LIGJI NR. 04/L-150 PËR ODAT E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSOR
This provision is the preamble identifying the law on professional health chambers in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-150
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble identifying the law on professional health chambers in Kosovo. This article states that the law establishes health professional chambers as independent professional organizations with public activity. The healthcare professional chambers in Kosovo are independent organizations that protect and represent their members’ professional interests, uphold medical ethics and deontology, promote professional activity in health institutions, and ensure continuing professional education. Health professional chambers are to be established for the purposes listed in this article. This article defines key terms used in the law, including the Government, the Ministry of Health, citizens, health-service users, the Health Financing Agency, and several health-care lists and professional categories.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-150 PËR ODAT E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSOR
Showing 61 of 61
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble identifying the law on professional health chambers in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 4 KORRIK 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-150 PËR ODAT E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSOR Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR ODAT E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSOR KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law establishes health professional chambers as independent professional organizations with public activity.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj themelohen Odat e profesionistëve shëndetësor si organizata të pavarura profesionale që ushtojnë veprimtari publike, rregullohet anëtarësia në Oda, kompetencat e Odave, organizimi dhe funksionimi i Odave, mbajtja e regjistrit të anëtarëve të Odave, organet e Odave, përgjegjësia disiplinore e anëtarëve të Odave, burimet e financimit të Odave dhe çështjet tjera me rëndësi për punë dhe funksionim të Odave. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The healthcare professional chambers in Kosovo are independent organizations that protect and represent their members’ professional interests, uphold medical ethics and deontology, promote professional activity in health institutions, and ensure continuing professional education.
Neni 2 1. Odat e profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës janë organizata të pavarura të cilat mbrojnë dhe prezantojnë interesat profesionale të anëtarëve të saj, sigurojnë standardet e larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore, promovojnë dhe mbrojnë veprimtarinë e profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike dhe private, sigurojnë edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor. 2. Për ushtrimin e këtij misioni dhe përgjegjësive formohen: 2.1. Oda e mjekëve; 2.2. Oda e stomatologëve; 2.3. Oda e farmacistëve; 2.4. Oda e fizioterapeutëve, dhe; 2.5. Oda e infermiereve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Health professional chambers are to be established for the purposes listed in this article.
Neni 3 Qëllimi i themelimit të Odave të profesionistëve shëndetësor 1. Odat e profesionistëve shëndetësor (në tekstin e mëtejmë: Odat) do të themelohen në mënyrë që të: 1.1. japin profesionistëve shëndetësor pavarësinë profesionale; 1.2. sigurojnë organizata profesionale të vetëqeverisura; 1.3. kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në përgjithësi; 2 1.4. krijojnë kushtet për ushtrimin e profesionit të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, infermierëve dhe mamive, fizioterapeutëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor; 1.5. mbrojnë interesat e tyre profesionale, sociale dhe ekonomike; 1.6. japin konsulta, informacione dhe shërbime të tjera për anëtarët; 1.7. promovojnë standardet e larta të sjelljes profesionale; 1.8. promovojnë interesat e pacientëve për kujdesin shëndetësor; 1.9. kryejnë lehtësime për ushtrimin e aktiviteteve profesionale; 1.10. promovojnë dhe mbrojnë aktivitetet e profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike dhe private; 1.11. zhvillojnë dhe zbatojnë programe të shkollimit specialistik pasuniversitar dhe proceseve për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve të tjera që lidhen me kujdesin shëndetësor; 1.12. promovojnë dhe kryejnë zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe proceset e të mësuarit afatgjatë; 1.13. organizojnë pjesëmarrjen në përmirësimin dhe zbatimin e kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve në ushtrimin e të drejtës së tyre për kujdesin shëndetësor; 1.14. marrin pjesë në krijimin e parimeve shëndetësore dhe zhvillimin e kujdesit shëndetësor dhe japin këshilla për ata që konsiderohen përgjegjës për formulimin e parimeve shëndetësore dhe zbatimin e tyre. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the Government, the Ministry of Health, citizens, health-service users, the Health Financing Agency, and several health-care lists and professional categories.
Neni 4 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës; 1.2. Ministria - Ministria e Shëndetësisë; 1.3. Qytetari - personi me shtetësi të Republikës së Kosovës sipas Ligjit mbi Shtetësinë e Kosovës, ose personi i kualifikuar si refugjat në pajtim me ligjin; 1.4. Shfrytëzuesi i shërbimeve shëndetësore - personi i cili i shfrytëzon shërbimet shëndetësore; 1.5. Agjencioni i Financimit Shëndetësor (AFSH) - agjencion ekzekutiv i Ministrisë që në emër të shtetit realizon të drejtat, obligimet, përgjegjësitë dhe autorizimet përkitazi me kontraktimin, blerjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë, si dhe grumbullimin e të gjitha mjeteve financiare për këtë qëllim. 1.6. Lista e barërave dhe materialit shpenzues - Lista e produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese që mbulohen nga Qeveria dhe bashkëpagesat e qytetarëve; 1.7. Lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor - Lista e formave dhe llojeve të shërbimeve të kujdesit shëndetësor që mbulohen nga Qeveria dhe nga bashkëpagesat (përfshirë Listën e produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese) e cila përpilohet nga komiteti teknik i emëruar nga Ministria. 1.8. Profesionisti shëndetësor - punëtori që ofron shërbime shëndetësore; 3 1.9. I diplomuar - personi që ka përfunduar studimet themelore universitare; 1.10. Specialist - kualifikimi profesional i fituar gjatë shkollimit specialistik pasdiplomik, të kryer në Republikën e Kosovës ose jashtë saj, që është i njohur dhe i nostrifikuar në pajtim me këtë ligj; 1.11. Sub-specialist - kualifikimi i ngushtë profesional i fituar gjatë shkollimit pas specialistik në Republikën e Kosovës ose jashtë saj, që është i njohur dhe i nostrifikuar nga organi i autorizuar ose i njohur në pajtim me këtë ligj; 1.12. Bashkëpunëtori shëndetësor - personi i cili nuk e ka kryer shkollimin formal medicinal, që me qëllim të realizimit të veprimtarisë shëndetësore është i punësuar në institucion shëndetësor; 1.13. Kujdesi shëndetësor - masat dhe veprimet që ndërmerren nga organizatat, institucionet dhe profesionistët shёndetёsor, që për qëllim parësor kanë përmirësimin e shëndetit të qytetarëve dhe të banorëve; 1.14. Shërbimi profesional - organizimi administrativ dhe profesional i institucioneve shëndetësore brenda një lëmie specialistike, që ka për qëllim sigurimin e vazhdimësisë së kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet e organizimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor; 1.15. Institucioni shëndetësor - institucioni i themeluar nga personi juridik ose fizik që ofron shërbime të kujdesit shëndetësor, në bazë të licencës së lëshuar në pajtim me këtë ligj; 1.16. Fshehtësia profesionale - ruajtja e të dhënave për gjendjen shëndetësore të shfrytëzuesit të shërbimeve shëndetësore nga qasja në to prej personave të paautorizuar. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The chambers are independent professional organizations with legal personality, must have their seat in Prishtina, must not have branch offices, and must adopt internal statutes.
Neni 5 Statusi ligjor i Odave 1. Odat janë organizata të pavarura profesionale që ushtrojnë veprimtari publike dhe kanë cilësinë e personit juridik, me të drejta dhe detyra të përcaktuara me këtë ligj, aktet nënligjore, legjislacionin tjetër përkatës dhe Statutin e Odave. 2. Odat do të kenë selinë e vet në Prishtinë dhe nuk do të kenë zyra të degëve. 3. Secila Odë do të veprojë në emër të vet dhe do të jetë përgjegjëse për detyrimet e veta me të gjitha pasuritë e tyre. 4. Odat do të miratojnë statutet për organizimin dhe funksionimin e brendshëm, përfaqësimin, kompetencat dhe përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve, dispozitat themelore për zgjedhjet dhe emërimet, çështjet financiare, përgjegjësi disiplinore dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e tyre. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Each chamber must have its own seal, symbols, and other attributes, and make them publicly known.
Neni 6 Atributet e Odave Secila Odë duhet të ketë vulën e vet, simbolet dhe atributet e tjera duke i bërë ato publikisht të njohura. Atributet do të përcaktohen më tej në statutet e tyre. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Chambers’ activity must be transparent.
Neni 7 1. Veprimtaria e Odave është transparente. 2. Transparenca e punës së Odave sigurohet në harmoni me këtë ligj, me ligjet tjera dhe statutin e Odës. 4 KREU II ANËTARËSIMI NË ODA - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Many listed health professionals must be members of the relevant chamber(s) when they practice in Kosovo.
Neni 8 1. Anëtarësimi në Oda është i detyrueshëm për të gjithë doktorët e mjekësisë, doktorët e stomatologjisë, farmacistët e diplomuar, infermierët e diplomuar, mamitë e diplomuara, fizioterapeutët e diplomuar, laborantët e lartë mjekësor, logopedët e diplomuar, foniatët e diplomuar, psikologët klinik, profesionistët tjerë shëndetësor me kualifikim të mesëm dhe të lartë të përcaktuar në regjistrin zyrtar të ministrisë të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre shëndetësore në Republikën e Kosovës. 2. Anëtarësimi në Oda është i detyrueshëm edhe për profesionistët shëndetësor nga paragrafi 1. i këtij neni të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte të mbrojtjes sociale, institucione tjera të organeve shtetërore, në fakultete, gjegjësisht në shkolla profesionale, në ambulanca të mjekësisë së punës si dhe në të gjitha rrethanat tjera ku ushtrohet veprimtaria shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi. KREU III KOMPETENCAT E ODAVE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Chamber has public powers to regulate its profession, including ethics, registration, licensing, oversight, discipline, fees, and certificates.
Neni 9 Kompetencat publike të Odave 1. Kompetencat publike të Odës janë: 1.1. miraton kodin e etikës profesionale (kodin e etikës); 1.2. regjistron dhe mirëmban regjistrin e profesionistëve dhe bashkëpunёtorёve shëndetësor dhe mbanë regjistrin e të gjitha Institucioneve shëndetësore; 1.3. lëshimi i licencave, ri-licencimi dhe revokimi i tyre; 1.4. zbatimi i mbikëqyrjes profesionale me angazhim të eksperteve të lёmive përkatëse; 1.5. bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë çështjet e shëndetësisë dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera profesionale në vend dhe jashtë vendit; 1.6. ushtrojnë mbikëqyrjen profesionale dhe ligjore mbi punën e profesionistëve shëndetësor; 1.7. verifikon ligjshmërinë e procesit të specializimit, organizon provimin specialistik, organizon dhe mbikëqyr sub-specializimet; 1.8. planifikojnë, zbatojnë edukimin e vazhdueshëm profesional; 1.9. ndërmjetëson në kontestet në mes anëtarëve të Odës dhe shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore; 1.10. organizon gjyqet e nderit në lidhje me përcaktimin e shkeljeve dhe obligimeve profesionale të anëtarëve të Odave dhe shqipton masa disiplinore; 1.11. cakton lartësinë e pagesës së anëtarësisë të anëtarëve të Odave; 1.12. cakton lartësinë e taksës për licencim, ri-licencimit, dhe lejeve tjera për ushtrim të veprimtarisë profesionale në bazë të autorizimeve ligjore; 5 1.13. lëshon kartelat e identifikimit dhe numrat identifikues për anëtarët e Odave; 1.14. me kërkesën e anëtarëve të Odës lëshon certifikata, vërtetime dhe dokumente tjera në bazë të evidencës zyrtare të Odës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Odat may exercise the listed additional powers, including representing members, keeping records, cooperating with public and professional bodies, and helping with health-sector rules and pricing.
Neni 10 Kompetencat tjera të Odave 1. Përveç autorizimeve publike nga neni 9 i këtij ligji Odat ushtrojnë edhe këto punë: 1.1. përfaqëson dhe mbron interesat profesionale të anëtarëve të Odës në ushtrimin e profesionit; 1.2. kujdeset për ruajtjen e autoritetit të anëtarëve të Odave në ushtrimin e punëve profesionale në pajtim me etikën profesionale; 1.3. mban evidencën e anëtarëve të Odave që ushtrojnë veprimtarinë shëndetësore dhe të cilët janë të regjistruar në regjistrin e organit kompetent në pajtim me ligjin; 1.4. bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë çështjet e shëndetësisë dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera profesionale në vend dhe jashtë vendit; 1.5. bashkëpunimi në përgatitjen e ligjeve, dokumenteve si dhe akteve tjera nënligjore nё sektorin e shëndetësisë si dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre; 1.6. propozimi dhe inicimi i procedurave për nxjerrjen e akteve të përgjithshme dhe të veçanta në përputhje me ligjin, statutin dhe aktet tjera të Odës; 1.7. bashkëpunimi në përcaktimin e çmimores së shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve farmaceutike, në bashkëpunim me fondin e sigurimeve shëndetësore dhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore; 1.8. bashkëpunimi në përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse; 1.9. bashkëpunimi nё përpilimin e plan-programeve për edukimin e vazhdueshëm profesional për të gjithë profesionistët shëndetësor; 1.10. zbatimi i aktiviteteve shkencore dhe hulumtuese në përputhje me detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Odës; 1.11. përfaqësimi i interesave profesionale dhe sociale të profesionistëve shëndetësor dhe bashkёpunёtorёve tjerë; 1.12. konsultimi, ofrimi i ndihmës dhe përfaqësimi i interesave të anëtarëve nё fushën e legjislacionit si dhe lёmive tjera qё ndërlidhen me fushën e shëndetёsisё; 1.13. pjesëmarrja në vendimmarrje nё lidhjen e kontratave me fondin për sigurime shëndetësore; 1.14. krijimi dhe menaxhimi i fondit tё Odës; 1.15. bashkëpunimi me institucione përkatëse në parandalimin e veprimtarisë shëndetësore ilegale; 1.16. përgatitja dhe lëshimi i formave dhe dokumenteve si dhe i revistave, librave dhe publikimeve tjera; 1.17. promovimi i bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të Odës; 6 1.18. promovimi dhe zbatimi i aktiviteteve kulturore dhe shoqërore të anëtarëve, organizimi i ngjarjeve kulturore, sportive dhe ngjarje të tjera sociale; 1.19. emërimi i përfaqësuesve tё Odës nё marrëveshje me institucionet e të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor; 1.20. zhvillimi i aktiviteteve tjera nё përputhje me ligjin, statutin dhe aktet tjera tё përgjithshme tё Odës. KREU IV REGJISTIRIMI I PROFESIONISTËVE SHËNDETËSOR - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Health professional chambers must keep specific chamber registers.
Neni 11 1. Odat e profesionistëve shëndetësor në pajtim me këtë ligj mbajnë këto regjistra të Odës: 1.1. regjistri i të gjithë anëtarëve të Odës; 1.2. regjistri i licencave të lëshuar dhe të revokuara; 1.3. regjistri i masave të shqiptuara disiplinore anëtarëve të Odave. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The competent organs of the health professionals’ chambers must allow registration in the health professional register within 15 days after the request is submitted.
Neni 12 1. Organet kompetente të Odave të profesionistëve shëndetësor në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës nga profesionistët shëndetësor me vendim lejojnë regjistrimin në regjistrin e profesionistit shëndetësor. 2. Ndaj vendimit nga paragrafi 1. i këtij neni mund ti ushtrohet ankesa organit kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e nxjerrjes së vendimit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Members of the health professional chambers must report important registration changes and other important facts to the chamber’s competent body within 30 days of being informed.
Neni 13 Anëtarët e Odave të profesionistëve shëndetësor obligohen që organit kompetent të Odës ti paraqesin çdo ndryshim me rëndësi për regjistrim nga neni 11 i këtij ligji si dhe fakte tjera të rëndësishme në kompetencë të Odës më së largu tridhjetë (30) ditë nga dita e informimit për ndryshime respektivisht fakte të reja. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Registers from Article 11 are public documents.
Neni 14 Regjistrat nga neni 11 i këtij ligji janë dokumente publike. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Odat duhet të përcaktojnë me akte të veçanta rregullat për regjistrimin, evidentimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave, si edhe për përmbajtjen dhe formën e dokumenteve të Odës.
Neni 15 Odat me akte të veçanta përcaktojnë mënyrën e regjistrimit, evidentimit dhe mirëmbajtjes së regjistrave, përmbajtjen e regjistrave si dhe formën e shkresave, vërtetimeve dhe akteve tjera të Odës në bazë të evidencës zyrtare. KREU V ORGANET E ODAVE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The provision lists the chambers’ organs, sets a four-year term for chamber assembly members, allows re-election for another four-year term, and says the organs’ powers and work procedures are further regulated by statute.
Neni 16 1. Organet e Odave janë: 1.1. Kuvendi; 1.2. Kryetari i Odës; 7 1.3. Këshilli drejtues; 1.4. Këshilli mbikëqyrës për buxhet dhe financa; 1.5. Këshilli etik; 1.6. Gjyqi i nderit; 1.7. Prokurori i Odës; 1.8. Komisionet e përhershme të Odës. 2. Anëtarët e kuvendit të Odave zgjidhen për mandat katër (4) vjeçar. 3. Anëtarët e kuvendit të Odave mund të zgjidhen sërish pas skadimit të mandatit edhe për një mandat katër (4) vjeçar. 4. Autorizimet, kompetencat dhe mënyra e punës së organeve nga paragrafi 1. i këtij neni më për së afërmi rregullohen me statut. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The chair, vice-chairs, board members, and secretary general may not hold other public or political elected or appointed offices, except for medical professional and teaching roles.
Neni 17 Kryetari i Odës, zëvendëskryetarët, anëtarët e këshillit drejtues dhe sekretari i përgjithshëm nuk mund të jenë persona të zgjedhur dhe të emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç profesionale mjekësore dhe në mësimdhënie. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The bodies referred to in Article 11 must ensure equal representation across all functional and professional levels.
Neni 18 Organet nga neni 11 i këtij ligji në përbërjen e vet duhet të sigurojnë përfaqësimin e barabartë të të gjitha nivelet të organizimit funksional dhe profesional. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Kuvendi ka kompetenca për të miratuar, ndryshuar dhe plotësuar aktet e Odës, si dhe për të zgjedhur ose shkarkuar organet dhe funksionarët e saj.
Neni 19 Kompetencat e Kuvendit 1. Kuvendi është organi më i lartë i Odës, i cili ka këto përgjegjësi dhe autorizime: 1.1. miraton, ndryshon dhe plotëson statutin dhe aktet e tjera normative; 1.2. miraton kodin e etikës profesionale; 1.3. miraton programin e punës së Odës; 1.4. miraton rregulloren e punës së Odës; 1.5. zgjedh dhe shkarkon kryetarin; 1.6. miraton dhe shkarkon anëtarët e këshillit drejtues të Odës; 1.7. zgjedh dhe shkarkon kryetarin, zëvendës kryetarin dhe anëtarët e këshillit etik; 1.8. zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës; 1.9. zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe anëtarët e gjyqit të nderit; 1.10. zgjedh dhe shkarkon prokurorin e Odës; 1.11. zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe anëtarët e komisioneve të përhershme të Odës; 1.12. përcakton lartësinë e anëtarësisë për anëtarët e Odës; 8 1.13. përcakton lartësinë e kompensimit (taksës) për anëtarët e Odës, taksën për licencim dhe rilicencim si dhe lartësinë e taksës për lëshimin e certifikatave, vërtetimeve dhe dokumenteve tjera për të cilat Oda mban evidencë zyrtare; 1.14. shqyrton dhe miraton raportet e punës së organeve të Odës; 1.15. miraton raportin financiar dhe llogarinë përfundimtare të Odës; 1.16. merr vendim për shkarkim të kuvendit të Odës dhe shpall zgjedhjet e parakohshme; 1.17. shqyrton dhe merr qëndrime parimore për çështjet me rëndësi për punën e Odës; 1.18. kryen dhe punë të tjera të parapara me statutin e Odës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The chairperson of the Chamber must represent the Chamber, lead meetings, carry out its acts, and report to the assembly at least once a year or when asked.
Neni 20 Kryetari i Odës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e kryetarit të Odës: 1.1. përfaqëson Odën dhe vepron në emër të saj; 1.2. fton dhe udhëheq seancat e kuvendit; 1.3. ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të Odës; 1.4. ekzekuton aktet e kuvendit të Odës; 1.5. i propozon kuvendit të Odës emërimin dhe shkarkimin e zëvendësve të tij/saj. 1.6. organizon punën dhe drejton politikën e Odës; 1.7. propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në kuvendin Odës; 1.8. raporton para kuvendit të Odës për situatën ekonomiko-financiare të Odës, së paku një herë në vit apo kurdoherë që kërkohet nga kuvendi i Odës; 1.9. kryen aktivitetet tjera që i caktohen me statut. 2. Në rast mungese kryetarin e Odës e zëvendëson njëri nga zëvendësit e kryetarit të Odës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The board of the Chamber is responsible for carrying out Chamber decisions and has several governance, financial, staffing, and appeals-related duties.
Neni 21 Këshilli drejtues i Odës 1. Këshilli drejtues i Odës: 1.1. është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Odës; 1.2. përcakton propozimin e statutit dhe akteve tjera të Odës; 1.3. propozon kuvendit anëtarët e organeve të Odës; 1.4. përcjell dhe harmonizon, punën e organeve të Odës; 1.5. përcakton propozimin e programit të punës së Odës; 1.6. propozon organeve shtetërore masat për mbrojtjen dhe përparimin e mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit shëndetësor; 1.7. përcakton planin financiar të Odës dhe kujdeset për zbatimin; 9 1.8. miraton llogaritë periodike financiare; 1.9. emëron dhe shkarkon sekretarin e përgjithshëm të Odave; 1.10. shqyrton dhe miraton raportet periodike të punës së Odave në fushat për të cilat është përgjegjëse; 1.11. miraton rregulloren mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve të shërbimit profesional të Odës dhe merr masa për sigurimin e ligjshmërisë dhe efikasitetin e punës së shërbimit profesional; 1.12. vendos në shkallë të dytë sipas ankesave nga marrëdhënia e punës së punëtorëve të shërbimit profesional të Odës; 1.13. kryen dhe punë tjera të parapara me statut të Odës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Article 22 sets the composition of the Chamber’s governing council and gives the Secretary General a non-voting, agenda-proposing role.
Neni 22 1. Këshilli drejtues i Odës ka njëmbëdhjetë (11) anëtarë, nga të cilët një (1) anëtar i komunitetit jo shumicë dhe një (1) anëtar nga radhët e komuniteteve tjera. 2. Kryetari dhe zëvendëskryetarët e Odës janë anëtarë të këshillit drejtues sipas detyrës zyrtare. 3. Pesë (5) anëtarë të këshillit drejtues i zgjedh kuvendi i Odës nga radha e anëtarëve të vet, ndërsa tre (3) anëtarë të këshillit drejtues i delegon Ministria e Shëndetësisë. 4. Mënyra e punës së këshillit drejtues më hollësisht rregullohet me statut. 5. Sekretari i Përgjithshëm i Odës është person i ftuar gjithmonë në takimet e Këshillit drejtues. 6. Sekretari i Përgjithshëm i Odës nuk ka të drejtë vote, por ka të drejtë për të propozuar pika në rendin e ditës dhe dokumentet mbështetëse të tyre. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The supervisory council of the Chamber must oversee its finances, members’ rights and obligations, and the professional service, and it may propose measures if it sees legal or bylaw breaches.
Neni 23 Këshilli mbikëqyrës i Odës 1. Këshilli mbikëqyrës i Odës: 1.1. mbikëqyrë dhe përcjellë afarizmin financiar të Odës; 1.2. përcjellë dhe mbikëqyrë realizimin e të drejtave dhe obligimeve të anëtarëve të Odës; 1.3. mbikëqyrë dhe përcjellë punën e shërbimit profesional të Odës; 1.4. propozon këshillit drejtues marrjen e masave dhe veprimeve në rastet kur vlerëson se ka shkelje ligjore dhe të akteve të miratuar nga kuvendi i Odës; 1.5. kryen dhe punë tjera të parapara me statut dhe me akte tjera të Odës. 2. Këshilli mbikëqyrës i Odës përbëhet nga shtatë (7) anëtarë. 3. Kryetarin, zëvendëskryetarin dhe tre (3) anëtarë tjerë të këshillit i zgjedh kuvendi i Odës nga radha e anëtarëve të vetë, ndërsa dy (2) anëtarë i delegon Ministria e Shëndetësisë. 4. Këshilli mbikëqyrës i Odës për punën e vet i përgjigjet kuvendit të Odës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Këshilli etik mbikëqyr etikën mjekësore, shqyrton ankesat dhe merr masa kur ka shkelje.
Neni 24 Këshilli etik 1. Këshilli etik: 10 1.1. mbikëqyrë zbatimin e kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore; 1.2. siguron udhëheqjen etiko-morale e deontologjike dhe promovon principet dhe parimet të etikës profesionale; 1.3. merr masat e duhura në rast të shkeljes së kodit etik dhe të deontologjisë mjekësore; 1.4. pranon dhe shqyrton ankesat nga ana e qytetarëve; 1.5. jep mendimet dhe vlerësimet për punën e anëtarëve të Odës në pajtim me kodin e etikës profesionale; 1.6. i ofron mbështetje qytetarëve në realizimin e të drejtës së cilësisë së shërbimeve, llojit dhe përmbajtjes së shërbimeve; 1.7. kryen dhe punë tjera të parapara me statut të Odës si dhe me akte të veçanta të Odës. 1.8. këshilli etik ka pesë (5) anëtarë; 1.8.1. Kryetarin, zëvendëskryetarin dhe dy (2) anëtarët e tjerë të këshillit etik i zgjedh kuvendi i Odës nga radha e anëtarëve të vet, ndërsa një (1) anëtarë e delegon Ministria e shëndetësisë. KREU VI MASAT DISCIPLINORE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The ethics council may start disciplinary proceedings against health professionals and impose disciplinary measures for violations.
Neni 25 1. Këshilli etik është organ i shkallës së parë i cili fillon procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë të profesionistëve shëndetësor për shkelje të këtij ligji, statutit të Odës dhe kodit të etikës mjekësore dhe varësisht nga shkeljet e konstatuara shqipton këto masa disiplinore: 1.1. rekomandim kolegial; 1.2. kërkim falje ndaj pacientit; 1.3. qortim ose qortim publik; 1.4. arsimim shtesë dhe të detyrueshëm pasuniversitar dhe trajnim; 1.5. trajtimi i detyrueshëm nga alkooli, droga dhe vese të tjera; 1.6. tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës dhe/ose fshirja e profesionistit shëndetësor nga regjistri; 1.7. dënimi me të holla njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) Euro për çdo shkelje të ligjit, detyrave profesionale dhe etike. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: In Ethics Council proceedings, administrative procedure rules apply; the affected Chamber member must be allowed to state their case and defend themselves; minutes must be kept for questioning and evidence review; and the honor court decides appeals.
Neni 26 1. Në procedurë para Këshillit Etik të Odës, zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën administrative, në lidhje me thirrjen e palëve, sigurimin e provave, dëgjimin e palëve, përgatitjen e procesverbaleve dhe procedurat tjera. 2. Anëtarit të Odës ndaj të cilit është filluar procedura disiplinore doemos duhet ti mundësohet deklarimi dhe mbrojtja pranë këshillit etik. 3. Në procedurën e marrjes në pyetje të anëtarëve të Odës dhe vlerësimit të provave në procedurë disiplinore para këshillit etik mbahet procesverbali. 11 4. Sipas ankesës ndaj vendimit të këshillit etik vendos gjyqi i nderit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A procedure before the Court of Honour for certain Chamber member violations cannot be started after one year from the day of the violation.
Neni 27 Fillimi i procedurës para Gjyqit të Nderit për përcaktimi e shkeljeve të anëtarit të Odës nga nënparagrafët 1.4., 1.5., 1.6., dhe 1.7. të paragrafit 1. të nenit 25 të këtij ligji nuk mund të filloj pas skadimit të një (1) viti nga dita e shkeljes profesionale dhe shkeljes së nderit të anëtarit të Odës. KREU VII GJYQI I NDERIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The honor court has 5 members. One member and a deputy are proposed by the Kosovo Judicial Council.
Neni 28 1. Gjyqi i nderit ka (5) pesë anëtarë, Kryetarin, zëvendësin e tij dhe tre (3) anëtarë të zgjedhur nga kuvendi i Odës. 2. Një (1) anëtar dhe zëvendësin e tij e propozon Këshilli Gjyqësor i Kosovës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Court of Honor decides on complaints from members and citizens, and on irregularities in the election process of the Chamber’s organs.
Neni 29 Gjyqi i nderit vendosë edhe lidhur me ankesat e anëtarëve, qytetarëve dhe parregullsive në procesin e zgjedhjeve të organeve të Odës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Health professionals may appeal a final disciplinary decision to the professionals’ honor court.
Neni 30 Ndaj vendimit përfundimtar me të cilën është shqiptuar masa disiplinore nga nënparagrafët 1.4., 1.5., 1.6., dhe 1.7. të paragrafit 1. të nenit 25 të këtij ligji profesionistët shëndetësor mund të ushtrojnë ankesë pranë gjykatës së nderit të profesionistëve shëndetësor. KREU VIII PROKURORI I ODËS - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Chamber Prosecutor is an independent body that can start proceedings against Chamber members suspected of violating the law, the statute, or the medical ethics code.
Neni 31 Prokurori i Odës është organ i pavarur për inicimin e procedurës ndaj anëtarëve të Odës ndaj të cilëve ekziston dyshimi i bazuar se ka bërë shkelje të ligjit, statutit dhe kodit të etikës mjekësore. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Several listed health-sector bodies, institutions, prosecutors, chamber members, and affected parties may report violations under article 25 of this law.
Neni 32 Rastet e shkeljes nga neni 25 i këtij ligji mund ti denoncojnë: Oda e profesionistëve Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë, Shoqatat e Profesionistëve Shëndetësor, Institucionet Shëndetësore, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Prokuroria Shtetërore, anëtaret e Odës dhe pala e dëmtuar. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Chamber Assembly elects the prosecutor and deputy from among the Chamber’s members, and the prosecutor answers to the Assembly for his work.
Neni 33 1. Prokurorin edhe zëvendësin e tij e zgjedhë Kuvendi i Odës nga radha e anëtarëve të Odës. 2. Prokurori i Odës për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Odës. KREU IX KOMISIONET E PËRHERSHME TË ODËS - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Chamber of Health Professionals has permanent and temporary commissions, and the Chamber assembly elects commission members from among Chamber members.
Neni 34 Odat e profesionistëve shëndetësor kanë komisionet e përhershme dhe të përkohshme. Anëtarët e komisioneve të Kuvendeve të Odës i zgjedh kuvendi i Odës nga radha e anëtarëve të Odës. 12 - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Chamber’s permanent committees are listed here.
Neni 35 1. Komisionet e përhershme të Odës janë : 1.1. Komisioni për çështje etike; 1.2. Komisioni për licencim të profesionistëve shëndetësor; 1.3. Komisioni për edukim specialistik; 1.4. Komisioni për edukim të vazhdueshëm profesional; 1.5. Komisioni për buxhet dhe financa; 1.6. Komisioni i solidaritetit dhe ndihmës reciproke. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The commission’s composition and scope are set by the statute and other normative acts of the Chamber.
Neni 36 Përbërja dhe fushëveprimi i komisionit nga neni 35 i këtij ligji përcaktohen me statut dhe akte të tjera normative të Odës. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Chamber Assembly may form additional temporary committees as needed, and when it does so it sets their composition and scope.
Neni 37 1. Kuvendi i Odës sipas nevojës mund të formoj edhe komisione tjera të përkohshme. 2. Me vendim për formimin e komisionit të përkohshëm kuvendi i Odës përcakton përbërjen dhe fushëveprimin e komisionit të përkohshëm. KREU X BURIMET E FINANCIMIT TË ODËS - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Chamber’s funds come from the Kosovo state budget during the 3-year transitional phase, and amounts collected under Article 39 go to the Kosovo state budget for the first 3 years after the law starts.
Neni 38 1. Mjetet për themelimin dhe funksionimin e Odës sigurohen nga: 1.1. Buxheti i Republikës së Kosovës për fazën kalimtare tre (3) vjeçare; 1.2. mjetet e realizuara sipas nenit 39 të këtij ligji, për tri (3) vitet e para nga hyrja në fuqi e këtij ligji, derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Health professional chambers may derive their own income from membership, licensing and re-licensing fees, certificate/document fees, gifts and donations, and other income allowed by law.
Neni 39 1. Odat e profesionistëve shëndetësor realizojnë të hyra vetanake nga: 1.1. anëtarësia; 1.2. taksa për licencim dhe ri-licencim si dhe lartësia e taksës për lëshimin e certifikatave, vërtetimeve dhe dokumenteve tjera për të cilat Oda mban evidencë zyrtare; 1.3. dhuratat dhe donacionet e tjera si dhe të hyrat tjera në pajtim me ligjin. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Members of the Chamber must regularly pay membership, registration, licensing, and other administrative service fees.
Neni 40 1. Anëtarët e Odës kanë obligim që në mënyrë të rregullt të paguajnë anëtarësinë, kompensimin për regjistrim, licencim dhe shërbime të tjera administrative në pajtim me ligjin dhe aktet tjera normative të Odës. 2. Në rast dështimi të përmbushjes së këtyre obligimeve organet e Odës marrin masa disiplinore ndaj anëtarëve të saj. 13 - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Oda’s funds must be paid into and managed through its account, with a transition to self-financing after the third year.
Neni 41 1. Mjetet e Odës derdhen në xhirollogarinë e Odës dhe menaxhohen si në vijim: 1.1. për tri (3) vitet e para kalimtare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, mjetet sigurohen nga Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 1.2. të hyrat e parapara për financim të Odës sipas nenit 39 të këtij ligji fillojnë të zbatohen me themelimin e Odës në pajtim me këtë ligj dhe për tri (3) vitet e para derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. Mjetet e grumbulluara në vitin e tretë mbahen në Buxhetin e Republikës së Kosovës si mjete të alokuara për Odën sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, të cilat derdhen në xhirollogarinë e Odës me fillimin e vitit të katërt me qëllim të funksionimit të Odës. 1.3. pas vitit të tretë, Oda vetëfinancohet sipas mënyrës së paraparë me këtë ligj. 2. Oda e ka xhirollogarinë e vet të hapur nga Thesari. 3. Kryetari i Odës është përgjegjës financiar i Odës. 4. Oda është përgjegjëse për punën e saj me tërë pasurinë që disponon. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Chamber must open a separate account and manage the dedicated funds in its members’ solidarity and mutual aid fund.
Neni 42 Oda hap llogari të veçantë, menaxhon mjetet e dedikuara në fondin e solidaritetit dhe ndihmës reciproke të anëtarëve të Odës. KREU XI TRANSPARENCA E PUNËS SË ODAVE - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Professional chambers must notify the public about important matters within their scope and must inform prosecutors, courts, and the health ministry about certain disciplinary and licensing proceedings when there is a grounded suspicion of a criminal offence.
Neni 43 1. Odat e profesionisteve shëndetësor obligohen që të njoftojnë opinionin mbi çështjet e rëndësishme nga fushëveprimi i Odave. 2. Odat kanë për obligim të njoftojnë organet kompetente të ndjekjes, organet kompetente gjyqësore dhe Ministrinë përkatëse për Shëndetësi për procedurë disiplinore që udhëhiqet ndaj anëtarëve të Odës nga organet e Odës si dhe procedurën e licencimit, ri-licencimit dhe revokimit të licencës nëse dyshohet se në këto procedura ekziston dyshimi i bazuar që është kryer vepër penale. 3. Odat kanë për obligim që me kërkesë të organeve nga paragrafi 2. i këtij neni t’i vejë në disponim të gjitha faktet dhe informatat që posedon. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Chamber must cooperate with specified health-related institutions and organizations on matters important to its work and to citizens’ health protection.
Neni 44 Odat bashkëpunojnë me institucionet arsimore të profilit shëndetësor, institucionet shëndetësore, shoqatat e profesionistëve shëndetësor, fondet e sigurimeve shëndetësore lidhur me çështjet e rëndësishme për punët e Odës dhe të mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve. KREU XII MBIKËQYRJA E PUNËS SË ODËS - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Ministry for Health may ask the Chamber’s bodies for reports and information, and the Chambers must provide them within 30 days or explain why they cannot. The Chambers must also send the annual report for the previous year by 31 March of the following year.
Neni 45 1. Mbikëqyrjen ndaj ligjshmërisë së punës së Odës në ushtrimin e funksioneve publike nga neni 9 i këtij ligji e bënë Ministria për Shëndetësi. 14 2. Në ushtrimin e mbikëqyrjes nga paragrafi 1. i këtij neni Ministria për Shëndetësi mund të kërkon nga organet e Odës raport dhe informata për çështje të caktuara. 3. Odat janë të obliguara që raportet dhe informatat nga paragrafi 2. i këtij neni t’ia ofrojnë Ministrisë për Shëndetësi në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e kërkesës, ose të informojë për arsyet për të cilat nuk është e mundur të dërgojë brenda afatit të kërkuar. 4. Odat janë të obliguara që gjer më 31 mars të vitit vijues ti dërgojnë Ministrisë për Shëndetësi raportin vjetor për vitin paraprak. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Oda and professional chambers using public funds must follow Kosovo financial, accounting, and public procurement rules, and the used funds are audited by the Office of the Auditor General.
Neni 46 1. Për financimin e aktiviteteve dhe raportimet financiare të Odës duhet të zbatohen rregullat e afarizmit financiar dhe kontabilitetit në përputhje me ligjet e Kosovës. 2. Odat e profesionistëve që shfrytëzojnë mjetet e Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe mjetet tjera publike, duhet të zbatojnë dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Mjetet e shfrytëzuara auditohen nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. KREU XIII AKTET E PËRGJITHSHME TË ODËS - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Chambers must approve their statute and other general acts in line with the statute.
Neni 47 1. Odat miratojnë statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme në pajtim me statutin. 2. Statuti i Odës është akti më i lartë i Odës me të cilin në pajtim me këtë ligj më për së afërmi rregullohen çështjet: 2.1. punët dhe përgjegjësitë e Odave në kuadër të autorizimeve ligjore; 2.2. mënyra e ushtrimit të punës së Odave; 2.3. organizimi i brendshëm i Odave; 2.4. përbërja e organeve të Odave; 2.5. mënyra dhe procedura e zgjedhjes në organet e Odave; 2.6. kompetencat e organeve të Odave; 2.7. numri i anëtarëve të organeve të Odave; 2.8. mënyra dhe procedura e zgjedhjes, revokimit dhe shkarkimit të anëtarëve në organet e Odave; 2.9. mënyra, procedura e propozimit, emërimit dhe propozimit të kryetarit të Odave; 2.10. përbërja dhe zgjedhja e anëtarëve të Odave; 2.11. shkelje të lehta dhe të rënda të detyrave profesionale dhe autoritetit të Odave; 2.12. procedura për fillimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarit të Odave; 2.13. procedura para këshillit etik të Odës, gjyqit të nderit, shqiptimit të masave ndëshkuese dhe mënyra e realizimit të masave të shqiptuar, afatet për fillimin e procedurës si dhe çështjet tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e anëtarëve të Odave; 15 2.14. organizimi i shërbimit profesional të Odës dhe çështje tjera të rëndësishme për funksionimin e shërbimit të Odave; 2.15. rregullon dhe çështje tjera të cilat nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The Chamber’s statute is approved and may be changed by a vote of at least two-thirds of the Chamber assembly members.
Neni 48 Statuti i Odës miratohet dhe mund të ndryshohet me votim të së paku dy të tretave (2/3) të anëtarëve të kuvendit të Odës. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: After approval by the chambers, the statute must be sent to the Ministry of Health for approval; if the ministry does not respond within 30 days, it is treated as having agreed.
Neni 49 1. Statuti i Odës, pas miratimit nga Odat sipas neneve 47 dhe 48 i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë për miratim. 2. Në rast se Ministria përgjegjëse për shëndetësi nuk deklarohet në afat prej tridhjetë (30) ditësh për projektstatutin, konsiderohet se është pajtuar me këtë projektstatut. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Odat must issue other general acts within their legal competences.
Neni 50 1. Odat nxjerrin edhe akte tjera të përgjithshme brenda kompetencave ligjore të Odave. 2. Procedura e miratimit të akteve të përgjithshme të Odave përcaktohet me statutin e Odave. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Chamber Assembly approves an ethics code for members’ professional activity.
Neni 51 1. Kuvendi i Odës miraton kodin etik me të cilin më drejtpërdrejtë rregullohen parimet etike në ushtrimin e veprimtarisë profesionale të anëtarëve të Odës. 2. Kodi etik përcakton dhe rregullon raportet në mes të anëtarëve të Odës dhe shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore si dhe raportet reciproke në mes të anëtarëve të Odës. KREU XIV SHËRBIMI PROFESIONAL I ODAVE - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Administrative Office may carry out specified administrative and professional tasks for health professionals, including registration, licensing, authorization, and maintaining the register.
Neni 52 Kompetencat 1. Zyra Administrative në bazë të marrëveshjes në mes të Odave përkatëse të profesionistëve shëndetësor ushtron veprimtaritë e mëposhtme: 1.1. ushtrimin e detyrave administrative dhe profesionale si: 1.1.1. regjistrimin, licencimin dhe autorizimin e profesionistëve shëndetësor dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor e që nuk janë anëtarë të Odave; 1.1.2. mbajtjen e regjistrit të profesionistëve shëndetësor; 1.1.3. aktivitete të tjera që Odat mund t'i delegojnë Zyrës Administrative; 1.1.4. ushtron edhe detyra tjera administrative nga neni 9 dhe 10 i këtij ligji; 1.1.5. këto detyra duhet të kryhen në bazë të kontratës për shërbime ndërmjet Odave dhe Zyrës Administrative. 16 - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must provide initial funding for the Administrative Office and pay for delegated public duties; it must also transfer administrative staff under an agreement with the Chambers, and the Administrative Office must accept the agreed number of staff.
Neni 53 Financimi fillestar dhe transferimi i personelit 1. Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë fondet fillestare në mënyrë që të fillojë puna e Zyrës Administrative dhe do të sigurojë pagesën për ushtrimin e detyrave publike të deleguara tek Odat siç është paraparë me ligj. 2. Ministria e Shëndetësisë do të transferoj personelin e tyre administrativ për kryerjen e detyrave publike, sipas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Odave. 3. Zyra Administrative do të pranojë numrin e dakorduar të personelit që kanë punuar deri tani në Ministrinë e Shëndetësisë. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Relevant health chambers must agree each year on next year’s services, payment, and other contractual rights and duties; the contract must be signed by the end of December, and in the first year it must be signed before the Administrative Office starts public duties. The Minister of Health decides on administrative inspection.
Neni 54 Kontrata e shërbimeve publike dhe inspektimit administrativ 1. Odat përkatëse shëndetësore do të bien dakord për çdo vit të ardhshëm për: 1.1. planifikimi i shërbimeve që do të kryhen në vitin e ardhshëm; 1.2. kompensimi bëhet në proporcion me vëllimin e shërbimeve; 1.3. të drejtat tjera dhe detyrat e palëve kontraktuese. 2. Kontrata do të nënshkruhet më së largu deri në fund të Dhjetorit për vitin e ardhshëm. 3. Për vitin e parë kontrata duhet të nënshkruhet para se Zyra Administrative të fillojë së ushtruari detyra publike. 4. Inspektimi administrativ i Odave dhe Zyrës Administrative bëhet me vendim të Ministrit të Shëndetësisë. Inspektimi administrativ mund të ndërmerret vetëm me çështjet në lidhje me ushtrimin e detyrave publike të deleguara. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Zyra Administrative must carry out other services and tasks on behalf of the Chambers under service contracts.
Neni 55 Kontratat e shërbimeve të tjera Zyra Administrative do të kryej shërbime dhe detyra të tjera në emër të Odave në bazë të kontratave të shërbimeve. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The Administrative Office is responsible for work quality and performance, must account to the Chambers, manage allocated finances transparently, and report regularly.
Neni 56 Përgjegjësia, llogaridhënia dhe raportimi 1. Zyra Administrative do të jetë plotësisht përgjegjëse për cilësinë e punës dhe performancës për palët kontraktuese dhe përfituesit e shërbimeve të tyre. 2. Zyra Administrative i jep llogari Odave. Ajo do të udhëheqë financat e alokuara nga Odat në mënyrë transparente për çdo Odë veçmas. 3. Për ushtrimin e detyrave publike Zyra Administrative do të raportojë në përputhje me aktet themeluese, statutin dhe kontratat e shërbimeve. Ajo do tu raportojë Odave, së paku çdo tre (3) muaj, dhe për çdo vit, deri në fund të Janarit për vitin paraprak. KREU XV SEKRETATI I PËRGJITHSHËM - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The Administrative Office is led by a Secretary General, who is selected through a public competition.
Neni 57 1. Zyra Administrative do të udhëhiqet nga Sekretari i përgjithshëm, i zgjedhur me konkurs publik. 17 2. Sekretari i përgjithshëm i kryen detyrat të cilat ia përcakton Oda. 3. Sekretari i përgjithshëm i Odës zgjidhet nga këshilli drejtues në bazë të konkursit publik. KREU XVI DISPOZITAT NDËSHKUESE - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The Chamber (Oda) can be fined EUR 5,000 to EUR 10,000 for certain misconduct in registration, certificates, and licensing.
Neni 58 1. Me dënim me të holla në lartësinë prej pesëmijë (5.000) deri dhjetëmijë (10.000) Euro do të gjobitet Oda për këto kundërvajtje: 1.1. nëse refuzon regjistrimin e profesionistit shëndetësor që plotëson kushtet për regjistrim të anëtarëve të Odës, gjegjësisht nëse regjistron profesionistin shëndetësor që nuk plotëson kushtet ligjore (nënparagrafi 1.2 i nenit 9. të këtij ligji); 1.2. nëse me kërkesë të punëtorit shëndetësor ose personit të autorizuar ligjorë nuk lëshon certifikata dhe vërtetime për të cilat Oda mban evidencën zyrtare (nënparagrafi 1.14. i neni 9 të këtij ligji); 1.3. në rast të licencimit, ri-licencimit dhe revokimit të paligjshëm të licencës në kundërshtim me ligjin. KREU XVII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: This article sets deadlines for the Ministry of Health, councils, and chambers to create bodies, adopt interim statutes, hold elections, and begin operations.
Neni 59 1. Ministria e Shëndetësisë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e miratimit të këtij ligji duhet të formojë këshillat për përgatitjen, konstituimin dhe fillimin e punës së Odave. 2. Këshillat në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e emërimit, do të përgatisin dhe miratojnë vendime statutare (Statutet e përkohshme) me të cilat caktohen çështje të rëndësishme për konstituimin e organeve të Odave, mënyrën dhe procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Odave. 3. Këshillat e Odës do të marrin vendim për shpalljen e zgjedhjeve në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e miratimit të vendimeve statutare. 4. Procedurat e kandidimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të organeve të Odave do të bëhen në afat prej dyzetepesë (45) ditësh nga paragrafi 3. i këtij neni. 5. Konstituimi i organeve të Odave do të bëhet më së largu tridhjetë (30) ditë nga dita e zgjedhjeve të anëtarëve të kuvendit të Odës nga paragrafi 4. i këtij neni. 6. Odat e profesionistëve shëndetësor do të fillojnë së funksionuari në afat prej katër (4) muajsh nga dita e miratimit të ligjit. 7. Odat janë të obliguara që më së largu tridhjetë (30) ditë nga dita e konstituimit të organeve të Odës të miratojnë statutet dhe aktet tjera të përgjithshme të Odës. 8. Odat do të fillojnë ushtrimin e funksioneve publike, pas miratimit të statutit, në pajtim me këtë ligj në afat më së largu gjashtë (6) muaj nga dita e konstituimit të kuvendeve të Odës. 9. Në periudhën kalimtare tre (3) vjeçare, të gjitha aktet e Odave që kanë të bëjnë me ushtrimin e autorizimeve publike nënshkruhen edhe nga Ministri i Shëndetësisë 18 - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 60 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji nr. 04/L-150 30 maj 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-029-2013, datë 17.06.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-150 PËR ODAT E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSOR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in