LIGJI NR. 04/L-117 PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE
This provision is the preamble to a law on road and ecological taxes for vehicles.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-117
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law on road and ecological taxes for vehicles. This article says the law regulates road tax for vehicles registered in Kosovo and an ecological tax for vehicles registered in Kosovo and foreign vehicles. This article defines several terms used in the law, including responsible person, registered vehicle, Kosovo roads, vehicle, and foreign vehicle. A yearly road tax applies to all vehicles registered in Kosovo, and the amount is set in Appendix B of the law. A yearly ecological tax is imposed on registered vehicles in Kosovo and on vehicles entering Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-117 PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law on road and ecological taxes for vehicles.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 27 / 28 SHTATOR 2012, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-117 PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates road tax for vehicles registered in Kosovo and an ecological tax for vehicles registered in Kosovo and foreign vehicles.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj rregullohet taksa rrugore për automjete të regjistruara në Republikën e Kosovës. 2. Me këtë ligj gjithashtu rregullohet edhe vendosja e taksës ekologjike për automjetet regjistruara në Kosovë dhe për automjetet e huaja. Taksa ekologjike ka për qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including responsible person, registered vehicle, Kosovo roads, vehicle, and foreign vehicle.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Person përgjegjës - personi, në emrin e të cilit është regjistruar automjeti apo në emrin e të cilit automjeti kërkohet të regjistrohet sipas Ligjit Nr. 02./L- 70 Për sigurinë në komunikacionin rrugorë. 1.2. Automjet i regjistruar - cilido automjet, i cili është i regjistruar nga organi kompetente i Ministrisë së Punëve të Brendshme (më tutje në tekst MPB) sipas ligjit Nr. 02./L- 70 Për sigurinë në komunikacionin rrugorë. 1.3. Rrugë të Kosovës - cilado rrugë, shteg apo vend parkim në Kosovë,të cilin mund ta shfrytëzojnë qytetarët. 1.4. Automjet - mjeti me fuqi motorike, (duke përfshirë veturat, kombibusët, automjetet për shërbime komunale, minibusët, autobusët, kamionët, traktorët dhe rimorkiot, por që nuk përfshijnë automjetet e liruara nga taksa të cekura në shtojcën A, i cili lëviz në rrugë me përjashtim të mjeteve të cilat lëvizin mbi binarë. 1.5. Automjet i huaj - të gjitha automjetet e regjistruara jashtë territorit të Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: A yearly road tax applies to all vehicles registered in Kosovo, and the amount is set in Appendix B of the law.
Neni 3 Taksa rrugore për automjete 1. Një taksë vjetore rrugore për automjete vihet për të gjitha automjetet e regjistruara në Republikën e Kosovës. 2 2. Shuma e taksës që vihet në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni është përcaktuar në shtojcën B të këtij ligji. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A yearly ecological tax is imposed on registered vehicles in Kosovo and on vehicles entering Kosovo.
Neni 4 Taksa ekologjike 1 Një taksë vjetore ekologjike vihet për të gjitha automjetet e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe ato që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. 2. Shuma e taksës që vihet në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni është përcaktuar në Shtojcën C të këtij ligji. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The vehicle registration office must collect road and ecological taxes for domestically registered vehicles when annual registration is done, and pay them into the Kosovo budget.
Neni 5 Inkasimi i Taksës rrugore dhe Ekologjike për veturat e regjistruar në Kosovë Taksa rrugore dhe ekologjike për automjetet vendore inkasohet nga Qendra për Regjistrimin e Automjeteve e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me rastin e regjistrimit vjetor të automjetit dhe derdhet në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Finance Minister may set another time for collecting the ecological tax on foreign vehicles and may delegate the collection authority by agreement.
Neni 6 Inkasimi i Taksës Ekologjike për Veturat e huaja 1. Taksa ekologjike për veturat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, inkasohet me rastin e kalimit të automjetit në kufijtë shtetëror të Republikës së Kosovës, apo në ndonjë moment tjetër kohor të përcaktuar nga Ministri i Financave përmes akteve nënligjore, dhe derdhet drejtpërdrejtë në Buxhetin e Republikës Kosovës. 2. Ministri i Financave mund të delegojë kompetencën e inkasimit të taksës ekologjike përmes marrëveshjes. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article says road and ecological tax payment is proved by a standard certificate, the certificate must be displayed on the lower-right of the windshield, and failing to show or prove the valid certificate can lead to administrative fines.
Neni 7 Dëshmia e Pagesës dhe Kontrolli 1. Pagesa e taksës rrugore dhe ekologjike dëshmohet me nga një vërtetim standard të pagesës të lëshuara nga njësia për regjistrimin e automjeteve, apo autoriteti përgjegjës. Ky vërtetim përmban datat e lëshimit dhe të skadimit të tij, si dhe numrin e regjistrimit të tabelave të automjetit. 2. Vërtetimet vendosen në këndin e poshtëm të djathtë të xhamit të përparmë të automjetit. 3. Drejtuesi apo, nëse automjeti nuk drejtohet nga personi përgjegjës, i cilit do automjet të regjistruar në Republikën e Kosovës ose automjetet huaja që hyjnë në Republikën e Kosovës, e të cilat gjenden në rrugët e Kosovës, dhe i cili nuk e tregon vërtetimin e vlefshëm ashtu siç parashihet në paragrafin 2. të këtij neni, do ti nënshtrohen një gjobe administrative në shumë prej njëqind (100) Euro. 4. Drejtuesi apo, nëse automjeti nuk drejtohet nga personi përgjegjës, i cilit do automjet të regjistruar ose i cili kërkohet të regjistrohet, që gjendet në rrugët e Kosovës, dhe i cili nuk dëshmon lëshuarjen e vërtetimit të vlefshëm në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, do ti nënshtrohen një gjobe administrative në shumë prej pesëqind (500) Euro. 5. Gjoba administrative sipas paragrafëve 3. dhe 4 të këtij neni. mund të shqiptohet nga Policia e Kosovës, Policia Kufitare e Kosovës apo nga Doganat e Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Vehicles listed in Appendix A are exempt from paying the tax.
Neni 8 Lirimet nga Taksat 3 Automjetet në listën e shtojcës A lirohen nga pagesa e taksës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Minister of Finance may issue a sub-legal act to implement this law.
Neni 9 Zbatimi Ministri i Ministrisë së Financave mund të lëshoj akt nënligjor për zbatimin e këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article repeals UNMIK Regulation No. 2005/14 on the vehicle road tax.
Neni 10 Ligji në Fuqi Ky ligj shfuqizon Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/14 të datës 16 mars, 2005, për Taksën Rrugore të Automjeteve. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication, and lists vehicles that are exempt from the road/ecological vehicle taxes.
Neni 11 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjete (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-117 06 shtator 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-040-2012, datë 19.09.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. 4 LIGJI NR. 04/L-117 PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE SHTOJCA A AUTOMJETET E LIRUARA NGA TAKSA 1. Traktori bujqësor, nëse është traktor i dizajnuar dhe i prodhuar vetëm për qëllime bujqësore, hortikulture, pylltarie dhe të prerjes së thuprave, të shkurreve dhe të drunjëve. 2. Automjeti i lehtë bujqësor, nëse: 2.1. peshon, pa karburant dhe vaj, më pak se njëmijë (1000) kilogramë; 2.2. është i dizajnuar dhe i prodhuar për të zënë vetëm një drejtues; dhe 2.3. është i dizajnuar dhe i prodhuar vetëm për qëllime përkitazi me bujqësinë, hortikulturën dhe pylltarinë. 3. Makina për kositje. 4. Makina për pastrimin e borës. 5. Makina për hedhje, nëse është e prodhuar dhe e përshtatur vetëm për makinerinë e hedhjes së materialeve në rrugët e ngrira dhe rrugët me akull a me borë (me artikujt apo materialet e përdorura për qëllime të makinerisë apo pa to). 6. Vinçi lëvizës, nëse është i dizajnuar dhe i prodhuar vetëm si vinç lëvizës. 7. Makina mihëse, nëse është e dizajnuar dhe e prodhuar për qëllim të mihjes së kanaleve apo të cilësdo pune të gropimit a të heqjes me lopatë. 8. Automjeti për ndërtimin e rrugëve, nëse është i prodhuar ose i përshtatur për përdorim më të lehtë të makinerisë së montuar për ndërtimin e rrugëve (me artikujt apo materialet e përdorura për qëllime të makinerisë apo pa to). Në këtë paragraf “makineria e montuar për ndërtimin e rrugëve”, lidhur me automjetin, do të thotë makineria për ndërtimin e rrugëve e montuar si pjesë e automjetit apo e fiksuar në mënyrë të përhershme për automjetin dhe “makineria për ndërtimin e rrugëve” do të thotë makina apo mjeti i përshtatshëm për ndërtimin e apo riparimin e rrugëve. 9. Makina për rrafshimin e rrugës. 10. Motoçikleta. 5 LIGJI NR. 04/L-117 PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE SHTOJCA B SHUMA E TAKSËS RRUGORE Pesha e automjetit Taksa vjetore Nën 3.5 t 40 euro 3.5 t dhe mbi 3.5 t 90 euro LIGJI NR. 04/L-117 PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE SHTOJCA C SHUMA E TAKSËS EKOLOGJIKE Pesha e automjetit Taksa vjetore Nën 3.5t 10 euro 3.5t dhe mbi 3.5t 30 euro 6
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-117 PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in