LIGJI NR. 04/L-136 PËR REGJISTRIMIN E PENGUT NË REGJISTËR PËR SENDET E LUAJTSHME
This is the preamble for a law on registering pledges over movable property.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-136
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble for a law on registering pledges over movable property. This article says the law sets the procedure and conditions for registering a pledge over movable property in the registry, as well as changes, information searches, and registry administration. This provision says the law applies to all transactions or rights that may be registered in the pledge register under Kosovo law. This article defines key terms used in the law, including the Ministry, pledge, pledgor, pledgee, movable property, ARBK, the pledge registry sector, registration, certificates, extracts, user accounts, and serial-numbered goods. The pledge registry sector is placed within the Business Registration Agency in Kosovo (MTI).
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-136 PËR REGJISTRIMIN E PENGUT NË REGJISTËR PËR SENDET E LUAJTSHME
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble for a law on registering pledges over movable property.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 23 NËNTOR 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-136 PËR REGJISTRIMIN E PENGUT NË REGJISTËR PËR SENDET E LUAJTSHME Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ REGJISTRIMIN E PENGUT NË REGJISTËR PËR SENDET E LUAJTSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the procedure and conditions for registering a pledge over movable property in the registry, as well as changes, information searches, and registry administration.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj përcaktohet procedura dhe kushtet e regjistrimit të pengut në regjistër për sendet e luajtshme, ndryshimi, kërkimi i informacionit si dhe administrimi i regjistrit të pengut. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all transactions or rights that may be registered in the pledge register under Kosovo law.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për të gjitha transaksionet ose të drejtat që sipas ligjeve të Kosovës mund të regjistrohen në regjistrin e pengut. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the Ministry, pledge, pledgor, pledgee, movable property, ARBK, the pledge registry sector, registration, certificates, extracts, user accounts, and serial-numbered goods.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria përkatëse e Tregtisë dhe Industrisë; 1.2. Pengu - krijimi i ndonjë interesi mbi pasurinë e luajtshme ose mbi ndonjë të drejtë me anë të marrëveshjes ose me anë të ligjit, i cili i jep pengmarrësit të drejtën për ta marrë në posedim atë pasuri ose për ta shfrytëzuar atë të drejtë me qëllim të përmbushjes së ndonjë obligimi ekzistues dhe të identifikueshëm që është siguruar me anë të pengut, të përcaktuar më Ligjin për Pronësi dhe të drejta të tjera sendore. 1.3. Pengdhënës – personi që ka detyrimin dhe që ka në pronësi objektin e pengut; 1.4. Pengmarrës – personi në emër të të cilit vendoset pengu; 1.5. Sendet e luajtshme - objektet trupore të pavarura, që nuk janë në mënyrë të përhershme të lidhura me tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin. Sendet fizike që nuk janë trupore, siç janë drita ose energjia janë pasuri jotrupore (të paprekshme) të përcaktuar më Ligjin për Pronësi dhe të drejta të tjera sendore. 1.6. Person - çdo person fizik ose juridik; 1.7. ARBK - nënkupton Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë; 1.8. Sektori - Sektori për regjistrimin e pengut në kuadër të ARBK-së që menaxhon dhe operon me SRP-në dhe të gjitha procedurat e lidhura me regjistrimin dhe marrjen e informacionit nga SRP; 1.9. Regjistri i pengut - regjistri elektronik ku evidentohen dhe ruhen të gjitha të dhënat për sendet e luajtshme; 2 1.10. Sistemi i regjistrit të pengut (SRP) – sistemi kompjuterik i Regjistrit të Pengut të përcaktuar me këtë ligj; 1.11. Sistemi i vjetër i regjistrit të pengut (SVRP) - sistemi i vjetër i Regjistrit të Pengut që ka ekzistuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji; 1.12. Regjistrim – regjistrimi i të dhënave të transferuara në regjistrin e pengut përmes SRP, si regjistrim i ri ose si ndryshim i ndonjë regjistrimi; 1.13. Regjistrim i ri – çdo regjistrim i regjistruar në SRP që nuk ka qenë i regjistruar në SVRP; 1.14. Regjistrim i vjetër – regjistrim që ka qenë i regjistruar në SVRP. 1.15. Certifikata e regjistrit të pengut (CRP) – dokument elektronik i lëshuar nga SRP në formë të konfirmimit të regjistrimit apo rezultatit të kërkimit; 1.16. Ekstrakt nga kompjuteri – imazh i prodhuar në mënyrë elektronike nga SRP që përdoret me qëllim të lehtësimit të transferimit të të dhënave në regjistrin e pengut ose për shikimin e të dhënave që ekzistojnë në regjistrin e pengut; 1.17. Identifikimi - numri personal i letërnjoftimit të personave fizik, numri i regjistrimit të biznesit i lëshuar nga ARBK për personat juridik si dhe për mallrat me numër serik, njëzet e pesë (25) karakteret e fundit alfa-numerike të numrit serik pa pikësim, viza lidhëse, ndarëse apo shenja tjera, të shënuara ose të vendosura nga ana e prodhuesit; 1.18. Llogaria e përdoruesit – abonim elektronik i ofruar nga SRP i cili ofron qasje në shërbimet e regjistrit të pengut; 1.19. Pronari i llogarisë së përdoruesit – personi në emër të të cilit është e regjistruar llogaria e përdoruesit; 1.20. Mallra me numër Serik – sendet e luajtshme që specifikohen në aktin nënligjor; 1.21 Sende të tjera të luajtshme - sendet e luajtshme që nuk janë të përfshira në definicionin e mallrave me numër serik. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The pledge registry sector is placed within the Business Registration Agency in Kosovo (MTI).
Neni 4 Sektori për regjistrimin e pengut 1. Sektori për regjistrimin e pengut është në kuadër të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë – MTI. 2. Organizimi dhe funksionimi i Sektorit të regjistrimit të pengut rregullohet me akt nënligjor për organizimin dhe strukturimin e brendshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The registry sector must manage pledge information and carry out its services through SRP.
Neni 5 Detyrat e Sektorit 1. Sektori për regjistrimin e pengut regjistron dhe menaxhon informacionin lidhur me pengun në pajtim me dispozitat dhe kërkesat e këtij ligji dhe është përgjegjës për kryerjen e funksioneve tjera të përcaktuara me këtë ligj. 2. Sektori për regjistrimin e pengut udhëheq me procedurat e nevojshme për të lehtësuar zbatimin më efikas të dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me: 2.1. regjistrimin e pengut përmes SRP-së; 2.2. kërkimin e informacioneve përmes SRP-së; 3 2.3. lëshimin e CRP-ve, dhe 2.4. kryerjen e të gjitha funksioneve tjera që i janë dhënë Sektorit në bazë të këtij ligji. 3. Sektori punon në bazë të SRP-së përmes internetit, duke respektuar rregullat ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë për sigurinë e informacionit elektronik, gjatë lëshimit të dokumenteve elektronike dhe certifikatave të regjistrimit, si dhe për njoftimet tjera dhe komunikatat. 4. Sektori i pengut është i detyruar të procedojë shërbimet e tij vetëm përmes SRP-së, për të mbajtur të dhënat e plota, të sakta dhe aktuale. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Sector sets a fee for services, the account holder must deposit money for pledge registration, the pledge registry must credit and return unused funds under specified conditions, and fee revenue goes to Kosovo’s budget.
Neni 6 Taksa për shërbimet 1. Sektori përcakton një taksë për shërbimet e ofruara të cilat do të rregullohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Ministria. 2. Pronari i llogarisë së përdoruesit do të depozitojë para në cilëndo llogari të caktuar të Sektorit për regjistrim të pengut me qëllim të pagesës ndaj regjistrit të pengut, pasi pronari i llogarisë së përdoruesit depoziton para në llogarinë bankare të regjistrit të pengut, regjistri i pengut do të kreditojë llogarinë e përdoruesit me shumën e depozituar. 3. Regjistri i pengut duhet t’i kthejë fondet e pashfrytëzuara nga një llogari e përdoruesit vetëm pronarit të llogarisë së përdoruesit dhe atë me rastin e mbylljes së llogarisë së përdoruesit. 4. Të gjitha të hyrat nga taksat e mbledhura nga Sektori derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The sector must keep electronic archive copies of all information registered in SRP.
Neni 7 Mbajtja e të dhënave Sektori duhet të mbajë kopje elektronike të arkivit të të gjitha informacioneve të regjistruara në SRP në përputhje me ligjin në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The sector assigns user accounts through SRP, provides services only to allowed account holders with enough funds to pay required taxes, and SRP must give the account owner reasons if a registration is refused.
Neni 8 Llogaria e përdoruesit dhe pronarit të llogarisë së përdoruesit 1. Sektori do të caktojë llogarinë e përdoruesve përmes SRP-së. 2. Kushtet për llogari të përdoruesit janë si vijon: 2.1. të aplikojë në internet përmes SRP-së dhe, 2.2. personi të plotësojë kushtet dhe kërkesat që parashihen në këtë ligj. 3. Sektori do t’i ofrojë shërbimet e tij çdo personi që i është lejuar të ketë llogari të përdoruesit me fonde të mjaftueshme në llogari, për të paguar taksat për shërbimet e kërkuara, siç parashihet në SRP. 4. SRP-ja do t’i japë pronarit të llogarisë së përdoruesit arsyet e refuzimit të një regjistrimi nga SRP- ja. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The sector has access to SRP information about each user account owner and all transactions made through the user’s account.
Neni 9 Informacioni i llogarisë së përdoruesit Sektori do të ketë qasje në SRP lidhur me informacionet për çdo pronar të llogarisë së përdoruesit si dhe për të gjitha transaksionet e bëra përmes llogarisë së përdoruesit të tij/saj. 4 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Regjistrimi përmes SRP-së është vetëm formal, informativ dhe administrativ; sektori nuk e verifikon informacionin e regjistrimeve.
Neni 10 Natyra administrative e regjistrimit të pengut 1. Regjistrimi përmes SRP-së është vetëm veprim formal, informativ dhe administrativ. Sektori nuk do të verifikojë informacionin e përmbajtur në çdo regjistrim. 2. Pronari i llogarisë së përdoruesit është plotësisht përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar si rezultat i informacionit të regjistruar në SRP përmes llogarisë së përdoruesit të tij/saj. 3. Pronari i llogarisë së përdoruesit konsiderohet se ka autorizim të plotë për të krijuar, ndryshuar ose anuluar një regjistrim të bërë efektiv përmes llogarisë së përdoruesit të tij. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The sector must not correct errors unless a law provides otherwise, and the user account owner is fully responsible for all information submitted through SRP.
Neni 11 Korrigjimi i gabimeve 1. Sektori nuk do të përmirësojë gabimet vetëm nëse parashihet ndryshe me ligj. 2. Pronari i llogarisë së përdoruesit është plotësisht përgjegjës për gjithë informacionin e dorëzuar përmes SRP-së. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A person may complain to the Chief Executive Officer if a sector or employed official is not meeting the law’s conditions, and may go to the ARBK complaints commission if there is no solution within 3 working days.
Neni 12 Shqyrtimi i çështjeve kontestuese 1. Personi që konsideron se Sektori ose një zyrtar i punësuar aty nuk është duke i përmbushur kushtet e parapara nga ky ligj mund t’i dorëzoj një ankesë Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve. 2. Kryeshefi është i autorizuar dhe përgjegjës për të shqyrtuar rastin dhe t’i kërkojë Udhëheqësit të regjistrit të pengut të ndërmarrë masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij rasti. 3. Nëse nuk ka zgjidhje brenda tri (3) ditë pune nga pranimi i kërkesës, personi mund t’i drejtohet Komisionit për shqyrtim të ankesave në kuadër të ARBK-së. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry may enter memoranda of understanding with financial institutions for collecting, maintaining, and sharing data and information, but only as provided in SRP.
Neni 13 Shkëmbimi i të dhënave, dokumenteve dhe informacionit Ministria mund të lidhë marrëveshje mirëkuptimi me institucionet financiare për mbledhje, mirëmbajtje, shpërndarje të zakonshme të të dhënave dhe informacionit vetëm siç parashihet në SRP. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A registered pledge may cover any movable asset with patrimonial value, or any right that can be legally transferred.
Neni 14 Objekti i pengut të regjistruar Objekt i pengut të regjistruar mund të jetë çfarëdo sendi i luajtshëm me vlerë pasurore si dhe ndonjë e drejtë e cila mund të bartet në mënyrë të ligjshme. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A registration description of movable things is valid only if it identifies the property.
Neni 15 Përshkrimi i sendeve të luajtshme në një regjistrim 1. Përshkrimi i sendeve të luajtshme në një regjistrim është i vlefshëm vetëm nëse e bënë identifikimin e pasurisë. 2. Përshkrimi i sendeve tjera të luajtshme mund të jetë, por jo të kufizohet, si më poshtë: 2.1 të gjitha sendet e luajtshme të pengdhënësit që ka në pronësi në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së pengut dhe të gjitha sendet e luajtshme të pengdhënësit të siguruara më vonë. 5 2.2. të gjitha sendet e luajtshme të ardhshme të pengdhënësit por jo sendet e luajtshme të paprekshme. 2.3. të gjithë inventarin e pengdhënësit. 3. Kur regjistrimi ka të bëjë me një mall me numër serik, që nuk mbahet për shitje në qarkullimin normal të biznesit të shitësit, kjo do të përfshihet në vendet e caktuara në ekran: 3.1. identifikimi i mallit me numër serik; 3.2. emri i prodhuesit dhe viti i prodhimit të mallit me numër serik. 4. Kur regjistrimi ka të bëjë me sende tjera të luajtshme, përshkrimi do të ofrohet në vendin e caktuar në ekranin e SRP-së. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article says a pledge registration is invalid if it does not meet all legal requirements, and a new registration is valid only after payment is made.
Neni 16 Vlefshmëria e regjistrimit të pengut 1. Regjistrimi është i pavlefshëm, nëse nuk është në përputhje me të gjitha kërkesat e këtij ligji. 2. Një regjistrim i ri është i vlefshëm vetëm nëse për të është kryer pagesa. 3. Regjistrimi është i vlefshëm për çdo person, nëse regjistrimi paraqitet në një raport si rezultati i kërkimit që është bërë në bazë të identifikimit të këtij personi. 4. Regjistrimi është i vlefshëm për çdo mall me numër serik, nëse regjistrimi paraqitet në një raport si rezultat i kërkimit të bërë në bazë të identifikimit të këtij malli me numër serik. 5. Informacioni i mëposhtëm duhet të përfshihet në një regjistrim të bërë përmes SRP-së: 5.1. identifikimin e pengmarrësit; 5.2. identifikimin e pengdhënësit; 5.3. përshkrimin e sendeve të luajtshme siç parashihet në këtë ligj. 6. Informacioni i mëposhtëm nuk është i domosdoshëm të përfshihet në regjistrim: 6.1. çfarëdo detaji i kontratës; 6.2. çfarëdo detaji për detyrimin e siguruar përfshirë vlerën maksimale; 6.3. vlerën e sendeve të luajtshme të përshkruar në regjistrim; 6.4. nënshkrimin e pengdhënësit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The pledge register system contains information about registered pledgees and pledgors, registered movable property, register users, statistical and financial operating data, and a log of all register actions.
Neni 17 Përmbajtja e bazës së të dhënave të regjistrit të pengut 1. Sistemi i regjistrit të pengut përmban informacion për: 1.1. personat e regjistruar si pengmarrës dhe pengdhënës; 1.2. informacionin që përshkruan sendet e luajtshme të regjistruara; 1.3. informacionin për përdoruesit e regjistrit të pengut; 1.4. të dhënat statistikore dhe financiare për operimin e regjistrit të pengut; 1.5. dosjen e ditarit të të gjitha veprimeve në regjistër. 6 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Kërkesat për regjistrim, ndryshim dhe kërkim në regjistrin e pengut procedohen vetëm kur plotësohen kushtet e caktuara; paraqitja duhet të jetë elektronike, me SRP, dhe në gjuhët zyrtare në Kosovë.
Neni 18 Kushtet dhe procedurat e regjistrimit në regjistrin e pengut 1. Regjistri i pengut procedon kërkesat për regjistrime, ndryshime dhe kërkime nëse plotësohen kushtet e mëposhtme: 1.1. personi që kërkon të kryej regjistrimin ka një llogari të përdoruesit; 1.2. kërkesa të dorëzohet në formë elektronike duke përdorur SRP; 1.3. llogaria e përdoruesit ka fond të mjaftueshëm për të mbuluar taksat për regjistrim; dhe, 1.4. personi që bënë regjistrimin të dorëzon të gjithë informacionin e kërkuar sipas këtij ligji dhe SRP-së. 2. Regjistrimet dhe ndryshimet e regjistrimeve duhet të parashtrohen në gjuhët zyrtare në Kosovë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The registry must issue an electronic confirmation report when a user account owner submits a registration. The account owner must give a copy of that confirmation on request, within 7 calendar days, and the registry sector must also provide a copy to a person who asks. A failure to notify can lead to a fine, and MTI sets the fine amount by sub-legal act.
Neni 19 Konfirmimi i regjistrimit 1. Kur një pronar i llogarisë së përdoruesit dorëzon një regjistrim përmes SRP-së, regjistri i pengut do të japë përmes SRP-së një raport elektronik për konfirmim të regjistrimit. 2. Pronari i llogarisë së përdoruesit duhet t’i dorëzojë me kërkesë të çdo personi që identifikohet si pengdhënës në regjistrimet e tij, brenda afatit prej shtatë (7) ditësh kalendarike, një kopje elektronike apo kopje fizike të konfirmimit të regjistrimit pas datës së regjistrimit. 3. Pronari i llogarisë së përdoruesit që dështon që t’i sigurojë njoftimin personit sipas paragrafit 2. të këtij neni, do të paguaj një gjobë, e cila do të derdhet në buxhetin e Republikës së Kosovës. Personi ka të drejtë t’i drejtohet Sektorit të regjistrimit të pengut dhe, Sektori është i detyruar t’ia siguroj personit një kopje elektronike apo kopje fizike të konfirmimit të regjistrimit. 4. MTI me akt nënligjor cakton shumën e gjobave. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The registry must provide electronic search results or the registered document when a user account holder submits an electronic search request through SRP, but for free searches it may give only basic data and not detailed data.
Neni 20 Rezultati i Kërkimit 1. Kur një pronar i llogarisë së përdoruesit dorëzon një kërkesë elektronike për kërkim përmes SRP- së, regjistri i pengut do të jap përmes SRP-së, një raport elektronik të rezultatit të kërkimit që tregon të gjitha regjistrimet që ekzistojnë sipas kritereve të kërkimit. 2. Kur një pronar i llogarisë së përdoruesit dorëzon një kërkesë elektronike për kërkim përmes SRP- së në bazë të numrit të regjistrimit, numrit të kërkimit ose numrit të certifikatës, regjistri i pengut do të prodhojë në mënyrë elektronike dokumentin e regjistruar me këtë numër. 3. Kur personi dorëzon një kërkesë elektronike për kërkim pa pagesë përmes SRP, regjistri i pengut nuk do të jap raport të rezultateve të kërkimit por vetëm të dhënat bazike që ekzistojnë sipas kritereve të dhëna të kërkimit. Regjistri i pengut nuk jep të dhëna detale në kërkimet pa pagesë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The pledge register must issue an electronic CRP to any person who requests one through their user account.
Neni 21 Dhënia e çertifikatave të regjistrit të pengut 1. Regjistri i pengut do t’i jap një CRP elektronike çdo personi që kërkon atë përmes shfrytëzimit të llogarisë së përdoruesit të tij. 2. Një ekstrakt i CRP-së do të jetë dëshmi e provave para organeve gjyqësore. 7 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Old registrations may be re-registered in SRP free of charge by the entity that originally registered them, but some ended registrations cannot be re-registered.
Neni 22 Regjistrimet e vjetra 1. Ri-regjistrimi i regjistrimit të vjetër në SRP bëhet pa pagesë dhe duhet të bëhet nga entiteti i cili e ka regjistruar regjistrimin e vjetër, bazuar në përzgjedhjen e tyre se cilin regjistrim duan të ri- regjistrojnë. 2. Regjistrimet e vjetra që janë shuar ose përfunduar para se të hyj në fuqi ky ligj nuk mund të ri- regjistrohen në SRP. 3. Regjistrimet e vjetra mund të ri-regjistrohen në SRP për periudhën tranzitore brenda gjashtë (6) muajve duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 4. Regjistrimet e vjetra kanë përparësi mbi regjistrimet e reja vetëm nëse regjistrimet e vjetra ri- regjistrohen në SRP gjatë periudhës tranzitore. 5. Radha e përparësisë mes regjistrimeve të vjetra nuk ndryshon me këtë ligj pa marrë parasysh nëse ato ri-regjistrohen ose jo. 6. Regjistrimet e vjetra janë të vlefshme mes pengdhënësit dhe pengmarrësit edhe nëse nuk ri- regjistrohen në SRP. 7. Ri-regjistrimi i regjistrimit të vjetër duhet të përfshijë në hapësirën e sendeve të luajtshme të tjera, informatat si në vijim: 7.1. fjalinë hyrëse “Ri-regjistrim”; 7.2. numrin e regjistrimit të regjistrimit të vjetër, dhe 8. Përshkrimi i pengdhënësit, pengmarrësit dhe mallit me numër serik për ri-regjistrim duhet të bëhet sipas këtij ligji. 9. Të gjitha regjistrimet e vjetra të cilat ri-regjistrohen në SRP kanë një periudhë maksimale vlefshmërie prej tre (3) viteve, kurse pas kësaj periudhe, vazhdimi i vlefshmërisë bëhet me pagesë. 10. Të gjitha regjistrimet valide të vjetra mund të barten në mënyrë automatike nëse kërkojnë Institucionet financiare, përgjegjësinë për saktësinë e të dhënave ekzistuese e bartin këto institucione. 11. Sektori është përgjegjës për transferimin automatik të regjistrimeve të vjetra në SRP. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A registration is valid depending on the user account owner’s choice when SRP is used.
Neni 23 Kohëzgjatja e regjistrimit të pengut Një regjistrim është i vlefshëm varësisht prej zgjedhjes së pronarit të llogarisë së përdoruesit përmes përdorimit të SRP-së. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The account owner that made the registration may change it, and SRP can be used to make specified changes to registrations.
Neni 24 Ndryshimi i regjistrimit të pengut 1. Regjistrimi mund të ndryshohet nga pronari i llogarisë së përdoruesit nga i cili është bërë regjistrimi. 2. Duke përdorur SRP-në, mund të bëhen ndryshimet e mëposhtme në regjistrime: 2.1. vazhdimi i regjistrimit; 2.2. shlyerja e regjistrimit; 8 2.3. shlyerja e pengmarrësit; 2.4. shlyerja e pengdhënësit, 2.5. shlyerja e mallrave me numër serik; 2.6. ndryshimi i sendeve tjera të luajtshme; 2.7. shtimi i pengmarrësit; 2.8. shtimi i pengdhënësit dhe 2.9. shtimi i mallrave me numër serik. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Personi i shënuar si pengdhënës mund të kërkojë korrigjim ose shlyerje të regjistrimit dhe, në disa raste, njoftime informuese; pronari i llogarisë duhet të përgjigjet brenda 7 ditësh.
Neni 25 Kërkesa për informacion ose për ndryshim të regjistrimit 1. Personi që shfaqet në një regjistrim si pengdhënës ka të drejtë të kërkojë nga pronari i llogarisë së përdoruesit të shlyej ose të korrigjojë një regjistrim të pavlefshëm. 2. Personi që shfaqet në një regjistrim si pengdhënës mund të kërkojë nga pronari i llogarisë së përdoruesit t’i dorëzojë cilido person një njoftim informativ, duke përfshirë: 2.1 një kopje të kontratës së pengut sipas së cilës është bërë regjistrimi; 2.2. një dokument që tregon shumën e mbetur të detyrimit nga data e kërkesës. 3. Pronari të llogarisë, të cilit i është bërë kërkesa sipas këtij neni, do të përmbushë kërkesën brenda shtatë (7) ditësh kalendarike pas pranimit të kërkesës nga ai. 4. Kur pronari i llogarisë të cilit i është bërë kërkesa sipas këtij neni, pa arsye dështon të përmbushë kërkesën, pengdhënësi mund t’i drejtohet gjykatës kompetente që regjistrimi të ndryshohet apo anulohet. 5. Kur vendimi i gjykatës kompetente i dorëzohet Sektorit, regjistrimi ndryshohet ose shlyhet sipas vendimit të Gjykatës. 6. Pronari i llogarisë së përdoruesit që dështon t’i përmbahet këtij neni, është përgjegjës për gjobat e parapara me aktet nënligjore dhe për dëmet e shkaktuara si rezultat i dështimit. 7. Personi që bën kërkesë sipas këtij neni ka të drejtë që gjatë një periudhe dymbëdhjetë (12) mujore të marrë pa pagesë dy (2) njoftime informuese nga pronari i llogarisë që ka marrë kërkesën. 8. MTI me akt nënligjor cakton taksat për shërbime shtesë sipas këtij neni. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Records are kept in the order they are submitted through SRP, and pledge registration must match the data set out in the contract.
Neni 26 Radha e regjistrimeve 1. Regjistrimet janë të ruajtura me renditje sipas datës dhe kohës kur janë dorëzuar përmes SRP- së. 2. Regjistrimi i pengut duhet të jetë në pajtim me të dhënat e përcaktuara në kontratë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Registration ends automatically when the registration period ends.
Neni 27 Shuarja Regjistrimi përfundon automatikisht nga SRP me përfundimin e periudhës së regjistrimit. 9 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: For pledge-register registration matters not regulated by this law, the Administrative Procedure Law and the Law on Property and other real rights apply.
Neni 28 Zbatimi i dispozitave të ligjeve tjera Në çështjet, të cilat kanë të bëjnë me procedurën e regjistrimit në regjistrin e pengut dhe të cilat nuk janë rregulluar me këtë ligj, do të zbatohen dispozitat e Ligjit për Procedurën Administrative dhe Ligjit për Pronësi dhe të drejtat tjera sendore. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duhet të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij.
Neni 29 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij ligji, nxjerrë akte nënligjore brenda gjashtë (6) muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Existing subordinate acts stay in force until new implementing acts are issued, if they do not conflict with this law.
Neni 30 Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore 1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore të aplikueshme aktualisht do të vazhdojnë të mbeten në fuqi si në vijim: 1.1. Udhëzim administrativ nr.2009/07 për organizimin dhe funksionimin e zyrës së pengut; 1.2. Udhëzim administrativ nr.2009/08 për përcaktimin e tarifave për regjistrimet dhe shërbimet tjera të kryera nga zyra e pengut. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Regulation No. 2001/5, Regulation 2001/32, and any conflicting provision of the Law on Property and other real rights are repealed.
Neni 31 Dispozita shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Rregullorja Nr.2001/5 dhe Rregullorja 2001/32 si dhe çdo dispozitë e Ligjit për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore që është në kundërshtim me këtë ligj. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare.
Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-136 5 nëntor 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-052-2012, datë 14.11.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-136 PËR REGJISTRIMIN E PENGUT NË REGJISTËR PËR SENDET E LUAJTSHME
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in