LIGJI NR. 04/L-122 PËR RATIFIKIMIN E KËMBIMIT TË NOTAVE DIPLOMATIKE PËR STATUSIN E FORCAVE TË HUAJA MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
This provision records that the Assembly of Kosovo approves the law ratifying the diplomatic exchange of notes on the status of foreign forces between Kosovo and the United States.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-122
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision records that the Assembly of Kosovo approves the law ratifying the diplomatic exchange of notes on the status of foreign forces between Kosovo and the United States. This article says the law’s purpose is to ratify the exchange of diplomatic notes that establishes the agreement on the status of forces and sets privileges and immunities for civilian and military personnel. This article says the exchange of notes between the Government of Kosovo and the Government of the United States is part of the law and applies between Kosovo and the United States. This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-122 PËR RATIFIKIMIN E KËMBIMIT TË NOTAVE DIPLOMATIKE PËR STATUSIN E FORCAVE TË HUAJA MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Showing 4 of 4
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision records that the Assembly of Kosovo approves the law ratifying the diplomatic exchange of notes on the status of foreign forces between Kosovo and the United States.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2012, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-122 PËR RATIFIKIMIN E KËMBIMIT TË NOTAVE DIPLOMATIKE PËR STATUSIN E FORCAVE TË HUAJA MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR RATIFIKIMIN E KËMBIMIT TË NOTAVE DIPLOMATIKE PËR STATUSIN E FORVCAVE TË HUAJA MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to ratify the exchange of diplomatic notes that establishes the agreement on the status of forces and sets privileges and immunities for civilian and military personnel.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qellim ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike më të cilat konstituohet marrëveshja për Statusin e forcave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përcaktuar privilegjet dhe imunitetet e personelit civil dhe ushtarak të forcave. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the exchange of notes between the Government of Kosovo and the Government of the United States is part of the law and applies between Kosovo and the United States.
Neni 2 Fushëveprimi Këmbimi i notave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pjesë përbërëse e këtij ligji ( shtojca 1) dhe zbatohet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 3 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L- 122 24 maj 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-026-2012, datë 08.06.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. NOTA DIPLOMATIKE 012-0005 Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh komplimentet e saja Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së dhe ka nderin t’i referohet diskutimeve të fundit ndërmjet përfaqësuesve të dy qeverive tona lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me personelin civil dhe ushtarak të Shteteve të Bashkuara (të përkufizuara si anëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe nëpunës civil të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, respektivisht, tani e tutje në tekst bashkërisht i referohen si personeli i Shteteve të Bashkuara) dhe me kontraktorët e Shteteve të Bashkuara (të përkufizuar si kompani dhe firma jo nga Republika e Kosovës, dhe nëpunësve të tyre të cilët nuk janë qytetarë të Republikës së Kosovës, në kuadër të kontratës me Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara) të cilët mund të jenë prezent përkohësisht në Republikën e Kosovës në lidhje me vizitat, trajnimet, ushtrimet zyrtare, aktivitetet humanitare, dhe aktivitetet tjera të dakorduara në mënyrë reciproke. Si rezultat i këtyre diskutimeve, Ambasada propozon që personelit të Shteteve të Bashkuara t’i jepet statusi ekuivalent me atë të stafit administrativ dhe teknik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara sipas Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të 18 prillit 1961; kështu që personeli i Shteteve të Bashkuara të mund të hyjë dhe del nga Republika e Kosovës me identifikim të Shteteve të Bashkuara dhe me lëvizje kolektive apo me urdhra për udhëtim individual; kështu që Republika e Kosovës do t’i pranojë si të vlefshme të gjitha lejet profesionale të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara, nën-divizionet politike të saj apo nga Shtetet për personelin e Shteteve të Bashkuara në ofrimin e shërbimeve për personelin e autorizuar; dhe se autoritetet e Republikës së Kosovës do t’i pranojnë si të vlefshme, pa ndonjë test të vozitjes apo tarifë, patentë shoferët apo lejet e lëshuara nga autoritetet përkatëse të Shteteve të Bashkuara për personelin e Shteteve të Bashkuara për operim të automjeteve. Ambasada më tej propozon që personeli i Shteteve të Bashkuara të autorizohet që të vesh uniforma gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe që t’i bartin armët gjersa janë në detyrë nëse me urdhrat e tyre autorizohen të veprojnë ashtu. Qeveria e Republikës së Kosovës e kupton rëndësinë e veçantë të kontrollit disiplinor nga autoritetet e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara mbi personelin e Shteteve të Bashkuara dhe, prandaj, e autorizon Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të ushtrojë juridiksion penal mbi personelin e Shteteve të Bashkuara gjersa gjenden në Republikën e Kosovës. Ambasada më tej propozon që Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe personeli i Shteteve të Bashkuara nuk do të jenë të detyruar të paguajnë tatim apo ngarkesa tjera të ngjashme të vlerësuara në Republikën e Kosovës, dhe se Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe personeli i Shteteve të Bashkuara mund të importojnë, eksportojnë, dhe shfrytëzojnë në Republikën e Kosovës çdo pasuri personale, pajisje, furnizim, material, teknologji, trajnim, apo shërbim në lidhje me aktivitetet në kuadër të kësaj Marrëveshje. Importimi, eksportimi, dhe shfrytëzimi i tillë do të përjashtohet nga çfarëdo inspektimi, licencimi, kufizimi tjetër, takse doganore, tatimi, apo ngarkese tjetër të ngjashme të vlerësuar në Republikën e Kosovës. Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës së Kosovës do të bashkëpunojnë për t’i ndërmarr masat e tilla të cilat mund të jenë të nevojshme për të ofruar siguri dhe mbrojtje të personelit të Shteteve të Bashkuara, pasurisë, pajisjeve, të dhënave, dhe informatave zyrtare në Republikën e Kosovës. Ambasada propozon që automjetet të cilat operojnë nga apo, në atë kohë, ekskluzivisht për Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara mund të hyjnë, dalin, dhe lëvizin lirshëm brenda territorit të Republikës së Kosovës, dhe se automjetet e tilla (qoftë duke i vozitur apo të tërhequra) nuk do t’i nënshtrohen pagesës së taksës së transitit në rrugë tokësore. Aeroplani në pronësi të dhe që operohet nga apo, në atë kohë, ekskluzivisht për Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara nuk do t’i nënshtrohet pagesës së navigimit, fluturimit, terminalit, aderimit, parkimit apo ngarkesave të tjera të ngjashme në territorin e Republikës së Kosovës. Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara do NOTA DIPLOMATIKE të paguajë ngarkesa të arsyeshme për shërbimet e kërkuara dhe të pranuara në situatat jo më pak të favorshme se sa ato të paguara nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës. Aeroplani i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara nuk i nënshtrohet procedurave të kontrollit dhe inspektimit. Ambasada gjithashtu propozon që Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara mund të kontraktojë për çfarëdo materiali, furnizimi, pajisje, dhe shërbime (përfshirë ndërtimin) të furnizohet apo të merr përsipër në Republikën e Kosovës pa kufizime sipas zgjedhjes së kontraktorit, furnizuesit, apo personit i cili ofron material, furnizime, pajisje apo shërbime të tilla. Kontratat e tilla duhet të kërkohen, jepen dhe administrohen në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Blerja e artikujve dhe ofrimi i shërbimeve në Republikën e Kosovës nga apo në emër të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara në lidhje me aktivitetet në kuadër të kësaj Marrëveshje nuk do t’i nënshtrohen asnjë tatimi apo ngarkesave tjera të ngjashme në Republikën e Kosovës. Ambasada më tej propozon që kontraktorët e Shteteve të Bashkuara nuk do të jenë të detyruar të paguajnë tatim apo ngarkesa tjera të ngjashme të vlerësuara në Republikën e Kosovës në lidhje me aktivitetet në kuadër të kësaj Marrëveshje dhe se kontraktorët e tillë mund të importojnë, eksportojnë, dhe shfrytëzojnë në Republikën e Kosovës çfarëdo pasurie personale, pajisje, furnizimi, materiali, teknologjie, trajnimi, apo shërbimi në plotësimin e kontratave me Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara në lidhje me aktivitetet në kuadër të kësaj Marrëveshje. Importimi, eksportimi, dhe shfrytëzimi i tillë do të përjashtohet nga çfarëdo licencimi, kufizimi tjetër, takse doganore, tatimi, apo ngarkese tjetër të ngjashme të vlerësuar në Republikën e Kosovës. Ambasada propozon që kontraktorëve të Shteteve të Bashkuara t’u jepet trajtim i njëjtë me personelin e Shteteve të Bashkuara lidhur me lejet profesionale dhe patentë shoferët. Ambasada propozon që personeli i Shteteve të Bashkuara duhet ta ketë lirinë e lëvizjes dhe qasjen në dhe shfrytëzimin e transportimit, deponimit, trajnimit reciprokisht të dakorduar, si dhe lehtësirat tjera të kërkuara në lidhje me aktivitetet në kuadër të kësaj Marrëveshje. Qeveria e Republikës së Kosovës pranon se mund të jetë e nevojshme për Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara ta shfrytëzojnë radio spektrin. Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara duhet të lejohet t’i funksionalizojë sistemet e saj të telekomunikacionit (siç është përkufizuar telekomunikimi në Kushtetutën e vitit 1992 të Bashkimit Ndërkombëtarë të Telekomunikacionit). Kjo duhet ta përfshijë të drejtën për përdorim të mjeteve dhe shërbimeve të tilla siç kërkohen për të siguruar mundësi të plotë të operimit të sistemeve telekomunikuese, dhe të drejtën për ta shfrytëzuar të gjithë radio spektrin e nevojshëm për këtë qëllim. Shfrytëzimi i radio spektrit duhet të jetë pa pagesë për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Për me tepër, Ambasada propozon që Palët të heqin dorë nga çdo dhe të gjitha ankesat (përveç ankesave kontraktuale) kundër njëri-tjetrit për dëme, humbje, apo shkatërrime të pasurisë së tjetrit apo lëndim apo vdekje të personelit nga Pala e forcave të armatosura apo nga personeli i tyre civil që paraqiten gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare në lidhje me aktivitetet në kuadër të kësaj Marrëveshje. Ankesat nga palët e treta për dëmet apo humbjet e shkaktuara nga personeli i Shteteve të Bashkuara do të zgjidhen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Shteteve të Bashkuara. Përfundimisht, Ambasada më tej propozon që të dy qeveritë e tona, apo përfaqësuesit e tyre të caktuar, mund të hyjnë në aranzhime implementuese për t’i zbatuar dispozitat e kësaj Marrëveshje. Në qoftë se këto që u përmendën më lartë janë të pranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ambasada propozon që kjo Notë, bashkë me përgjigjen e Ministrisë për këtë qëllim, duhet ta përbëjë një marrëveshje ndërmjet dy qeverive, e cila do të hyjë në fuqi nga data e njoftimit përmes kanaleve diplomatike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke njoftuar Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për kompletimin e procedurave të brendshme për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje. NOTA DIPLOMATIKE Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shfrytëzon këtë mundësi për t’ia përsëritur Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës sigurinë e konsideratës së saj më të lartë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, 18 shkurt 2012
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-122 PËR RATIFIKIMIN E KËMBIMIT TË NOTAVE DIPLOMATIKE PËR STATUSIN E FORCAVE TË HUAJA MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in