LIGJI NR. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL
This provision is the preamble to a Kosovo law on agricultural advisory services and rural development.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-074
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a Kosovo law on agricultural advisory services and rural development. This provision says the law regulates agricultural advisory services and related relationships to support agriculture and rural development in Kosovo. This article defines key terms used in the law on agricultural advisory services and rural development. This article lists the tasks of the agricultural and rural development advisory service and the duties of agricultural advisers. The agricultural and rural development advisory service is responsible for organizing and carrying out advisory services.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a Kosovo law on agricultural advisory services and rural development.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 04 / 19 MARS 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates agricultural advisory services and related relationships to support agriculture and rural development in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj rregullon organizimin dhe zbatimin e aktiviteteve të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, marrëdhëniet ndërmjet palëve me interes me qëllim të zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës. 2. Ngritjen e nivelit të përgjithshëm të njohurive të fermerëve, trajnimin e tyre për të menaxhuar fermën, rritjen e të ardhurave në fermë, mbështetje në zgjidhjen e problemeve që lidhen me prodhimin, çështjet ekonomike dhe organizative për zhvillimin e fermave, ruajtjen e burimeve natyrore, mjedisit, përcjelljen e të arriturave dhe trendët në BE, duke u bazuar në kërkesat e tregut. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on agricultural advisory services and rural development.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Shërbimet këshilluese - këshillat dhe konsultimet e ofruara nga personat fizik dhe juridik për ferma dhe ekonomitë bujqësore rurale, të cilët i ushtrojnë aktivitetet e tyre në zonat bujqësore dhe rurale, Shërbimet Këshilluese janë gjithashtu këshilla dhe konsultime të ofruara ndërmarrjeve jo bujqësore të cilat ushtrojnë aktivitete në zonat rurale; 1.2. Certifikata për kualifikimin e këshilltarit bujqësor dhe zhvillim rural - dokument i cili vërteton nivel të mjaftueshëm të aftësive profesionale të një këshilltari për bujqësi dhe zhvillim rural; 1.3. Leja për punë për Shërbimin Këshillues bujqësor dhe rural - dokument i cili vërteton të drejtën e personit fizik dhe juridik për të ofruar shërbime këshilluese përmes regjistrimit të tij në Regjistrin e Shërbimeve Këshilluese bujqësore dhe rurale; 1.4. Zonat rurale - territoret të cilat shtrihen përtej kufijve të qyteteve vendbanimeve të urbanizuara të cilat kryesisht merren me prodhimtari bujqësore dhe aktivitete rurale; 1.5. Aktiviteti këshillues bujqësor dhe zhvillimi rural - tërësi e aktiviteteve që synon plotësimin e nevojave të ekonomive familjare, fermave individuale, grupeve të fermerëve dhe ndërmarrjeve tjera bujqësore dhe rurale; 2 1.6. Shërbimi Këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural - organizim i bazuar në ligj, i cili kryen aktivitete këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural; 1.7. Eksperti i specializuar këshillues bujqësor dhe zhvillim rural - personi fizik i cili posedon certifikatë valide profesionale dhe ofron shërbime këshilluese; 1.8. Këshilltari për bujqësi dhe zhvillim rural - eksperti i specializuar për këshillime bujqësore dhe zhvillim rural i regjistruar sipas ligjit aktual për të kryer shërbimet këshilluese bujqësore dhe zhvillim rural; 1.9. Qendrat informative këshilluese komunale - zyra të vendosura në komunë ku fermerët mund t’i marrin informatat dhe këshilla për bujqësi dhe zhvillim rural; 1.10. Ministria - Ministria përkatëse për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. KREU II SHËRBIMI KËSHILLUES - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article lists the tasks of the agricultural and rural development advisory service and the duties of agricultural advisers.
Neni 3 Detyrat e shërbimit këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural 1. Detyrat e shërbimit këshillues bujqësor dhe zhvillim rural janë: 1.1. ofrimi i shërbimeve këshillimore për bujqësi dhe zhvillim rural, që të lehtësoj dhe ndihmoj më tej vetë iniciativat e fermerëve dhe komuniteteve rurale; 1.2. ngritja e nivelit të njohurive të këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural në mënyrë që shërbimet e tyre të ofrohen në kohën e duhur; 1.3. ngritja e nivelit të njohurive të fermerëve dhe rritjen e aftësive praktike në bujqësi dhe zhvillim rural; 1.4. aftësimi i fermerëve për përdorimin e teknologjive të reja, për përparimin e ekonomive familjare, rritjen e të ardhurave nga veprimtaritë bujqësore dhe jo bujqësore; 1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në bujqësi dhe zona rurale; 1.6. ofrimi i shërbimeve këshilluese ndërmarrjeve jo-bujqësore në zonat rurale; 1.7. mbështetja e rinisë ne zona rurale, dhe inicimi e zbatimi i programeve rinore; 1.8. monitorimi i parametrave të ndryshëm në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. 1.9. nxitja e fermerëve për përshtatjen e prodhimtarisë së tyre me kushtet natyrore të rajoneve dhe kërkesat e tregjeve. 2. Këshilltari për bujqësi është i obliguar të: 2.1. këshilloj fermerët sipas prioriteteve që ata i kanë përcaktuar në fermë dhe shoqatë; 2.2. prezantoj praktikat me te mira të menaxhimit të biznesit të fermave, të praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe të ndërmarrjeve jo-bujqësore rurale; 3 2.3. stimulon fermerët për përdorimin e metodave për prodhimtarinë bujqësore të cilat mundësojnë ruajtjen e burimeve natyrore dhe pjellshmërinë e tokës përmes zbatimit të bujqësisë ekologjike dhe rritjen e nivelit të cilësisë dhe sasisë të kulturave bujqësore dhe prodhimeve rurale; 2.4. bëjë nxitjen e fermerëve në përshtatjen e prodhimtarisë me kushtet dhe rrethanat natyrore të regjioneve dhe tregjeve; 2.5. bëjë nxitjen dhe përkrahjen e fermerëve në organizimin e tyre në kooperativa dhe shoqata si dhe përkrahjen e tyre me shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural; 2.6. mbështet Ministrinë në kuadër të implementimit të programit për zhvillim rural dhe masat për pagesa direkte përmes dhënies së këshillave rreth PZHR-së dhe pagesat direkte, aktivitetet informuese, mbështetje fermerëve rreth përgatitjes së aplikacioneve; 2.7. ofron këshilla për përdorimin e teknologjive të reja; 2.8. mbështet shpërndarjen e informatave për bujqësi dhe zhvillim rural për fermerët dhe komunitetin në zonat rurale; 2.9. mbështet procesin e bashkëpunimit midis fermerëve. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The agricultural and rural development advisory service is responsible for organizing and carrying out advisory services.
Neni 4 Organizimi i shërbimeve këshilluese publike dhe private 1. Për kryerjen e aktiviteteve të shërbimeve këshilluese është përgjegjës shërbimi këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural i cili organizon dhe ushtron shërbimin këshillues sipas ligjit, kërkesave të fermerëve dhe komunitetit. 2. Shërbimi këshillues është publik dhe privat. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Public advisory services are organized at central and municipal levels.
Neni 5 Organizimi i shërbimeve këshilluese publike 1. Shërbimet këshilluese publike janë të organizuara dhe shtrihen në: 1.1. niveli qendror; 1.2. niveli komunal. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The central-level agricultural and rural advisory services are under the Ministry and may carry out specified advisory tasks.
Neni 6 Niveli qendror i shërbimit këshillues publik për bujqësi dhe zhvillim rural 1. Shërbimet këshilluese të nivelit qendror për bujqësi dhe zhvillim rural janë në kuadër të Ministrisë dhe përfshijnë ekspertë të fushave përkatëse për kryerjen e shërbimeve këshilluese; 2. Shërbimet këshilluese sipas paragrafit 1. të këtij neni janë të autorizuar të: 2.1. propozojnë politikat e shërbimit këshillues; 2.2. kryejnë aktivitete dhe detyrat e shërbimit këshillues; 2.3. marrin pjesë ne hartimin e strategjive; 2.4. hartojnë planin vjetor, afatmesëm dhe afatgjatë për shërbimin këshillues; 4 2.5. koordinojnë punën e shërbimeve këshilluese publike dhe private; 2.6. koordinojnë dhe monitorojnë punën e organizatave vendore dhe ndërkombëtare që merren me shërbime këshilluese. 3. Organizimi, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e shërbimeve këshilluese te nivelit qendror përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Each municipality must have one contact point and its own agricultural/rural advisers, and municipal advisory services must follow the law’s rules and methods.
Neni 7 Niveli komunal i shërbimit këshillues publik për bujqësi dhe zhvillim rural 1. Shërbimet këshilluese të nivelit komunal për bujqësi dhe zhvillim rural janë të organizuara në komunë sipas kritereve të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. 2. Secila komunë duhet të ketë nga një pikë kontaktuese e cila shërben si qendër informative këshilluese komunale për bujqësi dhe zhvillim rural për marrjen dhe përcjelljen e këshillave dhe informatave për fermer dhe komunitetin. 3. Secila komunë duhet ti ketë këshilltarët e saj për bujqësi dhe zhvillim rural që i mbulojnë kërkesat sipas ligjit. 4. Shërbimet këshilluese komunale duhet ti përmbahen rregullave dhe metodave të përcaktuara me ketë ligj. 5. Shërbimet këshilluese komunale janë përgjegjës për detyrat e përcaktuara sipas nenit 3 të këtij ligji. 6. Përgjegjësitë, të drejtat dhe autorizimet e shërbimit këshillues komunale përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Private advisers may provide agricultural and rural development advisory services.
Neni 8 Shërbimi këshillues privat 1. Shërbimi këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural mund te ofrohet edhe nga këshilltaret privat si persona fizik dhe juridik; 2. Shërbimi këshillues privat financohet nga të ardhurat e gjeneruara nga shërbimet e ofruara dhe nga donacionet tjera. 3. Shërbimet këshilluese private përfshijnë të gjitha aktivitetet e përcaktuara sipas nenit 3 të këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A physical person providing advisory services tied to state or international funds must meet the stated conditions, including having necessary equipment, a Ministry certificate, and registration in the agricultural and rural development advisers register.
Neni 9 Personi fizik 1. Personi fizik që ofron shërbimet këshilluese të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve shtetërore dhe ndërkombëtare duhet ti plotësoj kushtet si në vijim: 1.1. të ketë pajisje të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë këshilluese; 1.2. të kenë Certifikatën nga Ministria sipas nenit 17 të këtij ligji; 1.3. të jetë i regjistruar në regjistrin e këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural. 2. Personi fizik që ofron shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të cilat nuk janë të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve publike apo ndërkombëtare duhet të regjistrohen në Regjistrin e Këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. 5 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Certain legal persons offering agricultural and rural advisory services must hold a work permit, register with the ministry registry, and meet staffing, space, equipment, and licensing requirements.
Neni 10 Personi juridik 1. Personi juridik që ofron shërbime Këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të financuara nga fondet publike apo fondet ndërkombëtare, duhet të: 1.1. posedoj lejen e punës; dhe 1.2. të jetë i regjistruar në regjistrin e ndërmarrjeve për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural në Ministri. 2. Personi juridik sipas paragrafit 1. të këtij neni duhet plotësoj kriteret si në vijim: 2.1. të ketë të punësuar së paku dy (2) këshilltarë për bujqësi dhe zhvillim rural që posedojnë certifikata valide sipas nenit 17. të këtij ligji; 2.2. të ketë hapësirë dhe pajisje të nevojshme për veprimtarinë këshilluese; 2.3. të ketë licencën për ushtrimin e veprimtarisë të shërbimeve këshilluese të lëshuar nga Ministria. 3. Personi Juridik që ofron shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të cilat nuk janë të ndërlidhura me fondet publike dhe ndërkombëtare, duhet të regjistrohet në Regjistrin e Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. 4. Kushtet dhe procedurat e shërbimit këshillues të personit juridik sipas paragrafit 1. të këtij neni përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Public advisory services in agriculture and rural development must not advertise or promote certain seed, fertilizer, plant-protection, or farm equipment companies/products, except in specified exhibitions or field demonstrations; the Ministry issues a subordinate act on how the service methods are applied.
Neni 11 Metodat e dhënies së shërbimit këshillues 1. Shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për kryerjen e aktiviteteve të tyre për fermer dhe komunitetin i përdorin këto metoda: 1.1. metoda individuale që përfshinë punën individuale me fermer apo persona juridik të cilët i zhvillojnë aktivitetet në bujqësi dhe zhvillim rural; 1.2. metoda e punës me grup punues me fermer; dhe 1.3. metoda e këshillimit masiv. 2. Shërbimit këshillues publik i ndalohet të: 2.1. reklamojë dhe promovojnë kompanitë e farës, plehrat kimike, preparatet për mbrojtjen e bimëve, pajisje bujqësore dhe të ngjashme. Ata mund të japin informata rreth llojeve të tilla të produkteve. 3. Ndalimi sipas paragrafit 2. të këtij neni nuk është valid në rastet e ekspozitave apo demonstrimeve fushore me pjesëmarrjen e se paku një përfaqësuesi tjetër që paraqet prodhimet e njëjta. 4. Zbatimi i metodave të punës së shërbimit këshillues rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. 6 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Individual counseling methods may be carried out through farm visits, practical demonstrations, or visits to the counselor’s office. The counselor may also give advice by phone, fax, or email when the problem has been identified.
Neni 12 Metoda individuale 1. Metodat e këshillimit individual janë metoda këshilluese të punës intensive. Këto metoda mund të zbatohet në formën e vizitave në fermë, metodat praktike te demonstrimit si dhe për fermerët që drejtohen në zyrën e këshilltarit; 2. Këshilltari mund të ofroj këshilla për shfrytëzuesin edhe përmes telefonit, faksit, e-mail, në situata kur problemi është identifikuar. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The group method for advisory services is described as a way to reach more service users, using different group counseling formats.
Neni 13 Metoda në formë të grupeve 1. Metoda në formë të grupeve siguron përfshirje me të madhe të shfrytëzuesve të shërbimeve këshilluese. 2. Llojet e këshillimit në grupe mund të jenë të ndryshme: në formë të ligjëratave profesionale, diskutimeve, ditët fushore, demonstrimeve, mediet e shkruara dhe elektronike, këshillime në grupe në qendrat e trajnimit për fermerë, fermat demonstruese, rezultateve eksperimentale, teknika të reja të punës, ekskursionet profesionale dhe udhëtime të përbashkëta. 3. Grupi i shfrytëzuesit të shërbimit këshillues mund të organizohet në grupe me interes për prodhim, përpunim, në formë shoqate, kooperative apo forme tjetër të organizimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Mass counseling may be carried out through written and electronic media, and counselors may also use local radio and television stations when needed.
Neni 14 Metodat e këshillimit masiv 1. Shërbimi këshillues masiv mund te bëhet përmes medieve të shkruara dhe elektronike. 2. Këshilltaret sipas nevojës mund të përdorin për punën e tyre mediet e shkruara dhe elektronike, radiot lokale dhe stacionet televizive. Këshillat ne media duhet te jenë te qarta të shkurtra dhe me përmbajtje. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Advisory services are financed from the Kosovo budget, municipal budgets, and other permitted funding sources.
Neni 15 Financimi i shërbimeve këshilluese Shërbimi këshillues financohet nga Buxheti i Kosovës, buxhetet komunale, si dhe burimet tjera siç janë: grandet, donacionet ndërkombëtare, fondet e programeve dhe projekteve ndërkombëtare, donacionet bamirëse, dhe nga burimet tjera të financimit që nuk janë të ndaluara me Legjislacionin në fuqi. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Providers of agricultural and rural development advisory services must report to the Ministry.
Neni 16 Raportimi 1. Të gjithë ofruesit e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural përfshirë këshilltarët privatë, personat fizikë dhe juridikë duhet te raportojnë në Ministri. 2. Forma dhe mënyra e raportimit përcaktohet me akte nën ligjor të nxjerrë nga Ministria. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Advisors providing agricultural and rural development services linked to public or international funds must have a certificate.
Neni 17 Certifikata për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare 1. Për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, të ndërlidhura me fondet publike dhe ndërkombëtare, këshilltarët duhet të posedojnë certifikatë. 7 2. Certifikata dëshmon se personi fizik qe kryen punët e këshilltarit publik apo privat i kanë kaluar trajnimet si pas nenit 21 të këtij ligji dhe ai/ajo duhet të ketë dhënë provimin profesional për këshilltar për bujqësi dhe zhvillim rural në bazë te cilit lejohet kryerja e shërbimeve këshilluese. 3. Certifikata lëshohet për pesë (5) vite me mundësi vazhdimi përveç nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 4. Forma, përmbajtja dhe procedura e dhënies së provimit profesional dhe certifikatës përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Juridical persons using public or international funds for agricultural and rural advisory services must be licensed by the Ministry.
Neni 18 Licenca për personat juridik për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare l. Personat juridik te cilët shfrytëzojnë fondet publike dhe ndërkombëtare duhet të jenë të licencuar nga Ministria. 2. Kërkesës për licencim i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: 2.1. certifikata e regjistrimit; 2.2. certifikatat e këshilltarëve; 2.3. te ketë së paku të punësuar dy (2) këshilltarë për bujqësi dhe zhvillim rural në entitetin juridik; 2.4. dëshmi se ka hapësirë dhe pajisje për mbajtjen e këshillimeve dhe trajnimeve; 3. Validiteti i licencës është pesë (5) vite me mundësi vazhdimi. 4. Forma, përmbajtja dhe procedura e dhënies së licencës për personin juridik përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry keeps a register of legal persons providing agricultural and rural advisory services, and those legal persons must apply to be registered.
Neni 19 Regjistri i Personave juridik të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural 1. Ministria mban Regjistrin e Personave Juridik të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. 2. Personat juridik që ofrojnë shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural duhet të aplikojnë për regjistrim në regjistër sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Ministria pasi të vërteton se janë plotësuar kushtet merr vendim për regjistrim të personave juridik në Regjistër. 4. Ministria merr vendim për heqjen nga regjistri i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural personin juridik në këto raste: 4.1. nëse personi juridik paraqet kërkesën për fshirje nga Regjistri; 4.2. nëse vërtetohet se personi juridik nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural; 4.3. nëse vërtetohet se personi juridik ka paraqitur të dhëna të pavërteta për tu regjistruar në regjistrin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për ti ofruar këto shërbime. 8 5. Forma, përmbajtja dhe kushtet e përshkruara për mirëmbajtjen e Regjistrit të Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi dhe zhvillim rural të personave juridik përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry keeps a register of agricultural and rural development advisers, and individual advisers must apply for registration.
Neni 20 Regjistri i këshilltarëve të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural 1. Ministria mban Regjistrin e Këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. 2. Personat fizik që ofrojnë shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural duhet të aplikojnë për regjistrim në regjistrin e këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Forma, përmbajtja dhe kushtet e përcaktuara për mbajtjen e regjistrit të këshilltarëve për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. 4. Ministria pasi të vërteton se janë plotësuar kushtet, merr vendim për regjistrim të personave fizik në Regjistër. 5. Informata për çdo person fizik në Regjistrin e Këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural gjithashtu duhet të mbaj të dhëna nëse personi ka certifikatë për ofrimin e shërbimeve këshilluese bujqësore dhe zhvillim rural të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare sipas nenit 17 të këtij ligji. 6. Ministria merr vendim për fshirje nga regjistri i këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural personin fizik në këto raste: 6.1. nëse personi fizik paraqet kërkesën për fshirje nga Regjistri; 6.2. nëse vërtetohet se personi fizik i regjistruar nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me këtë ligj të ofroj shërbime këshilluese në bujqësi dhe zhvillim rural; 6.3. nëse vërtetohet se personi fizik ka paraqitur të dhëna të pavërteta për tu regjistruar në regjistrin e këshilltarëve për shërbime këshilluese në bujqësi dhe zhvillim rural për ti ofruar këto shërbime. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: First-time applicants for the professional advisor exam must complete a prescribed theoretical and practical program, and advisors must retrain every five years. The Ministry drafts the certification program.
Neni 21 Programi i trajnimit të këshilltarëve 1. Personat që aplikojnë për herë të parë për dhënien e provimit profesional për këshilltarë janë të obliguar t’i nënshtrohen një programi të caktuar teorik dhe praktik dhe pastaj certifikohen për këshilltar në fushën e caktuar. Për herën e parë të certifikimit shpenzimet e dhënies së provimit i mbulon Buxheti i Kosovës ose ndonjë grand nga donatorët. 2. Certifikimi i këshilltarëve bëhet me qëllim të freskimit të njohurive me arritjet e teknologjive të reja për bujqësi dhe zhvillim rural. 3. Këshilltari duhet ti nënshtrohet trajnimeve çdo pesë (5) vite me qëllim të dhënies së provimit dhe certifikimit të tij apo të saj. Shpenzimet e trajnimit për herë të dytë dhe herëve të tjera i bartë aplikuesi apo ndonjë fond tjetër i siguruar për këtë qëllim. 4. Programi për certifikim të këshilltarëve hartohet nga Ministria. 9 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry must prepare and implement the annual training plan for agriculture and rural development advisers.
Neni 22 Plani i trajnimeve të këshilltarëve 1. Ministria e harton dhe zbaton plan programin vjetor të trajnimeve të këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural. 2. Plani nga paragrafi 1. i këtij neni zbatohet me qëllim të arritjes dhe zbatimit të teknologjive të reja. 3. Forma dhe përmbajtja e planit të trajnimeve, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. KREU III DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article sets fines for individuals, legal persons, and responsible persons who violate the cited advisory-service rules, refuse inspections, lack required registration/licence, or cause harmful consequences.
Neni 23 Kundërvajtjet 1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijë (1.000) Euro, dënohet për kundërvajtje personi fizik nëse: 1.1. ofron shërbimet këshilluese, për bujqësi dhe zhvillim rural në kundërshtim me nenin 9 të këtij ligji; 1.2. nëse nuk e lejon inspektimin e aktiviteteve të kryera të paraqitura si pas raportit të punës paragrafit 1. të nenit 16 të këtij ligji; 1.3. ofron shërbime këshilluese bujqësore dhe zhvillim rural të ndërlidhura me fondet publike dhe ndërkombëtare pa i plotësuar kushtet e përcaktuara me nenin 22 të këtij ligji; 1.4. nëse nuk është regjistruar në regjistrin e këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural sipas nenit 20 të këtij ligji. 2. Me gjobë prej njëmijë (1.000 ) deri pesëmijë (5.000) Euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: 2.1. ofron shërbime këshilluese, bujqësore dhe zhvillim rural në kundërshtim me nenin 10. të këtij ligji; 2.2. nuk lejon inspektimin e aktiviteteve të kryera të paraqitura në raportin e punës sipas paragrafi 1. të nenit 16 të këtij ligji; 2.3. nuk është i pajisur me licencë sipas nenit 18 të këtij ligji; 2.4. nuk është i regjistruar në Regjistrin e Shërbimeve këshilluese bujqësore të personave juridik sipas nenit 19 të këtij ligji. 3. Me gjobë prej pesëqind (500) deri dymijë (2.000) Euro dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës i personit juridik nëse: 3.1. personi juridik për të cilin ai është përgjegjës, ushtron veprimtarinë këshilluese në kundërshtim me ligjin; 3.2. nëse personi juridik shkakton pasoja të dëmshme me shërbimin këshillues. 4. Të gjitha të hyrat nga dënimet duhet të derdhen në Buxhetin e Kosovës. 10 KREU IV DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development must issue secondary legislation to implement this law within 12 months of the law entering into force.
Neni 24 Zbatimi Për zbatimin e këtij ligji, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në afat prej dymbëdhjetë (12) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji i nxjerr aktet nënligjore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Institutions affected by this law must fulfill their obligations within the budgetary possibilities allowed by the annual budget law.
Neni 25 Mundësitë buxhetore Institucionet e ndikuara në këtë ligj, sipas mundësive buxhetore të lejuara me ligjin vjetor të buxhetit i përmbushin obligimet e tyre. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development must form a committee to supervise and coordinate advisory services for agriculture and rural development.
Neni 26 1. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural formon komisionin për mbikëqyrjen dhe koordinimin e punëve të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. 2. Përbërja, puna dhe autorizimet e komisionit nga paragrafi 1. i këtij neni, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 27 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-74 15 shkurt 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-006-2012, datë 01.03.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in