LIGJI NR. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETROR
This law regulates border control, police powers within the state, and cooperation among state bodies with border-management competence.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-072
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law regulates border control, police powers within the state, and cooperation among state bodies with border-management competence. Border control covers border monitoring and risk analysis, and is carried out to prevent and detect offences, illegal migration, human trafficking, and other risks to public order, national security, and international relations. This article defines key terms used in the law. This provision says the law applies to everyone crossing the state border of Kosovo, while preserving the rights of refugees and people seeking international protection. Border control is under the competence of the Ministry of Internal Affairs, and border police carry out the related work within the Kosovo Police.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETROR
Showing 64 of 64
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law regulates border control, police powers within the state, and cooperation among state bodies with border-management competence.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 02 / 20 JANAR 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETROR Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETROR KREU I DISPOZITA TË PERGJITHSHME Neni l Qëllimi Me këtë ligj rregullohet kontrolli kufitar, kompetencat e policisë brenda shtetit, bashkëpunimi ndërmjet organeve shtetërore të cilat kanë kompetencë në menaxhimin kufitar.
- 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Border control covers border monitoring and risk analysis, and is carried out to prevent and detect offences, illegal migration, human trafficking, and other risks to public order, national security, and international relations.
Neni 2 Kontrolli kufitar 1.Kontrolli kufitar përfshin kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, analizën e kërcënimeve dhe rreziqeve për sigurinë nacionale të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e kufirit dhe kryhet me qellim të: 1.1.parandalimit dhe zbulimit të veprave penale dhe kundërvajtjeve dhe të zbulimit dhe kapjes së kryerësve të tyre; 1.2.parandalimit dhe zbulimit të migracionit ilegal dhe trafikimit me qenie njerëzore; 1.3.mbrojtjes së jetës, shëndetit të njerëzve, sigurisë personale, pronës, mjedisit jetësor dhe natyrës; dhe 1.4.parandalimit dhe zbulimit të rreziqeve tjera për rendin publik, rendin juridik, sigurinë nacionale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Kuptimi i shprehjeve të veçanta 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1.Vijë kufitare - varg pikash në sipërfaqen e tokës të përcaktuara me koordinata, në të cilën shtrihet kufiri shtetëror i cili e kufizon territorin e Republikës së Kosovës nga territori i shteteve fqinje; 1.2.Kufiri shtetëror - vija e cila e ndan territorin tokësor, ujor, nëntokësor, hapësirën ajrore te Republikës së Kosovës me shtete fqinj, si dhe kufiri shtetëror në zonën e pikave të kalimit kufitar në aeroporte, nëpërmjet të cilave zhvillohet komunikacioni ndërshtetëror dhe ndërkombëtar; 2 1.3.Kontrolli kufitar - kontrolli i kryer në pikat e kalimit kufitar për të siguruar që personat, mallrat dhe mjetet e tyre të transportit janë të autorizuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës apo të lëshojnë Republikën e Kosovës; 1.4.Mbikëqyrje kufitare - mbikëqyrja e kufirit shtetëror ndërmjet pikave te kalimit kufitar dhe mbikëqyrja e pikave te kalimit kufitar jashtë orarit të caktuar të punës me qëllim që të pengohet anashkalimi, përkatësisht shmangia e kontrollit kufitar; 1.5.Pikat e kalimit kufitar - vendet e caktuara nga organet kompetente të pushtetit shtetëror për kalimin e kufirit shtetëror, në komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe ajror; 1.6.Zonë e pikës se kalimit kufitar - hapësira e cila është e nevojshme për kryerjen e kontrollit kufitar dhe procedurave tjera kufitare, si dhe rrethina e drejtpërdrejtë me objektet të cilat nevojiten për zhvillim të papenguar dhe të sigurt të trafikut, kontrollit kufitar dhe procedurave tjera kufitare; 1.7.Menaxhimi kufitar - aktivitetet dhe masat të cilat i ndërmarrin organet shtetërorë të cilat janë te autorizuara për menaxhimin kufitar në pajtim me ligjet përkatëse ne fuqi; 1.8.Kërcënimi për shëndetin publik - çdo sëmundje me potencial për të kaluar në epidemi siç është definuar në rregullat shëndetësore ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe sëmundjet tjera infektuese ose sëmundjet e shkaktuara nga parazitë, nëse janë lëndë e dispozitave mbrojtëse të cilat zbatohen për qytetarët e Republikës së Kosovës; 1.9.Operator - personi fizik ose juridik, pronar ose përdorues i aeroportit apo i aerodromit (operatori i aeroportit) dhe personi fizik ose juridik, i cili furnizon përmes transportit hekurudhor (operatori hekurudhor); 1.10.Kontrolli në vijën e dytë - kontrolli i mëtejmë i cili mund të realizohet në vend të posaçëm jashtë vendit ku kontrollohen të gjithë udhëtarët; 1.11.Aviotransportues - çdo person fizik ose juridik puna e të cilit është sigurimi i transportit të udhëtarëve në trafikun ajror. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to everyone crossing the state border of Kosovo, while preserving the rights of refugees and people seeking international protection.
Neni 4 Fushëveprimi i ligjit Ky ligj zbatohet për të gjithë personat të cilët e kalojnë kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës, pa i cenuar të drejtat e refugjateve dhe personave të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, posaçërisht në përputhje me parimin e moskthimit. KREU II KOMPETENCAT DHE AUTORIZIMET PËR KRYERJEN E KONTROLLIT KUFITAR - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Border control is under the competence of the Ministry of Internal Affairs, and border police carry out the related work within the Kosovo Police.
Neni 5 Organi i cili e kryen kontrollin kufitar 1. Kontrolli kufitar është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (në tekstin e mëtejmë: Ministria). 2. Punët që kanë të bëjnë me kontrollin kufitar i kryen policia kufitare ne kuadër te policisë së Republikës se Kosovës, (ne tekstin e mëtejmë; policia kufitare). 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: For effective, unified, and high-level border control, there must be enough border police officers, means, and equipment.
Neni 6 Personeli, pajisja dhe mjetet për ushtrimin e kontrollit kufitar Për ushtrimin e kontrollit kufitar efikas, të unifikuar dhe në nivel të lartë duhet të sistemohen numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policor kufitar dhe të sigurohen mjete dhe pajisje të mjaftueshme. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Border police officers must act according to the powers set by this law and other applicable legislation when carrying out border control, and those powers apply throughout Kosovo.
Neni 7 Autorizimet 1.Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar zyrtarët policor kufitar punojnë në pajtim me autorizimet e përcaktuara me këtë ligj dhe me legjislacionin ne fuqi. 2.Autorizimet nga paragrafi 1. i këtij neni zyrtarët policor kufitar i zbatojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Border police officers must respect human dignity, act proportionately, and not discriminate during border checks.
Neni 8 Respektimi i dinjitetit njerëzor 1.Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar zyrtarët policor kufitar detyrohen që të respektojnë dinjitetin njerëzor. 2.Autorizimet që i ndërmarrin zyrtarët policor kufitar gjatë kryerjes së kontrollit kufitar duhet të jenë në proporcion me qëllimin për të cilin ndërmerren. 3.Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar zyrtarët policor kufitar nuk bëjnë diskriminim lidhur me gjininë, përkatësinë etnike ose racore, moshën, statusin sociale, bindjen fetare, paaftësinë ose përcaktimin seksual, pozitën pronësore dhe shoqërore. KREU III KALIMI I KUFIRIT SHTETEROR - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Border crossings are generally allowed only at border crossing points during official working hours, with exceptions that allow crossing elsewhere or outside hours in special cases or emergencies.
Neni 9 Kalimi i kufirit shtetëror 1.Kufiri shtetëror, kalohet vetëm në pikat e kalimit kufitar, gjatë orarit zyrtar të punës. Orari i punës në pikat e kalimit kufitar të cilat nuk punojnë njëzetekatër (24) orë duhet të jetë i lexueshëm, i qartë, dhe i publikuar në vend të dukshëm. 2.Me përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni, kufiri shtetëror mund të kalohet jashtë pikave te kalimit kufitar dhe jashtë orarit të caktuar të punës: 2.1.nga personat ose grupe personash kur ekziston kërkese e natyrës së veçantë dhe kur nuk është në kundërshtim me interesat e rendit publik dhe sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës; 2.2.nga personat ose grupe personash në rast të fatkeqësisë ose situatës urgjente të paparaparë. 3.Kalimi i kufirit shtetëror sipas paragrafit 2. te këtij neni behet me leje për kalimin e kufirit shtetëror, te cilën e lëshon Ministria, me afat të vlefshmërisë deri në një (1) vit. 4.Personi i cili synon ta kalojë kufirin shtetëror sipas paragrafit 2. të këtij neni detyrohet që pa vonesë ta njoftojë policinë. 4 KREU IV KONTROLLI KUFITAR - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Border control is generally carried out at the border crossing point, but it may also be carried out outside that area and, by exception and under international agreements, in the territory of a neighboring state.
Neni 10 Vendi i kryerjes së kontrollit kufitar 1. Kontrolli kufitar kryhen në zonën e pikës se kalimit kufitar. 2. Kontrolli kufitar mund të kryhet edhe jashtë zonës së pikës së kalimit kufitar, në tren, mjet fluturimi, ose në ndonjë vend tjetër. 3.Me përjashtim nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare, kontrolli kufitar mund të kryhet edhe në territorin e shtetit fqinj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A person crossing, or about to cross, the state border must show valid travel documents, allow border control, stay at the border crossing point until procedures are finished, and follow the border police officer’s instructions.
Neni 11 Mundësimi i kryerjes së kontrollit kufitar 1.Personi i cili ka për qëllim që ta kalojë kufirin shtetëror ose veç e ka kaluar kufirin shtetëror, detyrohet që të paraqes dokument të vlefshëm udhëtimi ose dokument tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror, të mundësoj të kryhet kontrolli kufitar dhe nuk mund ta lëshoje zonën e pikës se kalimit kufitar deri sa nuk kryhen procedurat e nevojshme, duke i përfshirë edhe kontrollin e mjeteve transportuese dhe gjësendeve që i posedon personi i cili e kalon kufirin. 2.Personi nga paragrafi 1. i këtij neni detyrohet që me kërkese të zyrtarit policor kufitar i cili kryen kontrollin kufitar ta informoj për të gjitha rrethanat në lidhje me plotësimin e kushteve për kalimin e kufirit shtetëror dhe të veprojë sipas udhëzimeve dhe urdhrave te zyrtarit policor kufitar. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Border police officers are authorized to check travel documents, verify identity, assess entry/exit conditions, give instructions and orders for smooth border control, and conduct second-line and biometric/database checks when the text’s conditions are met.
Neni 12 Kontrolli kufitar i personave 1.Zyrtari policor kufitar gjatë kryerjes së kontrollit kufitar të personave, është i autorizuar që: 1.1.të kërkoj dokument të vlefshëm udhëtimi ose dokument tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror, ta përcaktoj identitetin e personit i cili ka për qëllim ta kalojë kufirin shtetëror; 1.2. të kontrolloj nëse janë plotësuar kushtet për hyrje dhe dalje nga Republika e Kosovës të përcaktuara me ligj, të jap udhëzime dhe urdhra me qëllim të kryerjes së shpejtë dhe të papenguar të kontrollit kufitar; 1.3.nëse ekzistojnë, dyshime për vepër penale ose kundërvajtje të kryer, të kryejë kontroll kufitar në vijën e dytë që nënkupton edhe kontrollin ose bastisjen e personit, sendeve dhe mjetit të transportit që ai i posedon; 1.4.ta kontrolloj vlefshmërinë e dokumentit të udhëtimit, përkatësisht dokumentit tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror; 1.5.të kryeje kontroll të gjurmëve të gishtave dhe pëllëmbëve dhe të dhënave tjera biometrike në evidencat përkatëse, të kryejë kontroll në evidencat operative dhe në evidencat tjera dhe bazat elektronike të dhënave për persona, sende dhe mjete transportuese. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Border control is carried out as either minimal border control or full border control.
Neni 13 Llojet e kontrollit kufitar Kontrolli kufitar realizohet si kontroll minimal dhe i plotë kufitar. 5 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Minimal border control applies to everyone crossing the state border, to verify their identity and check the travel document or other required border-crossing document.
Neni 14 Kontrolli kufitar minimal 1.Kontrolli kufitar minimal realizohet për të gjithë personat të cilët e kalojnë kufirin shtetëror me qëllim që të kontrollohet dhe përcaktohet identiteti i tyre në bazë të dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror. 2.Kontrolli kufitar minimal nga paragrafi 1. i këtij neni përbehet nga kontrolli i shpejtë dhe i rëndomte me ndihmën e aparateve teknike përkatëse dhe kontrolli në evidencat përkatëse dhe në bazat elektronike të dhënave. Ky kontroll kryhet me qëllim te vërtetimit nëse dokumenti i udhëtimit, përkatësisht dokumenti tjetër i përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror është i vjedhur, i keqpërdorur, i humbur ose i pavlefshëm si dhe verifikimit te vlefshmërisë se tij dhe të kontrollohet prania e shenjave të cilat dëshmojnë keqpërdorimin, falsifikimin ose ndryshimin e dokumentit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets out what a full border check includes on entry and exit, including document verification, checks for visa/residence permission, overstay, travel purpose, means of subsistence, and security/public-order screening.
Neni 15 Kontrolli kufitar i plotë 1.Kontrolli kufitar i plotë gjatë hyrjes përbehet nga kontrolli i plotësimit të kushteve për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe: 1.1.verifikimi i vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit, përkatësisht dokumentit tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror dhe kontrolli i vlefshmërisë së tij, si dhe kontrolli nëse kërkohet, lidhur me posedimin e vizës së nevojshme ose lejen për qëndrim; 1.2.ekzaminimi i dokumentit të udhëtimit, përkatësisht dokumentit tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror për zbulimin e shenjave të falsifikimit ose ndryshimit; 1.3.rishikimi i vulave katrore të cilat janë vendosur gjatë hyrjes dhe daljes në dokumentin e udhëtimit me qëllim që të përcaktohet, përmes krahasimit të datave për hyrje dhe dalje, se personi nuk e ka tejkaluar kohëzgjatjen e lejuar për qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës; 1.4.konstatimi i vendit të prejardhjes, destinacionit dhe qëllimi i qëndrimit të personit dhe kur është e domosdoshme kontrolli i dokumenteve shtesë; 1.5.konstatimi nëse personi ka mjete të mjaftueshme për jetesë gjatë qëndrimit si dhe për qëllimin qëndrimit te tij, si dhe për kthimin e tij në vendin nga i cili ai vjen ose kalon transit në vendin në të cilin vërtetohet se do të pranohet; 1.6.konstatimi se shtetasi i huaj, mjeti i tij i transportit ose sendet të cilat i bart nuk e rrezikojnë rendin publik, sigurinë nacionale, shëndetin publik ose marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me shtetet tjera. 2.Kontrolli kufitar i plotë gjatë daljes përbehet nga: 2.1.konstatimi nëse shtetasi i huaj posedon dokument të vlefshëm të udhëtimit ose dokument tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror; 2.2.verifikimi i dokumentit të udhëtimit, përkatësisht i dokumentit tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror për zbulimin e shenjave te falsifikimit ose ndryshimit; dhe 2.3.konstatimi se shtetasi i huaj nuk konsiderohet se është i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë nacionale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. 3.Përveç kontrollit nga paragrafi 2. i këtij neni kontrolli kufitar i plotë gjatë daljes përmban edhe: 6 3.1.konstatimin nëse personi posedon vizë të vlefshme për udhëtim në shtet tjetër, përveç kur personi posedon leje të vlefshme për qëndrim; 3.2.konstatimin nëse personi nuk e ka tejkaluar kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar në territorin e Republikës së Kosovës; dhe 3.3.kontrolli në bazat elektronike të të dhënave. 4.Në pikat e kalimit kufitar aty ku është e mundshme dhe nëse personi e kërkon ketë, kontrolli kufitar i plotë mund te realizohen në objekt të veçantë. 5.Personat të cilët i nënshtrohen kontrollit kufitar të plotë në vije të dytë, informohen për qëllimin dhe procedurën e kryerjes së kontrollit, si dhe mundësinë qe te kërkoj emrin dhe mbiemrin, numrin identifikues të zyrtarëve policor kufitar te cilët e kryejnë kontrollin kufitar të plotë, emrin e pikës se kalimit kufitar dhe datën kur është kaluar kufiri. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Border control may be reduced temporarily in extraordinary, unforeseen situations. The border police officer responsible for the crossing decides on the facilitation, and a square stamp must be placed in foreign nationals’ travel documents during entry and exit control.
Neni 16 Lehtësimi i kontrollit kufitar 1.Kontrolli kufitar mund të realizohet në shtrirje të zvogëluar për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe të paparashikuara. 2.Si rrethana të jashtëzakonshme dhe të paparashikuara nga paragrafi 1. i këtij neni konsiderohen ato ngjarje të paparashikuara të cilat sjellin intensitet të tillë të trafikut, me ç'rast koha e pritjes në piken e kalimit kufitar zgjatet jashtë mase edhe përkundër përdorimit të gjitha mundësive dhe potencialit kadrovikë, teknik dhe organizativ. 3.Në rast të kontrollit kufitar nga paragrafi 1. i këtij neni, kontrolli kufitar gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, ka përparësi para kontrollit kufitar gjatë daljes nga Republika e Kosovës. 4.Për lehtësimin e kontrollit kufitar vendos zyrtari policor kufitar përgjegjës për piken e kalimit kufitar. 5.Lehtësimi i kontrollit kufitar është i përkohshëm, vendoset gradualisht dhe korrespondon me rrethanat e arsyeshme. 6.Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar nga paragrafi 1. i këtij neni zyrtari policor kufitar vendos vulë katrore në dokumentin e udhëtimit të shtetasve të huaj gjatë hyrjes dhe daljes nga Republika e Kosovës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Border police must place a square stamp in foreign travelers’ travel documents on entry and exit, with stated exceptions.
Neni 17 Vënia e vulës katrore 1.Zyrtari policor kufitar gjatë kryerjes së kontrollit kufitar të shtetasve të huaj detyrimisht vendos vulë katrore në dokumentin e tyre të udhëtimit gjatë hyrjes dhe daljes nga territori i Republikës së Kosovës. 2.Zyrtari policor kufitar nuk vendos vulë katrore gjatë hyrjes dhe daljes nga territori i Republikës së Kosovës në: 2.1. dokumentet e udhëtimit të shefave të shteteve si dhe anëtareve të delegacionit të tyre, ardhja e të cilëve është e paralajmëruar zyrtarisht në mënyre diplomatike; 2.2. lejet e piloteve ose vërtetimet e anëtareve të ekuipazhit të tyre; dhe 2.3. ne lejet për trafik lokal. 7 3.Me përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni, me kërkese të shtetasit të huaj mund të lirohet nga vendosja e vulës katrore gjatë hyrjes dhe daljes nga territori i Republikës së Kosovës, nëse vënia e saj mund të krijoje vështirësi serioze për personin. Në ketë rast hyrja ose dalja duhet të shënohen në fletë të veçantë në të cilën shkruhet emri dhe mbiemri i personit dhe numri i dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror, dhe një kopje e fletës i jepet personit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Certain foreign security and military personnel may enter Kosovo with uniforms, firearms, equipment, or marked vehicles under the stated conditions.
Neni 18 Hyrja e pjesëtareve të organeve të huaja të sigurisë në Republikën e Kosovës 1.Në Republikën e Kosovës mund të hyjnë pjesëtare të organeve të huaja të sigurisë me uniformë, me armë zjarri, pajisje dhe me automjet që është shënuar me shenja të tyre në pajtim me marrëveshje ndërkombëtare. 2.Rastet nga paragrafi 1. i këtij neni nuk kanë të bëjnë me hyrjen, qëndrimin ose kalimin e forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës për aktivitete ushtruese, trajnim dhe pjesëmarrje në operacione paqeruajtëse dhe humanitare në pajtim me legjislacionin ne fuqi. 3.Pjesëtarët e organeve të huaja të sigurisë dhe ushtarake të cilët me ftesë të institucioneve shtetërore janë në vizitë zyrtare si anëtare të delegacionit mund të hyjnë në Republikën e Kosovës edhe pa leje të veçantë, të mbajnë uniforma dhe armë zjarri të shkurtër, nëse ajo është pjese përbërëse e uniformes së tyre, me njoftim me shkrim paraprakisht në Ministri. 4.Pjesëtarët e organeve të huaja të sigurisë të cilët drejtpërdrejt e sigurojnë përfaqësuesin e shtetit të huaj dhe organizatës ose institucionit ndërkombëtar gjatë vizitës zyrtare ose qëndrimit të ligjshëm në Republikën e Kosovës, mund të mbajnë armë zjarri, municion dhe pajisje në bazë të lejes me shkrim të lëshuar nga Ministria. 5. Në rast te kalimit transit nëpër territorin e Republikës së Kosovës të pjesëtareve të organeve të huaja të sigurisë, për bartjen e armëve, municionit dhe pajisjes nevojitet leja nga paragrafi 4. i këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: People crossing the state border by car must stay in the vehicle during border control, unless circumstances require otherwise; border police may inspect the vehicle without a court order if there is suspicion of prohibited items or related identity documents.
Neni 19 Mënyra e kryerjes së kontrollit kufitar në trafik rrugor 1.Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar në trafik rrugor personat të cilët e kalojnë kufirin shtetëror me automjet, sipas rregullit, qëndrojnë në automjet deri sa të kryhet kontrolli. 2.Me përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni, nëse këtë e kërkojnë, rrethanat mund te kërkohet nga personat që të dalin nga automjeti dhe t'i tregojnë gjësendet të cilat i kanë më vete ose në mjetin transportues dhe të kryhet kontrolli i tyre, me qëllim të gjetjes së gjësendeve të ndaluara. 3.Zyrtarët policor kufitar janë të autorizuar të kryejnë kontroll të mjetit transportues, duke e përfshirë edhe çmontimin e pjesëve të tij të veçanta pa urdhër gjyqësor, nëse ekzistojnë baza për dyshim se personi i cili e drejton mjetin transportues bart lëndë të ndaluara, si edhe gjësende dhe dokumente të cilat ndihmojnë në përcaktimin e identitetit të tij ose identitetit te udhëtareve të tjerë në mjetin transportues, si dhe për shkak të pengimit të kalimit joligjor të kufirit shtetëror. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The vehicle owner, goods owner, or person who possesses or uses them has the right to be present during a control or search/seizure of the vehicle and goods.
Neni 20 Prania gjatë kontrollit ose bastisjes Pronari i mjetit transportues, pronari i gjësendeve, përkatësisht personi i cili i posedon ose i shfrytëzon ka të drejtë të jetë i pranishëm gjatë kontrollit ose bastisjes së mjetit transportues dhe të gjësendeve. 8 - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Nëse zyrtari policor kufitar gjen sende që duhen konfiskuar ose që nevojiten për procedurë penale apo kundërvajtëse, procedura vazhdon sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 21 Veprimi në pajtim me ligjet tjera Nëse zyrtari policor kufitar gjatë kontrollit ose bastisjes së personit, gjësendeve ose mjetit transportues gjen gjësende që sipas dispozitave të kodit te procedurës penale dhe ligjit në fuqi për kundërvajtje duhet të konfiskohen, ose gjësende që janë të nevojshme për udhëheqjen e procedurës penale ose kundërvajtës, procedura do të vazhdohet në pajtim me legjislacionin ne fuqi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Rregulli i artikullit kërkon që operatori i aeroportit të marrë masa për orientimin e udhëtarëve drejt hapësirave të kontrollit kufitar dhe për të mos lejuar hyrjen ose daljen e paautorizuar nga zona e kufizuar e sigurisë.
Neni 22 Vendi i kryerjes së kontrollit kufitar ne trafik ajror 1.Kontrolli kufitar në trafik ajror, sipas rregullit, nuk kryhet në avion ose në dalje nga avioni, ose në hyrje, përkatësisht dalje nga terminali i udhëtareve, përveç nëse është e arsyeshme në bazë të vlerësimit të rrezikut lidhur me sigurinë nacionale dhe migrimit ilegal. 2.Me qëllim që të sigurohet se në aeroportet e përcaktuara si pika te kalimit kufitar, kontrolli kryhen në pajtim me legjislacionin ne fuqi, operatori i aeroportit do t'i ndërmarre të gjitha masat e nevojshme për orientimin e udhëtareve në hapësirat e dedikuara për kryerjen e kontrollit kufitar. 3.Operatori i aeroportit detyrohet që t'i ndërmarre të gjitha masat e nevojshme që të pengohet, që personat në mënyrë të paautorizuar të hyjnë ose të dalin nga zona e kufizuar e sigurisë. 4.Kontrolli kufitar, sipas rregullit, nuk kryhet në zonën e transitit, përveç nëse është e arsyeshme në bazë të vlerësimit të rrezikut lidhur me sigurinë nacionale dhe migracionin ilegal. 5.Kontrolli kufitar në zonën e transitit nga paragrafi 4. i këtij neni mund të kryhet për personat të cilët nevojitet të posedojnë vize transite ajrore me qëllim që të kontrollohet nëse ata e posedojnë vizën transite. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Para një fluturimi privat ndërkombëtar, kapiteni ose udhëheqësi i mjetit fluturues duhet të dorëzojë deklaratë të përgjithshme me planin e fluturimit dhe informacionin për identitetin e udhëtarëve.
Neni 23 Kontrolli kufitar ne fluturimet private Kapiteni ose udhëheqësi i mjetit fluturues që kryen fluturim privat, i cili fluturon nga shteti tjetër ose në shtetin tjetër, para fluturimit, duhet të dorëzoj deklaratë të përgjithshme të përbëre nga plani për fluturim në pajtim me Aneksin 2 të Konventës për Aviacion civil ndërkombëtar, si dhe informata të cilat kanë të bëjnë me identitetin e udhëtareve. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Air carriers must provide passenger-related information to the competent border police station on request, by the end of passenger presentation, to help border control.
Neni 24 Obligimi i aviotransportuesve për dorëzimin e të dhënave për udhëtaret 1.Transportuesit ajror detyrohen që me kërkese të stacionit policor kompetent për kontrollin kufitar, me qëllim te lehtësimit te kryerjes së kontrollit kufitar, deri në fund të paraqitjes së udhëtareve të dorëzojnë informata të cilat kanë të bëjnë me udhëtarët që i bartin në pikën e përcaktuar kufitare nëpërmjet të cilës ata do të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. 2.Informata nga paragrafi 1. i këtij neni i përmban të dhënat si në vijim: 2.1. numrin dhe llojin e dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër të vlefshëm të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror; 2.2.shtetësinë; 2.3.emrin dhe mbiemrin; 2.4.datëlindjen; 9 2.5.pikën e kalimit kufitar për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës; 2.6.numrin e fluturimit; 2.7.kohën e nisjes dhe arritjes së transportit; 2.8.numrin e përgjithshëm të udhëtarëve; 2.9.dokumentin përcjellës te mallrave; dhe 2.10.pikën fillestare të nisjes. 3.Të dhënat nga paragrafi 2. i këtij neni dërgohen nëpërmjet mjeteve elektronike, ose në rast të dërgimit të pasuksesshëm, në mënyre tjetër përkatëse. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Rail border checks are carried out at the railway border crossing area, or inside the moving train if needed. Border police may inspect hidden compartments, while the train engineer must not stop the train between the border and crossing point except for traffic regulation or force majeure.
Neni 25 Kontrolli kufitar ne trafik hekurudhor 1.Kontrolli kufitar ne trafik hekurudhor kryhet në zonën e pikës së kalimit kufitar për trafikun hekurudhor. 2.Kontrolli i kalimit të kufirit bëhet për personat që udhëtojnë me tren dhe për personelin zyrtar hekurudhor. 3.Në rast se nuk është e mundur të kryhet kontrolli kufitar në pikën e kalimit kufitar për trafikun hekurudhor, kontrolli kufitar mund të kryhet brenda në tren, gjatë lëvizjes. 4.Zyrtari policor kufitar, nëse nevojitet, mund të urdhëroj që të inspektohen hapësirat e fshehta te vagonit, me ndihmën e inspektorit të trenit, për të siguruar se personat ose objektet që duhet t`i nënshtrohen kontrollit kufitar nuk janë fshehur në to. 5.Makinisti i trenit, në qarkullimin ndërkombëtar, nuk mund ta ndalë trenin ndërmjet kufirit dhe pikës së kalimit kufitar, përveç rasteve kur kjo bëhet e nevojshme, për shkak të rregullimit të qarkullimit hekurudhor ose në rast të ndonjë force madhore. 6.Në rast të qëndrimit në këtë zonë, makinisti njofton menjëherë stacionin me të afërt të policisë, si dhe merr masa emergjente për të penguar largimin e udhëtarëve nga treni. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: During border control, special rules apply to listed categories of people.
Neni 26 Kategoritë e personave për të cilët vlejnë rregulla të posaçme gjatë kryerjes së kontrollit kufitar 1.Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar, rregulla të veçanta vlejnë për kategoritë e personave, si vijojnë: 1.1.shefat e shteteve dhe anëtaret e delegacionit te tyre; 1.2.pilotet dhe anëtaret e ekuipazhit të tyre; 1.3.bartësit e pasaportave diplomatike, ose zyrtare dhe anëtaret e organizatave ndërkombëtare; 1.4.punëtoret ndërkufitar; 1.5.personat e mitur; dhe 1.6.poseduesit e lejeve për komunikacion kufitar lokal. 10 KREU V PIKA E KALIMIT KUFITAR DHE ZONA E PIKËS SE KALIMIT KUFITAR - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Government of the Republic of Kosovo determines border crossing points, their working hours, and their categorization.
Neni 27 Përcaktimi dhe kategorizimi i pikës se kalimit kufitar Pikat e kalimit kufitar, orarin e punës dhe kategorizimin e pikave te kalimit kufitar i përcakton Qeveria e Republikës së Kosovës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry may set temporary border crossing points with the Ministry of Finance and the competent authority of the neighboring state, when needed for short-term activities.
Neni 28 Pika e kalimit kufitare te përkohshme 1.Me përjashtim nga neni 27 i këtij ligji, Ministria në pajtim me Ministrinë e Financave dhe organin kompetent të shtetit fqinj, mund të përcaktoj pika te përkohshme te kalimit kufitar, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e veprimtarive afatshkurtra, siç janë: 1.1.aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe turistike; 1.2.masa për riorientim të trafikut; 1.3.realizimi i aktiviteteve që dalin nga marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare; 1.4.aktivitete bujqësorë dhe ekonomike; dhe 1.5.punë tjera me interes publik. 2.Pika e përkohshme e kalimit kufitar mund të përcaktohet në kohëzgjatje deri në gjashtë (6) muaj gjatë një (1) viti kalendarik, ndërsa për rastet nga nën-paragrafi 1.4. dhe 1.5. të paragrafit 1. të këtij neni gjatë kohëzgjatjes së atyre aktiviteteve, përkatësisht në kohëzgjatje deri sa ekziston interesi publik. 3.Në vendimin nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohet orari i punës, vëllimi i shfrytëzimit të pikës se kalimit kufitar, mënyra e kalimit të kufirit shtetëror, kushtet e nevojshme për kalimin e kufirit shtetëror dhe shpenzimet për përcaktimin e pikës se përkohshme te kalimit kufitar. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Ministria përcakton zonën e pikës së kalimit kufitar, duke u konsultuar me Ministrinë e Financave; për pikat e përbashkëta me shtetin fqinj, përcaktimi bëhet sipas marrëveshjes ndërkombëtare.
Neni 29 Zona e pikës se kalimit kufitar 1.Zona e pikës se kalimit kufitar përcaktohet nga Ministria ne konsultim me Ministrinë e Financave. 2.Në pikat e kalimit kufitar të përbashkëta me shtetin fqinj, zona e pikës se kalimit kufitar përcaktohet në pajtim me marrëveshje ndërkombëtare. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Border-crossing points and their zones must be marked with boundary signs, signs, and other signalisation.
Neni 30 Shënimi i pikës se kalimit kufitar dhe zonës së saj 1.Pika e kalimit kufitar dhe zona e saj shënohen me tabela kufitare, shenja dhe sinjalizim tjetër. 2.Tabelat kufitare, shenjat dhe sinjalizimi tjetër nga paragrafi 1. i këtij neni, me propozim të Ministrisë i vendos dhe i mirëmban Ministria kompetente për infrastrukture. 3.Me përjashtim nga paragrafi 2. i këtij neni, tabelat kufitare, shenjat dhe sinjalizimin tjetër të pikës se kalimit kufitar dhe zonës së saj në aeroporte, dhe në komunikacionin hekurudhor, me propozim të Ministrisë i vendos dhe mirëmban operatori. 11 - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Operators must provide suitable working, space, and facility conditions for border control, and airport operators must create accommodation conditions for certain foreigners and transit passengers.
Neni 31 Kushtet për ndërtim dhe rregullim 1.Objektet të cilat i shfrytëzon Ministria në pikat e kalimit kufitar duhet të planifikohen, ndërtohen dhe rregullohen ne mënyrë që të mundësojnë kryerje të sigurt, të papenguar dhe ekonomike të kontrollit kufitar në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe aktet që i përcakton Qeveria e Republikës së Kosovës. 2.Operatori detyrohet që të siguroje kushte përkatëse për punë, hapësire dhe objekte që mundësojnë kryerje të papenguar të kontrollit kufitar, në pajtim me këtë ligj. 3.Operatori i aeroporteve në të cilat zhvillohet komunikacioni ajror ndërkombëtar detyrohet që të krijoje kushte për vendosje të të huajve të cilët nuk i plotësojnë kushtet për hyrje në Republikën e Kosovës, si dhe të udhëtareve të cilët kalojnë transit nëpër territorin e Republikës së Kosovës. 4.Shpenzimet për sigurimin e kushteve dhe standardeve nga paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni dhe nga neni 22 i këtij ligji, janë në ngarkim të operatorit. 5.Marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet operatoreve dhe organeve shtetërore kompetente lidhur me shfrytëzimin e lokaleve dhe objekteve të dedikuara për kryerjen e kontrollit kufitar rregullohen me marrëveshje. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: People building, placing objects, or changing activities in the border-crossing area must not interfere with border duties or security measures, and they need Ministry permission before starting.
Neni 32 Ndërtimi dhe vendosja e objekteve dhe ndryshimi i veprimtarisë në zonën e pikës se kalimit kufitar 1.Ndërtimi dhe vendosja e objekteve dhe ndryshimi i veprimtarisë në zonën e pikës se kalimit kufitar nuk mund te pengojnë kryerjen e detyrave dhe zbatimin e masave të sigurisë në kufirin shtetëror. 2.Kryerësi i veprimtarisë në zonën e pikës se kalimit kufitar detyrohet që veprimtarinë ta kryeje në lokale përkatëse të dedikuara për atë qellim. 3.Investuesi ose pronari i objektit, përkatësisht kryerësi i veprimtarisë detyrohet që para fillimit të aktiviteteve për ndërtim, vendosje të objekteve ose ndryshim te veprimtarisë të merr leje nga Ministria. 4.Leja nga paragrafi 3. i këtij neni nuk do të lëshohet, nëse me objektin ose veprimtarinë pengohet kryerja e pandërprere e kontrollit kufitar dhe zbatimi i masave të sigurisë në kufirin shtetëror si dhe nëse nuk është në pajtim me planin urbanistik për pikën e kalimit kufitar përkatëse. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: People in the border crossing point zone must follow the instructions and orders of border police officers.
Neni 33 Lëvizja dhe qëndrimi në zonën e pikës se kalimit kufitar 1.Në zonën e pikës së kalimit kufitar lejohet lëvizja dhe qëndrimi i personave, i mjeteve dhe i mallrave që kalojnë kufirin, me qellim te kontrollit kufitar, si dhe i personave apo i mjeteve që kanë autorizim nga organet shtetërore. 2.Udhëtarët dhe personat tjerë të cilët gjenden në zonën e pikës se kalimit kufitar, detyrohen që t'i respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e zyrtarëve policor kufitar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Operators and other legal or natural persons working in a border crossing point area must give the competent police station employee personal data before work starts, and must provide an identification card for employees.
Neni 34 Obligimi i personave të cilët kryejnë veprimtari në zonën e pikës se kalimit kufitar 1.Operatori dhe personat tjerë juridike dhe fizik të cilët në zonën e pikës se kalimit kufitar kryejnë veprimtari, detyrohen qe stacionit policor kompetent t'i dorëzojnë të dhëna personale për të punësuarit para se të fillojnë punën në zonën e pikës se kalimit kufitar. 12 2.Për të punësuarit nga paragrafi 1. i këtij neni dorëzohen të dhënat personale në vijim: emri dhe mbiemri, numri personal i qytetarit, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimi dhe shtetësia. 3.Të dhënat personale nga paragrafi 2. i këtij neni ruhen një vit nga dita e pushimit të marrëdhënies së punës të punësuarit në zonën e pikës se kalimit kufitar. 4.Të punësuarit nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet te mbajnë kartelën e identifikimit ne vend te dukshëm e cila përmban të dhëna për emrin dhe mbiemrin, fotografi dhe të dhëna për emrin e operatorit, përkatësisht personit juridik ose fizik, tek i cili janë të punësuar. 5.Operatori, personi tjetër juridik ose fizik nga paragrafi 1. i këtij neni, detyrohen që të sigurojnë kartelë për të punësuarit para fillimit të punës në zonën e pikës se kalimit kufitar. KREU VI MBIKËQYRJA E KUFIRIT - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Border surveillance is carried out to prevent illegal border crossing, cross-border crime, and measures against people who have crossed the border unlawfully.
Neni 35 Qëllimi i mbikëqyrjes se kufirit Mbikëqyrja e kufirit kryhet me qëllim të parandalimit të kalimit ilegal të kufirit shtetëror, parandalimit të krimit tejkufitar dhe ndërmarrjes së masave kundër personave të cilët ne mënyrë te paligjshme e kanë kaluar kufirin. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Border surveillance is carried out to prevent and deter people trying to avoid border control, and border police officers use static or mobile devices while doing it.
Neni 36 Mënyra e kryerjes së mbikëqyrjes kufirit 1. Mbikëqyrja e kufirit kryhet me qëllim të parandalimit dhe dekurajimit te personave të cilët kanë për qëllim që ta evitojnë kontrollin kufitar në pikat e kalimit kufitar. 2. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes se kufirit zyrtaret policor kufitar përdorin aparate statike ose mobile. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Border supervision is carried out by border police officers, and their number and operating methods must be adjusted to existing risks and threats.
Neni 37 Metoda për kryerjen e mbikëqyrjes se kufirit Mbikëqyrja e kufirit kryhet nga ana e zyrtarëve policore kufitar, numri i të cilëve dhe metodat e veprimit janë të përshtatura me rreziqet dhe kërcënimet ekzistuese. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The border police may use border dogs and place barriers during border surveillance to stop illegal crossing.
Neni 38 Njësitë dhe mjetet policore për mbikëqyrjen e kufirit 1.Mbikëqyrja e kufirit kryhet me përdorimin e njësive policore statike dhe mobile nëpërmjet patrullimit ose vendosjes në vende të cilat konsiderohen si kalime ilegale, me qëllim të zbulimit dhe pengimit të personave të cilët ne mënyrë te paligjshme e kalojnë kufirin shtetëror. 2.Mbikëqyrja e kufirit mund të kryhet edhe me mjete teknike, duke përfshirë edhe mjetet elektronike. 3.Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes se kufirit, policia kufitare është e autorizuar që të shfrytëzojë qen kufiri dhe të vendos pengesa me të cilat pamundësohet kalimi ilegal i kufirit shtetëror. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Pronarët ose shfrytëzuesit e tokës bujqësore duhet t’u lejojnë kalim të lirë zyrtarëve policor kufitar dhe zyrtarëve të tjerë kompetentë; zyrtarët policor kufitar mund të lëvizin nëpër pronë dhe të përdorin mjete transportuese kur është e nevojshme për mbikëqyrjen kufitare.
Neni 39 Mundësimi i mbikëqyrjes kufirit 13 1. Pronarët, përkatësisht shfrytëzuesit e tokës bujqësorë detyrohen që t'u mundësojnë kalim të lirë zyrtarëve policor kufitar për kryerjen e papenguar të mbikëqyrjes kufitare dhe zyrtarëve tjerë të cilët janë kompetent për vendosjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve dhe aparateve teknike si dhe mirëmbajtjen e tabelave kufitare dhe shenjave. 2.Zyrtarët policor kufitar, pavarësisht nga dispozitat e përcaktuara me ligj tjetër dhe vullneti i personave nga paragrafi 1. i këtij neni, mund të lëvizin nëpër pronë dhe t'i shfrytëzojnë të gjitha llojet e mjeteve transportuese, në rast kur kjo është e nevojshme për kryerjen e punëve nga paragrafi 1. i këtij neni. KREU VII VIJA KUFITARE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Qeveria e Republikës së Kosovës emëron anëtarët e komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.
Neni 40 Përcaktimi dhe shënimi i vijës kufitare Qeveria e Republikës së Kosovës, emëron anëtaret e komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, te vendosur në bazë te marrëveshjes ndërkombëtare. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Nëse vija kufitare nuk është mjaft e dukshme, vendosen tabela, shenja dhe sinjalizim tjetër pranë saj; Ministria e Infrastrukturës i vendos dhe i mirëmban këto sipas propozimit të Ministrisë; ndalohet vendosja e shenjave të tjera që e dobësojnë dukshmërinë e tyre.
Neni 41 Tabela kufitare dhe sinjalizimi 1.Nëse vija kufitare nuk është mjaft e dukshme, në afërsi të saj, vendosen tabela kufitare, shenja dhe sinjalizim tjetër me të cilat paralajmërohet afrimi drejt vijës kufitare. 2.Tabelat kufitare, shenjat dhe sinjalizimin tjetër nga paragrafi 1. i këtij neni, me propozim të Ministrisë i vendos dhe i mirëmban Ministria e Infrastrukturës. 3.Në tabelat kufitare, shenjat dhe në sinjalizimin tjetër ndalohet vendosja e tabelave tjera, shenjave ose sinjalizimit me të cilin do te dobësohet dukshmëria e tabelave kufitare. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Ministry may prohibit hunting, fishing, flights, movement, and staying within 500 metres of the border line for security reasons.
Neni 42 Ndalimi për kryerjen e aktiviteteve përgjatë vijës kufitare për shkaqe sigurie 1.Ministria, për shkaqe sigurie mund ta ndaloje gjuetinë, peshkimin, fluturimin e avionëve dhe mjeteve tjera për fluturim, lëvizjen, qëndrimin në thellësi deri në pesëqind (500) metra nga vija kufitare në tërë ose në një pjesë të kufirit shtetëror. 2.Ndalimi nga paragrafi 1. i këtij neni zgjatë deri sa zgjasin shkaqet e sigurisë. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The competent agriculture and forestry ministry must maintain border-line visibility, and it may prohibit certain planting along the border line.
Neni 43 Dukshmëria e vijës kufitare dhe masat për mirëmbajtjen e saj 1.Vija kufitare në pajtim me marrëveshje ndërkombëtare duhet të pastrohet nga trungjet, kaçubat të cilat e zvogëlojnë dukshmërinë e tabelave kufitare, shenjave dhe sinjalizimit si dhe zgjatimin e vijës kufitare. Përgjegjëse për mirëmbajtjen e vijës kufitare është Ministria kompetente për bujqësi dhe pylltari. 2.Për dukshmërinë e vijës kufitare Ministria mund ta ndalojë mbjelljen e llojeve të caktuara të kulturave bujqësorë, mbjelljen e drunjtëve dhe bimëve tjera përgjatë vijës kufitare. 3.Nëse për shkak të ndalimit nga paragrafi 2. i këtij neni personat juridik ose fizik pësojnë dëm, ata kane të drejtë në kompensim në pajtim me dispozitat e ligjit përkatës ne fuqi. 14 - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Urban plans near the border need prior consent from the Ministry, and plans for border crossing-point areas also need consent from the Ministry of Finance.
Neni 44 Rregullimi i hapësirës përgjatë vijës kufitare 1.Planet urbanistike me të cilat rregullohet hapësira deri në pesëqind (500) metra nga vija kufitare dhe nga zona e pikës kufitare miratohen me pëlqim paraprak të Ministrisë. 2.Në rast kur me planet urbanistike rregullohet hapësira e zonës së pikave te kalimit kufitar pëlqim e jep edhe Ministria e Financave. 3.Ministria nuk do të japë pëlqim për miratimin e planit urbanistik nga paragrafi 1. i këtij neni, nëse me të pengohet dukshmëria e kufirit shtetëror. 4.Ministria e Financave nuk do të japë pëlqim për miratimin e planit urbanistik nga paragrafi 2. i këtij neni, nëse me të pengohet zbatimi i kompetencave doganore në pajtim me ligj. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: This article defines border incidents and says the Ministry of Foreign Affairs, together with the Ministry, verifies and resolves them.
Neni 45 Incident kufitar 1.Sipas këtij ligji incidente kufitare, janë aktivitetet e organeve të huaja shtetërore në territorin e Republikës së Kosovës të kryera nga ana e zyrtarëve të organeve shtetërore te shteteve fqinje, të cilat nuk janë të lejuara me marrëveshje ndërkombëtare dhe me legjislacionin e Republikës së Kosovës. 2.Ministria e Punëve te Jashtme ne bashkëpunim me Ministrinë verifikon dhe zgjedh incidentet kufitare. KREU VIII MASATE POLICISË NE BRENDI TE SHTETIT - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Border police officers may carry out border control activities throughout Kosovo and inspect people, items, and vehicles outside border crossing areas.
Neni 46 Masat në brendi të shtetit 1.Në përputhje me këtë ligj, aktivitetet për kontrollin kufitar mund të kryhen në mbarë Republikën e Kosovës. Me qëllim të pengimit të trafikimit me qenie njerëzore, kontrabandës së emigrantëve, kalimeve të paligjshme të kufirit dhe për të siguruar kontrollin e të huajve, zyrtarët policor kufitar autorizohen të: 1.1.kontrollojnë dhe zbatojnë masa adekuate me qëllim të zbulimit të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm të shtetasve dhe të personave të huaj në Republikën e Kosovës; 1.2.kontrollojnë personat, sendet dhe automjetet jashtë zonave të kalimit kufitar. KREU IX BASHKËPUNIMI NDËRMJET ORGANEVE SHTETERORE QË KANË KOMPETENCA NË MENAXHIMIN KUFITAR - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Ministry and other border-management state bodies must cooperate on border control.
Neni 47 Bashkëpunimi i organeve shtetërore në fushën e menaxhimit kufitar 1.Ne ushtrimin e kontrollit kufitar Ministria bashkëpunon me organet tjera shtetërore që kanë kompetenca në menaxhimin kufitar në pajtim me ligj. 2.Bashkëpunimi nga paragrafi 1. i këtij neni realizohet ndërmjet Ministrisë, Ministrisë së financave, Ministrisë së punëve të jashtme, Agjencisë së ushqimit dhe veterinës si dhe organeve tjera shtetërore 15 që kanë kompetenca në menaxhimin kufitar. 3.Organet shtetërore nga paragrafi 2. i këtij neni bashkëpunojnë me qëllim të: 3.1.mundësimit të qarkullimit më të shpejtë të personave,mallrave dhe mjeteve transportuese në pikat e kalimit kufitar; 3.2.pengimit dhe zbulimit të krimit ndërkufitar, mbledhjes, analizës dhe shkëmbimit të të dhënave dhe informatave lidhur me menaxhimin kufitar; dhe 3.3.realizimit të formave tjera të bashkëpunimit në pajtim me kompetencat e organeve shtetërore të përcaktuara me ligj. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: State organs involved in border management must help each other and cooperate closely and continuously to make border control as efficient and effective as possible.
Neni 48 Mënyra e bashkëpunimit ndërmjet organeve shtetërore në kufirin shtetërorë 1.Organet shtetërore te përfshira ne menaxhimin kufitar duhet te ndihmojnë njëra tjetrën dhe duhet te bashkëpunojnë ngushtë dhe ne vazhdimësi me qëllim te realizimit sa me efikas dhe efektiv te kontrolli kufitar. 2.Bashkëpunimi nga paragrafi 1. i këtij neni realizohet përmes Strategjisë për Menaxhimin e Integruar te Kufirit. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The National Border Management Centre is established. Foreign liaison officers, international organizations, and other institutions may take part in its work under a ratified international agreement. The Government sets the Centre’s functioning, tasks, and responsibilities by subordinate legal act.
Neni 49 Qendra kombëtare për menaxhim kufitar 1.Për arritjen e bashkërendimit efikas, lehtësimit të shkëmbimit të të dhënave dhe informatave si dhe efikasitetit më të madh të sistemit për menaxhim të integruar te kufirit, themelohet Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (ne testin e mëtejmë: Qendra). 2.Në punën e Qendrës kombëtare në pajtim me marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare mund të marrin pjesë edhe oficeri për ndërlidhje i shtetit të huaj, organizata ndërkombëtare dhe institucionet tjera. 3.Funksionimi, detyrat dhe përgjegjësit e qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit përcaktohen me akt nënligjor te nxjerrë nga Qeveria. KREU X BASHKËPUNIMI POLICOR NDERKOMBËTAR - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: International police cooperation for border control includes foreign police activity in Kosovo, Kosovo Police activity in other states, cooperation with foreign security bodies, and exchange of liaison officers.
Neni 50 Bashkëpunimi policor ndërkombëtar Bashkëpunimi policor ndërkombëtar në kryerjen e kontrollit kufitar përfshin aktivitete të shërbimeve të huaja policore në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht të policisë se Kosovës në territorin e shteteve tjera, si dhe bashkëpunimin me organe të huaja të sigurisë dhe shkëmbim të oficereve për ndërlidhje. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Foreign police officers may enter Kosovo and use specified equipment and force means under an international agreement; Kosovo police officers may also carry out agreed tasks in other states.
Neni 51 Bashkëpunimi me zyrtaret e huaj policor 1.Në Republikën e Kosovës mund të hyjnë zyrtar policor të autorizuar të shteteve tjera dhe të kryejnë pune të parapara me marrëveshje ndërkombëtare. 2.Zyrtaret policor të Kosovës, në pajtim me marrëveshje ndërkombëtare, në shtete tjera mund të kryejnë punë siç është përcaktuar ne paragrafin 1. te këtij neni. 16 3.Zyrtarët e huaj policor në territorin e Republikës së Kosovës mund të shfrytëzojnë pajisje teknike dhe automjete me shenja të tyre, të mbajnë uniforme, armë dhe mjete tjera për detyrim, në kushte dhe në mënyre të përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Ministry cooperates with foreign security bodies in border control, in line with international agreements.
Neni 52 Bashkëpunimi me organet e huaja të sigurisë Ministria në pajtim me marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunon me organet e huaja të sigurisë në kryerjen e kontrollit kufitar. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The Ministry may send liaison officers abroad under an international agreement and set their specific duties and authorizations.
Neni 53 Oficerët për ndërlidhje Ministria në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare mund të dërgoje jashtë vendit oficerët për ndërlidhje, për kryerjen e punëve të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, si dhe u përcakton detyra konkrete dhe autorizime. KREU XI GRUMBULLIMI I TE DHËNAVE PERSONALE - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Police border can collect, process, and use personal data in border control and related tasks, and must do so under the personal data protection law.
Neni 54 Grumbullimi, përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave 1. Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar dhe punëve tjera të përcaktuara me këtë ligj policia kufitare është e autorizuar që nga personat ndaj të cilëve i aplikon autorizimet policore, drejtpërdrejt të grumbulloj të dhëna personale që përpunohen në evidenca, me aplikimin e aparateve teknike në pajtim me këtë ligj, si dhe të shfrytëzojë të dhëna personale dhe të dhëna tjera nga evidencat që themelohen dhe mbahen në bazë të ligjeve tjera. 2. Policia kufitare detyrohet që grumbullimin, përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale nga paragrafi 1. i këtij neni ta bëjë në pajtim me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Border police may use photography, recording, video surveillance, and other technical means during border control for investigation, identity checking, and finding offenders.
Neni 55 Aplikimi i mjeteve teknike 1.Policia kufitare është e autorizuar që gjatë kryerjes së kontrollit kufitar me qëllim të hetimit, përcaktimit të identitetit dhe gjetjes së kryerësve të veprave penale dhe kundërvajtjeve, të bëjë fotografim, incizim dhe video mbikëqyrje, si dhe të aplikojë mjetet tjera teknike. 2.Mjetet teknike nga paragrafi 1. i këtij neni, kur janë të vendosura në zonën e pikës kufitare, doemos duhet të jene të dukshme si edhe personat të cilët gjenden në zonën e tillë doemos duhet të paralajmërohen për ekzistimin e mjeteve të tilla. 3.Nëse me mjete teknike nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni incizohen të dhëna personale, nevojitet që ato incizime të asgjësohen në afat prej gjashte muajsh nga dita e incizimit, përveç nëse nuk janë të nevojshme për ndjekjen e kryerësve të veprave penale ose kundërvajtjeve, në pajtim me ligj. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Policia kufitare ka autorizim të mbajë disa lloje evidencash për kontrollin kufitar.
Neni 56 Evidenca 1.Policia kufitare është e autorizuar që për nevojat e kontrollit kufitar dhe punët tjera në pajtim me këtë ligj, të mbajë: 17 1.1.evidencë për personat dhe mjetet e transportit qe i nënshtrohen kontrollit kufitar ; 1.2.evidencë të personave të cilëve u është dhënë leje për kalimin e kufirit shtetëror jashtë pikave te kalimit kufitar dhe jashtë orarit të përcaktuar të punës në pikat e kalimit kufitar; 1.3.evidencë të lejeve të dhëna për futjen dhe mbajtjen e armës, municionit dhe pajisjeve në Republikën e Kosovës nga ana e pjesëtarëve të organeve të huaja të sigurisë; 1.4.evidencë të incidenteve të kryera kufitare; 1.5.evidencë për të dhënat personale të të punësuarve te operatori dhe personat tjerë juridike ose fizike të cilët në zonën e pikës kufitare kryejnë veprimtari; 1.6.evidencë për vizat e lëshuara ne pikat e kalimit kufitar; 1.7.evidencë për lehtësimin e kontrollit kufitar; dhe 1.8.evidencë për refuzimin e hyrjes ne kufi. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: This article lists which personal data may be collected, processed, and stored in several border-control records, and sets how long each record must be kept.
Neni 57 Të dhëna personale 1.Në evidencat nga nën-paragrafi 1.1. paragrafi 1. i nenit 56 te këtij ligji, grumbullohen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale në vijim: emri dhe mbiemri, datëlindja, të dhënat për dokumentin e udhëtimit ose dokumentin tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror me të cilin personi e ka kaluar kufirin shtetëror, fotografia e personit që e ka kaluar kufirin shtetëror, vendqëndrimi, shtetësia, vendi, koha dhe drejtimi. 2.Në evidencën nga nën-paragrafi 1.2. paragrafi 1. i nenit 56 te këtij ligji grumbullohen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale në vijim: emri dhe mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendqëndrimi, shtetësia, lloji dhe numri i dokumentit në bazë të cilit është dhënë leja, shkaku për dhënien e lejes, vendi i kalimit të kufirit shtetëror dhe afati i vlefshmërisë së lejes. 3.Në evidencat nga nën-paragrafi 1.3. paragrafi 1. i nenit 56 te këtij ligji grumbullohen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale në vijim: emri dhe mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendqëndrimi, shtetësia, lloji dhe numri i dokumentit të udhëtimit dhe dokumentit tjetër të vlefshëm të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror, lloji i armëve, pajisjes dhe numri i municionit. 4.Në evidencat nga nën-paragrafi 1.4. paragrafi 1. i nenit 56 te këtij ligji grumbullohen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale në vijim: emri dhe mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendqëndrimi, shtetësia, koha, vendi dhe mënyra e kryerjes së incidentit kufitar, lloji, numri dhe afati i vlefshmërisë së dokumenteve në bazë të të cilave është përcaktuar identiteti. 5.Në evidencat nga nën-paragrafi 1.5. paragrafi 1. i nenit 56 te këtij ligji grumbullohen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale në vijim: emri dhe mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendbanimi ose vendqëndrimi, shtetësia, data e fillimit dhe e ndërprerjes së punës në zonën e pikës kufitare, emri i personit tjetër juridik ose fizik tek i cili personi është i punësuar. 6.Në evidencat nga nën-paragrafi 1.6. paragrafi 1. i nenit 56 te këtij ligji grumbullohen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale në vijim: emri dhe mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendbanimi ose vendqëndrimi, shtetësia, llojin dhe kohëzgjatjen e vizës. 7.Në evidencat nga nën-paragrafi 1.7. paragrafi 1. i nenit 56 te këtij ligji grumbullohen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale në vijim: emri i pikës se kalimit kufitar e cila i nënshtrohet lehtësimit te kontrollit kufitar, koha kur ka filluar dhe kur ka mbaruar lehtësimi i kontrollit kufitar, arsyeja e zbatimit te lehtësimit te kontrollit kufitar dhe te dhënat e zyrtarit qe ka urdhëruar lehtësimin e kontrollit kufitar. 18 8.Në evidencat nga nën-paragrafi 1.8. paragrafi 1. i nenit 56 te këtij ligji grumbullohen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale në vijim: emri dhe mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendbanimi ose vendqëndrimi, shtetësia, llojin dhe kohëzgjatjen e vizës (nëse për hyrje kërkohet viza), vendi i fundit prej ku është nisur ne drejtim te Republikës se Kosovës, arsyeja e refuzimit, pika e kalimit kufitar ku është bërë refuzimi, ndalesa për hyrje, nëse aplikohet, dhe te dhënat e zyrtarit i cili e bënë refuzimin e hyrjes. 9.Të dhënat personale nga evidenca nga paragrafi 1. i këtij neni ruhen pesë (5) vjet nga dita e shënimit. 10.Të dhënat personale nga evidenca nga paragrafi 2. i këtij neni ruhen dy (2) vjet pas kalimit të kohës për të cilën është dhënë leja. 11.Të dhënat personale nga evidenca nga paragrafi 3. i këtij neni ruhen tri (3) vjet nga dita e hyrjes së realizuar në territorin e Republikës së Kosovës. 12.Të dhënat personale nga evidenca nga paragrafi 4. i këtij neni ruhen pesë (5) vjet nga dita e kryerjes së incidentit kufitar. 13.Të dhënat personale nga evidenca nga paragrafi 5. i këtij neni ruhen dy (2) vjet nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës në zonën e pikës kufitare. 14.Të dhënat personale nga evidenca nga paragrafi 6. i këtij neni ruhen pesë (5) vjet nga dita e lëshimit te vizës në kufi. 15.Të dhënat personale nga evidencat nga paragrafi 7. dhe 8. te këtij neni ruhen dy (2) vjet nga dita e zbatimit te lehtësimit te kontrolli kufitar përkatësisht nga dita e refuzimit te hyrjes. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The Personal Data Protection Agency supervises, processes, and protects personal data under this law.
Neni 58 Mbikëqyrja e përpunimit e të dhënave personale Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kryen mbikëqyrjen, përpunimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre të përcaktuar me këtë ligj. KREU XII DISPOZITA KUNDERVAJTESE - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: This article fines a physical person 500 to 800 Euro for several border-crossing violations, including crossing outside an official checkpoint, violating border-crossing rules, failing to present travel documents or allow border checks, a private aircraft captain failing to submit the required general declaration and passenger identity information, and prohibited activities along the border line.
Neni 59 1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri tetëqind (800) Euro do t'i shqiptohet dënimi për kundërvajtje, personit fizik i cili: 1.1.do ta kaloj ose do të tentojë që ta kaloj kufirin shtetëror jashtë pikës së kalimit kufitar dhe jashtë orarit të punës të pikës kufitare (paragrafi 1. i nenit 9 të këtij ligji); 1.2.do ta kaloj ose do të tentojë që ta kaloje kufirin shtetëror në kundërshtim me dispozitën për kalimin e kufirit (paragrafi 3. i nenit 10 të këtij ligji); 1.3.gjatë kontrollit kufitar nuk jep në shikim dokumentin e vlefshëm të udhëtimit ose dokumentin tjetër të përcaktuar për kalimin e kufirit shtetëror, nuk mundëson që të kryhen kontrolle kufitare dhe e lëshon zonën e pikës së kalimit kufitar para se të kryhen procedura te nevojshme, duke i përfshirë edhe kontrollin e mjetit transportues dhe sendeve që i posedon (paragrafi 1. i nenit 11 të këtij ligji); 1.4.kapiteni i mjetit fluturues privat, përkatësisht mjetit fluturues që shfrytëzohet për transport 19 për nevoja personale i cili fluturon nga shteti tjetër ose në shtetin tjetër, e para fluturimit në stacionin policor për kontrollin kufitar nuk dorëzon deklaratë të përgjithshme të përbëre nga plani për fluturim në pajtim me Aneksin 2 të Konventës për Aviacion civil ndërkombëtar, si dhe informata të cilat kanë të bëjnë me identitetin e udhëtareve (neni 23 i këtij ligji); dhe 1.5.gjuan, peshkon, fluturon me mjete fluturuese dhe mjete tjera për fluturim, lëviz, qëndron dhe vendoset përgjatë vijës kufitare në tere ose në një pjesë të kufirit shtetëror, nëse kjo është e ndaluar (paragrafi 1. i nenit 42 të këtij ligji). - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Article 60 sets a fine of EUR 100 to 500 for a natural person who commits any of the listed border-control misdemeanors.
Neni 60 1.Me gjobe prej njëqind (100) deri pesëqind (500) Euro do t'i shqiptohet dënimi për kundërvajtje personit fizik: 1.1.i cili do të veprojë në kundërshtim me paragrafi 4. të nenit 9 të këtij ligji; 1.2.i cili nuk do të japë njoftim për të gjitha rrethanat lidhur me përmbushjen e kushteve për kalimin e kufirit shtetëror, nuk vepron sipas paralajmërimeve dhe urdhrave të zyrtarit policor i cili e kryen kontrollin kufitar (paragrafi 2. i nenit 11 të këtij ligji); 1.3.makinistit që në komunikacionin ndërkombëtar do ta ndalojë trenin në pjesën e hekurudhës ndërmjet vijës kufitare dhe zonës së pikës se kalimit kufitar, përveç kur kjo është e nevojshme për rregullimin e komunikacionit hekurudhor ose në rast të fuqisë madhore (paragrafi 5. i nenit 25 të këtij ligji); 1.4.makinistit që nuk do t'i ndërmarr masat e nevojshme me qëllim të pamundësimit të udhëtareve që ta lëshojnë trenin, përkatësisht pamundësimit të hyrjes së personave në tren dhe për ndaljen e trenit nuk e njofton policinë (paragrafi 6. i nenit 25 të këtij ligji); 1.5.i cili veprimtarinë në zonën e pikës kufitare nuk e kryen në lokale përkatëse të dedikuara për këtë qëllim (paragrafi 2. i nenit 32 të këtij ligji); 1.6.i cili nuk ka siguruar leje nga Ministria para fillimit të aktiviteteve për ndërtim, vendosje të objekteve ose ndryshim të veprimtarisë në zonën e pikës së kalimit kufitar (paragrafi 3. i nenit 32 të këtij ligji); 1.7.i cili lëviz ose qëndron në zonën e pikës se kalimit kufitar pa qëllim që ta kaloje kufirin shtetëror ose tanimë e ka kaluar dhe në piken e kalimit kufitar nuk mbahet për shkak të kontrollit kufitar ose nuk ka shkaqe të arsyeshme për këtë (paragrafi 1. nenit 33 të këtij ligji); 1.8.i cili në zonën e pikës se kalimit kufitar nuk i respekton udhëzimet dhe urdhrat e zyrtarëve policor (paragrafi 2. i nenit 33 të këtij ligji); 1.9.i cili në stacionin policor kompetent për kontrollin kufitar nuk do t'i dorëzoje të dhëna personale për të punësuarit, para se të punësuarit të fillojnë punën në zonën e pikës se kalimit kufitar (paragrafi 1. i nenit 34 të këtij ligji); 1.10.të punësuarve tek operatori dhe personat tjerë juridike dhe fizike të cilët në zonën e pikës se kalimit kufitar kryejnë veprimtari, në vend të dukshëm nuk mbajnë kartelë e cila përmban të dhëna për emrin dhe mbiemrin, fotografi dhe të dhëna për emrin e operatorit, përkatësisht personit juridik ose fizik tek i cili janë të punësuar (paragrafi 4. i nenit 34 të këtij ligji); 1.11.i cili në zonën e pikës se kalimit kufitar kryen veprimtari, e nuk siguron kartelë për të punësuarit para fillimit të tyre të punës në zonën e pikës se kalimit kufitar dhe nuk i bart shpenzimet për përpunimin e tyre (paragrafi 5. i nenit 34 të këtij ligji); 20 1.12.i cili nuk do t'u mundësojë kalim të lirë zyrtarëve policor për kryerje të papenguar të mbikëqyrjes kufitare dhe zyrtareve tjerë kompetente për vendosjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve teknike dhe aparateve dhe mirëmbajtjen e tabelave kufitare dhe shenjave (paragrafi 1. i nenit 39 të këtij ligji); 1.13.i cili në tabelat kufitare, shenjat dhe në sinjalizimin tjetër vendos tabela tjera, shenja ose sinjalizim me të cilin do të zvogëlohej dukshmëria e tabelave kufitare, shenjave dhe sinjalizimit tjetër me të cilën paralajmërohet për vijën kufitare (paragrafi 3. i nenit 41 të këtij ligji); 1.14.i cili mbjellë lloje të caktuara të kulturave bujqësorë ose mbjell drunj ose bime përgjatë vijës kufitare kur kjo është e ndaluar (paragrafi 2. i nenit 43 të këtij ligji). - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: A juridical person can be fined for several border-zone and border-railway violations, and the responsible person inside the juridical person can also be fined.
Neni 61 1.Me gjobe prej njëmijë (1.000) deri dymijepesëqind (2.500) Euro në do t'i shqiptohet dënimi për kundërvajtje personit juridik: 1.1.makinisti i të cilit në komunikacionin ndërkombëtar do ta ndaloje trenin në pjesën e hekurudhës ndërmjet vijës kufitare dhe zonës së pikës se kalimit kufitar, përveç kur kjo është e nevojshme për rregullimin e komunikacionit hekurudhor ose në rast të fuqisë madhore (paragrafi 5. i nenit 25 të këtij ligji); 1.2.makinisti i të cilit nuk do ta ndaloje trenin që e ka kaluar kufirin shtetëror, në hekurudhe të hapur jashtë zonës së pikës se kalimit kufitar, ose pas daljes nga zona e pikës se kalimit kufitar para kufirit shtetëror dhe nuk do t'i ndërmarre masat e nevojshme me qellim të pamundësimit të udhëtareve që ta lëshojnë trenin, përkatësisht pamundësimit të hyrjes së personave në tren dhe për ndaljen e trenit nuk e njofton policinë (paragrafi 6. i nenit 25 të këtij ligji); 1.3.i cili nuk vepron në pajtim me paragrafët. 2 dhe 3. të nenit 31 të këtij ligji; 1.4.i cili gjatë ndërtimit dhe vendosjes së objekteve, si dhe gjate ndryshimit të veprimtarisë në zonën e pikës se kalimit kufitar e pamundëson kryerjen e kontrollit kufitar dhe zbatimin e masave të sigurisë në kufirin shtetëror, pa leje të Ministrisë, fillon ndërtim, vendosje të objektit dhe ndryshim të veprimtarisë në zonën e pikës se kalimit kufitare (paragrafët 1. dhe 3. të nenit 32 të këtij ligji); 1.5.i cili veprimtarinë në zonën e pikës se kalimit kufitar nuk e kryen në lokalet përkatëse të dedikuara për këtë qëllim (paragrafi 2. i nenit 32 të këtij ligji); 1.6.i cili stacionit policor kompetent për kontrollin kufitar nuk do t'i dorëzoje të dhëna personale për të punësuarit, para se të punësuarit të fillojnë punën në zonën e pikës se kalimit kufitar (paragrafi 1. i nenit 34 të këtij ligji); 1.7.i cili në zonën e pikës se kalimit kufitar kryen veprimtari, ndërsa nuk siguron kartelë për të punësuarit para fillimit të tyre të punës në zonën e pikës se kalimit kufitar dhe nuk i bart shpenzimet për përpunimin e tyre (paragrafi 5. i nenit 34 të këtij ligji); 1.8.i cili nuk do t'u mundësoje kalim të detyrueshëm zyrtareve policor për kryerje të papenguar të mbikëqyrjes kufitare dhe zyrtarëve tjerë kompetente për vendosjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve teknike dhe aparateve dhe mirëmbajtjen e tabelave kufitare dhe shenjave (paragrafi 1. i nenit 39 të këtij ligji); 1.9.punëtori i të cilit gjuan, peshkon, fluturon me mjete fluturuese dhe mjete tjera për fluturim, 21 lëviz, qëndron dhe vendoset përgjatë vijës kufitare në tere ose më një pjese të kufirit shtetëror, nëse kjo është e ndaluar (paragrafi 1. i nenit 42 të këtij ligji); 1.10.i cili mbjellë lloje të caktuara të kulturave bujqësorë ose mbjelle drunj ose bime tjera përgjatë vijës kufitare kur kjo është e ndaluar (paragrafi 2. i nenit 43 të këtij ligji). 2.Gjobë prej pesëqind (500) deri tetëqind (800) Euro do t'i shqiptohet personit përgjegjës në personin juridik për veprimet nga paragrafi 1. i këtij neni. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: A fine of 3,000 to 5,000 euros applies if required traveller information is not provided, or is incomplete or false, when requested by the competent border police station.
Neni 62 1.Me gjobë prej tremijë (3.000) deri pesëmijë (5.000) Euro, do t'i shqiptohet dënimi për kundërvajtje personit fizik dhe personit juridik i cili me fajin e tij me kërkesë të stacionit policor kompetent për kontrollin kufitar deri në fund të paraqitjes së udhëtareve nuk dorëzojnë informata të cilat kanë të bëjnë me udhëtaret të cilët i bartin deri te pika e përcaktuar e kalimit kufitar nëpërmjet së cilës ata do të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ose dorëzojnë të dhëna të pakompletuara ose të rrejshme (neni 24 i këtij ligji). 2.Me gjobë prej tremijë (3.000) deri pesëmijë (5.000) Euro do t'i shqiptohet dënimi personit përgjegjës në personin juridik për veprimet nga paragrafi 1. i këtij neni. KREU XIII DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: This article repeals conflicting provisions and listed earlier border-control rules, keeps certain administrative instructions in force until new implementing acts are adopted, and gives the Ministry power to issue implementing sublegal acts.
Neni 63 Shfuqizimi, aplikimi dhe nxjerrja e akteve nënligjore 1.Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet çdo dispozitë tjetër qe bien ne kundërshtim me te, si dhe: 1.1.Ligji nr. 03/L-065 për Menaxhimin e Integruar dhe Kontrollin e Kufirit Shtetëror; dhe 1.2.Udhëzimi Administrativ i Qeverisë nr. 06/2010 Për ushtrimin e kontrollit kufitar. 2.Me kusht qe te mos jenë në kundërshtim me ketë ligj, deri ne miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji, vazhdojnë te zbatohen: 2.1.Udhëzimi Administrativ i Qeverisë nr. 03/2010 Për shënjimin e vijës kufitare; 2.2.Udhëzimi Administrativ i Qeverisë nr. 04/2010 për Incidentet Kufitare; 2.3. Udhëzimi Administrativ i Qeverisë nr. 05/2010 Për ndërtimin e ndërtesave brenda zonës se kalimit te kufirit; 2.4.Udhëzimi Administrativ i Qeverisë nr. 07/2010 Për kategorizimin e pikave te kalimit kufirit; 2.5.Udhëzimi Administrativ i Qeverisë nr. 08/2010 Për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e vendosjes së shenjave paralajmëruese dhe shenjave te shkruara ne pikat e kalimit te kufirit dhe ne zonën e kalimit te kufirit; 2.6.Udhëzimi Administrativ i Qeverisë nr. 09/2010 Për ndalimin, kufizimin ose kushtëzimin e aktiviteteve përgjatë vijës se kufirit shtetëror. 3.Ministria ne bashkëpunim me organet tjera shtetërore nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. 22 - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The law enters into force 15 days after publication in the official gazette.
Neni 64 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-072 21 dhjetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-001-2012, datë 06.01.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETROR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in