LIGJI NR. 04/L-084 PËR PENSIONET E PJESËTARËVE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
This provision is the preamble/title of a Kosovo law on pensions for members of the Kosovo Security Force.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-084
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble/title of a Kosovo law on pensions for members of the Kosovo Security Force. Ky nen thotë se pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjarët e tij kanë të drejtë pensioni. This provision says the law sets the conditions, criteria, and types of pensions for Kosovo Security Force members and their family members. This article defines the terms used in the law. This article says the law regulates three pension types: regular, invalidity, and family pensions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-084 PËR PENSIONET E PJESËTARËVE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
Showing 32 of 32
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble/title of a Kosovo law on pensions for members of the Kosovo Security Force.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 15 MAJ 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-084 PËR PENSIONET E PJESËTARËVE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PENSIONET E PJESËTARËVE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjarët e tij kanë të drejtë pensioni.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton të drejtën në pension për pjesëtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjarët e tij. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the conditions, criteria, and types of pensions for Kosovo Security Force members and their family members.
Neni 2 Fusha e zbatimit Ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet, kriteret për garantimin e pensioneve dhe llojet e pensioneve për pjesëtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjaret e tij. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1.Departamenti i Administratës Pensionale (DAP) - Njësia administrative në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale; 1.2.Familjarët - Siç parashihet në nenin 12 të këtij ligji; 1.3.FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës; 1.4.Koha e shërbimit - E gjithë periudha kohore e shërbimit, si pjesëtar i FSK-së. Koha e shërbimit llogaritet me ditë, muaj dhe vite dhe nuk përfshinë pushimet e pa autorizuara; 1.5.MFSK - Ministria përkatëse për Forcën e Sigurisë së Kosovës; 1.6.MPMS - Ministria përkatëse e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 1.7.Pension - Pagesa e rregullt mujore të financuar nga Buxheti i Republikës së Kosovës për pensionistin që i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj; 1.8.Pensioni Familjar - Pensioni i rregullt mujor për familjarët në rast të vdekjes së pjesëtarit/pensionistit të FSK-së, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj; 1.9.Pensioni i FSK-së - Pensioni i pjesëtarit të FSK-së; 2 1.10.Pensioni i pjesëtarit aktiv të FSK-së - Pagesa e rregullt mujore që paguhet nga Buxheti i Kosovës për pjesëtarin aktiv të FSK-së, i cili i plotëson kriteret e parapara me këtë ligj për pensionim; 1.11.Pensioni i pjesëtarit Rezervë të FSK-së - Pagesa e rregullt mujore që paguhet nga Buxheti i Kosovës për pjesëtarin rezervë të FSK-së, i cili i plotëson kriteret e parapara me këtë ligj për pensionim; 1.12.Pensionisti i FSK-së - Personi, të cilit i takon e drejta në pension të FSK-së; 1.13.Pjesëtar Aktiv i FSK-së - Pjesëtari i cili shërben me orar të plotë në FSK-ë; 1.14.Pjesëtar i FSK-së - Pjesëtari aktiv (përfshirë rekrutët dhe kadetët) dhe pjesëtari rezervë i FSK-së; 1.15.Pjesëtari rezervë i FSK-së - Sipas Ligjit të Komponentit Rezervë; 1.16.Rezerva e FSK-së - Komponenti Rezervë i FSK-së; 1.17.TMK - Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says the law regulates three pension types: regular, invalidity, and family pensions.
Neni 4 Llojet e pensioneve 1. Ky ligj rregullon këto lloje të pensioneve: 1.1. Pensionin e rregullt; 1.2. Pensionin invalidor; 1.3. Pensionin familjar. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The article identifies who may receive the FSK pension and says eligible beneficiaries have the right to the pension even if they work in the public or private sector, unless they serve again in the FSK.
Neni 5 Përfituesit 1. Përfituesit e pensioneve të përcaktuara me këtë ligj janë: 1.1. pjesëtari aktiv i FSK-së, i cili përmbush kriteret e parapara në nenin 6 të këtij ligji; 1.2. pjesëtari i Rezervës së FSK-së, i cili përmbush kriteret e parapara në nenin 9 të këtij ligji; 1.3. familjarët, të cilët i përmbushin kriteret e parapara në nenet 13, 16 dhe 19 të këtij ligji. 2. Përfituesit kanë të drejtë në pensionin e FSK-së, pavarësisht nga një punësim tjetër në sektorin publik apo privat, përveç nëse ata shërbejnë sërish në FSK. 3. Përfituesit që kanë të drejtë në pensionin e FSK-së, të paraparë me këtë ligj, duhet të zgjedhin njërin nga përfitimet: pensionin që iu takon me këtë ligj, apo përfitimet tjera që parashihen me ligjet tjera në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: An active FSK member may qualify for a regular pension after 20 years of service and reaching the required age, or for an invalidity pension if service ends because of work-related injury or disease.
Neni 6 Pensioni për pjesëtarin aktiv të FSK-së 1. Pjesëtari aktiv i FSK-së fiton të drejtën në pension të rregullt, nëse koha e tij e shërbimit, si pjesëtar aktiv i FSK-së, është së paku njëzet (20) vite dhe ka mbushur moshën pesëdhjetë (50) vjeçare si nënoficer dhe pesëdhjetë e pesë (55) vjeçare si oficer. 3 2. Pjesëtari aktiv i FSK-së fiton të drejtën në pension invalidor, nëse, të njëjtit, i ndërpritet shërbimi për shkak të lëndimeve ose sëmundjeve profesionale. Shkalla e invaliditetit përcaktohet nga Komisioni mjekësor që vepron në kuadër të MPMS-së, sipas rekomandimeve të Bordit mjekësor të FSK-së. 3. Kriteret dhe procedurat për përcaktimin e shkallës së invaliditetit përcaktohen me akt nënligjor, të cilin e nxjerrë MFSK dhe MPMS. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets how pensions for active FSK members are calculated, including a regular pension base and an invalidity pension range.
Neni 7 Lartësia e pensioneve të pjesëtarit aktiv të FSK-së 1. Lartësia e pensionit të rregullt të pjesëtarit aktiv të FSK-së llogaritet në bazë të përqindjes së pagës bruto të pjesëtarit dhe kohës së shërbimit. Paga bazohet në gradën e pjesëtarit të FSK-së, në momentin e pensionimit. 2. Baza e pensionit të rregullt të pjesëtarit aktiv të FSK-së është dyzet përqind (40%) e pagës bruto së pjesëtarit të FSK-së në momentin e pensionimit. Për çdo vit shërbimi si pjesëtar aktiv i FSK, koeficienti i përqindjes rritet për dy përqind (2%), por nuk mund të kaloj gjashtëdhjetë përqind (60%) e pagës bruto. 3. Lartësia e pensionit invalidor të pjesëtarit të FSK-së llogaritet varësisht nga shkalla e paaftësisë së përhershme për punë të fituar në shërbim. Pjesëtari aktiv realizon pensionin invalidor nga njëzet deri njëqind përqind (20-100%) të pagës bruto, në momentin e invaliditetit. Për çdo vit të shërbimit, si pjesëtar aktiv i FSK-së, pagesa financiare rritet për dy përqind (2%) në koeficientin e përqindjes, por nuk mund ta kaloj njëqind përqind (100%) të pagës bruto. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A user loses the right to the active FSK member pension if the person dies, is found to have committed fraud in the application process, or if officials of DAP find false material evidence during monitoring and inspection.
Neni 8 Humbja e së drejtës në pensionin e pjesëtarit aktiv të FSK-së 1. Shfrytëzuesi e humb të drejtën e pensionit të pjesëtarit aktiv të FSK-së: 1.1. në rast të vdekjes; 1.2. nëse vlerësohet se parashtruesi i kërkesës ka bërë mashtrim gjatë procesit të aplikimit; 1.3. nëse gjatë monitorimit dhe inspektimit nga zyrtarët përgjegjës të DAP-it, konstatohen prova materiale të rrejshme nga ana e pensionistit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A reserve member of the FSK is entitled to a regular FSK pension after at least 20 years of reserve service and reaching age 65; an invalidity pension is available if service ends because of work-related injury or occupational disease.
Neni 9 Pensioni për pjesëtarin rezervë të FSK-së 1. Pjesëtari rezervë i FSK-së fiton të drejtën në pension të rregullt të FSK-së, nëse koha e tij e shërbimit, si pjesëtar rezervë i FSK-së, është së paku njëzet (20) vite dhe ka mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare. Ky pension i takon pjesëtarit rezervë të FSK-së, si shtesë e pensionit bazik. 2. Pjesëtari rezervë i FSK-së fiton të drejtën në pension invalidor, nëse, të njëjtit, i ndërpritet shërbimi për shkak të lëndimeve ose sëmundjeve profesionale. Shkalla e invaliditetit përcaktohet nga Komisioni mjekësor që vepron në kuadër të MPMS, sipas rekomandimeve të Bordit mjekësor të FSK-së. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets how reserve FSK members’ regular and invalidity pensions are calculated.
Neni 10 Lartësia e pensionit të pjesëtarëve rezervë të FSK-së 1. Lartësia e pensionit të rregullt të pjesëtarit rezervë të FSK-së, llogaritet në bazë të përqindjes së pagës bruto të pjesëtarit dhe kohës së shërbimit. 2. Përqindja e pensionit llogaritet nga zero pikë pesë përqind (0.5%) për çdo vit të shërbimit në FSK, bazuar në gradën që bart pjesëtari në momentin e pensionimit. 4 3. Lartësia e pensionit invalidor të pjesëtarit rezervë të FSK-së llogaritet varësisht nga shkalla e paaftësisë për punë. Pjesëtari rezervë realizon pensionin invalidor nga njëzet deri njëqind përqind (20- 100%) të pagës bruto. Për çdo vit të shërbimit si pjesëtar rezervë i FSK-së, pagesa financiare rritet për zero pikë pesë përqind (0.5%), por nuk mund ta kaloj njëqind përqind (100%) të pagës bruto. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A user loses the right to the reserve FSK member pension if the conditions in Article 8 of the law are met.
Neni 11 Humbja e së drejtës në pensionin e pjesëtarit rezervë të FSK-së Shfrytëzuesi e humb të drejtën në pensionin e pjesëtarit rezervë të FSK-së, sipas kushteve të parapara me nenin 8 të këtij ligji. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article gives the right to family pension to a spouse, heir children (including married, unmarried, and adopted children), and parents.
Neni 12 E drejta në pension familjar 1. E drejta në pensionin familjar u takon: 1.1. bashkëshort/it-ës; 1.2. fëmijëve trashëgimtarë, duke përfshirë fëmijët martesor, jashtëmartesor dhe të adoptuar; 1.3. prindërve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A person married to an FSK member/pensioner at the time of death has the right to receive the spouse pension, regardless of age.
Neni 13 E drejta e bashkëshortit/ës në pension familjar Personi, i cili është në martesë me pjesëtarin/pensionistin e FSK-së në kohën e vdekjes së tij, ka të drejtë të marrë pensionin e bashkëshort/it-ës, pavarësisht moshës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The spouse’s family pension amount is 60% of the pension paid to the deceased member/pensioner.
Neni 14 Lartësia e pensionit të bashkëshort/it-ës në pension familjar Lartësia e pensionit të bashkëshort/it-ës është gjashtëdhjetë (60) për qind e pensionit që i është paguar pjesëtarit/pensionistit që ka vdekur. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A beneficiary loses the family pension right if the person dies, remarries, or a court decides they have lost custody of the heir children.
Neni 15 Humbja e së drejtës së bashkëshortit/it-ës në pensionin familjar 1. Shfrytëzuesi e humb të drejtën e tij/saj në pensionin familjar: 1.1. në rast të vdekjes; 1.2. në rast të martesës së re; 1.3. me vendimin e gjykatës për humbjen e kujdesit të fëmijëve trashëgimtarë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Children heirs of an FSK member/pensioner may receive a family pension after the pensioner’s death if they are under 18, or under 26 with proof of schooling; disabled children have the right regardless of age if disabled at the time of death.
Neni 16 E drejta e fëmijëve trashëgimtarë në pension familjar 1. Fëmijët trashëgimtarë të pjesëtarit/pensionistit të FSK-së, të cilët janë nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, përkatësisht moshën njëzet e gjashtë (26) vjeçare, nëse ofrojnë dëshmi për vijueshmërinë e shkollimit, kanë të drejtë në pensionin familjar pas vdekjes së pensionistit. 2. Fëmijët trashëgimtarë me aftësi të kufizuara, të pjesëtarit/pensionistit të FSK-së, kanë të drejtë në pension familjar pavarësisht nga mosha, nëse ata janë me aftësi të kufizuara në datën e vdekjes së pensionistit, në masën e njëjtë sikurse për fëmijët tjerë, për gjithë jetën. 5 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Pensioni familjar për secilin fëmijë është 10% dhe nuk mund të kalojë 40% të pensionit të të ndjerit; nëse ka më shumë fëmijë, ndahet barabartë.
Neni 17 Lartësia e pensionit familjar të fëmijëve 1. Lartësia e pensionit familjar për secilin fëmijë është dhjetë përqind (10%), por nuk mund ta kalojë dyzet përqind (40%) të pensionit të pjesëtarit/pensionistit të vdekur. Nëse ka më shumë fëmijë ndahet në mënyrë të barabartë. 2. Nëse bashkëshorti/ja humb të drejtën në pension, ose nëse pjesëtari/pensionisti i FSK-së nuk ka bashkëshort/e, atëherë pensioni i fëmijëve trashëgimtarë rritet për gjashtëdhjetë përqind (60%) dhe ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Fëmija trashëgimtar e humb të drejtën për pension familjar në disa raste të caktuara.
Neni 18 Humbja e drejtës së fëmijëve në pensionin familjar 1. Fëmija trashëgimtar e humb të drejtën e tij/saj për pension familjar në rast të: 1.1. vdekjes së shfrytëzuesit; 1.2. me arritjen e moshës tetëmbëdhjetë (18) vjeçare apo me përfundimin ose ndërprerjen e shkollimit ose arritjen e moshës njëzet e gjashtë (26) vjeçare; 1.3. shërimit nga paaftësia/invaliditeti. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: If an FSK member/pensioner has no spouse or children, one of the pensioner’s parents is entitled to the family pension at 60% of the deceased FSK pensioner’s pension.
Neni 19 E drejta e prindërve në pensionin familjar Në rastet kur pjesëtari/pensionisti i FSK-së nuk ka bashkëshort/e dhe fëmijë, pensioni familjar iu takon njërit prej prindërve të pensionistit, në lartësinë prej gjashtëdhjetë përqind (60%) të pensionit të pensionistit të vdekur të FSK-së. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Nëse një pjesëtar i FSK-së vdes në detyrë ose për shkak të detyrës, familjarët e tij/saj kanë të drejtë për pension familjar, i llogaritur mbi 100% të pagës së pjesëtarit.
Neni 20 Rregullat e veçanta të përfitimit të pensionit familjar Në rastet kur pjesëtari i FSK-së vdes në detyrë ose për shkak të detyrës, ashtu siç e përcakton Komisioni i veçantë i MFSK-së, familjarëve të tij/saj, të përcaktuar me këtë ligj, iu takon pension ashtu siç parashihet në nenin 13, 16, dhe 19, të këtij ligji duke llogaritur pensionin mbi bazën njëqind përqind (100%) të pagës së pjesëtarit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Family pension users must choose one pension option.
Neni 21 Realizimi i pensionit familjar Shfrytëzuesit e pensionit familjar, të paraparë me këtë ligj, duhet të zgjedhin njërin nga pensionet: atë, të cilin e trashëgojnë nga pensionisti i FSK-së, apo pensionet të tjera, që përcaktohen me skemat tjera pensionale. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article sets special retirement rules for active FSK members who served in TMK, including regular and invalidity pensions.
Neni 22 Rregullat e veçanta të pensionimit për ish-pjesëtarin e TMK-së, të cilët shërbejnë në FSK 1. Pjesëtari aktiv i FSK-së, i cili ka shërbyer në TMK e fiton të drejtën në pension të rregullt të FSK-së: 1.1. pasi të ketë përmbushur shërbimin tre (3) vjeçar në FSK dhe me Vendim të Ministrit të FSK-së të bazuar në kriteret e akteve të brendshme të shërbimit në FSK, si dhe në pajtim me mundësitë vjetore financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës; ose 6 1.2. me arritjen e moshës pesëdhjetë (50) vjeçare si nënoficer dhe pesëdhjetë e pesë (55) vjeçare si oficer. 2. Nëse për çfarëdo arsye tejkalohet numri i parashikuar për pensionimin e pjesëtarëve të FSK, për secilin vit kalendarik, sipas Vlerësimit Financiar të paraparë nga MFSK, duhet të nxirret vendim i veçantë i Qeverisë së Republikës së Kosovës. 3. Shuma e pensionit të rregullt llogaritet mbi pagën bazë të pjesëtarit në momentin e pensionimit. Përqindja e pensionit të rregullt është dyzet përqind (40%) e pagës bazë bruto, dhe për çdo vit të shërbimit si pjesëtarë i FSK-së dhe TMK-së koeficienti i përqindjes rritet për dy përqind ( 2%) por nuk mund ta kaloj gjashtëdhjetë përqind (60%) e pagës bazë. 4. Pjesëtarët të cilët pensionohen sipas nën-paragrafit 1.1 të paragrafit 1. të këtij neni, do të marrin pensionin mbi bazën dyzet përqind (40%), ndërsa llogaritja e viteve të shërbimit për dy përqind (2%) do të bëhet pas arritjes së moshës pesëdhjetë (50) vjeçare për nënoficer dhe pesëdhjetë e pesë (55) vjeçare për oficer. 5. Pjesëtari i FSK-së, i cili ka shërbyer në TMK e fiton të drejtën në pension invalidor, nëse, të njëjtit, i ndërpritet shërbimi për shkak të lëndimeve ose sëmundjeve profesionale. Shkalla e invaliditetit përcaktohet nga Komisioni mjekësor që vepron në kuadër të MPMS-së, sipas rekomandimeve të Bordit mjekësor të FSK-së. 6. Lartësia e pensionit invalidor të pjesëtarit aktiv të FSK-së, i cili ka shërbyer në TMK, llogaritet varësisht nga shkalla e paaftësisë për punë. Pjesëtari realizon pensionin invalidor nga njëzet deri njëqind përqind (20-100 %), të pagës bruto, për çdo vit të shërbimit, si pjesëtar aktiv i FSK-së, duke përfshirë edhe vitet e shërbimit në TMK, koeficienti i përqindjes rritet për dy përqind (2%), por nuk mund ta kaloj njëqind përqind (100%) të shumës totale. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Pension users covered by this law must notify the Kosovo pension administration in writing of any change in circumstances.
Neni 23 Obligimet ligjore të shfrytëzuesve të pensioneve 1. Të gjithë shfrytëzuesit e pensioneve të parapara me këtë ligj, janë të obliguar të njoftojnë me shkrim administratën pensionale të Kosovës për çdo ndryshim të rrethanave. 2. Mos përmbushja e obligimeve nga paragrafi 1. i këtij neni sanksionohet sipas ligjit në fuqi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: DAP manages and administers pension payments under this law.
Neni 24 Menaxhimi dhe Administrimi i Pensioneve DAP, si njësi e MPMS, menaxhon dhe administron pagesën e pensioneve të përcaktuara me këtë ligj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Pensionet covered by this law must be indexed using the same conditions and criteria applied to other state-funded pension schemes.
Neni 25 Indeksimi i Pensioneve Pensionet që rregullohen me këtë ligj indeksohen sipas kushteve dhe kritereve të cilat aplikohen për indeksimin e skemave tjera pensionale të financuara nga shteti. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Kosovo state budget must provide the funds needed to pay all pensions set by this law.
Neni 26 Sigurimi i mjeteve financiare për pensione Mjetet financiare për pagesën e të gjitha pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 7 - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Government of the Republic of Kosovo must guarantee the realization of rights for all pension types covered by this law.
Neni 27 Garantimi i pensioneve Qeveria e Republikës së Kosovës do të garantojë realizmin e të drejtave për të gjitha llojet e pensioneve të përcaktuara me këtë ligj. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Pensions under this law follow the administrative procedures used for other state-funded pension schemes, including appeal procedures.
Neni 28 Procedurat Administrative Pensionet e përcaktuara me këtë ligj realizohen sipas procedurave të parapara për skemat tjera pensionale të financuara nga shteti, duke përfshirë edhe procedurat e ankimit, sipas ligjit në fuqi për procedurat administrative. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: FSK members and their family members have a right to the pensions provided by this law if those rights were acquired before this law entered into force.
Neni 29 Pensionet e FSK-së para hyrjes në fuqi të këtij ligji Pjesëtari i FSK-së dhe familjarët e tyre kanë të drejtë në pensionet e parapara me këtë ligj, nëse këto të drejta janë fituar para hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Institucionet përkatëse duhet të përgatisin dhe të miratojnë aktet nënligjore të parashikuara nga ky ligj brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij.
Neni 30 Aktet nënligjore Të gjitha aktet nënligjore, të parapara me këtë ligj, përgatiten dhe miratohen nga institucionet përkatëse, në afat prej gjashtë (6) muajve, prej ditës kur ky ligj hyn në fuqi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 31 Hyrja në Fuqi Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-084 15 mars 2012 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-084 PËR PENSIONET E PJESËTARËVE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in