LIGJI Nr. 04/L-141 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts the Law on Jurisprudence Examination based on Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-141
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts the Law on Jurisprudence Examination based on Article 65(1) of the Constitution. This provision says the law sets the conditions, criteria, procedure, and program for the jurisprudence exam. This article defines key terms used in the law, including the commission, commission member, candidate, commission secretary, and the judicial system. The Ministry of Justice has competence to organize the jurisprudence exam, and a commission holds the exam. The exam commission is made up of a chair, members, and substitutes; the Minister of Justice proposes them and the Assembly of Kosovo appoints them for 2 years, with possible reappointment.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 04/L-141 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Assembly of Kosovo adopts the Law on Jurisprudence Examination based on Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 28 MAJ 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-141 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the conditions, criteria, procedure, and program for the jurisprudence exam.
Neni 1 Fushëveprimi dhe Qëllimi 1. Me këtë ligj rregullohen kushtet, kriteret, procedura dhe programi për dhënien e provimit të jurisprudencës. 2. Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj organizimin e provimit, përbërjen dhe funksionimin e Komisionit për dhënien e provimit, si dhe verifikimin dhe vlerësimin e aftësive teorike dhe praktike të juristëve të diplomuar për ushtrimin e pavarur të detyrave, zbatimin e ligjeve, njohjen e etikës profesionale dhe të drejtave dhe liritë themelore të njeriut. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the commission, commission member, candidate, commission secretary, and the judicial system.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Komisioni - Komisioni për dhënien e provimit të jurisprudencës, është organ i pavarur profesional i cili organizon provime për kualifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatve juristëve të diplomuar të tjerë për të cilët për ushtrimin e profesionit kërkohet të ketë dhënë provimin e jurisprudencës; 1.2. Anëtari i komisionit - personi i cili është emëruar nga Kuvendi Kosovës në Komisionin e jurisprudencës; 1.3. Kandidati - personi i cili mund t‟i nënshtrohet provimit të jurisprudencës; 1.4. Sekretari i Komisionit - personi i cili merret me punët profesionale dhe administrative për nevojat e Komisionit për organizimin e provimit; 1.5. Sistemi gjyqësor – nënkupton gjykatat, prokurorinë shtetërore, organet rregullative gjyqësore dhe prokuroriale dhe institucionet e tjera gjyqësore. KREU II ORGANIZIMI I PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS DHE PËRBËRJA E KOMISIONIT PËR DHËNIEN E PROVIMIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice has competence to organize the jurisprudence exam, and a commission holds the exam.
Neni 3 Organizimi i provimit të jurisprudencës 2 1. Organizimi i provimit të jurisprudencës është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë. 2. Provimi i jurisprudencës mbahet nga komisioni për dhënien e provimit të jurisprudences. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The exam commission is made up of a chair, members, and substitutes; the Minister of Justice proposes them and the Assembly of Kosovo appoints them for 2 years, with possible reappointment.
Neni 4 Përbërja e komisionit 1. Komisioni për provimin e jurisprudencës përbëhet nga kryetari i komisionit, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre. 2. Kryetarin, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon ministri i drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat dy (2) vjet, me mundësi riemërimi. 3. Komisioni emërohet nga radhët e juristë të diplomuar, të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës, që janë ekspertë të drejtësisë dhe që kanë së paku dymbëdhjetë (12) vjet përvojë punë në sistemin e drejtësisë. 4. Komisioni për punën e vet i raporton Kuvendit së paku një herë në vit. 5. Sekretari i komisionit për provimin e jurisprudencës caktohet nga ministri i drejtësisë. Kandidati që caktohet sekretar i këtij komisioni, duhet ta ketë të dhënë provimin e jurisprudencës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The candidate pays the exam costs, commission members are entitled to remuneration for their work, and the Minister issues an administrative instruction on that remuneration.
Neni 5 Shpenzimet e dhënies së provimit 1. Shpenzimet e dhënies së provimit i paguan kandidati, përkatësisht organi gjyqësor, prokurorial, administrativ dhe institucioni tjetër i pavarur publik apo personi juridik tjetër në të cilin është i punësuar kandidati. 2. Kryetarit, anëtarëve përkatësisht zëvendësve dhe sekretarit të Komisionit u takon shpërblimi për punën në Komision. 3. Ministri nxjerr udhëzim administrativ për shpërblimin e punës së Komisionit. KREU III KUSHTET PËR PARAQITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Candidates for the jurisprudence exam must meet nationality, law degree or master’s, and work-experience conditions; some external-law-school graduates must also have their diploma recognized, and certain volunteer candidates may take the exam under stated conditions.
Neni 6 Kushtet për dhënien e provimit 1. Kandidatët të cilët i nënshtrohen dhënies së provimit duhet t‟i plotësojnë këto kushte: 1.1. të jenë shtetas të Republikës së Kosovës. 1.2. të jenë juristë të diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t‟i kenë përfunduar studimet master. 1.3. të kenë punuar së paku një (1) vit në punët juridike në gjykata, në prokurori të shtetit apo në zyrën e avokatisë, ose të kenë punuar së paku dy (2) vite në punët profesionale juridike brenda ose jashtë vendit, në institucione publike, agjenci shtetërore dhe në administratën e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. 2. Provimin e jurisprudencës mund ta japin edhe personat të cilët nuk janë në marrëdhënie pune në organet e administratës, në shoqëritë tregëtare apo në personat e tjerë juridik nga paragrafi 1. i këtij neni, të cilët si jurist të diplomuar kanë kryer praktikën e nevojshme në gjykatë, prokurori të shtetit apo në zyrën e avokatisë me qëllim të aftësimit profesional dhe fitimin e kushteve për dhënjen të provimit të jurisprudencës (volonterët), ndërsa sipas kushteve në nënparagrafin 1.2. të këtij neni. 3 3. Kandidati i cili ka kryer Fakultetin Juridik në ndonjë universitet jashtë Kosovës, duhet të ketë nostrifikuar diplomën e Fakultetit Juridik, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 4. Juristët e diplomuar të cilët kanë dhënë provimin profesional për punë në organet e administratës si dhe ata që kanë dhënë provimin profesional të gjyqtarit për kundërvajtje, provimin e jurisprudencës e japin si provim plotësues, sipas programit të shkurtuar, konform dispozitave paraprake, duke iu pranuar provimet e dhëna. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The jurisprudence exam has a written part and an oral part, with specified law subjects for each part.
Neni 7 Lëndët e provimit të jurisprudencës 1. Provimi i jurisprudencës përbëhet nga pjesa e provimit me shkrim dhe pjesa e provimit me gojë. 2. Në pjesën e provimit me shkrim zgjidhen detyra praktike nga e Drejta penale materiale e procedurale, dhe nga e Drejta civile (materiale dhe procedurale), familjare, trashëgimore, e detyrimeve. 3. Pjesa e provimit me gojë përbëhet nga këto lëndë: 3.1. E drejta civile (materiale dhe procedurale), familjare, trashëgimore dhe e detyrimeve ; 3.2. E drejta tregtare; 3.3. E drejta penale (materiale dhe procedurale); 3.4. E drejta e punës dhe e drejta administrative; 3.5. E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The commission evaluates a candidate’s legal knowledge, practical legal knowledge, knowledge of legal institutions, skills, expression, and fair reasoning.
Neni 8 Vlerësimi i njohurive për dispozitat ligjore Për suksesin e kandidatit, komisioni vlerëson njohurit për dispozitat pozitive ligjore dhe praktikën gjyqësore, njohuritë për institucionet juridike, shkathtësit, të shprehurit dhe të gjykuarit të drejtë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The jurisprudence exam is taken under a program that lists the subjects, legal sources, and literature for each subject mentioned in Article 15(2) of the law.
Neni 9 Programi për provimin e jurisprudencës Provimi jepet në kuadër të Programit për provimin e jurisprudencës i cili përmbanë lëndët, burimet juridike dhe literaturën për çdo lëndë nga neni 15 paragrafi 2. i këtij ligji. KREU IV PROCEDURA E PROVIMIT TË JURISPRUDENCES - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Applicants for the jurisprudence exam must submit their application to the Ministry of Justice and include required declarations and evidence. The relevant ministry commission decides whether the candidate meets the conditions, and an appeal to the Minister of Justice is allowed within 8 days.
Neni 10 Kërkesa për provim 1. Kërkesa për provimin e jurisprudencës paraqitet në Ministrinë e Drejtësisë. 2. Kandidatët në kërkesë deklarohen se në cilën gjuhë zyrtare dëshirojnë t‟i nënshtrohen provimit dhe se a i janë nënshtruar provimit më parë. 3. Kandidati, kërkesës për provim ia bashkangjet dëshmitë se i plotëson kushtet nga neni 6 i këtij ligji për kryerjen e fakultetit juridik dhe përvojën e punës në punët juridike. 4. Personave nga neni 6 paragrafi 2. i këtij ligji, certifikatën për praktikën e kryer ia lëshon Kryetari i Gjykatës, Prokurori i Shtetit, Oda e Avokatëve te e cila personi është regjistruar në regjistrin si avokat praktikant. 4 5. Për dhënien e provimit sipas programit të shkurtuar kandidati është i obliguar që përveç dëshmive nga paragrafi paraprak të bashkëngjis dhe dëshminë për provimin e dhënë professional për punë në organe të administratës, përkatësisht dëshminë mbi dhënien e provimit të gjyqtarit për kundërvajtje. 6. Komisioni përkatës i Ministrisë me vendim përcakton se kandidati i plotëson kushtet për dhënien e provimit të jurisprudencës. Kundër vendimit të komisionit mund t‟i paraqitet ankesë ministrit të drejtësisë, në afat prej tetë (8) ditësh. Ministri brenda pesë (5) ditëve vendos lidhur me ankesën e kandidatit. Vendimi i ministrit është përfundimtar. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: After a decision allowing an exam candidate to sit the exam, the commission chair sets the exam time.
Neni 11 Caktimi i kohës për dhënien e provimit Ne bazë të vendimit më të cilin kandidatit i është lejuar dhënia e provimit, kryetari i komisionit e cakton kohën kur kandidati do ta jep provimin. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article sets how the written and oral parts of the exam are run, limits candidates to legal texts without commentary during written work, and requires enough written-exam points to move on to the oral exam.
Neni 12 Dhënia e provimit 1. Provimi fillon me dhënien e pjesës së provimit me shkrim. Pjesën e provimit me shkrim kandidati e jep me zgjidhjen e rastit praktik nga fusha penalo-juridike dhe civilo-juridike. 2. Në ditën kur kandidati i nënshtrohet pjesës së provimit me shkrim, konsiderohet se ka filluar dhënien e provimit. 3. Dhënia e provimit organizohet në çdo tre (3) muaj, gjegjësisht katër (4) herë brenda një (1) viti kalendarik. 4. Lartësinë e pagesës për paraqitjen e provimit të jurisprudencës e cakton Ministri. 5. Në pjesën e provimit me shkrim merr pjesë anëtari i komisionit që pyet lëndën e cila jepet me shkrim dhe sekretari i komisionit. 6. Gjatë hartimit të detyrave me shkrim, kandidati mund të shërbehet vetëm me tekstet e dispozitave ligjore (pa komentar). 7. Pas kumtimit të detyrës, koha për punimin e detyrës me shkrim zgjatë pesë (5) orë. 8. Vendimin për suksesin e arritur në provim me shkrim e miraton Komisioni me shumicë votash, pas marrjes së mendimit nga anëtari i Komisionit i cili e ka kontrolluar punimin me shkrim. 9. Rezultati i punimit me shkrim vlerësohet para provimit me gojë. Kandidati duhet nga provimi me shkrim në lëmin civile dhe penale të arrij pikët konform nenit 13 paragrafi 3. të këtij ligji, për të vazhduar pjesën e provimit me gojë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article sets the maximum exam score and the minimum points needed to pass the written and oral parts.
Neni 13 Maksimumi i pikëve të dhënies së provimit 1. Kandidati në provim mund të arrijë maksimumin tetëdhjetë (80) pikë. 2. Për detyrat me shkrim nga e drejta penale si dhe nga e drejta civile, kandidati mund të vlerësohet për secilin punim veç e veç, më së shumti me nga pesëmbëdhjetë (15) pikë. 3. Kandidati do të konsiderohet së e ka kaluar provimin me shkrim nëse arrin të grumbulloj, nga secila detyrë me shkrim, së paku nga nëntë (9) pikë. 4. Kandidati do të konsiderohet se e ka kaluar provimin nëse grumbullon dyzet e tetë (48) pikë. 5. Kandidati do të konsiderohet se e ka kaluar provimin me gojë nëse arrin të grumbulloj nga secila lëndë së paku nga gjashtë (6) pikë. 5 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Candidates who pass the written exam may take the oral exam; the Commission runs the oral exam, votes on the result, and must handle complaints on time.
Neni 14 Dhënia e provimit me gojë 1. Kandidati i cili kalon pjesën me shkrim të provimit nga fusha penale dhe fusha civile, i lejohet t‟i nënshtrohet pjesës së provimit me gojë. 2. Provimin me gojë kandidatët e japin publikisht para Komisionit në përbërje të plotë. 3. Provimi mbahet në praninë e të gjithë anëtarëve të Komisionit. 4. Kryetari i Komisionit menaxhon provimin me gojë, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e procedurës së provimit. 5. Në provimin me gojë nuk mund të ftohen më shumë se një (1) kandidat në të njëjtën kohë 6. Komisioni merr vendim me shumicë votash për suksesin e kandidatit, dhe asnjë anëtar i Komisionit nuk mund të abstenoj nga votimi. 7. Pas përfundimit të provimit me gojë, Komisioni vlerëson njohuritë e kandidatit në përputhje me dispozitat e nenit 15 të këtij ligji. 8. Me përfundimin e të gjitha provimeve do të përcaktohet numri i përgjithshëm i pikave të provimit dhe do të merret një vendim mbi rezultatin e provimit i cili i komunikohet kandidatit. Nëse kandidati nuk dëshiron t‟i publikohet rezultati në prani të kandidatëve të tjerë, rezultati i komunikohet vetëm në prani të Komisionit. 9. Komisioni vlerëson rezultatin e kandidatit, në mënyrë kumulative me pikë të arritura (grumbulluara) në pjesën me shkrim dhe me gojë të provimit. 10. Procesverbali mbi provimin nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e Komisionit dhe sekretari. 11. Kandidati i cili konsideron se suksesi i përgjithshëm ose suksesi nga njëra lëndë nuk i është vlerësuar në mënyrë të drejtë, mund t‟i paraqes ankesë Komisionit, brenda tri (3) ditësh, nga komunikimi i rezultatit të provimit. 12. Komisioni është i detyruar që brenda pesë (5) ditësh ta shqyrtojë ankesën dhe lidhur me këtë ta njoftojë kandidatin. 13. Nëse ankesa e kandidatit aprovohet, Komisioni duhet ta përsëris provimin. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A candidate passes the exam by reaching 48 points from all subjects.
Neni 15 Pikët e nevojshëm për dhënien e provimit 1. Kandidati do të konsiderohet se e ka kaluar provimin, nëse arrin me i grumbulluar dyzet e tetë (48) pikë nga të gjitha lëndët. 2. Pjesët me gojë të provimit vlerësohen me pikë sipas grupeve të lëndëve dhe ate: 2.1. E drejta civile (materiale dhe procedurale), familjare, trashëgimore dhe e detyrimeve; 2.2. E drejta tregtare; 2.3. E drejta penale ( materiale dhe procedurale); 2.4. E drejta e punës dhe e drejta administrative; 2.5. E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut. 6 3. Suksesi i kandidatit vlerësohet me fjalët: ’’kalon’’ dhe „‟ nuk kalon’’ - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The commission may determine that a candidate has failed the exam if any listed condition is met.
Neni 16 Kur konsiderohet se kandidati nuk e ka kaluar provimin 1. Komisioni konstaton se kandidati nuk e ka kaluar provimin nëse: 1.1. nuk i ka plotësuar kushtet e parapara me nenin 13 paragrafi 5. të këtij ligji. 1.2. nuk e dorëzon punimin me shkrim. 1.3. lëshon pa arsye të justifikueshme, pjesën e provimit me gojë ose është larguar nga provimi me shkrim për shkak të mos respektimit të rregullave. 1.4. është vlerësuar më pak se gjashtë (6) pikë nga cila do lëndë gjatë provimit me gojë; dhe 1.5. nuk ka grumbulluar dyzet e tetë (48) pikë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A candidate may ask in writing to postpone a started exam if sick or otherwise unable to continue it.
Neni 17 Shtyrja e provimit të filluar 1. Provimi i filluar mund të shtyhet me kërkesë me shkrim në qoftë se kandidati është sëmuar, ose për ndonjë rast të arsyeshme është penguar që të vazhdoj provimin. 2. Vendimin për shtyrjen dhe vazhdimin e provimit e merr Komisioni në afat prej pesë (5) ditësh. 3. Kërkesa për vazhdim duhet të dorëzohet brenda tetë (8) ditëve pas pushimit të shkaqeve të arsyeshme për shtyrjen e provimit, por jo më vonë se dy (2) muaj nga data kur kandidati duhet të hyn në provim. 4. Nëse kandidati nuk paraqetë kërkesë për shtyerjen e provimit me afate të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, ose në qoftë se kërkesa është refuzuar, konsiderohet se nuk ka kaluar provimin. 5. Kundër vendimit të Komisionit, nga paragrafi 2. të këtij neni, mund të parashtrohet ankesë në afat prej tre (3) ditësh Ministrit, i cili do të vendos në afat prej tetë (8) ditësh. Vendimi i Ministrit është përfundimtar. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A candidate who fails to achieve satisfactory results in certain subjects remains in resit, must submit the remaining exam part at the next opportunity, and may retake the exam within specified minimum time limits after a fail decision.
Neni 18 Riprovimi 1. Kandidati i cili nuk tregon sukses të kënaqshëm në një ose dy lëndë mbetet në riprovim. 2. Kandidati mbetet në riprovim nëse nga dy lëndë të pjesës së provimit me gojë, nuk ka treguar rezultate të përcaktuara me dispozitën e nenit 15 paragrafi 2. të këtij ligj. 3. Kandidati i cili ka mbet në riprovim, pjesën e provimit të mbetur duhet ta paraqes për afatin e parë të radhës. 4. Nëse kandidati nuk i nënshtrohet riprovimit në afatin prej dy (2) deri në gjashtë (6) muaj ose gjatë riprovimit nuk tregon sukses të kënaqshëm do të konsiderohet se “nuk ka dhënë provimin”. 5. Kandidati që mbetet në riprovim në pjesën me gojë nga e drejta penale dhe procedurës penale ose e drejta civile, e i cili më parë ka kaluar pjesën me shkrim të provimit, me rastin e riprovimit nuk do t‟i nënshtrohen sërish pjesës me shkrim të provimit. 6. Kandidati i cili vlerësohet nga Komisioni provues se “nuk e ka dhënë provimin” mund ta përsërisë dhënien e provimit brenda afatit i cili nuk mund të jetë më shkurtër se gjashtë (6) muaj nga data kur i është komunikuar nga Komisioni se “nuk e ka dhënë provimin”. 7 7. Kandidati i cili nuk e jep provimin për të dytën herë, mund ta përsërisë dhënien e provimit brenda afatit i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se dymbëdhjetë (12) muaj. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says some jurisprudence exams are treated as equivalent, the Ministry of Justice decides on recognition of foreign exams using reciprocity, candidates who already started the exam may finish under the old rules, and the current commission members continue their mandate and may hold joint exams for merged subjects.
Neni 19 Barazimi i provimit të dhënë sipas dispozitave të vlefshme deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji 1. Me provimin e jurisprudencës, në kuptim të këtij ligji, barazohet provimi i dhënë i jurisprudencës sipas dispozitave, të cilat kanë qenë të vlefshme deri me hyrjen në fuqi të këtij ligji. 2. Për njohjen e provimit të jurisprudencës të dhënë sipas dispozitave të vendeve tjera vendos Ministria e Drejtësisë, duke u udhëhequr sipas parimit të reciprocitetit. 3. Kandidati i cili dhënien e provimit të jurisprudencës e ka filluar sipas dispozitave të cilat kanë vlejtë para zbatimit të këtij ligji, ka të drejtë që dhënien e provimit të filluar të jurisprudencës ta përfundoj sipas dispozitave të cilat kanë vlejtë në kohën kur dhënien e ka filluar pas fillimit të zbatimit të këtij ligji. 4. Mandati i anëtarëve aktualë të Komisionit për provimin e jurisprudencës të emëruar në pajtim me ligjin do të vazhdojë sipas kushteve të caktuara me vendimin për emërimin e tyre. 5. Për lëndët që janë bashkuar sipas këtij ligji, provimin e mbajnë së bashku anëtaret e Komisionit aktual, sipas fushave për të cilat janë emëruar - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Minister may issue a sublegal act for the jurisprudence exam.
Neni 20 Aktet nënligjore Ministri nxjerr aktin nënligjor për dhënien e provimit të jurisprudencës me të cilin më për së afërmi rregullohet mënyra e paraqitjes së provimit, puna e Komisionit, përmbajtja e Programit të provimit, përmbajtja e procesverbalit, formulari i Certifikatës për dhënien e provimit, përmbajtja e Evidencës për provimin e dhënë të jurisprudencës, shumën të cilën kandidati paguan për provim si dhe shpërblimi për punën e Komisionit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals UNMIK Regulation 2006/30 and the Law on the jurisprudence exam (Law No. 02/L-40, 20 January 2006).
Neni 21 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut 2006/30 dhe Ligji mbi provimin e jurisprudencës Ligji Nr. 02/L-40, 20 janar 2006. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 22 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-141 25 prill 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-024-2013, datë 21.05.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 04/L-141 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in