LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE
This is the preamble introducing the law on research-scientific activity.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-135
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble introducing the law on research-scientific activity. This article says the law regulates the establishment, activity, organization, governance, rights and duties of scientific workers and researchers, the status of the National Science Council, the approval and implementation of the National Science Program, research-science funding, and other related matters in Kosovo. This article says scientific research is a public and state interest activity and defines it as systematic work to develop and apply new knowledge. This article defines several terms used in the law. This article lists guiding principles and objectives for supporting science, research, technology, and innovation.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE
Showing 52 of 52
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble introducing the law on research-scientific activity.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 02 MAJ 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the establishment, activity, organization, governance, rights and duties of scientific workers and researchers, the status of the National Science Council, the approval and implementation of the National Science Program, research-science funding, and other related matters in Kosovo.
Neni 1 Qëllimet e ligjit Me këtë ligj rregullohen: themelimi, veprimtaria, organizimi, qeverisja, të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve në këtë veprimtari, pozita e Këshillit Kombëtar të Shkencës, miratimi dhe zbatimi i Programit Kombëtar të Shkencës, bazat e financimit të veprimtarisë kërkimore- shkencore, si dhe çështje të tjera lidhur me veprimtarinë kërkimore-shkencore në Kosovë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says scientific research is a public and state interest activity and defines it as systematic work to develop and apply new knowledge.
Neni 2 Veprimtaria kërkimore-shkencore 1. Veprimtaria kërkimore-shkencore është me interes të veçantë publik e shtetëror dhe pjesë përbërëse në hapësirën shkencore ndërkombëtare. 2. Veprimtaria kërkimore-shkencore është punë hulumtuese sistematike që bëhet për kërkimin dhe zhvillimin e njohurive të reja, shfrytëzimin dhe zbatimin e tyre në praktikë. 3. Veprimtaria kërkimore-shkencore, transferi i dijes dhe teknologjisë dhe inovacionit përfshin: 3.1. kërkimet shkencore zhvillimore dhe publikimin e rezultateve të tyre; 3.2. aftësimin e kuadrove për punë kërkimore shkencore dhe zhvillimore; 3.3. transferin e dijes dhe teknologjisë; 3.4. njohjen dhe promovimin e inovacionit që del si rezultat i kërkimeve shkencore; 3.5. ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kërkimore-shkencore që i ndihmon përparimit ekonomik, teknologjik, kulturor dhe social të vendit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Aftësimi i kuadrit për punë kërkimore-shkencore - përfshirja në metodologjinë dhe në teknikën e punës kërkimore-shkencore të studentëve në nivelin master dhe të doktoratës, 2 përgatitjen dhe mbrojtjen e punimeve të diplomave të masterit, të tezave të doktoratave dhe studimet postdoktorale për përsosjen e mëtejshme shkencore brenda vendit dhe në botë. 1.2. Infrastruktura kërkimore-shkencore - përfshinë objektet, pajimet dhe shërbimet e nevojshme për veprimtarinë kërkimore-shkencore si laboratorët, bibliotekat, teknologjinë informative, revistat shkencore, arkivat si dhe të gjitha burimet e tjera me përmbajtje shkencore. 1.3. Transferi i teknologjisë dhe dijes - bartja e të drejtës së pronësisë ose të drejtën për të përdorur një pjesë apo tërësinë e një teknologjie ose të një ideje nga pala që e ka të drejtën për ta transferuar këtë lloj të teknologjisë ose dijes. 1.4. Inovacioni - zbulimet apo shpikjet shkencore të cilat shpien deri te një prodhim i ri, proces i ri apo teknologji e re me karakteristika unikate, të krijuara duke u bazuar në të arriturat individuale apo ekipore shkencore. 1.5. Kërkimi shkencor dhe puna eksperimentale - përbën boshtin e aktiviteteve krijuese që ndërmerren me qëllim të kërkimit dhe zhvillimit të njohurive të reja, të shfrytëzimit dhe të zbatimit të tyre në praktikë. 1.6. Hulumtimi bazik - paraqet punën teorike apo eksperimentale të ndërmarrë kryesisht me qëllim të arritjes së njohurive të reja me interes në aspektin fundamental të fenomeneve të caktuara. 1.7. Hulumtimi i aplikuar - përfshinë punën krijuese të mbështetur në rezultatet e kërkimeve fundamentale, e cila ndërmerret për zgjidhjen e çështjeve praktike të caktuara. 1.8. Hulumtimi industrial - hulumtimi i planifikuar që synon përvetësimin e njohurive dhe aftësive të reja për zhvillimin e produkteve, proceseve ose shërbimeve të reja për të sjellë përmirësim të ndjeshëm të produkteve, të proceseve ose shërbimeve ekzistuese. 1.9. Zhvillimi eksperimental - punë sistematike e bazuar në njohuritë ekzistuese të fituara nga përvoja kërkimore apo praktike, e cila përdoret për prodhimin e produkteve, pajisjeve apo materialeve të reja. 1.10. Organizatë kërkimore - njësi ekonomike, si Universitet ose Institutet kërkimore, pavarësisht nga statusi ligjor i tyre, qëllimi kryesor i të cilit është të kryejë hulumtime themelore, hulumtime industriale apo zhvillim eksperimental për të shpërndarë rezultatet e tyre me ndihmën e mësimdhënies ose publikimeve. 1.11. Programi Kombëtar i Shkencës - dokument themelor shkencor i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në bazë të propozimit të Qeverisë. 1.12. Këshilli Kombëtar i Shkencës – organ qe themelohet nga Kuvendi në bazë të propozimit të Qeverisë që ka për qëllim zhvillimin e veprimtarisë kërkimore shkencore në Kosovë. 1.13. Ministria - Ministria përkatëse për shkencë. KREU II DISPOZITAT E VEÇANTA - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article lists guiding principles and objectives for supporting science, research, technology, and innovation.
Neni 4 Parimet dhe objektivat 3 1. Parimet udhëzuese në përkrahjen e shkencës dhe hulumtimeve për organizimin e institucioneve shkencore janë: 1.1. liria e ushtrimit të veprimtarisë shkencore dhe e mësimdhënies akademike; 1.2. rëndësia e shkencës dhe hulumtimeve, teknologjisë dhe inovacionit për shoqërinë dhe ekonominë; 1.3. bashkëpunimi kërkimor në mes të universiteteve dhe institucioneve jo-universitare; 1.4. bashkëpunimi në mes të shtetit dhe institucioneve tjera, i rregulluar me ligj; 1.5. bashkëpunimi kërkimor ndërkombëtar, në veçanti ai evropian; 1.6. sigurimi i mjeteve adekuate për shkencë dhe hulumtim, teknologji dhe inovacion; 1.7. trajtim i barabartë i meshkujve dhe femrave; 1.8. përdorim sistematik i vlerësimit dhe monitorimit të programeve, instrumenteve, iniciativave dhe masave hulumtuese dhe të zhvillimit teknologjik; 1.9. punës publike me interes shtetëror; 1.10. etikës dhe të përgjegjësisë së punëtorit shkencor dhe të hulumtuesit për rezultatin e punës së tij; 1.11. kujdesit për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe trashëgimisë kulturore. 2. Objektivat për përkrahjen e shkencës dhe hulumtimit, teknologjisë dhe inovacionit si dhe për organizimin e shkencës dhe hulumtimit janë: 2.1. të zgjerojë dhe të thellojë njohuritë shkencore; 2.2. të përkrahë zhvillimin e resurseve njerëzore në shkencë dhe hulumtim në institucionet kërkimore universitare dhe jo-universitare, veçanërisht hulumtuesit e rinj; 2.3. të stimulojë rritjen e aktiviteteve zhvillimore hulumtuese dhe teknologjike të ndërmarrjeve, institucioneve kërkimore universitare dhe jo-universitare; 2.4. të rrisë bashkëpunimin në mes të ndërmarrjeve dhe institucioneve kërkimore universitare dhe jo-universitare; 2.5. të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, duke intensifikuar hulumtimet shkencore dhe duke rritur cilësinë dhe efikasitetin e shpërndarjes së rezultateve të fituara duke respektuar njëherësh vlerat shoqërore dhe mbrojtjen e ambientit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must allocate 0.7% of the annual local budget for research activity needs.
Neni 5 Financimi i veprimtarisë kërkimoro-shkencor 1. Për sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme për veprimtarinë kërkimore shkencore, Qeveria e Republikës së Kosovës ndan zero pikë shtatë përqind (0.7%) të buxhetit vjetor vendor. Këto mjete shfrytëzohen për financimin e: 1.1. aktiviteteve për hulumtimet bazë, hulumtimet e aplikuara, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin, që lidhen me aktivitetet e cekura më lartë, Republika e Kosovës siguron mjete adekuate për aktivitetet adekuate në vijim; 4 1.2. aktiviteteve në fushën e hulumtimeve bazë dhe hulumtimeve të aplikuara, të cilat janë kualifikuar si të drejta nën mekanizmat paravlerësues, në veçanti vlerësimet, ekspertizat dhe vlerësimet e jashtme të komisioneve përzgjedhëse të kualifikuara; 1.3. aktivitete në krijimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës shkencore; 1.4. aktivitete në ruajtjen sistematike dhe shpërndarjen e rezultateve të aktiviteteve të hulumtimeve bazë dhe atyre të aplikuara, siç janë konferencat shkencore, ekspozitat, publikimet dhe forma të tjera të dokumentimit; 1.5. aktivitete në zhvillimin e resurseve njerëzore në fushën e shkencës dhe hulumtimit, teknologjisë dhe inovacionit; 1.6. aktivitete në zhvillimin e teknologjisë ose inovacionit, të cilat bazohen në aktivitetet plotësuese kërkimore bazë dhe të aplikuara; 1.7. aktivitete në transferin e rezultateve kërkimore, zhvillimore dhe inovacionit në pilot projektet dhe ato demonstruese; 1.8. studime fizibilizuese teknike; 1.9. transfer teknologjik; 1.10. ndihmë për shpenzimet industriale të të drejtave të pronësisë për ndërmarrjet e mesme të vogla; 1.11. ndihmë për ndërmarrjet e reja inovative; 1.12. ndihmë për procesin dhe shërbimet organizative inovative; 1.13. ndihmë për shërbimet inovative dhe udhëzuese dhe për shërbimet përkrahëse inovative (përfshirë themelimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e inkubatorëve biznesor të thellë teknologjik, parqet shkencore-teknologjike si dhe ndërmarrje të ngjashme); 1.14. ndihmë për kredi të personelit të kualifikuar; 1.15. ndihmë për grupet inovative; 1.16. programet relevante të hulumtimit dhe zhvillimit si dhe njëkohësisht masat përkrahëse komplementare të paraqitura më sipër, mund të përdoren njëkohësisht edhe për pjesëmarrje në iniciativat evropiane dhe ndërkombëtare; 1.17. realizimit të Programit Kombëtar të Shkencës; 1.18. publikimit të arritjeve shkencore; 1.19. mbështetjes së punëtorëve Shkencorë dhe të hulumtuesve, për t’u marrë me punë kërkimoro- shkencore dhe arsimore. 2. Buxheti shtetëror për veprimtarinë kërkimoro-shkencore është zë i veçantë buxhetor. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Legal and natural persons may carry out research-scientific activity if they meet the conditions set by this law; scientific workers and researchers may carry out research work if they have the relevant scientific/research titles or relevant academic education.
Neni 6 Bartësit e veprimtarisë kërkimore-shkencore 1. Veprimtarinë kërkimore-shkencore e ushtrojnë personat juridik dhe fizikë që i plotësojnë kushtet sipas këtij ligji. 5 2. Punët kërkimore-shkencore i ushtrojnë punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit që kanë tituj përkatës shkencorë dhe hulumtues apo arsimim relevant akademik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Scientific institutions carry out research-scientific activity; other legal persons may do so only if they meet the legal conditions and obtain a license from the competent ministry.
Neni 7 Personat juridik dhe fizikë kërkimorë-shkencorë 1. Veprimtarinë kërkimore-shkencore e ushtrojnë institucionet shkencore në cilësinë e personave juridik kërkimorë-shkencorë. 2. Persona juridik kërkimorë-shkencorë janë: 2.1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës; 2.2. Universitetet; 2.3. Instituti Albanologjik; 2.4. Instituti i Historisë dhe 2.5. Institucionet tjera kërkimore -shkencore dhe të arsimit të lartë. 3. Personat e tjerë juridik mund të merren me veprimtari kërkimore-shkencore, në qoftë se i përmbushin kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe nëse marrin licencën nga Ministria përkatëse për shkencë. 4. Personat fizikë që s’janë punëtorë të Institucioneve kërkimore-shkencore konsiderohen punëtorë kërkimorë-shkencorë nëse merren me këtë veprimtari dhe me punën e tyre i plotësojnë kushtet e vlerësimit (punimet shkencore, publikimet, rezultatet etj.) dhe gradimit të përcaktuara për punëtorët shkencorë të punësuar në institucionet shkencore. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Research-scientific institutions may be established by domestic and foreign legal and natural persons, subject to conditions set by this law.
Neni 8 Institucionet kërkimore-shkencore Institucionet kërkimore-shkencore themelohen nga personat juridik dhe fizik të vendit dhe të huaj në bazë të kushteve të parapara në këtë ligj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Kosovo Academy of Sciences and Arts carries out research activity under this law and the law governing the Academy.
Neni 9 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ushtron veprimtarinë kërkimore- shkencore në bazë të këtij ligji dhe Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Universities are higher-education institutions and may establish research institutes or other research units within faculties and study programmes, as provided by their statute.
Neni 10 Universitetet 1. Universitetetet janë institucione të arsimit të lartë të cilat veprimtarinë arsimore dhe kërkimore- shkencore e ushtrojnë në bazë të Ligjit për arsimin e lartë dhe të këtij ligji. 2. Universitetet, në kuadër të fakulteteve dhe programeve studimore, mund të themelojnë institute apo njësi të tjera kërkimore- shkencore të përcaktuara me statut të tyre. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Research institutes are independent scientific public, public-private, or private institutions; those formed within higher education institutions are research institutes within those institutions.
Neni 11 Institutet 6 Institutet kërkimore-shkencore janë institucione të pavarura shkencore publike, publiko-private ose private, kurse ato që formohen në kuadër të institucioneve të shkollimit të lartë janë institute kërkimore- shkencore në përbërje të këtyre institucioneve. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Research institutes and higher education institutions must cooperate.
Neni 12 Bashkëpunimi Institutet kërkimore-shkencore dhe institucionet e arsimit të lartë bashkëpunojnë me qëllim të ndërlidhjes dhe shfrytëzimit të përvojave të punës kërkimore-shkencore dhe arsimore dhe të shfrytëzimit të përvojave të njëri tjetrit për hulumtime multidisiplinare. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article says who may establish institutes and who issues licenses for research activities.
Neni 13 Themelimi i institutit 1. Institutin mund ta themelojnë personi juridik dhe personi fizik i vendit dhe i huaj në bazë të kushteve të parapara në këtë ligj. 2. Për kryerjen e kërkimeve shkencore me interes publik, Ministria përkatëse për shkencë themelon institute shkencore publike. 3. Instituti kërkimor-shkencor publik themelohet në bazë të dispozitave të këtij ligji. 4. Institutet private themelohen me vendim të themeluesit në mënyrën e përcaktuar me dispozitat e këtij ligji. 5. Licencën për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore të instituteve kërkimore-shkencore e jep Ministria përkatëse për shkencë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Research institutes have a set of scientific and cooperation activities, and they must notify the relevant ministry about internationalisation measures.
Neni 14 Veprimtaria e institutit 1. Instituti kërkimor-shkencor ka këtë veprimtari: 1.1. ushtron veprimtarinë kërkimore-shkencore; 1.2. kujdeset për ngritjen e kapaciteteve kërkimore-shkencore; 1.3. organizon dhe përparon veprimtarinë në fushën e publikimeve si dhe të informimit kërkimor- shkencor; 1.4. bashkëpunon me institucionet kërkimore-shkencore të vendit dhe të botës; 1.5. angazhohet në veprimtarinë kërkimore-shkencore, në përputhje me prioritetet e Programit Kombëtar të Shkencës duke bashkëpunuar reciprokisht me institucionet e tjera; 1.6. zbaton rezultatet e kërkimit shkencor si një masë për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës; 1.7. merret me promovimin dhe transferimin e teknologjive të reja në bazë të arritjeve shkencore; 1.8. merret me promovimin e integrimit të sistemit shkencor të Kosovës në hapësirën evropiane të kërkimit shkencor (ERA); 7 1.9. merret me ndërlidhjen e shkencës dhe arsimit të lartë nëpërmjet bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet tjera të arsimit të lartë; 1.10. njofton Ministrinë përkatëse për shkencë në lidhje me aktivitetet dhe masat e ndërmarra për ndërkombëtarizimin e veprimtarisë së tyre shkencore. 2. Veprimtaria e instituteve kërkimore-shkencore përbëhet nga veprimtaria bazë, e paraparë me aktin e themelimit, me veprimtari të kontraktuar si dhe me veprimtari që dalin si rezultat i projekteve të fituara në bazë konkurrimi në vend ose jashtë vendit. 3. Institutet shkencore publike me projektet e tyre ofrojnë zgjidhje me interes të përgjithshëm shtetëror. 4. Aktivitetet e instituteve kërkimore-shkencore private rregullohen me aktin e tyre të themelimit dhe me dispozitat e këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Certain domestic or foreign legal entities and natural persons may establish institutions for scientific research activities under this law.
Neni 15 Personat e tjerë juridik dhe fizikë 1. Subjektet vendore ose të huaja juridike dhe personat fizikë mund të themelojnë institucione për zbatimin e aktiviteteve kërkimore - shkencore në bazë të dispozitave të këtij ligji. 2. Personat e tjerë juridik të angazhuar në veprimtarinë kërkimore-shkencore marrin statusin e personit juridik kërkimor-shkencor me rastin e regjistrimit në regjistër. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Research legal persons must publish specified institutional acts and information on their websites or otherwise make them public; public research institutes must also publish additional listed information on their websites.
Neni 16 Publikimi i të dhënave 1. Personat juridik kërkimorë- shkencorë kanë për detyrë që t’i publikojnë në faqet e tyre të internetit ose në ndonjë mënyrë tjetër t’i vënë në dispozicion të publikut të gjitha aktet normative dhe informatat relevante për institucionin e tyre, si më poshtë: 1.1. ligjin, statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme; 1.2. strategjinë e zhvillimit shkencor të personit juridik; 1.3. strukturën e vendeve të punës shkencore dhe të tjera; 1.4. informacionin për anëtarët e organeve shkencore të personave juridik dhe kohëzgjatjen e mandatit të tyre; 1.5. rregullat dhe procedurat që rregullojnë funksionimin e organeve vendimmarrëse të personave shkencorë juridik; 1.6. rezultatet e kontrolleve të brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë dhe përmirësimit të saj në përputhje me dokumentet ligjore që rregullojnë sigurimin e cilësisë në fushën e shkencës dhe të arsimit të lartë; 1.7. kodin e etikës; 1.8. aktet e tjera të parapara me aktin e veprimtarisë së subjekteve shkencore. 2. Institutet kërkimore publike duhet të publikojnë në faqet e tyre edhe informacionin e mëposhtëm: 2.1. raportin mbi ecurinë e aktiviteteve dhe projekteve kërkimore-shkencore; 2.2. marrëveshjet e veçanta programore të lidhura me Ministrinë përkatëse për shkencë; 8 2.3. dokumentin mbi kategorinë e instituteve kërkimore-shkencore publike në përputhje me vendimin e miratuar nga Ministria përkatëse për shkencë; 2.4. listën e punëtorëve shkencorë dhe hulumtuesve të jashtëm; 2.5. informacione të tjera që dalin nga aktet e përgjithshme dhe nga strategjia zhvillimore e instituteve kërkimore shkencore publike. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: State-funded research-scientific legal persons must have a research activity objectives plan and a development strategy.
Neni 17 Strategjia e zhvillimit 1. Personat juridik kërkimorë-shkencorë që financohen nga buxheti i shtetit, duhet ta kenë planin e objektivave për veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe strategjinë e zhvillimit e cila duhet të përfshijë: 1.1. fushat e veprimtarisë shkencore sipas Programit Kombëtar të Shkencës; 1.2. llojet e kërkimit shkencor; 1.3. planin e objektivave për periudhën tre (3) vjeçare; 1.4. synimet afatgjata për periudhën gjashtë (6) vjeçare; 1.5. masat dhe afatet për t’i arritur objektivat; 1.6. masat e bashkëpunimit me sektorin publik ose të ekonomisë; 1.7. planin për zhvillimin e burimeve njerëzore në shkencë; 1.8. planin e zhvillimit të infrastrukturës shkencore; 1.9. planin e veprimtarive shkencore dhe teknike për përfitimin e të ardhurave konkurruese tenderuese dhe të tjera; 1.10. prezentimin publik dhe zbatueshmërinë e rezultateve të veprimtarisë shkencore në ekonomi dhe sektorët tjerë relevantë për shoqërinë; 1.11. planin e bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet tjera kërkimore-shkencore dhe të arsimit të lartë; 1.12. çështje të tjera relevante për aktivitetet specifike kërkimore-shkencore të personave juridik kërkimor-shkencor. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A research institute may be established and operate only if it meets the listed conditions.
Neni 18 Kushtet për themelimin e Institutit 1. Instituti kërkimor-shkencor themelohet dhe ushtron veprimtari kërkimore-shkencore në qoftë se i përmbush këto kushte: 1.1. të ketë program afatgjatë të veprimtarisë kërkimore-shkencore; 1.2. të ketë së paku shtatë (7) punëtorë shkencorë dhe hulumtues në marrëdhënie të përhershme pune për kohë të pacaktuar, prej të cilëve, së paku tre (3) të kenë gradën e doktorit të shkencave; 1.3. të ketë siguruar lokalin dhe pajisjet; 9 1.4. të ketë dokumentacion shkencor-informues; 1.5. të plotësojë edhe kushte të tjera të përcaktuara me ligj. 2. Në bazë të kërkesës së Ministrisë përkatëse për shkencë lidhur me plotësimin e kushteve nga paragrafi 1. i këtij neni, Këshilli Kombëtar i Shkencës jep vlerësimin për përmbushjen e kushteve për themelimin, organizimin dhe për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore të instituteve. 3. Këshilli Kombëtar i Shkencës është i detyruar që vlerësimin nga paragrafi 2. i këtij neni t’ia jep Ministrisë përkatëse për shkencë brenda afatit prej dy (2) muajsh nga dorëzimi i kërkesës për regjistrim. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The responsible science ministry must grant licences and register scientific institutes that apply and meet the law’s conditions. Public and private scientific institutes may start operating once registered.
Neni 19 Licencimi 1. Instituteve shkencore që aplikojnë dhe i plotësojnë kushtet nga ky ligj, Ministria përkatëse për shkencë ua jep licencën për fillimin e veprimtarisë dhe bën regjistrimin e tyre . 2. Procedurën e regjistrimit dhe të licencimit e përcakton Ministria përkatëse për shkencë përmes aktit nënligjor. 3. Institutet shkencore publike dhe private mund të fillojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre që nga momenti i regjistrimit . - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Në rrethana të jashtëzakonshme, institutet shkencore mund ta zhvillojnë punën dhe veprimtarinë edhe sipas kushteve të tjera të parashikuara me ligj.
Neni 20 Veprimtaria në rrethana të jashtëzakonshme 1. Në rrethana të jashtëzakonshme të okupimit, të rrezikimit të drejtpërdrejtë nga lufta ose të gjendjes së luftës, puna dhe veprimtaria e instituteve shkencore mund të zhvillohet edhe në kushte të tjera të parapara me këtë ligj. 2. Ministria përkatëse për shkencë i përcakton me akt nënligjor kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The institute’s internal organization and governance measures are set by statute and the founding act, in line with the law. The competent ministry for science must give prior consent within 60 days, and the governing council must approve the statute within 30 days after receiving that consent.
Neni 21 Organizimi dhe qeverisja 1. Organizimi i brendshëm i institutit përcaktohet me statut, me aktin e themelimit dhe në pajtim me ligjin. 2. Masat për qeverisjen dhe administrimin e institutit publik kërkimor-shkencor përcaktohen me statut të miratuar nga këshilli drejtues me pëlqimin paraprak të Ministrisë përkatëse për shkencë. 3. Pëlqimin për miratimin e statutit, Ministria përkatëse për shkencë duhet ta jep brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh, kurse miratimi i tij nga këshilli drejtues duhet të bëhet më së voni tridhjetë (30) ditë pas marrjes së pëlqimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article lists the governing organs of public institutes and says private institutes follow the private-enterprise law for their governing organs, while their professional and scientific organs must be formed under this law.
Neni 22 Organet drejtuese të Institutit 1. Organet e Institutit publik janë: 1.1. Këshilli drejtues; 1.2. Këshilli shkencor; dhe 1.3. Drejtori. 10 2. Organet drejtuese të Instituteve private përcaktohen në bazë të ligjit mbi themelimin e ndërmarrjeve private, ndërsa organet profesionale dhe shkencore të tyre duhet të formohen në bazë të këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The institute’s governing council is a collegial body. It is made up of unit leaders, chaired by the institute director, and public institutes have five members. The relevant science ministry appoints two council members with scientific qualifications, and the council issues the statute and work-organization acts.
Neni 23 Këshilli drejtues 1. Këshilli drejtues është organ kolegjial i qeverisjes së institutit. 2. Këshillin e përbëjnë udhëheqësit e njësive të veçanta të institutit, me të udhëheq drejtori i institutit. 3. Këshilli drejtues i Instituteve publike përbëhet prej pesë (5) anëtarësh. 4. Ministria përkatëse për shkencë emëron dy (2) anëtarë të Këshillit Drejtues që kanë thirrje shkencore. 5. Këshilli drejtues nxjerr statutin dhe aktet për organizimin e punës dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The scientific council is the institute’s professional body and has powers to review scientific and professional matters, propose director candidates, oversee selection procedures for scientific and research titles, and do other tasks under the institute’s statute and founding decision.
Neni 24 Këshilli shkencor 1. Këshilli shkencor është organ profesional i institutit që : 1.1. shqyrton dhe vendos për çështjet shkencore dhe profesionale; 1.2. propozon kandidatët për drejtor të institutit; 1.3. mbikëqyrë procedurën e zgjedhjes në titujt shkencorë dhe në ata hulumtues; 1.4. kryen edhe punë të tjera në pajtim me statutin e institutit dhe me vendimin për themelimin e tij. 2. Numri i anëtarëve, përbërja dhe kompetencat e këshillit shkencor përcaktohen me statut. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The institute director is chosen through a public competition, with the scientific council and governing board playing defined roles, and the ministry having review/annulment power in case of legal violations.
Neni 25 Zgjedhja e drejtorit 1. Drejtori i institutit publik zgjedhet në bazë të konkursit publik të cilin e shpall këshilli drejtues pas njoftimit paraprak të Ministrisë. 2. Këshilli shkencor e emëron komisionin profesional-shkencor për zbatimin e procedurës së zgjedhjes së drejtorit. Komisioni ka për detyrë të konstatojë se cilët prej kandidatëve që kanë konkurruar i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe ato të veçanta, në pajtim me ligjin dhe me statutin e institutit. 3. Komisioni, pas shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve, i paraqet këshillit shkencor të institutit vlerësimin shkencor e profesional për secilin kandidat të paraqitur, si dhe jep propozimin e vet se cilët prej tyre i plotësojnë më së miri kushtet për t’u zgjedhur drejtor i institutit. 4. Në mbështetje të këtij vlerësimi, këshilli shkencor i institutit i propozon këshillit drejtues kandidatët për drejtor të institutit. 5. Drejtorin e institutit e zgjedh dhe e shkarkon këshilli drejtues, në bazë të propozimit të këshillit shkencor të institutit. 11 6. Ministria përkatëse për shkencë ka të drejtë të revidojë apo ta anulojë vendimin e këshillit drejtues kur konstatohet se janë shkelur dispozitat ligjore për emërimin apo shkarkimin e drejtorit të institutit. 7. Drejtorin e institutit që vepron në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë, sipas kushteve dhe procedurës së përcaktuar me statut, e emëron dhe e shkarkon themeluesi. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Director has listed powers to lead and represent the institute, chair the scientific council, organize the institute’s work, issue job-organization acts based on the scientific council’s proposal, sign employment contracts, and perform other tasks set by law and the institute’s statute.
Neni 26 Kompetencat 1. Drejtori ka këto kompetenca: 1.1. udhëheq dhe e përfaqëson institutin dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e veprimtarisë së institutit; 1.2. kryeson këshillin shkencor; 1.3. organizon punën dhe veprimtarinë e institutit; 1.4. nxjerr aktin për sistematizimin e vendeve të punës sipas propozimit të këshillit shkencor; 1.5. nënshkruan kontratat e punës me punëtorët e institutit; 1.6. kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me statutin e institutit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The director is accountable to the management council and must submit a report on the director’s work and the institute’s activities to the scientific council at least once a year.
Neni 27 Përgjegjësia 1. Drejtori për punën e vet i përgjigjet këshillit drejtues nё pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat e statutit tё institutit. 2. Drejtori, së paku një herë në vit, i paraqet këshillit shkencor të institutit raport për punën e tij dhe veprimtarinë e institutit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The rules for managing public institutes also apply to private institutes, except for rules on how leaders are chosen, the composition of governing bodies, and their terms of office.
Neni 28 Udhëheqja e instituteve private Dispozitat e këtij ligji për udhëheqjen e instituteve publike zbatohen edhe në udhëheqjen e instituteve private, përveç dispozitave për mënyrën e zgjedhjes, të përbërjes dhe të mandatit të organeve drejtuese dhe të udhëheqësve. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: An institute or other legal person loses research-scientific status if the ministry finds it no longer meets the law’s conditions or does not carry out the activity for which it was founded.
Neni 29 Humbja e statusit kërkimor-shkencor të institutit ose të personit tjetër juridik 1. Instituti ose personi tjetër juridik e humb statusin kërkimor-shkencor nëse: 1.1. Ministria përkatëse për shkencë konstaton se instituti ose personi tjetër juridik kërkimor- shkencor nuk i përmbush kushtet e parapara me këtë ligj me ç’rast, brenda afatit një (1) vjeçar do të zbatojë procedurën për çregjistrimin e personave juridik dhe fizikë kërkimorë- shkencorë; 1.2. nuk e kryen veprimtarinë për të cilën është themeluar. 2. Kundër vendimit për çregjistrim, ankesa mund t’i paraqitet Qeverisë. 3. Lidhur me vendimin për çregjistrim, Ministria përkatëse për shkencë e njofton themeluesin. 12 - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article defines who counts as a scientific worker or researcher in a research-scientific institution, based on employment by competition and degree level.
Neni 30 Punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit 1. Punëtor shkencor në një institucion kërkimor-shkencor është personi i punësuar me konkurs dhe që ka gradën e doktorit të shkencave. 2. Hulumtues në një institucion kërkimor-shkencor është personi i punësuar me konkurs që ka gradën e magjistrit ose masterit të shkencave. 3. Me punë kërkimore-shkencore, krahas punëtorëve shkencorë, merren edhe hulumtuesit, që sipas dispozitave të këtij ligji, i përmbushin kushtet për t’u zgjedhur në titujt hulumtues. 4. Punëtor shkencor është edhe personi fizik që s’është i punësuar në ndonjë institucion kërkimor- shkencor, që merret me veprimtari kërkimore-shkencore, që ka gradën e doktorit të shkencave dhe që ka së paku një (1) punim shkencor të botuar në ndonjë revistë relevante ndërkombëtare. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Scientific titles are listed, and foreign scientific degrees/titles for research institute personnel must go through regular verification and equivalence in MASHT.
Neni 31 Titujt shkencorë 1. Titujt shkencorë janë: 1.1. Bashkëpunëtor shkencor; 1.2. Bashkëpunëtor i lartë shkencor; dhe 1.3. Këshilltar shkencor. 2. Titulli bashkëpunëtor shkencor - është i barasvlershëm me titullin shkencor-mësimor, asistent profesor; titulli bashkëpunëtor i lartë shkencor është i barasvlershëm me titullin shkencor-mësimor profesor i asocuar; titulli këshilltar shkencor- është i barasvlershëm me titullin shkencor-mësimor profesor i rregullt. 3. Gradat dhe titujt shkencor të fituar jashtë vendit për personelin e instituteve kërkimore-shkencore i nënshtrohen procedurës së rregullt të verifikimit dhe barasvlerësimit në MASHT. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article lists two research titles and says each one is equivalent to a named assistant title.
Neni 32 Titujt e hulumtuesve 1. Titujt hulumtues janë: 1.1. Hulumtues; dhe 1.2. Hulumtues i pavarur. 2. Titulli hulumtues është i barasvlershëm me titullin asistent i ri; titulli hulumtues i pavarur është i barasvlershëm me titullin asistent. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article sets the qualifications for election to three scientific titles and says the scientific adviser title is permanent.
Neni 33 Zgjedhja në titujt shkencorë 1. Bashkëpunëtor shkencor, në kohëzgjatje prej katër (4) vjetësh, mund të zgjedhet personi që ka shkallën e doktorit të shkencave, që ka botuar së paku një (1) punim shkencor, në ndonjë revistë relevante ndërkombëtare në kuadër të lëmisë. 13 2. Bashkëpunëtor i lartë shkencor, në kohëzgjatje prej katër (4) vjetësh zgjedhet personi i cili ka arritur shkallën shkencore të doktorit të shkencave, që ka botuar së paku tri (3) punime shkencore në revistat relevante ndërkombëtare në kuadër të lëmisë dy (2) prej tyre pas zgjedhjes së fundit. 3. Këshilltar shkencor, zgjedhet personi i cili ka arritur shkallën shkencore të doktorit të shkencave, që ka botuar së paku pesë (5) punime shkencore në revistat relevante ndërkombëtare në kuadër të lëmisë dy (2) prej tyre pas zgjedhjes së fundit dhe që ka marrë pjesë me sukses në organizimin e veprimtarisë shkencore. 4. Titulli këshilltar shkencor është i përhershëm. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article sets eligibility criteria for selecting researchers and independent researchers for a three-year term, and allows those from paragraphs 1 and 2 to be selected again for one more term.
Neni 34 Zgjedhja në titujt hulumtues 1. Hulumtues, në kohëzgjatje prej tri (3) vjetësh, zgjedhet personi me studime përkatëse themelore me notë mesatare mbi tetë (8) dhe që ka kryer studimet për master shkencor, që nuk ka më shumë se njëzet e shtatë (27) vjet. 2. Hulumtues i pavarur, në kohëzgjatje prej tri (3) vjetësh, zgjedhet personi që ka regjistruar studimet e doktoraturës dhe që ka punime të publikuara në revista shkencore. 3. Hulumtuesit nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni mund të zgjedhen në titullin e njëjtë edhe për një mandat. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Scientific workers and researchers are selected through a public competition, and a review commission gives an opinion on whether candidates meet the title requirements.
Neni 35 Vlerësimi 1. Zgjedhja e punëtorëve shkencorë dhe e hulumtuesve bëhet në bazë të konkursit publik. 2. Mendimin se kandidati i përmbush ose jo kushtet për zgjedhje në titullin shkencor ose në titullin hulumtues, e jep komisioni recensues i emëruar nga këshilli shkencor i institutit, i cili zbaton procedurën e konkursit. 3. Komisioni recensues profesional përbëhet së paku prej tre (3) anëtarëve, dy (2) prej të cilëve duhet të jenë nga fusha e ngushtë profesionale dhe nuk bën të jenë me tituj më të ulët se titulli për të cilin e shkruajnë recensionin. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Scientific workers and researchers must contract with an institute or other research-legal entity, and the contract may be terminated on the worker’s request or for specified loss-of-status, misconduct, or other legal grounds.
Neni 36 Lidhja dhe shkëputja e marrëdhënies së punës 1. Punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit lidhin me institutin, ose me personin tjetër juridik kërkimor- shkencor, kontratën për punën në pajtim me legjislacionin në fuqi. 2. Kontrata e punës e lidhur midis punëtorit shkencor ose hulumtuesit dhe institutit ose personit tjetër juridik kërkimor-shkencor shkëputet: 2.1. me kërkesën e punëtorit shkencor ose të hulumtuesit; 2.2. në qoftë se punëtori shkencor ose hulumtuesi e humb statusin e punëtorit shkencor, për shkak se nuk zgjedhet ose rizgjedhet në titullin e paraparë; 2.3. në qoftë se punëtori i shkel rëndë detyrat e punës, ose me sjelljet e tij e ul autoritetin e institutit; 2.4. në rastet e tjera të përcaktuara me ligj. 14 - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The institute may admit trainees for research training, and the ministry responsible for science may set special rules by sublegal act.
Neni 37 Aftësimi dhe përsosja kërkimore shkencore 1. Me qëllim që të rinjtë të përgatiten, të aftësohen dhe të përfshihen në punën kërkimore-shkencore, në institut mund të pranohen edhe praktikantë. 2. Praktikant mund të zgjedhet personi me studime përkatëse themelore, me notë mesatare mbi tetë (8). 3. Praktikanti zgjedhet në kohëzgjatje prej një (1) viti me mundësi vazhdimi edhe për një (1)vit. 4. Me statut të institutit përcaktohen kushtet për zgjedhjen e praktikantit. 5. Ministria përkatëse për shkencë, me akt nënligjor, përcakton rregulla të veçanta për aftësimin dhe përsosjen shkencore të praktikantëve, të studentëve pasuniversitarë dhe për inkuadrimin e tyre në punën kërkimore-shkencore. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The National Science Program is the basic science document that sets out priority scientific fields, systematically developed fields, and development of scientific institutional capacities.
Neni 38 Programi Kombëtar i Shkencës 1. Programi Kombëtar i Shkencës është dokument themelor shkencor me të cilin përcaktohen: 1.1. fushat shkencore që duhet të zhvillohen në mënyrë të veçantë; 1.2. fushat shkencore që duhet të zhvillohen në mënyrë sistemore, për shkak të ngecjes në zhvillim; 1.3. zhvillimi i kapaciteteve institucionale shkencore. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The National Science Programme is approved by the Assembly on a Government proposal, lasts five years, the Government must report by 31 March on its implementation, the Assembly determines the means for implementation, and the Government may adopt financial incentive measures for research institutions.
Neni 39 Miratimi dhe zbatimi i Programit kombëtar të shkencës 1. Programi Kombëtar i Shkencës, miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propozim të Qeverisë. 2. Programi kombëtar i shkencës, miratohet për periudhën pesë (5) vjeçare. Plotësohet dhe ndryshohet me procedurë të njëjtë. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës i paraqet Kuvendit deri me 31 mars raport për zbatimin e Programit Kombëtar të Shkencës, si dhe për gjendjen e përgjithshme në veprimtarinë kërkimore- shkencore në Kosovë. 4. Mjetet për realizimin e Programit Kombëtar të Shkencës, sipas propozimit të Qeverisë, i përcakton Kuvendi i Kosovës. 5. Qeveria, mund të sjell masa favorizuese financiare për institucionet kërkimore-shkencore me qëllim të realizimit të Programit Kombëtar të Shkencës. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The National Science Council is responsible for the systemic development of research-scientific and technological activity in Kosovo.
Neni 40 Këshilli Kombëtar i Shkencës Këshilli Kombëtar i Shkencës, përkujdeset për zhvillimin sistemor të veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe teknologjike në Republikën e Kosovës. 15 - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The National Science Council has several powers to propose, review, and advise on science, research, innovation, and technology matters.
Neni 41 Veprimtaria 1. Këshilli kombëtar i shkencës: 1.1. paraqet Qeverisë së Kosovës propozimin e Programit Kombëtar Shkencor; 1.2. vlerëson, në aspektin krahasimtar, gjendjen në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe teknologjike, pozitën dhe zhvillimin e saj në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare; 1.3. jep mendimin për nevojën e themelimit, ristrukturimit apo suprimimit të instituteve kërkimoro-shkencore; 1.4. propozon dhe nxit ndërmarrjen e masave për përparimin e veprimtarisë kërkimore- shkencore; 1.5. shqyrton çështje të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me sistemin kombëtar të inovacioneve si dhe propozon dhe nxit ndërmarrjen e masave për përparimin e tij në funksion të zhvillimit teknologjik; 1.6. shqyrton dhe jep mendimin për çështje të tjera të rëndësishme për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, sipas kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article sets the size of the National Science Council and the rules for proposing, appointing, and electing its members and chair.
Neni 42 Përbërja dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës 1. Këshilli Kombëtar i Shkencës përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve. 2. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, i emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat prej katër (4) vjetësh. 3. Anëtarët e Këshillit kombëtar të shkencës propozohen nga Qeveria të paktën gjashtë (6) muaj para përfundimit të mandatit të Këshillit. 4. Anëtarët e Këshillit emërohen nga Kuvendi të paktën tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të anëtarëve aktual . 5. Këshilli Kombëtar i Shkencës e zgjedh kryetarin nga radhët e veta me votim të fshehtë. 6. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Shkencës, merr pjesë edhe Ministri ose përfaqësuesi i Ministrisë përkatëse për shkencë, pa të drejtë vote. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Scientific institutions in Kosovo must nominate members of the National Science Council to the competent ministry, and proposing institutions must present each candidate’s overall scientific and professional activity.
Neni 43 Propozimet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës 1. Institucionet shkencore të Kosovës, i propozojnë Ministrisë përkatëse për shkencë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës. 2. Në Këshillin Kombëtar të Shkencës duhet të sigurohet përfaqësimi adekuat i institucioneve kërkimore - shkencore, i fushave prioritare të shkencës dhe i autoriteteve shkencore. 3. Institucionet të cilat japin propozimet për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, duhet të prezantojnë veprimtarinë e përgjithshme shkencore dhe profesionale për secilin kandidat të propozuar. 16 4. Ministria përkatëse për shkencë mund t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe ndonjë kandidat tjetër që nuk është propozuar nga institucionet shkencore të Kosovës, në pajtim me paragrafin 1. dhe 3. të këtij neni. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: A Council of Science member may be dismissed before the end of the term if certain grounds apply, and the Council/Assembly follow a set procedure.
Neni 44 Shkarkimi i anëtarëve 1. Anëtari i Këshillit Kombëtar i Shkencës mund të shkarkohet para skadimit të mandatit, në këto raste: 1.1. nëse nuk i përmbush detyrimet e anëtarit; 1.2. nëse e humb aftësinë e ushtrimit të detyrave; 1.3. nëse me sjelljet e tij e cenon dinjitetin e funksionit të cilin e kryen; 1.4. nëse, pa arsye, nuk merr pjesë në tri (3) aktivitete të Këshillit. 2. Kërkesën për shkarkim të anëtarit mund ta bëjë kryetari ose, së paku, pesë (5) anëtarë të Këshillit. 3. Pas marrjes së kërkesës në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni, Këshilli formon një komision nga radhët e anëtarëve të vet, dhe në bazë të raportit të këtij komisioni, Këshilli i propozon Kuvendit shkarkimin e anëtarit të tij. Kuvendi me shumicë të votave të deputetëve të pranishëm vendos për shkarkimin e anëtarit të Këshillit. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The relevant science ministry forms a Scientific Council, appoints its members, and the council carries out listed science-planning and funding-related functions.
Neni 45 Këshilli Shkencor i Ministrisë 1. Ministria përkatëse për shkencë formon Këshillin shkencor prej shtatë (7) anëtarësh dhe këshillat për fusha përkatëse shkencore, me qëllim të zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës. 1.1. këshilli shkencor vlerëson zbatimin e projekteve kërkimore-shkencore; 1.2. orienton zhvillimin e fushave shkencore në pajtim me Programin Kombëtar të Shkencës; 1.3. ndihmon hartimin e planit vjetor financiar për shkencën; 1.4. propozon shpërndarjen e mjeteve për veprimtarinë kërkimore-shkencore nga buxheti i shtetit. 2. Anëtarët e Këshillit të shkencës i emëron Ministria përkatëse për shkencë nga radhët e punëtorëve të njohur shkencorë, duke pasur parasysh përfaqësimin përkatës të fushave shkencore. Mandati i tyre është katër (4) vjet. 3. Anëtar i Këshillit Shkencor të Ministrisë përkatëse për shkencë, ex-oficio është udhëheqësi i departamentit për shkencë i saj. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The relevant science ministry forms scientific field councils, whose members are appointed for four years. These councils professionally assess projects and give opinions on funding other scientific activities. The Minister determines the scientific fields based on a proposal from the National Science Council.
Neni 46 Këshillat e fushave shkencore 1. Ministria përkatëse për shkencë formon këshillat e fushave shkencore, anëtarët e të cilave emërohen për katër (4) vjet në bazë të prioriteteve të përcaktuara nga Programi Kombëtar i Shkencës. 2. Këshillat e fushave shkencore: 2.1. bëjnë vlerësimin profesional të projekteve; 17 2.2. japin mendimin për financimin e aktiviteteve të tjera shkencore, vendore dhe ndërkombëtare. 3. Fushat shkencore i përcakton Ministri, në bazë të propozimit të Këshillit Kombëtar të Shkencës. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Research-scientific institutions are funded from the state budget, funds, foundations, donations, the institution’s own realized resources, and other lawful sources.
Neni 47 Financimi 1. Mjetet për kryerjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore të institucioneve sigurohen nga: 1.1. buxheti i Republikës së Kosovës, të destinuara për punën e institucioneve dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore; 1.2. fondet, fondacionet dhe donacionet; 1.3. mjetet që i realizon institucioni kërkimore-shkencor; 1.4. burime të tjera të ligjshme. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The State Agency for Scientific Research is established by a special law.
Neni 48 Agjencioni shtetëror për kërkime shkencore Agjencia Shtetërore për Kërkime Shkencore themelohet me ligj të veçantë. KREU III DISPOZITAT PЁRFUNDIMTARE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The relevant ministry for science must issue secondary regulations within 12 months after this law enters into force.
Neni 49 Nxjerrja e akteve nënligjore Ministria përkatëse për shkencë, nxjerr aktet nënligjore brenda afatit prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals Law on Research-Scientific Activity No. 2004/42 and any legal provisions that conflict with it.
Neni 50 Dispozita shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji për veprimtari kërkimore-shkencore nr. 2004/42 si dhe të gjitha dispozitat ligjore të cilat janë në kundërshtim me këtë ligj. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 51 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-135 28 mars 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-012-2013, datë 18.04.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in