LIGJI NR. 04/L-132 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR KREDI DHE PROJEKT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA PËR FINANCA DHE BANKËS GJERMANE KFW LIDHUR ME FABRIKËN E UJIT NË SHKABAJ
This law ratifies a financial agreement for a credit and project concerning the water factory in Shkabaj.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-132
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law ratifies a financial agreement for a credit and project concerning the water factory in Shkabaj. This article says the law’s purpose is to ratify a financial loan agreement and project agreement for the water factory project in Shkabaj. This article ratifies a financial agreement for a loan and project relating to the water factory in Shkabaj. Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Kredimarrësi must pay the loan’s fees, interest, and repayment amounts, and KfW may request supporting documents before payment.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-132 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR KREDI DHE PROJEKT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA PËR FINANCA DHE BANKËS GJERMANE KFW LIDHUR ME FABRIKËN E UJIT NË SHKABAJ
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law ratifies a financial agreement for a credit and project concerning the water factory in Shkabaj.
1LIGJI NR. 04/L-132 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR KREDI DHE PROJEKT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA PËR FINANCA DHE BANKËS GJERMANE KFW LIDHUR ME FABRIKËN E UJIT NË SHKABAJ Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR KREDI DHE PROJEKT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA PËR FINANCA DHE BANKËS GJERMANE KFW LIDHUR ME FABRIKËN E UJIT NË SHKABAJ
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to ratify a financial loan agreement and project agreement for the water factory project in Shkabaj.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes financiare për kredi dhe projekt e lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria për Financa dhe Bankës Gjermane KfW lidhur me projektin për fabrikën e ujit në Shkabaj, e nënshkruar me datën 5 Qershor 2012. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article ratifies a financial agreement for a loan and project relating to the water factory in Shkabaj.
Neni 2 Fushëveprimi Përmes këtij ligji ratifikohet Marrëveshja Financiare e nënshkruar për kredi dhe projekt, në mes të Ministrisë së Financave në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane KfW projektin për fabrikën e ujit në Shkabaj, e nënshkruar me datën 5 Qershor 2012. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Neni 3 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-132 06 shtator 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-043-2012, datë 28.09.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. LIGJI PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR KREDI DHE PROJEKT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA PËR FINANCA DHE BANKËS GJERMANE KFW LIDHUR ME FABRIKËN E UJIT NË SHKABAJ GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË 2Marrëveshje për Kredi dhe Projekt Më datë 5 qershor 2012 Në mes të KfW, Frankfurt am Main ("KfW") dhe Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria për Financa ("Kredimarrës") dhe Kompanisë Rajonale të Ujit, Prishtina ("Agjensioni për ekzekutimin e projektit") Në shumë prej EUR 20,000,000.-- - Ujësjellësi komunal dhe largimi i ujërave të zeza në Prishtinë, faza III GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 3Përmbajtja Preambula 1. Kredia 2. Drejtimi i Kredisë tek Agjensioni që bën ekzekutimin e projektit 3. Pagesa 4. Taksat 5. Interesi 6. Pagesat e serishme dhe parapagimet 7. Llogaritjet dhe pagesat në përgjithësi 8. Rreziku i pjesëmarrjes se pa financuar nga OeEB 9. Zotimi negativ dhe passu Pari 10. Shpenzimet dhe ngarkesat publike 11. Obligimet e veçanta 12. Arsyet për ndërprerje 13. Përfaqësimet dhe deklaratat 14. Dispozitat e përgjithshme Shtojcat Shtojca 1 Afatet e pagesës Shtojca 2 Shembujt e mendimeve ligjore te Marrëveshjes për kredi dhe projekt (qeveria) GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 4Preambula Bazë e kësaj Marrëveshjeje për Kredi dhe Kontratë është përmbledhja e procesverbalit të Marrëveshjeve mbi Zhvillimin e Bashkëpunimit, të datës 23 dhe 24 shtator 2010 ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me kusht që Republika e Gjermanisë do të sigurojë tarifën e interesit të subvencioneve dhe me kusht që kërkesat e KfW që rrjedhin nga kjo Marrëveshje për Kredi dhe Projekt të mbulohen pjesërisht si rrezikut i pjesëmarrjes me mos investim nga Oestereichische Entwicklungsbank AG (“OeEB”). KfW do ta zgjerojë kredinë nën kushtet dhe dispozitat e kësaj Marrëveshjeje për Kredi dhe Projekt. Kushtet dhe afatet e Kredisë përputhen me kërkesat e aplikueshme të OECD lidhur me datën e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje për Kredi dhe Projekt për njohjen si Asistencë Zyrtare e Zhvillimit (AZZH). Ky projekt po ashtu financohet me një kontribut financiar të siguruar nga Unioni Evropian, sipas Marrëveshjes për Financim dhe Projekt, të datës 5 qershor, 2012, ndërmjet Republikës së Kosovës, Agjensionit për ekzekutimin e projektit dhe KfW. 1. Kredia 1.1 Shuma. KfW do t'i ofrojë Kredimarrësit një Kredi që nuk e tejkalon shumën prej EUR 20,000,000. - (Kredia) 1.2 Qëllimi dhe caktimi i Kredisë. Kredimarrësi do t'ia drejtojë Kredinë në mënyrë të plotë Agjensionit për ekzekutimin e projektit në përputhje me kushtet që janë përcaktuar në nenin 2. Agjensioni për ekzekutimin e projektit do të shfrytëzojë Kredinë në mënyrë ekskluzive për të ndërtuar një fabrikë të re të përpunimit të ujit stacione të pompimit të ujit, linja transmisioni dhe investime përkatëse dhe shërbime konsultuese të pajtuara në mes të Agjensionit për ekzekutimin e projektit dhe KfW (“Projekti”). Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe KfW do t'i përcaktojnë hollësirat e projektit dhe mallrat e shërbimet që do të financohen nga Kredia me një marrëveshje të veçantë. 1.3 Tatimet, ngarkesat dhe taksat e importit. Taksat dhe tarifat tjera publike që do t'i bart Kredimarrësi apo Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe taksat e importit nuk do të financohen nga Kredia. 1.4 Pasi që TVSH-ja, ngarkesat tjera publike dhe taksat e importit nuk do të financohen nga Kredia, të gjitha pagesat e nevojshme të atij lloji për investime, si dhe për shërbime konsultative duhet të kryhen nga ana e Kosovarëve (Kredimarrësi dhe /ose Agjensioni për ekzekutimin e projektit) 2. Caktimi i Kredidhënies Agjensionit për ekzekutim të projektit 2.1 Marrëveshja shtesë për Kredidhënie. Kredimarrësi do t'i jap Kredinë Agjensionit për ekzekutimin e projektit sipas një marrëveshjeje shtesë mbi Kredidhënie sipas kushteve dhe afateve të parapara me Nenet 5.1 dhe 6.1. 2.2 Përkthimi i certifikuar. Para pagimit të parë nga Kredidhënia, Kredimarrësi do t'i dërgoj KfW-së një kopje të certifikatës apo përkthimin e certifikuar të marrëveshjes për Kredi, të saktësuar në nenin 2.1. 2.3 Lirimi i Agjensionit për ekzekutimin e projektit nga përgjegjësia. Drejtimi i Kredisë nuk do të shkaktojë kurrfarë përgjegjësie për Agjensionin e ekzekutimit të projektit ndaj KfW-së për të paguar obligimet sipas kësaj marrëveshjeje. 3. Pagesa 3.1 Kërkesa për pagesë. Sapo të përmbushen të gjitha kërkesat që përbëjnë presedan për pagesë, në pajtim me Nenin 3.3, KfW do të jap Kredinë në përputhje me progresin e projektit dhe sipas kërkesës së Agjensionit për ekzekutimin e projektit. Pagesa do të kryhet në pajtim me orarin e pagesës të paraqitur në Shtojcën 1 të kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt. KfW do të kryejë pagesat vetëm deri në shumën maksimale të përcaktuar për secilin gjysmë vit. Në rast të kërkesës së Agjensionit për ekzekutimin e projektit për pagesa të shumave më të ulëta brenda një gjysmëviti, ndryshimi i papaguar mund të kërkohet gjatë gjysmëvitit vijues. 3.2 Afati për kërkesën e pagesës. KfW mund të refuzojë kryerjen e pagesave pas 30 qershorit të vitit 2016. 3.3 Kushtet që përbëjnë presedan për pagesë. KfW është e obliguar të kryej pagesa të çfarëdo shume sipas GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 5kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt vetëm pas plotësimit të kushteve vijuese që përbëjnë presedan në një formë dhe përmbajtje që është e pranueshme për KfW si në vijim: a) Kredimarrësi, duke e prezantuar një mendim ligjor të drejtuar KfW dhe OeEB, të kënaqshëm për OeEB dhe KfW dhe kryesisht në formën e paraparë në Shtojcën 2, dhe duke i prezantuar kopjet (secilin me përkthimin në gjuhën gjermane dhe angleze) e të gjitha dokumenteve të cilëve mendimi ligjor u referohet me ç'rast aa) Kredidhënësi i ka plotësuar të gjitha kërkesat sipas ligjit të vet kushtetues dhe dispozitat tjera për përmbledhjen e të gjitha obligimeve të tija sipas Kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt dhe bb) KfW lirohet nga interesi i të gjitha tatimet në të ardhura, ngarkesat, taksat dhe shpenzimet e ngjashme në Kosovë me rastin e dhënies së Kredisë. b) Nënshkrimet specifike të cekura në Nenin 13.1 (Përfaqësimi i Kredimarrësit dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit) janë siguruar. c) Kredimarrësi i ka paguar të gjitha taksat e menaxhmentit të përmendur në Nenin 4.2; d) Rreziku i pjesëmarrjes me mos investim nga OeEB për një vlerë maksimale prej EUR 10,000,000 të kërkesave të KfW siç ceken tek - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Kredimarrësi must pay the loan’s fees, interest, and repayment amounts, and KfW may request supporting documents before payment.
Neni 8 dhe garancioni përkatës federal i lëshuar nga Ministria për Financa e Republikës së Austrisë (“Garantuesi Federal i Austrisë”) është në fuqi dhe i vlefshëm pa asnjë kufizim; e) Nuk ka ndodhur asnjë arsye për ndërprerje sipas Nenit 12, ose kërcënon të ndodhë dhe f) Nuk janë shfaqur kurrfarë rrethanash të jashtëzakonshme të cilat përjashtojnë apo rrezikojnë seriozisht implementimin, funksionimin, ose qëllimin e projektit, ose kryerjen e obligimeve të pagesës ta marr përsipër nga ana e Kredimarrësit sipas kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt. Para kryerjes së pagesës nga Kredia KfW gëzon të drejtën të kërkojë dokumente dhe dëshmi të tilla shtesë siç mund të arsyetohen si të nevojshme. 3.4. Marrëveshja e Veçantë. Në një marrëveshje të veçantë Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe KfW do të specifikojë procedurën e pagesë përfshirë edhe kushtet që paraqesin presedan për pagesë dhe dëshmitë e caktuara do të sigurohen nga Agjensioni për ekzekutimin e Projektit se shumat e kërkuara të Kredisë janë shfrytëzuar për qëllime të përcaktimit të kësaj Marrëveshjeje për Kredi dhe Projekt. 3.5 Heqja dorë nga pagesa. Si temë e përmbushjes së obligimeve të veta sipas nenit 11, Kredimarrësi mund të heq dorë nga pagesa e Kredisë së pa paguar me pëlqim të KfW në shkëmbim të një pagese të kompensimit të pa pranueshëm në pajtim me nenin 3.6 3.6 Mos pranimi i kompensimit. Nëse Kredimarrësi heq dorë nga pagesa e një shume të Kredisë, apo nëse një shumë e Kredisë nuk është paguar fare brenda afateve te cekura tek neni 3.2 pvr arsye të tjera nga ato për të cilat KfW mund të mbahet si e përgjegjshme, Kredimarrësi menjëherë do t'i paguajë KfW sipas kërkesës një sasi të tillë pasi që është e nevojshme që KfW të kompensohet për çfarëdo dëme, shpenzime, dhe shuma të grumbulluara nga KfW si rezultat i një shume të papranuar të Kredisë. KfW do të llogarisë shumën për kompensim të pa pranuar dhe t'ia komunikojë atë Kredimarrësit. 4. Tarifat 4.1 Tarifa e zotimit. Kredimarrësi do të paguajë tarifën e zotimit vjetor prej 0.25 % mbi shumat e pa paguara të Kredisë. Tarifa e zotimit do të llogaritet për një periudhë që fillon tre muaj pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje për Kredi dhe Projekt dhe e cila zgjat deri në datën kur pagesat debitohen në tërësi, ose anulohen në tërësi siç mund të jetë rasti. Tarifa e zotimit është shkak për pagesat e borxheve çdo gjashtë muaj më 30 qershor dhe 30 dhjetor të secilit vit (secila është një “Datë e Pagesës). Së pari duhet të paguhet më 30 dhjetor 2012 por jo më herët se Data e Pagesës pas ditës kur kjo marrëveshje për Kredi dhe Projekt të hyn në fuqi në pajtim me Nenin 14.11. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 6 4.2 Tarifa për menaxhment. Kredimarrësi do t'i paguajë KfW një tarifë menaxhmenti paushallë të pakthyeshme prej 1% nga shuma kryesore e Kredisë së cekur në klauzolën 1.1. Tarifa për menaxhment duhet të paguhet pas kalimit të periudhës tre mujore pas nënshkrimit të të kësaj marrëveshje nga KfW ose pas kalimit të një periudhe një mujore pasi që kjo Marrëveshje të bëhet e plotfuqishme në pajtim me Nenin 14.11 (varësisht se cila është data e mëvonshme) por në çdo rast para pagesës së parë të kësaj Kredie. 5. Interesi 5.1 Interesi (tarifa fikse e interesit e caktuar pas zotimit të Kredisë). Kredimarrësi duhet të paguaj interesin mbi kredinë në një tarifë prej ____________ % p.a (siç është llogaritur një ditë bankare pasi që Marrëveshja të ketë hyr në fuqi) (me fjalë: ___________________ përqind në vit) (“Tarifë fikse e interesit”) derisa kësti i fundit i kthimit të borxhit të jetë pranuar, sipas Orarit të shlyerjes së borxhit siç është përcaktuar në Nenin 6.1. 5.2 Llogaritja e interesit dhe datat e pagesës së interesit. Interesi mbi shumën e paguar të Kredisë do t'i ngarkohet nga data (kjo datë nuk përfshihet) mbi të cilin shuma përkatëse e Kredisë është paguar nga xhirollogaria e Kredisë që mbahet nga KfW për Kredimarrësin deri në datën (kjo datë përfshihet) nga e cila borxhet e shlyera i janë kredituar në xhirollogarinë e KfW të cekur në Nenin 7.3 Interesi do të llogaritet në pajtim me Nenin 7.1 (Llogaritja). Interesi do të paguhet me shlyerje t ë borxhit në Datat e Pagesës (të përcaktuara në Nenin 4.1). 6. Shlyerja e borxhit dhe parapagimi 6.1 Afati i shlyerjes së borxhit. Kredimarrësi do të shlyejë borxhin e Kredisë si vijon: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË Kësti Data Shuma 1 dhjetor 30, 2015 1,111,000.00 EUR 2 qershor 30, 2016 1,111,000.00 EUR 3 dhjetor 30, 2016 1,111,000.00 EUR 4 qershor 30, 2017 1,111,000.00 EUR 5 dhjetor 30, 2017 1,111,000.00 EUR 6 qershor 30, 2018 1,111,000.00 EUR 7 dhjetor 30, 2018 1,111,000.00 EUR 8 qershor 30, 2019 1,111,000.00 EUR 9 dhjetor 30, 2019 1,111,000.00 EUR 10 qershor 30, 2020 1,111,000.00 EUR 11 dhjetor 30, 2020 1,111,000.00 EUR 12 qershor 30, 2021 1,111,000.00 EUR 13 dhjetor 30, 2021 1,111,000.00 EUR 14 qershor 30, 2022 1,111,000.00 EUR 15 dhjetor 30, 2022 1,111,000.00 EUR 16 qershor 30, 2023 1,111,000.00 EUR 17 dhjetor 30, 2023 1,112,000.00 EUR 18 qershor 30, 2024 1,112,000.00 EUR MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 76.2 Shumat e papaguara të Kredisë. Shumat e papaguara të Kredisë do të kreditohen në proporcione të barabarta kundrejt këstit te fundit të shlyerjes së borxhit të papaguar, sipas afatit për shlyerjen e borxhit, përveç nëse KfW sipas lirisë vë vet të veprimit përcakton një mënyrë tjetër të kompensimit në raste të veçanta. 6.3 Pagesat pas fillimit të shlyerjes së borxhit. Nëse shumat e Kredisë janë paguar pas fillimit të shlyerjes së borxhit, afati i shlyerjes së borxhit të cekur në Nenin 6.1 do të mbetet i paprekshëm, përderisa kësti i shlyerjes së borxhit i caktuar në afatin për shlyerjen e borxhit është më i ultë se shumat e mbetura të Kredisë. Nëse kësti i shlyerjes së borxhit që duhet paguar e tejkalon shumën e mbetur të Kredisë, KfW do të zbret shumën e barabartë me dallimin nga kësti i borxhit ta pashlyer, e ndan atë nga kësti i pashlyer i mbetur, dhe ia shton këtë shumë secilit këst të borxhit të pashlyer. KfW e rezervon të drejtën ta shtyj pranimin e pagesave të marra parasysh që janë kryer 45 ditë para datës së pagesës për përcaktimin e shumës së Kredisë së mbetur deri në Datën e dytë të pagesës, pas shlyerjes së borxhit. 6.4 Parapagimi. Tek shlyerjes e parakohshme të borxheve do të aplikohet si në vijim: a) E drejta për të bërë parapagime. Kredimarrësi, në pajtim me nënparagrafët (b) deri në (e) të paraqitura më poshtë, para kohe mund të bëjë shlyerjen e borxheve që kanë të bëjnë me shumat e Kredisë, nëse një shlyerje e tillë e borxhit, është së paku në shumën e një kësti të shlyerjes së borxhit, në pajtim me Nenin 6.1. b) Njoftimi. Një parapagim i shumës së Kredisë sipas Nenin 6.4 a) është temë e një njoftimi të parapagimi nga ana e Kredimarrësit tek KfW jo më vonë se në ditën e pesëmbëdhjetë bankare (siç është përcaktuar në Nenin 14.1) në Frankfurt am Main para datës së paraparë për parapagim. Një njoftim i tillë është i parevokueshëm; duhet të specifikojë datën në të cilën parapagimi do të bëhet si dhe shumën e tij dhe e obligon Kredimarrësin t'i paguajë KfW shumën e cekur në datën e dhënë. c) Kompensimi i parapagimit. Nëse Kredimarrësi parapagoi çfarëdo shume të Kredisë, Kredimarrësi menjëherë duhet t'i paguajë KfW, sipas kërkesës, shumën e tillë siç është e nevojshme të kompensohet për çfarëdo humbje, shpenzime apo vlera të KfW si rezultat i parapagimit. KfW do të përcaktojë shumë e kompensimit të parapagimit dhe t'ia komunikojë atë Kredimarrësit. d) Shumat e mbetura. Kredimarrësi po ashtu do të paguajë shumat vijuese së bashku me parapagimin në pajtim me Nenin 6.4 a) deri në c): aa) çfarëdo kompensimi parapagimi të mbetur si rezultat i parapagimit në pajtim me Nenin 6.4 c); dhe bb) tërë interesin e grumbulluar mbi shumën e parapagimit të Kredisë deri në datën e parapagimit. e) Barazimet. - 6.2 Verify source ↗
Neni 6.2
AI-assisted research summary: Article 6.2 is to apply mutatis mutandis to the equalization of advance payments; the text also mentions a revised debt repayment schedule in 6.5.
Neni 6.2 (Shumët e papaguara të Kredisë) do të aplikojë mutatis mutandis për barazimin e parapagimeve. 6.5 Orari i rishikuar i shlyerjes së borxhit. Në rast se do të aplikohet - 6.2 Verify source ↗
Neni 6.2
AI-assisted research summary: Article 6.2 is about unpaid loan amounts.
Neni 6.2 (shumat e papaguara të Kredisë) - 6.3 Verify source ↗
Neni 6.3
AI-assisted research summary: Article 6.3 is about payments after the start of debt repayment.
Neni 6.3 (Pagesat pas fillimit të shlyerjes së borxhit) apo - 6.4 Verify source ↗
Neni 6.4
AI-assisted research summary: KfW must send the borrower a revised debt repayment schedule.
Neni 6.4 (Parapagimi), KfW do t'i dërgojë Kredimarrësit një orar të rishikuar për shlyerjen e borxhit i cili do të bëhet një pjesë e integruar e kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt dhe do ta zëvendësojë orarin për shlyerjen e borxhit të vlefshme deri në atë kohë. 7. Llogaritja dhe pagesat në përgjithësi 7.1 Llogaritja. Interesi, tarifa për zotim, interesi i dëmshpërblimit sipas Nenit 7.5, paushalli i kompensimit për shumat e mbetura sipas Nenit 7.6 mos pranimi i kompensimit dhe kompensimi i parapagimit të gjitha do të llogariten në bazën e një dite nga 360 ditët e vitit me 30 ditë në muaj. 7.2 Data e paraparë. Nëse një pagesë duhet të bëhet në lidhje me këtë Marrëveshje për Kredi dhe Projekt bie në datë kur nuk është një ditë bankare (siç është definuar tek - 14.1 Verify source ↗
Neni 14.1
AI-assisted research summary: The borrower must make the payment on the next banking day, or on the last banking day of the current month if the next banking day falls in the following month.
Neni 14.1) Kredimarrësi duhet ta kryej atë pagesë në ditën vijuese bankare. Nëse dita bankare bie në muajin e ardhshëm kalendarik, pagesa përkatëse do të bëhet në ditën e fundit bankare të muajit aktual kalendarik. 7.3 Numri i xhirollogarisë, koha e kreditimit. Kredimarrësi do të lirohet nga pagesat e obligimeve lidhur me këtë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT Marrëveshje për Kredi dhe Projekt nëse dhe sapo shumat përkatëse të jenë kredituar tek KfW në dispozicionin e saj të lirë, pa kurrfarë zbritjesh në EUR dhe jo më vonë se 10:00 paradite në Frankfurt am Main, me referencë shtesë të datës së pagesës (“Ref.YYYYMMDD”). 7.4. Kundërpaditë e Kredimarrësit. Kredimarrësi nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë çdo të drejtë të mbajtjes ose të caktojë ose të krahasojë të drejtat kundër obligimeve të pagesave të kësaj Marrëveshjeje për Kredi dhe Projekt përveç nëse ato të drejta janë të pranueshme nga një Aktgjykim Final apo nëse nuk kontestohen nga KfW. 7.5 Interesi i dëmshpërblimit. Nëse ndonjë këst i shlyerjes së borxhit apo parapagimit sipas Nenit 6.4 (Parapagimi) nuk i vihet në dispozicion KfW-së kur është afati i pagesës, KfW pa paralajmërim paraprak mund të ngarkojë interes dëmshpërblimi në një normë prej 300 pikave p.a mbi normën bazë për periudhën që fillon me datën për pagesë dhe e cila mbaron në datën në të cilën shlyerjet e tilla të borxhit kreditohen në llogarinë e KfW-së siç është saktësuar në nenin 7.3. Kjo normë duhet të jetë së paku e barabartë me normën e interesit të Kredisë. “Norma bazë” është norma e kamatës e cila bëhet e ditur nga Deutsche Bundesbank si normë bazë me normën e aplikueshme mbi datën përkatëse të pagesës së pritur. Interesi i tillë për dëmshpërblim duhet të paguhet menjëherë pas kërkesës së parë nga KfW. 7.6. Kompensimi paushall. Për shumat e mbetura borxh (në përjashtim të kësteve të shlyerjes së borxhit dhe parapagimet e përmendura në nenin 7.5 (Interesi i dëmshpërblimit) KfW pa paralajmërim paraprak, mund të kërkoje kompensim paushall në një normë prej 300 pikave p.a mbi normën bazë për periudhën që fillon me datën për pagesë dhe e cila mbaron në datën në të cilën shlyerjet e tilla të borxhit. Kompensimi paushall duhet të paguhet menjëherë pas kërkesës së parë nga KfW. Kredimarrësi duhet të jetë i lirë të dëshmojë se në fakt nuk ka ndodhur asnjë dëm ose që dëmet nuk janë shfaqur në shumën e cekur. 7.7 Barazimi. KfW do të ketë të drejtën t'i kreditojë pagesat e bëra kundrejt pagesave që duhet të paguhen sipas kësaj marrëveshjeje apo sipas marrëveshjeve tjera për Kredi që janë lidhur në mes të KfW-së dhe Kredimarrësit. 7.8 Llogaritjet e bëra nga KfW. Mungesa e gabimeve të paraqitura nga KfW përmes vlerësimeve dhe llogaritjeve të shumave sipas kësaj marrëveshje dhe në lidhje me ketë Marrëveshje për Kredi dhe Projekt duhet të përbëjë një dëshmi prima-facie 8. Rreziku i pjesëmarrjes së pa financuar nga OeEB Para pagesës se parë nga Kredia, KfW do të hyn në një rrezik të pjesëmarrjes së pa financuar me OeEB me një vlerë maksimale prej 10,000,000 lidhur me Kredinë. OeEB do të sigurojë një Garantues Federal Austriak dhe kërkesat për pagesë më pas do t'i caktohen përmes formës së sigurimeve (sicherungszession) tek KfW. 9. Zotimet negative dhe pari pasus 9.1 Ndalimi i pengut apo i hipotekës. Kredimarrësi dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit nuk mund të vejnë në peng , apo në hipotekë e as t'i tjetërsojnë asetet e Projektit para pagesës së plotë të Kredisë e as Kredimarrësi nuk mund të lidh marrëveshje tjetër apo të bëjë rregullime efekti i të cilëve ka të bëjë me krijimin e sigurimeve apo çfarëdo të drejte që i jep prioritet pagesës lidhur me ndonjë obligim ndaj ndonjë personi pa pëlqimin paraprak të KfW. 9.4 Pari pasus. Brenda kufijve të lejuar me ligj, Kredimarrësi merr mbi vete kryerjen e obligimeve të kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt pari pasus me të gjitha borxhet e veta ekzistuese dhe të ardhshme dhe obligimet e pagesave të pa deleguara. 10. Shpenzimet dhe tarifat publike 10.1 Ndalimi i zbritjeve apo ndalesave. Kredimarrësi do t'i kryej të gjitha pagesat sipas kësaj marrëveshjeje pa kurrfarë zbritje për taksa, tarifa tjera publike apo shpenzime. Në rast se Kredimarrësi është i obliguar me ligj apo për arsye të tjera të ndikojë në çfarëdo zbritje apo ndalesa mbi pagesat, Kredimarrësi duhet të paguaj çfarëdo shume shtesë të tillë KfW ashtu që shuma neto e mbetur pas ndalesës ose zbritjes të përputhet me shumën e cila do të ishte e pagueshme sipas Marrëveshjes për Kredi dhe Projekt, sikur një ndalesë apo zbritje e tillë të mos kishte ndodhur. 10.2 Shpenzimet. Kredimarrësi do t'i bart të gjitha taksat dhe tarifat tjera publike në lidhje me realizimin dhe 8 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 9ekzekutimin e kësaj Kredie, në veçanti remitencat dhe shpenzimet e transferim (përfshirë edhe taksat e konvertimit), si dhe të gjitha shpenzimet e tjera lidhur me mirëmbajtjen apo ekzekutimin e kësaj Marrëveshjeje për Kredi dhe Projekt dhe të gjitha dokumentet që janë në lidhje me këtë marrëveshje si dhe të gjitha të drejtat që rrjedhin nga kjo Marrëveshje për Kredi dhe projekt. 10.3. Taksat dhe ngarkesat tjera. Kredimarrësi do t'i bart të gjitha taksat dhe tarifat tjera publike që mblidhen jashtë Republikës Federale të Gjermanisë në lidhje me realizimin dhe ekzekutimin e kësaj marrëveshjeje. Nëse KfW ballafaqohet me taksa apo ngarkesa të tilla, Kredimarrësi do t'i transferojë ato pa vonesë sipas kërkesës në xhirollogari të KfW siç është përcaktuar në Nenin 7.3, me reference shtesë me datën e paraparë për pagesë “Ref YYYYMMDD”. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: If certain increased-cost events arise, KfW must notify the borrower, and the borrower must immediately indemnify KfW for those increased costs on request.
Neni 7 aplikon mutatis mutandis. 10.4 Shpenzimet e rritura. Nëse për shkak të: a) Përputhjet me kërkesat, apo kërkesat e lëshuara nga ndonjë bankë qendrore apo autoritet tjetër fiskal, monetar, pas datës së kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt apo b) Çfarëdo ndryshimi në ligj apo interpretim dhe administrim të tij apo c) Hyrjes në fuqi, ndërprerjes apo ndryshimit të cilësdo marrëveshje bilaterale apo multilaterale, në veçanti mbi taksimin e dyfishtë KfW pëson shpenzime shtesë, ose humbje ose nuk është në gjendje të sigurojë margjinat e pajtuara lidhur me shpenzimet e ri-financimit si rezultat të hyrjes në të dhe financimit të kësaj Marrëveshje për Financim dhe Projekt (“shpenzimet e rritura”), atëherë KfW duhet ta njoftojë Kredimarrësin lidhur me këtë. Çfarëdo kërkese e tillë nga KfW duhet të përcillet me një njoftim nga KfW duke cekur bazën për kërkesë dhe përmbajtjen në detaje të arsyeshme të llogaritjes së asaj shume. Kredimarrësi menjëherë sipas kërkesës duhet ta dëmshpërblejë KfW lidhur me çfarëdo dhe të gjitha shpenzimet e rritura. Në këtë rast aplikohet - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe Kredimarrësi kanë detyrime të shumta për zbatimin e projektit, raportimin, ruajtjen e të dhënave, bashkëpunimin me KfW, dhe respektimin e rregullave kundër pagesave të paligjshme dhe pastrimit të parave; KfW ka të drejta mbikëqyrjeje dhe, në rast shkeljeje materiale, mund ta përfundojë marrëveshjen dhe të kërkojë shlyerje.
Neni 7 mutatis mutandis. 11. Obligimet speciale 11.1 Implementimi i Projektit dhe Informacioni i veçante. Agjensioni për ekzekutimin e projektit do të a) përgatisë, zbatojë, operojë dhe mirëmbajë projektin në përputhje me praktikat e mira financiare dhe inxhinierike dhe kryesisht në përputhje me konceptin e projektit mbi të cilin janë marrë vesh Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe KfW; b) caktoj përgatitjen dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të projektit për konsulentë të pavarur, të kualifikuar, dhe implementimin e projektit firmave të kualifikuara; c) jap kontratat për mallra dhe shërbime që do të financohen nga Kredia mbi para konkurrim ndërkombëtar; d) mirëmbaj, apo shkaktoj që të mirëmbaj, shënimet e të dhënat e qarta duke i treguar të gjitha shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve që kërkohen për projektin dhe duke i identifikuar qartë mallrat dhe shërbimet që financohen nga Kredia; e) t'i mundësoj përfaqësuesve të KfW-së që në çfarëdo kohe të inspektojnë shënimet dhe të dhënat si edhe të gjithë dokumentacionit tjetër përkatës për implementimin e projektit, dhe për të vizituar projektin në të gjitha vendet në lidhje me të; f) ofroj KfW-së ndonjë apo të gjitha informatat e tilla dhe raportet mbi projektin dhe progresin e tij të mëtutjeshëm ashtu siç mund të kërkoj KfW. g) Menjëherë dhe në llogari të vet, do t'i dërgojë KfW çfarëdo kërkese të pranuar nga Agjensioni për Ekzekutimin e projektit nga OECD apo anëtarët e saj sipas të ashtuquajturës “Marrëveshje për Transparencë Kreditore të palidhur ODA” pas përzgjedhjes së kontratës për furnizime dhe shërbime që do të financohen nga Kredia dhe do të koordinojë përgjigjen e çfarëdo kërkesave me KfW GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 11.2 Marrëveshjen e veçantë. Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe KfW do t'i përcaktojnë detajet që i përkasin nenit 11.1 në marrëveshjen e veçantë. 11.3 Kredimarrësi dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit do të a) sigurojnë financimin e plotë të projektit dhe, me kërkesë, do t'i ofrojnë dëshmi KfW-së që dëshmojnë se shpenzimet që nuk paguhen nga kjo Kredi do të mbulohen dhe b) vullnetarisht do të informojnë menjëherë KfW-në për ndonjë (i) apo për të gjitha rrethanat (ii) që pengojnë apo që seriozisht rrezikojnë implementimin, operimin apo qëllimin e projektit. 11.4 Asistimi nga Kredimarrësi. Kredimarrësi do të asistoj Agjensionin që ekzekuton projektin në përputhje me praktikat e mira financiare dhe inxhinierike për implementimin e projektit dhe në kryerjen e obligimeve të Agjensionit për ekzekutimin e projektit sipas kësaj marrëveshjeje, dhe në veçanti, do t'i jap Agjensionit për ekzekutimin e projektit ndonjë apo të gjitha lejet e nevojshme për implementimin e projektit. 11.5 Përputhshmëria. Kredimarrësi dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit do të sigurojnë se personat e ngarkuar për përgatitjen dhe implementimin e projektit, për dhënien e ndonjë kontrate për furnizim dhe shërbime që do të financohen dhe me kërkesën e pagesave të shumave të Kredisë nuk kërkojnë, marrin, paraqesin, japin, premtojnë apo pranojnë premtim të pagesave të paligjshme apo ndonjë përfitim në lidhje me këto detyra. 11.6 Shpëlarja e parasë. Kredimarrësi dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit menjëherë do t'i venë në dispozicion KfW-së me kërkesë të tyre të gjitha informatat dhe dokumentet që i kërkon KfW për t'i përmbushur obligimet e saj për parandalimin e larjes së parasë dhe financimin e terrorizmit si dhe për monitorim të vazhdueshëm të marrëdhënieve afariste më Kredimarrësin dhe Agjensionin për ekzekutimin e projektit, gjë që është e nevojshme për këtë qëllim. Me hyrjen në implementimin e kësaj Marrëveshje të Kredisë, Agjensioni për ekzekutimin e Projektit vepron në emrin e vet dhe në llogari të vetën. Sa i përket ligjit gjerman apo ligjin e shtetit të përfshirjes së Kredimarrësit apo ligjin e shtetit të përfshirjes së Agjensionit për ekzekutimin e Projektit: a) Resurset vetanake të Agjensioni për ekzekutimin e projektit apo shumat e investuara në financim tv projektit nuk do të jenë me origjinë të paligjshme dhe, në veçanti, kjo listë duke qenë e pafund, nuk do të jetë e lidhur me trafikimin e drogës, korrupsionit, aktiviteteve të organizuara kriminale apo terrorizmin. b) Kapitali i përbashkët i Agjensionit për ekzekutimin e projektit në çfarëdo kohë nuk do të jenë me origjinë të paligjshme dhe, në veçanti, kjo listë duke qenë e pafund, nuk do të jetë e lidhur me trafikimin e drogës, korrupsionit, aktiviteteve të organizuara kriminale apo terrorizmin. c) Agjensionit për ekzekutimin e projektit nuk do të jetë i përfshirë në blerje posedim apo shfrytëzim të pronës nuk do të jenë me origjinë të paligjshme dhe, në veçanti, kjo listë duke qenë e pafund, nuk do të jetë e lidhur me trafikimin e drogës, korrupsionit, aktiviteteve të organizuara kriminale apo terrorizmin dhe d) Agjensionit për ekzekutimin e projektit nuk do të jetë i përfshirë në financimin e terrorizmit. 12. Përfundimi 12.1 Rastet e Shkeljes. KfW nuk do të ushtrojë të drejtat e parapara nën Nenin 12.2 (Pasojat ligjore me rastin e shkeljeve) nëse shfaqet një ngjarje e cila përbën një arsye materiale (wichter Grund). Në veçanti ngjarjet vijuese do të përbëjnë një arsye materiale: a) Kredimarrësi ka dështuar në kryerjen e obligimeve të tij ndaj KfW-së për t'i bërë pagesat në afatin e pagesës, b) Obligimet sipas kësaj marrëveshjeje, marrëveshja për financim dhe projekt me datë 5 qershor 2012 për projektin apo sipas marrëveshjeve shtesë që i përkasin ndonjërës nga këto marrëveshje janë shkelur, nga Kredimarrësi apo/dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit c) Kjo marrëveshje për financim dhe projekt apo ndonjëra palë pushojnë të kenë efekt obligues ndaj 10 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 11 Kredimarrësit apo pushon të jetë e zbatueshme kundrejt Kredimarrësit ose Agjensionit për ekzekutimin e projektit. d) Çfarëdo deklarate konfirmim apo përfaqësim ose garancinë qe konsiderohet nga KfW të jetë thelbësorë për dhënien apo mirëmbajtjen e Kredisë dëshmohet të jetë i rremë, mashtrues apo i pakompletuar; e) Lindin rrethana të jashtëzakonshme që pengojnë apo rrezikojnë kryerjen e obligimeve të kësaj marrëveshjeje f) Kredimarrësi dhe /apo Agjensioni për ekzekutimin e projektit nuk është në gjendje të dëshmoj se shumat e Kredisë janë përdorur për qëllimin e përcaktuar, apo g) Ndonjëri nga ngjarjet e mëposhtme ndodh sa i përket Kredimarrësit: aa) Kredimarrësi, sipas ligjit të zbatueshëm, është i falimentuar, apo nuk është në gjendje që të paguajë borxhet e tij sikurse duhet dhe kur ( apo konsiderohet si i tillë sipas ligjit të zbatueshëm); bb) Një peticion dorëzimi i dokumenteve në gjykatë apo shkrimore apo urdhër që të zgjidhet paaftësia paguese, falimentimi apo procedurat e ngjashme apo edhe për ngritjen e tij, administrim apo moszgjidhje, ose kërkesë për një takim me likuidatorin, administrator i falimentimit, ruajtës i drejtësisë, administrator i detyrueshëm, marrës, marrës administrativ , administrator apo oficer sipas ndonjë paaftësie paguese relevante, falimentimi apo ndonjë ligji të ngjashëm ( përveç nëse një peticion i tillë mohohet apo tërhiqet brenda periudhës prej 30 ditësh); cc) Urdhër për masa të sigurisë sipas ligjit mbi paaftësinë paguese apo ligj të ngjashëm; dd)Fillimi i procedurave të paaftësive paguese apo mohimi i kërkesës për procedura të paaftësive paguese për mungesë të substancës; ee) Fillimi i bisedimeve me një apo më shumë prej kreditorëve të Kredimarrësit ( me përjashtim të KfW-së) për heqjen e borxheve të papaguara apo përcaktuese të pagesës rreth një moratoriumi apo shlyerjeje. k) Rreziku për pjesëmarrje të pa financuar dhe/ose siguritë përkatëse të dhëna për kërkesat e KfW sipas Kredisë nuk janë më në fuqi pa ndonjë kufizim. 12.2 Pasojat ligjore me rastin e shkeljes. Nëse ndonjë nga situatat e saktësuara në nenin 12.1 ka ndodhur dhe nuk është eliminuar brenda periudhës prej pesë ditëve (në rastin e nenit 11.1 a) ose në ndonjë rast tjetër të cekur në nenin 12.1, nuk është eliminuar brenda periudhës së përcaktuar nga KfW, e cila megjithatë do të jetë së paku 30 ditë, atëherë KfW, mund te përfundojë këtë Marrëveshje për Kredi dhe Projekt apo cilëndo pjesë të saj nëse a) obligimet e saja sipas kësaj Marrëveshjeje për Kredi dhe Projekt ndërkrehen; b) KfW mund të kërkojë shlyerjen e plotë apo të pjesshme të shumës borxhit të mbetur të Kredisë së bashku me interesin e grumbulluar dhe cilëndo apo të gjitha shumat e parapara për pagesë sipas kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt, Nenet 7.5 (interesi i dëmshpërblimit) dhe 7.6 (Kompensimi paushall) do të aplikohen në këtë rast. 12.3 Kompensimi për demet. Në rast se kjo Marrëveshje për Projekt dhe Kredi ndërkrehet në tërësi apo pjesërisht Kredimarrësi do të paguaj kompensimin për mospranim sipas Nenit 3.6 (Kompensimi për mospranim) dhe/apo kompensimin e parapagimit në pajtim me Nenin 6.4 c) (Kompensimi për parapagim) 13. Përfaqësimi dhe deklaratat 13.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe personat që i emëron ai/ajo për KfW dhe të autorizuar me nënshkrime mostër që i vërteton ai/ ajo do të përfaqësojnë Kredimarrësin në përmbarimin e kësaj marrëveshjeje. Fuqia për përfaqësim nuk do të skadojë përderisa revokimi i tyre i qartë nga përfaqësuesi i Kredimarrësit i autorizuar gjate asaj kohe të jetë pranuar nga KfW Drejtori i kompanisë rajonale të ujit Prishtina dhe personat që i emëron ai/ajo për KfW-në dhe të autorizuar me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT nënshkrime mostër që i vërteton ai apo ajo do të përfaqësojnë Agjensionin për ekzekutimin e projektit në ekzekutimin e kësaj marrëveshjeje. Fuqia për përfaqësim nuk do të skadojë përderisa revokimi i tyre i qartë nga përfaqësuesi i autorizuar gjate asaj kohe të jetë pranuar nga KfW. 13.2 Adresat. Njoftimet apo deklaratat lidhur me këtë Marrëveshje për financim dhe projekt duhet të jenë me shkrim. Ato duhet te dërgohen si origjinale –me përjashtim te kërkesave për pagesë – përmes faksimilet. Çfarëdo njoftimi apo deklarate e tillë do të pranohet atëherë kur ajo të arrij në adresën si në vijim të palës përkatëse kontraktuese apo në një adresë të tillë tjetër të palës përkatëse kontraktuese siç njoftohet për palën tjetër kontraktuese: Për KfW: KfW Postfach 11 11 41 60046 Frankfurt am Main Republika Federale e Gjermanisë Fax: +49 69 7431-3490 Për Kredimarrësin: Ministria e Ekonomisë dhe Financave rr. Nëna Terezë Ndërtesa Qeveritare 10000 Prishtina Republika e Kosovës Fax: +381 38 213 113 Për Agjensionin që ekzekuton Kompania rajonale e ujit Prishtina projektin: KUR Prishtina (RWCP) rr. “Thahir Zajmi” p.n. 10000 Prishtina Republika e Kosovës Fax: +381 38 541 437 14. Dispozitat e përgjithshme 14.1 Dita bankare. Kur të jetë referuar në këtë Marrëveshje për Kredi dhe Projekt lidhur me ditën bankare kjo do të thotë një ditë tjetër nga dita e Shtunë dhe e Diele gjatë së cilës bankat komerciale në Frankfurt am Main, Republikën Federale të Gjermanisë janë të hapura për biznes të përgjithshëm. 14.2 Vendi i kryerjes. Vendi i kryerjes së të gjitha obligimeve sipas kësaj Marrëveshje për Kredi dhe Projekt është Frankfurt am Main, Republikën Federale të Gjermanisë 14.3 Invaliditeti i pjesshëm dhe hapësirat. Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj marrëveshjeje është apo bëhet ligjërisht e pavlefshme, të gjitha dispozitat tjera do të mbesin të paprekura me këtë. Çfarëdo zbrazëtire të eksitoj nga kjo do të plotësohet nga ana e palëve me një dispozitë që është në përputhje me qëllimin e kësaj Marrëveshjeje. 14.4 Format me shkrim dhe ndryshimet. Ndryshimet dhe plotësimet në këtë kontrate duhet të bëhen me shkrim. Çfarëdo mospërmbushje e kësaj kërkese në formë të shkruar duhet të deklarohet me shkrim nga ana e palëve. Ndryshimet në këtë marrëveshje që prekin vetëm marrëdhënien ligjore në mes të KfW-së dhe Kredimarrësit nuk do të kërkojnë aprovimin e Agjensionit për ekzekutimin e projektit. 14.5 Caktimi. Kredimarrësi dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit mund të mos caktojnë apo transferojnë, të zotojnë apo të vënë në hipotekë çfarëdo kërkese nga kjo marrëveshje. 14.6 Ligji i aplikueshëm. Kjo marrëveshje do të qeveriset me ligj të Republikës Federale të Gjermanisë. 14.7 Afati i kufizimit. Të gjitha kërkesat e KfW-së sipas kësaj marrëveshjeje skadojnë pas pesë viteve prej fundit të vitit në të cilën çfarëdo kërkese është mbledhur dhe në të cilën KfW-së i janë bërë të ditura rrethanat që kanë përbërë një kërkesë të tillë apo kanë mundur të jenë në dije për to pa neglizhencë të madhe. 14.8 Heqja dorë nga imuniteti. Në kuptimin ku Kredimarrësi tani apo në të ardhmen, nën çfarëdo juridiksioni kërkon për vete apo asetet e veta imunitet nga padia, ekzekutimi, apo çfarëdo procesi tjetër ligjor dhe në kuptimin se 12 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 13 në një juridiksion të tillë mund t'i atribuohet një imunitet atij apo aseteve te tija, Kredimarrësi me këtë rast në mënyrë të parevokueshme pajtohet që nuk do të kërkojë dhe në mënyrë të parevokueshme heq dorë nga një imunitet i tillë në kuptimin më të plotë që e parashohin ligjet e një juridiksioni të tillë. 14.9 Kontestet ligjore a) Të gjitha kontestet që lindin nga apo në lidhje me marrëveshjen aktuale do të zgjidhen në mënyrë ekskluzive dhe përfundimtare nga një tribunal i arbitrazhit. Dhe në këtë mënyrë, do të aplikohen këto si në vijim: aa) Tribunali i arbitrazhit do të përbëhet prej një apo tre arbitrave të cilët emërohen dhe veprojnë në përputhje me Rregullat e Arbitrazhit të Odës Ekonomike Ndërkombëtare që është e aplikueshme herë pas here. bb) Procedurat e arbitrazhit do të zhvillohen në Frankfurt am Main. Procedurat do të zhvillohen në gjuhën angleze. b) Juridiksioni. Përveç kësaj KfW ka të drejtën të filloj procedurë ligjore në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm (Onderliche Gerichte) në Frankfurt im Main apo në ndonjë gjykatë të ndonjë juridiksioni kompetent, përveç, nëse çështja në kontest nuk është temë e një procedure tjetër arbitrazhi ndërmjet palëve. Kredimarrësi dhe Agjensioni për ekzekutimin e Projektit në mënyrë të parevokueshme i dorëzon juridiksionin e çfarëdo gjykate të tillë. 14.10 Transmetimi i informacionit. KfW ka të drejtë t'i ofroj informata në lidhje me realizimin dhe përmbarimin e kësaj Marrëveshjeje të Kredisë tek OeEB dhe EU. KfW dhe OeEB kanë të drejtën të përcjellin informatën mbi Kredinë dhe projektin përfshirë edhe dhënien e kontratave për furnizim dhe shërbime që do të financohen nga Kredia dhe Kontributi financiar tek cilido trup qeveritar, administrativ, fiskal, gjyqësor, departament, komision, komitet, organ këshillues, tribunal, agjension apo entitet ose Union Evropian, të ndonjë personi zyrtar, apo ushtruesi të detyrës së këshilltarit apo auditorit,dhe tek ndonjë organizatë ndërkombëtare që janë të angazhuara në mbledhjen e të dhënave statistike, e në veçanti në lidhje me aspektet e shërbimit të borxhit dhe/apo mbledhjes dhe publikimit të të dhënave në lidhje me dhënien e kontratave për shërbime dhe furnizim që do të financohen nga Kredia. E drejta e cekur më lartë për t'ia përcjell informatat organizatave ndërkombëtare gjithashtu përfshin edhe të drejtën që direkt t'i përcjell informatat e tilla anëtarëve të organizatave të tilla. Kredimarrësi pajtohet që KfW, dhe OeEB mund të publikojnë të dhëna të përgjithshme të transaksionit të tanishëm (Kredimarrësin, kompanitë e projektit, shteti, vëllimi i projektit, titulli i projektit, kushtet e pagesës dhe informacioni i ngjashëm). Ky pëlqim për publikim mund të tërhiqet nga Kredimarrësi me shkrim duke iu drejtuar qoftë KfW apo OeEB, sipas nevojës. 14.11. Hyrja ne fuqi. Kjo Marrëveshje e Kredisë nuk do të hyn në fuqi derisa sa Kredimarrësi ta ketë njoftuar KfW me shkrim se Marrëveshja për Kredi dhe Projekt është ratifikuar dhe ratifikimi i saj është shpallur në mënyrë të duhur. Kjo Marrëveshje për Kredi dhe Projekt është ekzekutuar në 3 origjinale në gjuhën angleze. Frankfurt am Main, Prishtinë, Më datë, 30 maj 2012 Më datë, 5 qershor 2012 KfW Republika e Kosovës , e përfaqësuar nga Ministri për Financa ____________________ ________________________ Prishtinë Prishtinë, Më datë, 5 qershor 2012 Më datë, 5 qershor 2012 KfW Kompania Rajonale e Ujit, Prishtina ________________________ ________________________ GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT Shtojca 1 Lista e shumave të paguara Në fund të secilës periudhë të poshtëshënuar të pagesave , Kredimarrësi mund të kërkojë pagesën e shumave të Kredisë që nuk tejkalojnë në total shumën e treguar si më poshtë për secilën periudhë të pagesës së shumave 14 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË Periudha Deri më Shuma e përgjithshme maksimale që mund të paguhet deri në fund të secilës periudhë të pagesës ( e mbledhur ) Të gjitha shifrat në Euro 1. 31.12.2012 0,-- 2. 30.06.2013 5,000,000-- 3. 31.12.2013 10,000,000-- 4. 30.06.2014 16,000,000-- 5. 31.12.2014 20,000,000-- MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 15 Shtojca 2 Shënim: Ju lutem ndryshoni siç duhet LAND në “ Republika e LANDIT” . Forma e mendimit ligjor të këshilltarit ligjor të Kredimarrësit (Shtetit) ( Titulli i këshilltarit ligjor të Ministrisë së Drejtësisë) KfW Data Departamenti: Infrastruktura e Turqisë dhe Evropës Juglindore Për vëmendjen e: Zonjës Elke Dullenkopf Palmengartenstrasse 5-9 Postfach 11 11 41 60325 Frankfurt am Main / Gjermani Republika Federale e Gjermanisë Oesterreichische Entwicklungsbank AG Investitionfinanzierungen Strauchgasse 3 1011 Vjenë Austri Marrëveshja e projektit dhe Kredisë datë ( të plotësohet) dhe bërë ndërmjet KfW, Republikës së Kosovës (Kredimarrësit) dhe Kompanisë së Ujësjellësit Regjional Prishtina për një shumë që nuk tejkalon shumën totale të 20.000.000 EURO. Të nderuar zotërinj, Unë jam [ Ministër i Drejtësisë së] [këshilltar ligjor], [kryesues i departamentit të.....( ju lutem të specifikoni Ministrinë apo autoritetin tjetër) të Republikës së Kosovës. Unë kam vepruar në atë cilësi në lidhje me Marrëveshjen e projektit dhe kredinë ( “dhe “ Marrëveshja për Kredi dhe Projekt”), datë ( të plotësohet) dhe bërë ndërmjet Kredimarrësit, dhe Kompanisë së Ujësjellësit Regjional Prishtina dhe juve në lidhje me Kredinë qe do t'i jepet Kredimarrësit nga ana juaj për një shumë që nuk tejkalon shumën totale të 20.000.000 EURO. Dokumentet e shqyrtuara: Unë kam shqyrtuar këto dokumente: 1. Një origjinal autentik të nënshkruar të Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë; 2. Dokumentet kushtetuese të Kredimarrësit, në veçanti: (a) Kushtetutën e Republikës së Kosovës, datë...... të publikuar në......nr....... faqe...... sikurse ndryshuar); (b) Ligjin(et) Nr........ datë....... publikuar në......Nr....... faqe.........sikurse ndryshuar [ju lutem futni këtu, nëse ekzistojnë, ligjet (p.sh. ligjet mbi buxhetin, në lidhje me Kreditimin e parave nga republika e Kosovës; (c) ...........................[ Ju lutem referojuni këtu dokumenteve të tjera, p.sh dekreteve rezolutave nga trupat qeveritarë apo parlamentarë të Kosovës në lidhje me përmbylljen e Marrëveshjeve të Kredive nga Kosova në përgjithësi, apo në lidhje me përmbylljen e Marrëveshjeve të projekteve apo Kredive] dhe; (d) Raportin përmbledhës të bisedimeve mbi Zhvillimin e Bashkëpunimit datë 23 dhe 24 Shtator 2010 ( GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT “Përmbledhje e procesverbalit”) Si edhe ligjet e ngjashme, rregulloret, vërtetimet, regjistrat, regjistrimet dhe dokumentet dhe kam bërë hetimet e tilla sikurse i kam parë të nevojshme apo të dëshirueshme për qëllim të dhënies së këtij mendimi. Mendim Për qëllime të nenit..... të Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë, unë jam i mendimit se sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe datës së më pastajmë: 1. Sipas Nenit....... të Kushtetutës/Neni...... të ligjit mbi...... [ju lutem specifikojeni siç duhet] Kredimarrësi ka të drejtë që të hyjë në Marrëveshje të Projektit dhe Kredisë dhe se i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të autorizojë zbatimin, dërgesën dhe kryerjen e Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë, në veçanti për arsye të: (a) Ligji (et) Nr....... Datë....... të Parlamentit të Republikës së Kosovës, duke ratifikuar Marrëveshjen e Projektit dhe Kredisë, duke miratuar zbatimin, dërgesën dhe kryerjen e Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë nga Kredimarrësi/...... [ Ju lutem futni siç duhet]; (b) Rezolutën (at) Nr........ datë........të Kabinetit të Ministrave/të komitetit për kredi shtetërore/......... [ Ju lutem futni(shënoni) trupat qeveritare apo administrative të Kosovës siç duhet]; (c) ....................[ Ju lutem referojini rezolutave, vendimeve të tjera, etj.] 2.2 Z/Znj................................(dhe Z/Znj...................... është(janë) të autorizuar siç duhet...............................[p.sh ligji sipas pozitës së tij/saj (si Ministër i......../ si........) përmes rezolutës qeveritare...........................me fuqinë e përfaqësuesit ligjor të........ datë......etj.] që të nënshkruajë vetëm / bashkë Marrëveshjen e Projektit dhe Kredisë në emër të Kredimarrësit. Marrëveshja dhe Projekti i Kredisë sikurse nënshkruar nga Z/Znj................. ................................(dhe Z/Znj...................... ) është zbatuar siç duhet në emër të Kredimarrësit dhe përbën detyrime ligjore të lidhura të Kredimarrësit dhe detyruese kundrejt saj sipas ligjit dhe në pajtim me kushtet e saja. [Alternativa 1 për seksionet 2 dhe 3 të përdoren nëse si shtesë të dokumenteve të specifikuara në sektorët 2.1 dhe 2.2 autorizimet zyrtare të caktuara etj. Duhet të merren sipas ligjeve të Republikës së Kosovës:] 2.3 Për zbatimin dhe kryerjes e Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë nga Kredimarrësi ( përfshirë pa kufizim marrjen dhe transferin tek KfW të të gjitha shumave e sipas monedhave të specifikuara aty), miratimet zyrtare të mëposhtme, autorizimet, licencat, regjistrimet dhe/ose pëlqimet janë marrë dhe se janë në fuqi të plotë dhe efektive: (a) Miratimi i................................[Banka Qendrore/ Banka Kombëtare]........ ........], datë............................................Nr....................................... (b) Pëlqimi i .................[Ministrit/Ministria e............................] ...datë ..........Nr............................................; dhe (c) .....................................{Ju lutem shënoni ndonjë tjetër autorizim zyrtar, licencë dhe/ose pëlqim]. Asnjë tjetër autorizim zyrtar, pëlqim, licencë, regjistrim dhe/ose miratim i çfarëdo autoriteti qeveritar agjencioni (përfshirë edhe Bankën Qendrore/Kombëtare të Republikës së Kosovës) apo gjykate nuk kërkohet apo këshillohet në lidhje me zbatimin dhe kryerjen e Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë nga Kredimarrësi ( përfshirë pa kufizim marrjen dhe transferin tek KfW të të gjitha shumave e sipas monedhave të specifikuara aty), si edhe vlefshmërinë dhe detyrimin e obligimeve të Kredimarrësit sipas Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë. Alternativa 2 për sektorët 2 dhe 3 të përdoren nëse si shtesë të dokumenteve të specifikuara në sektorët 2.1 dhe 2.2 autorizimet zyrtare të caktuara etj. Duhet të merren sipas ligjeve të Republikës së Kosovës:] 2.4 Asnjë tjetër autorizim zyrtar, pëlqim, licencë, regjistrim dhe/ose miratim i çfarëdo autoriteti qeveritar agjencioni (përfshirë edhe Bankën Qendrore/Kombëtare të Republikës së Kosovës) apo gjykate nuk kërkohet apo këshillohet në lidhje me zbatimin dhe kryerjen e Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë nga Kredimarrësi ( përfshirë pa kufizim marrjen dhe transferin tek KfW të të gjitha shumave e sipas monedhave të 16 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT 17 specifikuara aty), si edhe vlefshmërinë dhe detyrimin e obligimeve të Kredimarrësit sipas Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë. 2.5 Asnjë taksë për vulë apo taksë (tatim) e ngjashme nuk duhet të paguhet në lidhje me vlefshmërinë apo detyrimin e Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë. 2.6 Zgjedhja e ligjit Gjerman që të qeverisë Marrëveshjen e Projektit dhe Kredisë dhe dërgimin tek arbitrazhi në pajtim me Nenin 14.9 të Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë është e vlefshme dhe detyruese. Dhënia e arbitrazhit kundër Kredimarrësit do të njihet dhe jetë I detyrueshëm për Republikën e Kosovës sipas rregullave të mëposhtme:……{Ju lutem futni Traktatin e zbatueshëm ( nëse ka ndonjë) p.sh. Konventa e Nju Jorkut e vitit 1958, dhe/ose parimet bazë në lidhje me njohjen dhe zbatimin e dhënies së arbitrazhit (arbitrimit) në Kosovë]. 2.7 Gjykatat e republikës së Kosovës janë të lira që të japin aktgjykime sipas monedhës apo monedhave të specifikuara në Marrëveshjen e Projektit dhe Kredisë. 2.8 Kreditimi nga Kredimarrësi sipas Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë si edhe zbatimi dhe kryerja nga Kredimarrësi i Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë përbën një akt privat dhe tregtar dhe jo akt qeveritar apo publik. As Kredimarrësi e as ndonjë prej pronave të tij nuk kanë ndonjë të drejtë në imunitet nga arbitrazhi, padia, zbatimi, ndalesat apo proceset tjera ligjore. 2.9 Si në vijim të.......................{ ju lutem specifikoni traktatin apo ligjet e zbatueshme dhe rregulloret]/ Kredimarrësit nuk do ti kërkohet që të bëjë ndonjë zbritje apo mbajtje nga ndonjë pagesë të cilat Kredimarrësi duhet ti bëjë sipas Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë, dhe nëse ndonjë zbritje e tillë apo ndalesë (mbajtje) duhet detyrimisht të caktohet, dispozitat e nenit 10.1 të Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë duhet të funksionojnë ashtu që ti kërkojnë Kredimarrësit të dëmshpërblejë KfW dhe/ose OeEB ashtu siç duhet. 2.10 KfW nuk është dhe nuk do të jetë rezident, s'do të ketë vendbanim të përhershëm, duke u marrë me biznes apo nuk do të jetë subjekt i tatimit në Republikën e Kosovës me arsyetim vetëm të zbatimit, kryerjes apo përforcimit të Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë. Nuk është e nevojshme apo e këshillueshme që KfW të jetë e licencuar, e kualifikuar apo ndryshe te ketë të drejtë që të merret me biznes apo që KfW të emëroje agjentë apo përfaqësues në Republikën e Kosovës. Më pas, detyrimet e Kredimarrësit sipas Marrëveshjes së Projektit dhe Kredisë përbëjnë një detyrim obligator të drejtpërdrejta, të pakushtëzuar, ligjor dhe të vlefshëm për Kredimarrësin, të cilat janë të detyrueshme kundrejt Kredimarrësit në pajtim me kushtet e tyre të ndërsjella. Ky mendim ligjor është i kufizuar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. ............................................................................................... Vendi Data Nënshkrimi: Emri: Përmbyllje: Shënim: Ju lutem bashkëngjitni kopjet e vërtetuara të dokumenteve dhe dispozitave ligjore të referuara si më lartë nën seksionin 1.2 (a) deri tek 1.2 (c0 si dhe seksionet 2.1 prej 2.3 deri në 2.8 ( me respekt për ligjet e zgjatura apo Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kopja e dispozitave relevante do të ishte e mjaftueshme) dhe gjithashtu ofroni KfW përkthim të certifikuar në gjuhën Gjermane ose Angleze për secilin dokument të sipërpërmendur, nëse një dokument i tillë nuk është i lëshuar në gjuhën Angleze apo Gjermane si një gjuhë zyrtare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR KREDI DHE PROJEKT Marrëveshje për financim dhe projekt Më datë 5 qershor 2012 në mes të KfW, Frankfurt am Main ("KfW") dhe Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria për Financa ("Pranuesi") dhe Kompanisë Rajonale të Ujit, Prishtina ("Agjension për ekzekutimin e projektit") Në shumën prej EUR 4,900,000.-- - Ujësjellësi komunal dhe largimi i ujërave të zeza në Prishtinë, faza III 18 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR FINANCIM DHE PROJEKT 19 Marrëveshja për Financim dhe Projekt është e bazuar në Marrëveshjen e Delegacionit nga data 22. Dhjetor 2011, në mes të Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Zyra Ndërlidhëse e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe KfW. Pranuesi, Agjensioni për Ekzekutimin e Projektit dhe KfW hyjnë në Marrëveshje për Financim dhe Projekt: - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: KfW must provide a financial contribution capped at EUR 4,900,000, and the recipient must pass it to the project agency for specific project uses.
Neni 1 Shuma dhe qëllimi i huadhënies 1.1 KfW do t'i ofroj Pranuesit një kontribut financiar që nuk tejkalon shumën prej EUR 4.900,000.-- 1.2 Pranuesi do t'ia drejtoj këtë kontribut financiar në mënyrë të plotë Agjensionit për ekzekutimin e projektit në përputhje me kushtet që janë përcaktuar në Nenin 2. Agjensioni për ekzekutimin e projektit do të shfrytëzoj kontributin financiar në mënyrë ekskluzive për ndërtimin e impiantit të ri për trajtimin e ujit, stacionin e pompimit, linjave të shpërndarjes, investimeve relevante, shërbimeve të konsulencës dhe shpenzimeve të auditimit sipas marrëveshjes në mes të Agjensionit për Ekzekutimit të Projektit dhe KfW (“Projekti”). Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe KfW do t'i përcaktojnë hollësirat e projektit dhe mallrat e shërbimet që do të financohen nga kontributi financiar me një marrëveshje shtesë. 1.3 Taksat dhe ngarkesat tjera publike që dalin nga Pranuesi apo Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe ngarkesat për import nuk do të financohen nga kontributi financiar. 1.4. Pasiqë TVSH, ngarkesat tjera publike dhe ngarkesat për import nuk do të financohen nga kontributi financiar, të gjitha pagesat e nevojshme të llojit të tillë për investime si dhe për shërbime të konsulencës do të kryhen nga ana Kosovare (Huamarrësi dhe / apo Agjensioni për ekzekutimin e projektit) - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The recipient must channel the financial contribution to the project implementation agency as a non-repayable grant, and must send KfW a certified translated copy of the agreement before the first payment.
Neni 2 Kanalizimi i Kontributit Financiar për Agjensionin e ekzekutimit të projektit 2.1 Pranuesi duhet të kanalizoj kontributin financiar tek Agjensioni për ekzekutimin e projektit si një grant të pa- kthyeshëm nën një marrëveshje të ndarë financiare. 2.2 Para pagimit të parë nga kontributi financiar, Pranuesi do t'i dërgoj KfW-së një kopje të përkthyer dhe certifikuar të marrëveshjes së referuar në Nenin 2.1. 2.3 Kanalizimi i kontributit financiar nuk do të shkaktoj kurrfarë përgjegjësie për Agjensionin e ekzekutimit të projektit ndaj KfW-së për të paguar obligimet sipas kësaj marrëveshjeje. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: KfW must provide financial contributions as the project progresses and when requested by the project implementation agency.
Neni 3 Pagesa 3.1 KfW do të ofron kontributin financiar në përputhje me progresin e Projektit dhe sipas kërkesës së Agjensionit për ekzekutimin e projektit. Me një marrëveshje shtesë, Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe KfW do të pajtohen për procedurën e pagesës, e në veçanti duke dëshmuar se shumat e paguara janë përdorur për qëllimet e përcaktuara. 3.2 KfW ka të drejtën të refuzoj e të mos bëjë pagesa pas datës 30 qershor 2016. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: KfW must not suspend payments unless one of the listed exceptions applies; if certain breaches are not remedied within at least 30 days, KfW may demand immediate repayment of the debt.
Neni 4 Suspendimi i pagesave dhe Kthimi i Borxhit 4.1 KfW nuk do të suspendoj pagesat përveç nëse a) Pranuesi dështon në kryerjen e obligimeve të tij ndaj KfW-së për t'i kryer pagesat me afat, b) Obligimet sipas kësaj Marrëveshjeje, nën Marrëveshjen për Huanë nga data 5 qershor, 2012 për këtë Projekt apo sipas marrëveshjeve shtesë që i përkasin ndonjërës nga këto marrëveshje janë shkelur, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR FINANCIM DHE PROJEKT c) Agjensioni për ekzekutimin e projektit nuk është në gjendje të dëshmoj se shumat e huas janë përdorur për qëllimin e përcaktuar, apo d) Bashkimi Evropian kërkon nga KfW të ndërpres pagesat, e) Lindin rrethana të jashtëzakonshme që pengojnë apo rrezikojnë seriozisht implementimin, operimin, apo qëllimin e Projektit. 2. Nëse ndonjë nga situatat e saktësuara në Nenin 4.1 b) apo c) ka ndodhur apo nuk është eliminuar brenda periudhës së përcaktuar nga KfW, e cila megjithatë do të jetë së paku 30 ditë, atëherë KfW mund të, a) në rastet që saktësohen në nenin 4.1 b), mund të kërkoj shlyerjen e menjëhershme të borxhit të të gjitha shumave; b) në rastin e saktësuar në nenin 4.1c), mund të kërkoj shlyerjen e menjëhershme të borxhit të shumave të tilla pasi që Agjensioni për ekzekutimin e projektit nuk është në gjendje të dëshmoj se janë përdorur për qëllimin e përcaktuar. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Pranuesi duhet të paguajë të gjitha taksat dhe tarifat publike jashtë Republikës Federale të Gjermanisë, si edhe kostot e transferit dhe konvertimit që lidhen me pagesën e kontributit financiar.
Neni 5 Shpenzimet dhe tarifat publike Pranuesi do t'i bart të gjitha taksat dhe tarifat tjera publike që mblidhen jashtë Republikës Federale të Gjermanisë në lidhje me konkludimin dhe ekzekutimin e kësaj Marrëveshje, e gjithashtu të gjitha transferet dhe shpenzimet e konvertimit që dalin në lidhje me pagesën e kontributit financiar. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article sets who may represent each party, requires written amendments and notices, and says representation continues until KfW accepts a clear revocation.
Neni 6 Deklarata kontraktuale dhe fuqia e përfaqësimi 6.1 Ministri i Ekonomisë dhe personat që i emëron ai / ajo për KfW dhe të autorizuar me nënshkrime mostër që i vërteton ai / ajo do të përfaqësojnë Pranuesin në përmbarimin e kësaj Marrëveshjeje. Drejtori i kompanisë rajonale të Ujit Prishtina dhe personat që i emëron ai / ajo për KfW-në dhe të autorizuar me nënshkrime mostër që i vërteton ai / ajo do të përfaqësojnë Agjensionin për ekzekutimin e kësaj marrëveshjeje. Fuqia për përfaqësim nuk do të skadojë përderisa revokimi i tyre i qartë nga përfaqësuesi i autorizuar të jetë pranuar nga KfW. 6.2 Ndryshimet apo shtesat në këtë Marrëveshje dhe ndonjë njoftim apo deklaratë që është ofruar nga palët kontraktuese sipas kësaj Marrëveshjeje do të jenë me shkrim. Çfarëdo njoftimi apo deklarate e tillë do të pranohet atëherë kur ajo të arrijë në adresën si në vijim, të palës përkatëse kontraktuese apo në një adresë tjetër të palës përkatëse kontraktuese që është njoftuar për palën tjetër kontraktuese: Për KfW: KfW Postfach 11 11 41 60046 Frankfurt am Main / Gjermani Gjermani Fax: +49 69 7431-2944 Për Pranuesin: Ministria e Financave rr. Nëna Terezë Ndërtesa Qeveritare 10000 Prishtinë Republika e Kosovës Fax: +381 38 213 113 Për Agjensionin që ekzekuton Kompania rajonale e ujit Prishtina projektin: KRU Prishtina (RËCP) rr. “Thahir Zajmi” p.n. 10000 Prishtina 20 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR FINANCIM DHE PROJEKT 21 Republika e Kosovës Fax: +381 38 541 437 6.3 Ndryshimet në këtë Marrëveshje që prekin vetëm marrëdhënien ligjore në mes të KfW-së dhe Pranuesit nuk do të kërkojnë aprovimin e Agjensionit për ekzekutimin e projektit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The project agency and recipient must run and fund the project properly, keep clear records, and allow KfW and EU bodies to inspect, audit, and obtain information.
Neni 7 Projekti 7.1 Agjensioni për ekzekutimin e projektit do të a) përgatis, implementoj, operoj dhe mirëmbaj Projektin në përputhje me praktikat e mira financiare dhe inxhinierike dhe me qëndrueshmëri në përputhje me konceptin e Projektit mbi të cilin janë marrë vesh Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe KfW; b) caktoj përgatitjen dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të Projektit për konsulent të pavarur, të kualifikuar, dhe implementimin e projektit firmave të kualifikuara; c) jap kontratat për mallra dhe shërbime që do të financohen nga kontributi financiar në bazë të tenderimin para-konkurrues ndërkombëtar; d) mirëmbaj, apo të kryej mirëmbajtjen e, shënimet dhe të dhënat e qarta duke i treguar të gjitha shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve që kërkohen për Projektin dhe duke i identifikuar qartë mallrat dhe shërbimet që financohen nga ky kontribut financiar; e) t'i mundësoj përfaqësuesve të KfW-së që në çfarëdo kohe të inspektojnë shënimet dhe të dhënat si edhe të gjithë dokumentacionin tjetër përkatës për implementimin e Projektit, dhe për të vizituar projektin në të gjitha vendet në lidhje me të, dhe f) ofroj përfaqësuesve të KfW-së, Komisionit Evropian, OLAF (Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit), Gjykatës Evropiane të Auditorëve, Zyrës Ndërlidhëse të Evropës në Kosovës dhe të gjitha organeve tjera kompetente të komunitetit Evropian që në çdo kohë të inspektoj librat dhe të dhënat dhe të gjitha dokumentet tjera relevante për implementimin dhe operimin e Projektit, dhe të vizitojnë Projektin dhe të gjitha vendet në lidhje me të. g) ofroj KfW apo me kërkesë të Komisionit Evropian, OLAF, Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe cilit do organ nga Komuniteti Evropian, cilën do dhe të gjitha informata të tilla dhe shënime për Projektin dhe progresin e mëtutjeshëm ashtu siç KfW apo ndonjë nga organet e lartpërmendura mund të kërkojnë. Pranuesi dhe Agjensioni për Ekzekutimin e e Projektit pranojnë të drejtën e Komisionit Evropian, OLAF, Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe apo të gjitha organet kompetente të Komunitetit Evropian që të përdorin pa pagesë ashtu siç e shohin të arsyeshme, të gjitha dokumentet të cilat janë financuar nga ky Kontribut Financiar: f) siguron që të gjitha publikimet apo informata tjera promovuese nga projekti përfshijnë referenca ndaj faktit se Projekti është i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe të ekspozoj llogon Evropiane (dymbëdhjetë yjet e verdhë në prapavi të kaltër): i) të lejoj vizita për vlerësim dhe monitorim të gjithë përfaqësuesve të Komisionit Evropian, OLAF, Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe cilit do organi të Komunitetit Evropian, që duhet të kryejnë auditimet e duhura për verifikim mbi përdorimin e Kontributit Financiar, në bazë të dokumenteve dhe apo në vendë të ngjarjes, duke përfshirë të gjitha kontratat dhe nën-kontratat të cilat janë financuar nga Kontributi Financiar. Komisioni Evropian, OLAF, Gjykata Evropiane e Auditorëve do të kenë të drejtën që të dërgojnë agjentët e tyre që të kryejn në vend të ngjarjes kontrolli dhe inspektime sipas Rregullores së përcaktuar (EC, Euratom) Nr. 2185/1996: dhe ii) ofroj KfW-së çfardo dhe të gjitha informacione të tilla dhe regjistrat për Projektin dhe progresin e mëtutjeshëm ashtu siç KfW mund të kërkoj. 7.2 Agjensioni për ekzekutimin e projektit dhe KfW do t'i përcaktojnë detajet që i përkasin nenit 7.1 në një GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR FINANCIM DHE PROJEKT marrëveshje shtesë. 7.3 Pranuesi dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit do të a) sigurojnë financimin e plotë të Projektit dhe, me kërkesë, do t'i ofrojnë dëshmi KfW-së që dëshmojnë se shpenzimet që nuk paguhen nga ky kontribut financiar do të mbulohen dhe b) vullnetarisht do të informojnë menjëherë KfW-në për ndonjë apo për të gjitha rrethanat që pengojnë apo që seriozisht rrezikojnë implementimin, operimin apo qëllimin e Projektit. 7.4 Pranuesi do të asistoj Agjensionin që ekzekuton projektin në përputhje me praktikat e mira financiare dhe inxhinierike në implementimin e Projektit dhe në kryerjen e obligimeve të Agjensionit për ekzekutimin e projektit sipas kësaj marrëveshjeje, dhe në veçanti, do t'i jap Agjensionit për ekzekutimin e projektit të gjitha lejet e nevojshme për implementimin e Projektit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The recipient and project agency must prevent illegal payments and benefits, provide KfW with requested information and documents, and must not transfer or pledge claims under the agreement.
Neni 8 Dispozitat e ndryshme 8.1 Pranuesi dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit do të sigurojnë se personat e ngarkuar për përgatitjen dhe implementimin e projektit, për dhënien e ndonjë kontrate për furnizim dhe shërbime që do të financohen dhe me kërkesën e pagesave të shumave të kontributit financiar nuk kërkojnë, marrin, paraqesin, japin, premtojnë apo pranojnë premtim të pagesave të paligjshme apo ndonjë përfitim në lidhje me këto detyra. 8.2 Agjensioni për ekzekutimin e projektit menjëherë do t'i venë në dispozicion KfW-së me kërkesë të tyre të gjitha informatat dhe dokumentet që i kërkon KfW për t'i përmbushur obligimet e saj për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit si dhe për monitorim të vazhdueshëm të marrëdhënieve afariste me Agjensionin për ekzekutimin e Projektit, gjë që është e nevojshme për këtë qëllim. Me hyrjen në këtë Marrëveshje dhe implementimin e sajë, Agjensioni për Ekzekutimin e Projektit vepron në emër të vetë dhe për llogarinë e vetë. Në lidhje me Ligjin Gjerman apo me ligjet vendore mbi inkorporimin e Agjenionit për Ekzekutimin e Projektit a) Agjensioni për ekzekutimin e projektit burimet e saja dhe shumat e investuara për financimin e këtij Projekti nuk duhet të jenë me origjinë të paligjshme dhe, në veçanti, lista të jetë e pashterueshme, dhe nuk do të jenë të ndërlidhura me trafikim të narkotikëve, korrupsion, aktivitete të krimit të organizuar apo terrorizëm: b) Kapitali i aksionarëve të Agjensionit për Ekzekutimin e Projektit nuk do të jetë në asnjë moment me origjinë të paligjshme dhe, në veçanti, lista të mos jetë e pashterueshme, në asnjë moment i ndërlidhur me trafikim të narkotikëve, korrupsionit, krimit të organizuar apo terrorizmit: c) Agjensioni për ekzekutimin e projektit nuk do të jetë e involvuar në akuzim për, posedim apo përdorim të pasurisë me origjinë të paligjshme dhe, në veçanti, kjo listë të jetë e pashterueshme, nuk do të jetë në asnjë moment në lidhje me trafikimin e narkotikëve, korrupsion, krim të organizuara apo terrorizëm: dhe d) Agjensioni për ekzekutimin e projektit nuk do të jetë e involvuar në financimin e terrorizmit. 8.3 Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj marrëveshjeje është ligjërisht e pavlefshme, të gjitha dispozitat tjera do të mbesin të paprekura me këtë. Çfarëdo zbrazëtire të eksitoj nga kjo do të plotësohet me një dispozitë që është në përputhje me qëllimin e kësaj Marrëveshjeje. 8.4 Pranuesi dhe Agjensioni për ekzekutimin e projektit mund të mos caktojnë apo transferojnë, të zotojnë apo të vënë në hipotekë çfarëdo kërkese nga kjo marrëveshje. 8.5 Kjo marrëveshje do të qeveriset me ligj të Republikës Federale të Gjermanisë. Vendi i perfomancës do të jetë Frankfurt am Main. 8.6 Të gjitha marrëdhëniet e themeluara me këtë Marrëveshje në mes të KfW, Pranuesit dhe Agjensionit për Ekzekutimin e Projektit do të ndërprehen në fund të jetëgjatësisë së përdorimit të Projektit por jo më vonë se 22 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR FINANCIM DHE PROJEKT 23 pesëmbëdhjetë vite pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje. E përpiluar në 3 origjinale në gjuhën angleze. Frankfurt am Main, Prishtinë, 30 Maj, 2012 5 Qershor, 2012 KfW Republika e Kosovës, përfaqësuar nga Ministër i Financave ____________________ ________________________ Prishtinë, Prishtinë, 5 Qershor, 2012 5 Qershor, 2012 KfW Kompania Rajonale e Ujit, Prishtina ________________________ ________________________ GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.29 / 18 TETOR 2012, PRISHTINË MARRËVESHJE PËR FINANCIM DHE PROJEKT
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-132 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR KREDI DHE PROJEKT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA PËR FINANCA DHE BANKËS GJERMANE KFW LIDHUR ME FABRIKËN E UJIT NË SHKABAJ
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in