used for Public Traffic Areas.
Neni 9 Ndalimet e Emërtimeve 1. Emrat e mëposhtme nuk do të përdoren në lidhje me Zonat e Qarkullimit Publik: 1.1. inicialet, shkurtesat dhe emrat e shkurtuara; 1.2. emrat në gjuhët e huaja; 1.3. emra që përmbajnë gabime gjuhësore; 1.4. emrat e familjeve; 4 1.5. emrat përshkrues; 1.6. emrat që përdorin numra nuk duhet të përdorin numrat me fraksione. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If a public circulation zone needs a name change, the renaming must follow the rules in this law.
Neni 10 Riemërtimi i Zonave të Qarkullimit Publik 1. Në rast të nevojës për të ndryshuar emrin ekzistues të një zone zbatohen dispozitat e caktuara në këtë ligj për përcaktimin e emrave të zonave të qarkullimit publik. 2. Kur për shkak të një ndryshimi të kufijve komunal të Republikës së Kosovës, një zonë e qarkullimit publik është caktuar në një tjetër Komunë dhe ka një konflikt me një emër ekzistues, procesi i riemërtimit do të bëhet në pajtim me këtë ligj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Drejtoria komunale përgjegjëse duhet të hartojë dhe të mbajë një listë të emrave rezervë për zonat e qarkullimit publik, dhe emrat në listë duhet të përputhen me kriteret e emërtimit të këtij ligji.
Neni 11 Lista e Emrave Rezervë Drejtoria komunale përgjegjëse harton dhe mbanë një listë të emrave rezervë për zonat e qarkullimit publik. Emrat rezervë në listë duhet të përputhen me kriteret e emërtimit të përcaktuara me këtë ligj. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Public circulation zones crossing two or more municipalities must keep the same name across their full area, and the municipalities must cooperate on naming and numbering consistency.
Neni 12 Zonat ndër-komunale të Qarkullimit Publik 1. Zonat e qarkullimit publik që kalojnë nëpër dy ose më shumë Komuna, ruajnë të njëjtin emër në të gjithë përfshirjen e tyre. 2. Kur një zonë e qarkullimit publik kalon nëpër dy ose më shumë Komuna, Komunat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në mënyrë që të sigurohet një pajtueshmëri në emërtimin dhe numërtimin e të njëjtës zonë të qarkullimin publik në të gjithë përfshirjen e saj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The commune must notify the ministry within 5 days when proposing a new name or changing an existing one for a public circulation area, and the ministry must review and respond within set deadlines.
Neni 13 Njoftimi për vendosjen e Emrit të Ri dhe ndryshimin e Emrit ekzistues 1. Në rast të vendosjes së një emri të ri ose ndryshimit të një emri ekzistues të një zone të qarkullimit publik Komuna e informon Ministrinë për emërtim të ri të propozuar brenda pesë (5) ditëve. 2. Ministria shqyrton emrin e propozuar në lidhje me pajtueshmërinë e saj me këtë ligj dhe Udhëzimet Administrative përkatëse. Ministria njofton Komunën brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve për vlerësimet e saj. 3. Në rast se Ministria konstaton papajtueshmërinë e emërtimit me këtë ligj dhe Udhëzimet Administrative të këtij ligji, atëherë Ministria brenda afatit të lart cekur i kërkon Komunës që të rishqyrtoj emërtimin. 4. Nëse Komuna nuk i përgjigjet kërkesës për rishqyrtim brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh apo refuzon kërkesën dhe e mbështetë vendimin e kontestuar për emërtim, atëherë Ministria mund ta dërgoj çështjen kontestuese në Gjykatën e Qarkut që është kompetente për territorin e Komunës, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas dështimit për t’iu përgjigjur njoftimit për refuzim apo mbështetjen e vendimit të kontestuar. 5 KREU III KRITERET PËR NUMËRTIME - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The municipal directorate is responsible for assigning address numbers and a special code to buildings, objects, and vacant cadastral parcels, and for entering them in the municipal address register.
Neni 14 Caktimi i Numrave të Adresave në Zonat Urbane 1. Drejtoria komunale përgjegjëse është kompetente të bëjë caktimin e numërtimit të adresave në ndërtesa, objekte dhe parcela kadastrale të lira, për nevoja të Sistemit të Adresave në tërë territorin e Komunës, duke vepruar çdo herë në pajtim më këtë ligj. 2. Drejtoria komunale përgjegjëse, po ashtu cakton një kod të veçantë për secilën ndërtesë, objekt ose parcelë kadastrale të lirë. 3. Drejtoria komunale përgjegjëse vendosë numrat e adresave dhe kodin identifikues të ndërtesës në regjistrin komunal të adresave. 4. Për ndërtesat e reja që planifikohen të ndërtohen në territorin e Komunës, adresa caktohet gjatë procesit të lëshimit të lejes së ndërtimit. Përgjegjësinë për të caktuar numrin e adresës për ndërtesat e planifikuara e ka drejtoria komunale përgjegjëse. Kur ndërtesa të përfundohet dhe miratohet për përdorim, adresa konfirmohet në regjistrin e adresave. Ky rregull aplikohet ndaj të gjithëve për caktimin e numrave për ndërtesat në zonat rurale. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Çdo banesë, zyrë dhe lokal brenda ndërtesës duhet të ketë një numër të caktuar, dhe drejtoria komunale përgjegjëse ka kompetencë t’i caktojë dhe vendosë këta numra.
Neni 15 Caktimi i Numrave të Adresave brenda Ndërtesave Çdo banesë brenda ndërtesës, duke përfshirë edhe zyre dhe lokale duhet të kenë një numër të caktuar. Drejtoria komunale përgjegjëse është kompetente për të caktuar dhe vendosur numrat e adresave për secilën banesë, zyre dhe lokal për nevoja të Sistemit të Adresave në tërë territorin e Komunës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The municipal directorate responsible has the power to assign and place address numbers for houses, buildings, and vacant cadastral parcels in the municipality.
Neni 16 Caktimi i Numrave të Adresave në Zonat Rurale Drejtoria komunale përgjegjëse është kompetente për caktimin dhe vendosjen e numrave për shtëpi, objekte dhe parcela kadastrale të lira për nevoja të Sistemit të Adresave brenda territorit të Komunës, duke vepruar çdo herë në pajtim më këtë ligj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Urat dhe tunelet emërtohen dhe numërrohen për identifikim; komuna ku ndodhet zona ka kompetencë të vendosë tabelën.
Neni 17 Emërtimi dhe Numërtimi i Urave dhe Tuneleve Urat dhe tunelet emërtohen dhe numërtohen për qëllim të identifikimit. Në të shumtën e rasteve, masat janë bërë në mes të urës dhe numri vendoset në fund të urës nga të dyja anët. Kompetencat për vendosjen e tabelës i përkasin Komunës ku ndodhet zona. KREU IV REGJISTRI I ADRESAVE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The municipality must create, maintain, and keep the Municipal Address Register data accurate at all times.
Neni 18 Regjistri Komunal i Adresave Komuna krijon, mirëmban dhe siguron vazhdimisht saktësinë e të dhënave në Regjistrin Komunal të Adresave. 6 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry creates and administers the State Registry of Addresses, and the Kosovo Cadastral Agency implements and maintains it.
Neni 19 Regjistri Shtetëror i Adresave 1. Ministria krijon dhe administron Regjistrin Shtetëror të Adresave. 2. Regjistri Shtetëror i Adresave zbatohet dhe mirëmbahet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Të dhënat nga Regjistri Shtetëror i Adresave shpërndahen pa pagesë te disa institucione, kompani dhe persona, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Neni 20 Shpërndarja e të dhënave nga Regjistri Shtetëror i Adresave 1. Të dhënat nga Regjistri Shtetëror i Adresave u shpërndahen falas Ministrive, institucioneve dhe agjencive qeveritare, komunave, kompanive private, entiteteve joqeveritare dhe personave fizik në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 2. Regjistri Shtetëror i Adresave është pjesë e Infrastrukturës së të Dhënave Nacionale Hapësinore (IDhNH). KREU V KRITERET PËR TABELAT E ADRESAVE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Signs for public circulation areas, buildings, and entrances must follow suitable European best practices; numbers must be Arabic numerals; and sign lettering must comply with the language legislation, with municipal official languages used where other languages are official.
Neni 21 Specifikimet teknike për Tabelat, Emrat dhe Numrat 1. Tabelat për emrat e zonave të qarkullimit publik si dhe numrat për ndërtesat dhe hyrjet, prodhohen dhe vendosen duke përdorur praktikat Evropiane më të mira dhe të përshtatshme. 2. Numrat duhet të jenë numra Arab. 3. Shkronjat në tabela duhet të jenë në pajtim me legjislacionin përkatës për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Kosovës. 4. Në Komunat ku gjuhët tjera kanë statusin e gjuhës zyrtare, tabelat janë në gjuhët zyrtare të Komunës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The responsible municipal directorate must place address signs on objects, buildings, and vacant cadastral parcels within the municipality.
Neni 22 Vendosja e Tabelave të Adresave Drejtoria komunale përgjegjëse vendosë tabelat e adresave në objekte, ndërtesa dhe në parcela kadastrale të lira brenda territorit të Komunës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Komuna mbulon shpenzimet për vendosjen e tabelave të adresave.
Neni 23 Shpenzimet për vendosjen e Tabelave të Adresave 1. Shpenzimet e vendosjes së tabelave të adresave në zonat e qarkullimit publik mbulohen nga buxheti komunal i Komunës në të cilën ndodhet zona. 2. Shpenzimet për vendosjen e tabelave të adresave në ndërtesa dhe brenda tyre për herë të parë, mbulohet nga buxheti Komunal i Komunës. 7 KREU VI PËRGJEGJËSITË E KOMUNËS - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Komuna must assign street/place names and numbers, keep the address register updated, notify residents, and maintain related signage and records.
Neni 24 Përgjegjësitë e Komunës 1. Komuna cakton emrat dhe numrat e veçantë për të gjitha objektet ndërtesat, banesat, dhe parcelat kadastrale të lira, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Të gjitha elementet e adresës në Komunë regjistrohen dhe mirëmbahen nga stafi ekzistues i drejtorisë përgjegjëse në regjistrat komunale të adresave në pajtim më dispozitat e këtij ligji. 3. Komuna nuk lëshon leje ndërtimi përveç nëse është caktuar adresa dhe është përfshirë në lejen e ndërtimit. 4. Komuna koordinon proceset e emërtimeve dhe numërtimeve me komunën fqinje në rast të zonave ndër-komunale të qarkullimit publik. 5. Komuna njofton pronarët e pronave dhe banorët për emrin dhe numrin e zonës së qarkullimit publik në të cilën ata banojnë. 6. Komuna është përgjegjëse për sigurimin dhe vendosjen e tabelave me emra dhe numra për të gjitha zonat ekzistuese të qarkullimit publik. 7. Komuna është përgjegjëse për sigurimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha tabelave me emra, brenda territorit të saj. 8. Komuna mirëmban të dhënat në Regjistrin Komunal të Adresave duke siguruar që të gjitha të dhënat janë të plota, korrekte dhe të përditësuara KREU VII PËRGJEGJËSITË E MINISTRIVE KOMPETENTE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Ministry and related authorities must implement the national address system, coordinate its rollout, run the state address register, and share register data under the law.
Neni 25 Përgjegjësitë e Ministrive 1. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për Qeverisje Lokale, Ministrinë përgjegjëse për Punë të Brendshme dhe Komunat janë përgjegjëse për zbatimin e tërë Sistemit të Adresave në Republikën e Kosovës. 2. Ministria siguron koordinim ndërmjet institucioneve qeveritare dhe komunale dhe siguron mundësi teknike dhe financiare për zbatimin uniform të sistemit të adresave. 3. Ministria është përgjegjëse për shqyrtimin e emërtimeve të vendosura nga Komunat për zonat e qarkullimit publik dhe t’i njoftojë komunat në rast të shkeljes së këtij ligji. 4. Ministria krijon dhe administron Regjistrin Shtetëror të Adresave. 5. Ministria shpërndanë të dhënat nga Regjistri Shtetëror i Adresave në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 8 KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Ministria dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës must provide maps, manuals, and guides for communes, and communes must identify, name, number, and register address-related areas and objects within set deadlines.
Neni 26 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare 1. Ministria dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës sigurojnë harta, Udhëzime Administrative manuale dhe udhërrëfyes të përshtatshëm për Komunat në mënyrë që të fillojnë zbatimin e Sistemit të Adresave. 2. Brenda gjashtë (6) muajve nga miratimi i akteve nënligjore të parapara më këtë ligj, Komunat i identifikojnë të gjitha zonat e qarkullimit publik dhe vendosin emra për ato në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 3. Brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga miratimi i akteve nënligjore të parapara më këtë ligj , Komunat i caktojnë numrat për të gjitha ndërtesat, objektet dhe parcelat kadastrale të lira ekzistuese, për caktimin e numrave të saktë. 4. Brenda tetëmbëdhjetë (18) muajve nga miratimi i akteve nënligjore të parapara më këtë ligj, Komunat caktojnë numra për hyrjet e ndërtesave dhe banesave brenda ndërtesave ekzistuese, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 5. Brenda njëzet e katër (24) muajve nga miratimi i akteve nënligjore të parapara më këtë ligj, Komuna regjistron, bënë emërtimet dhe numërtimet e zonave të qarkullimit publik, objekteve dhe ndërtesave dhe të njëjtat i regjistron në regjistrin komunal të adresave, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry and the Kosovo Cadastral Agency must issue the listed Administrative Instructions, and the Ministry may issue other administrative instructions to implement the law.
Neni 27 Nxjerrja e Udhëzimeve Administrative 1. Ministria dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës janë përgjegjëse për nxjerrjen e këtyre Udhëzimeve Administrative: 1.1. udhëzim Administrativ për renditjen e elementeve të adresave dhe caktimin e formatit të shkronjave, numrave dhe të tabelave të adresave; 1.2. udhëzim Administrativ për caktimin e emërtimit dhe numërtimit të adresave për zona të qarkullimit publik, ndërtesa, shtëpi, objekte dhe parcela kadastrale të lira; 1.3. udhëzim Administrativ për vendosjen fizike të tabelave të adresave në zona të qarkullimit publik, ndërtesa, shtëpi, objekte dhe parcela kadastrale të lira; 1.4. udhëzim Administrativ për krijimin dhe administrimin e listës alfabetike për emërtime, listës rezerve dhe vendosjen e tyre nga Regjistrin Komunal të Adresave; 1.5. udhëzim Administrativ për procedurat e krijimit dhe administrimit të Regjistrit Komunal të Adresave dhe Regjistrit Shtetëror të Adresave; 1.6. Ministria nxjerrë edhe Udhëzime tjera administrative për zbatimin e këtij ligji. 2. Ministria dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës janë përgjegjëse për nxjerrjen e këtyre Udhëzimeve Administrative, në afat prej gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 9 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Neni 28 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-071 8 dhjetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-052-2011, datë 21.12.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-071 PËR SISTEMIN E ADRESAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in