LIGJI Nr. 04/L-140 PËR KOMPETENCAT E ZGJERUARA PËR KONFISKIMIN E PASURISË SË PËRFITUAR ME VEPËR PENALE
This is the preamble to a Kosovo law on expanded powers to confiscate property obtained through a criminal offense.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-140
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a Kosovo law on expanded powers to confiscate property obtained through a criminal offense. This law sets expanded powers to confiscate property acquired by people who have committed a criminal offense, when the procedures in the Criminal Procedure Code are not sufficient. This provision says the law applies to property acquired by people who have committed an offence under the Penal Code of Kosovo. This article defines several terms used in the law, including the agency, the ministry, confiscation, extended confiscation powers, property subject to those powers, and a bona fide buyer. The state prosecutor may ask the court to apply extended confiscation only if the prosecutor can prove the conditions in Articles 6, 7, or 8, and the request must describe each asset clearly enough to identify it.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 04/L-140 PËR KOMPETENCAT E ZGJERUARA PËR KONFISKIMIN E PASURISË SË PËRFITUAR ME VEPËR PENALE
Showing 15 of 15
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a Kosovo law on expanded powers to confiscate property obtained through a criminal offense.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 8 MARS 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-140 PËR KOMPETENCAT E ZGJERUARA PËR KONFISKIMIN E PASURISË SË PËRFITUAR ME VEPËR PENALE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KOMPETENCAT E ZGJERUARA PËR KONFISKIMIN E PASURISË SË PËRFITUAR ME VEPËR PENALE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law sets expanded powers to confiscate property acquired by people who have committed a criminal offense, when the procedures in the Criminal Procedure Code are not sufficient.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar nga personat që kanë kryer vepër penale, kur procedurat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale nuk janë të mjaftueshme. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to property acquired by people who have committed an offence under the Penal Code of Kosovo.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasurinë e fituar nga personat të cilët kanë kryer vepër penale të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including the agency, the ministry, confiscation, extended confiscation powers, property subject to those powers, and a bona fide buyer.
Neni 3 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij ligji, shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime: 1.1. Agjenci - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. 1.2. Ministri - Ministria e Drejtësisë. 1.3. Konfiskim - konfiskimi i përhershëm i pasurisë, të urdhëruar me vendim të formës së prerë nga Gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi. 1.4. Kompetencat e zgjeruara të konfiskimit - masat për konfiskimin e pasurisë sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj. 1.5. Pasuria që i nënshtrohet kompetencave të zgjeruara të konfiskimit - pasuria që është në pronësi të të pandehurit ose që mbahet në emër të të pandehurit, e cila i nënshtrohet urdhrit ndalues nga neni 265 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale të Kosovës ose e cila i nënshtrohet konfiskimit të përkohshëm nga neni 267 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale të Kosovës. 1.6. Blerësi bona fide - personi i cili ka blerë pasurinë nga i pandehuri apo personi i dënuar pas pagesës së një çmimi të arsyeshëm të tregut për atë pasuri, duke marr parasysh nenin 97.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 2 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The state prosecutor may ask the court to apply extended confiscation only if the prosecutor can prove the conditions in Articles 6, 7, or 8, and the request must describe each asset clearly enough to identify it.
Neni 4 Vendimi i Gjykatës për zbatimin e këtij ligji 1. Prokurori i shtetit kërkon nga Gjykata në procedurë penale që të zbatojë kompetencat e zgjeruara të konfiskimit nga ky ligj vetëm nëse ai mund të provojë kushtet nga neni 6, neni 7 ose neni 8 i këtij ligji. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos nëse Prokurori i shtetit ka provuar se kushtet nga neni 6, neni 7 dhe neni 8 i këtij ligji janë të zbatueshme. 3. Gjykata mund të zbatojë kompetencat e zgjeruara të konfiskimit vetëm nëse Prokurori i shtetit ka provuar kushtet nga neni 6, neni 7 dhe neni 8 i këtij ligji. 4. Në kërkesën e Prokurorit të shtetit duhet të përshkruhet çdo pasuri që i nënshtrohet kompetencave të zgjeruara të konfiskimit me saktësi të mjaftueshme për identifikimin e qartë të pasurisë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A third party may prove it is a bona fide purchaser of transferred property, and such property cannot be confiscated from that purchaser.
Neni 5 Zbatimi i kompetencave të zgjeruara të konfiskimit 1. Pasuria që i nënshtrohet kompetencave të zgjeruara të konfiskimit të cilat nuk janë dobi pasurore nga vepra penale e përshkruar në aktakuzë mund t’i nënshtrohen konfiskimit nga neni 6 i këtij ligji. 2. Pasuria që i nënshtrohet kompetencave të zgjeruara të konfiskimit, e cila është fituar nga i pandehuri i cili ka vdekur mund t’i nënshtrohet konfiskimit nga neni 7 i këtij ligji. 3. Pasuria që i nënshtrohet kompetencave të zgjeruara të konfiskimit, e cila është fituar nga i pandehuri i cili është larguar nga Republika e Kosovës mund t’i nënshtrohet konfiskimit nga neni 8 i këtij ligji. 4. Dispozitat e këtij ligji mund të zbatohen për pasurinë e cila i është bartur palës tjetër nga personi i cili është apo bëhet i pandehur apo i dënuar. Pala tjetër ka të drejtë për të provuar se është blerës bona fide i pasurisë. Pasuria nuk mund të konfiskohet nga blerësi bona fide i asaj pasurie. KAPITULLI II KOMPETENCAT E ZGJERUARA TË KONFISKIMIT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for confiscating property linked to criminal activity after a final conviction.
Neni 6 Kushtet për konfiskimin e pasurisë së fituar nga aktiviteti kriminal 1. Brenda tridhjetë (30) ditësh nga aktgjykimi i formës së prerë me të cilin i pandehuri shpallet fajtor për vepër penale nga Kapitujt XV, XXIII, XXIV, XXV ose XXXIV të Kodit Penal, dhe nëse Prokurori i shtetit mund, në një kërkesë tjetër paraqitur Gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues, të ofrojë prova për të treguar shkak të bazuar se: 1.1. i pandehuri ka fituar pasuri tjera që nuk kanë qenë dobi pasurore nga ato vepra penale, për të cilat i pandehuri është dënuar; 1.2. pasuritë tjera janë marrë pas 31 dhjetorit 1999; 1.3. të hyrat legjitime të të pandehurit kanë qenë të pamjaftueshme për të mundësuar blerjen e atyre pasurive tjera; 1.4. i pandehuri ka qenë i përfshirë në sjellje të ngjashme me ato për të cilat është shpallur fajtor; dhe 1.5. sjellja nga nënparagrafi 1.4. i këtij paragrafi do të mundësonte blerjen e atyre pasurive tjera. 3 2. Nëse kërkesa nga Prokurori i shtetit sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk vërteton shkakun e bazuar nga nënparagrafi 1.1., 1.2. ose 1.3. i paragrafit 1. të këtij neni, Gjykata nxjerr vendim të arsyetuar me të cilin e refuzon kërkesën. Në të kundërtën, Gjykata i dërgon të pandehurit kopjen e kërkesës. 3. I pandehuri ka të drejtë të ketë mbrojtës gjatë procedurës sipas këtij neni. 4. Personi i dënuar ka afat prej tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të kopjes së kërkesës së Prokurorit të shtetit për të paraqitur prova që pasuria është blerë nga të ardhurat legjitime. 5. Për ndonjë pasuri të përvetësuar nga personi i dënuar para periudhës së kohës së veprës penale për të cilën ai është dënuar, personi i dënuar mund të paraqesë prova se shënimet kadastrale ose dokumentet tjera të cilat mund të dëshmojnë se pasuritë janë blerë me të ardhura të ligjshme nuk është në dispozicion apo nuk është e besueshme. 6. Gjyqtari i vetëm gjykues apo trupi gjykues mban shqyrtimin në të cilin: 6.1. të pandehurit i lejohet që të shqyrtojë provat që mbështesin kërkesën e Prokurorit të shtetit nga paragrafi 1. i këtij neni; 6.2. Prokurorit të shtetit i lejohet që të shqyrtojë provat e paraqitura nga i pandehuri sipas paragrafit 4. dhe 5. të këtij neni; 6.3. Pala tjetër ka të drejtë për të provuar se është blerës bona fide i pasurisë, në pajtim me nenin 5. paragrafin 4. të këtij ligji. 7. Nëse Gjykata çmon se pasuria është fituar nga aktiviteti i ngjashëm me veprimet kriminale për të cilat i pandehuri është shpallur fajtor, Gjykata nxjerr aktgjykim të arsyetuar, në të cilin: 7.1. përcakton se pasuria është fituar brenda periudhës së njëjtë kohore me veprat penale për të cilat i pandehuri është shpallur fajtor; 7.2. përcakton se të ardhurat legjitime të të pandehurit kanë qenë të pamjaftueshme për të bërë blerjen e asaj pasurie; 7.3. përcakton se i pandehuri ka qenë i përfshirë në sjellje të ngjashme me ato për të cilat është shpallur fajtor; 7.4. përcakton se sjelljet e tilla do të mundësonin blerjen e asaj pasurie; 7.5. përcakton se i pandehuri kishte mundësi për të treguar se pasuritë janë fituar me anë të të ardhurave të ligjshme; 7.6. përcakton se i pandehuri nuk ka provuar se pasuria është fituar nga të ardhurat legjitime; 7.7. përcakton se konfiskimi i pasurisë nuk do të shkaktonte padrejtësi; 7.8. përcakton llojin e pasurisë dhe vlerën monetare të saj; 7.9. urdhëron që pasuria apo të drejtat pronësore të kalojnë në pronësi të Republikës së Kosovës apo të palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme; 7.10. detyron palët tjera t’ia dorëzojnë pasurinë Republikës së Kosovës apo palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme, nëse nuk janë dorëzuar në pajtim me nënparagrafin 7.9. të këtij paragrafi, ose për të paguar vlerën monetare të pasurisë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë; dhe 7.11. urdhëron që në regjistrat publik të Gjykatës apo organit tjetër të bëhen ndryshimet përkatëse të së drejtës pronësore në emër të Republikës së Kosovës apo palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme. 4 8. Kundër aktgjykimit nga paragrafi 7. i këtij neni lejohet ankesë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A court may continue confiscation proceedings after a defendant’s death if the property value exceeds €1,000 and continuing is in the interests of justice.
Neni 7 Kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit i cili ka vdekur 1. Kur procedura penale nuk mund të vazhdohet për shkak të vdekjes së të pandehurit sipas nenit 160 të Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, por pasuria i nënshtrohet urdhrit ndalues nga neni 265 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, konfiskimit të përkohshëm nga neni 267 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, apo nëse është ngritur aktakuzë në të cilën ceket pasuria që i nënshtrohen konfiskimit nga neni 241, paragrafi 1., nënparagrafi 9. i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, Gjykata në bazë të propozimit të Prokurorit të shtetit apo të të dëmtuarit mund të vazhdojë procedurën e konfiskimit nga ky ligj nëse: 1.1. vlera e pasurisë që i nënshtrohet konfiskimit tejkalon njëmijë (1.000) Euro; dhe 1.2. vazhdimi i procedurës është në interes të drejtësisë. 2. Gjykata merr vendim për të vazhduar procedurën e konfiskimit pavarësisht vdekjes së të pandehurit dhe cek arsyet përse procedura penale kundër të pandehurit nuk mund të fillohet apo vazhdohet, vlerën e pasurisë që i nënshtrohet konfiskimit dhe arsyet përse është në interes të drejtësisë për të vazhduar procedurën e konfiskimit. 3. Nëse trashëgimtarët ligjor të të pandehurit të vdekur nuk kanë angazhuar mbrojtës, Gjykata cakton ose vazhdon autorizimin e mbrojtësit për të përfaqësuar interesat e të pandehurit të vdekur. Mbrojtësi vepron në interesin më të mirë të trashëgimtarëve ligjor të të pandehurit të vdekur. 4. Nëse nuk është ngritur aktakuzë, Prokurori ka afat njëqind e tetëdhjetë (180) ditë nga dita e vendimit të Gjykatës nga paragrafi 2. i këtij neni për të ngritur aktakuzë kundër të pandehurit të vdekur ex relatione për pasurinë që i nënshtrohet konfiskimit. Aktakuza paraqitet përshtatshmërisht në pajtim me Kapitullin XV të Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale. 5. Nëse aktakuza është ngritur para vdekjes së të pandehurit, ose nëse aktakuza është ngritur sipas paragrafit 3. të këtij neni, Gjykata mban shqyrtimin gjyqësor në pajtim me Kapitullin XIX të Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale. 6. Gjykata merr parasysh vetëm ato pika të aktakuzës të cilat mbështesin konfiskimin e pasurisë. 7. Gjykata merr parasysh të drejtën e palës tjetër për të provuar se është blerës bona fide i pasurisë, në pajtim me nenin 5. paragrafin 4. të këtij ligji. 8. Nëse Gjykata çmon se i pandehuri ka kryer vepër penale dhe se pasuria që i nënshtrohet konfiskimit është dobi pasurore e fituar nga vepra penale, Gjykata nxjerr aktgjykim në të cilin: 8.1. përcakton se i pandehuri ka kryer vepër penale; 8.2. përcakton se pasuria është fituar nga kryerja e veprës penale nga nënparagrafi 8.1 i këtij paragrafi; 8.3. përcakton llojin e pasurisë dhe vlerën monetare të saj; 8.4. urdhëron që pasuria apo të drejtat të kalojnë në pronësi të Republikës së Kosovës apo të palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme; 8.5. detyron palët tjera t’ia dorëzojnë pasurinë Republikës së Kosovës apo palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme, nëse nuk janë dorëzuar në pajtim me nënparagrafin 8.4 të këtij paragrafi, ose për të paguar vlerën monetare të pasurisë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë; dhe 5 8.6. urdhëron që në regjistrat publik të Gjykatës apo organit tjetër të bëhen ndryshimet përkatëse të së drejtës pronësore në emër të Republikës së Kosovës apo palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme. 9. Kundër aktgjykimit sipas paragrafit 8. të këtij neni, lejohet ankesë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lets the prosecutor or court continue a criminal case tied to confiscation of property from a fugitive defendant if the case meets listed conditions, and it sets how the court must decide the property issue.
Neni 8 Kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit në arrati 1. Nëse Prokurori i shtetit mund të pezullon hetimin nga neni 157 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, por nëse pasuria është e cekur në urdhrin ndalues nga neni 265 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale apo nëse i është nënshtruar konfiskimit të përkohshëm nga neni 267 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, Prokurori i shtetit vazhdon procedurën penale kundër të pandehurit nëse: 1.1. Prokurori i shtetit ka dyshim të bazuar se i pandehuri është në arrati; 1.2. vlera e pasurisë që i nënshtrohet konfiskimit është më e lartë se pesëmijë (5.000) Euro; dhe 1.3. vazhdimi i procedurës është në interes të drejtësisë. 2. Nëse është ngritur aktakuzë në të cilën ceket pasuria që i nënshtrohet konfiskimit nga neni 241, paragrafi 1., nënparagrafi 9 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, dhe i pandehuri sipas kësaj aktakuze është në arrati apo arratiset, Gjykata në bazë të propozimit të Prokurorit të shtetit mund të vazhdojë procedurën penale nëse: 2.1. Prokurori i shtetit ka dyshim të bazuar se i pandehuri është në arrati; 2.2. Vlera e pasurisë që i nënshtrohet konfiskimit është më e lartë se pesëmijë (5.000) Euro; dhe 2.3. vazhdimi i procedurës është në interes të drejtësisë. 3. Gjykata merr vendim për vazhdimin e procedurës penale dhe përshkruan arsyet për dyshimin e bazuar që i pandehuri është në arrati, vlerën e pasurisë që i nënshtrohet konfiskimit dhe arsyet se përse është në interes të drejtësisë për të vazhduar procedurën penale. 4. Gjykata cakton ose vazhdon autorizimin e mbrojtësit për të përfaqësuar interesat e të pandehurit. 5. Nëse nuk është ngritur aktakuzë, Prokurori ka afat njëqind e tetëdhjetë (180) ditë nga dita e vendimit të Gjykatës nga paragrafi 3. i këtij neni për të ngritur aktakuzë kundër të pandehurit të arratisur ex relatione për pasurinë që i nënshtrohet konfiskimit. Aktakuza paraqitet përshtatshmërisht në pajtim me Kapitullin XV të Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale. 6. Nëse aktakuza është ngritur sipas paragrafit 2. të këtij neni, Gjykata zbaton shqyrtimin gjyqësor në pajtim me Kapitullin XIX të Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale. 7. Gjykata merr parasysh vetëm ato pika të aktakuzës të cilat mbështesin konfiskimin e pasurisë. 8. Gjykata merr parasysh të drejtën e palës tjetër për të provuar se është blerës bona fide i pasurisë, në pajtim me nenin 5. paragrafin 4. të këtij ligji. 9. Nëse Gjykata çmon se i pandehuri ka kryer vepër penale dhe se pasuria që i nënshtrohet konfiskimit është dobi pasurore e fituar nga vepra penale, gjykata nxjerr aktgjykim në të cilin: 9.1. përcakton se i pandehuri ka kryer vepër penale; 9.2. përcakton se pasuria është fituar nga kryerja e veprës penale nga nënparagrafi 9.1 i këtij paragrafi; 6 9.3. përcakton llojin e pasurisë dhe vlerën monetare të saj; 9.4. urdhëron që pasuria apo të drejtat të kalojnë në pronësi të Republikës së Kosovës apo të palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme; 9.5. detyron palët tjera t’ia dorëzojnë pasurinë Republikës së Kosovës apo palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme, nëse nuk janë dorëzuar në pajtim me nënparagrafin 9.4 të këtij paragrafi, ose për të paguar vlerën monetare të pasurisë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë; dhe 9.6. urdhëron që në regjistrat publik të Gjykatës apo organit tjetër të bëhen ndryshimet përkatëse të së drejtës pronësore në emër të Republikës së Kosovës apo palës së dëmtuar, siç është e përshtatshme. 10. Kundër aktgjykimit nga paragrafi 9. i këtij neni lejohet ankesa. 11. I pandehuri ka të drejtë absolute për t’u gjykuar sërish nga një trup tjetër gjykues pasi të mos jetë më në arrati; sidoqoftë, aktgjykimi nga paragrafi 9. i këtij neni nuk rishikohet pasi të ketë marrë formën e prerë. Vendimi nga paragrafi 9. i këtij neni nuk është i pranueshëm në gjykimin in personam të të pandehurit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: If an investigation is suspended, the State Prosecutor can ask the preliminary judge to keep or stop a blocking order or temporary confiscation. The judge may authorize it for 6 months if the evidence threshold, property value, and justice-interest conditions are met.
Neni 9 Shfrytëzimi i urdhrit ndalues ose konfiskimit të përkohshëm gjatë pezullimit të hetimit 1. Nëse Prokurori i shtetit merr aktvendim për pezullimin e hetimit nga neni 157 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, por nëse gjatë procedurës penale pasuria është ndaluar me urdhër ndalues nga neni 265 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale apo nëse i është nënshtruar konfiskimit të përkohshëm nga neni 267 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale, Prokurori i shtetit kërkon nga gjyqtari i procedurës paraprake për të vazhduar apo ndërprerë urdhrin ndalues apo konfiskimin e përkohshëm. Gjyqtari i procedurës paraprake autorizon urdhrin ndalues ose konfiskimin e përkohshëm kundër të pandehurit për gjashtë (6) muaj nëse: 1.1. Prokurori i shtetit ka shkak të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale dhe pasuria është e fituar me atë vepër penale; 1.2. vlera e pasurisë që i nënshtrohet konfiskimit është më e lartë se dhjetëmijë (10,000) Euro; dhe 1.3. vazhdimi i procedurës është në interes të drejtësisë. 2. Prokurori i shtetit mund të përsërisë kërkesën në Gjykatë edhe njëherë për gjashtë (6) muaj. 3. Nëse Prokurori i shtetit nuk rifillon hetimin deri në skadim të autorizimit të Gjykatës nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni, mbrojtësi i të pandehurit mund të kërkojë nga Gjyqtari i procedurës paraprake për të pushuar urdhrin ndalues ose konfiskimin e përkohshëm. KAPITULLI III EKZEKUTIMI DHE ADMINISTRIMI I PASURISË SË KONFISKUAR - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Property whose confiscation was ordered by a written court judgment or court decision must be executed in line with Chapter XXVIII of the Criminal Procedure Code.
Neni 10 Ekzekutimi i vendimeve të gjykatës lidhur me pasurinë e konfiskuar Pasuria, konfiskimi i së cilës është urdhëruar me aktgjykim me shkrim të Gjykatës nga neni 370 i Kodit të Ndryshuar të Procedurës Penale apo me aktvendim të Gjykatës nga neni 6, 7 ose 8 i këtij ligji, zbatohet në pajtim me Kapitullin XXVIII të Kodit të Procedurës Penale. 7 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says procedure costs include seizure, confiscation, administration, defense counsel fees, and other reasonable costs; the Government prepays seizure costs, and the court decides who must repay them.
Neni 11 Shpenzimet e procedurës 1. Shpenzimet e procedurës përfshijnë shpenzimet për sekuestrimin, konfiskimin, administrimin, tarifën e mbrojtësit dhe shpenzimet tjera të arsyeshme. 2. Në pajtim me këtë ligj, shpenzimet për sekuestrimin parapaguhen nga Qeveria dhe paguhen nga personi kundër të cilit është urdhëruar sekuestrimi i pasurisë. 3. Në vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën për konfiskim, Gjykata përcakton detyrimin për pagesën e shpenzimeve të parapaguara nga Qeveria. 4. Shpenzimet e parapaguara nga Qeveria nuk paguhen prej personit nga paragrafi 2. i këtij neni nëse Gjykata shqipton masën e konfiskimit. 5. Për ankesat lidhur me shpenzimet e procedurës vendos Gjykata e cila ka nxjerr aktvendimin. KAPITULLI IV DISPOZITAT KALIMTARE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Subordinate acts for implementing this law must be adopted within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 12 Aktet nënligjore Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji miratohen brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any provisions that conflict with it are repealed.
Neni 13 Shfuqizimi i dispozitave Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen dispozitat të cilat janë në kundërshtim me këtë ligj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 14 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-140 11 shkurt 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-002-2013, datë 26.02.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 04/L-140 PËR KOMPETENCAT E ZGJERUARA PËR KONFISKIMIN E PASURISË SË PËRFITUAR ME VEPËR PENALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in