LIGJI NR. 04/L-092 PËR PERSONAT E VERBËR
Preamble introducing Law No. 04/L-092 on persons who are blind.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-092
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
Preamble introducing Law No. 04/L-092 on persons who are blind. This provision says the law regulates the legal status of blind persons in Kosovo. This article says the law regulates rights and benefits and sets criteria for classifying blind persons. This article defines key terms used in the law, including “blind person,” the Medical-Social Commission, the relevant ministry, and ZQM. Personat e verbër duhet të mbrohen nga shfrytëzimi, diskriminimi, abuzimi, fyerja dhe tallja, dhe kanë të drejtë t’i gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre njësoj si të tjerët.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-092 PËR PERSONAT E VERBËR
Showing 26 of 26
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: Preamble introducing Law No. 04/L-092 on persons who are blind.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 18 KORRIK 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L – 092 PËR PERSONAT E VERBËR Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PERSONAT E VERBËR KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the legal status of blind persons in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohet statusi ligjor i personave të verbër në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law regulates rights and benefits and sets criteria for classifying blind persons.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon të drejtat dhe përfitimet si dhe përcakton kriteret për kategorizimin e personave të verbërve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including “blind person,” the Medical-Social Commission, the relevant ministry, and ZQM.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. I/E verbër - personi me humbje të plotë të pamurit të lindur ose të fituar të përcaktuar sipas kritereve mjekësore të vlerësuara nga Komisioni Mediko-social; 1.2. Komisioni Mediko-social - komision i përbërë prej ekspertëve mjekësor dhe social, i formuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i cili bën përcaktimin e shkallës së verbërisë, duke përfshirë kohëzgjatjen e saj, për secilin person që paraqet kërkesë për të gëzuar kompensim për shkak të verbërisë, përfitimet dhe të drejtat sipas këtij ligji; 1.3. Ministria përkatëse - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 1.4. ZQM - Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Personat e verbër duhet të mbrohen nga shfrytëzimi, diskriminimi, abuzimi, fyerja dhe tallja, dhe kanë të drejtë t’i gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre njësoj si të tjerët.
Neni 4 Mbrojtja 1. Personat e verbër mbrohen nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes talljes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. 2. Kur veprimet e cekura në paragrafin 1. të këtij neni përbejnë vepër penale, nismën për fillimin e çështjes penale, përveç kujdestarit e kanë dhe organet e rendit organi i prokurorisë apo shoqata, në të cilën ata bëjnë pjesë ose kujdesen për ta. 2 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Blind persons who meet the Mediko-social Commission’s criteria are entitled to favorable, priority employment conditions, and individuals or businesses that employ blind persons receive benefits under the law.
Neni 5 Punësimi 1. Me këtë ligj përfitojnë të gjithë personat e verbër, të cilët me vendim të Komisionit Mediko-social plotësojnë kriteret e caktuara - kjo nënkupton sigurimin e pjesëmarrjes së tyre aktive, duke ju plotësuar kushtet e mëposhtme: 1.1. punësimi në kushte të favorshme dhe me përparësi, sipas ligjeve në fuqi dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në ligje të posaçme. 1.2. personat juridik dhe fizikë që punësojnë persona të verbër përfitojnë të gjitha benificionet të përcaktuara sipas ligjeve në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Personat e verbër lirohen nga taksat dhe tatimet e drejtpërdrejta; në vetëpunësim, ata lirohen edhe nga detyrimet fiskale.
Neni 6 Lirimi nga taksat dhe tatimi Personat e verbër lirohen nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejtë. Në rast vetëpunësimi ata lirohen nga çdo detyrim fiskal, ndërsa në rast se zhvillojnë veprimtari si persona juridikë, ata gëzojnë lehtësira tatimore të cilat i realizojnë sipas ligjeve në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Blind persons are entitled to benefits and compensation, including a monthly state payment of at least 100 euros, subject to conditions and a government bylaw.
Neni 7 Të ardhurat dhe beneficionet 1. Personat e verbër gëzojnë të gjitha të drejtat dhe beneficionet sipas ligjeve në fuqi. 2. Personat e verbër të përcaktuar me këtë ligj, marrin nga buxheti shtetëror kompensimin në një shkallë të caktuar bazuar në pagën minimale në Kosovë, por jo më pak se njëqind (100) Euro në muaj dhe përcaktohet me akt nënligjor të nxjerr nga Qeveria. 3. Përfituesit material për shkak të verbërisë, sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk mund të jenë shfrytëzues të asnjë kompensim nga skemat e tjera pensionale të aplikueshme në Kosovë, përveç nëse ndryshe është përcaktuar me ligj. 4. Përfitimin material për shkak të verbërisë e marrin personat, pavarësisht nga mosha dhe në të njëjtën masë përfitojnë edhe shoqëruesit e të verbërve të grupit të parë, nevoja për të cilët përcaktohet nga Komisioni Mediko-social. 5. E drejta në përfitim material të verbërisë për personat e verbër, si dhe shoqëruesit e tyre, sipas këtij ligji, realizohet nga dita e paraqitjes së kërkesës, nëse janë plotësuar kushtet dhe kriteret për realizimin e tyre. 6. Personat e verbër nënshkruajnë kontratë me shoqëruesit e tyre, para organit kompetent të qendrës për punë sociale dhe ia paraqesin nëpunësit të organit kompetent. 7. Këto pagesa bëhen çdo muaj nga Departamenti i Administratës Pensionale në kuadër të Ministrisë përkatëse. 8. Fondet për pagesa, nga paragrafi 1. i këtij neni, sigurohen nga buxheti i përgjithshëm i Ministrisë përkatëse. 3 KREU II KUJDESI, SIGURIMI I VENDSTREHIMIT, SIGURIMI SHËNDETËSOR, ARSIMIMI, PUSHIMI DHE MIRËSITË E TJERA - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Blind people who meet the legal conditions for housing need get an extra 20 points after their need assessment.
Neni 8 Strehimi Të verbrit që plotësojnë kushtet ligjore për t’u konsideruar si qytetarë me nevojë për strehim, në përfundim të vlerësimit të nevojës së tyre, përfitojnë një shtesë prej njëzet (20) pikash, mbi masën e vlerësuar. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Basic health services must be provided in the same quality and quantity for all citizens. Exemptions from payments and co-payments are regulated by the Health Law and other bylaws, and medical services for blind persons who do not pay premiums are reimbursed by the Ministry of Health and the Health Insurance Fund.
Neni 9 Kujdesi shëndetësor 1. Shërbimet shëndetësore themelore ofrohen në cilësi dhe sasi të njëjtë si për të gjithë qytetarët. 2. Përjashtimi nga pagesat dhe bashkë-pagesat rregullohet sipas Ligjit për shëndetësi dhe me akte tjera nënligjore. 3. Shërbimet mjekësore të cilat ju ofrohen personave të verbër, të cilët nuk paguajnë premiumet do të rimbursohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurime Shëndetësore. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Public institutions must follow applicable laws for the education of blind persons, and ministries must provide braille, large-print, audio/digital texts, and tiflo-tech aids.
Neni 10 Edukimi dhe Arsimimi 1. Edukimi dhe arsimimi i personave të verbërve, në institucionet publike bëhet sipas ligjeve në fuqi. 2. Personave të verbër ju sigurohet përdorimi i shkrimit braill, shkrimit relievor, shkrimit me shkronja të zmadhuara dhe tekstet në teknikën akustike dhe digjitale nga Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë. 3. Pajisjet tiflo-teknike dhe tiflo-didaktike të cilat lehtësojnë integrimin e personave të verbër në shoqëri janë mjete ndihmëse për të cilat obligohet MPMS, MASHT dhe Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës për sigurimin dhe shpërndarjen e tyre. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Blind persons must be provided information in braille, relief print, enlarged print, and audio for public signage, official public information, texts, and school books.
Neni 11 Qasja në informacion 1. Personave të verbër u mundësohet informimi në braill, në reliev, shkrim të zmadhuar, si dhe në audio për të gjithë sinjalistikën në ambientet publike informacionet publike zyrtare, literaturën tekstet, dhe librat në të gjitha nivelet shkollore në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës. 2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e infrastrukturës janë përgjegjëse për zbatimin e paragrafit 1. të këtij neni. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Government must fund rehabilitation centers for blind persons and support their cultural activities, including free participation in cultural and sports events.
Neni 12 Rehabilitimi 1. Qeveria përcakton fonde për ndërtimin e qendrave të rehabilitimit, me kapacitet të mjaftueshëm për personat e verbër. 2. Administrimi i qendrave të rehabilitimit, bëhet me autorizimin e Ministrisë përkatëse ne bashkëpunim me Shoqatën për Personat e Verbër të Kosovës. 4 3. Qeveria, në funksion të rehabilitimit dhe argëtimit të të verbërve, përkrah veprimtarinë kulturore të tyre dhe u siguron falas, pjesëmarrjen në këto manifestime kulturore dhe sportive. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Blind persons and their companions get transport benefits: free urban travel, and 50% of the ticket price in interurban travel. Private and public operators must designate seats for blind persons and place appropriate signs.
Neni 13 Udhëtimi 1. Personat e verbër dhe shoqëruesit e tyre gjatë shoqërimit të personit të verbër, gëzojnë beneficione në pagesa, në trafikun urban falas, ndërsa në ndërurban bëhet me pagesën pesëdhjetë përqind (50%) të vlerës së biletës. 2. Operatorët privat dhe publik duhet të përcaktojnë vendet për të verbrit dhe të vendosin sinjale përkatëse. Këto vende janë të liruara nga detyrimi fiskal të përcaktuar me udhëzim nga MT dhe Ministria e Infrastrukturës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Të gjithë personat e verbër kanë lehtësira për konsumin e energjisë elektrike, dhe Qeveria duhet të sigurojë softuer folës asistues për të verbrit e grupit të parë.
Neni 14 Shpenzimet e energjisë elektrike dhe telefonit 1. Të gjithë personat e verbër, gëzojnë lehtësira në konsumin e energjisë elektrike sipas Ligjit të Skemës Sociale. 2. Qeveria siguron që të gjithë të verbrit të grupit të parë, të pajisen me softuer folës asistues për të verbëritë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Authorities must not approve road or public-space projects unless needed and possible accommodations for blind persons are taken into account; blind persons in public services have priority and may need to show proof of status.
Neni 15 Përfitimet dhe të drejtat tjera 1. Institucionet përgjegjëse për miratimin e projekteve të infrastrukturës dhe rregullimin e territorit, nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët dhe mjediset publike, në qoftë se në to nuk janë marr ë parasysh përshtatjet e nevojshme dhe të mundshme për persona të verbër. 2. Personat e verbër në shërbime publike kanë përparësi në zgjidhjen e kërkesave. Sipas nevojës ata duhet të tregojnë librezën që dëshmon statusin e tyre. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Institutions and responsible persons must not give data about a person's blindness status without that person's consent, except where permitted by the personal data protection law.
Neni 16 Besueshmëria e informatave personale Institucionet dhe personat përgjegjës nuk kanë të drejtë të japin të dhëna për gjendjen verbërisë të një personi, pa pëlqimin e tij, përveç kur kjo lejohet me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. KREU III GRUPIMET, PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBRIT, EVIDENCA DHE KOMISIONI MEDIKO-SOCIAL - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Medico-social Commission assesses blind beneficiaries, classifies blindness into two groups, and issues decisions; first-group blind persons must register their companion and any later change, and associations issue a special blindness booklet based on the commission’s decision.
Neni 17 Komisioni Mediko-social, kompetencat e tij dhe kategorizimi 1. Komisioni Mediko-social përbëhet nga tre (3) ekspertë okulistë, një ekspert tiflolog, një (1) ekspert në fushën e punës sociale, një (1) përfaqësues i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, si dhe një (1) përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili është kryetar i komisionit. 2. Mandati i ekspertëve është një (1) vit pa të drejtë rizgjedhjeje. Funksionimi i komisionit Mediko-social bëhet sipas rregullores së miratuar nga ministria përkatëse. 3. Personat e verbër, përfitues nga ky ligj i nënshtrohen vlerësimit të komisionit Mediko-social në ministrinë dhe rajonet përkatëse. 5 4. Komisioni Mediko-social për personin e verbër lëshon vendim, duke përcaktuar grupin e verbërisë, si dhe nevojat sociale. 5. Komisioni shqyrton kërkesën e personit të verbër, për të përcaktuar shkallën e verbërisë dhe nevojave sociale. 6. Përfituesit nga ky ligj kategorizohen në dy grupe: 6.1. grupi i parë janë personat që nuk e dallojnë dritën nga errësira, deri në qartësinë e të parit 0.02. 6.2. grupi i dytë janë personat që kanë humbje pjesërisht të shikimit, mbi 0.02 deri 0.05. 7. Personi i verbër, i grupit të parë, duhet të deklarojë emrin e shoqëruesit të tij/saj, para organit kompetent që e regjistron atë në një regjistër të posaçëm. Po ashtu, ai duhet të deklarojë edhe ndërrimin eventual të shoqëruesit, nëse e vlerëson të arsyeshme se një ndërrim i tillë duhet të bëhet. Me këtë ndërrim, menjëherë njoftohet edhe administrata e ministrisë përkatëse. 8. Shoqatat bazuar në vendimin e Komisionit Mediko-social lëshon librezën e posaçme të verbërisë, si dokument, provë për përfitim nga ky ligj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Central and municipal responsible institutions must keep accurate, formatted records of the number of beneficiaries, and the Kosovo Association of the Blind must submit the register of issued booklets at year-end and when the relevant ministry asks.
Neni 18 Evidentimi 1. Institucionet përgjegjëse në nivel qendror dhe komunal, duhet të mbajnë evidencën e saktë dhe të formatizuar të numrit të përfituesve të të dy kategorive. 2. Në fund të vitit kalendarik, por edhe sipas kërkesës së ministrisë përkatëse, Shoqata e të Verbërve të Kosovës obligohet të dorëzojë regjistrin e evidencave të librezave të lëshuara për përfituesit nga ky ligj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The competent court must examine lawsuits about non-implementation of this law using an expedited procedure.
Neni 19 E drejta për ankim Paditë e ngritura në gjykatën kompetente për moszbatimin e këtij ligji shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo decides each year, on the Ministry of Finance’s proposal, the amount and benefits set by this law.
Neni 20 Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, do të vendosë për lartësinë e shumës dhe beneficionet e përcaktuara me këtë ligj. KREU IV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Shoqatës së të Verbërve të Kosovës i njihet e drejta të përfaqësojë të verbërit dhe të fitojë shërbime të posaçme, nëse plotëson kushtet e përmendura.
Neni 21 Bashkëpunimi 1. Për zbatimin e këtij ligji, dhe pa mohuar të drejtat e individëve ose grupeve të tjera, Shoqatës së të Verbërve të Kosovës i njihet e drejta e përfaqësimit të të verbërve dhe fitimit të shërbimeve të posaçme, në varësi të plotësimit të kushteve të mëposhtme: 1.1. ushtrimit të veprimtarisë në të gjithë territorin e Kosovës mbi bazën e një statusi demokratik, të njohur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 6 1.2. nënshkrimit të kontratave me ministritë dhe institucionet që financojnë ofrimin e këtyre shërbimeve; 1.3. nënshtrimin ndaj kontrolleve të institucioneve publike për cilësinë e shërbimeve, përdorimin e fondeve, dhe respektimin e statutit të organizatës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse duhet të nxjerrin aktet nënligjore brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Neni 22 Aktet nënligjore Nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, në afat prej gjashtë (6) muajsh Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse nxjerrin aktet nënligjore. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Institutions and persons may be punished if they do not follow this law or if they knowingly submit false statements or forged documents to obtain rights and benefits under it.
Neni 23 Dispozitat ndëshkimore 1. Çdo institucion i cili nuk i respekton dispozitat e këtij ligji ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. 2. Çdo person i cili me vetëdije paraqet deklaratë të rreme ose prezanton dokumentet e falsifikuara me qëllim të përfitimit të drejtave dhe beneficioneve të përcaktuara sipas këtij ligji, ndëshkohet sipas dispozitave ligjore në fuqi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any other legal or regulatory provision that conflicts with it is repealed.
Neni 24 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet çdo dispozitë tjetër e aktit ligjor ose nënligjor, e cila është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette and is applied from 1 January 2013.
Neni 25 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa do të zbatohet nga 01 janari 2013. Ligji Nr. 04/L - 092 14 qershor 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-032-2012, datë 02.07.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-092 PËR PERSONAT E VERBËR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in