LIGJI NR. 04/L-120 PËR MBROJTJEN E BIMËVE
This is the preamble to the Kosovo Plant Protection Law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-120
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Kosovo Plant Protection Law. This article says the law governs plant protection, measures against harmful organisms, information sharing with other countries, funding and compensation, and the duties and responsibilities of involved entities in Kosovo. This provision sets the scope of the law on plant protection and plant products, including pest prevention, identification, monitoring, risk management, data sharing, and public awareness. This article defines terms used in the phytosanitary law. This provision lists the main plant-protection tasks: identifying, tracking, preventing entry and spread of harmful organisms, eradicating or controlling them, and applying phytosanitary measures.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-120 PËR MBROJTJEN E BIMËVE
Showing 64 of 64
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Kosovo Plant Protection Law.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-120 PËR MBROJTJEN E BIMËVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR MBROJTJEN E BIMËVE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law governs plant protection, measures against harmful organisms, information sharing with other countries, funding and compensation, and the duties and responsibilities of involved entities in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj rregullon të gjitha aktivitet që kanë të bëjnë me: 1.1. mbrojtjen e bimëve, të produkteve bimore dhe objekteve të tjera të përfshira në prodhimtarinë bimore; 1.2. përcaktimin e masave për parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera dhe për zhdukjen e tyre; 1.3. lehtësimin e mbledhjes dhe këmbimit të informatave dhe të dhënave me vende të tjera; 1.4. financimin dhe kompensimin për punët e kryera në lëmin e mbrojtjes së bimëve; 1.5. përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të subjekteve të përfshira në mbrojtjen e bimëve dhe zbatimin e këtij ligji në Kosovë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision sets the scope of the law on plant protection and plant products, including pest prevention, identification, monitoring, risk management, data sharing, and public awareness.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj siguron kushtet për : 1.1. mbrojtjen e bimëve dhe produkteve bimore nga organizmat e dëmshëm; 1.2. parandalimin e futjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm dhe zhdukjen e tyre; 1.3. identifikimin e organizmave të dëmshëm; 1.4. prodhimtari optimale dhe qarkullimin e bimëve dhe produkteve bimore; 1.5. zbatimin e mbikëqyrjes së përhershme të organizmave të dëmshëm, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve të tyre, zbatimin e masave për mbrojtjen e bimëve dhe kryerjen e detyrave dhe raporteve të tjera; 1.6. orientimin dhe monitorimin e zhvillimit të veprimtarive lidhur me mbrojtjen e bimëve; 1.7. mbledhjen, ruajtjen dhe këmbimin e të dhënave dhe informatave; 1.8. edukimin e popullatës dhe ngritjen e vetëdijes së saj lidhur me mbrojtjen e bimëve. 2 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the phytosanitary law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Deklarim plotësues - deklarim i cili kërkohet nga një vend importues ku malli duhet të futet me një Certifikatë Fitosanitare, me të dhëna plotësuese specifike për një dërgesë lidhur me organizmat e dëmshëm të rregulluar me këtë ligj; 1.2. Mall - lloj bime, produkti bimor ose artikull tjetër i cili qarkullohet për tregti apo qëllime të tjera; 1.3. Organ kompetent – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Departamenti për politika bujqësore, tregjet dhe i tregtisë; 1.4. Dërgesë - një sasi bimësh, produktesh bimore dhe objektesh të tjera të cilat lëvizen nga një vend në një tjetër dhe shoqërohen, kur kërkohet, me një certifikatë të vetme fitosanitare, ku një dërgesë mund të përbëhet nga një apo më shumë mallra apo ngarkesa; 1.5. Dërgesë në transit - një dërgesë e cila kalon nëpër një vend pa u importuar dhe që mund t’u nënshtrohet kontrolleve fitosanitare të cilat sigurojnë që dërgesa të mbetet e mbyllur, të mos ndahet, apo kombinohet me ngarkesa të tjera dhe as t’i ndryshohet paketimi; 1.6. Vend i origjinës - vendi në të cilin janë kultivuar bimët dhe nga të cilat janë përfituar produktet bimore; 1.7. Eksport - transport i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve me origjinë nga Kosova në vende të tjera; 1.8. Organizma të dëmshëm - parazitë e patogjenë të bimëve apo produkteve bimore, të cilat i përkasin botës bimore apo shtazore ose viruse, fitoplazma apo patogjenë të tjerë; 1.9. Vlerësim i organizmave të dëmshëm - procedurë zyrtare e grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave mbi praninë e organizmave të dëmshëm në bimë, në bazë të përcjelljes së gjendjes shëndetësore, të hulumtimeve sistematike, kontrollit inspektues apo procedurave të tjera si dhe të dhënave plotësuese; 1.10. Import - çfarëdo futje e dërgesave në pikat hyrëse të Kosovës, pa marrë parasysh destinimin e tyre sipas Ligjeve Doganore, përveç kalimit transit; 1.11. Leje Importi - dokument zyrtar i cili autorizon importin e një malli në përputhje me kërkesat specifike fitosanitare për import; 1.12. Inspektim - kontrolli vizual zyrtar i bimëve , produkteve bimore apo objekteve të tjera për të përcaktuar praninë ose jo të organizmave të dëmshëm për të përcaktuar në se janë përmbushur rregullat fitosanitare; 1.13. Inspektor - person i autorizuar nga Ministria për zbatimin e këtij ligji; 1.14 Hyrje - hyrje e një organizmi të dëmshëm në zona në të cilat prania e tyre nuk ka qenë e vërtetuar më parë dhe që rezulton i pranishëm; 1.15. Listë e organizmave të dëmshëm - listë e organizmave të dëmshëm, hyrja dhe përhapja e të cilave është e ndaluar apo e trajtuar me këtë ligj; 1.16. Ngarkesë – numër i njësive të një malli të vetëm të identifikueshëm për nga homogjeniteti i përbërjes, origjinës, etj. si pjesë të një dërgese; 3 1.17. Ministria - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; 1.18. Monitorim - proces zyrtar i vazhdueshëm për verifikimin e situatave fitosanitare; 1.19. Kontroll zyrtar - zbatim aktiv i ligjeve dhe akteve nënligjore fitosanitare dhe zbatim i procedurave të detyrueshme fitosanitare me objektiv zhdukjen ose kufizimin e veprimit të organizmave të dëmshëm karantinorë ose menaxhimin e parazitëve jo karantinorë që trajtohen në këtë ligj, që përfshin: 1.19.1. zhdukjen ose kufizimin e tyre në zonat e infektuara; 1.19.2. mbikëqyrjen në zonat e rrezikuara; dhe 1.19.3. masat lidhur me kontrollet e lëvizjeve drejt e brenda zonës apo zonave të mbrojtura, përfshirë masat që aplikohen në importim. 1.20. Objekte të tjera - vende, pajisje për ruajtje, trajtime, përpunime të bimëve dhe produkteve bimore, materiale paketimi, mjete transportuese, kontejnerë, apo materiale të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve dhe organizmave të tjerë, mjete dhe materiale të cilat mund të përmbajnë dhe bartin organizma të dëmshëm për bimët që u nënshtrohen masave fitosanitare; 1.21. Organizëm i dëmshëm - çdo lloj apo biotip bimor, shtazor ose agjent patogjen i dëmshëm për bimët ose produktet bimore; 1.22. Analizë e rrezikut të Organizmave të dëmshëm - procesi i vlerësimit të të dhënave biologjike apo i të dhënave të tjera shkencore dhe ekonomike për të përcaktuar nëse një organizëm është i dëmshëm dhe nëse duhet të trajtohet në ligj dhe shkallën e rreptësisë së masave fitosanitare që merren kundër tij; 1.23. Vlerësim i rrezikut nga organizmat e dëmshëm – vlerësim i probabilitetit të hyrjes dhe përhapjes të një organizmi të dëmshëm dhe i madhësisë së pasojave të mundshme ekonomike që bart; 1.24. Menaxhimi i rrezikut nga organizmat e dëmshëm - vlerësim dhe zgjedhja e rrugëve të ndryshme për të ulur rrezikun e hyrjes dhe përhapjes së një organizmi të dëmshëm; 1.25. Certifikatë Fitosanitare - dokument zyrtar i cili vërteton gjendjen fitosanitare të çdo dërgese që i nënshtrohet ligjeve fitosanitare dhe e cila shoqëron dërgesat e bimëve për eksport, të importuara apo në kalim transit; 1.26. Masa fitosanitare – çdo ligj, akt nënligjor apo procedurë zyrtare që ka për qëllim të parandalojë hyrjen ose përhapjen e organizmave të dëmshëm karantinorë ose të kufizojë pasojat ekonomike të organizmave të dëmshëm jo karantinorë që trajtohen në këtë ligj; 1.27. Inspekcioni Fitosanitar – organi përgjegjës për inspektimin e dërgesave bimore gjatë import-eksportit të tyre dhe për kontrollin e territorit nëpërmjet inspektorëve fitosanitarë; 1.28. Legjislacioni Fitosanitar - ky ligj dhe çdo akt nënligjor, rregulloret, udhëzimet apo tjetër vendim administrativ i nxjerrë nga ministria si edhe kontratat dhe marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e bimëve; 1.29. Vendi i prodhimit – çdo vend apo grupim tokash e trajtuar si njësi e vetme prodhimi apo fermë.që mund të përfshijë vendet e prodhimit të cilat menaxhohen të veçuara për qëllime fitosanitare; 1.30. Produkte bimore – produkte të papërpunuara me origjinë bimore si drithëra dhe produkte të përpunuara, të cilat falë natyrës së tyre apo përpunimit, mund të krijojnë rrezik 4 për hyrjen dhe përhapjen e organizmave të dëmshëm. Produktet bimore përfshijnë edhe drurin nëse ai e ruan sipërfaqen e tij në kushte natyrore ose pjesë të tij, me apo pa lëvore, të përpunuara në formë të pllakave të prera, pjesëza, tallash, mbetje ose copëza, dru i gdhendur, material ambalazhi druri, material paketimi prej druri të përpunuar që përdoret për transportimin e dërgesave të ndryshme; 1.31. Pasaportë bimore – dokumenti i lëshuar nga organi kompetent ku dëshmohet se janë përmbushur standardet e shëndetit të bimëve dhe kërkesat specifike në fuqi për bimët dhe produktet bimore brenda territorit të Kosovës; 1.32. Karantinë bimore - të gjitha veprimtaritë e përcaktuara për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e organizmave të dëmshëm karantinorë apo sigurimin e kontrollit zyrtar të tyre; 1.33. Bimë - bimë të gjalla ose pjesë të tyre të gjalla duke përfshirë frytin në kuptim botanik me përjashtim të atyre që ruhen me ngrirje të thellë, perimet, tuberë, bulbe, rizoma, lule të prera me ose pa gjemba, degë me gjethe, degë të prera me gjethe si, kultura indore bimore, micel i kërpudhave dhe polen i gjallë, farëra dhe gjermoplazmën; 1.34. Bimë për mbjellje - bimë të përcaktuara të mbeten të mbjellura apo rimbjellura; 1.35. Pikë e hyrjes – Aeroport ose pikë kufitare tokësore e përcaktuar zyrtarisht për importimin e dërgesave, ku inspektori fitosanitar në bashkëpunim me kontrollin Doganor janë të autorizuar të kontrollojnë dërgesa të importuara, eksportuara ose rieksportuara; 1.36. Prodhues në bujqësi - personi fizik apo juridik i cili është pronar, apo merret me prodhimin, përpunimin, trajtimin, ruajtjen, tregtimin, shpërndarjen apo ndonjë përdorim tjetër të bimëve dhe produkteve bimore; 1.37. Certifikatë për Rieksport – certifikatë që lëshohet për dërgesat që rieksportohen mbasi që inspektimet zyrtare kanë siguruar se në dërgesën e re nuk ka rreziqe fitosanitare; 1.38. Dërgesë e rieksportuar – dërgesë e cila ka qenë importuar në një vend nga i cili më pas është eksportuar. Dërgesa mund të ruhet, ndahet, kombinohet me dërgesa të tjera ose t’i ndryshohet paketimi - drejt vendit të rieksportit; 1.39. Regjistrim – akti i miratimit të aktivitetit të prodhimit të bimëve dhe produkteve bimore nga organi kompetent; 1.40. Territor nën trajtim ligjor - një zonë në të cilën, brenda së cilës dhe nga e cila bimët, produktet bimore dhe artikuj të tjerë të trajtuar në këtë Ligj ju nënshtrohen rregulloreve fitosanitare apo procedurave në mënyrë që të parandalohen hyrja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm karantinorë ose që të kufizohet ndikimi ekonomik i organizmave të dëmshëm jo karantinorë që rregullohen me këtë ligj ; 1.41. Farëra – farëra për t’u mbjellë apo që destinohen për mbjellje dhe jo për konsum apo përpunim; 1.42. Mbikëqyrje – proces zyrtar gjatë të cilit grumbullohen dhe mbahen shënim të dhëna mbi shfaqjen e organizmave të dëmshëm apo mungesën e tyre nëpërmjet shqyrtimeve, monitorimit apo procedurave të tjera; 1.43. Provë – kontroll zyrtar, jo vizual për të përcaktuar nëse organizmat e dëmshëm janë të pranishëm ose për të identifikuar organizmat e dëmshëm; 1.44. Transferim – çfarëdo transferim i bimëve, produkteve bimore, materialeve dhe objekteve të tjera jashtë vendit të prodhimit brenda territorit të Kosovës; 1.45. Zyrtar publik – angazhimi i ndonjë personi fizik apo juridik për të kryer ndonjë aktivitet të caktuar nga Ministria në fushën e mbrojtjes së bimëve. 5 KREU II MBROJTJA E BIMËVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision lists the main plant-protection tasks: identifying, tracking, preventing entry and spread of harmful organisms, eradicating or controlling them, and applying phytosanitary measures.
Neni 4 Detyrat kryesore 1. Mbrojtja e bimëve përfshinë: 1.1. identifikimin, përcjelljen, parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm në bimë, produkte bimore dhe objekte tjera dhe zhdukjen apo kontrollimin e tyre; 1.2. përcaktimin dhe zbatimin e masave fitosanitare; 1.3. kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave të përcaktuara nga konventat ndërkombëtare, kontratat dhe marrëveshjet për mbrojtjen e bimëve. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision assigns plant-protection responsibilities to several public bodies and agricultural producers, and requires cooperation and prompt reporting of new or unexpected harmful organisms.
Neni 5 Palët dhe detyrat në fushën e mbrojtjes së bimëve 1. Mbrojtja e bimëve është përgjegjësi e Organit Kompetent, e Inspekcionit fitosanitar, zyrtarëve publikë të ngarkuar për mbrojtjen e bimëve sipas nenit 52 i këtij ligji dhe prodhuesve bujqësorë. 2. Ministria, Inspekcionit fitosanitar, zyrtarët publik të ngarkuar për mbrojtjen e bimëve dhe prodhuesit bujqësorë duhet të bashkëpunojnë vazhdimisht për përcjelljen e gjendjes së shëndetit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, në mënyrë që të identifikohet e raportohet hyrja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm si dhe për zhdukjen apo kontrollin e tyre. 3. Ministria, nëpërmjet organeve të veta ekzekutive, mbikëqyr, koordinon dhe propozon Ligje dhe Akte nënligjore për mbrojtjen e bimëve, farërave, bimëve për mbjellje, produkteve për mbrojtjen dhe ushqimin e bimëve. 4. Zyrtarët publik të ngarkuar me mbrojtjen e bimëve duhet të njoftojnë menjëherë inspektorët fitosanitarë dhe organin kompetent për shfaqjet e reja e të papritura të organizmave të dëmshëm të listave I.A. dhe II.A. 5. Çdo person i cili për nga natyra e punës së tij vëren apo dyshon për shfaqje të re e të papritur të organizmave të dëmshëm në bimë, duhet të njoftojë organin kompetent për mbrojtjen e bimëve apo inspektorët fitosanitarë. 6. Për sa i përket mbrojtjes së shëndetit të bimëve pyjore, organi kompetent dhe zyrtarët publik të ngarkuar me mbrojtjen e pyjeve duhet ta ushtrojnë punën e tyre në pajtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore të tij. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Prodhuesi bujqësor duhet të monitorojë bimët, të njoftojë shpejt për dyshime ose paraqitje të reja të organizmave të dëmshëm, të marrë masat e urdhëruara dhe të mbajë shënime; duhet gjithashtu të lejojë kontrollin. Për bimët pyjore ka një detyrim të veçantë njoftimi.
Neni 6 Përgjegjësitë e prodhuesve bujqësor 1. Prodhuesi bujqësor është përgjegjës për: 1.1. kontrollin e shëndetit të bimëve gjatë kultivimit të tyre, për të identifikuar e parandaluar përhapjen e organizmave të dëmshëm në zonat ku kultivohen si: ngastra, plantacione, fidanishte, kopshte, pemëtore, serra, bimë natyrore dhe produktet bimore, si edhe objekte të tjera në pronësi të tij apo që dikush tjetër i shfrytëzon në emër të tij; 1.2. njoftimin e inspekcionit fitosanitar apo zyrtarëve publik të ngarkuar me mbrojtjen e bimëve për paraqitje të reja e të papritura apo për dyshime mbi praninë e organizmave të dëmshëm në bimë të listave I.A. dhe II.A. ata duhet të njoftojnë menjëherë organin kompetent të Ministrisë; 6 1.3. marrjen e menjëhershme të masave të përcaktuara nga organi kompetent apo inspeksioni fitosanitar, në mënyrë që të pengohet përhapja dhe të zhduken organizmat e dëmshëm; 1.4. mbajtjen e shënimeve për masat e ndërmarra për mbrojtjen e bimëve dhe lejimin e personave zyrtarë për kontrollimin e tyre; 1.5. lejimin dhe ndihmën gjatë kryerjes së kontrollit inspektues fitosanitar. 2. Nëse prodhuesi bujqësor nuk zbaton masat e përcaktuara në nënparagrafin 1.1. dhe 1.3. të këtij neni, inspektori fitosanitar përcakton zbatimin e tyre në vend të prodhuesit bujqësor. 3. Me përjashtim të dispozitave të nënparagrafit 1.1. dhe 1.3. të këtij neni, prodhuesi bujqësor i cili është pronar apo shfrytëzues i bimëve pyjore, është përgjegjës për të njoftuar menjëherë inspektorët pyjorë dhe zyrtarët publik të ngarkuar me mbrojtjen e pyjeve për shfaqjen e organizmave të dëmshëm të listave I.A. dhe II.A., të cilët menjëherë njoftojnë organin kompetent për mbrojtjen e bimëve në pajtim me paragrafin 4. neni 5 i këtij ligji. KREU III PARANDALIMI I HYRJES DHE PËRHAPJES SË ORGANIZMAVE TË DËMSHËM NË BIMË, PRODUKTE BIMORE DHE NË OBJEKTE TË TJERA DHE MASAT PËR LUFTIMIN APO ZHDUKJEN E TYRE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The provision classifies harmful organisms into lists and says entry and spread are prohibited for the listed organisms in Kosovo, with some lists applying to all territory and others to protected areas or specific plant/product situations.
Neni 7 Listat e organizmave të dëmshëm që rregullohen me këtë ligj 1. Organizmat e dëmshëm, sipas rrezikut për shëndetin e disa lloje bimësh dhe sipas natyrës së dëmeve ekonomike në bimët e kultivuara dhe ato pyjore, klasifikohen në listat vijuese: 1.1. Lista I.A.: organizma të dëmshëm, hyrja dhe përhapja e të cilëve ndalohet në territorin e Kosovës dhe prania e të cilave nuk është vërtetuar në ndonjë pjesë të vendit; 1.2. Lista I.A.1.: organizma të dëmshëm, hyrja dhe përhapja e të cilëve ndalohet në territorin e Kosovës edhe nëse është vërtetuar prania e tyre në ndonjë bimë të veçantë apo produkte bimore ose në zona të kufizuara; 1.3. Lista I.B.: organizma të dëmshëm, hyrja dhe përhapja e të cilave ndalohet në zonat e mbrojtura të Kosovës; 1.4. Lista II.A.: organizma të dëmshëm, hyrja dhe përhapja e të cilëve në Kosovë duhet të ndalohet edhe nëse janë të pranishme në disa bimë apo produkte bimore dhe shfaqja e të cilave nuk është e vërtetuar në ndonjë pjesë të vendit; 1.5. Lista II.A.I: organizma të dëmshme, hyrja dhe përhapja e të cilave në Kosovë duhet të ndalohet nëse janë të pranishme në disa bimë apo produkte bimore edhe nëse dihet prania e tyre në vend. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lists plant, plant product, and other object categories that are regulated because they may carry harmful organisms, including categories that are banned or must meet specific phytosanitary requirements.
Neni 8 Lista e dërgesave bimore të rregulluara me këtë ligj 1. Bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera të cilët bartin organizma të dëmshëm që rrezikojnë shëndetin e bimëve, hyrja dhe përhapja e të cilave në vend duhet të rregullohet me këtë ligj dhe që klasifikohen si në listat vijuese: 1.1. Lista III.A.: bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera, hyrja e të cilave në Kosovë duhet të ndalohet; 7 1.2. Lista III.B.: bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera, hyrja e të cilave duhet të ndalohet në zonat e veçanta të mbrojtura; 1.3. Lista IV.A: bimë, produktet bimore dhe objekte të tjera të cilat duhet të plotësojnë kërkesat specifike fitosanitare të vendosura për import dhe qarkullim në Kosovë; 1.4. Lista IV.B.: bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera të cilat, duhet të plotësojnë kërkesat e veçanta të vendosura për hyrjen dhe qarkullimin në dhe brenda disa zonave të mbrojtura. 1.5. Lista V.A.: bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera të prodhuara në Kosovë, të cilat janë bartës potencialë të organizmave të dëmshëm relevant për vendin dhe që duhet të shoqërohen me një pasaportë bimore për të qarkulluar në gjithë territorin e Kosovës. 1.6. Lista V.A.I: bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera që vijnë nga vende të tjera, të cilat janë bartës potencialë të organizmave të dëmshëm relevant për vendin tonë dhe ato duhet të shoqërohen me certifikatë fitosanitare. 1.7. Lista V.B.: Bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera të cilët janë bartës potencialë të organizmave të dëmshëm relevant për disa zona të mbrojtura dhe të cilat duhet të shoqërohen me një pasaportë bimore të vlefshme për një zonë të caktuar kur futen apo qarkullojnë brenda asaj zone. 2. Listat sipas neneve 7 dhe 8 të këtij ligji duhet të vendosen në anekse të veçanta që janë pjesë përbërëse e këtij ligji, përveç listës I.B në nenin 7 dhe IV.B dhe V.B në nenin 8 të këtij ligji, të cilat ju referohen kërkesave speciale për zonat e mbrojtura, përbërja e të cilave përcaktohet në Akte nënligjore përkatëse. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Agricultural producers and plant-protection public officials must immediately report certain quarantine pests or suspicious symptoms to the phytosanitary inspectorate and the competent authority.
Neni 9 Kërkesat për raportim për organizmat e dëmshëm karantinorë 1. Kur në Kosovë shfaqen organizma të dëmshëm të përcaktuara sipas listave I.A. I.A.1 dhe II.A.1 për gjithë territorin e Kosovës dhe të listës I.B. për zonat e mbrojtura, ose kur në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera shfaqen simptoma që vendosin dyshime për praninë e të njëjtave organizmave të dëmshëm, prodhuesit bujqësorë dhe zyrtarët publik të ngarkuar me mbrojtjen e bimëve duhet të lajmërojnë menjëherë inspekcionin fitosanitar dhe organin kompetent. 2. Prodhuesi bujqësor duhet të mbrojë bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Inspektorët fitosanitarë. 3. Ministria me akt nënligjor e përcakton mënyrën e lajmërimit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A fitosanitary inspector may take and send representative samples for further analysis when harmful organisms are suspected, and accredited fitosanitary laboratories must handle, record, and report on the samples.
Neni 10 Laboratori referent fitosanitar 1. Kur dyshohet për praninë e organizmave të dëmshëm, inspektori fitosanitar mund të marrë dhe dërgojë disa mostra reprezentative për analiza të mëtejshme në laboratorin fitosanitar për diagnostikimin e parazitëve në Institutin Bujqësor të Kosovës, Universitetet përkatëse si dhe laboratorë tjerë të akredituar. 2. Laboratori fitosanitar për diagnostikim të parazitëve në Institutin Bujqësor të Kosovës, Universitetet përkatëse si dhe laboratorë tjerë të akredituara: 2.1. përdor metodat e duhura për trajtimin dhe ruajtjen e mostrave të organizmave të dëmshëm duke parandaluar rrezikun e përhapjes së tyre, provon praninë e tyre, mbanë evidencën e mostrave dhe paraqet rregullisht shënimet mbi analizat; 2.2. nëse konstatohen organizma të dëmshëm të përfshira në listat I.A., I.A.1, II.A., II.A.1 apo në listën I.B, .B. dhe II.B. njofton menjëherë organin kompetent, i cili nga ana e tij informon prodhuesit bujqësorë dhe subjekte të tjera për shfaqjen e organizmave të 8 dëmshëm dhe rrezikun e tyre dhe i këshillon për veprimet dhe masat paraprake që duhet të merren. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Organi kompetent must keep regular records about harmful organisms in the country. The Ministry may set the content, form, and method of those records by sublegal act.
Neni 11 Mbajtja e Shënimeve për organizmat e dëmshëm 1. Organi kompetent mban evidencë në mënyrë të rregullt dhe i ruan të gjitha shënimet lidhur me shfaqjen e organizmave të dëmshëm në vend për të pasur e siguruar të dhëna të sakta me interes kombëtar dhe ndërkombëtar. 2. Ministria, me akt nënligjorë e përcakton përmbajtjen, formën dhe mënyrën e mbajtjes së shënimeve për : 2.1. identifikimin e organizmave të rinj të dëmshëm të listave I.A. dhe II.A. në Kosovë, të cilat mund të shpallën rregullisht, 2.2. shpalljen e të dhënave për identifikimin e ri të organizmave të dëmshëm të listave I.A. dhe II.A. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Kur vërtetohet prania e organizmave të dëmshëm dhe ka rrezik për përhapje, inspektori fitosanitar duhet të japë të dhëna për vendndodhjen dhe të urdhërojë masa fitosanitare; ai gjithashtu njofton rregullisht prodhuesit bujqësorë. Ministria mund të përcaktojë me akt nënligjor kufijtë e territorit nën mbikëqyrje dhe masat për identifikim e parandalim.
Neni 12 Zonat e rregulluara me këtë ligj 1. Nëse vërtetohet prania e organizmave të dëmshëm dhe ka rrezik për përhapjen e tyre në zonën e rregulluar me këtë ligj, inspektori fitosanitar : 1.1. jep të dhëna për vendndodhjen e tyre dhe urdhëron marrjen e masave fitosanitare të përcaktuara nga organi kompetent; 1.2. në varësi të llojit të organizmave të dëmshëm njofton rregullisht prodhuesit bujqësorë për vendin e shfaqjes së tyre. 2. Ministria, me akt nënligjor përcakton kufijtë e territorit nën mbikëqyrje, masat që duhet të merren për identifikimin dhe parandalimin e përhapjes së organizmave të dëmshëm, dhe masat që merren në pajtim me nenin 44 të këtij ligji. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Protected zones are officially recognized areas where listed harmful organisms are absent or unlikely to establish, and phytosanitary inspectors must carry out regular official surveillance in declared protected zones.
Neni 13 Zonat e mbrojtura 1. “Zonë e mbrojtur” është një zonë e vendit e njohur zyrtarisht nga Organi Kompetent, në të cilin: 1.1. një apo më shumë organizma të dëmshëm që përmenden në këtë ligj, të cilët gjenden në një apo më shumë zona të vendit apo të vendeve fqinje, nuk janë endemike apo të pranishme, pavarësisht nga kushtet e favorshme për të qenë të pranishme. 1.2. ka rrezik që disa organizma të dëmshëm, në saje të kushteve ekologjike të përshtatshme, të vendosen në kultura të caktuara pavarësisht faktit se këta organizma nuk janë endemike apo të pranishme në vend. 2. Një organizëm i dëmshëm do të konsiderohet i vendosur në një zonë për këtë arsye ajo e humb statusin e zonës së mbrojtur nëse konstatohet prania e tij dhe nëse atje nuk janë marrë masa zyrtarisht për zhdukjen e tij ose këto masa janë treguar të pa-efektshme për një periudhë të paktën dyvjeçare. 3. Në zonat e shpallura zona të mbrojtura, inspektorët fitosanitarë duhet të kryejnë mbikëqyrje zyrtare sistematike dhe të rregullta për praninë e organizmave të dëmshëm lidhur me të cilët është njohur si zonë e mbrojtur. 4. Ministria me akt nënligjor e përcakton shpalljen e zonave të mbrojtura, listat e organizmave të dëmshëm të përfshira, kushtet për mbikëqyrjen sistematike të tyre dhe qarkullimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, brenda zonës së mbrojtur. 9 KREU IV NDALESAT DHE KUFIZIMET PËR HYRJEN DHE PËRHAPJEN E ORGANIZMAVE TË DËMSHËM NË BIMË - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: It prohibits the entry and spread of harmful organisms in specified lists across Kosovo, in protected areas for another list, and also when unlisted organisms risk plant health.
Neni 14 Ndalimi i hyrjes së organizmave të dëmshëm 1. Ndalohet hyrja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm të përfshira në listat I.A., I.A.1, II.A. dhe II.A.1 në gjithë territorin e Kosovës. 2. Ndalohet hyrja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm të përfshira në listën I.B. në zonat e mbrojtura. 3. Hyrja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm të cilët nuk përfshihen në listat sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni, gjithashtu janë të ndaluara nëse rrezikojnë shëndetin e bimëve në territorin e Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Ky nen ndalon importin e disa bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera sipas listave të caktuara, sidomos në territorin e Kosovës, në zonat e mbrojtura, dhe kur nuk janë zbatuar masat fitosanitare.
Neni 15 Ndalesat e mallrave të importit 1. Në territorin e Kosovës ndalohet importi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të përcaktuara në listën III.A. 2. Në zonat e mbrojtura ndalohet importi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të përfshira në listën III.B. 3. Ndalohet importi dhe qarkullimi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të përfshira në listën IV.A, nëse nuk janë zbatuar masat e përcaktuara fitosanitare. 4. Ndalohet importi dhe qarkullimi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të përfshira në listën IV.B., në territoret e shpallura zona të mbrojtura, nëse nuk janë zbatuar masat e përcaktuara fitosanitare. 5. Ministria me akt nënligjor e përcakton importin dhe qarkullimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të përfshira në listat sipas paragrafëve 1., 2., 3. dhe 4. të këtij neni, nëse ato përbëjnë rrezik për shëndetin e bimëve në territorin e Kosovës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Scientific-research legal persons may import or move listed harmful organisms and plant materials only with an import permit and only for approved research or plant selection purposes.
Neni 16 Hyrja dhe bartja e materialit për hulumtim shkencor apo për qëllim të seleksionimit klonal 1. Me përjashtim të dispozitave të nenit 14 dhe 15 të këtij ligji, personat juridikë që merren me veprimtari shkencore-hulumtuese, mund të importojnë ose qarkullojnë organizma të dëmshëm të përfshira në listat I.A., I.A.1, IIA, II.A.1, I.B. dhe bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera të paraqitura në lista III.A., III.B., IV.A. dhe IV.B., në qoftë se: 1.1. janë të pajisur me leje për import; 1.2. i përdorin ato për ekzaminime, hulumtime ose për punë seleksionuese të bimëve; 1.3. plotësojnë kushtet e parapara profesionale, shkencore dhe teknike, të përcaktuara nga organi kompetent. 2. Lejet sipas paragrafit 1. të këtij neni, lëshohen nga organi kompetent i Ministrisë në bazë të kërkesës së bërë nga personi juridik shkencor. 3. Kërkesa, duhet të përmbajë: 3.1. të dhëna për paraqitësin e kërkesës; 10 3.2. të dhëna mbi organizmat e dëmshëm të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera sipas paragrafit 1 të këtij neni. 3.3. vendin e origjinës dhe prejardhjen e materialit; 3.4. objektivat e eksperimentit shkencor ose të punës seleksionuese klonale dhe kohëzgjatjen; 3.5. vendin ku kryhet eksperimenti me përshkrimin e pajisjeve e mjeteve karantinore; 3.6. metodën që përdoret për asgjësimin apo trajtimin e materialit pas përfundimit të eksperimentit. 4. Organi kompetent mban evidencë për importin e bimëve sipas nënparagrafit 3.2. të paragrafit 3. të këtij neni. 5. Në momentin e hyrjes së materialit inspektori fitosanitar verifikon nëse ai është në përputhje me materialin e kërkuar dhe nëse janë të gjitha dokumentet e nevojshëm si: certifikata e origjinës dhe leja e importit e lëshuar nga organi kompetent. 6. Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera të cilat gjatë masave të përmendura rezultojnë të infektuara nga organizmat e dëmshëm të treguar në paragrafin 1. të këtij neni dhe gjithë bimët, produktet bimore dhe objekte të tjera me të cilat kanë qenë në kontakt ose mund të jenë kontaminuar, duhet të asgjësohen ose të trajtohen në pajtim me rekomandimet e paraqitura nga inspektori fitosanitar. 7. Për ndonjë material, përfshirë organizmat e dëmshme dhe mbase ndonjë material tjetër i cili mund të jetë kontaminuar gjatë provave, kur përfundojnë aktivitetet e miratuara, inspektori fitosanitar duhet të sigurojë që: 7.1. materiali, si dhe organizmat e dëmshëm dhe materialet që mund të jenë kontaminuar dhe gjithë bimët, produktet bimore ose produkte të tjera me të cilat kanë qenë në kontakt ose mund të jenë kontaminuar, duhet të asgjësohen, sterilizohen apo t’u nënshtrohen trajtimeve të duhura; 7.2. mjediset dhe mjetet ku janë kryer veprimtaritë, duhet të sterilizohen ose të pastrohen. 8. Ministria me akt nënligjor e përcakton kërkesat për aftësi profesionale dhe teknike, përmbajtjen dhe formularin e lejes për importin e bimëve dhe produkteve të tjera. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The competent authority may allow special-case import of certain plants, plant products, and other items for personal use or immediate planting, and it must keep records of allowed imports.
Neni 17 Përjashtimet në importin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera 1. Me përjashtim të dispozitave të neneve 14 dhe 15 të këtij ligji, organi kompetent në pajtim me kërkesat e përcaktuara dhe nëse vlerëson se nuk ka rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm, në raste të veçanta mund të lejojë importin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të cilat kultivohen ose përdorën për nevoja personale dhe destinohen për mbjellje ose për përdorim personal të menjëhershëm. 2. Organi kompetent mban shënime për importin e lejuar sipas paragrafit 1. të këtij neni. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Article 18 creates exceptions for plant shipments: Articles 14 and 15 do not apply to shipments in transit through Kosovo or to small quantities for personal, industrial, non-commercial use, or animal feed during transport. The Minister may set the small-quantity amounts by subordinate act.
Neni 18 Dispozita të veçanta për hyrjen ose qarkullimin e dërgesave bimore 1. Dispozitat e neneve 14 dhe 15 të këtij ligji nuk janë të zbatueshme nëse: 1.1. dërgesa bimore është në transit në Kosovë; 11 1.2. sasi të vogla të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, përfshirë artikuj ushqimorë dhe ushqim për kafshë, të destinuara për përdorim personal, industrial ose jo komerciale ose për ushqimin e kafshëve gjatë transportit. 2. Sasi të vogla sipas nënparagrafit 1.2 paragrafit 1. të këtij neni duhet të zbatohen për: fruta të freskëta dhe perime, përveç patateve, lule të prera dhe buqeta, farëra në paketim origjinal, përveç farës së patates, rizoma të bimëve dekorative, pjesëve të prera të drurëve halorë - pa rrënjë për festime të ndryshme dhe lule në saksi të destinuara vetëm për nevojat e përdoruesve të fundit. 3. Ministra me akt nënligjor përcakton sasitë e vogla të bimëve sipas këtij neni. KREU V REGJISTRI I PRODHUESVE, PAKETUESVE, PËRPUNUESVE, IMPORTUESVE, SHPËRNDARËSVE DHE DEPONUESVE TË BIMËVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Certain persons may carry out specified plant-related activities only if they meet the requirements and are officially registered; registration is mandatory for listed producers and importers, and the competent authority issues a confirming licence after inspection.
Neni 19 Kërkesat për regjistrim 1. Personat juridik dhe fizik mund të kryejnë prodhimin, paketimin, përpunimin, importin, deponimi dhe shpërndarjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera sipas listave V.A., V.A.1. dhe V.B., nëse ata i përmbushin kërkesat e parapara për këto veprimtari dhe janë të regjistruar zyrtarisht në Regjistrin e Ministrisë. 2. Regjistrimi është i detyrueshëm për: 2.1. prodhues të fidanëve, përpunues, paketues, shpërndarës, deponues të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera sipas listave V.A. dhe V.A.I; 2.2. importuesit e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera sipas listës V.B. 3. Organi kompetent lëshon licencën që vërteton regjistrimin mbas kryerjes së një verifikimi inspektues nga inspektorët fitosanitarë. 4. Ministria me akt nënligjor e përcakton përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së Regjistrave. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article sets the registration procedure: qualified plant-production and plant-protection professionals must meet the requirements in Article 21, the Ministry must decide on registration within 30 days, and the Ministry cancels registration if a registered entity fails legal duties or requirements.
Neni 20 Procedura për regjistrim 1. Për t’u regjistruar sipas nenit 19 të këtij ligji, personat me aftësitë e duhura profesionale për prodhimin dhe mbrojtjen e bimëve duhet të plotësojnë kërkesat e përcaktuara sipas nenit 21 të këtij ligji. 2. Për regjistrim sipas nenit 21 të këtij ligji, duhet t’i dërgohet një kërkesë me shkrim organit kompetent 3. Ministria merr një vendimin për regjistrimin jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga marrja e kërkesës dhe dokumentacionit. 4. Nëse ndonjë subjekt i regjistruar nuk përmbush detyrimet dhe kërkesat sipas këtij ligji, Ministria anulon regjistrimin e tij. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Personat e regjistruar duhet të mbajnë shënime, të bëjnë kontrolle, të lejojnë inspektimet, të raportojnë te autoritetet dhe të ruajnë dokumentacionin për të paktën një vit.
Neni 21 Detyrat e personave të regjistruar 1. Personat e regjistruar janë të detyruar të: 12 1.1. mbajnë shënime për prodhimin, paketimin, përpunimin dhe qarkullimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të cilat i kanë në ruajtje apo planifikojnë t’i rimbjellin në pronën e tyre, t’i përpunojnë ose shpërndajnë në një vend tjetër; 1.2. mbajnë dhe plotësojnë rregullisht planin e vendosjes aty ku bimët kultivohen, përpunohen, ruhen dhe përdoren; 1.3. kryejnë në mënyrë të rregullt kontrolle vizuale në bimë; 1.4. lejojnë qasjen e inspektorëve fitosanitarë për të inspektuar dhe kontrolluar bimët, vendosjen e tyre dhe dokumentacionin, si dhe për të marrë mostra; 1.5. lajmërojnë organin kompetent në Ministri ose Inspekcionin fitosanitar për të gjitha paraqitjet dhe shtimin e numrit të organizmave të dëmshëm në bimë dhe për prodhimtarinë e tyre; 1.6. paraqesin organit kompetent të gjitha ndryshimet e të dhënave të cilat mbahen në regjistër në afatin e përcaktuar nga Ministria; 1.7. raportojnë brenda afatit të duhur çdo vit organin kompetent dhe Inspekcionin fitosanitar për sasinë dhe vendndodhjen e prodhimit dhe përpunimit të bimëve dhe të produkteve bimore; 1.8. bashkëpunojnë me organin kompetent dhe me Inspekcionin fitosanitar në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit të bimëve; dhe 1.9. të ruajnë dokumentacionin së paku një (1) vit. 2. Ministria me akt nënligjor i përcakton teknikat e kryerjes së kontrollit shëndetësor të bimëve, afatet, përmbajtjen dhe mënyrën e dërgimit të të dhënave të përcaktuara sipas nënparagrafit 1.1., paragrafit 1. të këtij neni. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Some small producers and processors are exempt from registration in the cases described here.
Neni 22 Përjashtime nga regjistrimi Përjashtuar nga dispozitat e nenit 21, regjistrimi nuk është i detyrueshëm për prodhuesit dhe përpunuesit e vegjël të cilët nuk kryejnë prodhim dhe përpunim profesional të bimëve, ose kur prodhimi dhe shitja e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të tyre destinohet për nevoja personale të personave fizik në tregun lokal që nuk rrezikon përhapjen e organizmave të dëmshëm. KREU VI IMPORTI, EKSPORTI DHE TRANZITI I DËRGESAVE BIMORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Plant imports are allowed only if the importer has an import licence from the competent ministry authority and the shipment enters through points where phytosanitary inspection exists.
Neni 23 Importi 1. Importi i bimëve lejohet nëse: 1.1. importuesi është i pajisur me licencë importi të lëshuar nga organi kompetent i Ministrisë, 1.2. dërgesa e bimëve importohet nëpërmjet pikave hyrëse në të cilat ekziston inspekcioni fitosanitar. 2. Pikat e hyrjes duhet të përmbushin kushtet e përcaktuara për kryerjen e kontrollit shëndetësor të dërgesave bimore. 13 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Certain plant shipments and related packing/transport materials must undergo phytosanitary inspection at entry, and specified shipments must carry the required phytosanitary certificates.
Neni 24 Kërkesat për importin e dërgesave bimore 1. Dërgesat bimore të përfshira në listën V.A.I., ambalazhi dhe mjetet me të cilat transportohet duhet t’i nënshtrohen kontrollit të detyrueshëm të inspektimit fitosanitar në pikën e hyrjes, i cili vërteton se: 1.1. dërgesa bimore shoqërohet me certifikatë fitosanitare; 1.2. në dërgesën bimore nuk ka prani të organizmave të dëmshëm të listave I.A. dhe I.A.1.; 1.3. në dërgesën bimore nuk ka prani të organizmave të dëmshëm të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga listave II.A. dhe II.A.1; 1.4. dërgesa bimore plotëson kërkesat e veçanta fitosanitare në deklaratën shtesë në pajtim me listën IV.A. 2. Çdo dërgesë sipas nënparagrafi 1.1. paragrafit 1., të këtij neni, duhet të shoqërohet me certifikatë fitosanitare të vendit të origjinës, ose me certifikatë fitosanitare për rieksportim të lëshuar nga vendi i prejardhjes nëse ai nuk korrespondon me vendin e origjinës, kur dërgesa bimore duhet të përmbushë kërkesat e listave IV.A. dhe IV.B. 3. Kur një dërgesë sipas paragrafit 1. të këtij neni e shoqëruar me certifikatë fitosanitare të vendit të vet të origjinës, transportohet, deponohet, ripaketohet ose ndahet në një vend tjetër i cili nuk është vend i origjinës, duhet ta ketë certifikatën ose kopjen e saj të noteruar të shoqëruar me certifikatë fitosanitare për rieksport të lëshuar nga vendi tjetër. 4. Kur një dërgesë sipas paragrafit 1. i këtij neni, importohet në vazhdimësi në më shumë se një vend dhe ka me vete më shumë se një certifikatë fitosanitare për rieksport, ajo duhet të shoqërohet me certifikatën fitosanitare origjinale ose kopjen e saj të noteruar dhe certifikatat fitosanitare origjinale ose kopjet e tyre të lëshuara nga të gjitha këto vende. 5. Çfarëdo dërgesë tjetër e materialit bimorë, materialit prej druri i cili përdoret në paketimin apo transportimin e materialit bimorë, ambalazhit apo mjeteve me të cilat transportohet materiali bimorë duhet ti nënshtrohet kontrolleve inspektuese në pikën e hyrjes nëse inspektori fitosanitar dyshon se ka rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm në bimë. 6. Ministria me akt nënligjor e përcakton procedurat e kontrollit inspektues sipas nënparagrafit 1.2. dhe 1.3. të paragrafit 1 të këtij neni. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Imported plant shipments in protected zones must also meet extra phytosanitary conditions.
Neni 25 Kërkesat për import të dërgesave bimore për import në zonat e mbrojtura 1. Çfarëdo dërgesë e përfshirë në listën V.B. e importuar në zonat e mbrojtura, përveç kërkesave të përcaktuara në nenin 24 të këtij ligji, duhet të përmbushë edhe kërkesat e mëtejshme si vijon: 1.1. të mos ketë të pranishëm organizma të dëmshëm sipas listës I.B.; 1.2. të mos përmbajë bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera sipas listës III.B. dhe; 1.3. të përmbushë kërkesat e veçanta fitosanitare sipas listës IV.B. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Importers, carriers, their representatives, and individuals importing plants must notify the phytosanitary inspectorate about arriving imported or repacked shipments and ask inspectors to take the required measures. Plant shipments are checked at Kosovo entry points, and customs procedures cannot start until phytosanitary inspection and import permission are completed, except for transit shipments.
Neni 26 Procedurat për importin e dërgesave bimore 1. Importuesit, transportuesit ose përfaqësuesit e tyre dhe personat fizik të cilët i importojnë në Kosovë bimë sipas paragrafit 1. të nenit 24 të këtij ligji, janë të detyruar: 1.1 të njoftojnë rregullisht inspekcionin fitosanitar për arritjen e dërgesave të importuara ose ripaketuara gjatë transportit, në mënyrë që t’i nënshtrohen kontrollit fitosanitar; 14 1.2 t’u kërkojnë inspektorëve fitosanitarë që të ndërmarrin gjithë masat e përcaktuara lidhur me dërgesat bimore që do të importohen. 2. Dërgesat bimore sipas nenit 24 të këtij ligji, kontrollohen në pikat e hyrjes të Kosovës, ku kryhen edhe procedurat e tjera administrative doganore. Dërgesa nuk mund të largohet nga pika e hyrjes nëse nuk janë kompletuar të gjitha vlerësimet e nevojshme fitosanitare. 3. Në raste të veçanta dhe të kërkesave të përcaktuara nga Ministria, nëse nuk ka rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm, kontrolli fitosanitar i dërgesave bimore, mund të kryhet në vende të përcaktuara posaçërisht brenda territorit të Kosovës por nën mbikëqyrjen e inspektorëve fitosanitarë. 4. Organet e kontrollit doganor nuk mund të fillojnë procedurat doganore para se inspektori fitosanitar të ketë kontrolluar çfarëdo dërgesë bimore sipas nënparagrafi 1.1. të paragrafit 1. të këtij neni dhe të ketë dhënë lejen e importimit, përveç dërgesave në kalim transit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Some plant imports are exempt from phytosanitary certificate and inspection requirements.
Neni 27 Procedurat përjashtuese për importin e dërgesave bimore 1. Përjashtuar nga paragrafi 1. neni 17 i këtij ligji, leja e importimit duhet të lëshohet për bimët e pranishme në listën V.A.1. pa ndonjë certifikatë fitosanitare apo kontroll inspektues fitosanitar kur ato destinohen për përdorim personal ose për përdorim të menjëhershëm brenda zonës kufitare të vendit nga importohen bimët, produktet bimore dhe objektet tjera. 2. Sasi të vogla të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të paraqitura në listën V.B., në pajtim me nenin 18 të këtij ligji mund të importohen pa certifikatë fitosanitare apo kontroll inspektues fitosanitar. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: At the entry point, the phytosanitary inspector checks shipments, verifies certificates, and may stop imports if requirements are not met.
Neni 28 Inspektimi në pikën e hyrjes 1. Nëse pas kontrollit janë përmbushur gjithë kërkesat sipas neneve 24 dhe 25 të këtij ligji, Inspektori fitosanitar verifikon certifikatën fitosanitare origjinale dhe certifikatat e mundshme të rieksportit duke vulosur dhe shënuar datën e hyrjes dhe lëshon certifikatën fitosanitare për importim. 2. Nëse kërkesat paraprake nga neni 27 dhe 28 i këtij ligji, nuk janë përmbushur, inspektori fitosanitar me vendim e ndalon importin dhe përcakton masat në pajtim me dispozitat sipas paragrafit 1. të nenit 12 të këtij ligji dhe vulos certifikatën fitosanitare ose certifikatën e rieksportit me një vulë trekëndëshe të kuqe, për bërjen e tyre të pavlefshme. 3. Nëse gjatë kontrollit inspektues vërtetohet se një pjesë e dërgesës bimore është e infektuar me organizma të dëmshëm nga lista I.A., I.A.1, II.A., II.A.1 ose II.B., importi i tyre ndalohet. 4. Inspektori fitosanitar mund të kryejë një kontroll tjetër inspektues nëse ai dyshon se dërgesa e importuar, në kundërshtim me atë që raportohet në dokumentet shoqëruese, përmban bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera nga lista V.B., ose nëse ka rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm. 5. Nëse pas kontrollit inspektues, inspektori fitosanitar ka ende dyshim për identitetin e dërgesës bimore, posaçërisht për llojin, tipin dhe origjinën e bimëve nga lista V.A.1 dhe për praninë e organizmave të dëmshëm sipas listave I.A dhe II.A, ai mund të përsërisë kontrollin inspektues, duke u këshilluar me ekspertë të tjerë ose duke i dërguar një mostër reprezentative në laboratorin fitosanitar për diagnostikimit të parazitëve në Institutin Bujqësor të Kosovës, Universitetet përkatëse si dhe laboratorë tjerë të akredituar. 6. Ministria me akt nënligjor e përcakton formën, madhësinë dhe përmbajtjen e vulës sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni. 15 - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Plant exports are allowed only if the shipment meets the stated origin and phytosanitary conditions, and the phytosanitary inspector checks compliance before certificates are issued.
Neni 29 Eksporti 1. Eksporti i bimëve lejohet nëse: 1.1. dërgesat bimore janë me origjinë nga Kosova. Para lëshimit të certifikatave fitosanitare, inspektori fitosanitar kryen kontrolle inspektuese, për të siguruar se janë përmbushur të gjitha kërkesat fitosanitare të vendit ku do të eksportohen dërgesat; 1.2. dërgesat bimore që eksportohen nuk janë me origjinë nga Kosova, por janë deponuar, ripaketuar dhe ndarë në Kosovë. Para lëshimit të certifikatave për rieksport, inspektori fitosanitar kryen kontrolle fitosanitare për të siguruar se janë përmbushur të gjitha kërkesat fitosanitare të vendit ku do të eksportohen dërgesat. 2. Certifikata për rieksport konsiderohet dokument zyrtar, kur inspektori fitosanitar, vërteton përmbushjen e kërkesave sipas nënparagrafit 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni. 3. Ministria me akt nënligjor e përcakton formatin dhe përmbajtjen e certifikatave fitosanitare. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Eksportuesi duhet t’ia dërgojë kërkesën për certifikatë fitosanitare inspektoratit fitosanitar dhe, pas inspektimit, të zbatojë masat e përcaktuara prej tij me shpenzimet e veta.
Neni 30 Detyrat e eksportuesit 1. Kërkesa për lëshimin e certifikatës fitosanitare dërgohet nga eksportuesi inspektoratit fitosanitar i cili është përgjegjës të kryejë kontrollin inspektues dhe të marrë një vendim në bazë të kërkesës së eksportuesit brenda afateve të përcaktuara nga Ministria. 2. Eksportuesi, me shpenzimet e veta, duhet të zbatojë të gjitha masat e përcaktuara nga inspektori fitosanitar pas inspektimit të dërgesës bimore që do të eksportohet. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Transit shipments do not need inspection if they are packaged to avoid spreading harmful organisms and are not deposited, separated, repackaged, or combined with other shipments in Kosovo’s customs territory.
Neni 31 Dërgesa në kalim transit 1. Për dërgesën në kalim transit kontrolli inspektues nuk është i detyrueshëm sipas nënparagrafëve 1.1., 1.2., 1.3. dhe 1.4. të paragrafit 1 të nenit 24 të këtij ligji në se ajo është e paketuar në mënyrë që nuk rrezikon përhapjen e organizmave të dëmshëm dhe nuk deponohet, ndahet, ripaketohet ose kombinohet me dërgesa të tjera në territorin doganor të Kosovës. 2. Nuk lejohet kalim transit i dërgesave të cilat nuk janë në pajtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni. KREU VII TRANSFERIMI I DËRGESËS SË BIMËVE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Certain plant shipments need a plant passport; small personal quantities may move without one if they pose no pest-spread risk; export-bound plants may move with phytosanitary certificates.
Neni 32 Pasaporta Bimore 1. Pasaporta bimore është dokument zyrtar që lëshohet nga organi kompetent për çfarëdo dërgese të bimëve të përfshira në Listën V.A. 2. Bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera në Listat V.A. dhe V.B., me përjashtim të atyre që prodhohen nga prodhuesit dhe përpunuesit e vegjël të përcaktuar në nenin 25 paragrafi 1 ose ato në pajtim me nenin 27 të këtij ligji, mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse janë të shoqëruara me pasaportë bimore. 3. Sasi të vogla të bimëve, produkteve bimore, ushqimeve ose ushqimeve për kafshë, të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni për qëllim përdorimi personal, për përdorim jo industrial, bujqësor apo tregtar ose për konsum gjatë transportit, mund të qarkullojnë në vend edhe kur nuk shoqërohen me pasaportë bimore, me kusht që të mos përbëjnë rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm. 16 4. Me përjashtim të dispozitave të paragrafit 2 të këtij neni, bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera të destinuara për eksport, mund të qarkullojnë brenda territorit të Kosovës nëse ato shoqërohen me certifikata fitosanitare. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Registered subjects wishing to use a plant passport must request a special authorization from the competent authority.
Neni 33 Autorizimi për përdorim të Pasaportës bimore 1. Subjektet e regjistruar sipas paragrafi 2. të nenit 19 të këtij ligji, të cilët duan të përdorin pasaportë bimore, duhet t’i bëjnë kërkesë për autorizim të veçantë organit kompetent. 2. Ministria lëshon këtë autorizim të veçantë pasi të ketë marrë raportin miratues nga inspekcioni fitosanitar. 3. Organi kompetent përcakton procedurat për lëshimin e pasaportës që përcaktohen në paragrafin 1. të këtij neni, në pajtim me paragrafin 2. të nenit 21 të këtij ligji. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Plant passports may be issued in several types, official labels are printed by the competent authority and kept by users under phytosanitary inspection, and the Ministry sets the passport content by subordinate act.
Neni 34 Llojet e pasaportave bimore 1. Pasaporta bimore përbëhet nga një etiketë apo dokument zyrtar dhe mund të jetë e tipave të ndryshme si në vijim : 1.1. pasaportë e zakonshme; 1.2. pasaportë e ndryshuar - RP ose PN; 1.3. Pasaportë për Zonat e mbrojtura - ZP ose PZM. 2. Etiketat zyrtare shtypen nga organi kompetent dhe mbahen nga personat që i përdorin, nën kontrollin e inspektorëve fitosanitarë. 3. Pasaportat bimore duhet të plotësohen në tërësi me shkronja të shtypit dhe me ngjyrë që nuk shlyhet, me emër latin dhe botanik të bimëve apo produkteve bimore, pasaporta është e pavlefshme nëse ka pjesë të fshira apo korrigjime të pavërtetuara. 4. Në vend të etiketave të pasaportës sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, lejohet përdorimi i pasaportës së thjeshtuar, kur të dhënat që jep pasaporta e që tregojnë llojet e veçanta, jepen në një kornizë të veçantë në dokumentin që shoqëron mallin -faturë, lidhëse e paketimit. 5. Ministria me akt nënligjor e përcakton përmbajtjen e pasaportave bimore. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article requires interested parties and certain traders/distributors/end users to use and keep plant passports, and it lets the phytosanitary certificate replace the passport in one entry scenario.
Neni 35 Përdorimi i Pasaportës bimore 1. Palët e interesuara, nën përgjegjësinë e tyre, duhet t’i vendosin pasaportat bimore mbi bimë, produkte bimore, objekte të tjera apo paketimet e tyre, në mënyrë që ato të mos të përdoren përsëri. 2. Tregtarët me pakicë dhe shpërndarësit e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera si dhe përdoruesit e fundit të cilët merren me prodhimin e bimëve, e ruajnë pasaportën bimore për të paktën një (1) vit. 3. Nëse një pasaportë përdoret për një bimë, produkt bimor ose objekte të tjera të importuara nga vende të tjera, ai duhet të tregojë edhe vendin e origjinës. 4. Kur dërgesat bimore hyjnë në territorin e Kosovës, certifikata fitosanitare mund të zëvendësojë pasaportën bimore deri në vendin e parë të destinimit në Kosovë. 17 5. Subjektet e autorizuara për të përdorur pasaportë, përveç kërkesave të tjera sipas paragrafit 1. të nenit 21 të këtij ligji, duhet të përmbushin kërkesat e veçanta si vijon: 5.1. të paraqesin të gjitha ndryshimet e kërkesave për lëshimin e pasaportave bimore organit kompetent brenda afatit të caktuar; 5.2. të bëjnë kujdes që pasaporta bimore të jetë e plotësuar në pajtim me dispozitat e këtij ligji; 5.3. të njoftojnë inspektorin fitosanitar brenda afatit të përcaktuar për transferimin e dërgesës bimore në zonat e mbrojtura; 5.4. të lejojnë inspektorin fitosanitar të jetë i pranishëm dhe të ketë qasje ndaj dokumentacionit dhe dërgesave në të gjitha fazat e prodhimit dhe përpunimit si dhe në pronën e tyre. 6. Ministria me akt nënligjor e përcakton afatet e paraqitjes dhe ruajtjes së dokumenteve. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Plant passports may be replaced with modified passports in certain cases, and the modified passport must keep the original producer code and add “RP” when used.
Neni 36 Zëvendësimi i Pasaportës -PN 1. Pas lëshimit të saj, pasaporta bimore mund të zëvendësohet me një “pasaportë të ndryshuar”, e cila duhet gjithnjë të tregojë kodin e prodhuesit origjinal, në pajtim me dispozitat në vijim: 1.1. në rast të ndarjes apo ndryshimit të statusit fitosanitar të dërgesave, për të cilat zbatohen kërkesat e përcaktuara në listën IV.A; 1.2. me kërkesën e palës së interesuar e cila zyrtarisht është e regjistruar. 2. Nëse dërgesat bimore ndahen ose përbëhen nga pjesë të ndara, duhet të lëshohen pasaporta të ndryshuara për secilën pjesë të dërgesës. 3. Nëse gjendja e dërgesës bimore ndryshon sipas këtij neni, ndryshimi i pasaportës bimore mund të lëshohet vetëm pas përsëritjes së kontrollit inspektues. Kjo zbatohet për dërgesat bimore që importohen te lista V.A.1, të cilat shoqërohen me certifikata fitosanitare. Pas kryerjes së kontrollit fitosanitar, inspektori fitosanitar i propozon organit kompetent lëshimin e pasaportave bimore të ndryshuara, të cilat zëvendësojnë certifikatat fitosanitare. 4. Në rast të përdorimit të pasaportës së ndryshuar, kodit të prodhuesit apo importuesit të shënuar në pasaportën origjinale duhet t’i shtohet shenja “RP”. 5. Pasaporta e ndryshuar mund të lëshohet pas një njoftimi drejtuar organit kompetent dhe pas ndonjë inspektimi të mundshëm. Leja për të përdorur pasaportat e ndryshuara mund t’u jepet vetëm aplikuesve të cilët ofrojnë siguri për identitetin e produkteve dhe për mungesën e rreziqeve për shëndetin e bimëve. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Plant shipments on list V.B. may enter protected zones, but they may circulate inside those zones only if they carry valid protected-zone plant passports and all circulation requirements are met.
Neni 37 Pasaporta për Zonën e Mbrojtur - ZP ose PZM 1. Çfarëdo dërgesë bimore sipas listës V.B. mund të futet në zonat e mbrojtura, të qarkullojë brenda këtyre zonave vetëm kur shoqërohet me pasaporta bimore të vlefshme për zonat e mbrojtura, vetëm kur zbatohen të gjitha kërkesat për qarkullim. 2. Ministria me akt nënligjor i përcakton kërkesat për qarkullim sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Dërgesat e bimëve të caktuara duhet të kontrollohen fitosanitarisht, dhe pasaporta bimore nuk lejohet për pjesët e infektuara.
Neni 38 Inspektimet për lëshimin e Pasaportës bimore 1. Çfarëdo dërgesë e bimëve të përfshira në listën V.A.1, të kultivuara apo përdorura nga persona regjistrimi i të cilëve është i detyrueshëm dhe të destinuara për të qarkulluar, duhet t’i nënshtrohen inspektimit fitosanitar për të siguruar se: 18 1.1. nuk janë të infektuara me organizma të dëmshëm të listave I.A. dhe II.A., dhe 1.2. i përmbushin kërkesat e veçanta fitosanitare të listës IV.A. 2. Çfarëdo dërgesë e bimëve të përfshira në listën V.B, të destinuara për qarkullim brenda zonave të mbrojtura, përveç kontrolleve inspektuese sipas nënparagrafi 1.1. paragrafit 1. të këtij neni, duhet t’i nënshtrohen kontrolleve inspektuese fitosanitare për të siguruar se: 2.1. nuk janë të infektuara me organizma të dëmshëm të listave I.B. dhe II.B. ; 2.2. i përmbushin kërkesat e veçanta fitosanitare të përcaktuara në listën IV.B. 3. Kontrollet inspektuese të cilat vërtetojnë përmbushjen e kërkesave sipas nënparagrafit 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni, kryhen në pajtim me metodat e përcaktuara me këtë ligj. 4. Përveç kontrolleve inspektuese të cilat vërtetojnë përmbushjen e kërkesave sipas nënparagrafit 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni, në mjediset e blerësit mund të kryhen kontrolle të tjera të rastësishme, për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të bimëve, pavarësisht nga origjina e bimëve, vendi ku bimët janë transferuar, kultivuar, përpunuar, ruajtur, shitur apo përdorur në ndonjë mënyrë tjetër. 5. Nëse gjatë kontrolleve inspektuese, inspektori fitosanitar dyshon për rrezik të përhapjes së organizmave të dëmshëm, ose nuk plotësohen kërkesat e parapara për qarkullimin e dërgesave, inspektori fitosanitar urdhëron marrjen e masave të parapara sipas nenit 44 të këtij ligji. Në rast dyshimi për praninë e organizmave të dëmshëm, inspektori fitosanitar mund të mbledhë dhe dërgojë disa mostra tek laboratorët fitosanitar për diagnostifikimin e parazitëve në Institutin Bujqësor të Kosovës, Universitetet përkatëse si dhe laboratorë tjerë të akredituar referentë për kontroll në pajtim me paragrafin 1. të nenit 12 të këtij ligji. 6. Nëse gjatë kontrollit inspektues fitosanitar, konstatohet se një pjesë e dërgesës është e infektuar me organizma të dëmshme të pranishme në listat I.A., II.A., I.B. ose II.B., nuk duhet të lëshohet pasaporta bimore. Ajo mund të lëshohet vetëm për pjesën e cila nuk dyshohet të jetë e infektuar me organizma të dëmshëm dhe nuk paraqet ndonjë rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm me kusht që kjo pjesë të jetë qartë e dallueshme dhe e veçuar nga ajo e infektuar si pjesë, kultivarë apo lloje të ndryshme. KREU VIII KONTROLLET FITOSANITARE PËR PRODHIM DHE QARKULLIM - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The competent authority carries out supervision of this law through phytosanitary inspection; in forestry, supervision and implementation also involve the relevant forestry bodies.
Neni 39 Mbikëqyrja e kontrollit fitosanitar 1. Mbikëqyrja e zbatimit të këtij ligji bëhet nga organi kompetent përmes inspekcionit fitosanitar. 2. Në lëmin e pylltarisë, mbikëqyrja dhe zbatimi bëhet nga organi kompetent, përmes inspekcionit fitosanitar dhe organeve përkatëse të pylltarisë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Phytosanitary inspectors carry out official inspections and controls, may seek laboratory support in special cases, and the phytosanitary inspection body must submit written reports every six months to the competent Ministry body.
Neni 40 Inspektimet dhe kontrollet fitosanitare 1. Inspektimet, kontrollet dhe masat zyrtare të cilat sigurojnë pajtueshmëri ndaj dispozitave të këtij ligji do të ekzekutohen nga inspektorët fitosanitarë, të cilët për disa raste të veçanta mund të kërkojnë këshilla dhe mbështetje në laboratorin fitosanitar për diagnostikim të parazitëve në Institutin Bujqësor të Kosovës, Universitetet përkatëse si dhe laboratorë tjerë të akredituar. 2. Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në listën V.A., përfshirë paketimin dhe mjetet e transportit, nëse është e nevojshme, që të qarkullojnë duhet të inspektohen zyrtarisht nga inspektorët fitosanitarë, tërësisht ose me mostra për të siguruar se: 19 2.1. bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera nuk janë të infektuara nga organizmat e dëmshëm të përfshira në listën I.A.; 2.2. bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera të përfshira në listën II.A nuk janë të infektuara nga organizmat e dëmshëm që përshkruhen në të njëjtën listë. 2.3. bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera sipas listës IV.A. janë në pajtim me kërkesat e veçanta që përcaktohen në të njëjtën listë. 3. Inspektimet ndaj personave juridik dhe fizik të regjistruar zyrtarisht në përputhje me nenin 22 të këtij ligji kryhen rregullisht. Kontrollet në drejtim të caktuar do të kryhen atëherë kur ka dyshime të bazuara se një apo më shumë dispozita të këtij ligji nuk përmbushen. 4. Në bazë të përgjegjësive të përcaktuara nga ky ligj, inspektori fitosanitar është i autorizuar të: 4.1. kryejë kontrolle inspektuese të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nën mbikëqyrje; 4.2. verifikojë regjistrin e prodhuesve, paketuesve, përpunuesve, importuesve dhe shpërndarësve të llojeve të veçanta bimore; 4.3. verifikojë plotësimin e kërkesave nga personat e autorizuar për lëshimin e pasaportave bimore dhe personave të tjerë të autorizuar në pajtim me këtë ligj; 4.4. mbikëqyrë ruajtjen e gjendjes shëndetësore për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera sipas autorizimeve të dhëna; 4.5. lëshojë certifikata fitosanitare për import, eksport dhe rieksport në bazë të paragrafit 1., 2. të nenit 34 dhe paragrafit 1. të nenit 35 të këtij ligji; 4.6. kryen detyra të tjera të përcaktuara nga ky ligj dhe akte të tjera nënligjore për mbrojtjen e bimëve. 5. Inspekcioni fitosanitar i raporton periodikisht organit kompetent të Ministrisë mbi rezultatet e punës së tyre inspektuese nëpërmjet raporteve me shkrim gjashtë (6) mujore. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Inspections and controls under Article 40 are to be done regularly, at the right time, at least once a year, using visual observations; special requirements in Annex IV can change this.
Neni 41 Shpeshtësia e inspektimeve dhe kontrollimeve 1. Inspektimet dhe kontrollimet e përcaktuara në nenin 40 të këtij ligji : 1.1. janë të lidhura me bimët, produktet bimore, që kultivohen apo përdoren nga prodhuesit, që janë të pranishme në territorin e tij dhe në tokat ku ato kultivohen; 1.2. preferohet të kryhen në vendin e prodhimit; 1.3. kryhen rregullisht në kohën e duhur, të paktën një herë në vit, me vrojtime vizuale, përveç kërkesave të veçanta të treguara në listën IV. 2. Kontrollimet dhe inspektimet mund të kryhen sipas rastit si vijon: 2.1. në çfarëdo kohë dhe vend atje ku qarkullohen bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera; 2.2. në mjediset ku bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera kultivohen, prodhohen, deponohen apo shiten, si dhe hapësirat punuese të klientëve; 2.3. në çdo kohë kryhen kontrollime të tjera për qëllime të tjera nga shëndeti i bimëve. 20 - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: A producer may immediately use the relevant plant passports if the Article 40 inspections show that the legal conditions are met.
Neni 42 Inspektimet dhe kontrollet në pajtim me kërkesat e deklaruara fitosanitare Nëse inspektimet e përcaktuara në nenin 40 të këtij ligji tregojnë se përmbushen kushtet e vendosura me këtë ligj, prodhuesi është i autorizuar që menjëherë të përdorë pasaportat bimore përkatëse për bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera në listën V.A. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: If inspections show phytosanitary conditions are not met, authorization to use the plant passport is not issued, or it is suspended or cancelled. Parts that are not risky are exempt, and risky plants or objects must be subject to official measures; the Ministry must notify the interested country when shipments come from abroad.
Neni 43 Inspektimet dhe kontrollet të cilat nuk janë në pajtim me kërkesat e deklaruara fitosanitare 1. Përveç asaj që përcaktohet në paragrafin 2. të këtij neni, nëse si rezultat i inspektimit të paraparë në nenin 40 dhe të zbatuar në pajtim me nenin 41 të këtij ligji nuk janë përmbushur kushtet e kërkuara, nuk lëshohet autorizimi për përdorimin e pasaportës, ose nëse ai është lëshuar pezullohet apo anulohet. 2. Nëse pas inspektimit një pjesë e bimëve apo produkteve bimore të kultivuara, prodhuara apo të përdorura nga prodhuesi ose përndryshe të pranishme në mjediset e tij, ose kur një pjesë e tokës nuk përbën rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm, dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni nuk do të zbatohet për pjesën në fjalë. 3. Nëse si rezultat i kontrolleve zyrtare të kryera në pajtim me nenin 41, bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera paraqesin rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm, ato duhet t’u nënshtrohen masave zyrtare të përcaktuara në paragrafin 2. neni 44 i këtij ligji. Nëse dërgesat e tilla bimore vijnë nga jashtë, Ministria njofton vendin e interesuar masat që planifikon të marrë apo që i marrë tashmë, si përcaktohet në paragrafin 1. neni 44 i këtij ligji. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Kur ka shkelje gjatë importimit, inspektori fitosanitar duhet të marrë masa për ndalimin, asgjësimin ose trajtimin e dërgesave dhe mund të vendosë masa të tjera zyrtare për bimët, produktet bimore ose tokën e prekur.
Neni 44 Masat zyrtare të vendosura nga inspektorët fitosanitarë 1. Kur vërtetohen shkeljet e dispozitave ligjore gjatë importimit të dërgesave, inspektori fitosanitar duhet të: 1.1. ndalojë importin e dërgesave dhe transferimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të cilat nuk i përmbushin kërkesat e përcaktuara si dhe të urdhërojë asgjësimin e tyre nëse gjenden organizma të dëmshëm që rrezikojnë shëndetin e bimëve: 1.2. urdhërojë trajtimin e duhur të dërgesave bimore, nëse konstatohet prania e organizmave të dëmshëm. 2. Për rastet e përcaktuara sipas paragrafit 1. neni 43 i këtij ligji, bimët, produktet bimore apo dheu në fjalë, iu nënshtrohen një apo më tepër masave zyrtare në vijim: 2.1. ndërprerje e pjesërishme apo e plotë e veprimtarisë prodhuese deri sa të vendoset se është eliminuar rreziku i përhapjes së organizmave të dëmshëm; 2.2. ndalimin i dorëzimit të dërgesës prodhuesit bujqësor derisa të kryhet kontrolli inspektues apo deri në rezultatet zyrtare nga ekzaminimi, hulumtimi dhe testimi; 2.3. lejimin e transferimit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera që destinohen për përpunim, por nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve ; 2.4. lejimin i transferimit të kufizuar të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në vende ku nuk ka rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm, por nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve; 2.5. propozimin organit kompetent për çregjistrim, nëse personi i regjistruar nuk plotëson kërkesat e përcaktuara; 2.6. propozimin organit kompetent për pezullim apo anulim të përdorimit të pasaportës bimore; 21 2.7. vendosjen e masave administrative; 2.8. kryerjen e detyrave të tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe akte të tjera nënligjore për mbrojtjen e bimëve. 3. Çfarëdo përgjegjësie që rrjedh nga zbatimi i masave të përcaktuara në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni duhet t’i ngarkohen personit përgjegjës. KREU IX GRUMBULLIMI, KËMBIMI, PËRDORIMI I TË DHËNAVE DHE INFORMIMI - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The competent authority may collect and use data for plant-protection purposes, keep collected data, use maps/forms, and the Ministry regulates how data systems are connected and accessed.
Neni 45 Burimet e të dhënave të nevojshme për qëllime fitosanitare 1. Organi kompetent për qëllime të analizimit dhe realizimit të masave në mbrojtjen e bimëve, mund të grumbulloi dhe përdorë të dhëna për nevojat e veta në pajtim me këtë ligj nga : 1.1. regjistri i prodhuesve dhe përpunuesve bujqësorë; 1.2. regjistri i subjekteve ekonomike; 1.3. regjistri tatimor - numri i tatimit; 1.4. numri, kufijtë, sipërfaqja e ngastrës, pronari dhe përdoruesi; 1.5. baza e të dhënave statistikore për toka bujqësore dhe toka pyjore, të dhënat mbi tokat në pronësi publike dhe qiramarrësit e këtyre tokave dhe pyjeve; 1.6. baza e të dhënave doganore për dërgesat bimore; 1.7. baza e të dhënave të Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës; 1.8. Universitetet përkatëse dhe Institutet e akredituara hulumtuese; 1.9. të dhëna rajonale dhe komunale. 2. Të dhënat e grumbulluara nga paragrafi 1. i këtij neni mbahen nga organi kompetent apo subjekti i autorizuar nga Ministria. 3. Organi kompetent për mbrojtjen e bimëve mund të përdorë plane topografike, harta, pyetësor dhe plane ortofotografike digjitale. 4. Mënyra e lidhjes me bazat e tjera të të dhënave dhe metoda e marrjes së të dhënave rregullohen nga Ministria, me marrëveshje bashkëpunimi në pajtim me organet e tjera administrative përgjegjëse për bazën e të dhënave në kompetencë të tyre. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Ministry must share data from registers and databases with other administration bodies, local bodies, and certain legal persons and public service providers for the purposes stated in the provision. Administrative bodies with databases, maps, or orthophotographic plans may exchange data with the Ministry if there is a prior agreement.
Neni 46 Këmbimi i të dhënave 1. Ministria u dërgon të dhënat nga regjistrat dhe bazat e të dhënave, organeve tjera të administratës, organeve lokale, për të plotësuar kërkesat e parapara me ligjet në fuqi, si dhe për të autorizuar persona juridik dhe ofrues të shërbimeve publike, për të kryer aktivitetet në lëmin e mbrojtjes së bimëve. 2. Organet administrative të cilat posedojnë bazën e të dhënave, harta, plane ortofotografike në pajtim me nenin 45 të këtij ligji, mund të këmbejnë të dhënat me Ministrinë në bazë të një marrëveshje paraprake. 22 - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The competent body, through the Ministry’s administrative bodies, must continuously collect, store, and publish data linked to the information system used for the Ministry’s needs.
Neni 47 Menaxhimi i të dhënave 1. Organi kompetent nëpërmjet organeve administrative të Ministrisë mbledhë, ruan dhe publikon vazhdimisht të dhëna të cilat janë të lidhura me sistemim informativ në përdorim për nevoja të Ministrisë. 2. Organet administrative sigurojnë vendosjen dhe lidhjen e sistemit informativ sipas këtij neni me sistemin informativ të Ministrisë dhe me sistemin informativ ndërkombëtar në lëmin e mbrojtjes së bimëve, sipas nevojës. 3. Ministria me akt nënligjor përcakton mënyrën e lidhjes, kushtet për ruajtjen dhe mbajtjen e të dhënave në regjistrat, evidencat dhe bazën e të dhënave. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The Ministry must exchange specified plant-health-related data internationally.
Neni 48 Shkëmbimi i të dhënave në nivel ndërkombëtare 1. Ministria shkëmben të dhëna në nivel ndërkombëtar për: 1.1. kompetencat e organeve Qeveritare lidhur me mbrojtjen e shëndetit të bimëve; 1.2. listën e pikave të hyrjes në të cilat lejohet importi i dërgesave bimore në Kosovë; 1.3. listat e organizmave të dëmshëm; 1.4. shënimet për hyrjen dhe praninë e organizmave të dëmshëm të përfshira në listat dhe të dhënat lidhur me zbatimin e masave fitosanitare; 1.5. hyrjen, shumëzimin e pakontrolluar ose të dhëna për përhapjen e organizmave të dëmshëm të papërfshirë në lista, por të cilët paraqesin rrezik ekonomik potencial; 1.6. hyrjen e organizmave të dëmshëm brenda një zone, e cila është shpallur si zonë e mbrojtur për ata organizma; 1.7. raportet sistematike mbi rezultatet e vëzhgimeve në zonën mbrojtur; 1.8. aktet nënligjore, të nxjerra në bazë të këtij ligji; 1.9. konstatimin e organizmave të dëmshëm dhe regjistrimin e rasteve të kthimit apo asgjësimit të dërgesave nga importi për shkak të mos përmbushjes së kushteve shëndetësore; 1.10. të dhënat dhe informacionet e tjera në pajtim me këtë ligj, në bazë të kërkesës së organit apo organizatës ndërkombëtare. 2. Të dhënat dhe informacionet e tjera mund të jepen në pajtim me konventat dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare. KREU X PROCEDURAT ADMINISTRATIVE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This article assigns several phytosanitary-related costs to different parties and lets the Ministry set inspection controls, fees, and payment method by subordinate act.
Neni 49 Kontrollet e dërgesave dhe shpenzimet për analizat laboratorike 1. Shpenzimet e analizave laboratorike të dërgesave të kryera në bazë të kërkesës së inspektorit fitosanitar, për të vërtetuar gjendjen e shëndetit të bimëve barten nga importuesi. 2. Kur mostra është e infektuar, të gjitha shpenzimet e kontrollit të dërgesës që janë kryer në bazë të kërkesës së inspektorit fitosanitar për të verifikuar gjendjen shëndetësore të bimëve, i bart prodhuesi i bimëve tek i cili janë marrë mostrat. 23 3. Shpenzimet administrative për zbatimin e masave fitosanitare të ndërmarra në pajtim me këtë ligj për mbrojtjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, përveç rasteve të fuqisë madhore, i bart prodhuesi bujqësor. 4. Shpenzimet për lëshimin e certifikatave fitosanitare dhe pasaportave bimore, i bart paraqitësi i kërkesës. 5. Ministria me akt nënligjor e përcakton kontrollet inspektuese, vlera e taksës sipas llojit dhe sasisë së bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera si dhe mënyrën e pagesës. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Plant producers may receive compensation when phytosanitary measures are ordered, if they reported the harmful organisms in time and used all measures properly; the Ministry sets the compensation criteria and amount.
Neni 50 Kompensimet 1. Nëse inspektori fitosanitar urdhëron marrjen e masave për zhdukjen e organizmave dëmtues apo asgjësimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në pajtim me këtë ligj, prodhuesi i bimëve mund të marrë një kompensim të mundshëm nga organi kompetent me kusht që: 1.1. të ketë njoftuar në kohë shfaqjen apo dyshimin për praninë e organizmave të dëmshëm të përfshira në listat I.A. dhe II.A., ose në rast të zonave të mbrojtura, të organizmave të dëmshëm nga lista I.B. dhe II.B. të cilat janë nën kontroll zyrtar të përcaktuar me akt nënligjor të veçantë nga Ministria. 1.2. të ketë zbatuar të gjitha masat fitosanitare vazhdimisht dhe në kohë por ato nuk janë treguar të efektshme. 2. Kompensimin sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk paguhet, nëse organizmat e dëmshëm shfaqen në raste importi të dërgesave në Kosovë. 3. Kur vendimi për kompensim nuk merret ose nuk i dërgohet prodhuesit të bimëve brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga paraqitja e kërkesës për pagesën e kompensimit, prodhuesi bujqësor mund t’i kërkojë organit kompetent vlerësimin e dëmit me anë të padisë. 4. Ministria me akt nënligjor i përcakton kriteret për të drejtën në kompensim dhe shumën e kompensimit. KREU XI PUNA E ORGANEVE PUBLIKE NË MBROJTJEN E BIMËVE - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This article lists public-interest plant protection work and says the Ministry sets measures for disinfection, disinsection, and deratization by subordinate act.
Neni 51 Puna e organeve publike 1. Punët me interes publik përfshijnë punët në përcjelljen, prognozën e shfaqjes të organizmave të dëmshëm, praninë e tyre dhe punët profesionale në lëmin e mbrojtjes së bimëve. 2. Punët për përcjelljen dhe prognozën përfshijnë: 2.1. monitorimin e organizmave të dëmshëm të pranishëm në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera si dhe përcaktimin e afateve optimale për luftimin dhe asgjësimin e tyre; 2.2. identifikimin e shfaqjes dhe shumimin e organizmave të dëmshëm me karakter ekonomik; 2.3. identifikimin e organizmave të dëmshëm në fushë dhe laboratorë; 2.4. alarmimin dhe njoftimin e popullsisë dhe shërbimeve të tjera të rëndësishme për të parandaluar përhapjen e organizmave të dëmshëm, nëpërmjet këshillave, udhëzimeve dhe zbatimit të masave fitosanitare; 24 2.5. edukimin dhe trajnimin e prodhuesve në bujqësi për zbatimin e masave që lidhen me mbrojtjen e bimëve. 3. Veprimet teknike për mbrojtjen e bimëve janë: 3.1. kryerja e ekzaminimeve profesionale laboratorike në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera për të diagnostikuar organizmat e dëmshëm; 3.2. shtim i aftësimit teknik të personave përgjegjës për mbrojtjen e bimëve; 3.3. lëshimi i pasaportave të bimëve; 3.4. veprimtaritë hulumtuese-shkencore dhe zhvillimore; 3.5. kryerja e punëve dhe detyrave tjera teknike që kërkohen në lëmin e mbrojtjes së bimëve. 3.6. dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin për nevojat e mbrojtjes së bimëve. 4. Ministria me akt nënligjor përcakton masat për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin për nevojat e mbrojtjes së bimëve. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article lists the institutions responsible for plant protection and says forest plant protection is handled separately in cooperation with specified bodies and persons.
Neni 52 Institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e bimëve 1. Institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e bimëve janë: 1.1. organet përkatëse komunale, 1.2. laboratorë fitosanitar për diagnostikim të parazitëve në Institutin Bujqësor të Kosovës, Universitetet përkatëse si dhe laboratorë tjerë të akredituar; 1.3. shërbimi këshillimor për prodhimtarinë dhe mbrojtjen e bimëve, dhe 1.4. personat fizik dhe juridik të cilët i plotësojnë kushtet e parapara dhe që janë të regjistruar në Ministri. 2. Përjashtuar nga dispozitat e këtij neni, mbrojtja e bimëve pyjore kryhet në bashkëpunim nga organet institucionale, persona juridik dhe fizik të përcaktuar me ligje dhe akte të tjera nënligjore. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The Ministry sets the responsibilities and financing rules for certain plant-protection institutions, and those institutions must carry out authorized ongoing works or services and provide services to plant producers and other interested persons under the law.
Neni 53 Përgjegjësitë dhe financimi i institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e bimëve 1. Përgjegjësitë e institucioneve të caktuara për mbrojtjen e bimëve janë: 1.1. zbatimi i punëve ose shërbimeve të vazhdueshme të autorizuara nga Ministria; 1.2. sigurimin e shërbimeve për prodhuesit e bimëve të përfshirë në mbrojtjen e bimëve dhe për personat e tjerë të interesuar sipas këtij ligji. 2. Financimi i ofruesve të shërbimeve në mbrojtjen e bimëve, bëhet nga: 2.1. pagesa e vlerës së shërbimeve nga përfituesit shfrytëzuesit edhe nëse disa shërbime mund të kryhen falas; 2.2. Buxheti i Qeverisë së Kosovës për kryerjen e punëve publike, për qëllime të caktuara. 3. Ministria me akt nënligjor përcakton përgjegjësitë dhe financimin e institucioneve të ngarkuar për mbrojtjen e bimëve. 25 - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The competent body of the Ministry carries out technical supervision of public-interest works and phytosanitary inspections.
Neni 54 Mbikëqyrja profesionale Mbikëqyrja teknike e punëve me interes publik dhe inspektimeve fitosanitare, kryhen nga organi kompetent i Ministrisë, përveç mbrojtjen e bimëve në pylltari ku i njëjti funksion kryhet në pajtim me ligje dhe akte të tjera nënligjore në fuqi. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The Ministry issues authorizations for works of public interest, following the criteria set by law.
Neni 55 Dhënia e autorizimeve Ministria lëshon autorizime për kryerjen e punëve me interes publik sipas paragrafit 1. nenit 53 të këtij ligji, sipas kritereve të përcaktuara. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The competent body in the Ministry must carry out plant-protection administrative and professional work, and the Ministry may order certain plant-cultivation bans and emergency measures to prevent harmful organisms spreading.
Neni 56 Detyrat dhe përgjegjësitë e Organit Kompetent 1. Organi kompetent në Ministri kryen punë administrative dhe profesionale në mbrojtjen e bimëve dhe punë tjera të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi. 2. Organi kompetent në Ministri angazhohet për kryerjen e punëve në: 2.1. mbrojtjen e bimëve; 2.2. koordinimin dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet organit kompetent dhe bartësit e ofruesve të shërbimeve publike; 2.3. raportimin e vendeve të tjera për çështje lidhur me mbrojtjen e bimëve; 2.4. grumbullimin i informatave për mbikëqyrje të përhershme të organizmave të dëmshëm, lidhur me vlerësimin e gjendjes shëndetësore të bimëve në vend dhe për ekzaminimet laboratorike për diagnostikimin e organizmave të dëmshëm që përfshihen në listat I.A., II.A., I.B. dhe II.B.; 2.5. vlerësimin e analizës së rrezikut të organizmave të dëmshëm; 2.6. hartimin e planeve teknike për përcaktimin e zonave ku kanë hyrë organizmat e dëmshëm dhe zonave të rrezikuara, të infektuara dhe të mbrojtura, kufizimin apo ndalimin e qarkullimit, importit ose kalimit transit të llojeve të veçanta të bimëve; 2.7. vendosjen dhe mbajtjen e regjistrave, evidencës dhe listave, përcaktimin e kufijve të zonave ku është i nevojshëm mbikëqyrje e veçantë; 2.8. përcjelljen e programit për parandalimin e përhapjes së organizmave të dëmshëm, dhe masat për luftimin dhe asgjësimin e tyre; 2.9. përgatitjen e raporteve, analizave, njoftimeve dhe materialeve të tjera për institucionet vendore dhe ndërkombëtare, të cilat Ministria duhet t’i informojë dhe të bashkëpunojë me to për përgatitjen e marrëveshjeve dhe kontratave ndërkombëtare për mbrojtjen e bimëve dhe zbatimin e tyre; 2.10. vendosjen dhe mbajtjen e sistemit të informimit për mbrojtjen e bimëve. 3. Për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e organizmave të dëmshëm dhe për kontrollimin apo asgjësimin e tyre, nëse rrezikohet shëndeti i bimëve, Ministria me vendim: 3.1. ndalon kultivimin e llojeve të veçanta të bimëve dhe klonimin e tyre në një territor të caktuar dhe përcakton kufijtë e zonës nën mbikëqyrje; 3.2. siguron bashkëpunim mes prodhuesve të bimëve në rastet e kontrollimit dhe asgjësimit të organizmave të dëmshëm, dhe 26 3.3. merr masa emergjente dhe masa të tjera të nevojshme për zbatimin e këtij ligji. KREU XII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: This article sets fines for several phytosanitary offences by physical and legal persons and other persons.
Neni 57 Kundërvajtjet 1. Me gjobë prej pesëqind (500€) deri në njëmijë e pesëqind (1.500€) Euro dënohet për kundërvajtje subjekti fizik dhe juridik, nëse: 1.1. fut në territor apo nuk respekton ndalimin e përhapjes, tregtimit dhe mbajtjes së organizmave të dëmshëm për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera apo kryhen shkelje të tjera të këtij ligji. 2. Me gjobë prej dyqind (200€) deri në pesëqind (500€) Euro dënohet për kundërvajtje çdo person që: 2.1. vepron në kundërshtim me nenin 6 të këtij ligji; 2.2. vepron në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji; 2.3. nuk kryen kontrolle inspektuese të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në pajtim me paragrafi 1. dhe 2 nenin 38. të këtij ligji; 2.4. nuk plotëson kërkesat e përcaktuara nga nënparagrafi 5.1. i paragrafit 5. neni 35 i këtij ligji; 2.5. vepron në kundërshtim me nënparagrafin 5.4. të paragrafit 5. të nenit 35 të këtij ligji; 2.6. nuk ruan pasaportën bimore në afatin kohor të përcaktuar nga paragrafi 2. i nenit 35 i këtij ligji; 2.7. jep të dhënat për përhapjen e organizmave të dëmshëm të konstatuara dhe nuk është i autorizuar për publikimin e të dhënave pa lejen e Ministrisë, sipas nenit 11 dhe 13 të këtij ligji. 3. Me gjobë nga pesëqind (500€) deri dymijë e pesëqind (2.500€) Euro dënohet për kundërvajtje çdo person që: 3.1. qarkullon bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera sipas nenit 16 dhe paragrafit 1. të nenit 37 të këtij ligji; 3.2. vepron në kundërshtim me nenin 37 dhe paragrafin 1. të nenit 38 të këtij ligji; 3.3. është i autorizuar të merret me fidanet dhe nuk lëshon pasaportën bimore duke shkelur nenet 32, 33 dhe 34 të këtij ligji; 3.4. vepron në kundërshtim me nenin 24 të këtij ligji; 3.5. importon dërgesa bimore në zonat e mbrojtura në kundërshtim me nenin 25 të këtij ligji; 3.6. nuk iu përgjigjet kërkesave të përcaktuara nga inspektori fitosanitar sipas paragrafit 2. neni 30 i këtij ligji; 3.7. vepron në kundërshtim me dispozitat nga paragrafi 1. neni 31 i këtij ligji. 4. Me gjobë nga njëmijë (1.000€) deri pesëmijë (5.000€) Euro dënohet për kundërvajtje personi që: 27 4.1. vepron në kundërshtim me nenin 19 të këtij ligji; 4.2. vepron në kundërshtim me nenin 14 të këtij ligji; 4.3. vepron në kundërshtim me paragrafët 1., 2., 3. dhe 4. të nenit 15 dhe me paragrafin 1. të nenit 16 të këtij ligji; 4.4. importon dërgesa të bimëve dhe produkteve bimore pa lejen e Ministrisë dhe vepron në kundërshtim me nënparagrafët 1.1 dhe 1.2. paragrafi 1. i nenit 23 të këtij ligji; 4.5. nuk zbaton masat sipas paragrafit 1. neni 26 i këtij ligji, të urdhëruara nga Inspekcioni fitosanitar ; 4.6. kryen punë me interes publik për mbrojtjen e bimëve në kundërshtim me nënparagrafin. 1.4. paragrafi 1. i nenit 52. të këtij ligji. KREU XIII DISPOZITAT KALIMTARE - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Other plant-protection matters are referred to the Seed Material Law and the Seed Law; list changes for harmful organisms are handled by the Ministry through subordinate acts and aligned with EU and international directives.
Neni 58 1. Çështje të tjera lidhur me mbrojtjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera i referohen Ligjit për materialin fidanor dhe Ligjit për farëra. 2. Ndryshimet dhe plotësimet e listave për organizmat e dëmshëm për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera sipas neneve 7 dhe 8 të këtij ligji, të cilat trajtohen me akte nënligjore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në harmoni me Direktivat e BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, duhet të zbatohen. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Annexes I to VI are part of this law.
Neni 59 Anekset I deri VI janë pjesë përbërëse e këtij ligji. KREU XIV DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Funds collected under this law must be paid into the Kosovo Budget.
Neni 60 Të gjitha mjetet e grumbulluara në pajtim me këtë ligj do të derdhën në Buxhetin e Kosovës. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The Ministry must issue subordinate acts to implement this law within 12 months from the law’s entry into force.
Neni 61 Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji i nxjerr Ministria brenda afatit kohor prej dymbëdhjetë (12) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals Law No. 02/L-95 on Plant Protection and the secondary legislation derived from it.
Neni 62 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr.02/L-95 për Mbrojtjen e Bimëve dhe legjislacionin sekondar që buron nga ky ligj. 28 - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 63 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-120 13 dhjetor 2012 Shpallur me dekretin Nr. DL-064-2012, datë 28.12.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-120 PËR MBROJTJEN E BIMËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in