LIGJI Nr. 04/L-146 PËR AGJENCINË PËR MENAXHIMIN E KOMPLEKSEVE MEMORIALE TË KOSOVËS
This text is the preamble and title of a law establishing the Kosovo Memorial Complexes Management Agency.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-146
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of a law establishing the Kosovo Memorial Complexes Management Agency. This article establishes the Kosovo Agency for the Management of Memorial Complexes as an independent body. This article defines key terms used in the law, including the Agency, special interest zone, complex, memorial, administration, management, investments, website, links, and magazine. The Agency is an independent body, must report its work in writing once a year by 31 March to the Assembly of the Republic of Kosovo, its staff have civil servant status, and its emblem is set by subordinate act. The Agency is responsible for managing memorial complexes and carrying out related planning, cooperation, website/publication, and proposal tasks.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 04/L-146 PËR AGJENCINË PËR MENAXHIMIN E KOMPLEKSEVE MEMORIALE TË KOSOVËS
Showing 15 of 15
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of a law establishing the Kosovo Memorial Complexes Management Agency.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 26 PRILL 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-146 PËR AGJENCINË PËR MENAXHIMIN E KOMPLEKSEVE MEMORIALE TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AGJENCINË PËR MENAXHIMIN E KOMPLEKSEVE MEMORIALE TË KOSOVËS DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article establishes the Kosovo Agency for the Management of Memorial Complexes as an independent body.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj, themelohet Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (në tekstin e mëtejmë - Agjencia) si organ i pavarur. 2. Ky ligj përcakton statusin, organizimin, funksionimin, detyrat, përgjegjësitë dhe financimin e Agjencisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the Agency, special interest zone, complex, memorial, administration, management, investments, website, links, and magazine.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Agjencia- Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. 1.2. Zona e interesit të veçantë - Zonë e shpallur në pajtim më Ligjin për planifikim hapësinor. 1.3. Kompleksi - Hapësira e zonës më Interes të veçantë, e cila në kuadër të vet përveç memorialit përfshin edhe objekte tjera të trashëgimisë kulturo- historike; 1.4. Memoriali - hapësirë e Kompleksit që shërben si qendër përkujtimore, për ndonjë personalitet apo ngjarje të caktuar historike; 1.5. Administrim - Qeverisje, drejtim dhe organizim i punëve në një fushë duke u bazuar në rregulla dhe ligje përkatëse; 1.6. Menaxhimi - Aktivitetet e koordinuara për të udhëhequr, administruar dhe kontrolluar Komplekset dhe memorialët; 1.7. Investimet- shuma e mjeteve të ndara për realizimin e projekteve të Agjencisë; 1.8. WEB-Faqja - faqe elektronike e Agjencisë, për Komplekse memoriale; 1.9. Linçet - të dhëna elektronike për Komplekse Memoriale. 1.10. Revista - revistë vjetore për aktivitetet e Agjencisë. 2 DISPOZITAT THEMELORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Agency is an independent body, must report its work in writing once a year by 31 March to the Assembly of the Republic of Kosovo, its staff have civil servant status, and its emblem is set by subordinate act.
Neni 3 Statusi i Agjencisë 1. Agjencia është organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale. 2. Agjencia është person juridik dhe për punën e vetë i raporton me shkrim një herë në vit, deri me 31 mars, Kuvendit të Republikës së Kosovës. 3. Nëpunësi i Agjencisë ka statusin e shërbyesit civil. 4. Agjencia ka stemën, e cila përcaktohet me akt nënligjor. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Agency is responsible for managing memorial complexes and carrying out related planning, cooperation, website/publication, and proposal tasks.
Neni 4 Kompetencat e Agjencisë 1. Agjencia është përgjegjëse për menaxhimin e komplekseve memoriale të shpallura me vendim të Kuvendit si Zona me interes të veçantë kombëtarë dhe më karakter historik. 2. Agjencia është përgjegjëse për : 2.1. projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet vendore dhe ndërkombëtare. 2.2. përcakton programet kërkimore – shkencore, aktivitetet dhe manifestimet e ndryshme, që kanë të bëjnë me zonat dhe historinë e tyre. 2.3. bashkëpunimin me institucionet qeveritare dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Komunat përkatëse, Agjencitë turistike, për projektet që kanë të bëjnë me këto zona. 2.4. krijimin e WEB-Faqes dhe mirëmbajtjen e linçeve të veçanta për Komplekse memoriale, si dhe publikon revistën vjetore. 2.5. inicimin e procedurën për shpalljen e Zonave me interes të veçantë dhe përgatitë propozim vendimin për miratim në Kuvend. 2.6. hartimin e planeve hapësinore, urbane dhe rregulluese të Zonave me interes të veçantë, që kanë të bëjnë me Komplekset memoriale. 2.7. hartimin e planeve për Menaxhimin e Komplekseve memoriale. 2.8. propozon shpalljen e Zonave më interes të veçantë kombëtarë dhe me karakter historik. 3. Përcaktimi i Kritereve për Komplekset Memoriale, rregullohet më akt nënligjor. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Agency is led by its Director, who must manage the Agency and carry out several management and representation tasks.
Neni 5 Drejtori i Agjencisë 1. Agjencia udhëhiqet nga Drejtori, i cili është përgjegjës për administrimin, funksionimin dhe menaxhimin e Agjencisë. 2. Drejtori i Agjencisë është përgjegjës për : 3 2.1. administrimin dhe menaxhimin e Agjencisë; 2.2. organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe marrjen e vendimeve për çështjet që u përkasin funksioneve të Agjencisë; 2.3. menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë besuar Agjencisë; 2.4. menaxhimin e buxhetit të Agjencisë dhe për mënyrën e shpenzimit të tij; 2.5. përfaqësimin e Agjencisë brenda dhe jashtë vendit; 2.6. lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare në pajtim me ligjet në fuqi; 2.7. angazhimin e ekspertëve jashtë Agjencisë; 3. Drejtori i Agjencisë ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara me këtë ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for selecting the Agency Director, including notice, public competition, candidate qualifications, interviews, shortlist, and parliamentary vote.
Neni 6 Procedura për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë 1. Komisioni parlamentar përkatës, gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit të Drejtorit të Agjencisë e njofton Kryetarin e Kuvendit për fillimin e procedurës për zgjedhjen e Drejtorit të ri. 2. Komisioni shpall konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Agjencisë. Afati për aplikimin e kandidatëve është pesëmbëdhjetë (15) ditë. 3. Kandidati për Drejtor të Agjencisë duhet të plotësojë kushtet si në vijim: 3.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, 3.2. të këtë së paku diplomë universiteti katër (4) vjeçar ose master; 3.3. të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi gjashtë (6) muaj burgim; 3.4. të ketë integritet të lartë moral; 3.5. të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune menaxheriale. 4. Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 2. të këtij neni, Komisioni, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili plotëson kushtet e parapara në parafin 3. të këtij neni, për tu zgjedhur Drejtor i Agjencisë, dhe në bazë të rezultatit të intervistës, përgatitë listën e ngushtë me dy (2) kandidatë për votim në Kuvend. 5. Kuvendi, me votim të fshehtë, zgjedh njërin prej dy (2) kandidatëve të propozuar nga Komisioni për Drejtor të Agjencisë, me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm. 6. Drejtori i Agjencisë zgjedhet për mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje. 7. Drejtori i Agjencisë, gjatë mandatit, nuk mund të ushtrojë veprimtari politike. 8. Drejtori i Agjencisë, gjatë mandatit, nuk mund të ushtrojë detyra tjera publike, për të cilat shpërblehet me pagesë. 4 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Assembly may dismiss the Agency Director on proposal of the relevant parliamentary committee if the director fails to fulfill the mandate given by this law.
Neni 7 Shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë 1. Drejtori i Agjencisë mund të shkarkohet nga Kuvendi, me propozim të Komisionit parlamentar përkatës, për shkak të dështimit në përmbushjen e mandatit të dhënë më këtë ligj. 2. Shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë, bëhet me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, që janë të pranishëm. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Agency Director’s mandate ends if certain conditions occur, including expiry of the statutory term, permanent loss of ability to perform the function, a final criminal conviction with over six months’ imprisonment, or holding incompatible functions under the law in force.
Neni 8 Përfundimi i Mandatit të Drejtorit të Agjencisë 1. Mandati i Drejtorit të Agjencisë përfundon : 1.1. me përfundimin e mandatit të paraparë me këtë ligj; 1.2. me humbjen e përhershme të aftësisë për të kryer funksionin e tij; 1.3. nëse me vendim të plotfuqishëm gjyqësor është dënuar për vepër penale, mbi gjashtë (6) muaj burgim; 1.4. nëse ushtron funksione që janë në papajtueshmëri me funksionin e tij sipas ligjit në fuqi; - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Agjencia është një organizatë buxhetore me kodin e vet buxhetor dhe duhet ta përgatisë e ta menaxhojë buxhetin sipas ligjit për financat publike.
Neni 9 Buxheti i Agjencisë 1. Agjencia është organizate buxhetore dhe ka kodin e vet buxhetor. 2. Agjencia përgatit dhe menaxhon buxhetin në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Director of the Agency’s salary level is set by law, and until that law is adopted, it is set by the Assembly.
Neni 10 Paga e Drejtorit të Agjencisë 1. Niveli i pagës së Drejtorit të Agjencisë, caktohet me Ligjin për pagat e funksionarëve të lartë publik. 2. Deri në miratimin e Ligjit për pagat e funksionarëve të lartë publik, niveli i pagës së Drejtorit të Agjencisë, caktohet nga Kuvendi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Agency’s structure and organisation are regulated by a subordinate act.
Neni 11 Struktura Organizative e Agjencisë Struktura dhe organizimi i Agjencisë rregullohet me akt nënligjor. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Shtojca 1 është pjesë e ligjit, dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës mund ta plotësojë Listën e Komplekseve Memoriale me propozim nga institucionet komunale dhe qendrore.
Neni 12 Komplekset Memoriale 1. Pjese përbërëse e këtij ligji është Shtojca 1 - Lista e Komplekseve Memoriale. 2. Lista e Komplekseve Memoriale, mund të plotësohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propozim të institucioneve të nivelit komunal dhe qendror. 5 DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Agency Director must issue the subordinate acts provided for by this law within 6 months after the law enters into force.
Neni 13 Nxjerrja e Akteve nënligjore Aktet nënligjore të parapara më këtë ligj, nxjerrën nga Drejtori i Agjencisë, në afat prej gjashtë (6) muaj nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 14 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-146 19 mars 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-009-2013, datë 05.04.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. 1 LIGJI Nr. 04/L-146 PËR AGJENCINË PËR MENAXHIMIN E KOMPLEKSEVE MEMORIALE TË KOSOVËS SHTOJCA 1 Lista e Komplekseve Memoriale 1. Komuna Suharekë : - Memoriali i viktimave civile Suharekë; - Vendi i masakrës së familjes Berisha në qendër të Suharekës; - Varrezat e Dëshmorëve në Suharekë, Bllace, Grajqec, Papaz, Dardhishtë e Epërme dhe e Ulet,Budakovë, Mohlan, Reqan, Baksh, Vraniq, Mushtishtë, Maçitevë, Grejkoc, Sopij, Dubravë, Shirokë, Leshan, Samodrezh, Studenqan, Rashtan, Peqan, Sllapuzhan, Gallushë e Peqanit, Nishor, Biraqë, Stravuçin, Luzhnicë, Suharekë , Bukogllavë dhe Qafë të Duhlës; - Varrezat e dëshmorëve dhe lapidari i UÇK-së Dobërdolan. 2. Komuna Prizren : - Memoriali “Dëshmorët e UÇK-së” Landovicë Prizren; - Memoriali i” Martirëve” Krushë e Vogël; - Varrezat dhe Lapidarët në Lez, Kushnin, Jeshkovë, Lubiqevë, Kabash, Piranë, Zojz , Hoçë e Qytetit, Vërmic; - Memoriali i Martirëve në Korishë; - Memoriali i 22 dëshmorëve në Randobravë. 3. Komuna Obiliq : - Memoriali i Martirëve të lirisë – Obiliq; - Busti i komandantit të UÇK-së “ Adem Jashari” – Obiliq; - Shtatorja e atdhetarit AzizZhilivoda, dhe Busti i dëshmorit FahriFazliu – Obiliq; - Monumenti – Obelisku i dëshmorit Ferid Currit – Mazgit i Ulët; - Monumenti i Martirëve të UÇK-së – Hade; - Lapidari i lirisë – Hamidi; - Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së – Siboc; - Monumenti i luftës së UÇK-së Shipitullë. 4. Komuna Hani i Elezit : - Kompleksi i varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Puset e Nikës – Hani i Elezit; - Pllaka përkujtimore në Domjak, masakrës së vitit 1912 nga Gjeneral Jankovic; - Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së Feriz Guri – komandant Shpata dhe Xhevdet Guri; - Pllaka përkujtimore e “IlazThaqit dhe Gazetarit Anglez- Karem Lewton” në Krivenik. 5. Komuna Viti : - Memoriali “Mehdi Korrani” Pozharan; - Bustet e ” Njazi Azemi dhe Bafti Hagjiu” -në Viti; - Memoriali “Gursel e Bajram Sylejmani” - në fshatin Sadovinë; - Memoriali “Dëshmorët e Smirës dhe Gjylekarit”; - Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së Viti - Memoriali i “Masakrës së vitit 1912”; - Lapidari i veprimtarit dhe luftëtarit të shquar “Hysen Tërpeza” – Tërpezë; - Lapidari i “Karem Lewton” Gazetar Anglez- në Viti. 6. Komuna Skënderaj : - Kompleksi Memorial “ Adem Jashari “ Prekaz; - Qendra Memoriale “Dëshmorët e UÇK-së” Marinë; - Memoriali i” Masakra e Likoshanit” , Likoshan – Çirez; - Memoriali “Masakra e Izbicës”- Izbicë; - Memoriali “Dëshmorëve dhe Martirëve” - në Rezallë; - Memoriali “Tahir Meha”- në Prekaz; 2 - Kompleksi memorial në Likoc, ku gjendet Shtabi dhe Ambullanca UÇK-së dhe varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së; - Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së Polac. 7. Komuna Dragash : - Qendra Përkujtimore e Varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së në qytetin e Dragashit; - Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së ne fshatin Buçe; - Varreza e Dëshmorëve të rënë në betejë në vitin 1912 në fshatin Brodosanë. 8. Komuna Kamenicë : - Memoriali i varrezave të dëshmorëve te UÇK-së Kamenicë; - Qendra memoriale e shtabit të UÇK-së, “Brigada 172” në Hogosht – Bujnoc; - Varri i dëshmorit të tri luftrave ( Kosovë, Preshevë –Medvegjë - Bujanoc, Maqedoni) Rrahim Beqiri – Kopërnicë; - Memoriali i veprimtarit të Shquar Kombëtar “Metush Krasniqi” – Dajkoc; - Memoriali i Dëshmorit të Kombit “Kadri Zeka” –Poliçkë; - Sheshi Memorial i LNDSH- në Topanicë dhe Shipashnica e Epërme; - Memoriali “Shtëpia Muze e Isa Kastrati”- Hogosht. 9. Komuna Rahovec : - Memoriali “Dëshmorët e UÇK-së” –Xërxë; - Varrezat e Dëshmorëve të Rahovecit; - Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pastasellë, Celinë; - Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Dejnë, Ratkoc, Gradishë, Fortesë, Nagavc, Opterushë, Brestoc; - Memoriali i” Martirëve” Krushë e Madhe; - Memoriali “Hoçë e Vogël”. 10. Komuna Lipjan : - Kompleksi Memorial i Zonës së Veçantë “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë dhe Divjakë” – Malet e Berishës; - Memoriali i Martirëve në Sllovi, Ribare i Vogël, Hallaq i Vogël, Dobrajë e Madhe; - “Qendra Memoriale e Monumentale e Rambujes” në Shalë –Sadllar; - Varrezat e Martirëve Vërshec-Blinajë; - Memoriali i Dëshmorëve të kombit “Grackë e Vogël”; - Memoriali i masakrës “Masakra e Bujanit” - në Lipjan; - Memoriali i “Dëshmorëve të Krojmirit”. 11. Komuna Podujevë : - Kompleksi “Kulla e Zahir Pajazitit” –Orllan; - Kompleksi i varrezave te Dëshmorëve- Penuh; - Obelisku “ Afrim Zhitia” –Llugë; - Varrezat e Martirëve- Dyz; - Sheshi Qëndresa dhe monumenti “Xhemajl Mustafa” - Gllamnik; - Varrezat e Dëshmorëve dhe pllaka përkujtimore – “Tabet e Llapashticës”. 12. Komuna Pejë : - Shtëpia Shtabit të UÇK-së Kuqishtë – Rugovë; - Varrezat e dëshmorëve Jabllanicë e Ulët; - Memoriali “Masakra e Martirëve” –Çyshk; - Memoriali “Masakra e Martirëve” -Lybeniq. 13. Komuna Ferizaj : - Varrezat e dëshmorëve –Ferizaj; - Memoriali “Epopeja e Jezercit” –Jezerc; - Varrezat e dëshmoreve të UÇK-së- Pleshinë; - Varrezat e dëshmoreve të UÇK-së -Greme. 14. Komuna Shtime : - Memoriali “Masakra e Raçakut” – Raçak; 3 - Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së – Shtime; - Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së – Mollopolcë. 15. Komuna Junik : - Sheshi dhe Përmendorja e heroit “Edmond Hoxha” – Qendër të Junikut. 16. Komuna Gllogoc : - Memoriali “Masakra e Likoshanit”- Likoshan; - Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së ne Gllanasellë, Komoran, Vasilevë, Gradicë, Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Abri, Terdevc, Terstenik, Shtuticë, Vërboc, Negrovc, Llapushnik; - Memoriali “Maskra e Abrisë” - familjes Delijaj, Poklek të Vjetër; - Varrezat e Martirëve në Çikatovë të Vjetër, Çikatovë të Re, Gllobar, Llapushnik. 17. Komuna Prishtinë : - Memoriali “Ibrahim Rugova” dhe varrezat e dëshmorëve të UÇK-së Prishtinë; - Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, Mramor, Marec; - Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së dhe Martirëve në Makoc. 18. Komuna Vushtrri : - Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së- Vushtrri; - Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së- Bletajë; - Memoriali “Martirët e Lirisë” në Vushtrri; - Varrezat e Martirëve - Vushtrri, Studime; - Shtatorja e “Adem Jasharit, Azem Bejtes”-Vushtrri; - Përmendorja e Dëshmorëve “Zahir Pajazitit- Edmond Hoxha-Hakif Zejnullahu”- Pestovë. 19. Komuna Klinë : - Memoriali i varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së – Grabanicë; - Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së dhe Mujë Krasniqit Klinë; - Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së dhe Martirëve në Drenoc, Rigjevë, Zabërgjë, Çabiç. - Memoriali “Marie Shllaku dhe Imer Berisha” - Dobërdol; - Memoriali i “Azem Bejtes” pranë Magjistralës Prishtinë – Pejë. 20. Komuna Deçan : - Kompleksi Memorial Shtabi i UÇK-së dhe Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së” Gllogjan –Deçan; -Memoriali i Dëshmorëve – Strellc i Epërm, Lëbushë, Isniç, Ratish e Ultë, Gramaçel, Baballoq, Prilep, Beleg, Carrabreg i Epërm, Carrabreg i Ultë, Pobergj, Rizniq, Sllup; -Lapidari i Dëshmorëve të kombit në Deçan “ Luan Haradinaj, Salih Çeku, Mentor Tolaj”; -Memoriali i Heronjëve të kombit- Vëllezërit Gërvalla – Dubovik; -Kompleksi memorial – Pajtimi i gjaqeve dhe varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Lumbardh. 21. Komuna Gjilan : - Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së në Gjilan; - Sheshi dhe Busti “Idriz Seferi” - fshati Zhegër; - Varrezat e viktimave civile – Lladovë dhe Llashticë; - Memoriali i të gjithë Dëshmorëve të UÇK-së Zhegoc; - Sheshi dhe Lapidari i Lirisë për të rënët nga viti 1912 deri 1999 -Bresalc. 22. Komuna Malishevë : - Kompleksi Zona e Veçantë. “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë dhe Divjakë” – Malet e Berishës; - Varrezat e Dëshmorëve në Malisheve; - Varrezat e Martirëve në Malishevë; - Varrezat e dëshmorëve të periudhave të ndryshme të historisë sonë; - Varrezat e Masakrës së Burimit – Dragobil; - Zona e funksionimit të spitalit ushtarak të UÇK – së Gajrak dhe Kravasari; 4 - Shtabi i UÇK-së të viteve 1998-1999, Brigada 122 Dragobil. 23. Komuna Gjakovë : - Kompleksi Zona e veçantë “Beteja e Koshares” –Koshare; - Memoriali “Dëshmorët e UÇK-së” –Jabllanicë; - Varrezat e “Martirëve” Çabrat; - Memoriali i” Martirëve” Meje. 24. Komuna Mitrovicë Jugore: - Memoriali i varrezave të “Dëshmorëve të UÇK-së”- Shipol; - Sheshi memorial i Jasharajve dhe sheshi Fehmi e Xhevë Lladrovci; - Shtëpia Memoriale në Mazhiq; - Shtëpia përkujtimore “Lagja e Boshnjakeve”; - Varrezat e Martirëve –Mazhiq; - Permendoret Memoriale të heronjëve –Mitrovicë; - Shtëpia Memoriale e “Isë Boletinit” – Boletin. 25. Komuna Istog : - Memoriali i Dëshmorëve në Vrellë; - Memoriali i Dëshmorëve në Istog; - Varrezat e Dëshmorëve në Trubuhoc; - Varrezat e Dëshmorëve në Sushicë. 26. Komuna Fushë Kosovë : - Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Fushë Kosovë. 27. Komuna Kaçanik : - Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së Kaçanik; - Varrezat e Martirëve –Kaçanik; - Memoriali “Fshati Muze Struzhë” i djegur dhe shkatërruar tri herë, në dy luftërat botërore dhe për të tretën herë në Luftën e fundit më 1999.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 04/L-146 PËR AGJENCINË PËR MENAXHIMIN E KOMPLEKSEVE MEMORIALE TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in