LIGJI NR. 04/L - 127 PËR REGJISTRIMIN E BUJQËSISË
This preamble states that the Assembly adopts the Law on Agriculture Registration.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-127
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly adopts the Law on Agriculture Registration. This provision says the law sets out how the 2013 agricultural census is organized and carried out in Kosovo, including data collection, processing, publication, and confidentiality. The registry must provide information about agricultural producers and agricultural holdings in Kosovo, regardless of their legal status. This article defines key terms used in the law on agricultural holdings, agricultural production, land, livestock, and named institutions. The registration of agricultural holdings provides structural data, reliable statistical data, and a database for agricultural holdings in Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L - 127 PËR REGJISTRIMIN E BUJQËSISË
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly adopts the Law on Agriculture Registration.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L - 127 PËR REGJISTRIMIN E BUJQËSISË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR REGJISTRIMIN E BUJQËSISË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out how the 2013 agricultural census is organized and carried out in Kosovo, including data collection, processing, publication, and confidentiality.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj përcakton përmbajtjen, organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit të Bujqësisë në vitin 2013, në tërë territorin e Republikës së Kosovës si: 1.1. krijimin, përbërjen, kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të cilat e organizojnë, ndihmojnë dhe e kryejnë regjistrimin, periudhën e mbledhjes së të dhënave; 1.2. dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e regjistrimit, procedurën për grumbullimin, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të regjistrimit; 1.3. mënyrën dhe formën e publikimit dhe shpërndarjes së të dhënave, dhe 1.4. ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave individuale të regjistrimit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The registry must provide information about agricultural producers and agricultural holdings in Kosovo, regardless of their legal status.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Regjistrimi do te siguroj informata mbi prodhuesit bujqёsorё dhe ekonomitë bujqësore në Kosovë, pavarësisht nga statusi i tyre ligjor si nё vijim: 2. Ekonomitë familjare bujqësore që merren me prodhimtari bujqësore si aktivitet të tyre kryesor ose dytësor. 3. Prodhuesit bujqësorë, ndërmarrjet bujqësore, kooperativat bujqësore dhe ndёrmarrësit dhe format tjera të organizimit me statusin e personit juridik të cilët janë të regjistruar dhe merren kryesisht me prodhimtari bujqësore, dhe ndërmarrjet, institucionet dhe personat tjerë juridik, të regjistruar në një tjetër aktivitet jo bujqёsorё, që kanë të organizuara degë ose njësi të tjera organizative ku kryhet prodhimtaria bujqësore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on agricultural holdings, agricultural production, land, livestock, and named institutions.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Prodhuesi bujqësorë - njësi prodhuese e pavarur teknike dhe ekonomike me një menaxhim të vetëm, në të cilën një ndërmarrje bujqësore, kooperativë bujqësore, institucion apo person tjetër juridik, ndërmarrës ose ekonomi familjare merret me veprimtari bujqësore si aktivitet kryesorë ose dytësorë; 1.2. Titullari - grupi i personave ose personi fizik apo juridik në emër të të cilit është prona dhe i cili është ligjërisht dhe ekonomikisht përgjegjës për pronën ; 2 1.3. Ekonomi bujqësore - familje ose grupe të njerëzve që jetojnë së bashku dhe ndajnë shpenzimet jetësore nga të ardhurat e tyre, duke përfshire personin e vetëm, anëtarët tjerë të përfshirë në prodhimtari bujqësore si aktivitet primar ose sekondar, që kanë një menagjment të vetëm duke përdorur të mirat e përbashkëta siç janë : toka, makineria, ndërtesat, dhe punën e përbashkët; 1.4. Toka e shfrytëzuar bujqësore - sipërfaqe e përgjithshme e tokës së punueshme, kullosat e përhershme, bimët shumë vjeçare, kopshtijet që shfrytëzohen nga prodhuesi bujqësorë, pavarësisht nga tipi i posedimit, nëse përdoret si pjesë e tokës së përbashkët; 1.5. Prodhimtaria bujqësore - përfshinë prodhimet e kulturave bimore dhe blegtorale; 1.6. Prodhimet e kulturave bimore - përfshijnë prodhimtarinë e kulturave lavërtare, pemëtare, perimore, hardhinë e rrushit, bimëve dekorative, bimëve aromatike dhe mjekësore; 1.7. Blegtoria - përfshin numrin e kafshëve që janë në prodhim dhe në zotërim të drejtpërdrejtë ose menaxhim apo mbajtje në ditën referente të regjistrimit. 1.8. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës; 1.9. MBPZHR - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; 1.10. ASK - Agjencia e Statistikave të Kosovës. KREU II REGJISTRIMI I EKONOMIVE BUJQËSORE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The registration of agricultural holdings provides structural data, reliable statistical data, and a database for agricultural holdings in Kosovo.
Neni 4 Regjistrimi 1. Regjistrimi i ekonomive bujqësore ofron: 1.1. të dhëna për strukturën e ekonomive bujqësore brenda territorit të Republikës së Kosovës, të harmonizuara me standardet e BE-së dhe rekomandimet ndërkombëtare; 1.2. Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë, pushtetit lokal, ekonomive bujqësore, organizatave ekonomike, institucioneve shkencore dhe kulturore, si dhe shoqërisë civile, të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave bujqësore dhe politikave të tjera si dhe për kërkime shkencore; 1.3. themelon bazën e të dhënave me ekonomi bujqësore, regjistrin statistikor të fermave, e cila do të mundësojë zhvillimin e sistemit të integruar statistikor bujqësor në Kosovë nё pajtueshmëri me legjislacionin e BE-së. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Agjencia e Statistikave të Kosovës përgatit dokumentet e regjistrimit; Kryeshefi Ekzekutiv i saj i vërteton dhe i miraton pyetësorët dhe dokumentet metodologjike, pasi të kërkojë mendimin e Komisionit për Regjistrim të Bujqësisë.
Neni 5 Pyetësorët e regjistrimit dhe dokumentacioni 1. Dokumentet e regjistrimit të përgatitur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës janë: 1.1. pyetësori kryesor; 1.2. pyetësorët shtesë, nëse është e nevojshme; 1.3. udhëzuesit metodologjike. 2. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave i vërteton, aprovon-miraton pyetësorët dhe dokumentet metodologjike. Para vërtetimit, ai duhet të kërkoj mendimin e Komisionit për Regjistrim të Bujqësisë. 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists the types of information collected during registration of agricultural holdings.
Neni 6 Të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit 1. Të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit do të jenë për: 1.1 ekonomitë familjare bujqësore si emri i pronarit, mbiemri, gjinia, numri identifikues personal, mosha, adresa postare, adresa e email-it, numri i telefonit; 1.2 ndërmarrjet bujqësore si emri dhe adresa postare e vend ndodhjes, numri i regjistrimit të biznesit, adresa e e-mail-it, numri i telefonit - faksit. 2. Për llojet e ekonomive bujqësore janë të dhënat për: 2.1. lokacionin e ekonomisë bujqësore; 2.2. sipërfaqen e tokës në pronësi, sipërfaqja e tokës së marrë dhe dhanë me qira dhe sipërfaqja e përgjithshme e tokës së shfrytëzuar nga ekonomia bujqësore; 2.3. tokën bujqësore të shfrytëzuar për kultura të veçanta; 2.4. blegtorinë sipas llojeve dhe kategorive; 2.5. objektet, makinerinë bujqësore dhe pajisjet. 3. Të dhënat për fuqinë punëtore të ekonomive bujqësore për: 3.1. titullarin dhe anëtarët e familjes që punojnë në fermë si viti i lindjes, gjinia, koha e shpenzuar për punë bujqësore, koha e shpenzuar për punët që lidhen me veprimtari tjetër bujqësore, arsimim, veprimtari tjetër fitimprurëse e personave; 3.2. personat e tjerë që punojnë në ekonomi bujqësore si gjinia, mosha, edukimi dhe koha e shpenzuar për punë bujqësore; 3.3. për personat me punë përkohshme sezonale që punojnë në bujqësi. 4. Të dhënat për shitjen e prodhimeve bujqësore, prodhimeve bujqësore organike, veprimtari tjera fitimprurëse. 5. Të dhënat për metodat e prodhimtarisë bujqësore; 6. Të dhënat për masat e zhvillimit rural; 7. Të dhëna për shfrytëzimin e pyjeve ne ekonominë bujqësore. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets the timing for agricultural registration activities, including the main data collection period, a pilot registration, and a post-registration survey.
Neni 7 Koha dhe periudhat referuese të regjistrimit 1. Mbledhja e të dhënave të regjistrimit të bujqësisë realizohet prej 01-20 nëntor 2013. 2. Periudhat referuese janë për: 2.1. shfrytëzimin e tokës, një (1) vit bujqësor, nga data 31 tetor 2012 deri 01 nëntor 2013; 2.2. blegtorinë, me 01 Nëntor 2013; 2.3. fuqinë punëtore, një (1) vit bujqësor, nga 31 tetor 2012 deri 01 nëntor 2013; 2.4. masat e zhvillimit rural, në periudhë prej tre (3) vjetësh, që përfundon më 31 dhjetor 2013. 4 3. Para zbatimit të regjistrimit kryhet pilot regjistrimi me qëllim që të testohet metodologjia dhe logjistika e regjistrimit. Pilot regjistrimi mbulon deri një përqind (1%) të ekonomive bujqësore të zgjedhura në mënyrë sistematike në të gjitha komunat. Pilot regjistrimi realizohet prej datës 01-15 nëntor 2012. 4. Pas përfundimit të regjistrimit, prej datës 01-15 dhjetor, kryhet anketa pas regjistrimit, e cila bazohet në mostër përfaqësuese të ekonomive bujqësore deri në një përqind (1%) të ekonomive bujqësore. Synimi i anketës pas regjistrimit është të vlerësohet mbulueshmëria e regjistrimit dhe besueshmëria e të dhënave të mbledhura gjatë regjistrimit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Article 8 says agricultural holdings are registered using traditional door-to-door questionnaires in rural areas, a census-based list in urban and rural areas, business-register-based lists for agricultural businesses and related legal entities, and face-to-face interviewing for all agricultural holdings.
Neni 8 Metoda e regjistrimit 1. Metoda e regjistrimit është metoda tradicionale "derë-më-derë", me anë të pyetësorëve të regjistrimit për ekonomi familjare bujqësore në zonat rurale. 2. Ekonomitë familjare bujqësore në zonat urbane dhe rurale anketohen në bazë të listës së përgatitur nga regjistrimi i popullsisë i kryer në Kosovë në vitin 2011 dhe i azhurnuar me burimet administrative dhe statistikore në dispozicion. 3. Ndërmarrjet bujqësore, ndërmarrësit dhe njësi të tjera juridike që kryejnë veprimtari bujqësore do të anketohen në bazë të listës së përgatitur nga regjistri i bizneseve i cili do të azhurnohet me burimet statistikore dhe administrative në dispozicion. 4. Për të gjithë llojet e ekonomive bujqësore zbatohet metoda e intervistimit "ballë për ballë". - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Gjatë regjistrimit, pronari ose personi i autorizuar i ekonomisë bujqësore duhet t’u japë regjistruesve të dhëna të plota dhe të sakta.
Neni 9 Obligimet 1. Pronari apo personi i autorizuar i ekonomive bujqësore është i obliguar që gjatë regjistrimit t’u ofrojnë regjistruesve dhe personelit tjetër të autorizuar të regjistrimit të dhënat e kërkuara të plota dhe të sakta. 2. Në rast të mungesës së arsyeshme të dhënat mund të ofrohen nga anëtarët e tjerë të ekonomisë bujqësore sipas rregullave të përcaktuara metodologjike të regjistrimit. KREU III BASHKËPUNIMI, PËRDORIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Kosovo Statistics Agency organizes and carries out registration, in cooperation with the relevant institutions designated or created under this law.
Neni 10 Autoriteti Kompetent Regjistrimi, organizohet dhe kryhet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me institucionet përkatëse të përcaktuara apo të krijuara sipas dispozitave të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Regjistruesi duhet ta informojë personin për mënyrën se si janë marrë të dhënat; pronarët e bazave të të dhënave duhet t’i japin Agjencisë së Statistikave të Kosovës të dhënat e nevojshme sipas kërkesës.
Neni 11 Përdorimi i të dhënave administrative 1. Të dhënat e nevojshme për realizimin e regjistrimit mund të merren nga të gjitha bazat ekzistuese zyrtare të të dhënave dhe bazat tjera administrative të të dhënave, qoftë të sektorit publik apo privat. Personi, me të cilin kanë të bëjnë të dhënat, gjatë intervistimit patjetër, duhet të informohet nga regjistruesi se si janë marrë të dhënat. 2. Pronarët e bazës së të dhënave, duhet t'ia japin Agjencisë së Statistikave të Kosovës të gjitha të dhënat e nevojshme në kohën dhe në mënyrën në të cilën i kërkon të dhënat. 3. Bazë kryesore e të dhënave për përgatitjen e kornizës do të jetë lista e ekonomive familjare me veprimtari bujqësore, e marrë nga Regjistrimi i Popullsisë i realizuar në Kosovë në vitin 2011 dhe regjistri i bizneseve. 5 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Certain registration bodies, data recipients, and registration staff must keep agricultural and interview data confidential and secure.
Neni 12 Mbrojtja e të dhënave dhe fshehtësia e tyre 1. Organet dhe institucionet e përcaktuara në Nenin 14,16 dhe 17 të këtij Ligji, gjatë dhe pas procesit të regjistrimit garantojnë: 1.1. fshehtësinë e plotë të të dhënave individuale të ekonomive bujqësore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, Ligjit Nr 04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të dhënave personale; 1.2. parandalimin e qasjes së paautorizuar në qendrën e bazës së të dhënave grupore dhe individuale, ku është bërë ruajtja e tërë kontingjentit të regjistrimit. 2. Të dhënat e mbledhura, grupore apo individuale, janë anonime për palën e tretë dhe si të tilla mund të komunikohen vetëm me autorizimin e fshehtësisë për qëllime të cilat janë në përputhje me qëllimet statistikore të regjistrimit. Marrësi i të dhënave detyrohet për mbrojtjen e fshehtësisë profesionale të të dhënave. Marrësi është i detyruar që të marrë masat e duhura të sigurisë dhe të sigurojë se çfarëdo publikimi i rezultateve statistikore do të jetë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. 3. Personeli i angazhuar në procesin e regjistrimit patjetër, duhet t'i ruaj shënimet nga intervistat e regjistrimit si informacion konfidencial dhe është i mbrojtur me Ligj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Kosovo Statistics Agency must announce census results.
Neni 13 Rezultatet e regjistrimit 1. Agjencia e Statistikave të Kosovës, duhet të shpallë rezultatet : 1.1. e përkohshme të regjistrimit deri më 28 shkurt 2014; 1.2. detale dhe përfundimtare të regjistrimit në formë elektronike dhe në letër, duke filluar nga 30 shtatori 2014 e tutje. KREU IV KOMISIONI I REGJISTRIMIT TË BUJQËSISË - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Komisioni i Regjistrimit të Bujqësisë mbikëqyr përgatitjen dhe organizimin e regjistrimit, ndërsa mandati i tij përfundon më 28 shkurt 2014 dhe pas kësaj date detyrat e tij transferohen te Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Neni 14 Komisioni 1. Komisioni i regjistrimit të bujqësisë është trupi më i lartë për mbikëqyrjen e Regjistrimit. 2. Komisioni i Regjistrimit të Bujqësisë, mbikëqyrë përgatitjen dhe organizimin e regjistrimit. 3. Komisioni i Regjistrimit të Bujqësisë përbëhet nga: 3.1. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - kryesues; 3.2. Agjencia e Statistikave të Kosovës - zëvendës kryesues; 3.3. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; 3.4. Ministria e Financave; 3.5. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal; 3.6. Ministria e Punëve të Brendshme; 3.7. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë; 6 3.8. një (1) përfaqësues nga komuniteti serb; 3.9. një (1) përfaqësues nga komunitetet tjera; 3.10. një (1) përfaqësues nga Fakulteti i Bujqësisë; 3.11. një (1) përfaqësues nga Shoqëria Civile; 3.12. një (1) përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, dhe 3.13. një (1) përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. 4. Mandati i Komisionit të Regjistrimit të Bujqësisë përfundon më 28 shkurt 2014. 5. Pas datës 28 shkurt 2014, detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit të Regjistrimit të Bujqësisë, duhet të transferohen tek Agjencia e Statistikave të Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The agricultural registration commission has broad powers to supervise, coordinate, review, and advise on the registration process.
Neni 15 Kompetencat e Komisionit për Regjistrimin e Bujqësisë 1. Komisioni për regjistrimin e bujqësisë: 1.1. mbikëqyrë dhe monitoron përgatitjen dhe zbatimin e regjistrimit; 1.2. ndihmon dhe garanton koordinimin e punës lidhur me regjistrimin, ndërmjet ministrive, institucioneve dhe palëve tjera te përfshira në regjistrim ; 1.3. jep mendime, propozon rekomandime dhe i nënshkruan me kohë, sipas programit te punës, projekt pyetësorët për regjistrim të përgatitura nga Agjencioni i Statistikave te Kosovës; 1.4. analizon raportet e përgatitura nga Agjencioni i Statistikave te Kosovës dhe problemet e hasura gjate procesit te veprimeve te regjistrimit dhe në mënyrë aktive merr pjesë në zgjidhjen e mungesave eventuale, vonesave dhe problemeve tjera; 1.5 informon, së bashku me Agjencionin e Statistikave të Kosovës Qeverinë për problemet kryesore që lidhen me veprimet e regjistrimit; 1.6. analizon rezultatet e përkohshme të regjistrimit të përgatitura dhe të dorëzuara për shqyrtim nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës; 1.7. jep mendimin për planin e përgjithshëm të punës lidhur me aktivitetet për regjistrim, përgatitur nga Agjencioni i Statistikave te Kosovës; 1.8. jep mendime për fushatën publicitare; 1.9. rishikon pilot planin e regjistrimit të veprimeve dhe rezultateve të raportuara nga Agjencioni i Statistikës te Kosovës si dhe anketën pas regjistrimit; 1.10. rishikon planin e tabelimit, përpunimin e të dhënave dhe programin e shpërndarjes së të dhënave; 1.11. komisioni mblidhet çdo tre (3) muaj që nga momenti i funksionimi te tij ose me shpesh nëse paraqitet nevoja. Në raste të veçanta anëtarët e komisionit mund të konsultohen për të shprehur pikëpamjet e tyre edhe permes procedurës së shkruar; 1.12. aktivitetet e Sekretarisë Teknike të Komisionit i kryen Agjencioni i Statistikave të Kosovës së bashku me Divizionin e Statistikave të MBPZHR-së. 7 2. Komisioni për regjistrimin e bujqësisë e përfundon aktivitetin e tij me 28 shkurt 2014. KREU V TË DREJTAT DHE OBLIGIMET - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Agjencia e Statistikave të Kosovës must carry out the listed duties for the registration project.
Neni 16 Agjencia e Statistikave të Kosovës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë janë: 1.1. menaxhon me burimet financiare dhe njerëzore te projektit të regjistrimit; 1.2. bashkëpunon me organe dhe institucione tjera dhe koordinon aktivitetet në lidhje me organizimin dhe kryerjen e regjistrimit; 1.3. angazhon personelin për projektin e regjistrimit, brenda dhe jashtë Agjencisë së Statistikave dhe i kompenson ata sipas projektit të regjistrimit; 1.4. harton programin e punës, definon metodologjinë e regjistrimit ndërkombëtarisht të krahasueshme me përkufizimet uniforme, përzgjedh pajisjet e duhura teknike dhe programet e softuerit, dizajnon pyetësorët, nxjerr udhëzimet dhe vendimet e nevojshme dhe në mënyrë të pavarur menaxhon përgatitjet për realizimin e regjistrimit mbi baza shkencore; 1.5. menaxhon procesin e regjistrimit dhe i raporton Komisionit të Regjistrimit të Bujqësisë në lidhje me përdorimin e këtyre burimeve; 1.6. përgatitë listën e ekonomive familjare bujqësore me burime statistikore dhe administrative në dispozicion për zonat urbane dhe u’a ofron për azhurnim komisioneve komunale të regjistrimit listën e organizuar sipas qarqeve të regjistrimit, para zbatimit të punës në terren për Regjistrimin e Bujqësisë. 1.7. përgatitë listën e ndërmarrjeve bujqësore dhe njësive të tjera ligjore që merren me veprimtari bujqësore, duke shfrytëzuar regjistrin e bizneseve dhe burime tjera statistikore dhe administrative në dispozicion dhe u’a ofron për azhurnim komisioneve komunale të regjistrimit listën e organizuar sipas qarqeve të regjistrimit, para fillimit të punës në terren për regjistrimin e bujqësisë. 1.8. organizon punën për dizajnimin dhe shtypjen në letër të pyetësorëve, udhëzimeve metodologjike, hartave të qarqeve regjistruese, pajisjeve të parapara shenjave identifikuese dhe kartelat e identifikimit, shenjat e tjera në kapela, këmisha apo të tjera, llojet e pyetësorëve sipas gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe gjuhëve që kanë statusin e gjuhëve zyrtare në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve; 1.9. pranon dokumentacionin e plotësuar pas regjistrimit; 1.10. përcakton kriteret për përzgjedhjen e regjistruesve, kontrollorëve, mbikëqyrësve, koordinatorëve, përzgjedh koordinatorët, mbikëqyrësit dhe kontrollorët dhe bënë para- përzgjedhjen e regjistruesve; 1.11. organizon dhe mbikëqyrë trajnimin profesional dhe metodologjik për anëtarët e komisioneve komunale të regjistrimit, kryen punën në terren në bashkëpunim me komisionet komunale të regjistrimit, duke i regjistruar ekonomitë bujqësore; 1.12. ofron mbështetje profesionale dhe metodologjike për komisionet komunale në përgatitjen dhe zbatimin e regjistrimit; 1.13. informon autoritetet dhe organet relevante qeveritare për hapat që merren në regjistrim, zhvillon fushatën e informimit të publikut dhe i raporton Komisionit të Regjistrimit të Bujqësisë për zhvillimin e procesit të regjistrimit; 8 1.14. i obligon komisionet komunale të regjistrimit që të marrin masat e nevojshme për zbatimin e procesit të regjistrimit me kohë, me saktësi, cilësi dhe besueshmëri; 1.15. dorëzon materialin e regjistrimit komisioneve komunale të regjistrimit; 1.16. dizajnon dhe përzgjedh mostrën për pilot regjistrimin; 1.17. dizajnon dhe e kryen anketën pas regjistrimit; 1.18. prezanton dhe shpërndanë rezultatet e përkohshme dhe përfundimtare të regjistrimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Municipal Registration Commission in each municipality must be established at least 6 months before registration day and must have five members.
Neni 17 Komisioni Komunal i Regjistrimit 1. Komisioni Komunal i Regjistrimit në çdo Komunë e përfaqëson strukturën etnike të popullsisë. 2. Komisioni Komunal i Regjistrimit themelohet së paku gjashtë (6) muaj para ditës së regjistrimit. 3. Komisioni Komunal i Regjistrimit përbëhet nga pesë (5) anëtarë si: 1.1. Kryetari i Komunës; 1.2. dy (2) përfaqësues nga Komuna; 1.3. një (1) përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; dhe 1.4. një (1) përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Municipal Registration Commission must carry out and manage the agricultural registration project in the municipality and perform several support, supervision, reporting, and handover tasks.
Neni 18 Detyrat e Komisionit Komunal te regjistrimit 1. Detyrat e Komisionit Komunal të Regjistrimit janë: 1.1. organizon, realizon dhe kryen projektin e regjistrimit bujqësor në Komunë; 1.2. mbikëqyrë regjistruesit, kontrollorët dhe personelin tjetër të përfshirë në regjistrim dhe siguron funksionimin normal gjatë fazës së regjistrimit si dhe ndërhyn ne rast te pengesave gjate procesit te regjistrimit; 1.3. azhurnon listën e ekonomive familjare bujqësore në zonat urbane dhe listën e njësive juridike; 1.4. ngritë vetëdijen e popullsisë dhe ekonomive familjare bujqësore për rëndësinë e regjistrimit, metodat dhe periudhën e kryerjes së tij, të drejtat dhe detyrat e pjesëmarrësve në Regjistrim dhe për mënyrën në të cilën ata duhet t’i kryejnë ato; 1.5. pranon materialet e regjistrimit nga kontrollorët dhe i kontrollon ato, së bashku me mbikëqyrësit; 1.6. merr pjesë në përgatitjen e rezultateve të para të regjistrimit për Komunën së bashku me mbikëqyrësin, në pajtim më nenin 12 të këtij ligji dhe brenda dhjetë (10) ditëve pas përfundimit të regjistrimit i’a dorëzon rezultatet e para dhe materialet e regjistrimit Agjencisë për Statistika; 1.7. përzgjedh numrin e regjistruesve nga lista e para-përzgjedhur dhe personelin tjetër shtesë, me qëllim që të sigurohet funksionimi normal, i saktë dhe në kohë i regjistrimit; 9 1.8. sipas udhëzimeve dhe vendimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, merr masat e nevojshme për regjistrimin, bënë përgatitjen dhe e kryen Regjistrimin në tërë territorin e Komunës, ofron informata dhe ndihmon personelin e regjistrimit lidhur me vendbanimet; 1.9. në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës i trajnon regjistruesit dhe kontrollorët dhe mbikëqyre punën e tyre; 1.10. në përputhje me udhëzuesin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i raporton rregullisht asaj lidhur me zhvillimin e procesit të regjistrimit brenda Komunës, përderisa gjatë periudhës së punës në terren për regjistrim, raporton për çdo ditë; 1.11. siguron lokalet, pranon dhe deponon materialet e regjistrimit në Komunë dhe i dorëzon ato Agjencisë së Statistikave të Kosovës. KREU VI FUSHATA E INFORMIMIT - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The statistical agency must publicize the registration through official written notices, media, and a public campaign, with close cooperation from the agriculture ministry.
Neni 19 Informimi 1. Regjistrimi, duhet të bëhet publik nëpërmjet komunikatave zyrtare me shkrim, medieve dhe fushatës publike gjithëpërfshirëse e cila kryhet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës nё bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 2. Fushata publike, duhet të fillojë se paku tre (3) muaj para regjistrimit, ndërsa fushata intensive e informimit, duhet të fillojë katër (4) javë para datës së fillimit të regjistrimit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Kosovo Agency of Statistics must prepare and carry out the registration data processing center and related data handling steps.
Neni 20 Përpunimi i të dhënave 1. Agjencia e Statistikave të Kosovës përgatitë Qendrën për përpunimin, futjen dhe ruajtjen e të dhënave në tërë kontingjentin e regjistrimit dhe bënë: kontrollin, kodimin, përpunimin dhe ofrimin e të dhënave personale dhe listën e tabelave dhe tabelimit të të dhënave të regjistrimit. 2. Hapësira e punës për regjistrim, duhet të sigurohet së paku gjashtë (6) muaj para se të bëhet regjistrimi. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article assigns duties and powers for census registration staff and the Kosovo Statistics Agency.
Neni 21 Personeli i regjistrimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit të regjistrimit: 1.1. regjistruesit - pajisen me autorizim zyrtar; 1.2. regjistruesit shkojnë “derë-më-derë” në zonën rurale për të intervistuar ekonomitë familjare bujqësore, duke plotësuar me saktësi pyetësorët e regjistrimit. Në zonat urbane intervistohen ekonomitë familjare bujqësore në bazë të listës. Në bazë të listës janë po ashtu edhe intervistat e ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve bujqësore, si dhe njësive tjera juridike bujqësore. 1.3. regjistruesit rezervë - pajisen me autorizim zyrtar për regjistrim dhe ata do të angazhohen për të punuar vetëm në mungesë të regjistruesve; 1.4. kontrollorët - pajisen me autorizim zyrtar dhe asistojnë dhe kontrollojnë punën e regjistruesve; 1.5. mbikëqyrësit - kanë për detyrë të asistojnë dhe kontrollojnë punën e kontrollorëve; 10 1.6. koordinatorët - bëjnë koordinimin midis komisioneve komunale dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës; 1.7. operatorët - fusin të dhënat nga pyetësori në sistemin kompjuterik; 1.8. personeli menaxhues organizon dhe përgatitë informacione, bënë sensibilizimin, logjistikën dhe administron regjistrimin në terren; 1.9. personeli i Agjencisë së Statistikave të Kosovës me ekspertë përgatisin infrastrukturën dhe instrumentet e regjistrimit, planifikimin, trajnimet, mbikëqyrjen, përpunimin, analizimin, tabelimin e të dhënave grupore, prodhimin dhe shpërndarjen e rezultateve të regjistrimit; 1.10. Agjencia e Statistikave të Kosovës, i përcakton kriteret për përzgjedhjen, angazhimin dhe trajnimin e personelit të regjistrimit; 1.11. caktimi i regjistruesve bëhet nga Komisioni Komunal i Regjistrimit bazuar në para- përzgjedhjen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës; 1.12. caktimi i kontrollorëve dhe i mbikëqyrësve bëhet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës; 1.13. Agjencia e Statistikave të Kosovës përzgjedh dhe cakton operatorët, personelin manxhues dhe ekspertët profesional e shkencor. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Regjistrimi i Bujqësisë financohet nga buxheti i Kosovës dhe donatorët, ndërsa llogaria e projektbuxhetit përgatitet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Neni 22 Financimi i regjistrimit 1. Regjistrimi i Bujqësisë financohet nga dy burime: 1.1. Buxheti i Kosovës, dhe 1.2. Donatorët. 2. Llogaria e projektbuxhetit përgatitet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. 3. Fondet e mbledhura nga donatorët, duhet të specifikohen me anë të marrëveshjeve të veçanta. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Ndalohet mbledhja e të dhënave të ngjashme në Kosovë gjatë periudhës së regjistrimit dhe kërkohet autorizim për disa entitete që mbledhin të dhëna bujqësore.
Neni 23 Ndalimi i mbledhjes së të dhënave të ngjashme 1. Brenda periudhës prej tre (3) muajsh para kryerjes së Regjistrimit, gjatë kohës së mbledhjes së të dhënave dhe tre (3) muaj pasi të jetë kryer regjistrimi, ju ndalohet të gjithë individëve, organizatave vendore e ndërkombëtare të mbledhin të dhëna të ngjashme brenda territorit të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, nuk duhet të zhvillohet asnjë aktivitet tjetër statistikor në nivel vendor apo ndërkombëtar, i cili mund të ndikoj në regjistrim. 2. Entitetet të cilat gjatë periudhës sipas paragrafit 1. të këtij neni, synojnë të mbledhin të dhëna për individët dhe ekonomitë bujqësorë, për aktivitetet e tyre ekonomike, duhet të kërkojnë autorizim nga Komisioni i Regjistrimit të Bujqësisë. KREU VII DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article sets fines for several offences related to registration and information duties.
Neni 24 Kundërvajtjet 1. Me gjobë prej pesëqind (500€) deri në njëmijë euro (1.000) Euro dënohet për kundërvajtje personi i angazhuar për regjistrim, për shkelje të rregullave, sipas nenit 21 të këtij ligji; 11 2. Me gjobë prej dyqind e pesëdhjetë (250) Euro deri në pesëqind euro (500) dënohet për kundërvajtje kreu i ekonomisë familjare bujqësore i cili refuzon të jap të dhënat e kërkuara nga regjistruesi apo nga personi tjetër i autorizuar për regjistrim sipas nenit 6 dhe nenit 9 të këtij ligji, apo i jep të dhëna jo të plota. 3. Me gjobë prej dymijë e pesëqind (2.500) deri në pesëmijë euro (5.000) Euro dënohet për kundërvajtje subjekti juridik ndёrmarrёs, i kooperativës bujqësore i formës tjetër të organizimit të angazhuar në prodhimtari bujqësore, nëse ai nuk ofron informacione ose nëse jep informacione të pasakta sipas nenit 6 dhe nenit 9 të këtij ligji; 4. Me gjobë prej njëmijë e pesëqind (1500) deri në dymijë (2000) Euro dënohet për kundërvajtje subjekti afarist i cili nuk e zbaton kriteret e përcaktuara sipas nenit 11 të këtij ligji; 5. Me gjobë në shumën prej dyqind e pesëdhjetë (250) deri në pesëqind euro (500) Euro dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës i personit juridik sipas paragrafit 3. të këtij neni. 6. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në njëmijë euro (1000) Euro dënohet për kundërvajtje ndërmarrësi i përcaktuar në nenin 6 dhe nenin 9 të këtij ligji. KREU VIII DISPOZITATA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Ministries and relevant institutions must issue implementing bylaws for this law within 3 months.
Neni 25 Ministritë dhe institucionet përkatëse obligohen në afat prej tre (3) muajve të nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: All revenue from implementing this law must be paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Të gjitha të hyrat që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji derdhën në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 27 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L - 127 13 dhjetor 2012 Shpallur me dekretin Nr. DL-063-2012, datë 27.12.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L - 127 PËR REGJISTRIMIN E BUJQËSISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in