LIGJI NR. 04/L-088 PËR ARKIVAT SHTETËRORE
This is the preamble to the Law on State Archives.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-088
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Law on State Archives. This provision says the law sets basic rules for organizing and running the archival service in institutions of the Republic of Kosovo. This article defines which bodies count as public institutions for this law and includes related legal duties over archival property. This article defines key terms used in the law. The State Archives Agency is organized under this law, led by an Executive Chief, and its structure and organization are set by a sub-legal act proposed by the Agency and approved by the Government.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-088 PËR ARKIVAT SHTETËRORE
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Law on State Archives.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 04 / 19 MARS 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-088 PËR ARKIVAT SHTETËRORE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR ARKIVAT SHTETËRORE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets basic rules for organizing and running the archival service in institutions of the Republic of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton rregullat bazë për organizimin dhe funksionimin e shërbimit arkivor në institucionet e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines which bodies count as public institutions for this law and includes related legal duties over archival property.
Neni 2 Fushëveprimi Për qëllim të këtij ligji, institucionet publike, që hyjnë në fushën e veprimit të këtij ligji përfshijnë: Qeverinë dhe administratën në nivelin qendror, dhe lokal, institucionet ligjvënëse dhe gjyqësore, zyrën e presidencës, prokurorinë, personat fizik dhe juridik, me kusht që të ushtrojnë autoritet administrativ, kryejnë detyra publike apo operojnë me fonde publike sipas ligjeve të Republikës së Kosovës (bartësit privat të kompetencave publike); si dhe detyrimet e tyre ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Agjencia - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është organ qeveritar, e cila organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë në të gjithë rrjetin arkivor të vendit (në tekstin e mëtejmë Agjencia). 1.2. Lënda arkivore - i tërë materiali burimor dhe i reproduktuar nga institucionet publike, personat juridik dhe fizik gjatë veprimtarisë së tyre siç janë: dorëshkrimet, të dhënat e shtypura, vizatimet, fotografitë, vulat, materialet audiovizuele, materialet elektronike dhe të gjitha mjetet tjera ndihmëse të cilat e mundësojnë kuptueshmërinë e qartë të përmbajtjes së informacioneve dhe të cilat lehtësojnë shfrytëzimin e tyre. 1.3. Material dokumentar – tërësia e dokumenteve ose të dhënave të krijuara gjatë veprimtarisë dhe punës së institucioneve publike, personave juridik dhe fizik si dhe evidencat ligjore lidhur me ato, pa marrë parasysh formën dhe formatin e shënimit. 1.4. Fondi arkivor shtetëror - tërësia e materialit arkivor, i cili është nën mbrojtje të shtetit të Republikës së Kosovës, dhe shërben si burim i informatave për shoqërinë, për realizimin e interesave dhe nevojave të saj dhe të shtetit. 2 1.5. Fond krijuesit - institucionet e përcaktuara në fushëveprimin e këtij ligji, të cilat gjatë kryerjes së detyrave të punës krijojnë materialin, i cili dërgohet për arkivim në arkivin kompetent pas kalimit të afatit të përcaktuar me ligj. KREU II DISPOZITAT THEMELORE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The State Archives Agency is organized under this law, led by an Executive Chief, and its structure and organization are set by a sub-legal act proposed by the Agency and approved by the Government.
Neni 4 Organizimi i Agjencisë 1. Agjencia Shtetërore e Arkivave është organ qeveritar e cila kryen detyrat dhe përgjegjësitë të përcaktuara në këtë ligj. 2. Agjencia udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv, i cili është përgjegjës për administrimin, funksionimin dhe menaxhimin e Agjencisë. 3. Emërimi, shkarkimi, funksionet dhe përgjegjësitë e Kryeshefit Ekzekutiv rregullohen me dispozitat përkatëse në fuqi në Republikën e Kosovës. 4. Struktura dhe organizimi i Agjencisë rregullohet me akt nënligjor të cilin e propozon Agjencia dhe e miraton Qeveria. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Agency must receive, record, store, publish, and make archival material available, act in line with the law and international archival standards, advise institutions when needed, run training, and carry out other archive-related tasks set by law.
Neni 5 Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë 1. Agjencia është institucion, i cili pranon, evidenton, ruan dhe publikon materialin arkivor dhe mundëson shfrytëzimin e tij për hulumtime shkencore dhe punë profesionale si dhe për nevoja tjera të cilat janë në interes për institucionet, organizatat, personat juridik dhe fizik. 2. Agjencia ushtron veprimtarinë e vet në pajtim me ligjin dhe aktet tjera të mbështetura në të, si dhe standardet arkivore ndërkombëtare. 3. Këshillon dhe udhëzon sipas nevojës institucionet, të cilat hyjnë në fushëveprimin e këtij ligji lidhur me administrimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e materialit arkivor. 4. Organizon trajnime, kurse, ligjërata për aftësimin dhe perfeksionimin profesional të kuadrit arkivor në Kosovë si dhe kryen punë dhe aktivitete tjera të përcaktuara me ligj dhe me aktet e përgjithshme juridike, që u referohen veprimtarisë arkivore. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Kosovo’s archival network is created to preserve, protect, and properly use archival material and to further archival activity.
Neni 6 Rrjeti i institucioneve arkivore 1. Më qëllim të ruajtjes, të mbrojtjes dhe të shfrytëzimit të përshtatshëm të materialit arkivor dhe të zhvillimit të mëtejshëm të veprimtarisë arkivore krijohet rrjeti arkivor i Kosovës. 2. Rrjeti arkivor i Kosovës krijohet nëpërmjet ndërlidhjes funksionale të të gjitha institucioneve arkivore të Kosovës. 3. Rrjeti arkivor i Kosovës krijohet, organizohet dhe funksionon sipas aktit nënligjor për rrjetin arkivor të Kosovës, të cilin e propozon Agjencia dhe e miraton Qeveria. 3 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Agjencia must create, keep, and update the public archival register, and all central, municipal, and private archives must provide it with the data and information needed for updates.
Neni 7 Fondi arkivor i nivelit qendror dhe lokal Fondi arkivor i nivelit qendror dhe lokal përfshin tërësinë e materialit arkivor të krijuar gjatë veprimtarisë se institucioneve, që hyjnë në fushëveprimin e këtij ligji si dhe të personave fizik dhe juridik me vlerë historike, juridike, politike, ekonomike, sociale e kulturore, i cili shërben si burim i informatave për realizimin e nevojave dhe interesave të shtetit dhe shoqërisë në tërësi. 1. Agjencia, më qëllim të përmirësimit të mundësive për shfrytëzimin e lëndës arkivore krijon, mban dhe përditëson regjistrin arkivor publik. 2. Regjistri arkivor publik ndër të tjera përmban këto elemente: 2.1. evidencën e të dhënave për të gjitha institucionet arkivore dhe fond krijuese të Kosovës. Këto të dhëna klasifikohen sipas nivelit qendror, komunal dhe privat; 2.2. një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë materialin e arkivuar në Agjenci; 2.3. kushtet për shfrytëzimin dhe qasjen në materialin e arkivuar në Agjenci. 3. Të gjitha arkivat në nivel qendror, komunal dhe privat janë të obliguara që ti vënë në dispozicion Agjencisë të gjitha të dhënat dhe informacionet e nevojshme për përditësimin e regjistrit arkivor publik. 4. Agjencia bashkëpunon me arkivat tjera për ndërtimin dhe përditësimin e regjistrit arkivor publik. 5. Në regjistrin arkivor publik mund të ketë qasje çdo person fizik dhe juridik. 6. Regjistri duhet të menaxhohet duke përdorur sistemet më moderne të teknologjisë informative dhe të publikohet në ueb-faqen e Agjencisë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The State Archives Agency of Kosovo is responsible for archiving materials from covered public institutions once they are no longer needed and the retention period has expired. Some listed institutions may instead maintain their own internal archive.
Neni 9 Përgjegjësia për arkivim 1. Përgjegjës për arkivimin e materialeve të të gjitha institucioneve publike, që hyjnë në fushëveprimin e këtij ligji, të cilat nuk janë më të nevojshme për kryerjen e detyrave të punës dhe për të cilat ka kaluar afati i ruajtjes në institucionin përkatës është Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, institucionet e paraqitura në vijim, mund të zhvillojnë arkiv vetanak në kuadër të fushë veprimtarisë së tyre: 2.1. Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës; 2.2. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës; 2.3. Universitetet e Republikës së Kosovës; 2.4. Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës; 2.5. Ministria e Punëve të Brendshme; 2.6. Agjencia Kosovare e Inteligjencës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: If the institutions in paragraph 2 lack the needed conditions and space, they must give their material to the Agency for archiving.
Neni 8 Regjistri arkivor publik 4 3. Në rastin kur institucionet e paraqitura në paragrafin 2. të këtij neni nuk posedojnë kushtet dhe hapësirën e nevojshme për arkivimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e materialit arkivor nga dëmtimi apo asgjësimi, atëherë institucionet e lartcekura i ofrojnë materialin e tyre për arkivim Agjencisë, duke marrë parasysh kushtet dhe kriteret e parapara në këtë ligj. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Institucionet publike duhet t’ia ofrojnë Agjencisë materialet që s’janë më të nevojshme dhe u ka kaluar afati i ruajtjes; Agjencia i vlerëson brenda 6 muajve.
Neni 10 Ofrimi dhe pranimi i materialit arkivor 1. Institucionet publike që hyjnë në fushëveprimin e këtij ligji obligohen që t’i ofrojnë për arkivim Agjencisë të gjitha materialet, të cilat nuk konsiderohen të nevojshme për kryerjen e mëtejshme të detyrave të punës dhe afati i të cilave për ruajtje ka kaluar. 2. Ofrimi i materialit për pranim në Agjenci bëhet më së voni pas kalimit të afatit prej tridhjetë (30) viteve nga momenti i krijimit të materialit, përjashtimisht rasteve kur përmbajtja e materialit është specifike dhe me legjislacionin përkatës në fuqi kërkohet një afat më i gjatë për ruajtje në institucionin përkatës. 3. Agjencisë i sigurohet qasja nga institucioni përkatës në të gjithë materialin dhe të dhënat përkatëse, i cili është propozuar për pranim në Agjenci në mënyrë që të bëhet vlerësimi nëse materiali i plotëson kushtet për arkivim. Materialit të ofruar për arkivim në Agjenci nga institucioni përkatës i bashkëngjiten të gjitha shënimet relevante, të cilat janë të nevojshme për kuptueshmërinë e qartë të informacioneve si dhe për shfrytëzimin efektiv të tyre. 4. Të gjitha materialet elektronike, të cilat i nënshtrohen aktualizimit të vazhdueshëm duhet të ofrohen për arkivim në Agjenci. 5. Komisioni përgjegjës në Agjenci bënë vlerësimin nëse materiali i ofruar nga institucioni përkatës i përmbush kushtet dhe kriteret për arkivim në Agjenci. Në rast se nuk përmbushen kushtet dhe kriteret e parapara me ligj dhe akt nënligjor, materiali i ofruar për ruajtje në Agjenci vazhdon të mbetet në institucionin përkatës, deri në përmbushjen e tyre. 6. Agjencia brenda një periudhe kohore deri në gjashtë (6) muaj pas ofrimit të materialit nga fond krijuesi duhet të vlerësoj se cili material është relevant për arkivim në Agjenci. Për të bërë këtë vlerësim Agjencisë i mundësohet qasja në të gjithë materialin e ofruar për arkivim. 7. Në rastin kur Agjencia nuk merr vendim për arkivimin e materialit të ofruar nga institucioni përkatës brenda afatit kohor prej gjashtë (6) muajve, vazhdon detyrimi i institucionit përkatës për ruajtjen e mëtejshme të materialit të ofruar për arkivim. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Archival material must be kept as received, preserved as a whole, and protected from unauthorized use, misuse, alteration, damage, or destruction.
Neni 11 Administrimi dhe mbrojtja e materialit arkivor 1. Materiali arkivor ruhet në gjendjen në të cilën është pranuar në Agjenci. 2. Materiali arkivor ruhet si tërësi dhe nuk mund të tjetërsohet, dëmtohet apo asgjësohet. 3. Materiali arkivor përpunohet në bazë të kritereve dhe standardeve për arkivim dhe ruhet nga shfrytëzimi i paautorizuar dhe keqpërdorimi. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: People and legal entities may request access to archival material in the Agency, and access is generally free, but it can be restricted for listed reasons.
Neni 12 Shfrytëzimi i materialit arkivor 1. Materiali arkivor mbahet, ruhet dhe shfrytëzohet për nevoja arsimore, shkencore, kulturore, hulumtuese, informative, për punë profesionale dhe nevoja qytetare. 5 2. Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës në materialin e arkivuar në Agjenci, me përjashtim të kufizimeve të cilat parashihen me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi. 3. Hulumtimi dhe shfrytëzimi i materialit arkivor bënë pjesë në të drejtat themelore të qytetarit për informim të lirshëm dhe të papenguar dhe si e tillë në parim nuk mund të kufizohet. 4. Shfrytëzimi i materialit të arkivuar në Agjenci në parim është i pa pagesë. 5. Përjashtimisht nga paragrafi 4. i këtij neni me akt nënligjor përkatës caktohen tarifat dhe taksat për shërbimet arkivore, të cilat krijohen nga shfrytëzimi i materialit arkivor dhe nga krijimi i kopjeve, të cilin e miraton Agjencia. 6. Shfrytëzimi i materialit arkivor mund të kufizohet në tërësi apo pjesërisht në këto raste: 6.1. kur ekziston dyshimi se do të rrezikohet mirëqenia e Republikës së Kosovës; 6.2. kur cenohet siguria kombëtare, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare; 6.3. kur cenohet jeta private e individit; 6.4. kur cenohen të drejtat themelore të personave të tretë të garantuara me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale; 6.5. kur cenohet politika financiare, monetare ose tatimore e shtetit të Republikës së Kosovës; 6.6. çfarëdo dokumenti në përkujdesje të arkivave të Kosovës që përmban informata ose të dhëna që mund t’i prekin të drejtat dhe liritë fundamentale njerëzore të garantuara me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut. 7. Personeli kompetent në Agjenci me rastin e shfrytëzimit të materialit arkivor apo krijimit të kopjes lëshon dokumentin, i cili përmban faktet që përfshinë lënda arkivore. Dokumenti i lëshuar nga Agjencia ka vlerën e dokumentit zyrtar. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Archived material in the Agency may be used after 30 years, but some materials are subject to longer confidentiality or personal-data access limits.
Neni 13 Afatet kohore për shfrytëzimin e materialit të arkivuar në Agjenci 1. Nëse nuk parashihet një afat tjetër me legjislacionin përkatës në fuqi, materiali i arkivuar në Agjenci në parim mund të jepet në shfrytëzim pas kalimit të afatit prej tridhjetë (30) viteve nga momenti i krijimit të materialit nga fond krijuesi nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj. 2. Nëse me dhënien në shfrytëzim të materialit, siç parashihet në paragrafin 1. të këtij neni cenohet mbrojtja e interesave shtetërore të Republikës së Kosovës si dhe marrëdhëniet e shtetit me jashtë, atëherë materiali jepet në shfrytëzim vetëm pasi të kenë rënë këto arsye, ndërsa më së voni pas kalimit të afatit prej pesëdhjetë (50) viteve nga fillimi i afatit për ruajtje të materialit në Agjenci. 3. Afati për dhënien në shfrytëzim të materialit arkivor, në të cilin parashihen rregulla të caktuara për konfidencialitet është gjashtëdhjetë (60) vite nga momenti i krijimit të tij. 4. Materiali arkivor, i cili në bazë të qëllimit dhe përmbajtjes thelbësore është i lidhur më të dhënat personale të personave fizik, nuk mund të jepet në shfrytëzim para kalimit të afateve të mëposhtme: 4.1. dhjetë (10) vite pas vdekjes së personit fizik; 4.2. njëqind (100) vite nga viti i lindjes, në rastin kur nuk është i njohur viti i vdekjes së personit konkret; 6 4.3. gjashtëdhjetë (60) vite nga momenti i krijimit të materialit arkivor, në rast se viti i lindjes dhe ai i vdekjes është i panjohur. 5. Afatet kohore të përcaktuara në paragrafin 4. të këtij neni nuk vlejnë për dokumentet, të cilat në momentin e krijimit kanë qenë publike dhe i janë dedikuar publikut. 6. Afatet kohore të përcaktuara në paragrafin 4. të këtij neni vlejnë edhe për shfrytëzimin e materialit të arkivuar në Agjenci nga institucionet publike. 7. Bashkëshorti/ja, fëmijët apo prindërit e personit, të dhënat personale të të cilit gjenden në Agjenci mund të kenë qasje dhe t’i shfrytëzojnë materialin e arkivuar në Agjenci edhe para kalimit të afateve të përcaktuara në paragrafin 4. të këtij neni, përveç rastit kur personi konkret para vdekjes ka ndaluar qasjen në materialin përkatës për familjarët e tij/saj. 8. Shfrytëzimi i materialit arkivor sipas afateve kohore të përcaktuara në paragrafin 4. të këtij neni mund të lejohet në bazë të paraqitjes së kërkesës edhe para skadimit të këtij afati vetëm në këto raste: 8.1. kur personi përkatës ka miratuar shfrytëzimin e materialit arkivor; 8.2. me rastin e vdekjes së personit përkatës, këtë të drejtë e ushtrojnë pasardhësit e tij të ligjshëm, përveç rastit kur personi përkatës derisa ishte në jetë ka ndaluar shprehimisht qasjen në të dhënat personale të tij/saj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The creator of the fund must deliver and maintain the material it holds, keep archival material protected, classify and record it, report changes to the Agency, and send the material to the Agency after the legal deadline.
Neni 14 Detyrat dhe Përgjegjësitë e Fond krijuesit 1. Fond krijuesi obligohet që materialin, të cilin e posedon t’ia dorëzoj Agjencisë për evidentim dhe ta mirëmbaj sipas kritereve të parapara në këtë ligj dhe standardeve arkivore. 2. Fond krijuesi i materialit arkivor obligohet që të veprojë si në vijim: 2.1. ruajtja e materialit arkivor në gjendje të rregullt dhe mbrojtja e tij nga dëmtimi deri në dorëzimin e tij në arkivin kompetent; 2.2. dërgimi i materialeve arkivore me kërkesën e Agjencisë për regjistrim dhe ruajtje si dhe informimi i saj për çdo ndryshim apo zhvillim përkitazi me të; 2.3. evidentimi dhe klasifikimi i materialit arkivor sipas sistemit të përcaktuar për menaxhimin zyrtar të materialeve; 2.4. dërgimi i materialit arkivor në Agjenci pas kalimit të afatit të përcaktuar me këtë ligj. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Agjencia miraton listën e kategorizimit për ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialit arkivor.
Neni 15 Lista e kategorizimit për ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialit arkivor Agjencia miraton listën e kategorizimit për ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialit arkivor më të cilën përcaktohet vlera dhe afatet e ruajtjes si dhe mënyra e shfrytëzimit të materialit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Local archives must manage, preserve, protect, classify, and categorize local archival materials, and provide professional assistance. The Agency can set a deadline for the holder to deliver completed material, and may regularize material at the holder’s expense if the stated condition is not met.
Neni 16 Fondi Arkivor Lokal 1. Arkivat lokale administrojnë, ruajnë, mbrojnë, klasifikojnë dhe kategorizojnë materialet arkivore të institucioneve lokale dhe të organeve që veprojnë brenda njësive administrativo-territoriale përkatëse. Ato kontrollojnë dhe iu ofrojnë ndihmë profesionale fond krijuesit të institucioneve të pushtetit lokal. 7 2. Materiali arkivor dorëzohet në arkivin kompetent në kuadër të Agjencisë pas kalimit të afatit të përcaktuar me këtë ligj i regjistruar dhe i evidentuar në pajtim me rregullat dhe standardet e arkivistikës. Nëse lënda arkivore nuk është e rregulluar sipas metodologjisë së menaxhimit zyrtar të materialeve të përcaktuar nga Agjencia, atëherë organi kompetent në Agjenci e përcakton afatin në të cilin poseduesi obligohet të dorëzoj materialin e plotësuar sipas kërkesës. 3. Në rastin kur nuk plotësohet kushti i paraparë në paragrafin 1. të këtij neni, Agjencia rregullon materialin më shpenzimet e poseduesit. KREU III DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Each archival institution must adopt a regulation on how archival material is stored and used.
Neni 17 Aktet nënligjore 1. Çdo institucion arkivor obligohet që të nxjerr një rregullore për mënyrën e ruajtjes dhe shfrytëzimit të materialit arkivor, e cila ndër të tjera duhet të rregulloj këto fusha: 1.1. sistemi i menaxhimit zyrtar; 1.2. procedurën e shfrytëzimit të materialit arkivor; 1.3. kriteret dhe standardet për ruajtjen e materialit arkivor; 1.4. krijimi i kopjeve dhe reproduktimeve; 1.5. përgjegjësia e shfrytëzuesve të materialit arkivor në rast të dëmtimit të të mirës arkivore; 1.6. tarifat dhe taksat për përdorimin e materialit arkivor dhe kompensimi për shpenzimet e krijuara me rastin e krijimit të kopjeve dhe reproduktimeve; 1.7. kushtet dhe procedurat tjera për shfrytëzimin e materialit arkivor. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Implementing by-laws must be issued within 6 months after this law enters into force, and the public archival register must be digitized within 3 years.
Neni 18 Afatet për nxjerrjen e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji nxirren në afat prej gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Digjitalizimi i regjistrit arkivor publik përfundon brenda tri (3) viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article repeals three named archive-related laws when the law enters into force.
Neni 19 Shfuqizimi 1. Pas hyrjes në fuqi, ky ligj shfuqizon: 1.1. Ligjin për lëndën arkivore dhe arkivat (Ligji nr. 2003/7); 1.2. Ligjin nr. 02/L-80 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 2003/7; dhe 1.3. Ligjin nr. 03/L-077 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 2003/7 për lëndën arkivore dhe arkivat, datë 7 nëntor 2008. 8 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 20 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-088 15 shkurt 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-007-2012, datë 01.03.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-088 PËR ARKIVAT SHTETËRORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in