LIGJI NR. 04/L-143 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PËR TË RRITUR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
This is the preamble to a law on education and training for adults in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-143
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a law on education and training for adults in Kosovo. This provision says the law’s purpose is to regulate all processes for adult education and training as part of Kosovo’s education system. This article defines key terms used in the law on adult education and qualifications. MASHT-i, relevant competent institutions, and private institutions have responsibilities related to planning adult education and training. Institucionet, shoqatat, ndërmarrjet, OJQ-të dhe personat fizik mund të themelojnë OAARr; mënyra dhe kushtet e themelimit përcaktohen nga legjislacioni në fuqi.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-143 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PËR TË RRITUR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a law on education and training for adults in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 21 JANAR 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-143 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PËR TË RRITUR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PËR TË RRITUR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to regulate all processes for adult education and training as part of Kosovo’s education system.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj tërësinë e proceseve për arsimimin dhe aftësimin e të rriturve, si pjesë përbërëse e sistemit arsimor në Kosovë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on adult education and qualifications.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. I rritur - çdo person që i ka mbushur pesëmbëdhjetë (15) vjet. 1.2. Arsimi dhe aftësimi për të rritur AARr.- arsimi dhe aftësimi publik dhe privat i ofruar për të rriturit 1.3. IAARr - Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit për të Rritur, objekt i monitorimit dhe auditimit nga AKK. 1.4. OAARr - Ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit për të Rritur, objekt i monitorimit dhe auditimit nga AKK. 1.5. Mësimi gjatë gjithë jetës – të gjitha aktivitetet e mësimit që realizohen gjatë tërë jetës për zhvillimin e njohurive, kompetencave dhe kualifikimeve. 1.6. Arsimi formal - Mësimi që zhvillohet në një ambient të caktuar dhe strukturuar (p.sh. në një institucion arsimor apo aftësues/trajnues apo në punë) dhe është i dizajnuar në mënyrë të qartë si mësim (në aspektin e qëllimeve, kohës apo resurseve). Nga pikëpamja e nxënësit, mësimi formal është i qëllimshëm. Ai në mënyrë tipike shpie në validim dhe certifikim. 1.7. Arsimi joformal - i referohet të nxënit tjetër, jashtë atij që ofrohet nëpërmjet programeve të përshkruara në përkufizimin “arsimi formal” në këtë ligj 1.8. Arsimi dhe aftësimi joformal - Mësimi i cili është i shtrirë në aktivitetet e planifikuara, por i cili nuk emërtohet në mënyrë eksplicite si mësim (në kuptimin e objektivave mësimore, kohës ose përkrahjes së mësimit). Nga pikëpamja e nxënësit, mësimi joformal është i qëllimshëm. 1.9. Arsimi informal - Mësimi që rezulton nga aktivitetet ditore të lidhura me punën, familjen ose kohën e lirë. Nuk është i autorizuar ose strukturuar në aspektin e qëllimeve, kohës ose përkrahjes mësimore. Në shumicën e rasteve, mësimi informal është i paqëllimshëm nga perspektiva e kandidatit. Rezultatet mësimore informale zakonisht nuk shpijnë në certifikim por mund të validohen dhe certifikohen në kuadër të skemës së njohjes së mësimit paraprak. Mësimi informal referohet edhe si mësim praktik (eksperimental),plotësues apo i rastësishëm. 2 1.10. Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK) - mekanizëm kombëtar për klasifikimin e kualifikimeve të dhëna brenda sistemit kombëtar të kualifikimeve, sipas grupit të kriterit që përcaktojnë nivelet dhe llojet e rezultateve të mësimit. 1.11. Akreditimi - procesi përmes të cilit Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK),i themeluar me këtë ligj, përcakton institucionet që vlerësojnë kandidatët dhe lëshojnë certifikata dhe diploma (institucionet e vlerësimit) dhe çdo organ tjetër që kryen funksione të tjera në emër të AKK. Institucionet e akredituara duhet të jenë objekt i monitorimit dhe auditimit nga AKK. 1.12. Njohja e mësimit paraprak - procesi i vlerësimit të njohurive, shkathtësive ose kompetencave më të gjëra, të cilat një individ i ka arritur më herët, nëpërmjet mësimit formal,joformal ose informal. Kjo njohuri praktike do të shfrytëzohet për ti dhënë mundësi individit që të avancohet ose të lirohet për një pjesë të kursit ose kredisë drejt kualifikimit. 1.13. Viti shkollor - periudha kohore e caktuar nga MASHT-i. 1.14. Certifikimi - procesi i njohjes së të arriturave të kandidatëve për kualifikim nëpërmjet dhënies së certifikatës ose diplomës. 1.15. Certifikata - dokument zyrtar, që dëshmon përfundimin e një kursi, programi të arsimit ose aftësimit ose përmbushjen e kërkesave nga një individ për kualifikim si dhe evidenton përfundimin e pjesshëm të një kualifikimi. 1.16. Kandidati - çdo person, që kërkon të certifikohet për të arriturat në mësim, të përvetësuara qoftë nëpërmjet mësimit formal, joformal ose atij informal 1.17. Nivelet e kualifikimit - nivele të caktuara brenda hierarkisë së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve - nivelet dallohen sipas rritjes së ndërlikueshmërisë, thellësisë dhe pavarësisë në të mësuar. 1.18. Vlerësimi i rezultateve mësimore - u referohet proceseve, përfshirë provimet dhe testet, që shfrytëzohen për të mbledhur, interpretuar dhe vlerësuar dëshminë në mësim të individit - vlerësimi për kualifikime mund të kryhet vetëm nga institucionet ose organet e aprovuara nga AKK për këtë qëllim dhe të njohura si organe të vlerësimit. 1.19. Standardet - tregues të matshëm të arriturave që caktohen sipas kritereve kualitative ose kuantitative dhe duhet të arrihen nga kandidatët që duan të kualifikohen. 1.20. Krediti - vlerë numerike që i jepet kualifikimit ose pjesëve të kualifikimit,dhe që paraqet vëllimin e të mësuarit të nevojshëm për të arritur kualifikimin ose një pjesë të kualifikimit. Kreditë mund të akumulohen gjatë një kualifikimi ose mund të transferohen në mes kualifikimeve ose sistemeve të kualifikimit. 1.21. Kompetenca - aftësia për ti kryer aktivitetet kundrejt standardeve të kërkuara duke përdorur njohuri të duhura praktike dhe teorike, shkathtësi kreative dhe praktike. 1.22. Kualifikimi - njohje zyrtare e të arriturave, me të cilin njihet përfundimi i arsimit ose aftësimit, ose realizimi i kënaqshëm në një test ose provim. 1.23. Diploma - dokumenti që jepet pas përfundimit të plotë të programit të arsimit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: MASHT-i, relevant competent institutions, and private institutions have responsibilities related to planning adult education and training.
Neni 3 Përgjegjësitë dhe Fushëveprimi 1. MASHT-i, në bashkëpunim me ministritë, komunat, institucionet dhe palët tjera me interes planifikojnë zhvillimin e arsimit dhe aftësimit për të rritur. 2. Analiza për nivelin arsimor të popullsisë, nevojat e individit, tregut të punës bëhen nga institucionet përkatëse kompetente. 3 3. Institucionet private planifikojnë arsim dhe aftësim për të rritur në bazë të nevojave të tyre. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Institucionet, shoqatat, ndërmarrjet, OJQ-të dhe personat fizik mund të themelojnë OAARr; mënyra dhe kushtet e themelimit përcaktohen nga legjislacioni në fuqi.
Neni 4 Themelimi i Ofruesve për Programet e AARr 1. OAARr themelohen nga institucionet publike, private, publiko-private, shoqatat, ndërmarrjet, organizatat joqeveritare dhe personat fizik. 2. Mënyra dhe kushtet e themelimit caktohen sipas legjislacionit në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Adult education and training providers must be accredited and licensed, and providers organizing adult education and training must be registered as legal persons.
Neni 5 Akreditimi dhe licencimi i IAARr 1. Ofruesit e arsimit dhe aftësimit për të rritur akreditohen dhe licencohen sipas legjislacionit në fuqi. 2. Ofruesit e arsimit dhe aftësimit, për të organizuar arsimin dhe aftësimin për të rritur duhet të jenë tё regjistruara si persona juridik. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Adult education includes formal, nonformal, and informal learning. Programs leading to a qualification based on the National Qualifications Framework must meet criteria and standards set by current law.
Neni 6 Sistemi i arsimit dhe aftësimit për të rritur 1. Sistemi arsimor për të rritur përfshin arsimin dhe aftësimin formal, joformal dhe informal. 2. Arsimi dhe aftësimi për të rritur që shpie në një kualifikim të bazuar në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve duhet të përmbushë kriteret dhe standardet e parapara me legjislacionin në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Adult education candidates are persons older than the age set for pre-university education, and MASHT may regulate age-based registration exceptions by subordinate act.
Neni 7 Kandidatët e arsimit dhe aftësimit për të rritur 1. Kandidatët e AARr janë të gjithë ata persona, mosha e të cilëve është më e madhe se mosha e paraparë në ligjin për arsimin parauniversitar për të ndjekur një nivel arsimor. 2. MASHT me akt nënligjor i rregullon përjashtimet e regjistrimit në bazë moshe. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Adult education and training providers must carry out educational work through an annual work plan and a development plan.
Neni 8 Plani i punës dhe plani zhvillimor 1. Puna arsimore përafruesit e arsimit dhe aftësimit e të rriturve, realizohet përmes planit vjetor të punës dhe planit zhvillimor. 2. Plani vjetor i punës dhe plani zhvillimor i ofruesve të arsimit formal për të rritur rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga MASHT. 3. Plani i punës dhe plani zhvillimor për ofruesit e arsimit dhe aftësimit për të rritur joformal, hartohet në bazë të legjislacionit në fuqi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Adult education and training programs, qualifications, and modules are drafted by MASHT, institutions, and other relevant providers, with a labor-market focus; formal education and training providers also draft their own programs and modules, which are accredited by AKK and approved by MASHT.
Neni 9 Programet, kualifikimet dhe modulet 1. Programet, kualifikimet dhe modulet e arsimit dhe aftësimit për të rritur, i hartojnë MASHT, institucionet dhe ofruesit tjerë përkatës,varësisht prej interesave dhe veprimtarisë së tyre me orientim në tregun e punës. 2. Ofruesit e arsimit dhe të aftësimit formal, i hartojnë programet dhe modulet e tyre, të cilat i akrediton AKK dhe i miraton MASHT-i. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Adult formal education and training programs are assessed under standards made by MASHT until the curriculum/standards/evaluation agency is established, and adult vocational education and training programs must undergo validation and accreditation by AKK.
Neni 10 Vlerësimi i programeve 4 1. Programet e arsimit dhe aftësimit formal për të rritur vlerësohen sipas standardeve të hartuara nga MASHT deri me themelimin e Agjencionit për Kurrikula, Standarde dhe Vlerësim. 2. Programet e arsimit dhe aftësimit profesional për të rritur, i nënshtrohen procesit të validimit dhe akreditimit nga AKK në përputhshmëri me kriteret, standardet dhe procedurat sipas legjislacionit në fuqi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The formal program for adult education and training must be published in public information media before the call for candidate registration is announced.
Neni 11 Publikimi i programit arsimor Programi formal për arsimin dhe aftësimin e të rriturve, duhet të publikohet në mjetet e informimit publik para shpalljes së konkursit për regjistrimin e kandidatëve. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Adult education and training candidates register through a public competition, and the competition must be published at least one month before teaching or training starts.
Neni 12 Konkursi publik 1. Në programet për arsimin dhe aftësimin për të rritur, kandidatët regjistrohen në bazë të konkursit publik dhe përmban këto të dhëna: 1.1. emrin e programit dhe shkallën, 1.2. numrin e vendeve të lira të parapara për regjistrim, 1.3. kriteret për regjistrim, 1.4. vendin, 1.5. shumën e pagesës sipas nivelit. 2. Konkursi duhet të publikohet më së voni në afat prej një (1) muaj para fillimit të mësimit, trajnimit. 3. Kandidatët që i plotësojnë kushtet sipas kritereve të paraqitura në konkurs regjistrohen në arsimin dhe aftësimin për të rritur. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Adults must register in vocational education programs under a contract between the employer and the education/training providers.
Neni 13 Regjistrimi sipas kontratës 1. Të rriturit regjistrohen në programet arsimore aftësuese, në bazë të kontratës në mes të punëdhënësit dhe ofruesve të arsimit dhe aftësimit. 2. Përmbajtja e kontratës përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga MASHT-i. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Certificates and diplomas issued in the listed education programs are treated as equivalent to formal education certificates and diplomas.
Neni 14 Certifikatat, diplomat 1. Certifikatat dhe diplomat, që iu lëshohen kandidatëve në programet kompensuese dhe në arsimin e mesëm të lartë për të rritur, janë të barasvlefshme me diplomat dhe certifikatat në arsim dhe aftësim formal. 2. Certifikata dhe diplomat që u lëshohen kandidatëve të arsimit joformal, bazohen në rezultatet e pritura sipas Ligjit për Kualifikime Kombëtare, duke aplikuar standardet e njëjta të vlerësimit si te kandidatët tjerë. 3. Forma dhe përmbajtja e certifikatave, diplomave dhe dokumentacionit të AARr rregullohen me akt nënligjor. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Prior learning recognition is enabled based on the National Qualifications Framework and the criteria, standards, and procedures of the National Qualifications Authority.
Neni 15 Njohja e të mësuarit paraprak 5 Njohja e mësimit paraprak, mundësohet duke u bazuar në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe kritereve, standardeve dhe procedurave sipas Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Adult education institutions must assess candidates’ knowledge, set up evaluation commissions, and organize exams while keeping records of results.
Neni 16 Vlerësimi i kandidatëve 1. Institucionet ku organizohet arsimi dhe aftësimi për të rritur në nivelet përkatëse, bëjnë vlerësimin e njohurive të kandidatëve sipas standardeve të hartuara nga Agjencioni për Kurrikula, Standarde dhe Vlerësim. 2. Institucioni formon komisionet vlerësuese për fusha teorike dhe praktike. 3. Institucioni organizon provimet dhe mban evidencë për rezultatet e arritura. 4. Provimi i maturës rregullohet sipas legjislacionit në fuqi. 5. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të njohurive dokumentet e fituara, certifikatat dhe diplomat janë në pajtim me Ligjin për Kualifikime Kombëtare. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Institutions that provide adult training programs must keep a master register/book.
Neni 17 Evidenca 1. Çdo institucion që ofron programe të aftësimit për të rritur, obligohet të mbajë libër amë. 2. Statistikat e kandidatëve në AARr do të përcaktohen me akt nënligjor. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article says adult education and training governance follows current law, is run by the institution’s management staff, and in public IAARr institutions a management council must be formed.
Neni 18 Qeverisjet e IAARr 1. Qeverisja e IAARr rregullohet sipas legjislacionit në fuqi. 2. Arsimin dhe aftësimin për të rritur e organizon, udhëheq dhe monitoron stafi drejtues i institucionit përkatës. 3. Në IAARr publike ku organizohet arsimi dhe aftësimi për të rritur, formojnë një këshill drejtues për: 3.1 zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve për arsimin dhe aftësimin e të rriturve; 3.2. dhënien e mendimeve për hartimin dhe zbatimin e planeve vjetore të punës; 3.3. zbatimin e mekanizmave per sigurimin e cilësisë në mësim sipas kërkesave të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Adult education funding comes from the state and local budgets, candidates, employers, and donors; compensatory schooling for adults at ISCED levels I and II is free; and the municipal budget finances maintenance investments for the facilities where adult learning is carried out.
Neni 19 Financimi 1. Fondet për zhvillimin e arsimit të obliguar të të rriturve sigurohen nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe buxheti lokal, kandidatët, punëdhënësit dhe donatorët. 2. Shkollimi kompensues për të rritur në nivel të arsimit I dhe II të Standardeve Nderkombëtare të Klasifikimit të Arsimit është falas. 3. Buxheti komunal siguron fonde për investimet e mirëmbajtjes së objekteve ku zhvillohet dhe organizohet mësimi i të rriturve. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Some provisions start applying from 2016 if financial conditions are created and the future financial cost is precisely assessed; MASHT must issue subordinate acts within one year from entry into force, in consultation with other institutions.
Neni 20 Dispozitat kalimtare 6 1. Dispozitat e neneve 3, 5, 6, 9, 10, 11, 12, 16, 17 dhe 20 fillojnë së zbatuari nga viti 2016 po qe se krijohen kushtet financiare dhe pas një vlerësimit ekzakt të kostos financiare të periudhës vijuese. 2. MASHT-i në konsultim me institucionet tjera nxjerr akte nënligjore për të plotësuar dhe implementuar këtë ligj dhe për çështje që nuk rregullohen me këtë ligj në afat prej një (1) viti nga hyrja në fuqi. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals Law No. 02/L-24 on Adult Education and Training and any legal provisions that conflict with it.
Neni 21 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji nr. 02/L-24 për Arsimin dhe Aftësimin e të Rriturve si dhe të gjitha dispozitave ligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 22 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-143 13 dhjetor 2012 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-143 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PËR TË RRITUR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in