LIGJI NR. 04/L – 106 PËR TEATROT
This text identifies the Law on Theatres of the Republic of Kosovo and opens Chapter I on general provisions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-106
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies the Law on Theatres of the Republic of Kosovo and opens Chapter I on general provisions. This provision says the law protects freedom of creative expression for theatrical art forms and regulates theatres. This article defines the law’s scope as theatre activity, the preparation and public performance of dramatic works, and various stage performances. This article defines key terms used in the theatre law. Rregullon kush mund të themelojë teatro dhe cili organ vendos për teatrot kombëtare, të qyteteve, kriteret dhe çmimet për teatër.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L – 106 PËR TEATROT
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies the Law on Theatres of the Republic of Kosovo and opens Chapter I on general provisions.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 03 KORRIK 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L – 106 PËR TEATROT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TEATROT KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law protects freedom of creative expression for theatrical art forms and regulates theatres.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj garanton të drejtën e lirisë krijuese për të gjitha format dhe shprehjet artistike skenike dhe njëkohësisht rregullon themelimin, organizimin, funksionimin, drejtimin, menaxhimin dhe financimin e teatrove, pozitën e artistëve teatrorë dhe çështje të tjera të rëndësishme për teatrot. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines the law’s scope as theatre activity, the preparation and public performance of dramatic works, and various stage performances.
Neni 2 Fushëveprimi Fushëveprimi i këtij ligji përfshin veprimtarinë teatrore, përgatitjen dhe shfaqjen publike të veprave dramatike dhe të performansave të ndryshme skenike. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the theatre law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Teatri - institucion kulturor publik ose privat që merret me përgatitjen, organizimin dhe realizimin e shfaqjeve teatrore dhe shfaqjeve tjera skenike. 1.2. Objekti teatror - ndërtesa ose hapësira që posedon teatri për kryerjen e veprimtarisë teatrore. 1.3. Veprimtaria teatrore - përgatitja dhe shfaqja publike të dramave, veprave skenike muzikore, veprave skenike të kukullave dhe veprave tjera skenike. 1.4. Shfaqja teatrore - vepër skenike e cila shfaqet drejtpërdrejt para publikut. 1.5. Artistë teatri - aktorët, regjisorët, dramaturgët, skenografët, kompozitorët, kostumografët, koreografët, piktorët, valltarët, këngëtarët, muzikantët, disenjatorët e ndriçimit, disenjatorët e zërit dhe të efekteve të zërit, makiazhistët, parukierët, krijuesit, animatorët e kukullave dhe të gjithë ata që në mënyrë kreative kontribuojnë në krijimin e veprës teatrore. 1.6. Trupë teatrorë - ansambli artistik, përkatësisht grupi i artistëve që krijon shfaqje teatrore, të cilën e promovon dhe e shfaq para publikut si vepër artistike - skenike. 2 1.7. Kompani teatrore - person juridik vendor ose ndërkombëtar i cili merret me krijimin, paraqitjen dhe promovimin e veprimtarisë teatrore. 1.8. Shoqatë teatrore - organizatë joqeveritare e cila merret me promovimin e veprimtarisë teatrore. 1.9. Ministria - Ministria e Kulturës. 1.10. Ministri - Ministri i Kulturës. 1.11. Ligji - Ligji për teatrot. 1.12. Themeluesi - institucioni, personi juridik ose personi fizik që e themelon teatrin. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Rregullon kush mund të themelojë teatro dhe cili organ vendos për teatrot kombëtare, të qyteteve, kriteret dhe çmimet për teatër.
Neni 4 Themelimi i teatrove 1. Teatrot në Republikën e Kosovës themelohen nga personat fizikë dhe juridikë dhe kanë status publik apo privat. 2. Teatrot kombëtare themelohen me vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin e Qeverisë. 3. Teatrot e qyteteve themelohen me vendim të Asamblesë Komunale. Komuna nuk mund të themeloj më shumë se një teatër të qytetit me status publik. 4. Kriteret për themelimin e teatrove kombëtare dhe teatrove të qyteteve përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria përkatëse për kulturë. 5. Teatrot private, trupat teatrore, kompanitë teatrore dhe shoqatat teatrore mund të themelohen nga persona fizikë dhe juridikë vendorë apo të huaj në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi. 6. Themelimi i çmimeve për teatër bëhet me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri përkatës për kulturë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article lists which theaters have public status.
Neni 5 Teatrot publike 1. Teatrot me status publik janë: 1.1. Teatrot kombëtare; 1.2. Teatri i qytetit; 1.3. Teatri i Studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Teatri Kombëtar i Kosovës is identified as the top theatrical institution in Kosovo, based in Prishtina, with its own statute, seal, logo, separate budget code, and own budget management, and it must stage at least five premieres each year.
Neni 6 Teatri Kombëtar i Kosovës 1. Teatri Kombëtar i Kosovës është institucioni më i lartë teatror në Kosovë dhe ka selinë në Prishtinë. 2. Teatri Kombëtar ka statutin, vulën dhe logon. 3. Teatri Kombëtar i Kosovës ka kod të veçantë buxhetor dhe menaxhon me buxhetin e vet. 4. Teatri Kombëtar realizon së paku pesë (5) premiera gjatë vitit. 3 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Public theatres are organized under statutes and by-laws; national theatres must have at least 30 resident actors, city theatres may have 10 to 20, and public theatres may create special stages.
Neni 7 Organizimi dhe funksionimi i teatrove publike 1. Organizimi dhe funksionimi i teatrove publike rregullohet me statut dhe me akte të tjera nënligjore në pajtim me këtë ligj. 2. Struktura drejtuese e çdo teatri publik përbëhet nga: 2.1. Këshilli drejtues; 2.2. Drejtori i përgjithshëm; 2.3. Udhëheqësi artistik. 3. Teatrot publike kanë staf administrativ dhe teknik. 4. Teatrot kombëtare duhet ta kenë ansamblin rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve. 5. Teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej së paku dhjetë (10) dhe me së shumti njëzet (20) aktorëve. 6. Teatrot publike mund të themelojnë skena të veçanta në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. 7. Teatrot publike kanë logon, vulën, xhirollogarinë dhe selinë e tyre, të cilat përcaktohen me statut. 8. Statutin e Teatrit Kombëtar e harton Këshilli drejtues, ndërkaq e miraton Ministri. 9. Statutin e teatrit të qytetit e harton Këshilli drejtues dhe me propozim të Kryetarit të Komunës e miraton Asambleja Komunale. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The founder must dissolve the public theatre in line with legislation in force.
Neni 8 Shpërbërja e Teatrit Publik Shpërbërjen e teatrit publik e bën themeluesi në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Private theaters, theater companies, theater troupes, and theater associations must be established, organized, and operated according to their own statute.
Neni 9 Teatrot private dhe shoqatat teatrore 1. Themelimi, organizimi dhe funksionimi i teatrove private, kompanive teatrore, trupave teatrore dhe shoqatave teatrore bëhet konform statutit të tyre. 2. Statuti dhe aktet tjera nënligjore miratohen në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The public theatre council is an independent body with powers to supervise the theatre, approve key plans and reports, and choose or remove senior theatre leaders.
Neni 10 Këshilli drejtues i teatrove publike 1. Këshilli drejtues i teatrove publike është organ i pavarur, i cili: 1.1. mbikëqyrë punën e teatrit; 1.2. aprovon politikat afatgjata të zhvillimit të teatrit dhe politikën artistike; 1.3. me propozim të drejtorit të përgjithshëm, miraton planin vjetor buxhetor të teatrit; 4 1.4. me propozim të udhëheqësit artistik dhe në përputhje me buxhetin vjetor miraton programin artistik vjetor të teatrit; 1.5. shqyrton dhe miraton raportin vjetor financiar të teatrit; 1.6. harton dhe propozon statutin, rregulloret dhe aktet tjera nënligjore të teatrit, të cilat i miraton Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit për teatrot kombëtare dhe Asambleja Komunale për teatrin e qytetit; 1.7. interviston kandidatët dhe zgjedhë drejtorin e përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik; 1.8. inicion procedurën dhe shkarkon drejtorin e përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik; 1.9. Këshilli drejtues merr vendime me shumicë absolute të votave të të gjithë anëtarëve. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The article sets the size and four-year mandate of public theatre boards, requires one member to represent the relevant ministry or municipality, and gives the Minister or municipal mayor powers to appoint, dismiss, and constitute the boards.
Neni 11 Përbërja dhe mandati i Këshillit drejtues të teatrove publike 1. Këshilli drejtues i teatrove kombëtare përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, me mandat katër (4) vjeçar. 2. Njëri prej shtatë (7) anëtarëve të Këshillit drejtues të teatrove kombëtare duhet të jetë përfaqësues i Ministrisë përkatëse për Kulturë. 3. Këshilli drejtues i teatrit të qytetit përbëhet nga pesë (5) anëtarë, me mandat katër (4) vjeçar. 4. Njëri prej pesë (5) anëtarëve të Këshillit drejtues të teatrit të qytetit duhet të jetë përfaqësues i komunës përkatëse. 5. Anëtarët e Këshillit drejtues të teatrit duhet të jenë persona kredibil, me autoritet dhe me përgatitje profesionale në fushën e teatrit. 6. Këshillin drejtues të teatrove kombëtare e emëron dhe shkarkon Ministri, ndërsa atë të teatrit të qytetit e emëron dhe shkarkon Kryetari i Komunës. 7. Konstituimin e Këshillit drejtues të teatrove kombëtare e bën Ministri, ndërsa atë të teatrit të qytetit e konstituon Kryetari i Komunës. 8. Mbledhjen e parë e thërret dhe e udhëheq anëtari më i moshuar i Këshillit. 9. Kryetari i Këshillit zgjidhet në mbledhjen e parë me shumicë absolute të votave të të gjithë anëtarëve. 10. Këshilli drejtues i teatrove kombëtare i paraqet Ministrisë së paku një (1) herë në vit raportin e punës së teatrit. 11. Këshilli drejtues i teatrit të qytetit i paraqet kryetarit të komunës së paku një (1) herë në vit raportin e punës së teatrit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Board members of national theatres must answer to and report to the Minister, and board members of city theatres must answer to and report to the Mayor. Board members are also compensated for their work, with payment form and amount set by the applicable legislation.
Neni 12 Përgjegjësia dhe kompensimi i Këshillit drejtues 1. Anëtarët e Këshillit drejtues të teatrove kombëtare për punën e tyre i përgjigjen dhe i raportojnë Ministrit. 2. Anëtarët e Këshillit drejtues të teatrit të qytetit për punën e tyre i përgjigjen dhe i raportojnë Kryetarit të Komunës. 5 3. Anëtarët e Këshillit drejtues kompensohen për punën e tyre. Forma dhe shuma e pagesës caktohet sipas legjislacionit në fuqi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Public theatres have two leaders, selected through a public competition, appointed and dismissed by the theatre board, with specific qualification and term rules.
Neni 13 Udhëheqësit e teatrove publike 1. Teatrot publike kanë dy (2) udhëheqës: 1.1. Drejtorin e përgjithshëm; 1.2. Udhëheqësin artistik. 2. Udhëheqësit e teatrit zgjidhen me konkurs publik, të cilin e shpall Këshilli drejtues për teatrot kombëtare dhe Komuna për teatrin e qytetit. 3. Mandati i udhëheqësve të teatrit është katër (4) vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër. 4. Drejtori i përgjithshëm i teatrit duhet të jetë nga fusha e teatrit ose nga lëmitë tjera të përafërta të kulturës. 5. Udhëheqësi artistik duhet të jetë nga fusha e teatrit. 6. Konkursi për zgjedhjen e udhëheqësve të teatrit shpallet një muaj para skadimit të mandatit të udhëheqësve në detyrë. 7. Emërimin e drejtorit të përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik e bën Këshilli drejtues i teatrit. 8. Shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm dhe udhëheqësit artistik e bën Këshilli drejtues i teatrit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The General Director of the Public Theatre is responsible for managing the theatre and reporting to the Board.
Neni 14 Drejtori i përgjithshëm i Teatrit Publik 1. Drejtori i përgjithshëm i Teatrit Publik ka këto përgjegjësi: 1.1. bën menaxhimin financiar, administrativ, teknik dhe promovues të teatrit; 1. 2. zbaton vendimet e Këshillit drejtues të teatrit; 1.3. propozon organizimin e brendshëm të teatrit tek Këshilli drejtues; 1.4. përfaqëson teatrin brenda dhe jashtë vendit; 1.5. propozon buxhetin vjetor para Këshillit drejtues; 1.6. kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve; 1.7. mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe të donacioneve; 1.8. negocion dhe nënshkruan kontratat dhe marrëveshjet me artistë të pavarur dhe me palë tjera; 1.9. menaxhon mirëmbajtjen dhe sigurimin e ndërtesës së teatrit; 1.10. menaxhon bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; 1.11. për punën e tij i përgjigjet dhe i raporton Këshillit drejtues; 6 1.12. kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe statut. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The artistic director of the public theatre must carry out a list of management and artistic coordination responsibilities.
Neni 15 Udhëheqësi artistik i Teatrit Publik 1. Udhëheqësi artistik i teatrit ka këto përgjegjësi: 1.1. propozon politikat artistike të teatrit dhe pas miratimit nga Këshilli drejtues i zbaton ato; 1.2. në konsultim me drejtorin e përgjithshëm bënë propozimin e repertorit artistik vjetor para Këshillit drejtues të teatrit; 1.3. repertorin e zgjeruar në përpjesëtim dy për një e paraqet për miratim para Këshillit drejtues të teatrit, duke krijuar hapësira për afirmimin e krijimtarisë kombëtare; 1.4. udhëheqë punën kreative të ansamblit rezident; 1.5. bën recension për çdo vepër skenike para hyrjes në repertorin vjetor të teatrit; 1.6. është përgjegjës për realizimin e repertorit vjetor të teatrit; 1.7. përcakton regjisorët dhe i ndihmon drejtorit të përgjithshëm në përzgjedhjen e ekipit artistik të shfaqjeve; 1.8. i bën propozim drejtorit të përgjithshëm për bashkëpunim artistik me artistë dhe institucione teatrore vendore dhe ndërkombëtare; 1.9. bashkë me drejtorin e përgjithshëm mbajnë përgjegjësi për çdo shfaqje publike të teatrit; 1.10. për punën e tij e njofton drejtorin e përgjithshëm kurse i përgjigjet dhe i raporton Këshillit drejtues të teatrit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Public theaters must use qualified actors and follow set procedures for forming and leading the resident artistic ensemble.
Neni 16 Aktorët e teatrove publike 1. Teatrot kombëtare kanë ansamblet e tyre artistike rezidente me përbërje prej aktorëve të të gjitha gjeneratave. 2. Aktorët e angazhuar në teatrot publike duhet të kenë shkollim adekuat akademik. 3. Ansamblin artistik rezident e përzgjedhë komisioni profesional i përbërë nga pesë (5) anëtarë. 4. Anëtarët e komisionit profesional përzgjidhen nga Këshilli drejtues i teatrit nga lista prej së paku tetë (8) kandidatëve, të propozuar nga udhëheqësi artistik. 5. Komisionin e kryeson udhëheqësi artistik apo drejtori i përgjithshëm aty ku nuk është funksionale pozita e udhëheqësit artistik. 6. Anëtarë të këtij Komisioni duhet të jenë artistë me reputacion dhe kredibilitet profesional në fushën e teatrit. 7. Përzgjedhja e aktorëve për ansamblin rezident bëhet përmes procedurës së audicionit me konkurs publik. 8. Organizimi, funksionimi, kategorizimi dhe kohëzgjatja e angazhimit në ansamblin artistik rezident rregullohet me akt nënligjor. 7 9. Teatrot publike mund të angazhojnë edhe artistë dhe personel tjetër me kontratë mbi shërbime të veçanta. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Public theaters have administrative and technical staff, and sublegal acts determine responsibilities, duties, rights, and the number of workers.
Neni 17 Punëtorët tjerë të Teatrit Publik 1. Teatrot publike kanë staf administrativ dhe teknik. 2. Përgjegjësitë, detyrat, të drejtat dhe numri i punëtorëve përcaktohen me akte nënligjore. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Teatri i Studentëve i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës themelohet dhe funksionon brenda Universitetit të Prishtinës.
Neni 18 Teatri i Studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës 1. Teatri i Studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës themelohet dhe funksionon si institucion në kuadër të Universitetit të Prishtinës. 2. Themelimi dhe funksionimi i tij përcaktohet me akte nënligjore nga Universiteti i Prishtinës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says how theaters and theatrical associations are financed, including public funding, optional own-source funding, and annual public audit and tendering duties for the Ministry and municipalities.
Neni 19 Mjetet për financimin e punës së teatrove dhe shoqatave teatrore 1. Mjetet për punën e teatrove dhe të shoqatave teatrore nënkuptojnë mjetet për program, shpenzime materiale, paga dhe honorare, mjetet për investime kapitale dhe investime për mirëmbajtje, të cilat sigurohen në përputhje me ligjin në bazë të propozimit të pranuar të programit si dhe të planit financiar. 2. Mjetet financiare për punën e teatrove publike sigurohen nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Kosovës. 3. Mjetet për punën e teatrove publike kombëtare i siguron Ministria, ndërsa mjetet financiare për punën e teatrove të qyteteve i siguron komuna përkatëse. 4 Mjetet financiare për punën e teatrove dhe të shoqatave teatrore mund të sigurohen edhe nga të hyrat vetanake, donacionet, sponsorzimet si dhe burimet tjera në përputhje me këtë ligj. 5. Ministria çdo vit shpall konkurs publik për financimin e projekteve teatrore. 6 Ministria së paku një herë në vit angazhon një auditor për auditim të pasqyrave financiare për teatrot publike kombëtare. 7. Komuna së paku një herë në vit angazhon një auditor për auditim të pasqyrave financiare për teatrot e qyteteve. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The general director and artistic leader may do artistic work outside their theater only with the theater board’s written consent, and the board must set the conditions. They are generally barred from contracted creative work in their own theater during their term, with one stated exception.
Neni 20 Shmangia e konfliktit të interesit në teatrot publike 1. Drejtori i përgjithshëm dhe udhëheqësi artistik, gjatë kohës së vazhdimit të mandatit të tyre, mund të veprojnë në mënyrë artistike dhe të zhvillojnë punët e tyre artistike jashtë teatrit ku punojnë vetëm me pëlqimin dhe miratimin me shkrim të Këshillit drejtues të teatrit, i cili në çfarëdo rasti duhet të përmbajë kushtet për kryerjen e punëve të tilla. 2. Drejtori i përgjithshëm, udhëheqësi artistik dhe anëtarët e Këshillit drejtues të teatrit nuk kanë të drejtë që gjatë mandatit të tyre të merren me punë krijuese të kontraktuara në teatrin ku punojnë. 3. Përjashtim nga paragrafi 2. i këtij neni bën nëse në Këshillin drejtues për anëtarë emërohet ndonjëri nga trupa rezidente e teatrit. 8 4. Paraqitja e formave tjera të konfliktit të interesit zgjidhet në bazë të ligjeve në fuqi që e rregullojnë këtë fushë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Teatrot publike duhet të ruajnë dokumentacionin e tyre në arkiva dhe, nëse pushojnë së funksionuari, ta dorëzojnë për ruajtje te Agjencia shtetërore e arkivave të Kosovës.
Neni 21 Lënda arkivore 1. Teatrot publike duhet të ruajnë gjithë dokumentacionin në arkivat e tyre në pajtim me Ligjin për arkivat shtetërore. 2. Nëse teatrot publike pushojnë së funksionuari dokumentacioni dhe lënda arkivore, në pajtim me dispozitat e Ligjit për arkivat shtetërore i dorëzohen për ruajtje Agjencisë shtetërore të arkivave të Kosovës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Teatrot publike duhet të ruajnë kostumet, elementet skenografike, rekuizitat dhe materialet e tjera në fundusin e tyre.
Neni 22 Fundusi 1. Teatrot publike kanë fundusin e tyre në të cilin obligohen që t’i ruajnë kostumet, elementet skenografike, rekuizitat e shfaqjeve si dhe materialet tjera. 2. Nëse teatrot publike pushojnë së funksionuari kostumet, elementet skenografike, rekuizitat e shfaqjeve dhe materialet tjera kalojnë në pronësi të Ministrisë përkatëse për kulturë për teatrot kombëtare dhe në Komunë për teatrot e qyteteve. KREU II DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The relevant ministry for culture oversees the operation and management of national theatres, while the relevant municipality does so for city theatres.
Neni 23 Mbikëqyrja Mbikëqyrjen e funksionimit dhe menaxhimit të teatrove kombëtare e bën Ministria përkatëse për kulturë ndërsa për teatrot e qyteteve Komuna përkatëse. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Public theatre buildings, spaces, and infrastructure must not be sold or repurposed for non-artistic activities. Public theatre spaces may be used for temporary activities only if this does not disrupt the theatre program.
Neni 24 Ndërtesa, hapësirat dhe infrastruktura e teatrove publike 1. Ndërtesa, hapësirat dhe infrastruktura e teatrove publike nuk mund të tjetërsohen dhe të ridestinohen për aktivitete jo-artistike. 2. Hapësirat e teatrove publike mund të jepen në përdorim për aktivitete të ndryshme të përkohshme vetëm në rastet kur ato nuk e pengojnë mbarëvajtjen e programit të teatrit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The culture ministry must issue subordinate acts within 6 months after this law enters into force, and public theaters must harmonize their statutes and other subordinate acts within the same period.
Neni 25 Aktet nënligjore 1. Ministria përkatëse për kulturë brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore. 2. Brenda gjashtë (6) muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, teatrot publike obligohen që të bëjnë harmonizimin e statutit dhe të akteve të tjera nënligjore në pajtim me dispozitat e këtij ligji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the Theatre Law No. 02/L-12 is repealed.
Neni 26 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji për teatrin nr. 02/L-12. 9 - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 27 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L- 106 24 maj 2011 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L – 106 PËR TEATROT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in