LIGJI NR. 04/L-083 PËR REGJISTRIMIN DHE EVIDENCËN E TË PAPUNËSUARVE DHE PUNËKËRKUESVE
This preamble states that Kosovo adopts a law on the registration and records of unemployed persons and job seekers.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-083
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that Kosovo adopts a law on the registration and records of unemployed persons and job seekers. This provision says the law regulates how unemployed people and jobseekers are registered, recorded, and deregistered, and also covers employment mediation, career guidance, and education activities that aim to increase employment. This article defines key terms used in the law, including unemployed persons, job seekers, employer, employment card, training/retraining, and several employment office bodies. Zyra e Punësimit must keep records about unemployed people, jobseekers, vocational counseling/orientation, and employers using employment office services. Unemployed people and jobseekers must register and be recorded at the employment office for their place of residence, appear in person, bring certain documents, and notify the office within 15 days if they change residence.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-083 PËR REGJISTRIMIN DHE EVIDENCËN E TË PAPUNËSUARVE DHE PUNËKËRKUESVE
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that Kosovo adopts a law on the registration and records of unemployed persons and job seekers.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 15 MAJ 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-083 PËR REGJISTRIMIN DHE EVIDENCËN E TË PAPUNËSUARVE DHE PUNËKËRKUESVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR REGJISTRIMIN DHE EVIDENCËN E TË PAPUNËSUARVE DHE PUNËKËRKUESVE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates how unemployed people and jobseekers are registered, recorded, and deregistered, and also covers employment mediation, career guidance, and education activities that aim to increase employment.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohen mënyrat, procedurat, kushtet e regjistrimit, evidentimit dhe çregjistrimit të të papunësuarve dhe punëkërkuesve që kërkojnë punë në Qendrën Rajonale të Punësimit përkatësisht Zyrën Komunale të Punësimit në territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ky ligj rregullon ndërmjetësimin në punësim, orientimin profesional, veprimtaritë arsimore që synojnë rritjen e punësimit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including unemployed persons, job seekers, employer, employment card, training/retraining, and several employment office bodies.
Neni 2 Përkufizimet 1.Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1.Të papunësuarit - janë të gjithë personat prej moshës tetëmbëdhjetë (18) deri gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç, të cilët janë të papunë (as të punësuar me pagë, as të vetëpunësuar) të cilët kërkojnë punë aktivisht dhe janë të gatshëm për punë; 1.2.Punëkërkuesit - janë të gjithë personat që kërkojnë punë duke përfshirë edhe personat që punojnë me orar të plotë apo gjysmë orari dhe personat që janë suspenduar përkohësisht nga puna; 1.3.Punëdhënësi - personi fizik ose juridik i cili i siguron punë të punësuarit dhe i paguan pagën për punën ose për shërbimet e kryera; 1.4.Kartela e të papunësuarit - është një dokument zyrtar i Zyrës së Punësimit përmes së cilës vërtetohet regjistrimi i një personi si punëkërkues në Zyrën përkatëse të Punësimit; 1.5.Aftësimi dhe riaftësimi profesional - është një aktivitet që synon të sigurojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime të nevojshme për performancë efikase brenda një profesioni apo një grupi profesionesh; 1.6.MPMS - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 1.7.DPP - Departamenti i Punës dhe Punësimit; 1.8.DivPP - Divizioni i Punës dhe Punësimit; 2 1.9.QRP - Qendra Rajonale për Punësim - Zyra të Punësimit në kuadër të cilave veprojnë Zyre komunale të Punësimit dhe për punën e tyre i raportojnë Divizionit të Punës dhe Punësimit. 1.10.ZKP - Zyra Komunale të Punësimit - Zyra të Punësimit të cilat për punën e tyre i raportojnë Qendrës Rajonale për Punësim. 1.11.Për Qendrat Rajonale për Punësim dhe Zyre Komunale të Punësimit, në tekstin e mëtejmë të këtij ligji do të përdoret nocioni Zyrat e Punësimit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Zyra e Punësimit must keep records about unemployed people, jobseekers, vocational counseling/orientation, and employers using employment office services.
Neni 3 Mbajtja e evidencës 1.Zyra e Punësimit mban evidenca për: 1.1. të papunësuarit; 1.2. punëkërkuesit; 1.3. këshillim dhe orientim profesional; 1.4. punëdhënësit të cilët shfrytëzojnë shërbimet e Zyrave të Punësimit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Unemployed people and jobseekers must register and be recorded at the employment office for their place of residence, appear in person, bring certain documents, and notify the office within 15 days if they change residence.
Neni 4 Regjistrimi dhe Evidencat për të papunësuarit dhe punëkërkuesit 1.Regjistrimi dhe evidenca e të papunësuarve dhe punëkërkueseve, bëhet në Zyrat e Punësimit të menaxhuara dhe administruara nga Ministria. 2.Të papunësuarit dhe punëkërkuesit duhet të lajmërohen për regjistrim dhe evidencë në Zyrat e Punësimit sipas vendbanimit të tyre. 3.Për regjistrim dhe evidentim në Zyrat e Punësimit, të papunësuarit dhe punëkërkuesit duhet të lajmërohen personalisht dhe me vete të sjellin: 3.1. letërnjoftimin valid; 3.2. dëshmitë për përgatitjen shkollore; dhe 3.3. dëshmitë për trajnimet eventuale të kryera. 4.Shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi mund të regjistrohet si i papunë, nëse ka leje të qëndrimit në kohë të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës. 5.Të papunësuarit dhe punëkërkuesit nuk mund të jenë në evidencë njëkohësisht, në dy apo më tepër Zyra të Punësimit. 6.Për ndërrimin e vendbanimit, në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh i papunësuari obligohet që ta informojë ZP-në. 7.Evidencën për të papunësuarit dhe punëkërkuesit i mbajnë Zyrat e Punësimit, në kartela të veçanta dhe në bazën e të dhënave në mënyrë elektronike. 3 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article defines who counts as unemployed under the law.
Neni 5 I papunësuari 1.Sipas këtij ligji, i papunësuar konsiderohet personi i cili: 1.1.nuk është i punësuar; 1.2.është në moshë pune mbi tetëmbëdhjetë (18) deri gjashtëdhjetë e pesë (65) vjet; 1.3.është i aftë për punë; 1.4.aktivisht kërkon punë; 1.5.është i evidentuar në Zyrat e Punësimit; 1.6.është shtetas i Republikës së Kosovës dhe jeton në Kosovë; 1.7.Për shtetasin e huaj i cili ka leje të qëndrimit në kohë të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës; 1.8.nuk është nxënës dhe student i rregullt, në studimet themelore; 1.9.nuk është i pensionuar. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Zyrat e Punësimit must keep unemployment cards for newly appearing unemployed persons and job seekers, keep the related records in the employment office archive statistics, and issue a personal record card with time limits set by the office.
Neni 6 Kartela e papunësisë 1.Zyrat e Punësimit plotësojnë dhe mbajnë kartelë të papunësisë, për të papunësuarit dhe punëkërkuesit të cilët paraqiten për herë të parë në Zyrat e Punësimit. 2.Kartela e të papunësuarit dhe punëkërkuesit përmban: 2.1.të dhënat personale të të papunësuarit-punëkërkuesit; 2.2.kualifikimin profesional të të papunësuarit – punëkërkuesit; 2.3.aftësimin profesional të punëkërkuesit pas shkollimit; 2.4.riaftësimin profesional të punëkërkuesit; 2.5.gjendjen socio-materiale të punëkërkuesit; 2.6.statusin familjar të punëkërkuesit; 2.7.rekomandimin për ndërmjetësim në punësim të punëkërkuesit, si dhe 2.8.të dhëna të tjera të cilat janë me interes për punëkërkuesin dhe Zyrën e Punësimit. 3.Kartelat me të dhënat sipas paragrafit 2. të këtij neni, mbahen në statistikën e arkivit të Zyrës së Punësimit. 4.Krahas kartelës së papunësisë, Zyrat e Punësimit lëshojnë edhe kartelën personale evidentuese për të papunësuarit dhe punëkërkuesit, me qëllim të mbajtjes së evidencës së saktë lidhur me statusin e të papunësuarit dhe punëkërkuesit, me afate kohore të përcaktuara nga Zyra e Punësimit. 4 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Unemployed people and jobseekers are informed at employment offices, which register them based on documents and a written declaration.
Neni 7 Lajmërimi në Zyrat e Punësimit 1.Të papunësuarit dhe punëkërkuesit lajmërohen në Zyrat e Punësimit për t’u informuar për mundësitë e punësimit, vendet e lira të punës, këshillimin për punësim, këshillime profesionale, këshillime për aftësim dhe riaftësim profesional dhe ndërmjetësim në punësim. 2.Në bazë të dokumenteve dhe deklaratës me shkrim të ofruara nga i papunësuari dhe punëkërkuesi të përcaktuara me këtë ligj, Zyrat e Punësimit regjistrojnë të papunësuarin dhe punëkërkuesin. 3.Të gjitha shërbimet të cilat i ofrojnë Zyrat e Punësimit janë pa pagesë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Zyrat e Punësimit must inform unemployed people and jobseekers, provide listed employment services, issue unemployment declarations, and ensure the declaration is signed where required.
Neni 8 Obligimet e Zyrave të Punësimit 1.Zyrat e Punësimit janë të obliguara që në bazë të të dhënave të grumbulluara nga punëdhënësit për nevojat e punësimit, ta njoftojë të papunësuarin dhe punëkërkuesin mbi mundësitë dhe kushtet për punësim. 2.Zyrat e Punësimit ofrojnë këto shërbime dhe angazhohen për: 2.1 evidentimin e të papunëve dhe punëkërkuesve; 2.2.këshillimin profesional për punësim dhe udhëzimin në karrierë; 2.3. informimin mbi mundësitë e punësimit; 2.4.përgatitjen dhe ndërmjetësimin në punësim; 2.5.përkrahjen për vetëpunësim; 2.6.informimin për mundësitë e aftësimit dhe riaftësimit; 2.7.harmonizimin e ofertës dhe kërkesës për vendet e lira të punës; 2.8.ofrimin e ndihmës teknike dhe profesionale të të papunësuarve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve. 2.9.Dhënien e deklaratës së papunësisë, e cila për kërkuesit dhe përfituesit e Skemës së Ndihmës Sociale të kategorisë së II-të do të shërbejë si marrëveshje në mes të Zyrës së Punësimit dhe të papunësuarit të regjistruar. 2.10.Deklarata e papunësisë duhet të jetë e nënshkruar nga Zyra e Punësimit dhe personi i regjistruar si i papunësuar. 2.11.Zyra e Punësimit në çdo kohë do të lëshojë deklaratën e papunësisë, për të gjithë të papunësuarit të cilëve do t'u nevojitet në procesin e ri-aplikimit për ndihmë sociale. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Unemployed persons and jobseekers must report to the Employment Offices on the stated schedule and notify them of relevant changes.
Neni 9 Obligimet e të papunësuarve dhe punëkërkuesve 1. I papunësuari obligohet të paraqitet në Zyrat e Punësimit, rregullisht çdo tre (3) muaj dhe në çdo thirrje të Zyrave të Punësimit, ku me atë rast duhet të prezantojë letërnjoftimin dhe kartelën personale të evidentimit. 5 2. I papunësuari, ka për obligim që të: 2.1.kërkojë punë aktivisht dhe t’i drejtohet drejtpërdrejt punëdhënësit për punësim; 2.2.përgatisë planin individual për punë, bashkërisht me Zyrat e Punësimit; 2.3.marrë pjesë në masat aktive të punësimit, në pajtueshmëri me ligjin dhe planin individual të punësimit; 2.4.mos refuzojë punësimin dhe aftësimin e ofruar adekuat sipas udhëzimit të Zyrave të Punësimit. 2.5. mos refuzoj nënshkrimin e deklaratës së papunësisë. 3.Punëkërkuesi obligohet të paraqitet në Zyrën e Punësimit, së paku dy herë në vit. 4.Të papunësuarit dhe punëkërkuesit që realizojnë të drejtat e përcaktuara me këtë ligj, janë të obliguar të lajmërojnë Zyrën e Punësimit për çdo ndryshim i cili ndikon në realizimin ose humbjen e të drejtës, më së voni në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur ka pasuar ndryshimi. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Zyrat e Punësimit duhet të ndërpresin mbajtjen në evidencë të të papunësuarve dhe punëkërkuesve kur ndodhin kushtet e listuara në këtë nen.
Neni 10 Ndërprerja e mbajtjes në evidencë të të papunësuarve dhe punëkërkuesve 1.Zyrat e Punësimit ndërpresin mbajtjen e të papunësuarit në evidencë, nëse: 1.1.themelon marrëdhënie pune; 1.2.regjistron ndonjë biznes dhe realizon të ardhura mujore; 1.3.bëhet nxënës apo student i rregullt në studimet themelore; 1.4.plotëson kushtet për pensionim të parakohshëm apo pension invalidor në pajtim me ligjin; 1.5.refuzon të hyjë në ndonjë trajnim apo e ndërpret pa arsye atë; 1.6.është në paraburgim, apo fillon të mbajë burgun në kohëzgjatje mbi gjashtë (6) muaj; 1.7.nuk paraqitet në Zyrat të Punësimit dy (2) herë radhas mbi gjashtë (6) muaj; 1.8.është shtetas i huaj dhe i ndërpritet leja e qëndrimit të përkohshëm apo të përhershëm; 1.9.çregjistrohet nga evidenca; 1.10.vërtetohet se kryen punë pa kontratë. 2.Punëkërkuesit i ndërpritet mbajtja në evidencën e ZP-së, në këto raste: 2.1.nëse gjatë një viti kalendarik nuk paraqitet në Zyrat e Punësimit; 2.2.me kërkesën e tij; 2.3.në rastet e parapara në nën-paragrafët, 1.2, 1.5, 1.6, 1.7, 1.8. të paragrafit 1. të këtij neni; 2.4.Punëkërkuesit të cilit i ndërpritet mbajtja në evidencë, mundet përsëri të hyjë në evidencë si punëkërkues, pas kalimit të afatit gjashtë (6) mujor, nga data e ndërprerjes. 6 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A person registered as unemployed or as a job seeker is removed from the employment office register if any listed condition applies, such as reaching 65, becoming fully unable to work, death, repeated failure to report, refusing suitable job mediation or training, giving false unemployment information, or not following the individual employment plan.
Neni 11 Fshirja nga evidenca e të papunësuarve dhe punëkërkuesve 1. I papunësuari dhe punëkërkuesi fshihet nga evidenca e të papunëve në Zyrat të Punësimit, nëse: 1.1.mbush moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare; 1.2.bëhet plotësisht i paaftë për punë, në pajtim me ligjin; 1.3.në rast të vdekjes; 1.4.nuk lajmërohet në ZP-ë pa arsye dy paraqitje radhas mbi gjashtë (6) muaj; 1.5.refuzon ndërmjetësimin e ofruar për punësim që i ofron ZP-ja, që i përgjigjet përgatitjes profesionale; 1.6.refuzon trajnimin e ofruar nga ZP-ja, apo braktis trajnimin pa arsye; 1.7.vërtetohet se deklarata e dhënë për papunësinë është e pavërtetë; 1.8.nuk lajmërohet te punëdhënësi që është dërguar nga ZP-ja për ndërmjetësim në punësim, që i përgjigjet profesionit dhe shkathtësive të tij; 1.9.refuzon të sjellë dëshmi në ZP-ë mbi kërkimin aktiv të punës; 1.10.refuzon të vërtetojë planin individual për punësim, apo nuk i përmbahet planit individual; 1.11.refuzon apo me fajin e tij, braktis pjesëmarrjen në masën aktive të punësimit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: People removed from the register may re-register as unemployed at the Employment Offices after the stated waiting period and after the Article 10/11 circumstances end.
Neni 12 Ri-evidentimi Të papunësuarit dhe punëkërkuesit të cilët janë ndërprerë dhe fshirë nga evidenca, kanë të drejtë të ri regjistrohen përsëri në Zyrat e Punësimit si të papunë, pas pushimit të ndonjërës prej rrethanave të përcaktuara me dispozitat e nenin 10 dhe 11 të këtij ligji, pas kalimit të afatit prej gjashtë (6) muajsh, përkatësisht për punëkërkuesin dymbëdhjetë (12) muaj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: An unemployed person or job seeker may view their personal data kept by the Employment Offices and request correction if there is an error or irregularity.
Neni 13 E drejta e qasjes në të dhënat personale I papunësuari dhe punëkërkuesi ka të drejtë të shikojë të dhënat personale të cilat mbahen për të në evidencën e Zyrave të Punësimit dhe të kërkojë korrigjimin e të dhënave, nëse eventualisht ka ndonjë gabim ose parregullsi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Zyrat e Punësimit duhet të mbajnë evidenca të posaçme për vende të lira pune dhe për disa kategori punëkërkuesish dhe punëtorësh jashtë vendit.
Neni 14 Evidencat e posaçme 1.Përveç evidencës për të papunësuarit dhe punëkërkuesit, në kuadër të Zyrave të Punësimit mbahen edhe evidenca për: 1.1.vendet e lira të punës; 1.2.shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi të cilët kërkojnë punë; 7 1.3.shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët janë në punë të përkohshme jashtë vendit me ndërmjetësimin e Zyrave të Punësimit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Zyrat e Punësimit mbajnë evidenca për punëdhënësit që përdorin shërbimet e tyre, në bazë të kërkesave për punëtorë dhe identifikimit gjatë hulumtimit të tregut të punës.
Neni 15 Evidenca për punëdhënësit 1.Evidencat për punëdhënësit të cilit shfrytëzojnë shërbimet e Zyrave të Punësimit, udhëhiqen në bazë të paraqitjes së kërkesave të tyre lidhur me nevojat për punëtorë në bazë të identifikimit gjatë hulumtimit të tregut të punës; 2.Evidenca mbahet në kartelë të veçantë të punëdhënësit. Kartela përmban të dhëna për: 2.1. emrin e firmës së punëdhënësit; 2.2. selinë dhe adresën; 2.3. shifrën e veprimtarisë dhe llojin e veprimtarisë; 2.4. numrin e të punësuarve; 2.5. nevojat për punësim dhe llojin e shërbimeve, të cilat punëdhënësi dëshiron ti shfrytëzojë në Zyrat e Punësimit; 2.6 shënime të tjera të nevojshme për udhëheqjen e evidencës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Civil servants in employment offices who fail to apply the law or act against it are subject to disciplinary responsibility under the applicable legislation.
Neni 16 Përgjegjësia disiplinore Shërbyesit Civil në Zyrat e Punësimit të cilët nuk e zbatojnë ose veprojnë në kundërshtim me këtë ligj, i nënshtrohen përgjegjësisë disiplinore konform legjislacionit në fuqi. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry must issue subordinate acts to implement the law properly and fully within six months from the law’s entry into force.
Neni 17 Nxjerrja e akteve nënligjore Ministria, në afat prej gjashtë (6) muajsh, prej hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të tij. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: When this law enters into force, all legal and sublegal acts that conflict with it are repealed.
Neni 18 Shfuqizimi i akteve Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat janë në kundërshtim me këtë ligj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L - 083 06 prill 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-013-2012, datë 26.04.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. 8
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-083 PËR REGJISTRIMIN DHE EVIDENCËN E TË PAPUNËSUARVE DHE PUNËKËRKUESVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in