LIGJI NR. 04/L-086 PËR PARKUN KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA”
This text is the preamble identifying the law on the National Park “Bjeshkët e Nemuna.”
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-086
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble identifying the law on the National Park “Bjeshkët e Nemuna.” This article declares part of the Bjeshkët e Nemuna area a national park named “Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna”. This provision defines the boundaries and area of the “Bjeshkët e Nemuna” National Park and says the mapped boundary is part of the law. This article divides the national park into protection zones and an impact zone, and describes what activities may occur in each zone. The Ministry of the Environment and Spatial Planning must establish the Directorate for the Administration of the National Park “Bjeshkët e Nemuna” within 6 months after the law enters into force, and that Directorate carries out the park’s administration tasks.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-086 PËR PARKUN KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA”
Showing 7 of 7
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble identifying the law on the National Park “Bjeshkët e Nemuna.”
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 21 JANAR 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L - 086 PËR PARKUN KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA” Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PARKUN KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA”
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article declares part of the Bjeshkët e Nemuna area a national park named “Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna”.
Neni 1 Qëllimi Pjesa e territorit të Bjeshkëve të Nemuna si tërësi hapësinore e cila veçohet me vlera dhe raritete natyrore, me numër të madh të ekosistemeve të rëndësishme pyjore dhe ekosisteme të tjera të ruajtura, me numër të konsiderueshëm të llojeve endemike dhe relikte, me karakteristika të pasura gjeomorfologjike, hidrologjike dhe peizazhore që kanë rëndësi shkencore, edukativo – arsimore, kulturore – historike, rekreative - turistike dhe veprimtaritë që kontribojnë në zhvillimin ekonomik sipas kritereve mjedisore, shpallet Park kombëtar me emrin: Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision defines the boundaries and area of the “Bjeshkët e Nemuna” National Park and says the mapped boundary is part of the law.
Neni 2 Kufijtë 1. Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” - përfshinë sipërfaqen prej 62.488 ha. dhe shtrihet në territorin e komunave: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë dhe Istog në kufijtë e përcaktuar me këtë ligj. 2. Kufiri i Parkut Kombëtar nga paragrafi 1. i këtij neni fillon në pjesën jugore, në afërsi të pikës së Qafës së Morinës (1.385 m.), duke vazhduar në drejtim të verilindjes kalon ndërmjet izohipsave 600 e 700 deri në pjesën ndërmjet fshatit Mulliq dhe Batushë. Më tutje ai kthehet në veriperëndim, duke përcjell izohipsat në mes të 600 dhe 700 deri në mes të fshatit Koshare dhe Batushë dhe vazhdon në verilindje deri te pika e quajtur “Lagja e Gjocajve”. Nga kjo pikë, kufiri shkon në drejtim të verilindjes, në mes të izohipsave 600 dhe 700 në pjesën perëndimore të Junikut dhe Vokshit deri te pika në vendin e quajtur “Shkoza”. Prej këtu, kufiri vazhdon në drejtim të verilindjes deri te pika në pjesën veriore të fshatit Voksh, për të vazhduar në drejtim të fshatit Pobërgjë, në afërsi të vendit të quajtur “Variq”. Më tutje kufiri shkon në drejtim të veriut, në kufirin administrativ të fshatrave Pobërgjë dhe Hulaj. Nga kjo pikë vazhdon në drejtim të veriut deri te pika në veriperëndim të Manastirit të Deçanit, në afërsi të lumit Bistrica e Deçanit. Nga kjo pikë, kufiri fillon të kthehet në drejtim të verilindjes dhe vazhdon deri te pjesa e Përroit të Bebovcit në afërsi të vendit të quajtur “Kodër Qavza” dhe vazhdon kah verilindja, duke ndjekur izohipsën 700 deri te Gryka e Strellcit. Nga Gryka e Strellcit, duke vazhduar në mes të izohipsave 600 dhe 700 kufiri shkon në drejtim të veriut në pjesën perëndimore të fshatit Lubeniq, përreth kodrës së quajtur Rudenica deri te Kroi i Lubeniqit. Duke filluar nga kjo pikë kufiri shkon në drejtim të veriut deri te pjesa e quajtur Otrzi, ku shtrihet kufiri i fshatrave Lubeniq dhe Zagërm. Prej këtu, kufiri vazhdon në drejtim të veriperëndimit, duke përcjell izohipsat ndërmjet 600 dhe 700 deri te pika, e cila gjendet afër pendës së fshatit Bellopojë. Më pas nga kjo pikë kufiri kthehet në drejtim veriperëndim dhe kalon në mes të izohipsave 650 dhe 750 te fshati Zatra, në pjesën e poshtme të kodrinës së quajtur “Gubavci” dhe vazhdon kah veriperëndimi deri te lumi Bistrica e Pejës, në vendin ku është vendosur ujësjellësi i Pejës në rrugën për Grykë të Rugovës. Në vazhdim kufiri shkon në drejtim të verilindjes në pjesën perëndimore të fshatit Lëvosha, duke përcjell izohipsat në mes të 700 dhe 800 duke kaluar në pjesën e poshtme në kodrën e quajtur “Maja e Zezë” deri te lumi Sushicë në pjesën perëndimore të fshatit Brestovik, përkatësisht te penda ku fillon ngritja e theksuar e masivit malor të Bjeshkëve të Nemuna. Më tutje kufiri vazhdon në drejtim të verilindjes të fshatit Brestovik dhe vazhdon të përcjellë izohipsën në mes 600 dhe 700 duke kaluar në pjesën perëndimore të fshatit Sigë, duke vazhduar deri te vendi “Qarrishtë”. Në vazhdim kufiri shkon në drejtim të verilindjes në pjesën perëndimore të fshatit Novosellë në vendin e quajtur “Qarrishtë” dhe fillon të kthehet në drejtim të veriperëndimit në afërsi të lagjes Burnut dhe vazhdon në anën perëndimore të fshatit Radavc, në afërsi të burimit të Drinit të Bardhë, duke përcjell izohipsat në mes të 540 deri në 2 650. Nga këtu kufiri shkon në drejtim të veriut, duke e përshkuar rrugën e cila lidh Malin e Zi me Kosovën dhe vazhdon në pjesën veriperëndimore të fshatit Jabllanicë e Madhe në vendin e quajtur Fjerrishta. Kufiri, tutje, fillon të kthehet nga verilindja, duke përcjell izohipsën në mes të 800 dhe 900 në pjesën e quajtur “Gllavica”, në drejtim të fshatit Jabllanica e Vogël dhe vazhdon deri te vendi i quajtur “Kroi i Doiçit“ në të majtë të Lugut të Shpellës. Nga Kroi i Doiçit kufiri fillon të kthehet në drejtim të lindjes deri në pjesën veriore në afërsi të Lagjes së Cakutajve të fshatit Kaliqan, te vendi i quajtur „Shkëmbi i Sokolit“. Prej këtu, kufiri vazhdon në pjesën veriore të Sudenicës në vendin e quajtur „Kodra e Madhe“ e Sudenicës i ndjekur me izohipsat në mes të 800 dhe 900 dhe shkon në drejtim të Leskovikut deri te vendi i quajtur „Shkëmbi i Zi“. Kufiri vazhdon në drejtim të lindjes në pjesën e poshtme të kodrës së quajtur „Mlakishtë“, duke e përcjell izohipsën në mes të 650 dhe 750 dhe shkon deri në veri të vendbanimit Lubozhdë, duke vazhduar kah lindja deri në afërsi të Përroit të Dragiqit, që gjendet në mes të vendeve të quajtura Cerovina dhe Caculan. Nga kjo pikë kufiri fillon të kthehet kah veriu përgjatë shtratit të Përroit Dragiq deri te kufiri me Serbinë, për të vazhduar në vijën kufitare me Malin e Zi dhe Shqipërinë, ku edhe mbyllet kufiri. 3. Kufiri i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është vijëzuar në paraqitjen hartografike në përmasa 1:25.000 dhe është pjesë përbërëse e këtij ligji. 4. Paraqitja hartografike me kufijtë e vijëzuar të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ruhet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article divides the national park into protection zones and an impact zone, and describes what activities may occur in each zone.
Neni 3 Regjimet e mbrojtjes 1. Në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” vendosen regjimet mbrojtëse sipas zonave: 1.1. Zona e parë - përfshinë pjesët e territorit të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” me veçori natyrore të jashtëzakonshme, me lloje të rralla, të rrezikuara të bimëve dhe shtazëve dhe tipave të vendbanimeve në kushte të natyrës së egër. Kjo zonë gëzon karakterin e mbrojtjes strikte. 1.2. Zona e dytë - menaxhimi aktiv - përfshinë pjesët e territorit të Parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” që karakterizohen me ekosisteme, vlera peizazhore dhe vlera tjera të natyrës ku mund të ushtrohen ekoturizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtaritë të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e mbrojtjes. 1.3. Zona e tretë - e shfrytëzimit të qëndrueshëm përfshinë pjesët e territorit të Parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ku mund të bëhet: ndërtim, rindërtim, mbrojtje të objekteve tradicionale dhe rekreacion, turizëm dhe nevoja të banorëve në territorin e Parkut Kombëtar si dhe shfrytëzim të kullosave dhe shfrytëzim ekonomik i të mirave të natyrës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës si dhe në harmoni me ligjet përkatëse dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar. 1.4. Zona e ndikimit - përfshinë hapësirën prej pesëdhjetë(50) metra nga kufiri i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” që shërben për parandalimin e ndikimeve të dëmshme në Parkun kombëtar. 2. Përcaktimi i regjimeve të mbrojtjes bëhet me Planin hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ndërsa veprimtaritë dhe aktivitetet zhvillohen sipas Planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar dhe legjislacionit në fuqi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry of the Environment and Spatial Planning must establish the Directorate for the Administration of the National Park “Bjeshkët e Nemuna” within 6 months after the law enters into force, and that Directorate carries out the park’s administration tasks.
Neni 4 Administrimi Punët për administrimin e Parkut Kombëtar ”Bjeshkët e Nemuna” i kryen Drejtoria për Administrimin e Parkut kombëtar ”Bjeshkët e Nemuna” me seli në Pejë të cilën Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e themelon në afat prej gjashtë (6) muaj nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji. 3 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Property rights and denationalization are regulated by special laws and are not covered by this law.
Neni 5 Të drejtat pronësore dhe denacionalizimi rregullohen me ligje të veçanta dhe nuk janë objekt i këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after publication in the official gazette.
Neni 6 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-086 13 dhjetor 2012 Shpallur me dekretin Nr. DL-060-2012, datë 26.12.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga 4 LIGJI NR. 04/L - 086 PËR PARKUN KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA” ANEKSI I. PARAQITJA HARTOGRAFIKE E PARKUT KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA”
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-086 PËR PARKUN KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA”
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in