LIGJI NR. 04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
This text identifies the law on general product safety in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-078
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies the law on general product safety in Kosovo. This provision says the law is meant to make sure products placed on the market are safe. This provision says the law applies to all products, unless other specific rules in Kosovo’s applicable legislation already cover the same purpose. If special product-safety rules exist for certain products, the law applies only to the parts, risks, or risk categories those rules do not cover. This article defines key terms used in the law, including ministry, minister, product, safe product, dangerous product, serious risk, producer, distributor, product recall, product withdrawal, dangerous imitation, harmonised European standard, and Kosovo standard. Prodhuesi duhet të vendosë në treg vetëm produkte të sigurta.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
Showing 13 of 13
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies the law on general product safety in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 01 / 12 JANAR 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law is meant to make sure products placed on the market are safe.
Neni 1 Qëllimi 1.Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë që produktet e vendosura në treg të jenë të sigurta. 2.Me këtë ligj përcaktohen kërkesat për sigurinë e përgjithshme të produkteve, detyrimet e prodhuesve dhe shpërndarësve, informimin e publikut, nxitjen e masave vullnetare si dhe mbikëqyrjen ndaj përmbushjes së kërkesave të përcaktuara me këtë ligj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all products, unless other specific rules in Kosovo’s applicable legislation already cover the same purpose. If special product-safety rules exist for certain products, the law applies only to the parts, risks, or risk categories those rules do not cover.
Neni 2 Fusha e Zbatimit 1.Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet sikurse përkufizohen në këtë ligj. Dispozitat e këtij ligji zbatohen nëse nuk ka dispozita të tjera specifike po për këtë qëllim në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë. 2.Nëse ka dispozita të veçanta që rregullojnë kërkesat e sigurisë për produkte të caktuara, atëherë ky ligj zbatohet vetëm për ato aspekte dhe rreziqe apo kategori rreziqesh që nuk mbulohen nga ato dispozita. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including ministry, minister, product, safe product, dangerous product, serious risk, producer, distributor, product recall, product withdrawal, dangerous imitation, harmonised European standard, and Kosovo standard.
Neni 3 Përkufizimet 1.Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1.Ministria - Ministria Përkatëse e Tregtisë dhe Industrisë. 1.2. Ministër - Ministri përkatës i Tregtisë dhe Industrisë. 1.3.Produkt – çdo produkt, përfshirë edhe ato në kontekstin e ofrimit të një shërbimi që është i destinuar për konsumatorët ose që në mënyre të arsyeshme mund te përdoret nga konsumatorët edhe pse jo i destinuar për ta, dhe që është vendosur në treg ose është i gatshëm për përdorim, me pagesë ose jo, në kuadër të një aktiviteti tregtar, pavarësisht nëse është i ri, i përdorur ose i përpunuar. Ky përkufizim nuk përfshin produktet e përdorura të cilat furnizohen si antika ose për riparim apo për përpunim para se të përdoren, me kusht që furnizuesi e informon qartë personin që e merr produktin në lidhje me këtë. 1.4.Produkt i sigurt – çdo produkt i cili, në kushtet normale apo arsyeshëm të parashikueshme të përdorimit, duke përfshirë kohëzgjatjen, sipas rastit vendosjen në përdorim, kërkesat për instalim dhe mirëmbajtje, nuk paraqet asnjë rrezik ose vetëm rreziqet minimale në përputhje me përdorimin e produktit e që konsiderohen të pranueshme dhe konsistente me nivelin e lartë të 2 mbrojtjes për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve, në veçanti duke marrë parasysh elementet e mëposhtme 1.4.1. deri 1.4.4. Fakti se mund të arrihen nivele më të larta sigurie apo se ka produkte të tjera më pak të rrezikshme nuk janë arsye për ta konsideruar një produkt “të rrezikshëm”. 1.4.1.karakteristikat e produktit, përbërja e tij, paketimi, udhëzimet për montim dhe sipas nevojës për instalim dhe mirëmbajtje; 1.4.2.ndikimi i tij në produkte të tjera, kur arsyeshëm parashikohet që ai do të përdoret me produkte të tjera; 1.4.3.prezantimi i produktit, shënjimi i tij, vërejtjet dhe udhëzimet për përdorimin e tij, vendosjen dhe hedhjen apo asgjësimin pas përdorimit tij si dhe të gjitha llojet e shenjave tjera ose informatat për atë produkt; 1.4.4.kategoritë e konsumatorëve të cilat i ekspozohen rrezikut kur përdorin një produkt të caktuar, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. 1.5.Produkt i rrezikshëm - çdo produkt që nuk është në përputhje me përkufizimin në nën- paragrafin 1.4. të këtij neni. 1.6.Rrezik serioz - çdo rrezik i cili kërkon intervenim të shpejtë të organit kompetent shtetëror, përfshirë edhe rrezikun pasojat e të cilit nuk janë të menjëhershme. 1.7.Prodhues – nënkupton: 1.7.1.prodhuesin e produktit i cili ka selinë në Republikën e Kosovës dhe çdo person juridik ose fizik i cili paraqitet si prodhues, që vendos në produkt emrin e tij, markën tregtare të tij apo ndonjë shenjë tjetër dalluese, ose ai i cili e përpunon produktin; 1.7.2.përfaqësuesi i prodhuesit kur prodhuesi nuk ka seli ne Republikën e Kosovës, e kur nuk ka përfaqësues, importuesi i produktit; 1.7.3.çdo person tjetër në zinxhirin e furnizimit, aktiviteti i të cilit mund të ndikojë në karakteristikat e sigurisë së produktit. 1.8.Shpërndarës – çdo person juridik ose fizik tjetër në zinxhirin e furnizimit, aktiviteti i të cilit nuk ndikon në karakteristikat e sigurisë së produktit. 1.9.Kthimi i produktit - çdo masë që synon të arrijë kthimin e produkteve të rrezikshme që janë shpërndarë tashmë apo u janë dërguar konsumatorëve nga prodhuesi ose shpërndarësi; 1.10.Tërheqja e produktit - çdo masë të ndërmarr qëllimi i së cilës është ndërprerja e shpërndarjes, ekspozimit ose ofrimit të produktit të rrezikshëm. 1.11.Imitim i rrezikshëm i produktit- produkti me dukje mashtruese, që nuk është ushqim, por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi për të cilat konsumatorët në veçanti fëmijët i vë në konfuzion për të zëvendësuar atë me ushqim dhe për shkak të kësaj e vënë në gojë ose e gëlltisin, që mund të paraqet rrezik dhe të shkaktojë, ngulfatje helmim ose edhe pengesa në traktin e tretjes. 1.12.Standardi i harmonizuar evropian - standardi i miratuar në bazë të mandatit të Komisionit Evropian, të dhënat referuese të të cilit publikohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. 3 1.13.Standard i Kosovës - “SK” - një standard i cili është në dispozicion të publikut e që është miratuar nga Agjencia Kosovare e Standardizimit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Prodhuesi duhet të vendosë në treg vetëm produkte të sigurta.
Neni 4 Kërkesat e përgjithshme për sigurinë e produkteve 1.Prodhuesi është i detyruar të vendosë në treg vetëm produkte të sigurta. 2.Produkti konsiderohet i sigurt kur plotëson standardet për sigurinë e produkteve sikurse kërkohet nga legjislacioni aktual në Republikën e Kosovës për sigurinë dhe konformitetin e produkteve. 3.Produkti konsiderohet i sigurt për sa i përket rreziqeve dhe kategorive të rreziqeve, nëse plotëson kushtet e përcaktuara në përputhje me standardet e BE-së dhe që janë adoptuar si Standarde Kosovare, SK. Lista e tyre publikohet në faqen zyrtare të MTI-së. MTI është përgjegjëse për përditësim e kësaj liste. 4.Konformiteti i një produkti me kriteret e përcaktuara për të plotësuar kërkesat e përgjithshme të sigurisë nuk duhet t’i pengojë autoritetet kompetente të vendosin kufizime për vendosjen e tij në treg apo të kërkojnë edhe tërheqjen apo kthimin kur ka prova se është i rrezikshëm pavarësisht nga konformiteti. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Producers and distributors must take safety measures, warn consumers about product risks, notify competent authorities of serious risks, and cooperate to prevent harm.
Neni 5 Detyrimet e prodhuesve dhe shpërndarësve 1.Brenda fushës së aktivitetit të tyre, prodhuesit: 1.1.duhet t’i japin konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë informacionin e nevojshëm në mënyrë që konsumatorët dhe përdoruesit e tjerë të mund të vlerësojnë rreziqet që mbart produkti gjatë kohës normale apo arsyeshëm të parashikueshme të përdorimit, kur këto rreziqe nuk janë të qarta pa paralajmërimin adekuat dhe të marrin masa kundër këtyre rreziqeve; 1.2.në përputhje me karakteristikat e produkteve të cilat i ofrojnë, marrin masa që u mundësojnë atyre informim me kohë për rrezikun që mund të paraqesin produktet, dhe sipas nevojës tërheqin produktet nga tregu ose kthimin e produkteve nga konsumatorët në mënyrë që të shmangen rreziqet; 1.3.marrin masa për kthim të produkteve nga konsumatorët vetëm si mjetin e fundit, kur masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar rreziqet e caktuara, kur prodhuesit e konsiderojnë të domosdoshme ose kur ata janë të detyruar të veprojnë sipas masave të ndërmarra nga organet kompetente. 2.Masat e referuara në paragrafin 1. nën-paragrafi 1.2. të këtij neni përfshijnë: 2.1.vendosjen e të dhënave për identitetin dhe detajet e prodhuesit në produkt ose në ambalazhin e tij si dhe shënjimin e produktit ashtu që të mund të identifikohen qartë; 2.2.kryerjen e testeve të mostrave të produkteve të cilat janë vendosur në treg në të gjitha rastet kur është e nevojshme, shqyrtimin e ankesave me shkrim, mbajtja e regjistrit për ankesat me shkrim si dhe informimi i shpërndarësve për aktivitetet e ndërmarra. 3.Aktivitetet e përcaktuara në paragrafin 2. nën-paragrafi 2.2. të këtij neni prodhuesit duhet t’i ndërmarrin vullnetarisht ose me kërkesë të organit kompetent sipas nenit 8 të këtij ligji. 4.Informimi sipas paragrafit 1. nën-paragrafit 1.1. të këtij neni nuk i liron prodhuesit nga përmbushja e detyrimeve të tjera të përcaktuara me këtë ligj. 4 5.Shpërndarësit duhet të veprojnë me kujdesin e duhur në mënyrë që produktet të plotësojnë kërkesat e sigurisë. Shpërndarësit nuk duhet të ofrojnë produkte për të cilat e dinë ose duhet të dinin në bazë të të dhënave që ata posedojnë si profesionistë se nuk i plotësojnë kërkesat e sigurisë. Brenda fushës së aktivitetit të tyre, shpërndarësit duhet të marrin pjesë në monitorimin e sigurisë së produkteve të vendosura në treg, të shkëmbejnë dhe transmetojnë informacionet për rreziqet e produkteve, të ruajnë dhe të ofrojnë dokumentet e nevojshme për verifikimin e origjinës së produkteve dhe të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe prodhuesit për marrjen e masave për parandalimin e rreziqeve. 6.Kur prodhuesit dhe shpërndarësit e dinë ose duhet të dinin, bazuar në të dhënat që posedojnë, se produkti që kanë vendosur në treg paraqet për konsumatorët rrezik që nuk është në përputhje me kërkesat e përgjithshme të sigurisë, duhet menjëherë të njoftojnë organet kompetente për rrezikun, si dhe për masat që kanë ndërmarrë për të parandaluar rrezikun për konsumatorët. 7.Në qoftë se prodhuesit dhe shpërndarësit vlerësojnë se ekziston rreziku serioz, njoftimi i përcaktuar në paragrafin 6. të këtij neni duhet të përmbajë: 7.1.të dhënat që mundësojnë identifikimin e produktit ose serinë e tij; 7.2.përshkrimin e plotë të rrezikut që paraqet ai produkt; 7.3.të gjitha informatat e nevojshme që disponohen për përcjellje të produktit; 7.4.përshkrimin e aktiviteteve të ndërmarra për të parandaluar rrezikun ndaj konsumatorëve. 8.Në marrjen e masave për të shmangur rreziqet që paraqiten nga produktet të cilat janë vendosur apo janë duke u vendosur në treg prodhuesit dhe shpërndarësit janë të detyruar të bashkëpunojnë me organet kompetente sipas procedurave që janë vendosur nga Ministria dhe në legjislacionin përkatës në fuqi. 9.Komunikimi dhe njoftimet që prodhuesit dhe shpërndarësit i dërgojnë organeve kompetente rregullohen nga legjislacioni në fuqi dhe nga Ministria me akte nënligjore. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The competent product-safety authority systematically encourages producers and distributors to take voluntary actions and supports good-practice rules for certain product-safety sectors.
Neni 6 Nxitja e Masave Vullnetare Organi kompetent për mbikëqyrjen e sigurisë së përgjithshme të produkteve në mënyrë sistematike nxit prodhuesit dhe shpërndarësit që të bëjnë veprime vullnetare në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe mbështet krijimin e rregullave të praktikës së mirë në sektorë të caktuar të sigurisë së produkteve me qëllim të vendosjes së produkteve të sigurta në treg. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The competent organ in the Ministry must inform the public about dangerous products, and the Ministry must issue subordinate rules for how information is provided and shared.
Neni 7 Informimi i publikut dhe shkëmbimi i informacionit në situatat e ndërhyrjes së shpejtë 1.Informimi i publikut mbi produktet e rrezikshme është përgjegjësi e organit kompetent në Ministri. 2.Procedura dhe mënyra e informimit të publikut lidhur me produktet e rrezikshme rregullohet me akt nënligjor duke pasur parasysh: 2.1.të drejtën e publikut për tu informuar; 2.2.rëndësinë e informimit të publikut për produktet e rrezikshme; 2.3.ruajtjen e sekretit të punës. 5 3.Informacionet që kanë të bëjnë me karakteristikat e sigurisë së produkteve të cilat duhet të jenë në dispozicion të publikut, me qëllim që të mbrohet shëndeti dhe siguria e konsumatorëve nuk mund të konsiderohen sekret i punës. 4.Shkëmbimi i informacionit për sigurinë e përgjithshme të produkteve dhe aktet nënligjore përkatëse do të jenë në përputhje edhe me legjislacionin aktual në Republikën e Kosovës që mbulojnë çështje të caktuara për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve. 5.Me qëllim që të sigurohet mbikëqyrja efektive e tregut për të siguruar nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, Ministria do të nxjerrë aktet nënligjore që përcaktojnë procedurat e informimit dhe të shkëmbimit të informacionit me organet e tjera të administratës shtetërore dhe të subjekteve ndërkombëtare lidhur me: 5.1.shkëmbimin e informacioneve për vlerësimin e rreziqeve, produktet e rrezikshme, metodat e testimit; 5.2.vendosjen e mbikëqyrjes dhe të procedurave të përbashkëta të testimit; 5.3.masat që janë marrë kur janë evidentuar produktet e rrezikshme; 5.4.ndërhyrjet që janë bërë ose që duhen bërë menjëherë sipas nivelit të rrezikut dhe pasojat e mundshme. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Market Inspectorate carries out the law’s inspection oversight.
Neni 8 Mbikëqyrja Mbikëqyrja inspektuese e këtij ligji kryhet nga Inspektorati i Tregut në përputhje me kompetencat dhe detyrimet siç rregullohen nga legjislacioni në fuqi për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Fines and penalties are to be set according to the law in force governing the inspectorate and market surveillance.
Neni 9 Dispozitat ndëshkuese Dënimet dhe gjobat përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry must issue subordinate acts to implement this law within 12 months from its entry into force.
Neni 10 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij ligji do të nxjerrë akte nënligjore në afat prej dymbëdhjetë (12) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: When this law takes effect, Law No. 02/L-21 on General Product Safety is repealed.
Neni 11 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 02/L-21 Për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 12 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-078 21 dhjetor 2011 6 Shpallur me dekretin Nr. DL-054-2011, datë 30.12.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in