LIGJI NR. 04/L-099 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT NR. 03/L-109 DOGANOR DHE TË AKCIZAVE NË KOSOVË
This text is the Gazette heading and preamble for a law amending Kosovo’s Customs and Excise Code.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- 04/L-099
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the Gazette heading and preamble for a law amending Kosovo’s Customs and Excise Code. This provision adds a new Article 1.A stating the law’s purpose. Neni 2 Paragraph 2 of Article 6 is amended by deleting one specified sentence; the rest of the text remains unchanged. This article adds a new Article 10.A after Article 10 of the basic law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-099 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT NR. 03/L-109 DOGANOR DHE TË AKCIZAVE NË KOSOVË
Showing 32 of 32
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the Gazette heading and preamble for a law amending Kosovo’s Customs and Excise Code.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 1 QERSHOR 2012, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-099 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT NR. 03/L-109 DOGANOR DHE TË AKCIZAVE NË KOSOVË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT NR. 03/L-109 DOGANOR DHE TË AKCIZAVE NË KOSOVË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision adds a new Article 1.A stating the law’s purpose.
Neni 1 Pas nenit 1 të ligjit bazik shtohet neni i ri 1.A me tekstin si në vijim: 1.A Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është plotësimi dhe ndryshimi i Kodit Nr. 03/L-109 Doganor dhe të Akcizave në Kosovë, me procedurat e operatorëve të autorizuar ekonomikë, procedurës së parashtrimit të deklaratës përmbledhëse, vlerësimit të riskut, procedurës së ankesës dhe kundërvajtjes administrative. - 2
- 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Paragraph 2 of Article 6 is amended by deleting one specified sentence; the rest of the text remains unchanged.
Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 2 fshihet fjalia “përfaqësuesi i Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe një Gjyqtar” pjesa tjetër e tekstit mbetet e pa ndryshuar. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article adds a new Article 10.A after Article 10 of the basic law.
Neni 3 Pas nenit 10 të ligjit bazik shtohet neni i ri 10.A me tekstin si në vijim: - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Dogana may grant authorized economic operator status to qualifying Kosovo customs-territory operators and may authorize simplifications if the stated conditions are met.
Neni 10.A Operatorët e Autorizuar Ekonomik 1. Dogana, kur është e nevojshme pas konsultimeve me autoritetet tjera kompetente, do të lejojnë, sipas kritereve të paraqitura në paragrafin 2. të këtij neni, statusin e operatorëve të autorizuar ekonomik secilit operator ekonomik i themeluar në territorin doganor të Kosovës. Operatori i autorizuar ekonomik do të përfitoj lehtësira në lidhje me kontrollet doganore të ndërlidhura me sigurinë dhe/apo nga thjeshtëzimet e ofruara në bazë të dispozitave doganore. Statusi i operatorëve të autorizuar ekonomik i nënshtrohet rregullave dhe kushteve të përcaktuara të paraqitura në paragrafin 2. të këtij neni, dhe njihet nga Dogana pa paragjykuar kontrollet doganore. Dogana, duke u mbështetur në njohjen e statusit të operatorit të autorizuar ekonomik dhe me kusht që kërkesat në lidhje me një lloj të veçantë thjeshtëzimi janë plotësuar në përputhje me legjislacionin doganor, autorizojnë operatorin të përfitojë nga ai thjeshtëzim. 2. Kushtet për lejimin e statusit të operatorit të autorizuar ekonomik përfshijnë: a). pajtueshmërinë e të dhënave me kërkesat doganore; 2 b). një sistem të kënaqshëm të menaxhimit tregtar dhe kur është e përshtatshme të dhënat e transportit që lejojnë kontroll doganor të përshtatshëm; c). kur është e përshtatshme, dëshmia mbi aftësinë e pagesave; dhe d). kur është e aplikueshme, standarde të përshtatshme të sigurisë. 3. Procedurat do të zbatohen për përcaktimin e këtyre rregullave: a). për lejimin e statusit të operatorit të autorizuar ekonomik; b). për lejimin e autorizimit për shfrytëzimin e thjeshtëzimeve; c). për mundësinë e themelimit të zyrës kompetente doganore për lejimin e statusit të tillë dhe autorizimit; d). për llojin dhe shtrirjen e thjeshtëzimeve të cilat mund të lejohen në kuptim të kontrolleve doganore në lidhje me sigurinë, duke i marrë për bazë rregullat e përgjithshme për menaxhimin e rrezikut; e). për konsultime me, dhe dhënien e informatave për autoritetet tjera doganore; 4. Kushtet në bazë të së cilave: a). statusi i operatorit të autorizuar ekonomik mund të pezullohet ose revokohet, dhe b). kushtet nën të cilat kërkesa e të qenit i themeluar në territorin doganor të Kosovës mund të mos merret parasysh për kategoritë e veçanta të operatorëve të autorizuar ekonomik duke marrë në konsideratë veçanërisht marrëveshjet ndërkombëtare. 5. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave nxjerr akt nënligjor për zbatimin e këtij neni. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 is identified, but no rule text is provided here.
Neni 4 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, në konsultim me Ministrin e Financave, nxjerr Udhëzimin Administrativ për zbatimin e nenit 11 të Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë.
Neni 11 i ligjit bazik, pas paragrafit 5. shtohet paragrafi 6. me tekstin si në vijim: 6. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës në konsultim me Ministrin e Financave nxjerr Udhëzimin Administrativ për Implementimin e nenit 11 të Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision says that three new articles (41.A, 41.B, and 41.C) are added after Article 10.
Neni 5 Pas nenit 10 të ligjit bazik shtohen tri nene të reja 41.A, 41.B dhe 41.C me tekstin si në vijim: - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Goods brought into Kosovo’s customs territory must be covered by a summary declaration, filed before entry, unless they only pass through airspace without stopping inside the territory.
Neni 41.A 1. Mallrat e sjellura në territorin doganor të Kosovës mbulohen me deklaratë përmbledhëse, me përjashtim të mallrave të bartura me mjete të transportit që kalojnë nëpër hapësirën ajrore të territorit doganor pa u ndalur në brendi të territorit. 2. Deklarata përmbledhëse duhet të parashtrohet në zyrën doganore të hyrjes. Dogana mund të lejoj parashtrimin e deklaratës në një zyrë tjetër doganore, me kusht që kjo zyrë menjëherë t’ia komunikojë apo t’i bëjë të disponueshme në formë elektronike të dhënat e nevojshme zyrës doganore në hyrje. Dogana mund të pranojë, në vend të parashtrimit të deklaratës përmbledhëse, parashtrimin e një njoftimi dhe qasjen në të dhënat e deklaratës përmbledhëse në sistemin kompjuterik të operatorit ekonomik. 3 3. Deklarata përmbledhëse duhet të parashtrohet para se mallrat të sjellën në territorin doganor të Kosovës. 4. Ministria e Financave përmes aktit nënligjor për Implementimin e Kodit të Doganave dhe Akcizës me ndryshime do të përcaktojë vendosjen e: a). afatit kohor në bazë të së cilit deklarata përmbledhëse duhet të parashtrohet para se malli të sjellët në territorin doganor të Kosovës; b). përjashtimi nga rregullat dhe ndryshimet e afatit kohor të përmendur në pikën e parë; dhe c). kushteve në bazë të së cilave kërkesat për deklaratën përmbledhëse mund të tërhiqen apo të përshtaten, në përputhje me rrethanat specifike dhe për lloje të veçanta të mallrave të trafikut, mënyrat e transportit dhe operatorëve ekonomik dhe kur marrëveshjet ndërkombëtare parashikojnë masa të veçanta të sigurisë. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: A summary declaration must generally be submitted using a data-processing technique by the person bringing goods into Kosovo’s customs territory or taking responsibility for their carriage.
Neni 41.B 1. Procedura e paraparë me nenin 41.A të këtij ligji përdoret për të krijuar të dhëna të përcaktuara të përbashkëta dhe formën për deklaratën përmbledhëse, që përmbajnë të dhënat e nevojshme për analizën e rrezikut dhe zbatimin e duhur të kontrolleve doganore, kryesisht për qëllime të sigurisë, duke përdorur, sipas rastit, standardet ndërkombëtare dhe praktikat tregtare. 2. Deklarata përmbledhëse duhet të bëhet duke përdorur një teknikë të përpunimit të dhënave. Të dhënat nga dokumentet tregtare dhe të transportit mund të përdoren, me kusht që ato përmbajnë të dhënat e nevojshme. Dogana mund të pranon deklaratat përmbledhëse në letër në rrethana të jashtëzakonshme, me kusht që ata të aplikojnë të njëjtin nivel të menaxhimit të rrezikut si aplikohet për deklaratat përmbledhëse të parashtruara duke përdorur një teknikë të përpunimit të dhënave. 3. Deklarata përmbledhëse duhet të parashtrohet nga personi që i sjell mallrat, ose që merr përgjegjësinë për bartjen e mallrave në territorin doganor të Kosovës. 4. Pavarësisht detyrimit të personit të përmendur në paragrafin 3. të këtij neni deklarata përmbledhëse në vend të tij mund të parashtrohet nga: a). personi në emrin e të cilit vepron personi i përmendur në paragrafin 3. të këtij neni; b). çdo person që është në gjendje të paraqes mallrat në fjalë ose t’i ketë ato për paraqitje tek autoritetet doganore; ose c). një përfaqësues i një prej personave të përmendur në paragrafin 3. të këtij neni apo në pikat a). dhe b.) të këtij paragrafi. 5. Personi i cekur në paragrafët 3. dhe 4. të këtij neni, me kërkesën e tij, autorizohet të ndryshoj një ose më shumë të dhëna në deklaratën përmbledhëse pasi që ajo të jetë parashtruar. Megjithatë asnjë ndryshim nuk do të jetë i mundur pasi që Dogana: a). ka njoftuar personin i cili e ka parashtruar deklaratën përmbledhëse se kanë për qëllim kontrollimin e mallrave; ose b). ka arritur në përfundim së të dhënat në fjalë janë të pasakta; ose c). ka lejuar largimin e mallrave. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Customs may waive a summary declaration for certain goods, allow filing at a different import customs office if data are shared immediately, and apply the same risk-management level when declarations are not filed using technical data processing.
Neni 41.C 4 1. Zyra Doganore e hyrjes mund të heqë dorë nga parashtrimi i deklaratës përmbledhëse për mallrat të cilat para kalimit të afatit të përmendur në paragrafët 3. dhe 4. të nenin 41.A. të këtij ligji, kanë parashtruar deklarata doganore. Në këtë rast, deklarata doganore duhet të përmbajë së paku të dhënat e nevojshme për një deklaratë përmbledhëse dhe deri sa është pranuar në përputhje me nenin 71 të Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë, do të ketë statusin e deklaratës përmbledhëse. Dogana mund të lejoj parashtrimin e deklaratës doganore në një zyrë doganore të importit të ndryshme nga zyra doganore e hyrjes, me kusht që kjo zyrë komunikon menjëherë apo i vë në dispozicion në formë elektronike të dhënat e nevojshme zyrës doganore të hyrjes. 2. Kur deklarata doganore është parashtruar ndryshe nga përdorimi i përpunimit teknik i të dhënave, Dogana do të zbatojë nivelin e njëjtë të menaxhimit të rrezikut për të dhënat siç aplikohet për deklaratat e bëra duke përdorur përpunimin teknik të të dhënave. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision says four new articles will be added after Article 181, but it does not include their text here.
Neni 6 Pas nenit 181 të ligjit bazik shtohen katër nene të reja 181.A, 181.B, 181.C dhe 181.D me tekstin si në vijim: - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: Goods leaving Kosovo’s customs territory generally need a customs declaration or, if one is not required, a summary declaration.
Neni 181.A 1. Mallrat që dalin nga territori doganor i Kosovës, me përjashtim të mallrave të bartura me mjetet e transportit vetëm duke kaluar nëpër hapësirën ajrore të territorit doganor pa u ndalur brenda këtij territori, mbulohen nga një deklaratë doganore ose kur deklarata doganore nuk është e nevojshme, nga një deklaratë përmbledhëse. 2. Ministria e Financave përmes aktit nënligjor për Implementimin e Kodit të Doganave dhe Akcizës me ndryshime përcakton vendosjen e: a). afatit kohor në bazë të së cilit deklarata doganore ose një deklaratë përmbledhëse duhet të parashtrohet në zyrën doganore të eksportit para se malli të dërgohet jashtë territorit doganor të Kosovës, b). përjashtimin nga rregullat dhe ndryshimet e afatit kohor të përmendura në pikën e parë, dhe c). kushteve në bazë të së cilave kërkesa për deklaratën përmbledhëse mund të tërhiqet apo të përshtatet, dhe d). rastet dhe kushtet nën të cilat mallrat që dalin nga territori doganor i Kosovës nuk i nënshtrohen deklaratës doganore ose deklaratës përmbledhëse, në përputhje me rrethanat specifike dhe për lloje të veçanta të qarkullimit të mallrave, mënyrave të transportit dhe operatorëve ekonomik si dhe kur marrëveshjet ndërkombëtare parashikojnë masa të veçanta të sigurisë. - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: When customs export and exit offices differ, the export office must immediately send or make available the needed data to the exit office. Customs must apply the same risk-management level to declarations made without technical data processing.
Neni 181.B 1. Kur mallrave që largohen nga territori doganor i Kosovës, iu është caktuar një trajtim i lejuar doganor apo përdorim për të cilin qëllim kërkohet deklarata doganore në bazë të dispozitave doganore, kjo deklaratë doganore duhet të parashtrohet në zyrën doganore të eksportit para se mallrat të dalin jashtë territorit doganor të Kosovës. 2. Kur zyra doganore e eksportit është e ndryshme nga zyra doganore e daljes, zyra doganore e eksportit duhet menjëherë të komunikoj ose t’i bëjë të disponueshme në formë elektronike të dhënat e nevojshme zyrës doganore të daljes. 3. Deklarata doganore duhet të përmbajë së paku të dhënat e nevojshme për deklaratën përmbledhëse të përmendur në paragrafin 1. të nenit 181.D të këtij ligji. 5 4. Kur deklarata doganore është parashtruar ndryshe nga përdorimi i përpunimit teknik i të dhënave, Dogana do të zbatojë nivelin e njëjtë të menaxhimit të rrezikut për të dhënat, siç aplikohet për deklaratat e bëra duke përdorur përpunimin teknik të të dhënave. - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: If goods leaving Kosovo’s customs territory need a customs declaration, a summary declaration must be filed before they exit; Customs may also allow filing at another office or accept a notification and electronic access to the data instead.
Neni 181.C 1. Kur mallrave që largohen nga territori doganor i Kosovës nuk iu është caktuar një trajtim i lejuar doganor apo përdorim për të cilat është e nevojshme një deklaratë doganore, një deklaratë përmbledhëse duhet të parashtrohet në zyrën doganore të eksportit para se mallrat të dalin jashtë territorit doganor të Kosovës. 2. Dogana mund të lejojë që deklarata përmbledhëse të parashtrohet në një zyrë tjetër doganore, me kusht që kjo zyrë menjëherë i komunikon apo i bënë të disponueshme në formë elektronike të dhënat e nevojshme zyrës doganore të daljes. 3. Dogana mund të pranon, në vend të parashtrimit të deklaratës përmbledhëse, parashtrimin e një njoftimi dhe qasjen në të dhënat e deklaratës përmbledhëse në sistemin kompjuterik të operatorit ekonomik. - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: Summary declarations must be filed using data processing, normally by the listed goods-related person or their representative. Customs may accept paper declarations only in exceptional circumstances, and data changes are blocked once customs has announced inspection, found the data inaccurate, or allowed removal of the goods.
Neni 181.D 1. Procedura e paraparë me nenin 181.A, 181.B dhe 181.C do të përdoret për të krijuar të dhëna të përcaktuara të përbashkëta dhe formën për deklaratën përmbledhëse, që përmbajnë të dhënat e nevojshme për analizën e rrezikut dhe zbatimin e duhur të kontrolleve doganore, kryesisht për qëllime të sigurisë, duke përdorur, sipas rastit, standardet ndërkombëtare dhe praktikat tregtare. 2. Deklarata përmbledhëse duhet të bëhet duke përdorur një teknikë të përpunimit të të dhënave. Të dhënat tregtare dhe të transportit mund të përdoren, me kusht që ato të përmbajnë të dhënat e nevojshme. Dogana mund të pranoj deklaratat përmbledhëse në letër në rrethana të jashtëzakonshme, me kusht që ata të aplikojnë të njëjtin nivel të administrimit të rrezikut si aplikohet për deklaratat përmbledhëse të parashtruara duke përdorur një teknikë të përpunimit të të dhënave. 3. Deklarata përmbledhëse duhet të parashtrohet nga: a). personi që i sjell mallrat, ose që merr përgjegjësinë për bartjen e mallrave në territorin doganor të Kosovës, ose b). çdo person që është në gjendje të paraqes mallrat në fjalë ose t’i ketë ato për paraqitje tek autoritetet doganore; ose c). një përfaqësues i një prej personave të përmendur në pikat a). dhe b). të këtij paragrafi. 4. Personi i cekur në paragrafin 3. të këtij neni, me kërkesën e tij, autorizohet të ndryshoj një ose më shumë të dhëna në deklaratën përmbledhëse pasi që ajo të jetë parashtruar. Megjithatë asnjë ndryshim nuk do të jetë i mundur pasi që Dogana: a). ka njoftuar personin i cili e ka parashtruar deklaratën përmbledhëse se kanë për qëllim kontrollimin e mallrave; ose b). ka arritur në përfundim së të dhënat në fjalë janë të pasakta; ose c). ka lejuar largimin e mallrave. 6 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision only says that a new Article 252.A is added after Article 252; it does not state the article’s substantive rule.
Neni 7 Pas nenit 252 të ligjit bazik shtohet neni i ri 252.A me tekstin si në vijim: - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: Doganat mund të arrestojnë persona të dyshuar ose të kapur për vepra të caktuara, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës duhet të nxjerrë një Udhëzim Administrativ për zbatimin e kësaj dispozite.
Neni 252.A 1. Çdo person i cili ka kryer vepër apo për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer ndonjë vepër të paraparë me dispozitat e Kodit Doganor dhe Akcizave dhe ligjeve tjera të cilat i zbaton Dogana e Kosovës, për të cilën vepër duhet të arrestohet, mund të arrestohet nga oficerët doganor të autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës sipas nenit 6.9.(a). 2. Kur nuk është e mundur të arrestohet personi në kohën e kryerjes së veprës apo ju ka shmangur arrestit, ai mund të arrestohet nga çdo oficer doganor në momentin e parë të përshtatshëm sikur vepra të ishte kryer në momentin final të arrestimit. 3. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës do të sjellë Udhëzim Administrativ për zbatimin e kësaj dispozite. - 8
- 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: If illegally imported or exported goods have customs duties of 5,000 Euro or less, an administrative fine applies instead of a criminal penalty.
Neni 272 i ligjit bazik fshihet dhe riformulohet si në vijim: “Në rastet e parashikuara me nenin 273 të Kodit Penal të Kosovës, kur shuma e detyrimeve doganore të mallrave të importuara apo të eksportuara ilegalisht nuk e kalon shumën prej pesëmijë (5.000) Euro në vend të dënimit penal do të aplikohet gjoba administrative. Gjoba administrative do të konsiston në gjobë në të holla prej dyfishin e shumës së detyrimeve deri dhjetëfishin e detyrimeve, gjobë e cila do t’i jepet personit përgjegjës ( kryesit ) nga zyra përkatëse doganore”. - 9
- 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: This provision amends Article 276 by replacing the amount of 5,000 Euro with 500 Euro.
Neni 276 i ligjit bazik, pika z). shuma prej “pesëmijë (5.000) Euro” fshihet dhe zëvendësohet me shumën prej “pesëqind (500) Euro”. 2. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: Violations under Article 276 are punishable by a cash fine of 500 to 10,000 Euro.
Neni 276 i ligjit bazik, pas pikës z). shtohet pika e re: zh). me tekstin si në vijim: zh). për të gjitha shkeljet e parapara në nenin 276, do të gjobitet me gjobë në të holla në shumë prej pesëqind (500) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article changes the wording in Articles 298 and 299, replacing “Shmangie Mashtruese” with “Evazion Fiskal”.
Neni 10 Në tërë tekstin e nenit 298 dhe të nenit 299 të ligjit bazik, togfjalëshi “Shmangie Mashtruese”, zëvendësohet me togfjalëshin “Evazion Fiskal”. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This provision says two new articles, 291.A and 291.B, are added after Article 291 of the basic law.
Neni 11 Pas nenit 291 të ligjit bazik shtohen dy nene të reja 291.A dhe 291.B me tekstin si në vijim: - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: This provision defines “Bordi i Pavarur i Rishqyrtimeve” and says who the competent court is.
Neni 291.A Interpretimi “Bordi i Pavarur i Rishqyrtimeve” do të thotë fillimisht Bordi i themeluar nën Direktivën Administrative të UNMIK-ut Nr. 2000/7 të 12 prillit 2000 duke Implementuar Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/20 të 12 prillit 2000 në Procedurat dhe Administratat Tatimore, dhe i qeverisur aktualisht nga Ligji për procedurat 7 dhe administrimin e taksave Nr. 03/L-222. Gjykata kompetente do të thotë gjykata e përcaktuar me Ligjin për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat Nr.03/L-222. - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: Palët mund të zgjidhin një kontest tatimor para seancës, por marrëveshja duhet të jetë me shkrim dhe të ratifikohet nga gjykata; nëse zgjidhja është e pjesshme, gjykata përcakton bilancin e mbetur.
Neni 291.B Marrëveshja mbi taksat Para seancës, palët mund të bëjnë zgjidhjen e kontestit, plotësisht ose pjesërisht, përmes një marrëveshjeje në çështjet dhe shumën e tatimeve, detyrimeve, gjobave ose sipas interesit. Zgjidhja duhet të bëhet me shkrim dhe të bëhet definitive pasi që të jetë ratifikuar nga Gjykata për shkak të pajtueshmërisë së tij me parimin e drejtësisë dhe transparencës. Pasi që vendimi të bëhet definitiv, gjykimi pranë Gjykatës përfundon dhe nuk lejohet asnjë kërkesë e mëtutjeshme nga administrata doganore ose fiskale për të njëjtat fakte. Nëse vendimi është i pjesshëm, gjykata duhet të bëjë përcaktimin e bilancit të diskutuar. - 12
- 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: Article 291 is renamed and reformulated, but the supplied text does not include the new rule text.
Neni 291 i ligjit bazik riemërtohet dhe riformulohet si në vijim: - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: Personat që marrin një vendim nga dogana mund të kërkojnë rishqyrtim; kërkesa bëhet brenda 30 ditëve dhe sektori përkatës vendos me shkrim brenda 60 ditëve.
Neni 291 Ankesat/Kërkesa për rishqyrtimin e vendimit 1. Çdo person i cili ka pranuar një vendim nga dogana ka të drejtë të kërkoj rishqyrtimin e tij, i cili ka të bëjë me aplikimin e legjislacionit doganor, vendim i cili ka të bëjë me të në mënyrë direkte ose indirekte. 2. Kërkesa për rishqyrtimin e vendimit i paraqitet Sektorit të Ankesave doganore brenda tridhjetë (30) ditëve që nga data e pranimit të vendimit të kundërshtuar. 3. Sektori i Ankesave në rishqyrtim të vendimit doganor mund të: a). refuzon kërkesën për rishqyrtim dhe konfirmon vendimin e kundërshtuar; b). aprovon kërkesën dhe anulon vendimin e kundërshtuar; c). aprovon kërkesën dhe revokon vendimin e kundërshtuar; d). aprovon kërkesën pjesërisht dhe ndryshon vendimin e kundërshtuar. 4. Sektori i Ankesave doganore vendos në kërkesë për rishqyrtimin, përmes aktit me shkrim brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e pranimit të kërkesës. 5. Vendimi i Sektorit të Ankesave mund të ankohet tek Bordi i Pavarur i Rishqyrtimeve, në pajtim me Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat Nr. 03/L-222, brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e pranimit të vendimit nga Sektori i Ankesave, për të gjitha vendimet e pranuara deri më 30 nëntor 2012. 6. Nga 1 dhjetori 2012 organi kompetent i caktuar për të pranuar ankesën kundër vendimeve të Sektorit të Ankesave do të jetë Divizioni Fiskal i Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore të Prishtinës, në pajtim me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat Nr. 03/L-222. 7. Kur Bordi i Pavarur i Rishqyrtimit mbanë seancë të mbyllur, Dogana përgjigjet me shkrim brenda tridhjetë (30) ditëve që nga dita e njoftimit të lidhur me ankesën. 8. Kur bordi mbanë seancë të hapur, Dogana përfaqësohet nga një përfaqësues i autorizuar. 8 9. Procedurat para gjykatës kompetente duhet të rregullohen nga rregullat procedurale të përcaktuara me Ligjin për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat Nr. 03/L-222, Ligji për gjykatat Nr. 03/L-199, Ligji për Konfliktet Administrative Nr. 03/L-202 dhe nga ndonjë ligj tjetër relevant në Kosovë. Kundër vendimit të gjykatës kompetente, pala e interesuar mund te paraqet ankesë në Gjykatën e Apelit në pajtim me Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat Nr. 03/L-222. 10. Nëse nuk është në kundërshtim me dispozitat përmbajtëse në këtë kod, dispozitat e Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat Nr. 03/L-222 duhet të gjejë aplikimin për gjithë procedurën e ankesave. Në rast se edhe me këtë ligj nuk është paraparë rregullimi i ndonjë dispozite të procedurës së ankesës, do të gjejë zbatim Ligji i procedurës së përgjithshme administrative si ligj subsidiar. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 13 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-099 3 maj 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-023-2012, datë 17.05.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-099 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT NR. 03/L-109 DOGANOR DHE TË AKCIZAVE NË KOSOVË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in