LIGJI NR. 04/L-087 PËR PARKUN KOMBËTAR “SHARRI”
This provision states that the Assembly adopts the Law on the National Park “Sharri”.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-087
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision states that the Assembly adopts the Law on the National Park “Sharri”. The Sharri mountains area is declared a national park named “Sharri.” This article defines the boundaries of the Sharri National Park and says the mapped boundary plan is kept by the Ministry of Environment and Spatial Planning and by the Institute of Kosovo for Nature Protection. This provision sets four protection zones for the Sharri National Park and describes what each zone covers and allows. The Ministry of Environment and Spatial Planning must, by decision, establish the Directorate for the Administration of the National Park “Sharri” within three months after this law enters into force.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-087 PËR PARKUN KOMBËTAR “SHARRI”
Showing 8 of 8
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision states that the Assembly adopts the Law on the National Park “Sharri”.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 21 JANAR 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L - 087 PËR PARKUN KOMBËTAR “SHARRI” Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PARKUN KOMBËTAR “SHARRI”
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The Sharri mountains area is declared a national park named “Sharri.”
Neni 1 Qëllimi Pjesa e territorit të maleve të Sharrit si tërësi hapësinore që veçohet me vlera dhe raritete natyrore, me pyje të ruajtura, me numër të madh të ekosistemeve të rëndësishme pyjore dhe ekosisteme të tjera, me numër të konsiderueshëm të llojeve të ruajtura endemike dhe relikte, me karakteristika të pasura gjeomorfologjike, hidrologjike, si dhe me vlera shkencore, kulturore, historike, peizazhore, sportive, rekreative – turistike dhe veprimtaritë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik sipas kritereve mjedisore , shpallet park kombëtar me emërtim: Parku Kombëtar “Sharri”. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines the boundaries of the Sharri National Park and says the mapped boundary plan is kept by the Ministry of Environment and Spatial Planning and by the Institute of Kosovo for Nature Protection.
Neni 2 Kufijtë 1. Parku Kombëtar “Sharri” përfshinë sipërfaqen prej 53.469 ha. dhe shtrihet në territorin e komunave: Kaçanik, Shtërpcë, Suharekë, Prizren dhe Dragash, në kufijtë e përcaktuar me këtë ligj. 2. Kufiri i Parkut Kombëtar “Sharri” fillon në pjesën lindore te gryka e Kepit të Kurtës (1050 m.) në kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës me Republikën e Maqedonisë dhe vazhdon në drejtim të perëndimit dhe jug-perëndimit përgjatë kufirit shtetëror duke shkuar përtej kuotave, përkatësisht majave më të larta të Sharrit, majës së Lubotenit (2499 m.), Kulla (2314 m.), Livadhi (2491 m.), Çuka e Liqenit (2604 m.), Bistra (2604 m.), Maja e Zezë (2584 m.), Kobilica (2526 m.), Vërtopi (2555 m.), Kara Nikolla (2106 m.), Bardhaleva (2334 m.), Tërpeznica (2610 m.), Qelepina (2554 m.), Rudoka (2658 m.), Vraca e Madhe (2582 m.), deri të pika kufitare e tri shteteve (Kësula e Priftit), Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Nga këtu kufiri vazhdon në veri-perendim deri të kota Kallabak (2174 m.), nga ku e merr drejtimin e veriut, gjithnjë duke u përputhur me kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë, nëpër majën Murga (2025 m.) pret lumin e Restelicës, pastaj lumin e Plavës deri të kuota 1702 m. në malin Koritnik. Kufiri pastaj kthehet në veri-lindje, kalon nëpër Lugin e Keq dhe del në rrugën pyjore kuota 1343 m. për të vazhduar përgjatë kësaj rruge duke futur brenda Kodrën e Erës, duke kaluar nëpër Rrasa pranë Arës së Bajraktarit nëpër kuotën 1273 m. kështu duke mbërthyer kodrën Gollina deri te kuota 1246 m. tashmë në brendi të territorit të komunës së Dragashit. Nga këtu kufiri merr drejtimin e jug-lindjes deri pranë kodrës Kopriva (1493m.) duke lënë jashtë kufirit pyjet e Rronzës. Prej këtu shkon deri te Bunari i Hamitagës më pastaj merr drejtimin e lindjes duke rënë shpatit të Ahishtes rreth 1 kilometër në lindje të fshatit Buçe. Pastaj kufiri merr drejtimin e jugut për në Brinja duke i lënë jashtë kufirit Brinjën dhe Arën e Rexhës duke shkuar në drejtim të pyjeve të Çestakut e duke rënë deri tek rruga për në fshatin Kërsteci i Madh duke kaluar kuotën 1407 m. gjithnjë duke shkuar në drejtimin jug-perëndim thuajse duke mbërthyer tërë malin e Koritnikut, deri te përroi i Pjetrit për të marr më pastaj drejtimin e lindjes nëpër kuotën Çula (1201m.) e për të rënë deri në rrjedhën e lumit të Plavës në përroin tjetër pa emër. Nga këtu vija kufitare shkon duke ndjek rrjedhën e lumit Plava deri 250m. afër kufirit me Shqipërinë. Pastaj nga këtu kufiri merr drejtimin e jugut duke shkuar thuajse paralelisht me kufrin shtetëror në lindje të fshatit Orçushë. Kufiri shkon gjithnjë në drejtim të jug-jug-lindjes nëpër pyjet duke ndjekur rrugën malore që i ndan pyjet e Gosit me Majën e Zezë (1581 m.), e duke ju ofruar fshatit Glloboçicë në lindje rreth 700 metra larg. Vija pastaj ndjek përroin që kalon nëpër Rudce për të rënë poshtë deri te rrjedha e lumit të Restelicës. Nga këtu vija ndjek gjithnjë rrjedhën e lumit në drejtim tashmë të jugut duke kaluar kuotën 1107 m. Pastaj vija kufitare merr drejtimin e lindjes për të dal në rrugën që shpie për në fshatin Krushevë. Kjo vijë e ndjek rrugën deri pranë varreve të fshatit të Krushevës, për të këputur sërish rrjedhën lumore të 2 Restelicës e duke u ngjitur përpjetë shpatit duke kaluar nëpër kuotat 1390 m. pastaj kuotën Kolenica (1489 m.). Nga këtu vija kufitare merr drejtimin e veriut duke mbërthyer pyjet e Jellakut. Më pas vija del në rrugën për në Restelicë duke ju afruar në perëndim të fshatit Restelica te kuota 1426 m., prej nga vija merr drejitmin e shtrirjes në perëndim gjithnjë duke i kufizuar në vete pyjet në lindje të Restelicës duke kaluar nëpër urën e Kadiut pastaj kuotën 1644 metra. Më pastaj kufiri fillon të merr drejtimin e jugut me zigzake deri te përroi Çopur. Më pastaj vija kthehet kah jug-perëndimi nëpër rrjedhën e lumit për t’u lidhur me rrugicën tjetër të anës së djathtë të lumit. Nga këtu vija e kufirit shkon përgjatë vijës që ndanë pronën private nga ajo publike në drjetim të jug-lindjes deri te rruga kryesore Restelicë - kufi me Maqedoninë. Vija kryesisht e ndjek rrugën deri afër fshatit Restelicë gjithnjë duke ndjekur kufirin në mes të tokave private dhe publike. Nga rruga që vija e tangon në jug të fshatit, vija kufitare merr drejtimin e lindjes përgjatë lumit të Restelicës duke u ngjitur përpjetë deri tek kuota 1581 metra prej nga pastaj kufiri merr drejtimin e veriut përkatësisht veri-perëndimit derit te kuota 1818m. si dhe kuotën tjetër 1887m. duke bërë një gjysmë rreth për ta lënë jashtë kufirit majën Kërstilla prej 1907 metra. Nga këtu vija kufitare tashmë arrin të mbërthen në vete majën e lartë malore Ovçinec (2177 m.) pastaj duke shkuar përskaj majës tjetër Maja e Zezë (2063 m.). Prej këtu vija merr drejtimin e perëndimit kah fshati Zlipotok duke ju afruar rrëzë shtëpive të fshatit. Gjithnjë duke ndjekur perëndimin vija kufitare tangohet me rrugën kryesore për në fshatin Zlipotok tek kuota 1414 metra përkatësisht tek varrezat e fshatit. Prej kësaj pike vija merr drejtimin e veri-lindjes përskaj varrezave duke mbërthyer në vete majën malore Popovica (1567 m.), pastaj majën tjetër Bigor duke shkuar në drejtim të pyjeve Leska përmbi hidrocentralin e Dikancës deri tek lumi i Brodit. Nga këtu vija kufitare ndjek lumin e Brodit në drejtim të burimit të tij deri afër fshatit Brod kur fillon dhe i shmanget fshatit duke u ngjitur vija përpjetë shpatit të Rudinës deri tek kuota 1483 metra, pastaj kufiri merr drejtimin e lindjes duke kapërcyer lumin tek Ura e Shollës përkatësisht tek bashkimi i rrjedhave të lumenjve Lleva dhe Dushkaja. Më pastaj vija kufitare ndjek kufirin e tokave të “Sharr-Prodhimit” duke kaluar nëpër kuotat 1790 m. më pastaj te kuota 1432 m. në degën e djathtë të lumit Brod pranë varrezave të fshatit Brod. Kufiri vazhdon të bëjë rrethin e çrregulltë nëpër kuotat 2081 m. përkatësisht 1680m. duke mbështjellë thuajse të tërë fshatin Brod dhe duke lënë fshatin jashtë kufirit. Më pastaj vija kufitare del deri tek rruga kryesore Dikancë - Brod duke ndjekur deri afër fshatit Dikancë. Më pastaj kufiri vazhdon të marr drejtimin e veriut përkatësisht veri-lindjes duke kaluar pranë kuotave Virje 1602 metra, përkatësishti 1598 duke ju afruar fshatit Lleshtan nëpër Baçillishtë, Shillovicë deri tek lumi i Radeshës tek kuota 1436 metra. Nga kjo kuotë vija merr drejtimin e jug-lindjes nëpër përroin e Zagrejcit duke mbërthyer shpatiet e rrëpijta të Zagrejcit pas 1500 metrash vija merr drejtimin e veri-lindjes duke u ngjitur bjeshkës së Livaxhës pranë kuotës 1900 metra, përfundi Gurit të Shqiponjës pastaj nga këtu merr drejtimin teposhtë drejtë përroit të Srednicës përfundi kuotës 1722 metra. Nga këtu vija kufitare ndjek rreth 500 metra shtratin e përroit për t’u kthyer pastaj sërish në drejtim të veriut nëpër malet e Bogdanicës deri te kuota Guri Marushan në shtratin e përroit të Pllajnikut. Vija kufitare vazhdon të ndjekë drejtimin e veriut deri tek Kroi Obçinove, pastaj kuota 1572 pranë kodrës Sumllar prej nga merr drejtim veri-lindje deri tek përroi Ropuha në veri-perëndim të fshatit Kuk. Vija kalon përroin duke marrë drejtimin thuajse krejtësisht të lindjes duke kaluar përskaj kodrës së Shullanit e për të rënë deri tek lumi Reka e Shehit të Madh tek kuota 1628 metra. Prej këtu vija sërish merr drejtimin e veri- lindjes duke kaluar Gurin e Torishtes e duke zbritur tek lumi Reka e Shehit të Vogël. Më pastaj kufiri merr drejtimin e veriut duke bërë zigzage duke përfshirë në vete vendet Guri i Korbit, Gurin e Grihes e pastaj Brezhdën deri tek shpatiet e Dridzës, një kilometër në jug - lindje të fshatit Zaplluzhë. Nga këto shpatie vija takon kuotën 1367 metra, pastaj kuotën 1680 metra në Ugar, kuotën tjetër 1609 për të mbërritur tek Qafa e Dhelpnës pranë kuotës 1625 metra. Nga kjo kuotë kufiri kthehet në lindje dhe zbret deri te rruga për të vazhduar përroskës pa emër deri të lumi i Manastircës nga ku e merr drejtimin e jugut përgjatë lumit deri të përroska tjetër pa emër. Kufiri pastaj ngjitet përroskës në drejtim të jug - lindjes dhe duke kaluar kuotën Guri i Pishës (1192 m.) del të kuota Guri i Qelit (1669 m.). Nga këtu kufiri zbret luginës në drejtim të lindjes deri të lumi Pubenica të cilin e ndjek në drejtim të veri- lindjes deri të izohipsja 1050 m. te Kosa e Gjerë (vend derdhja e përroskave në lumin Pubenica) nga ku kthehet në lindje nëpër kuotën 1093 m. deri te kuota Brod (1048 m.). Nga kjo kuotë kufiri merr drejtimin e veri-lindjes, ngjitet deri te kurrizi i Stërgës së Kumançit dhe vazhdon përgjatë rrugës së livadheve të Lubinjës së Epërme (nën vendin Smig) deri të kuota 1401 m. Mëtej kufiri shtrihet në veri- lindje nëpër kuotën Livadhet e Epërme (1430 m.) dhe zbret luginës deri te kuota 1107 m. (lumi Petreshnica) për të vazhduar në drejtim të veri-lindjes duke u ngjitur kurrizit deri të përroska e Marës (izohipsa 1230 m.). Nga kjo pikë kufiri kthehet në veri - perëndim dhe e ndjek izohipsën 1230 m. deri të kuota 1227 m. nga ku vazhdon në veri-lindje deri te shpatiet e Gropës (1192 m.). Kufiri pastaj shtrihet në lindje nëpër kuotën (1195 m.) përgjatë shpatieve Çuka deri të përroska e Mahallës së Epërme (lagje e fshatit Katundi i Epërm.) (izohipsa 1300 m.) nga ku në drejtim të veri-lindjes ngjitet deri të Llanishta (izohipsa 1400 m.) për të vazhduar në veri-perëndim mbi fshatin Katundi i Epërm dhe 3 del në rrugën rajonale Prizren - Shtërpcë mbi shpatiet e Stërnjigarit (500 m në lindje nga kuota Prisoj 1330 m.). Nga kjo pikë kufiri e ndjek rrugën në drejtim të perëndimit deri të „Kthesa e Gjashtë”, pastaj vazhdon nëpër kuotat Gabar (1195 m.), (1257 m.) (1056 m.) deri te përroska e fshatit Pllanjan nga ku zbret në drejtim të jug - perendimit duke kaluar nëpër kuotat 1084 m., 928 m., 803 m. për të zbritur në Lumbardhë (550 m.) të cilin e ndjekë deri te kuota 532 m. Pastaj e merr drejtimin e perëndimit, e pret rrugën rajonale (Prizren-Shtërpcë) dhe kalon nëpër kuotat 867 m. dhe 974 m. nga ku zbret kurrizit në veri - perendim deri tek përroska e Katërdhjetë Bunarëve të cilën e përfshinë. Nga këtu kufiri e merr drejtimin e veri – lindjes, e kalon Lumbardhin, rrugën rajonale dhe ngjitet kurrizit të shkëmbinjve të Vërtopit, duke e përfshirë pjesën lindore të shkëmbinjve, e mer drejtimin e jug – lindjës, kalon nëpër kurrizin malor të Dullos, dhe pasiqë e mbërthen grykën e përroskës së Vërbiçanit, lidhet me kurrizin Tociv në izohipsen 900 metra. Nga këtu vazhdon kurrizit në drejtim të lindjes deri tek kuota Maja (1567 m.), nga ku kthehet në veri-lindje dhe përgjatë vegjetacionit pyjor del te rruga pyjore për në fshatin Novosellë duke futur brenda kufirit livadhet e kodrinës së Bullecit. Kufiri pastaj zbret nën rrugë deri te izohipsa 1500 m. të cilën e ndjekë deri te Kroni i Aliut (që gjendet në rrugën pyjore), duke i futur brenda kufirit Ujërat e Gropuara. Pastaj kufiri vazhdon përgjatë rrugës në drejtim të veriut deri te kuota 1500 m. (Ravenj), nga ku zbret kurrizit deri tek Guri i Mullinit. Nga kjo pikë kufiri kthehet në veri- lindje dhe ngjitet përgjatë kurrizit malor, kuotat 1052 m. dhe 1569 m. deri të Livadhet e Sulës nga ku zbret kurrizit në veri-perëndim deri të përroska (në lindje të kuotës Tepe 1271 m.) për tu ngjitur pastaj kurrizit në drejtim të veri-lindjes deri tek Shkrepi duke mbërthyer brenda kufirit Ashtën. Kufiri pastaj e përcjell izohipsën 1700 m. nëpër Shpatin Padhe deri të qafa Bubrrec (1709 m.) që gjendet mbi Grykën e Rusenicës. Kufiri mëtej zbret kurrizit malor në drejtim të veri-perëndimit deri të kuota Guri i Livadhit (1448 m.) dhe vazhdon kurrizit në veri - lindje deri të hyrja në Grykën e Rusenicës (750 m.), nga ku kthehet në jug-lindje për të vazhduar pastaj në veri-lindje përgjatë vegjetacionit pyjor (kufirit të malit me livadhet) deri të kuota 830 m. (pjesa e poshtme e Lleshçicës). Nga kjo kuotë kufiri përputhet me izohipsen 850 metra dhe e ndjekë atë deri te kuota 768 metra (Kulla) duke përfshirë Llokmën dhe Arën e Selimit. Pastaj kufiri kalon përgjatë përroskës dhe Grykës së Matozit deri te qafa e Përsllap (kuota 1089 m.) nga ku e merr drejtimin e jug-lindjes dhe kalon përreth pjesëve të poshtme të Grykës (Klisurës) dhe Gurit të Përgjakur deri të kuota 1212 m. Nga këtu kufiri kthehet në veri-lindje dhe duke përcjellur izohipsen 1200 m. del te çesma e Imerit dhe vazhdon nëpër koutën 1335 deri të Kroni i Mbretit. Kufiri pastaj zbret kurrizit malor të Malit të Mbretit deri të kuota 1068 m., nga ku kthehet në jug-lindje dhe përtej kuotave Tëbanat e Bukoshit (1546 m.) dhe 1655 m. del të kuota Rrafshina e Epërme (1443 m.) gjithnjë duke ndjekur kufirin natyror (përroskat, luginat dhe kurrizet malore). Nga kjo kuotë kufiri vazhdon në drejtim të jugut dhe jug-lindjes nëpër kuotën 1084 m. deri tek kuota Çuka (1216 m.), nga ku kthehet në perëndim dhe nëpër majën e Vishevicës (1230 m.) dhe Kryqit del në kuotën Presllap (1291 m.). Kufiri pastaj zbret në jug -perëndim deri të përroska Zashtica (1000 m.) dhe vazhdon përgjatë përroskës në drejtim të jug - lindjes deri te derdhja e përroskës Vasil (pjesa e poshtme e Gurit të Vardishit) nga ku kthehet në jug - perëndim dhe ngjitet kurrizit malor të Llaçeishtës deri të kuota Pisha e Vogël (1495 m.) për të vazhduar në drejtim të perëndimit deri tek kuota Rudina (1536 m.). Nga kjo kuotë kufiri vazhdon në drejtim të jugut përgjatë kurrizit malor dhe kuotës Tumba (1382 m.) deri tek derdhja e lumit Tisi në Lepenc (1119 m.) nga ku kthehet në jug-lindje mbi fshatin Sevcë nëpër kuotat Gobelinc (1297 m.); Kuk (1251 m.); Çuka e Poshtme (1260 m.) deri të kuota Guri i Prushit (1375 m.) nga ku zbret kurrizit deri te ura e Lumit të rrugën rajonale Prizren-Shtërpcë. Pastaj kufiri vazhdon në veri-lindje përgjatë kësaj rruge dhe nëpër kuotat Borja e Poshtme (1232 m.); lumi Muzhnica (1036 m.); kuota (1086 m.); Penjarupa (1169 m.); Shkëmbi i Boçkës (1228 m.); Llazovi (Vlak) (1100 m.); Barojca, Glava (1228 m.); Uji i Bardhë (1100 m.); Lumi Klisura (1031 m.); Zmijaica mbi Drajkovc (1126 m.); Krividell mbi Firajë (1080 m.); Krena (904 m.); Përroska e Madhe mbi Mallahën e Elezëve (780 m.) (lagje e fshatit Brod) deri të pjesët e poshtme të Jasikës mbi Mahallën e Ceklarëve (850 m.). Nga kjo pikë kufiri kthehet në jug-lindje deri të izohipsa 900 mbi Mahallën e Elezëve të cilën e ndjek në jug deri të kuota 900 m. për të vazhduar kurrizit malor deri te kuota mali Shulan (1154 m.) nëpër Përronin e Shpatit. Pastaj kufiri kthehet në jug-lindje deri të kuota 941 m. në rrugën pyjore të cilën e ndjek deri të rruga rajonale Shtërpcë – Doganaj - Glloboçicë. Kufiri mëtej vazhdon në jug përgjatë rrugës rajonale deri te kthesa e Kepit të Kurtës nga ku në drejtim të jug- perëndimit ngjitet grykës së Kepit të Kurtës për tu përmbyllur në pikën fillestare izohipsa 1050 në kufirin shtetëror Kosovë - Maqedoni. 3. Kufiri i Parkut kombëtar “Sharri” është vijëzuar në paraqitjen hartografike në përmasa 1:25.000 dhe është pjesë përbërëse e këtij ligji. 4. Paraqitja hartografike me kufijtë e vijëzuar të Parkut kombëtar ”Sharri” ruhet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. 4 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision sets four protection zones for the Sharri National Park and describes what each zone covers and allows.
Neni 3 Regjimet e mbrojtjes 1. Në territorin e Parkut kombëtar “Sharri” vendosen regjimet e mbrojtës sipas zonave: 1.1. Zona e parë - përfshinë pjesët e territorit të Parkut kombëtar “Sharri” me veçori natyrore të jashtëzakonshme, me lloje të rralla, të rrezikuara të bimëve dhe shtazëve dhe tipave të vendbanimeve në kushte të natyrës së egër. Kjo zonë gëzon karakterin e mbrojtjes strikte; 1.2. Zona e dytë - menaxhimi aktiv përfshinë pjesët e territorit të Parkut kombëtar “Sharri” që karakterizohen me ekosisteme, vlera peizazhore dhe vlera tjera të natyrës ku mund të ushtrohen ekoturizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtaritë të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e mbrojtjes; 1.3. Zona e tretë – e shfrytëzimit të qëndrueshëm përfshinë pjesët e territorit të Parkut kombëtar “Sharri” ku mund të bëhet : ndërtim, rindërtim, mbrojtje të objekteve tradicionale dhe rekreacion, turizëm dhe nevoja të banorëve në territorin e Parkut Kombëtar, si dhe shfrytëzim të kullosave dhe shfrytëzim ekonomik i të mirave të natyrës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës si dhe në harmoni me ligjet përkatëse dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar. 1.4. Zona e ndikimit - përfshinë hapësirën prej pesëdhjetë (50) metra nga kufiri i Parkut kombëtar “Sharri” që shërben për parandalimin e ndikimeve të dëmshme në Parkun kombëtar. 2. Përcaktimi i regjimeve të mbrojtjes bëhet me Planin hapësinor të Parkut kombëtar “Sharri” ndërsa veprimtaritë dhe aktivitetet zhvillohen sipas Planit të menaxhimit të Parkut kombëtar dhe legjislacionit në fuqi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry of Environment and Spatial Planning must, by decision, establish the Directorate for the Administration of the National Park “Sharri” within three months after this law enters into force.
Neni 4 Administrimi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me vendim themelon Drejtorinë për Administrimin e Parkut kombëtar “Sharri” në afat prej tre (3) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Property rights and denationalization are governed by special laws and are not covered by this law.
Neni 5 Të drejtat pronësore dhe denacionalizimi rregullohen me ligje të veçanta dhe nuk janë objekt i këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: After this law enters into force, the Law on National Park “Mali Sharr” is repealed.
Neni 6 Shfuqizimi Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji për Parkun Nacional “Mali Sharr” (GZ KSAK 11/86). - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article says the law starts applying 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-087 13 dhjetor 2012 Shpallur me dekretin Nr. DL-059-2012, datë 26.12.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga 5 LIGJI NR. 04/L - 087 PËR PARKUN KOMBËTAR “SHARRI” ANEKSI I. PARAQITJA HARTOGRAFIKE E PARKUT KOMBËTAR “SHARRI”
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-087 PËR PARKUN KOMBËTAR “SHARRI”
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in